Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [PML.nr.605/2023] të 22 dhjetorit 2023 të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI87/24

Parashtruesit: Arsim Ajvazi

Shkarko:

KI87/24, Arsim Ajvazi, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [PML. nr. 605/2023] të Gjykatës Supreme, të 22 dhjetorit 2023;

KI87/24, Aktvendim për papranueshmëri i 16 korrikut 2024, publikuar më 20 gusht 2024;

Fjalët kyçe: grabitje; administrim i provave; vepër penale;

Parashtruesi i kërkesës dyshohej se duke përdorur forcën dhe thikën kishte hyrë në një barnatore, kishte përvetësuar pasurinë e luajtshme në vlerën prej 450 euro që gjendeshin në arkë dhe 50 euro të dëmtuarit që ndodhej në barnatore. Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të rënda ngriti aktakuzë kundër parashtruesit të kërkesës për shkak të veprës penale nga paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të nenit 317 (Grabitja) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore e shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës për veprën penale të grabitjes dhe e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej 7 vitesh dhe gjobë në shumën prej 1000 euro. Gjykata Themelore arsyetoi se provat e administruara, përfshirë dëshminë e pronarit të barnatores, dëshmitarët, fotografitë dhe video-incizimet dëshmuan fajësinë e parashtruesit të kërkesës. Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit dhe kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, me pretendimet se me asnjë provë nuk u dëshmua që ai e kishte kryer veprën penale. Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme refuzuan pretendimet e tij dhe vërtetuan aktgjykimin e Gjykatës Themelore, me arsyetimin se: (i) asnjë provë nuk u administrua nga bastisja pa urdhër e shtëpisë së parashtruesit të kërkesës; (ii) deklarimi i dëshmitarit E.F., se ishte urdhëruar nga zyrtarët policorë ta inkriminonin parashtruesin e kërkesës nuk u provua dhe nuk kishte ndikim në përcaktimin e fajësisë së parashtruesit të kërkesës; (iii) janë të pa baza pretendimet se aktgjykimet mbështeten në dëshmi të dëshmitarëve anonim, sepse, bëhet fjalë për persona anonim të cilët “zyrtarëve policorë ua kanë bërë të mundur identifikimin e kryesit të veprës penale” si dhe (iv) dëshmitë e dëshmitarëve dhe provat materiale treguan se parashtruesi i kërkesës e kishte kryer veprën penale.

Parashtruesi i kërkesës pretendonte në Gjykatë që gjykatat e rregullta shkelën nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së, për shkak se nuk kishin vërtetuar drejtë gjendjen faktike; nuk vlerësuan në mënyrë të drejtë provat e administruara dhe ato ishin të papranueshme.

Gjykata ritheksoi se është detyrë e gjykatave të rregullta vërtetimi i fajësisë së parashtruesit të kërkesës dhe vlerësimi i provave të administruara. Gjykata vlerësoi se: (i) nuk u pranua asnjë provë e cila ishte marrë pa urdhër të bastisjes; (ii) gjykatat e rregullta dhanë arsye të mjaftueshme se mbi cilat prova e mbështetën dënimin e parashtruesit të kërkesës; (iii) parashtruesi i kërkesës kishte mbrojtës dhe e kishte kuptuar aktakuzën; (iv) vendimi për dënim nuk u mbështet mbi provat shfajësuese për parashtruesin e kërkesës. Gjykata e shpalli kërkesën si të papranueshme.

llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 5 gusht​​ 2024

Nr. Ref.:​​ RK 2490/24

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI87/24

 

Parashtrues​​ 

 

 

Arsim Ajvazi

 

Kërkesë për vlerësimin e​​ kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ [PML.nr.605/2023]​​ ​​ 22 dhjetorit​​ 2023​​ ​​ Gjykatës Supreme

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Arsim Ajvazi,​​ me vendbanim​​ ​​ Prishtinë​​ (në tekstin e​​ mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), i cili përfaqësohet nga​​ Flamur​​ Bllacaku, avokat​​ në Komunën e​​ Prishtinës.

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës konteston Aktgjykimin​​ [PML.​​ nr.​​ 605/2023]​​ e 22 dhjetorit 2023 të​​ Gjykatës Supreme​​ të Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme),​​ në ndërlidhje me​​ Aktgjykimin [PAKR.​​ nr.​​ 403/2023]​​ e​​ 14 shtatorit​​ 2023 të Gjykatës së Apelit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe​​ Aktgjykimin​​ [PKR.​​ nr.​​ 541/22]​​ e 31 majit​​ 2023 të​​ Gjykatës​​ Themelore në Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ ​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ ​​ Gjykatës Supreme,​​ me të cilin​​ pretendohet se​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ i janë​​ shkelur të​​ drejtat dhe liritë themelore​​ ​​ tij, të garantuara me nenet​​ 3 [Barazia para Ligjit], 7 [Vlerat],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ si dhe​​ me nenet​​ 6 (E drejta për proces të rregullt)​​ dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 12​​ prill 2024, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë Gjykata).

 

  • Më​​ 15 prill 2024, Kryetarja​​ e Gjykatës me Vendimin [nr. GJR. KI87/24] caktoi gjyqtarin​​ Jeton Bytyqi,​​ gjyqtar raportues dhe me Vendimin​​ [KSH. KI87/24] caktoi anëtarët e Kolegjit shqyrtues,​​ ​​ përbërë nga gjyqtarët: Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci dhe Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 29​​ prill​​ 2024,​​ Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës​​ dhe i kërkoi​​ ​​ brenda afatit prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh​​ ​​ dorëzoj​​ autorizimin për​​ përfaqësim​​ para​​ Gjykatës.

​​ 

  • ​​ 15​​ maj 2024,​​ Gjykata pranoi një​​ autorizim​​ për përfaqësim​​ para​​ Gjykatës​​ por​​ ​​ nënshkruar nga bashkëshortja e parashtruesit të​​ kërkesës.

 

  • ​​ 17 maj 2024, Gjykata​​ kërkoi​​ përsëri​​ nga​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ që të dorëzoj​​ autorizim specifik për Gjykatë​​ ​​ nënshkruar nga​​ vet​​ parashtruesi i kërkesës,​​ siç përcaktohet në​​ nenin 21 (Përfaqësimi) të​​ Ligjit.

 

  • Më 29 maj​​ 2024,​​ Gjykata​​ pranoi​​ autorizimin për përfaqësim të nënshkruar nga​​ parashtruesi i kërkesës.​​ 

​​ 

  • ​​ 31​​ maj 2024, Gjykata njoftoi Gjykatën​​ Supreme për regjistrimin e kërkesës.

 

  • ​​ 16 korrik​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Ashtu siç rezulton nga dosja e rastit, parashtruesi i kërkesës​​ dyshohej se më 5 shtator 2022,​​ duke përdorur forcën​​ dhe me kërcënimin e thikës​​ kishte hyrë në barnatoren “British Pharm”​​ në Prishtinë me ç’​​ rast kishte përvetësuar pasurinë e luajtshme​​ në vlerën​​ prej (i) katërqind​​ e​​ pesëdhjetë​​ (450.00) euro, që gjendeshin në arkën e barnatores;​​ si dhe​​ (ii) pesëdhjetë​​ (50.00) euro që ia mori të dëmtuarit që ndodhej në barnatore gjatë kohës së grabitjes.

 

  • ​​ 14 tetor 2022, Prokuroria Themelore në​​ Prishtinë​​ – Departamenti për Krime të​​ rënda​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Prokuroria Themelore)​​ ngriti aktakuzë​​ kundër parashtruesit të​​ kërkesës për shkak të​​ veprës penale​​ nga paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të nenit​​ 317​​ (Grabitja)​​ ​​ Kodit Penal të​​ Republikës së​​ Kosovës,​​ nr.​​ 06/L-074 (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ KPRK).

 

  • ​​ 31 maj 2023,​​ Gjykata Themelore​​ përmes​​ Aktgjykimit [PKR.​​ nr.​​ 541/22]​​ e shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës për veprën penale​​ të grabitjes​​ dhe e dënoi me burgim në​​ kohëzgjatje prej​​ shtatë​​ (7) vitesh​​ dhe gjobë në shumën prej njëmijë (1000.00) euro. Gjykata Themelore argumentoi se, parashtruesi i kërkesës kishte hyrë​​ ​​ barnatoren​​ e​​ lartcekur​​ ​​ mënyrë​​ ​​ kundërligjshme​​ dhe duke përdorur forcën​​ dhe nën kërcënimin e thikës​​ kishte përvetësuar pasurinë​​ e luajtshme​​ për​​ ​​ cilën akuzohej,​​ ashtu siç ishte vërtetuar me provat e administruara nga Gjykata​​ Themelore,​​ përfshirë​​ dëshminë​​ e​​ pronarit të​​ barnatores, dëshmitë e​​ dëshmitarëve,​​ fotografive,​​ video-incizimeve dhe​​ dëshmitë​​ nga​​ njësia e​​ forenzikës.

 

  • Më 31 maj 2023, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit kundër​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës Themelore, duke pretenduar, mes tjerash, se​​ (i)​​ Gjykata Themelore me asnjë​​ provë​​ nuk dëshmoi që​​ ai ishte fajtor​​ për​​ kryerjen e​​ veprës​​ penale; (ii)​​ nuk u përcaktuan se cilat ishin provat vendimtare për shpalljen fajtor të​​ parashtruesit të​​ kërkesës; (iii)​​ nuk kishte aktvendim për fillimin e hetimeve për​​ kryerjen e veprës penale; (iv)​​ disa​​ dëshmitarëve​​ ua fali besimin​​ e disa të​​ tjerëve jo;​​ (v)​​ provat e administruara ishin të​​ papranueshme sepse u​​ morën​​ pa​​ urdhër​​ ​​ bastisjes.

 

  • Më 12 korrik 2023, Prokuroria e Apelit e Kosovës përmes parashtresës [PPA/I.​​ nr.​​ 372/23] kishte propozuar që ankesa e lartcekur të refuzohet si e pabazuar.​​ 

 

  • ​​ 14 shtator 2023, Gjykata e Apelit​​ përmes Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 403/2023]​​ e refuzoi si të​​ pabazuar ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës, duke arsyetuar​​ se: (i) Gjykata Themelore kishte argumentuar me prova të​​ pakontestuara se parashtruesi i kërkesës e kishte kryer veprën penale; (ii) deklarimet e dëshmitarëve dhe provat materiale treguan në​​ mënyrë​​ ​​ qartë​​ se parashtruesi i kërkesës e kishte kryer​​ veprën​​ penale; (iii)​​ në rastin e parashtruesit të kërkesës​​ kishte aktvendim për fillimin e hetimeve; (iv) dhe​​ gjatë​​ bastisjes​​ ​​ shtëpisë​​ ​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ nuk ishte​​ marrë​​ asnjë​​ provë​​ nga Gjykata Themelore.

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ paraqiti​​ ​​ Gjykatën​​ Supreme​​ kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, kundër​​ Aktgjykimit​​ ​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit.​​ Parashtruesi i​​ kërkesës​​ i​​ përsëriti​​ pretendimet e​​ njëjta​​ sikurse​​ ​​ ankesën​​ e​​ mëparshme​​ ​​ Gjykatën​​ e Apelit, që ndërlidheshin me pretendimet për administrimin e provave, përfshirë provat e papranueshme dhe aktvendimin për zhvillimin​​ e hetimeve.

 

  • Më​​ 22 dhjetor 2023, Gjykata Supreme​​ përmes Aktgjykimit [PML.​​ nr.​​ 605/2023]​​ e refuzoi si të​​ pabazuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë​​ së​​ parashtruesit të​​ kërkesës, duke​​ arsyetuar​​ se: (i)​​ asnjë​​ provë​​ nuk u administrua nga​​ bastisja​​ pa urdhër e shtëpisë​​ së​​ parashtruesit të​​ kërkesës; (ii) deklarimi i​​ dëshmitarit​​ E.​​ F., se ishte urdhëruar nga zyrtarët policorë​​ ta inkriminonin parashtruesin e kërkesës nuk u provua dhe nuk kishte ndikim në​​ përcaktimin e fajësisë​​ së​​ parashtruesit të​​ kërkesës; (iii)​​ janë të pabaza pretendimet se aktgjykimet mbështeten në dëshmi të dëshmitarëve anonim, sepse bëhet fjalë për persona anonim të cilët,​​ “zyrtarëve policorë​​ ua kanë bërë të mundur​​ identifikimin​​ e kryesit të veprës​​ penale;​​ (iv) dëshmitë​​ e dëshmitarëve dhe provat materiale treguan se parashtruesi i kërkesës e kishte kryer veprën penale. ​​​​ ​​ 

    

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon se përmes Aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara​​ me​​ nenet: 3 [Barazia para Ligjit], 7 [Vlerat],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës, si dhe me nenet 6 (E drejta për proces të rregullt) dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së.

 

  • Më konkretisht, parashtruesi i kërkesës pretendon që​​ gjykatat e rregullta nuk ofruan prova të​​ qëndrueshme mbi të​​ cilat e mbështetën vendimin e tyre për shpalljen fajtor të​​ tij për kryerjen e veprës penale.​​ Sipas tij, gjykatat e rregullta​​ nuk i vlerësuan në​​ mënyrë​​ ​​ drejtë​​ provat e administruara​​ dhe as nuk i morën parasysh provat shfajësuese që​​ ishin në​​ favor të​​ tij.​​ Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta nuk e kanë​​ vërtetuar në​​ mënyrë​​ ​​ drejtë​​ gjendjen faktike dhe nuk​​ është​​ vërtetuar as fajësia e parashtruesit të​​ kërkesës.​​ Për më tepër, sipas tij,​​ gjykatat e rregullta nuk arsyetuan në mënyrë bindëse se mbi cilat prova e mbështetën dënimin e tij për kryerjen e veprës penale.​​ Ai​​ po ashtu​​ pretendon​​ se​​ diapozitivi​​ i Aktgjykimit​​ të kontestuar​​ është​​ ​​ kundërshtim​​ me arsyetimin​​ ​​ e tij.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ Prokuroria e​​ Shtetit nuk nxori aktvendim për fillimin e hetimeve në lidhje me kryerjen e veprës penale,​​ ashtu parashihet me Kodin Nr. 08/L-032 e Procedurës Penale​​ (në tekstin e mëtejmë: KPPRK).​​ 

 

  • Ai gjithashtu​​ pretendon se provat e administruara nga gjykatat e rregullta ishin të​​ papranueshme dhe në​​ kundërshtim me nenin 109​​ (Papranueshmëria e provave të marra gjatë kontrollit)​​ të​​ KPPRK-së, duke​​ përfshirë​​ edhe​​ deklaratën​​ e tij​​ ​​ dhënë​​ në polici e cila është​​ përdorur​​ ​​ procesin gjyqësor​​ kundër​​ tij.​​ Po ashtu, deklaratat e dëshmitarëve anonim u morën parasysh, përkundër që​​ gjykatat e rregullta theksuan që​​ ato nuk ishin vlerësuar fare. Provat e konfiskuara në​​ vendin e ngjarjes nuk ishin marrë​​ në​​ përputhje me nenin 110​​ (Sekuestrimi i përkohshëm)​​ nga​​ Prokuroria e​​ Shtetit, sepse nuk ishin legalizuar nga gjykata ashtu​​ siç​​ kërkohet nga KPPRK-ja.​​ Nuk ka pasur urdhër retroaktiv nga​​ gjykata​​ për kontrollin ndaj shtëpisë​​ së​​ parashtruesit të​​ kërkesës,​​ përfshirë​​ provat e marra​​ ​​ 5 shtator 2023​​ ​​ cilat, sipas tij,​​ janë​​ marrë​​ si prova​​ ​​ pranueshme.

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se gjykatat e rregullta morën për bazë​​ deklaratat e zyrtarëve policorë​​ në​​ kundërshtim me nenin 116​​ (Identifikimi i personave apo sendeve)​​ ​​ të​​ KPPRK-së. Në​​ anën tjetër, nuk u morën parasysh deklarimet e dëshmitarit E.​​ F., i cili kishte pasur presion nga policia për ta inkriminuar parashtruesin e kërkesës, me arsyetimin se ishte nën ndikimin e drogës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se ishte marrë​​ ​​ pyetje nga zyrtarët policorë​​ pa praninë​​ e avokatit mbrojtës.​​ Ai gjithashtu, thekson se​​ me asnjë​​ provë, përfshirë​​ video-​​ incizimet nuk u dëshmua që​​ parashtruesi i kërkesës e kishte kryer veprën penale.​​ Edhe​​ i dëmtuari K.V., nuk e kishte identifikuar parashtruesin e kërkesës si kryes të​​ veprës penale.

 

  • ​​ fund,​​ parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që​​ (i) të​​ shpall​​ kërkesën​​ e pranueshme; dhe​​ ​​ (ii) konstatojë​​ se ka pasur​​ shkelje​​ ​​ ​​ drejtës​​ për një​​ gjykim të​​ drejtë​​ të garantuar me nenin​​ 31 të​​ Kushtetutës dhe nenin 6 të​​ KEDNJ-së.​​ 

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

  • Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

[...]

  • Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet

 ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ […]

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt gjyqësor)

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht ​​ dhe ​​ brenda ​​ një ​​ afati ​​ ​​ arsyeshëm ​​ nga ​​ një ​​ gjykatë ​​ e ​​ pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë

 

[...]

 

Kodi nr. 08/l-032 i​​ Procedurës​​ Penale

Neni 102​​ 

Aktvendimi për fillimin e hetimit

  • Hetimi fillohet me aktvendim të prokurorit të shtetit. Aktvendimi përcakton personin kundër të cilit do të kryhet hetimi, në rast se dihet. Ky person mund të idenfitikohet në bazë të të dhënave personale të tij ose përmes nofkës, fotografisë, karakteristikave tjera fizike apo dalluese ose mënyrave tjera të identifikimit që mundësojnë përcaktimin e personit. Aktvendimi gjithashtu përmban kohën e fillimit të hetimit, përshkrimin e veprës e cila tregon elementet e veprës penale, emërtimin ligjor të veprës penale, rrethanat dhe faktet që e justifikojnë dyshimin e arsyeshëm për veprën penale, nëse masat e veçanta hetimore janë autorizuar dhe provat me të dhënat e mbledhura deri në atë moment. Një kopje e aktvendimit të hetimit i dërgohet pa vonesë gjyqtarit të procedurës paraprake.

 

[...]

 

B. Kontrolli dhe konfiskimi​​ 

Neni 103​​ 

Kontrolli dhe sekuestrimi i përkohshëm i provave dhe pasurisë së specifikuar në urdhër të gjykatës

  • Të gjitha kontrollet bëhen në bazë të urdhrit të gjykatës, përveç nëse lejohet ndryshe nga ligjet tjera të Kosovës.​​ 

 

  • Në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, të lëshuar sipas kërkesës me shkrim të prokurorit të shtetit, policia mund ta kontrolloj shtëpinë, personin apo pronën tjetër, dhe të sekuestrojë​​ përkohësisht provat apo pasurinë e specifikuar.

[...]

 

Neni 109​​ 

Papranueshmëria e provave të marra gjatë kontrollit​​ 

 

Provat e marra gjatë kontrollit janë të papranueshme nëse kontrolli është zbatuar në shkelje e rëndë të dispozitave nga ky Kapitull të cilat kanë rezultuar në zbatim të gabuar dhe të pariparueshëm të drejtësisë.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[...]

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës​​ i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen më tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.​​ Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht​​ ...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, në kuptim të​​ paragrafit 7 të​​ nenit 113 të Kushtetutës; ai konteston kushtetutshmërinë e një akti të një​​ autoriteti publik,​​ përkatësisht Aktgjykimin [PML.​​ nr.​​ 605/2023]​​ e 22 dhjetorit 2023​​ të​​ Gjykatës Supreme,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe ​​ kërkesën e ka parashtruar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, siç parasheh neni 49 i Ligjit.

 

  • Përveç ​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë), përkatësisht me​​ paragrafët 1​​ (d) dhe​​ (2),​​ të rregullit 34 të Rregullores së punës, që përcaktojnë:​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Rregulli 34

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ (Kriteret e pranueshmërisë)

 

"(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

[...]

(d) Kërkesa qartëson saktësisht dhe në mënyrë adekuate paraqet faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese.

[...]

 

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk e mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.

[...]

 

  • Gjykata fillimisht thekson se rregulli i​​ lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.​​ Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së,​​ por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë​​ pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih, rastet e​​ GJEDNJ-së​​ Kemmachev kundër Francës, nr. 17621/91,​​ Aktgjykim i 24 nëntorit 1994, paragrafi 44​​ ​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03,​​ vendimi i 31 majit 2005, paragrafi 55;​​ Mentzen kundër Letonia, Kërkesa nr. 71074/01,​​ ​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008, dhe​​ rastet e Gjykatës ​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 13 prillit 2021, paragrafi​​ 26;​​ KI107/21, parashtrues​​ Ramiz Hoti, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 21 tetorit 2021, paragrafi 53; dhe​​ KI05/23​​ parashtrues​​ Branislav Gajin, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 17 janarit 2024,​​ ​​ paragrafi 51).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht,​​ në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë​​ edhe​​ standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata​​ vëren se esenca e këtij rasti ndërlidhet​​ me​​ kryerjen e veprës penale nga parashtruesi i kërkesës i cili​​ dyshohej se më 5 shtator 2022, duke përdorur forcën dhe me kërcënimin e thikës kishte hyrë një barnatore në Prishtinë me ç’​​ rast kishte përvetësuar pasurinë e luajtshme, e që si pasojë ndaj​​ tij​​ ishte ngritur​​ aktakuzë për shkak të veprës penale nga paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të nenit 317 (Grabitja)​​ të​​ KPRK-së.​​ Gjykata Themelore e shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës për veprën penale të grabitjes dhe e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh dhe gjobë në shumën prej njëmijë (1000.00) euro.​​ Duke vendosur sipas ankesës së parashtruesit të kërkesës,​​ Gjykata e Apelit e refuzoi​​ të njëjtën​​ si të pabazuar​​ duke vërtetuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore.​​ Gjithashtu,​​ Gjykata Supreme​​ duke vepruar sipas kërkesës​​ për mbrojtjen e​​ ligjshmërisë së parashtruesit të kërkesës,​​ gjeti se e njëjta është e pabazuar, me arsyetimin se: (i) asnjë provë nuk u administrua nga bastisja pa urdhër e shtëpisë së parashtruesit të kërkesës; (ii) deklarimi i dëshmitarit E.F., se ishte urdhëruar nga zyrtarët policorë​​ ta inkriminonin parashtruesin e kërkesës nuk u provua dhe nuk kishte ndikim në përcaktimin e fajësisë së​​ parashtruesit të kërkesës; (iii)​​ janë të pa baza pretendimet se aktgjykimet mbështeten në dëshmi të dëshmitarëve anonim, sepse, bëhet fjalë për persona anonim të cilët “zyrtarëve policorë​​ ua kanë bërë të mundur identifikimin e kryesit të veprës penale​​ si dhe​​ (iv) dëshmitë e dëshmitarëve dhe provat materiale treguan se parashtruesi i kërkesës e kishte kryer veprën penale.  ​​​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës para​​ Gjykatës​​ pretendon shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së, të drejtën për barazi para ligjit të garantuar me nenin 3 dhe 7 të Kushtetutës si dhe të drejtën për mjete juridike të garantuar me nenin 32 të Kushtetutës​​ dhe nenin 13 të KEDNJ-së, duke pretenduar se: (i)​​ gjykatat e rregullta nuk kanë vërtetuar drejtë gjendjen faktike; (ii)​​ nuk kanë​​ vlerësuar​​ në mënyrë të drejtë​​ ​​ provat e administruara dhe as nuk i morën parasysh provat shfajësuese që ishin në favor të tij; (iii)​​ dispozitivi i Aktgjykimit të kontestuar është në kundërshtim me arsyetimin ​​ e tij;​​ (iv)​​ Prokuroria e​​ Shtetit nuk nxori aktvendim për fillimin e hetimeve në lidhje me kryerjen e veprës penale;​​ (v)​​ provat e administruara nga gjykatat e rregullta ishin të papranueshme; dhe (vi) nuk ka pasur urdhër retroaktiv nga gjykata për kontrollin ndaj shtëpisë së parashtruesit të​​ kërkesës.

 

Përkitazi me pretendimet​​ për​​ shkeljen e nenit 31​​ ​​ Kushtetutës​​ ​​ lidhje me nenin 6​​ ​​ KEDNJ-së

 

  • Gjykata vëren se thelbi i pretendimit të parashtruesve të kërkesës ka të bëjë me​​ vlerësimin e provave dhe​​ aplikimin e gabuar të ligjeve​​ materiale e procedurale​​ të zbatueshme në rastin​​ penal kundër​​ tij nga gjykatat e rregullta,​​ rkatësisht, përkitazi​​ me vërtetimin e gjendjes faktike, marrjen parasysh të dëshmive shfajësuese ndaj tij, ligjshmërinë e provave dhe çështjen e zhvillimit të hetimeve nga Prokuroria Themelore.​​ 

 

  • Gjykata, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por duke marrë parasysh edhe karakteristikat e saj, siç përcaktohen në KEDNJ, si dhe parimin e subsidiaritetit dhe doktrinën e shkallës së katërt, vazhdimisht ka theksuar ndryshimin midis “kushtetutshmërisë” dhe “ligjshmërisë” dhe ka theksuar se nuk është detyrë e saj të merret me gabimet e fakteve ose interpretimin e gabuar dhe zbatimin e gabuar të ligjeve, që pretendohet të jenë bërë nga një gjykatë e rregullt, përveç dhe për aq sa gabimet e tilla kanë mundur të shkelin të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë dhe/ose KEDNJ (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës​​ KI179/18,​​ parashtrues​​ Belgjyzar Latifi,​​ Aktvendim për papranueshmëri​​ i 23 korrikut 2020, paragrafi 68;​​ KI49/19,​​ parashtrues​​ Shoqëria Aksionare Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”,​​ Aktvendim​​ për papranueshmëri​​ i 31 tetorit 2019,​​ paragrafi 47;​​ KI56/17,​​ parashtruese​​ Lumturije Murtezaj, Aktvendim për papranueshmëri​​ i 18 dhjetorit 2017, paragrafi 35; dhe KI154/17 dhe​​ KI05/18,​​ parashtrues,​​ Basri Deva, Afërdita Deva dhe Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar “Barbas”,​​ Aktvendim për papranueshmëri​​ i 12 gushtit 2019, paragrafi 60;​​ KI76/21, parashtrues​​ Qemajl Babuni,​​ Aktvendim për papranueshmëri​​ i 10 nëntorit 2021, paragrafi 34;​​ KI188/21, me parashtrues​​ Zenel dhe Isuf Pllashniku, Aktvendim për​​ papranueshmëri​​ i 19 korrikut 2022, paragrafët 98-99;​​ KI31/22, me parashtrues​​ Fidan Hoti,​​ Aktvendim për​​ papranueshmëri​​ i 18 janarit 2023, paragrafët 43-44,​​ KI89/22, parashtrues​​ Xhelal Plakolli, Aktvendim për​​ papranueshmëri 7 marsit 2023, paragrafi 42).​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu ka theksuar se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë gjetjet e gjykatave të rregullta në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale dhe se nuk mund të vlerësojë vetë ligjin që ka bërë që një gjykatë e rregullt të miratojë një vendim në vend të një vendimi tjetër. Nëse do të ishte ndryshe, Gjykata do të vepronte si gjykatë e​​ “shkallës së katërt”, që do të rezultonte në tejkalimin e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj (shih, në këtë kontekst, rastin e​​ GJEDNJ-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe referencat e përdoruara aty;​​ dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës,​​ KI49/19, rast i cituar​​ më lart, paragrafi 48; dhe​​ KI154/17 dhe KI05/18,​​ rast​​ i​​ cituar​​ më lart, paragrafi 61, dhe së fundmi rasti​​ KI76/21, parashtrues​​ Qemajl Babuni,​​ rast i cituar më lart, paragrafi 35;​​ KI31/22, me parashtrues​​ Fidan Hoti,​​ cituar më lart, paragrafi 42, KI89/22, parashtrues​​ Xhelal Plakolli, cituar më lart, paragrafi 43).

 

  • Gjykata mund të bëjë vlerësimin e interpretimeve ligjore të gjykatave të rregullta përjashtimisht dhe atë vetëm nëse ato interpretime mund të kenë rezultuar në konkluzione arbitrare ose qartazi të​​ paarsyeshme (shih rastin e Gjykatës​​ KI75/17, parashtrues​​ X, Aktgjykim i 30 janarit 2018, paragrafi 59;​​ dhe​​ KI89/22, parashtrues​​ Xhelal Plakolli, cituar më lart, paragrafi 44).​​ 

 

  • Gjykata​​ gjithashtu​​ rithekson se,​​ në parim, kjo e fundit​​ nuk mund të vlerësojë nëse provat e administruara ishin të mjaftueshme për shpalljen fajtorë të parashtruesve të kërkesës (rasti i Gjykatës,​​ KI92/23,​​ parashtrues Mimoza Pajaziti, Aktvendim për papranueshmëri i 31 janarit 2024, para. 43-45). Gjykata përsërit se në lidhje me administrimin e provave, e rëndësishme është nëse mënyra se si janë mbledhur provat ka qenë e rregullt në tërësi. Po ashtu, rëndësi ka nëse parashtruesi ka pasur mundësi të kontestojë ligjshmërinë e provave dhe të paraqes kundërshtimet ndaj përdorimit të tyre. Sipas GJEDNJ-së, duhet shikuar nëse një provë e caktuar ka qenë apo jo përcaktuese për rezultatin e procesit penal (rasti i Gjykatës,​​ KI122/19,​​ parashtrues F.M.,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 9 korrikut 2020, para. 66-69). Gjykata rithekson se gjykatat e rregullta gëzojnë diskrecion se cilat argumente dhe prova i pranojnë dhe i falin besim, në raport me provat e tjera. Mirëpo, për një gjë të tillë duhet të japin arsyetimet e tyre​​ (rasti i Gjykatës,​​ KI34/18,​​ parashtrues​​ Albert Berisha,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 23 majit 2018, para. 50-51).​​ 

 

  • Duke iu kthyer rrethanave të rastit konkret,​​ sa i përket pretendimit të parashtruesit​​ se provat e administruara ishin të​​ papranueshme sepse ishin mbledhur gjatë​​ bastisjes së​​ shtëpisë​​ së​​ tij, pa një​​ urdhër të​​ legjitimuar nga gjykata, gjykata vëren se gjykatat e​​ rregullta e pranuan faktin që​​ nuk kishte një​​ urdhër të​​ lëshuar nga gjykata për bastisje, e as një​​ legjitimim​​ retroaktiv​​ të​​ urdhrit dhe kjo nuk ishte kontestuese. Megjithatë,​​ sipas arsyetimit të tyre,​​ gjatë​​ kontrollit të​​ shtëpisë​​ së​​ parashtruesit të​​ kërkesës nuk ishte mbledhur asnjë​​ provë​​ materiale të​​ cilat do të​​ mund të​​ përdoreshin gjatë​​ procesit gjyqësor.​​ Për më​​ tepër, parashtruesi i kërkesës nuk përmend ndonjë​​ provë​​ specifike e cila​​ është​​ konfiskuar gjatë​​ kontrollit pa urdhër, e që​​ do duhej të​​ shpallej e papranueshme.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se dëshmitari E.​​ F.​​ kishte deklaruar se kishte presion nga zyrtarët policorë​​ për ta inkriminuar parashtruesin e kërkesës. Gjykatat e rregullta nuk e pranuan deklaratën e tij sepse ishte dhënë​​ nën ndikimin e substancave narkotike. Përkundër kësaj, dëshmia e tij nuk pati​​ ndikim​​ ​​ procesin gjyqësor dhe nuk duket askund që​​ gjykatat e rregullta e morën parasysh një​​ deklarim eventual të​​ tij se parashtruesi i kërkesës e ka kryer veprën penale.

​​ 

  • ​​ lidhje me pretendimin se nuk ishin marrë​​ parasysh provat​​ shfajësuese​​ për parashtruesin e kërkesës, respektivisht deklarimet e të​​ dëmtuarve dhe​​ video-incizimet që​​ nuk​​ treguan​​ ​​ parashtruesi i kërkesës ishte grabitësi, Gjykata vëren se gjykatat e rregullta i vlerësuan këto prova si​​ shfajësuese​​ dhe nuk e mbështetën vendimin e tyre mbi deklarimet e të​​ dëmtuarave. Në​​ lidhje me video-incizimin, gjykatat e rregullta vetëm e identifikuan rrugën që​​ e kishte përshkruar grabitësi dhe rrobat që​​ i mbante.

 

  • ​​ lidhje me pretendimin se parashtruesi i kërkesës nuk ishte marrë​​ ​​ pyetje në​​ prezencë​​ ​​ avokatit mbrojtës, Gjykata thekson se procesverbali i shqyrtimit​​ fillestar tregon se parashtruesi i kërkesës kishte avokat mbrojtës​​ dhe në​​ prani të​​ tij kishte deklaruar se e kishte kuptuar aktakuzën dhe ndihej i pafajshëm.

 ​​​​ 

  • Gjykata rithekson se nuk​​ është​​ ​​ autoritetin e saj të​​ vlerësojë​​ provat apo të​​ përcaktojë​​ nëse provat e mbledhura ishin të​​ mjaftueshme​​ për të​​ shpallur fajtor parashtruesin e kërkesës.​​ Gjykatat e rregullta​​ dhanë​​ arsye​​ ​​ mjaftueshme se mbi cilat prova e​​ mbështetën​​ vendimin e tyre​​ për​​ fajësinë​​ e parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ dhe​​ si e bënë vlerësimin e atyre provave.​​ E rëndësishme​​ është​​ ​​ parashtruesi i kërkesës pati mundësi që​​ gjatë​​ procesit gjyqësor të​​ kundërshtonte provat dhe vlerësimin e tyre në​​ ​​ gjitha instancat. Andaj, në​​ rastin konkret,​​ Gjykata vlerëson se​​ procedura marrë në tërësinë e saj ishte e drejtë.

 

  • Për më tepër, nga arsyetimi i konkluzioneve të gjykatave të rregullta, vërehet qartë se në dritën e rrethanave të rastit konkret, nuk kemi të bëjmë as me “aplikim të ligjit në mënyrë qartazi të gabuar” dhe as me “konkluzione arbitrare” apo “qartazi të paarsyeshme” nga ana e gjykatave të rregullta, përfshirë Gjykatën​​ Supreme.

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ përkitazi​​ me administrimin dhe​​ vlerësimin​​ e provave,​​ dhe interpretimin dhe zbatimin e legjislacionit penal​​ i​​ përkasin​​ pretendimeve​​ ​​ “shkallës​​ ​​ katërt”, dhe rrjedhimisht shpallen qartazi​​ ​​ pabazuara, sipas​​ nenit 48 të Ligjit dhe​​ rregullit​​ 34​​ (2)​​ ​​ Rregullores​​ ​​ punës.

 

 

Përkitazi me pretendimet​​ për shkeljen e neneve​​ 3, 7 dhe 32 të Kushtetutës dhe nenin 13 të KEDNJ-së

 

  • Sa i përket pretendimeve të parashtruesit për shkelje të​​ së drejtës​​ të​​ neneve​​ 3 dhe 7 të Kushtetutës si dhe të drejtën për mjete juridike të garantuar me nenin 32 të Kushtetutës dhe nenin 13 të KEDNJ-së,​​ Gjykata përsërit se vetëm përmendja e neneve të Kushtetutës dhe e neneve të instrumenteve a konventave që janë drejtpërdrejtë të zbatueshme në rendin juridik të Republikës së Kosovës ose ndërlidhja e tyre me një nen tjetër të Kushtetutës nuk nënkupton me automatizëm edhe shkelje të atyre neneve, në qoftë se më tej nuk argumentohet dhe shtjellohet se si dhe përse ka ardhur deri te shkelja e tyre.​​ 

 

  • Gjykata vazhdimisht ka theksuar se vetëm referimi dhe përmendja e​​ neneve të Kushtetutës dhe KEDNJ-së si dhe të instrumenteve tjera ndërkombëtare, nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të​​ të drejtave të garantuara me Kushtetutë, parashtruesit e kërkesës duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës:​​ KI175/20, me parashtrues:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit,​​ Aktvendimi për papranueshmëri​​ i 22 prillit 2021, paragrafi 81; dhe së fundmi rastin​​ KI04/21, me parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri​​ i 11 majit 2021, paragrafët 38-39).​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata​​ gjen se​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të neneve 3, 7 dhe 32​​ të Kushtetutës​​ dhe nenit 13 të KEDNJ-së​​ janë pretendime “të pambështetura apo paarsyetuara”, dhe rrjedhimisht, të papranueshme si qartazi të pabazuara në bazë kushtetuese,​​ ashtu siç është përcaktuar me nenin 48 të Ligjit dhe​​ rregullin 34 (1) (d) dhe (2) të Rregullores së punës.

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenet​​ 20,​​ 47​​ dhe 48​​ të Ligjit dhe me rregullat​​ 34​​ (1) (d) dhe​​ (2) dhe​​ 48 (1)​​ (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 16 korrik​​ 2024, njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

  • TË​​ DEKLAROJË kërkesën të​​ papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ Aktvendim​​ palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim​​ ​​ pajtim me​​ paragrafin 4 të​​ nenit​​ 20 të Ligjit,​​ në Gazetën Zyrtare;

 

  • TË KONSTATOJË që ky​​ Aktvendim​​ hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me​​ paragrafin 5 të​​ nenit​​ 20 të Ligjit.​​ 

 

 

Gjyqtari raportues ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

Jeton Bytyqi  ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

Parashtruesit:

Arsim Ajvazi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale