Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i Aktgjykimit Aktgjykimit [K.Dh.Sh.II.nr.720/23] të 11 dhjetorit 2023 të Gjykatës Komerciale – Dhomat e Shkallës së Dytë

Nr. të lëndës KI10/24

Parashtruesit: “Agrounion SH.P.K.”

Shkarko:

Prishtinë,​​ më 4 tetor 2024

Nr.​​ Ref.: RK 2544/24

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI10/24

 

Parashtrues

 

“Agrounion SH.P.K.”

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ [K.Dh.Sh.II.nr.720/23]​​ të 11 dhjetorit 2023​​ të Gjykatës​​ Komerciale –​​ Dhomat​​ e Shkallës së​​ Dytë

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është​​ parashtruar​​ në​​ emër të “Agrounion SH.P.K.”​​ nga​​ Refik​​ Shabani, pronar i kompanisë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës),​​ me seli në Fushë Kosovë,​​ i përfaqësuar​​ në Gjykatë nga​​ Shoqëria e Avokatëve “GHG”​​ nga Prishtina.​​ ​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ e konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktgjykimit [K.​​ Dh.​​ Sh.​​ II.​​ nr.​​ 720/23] të​​ 11 dhjetorit 2023​​ të​​ Gjykatës Komerciale​​ të Kosovës​​ –​​ Dhomat​​ e Shkallës së​​ Dytë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Komerciale-Dhomat​​ e Shkallës së​​ Dytë),​​ në ndërlidhje me Aktgjykimin​​ [KF.​​ nr.​​ 278/2022]​​ e​​ 14​​ prillit​​ 2023 të Gjykatës Komerciale të Kosovës -​​ Dhomat​​ e Shkallës së Parë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Komerciale-Dhomat​​ e Shkallës së​​ Parë).​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar të​​ Gjykatës Komerciale-Dhomat​​ e Shkallës së​​ Dytë, përmes të cilit pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë​​ shkelur të drejtat dhe liritë themelore të​​ tij të​​ garantuara me​​ nenet​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike],​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ dhe 119 [Parimet e Përgjithshme]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ në lidhje me​​ nenet​​ 1 të​​ Protokollit Nr.​​ 1,​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ dhe​​ 13 (E drejta për zgjidhje efektive)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ). Parashtruesi i​​ ​​ kërkesës po ashtu pretendon se i janë​​ shkelur të​​ drejtat e tij të​​ garantuara me nenet​​ 7, 8 dhe 10 të​​ Deklaratës Universale për të​​ Drejtat e Njeriut​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: DUDNJ). ​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa​​ bazohet​​ në​​ paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme],​​ paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe​​ në rregullin​​ 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 11​​ janar​​ 2024,​​ parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 25​​ janar 2024, Kryetarja e Gjykatës, përmes Vendimit [Nr.​​ GJR.​​ KI10/24] caktoi gjyqtarin​​ Nexhmi Rexhepi gjyqtar raportues,​​ dhe​​ përmes Vendimit [Nr. KSH.​​ KI10/24] caktoi Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Bajram Ljatifi (kryesues), Safet Hoxha dhe​​ Remzije Istrefi-Peci (anëtarë).

 

  • Më​​ 30​​ janar 2024,​​ Gjykata​​ njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.

 

  • Në të njëjtën ditë,​​ një kopje e kërkesës iu dërgua​​ Gjykatës​​ Komerciale –​​ Dhomat​​ e Shkallës së​​ Dytë.​​ 

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 20 mars 2024, Gjykata i kërkoi Gjykatës Komerciale-Dhomat​​ e Shkallës së Parë që të dorëzojë në Gjykatë dosjen origjinale të lëndës.

 

  • Më 26 mars 2024, Gjykata Komerciale-Dhomat​​ e Shkallës së Parë dorëzoi në Gjykatë dosjen origjinale të lëndës.

 

  • ​​ 4 shtator​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës, në rastin konkret, i drejtohet Gjykatës për herë të dytë. Gjykata rikujton se më 1 dhjetor 2016, parashtruesi i kërkesës për herë të parë iu drejtua Gjykatës me kërkesë​​ për​​ vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ [KA. nr. 339/2016] të Gjykatës së Apelit të Kosovës dhe Njoftimit [KMLK.​​ nr.​​ 7/16]​​ të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,​​ kërkesë të cilën Gjykata e shpalli të papranueshme përmes Aktvendimit​​ për Papranueshmëri në rastin KI141/16. Kërkesa e atëhershme e parashtruesit të kërkesës nuk ndërlidhet me kërkesën​​ e tanishme​​ KI10/24.​​ 

 

  • Nga​​ shkresat e lëndës​​ rezulton se parashtruesi i kërkesës është kompani e cila merret me​​ tregtimin​​ e produkteve bimore dhe shtazore.​​ 

 

  • ​​ 12 dhjetor 2011, Zyra Doganore në​​ Podujevë​​ përmes Vendimit​​ [nr. 37240/12.12.2011]​​ konstatoi se malli lëndor i deklaruar nga parashtruesi i kërkesës për zhdoganim nuk klasifikohej si “fungicid” por​​ klasifikohej,​​ në​​ kodin doganor 28332500,​​ si “sulfat bakri”​​ CuSO4-gur i kaltër, që i nënshtrohej​​ pagesës së taksave doganore sipas Tarifës së Integruar të Kosovës.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Doganën e Kosovës​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Dogana)​​ kërkesë për rishqyrtim të​​ vendimit​​ të lartcekur​​ të Zyrës Doganore në Podujevë, me pretendimin se ri-klasifikimi i bërë nuk ishte i drejtë​​ dhe se malli në fjalë bënte​​ pjesë në grupin e preparateve kimike me bazë të bakrit të njohur si fungicid, i liruar nga pagesa e taksave doganore.​​ 

 

  • Më 7 mars 2012,​​ Dogana,​​ përmes Aktvendimit​​ [05.2.1/1244]​​ e​​ refuzoi​​ si të pabazuar​​ kërkesën e​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ për rishqyrtim të Vendimit​​ [Nr. 37240/12.12.2011]​​ të Zyrës Doganore në Podujevë, me arsyetimin se​​ nga​​ Mendimi i​​ klasifikimit tarifor nr.​​ 53/2011 të​​ 16 dhjetorit​​ 2011,​​ të​​ lëshuar nga Sektori i Tarifës,​​ ishte dëshmuar​​ se malli kontestues​​ ishte​​ sulfat​​ bakri CUS04, gur i kaltër​​ dhe se​​ sipas Tarifës së Integruar të Kosovës produkti në fjalë nuk ishte i liruar​​ nga pagesa e taksave doganore.

 

  • Në​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës dorëzoi padi në​​ Gjykatën Themelore në​​ Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative, Divizioni Fiskal (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ kundër Doganës,​​ përmes së​​ cilës kërkoi anulimin e​​ Aktvendimit​​ [05.2.1/1244]​​ për shkak të​​ vërtetimit të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ ​​ gjendjes faktike dhe zbatimit të​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale.​​ 

 

  • ​​ 4 mars 2021, Gjykata Themelore,​​ përmes Aktgjykimit​​ [A.​​ nr.​​ 1629/18]​​ (i)​​ e​​ aprovoi si të​​ bazuar kërkesëpadinë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës dhe (ii)​​ e​​ anuloi​​ Aktvendimin​​ [05.2.1/1244]​​ e​​ Doganës, duke e kthyer për rishqyrtim tek kjo e fundit,​​ ​​ pasi që​​ konstatoi se​​ i njëjti nuk​​ përmban arsye të​​ mjaftueshme për ndryshimin e kodit tarifor dhe se në​​ nxjerrjen e Mendimit për klasifikimin tarifor të​​ mallit, në​​ ​​ cilin ishte mbështetur Dogana, nuk ishte shqyrtuar dokumentacioni përcjellës i mallit lëndor.

 

  • ​​ 17 maj 2021,​​ Dogana, në​​ rivendosje,​​ përmes Aktvendimit​​ [Nr.​​ 05.2.1/1244/2012] refuzoi​​ si të​​ pabazuar​​ kërkesën e​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ për rishqyrtim të​​ vendimit​​ të Zyrës Doganore në Podujevë, me arsyetimin se nga analizimi i shkresave, Mendimit për Klasifikimin Tarifor nr. 53/2011 të​​ Sektorit të​​ Tarifës​​ dhe sqarimit​​ ​​ 12 majit 2021​​ në​​ lidhje me këtë​​ mendim, ishte vërtetuar se parashtruesi i kërkesës kishte bërë​​ deklarim të​​ pasaktë​​ të​​ kodit tarifor për mallin lëndor dhe se me të​​ drejtë​​ ishte obliguar që​​ të​​ paguajë​​ detyrimet doganore.​​ 

 

  • Më​​ 21 qershor 2021,​​ parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi padi në​​ Gjykatën Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Parë​​ kundër Doganës, përmes së​​ cilës kërkoi anulimin e aktvendimit të​​ lartcekur të​​ 17 majit 2021,​​ duke pretenduar vërtetim të​​ gabuar të​​ gjendjes faktike dhe​​ zbatim të​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale.​​ 

 

  • Më​​ 7 prill 2023,​​ Gjykata​​ Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Parë, gjatë​​ seancës së​​ shqyrtimit kryesor, përmes procesverbalit, i lejoi parashtruesit të​​ kërkesës paraqitjen e fjalës përfundimtare me shkrim, me parashtresë të veçantë,​​ në​​ afat prej 3 (tri)​​ ditëve.

​​ 

  • ​​ 14​​ prill 2023,​​ Gjykata Komerciale-Dhomat​​ e Shkallës​​ së Parë,​​ përmes Aktgjykimit​​ ​​ [KF.​​ nr.​​ 278/2022], e​​ refuzoi​​ si të​​ pabazuar​​ kërkesëpadinë e​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ dhe la në​​ fuqi​​ Aktvendimin​​ [Nr. 05.2.1/1244/2012]​​ e 17 majit​​ 2021​​ ​​ Doganës.​​ Gjykata​​ Komerciale-Dhomat e Shkallës së Parë pranoi si të bazuar vendimin e kontestuar të Doganës dhe vlerësoi se​​ parashtruesi i kërkesës,​​ as në procedurën e zhvilluar para Doganës dhe as para gjykatës,​​ nuk kishte paraqitur dëshmi​​ për të mbështetur kodin tarifor të deklaruar përmes​​ deklaratës​​ unike doganore​​ kontestuese, mbi bazën e të cilit​​ duhej​​ liruar nga pagesa e taksës doganore prej 10%.

 

  • Në arsyetimin e​​ Aktgjykimit​​ të lartcekur, Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së Parë, duke iu referuar​​ nenit 123 të Udhëzimit Administrativ nr.​​ 11/2009 për Implementimin e Kodit Doganor dhe Akcizave nr.​​ 03/L-109,​​ ​​ theksoi se kishte qenë obligim i parashtruesit të kërkesës që të​​ ​​ ofrojë prova konkrete për të mbështetur kodin tarifor të deklaruar.​​ Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Parë​​ vlerësoi se parashtruesi i kërkesës​​ “nuk ka ofruar provat relevante gjegjësisht Informatën Tarifore të​​ detyrueshme nga BE-ja​​ apo vendi eksportues ose i origjinës së mallit për Deklaratat unike Doganore kontestuese, për të vërtetuar pretendimin se vërtet malli lëndor klasifikohet në kodet tarifore​​ siç​​ janë deklaruar nga paditësi dhe jo ashtu siç janë ndryshuar nga e paditura​​ në procedurë të zhdoganimit të mallit. [...]”.

 

  • Në​​ një​​ datë​​ të​​ paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës dorëzoi ankesë​​ në​​ Gjykatën​​ Komerciale-Dhomat e​​ Shkallës së Dytë, kundër​​ Aktgjykimit​​ ​​ [KF.​​ nr.​​ 278/2022] të​​ Gjykatës Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Parë, për shkak të​​ shkeljes së​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore, konstatimit të​​ gabuar apo jo të​​ plotë​​ të​​ gjendjes faktike dhe zbatimit të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale.

 

  • Më 11 dhjetor​​ 2023,​​ Gjykata Komerciale-Dhomat​​ e Shkallës së Dytë,​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ [K.​​ Dh.​​ Sh.​​ II.​​ nr.​​ 720/23]​​ e​​ refuzoi​​ si të pabazuar ankesën e​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ dhe​​ e​​ vërtetoi​​ Aktgjykimin​​ KF.​​ nr.​​ 278/2022]​​ e​​ 14​​ prillit 2023 të​​ Gjykatës Komerciale-Dhomat​​ e​​ Shkallës së Parë, si të​​ drejtë​​ dhe të​​ bazuar me ligj.​​ ​​ 

 

  • Përmes këtij aktgjykimi, Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë​​ vlerësoi​​ se Dogana me të​​ drejtë​​ kishte konstatuar se malli lëndor i deklaruar për zhdoganim klasifikohej në​​ një​​ kod tarifor të​​ ndryshëm​​ nga ai që​​ kishte deklaruar parashtruesi i kërkesës dhe se duhej t’i nënshtrohej pagesës së​​ taksave doganore. Për më​​ tepër, në​​ arsyetimin e këtij​​ Aktgjykimi u konstatua si në​​ vijim:

 

“Në rastin konkret e paditura në pajtim me nenin 72 dhe 265 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, duke u referuar në Mendimin për klasifikim tarifor nga Sektori i Tarifës nr. 53-T/2011 të datës 16.12.2011, të konfirmuar me sqarim shtesë​​ të datës 07.05.2021 të përcjell me emailin e datës 12.05.2021, ka ndryshuar kodin tarifor në deklaratën doganuese kontestuese, me ç’rast malli lëndor i është nënshtruar pagesës së taksave doganore.

 

  • Përmes​​ Aktgjykimit të​​ saj, Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë​​ e​​ refuzoi si të​​ pabazuar​​ pretendimin​​ e parashtruesit të​​ kërkesës lidhur me vërtetimin e gabuar të​​ gjendjes faktike, respektivisht pretendimin se Informata tarifore detyruese e shtetit eksportues nuk​​ është​​ dokument i detyrueshëm. Në​​ këtë​​ aspekt, në​​ arsyetimin e​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë​​ u theksua se sipas paragrafit 2 të​​ nenit 18 të​​ Kodit 03/L-109 Doganor dhe të​​ Akcizave,​​ informata tarifore detyruese​​ e shtetit eksportues​​ është​​ dokument obligues në​​ rastet e klasifikimit tarifor. Më​​ konkretisht,​​ Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë​​ vlerësoi​​ si në​​ vijim:​​ 

 

“[...]Pretendimet në ankesë se paditësi sa i përket gjendjes faktike ka dëshmuar certifikatën fitosanitare te vlerësuar nga inxhinieri i agronomisë dhe se Informata tarifore detyruese, e shtetit eksportues nuk është dokument i detyrueshëm nga neni 18 i Kodit Doganor dhe i Akcizave 03/L-109, Kolegji i Dhomës së shkallë së dytë, nuk i aprovoi si të bazuara këto pretendime ankimore, sepse nga provat e administruara në Dhomën e shkallës së parë, vlerëson se certifikata fitosanitare nr.021974 që gjendet në shkresat e lëndës, nuk është dokument relevant pasi që i takon një institucioni tjetër, dhe nuk është dokument i trajtuar nga e paditura Dogana e Kosovës, në procedim administrativ, prandaj si i tillë nuk mund konsiderohet si dokument që do të ndikonte në ndryshimin e klasifikimit tarifor të mallit lëndor.

 

Dispozita e nenit 18 paragrafi 2 i Kodit Doganor​​ dhe i Akcizave 03/L-109, parasheh: Informacioni tarifor i detyrueshëm ose informacioni i detyrueshëm i origjinës do të jetë detyrues për Doganën ndaj personit të cilit i është lëshuar informacioni vetëm lidhur me klasifikimin tarifor ose përcaktimin e origjinës së mallit.​​ Informacioni tarifor i detyrueshëm ose informacioni i detyrueshëm i origjinës është detyrues vetëm lidhur me mallrat, për të cilat formalitetet doganore janë përfunduar pas datës në të cilën janë pajisur me informata.​​ Prandaj Kolegji vlerësoi se sipas kësaj dispozite ligjore, Informata tarifore detyruese e shtetit eksportues,​​ është​​ dokument obligues për autoritet doganore, në​​ rastet e kontestit të​​ klasifikimit tarifor.”

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon se përmes​​ Aktgjykimit të​​ kontestuar​​ i​​ janë​​ shkelur të drejtat dhe liritë themelore të​​ tij të​​ garantuara me​​ nenet​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike],​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës,​​ në lidhje me​​ nenet​​ 1 të​​ Protokollit Nr.​​ 1,​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe​​ 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të​​ KEDNJ-së.​​ Parashtruesi i​​ ​​ kërkesës po ashtu pretendon se i janë​​ shkelur të​​ drejtat e tij të​​ garantuara me nenet​​ 7, 8 dhe 10 të​​ DUDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ shkelje të​​ ​​ drejtës për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm,​​ të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së​​ si rezultat i (i) shkeljes së​​ parimit të​​ barazisë​​ ​​ armëve; (ii) zbatimit të​​ gabuar të​​ ligjit; dhe (iii) mosarsyetimit të​​ vendimit gjyqësor.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ shkelje të​​ ​​ drejtës për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm për faktin​​ se​​ nuk​​ është​​ trajtuar në​​ mënyrë​​ ​​ barabartë​​ dhe të​​ drejtë​​ me palën e paditur. Në​​ këtë​​ aspekt, parashtruesi i kërkesës, duke iu referuar Gjykatës Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Parë​​ thekson se “Në procesin gjyqësor, gjykata merr vendim duke u bazuar në kundërshtimet dhe fjalën përfundimtare të palës paditëse, ndërsa ajo vendimin në fjalë e merr pa pritur fare fjalën përfundimtare të palës paditëse edhe për kundër faktit se ajo me aktvendim pranon kërkesën e Paditësit që fjala përfundimtare t'i dorëzohet brenda afatit të caktuar.

 

  • ​​ tej, parashtruesi i kërkesës​​ thekson​​ se​​ fjala​​ përfundimtare është çështje kruciale për vendimin e gjykatës​​ ​​ duhet të zë vend në​​ arsyetimin e aktgjykimit​​ dhe​​ se Gjykata Komerciale-Dhomat​​ e Shkallës së​​ Parë​​ ka​​ shkelur parimin e​​ barazisë​​ ​​ armëve​​ pasi që​​ ka pranuar​​ fjalën përfundimtare të palës së paditur, ndërsa nuk​​ ka​​ pritur​​ paraqitjen e fjalës përfundimtare të​​ tij.

 

  • Parashtruesi i kërkesës, tutje,​​ thekson:​​ Në rastin aktual, Gjykata Komerciale -​​ Dhomat​​ e Shkallës së Dytë, nuk i trajton fare pretendimet tona të paraqitura në ankesën tonë. Por e njëjta konstaton se: "vlerësimi juridik i Dhomës së Shkallës së Parë është i rregullt dhe të bazuar në ligj dhe se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë me shkelje qenësore të dispozitave ligjore dhe as me shkelje të tjera të dispozitave të LPK-se". Nuk mund të dijmë se ku ka shkelje më të madhe se sa mos trajtimi i barabartë i palëve në procedurë!”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës potencon se një çështje tjetër paradoksale e Gjykatës​​ Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Parë​​ evidentohet edhe ndërmjet datës së përpilimit të​​ Aktgjykimit të​​ 14 prillit​​ 2023 dhe datës së dorëzimit​​ ​​ tij​​ në postë më​​ 13 prill 2023.​​ Përkitazi me këtë pretendim, parashtruesi i kërkesës shton:​​ Sipas kësaj,​​ gjykata​​ pretendon se Aktgjykimin e ka përpiluar me datë 14 prill 2023, ndërsa dorëzimi në postë është me datën 13 prill 2023!​​ Pyetja është e thjeshtë: Si mund të dorëzohet në postë një Aktgjykim një ditë para se të përpilohet?! Vërtetë Paradoksale! Kjo çështje e bënë të dyshimtë të gjithë vendimin e gjykatës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ gjithashtu pretendon​​ zbatim të gabuar të së drejtës materiale​​ nga​​ ana e Gjykatës​​ Komerciale-Dhomat e Shkallës së Dytë, respektivisht të​​ nenit 18 të​​ Kodit​​ Doganor dhe të​​ Akcizave të​​ Kosovës, pasi që​​ sipas tij​​ informata tarifore detyruese​​ lëshohet në ​​​​ bazë ​​​​  ​​​​ kërkesës dhe nuk​​ është​​ e detyrueshme​​ ligjërisht. Tutje, lidhur me Tabelën e Regjistrimit të​​ Plehrave Artificialë​​ ​​ regjistruar në​​ MPZHR, të​​ cilës Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë​​ nuk i fali besimin, parashtruesi i kërkesës thekson se shifrat doganore për kategorizimin e mallit janë​​ ​​ njëjta si për vitin 2021 ashtu edhe​​ për vitin 2023.

 

  • Sipas parashtruesit të kërkesës,​​ përmes​​ interpretimit​​ të gabuar të​​ nenit 18 të​​ Kodit Doganor dhe të Akcizave, shkalla e dytë​​ e Gjykatës Komerciale​​ ka kufizuar​​ trajtimin e​​ ankesës vetëm në kuptim të​​ Informatës Detyruese​​ Tarifore nga shteti eksportues dhe i origjinës së​​ mallit, duke lënë pa trajtuar të gjitha çështjet e faktit dhe të ligjit relevante​​ për rastin në fjalë,​​ siç​​ është​​ bazueshmëria e kërkesës për​​ anulimin e vendimit dhe detyrimit për ndryshimin e kodit doganor.

 

  • Parashtruesi i kërkesës, duke iu referuar praktikës gjyqësore të​​ GJEDNJ-së​​ dhe të​​ Gjykatës,​​ thekson se​​ arsyetimi i vendimeve​​ është​​ element​​ thelbësor​​ i​​ një​​ vendimi të​​ drejtë​​ dhe se vendimi i​​ arsyetuar​​ u tregon​​ palëve​​ ​​ janë​​ dëgjuar​​ dhe u jep​​ mundësinë​​ atyre ta​​ kundërshtojnë​​ atë​​ (shih,​​ rastin e​​ Gjykatës​​ KI72/12, parashtrues​​ Veton Berisha​​ dhe Ilfete Haziri, Aktgjykim i​​ 5​​ dhjetorit 2012;​​ dhe rastin e GJEDNJ-së​​ Ruiz Torija kundër Spanjës,​​ nr. 18390/91,​​ Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994).

 

  • Tutje, parashtruesi i​​ kërkesës pretendon se përmes​​ Aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Komerciale-Dhomat e Shkallës së Dytë, i është shkelur e drejta e tij e garantuar me nenin 32 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së​​ pasi që​​ edhe pse​​ mjeti juridik ka qenë në dispozicionin e​​ tij dhe të njëjtin e ka​​ shfrytëzuar,​​ efektiviteti i tij ka qenë inekzistent.​​ 

 

  • Në fund, parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ kërkon​​ nga Gjykata që​​ (i)​​ të konstatojë se kërkesa është e​​ pranueshme;​​ (ii) të​​ konstatojë​​ se ka pasur shkelje të neneve​​ 31, 32, 54 dhe 119 të​​ Kushtetutës në lidhje me nenet 6, 13 dhe 1 të Protokollit Nr. 1 të KEDNJ-së si dhe të neneve​​ ​​ 7, 8 dhe 10 të​​ DUDNJ-së; dhe​​ (iii) të​​ kthejë​​ Aktgjykimin e Gjykatës Komerciale-Dhomat​​ e Shkallës së​​ Dytë​​ për rivendosje, në përputhje me​​ Aktgjykimin e Gjykatës.

 

DISPOZITAT PËRKATËSE KUSHTETUESE DHE LIGJORE

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

Neni 31  ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1.​​ Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

​​ [...]”

 

Neni​​ 32 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

[E Drejta për​​ Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Neni​​ 54​​ 

[Mbrojtja​​ Gjyqësore e të Drejtave]

 

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

 

Neni​​ 119​​ 

[Parimet e Përgjithshme]

 

“1.​​ Republika e Kosovës siguron një mjedis të favorshëm ligjor për ekonominë e tregut, lirinë e aktivitetit ekonomik dhe sigurinë e pronës publike e private.​​ 

2. Republika e Kosovës siguron të drejta ligjore të barabarta për të gjithë investitorët dhe të gjitha ndërmarrjet vendore dhe të jashtme.​​ 

3. Veprimet që kufizojnë konkurrencën e lirë përmes vendosjes ose abuzimit të pozitës dominuese, ose praktikave që e kufizojnë konkurrencën, janë të ndaluara, me përjashtim kur këto lejohen në mënyrë eksplicite me ligj.​​ 

4. Republika e Kosovës promovon mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj duke inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.​​ 

5. Republika e Kosovës do të themelojë organe të pavarura për rregullimin e tregut atëherë kur vetë tregu nuk mundet që në masë të mjaftueshme të mbrojë interesin publik.​​ 

6. Investitorit të jashtëm i garantohet nxjerrja e lirshme e fitimit dhe kapitalit të investuar jashtë vendit, në pajtim me ligjin.​​ 

7. Garantohet mbrojtja e konsumatorëve, në pajtim me ligjin.​​ 

8. Secili person është i obliguar të paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara me ligj.​​ 

9. Republika e Kosovës ushtron të drejtën e pronësisë mbi çdo ndërmarrje që ajo kontrollon në pajtim me interesin publik, me qëllim që të maksimalizojë vlerën afatgjate të ndërmarrjes. 10. Shërbimet publike të detyrueshme mund të imponohen mbi këto ndërmarrje në pajtim me ligjin, i cili duhet të përcaktojë edhe kompensimin e drejtë.”

 

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)​​ 

 

“1.​​ Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

Neni​​ 13

(E drejta për zgjidhje efektive)

 

Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare”.

 

Neni 1 i Protokollit Nr.​​ 1

(Mbrojtja e pronës​​ )

 

Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare. Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera”.

 

DEKLARATA UNIVERSALE​​ PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni​​ 7​​ 

 

​​ “Të gjithë janë të barabartë pёrpara ligjit dhe kanë të drejtë që, pa kurrfarë diskriminimi, tё mbrohen njёsoj nga ligji. Të gjithë kanë të drejtën për mbrojtje të barabartë kundër çdo diskriminimi që do tё shkelte këtë Deklaratë, dhe kundër çdo nxitjeje për një diskriminim të tillë”.

 

Neni​​ 8​​ 

 

​​ “Secili ka të drejtë që me mjete juridike efektive para gjykatave kompetente kombëtare të mbrohet nga veprimet e shkeljes së të drejtave themelore të garantuara me kushtetutë a me ligj”.

 

Neni​​ 10​​ 

 

Secili ka të drejtë plotёsisht të barabartë për gjykim të drejtë dhe publik para njё gjykate tё paanshme e të pavarur që do të vendosë për të drejtat dhe detyrimet e tij dhe për mbështetshmërinë e çdo akuze penale kundër tij”.

 

Kodi Nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë

 

Neni​​ 18​​ 

 

“1.​​ Dogana do të lëshojë informacion të detyrueshëm tarifor ose informacion të detyrueshëm të origjinës në bazë të kërkesës me shkrim, duke vepruar në përputhje me dispozitat për zbatimin e këtij Kodi. ​​ 

2. Informacioni tarifor i detyrueshëm ose informacioni i detyrueshëm i origjinës do të jetë detyrues për Doganën ndaj personit të cilit i është lëshuar informacioni vetëm lidhur me klasifikimin tarifor ose përcaktimin e origjinës së mallit.​​ 

Informacioni tarifor i detyrueshëm ose informacioni i detyrueshëm i origjinës është detyrues vetëm lidhur me mallrat, për të cilat formalitetet doganore janë përfunduar pas datës në të cilën janë pajisur me informata.​​ 

Në çështjen e origjinës, formalitetet në fjalë do të jenë ato që kanë të bëjnë me zbatimin e nenit 26 dhe 31.

[...]”.

 

Neni​​ 72​​ 

 

1.​​ Për të kryer verifikimin e deklaratave të pranuara, Dogana mund:​​ 

​​ a) Të kontrollojë dokumentet që i janë bashkangjitur deklaratës dhe dokumentet shoqëruese. Dogana mund të kërkojë nga deklaruesi të paraqet dokumente të tjera për të verifikuar saktësinë e të dhënave nga deklarata;​​ 

b) Të kontrollojë mallrat dhe të merr mostra për analizë ose për ekzaminime më të hollësishme”.

 

Udhëzimi​​ Administrativ Nr.11/2009 për Implementimin e Kodit Doganor dhe Akcizave nr.03/L-109

 

Seksioni 4​​ 

 

Dokumentet që duhet bashkangjitur deklaratës doganore​​ 

 

Neni 123​​ 

 

“1. Dokumentet ne vijim duhet bashkëngjitur deklaratës doganore për vendosje në qarkullim të lirë:​​ 

a) fatura në bazë të së cilës deklarohet vlera doganore e mallrave, siç kërkohet sipas nenit 91 të këtij akti;​​ 

b) Kur kërkohet sipas Nenit 88 të këtij akti, deklarata për vlerat doganore të mallrave të deklaruara i bëjnë në përputhje me kushtet e paraqitura në nenin e dhënë;​​ 

c) Dokumentet e kërkuara për aplikimin e aranzhimeve preferenciale tarifore dhe masat e tjera që dalin nga rregullat ligjore të zbatueshme për mallrat e deklaruara; d) Të gjitha dokumentet e tjera të kërkuara për aplikimin e dispozitave që rregullojnë lirimin për qarkullim të lirë të mallrave të deklaruara”.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me​​ Kushtetutë​​ dhe​​ të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë drejtim,​​ Gjykata​​ i​​ referohet​​ paragrafit​​ 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe​​ paragrafëve 1 dhe 7 të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e​​ Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

Neni 21

“[…]

  • Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.

 

Neni 113

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”​​ 

[...]

 

  • Në vazhdim,​​ Gjykata​​ gjithashtu​​ i referohet kritereve të pranueshmërisë, siç përcaktohen​​ me​​ Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata u referohet neneve 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës)​​ dhe 49 (Afatet)​​ të Ligjit, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.”

 

[...]

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • ​​ këtë drejtim, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës ka të​​ drejtë​​ ​​ dorëzojë ankesë​​ kushtetuese, duke iu referuar shkeljeve të​​ pretenduara të​​ ​​ drejtave dhe lirive themelore, që​​ vlejnë për individët dhe personat juridikë​​ (shih rastet e Gjykatës​​ KI41/09, parashtrues​​ Universiteti AAB-RIINVEST L.L.C., Aktvendim për papranueshmëri i 3 shkurtit 2010, paragrafi 14; dhe​​ KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand, Aktgjykim i 11 dhjetorit 2019, paragrafi 40). Po ashtu,​​ Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës, si​​ palë e autorizuar, konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [K.​​ Dh.​​ Sh.​​ II.​​ nr.​​ 720/23]​​ e​​ 11 dhjetorit 2023​​ të Gjykatës Komerciale-Dhomat​​ e Shkallës së​​ dytë, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka qartësuar të drejtat dhe liritë që pretendon se i janë shkelur në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj,​​ Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në​​ rregullin 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës.​​ Paragrafi (2) i rregullit​​ 34​​ të Rregullores së punës përcakton kushtet në bazë të të cilave Gjykata mund të shqyrtojë një kërkesë, duke përfshirë edhe kushtin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Konkretisht,​​ paragrafi (2) i rregullit 34​​ përcakton:

 

Gjykata​​ mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ që​​ rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së si dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në bazë të dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.​​ ​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen​​ me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih rastet e Gjykatës​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 13 prillit 2021, paragrafi 26; dhe​​ KI107/21, parashtrues​​ Ramiz Hoti, Aktvendim për papranueshmëri i 21 tetorit 2021, paragrafi 53).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është​​ qartazi​​ e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata​​ vëren se esenca e këtij rasti ndërlidhet​​ me faktin se malli lëndor që parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur për zhdoganim, sipas vendimit të Zyrës Doganore në Podujevë, nuk klasifikohej si “fungicid” siç kishte​​ deklaruar​​ parashtruesi​​ i kërkesës, por si “sulfat bakri” që​​ i nënshtrohej pagesës së​​ taksave doganore. Parashtruesi i kërkesës dorëzoi në​​ Doganë​​ kërkesë​​ për rishqyrtim të​​ këtij vendimi, kërkesë​​ e cila u refuzua si e pabazuar. Më​​ pas, parashtruesi i kërkesës dorëzoi padi kundër Doganës, në​​ Gjykatën Themelore, padi e cila u aprovua si e bazuar. Gjykata Themelore e ktheu lëndën për rishqyrtim tek Dogana, ​​ pasi që​​ konstatoi se i njëjti nuk përmbante arsye të​​ mjaftueshme për ndryshimin e kodit tarifor dhe se në​​ nxjerrjen e Mendimit për klasifikimin tarifor të​​ mallit​​ nuk ishte shqyrtuar dokumentacioni përcjellës i mallit lëndor. Në​​ rivendosje, Dogana, refuzoi kërkesën për rishqyrtim të​​ vendimit të​​ paraqitur nga parashtruesi i kërkesës me arsyetimin se nga analizimi i shkresave​​ vërtetohej​​ se parashtruesi i kërkesës kishte bërë deklarim të pasaktë të kodit tarifor për mallin lëndor. Kundër këtij vendimi, parashtruesi i kërkesës dorëzoi padi në​​ Gjykatën Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Parë, padi e cila u refuzua si e pabazuar nga kjo e fundit​​ me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës nuk kishte​​ ​​ ​​ paraqitur dëshmi​​ për të mbështetur kodin tarifor të deklaruar përmes deklaratës​​ unike doganore kontestuese dhe se nuk kishte ofruar si provë​​ Informatën Tarifore të detyrueshme nga BE-ja apo vendi eksportues ose i origjinës së mallit.​​ I pakënaqur me këtë​​ aktgjykim, parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi ankesë në Gjykatën​​ Komerciale -​​ Dhomat e Shkallës së Dytë, ku kjo e fundit​​ refuzoi​​ si të pabazuar ankesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ dhe vërtetoi​​ Aktgjykimin​​ e Gjykatës Komerciale-Dhomat​​ e​​ Shkallës së Parë, si të​​ drejtë​​ dhe të​​ bazuar me ligj.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës i konteston konstatimet e mësipërme të Gjykatës​​ Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë​​ dhe​​ të Gjykatës​​ Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Parë​​ me pretendimin se i është shkelur e drejta​​ për gjykim të​​ drejtë dhe të​​ paanshëm​​ e​​ garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, si rezultat i​​ (i) shkeljes së​​ parimit të​​ barazisë​​ së​​ armëve; (ii) zbatimit arbitrar të​​ ligjit; dhe (iii)​​ mosarsyetimit të vendimit gjyqësor.​​ Parashtruesi i​​ kërkesës​​ gjithashtu pretendon shkelje të​​ neneve​​ 32,​​ 54 dhe 119 të Kushtetutës,​​ në lidhje me​​ nenet​​ 6, 13 dhe​​ 1 të​​ Protokollit Nr.​​ 1 të​​ KEDNJ-së. Parashtruesi i​​ ​​ kërkesës po ashtu pretendon se i janë​​ shkelur të​​ drejtat e tij të​​ garantuara me nenet​​ 7, 8 dhe 10 të​​ DUDNJ-së.

 

Lidhur me pretendimin për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së​​ 

 

  • Lidhur​​ me pretendimin për​​ shkelje të parimit të barazisë së armëve​​ 

 

  • Fillimisht, Gjykata vë në pah se, sipas praktikës gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, neni 6 i KEDNJ-së​​ detyron gjykatat​​ ​​ të bëjnë shqyrtim të mirëfilltë të parashtresave, të argumenteve dhe të provave të paraqitura nga palët dhe të vlerësojnë, pa paragjykim, nëse ato janë të rëndësishme dhe me peshë për vendimin e saj (shih,​​ rastin​​ e GJEDNJ-së​​ Kraska kundër Zvicrës,​​ nr. 13942/88, Aktgjykim​​ i 19 prillit 1993,​​ paragrafi​​ 30).​​ Një detyrim i tillë për gjykatat jetësohet, ndër të tjera, përmes zbatimit të parimit të barazisë së armëve dhe parimit të kontradiktoritetit gjatë shqyrtimit gjyqësor. Në këtë​​ aspekt,​​ GJEDNJ​​ ka nënvizuar se parimi i​​ barazisë së armëve është element i qenësishëm i konceptit më të gjerë të gjykimit të drejtë dhe të paanshëm dhe është​​ ngushtë​​ i lidhur me parimin e kontradiktoritetit procedural (shih,​​ rastin e​​ GJEDNJ-së​​ Regner kundër Republikës Çeke,​​ nr. 35289/11,​​ Aktgjykim i 19 shtatorit 2017, paragrafi 146).​​ 

 

  • Në praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, të cilën e ka ndjekur edhe Gjykata, është theksuar në vazhdimësi se parimi i barazisë së armëve kërkon​​ “ekuilibër të drejtë midis palëve”, ku secilës palë i duhet dhënë mundësia e arsyeshme që të paraqesë rastin e tij/saj nën kushtet që nuk do të vendosnin​​ atë në pozitë të pafavorshme, në​​ raport me palën​​ kundërshtare (shih,​​ rastet e​​ GJEDNJ-së​​ Regner kundër Republikës Çeke,​​ cituar më​​ lart,​​ paragrafi 146;​​ Yvon kundër Francës,​​ nr.​​ 44962/98,​​ Aktgjykim i 24 korrikut 2003, paragrafi 31;​​ dhe shih​​ rastet e Gjykatës​​ KI193/19, parashtrues​​ Salih Mekaj, Aktgjykim i​​ 17 dhjetorit 2020, paragrafi 57; dhe KI89/22,​​ parashtrues​​ Xhelal Plakolli,​​ Aktvendim për Papranueshmëri​​ ​​ i​​ 7 marsit 2023, paragrafi​​ 60).​​ 

 

  • Duke u​​ mbështetur​​ në praktikën e​​ GJEDNJ-së, parimi i barazisë së armëve është i rëndësishëm, e sidomos në çështjet penale dhe ky parim zbatohet në të gjitha fazat e gjykimit, duke përfshirë edhe procedurën sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik. Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet vendimit të​​ GJEDNJ-së, në rastin​​ Grozdanoski kundër ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë,​​ ku​​ GJEDNJ​​ konstatoi​​ se dështimi procedural për të njoftuar palën tjetër (parashtruesin e kërkesës) e ka penguar atë nga pjesëmarrja në mënyrë efektive në procedurën​​ para Gjykatës Supreme​​ (shih, rastin e GJEDNJ-së​​ Grozdanoski kundër ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë,​​ nr. 21510/03,​​ Aktgjykim i​​ 31 majit 2007, paragrafi 39).​​ 

 

  • GJEDNJ​​ ka theksuar në vazhdimësi se i takon asaj për të vendosur se a janë zhvilluar procedurat e​​ kontestuara, si tërësi, në përputhje me Konventën, duke përshirë edhe nenin 6 të saj. Në këtë sfond, sipas​​ GJEDNJ-së,​​ paragrafi 1 i nenit 6​​ të​​ KEDNJ-së​​ i detyron gjykatat që të bëjnë shqyrtim të duhur të parashtresave, argumenteve dhe provave të paraqitura nga palët në procedurë, pa paragjykuar se cili do të jetë​​ ndikimi i tyre për vendimin e gjykatës​​ (shih,​​ rastet e GJEDNJ-së​​ Kraska kundër Zvicrës,​​ cituar më​​ lart,​​ paragrafi​​ 30; dhe​​ Barberà, Messegué dhe Jabardo kundër Spanjës,​​ nr. 10590/83. Aktgjykim​​ i 6 dhjetorit 1988).

 

  • Në rrethanat e rastit​​ konkret, Gjykata vëren se parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon​​ se​​ Gjykata Komerciale-Dhomat​​ e Shkallës së Parë​​ ka​​ shkelur parimin e​​ barazisë​​ ​​ armëve​​ pasi që​​ nuk​​ ka​​ pritur​​ paraqitjen e fjalës përfundimtare të​​ tij ndërkohë që ka pranuar fjalën përfundimtare të palës së paditur.​​ Parashtruesi i kërkesës​​ gjithashtu thekson se ka mospërputhje ndërmjet datës së​​ përpilimit të​​ aktgjykimit të​​ kësaj gjykate dhe dorëzimit në​​ postë​​ të​​ ti, duke shtuar:​​ “Sipas kësaj, gjykata pretendon se Aktgjykimin e ka përpiluar me datë 14 prill 2023, ndërsa dorëzimi në postë është me datën 13 prill 2023! Pyetja është e thjeshtë: Si mund të dorëzohet në postë një Aktgjykim një ditë para se të përpilohet?! Vërtetë Paradoksale! Kjo çështje e bënë të dyshimtë të gjithë vendimin e gjykatës.

 

  • Në vazhdim,​​ dhe në lidhje me pretendimin se Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së Parë nuk ka pritur dhe nuk ka marrë parasysh fjalën përfundimtare të tij,​​ Gjykata​​ fillimisht​​ rikujton se në seancën e shqyrtimit kryesor të 7 prillit 2023, Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Parë, i kishte lejuar parashtruesit të kërkesës paraqitjen e fjalës përfundimtare​​ me shkrim, me parashtresë të veçantë,​​ në afat prej 3 (tre) ditësh.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren se në arsyetimin e​​ Aktgjykimit​​ [KF.​​ nr.​​ 278/2022]​​ të 14 prillit 2023,​​ Gjykata​​ Komerciale-Dhomat e Shkallës së Parë​​ është mbështetur edhe në fjalën përfundimtare të parashtruesit të kërkesës, ku ndër tjera është theksuar se​​ “Përfaqësuesi i palës paditëse në seancën e shqyrtimit gjyqësor kryesor dhe në fjalën përfundimtare, ka deklaruar se: e paditura nuk ka marrë për bazë rekomandimet e gjykatës [...]”.​​ 

 

  • Për më tepër,​​ nga​​ shkresat e lëndës rezulton se​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës e​​ kishte dorëzuar fjalën përfundimtare​​ përmes parashtresës​​ me 12 prill 2023​​ dhe në​​ po​​ të​​ njëjtën ditë ishte pranuar nga​​ Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së Parë.​​ 

 

  • Në​​ lidhje me​​ pretendimin​​ e parashtruesit të​​ kërkesës për mospërputhje ndërmjet datave përkitazi me​​ Aktgjykimin e 14 prillit 2023 të​​ Gjykatës Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Parë, Gjykata vëren se nga fletëkthesa e dorëzimit të​​ këtij​​ Aktgjykimi vërehet se i njëjti i​​ është​​ dorëzuar parashtruesit të​​ kërkesës më​​ 14 prill 2023 dhe​​ në​​ fletëkthesë​​ nuk pasqyrohet ndonjë​​ datë​​ tjetër.​​ 

 

  • Nga sa më​​ sipër, Gjykata vlerëson se nuk është i bazuar pretendimi i​​ parashtruesit​​ të kërkesës se​​ Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së Parë​​ ka shkelur parimin e barazisë së armëve, për faktin se nuk kishte​​ pritur fjalën përfundimtare​​ të​​ tij,​​ sepse nga arsyetimi i​​ Aktgjykimit​​ të​​ kësaj gjykate​​ vërehet​​ se kjo e fundit ishte mbështetur në​​ fjalën​​ e tij përfundimtare si dhe nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës ka dorëzuar fjalën e tij përfundimtare me 12 prill 2023 ndërkaq që​​ Aktgjykimi ishte shpallur​​ më​​ 14 prill 2023.​​ 

 

  • Gjykata​​ gjithashtu e konsideron të rëndësishme të ritheksojë qëndrimin e përgjithshëm se “drejtësia” e kërkuar nga neni 31 i Kushtetutës në lidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenit 6​​ të​​ KEDNJ-së nuk është drejtësi​​ substanciale, por drejtësi​​ procedurale.​​ Në rrafshin praktik, koncepti i drejtësisë procedurale nënkupton: (i) mundësinë e procedurave kontradiktore; (ii) mundësinë e palëve që në faza të ndryshme të procedurës të paraqesin argumente dhe dëshmi që i konsiderojnë të rëndësishme për rastin e tyre; (iii) mundësinë e kontestimit efikas të argumenteve dhe dëshmive të paraqitura nga pala kundërshtare; dhe (iv) të drejtën që argumentet e tyre të dëgjohen dhe shqyrtohen nga gjykatat e rregullta në mënyrë të duhur (shih, rastin e​​ GJEDNJ-së​​ Barberà, Messegué dhe Jabardo kundër Spanjës,​​ cituar më lart, paragrafi 68; dhe rastin e Gjykatës​​ KI22/19,​​ parashtrues​​ Sabit Ilazi,​​ Aktvendim​​ i​​ 8 majit​​ 2019, paragrafi 42).

 

  • Prandaj, nga të​​ gjitha​​ shtjellimet e mësipërme dhe bazuar në parimet e përgjithshme mbi të drejtën për barazi të armëve, Gjykata konsideron se​​ ka pasur “ekuilibër të drejtë ndërmjet palëve” dhe se parashtruesit të​​ kërkesës​​ i është ofruar mundësia për të paraqitur dhe argumentuar rastin e tij.​​ Fakti se parashtruesi i kërkesës nuk është i kënaqur me rezultatin e procedurës para Gjykatës Komerciale,​​ nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë dhe​​ KEDNJ​​ (shih,​​ rastin e​​ GJEDNJ-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë, nr. 5503/02, Aktgjykim​​ i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se pretendimi i​​ parashtruesit​​ të kërkesës për shkelje​​ të​​ së​​ drejtë​​ për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm të​​ garantuar​​ me nenin 31 të Kushtetutës​​ në​​ lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së,​​ si rezultat i cenimit të​​ parimit të​​ barazisë​​ së​​ armëve,​​ i përket kategorisë së (iii) pretendimeve​​ të “pambështetura​​ apo​​ të​​ paarsyetuara”,​​ dhe​​ i njëjti duhet të shpallet qartazi i pabazuar​​ në​​ baza kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafin (2) të​​ rregullit​​ 34​​ të Rregullores së punës.

 

  • Lidhur​​ me pretendimin për​​ zbatim​​ arbitrar të​​ ligjit​​ 

 

  • Përkitazi​​ me​​ zbatimin e gabuar të ligjit,​​ parashtruesi i kërkesës para Gjykatës​​ pretendon se Gjykata Komerciale-Dhomat e​​ Shkallës së Dytë ka zbatuar gabimisht​​ nenin​​ 18 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, pasi që sipas tij​​ informata tarifore​​ detyruese​​ lëshohet në ​​​​ bazë ​​​​  ​​​​ kërkesës dhe nuk​​ është​​ e detyrueshme ligjërisht.​​ 

 

  • Gjykata, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, si dhe parimin e subsidiaritetit dhe doktrinën e shkallës së katërt, vazhdimisht ka theksuar ndryshimin​​ ndërmjet​​ “kushtetutshmërisë”​​ dhe​​ “ligjshmërisë”​​ duke theksuar​​ se nuk është detyrë e saj të merret me gabimet e fakteve ose interpretimin e gabuar dhe zbatimin e gabuar të ligjit, që pretendohet të jenë bërë nga një gjykatë e rregullt, përveç dhe për aq sa gabimet e tilla kanë mundur të shkelin të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë dhe/ose KEDNJ (shih,​​ rastet e Gjykatës​​ KI128/18,​​ parashtrues​​ Limak Kosovo International Airport Sh.A. “Adem Jashari”, Aktvendim për Papranueshmëri​​ i 27 majit 2019, paragrafi 55; dhe​​ KI110/19, parashtrues​​ Fisnik Baftijari, Aktvendim për papranueshmëri i​​ 8 tetorit​​ 2019, paragrafi 40).​​ 

 

  • Gjykata​​ ka pohuar vazhdimisht​​ se​​ nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë​​ konkluzionet​​ e gjykatave të​​ rregullta​​ në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale​​ dhe se ajo nuk mund të vlerësojë​​ vetë faktet të cilat e kanë bërë një gjykatë të rregullt të marrë një vendim e jo një tjetër. Në të kundërtën, Gjykata do të vepronte si gjykatë e​​ “shkallës së katërt, që do të rezultonte në shpërfilljen e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj (shih, rastin e GJEDNJ-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ Aktgjykim ​​ i 21 ​​ janarit 1999, paragrafi​​ 28;​​ dhe shih​​ rastet e Gjykatës​​ KI128/18,​​ parashtrues​​ Limak Kosovo International Airport Sh.A. “Adem Jashari”, cituar më​​ lart, paragrafi 56 dhe​​ KI94/22, parashtrues​​ Vejsel Rugova, Aktvendim për papranueshmëri i​​ 12 tetorit 2022, paragrafi​​ 64).​​ 

 

  • Gjykata, megjithatë, thekson se sipas praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, të përvetësuar nga Gjykata, edhe pse roli i Gjykatës është i kufizuar në kuptimin e vlerësimit të interpretimit të ligjit, ajo duhet të sigurohet dhe të ndërmerr masa kur vëren se një gjykatë ka zbatuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar në një rast specifik i cili mund të ketë rezultuar në “konkluzione arbitrare”​​ (shih, rastet e GJEDNJ-së,​​ Anheuser-Busch Inc.,​​ kundër Portugalisë, nr. 73049/01, Aktgjykim​​ i 11 janarit 2007, paragrafi 83;​​ Beyeler kundër Italisë, nr. 33202/96,​​ Aktgjykim i 5 janarit 2000,​​ paragrafi 108;​​ si dhe rastin e Gjykatës​​ KI122/16,​​ parashtrues​​ Riza Dembogaj,​​ Aktgjykim i 30 majit 2018, paragrafi​​ 59).

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata​​ rikujton se këtë​​ pretendim,​​ parashtruesi i kërkesës e kishte paraqitur përmes ankesës së​​ tij parashtruar kundër​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Parë. Në​​ lidhje me këtë, Gjykata vëren se në​​ arsyetimin e​​ Aktgjykimit të​​ kontestuar, Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë​​ konstatoi se informacioni tarifor detyrues i shtetit eksportues​​ është​​ dokument obligues për autoritetet doganore, duke theksuar​​ si në​​ vijim:​​ 

 

“ [...]

Dispozita e nenit 18 paragrafi 2 i Kodit Doganor dhe i Akcizave 03/L-109, parasheh: Informacioni tarifor i detyrueshëm ose informacioni i detyrueshëm i origjinës do të jetë detyrues për Doganën ndaj personit të cilit i është lëshuar informacioni vetëm lidhur me klasifikimin tarifor ose përcaktimin e origjinës së mallit.​​ Informacioni tarifor i detyrueshëm ose informacioni i detyrueshëm i origjinës është detyrues vetëm lidhur me mallrat, për të cilat formalitetet doganore janë përfunduar pas datës në të cilën janë pajisur me informata.​​ Prandaj Kolegji vlerësoi se sipas kësaj dispozite ligjore, Informata tarifore detyruese e shtetit eksportues,​​ është​​ dokument obligues për autoritet doganore, në​​ rastet e kontestit të​​ klasifikimit tarifor.”

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata​​ vlerëson​​ se parashtruesi i kërkesës nuk ka argumentuar se si​​ zbatimi​​ i ligjit nga​​ Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë​​ është qartazi i gabuar apo arbitrar dhe të ketë rezultuar në “konkluzione arbitrare” për të.

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata konstaton se​​ pretendimi i​​ parashtruesit të kërkesës për​​ zbatim​​ arbitrar të ligjit​​ i​​ përket​​ kategorisë​​ ​​ pretendimeve​​ “të shkallës së katërt”​​ dhe​​ i njëjti​​ është​​ qartazi i​​ pabazuar​​ në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Lidhur me pretendimin për mosarsyetim të vendimit gjyqësor

 

  • Përkitazi me pretendimin për mungesë​​ ​​ arsyetimit të​​ vendimit gjyqësor, parashtruesi i kërkesës thekson se Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë​​ ka kufizuar trajtimin e ankesës vetëm në kuptim të Informatës Detyruese​​ Tarifore nga shteti eksportues dhe​​ nuk ka trajtuar​​ çështjet e faktit dhe të ligjit​​ siç​​ është​​ bazueshmëria e kërkesës për anulimin e vendimit dhe detyrimit për ndryshimin e kodit doganor.

 

  • Përkitazi me të drejtën për një vendim të arsyetuar gjyqësor të garantuar me nenin 31 të​​ Kushtetutës​​ në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, Gjykata fillimisht thekson se ajo tashmë ka një praktikë të konsoliduar gjyqësore. Kjo praktikë është ndërtuar duke u bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së (shih, rastet e GJEDNJ-së​​ Van de Hurk kundër Holandës, nr. 16034/90, Aktgjykim i 19 prillit 1994;​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ Aktgjykim, ​​ i 21 ​​ janarit 1999; si​​ dhe rastet e Gjykatës​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k, Aktgjykim i 15 dhjetorit 2022; dhe​​ KI97/16, parashtrues​​ IKK Classic, Aktgjykim i 4 dhjetorit 2017).

 

  • Në parim,​​ paragrafi 1 i nenit 6 të KEDNJ-së i detyron gjykatat të japin arsye për vendimet e tyre, por kjo nuk do të thotë se kërkohet përgjigje e detajuar lidhur me secilin argument​​ (shih, rastet e GJEDNJ-së​​ Van de Hurk kundër Holandës,​​ cituar më lart, paragrafi 61;​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ cituar më lart, paragrafi 26; si dhe shih rastin e Gjykatës​​ KI143/22, cituar më lart, paragrafi 116).

 

  • Gjykata po ashtu thekson se bazuar në praktikën e saj gjyqësore gjatë vlerësimit të parimit i cili i referohet administrimit të duhur të drejtësisë, vendimet e gjykatave duhet të përmbajnë arsyetimin mbi të cilin ato bazohen në vlerësimin dhe vendimmarrjen e tyre. Shkalla në të cilën zbatohet detyrimi për të dhënë arsye mund të ndryshojë varësisht nga natyra e vendimit dhe duhet të përcaktohet në dritën e rrethanave të rastit konkret. Janë argumentet thelbësore të parashtruesve të kërkesës që duhet të adresohen dhe arsyet e dhëna duhet të jenë të bazuara në ligjin e aplikueshëm (shih, rastet e ​​ GjEDNJ-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ cituar më lart, paragrafi 29;​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës, cituar më lart, paragrafi 42; dhe shih rastet e Gjykatës​​ KI97/16, parashtrues​​ IKK Classic, cituar më lart, paragrafi 48; dhe rastin​​ KI87/18, parashtrues​​ IF Skadeforsikring, Aktgjykim i 4 dhjetorit 2017, paragrafi 48).​​ 

 

  • Për shembull, në hedhjen poshtë të një ankese, një gjykatë​​ e​​ apelit​​ mundet në parim, thjesht të miratojë arsyet për nxjerrjen e vendimit të gjykatës më të ulët (shih,​​ rastin​​ e GEJDNJ-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 26). Autoriteti ose gjykata më e ulët duhet të japin arsye të tilla që t’u mundësojnë palëve që të shfrytëzojnë në mënyrë efektive çdo të drejtë ekzistuese të ankesës​​ (shih, rastin​​ e​​ GJEDNJ-së​​ Hirvisaari kundër Finlandës, nr.​​ 49684/99,​​ Aktgjykim i 27 shtatorit 2001, paragrafi​​ 30).

 

  • Megjithatë, GJEDNJ gjithashtu ka​​ vërejtur se​​ edhe pse gjykatat kanë liri të caktuar të vlerësimit në zgjedhjen e​​ argumenteve​​ në një rast të veçantë dhe në pranimin e provave në mbështetje të parashtresave të palëve, një gjykatë vendore është e detyruar të justifikojë aktivitetet duke dhënë arsyet për vendimet e saj (shih, rastin e GJEDNJ-së​​ Suominen kundër Finlandës, nr. 37801/97, Aktgjykim i 1 korrikut 2003, paragrafi 36).​​ Prandaj, përderisa nuk është e nevojshme që gjykata të merret me çdo pikë të ngritur në argument, argumentet thelbësore të parashtruesve të kërkesës duhet të adresohen​​ (shih, rastin​​ e GJEDNJ-së​​ Van de Hurk kundër Holandës,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 61).​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata i referohet edhe praktikës së saj gjyqësore ku ajo vlerëson se arsyetimi i vendimit duhet të theksojë raportin ndërmjet konstatimeve të​​ meritave​​ dhe shqyrtimit të provave nga njëra anë, dhe konkluzioneve ligjore të gjykatës, nga ana tjetër. Vendimi i gjykatës do të shkelë parimin kushtetues të ndalimit të arbitraritetit në vendimmarrje, në qoftë se arsyetimi i dhënë nuk i përmban faktet e vërtetuara, dispozitat ligjore dhe marrëdhënien logjike midis tyre (shih, rastet e Gjykatës​​ KI72/12,​​ Veton Berisha dhe Ilfete Haziri, Aktgjykim i 5 dhjetorit 2012, paragrafi 61;​​ dhe​​ KI97/16,​​ IKK Classic, cituar më lart,​​ paragrafi 52).​​ 

 

  • Në​​ lidhje​​ me pretendimin e parashtruesit të​​ kërkesës se​​ Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë​​ nuk ka trajtuar​​ çështjet e faktit dhe të ligjit​​ siç​​ është​​ bazueshmëria e​​ kërkesës për anulimin e vendimit dhe detyrimit për ndryshimin e kodit doganor, Gjykata rikujton se në​​ arsyetimin e​​ Aktgjykimit të​​ kontestuar​​ lidhur me ndryshimin e kodit doganor,​​ është​​ theksuar si në​​ vijim:

 

“Në rastin konkret e paditura në pajtim me nenin 72 dhe 265 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, duke u referuar në Mendimin për klasifikim tarifor nga Sektori i Tarifës nr. 53-T/2011 të datës 16.12.2011, të konfirmuar me sqarim shtesë të datës 07.05.2021 të përcjell me emailin e datës 12.05.2021, ka ndryshuar kodin tarifor në deklaratën doganuese kontestuese, me ç’rast malli lëndor i është nënshtruar pagesës së taksave doganore.”

 

  • Më​​ tej,​​ Gjykata vëren se,​​ përmes​​ Aktgjykimit të​​ kontestuar, Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë​​ konstatoi​​ se pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës​​ për​​ zbatim të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale dhe vërtetim të​​ gabuar apo jo të​​ plotë​​ të​​ gjendjes faktike, ishin të​​ pabazuara dhe pa ndikim për të​​ vendosur ndryshe çështjen në​​ fjalë.​​ 

 

  • Gjykata rikujton​​ edhe një​​ herë​​ se​​ neni 31 i Kushtetutës dhe​​ paragrafi 1 i​​ nenit​​ 6​​ të KEDNJ-së, i obligojnë gjykatat që të arsyetojnë vendimet e tyre, megjithatë, kjo nuk mund të interpretohet në mënyrë të tillë që nga ato të kërkohet përgjigje e hollësishme për secilin pretendim.​​ Në​​ veçanti,​​ në refuzimin e një ankese, siç është rasti konkret,​​ sipas​​ praktikës​​ gjyqësore të​​ GJEDNJ-së,​​ Gjykata​​ Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë, në parim, thjesht​​ ka mundur që​​ të miratojë arsyet për nxjerrjen e vendimit të​​ shkallës së​​ parë​​ të​​ Gjykatës Komerciale​​ (shih,​​ rastin​​ e GJEDNJ-së,​​ García Ruiz kundër Spanjës, cituar më lart, paragrafi 26).​​ 

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata konsideron se Gjykata Komerciale-Dhomat e Shkallës së Dytë ka​​ adresuar​​ dhe u është përgjigjur pretendimeve thelbësore të parashtruesit të kërkesës të ngritura përmes ankesës​​ dhe si rrjedhojë, Gjykata vlerëson se​​ arsyetimi i dhënë​​ nga Gjykata​​ Komerciale-Dhomat e Shkallës së​​ Dytë​​ plotëson​​ standardet e nevojshme të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës për një vendim gjyqësor të arsyetuar.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se​​ pretendimi i​​ parashtruesit të kërkesës, për shkelje të së drejtës për vendim të arsyetuar​​ gjyqësor, siç garantohet me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së,​​ i​​ përket​​ kategorisë​​ së​​ pretendimeve​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”​​ dhe​​ i njëjti​​ është​​ qartazi​​ e​​ pabazuar​​ në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.​​ 

 

Lidhur me pretendimin​​ për​​ shkelje të neneve 32, 54 dhe 119 të Kushtetutës në lidhje me nenet 13 dhe 1 të Protokollit Nr. 1 të KEDNJ-së si dhe neneve​​ 7, 8 dhe 10 të DUDNJ-së

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës gjithashtu pretendon se përmes​​ Aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Komerciale-Dhomat e Shkallës së Dytë, atij i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet​​ 32, 54 dhe 119 të Kushtetutës në lidhje me nenet 13 dhe 1 të Protokollit Nr. 1 të KEDNJ-së si dhe me nenet​​ 7, 8 dhe 10 të DUDNJ-së.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ aspekt, Gjykata rikujton se sipas praktikës gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, Gjykata e shpallë​​ kërkesën të papranueshme si qartazi të pabazuar në pajtim me kriterin (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara” kur plotësohet një nga dy kushtet​​ e mëposhtme:​​ 

 

  • kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ thjeshtë​​ citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse kjo është qartazi e dukshme në bazë të fakteve​​ dhe rrethanave të rastit (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03,​​ Vendim i​​ 31 majit 2005);

 

  • kur parashtruesi kërkesës​​ nuk paraqet ose refuzon të paraqesë provat materiale me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë ta bëjë këtë (për shembull, nëse autoritetet e burgut refuzojnë të paraqesin në Gjykatë dokumentet nga shkresat e lëndës së të burgosurit për të cilin bëhet fjalë) ose nëse vetë Gjykata nuk vendos ndryshe.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren se parashtruesi i kërkesës​​ pretendon shkelje të​​ neneve​​ 32, 54 dhe 119 të Kushtetutës në lidhje me nenet 13 dhe 1 të Protokollit Nr. 1 të KEDNJ-së si dhe me nenet​​ 7, 8 dhe 10 të DUDNJ-së,​​ mirëpo i njëjti nuk​​ shtjellon më tej si dhe pse ka ardhur deri te shkelja e tyre nga​​ ana e Gjykatës Komerciale-Dhomat e Shkallës së Dytë. Siç është shprehur edhe në rastet e tjera, Gjykata përsërit qëndrimin e saj se vetëm përmendja dhe citimi i neneve të Kushtetutës apo instrumenteve të tjera ndërkombëtare, nuk mjafton për të ngritur pretendime për shkelje të të drejtave kushtetuese, pasi që duhet të​​ ​​ paraqiten​​ dëshmi dhe argumente bindëse, për të dëshmuar shkeljet e​​ pretenduara​​ (shih,​​ rastet e Gjykatës​​ KI175/20,​​ parashtrues​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri​​ i​​ 26 marsit​​ 2021, paragrafi 81;​​ dhe​​ KI166/20,​​ parashtrues​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale,​​ Aktvendim për papranueshmëri​​ i 17 dhjetorit 2020, paragrafi 52).​​ 

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata konstaton se pretendimet e​​ parashtruesit të kërkesës për shkeljen e​​ neneve të lartcekura,​​ i përkasin kategorisë​​ së​​ pretendimeve​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”​​ dhe të​​ njëjtat janë​​ qartazi​​ të​​ pabazuara​​ në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.​​ 

 

Përfundim

 

  • Gjykata,​​ duke i marrë parasysh të gjitha shtjellimet dhe konstatimet e mësipërme, konkludon se:

 

  • pretendimet e​​ parashtruesit të kërkesës​​ për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, si rezultat i​​ shkeljes së​​ parimit të​​ barazisë​​ ​​ armëve​​ dhe​​ mosarsyetimit të​​ vendimit gjyqësor​​ i përkasin kategorisë së pretendimeve​​ “të pambështetura dhe të paarsyetuara”​​ ndërkaq pretendimet për​​ zbatim​​ arbitrar të ligjit i përkasin kategorisë së​​ pretendimeve​​ “të shkallës së katërt”, dhe të njëjtat janë​​ qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.​​ 

 

  • pretendimet​​ e​​ parashtruesit të kërkesës​​ për shkelje të​​ neneve​​ 32, 54 dhe 119 të Kushtetutës në lidhje me nenet 13 dhe 1 të Protokollit Nr. 1 të KEDNJ-së si dhe me nenet​​ 7, 8 dhe 10 të DUDNJ-së,​​ i përkasin kategorisë së pretendimeve​​ “të pambështetura dhe të paarsyetuara”​​ dhe të njëjtat janë​​ qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata ​​ konstaton se​​ kërkesa​​ ​​ tërësi duhet të deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar në​​ baza kushtetuese, siç​​ përcaktohet në​​ paragrafin (2) të​​ rregullit 34​​ të Rregullores së​​ punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 ​​ të Ligjit dhe​​ rregullat ​​​​ 34 (2) dhe 48 (1) (b) të Rregullores së punës, më​​ 4 shtator​​ 2024, njëzëri

 

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'​​ UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • ​​ PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me​​ paragrafin 4 të​​ nenit 20​​ të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës,​​ në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

Parashtruesit:

“Agrounion SH.P.K.”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile