Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr. 103/2021] të 28 tetorit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI18/22

Parashtruesit: N.T.Sh. “Dolphin”

Shkarko:

 

 

llogo_gjkk_png_2

 

 

 

 

 

Prishtinë, më 8 maj​​ 2023

Nr. ref.:RK 2162/23

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI18/22

 

Parashtrues

 

N.T.Sh “Dolphin”

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ 

së​​ Aktgjykimit​​ ARJ nr.103/2021 të 28 tetorit 2021​​ të Gjykatës Supreme​​ të Republikës së Kosovës​​ 

 

 

GJYKATA​​ KUSHTETUESE E REPUBLIKËS​​ SË​​ KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci,​​ gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa​​ është dorëzuar nga​​ N.T.Sh​​ “Dolphin” me pronar Xhemajl Duraku​​ nga​​ Prishtina, i cili​​ përfaqësohet nga​​ Mentor Neziri​​ avokat nga Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ e​​ konteston​​ Aktgjykimin​​ [ARJ nr.103/2021]​​ e 28 tetorit 2021​​ të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Supreme)​​ ​​ ndërlidhje​​ me​​ Aktvendimin​​ [AA.Nr.522/2021]​​ e 23 korrikut 2021​​ të Gjykatës së Apelit dhe​​ aktvendimin​​ [A nr.2904/2018]​​ e​​ 30 prillit 2021​​ të Gjykatës Themelore​​ në Prishtinë​​ Departamenti për Çështje Administrative, Divizioni Fiskal​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të​​ kontestuar​​ të​​ Gjykatës Supreme​​ më të cilin​​ pretendohet​​ se​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ i​​ janë​​ shkelur të drejtat​​ dhe liritë​​ themelore​​ të garantuara me nenin​​ 21​​ [Parimet e Përgjithshme],​​ dhe nenin​​ 24​​ [Barazia para Ligjit]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet​​ ​​ paragrafin​​ 4​​ të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin​​ ​​ 1 dhe​​ 7​​ të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 32​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura​​ para​​ Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 7 shkurt 2022,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ e dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën​​ Kushtetuese​​ ​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • Më 10 shkurt 2022, parashtruesi i kërkesës sjelli në Gjykatë formularin e plotësuar të kërkesës.

 

  • Më 14 shkurt 2022, Gjykata njoftoi përfaqësuesin e parashtruesit të kërkesës për regjistrimin e kërkesës, dhe një kopje të kërkesës ia dërgoi Gjykatës Supreme.

 

  • Më​​ 21 shkurt​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ me Vendimin GJ.KI18/22​​ caktoi gjyqtarin​​ Nexhmi Rexhepi​​ gjyqtar​​ raportues​​ dhe​​ me Vendimin KSH.KI18/22​​ caktoi​​ Kolegjin​​ shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Bajram Ljatifi​​ (kryesues),​​ Safet Hoxha​​ dhe​​ Radomir Laban, anëtarë.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 12 prill​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Bazuar në shkresat e lëndës, më 24 dhjetor 2012, parashtruesi i kërkesës kishte pranuar Raportin e Kontrollit nga​​ Administrata Tatimore e Kosovës (në tekstin e mëtejmë: ATK) në bazë të të cilit Inspektorët Tatimor kishin bërë vlerësimin tatimor dhe e kishin ngarkuar me borxhe parashtruesin e​​ kërkesës për periudhën 2006-2011 në emër të shmangies nga tatimi në vlerën e shtuar (Tvsh) në shumë prej 185.137.63 (njëqind e tetëdhjetë e pesë​​ mijë e njëqind e tridhjetë e shtatë euro e gjashtëdhjetë e tre centë) si dhe në emër të kontributeve pensionale shumën prej 230.033028 ( dyqind e tridhjetëmijë e tridhjete e tri​​ ​​ euro​​ e njëzet e tetë​​ cent).

 

  • Më 11 janar 2013​​ parashtruesi i kërkesës​​ kishte iniciuar konflikt administrativ në Gjykatën Themelore kundër të paditurës​​ ATK​​ ku kishte kërkuar anulimin e plotë të vlerësimit tatimor të nxjerrë nga raporti i kontrollit​​ i ATK-së.​​ 

 

  • Në një datë të pasaktësuar,​​ parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur ankesë në​​ Departamentin e Ankesave të​​ ATK-së,​​ kundër raportit të kontrollit​​ të ATK-së.

 

  • Më 17 qershor 2015,​​ ​​ Departamenti i Ankesave i​​ ATK-së​​ me Vendimin​​ [nr.132/2015] refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Më 5 dhjetor 2018, Gjykata Themelore​​ nëpërmjet​​ Aktvendimit [A.nr.60/13] hodhi poshtë​​ padinë e parashtruesit të kërkesës, si të parakohshme. Në arsyetimin e saj Gjykata Themelore ndër të tjera theksojë:​​ “[...]​​ Nga te cekurat si me lart kjo gjykatë​​ gjënë​​ se nuk​​ është kontestuese se paditësi të njëjtën ditë kur ka paraqitur ankesë në​​ Departamentin e Ankesave të​​ ATK-së, ka paraqitur edhe padi në gjykatë, pa pranuar një vendim përfundimtar në procedurë​​ administrative përkatësisht vendimin nga​​ Departamenti i Ankesave i ATK-së, andaj në​​ këtë kuptim​​ paditësi në një situate të​​ tillë​​ nuk ka mundur hapë konflikt administrativë​​ kundër Raportit të Kontrollit i pranuar me dt.24.12.2013 i cili në​​ procedurë​​ administrative gjegjësisht ne Administratën Tatimore konsiderohet si vendim i shkalles së​​ parë”.

 

  • Më 11 dhjetor 2018, parashtruesi i kërkesës parashtroi padi​​ në Gjykatën Themelore​​ kundër ATK-së, dhe i propozoi Gjykatës aprovimin në tërësi të padisë​​ si të themeltë dhe të anulohet Vendimi​​ [nr.132/2015]​​ i Departamentit të Ankesave të ATK-së i 17 qershorit 2015,​​ si i pabazuar dhe të obligohet ATK që të gjitha mjetet e inkasuara sipas raportit të kontrollit së​​ bashku me shpenzimet procedurale t’ia kthejë parashtruesit të kërkesës.

 

  • Më 30 prill 2021, Gjykata Themelore​​ nëpërmjet​​ Aktvendimit [A.nr.2904/18] hodhi poshtë padinë e parashtruesit të kërkesës, si të pasafatshme.​​ ​​ 

 

  • Më 20 maj 2021, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës administrative, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe aplikimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozimin që ankesa të aprovohet de aktvendimi i ankimuar të anulohet.

 

  • Më 23 korrik 2021, Gjykata e Apelit​​ nëpërmjet​​ Aktvendimit [AA.nr.522/2021] refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës, dhe vërtetoi Aktvendimin​​ [A.nr.2904/18] e 30 prillit 2021 të​​ Gjykatës Themelore.​​ 

 

  • Më 1 shtator 2021, parashtruesi i kërkesës​​ në Gjykatën​​ Supreme​​ parashtroi kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, kundër Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave​​ të procedurës administrative,​​ si dhe aplikimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozimin që të​​ aprovohet​​ kërkesa e tij dhe të anulohen Aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe Themelore.​​ 

 

  • Më 28 tetor 2021, Gjykata Supreme​​ nëpërmjet​​ Aktgjykimit [ARJ.nr.103/2021] refuzoi si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, të​​ parashtruar kundër Aktvendimit​​ [AA.nr.522/2021] të 23 korrikut 2021 të Gjykatës së Apelit.

 

Pretendimet e parashtruesit​​ ​​ kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës e​​ konteston​​ Aktgjykimin​​ [ARJ nr.103/2021] e 28 tetorit 2021 të Gjykatës Supreme,​​ me pretendimin se​​ i njëjti​​ është​​ nxjerrë​​ në​​ shkelje të​​ të​​ drejtave dhe lirive themelore​​ të​​ tij​​ të​​ garantuara​​ me nenet​​ 21 [Parimet e Përgjithshme], 24​​ [Barazia para Ligjit]​​ të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në esencë​​ pretendon​​ shkelje të dispozitave ligjore, përkatësisht shkelje të dispozitave të procedurës administrative, ku thekson se “Konsiderojmë se Gjykata e shkalles se pare fillimisht e pastaj edhe ajo e shkalles se dyte dhe ajo e shkalles se trete kanë bere shkelje te dispozitave te procedurës për shkak se: 1. Gjykata e shkalles se pare, para se te merr një Aktvendim te tillë është dashur qe te merr për baze deklarimin e Përfaqësuesit te Autorizuar te Paditësit ne seancën përgatitore me date:30/04/2021 ku ka konstatuar se asnjëherë nuk kemi pranuar një Vendim te tillë​​ dhe se​​ nënshkrimi​​ qe figuron ne​​ një dëftese​​ postare nuk​​ është​​ as i Pronarit te N.T. SH. " Dolphin" me seli ne Prishtine dhe as i​​ ndonjë​​ familjari apo​​ punëtori​​ te tije. 2. Gjykata e shkalles se pare,​​ është​​ dashur qe te​​ vlerësoj​​ realisht​​ Dëftesën​​ Postare -​​ Fletë kthimin​​ pasi qe ne​​ këtë dëftesë​​ shkruhet​​ qartë​​ se Personi Xhemajl​​ Duraku​​ është​​ i Panjohur dhe ky konstatim​​ është​​ dhëne me date:25/06/2015.

 

  • Prandaj, parashtruesi i kërkesës thekson se​​ Gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje të dispozitave të procedurës administrative, pasi që:​​ Gjykata e shkalles së parë Dëftesën e Postes qe e konsideron si te rregullt dhe te pranuar ne mënyrë te rregullt fare nuk e ka vlerësuar ne kontest me Provat tjera dhe se pas deklarimit te Përfaqësuesit te Paditësit se vendimin kontestues nuk e kemi pranuar asnjëherë me Post është dashur qe te analizoj drejt këtë Dëftesë duke e skjaruar se pse 2 here është shkruar " I Panjohur " dhe nuk i është dorëzuar Paditësit dhe pse ne atë dëftese shkruhet emri i firmës " Delphin " dhe jo " Dolphin" dhe pse kjo kërkesë është dorëzuar ne rrugën " Nena Terezë " ne Prishtine, dhe nuk është dorëzuar ne selinë e N.T.SH. " Dolphin" qe është ne Prishtine, Lagja Veterniku, rr. " Qëndresa " p.nr”.

 

  • Tutje parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ edhe​​ Gjykata​​ e​​ shkallës së dytë​​ ka bërë shkelje të dispozitave të procedurës administrative, pasi që fare nuk ka vlerësuar thëniet e paraqitura në ankesë, e cila gjë pretendohet që është bërë edhe nga ana e Gjykatës Supreme, pra edhe kjo e fundit sipas parashtruesit të kërkesës fare nuk është lëshuar në shqyrtimin e pretendimeve ankimore të tij. Parashtruesi thekson se​​ “[...] qe të tri Gjykatat kanë bere konstatim te gabuar edhe nga shkaku se nuk veprojnë aktivisht dhe nuk i vlerësojnë provat tjera ne lidhje me këtë kontestim të dëftesës Postare apo nuk bën vlerësim edhe me provat tjera materiale qe gjinden ne shkresat e lendes e posaçërisht faktin se pse kjo dëftesë është dorëzuar ne rrugën " Nena Terezë ". Qe te tri Gjykatat është dashur qe këtë dëftesë ta konsiderojnë si jo te rregullt për shume arsye e nder to janë se: emri i Subjektit Ekonomik është gabim, në vend që të shkruhet N.T.SH. "Dolphin " është shkruar N.T.SH. " Delphin " ( e qe një subjekt i tillë me këtë emër edhe ekziston ), pse kjo defies është dorëzuar ne rrugën "Nena Terezë" dhe jo ne​​ selinë e përhershme ne Lagjen Vetemiku, rruga " Qëndresa " ( ku edhe sipas Raportit te Kontrollit përshkruhet adresa e saktë ) pse nuk është shkruar emri i Pranuesit por vetëm nënshkrimi kur dihet se Posta kur i dërgon Shkresat e ka edhe një Libër ku shkruhet emri dhe Mbiemri i Marrësit si dhe data por edhe kush e ka dorëzuar”.

 

  • Më tej parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykata e shkallës së parë ka bërë aplikim të gabuar të së drejtës materiale pasi që padinë e tij e ka hedhë poshtë si të pasafatshme, dhe me këtë ka bërë konstatim dhe jo të plotë të gjendjes faktike duke anashkaluar provat dhe faktet e tjera. Pra parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ gjykatat e rregullta vendimet e tyre i kanë marrë duke bërë shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore, konstatim të gabuar të gjendjes faktike dhe aplikim të gabuar të së drejtës materiale, dhe se vendimet e tyre nuk janë në përputhje me dispozitat ligjore dhe kushtetuese.​​ ​​ 

 

  • Në fund parashtruesi i kërkesës nga Gjykata kërkon që të: (i) aprovohet​​ kërkesa si e bazuar; dhe ​​ (ii) vendimet e Gjykatave të rregullta të shpallen se “nuk janë ne përputhje me Ligjshmërinë dhe Kushtetutshmërinë.​​ 

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta​​ e Republikës së Kosovës​​ 

 

Neni 21​​ 

[Parimet e Përgjithshme]

1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës.

​​ 2. Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të parashikuara në këtë Kushtetutë.​​ 

3. Çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve. 4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.

 

Neni 24

​​ [Barazia para Ligjit]

1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.​​ 

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.​​ 

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.

 

Ligji Nr. 03/L-202 Për Konflikte Administrative

 

Neni 27

1. Padia paraqitet brenda tridhjetë (30) ditësh, që nga data e dorëzimit të aktit administrativ përfundimtar palës.

 

Neni 34

1. Gjykata e hedh poshtë padinë me vendim, nëse konstaton se:​​ 

1.1. padia është paraqitur pas kalimit të afatit ose është e parakohëshme;

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7.​​ Individët​​ janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

[...]

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet paragrafit 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.”

 

  • Gjykata fillimisht vëren se në pajtim me paragrafin 4 të nenit 21 të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës ka të drejtë të paraqesë ankesë kushtetuese, duke iu referuar shkeljeve të pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të tij, të vlefshme për personat juridik (shih rastin e Gjykatës Kushtetuese nr.​​ KI41/09, parashtruesi i kërkesës Universiteti AAB-RIINVEST L.L.C., Aktvendimi për papranueshmëri i 3 shkurtit 2010, paragrafi 14; dhe​​ KI35/18, me parashtrues​​ “Bayerische Versicherungsverbrand”, Aktgjykim ​​ i 11 dhjetorit 2019, paragrafi 40).

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi​​ mund​​ ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat të drejta dhe liri​​ pretendon​​ se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur​​ parashtruesit​​ i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës: është ​​ palë e autorizuar, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; ai e konteston kushtetutshmërinë e një akti të autoritetit publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [ARJ.nr.103/2021]​​ e 28​​ tetorit 2021 të Gjykatës Supreme;​​ se​​ i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit;​​ se​​ i ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe ​​ kërkesën e ka ​​ parashtruar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, siç parashihet me​​ nenin​​ 49​​ ​​ Ligjit.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 39 [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht​​ nën rregullin​​ (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës, që përcakton:

 

Rregulli 39

[Kriteret e pranueshmërisë]

[...]

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e​​ pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.

[...]

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ se rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, si dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë​​ një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin 2 të rregullit 39 të Rregullores së punës​​ (shih, rastet e Gjykatës​​ KI04/21,​​ me parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26; dhe​​ KI175/20,​​ me parashtrues:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi 37).​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ atëherë kur plotësohet njëri nga dy nënkriteret, në vijim:​​ a) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit qartazi duket shkelja e Kushtetutës dhe KEDNj-së (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03, vendimi i 31 majit 2005; shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008); dhe b) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës nuk paraqet ose refuzon të​​ paraqesë prova materiale, me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë atë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih, rastin e Gjykatës​​ KI166/20,​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 43), dhe​​ në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmache kundër Francës,​​ nr. 17621/91, Aktgjykimi i 24 nëntorit 1994, kategoria (i),​​ Juta Mentzen kundër Lituanisë,​​ nr. 71074/01, vendimi i 7 dhjetorit 2004, kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, Aplikimi nr. 4241/03, kategoria (iii).

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata,​​ verën​​ ​​ rrethanat e rastit konkret,​​ kanë të bëjnë me një​​ borxh​​ që ATK ia kishte​​ ngarkuar​​ parashtruesit të kërkesës për shkak të shmangies nga tatimi.​​ Inspektorët Tatimor kishin bërë vlerësimin tatimor dhe e kishin ngarkuar me​​ borxhe​​ parashtruesin ​​ kërkesës për periudhën 2006-2011 në emër të shmangies nga tatimi në vlerën e shtuar (Tvsh) në shumë prej 185.137.63 (njëqind e tetëdhjetë e pesë​​ mijë e njëqind e tridhjetë e shtatë euro e gjashtëdhjetë e tre centë) si dhe në emër të kontributeve pensionale shumën prej 230.033028 ( dyqind e tridhjetëmijë e tridhjete e tri​​ euro​​ e njëzet e tetë​​ cent).​​ Parashtruesi i kërkesës​​ këtë vlerësim tatimor e​​ kishte​​ kundërshtuar​​ përmes padisë në Gjykatën Themelore, ku kjo e fundit e kishte hedhë poshtë padinë e tij pasi që kishte vlerësuar qëe njëjta​​ është e parakohshme. Në të njëjtën kohë parashtruesi i kërkesës ishte ankuar edhe ne Departamentin e Ankesave të ATK-së, ku ​​ ishte refuzuar ankesa e tij. Parashtruesi i kërkesës sërish kishte bërë padi në Gjykatën Themelore kundër vendimit të Departamentit të Ankesave të ATK-së, ku padia e tij ishte hedhë poshtë si e pasafatshme. Po ashtu edhe ankesa përkatësisht kërkesa për shqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor ishin refuzuar nga ana e Gjykatave të Apelit dhe Supreme, dhe ishte vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore me të cilin ishte​​ hedhë poshtë​​ si e pasafatshme​​ padia e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se me Aktgjykimin e kontestuar të​​ Gjykatës Supreme, i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet:​​ 21 [Parimet e Përgjithshme]​​ dhe​​ 24​​ [Barazia para Ligjit]​​ të Kushtetutës.

 

  • Megjithatë, në thelb Gjykata verën​​ se​​ pretendimi kryesor i parashtruesit të kërkesës ka të bëjë me vërtetimin e gabuar të fakteve dhe interpretimin e gabuar të ligjit.​​ Në këtë kontekst, Gjykata do t’i shqyrtojë dhe analizojë këto pretendime, në pajtueshmëri me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GjEDNj), në harmoni me të cilën, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, gjykatat e rregullta dhe Gjykata Kushtetuese është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Vlerësimi ​​ i Gjykatës përkitazi me pretendimet e “shkallës së katërt”

 

  • Parimet e përgjithshme ​​ 

 

  • Gjykata përsërit se sipas Kushtetutës, nuk është detyrë e saj të veprojë si gjykatë e shkallës së katërt përkitazi me vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta. Roli i gjykatave të rregullta është t’i interpretojnë dhe t’i zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale (shih rastin e​​ GjEDNj,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96, Aktgjykimi i 21 janarit 1999). Gjykata Kushtetuese vetëm mund të shqyrtojë nëse provat janë paraqitur në mënyrë të drejtë dhe nëse procedurat në​​ përgjithësi, të shikuara në tërësinë e tyre, janë mbajtur në mënyrë të tillë sa​​ që parashtruesi/ja të ketë pasur gjykim të drejtë (shih​​ rastin e​​ GjEDNj,​​ Edëards kundër Mbretësisë së Bashkuar,​​ nr. 13071/87; dhe rastin e Gjykatës​​ KI192/13, me parashtrues​​ Hatixhe Avdyli, Aktvendimi i 24 shkurtit 2014).

 

  • Sipas jurisprudencës​​ ​​ Gjykatës,​​ nuk është detyrë e saj që të merret me gabimet e fakteve ose ligjshmërisë që pretendohet të jenë kryer nga gjykatat e rregullta, përveç nëse ato i kanë shkelur të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë dhe KEDNj.​​ Andaj, Gjykata nuk duhet të veprojë si​​ gjykatë e “shkallës së katërt”, kur shqyrtohen vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta.​​ Çështjet që lidhen me vlerësimin e provave dhe peshimin e tyre nga ana e gjykatave vendore, nuk janë në kompetencën e​​ Gjykatës të rishikohen (shih rastin e GjEDNj,​​ Lupeni Greek Catholic Parish dhe të tjerët kundër Rumanisë, Aktgjykim i 29 nëntorit 2016; dhe rastin e Gjykatës​​ KI70/11,​​ me parashtrues​​ Faik Hima, Magbule Hima, Bestar Hima, Aktvendimi i 12 dhjetorit 2011).​​ 

 

  • Gjykata, megjithatë, thekson se jurisprudenca ​​ e GJEDNj-së dhe e Gjykatës gjithashtu përcaktojnë rrethana nën të cilat duhet të bëhen përjashtime nga ky qëndrim. Siç u theksua më lart, përderisa gjykatat e rregullta kanë detyrë primare të zgjidhin problemet rreth interpretimit të ligjit të aplikueshëm, roli i Gjykatës është që të sigurohet apo të verifikojë që efektet e këtij interpretimi të jenë kompatibile me Kushtetutën dhe KEDNj-në (shih, në​​ këtë​​ drejtim,​​ rastin​​ e​​ GJEDNj,​​ Miragall Escolano dhe të tjerët kundër Spanjës, Aktgjykim i 25 majit 2000.).​​ 

 

  • Në parim, një përjashtim i tillë, ndërlidhet me raste të cilat rezultojnë të jenë dukshëm arbitrare, duke përfshirë ato në të cilat, një gjykatë ka​​ “aplikuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar”,​​ në një rast specifik dhe i cili mund të ketë rezultuar në​​ “konkluzione arbitrare”,​​ duke përfshirë ato në të cilat, një gjykatë ka aplikuar ligjin në mënyrë “qartazi të gabuar”, në një rast specifik dhe i cili mund të ketë rezultuar në “konkluzione arbitrare” apo “qartazi të paarsyeshme” për parashtruesin përkatës.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se neni 31 i Kushtetutës nuk i garanton askujt rezultat të favorshëm në proces gjyqësor dhe as nuk përcakton që​​ Gjykata ta vë në diskutim zbatimin e së drejtës materiale nga gjykatat e rregullta në një kontest civil, ku kryesisht njëra prej palëve fiton dhe tjetra humb. Gjykata, në fund, gjithashtu thekson se pakënaqësia e parashtruesit të kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund të ngrejë vetvetiu pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih rastin e GjEDNj-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë,​​ Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21;​​ rastin e​​ Gjykatës​​ KI96/21, parashtrues Xhelal Zherka,​​ Aktvendim i 10 shtatorit 2021).

 

  • Gjykata, si rregull​​ ​​ përgjithshëm, ka theksuar që nuk mund të vë në dyshim gjetjet e gjykatave të rregullta që kanë të bëjnë me: (i) vërtetimin e fakteve të rastit; (ii) interpretimin dhe zbatimin e ligjit; (iii) pranueshmërinë dhe vlerësimin e provave në gjykim; (iv) drejtësinë substanciale të rezultatit të një kontesti civil; apo edhe (v) fajin ose pafajësinë e të akuzuarit në procedurën penale.

 

  • Gjykata, megjithatë, thekson se praktika gjyqësore e GjEDNj-së dhe e Gjykatës gjithashtu përcaktojnë rrethana nën të cilat duhet të bëhen përjashtime nga ky qëndrim. Siç u theksua edhe më lart, përderisa gjykatat e rregullta kanë detyrë primare të zgjidhin problemet rreth interpretimit të ligjit të aplikueshëm, roli i Gjykatës është që të sigurohet apo të verifikojë që efektet e këtij interpretimi të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe KEDNj-në (shih rastin e GjEDNj-së,​​ Miragall Escolano dhe të tjerët kundër Spanjës, Aktgjykim i 25 majit 2000;​​ rastin e Gjykatës​​ KI179/18, me parashtruesen​​ Belgjyzar Latifi, Aktvendimi i 24 qershorit 2020).

​​ 

  • Ky qëndrim është mbajtur vazhdimisht nga Gjykata, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, që në mënyrë të qartë thekson se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë konkluzionet e gjykatave të rregullta në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale (shih rastin e Gjykatës​​ KI49/19,​​ me parashtrues​​ Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”, ​​ Aktvendimi i 10 shtatorit 2019).

 

b)​​ Aplikimi i parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata Supreme ka bërë shkelje të dispozitave ligjore, përkatësisht shkelje të dispozitave të procedurës administrative, duke arsyetuar “​​ Konsiderojmë se Gjykata e shkalles se pare fillimisht e pastaj edhe ajo e shkalles se dyte dhe ajo e shkalles se trete kanë bere shkelje te dispozitave te procedurës për shkak se: 1. Gjykata e shkalles se pare, para se te merr një Aktvendim te tillë është dashur qe te merr për baze deklarimin e Përfaqësuesit te Autorizuar te Paditësit ne seancën përgatitore me date:30/04/2021 ku ka konstatuar se asnjëherë nuk kemi pranuar një Vendim te tillë dhe se nënshkrimi qe figuron ne një dëftese postare nuk është as i Pronarit te N.T. SH. " Dolphin" me seli ne Prishtine dhe as i ndonjë familjari apo punëtori te tije. 2. Gjykata e shkalles se pare, është dashur qe te vlerësoj realisht Dëftesën Postare - Fletë kthimin pasi qe ne këtë dëftesë shkruhet qartë se Personi Xhemajl Duraku është i Panjohur dhe ky konstatim është dhëne me date:25/06/2015”.

 

  • Së pari,​​ Gjykata verën se​​ Gjykata Themelore,​​ nëpërmjet​​ Aktvendimit​​ [A.nr.2904/18]​​ të 30 prillit 2021,​​ hodhi poshtë si të pasafatshme​​ padinë e parashtruesit të kërkesës, me arsyetimin se “[...]​​ Nga data 29.06.2015 kur paditësi e ka pranuar dhe nënshkruar vendimin kontestues nr.132/15 te datës 17.06.2015 te Administratës Tatimore te Kosovës, në vështrim te nenit 34 par.2. te Ligjit për Konfliktin Administrativ (Nr.031L-202) si dhe konform nenit 134, pika (b), te Ligjit mbi Procedurën Administrative, ka pasur të drejtën qe brenda 30 ditësh nga data e pranimit te vendimit kontestues, te paraqes ankese-padi ne Gjykate. Mirëpo nga provat e administruara është konstatuar se paditësi nuk ka respektuar këtë afat ligjor prej 30 ditësh, por i njëjti ka lëshuar këtë afat ligjor dhe me date 11.12.2018, pas me shume se 3 viteve, ka ushtruar padi ne Gjykate e cila sipas dispozitave ligjore te lartcekura është e paraqitur pas kalimit të afatit ligjor".

 

  • Po ashtu edhe Gjykata e Apelit përmes​​ Aktvendimit​​ [AA.nr.522/2021] refuzoi si të​​ pabazuar​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës, ku ndër të tjera theksoi “​​ [...]​​ Me dispozitën e nenit 27 par. 1 te​​ LKA-se, përcaktohet se "Padia paraqitet brenda tridhjete (30) ditësh, qe nga data e dorëzimit të aktit administrativ përfundimtar palës". Ndërsa me nenin 34 par. 1 nenpar.1.1 te LKA-se, përcaktohet se "Gjykata e hedh poshtë padinë me vendim nëse konstaton se: padia është paraqitur pas kalimit te afatit ose është e parakohshme".​​ Në rastin konkret Gjykata e Apelit e pranon përfundimin e gjykatës se shkalles se pare, për shkak se gjykata e ka arsyetuar ne masë të mjaftueshme përfundimin e saj për hedhjen poshtë si të pasafatshme të padisë se paditësit. Andaj, ne rastin konkret gjykata ankimore ka vlerësuar se nuk qëndrojnë pretendimet ankimore te paraqitura me ankese, për shkak se paditësi nuk iu ka përmbajtur afatit ligjor, i cili afat është prekluziv.​​ Përfundimisht, Gjykata e Apelit i ka vlerësuar te gjitha pretendimet ankimore te parashtruara ne ankese, por nuk ka gjetur se ekziston ndonjë shkelje e cila do të ndikonte që­​​ vendimi të kualifikohet si i tille për çka çështja pastaj do të duhej të kthehej në rishqyrtim apo të vendoset ndryshe”.

 

  • Në fund, në lidhje me pretendimet​​ e​​ parashtruesit të kërkesës vendosi ​​ edhe Gjykata Supreme, e cila e refuzoi​​ si të pabazuar​​ kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të​​ vendimit gjyqësor​​ e parashtruesit dhe vërtetoi​​ aktvendimin​​ e​​ Gjykatës së Apelit në tërësi.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata​​ Supreme përmes aktgjykimit​​ [ARJ nr.103/2021], ndër të tjera arsyetoi​​ ​​ “[...]​​ Sipas nenit 27 par. 1, te Ligjit për Konflikte administrative,(LKA), parashihet se padia paraqitet brenda tridhjete (30)​​ ditësh qe nga data e dorëzimit​​ te aktit administrativ​​ përfundimtar​​ palës. Afatshria e paraqitjes se​​ padisë​​ vlerësohet sipas provave materiale - akteve të lëndës të​​ cilat e​​ vërtetojnë​​ datën​​ e​​ dorëzim-pranimit të aktit i cili kontestohet me​​ padi, si dhe​​ datën​​ e paraqitjes se​​ padisë​​ ne gjykate. Gjykatat e instancave​​ më të​​ ulëta në​​ mënyrë të drejtë kanë​​ vërtetuar faktet se,​​ paditësi​​ vendimit​​ përfundimtar të paditurit, ATK-së, me nr. 132/2015, të​​ dt.17.06.2015, e ka pranuar me date 29.06.2015, nga kjo datë në​​ afat prej 30 dite ka pas te drejte te​​ njëjtin​​ ta atakoj me padi.​​ Paditësi​​ padi​​ kundër të​​ politurës​​ ka ushtruar me date 11.12.2018,​​ ndërsa​​ plotësimin​​ e​​ padisë​​ e​​ ka bërë​​ me date 27.06.2019, kjo​​ vërtetohet​​ sipas​​ datës se protokolluar​​ me vule pranimi te​​ gjykatës, andaj nga kjo gjendje rezulton se padinë e ka ushtruar pas afatit të paraparë ligjor​​ [...]​​ Paditësi në kërkesë dhe plotësim kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm​​ në​​ mes tjerash pretendon se, është dashtë të merret parasysh deklarimi i përfaqësuesit te autorizuar te paditësit ne seancën e mbajtur me date 30.04.2021, i cili ka theksuar se​​ asnjëherë​​ nuk​​ e kane pranuar vendimin kontestues, se​​ nënshkrimi​​ ne​​ dëftesë​​ postare nuk​​ është​​ i pronarit te​​ paditësit, as i​​ ndonjë familjari​​ apo​​ punëtori​​ te​​ këtij​​ subjekti dhe se kjo​​ dërgesë​​ është kthyer dy here i panjohur​​ marrësi​​ ,se ne​​ këtë​​ adrese​​ nuk​​ e ka pas​​ selinë​​ paditësi​​ dhe as pronari i saj​​ asnjëherë, gjer sa ky vendim nuk​​ është​​ dërguar​​ ne​​ adresën​​ e​​ paditësit, Lagja,​​ Qëndresa- Veternik, qe​​ është adresa e sakte,( e paraqet​​ Historianit​​ e biznesit, si ne​​ plotësim​​ kërkesë), etj.​​ Kolegji​​ i​​ Gjykatës​​ Supreme​​ këto pretendime të​​ paditësit dhe të​​ tjerat si ne​​ kërkesë​​ dhe​​ plotësim​​ te saj i​​ shqyrtoi​​ ne​​ tërësi në​​ baza ligjore dhe i​​ vlerëson​​ se,​​ nuk​​ janë të bazuara ne fakte dhe prova juridikisht te vlefshme, andaj nuk​​ janë​​ me​​ ndikim​​ për të​​ vendosur ndryshe ne​​ këtë​​ çështje, sepse​​ paditësi​​ nuk arriti​​ te​​ dëshmoj​​ se ne​​ cilën​​ date, dhe ne baze te​​ një​​ dorëzimi​​ te rregullte si parashihet me ligj e ka pranuar vendimin kontestues,​​ për​​ tu​​ dëshmuar rrjedha e afatit​​ për​​ paraqitjen e​​ padisë​​ ndaj te​​ njëjtit. Si u theksua si me lartë​​ ne​​ seancën​​ e mbajtur ne gjykate 30.04.2021, lidhur me sqarimin e​​ kësaj çështje,​​ paditësi​​ nuk ka ofruar​​ dëshmi​​ për veç​​ se​​ është​​ deklaruar deklarativisht se e​​ ka pranuar vendimin në​​ seancën​​ e dt.05.12.2018, gjate shqyrtimit te lendes​​ tjetër me nr. A.60/13. Ky fakt nuk konfirmohet me deklarimin e​​ përfaqësuesit​​ të paditurës ATK-se, i cili ishte prezent në​​ këtë seancë, po ashtu nuk​​ konfirmohet në​​ procesverbal nga gjykata. Gjersa në​​ anën​​ tjetër​​ e paditura e konteston​​ provueshmërinë​​ e​​ padisë së​​ paditësit, si të pas afatshme, dhe në​​ gjykate e paraqet si​​ dëshmi flete dorëzimin e postës, të​​ nënshkruar​​ nga​​ dorëzuesi​​ dhe​​ marrësi që​​ me date 29.06.2015, i​​ është​​ dorëzuar​​ vendimi​​ kontestues​​ paditësit, i cili vendim ne​​ hyrje​​ dhe dispozitiv, si adresë të selisë së paditësit e ka shënuar rrugën “Nëna Terezë” Prishtinë”.

 

  • Gjykata vëren se gjykatat e rregullta arsyetuan në mënyrë të detajuar se në bazë të cilave prova dhe në bazë të cilave dispozita materiale kanë nxjerrë vendimet përkatëse, duke iu përgjigjur pretendimeve të parashtruesit të kërkesës lidhur me vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike dhe zbatimin e gabuar të së drejtës materiale.​​ Gjykatat​​ e rregullta​​ po ashtu​​ arsyetuan​​ në mënyrë të detajuar pretendimet​​ e​​ parashtruesit të kërkesës, përfshirë edhe pretendimin se nuk​​ e kanë pranuar vendimin e kontestuar të ATK-së.​​ Lidhur me këtë Gjykata vëren se vendimi në fjalë i ishte dorëzuar parashtruesit të kërkesës, dhe se​​ kjo ishte vërtetuar nga ana e gjykatave të rregullta me anë të fletkthesës. Thënë këtë,​​ Gjykata​​ vëren së​​ vendimi ATK-së i ishte dorëzuar parashtruesit të kërkesës më​​ 29 qershor 2015, ndërsa padinë e kishte dorëzuar më 11 dhjetor 2018, pas afatit prej 30 ditësh, siç përcaktohet me nenin 27.1 të LKA-së.

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton që parashtruesi i kërkesës ka pasur mundësi të përfitojë ​​ nga procedura kontradiktore dhe se ka pasur mundësi që në fazat e ndryshme të​​ procedurës t’i paraqesë pretendimet dhe provat të cilat i ka konsideruar si të rëndësishme për rastin e tij; ka pasur mundësinë për t’i kundërshtuar në mënyrë efektive pretendimet dhe provat e paraqitura nga pala kundërshtare; gjykatat e rregullta i kanë dëgjuar dhe shqyrtuar të gjitha pretendimet e tyre, e të cilat, shikuar objektivisht, kanë qenë të rëndësishme për zgjidhjen e lëndës, dhe se arsyet faktike dhe juridike për vendimin e kundërshtuar janë paraqitur në detaje, dhe për këtë arsye procedura, e marrë në tërësi, ishte e drejtë (shih,​​ mutatis mutandis, Aktgjykimi i GJEDNJ-së i 21 janarit 1999,​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96, paragrafët 29 dhe 30; shih gjithashtu rastin e Gjykatës​​ KI22/19, parashtrues​​ Sabit Ilazi, Aktvendim për papranueshmëri, i 7 qershorit 2019, paragrafi 42).

 

  • Gjykata thekson që në rrethanat e rastit konkret, parashtruesi i kërkesës​​ lidhur me​​ pretendimet​​ për shkelje të​​ dispozitave ligjore,​​ thekson se,​​ Gjykata Supreme​​ ka bërë shkelje të dispozitave ligjore, përkatësisht shkelje të dispozitave të procedurës administrative”, megjithatë ai​​ nuk​​ e​​ mbështet​​ në asnjë mënyrë​​ dhe as nuk argumenton para Gjykatës, se si ky interpretim i ligjit të aplikueshëm nga gjykatat e rregullta, mund të ketë qenë “qartazi i gabuar”, duke rezultuar në “konkluzione arbitrare” apo “qartazi të paarsyeshme” për parashtruesin e kërkesës apo se si procedurat pranë gjykatave të rregullta, në tërësinë e tyre, mund të mos kenë qenë të drejta apo edhe arbitrare. Përveç kësaj, Gjykata vlerëson se gjykatat e rregullta kanë marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e rastit, pretendimet e parashtruesit të kërkesës dhe kanë arsyetuar qartazi të njëjtat (shih, rastet e Gjykatës​​ KI64/20, parashtrues​​ Asllan Meka, Aktvendim për papranueshmëri i 3 gushtit 2020, paragrafi 41; dhe​​ KI22/19, cituar më lart, paragrafi 43).​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton​​ se pretendimet e parashtruesit​​ përkitazi me interpretimin​​ e ligjit​​ dhe vlerësimin e gabuar të fakteve,​​ i përkasin kategorisë së parë​​ (i) të pretendimeve që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”,​​ andaj, si të tilla këto pretendime në baza kushtetuese deklarohen qartazi të pabazuara

 

ii. Përkitazi me pretendimet tjera

 

  • Siç u cek më lart, parashtruesi i kërkesës​​ po ashtu​​ pretendon se Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme, shkel të drejtat e tij të garantuara me nenet 21​​ dhe​​ 24​​ të Kushtetutës. Mirëpo, parashtruesi i kërkesës vetëm i përmend nenet përkatëse, por nuk shtjellon më tutje se si dhe përse ka ardhur​​ deri te​​ shkelja e tyre.​​ Gjykata rikujton se ajo ka theksuar vazhdimisht se vetëm referimi dhe përmendja e neneve të Kushtetutës dhe të KEDNJ-së nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të tilla të Kushtetutës, parashtruesit e kërkesave duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës Kushtetuese​​ KI187/18 dhe KI 11/19, parashtrues:​​ Muhamet Idrizi, Aktvendim për papranueshmëri, i 29 korrikut 2019, paragrafi 73;​​ KI125/19​​ parashtrues:​​ Ismajl Bajgora, Aktvendim për papranueshmëri, i 11 marsit 2020, paragrafi 63; dhe së fundmi rastin​​ KI175/20, parashtrues​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendimi për papranueshmëri, i 26 marsit 2021, paragrafët 79-82).​​ 

 

  • Thënë këtë, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkeljen e neneve të lartcekura, në baza kushtetuese duhet deklaruar qartazi të pabazuara.​​ 

 

Përfundim​​ 

 

  • Si përmbledhje, Gjykata, duke i marrë parasysh të gjitha shtjellimet dhe konstatimet e mësipërme, konkludon se: ​​ (I) pretendimet përkitazi me interpretimin​​ e​​ gabuar të​​ ligjit​​ dhe vlerësimin e gabuar të fakteve,​​ i përkasin kategorisë së parë​​ (i) të​​ pretendimeve që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”,​​ andaj, si të tilla këto pretendime në baza kushtetuese deklarohen qartazi të pabazuara; (II)​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të​​ neneve 21 dhe​​ 24​​ të Kushtetutës, i përkasin kategorisë së tretë (iii), nënkategorisë (a), të pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”,​​ andaj, si të tilla, në baza kushtetuese edhe këto pretendime shpallën qartazi të pabazuara.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, kërkesa në tërësinë e saj, në pajtueshmëri me rregullin 39 (2) të​​ Rregullores së punës, duhet deklaruar e papranueshme si qartazi e pabazuar.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 20 dhe 48 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, më​​ 12 prill​​ 2023, njëzëri:

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

 

  • TA PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë.​​ 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi​​ Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

N.T.Sh. “Dolphin”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative