Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AC.nr.2051/22] të 01 qershorit 2023, të Gjykatës së Apelit të Kosovës

Nr. të lëndës KI205/23

Parashtruesit: Ramadan Hyseni, Shkumbin Vidishiqi, Mimoza Abazi, Zymer Haliti dhe Gani Selimi,

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 24​​ qershor 2024

Nr. ref.: RK 2452/24

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI205/23

 

Parashtrues​​ 

 

 

Ramadan Hyseni, Shkumbin Vidishiqi, Mimoza Abazi, Zymer Haliti dhe Gani Selimi​​ 

 

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ [AC.nr.2051/22] të Gjykatës së​​ Apelit, të 01 qershorit​​ 2023​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka - Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi,​​ zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga Ramadan Hyseni, Shkumbin Vidishiqi, Mimoza Abazi, Zymer Haliti dhe Gani Selimi, me vendbanim​​ ​​ Mitrovicë​​ (në tekstin e mëtejmë: Parashtruesit e​​ kërkesës),​​ ​​ cilët​​ i​​ përfaqëson​​ Sheremet Ademi, avokat nga Mitrovica.​​ 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesit​​ e kërkesës kontestojnë​​ Aktvendimin​​ [AC.nr.2051/22]​​ e Gjykatës​​ së Apelit​​ të Republikës së​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata​​ e Apelit)​​ të​​ 1 qershorit 2023,​​ ​​ ndërlidhje​​ me​​ Aktvendimin​​ [CP.nr.1026/2021]​​ e Gjykatës​​ Themelore​​ ​​ Mitrovicë​​ (​​ tekstin e​​ mëtejmë: Gjykata Themelore),​​ ​​ 27 janarit 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendon shkeljen e të drejtave të tij, të garantuara me nenet:​​ 21 [Parimet e Përgjithshme],​​ 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike],​​ 53​​ [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut],​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ dhe​​ të nenit​​ 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kushtetuta), në lidhje me nenin​​ 6 [E drejta për një proces të rregullt],​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 25 shtator​​ 2023, parashtruesit e kërkesës dorëzuan​​ kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë Gjykata).​​ 

 

  • Më​​ 26 shtator​​ 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës me Vendimin Nr.GJR.KI205/23 caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi,​​ gjyqtar raportues dhe me Vendimin​​ KSH.KI205/23 caktoi anëtarët e Kolegjit shqyrtues​​ ​​ përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Nexhmi Rexhepi​​ dhe​​ Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 9 tetor​​ 2023,​​ Gjykata njoftoi parashtruesit​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ Gjykata​​ kërkoi​​ ​​ parashtruesit​​ e kërkesës të plotësonin formularin e kërkesës, dhe që përfaqësuesi i tyre të dorëzonte autorizimin specifik për Gjykatë.​​ 

​​ 

  • ​​ 9 tetor​​ 2023,​​ një kopje e​​ kërkesës së parashtruesve​​ iu dërgua​​ Gjykatës së Apelit.

 

  • ​​ 13 tetor 2023, Gjykata kërkoi nga Gjykata Themelore të​​ dorëzonte dosjen e plotë​​ (origjinale) të​​ lëndës, brenda afatit prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh.

 

  • ​​ 23 tetor 2023, Gjykata Themelore dorëzoi në​​ Gjykatë​​ dosjen e plotë​​ (origjinale) të​​ lëndës.

 

  • ​​ 2 nëntor 2023, parashtruesit e kërkesës dorëzuan në​​ Gjykatë​​ dokumente shtesë,​​ përkatësisht​​ formularin e plotësuar dhe autorizimin specifik për përfaqësim pranë​​ Gjykatës.

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 27 mars 2024, gjyqtarja Remzije-Istrefi Peci, në​​ përputhje me paragrafin 1 të​​ rregullit 38 (Procedura për përjashtimin e gjyqtarëve) të​​ Rregullores së​​ Punës së​​ Gjykatës, e njoftoi kryetaren e Gjykatës se​​ është​​ ​​ lidhje familjare me njërin nga parashtruesit e kërkesës dhe kërkoi që​​ ​​ përjashtohej nga procesi i shqyrtimit dhe vendimmarrjes.

 

  • ​​ 27 mars 2024, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit [Nr.ref.:KK196/24]: (i) aprovoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Remzije-Istrefi Peci nga procesi i shqyrtimit dhe i vendimmarrjes lidhur me kërkesën KI205/23; dhe (ii) vendosi që​​ gjyqtarja Remzije Istrefi-Peci nuk do të​​ jetë​​ pjesë​​ e asnjë​​ kolegji shqyrtues dhe as pjesë​​ e Gjykatës në​​ përbërje të​​ plotë​​ kur të​​ votohet rasti KI205/23.

 

  • ​​ 29 prill​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportuese dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Bazuar në shkresat e lëndës, parashtruesit e kërkesës​​ janë​​ ​​ punësuar​​ ​​ administratën e Universitetit të​​ Mitrovicës “Isa Boletini” (në​​ tekstin e mëtejmë: UMIB).

 

  • ​​ 25 maj 2015, parashtruesit e kërkesës parashtruan ankesë​​ ​​ Këshillin e Pavarur​​ Mbikëqyrës​​ për Shërbimin Civil të​​ Kosovës​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: KPMSHCK)​​ dhe kërkuan ekzekutimin e​​ rritjes së pagës​​ në vlerë​​ prej 30 përqind në​​ pagën bazë​​ nga UMIB,​​ duke marrë parasysh​​ vendimet e Qeverisë​​ ​​ Republikës​​ ​​ Kosovës: [Nr.02/151] të​​ 6 janarit 2011 dhe [Nr.03/177] të​​ 14 marsit 2014.

 

  • ​​ 20 korrik 2016,​​ KPMSHCK-ja mori vendim që​​ bazuar në​​ dy vendimet e lartcekura të​​ Qeverisë​​ ​​ Kosovës,​​ sekretari i UMIB-it​​ duhet të​​ nxjerrë​​ një​​ akt administrativ me të​​ cilin ua njeh të​​ drejtën​​ parashtruesve të kërkesës​​ ngritjen e pagës bazë​​ prej 30 përqind, nga data 24 prill 2016​​ kur​​ parashtruesit kishin​​ bërë​​ ankesë.​​ 

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, parashtruesit e kërkesës paraqitën në​​ Gjykatën Themelore propozim për përmbarim të​​ vendimit të​​ KPMSHCK-së.

 

(i) Procedura e parë​​ përmbarimore

 

  • ​​ 24 tetor 2016, Gjykata Themelore nëpërmjet Aktvendimit [E.nr.236/16] e lejoi përmbarimin e vendimit të​​ KPMSHCK-së.​​ 

 

  • ​​ 31 tetor 2016,​​ UMIB-u parashtroi​​ ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit, kundër aktvendimit të​​ Gjykatës Themelore për lejimin e përmbarimit.

 

  • ​​ 15 dhjetor 2017, Gjykata e Apelit​​ nëpërmjet Aktvendimit [AC.nr.331/2017]​​ refuzoi​​ ankesën​​ e​​ UMIB-it dhe vërtetoi aktvendimin e Gjykatës Themelore për lejimin e përmbarimit.

 

  • ​​ 17 prill 2018, Gjykata Themelore nëpërmjet Aktvendimit [CPP.nr.236/2016] e urdhëroi UMIB-in t’ia paguaj kompensimin financiar parashtruesve të​​ kërkesës.

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, UMIB-i parashtroi ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit kundër aktvendimit të​​ Gjykatës Themelore.

 

  • ​​ 23 prill 2019, Gjykata e Apelit nëpërmjet Aktvendimit [AC.nr.2245/18] e aprovoi ankesën e UMIB-it dhe ktheu​​ çështjen​​ ​​ rivendosje.

 

  • ​​ 21 maj 2019, Gjykata Themelore në​​ rigjykim nëpërmjet Aktvendimit [CP.nr.236/2016]: (i) urdhëroi UMIB-in që​​ ​​ përmbaroj vendimin e KPMSHCK-së, me të​​ cilin obligohet UMIB-i​​ ​​ ​​ nxjerr akt administrativ për​​ rritjen​​ ​​ pagën bazë​​ ​​ parashtruesve të​​ kërkesës; (ii) që​​ parashtruesve të​​ kërkesës t’u paguhet kompensimi financiar në​​ emër të​​ diferencës së​​ pagave nga data 21 prill 2016​​ deri në dhjetor 2017.

 

  • UMIB-i parashtroi ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit kundër aktvendimit të​​ Gjykatës Themelore, për shkak të​​ shkeljes së​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore dhe vërtetimit të​​ gabuar të​​ gjendjes faktike.

 

  • ​​ 12 dhjetor 2019, Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e UMIB-it si të​​ pathemeltë​​ dhe vërtetoi aktvendimin e Gjykatës Themelore.

 

  • ​​ 22 janar 2020, Gjykata Themelore nëpërmjet Aktvendimit [Cp.nr.236/2016] e urdhëroi Ministrinë​​ e Financave të​​ Republikës së​​ Kosovës – Departamenti i Thesarit, që​​ kompensimin financiar​​ ​​ emër të​​ diferencës së​​ pagës​​ ta bartë​​ ​​ llogari të​​ parashtruesve të​​ kërkesës dhe personave të​​ tjerë, në​​ vlerën prej 76.264.65 (shtatëdhjetë​​ e gjashtëmijë​​ e dyqind e gjashtëdhjetë​​ e katër) euro, për periudhën kohore 21 prill 2016 deri në dhjetor 2017.

 

  • ​​ 1 qershor 2020, Gjykata Themelore nëpërmjet Aktvendimit [Cp.nr.236/2016] e përfundoi procedurën përmbarimore, pasi​​ ishte informuar se kishte përfunduar ekzekutimi i kompensimit financiar në​​ llogari të​​ parashtruesve të​​ kërkesës.

 

Procedura e dytë​​ përmbarimore

 

  • ​​ 3 shkurt 2020, parashtruesit e kërkesës kishin paraqitur propozim​​ ​​ ri​​ në Gjykatën Themelore,​​ për përmbarim​​ ​​ vendimit të​​ KPMSHCK-së​​ nga viti 2018 e tutje. Ata pretendonin se​​ UMIB-u nuk e kishte​​ përmbushur​​ obligimin​​ për​​ rritjen e pagave nga viti 2018 e tutje dhe​​ kërkonin​​ kompensimin financiar​​ për​​ diferencën​​ e papaguar.

 

  • ​​ 19 shkurt 2020, Gjykata Themelore nëpërmjet Aktvendimit [Cp.nr.60/2020] lejoi përmbarimin e propozimit.

 

  • UMIB-i parashtroi prapësim në​​ Gjykatën Themelore, kundër Aktvendimit [CP.nr.60/2020]​​ ​​ Gjykatës Themelore për​​ lejimin​​ e përmbarimit.

 

  • Më​​ 26 gusht 2020, Gjykata Themelore​​ nëpërmjet Aktvendimit​​ [Cp.nr.60/2020]​​ refuzoi prapësimin e​​ debitorit​​ si të​​ pabazuar.​​ 

 

  • ​​ 11 shtator 2020, UMIB-i paraqiti​​ ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit, kundër aktvendimit të​​ Gjykatës Themelore.

 

  • Gjykata e Apelit e ktheu​​ çështjen​​ ​​ rivendosje.

 

  • ​​ 27 janar 2022, Gjykata Themelore në​​ rigjykim nëpërmjet Aktvendimit [CP.nr.1026/2021] hedhi poshtë​​ propozimin për përmbarim të​​ parashtruesve të​​ kërkesës​​ dhe shfuqizoi vendimin e mëparshëm për lejimin e përmbarimit. Gjykata Themelore arsyetoi si në​​ vijim:​​ 

 

“procedura përmbarimore lidhur me lëndën CP.236/2016 i cili vendim ka marrë​​ formën e prerë, ka përfunduar si e tillë​​ dhe pas hyrjes në​​ fuqi të​​ Rregullores për Unifikimin e të​​ Ardhurave Personale të​​ Punëtorëve të​​ Administratës së​​ Universitetit “Isa Boletini”, në​​ Mitrovicë, kërkesa e kreditorëve​​ është​​ shuar për​​ arsye se nuk ekziston objekti i procedurës përmbarimore, pasi që​​ ndaj kreditorëve​​ është​​ përmbushur obligimi ashtu​​ siç​​ parashihet me vendimin A.nr.A/02/193/2016 i KPMSHCK-së.”

 

“gjykata me Aktvendimin CP.nr.236/2016 të​​ dt. 01.06.2020 e ka përfunduar procedurën përmbarimore, pasi që​​ ​​ ​​ njëjtin​​ është​​ deklaruar se me dt.19.02.2020 gjykata​​ është​​ informuar nga i autorizuari se për lëndën në​​ fjalë​​ është​​ bërë​​ ekzekutimi i shumave sipas aktvendimit të​​ gjykatës. Andaj, bazuar në​​ ​​ lartcekurat e duke u bazuar në​​ nenin 391 të​​ LPK-së​​ e në​​ ​​ cilin parashihet se “Pas shqyrtimit paraprak të​​ padisë​​ gjykata me aktvendim e hedh poshtë​​ padinë​​ si të​​ palejueshme po që​​ se konstaton si në​​ pikën: d)​​ çështja​​ është​​ gjë​​ e​​ gjykuar​​ (res iudicata).”

 

  • ​​ 1 qershor 2023, Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e parashtruesve të​​ kërkesës dhe vërtetoi aktvendimin e Gjykatës Themelore. Gjykata e Apelit arsyetoi si në​​ vijim:​​ 

 

“gjykata e shkallës së​​ parë​​ me aktvendimin CP.nr.236/2016 të​​ datës 01.06.2020 e ka përfunduar procedurën përmbarimore, pas përmbushjes së​​ detyrimit dhe kjo gjendje faktike nuk ishte kontestuese ndërmjet ndërgjyqësve, andaj gjykata e shkallës së​​ parë, drejtë​​ ka vepruar kur e ka hedhur si të​​ pa lejueshëm propozimin për përmbarim të​​ kreditorëve...”

 

“Mandej, nuk qëndron pretendimi ankimor i kreditorëve se​​ çështja​​ juridike që​​ është​​ ​​ procedim e sipër nuk​​ është​​ e njëjtë​​ me procedurën e përfunduar me aktvendimin CP.nr.236/2016 të​​ datës 01.06.2020 sepse dallon periudha kohore, ky pretendim​​ është​​ i pa bazuar sepse gjykata e shkallës së​​ parë​​ gjatë​​ vlerësimit ka vepruar konform nenit 49 të​​ LPP-së​​ e cila dispozitë​​ parasheh: Përmbarimi kryhet brenda kufijve të​​ caktuar në​​ aktvendimin për përmbarimin apo urdhrin për përmbarim.​​ ​​ rastin konkret gjykata e shkallës së​​ parë​​ duke vepruar sipas kësaj dispozite drejt ka ardhur në​​ përfundim se kjo​​ çështje​​ përmbarimore​​ është​​ e gjykuar më​​ parë​​ sipas dokumentit të​​ njëjtë​​ përmbarimor dhe kjo vërtetohet nga pika II e petitumit të​​ propozimit të​​ KPMSHCK-së​​ ​​ datës 20.07.2016, në​​ këtë​​ dokument përmbarimor e as në​​ petitumin e propozimit për përmbarim nuk parashihet periudhë​​ e as shumë​​ tjetër e përmbushjes së​​ detyrimit.”

 

  • Më​​ 27 qershor 2023, parashtruesit e kërkesës dorëzuan kërkesë​​ për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ në​​ Zyrën e​​ Kryeprokurorit​​ të​​ Shtetit, kundër aktvendimit të​​ Gjykatës së​​ Apelit.

 

  • Më​​ 10 gusht 2023, Zyra e Kryeprokurorit të​​ Shtetit nuk e aprovoi kërkesën e parashtruesve të​​ kërkesës.

 

Pretendimet e​​ parashtruesve​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ shkeljen e të drejtave të​​ tyre, të garantuara me nenet: 21 [Parimet e Përgjithshme], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike],​​ 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut],​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme] të Kushtetutës, në lidhje me nenin​​ 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ.

 

(i)​​ ​​ lidhje me interpretimin e gabuar të​​ ligjit

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ se aktvendimet e gjykatave të​​ rregullta “janë​​ të​​ paqëndrueshme, të​​ pa argumentuara, konfuze, të​​ përgjithësuara e pa arsyetim ligjor.

 

  • Parashtruesit e kërkesës​​ pretendojnë​​ se: “Gjykata ka përzier këtë​​ lëndë-propozim për përmbarim me lëndën përmbarimore tashmë​​ të​​ ekzekutuar dhe përfunduar me procedurën CP.nr.236/2016. Në​​ procedurën përmbarimore​​ është​​ ekzekutuar detyrimi i debitorit ndaj kreditorit vetëm për një​​ periudhë​​ kohore dhe​​ atë​​ 21.04.2016 deri 31.12.2017.​​ Detyrimi pas kësaj periudhe nuk​​ është​​ paguar dhe lidhur me këtë​​ çështje,​​ është​​ filluar procedurë​​ e re përmbarimore për ekzekutimin e detyrimit të​​ mbetur për periudhën sipas ekspertizës financiare.

​​ 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ se: “Nuk ka asnjë​​ provë​​ të​​ vetme se me Rregulloren për​​ Unifikimin​​ e të​​ ardhurave personale të​​ punëtorëve të​​ administratës së​​ Universiteteve,​​ është​​ shuar e drejta e palëve për realizimin e kërkesave në​​ emër të​​ detyrimit të​​ pa paguar. As provat tjera të​​ pretenduara, nuk kanë​​ realizuar Vendimin e KPMSHCK. Kjo rregullore ka qenë​​ edhe gjatë​​ procedurës së​​ parë​​ përmbarimore CP.nr.236/16 dhe gjykata qysh atëherë​​ ka vlerësuar se ka ekzekutuar detyrimi dhe nuk​​ është​​ përmbushur edhe pas sjelljes së​​ rregullores.​​ Për të​​ vërtetuar gjendjen faktike, kemi​​ propozuar​​ ekspertizën financiare, e cila ekspertizë​​ ka dhënë​​ mendimin profesional se akoma ekziston detyrimi, se debitori nuk ka përmbushur detyrimin ndaj kreditorëve, ka konstatuar lartësinë​​ e detyrimit dhe se vendimi nuk​​ është​​ përmbushur në​​ tërësi. Poqe se do të​​ përmbushej detyrimi dhe të​​ konsiderohet si​​ çështje​​ e gjykuar, pse atëherë​​ eksperti financiar ka​​ konstatuar​​ se ka detyrim edhe pas datës 01.01.2018 e tutje.”

 

(ii)​​ ​​ lidhje me diskriminimin dhe praktikën divergjente

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ se:​​ “Në​​ të​​ paktën 4 raste identike, për kreditorët të​​ cilët kanë​​ kërkuar zbatimin e vendimit konkret A/02/193/2016 të​​ dt. 20.06.2016, ka lejuar propozimin për përmbarim, ka mbajtur seanca gjyqësore, ka dëgjuar palët në​​ procedurë, ka sjell aktvendim me të​​ cilin ka nxjerr ekspertizë​​ financiare për llogaritjen e diferencës, ka refuzuar prapësimin e debitorit dhe ka detyruar debitorin që​​ kreditorëve t’ua paguaj shumat sikurse në​​ petitume të​​ dispozitivit. Që​​ të​​ gjithë​​ këta kreditor, kanë​​ realizuar një​​ pjesë​​ të​​ detyrimit sipas vendimit të​​ KMPSHCK, sa i përket periudhës 20.04.2016 deri me datën 31.12.2017. Gjykata ka lejuar në​​ procedurën tani për ligjshmëri, por edhe në​​ të​​ gjitha procedurat përmbarimore, në​​ ekzekutimin e vendimit të​​ këshillit, nga data 01.01.2018 e tutje. Pra, kemi të​​ bëjmë​​ me periudhë​​ tjetër në​​ të​​ cilën kërkohet përmbarimi, në​​ bazë​​ të​​ vendimit, i cili nuk ka ndryshuar me asnjë​​ akt, nuk e ka humbur efektin juridik, nuk ka​​ përcaktuar​​ saktësisht një​​ periudhë​​ kohore, por ka përcaktuar një​​ të​​ drejtë-detyrim të​​ kreditorëve ndaj debitorit, i cili detyrim​​ është​​ konstatuar me ekspertizën financiare.”

 

  • Parashtruesit e kërkesës theksojnë​​ se: “Konstatimet e gjykatës,​​ përveç​​ se janë​​ të​​ pa drejta, janë​​ mohim i të​​ drejtave të​​ garantuara me Kushtetutë, duke krijuar dallime dhe diskriminim për të​​ njëjtit, me faktin se nëse në​​ disa lëndë​​ të​​ njëjta përmbarimore​​ është​​ lejuar përmbarimi, janë​​ refuzuar prapësimet dhe ankesa e debitorit dhe për më​​ tepër​​ është​​ në​​ proces të​​ ekzekutimit lënda, tani gjykata krijon praktikën tjetër, duke refuzuar dhe hudhur poshtë​​ një​​ propozim për përmbarim, që​​ pas administrimit të​​ provave,​​ është​​ vërtetuar se ekziston detyrimi dhe si i njëjti nuk​​ është​​ përmbushur.”​​ 

 

  • Parashtruesit e kërkesës theksojnë​​ se: “Gjykatat e instancave më​​ të​​ ulëta në​​ mënyrë​​ absolutisht diskriminuese kanë​​ vendosur në​​ aktvendimet e dhëna.​​ Është​​ rrethanë​​ diskriminuese që​​ një​​ institucion, me vendim të​​ tij, të​​ aprovoj ankesën e një​​ pale dhe të​​ refuzoj ankesën e palës tjetër, në​​ kushte dhe gjendje të​​ njëjta juridike.”

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të mediave, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

​​ […]

 

Neni 24​​ 

[Barazia para Ligjit]

1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.

[...]

   

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt gjyqësor)

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht ​​ dhe ​​ brenda ​​ një ​​ afati ​​ ​​ arsyeshëm ​​ nga ​​ një ​​ gjykatë ​​ e ​​ pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]

 

LIGJI NR. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE

Neni 27​​ 

Përshtatshmëria e dokumentit përmbarimor

1. Dokumenti përmbarimor është i përshtatshëm për përmbarim në qoftë se në të është treguar kreditori dhe debitori, si dhe objekti, mjetet, shuma dhe koha e përmbushjes së detyrimit. 2. Në qoftë se me anë të dokumentit përmbarues nuk është caktuar afati për përmbushje vullnetare të detyrimit, afati i tillë do të caktohet me anë të aktvendimit për përmbarimin, dhe urdhrit për përmbarim, për shtatë (7) ditë. 3. Në rastin nga paragrafi 2. i këtij neni, organi përmbarues e cakton përmbarimin e propozuar nëse debitori brenda afatit që i është caktuar për përmbushje vullnetare nuk e përmbushë detyrimin e tij.

 

KREU IV​​ 

PROPOZIMI DHE CAKTIMI I PËRMBARIMIT​​ 

Neni 38​​ 

Propozimi për përmbarim

1. Propozimi për përmbarim duhet ta përmbajë kërkesën për përmbarim në të cilën do të tregohet dokumenti përmbarimor origjinal apo kopje e vërtetuar, apo dokumenti i besueshëm në bazë të cilit kërkohet përmbarimi, kërkuesi i përmbarimit dhe debitori, adresa e vendbanimit – vendqëndrimit apo selisë afariste të kreditorit dhe të debitorit, kredia që kërkohet të realizohet, si dhe mjeti nëpërmjet cilit duhet kryer përmbarimi, objekti i përmbarimit po qe se është i njohur, si dhe të dhënat e tjera që janë të nevojshme për zbatimin e përmbarimit.​​ 

2. Në rast se propozimi për përmbarim nga paragrafin 1. i këtij neni nuk përmban shënimet e kërkuara dhe numrin personal identifikues apo numrin e regjistrimit të biznesit të debitorit, organi përmbarues do të veprojë sipas dispozitave të nenit 102 të Ligjit të Procedurës Kontestimore.​​ 

3. Po qe se bashkë me propozimin për përmbarim është bërë edhe kërkesa për konstatimin e pasurisë së debitorit, për rezultatin e konstatimit të tillë organi përmbarues do ta njoftojë kreditorin duke i lënë afat që ta rregullojë propozimin e paraqitur, respektivisht që ta ndryshoj apo plotësoj atë. Propozimi i ndryshuar dorëzohet brenda dhjetë ditëve pasi që organi përmbarues të ia dërgojë kreditorit deklaratën e pasurive të debitorit. Megjithatë nëse kreditori kërkon aneks të deklaratës, siç përshkruhet në paragrafin 9 nenin 45 të këtij ligji, brenda afatit kohor të lejuar, koha e lejuar për përmbarim të propozimit të ndryshuar për përmbarim llogaritet nga data në të cilën shtojca e dorëzuar nga debitori i dërgohet kreditorit.

 

Neni 43​​ 

Aktvendimi për përmbarim dhe urdhri për përmbarim

1. Në aktvendimin për përmbarimin dhe urdhrin për përmbarim në bazë të titullit përmbarues duhet të tregohet dokumenti përmbarues, kreditori dhe debitori i përmbarimit, kredia që duhet të realizohet, mjeti dhe objekti i përmbarimit, si dhe të dhënat tjera të nevojshme për zbatimin e përmbarimit.

[...]

 

Neni 49​​ 

Kufijtë e përmbarimit

Përmbarimi kryhet brenda kufijve të caktuar në aktvendimin për përmbarimin apo urdhrin për përmbarim.

 

 

Neni 66​​ 

Përfundimi i procedurës përmbarimore

1. Në qoftë se me këtë ligj nuk është paraparë ndryshe, përmbarimi do të përfundojë sipas detyrës zyrtare në qoftë se dokumenti përmbarimor është anuluar, ndryshuar, shfuqizuar, apo në ndonjë mënyrë tjetër është bërë i pa efekt, apo në qoftë se vërtetimi për përmbarueshmërin e tij anulohet me vendim të formës së prerë. Përmbarimi do të mbarojë gjithashtu sipas detyrës zyrtare nëse një rast është pezulluar dy (2) herë dhe për herë i plotëson kriteret për pezullim siç përcaktohet në paragrafin 1. neni 65. të këtij ligji.​​ 

2. Përmbarimi do të përfundohet sipas detyrës zyrtare edhe kur në pajtim me dispozitat ligjore me të cilat rregullohen marrëdhëniet detyrimore, personi i tretë e përmbushë obligimin në dobi të kreditorit në vend të debitorit.​​ 

3. Përmbarimi do të përfundohet edhe kur ai është bërë i pamundshëm apo kur nga shkaqe të tjera nuk mund të zbatohet, si dhe pas kalimit të afatit absolut të parashkrimit për përmbarim.​​ 

4. Pas përmbushjes se kredisë se kreditorit nxirret vendimi për përfundimin e procedurës përmbarimore.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesit e​​ kërkesës i kanë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

[...]

 

  • Gjykata në vazhdim​​ shqyrton nëse parashtruesit e​​ kërkesës i kanë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen më tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesit e​​ kërkesës​​ janë palë​​ ​​ autorizuara, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; ata kontestojnë​​ kushtetutshmërinë e një akti të një​​ autoriteti​​ publik, përkatësisht Aktvendimin​​ [AC.nr.2051/22]​​ e Gjykatës​​ së Apelit​​ të 1 qershorit​​ 2023,​​ pasi i​​ ka​​ shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe​​ nenit 47.2 të Ligjit; ka​​ specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendojnë​​ se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe​​ kërkesën e ka parashtruar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, siç parasheh neni 49 i Ligjit.​​ 

 

  • Përveç ​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht me nënrregullin (2), të rregullit 34​​ të Rregullores së punës, që përcakton:​​ 

 

Rregulli 34

[Kriteret e pranueshmërisë]

 

(2) “Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa​​ është qartazi e pabazuar, kur​​ parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk​​ mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.”

[...]

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së,​​ një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ atëherë kur plotësohet njëri nga dy nënkriteret, në vijim:​​ a) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit qartazi duket shkelja e Kushtetutës dhe KEDNj-së (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03, vendimi i 31 majit 2005; shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008); dhe b) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës nuk paraqet ose refuzon të paraqesë prova materiale, me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë atë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih, rastin e Gjykatës​​ KI166/20,​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 43), dhe​​ në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmache kundër Francës,​​ nr. 17621/91, Aktgjykimi i 24 nëntorit 1994, kategoria (i),​​ Juta Mentzen kundër Lituanisë,​​ nr. 71074/01, vendimi i 7 dhjetorit 2004,​​ kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03, kategoria (iii).

 

Vlerësimi i Gjykatës​​ ne lidhje​​ me pretendimet për shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës,​​ ​​ lidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenin 6 të KEDNJ-së

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se vendimet e gjykatave të rregullta nuk e kanë vërtetuar drejt gjendjen faktike - kur kanë konstatuar se procedura përmbarimore kishte përfunduar në këtë rast.

 

(i)​​ Përkitazi me interpretimin e gabuar të ligjit

 

  • Gjykata përsërit se nuk është detyrë e saj të merret me gabimet e faktit dhe të ligjit të bëra nga gjykatat e rregullta. Është në autoritetin e gjykatave të rregullta të zbatojnë dhe interpretojnë të drejtën materiale. Gjykata mund të ndërhyjë vetëm në rastet kur​​ vendimet e gjykatave të rregullta janë marrë në mënyrë “arbitrare” apo janë “qartazi të paarsyeshme”, duke shkelur kështu të drejtat kushtetuese të parashtruesve të kërkesës (rastet e Gjykatës,​​ KI70/11,​​ parashtrues Faik Hima, Magbule Hima dhe Besart Hima, Aktvendim për papranueshmëri, i 12 dhjetorit 2011, paragrafi 29-30;​​ KI06/17, parashtrues L.G. dhe pesë të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri i 23 tetorit 2017, paragrafi 37;​​ KI122/16,​​ parashtrues Riza Dembogaj, Aktgjykim i 30 majit 2018, paragrafi 57;​​ KI154/17 dhe KI05/18,​​ parashtrues Basri Deva, Afërdita Deva dhe Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar “BARBAS”, Aktvendim për papranueshmëri i 22 korrikut 2019, paragrafët 60-65;​​ KI70/20,​​ parashtrues Rasim Shabani dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri i 7 tetorit 2021, paragrafët 69-74).

 

  • Pretendimet për interpretimin dhe zbatimin e gabuar të dispozitave të ligjit nga ana e gjykatave të rregullta kanë të bëjnë me çështje të ligjshmërisë, dhe Gjykata nuk mund t’ trajtojë ato për shkak se nuk është pjesë e juridiksionit të saj. (rasti i Gjykatës​​ KI175/20,​​ parashtrues Agjencia Kosovare e Privatizimit, aktvendim për papranueshmëri i 26 marsit 2021, para. 42).​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesit e kërkesës parashtruan ankesë​​ në​​ KPMSHCK kundër UMIB-it, për shkak se kjo e fundit nuk i kishte​​ realizuar​​ pagat e tyre në​​ përputhje me vendimet e Qeverisë​​ për rritje të​​ pagës bazë​​ në​​ vlerë​​ prej 30 përqind respektivisht 25 përqind. KPMSHCK-ja me vendim miratoi ankesën e tyre dhe detyroi UMIB-in të​​ nxjerr​​ një​​ akt administrativ nëpërmjet së​​ cilët do të​​ rriste pagat e parashtruesve të​​ kërkesës sipas vendimeve të​​ Qeverisë. Gjykata Themelore lejoi përmbarimin e vendimit të​​ KMPSHCK-së​​ si dokument me titull ekzekutiv​​ dhe sipas ekspertizës financiare detyroi UMIB-in t’ia paguante parashtruesve të​​ kërkesës dhe disa​​ nëpunësve​​ të​​ tjerë,​​ kompensimin​​ financiar në​​ vlerën prej​​ 76.264.65 (shtatëdhjetë​​ e gjashtëmijë​​ e dyqind e gjashtëdhjetë​​ e katër) euro,​​ për periudhën nga viti 2016 kur u parashtrua ankesa, deri më​​ 2017 kur u zbatua vendimi përmbarimor.​​ Gjykata Themelore e përfundoi procedurën përmbarimore në​​ momentin kur u informua nga thesari i shtetit se detyrimi përmbarimor ishte ekzekutuar sipas vlerës së​​ përcaktuar financiare.

​​ 

  • Parashtruesit e kërkesës parashtruan përsëri propozim për përmbarim të​​ vendimit të​​ KPMSHCK-së, për periudhën nga viti 2018 e tutje. Sipas tyre, UMIB-i nuk e kishte përmbushur detyrimin për rritje të​​ pagës​​ nga viti​​ 2018​​ dhe rrjedhimisht vendimi i KPMSHCK-së​​ ende kishte vlefshmëri dhe titull ekzekutiv për përmbarim. Parashtruesit e kërkesës nuk e mohojnë​​ faktin që​​ vendimi i parë​​ për përmbarim i Gjykatës Themelore ishte përmbushur në​​ tërësi, mirëpo pretendojnë​​ se​​ kemi të​​ bëjmë​​ me periudhë​​ tjetër kohore e cila nuk ishte e përfshirë​​ ​​ vendimin e parë​​ për përmbarim. Në​​ anën tjetër, UMIB-i si debitor theksonte se kishte nxjerrë​​ rregullore të​​ brendshme për unifikimin e të​​ ardhurave personale të​​ punëtorëve të​​ administratës dhe se parashtruesit e kërkesës e marrin pagën me rritje sipas vendimeve të​​ qeverisë.​​ 

 

  • Gjykata vëren se, Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit refuzuan kërkesën e parashtruesve të​​ kërkesës për lejim e përmbarimit të​​ vendimit të​​ KMSHCK-së​​ për periudhën pas vitit 2018 e tutje. Gjykata e rregullta arsyetuan se​​ çështja​​ përfundoi në​​ momentin e përmbushjes së​​ detyrimit financiar nga thesari i shtetit në​​ llogari të​​ parashtruesve të​​ kërkesës. Gjykatat e rregullta theksuan se,​​ vendimi i KMPSHCK-së​​ dhe vendimi i Gjykatës Themelore për lejimin e përmbarimit​​ përcaktonin se kush ishte kreditori dhe debitori, periudhën kohore dhe shumën e kompensimit financiar. Duke qenë​​ se ky vendim ishte përmbaruar në​​ tërësi, nuk ekzistonte ndonjë​​ vendim tjetër për përmbarim. Gjykata e rregullta theksuan se me hyrjen në​​ fuqi​​ ​​ rregullores për unifikimin e​​ ​​ ardhurave personale nuk ekzistonte​​ objekti​​ i procedurës përmbarimore.

 

  • Bazuar në nenin 27 [Përshtatshmëria e dokumentit përmbarimor] ​​ të Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore, një dokument përmbarimor është i përshtatshëm​​ nëse​​ aty është treguar kreditori dhe debitori, objekti, mjetet, shuma dhe koha e përmbushjes së detyrimit. Neni 43 [Aktvendimi për përmbarim dhe urdhri për përmbarim] i këtij ligji përcakton që aktvendimi për përmbarim dhe urdhri për përmbarim duhet të tregojë dokumentin përmbarues, kreditorin dhe debitorin e përmbarimit, mjetin dhe objektin e përmbarimit si dhe të dhënat e tjera të nevojshme.​​ Ndërkaq, neni 49​​ [Kufijtë e përmbarimit] i ligjit​​ përcakton se përmbarimi kryhet brenda kufijve të​​ caktuar në​​ aktvendimin për përmbarim apo urdhrin për përmbarim.​​ Gjykata vëren se,​​ vendimi i Gjykatës Themelore për përmbarim përcaktonte: dokumentin përmbarimor​​ (vendimin e KPMSHCK-së), kreditorin​​ (parashtruesit e kërkesës),​​ debitorin​​ (UMIB),​​ periudhën kohore​​ (2016-2017)​​ dhe lartësinë​​ e kompensimit financiar​​ 76.264.65 (shtatëdhjetë​​ e gjashtëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër) euro.​​ Ky aktvendim ishte përmbaruar në​​ tërësi dhe një​​ gjë​​ e tillë​​ nuk​​ është​​ kontestuese.

 

  • Gjykata thekson se, nuk ekzistonte ndonjë​​ vendim i ri përmbarimor i Gjykatës Themelore që​​ lidhej më​​ çështjen​​ e parashtruesve të​​ kërkesës, e i cili nuk ishte përmbaruar. Nuk​​ është​​ ​​ juridiksionin e Gjykatës të​​ vlerësojë​​ nëse UMIB-i kishte harmonizuar pagat e parashtruesve të​​ kërkesës sipas vendimeve të​​ Qeverisë​​ edhe pas vitit 2018. Gjykata nuk mund të lëshohet në interpretime të fakteve dhe të ligjit, sepse një gjë të tillë e kanë bërë gjykatat e rregullta. Nga ato që u theksuan më lart, duket që procedura e zhvilluar në tërësi ishte e drejtë dhe nuk mund të thuhet që gjykatat e rregullta vendosën në mënyrë arbitrare apo qartazi të paarsyeshme.

 

  • Gjykata konstaton se​​ pretendimet e parashtruesve të kërkesës​​ përkitazi​​ me interpretimin e gabuar​​ ​​ ligjit, i​​ përkasin​​ pretendimeve “​​ pambështetura​​ apo​​ ​​ paarsyetuara”, prandaj shpallen si qartazi​​ ​​ pabazuara.​​ 

 

(ii)​​ Përkitazi​​ me divergjencën e praktikës gjyqësore

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë që Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit vendosën ndryshe në disa raste të tjera, përkundër faktit që ato raste ishin identike me rastin e tyre. Sipas parashtruesve të​​ kërkesës,​​ jokonsistenca​​ e gjykatave të​​ rregullta përbën diskriminim dhe dëmtoi të​​ drejtat e tyre.​​ 

 

  • Parashtruesit e kërkesës i referohen pesë aktvendimeve të Gjykatës Themelore: [CP.nr.26/2023] i 31 majit 2023; [Cp.nr.135/20] i 15 prillit 2021; [Cp.nr.59/2020] i 18 shkurtit 2021;​​ [Cp.nr.61/20] i 9 marsit 2020;​​ [Cp.nr.58/20] i 15 prillit 2021.

 

  • Parashtruesit e kërkesës i referohen edhe 2 aktvendimeve të Gjykatës së Apelit:​​ [AC.nr.4038/21] i 17 nëntorit 2021, që refuzoi ankesën për shkak se ishte paraqitur jashtë afatit dhe vërtetoi aktvendimin [Cp.nr.61/20] e Gjykatës Themelore, të 9 marsit 2020; dhe​​ [Ac.nr.5640/21] i 5 prillit 2023, që vërtetoi aktvendimin [Cp.nr.135/20] e Gjykatës Themelore, të 15 prillit 2021.

 

  • Gjykata përsërit se divergjencat e vendimeve gjyqësore janë​​ pjesë​​ e​​ çdo​​ sistemi gjyqësor që​​ është​​ i ndërtuar mbi disa shkallë​​ të​​ gjykimit.​​ Këto divergjenca mund të​​ lindin edhe brenda të​​ njëjtës gjykatë. Në​​ vetvete, këto divergjenca të​​ vendimeve gjyqësore nuk përbëjnë​​ shkelje të​​ KEDNJ-së​​ (rasti i GJEDNJ-së,​​ Pinto kundër Portugalisë, nr. 39005/04,​​ Aktgjykim i 20 majit 2008, para. 41).​​ Është​​ roli i Gjykatës Supreme të​​ zgjidhë​​ konfliktet e divergjencës së​​ praktikës gjyqësore​​ (rasti i GJEDNJ-së,​​ Beian kundër Rumanisë, nr. 30658/05,​​ Aktgjykim i 6 dhjetorit 2007, para. 37).​​ Nuk mund të​​ konsiderohet që​​ ka divergjencë​​ atëherë​​ kur situata faktike e rasteve​​ është​​ e ndryshme.​​ (rasti i GJEDNJ-së,​​ Erol Ucar kundër Turqisë, nr. 12960/05,​​ Vendim i 29 shtatorit 2009).

 

  • Gjykata përsërit​​ se​​ bazuar në​​ praktikën e GJEDNJ-së​​ dhe të Gjykatës,​​ nuk​​ është​​ funksioni i saj për të​​ krahasuar vendimet e ndryshme të​​ gjykatave të​​ rregullta. Parashtruesit e kërkesës kur​​ ngritin​​ çështjen​​ e divergjencës së​​ vendimeve të​​ gjykatave të​​ rregullta, duhet të​​ paraqesin argumente në​​ lidhje me​​ ngjashmërinë​​ faktike dhe juridike të​​ rasteve për të​​ cilat pretendojnë​​ se janë​​ zgjidhur ndryshe nga gjykatat e rregullta.​​ Rrethanat faktike dhe juridike të​​ rastit të​​ parashtruesit të​​ kërkesës duhet të​​ jenë​​ identike me rastet të​​ cilat i referohet parashtruesi i kërkesës. (rasti i Gjykatës​​ KI175/20,​​ parashtrues Agjencia Kosovare e Privatizimit,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 26 marsit 2021, para. 61-63; KI42/17,​​ parashtrues Kushtrim Ibraj, aktvendim për papranueshmëri i 5 dhjetorit 2017, para. 33-41;​​ KI29/17,​​ parashtrues Adem Zhegrova,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 5 shtatorit 2017, para. 47-51;​​ KI142/15,​​ parashtrues​​ Habib Makiqi,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 14 shtatorit 2016, para. 39).​​ 

 

  • Bazuar në​​ praktikën e GJEDNJ-së, Gjykata përsërit se vlerësimi i divergjencës së​​ praktikës gjyqësore bëhet mbi​​ tre kritere kryesore: (i) nëse kundërthëniet e pretenduara të​​ praktikës gjyqësore janë​​ të​​ “thella dhe afatgjata”; (ii) nëse ekzistojnë​​ mekanizma për të​​ zgjidhur divergjencën përkatëse; (iii) nëse këto mekanizma janë​​ zbatuar në​​ mënyrë​​ efikase.​​ (rasti i Gjykatës​​ KI116/21,​​ parashtrues Sali Rexhepi, Aktgjykim i​​ 19 korrikut 2022, para. 42;​​ KI78/21,​​ parashtrues Raiffeisen Bank Kosovo​​ cituar më​​ lart, para. 94;​​ KI87/18,​​ parashtrues “IF Skadeforsikring, cituar më​​ lart, para. 67; rasti i​​ GJEDNJ-së,​​ Lupeni Greek Catholic Parish dhe të​​ tjerët kundër Rumanisë, nr. 76943/11,​​ Aktgjykim i 29 nëntorit 2016, para. 116).​​ Kur praktika e vendimeve divergjente zhvillohet brenda autoritetit më​​ të​​ lartë​​ gjyqësor atëherë​​ një​​ gjë​​ e tillë​​ përbën shkelje të​​ parimit të​​ sigurisë​​ juridike, që​​ është​​ një​​ nga parimet kryesore të​​ sundimit të​​ ligjit.​​ (rasti i GJEDNJ-së,​​ Beian kundër Rumanisë,​​ cituar më​​ lart, para. 39).

 

  • Gjykata kishte gjetur shkelje kushtetuese për shkak të​​ divergjencës së​​ praktikës gjyqësore, në​​ rastet kur Gjykata Supreme kishte vendosur ndryshe në​​ raste​​ tërësisht​​ të​​ njëjta, në​​ dëm të​​ parashtruesve të​​ kërkesës.​​ Gjykata kishte theksuar se​​ është​​ detyrë​​ e Gjykatës Supreme, si autoriteti më​​ i lartë​​ gjyqësor,​​ të​​ kujdeset​​ për praktikën e saj gjyqësore,​​ për të​​ shmangur pasigurinë​​ juridike dhe për të​​ rritur besimin e publikut në​​ administrimin e drejtësisë. (rastet e​​ Gjykatës​​ KI89/13,​​ parashtrues Arbresha Januzi, Aktgjykim i 12 marsit 2014, para.​​ 52- 62;​​ KI133/20,​​ parashtrues Raiffeisen Bank Kosovo, J.S.C.,​​ Aktgjykim i 30 marsit 2022, para. 168-170;​​ KI78/21,​​ parashtrues Raiffeisen Bank Kosovo​​ J.S.C.​​ Aktgjykim i 30 marsit 2022, para. 140;​​ KI87/18,​​ parashtrues “IF Skadeforsikring”,​​ Aktgjykim i 27 shkurtit 2019, para. 82-88;​​ KI35/18,​​ parashtrues “Bayerische Versicherungsverbrand”,​​ Aktgjykim i 11 dhjetorit 2019, para. 109-111).

 

  • ​​ lidhje me aktvendimet e​​ Gjykatës​​ Themelore​​ ​​ cilave i referohen parashtruesit e​​ kërkesës,​​ Gjykata vëren se rrethanat faktike të​​ rasteve të​​ lartpërmendura janë​​ ​​ ngjashme me rrethanat e rastit të​​ parashtruesve të​​ kërkesës. Në​​ rastet e cituara më​​ lart,​​ Gjykata Themelore kishte vendosur që​​ vendimi i KPMSHCK-së​​ -​​ ​​ kishte njohur të​​ drejtën e punëtorëve të​​ UMIB-it​​ për​​ rritje​​ ​​ pagës, duhet të​​ përmbarohej edhe​​ nga viti 2018​​ e tutje, për shkak se eksperti financiar kishte vlerësuar se rregullorja për unifikimin e pagesave të​​ punëtorëve të​​ UMIB-it nuk e kishte​​ inkorporuar​​ rritjen e pagave sipas vendimeve të​​ qeverisë​​ dhe se ekzistonte ende detyrimi financiar i UMIB-it ndaj​​ punëtorëve të​​ vet. Ndërkaq, në​​ rastin e​​ parashtruesve​​ ​​ kërkesës, Gjykata Themelore hedhi poshtë​​ propozimin për përmbarim të​​ vendimit të​​ KPMSHCK-së​​ nga viti 2018 e tutje, me arsyetimin se vendimi i KPMSHCK-së​​ ishte ekzekutuar​​ dhe rregullorja për unifikimin e pagave të​​ punëtorëve e kishte​​ adresuar​​ çështjen​​ e ngritjes së​​ pagave për parashtruesit e kërkesës.​​ 

 

  • Duket që​​ Gjykata Themelori​​ mori vendime të​​ ndryshme për raste të​​ ngjashme. Megjithatë,​​ Gjykata Themelore​​ është​​ gjykatë​​ e shkallës së​​ parë​​ dhe në​​ procedurën përmbarimore instanca më​​ e lartë​​ është​​ Gjykata e Apelit.​​ Me fjalë​​ ​​ tjera, vendimet e Gjykatës Themelore të​​ cilave i referohen parashtruesit e kërkesës nuk janë​​ ​​ formës së​​ prerë. Gjykata nuk e di nëse ato vendime e kanë​​ kaluar filtrin e Gjykatës së​​ Apelit dhe janë​​ bërë​​ përfundimtare.​​ 

 

  • Në​​ lidhje me vendimet e Gjykatës së​​ Apelit të​​ cilave i referohen parashtruesit e kërkesës, Gjykata vëren se në​​ një​​ rast Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore -​​ që​​ lejonte përmbarimin e vendimit të​​ KMPSHCK-së​​ edhe nga viti​​ 2018 e tutje, përderisa në​​ rastin e parashtruesve të​​ kërkesës vendosi ndryshe. Mirëpo, Gjykata​​ ripërsërit​​ se nuk mund të​​ konstatohet​​ jokonsistencë​​ në​​ praktikën gjyqësore me krahasimin e vetëm 2 (dy) rasteve, edhe nëse të​​ njëjtat mund të​​ jenë​​ kundërthënëse (rasti i Gjykatës,​​ KI102/22,​​ parashtrues Faton Aliu, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 prillit 2023, para. 59).

 

  • Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesve të​​ kërkesës përkitazi me​​ jokonsistencën​​ e praktikës gjyqësore, i përkasin pretendimeve “të​​ pambështetura apo të​​ paarsyetuara”,​​ prandaj refuzohen si qartazi të​​ pabazuara.

 

Përkitazi me pretendimet e tjera​​ 

 

  • Gjykata vëren se parashtruesit e​​ kërkesës,​​ pretendojnë​​ edhe në shkelje të neneve 21, 53 dhe 56 të Kushtetutës. Megjithatë Gjykata përsërit se vetëm përmendja e neneve të Kushtetutës dhe e neneve të instrumenteve a konventave që janë drejtpërdrejtë të zbatueshme në rendin juridik të Republikës së Kosovës ose ndërlidhja e tyre me një nen tjetër të Kushtetutës nuk nënkupton me automatizëm edhe shkelje të atyre neneve, në qoftë se më tej nuk argumentohet dhe shtjellohet se si dhe përse ka ardhur deri te shkelja e tyre. Gjykata vazhdimisht ka theksuar se vetëm referimi dhe përmendja e neneve të Kushtetutës dhe KEDNj-së si dhe të instrumenteve tjera ndërkombëtare, nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë, parashtruesit e kërkesës duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës:​​ KI175/20,​​ me parashtrues:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendimi për papranueshmëri, i 22 prillit 2021, paragrafi 81; dhe së fundmi rastin​​ KI04/21,​​ me parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 11 majit 2021, paragrafët 38-39).​​ 

 

  • Thënë këtë, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesve​​ të kërkesës për shkeljen e neneve të lartcekura, në baza kushtetuese duhet deklaruar qartazi të pabazuara.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, kërkesa e parashtruesve​​ të kërkesës,​​ në pajtueshmëri me rregullin 34 (2) të Rregullores së punës​​ është​​ e papranueshme.​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 dhe 47 të Ligjit dhe me rregullin​​ 34​​ (2) dhe​​ 48​​ ​​ (1)​​ (b) të Rregullores së punës, më​​ 29 prill​​ 2024,​​ njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve dhe, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit, ta publikojë në Gazetën Zyrtare;

 

  • Ky​​ Aktvendim hyn në fuqi në ditën e​​ publikimit​​ në Gazetën Zyrtare,​​ ​​ pajtim me paragrafin 5​​ ​​ nenit 20​​ ​​ Ligjit.

 

 

 

 

Gjyqtari raportues ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

​​ Bajram Ljatifi  ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ ​​ Gresa Caka-Nimani

Parashtruesit:

Ramadan Hyseni, Shkumbin Vidishiqi, Mimoza Abazi, Zymer Haliti dhe Gani Selimi,

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile