Rešenje o neprohvatljivosti

Ocena ustavnosti rešenja Pml. br. 301/2023 od 26. juna 2023. godine Vrhovnog suda Kosova

br. predmeta KI181/23

podnosiocu: Qazim Jashari

Preuzimanje:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 23 shkurt 2024

Nr. Ref.: RK 2353/24

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI181/23

 

Parashtrues

 

Qazim Jashari​​  ​​​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Pml.nr.301/2023​​ ​​ 26 qershorit​​ ​​ 2023​​ të Gjykatës Supreme​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është​​ dorëzuar​​ nga​​ Qazim Jashari​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), përfaqësuar nga​​ Eset Berisha, avokat​​ nga​​ Prishtina.

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e Aktvendimit​​ [Pml.nr.301/2023]​​ ​​ 26 qershorit​​ 2023​​ të Gjykatës Supreme​​ të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Supreme),​​ në ndërlidhje me Aktvendimin​​ [PN1DKR. Nr.574/2023]​​ ​​ 2 qershorit 2023​​ të Gjykatës së Apelit të​​ Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit)​​ dhe Aktvendimin​​ [PPRKR.nr.127/2023]​​ ​​ 24 majit 2023​​ të Gjykatës Themelore​​ ​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ të kontestuar​​ [Pml.nr.301/2023]​​ ​​ 26 qershorit​​ 2023 të Gjykatës Supreme​​ përmes të cilit sipas pretendimeve të​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ janë​​ shkelur​​ nenet ​​ 24 [Barazia para Ligjit], 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], ​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) në ndërlidhje me nenin​​ 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Kushtetuta);​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji);​​ në rregullin 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe ​​ përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës​​ nr.01/2023​​ të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 31 gusht​​ 2023,​​ parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 1 shtator​​ 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes Vendimit​​ [nr. GJR. KI181/23],​​ caktoi gjyqtarin​​ Nexhmi Rexhepi​​ Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga​​ gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese), ​​​​ Safet Hoxha​​ dhe​​ Remzije Istrefi-Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 15 shtator 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës. Në të​​ njëjtën ditë një​​ kopje e kërkesës iu dërgua​​ Gjykatës Themelore dhe​​ Gjykatës Supreme.

 

  • Më 2 tetor 2023, Gjykata Themelore dorëzoi një shkresë​​ lidhur me pretednimet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës.​​ ​​ ​​ 

 

  • ​​ ​​ 31 janar 2024,​​ ​​ Gjykata shqyrtoi raportin paraprak të Gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja​​ e fakteve

 

  • Më 23 maj 2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë (në tekstin e​​ mëtejmë: Prokuroria Themelore)​​ kishte paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit [PP/l.nr.133/2023] kundër të pandehurit-parashtruesit të kërkesës për shkak të veprës penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,​​ substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267​​ ​​ paragrafi 1​​ (Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge)​​ i Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës (GZ, numër 2/2019, 14​​ janar 2019) (në tekstin e mëtejmë: KPRK). ​​  ​​​​ 

 

  • Më​​ 24 maj 2023,​​ Gjykata Themelore​​ përmes Aktvendimit​​ [PPRKR.nr.127/2023]​​ vendosi:​​ APROVOHET​​ kërkesa e Prokurorisë Themelore [PP/l.nr.133/2023] të 23 majit 2023, për caktimin e paraburgimit ashtu që​​ ndaj të pandehurit-parashtruesit të kërkesës Qazim Jashari​​ CAKTOHET MASA E PARABURGIMIT​​ në kohëzgjatje për një (1) muaj. Paraburgimi sipas këtij aktvendimi të pandehurit-parashtruesit të kërkesës i llogaritet prej kohës së ndalimit me dt.22.05.2023 e deri më 21.06.2023.​​ Paraburgimi caktohet në bazë të nenit 184​​ (Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit)​​ paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të​​ Kodit nr. 08/L-032 i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës ​​​​ (GZ, numër 24/2022, 17 gusht 2022) (në tekstin e mëtejmë: KPPRK). Vepra penale për të cilën dyshohet parashtruesi i kërkesës është:​​ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267​​ paragrafi 1 ​​​​ (Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge) ​​ të​​ KPRK-së.

 

  • Përkitazi me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale nga parashtruesi i kërkesës, Gjykata Themelore kishte theksuar: “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Qazim Jashari me datë 22.05.2023, rreth orës 18:15 minuta në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike ashtu që gjatë kontrollit nga ana e policisë ​​ të pandehurit Qazim Jashari i janë gjetur 21 qese të vogla me substancë narkotike të llojit heroinë me peshë 4.9 gramë dhe 9 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 1.3 gramë.

 

  • Në procedurën paraprake penale të zhvilluar pranë Gjykatës Themelore,​​ gjyqtarja e procedurës paraprake kishte konstatuar:​​ (i)​​ në këtë çështje penale ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 184 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1.​​ (Kushtet e nevojshme për caktimin eparaburgimit)​​ i KPPRK-së sepse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri-parashtruesi i kërkesës ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267​​ (Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge)​​ paragrafi 1 i KPRK-së. Ky dyshim rezulton nga shkresat e lëndës që i janë dorëzuar gjyqtares së procedurës paraprake ​​ përfshirë vërtetimin për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve,​​ foto-dokumentacioni si dhe provat tjera që gjenden në shkresat e lëndës;​​ (ii)​​ gjyqtarja e procedurës paraprake​​ vlerëson se ka bazë ligjore​​ për caktimin e paraburgimit nga neni 184​​ (Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit)​​ paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2, pika 1.2.2 të KPPRK-së për shkak se po të gjendej​​ i pandehuri-parashtruesi i kërkesës në liri të plotë, i njëjti do t’i fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat apo do të ndikonte në dëshmitarë potencial për të dhënë deklaratë në favor të tij;​​ (iii) ​​ gjyqtarja e procedurës paraprake​​ vlerëson se ka bazë ligjore​​ për caktimin e paraburgimit nga neni 184​​ (Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit)​​ paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2, pika 1.2.2 të KPPRK-së duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale sepse nga të njëjtat rezultojnë veprime inkriminuese me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e të tjerëve me ç ‘rast bindshëm plotësohen standardet e bazës ligjore për caktimin e masës së paraburgimit. ​​​​ 

 

  • Gjykata Themelore po ashtu përcaktoi se ky aktvendim mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit, brenda 48 orëve nga koha e pranimit të kopjes me shkrim të këtij aktvendimi.

 

  • Mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit​​ kundër vendimit për caktimin e masës së paraburgimit, me propozim që Gjykata e Apelit ta aprovoj ankesën si të bazuar, aktvendimin e kontestuar ta anuloj apo ta ndryshojë duke i caktuar ndonjë masë alternative​​ sipas nenit 171 (Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit)​​ të KPPRK-së.​​ ​​  ​​​​ 

 

  • Prokuroria e Apelit kishte propozuar Gjykatës së Apelit që ankesa e mbrojtësit të parashtruesit të kërkesës lidhur me caktimin e masës së paraburgimit të refuzohet e pabazuar, ndërsa aktvendimi i kundërshtuar të vërtetohet.​​ ​​ 

 

  • Më 2 qershor 2023, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit​​ [PN1DKR. Nr.574/2023] vendosi:​​ REFUZOHET​​ e pabazuar ankesa e mbrojtësit të pandehurit-parashtruesit të kërkesës ndërsa Aktvendimi​​ [PPRKR.nr.127/2023] i datës 24.05.2023 i Gjykatës Themelore​​ VËRTETOHET.

 

  • Gjykata e Apelit në pjesën relevante kishte theksuar:​​ “Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës vlerëson se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur të pandehurit i ka caktuar masën e paraburgimit konform nenit 184 par 1 nënpar 1.2 pika 1.2.2 të KPP-së, ngase po të gjendet i pandehuri në liri të plotë, i njëjti do t’i fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat apo do të ndikoj në dëshmitarë potencial për të dhënë deklaratë në favor të tij, andaj caktimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurit është i domosdoshëm me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe me sukses të kësaj procedure penale. Po ashtu ky kolegj penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës vlerëson se gjykata e shkallës së parë drejt ka vepruar kur të pandehurit i ka caktuar masën e paraburgimit konform nenit 184 par.1 nënpar.12 pika 1.2.3 të KPP-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku nga shkresat e lëndës rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Qazim Jashari me datë 22.05.2023, rreth orës 18:15 minuta në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike ashtu që gjatë kontrollit nga ana e policisë​​ të pandehurit Qazim Jashari i janë gjetur 21 qese të vogla me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 1.3 gram, andaj caktimi i masës së paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zhvillimin e suksesshëm të kësaj procedure penale. ​​​​ 

​​  ​​​​  ​​​​ 

  • Më​​ 20 qershor 2023,​​ Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [PPRKR.nr.127/2023] vendosi:​​ APROVOHET​​ kërkesa e Prokurorisë Themelore [PP/l.nr.133/2023] të datës 14.06.2023, për vazhdimin e paraburgimit ashtu që ndaj të pandehurit-parashtruesit të kërkesës​​ VAZHDOHET​​ MASA E PARABURGIMIT​​ në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj. Paraburgimi sipas këtij aktvendimi të pandehurit-parashtruesit të kërkesës, i llogaritet prej datës 21.06.2023, e deri me datë 20.08.2023. Paraburgimi i vazhdohet në bazë të nenit 184 paragrafi1, nën-paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.2 dhe pikat 1.2.3 të KPPRK-së.​​ Vepra penale për të cilën dyshohet është:​​ ​​ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267​​ paragrafi 1 i KPRK-së.​​ 

 

  • Në procedurën​​ për vazhdimin e masës së paraburgimit​​ të zhvilluar pranë Gjykatës Themelore, gjyqtari i​​ procedurës paraprake kishte konstatuar:​​ (i)​​ në këtë çështje penale ekziston baza ligjore për​​ vazhdimin​​ e paraburgimit nga neni 184 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1. i KPPRK-së sepse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri-parashtruesi i kërkesës ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 276 paragrafi 1 i KPRK-së. Ky dyshim rezulton nga shkresat e lëndës që i janë dorëzuar gjyqtares së procedurës paraprake ​​ përfshirë vërtetimin për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve,​​ foto-dokumentacioni si dhe provat tjera që gjenden në shkresat e lëndës;​​ (ii)​​ gjyqtari i​​ procedurës paraprake​​ vlerëson se ka bazë ligjore​​ për​​ vazhdimin​​ e paraburgimit nga neni​​ 184 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2, pika 1.2.2 të KPPRK-së për shkak se po të gjendej i pandehuri-parashtruesi i kërkesës në liri të plotë, i njëjti do t’i fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat apo do të ndikonte në dëshmitarë potencial për të dhënë deklaratë në favor të tij;​​ (iii) ​​ gjyqtari i​​ procedurës paraprake​​ vlerëson se ka bazë ligjore​​ për​​ vazhdimin​​ e paraburgimit nga neni 184 paragrafi​​ 1, nën-paragrafi 1.2, pika 1.2.3​​ të KPPRK-së duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale sepse nga të njëjtat rezultojnë veprime inkriminuese me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e të tjerëve me ç ‘rast bindshëm plotësohen standardet e bazës ligjore për vazhdimin​​ e masës së paraburgimit;​​ (iv)​​ gjyqtari i procedurës paraprake ka shqyrtuar mundësinë e aplikimit të masave tjera nga neni 171​​ (masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit)​​ i KPPRK-së mirëpo të njëjtat nuk do të ishin të mjaftueshme për të parandaluar ndikimin në dëshmitar dhe përsëritjen e veprës penale përkatësisht mbarëvajtjen e procedurës në këtë çështje penale.

 

  • Më 20 qershor 2023, mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme duke pretenduar​​ shkelje të dispozitave të procedurës penale, me propozim që Gjykata Supreme kërkesën ta aprovoi të bazuar, aktvendimet e kundërshtuara t’i ndryshojë dhe parashtruesit të kërkesës t’ia ndërpret masën e paraburgimit.  ​​​​ 

 

  • Më 26 qershor 2023, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Pml.nr.301/2023] vendosi: Hedhet si jolëndore kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e mbrojtësit të pandehurit-parashtruesit të kërkesës paraqitur kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore ​​ [PPRKR.nr.127/2023] të datës 24.5.2023 dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit ​​ [PN1DKR. Nr.574/2023] të datës 2.6.2023.​​ 

 

  • Gjykata Supreme konstatoi: “Siç del nga shkresat e lëndës, gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e ri PPRKR.nr.127/2023 të datës 20.6.2023, të pandehurit ia ka vazhduar paraburgimin për 2 (dy) muaj, i cili do të mund t’i zgjaste deri më datë 20.08.2023. Andaj duke pas parasysh faktin se kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është pranuar te kolegji pasi, që të pandehurit i ka skaduar afati i caktimit të paraburgimit, kjo gjykatë vlerëson se kërkesa nuk mund të jetë​​ objekt shqyrtimi dhe si e tillë mbetet jolëndore, sepse pavarësisht shkeljeve të pretenduara në kërkesë, i pandehuri e ka mbajtur paraburgimin në kohëzgjatjen që i është caktuar. Nga sa u parashtrua më lartë dhe në kuptim të nenit 435 par.2 të KPPRK-së, u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi.​​ ​​  ​​​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të​​ neneve​​ 24 [Barazia para Ligjit], 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të​​ KEDNJ-së.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon:​​ Parashtruesi i kërkesës është pjesëtar i nacionalitetit Rom. Duke qenë pjesëtar i pakicave kombëtare të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës, konsiderohet se atij i janë cenuar të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ Siç mund të dëshmohet në bazë të shkresave të lëndës, atij nuk i është ofruar përkthimi në gjuhën amtare gjatë procedurës së marrjes në pyetje nga organet policore. Vetëm pas vërejtjes së avokatit mbrojtës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka shtyrë seancën për caktimin e paraburgimit deri në sigurimin e përkthyesit zyrtar. Prandaj, besohet se parashtruesi i kërkesës është diskriminuar në bazë të prejardhjes së tij kombëtare dhe në këtë mënyrë i është cenuar barazia para ligjit.​​ Diskriminimi ndaj tij ka vazhduar edhe me vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, me të cilin është hedhur poshtë kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ se i është shkelur e drejta për gjykim të drejtë e garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së sepse Gjykata Supreme ka refuzuar ta shqyrtojë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit me të cilin parashtruesi i kërkesës ishte mbajtur në paraburgim.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës thekson: “Gjykata Supreme duke hedhur si jolëndore, kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka shkelur të drejtën e palës për gjykim të drejtë​​ të garantuar sipas nenit 31.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe detyrimin ligjor për ta shqyrtuar ligjshmërinë e vendimeve të Gjykatës së Apelit sipas nenit 432, par. 4 të KPPRK-së, Në nenin 432, par. 4 të KPPRK-së nuk parashihet mundësia që kolegji i Gjykatës Supreme të vendos për hedhje të kërkesës, por kjo mundësi i është lënë gjykatës themelore, nën kushtet e caktuara​​ sipas nenit 432, par.2 të KPPRK-së.​​ 

 

 

Dispozita relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

 

Neni 29​​ 

[E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]

 

1. Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, si në vijim:

 

(1) pas shpalljes së dënimit me burgim për kryerjen e veprës penale;

 

(2) për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me ligj;

 

(3) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij/saj në një institucion kompetent, sipas një urdhri të ligjshëm;

 

(4) për mbikëqyrje shëndetësore të personit, i cili për shkak të sëmundjes paraqet rrezik për shoqërinë;

 

(5) për hyrje të paligjshme në Republikën e Kosovës ose pas urdhrit të ligjshëm për​​ 

largim ose ekstradim.2. Çdokush që privohet nga liria, duhet të vihet në dijeni menjëherë, për arsyet e privimit, në gjuhën që ajo/ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi arsyet e privimit duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme. Çdokush që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës, brenda dyzet e tetë (48) orësh duhet të dërgohet përpara gjyqtarit, i cili vendos për paraburgimin ose lirimin e tij/saj, jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur personi i privuar është sjellë para gjykatës. Çdokush që arrestohet, ka të drejtën që të nxirret në gjykim brenda një periudhe të arsyeshme, ose të lirohet në pritje të gjykimit, me përjashtim kur gjyqtari konstaton se personi përbën rrezik për komunitetin ose ka rrezik për ikjen e saj/tij para gjykimit.

 

3. Çdokush që privohet nga liria, duhet të njoftohet menjëherë se ka të drejtë të mos japë asnjë deklaratë dhe se ka të drejtë për mbrojtës sipas zgjedhjes së tij/saj dhe ka të drejtë që pa vonesë të informojë për këtë personin sipas zgjedhjes së vet.

 

4. Çdokush që i hiqet liria me arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet lirimi i personit.

 

5. Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj.

 

6. Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Neni 30

[Të Drejtat e të Akuzuarit]

 

“Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim:

 

(1) të njoftohet menjëherë në gjuhën që kupton, për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër saj/tij;

 

(2) të njoftohet për të drejtat e tij/saj sipas ligjit;

 

(3) të ketë kohë, mundësi dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet;

 

(4) të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi;

 

(5) të ketë ndihmën e një mbrojtësi që e zgjedh, të komunikojë lirisht me të dhe, nëse nuk ​​ ka mjete të mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas;

 

(6) të mos shtrëngohet për të dëshmuar kundër vetvetes ose për të pranuar fajësinë e vet.

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

 

Neni 53

[Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]

 

“Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

 

 

 

 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni​​ 5

(E drejta për liri dhe siguri)

 

 

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj:

 

a. kur burgoset ligjërisht pas një dënimi të dhënë nga një gjykatë kompetente;

 

b. kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht për moszbatim të një urdhri të dhënë nga gjykata në përputhje me ligjin ose për të garantuar përmbushjen e një detyrimi të​​ 

parashikuar nga ligji;

 

c. kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent pas dyshimit të arsyeshëm se ka kryer një vepër penale ose kur çmohet në mënyrë të arsyeshme e nevojshme për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;

 

d. kur një i mitur ndalohet ligjërisht për qëllim edukimi të mbikëqyrur ose për ndalimin e tij të ligjshëm me qëllim që të çohet përpara autoritetit kompetent ligjor;​​ 

 

e. kur ndalohet ligjërisht për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, të personave të sëmurë mendërisht, alkoolistëve, narkomanëve ose endacakëve;

 

f. kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht me qëllim që të ndalohet hyrja e tij e paautorizuar në atë vend, ose nëse kundër tij është duke u kryer një procedurë dëbimi ose ekstradimi;

 

2. Çdo person i arrestuar duhet të informohet brenda një afati sa më të shkurtër dhe në një gjuhë që ai e kupton për arsyet e arrestimit të tij dhe në lidhje me çdo akuzë që i bëhet.

 

3. Çdo person i arrestuar ose i paraburgosur në rrethanat e parashikuara në paragrafin 1/c të këtij neni duhet të çohet menjëherë përpara një gjyqtari ose një zyrtari tjetër të autorizuar me ligj për të ushtruar funksione gjyqësore dhe ka të drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të lirohet në gjykim e sipër. Lirimi mund të kushtëzohet me dhënien e garancive për t’u paraqitur në procesin gjyqësor.

 

4. Çdo person, të cilit i është hequr liria me arrestim ose me burgim, ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të shkurtër, për ligjshmërinë e burgimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se burgimi është i paligjshëm.

 

5. Çdo person që arrestohet ose burgoset në kundërshtim me dispozitat e këtij neni ka të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim.

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.”

 

2. Çdo person i akuzuar për​​ një vepër penale prezumohet i​​ pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.

 

3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të​​ mëposhtme:

 

a. të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një​​ gjuhë që ai e kupton dhe​​ në mënyrë të hollësishme, për​​ natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet ndaj tij;

 

b. t’i jepet koha dhe lehtësitë​​ e përshtatshme për përgatitjen​​ e mbrojtjes;

 

c. të mbrohet vetë ose​​ të ndihmohet nga një mbrojtës​​ i zgjedhur prej tij, ose​​ në qoftë se ai nuk ka mjete të​​ mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet​​ ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e​​ drejtësisë;

 

d. të pyesë ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët​​ e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes​​ të dëshmitarëve në favor​​ të tij, në kushte të njëjta me​​ dëshmitarët e akuzës;

 

e. të ndihmohet falas nga​​ një përkthyes në qoftë se nuk​​ kupton ose nuk flet gjuhën​​ e përdorur në gjyq.”

 

KODI NR. 06/L-074​​ PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 267

Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave​​ psikotrope dhe analoge

 

1. Kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet.

 

2. Kushdo që pa autorizim shpërndan, shet, transporton, dorëzon, ndërmjetëson, dërgon ose​​ 

dërgon në transit substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca​​ psikotrope ose substanca analoge, me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, ​​ dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.​​ 

 

3. Kushdo që pa autorizim eksporton ose importon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, dënohet me gjobë​​ 

dhe me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.​​ 

 

4. Për qëllime të këtij kapitulli, shprehja “analog” nënkupton çfarëdo substance e cila nuk është e autorizuar dhe struktura kimike e së cilës është esencialisht e ngjashme me atë të substancave apo preparateve që janë shpallur si narkotikë ose substanca psikotrope dhe efektet e të cilave i riprodhon.​​ 

 

5. Substancat narkotike, substancat psikotrope ose substancat analoge dhe mjetet për prodhimin, shpërndarjen apo transportimin e tyre konfiskohen.

 

KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

 

 

Neni 74

Marrja në pyetje nga policia

 

“1. Policia ka të drejtë të marrë në pyetje personat të cilët mund të jenë dëshmitarë të një vepre penale dhe për këtë përpilon raportin policor të marrjes në pyetje. Raporti duhet të përmbajë saktë pyetjet dhe përgjigjet gjatë marrjes në pyetje, të identifikojë zyrtarin e policisë që ka marrë në pyetje dëshmitarin, kohën, datën dhe vendin e mbajtjes së marrjes në pyetje dhe të identifikojë dëshmitarin.​​ 

 

2. Policia ka të drejtën e marrjes në pyetje të personave që mund të jenë të dyshimtë për kryerje të një vepre penale, por së pari duhet të informojë të dyshuarin për veprat penale për të cilat dyshohet se ai i ka kryer dhe për të drejtat e tij, në bazë të nenit 122, paragrafi 3 të këtij Kodi. Raporti duhet të përmbajë në mënyrë të saktë pyetjet dhe përgjigjet gjatë intervistimit, duhet të jep identitetin e zyrtarit policor që e interviston të dyshuarin, kohën, datën dhe vendin e mbajtjes së marrjes në pyetje, dhe duhet të identifikojë të dyshuarin.​​ 

 

3. Gjatë marrjes në pyetje sipas paragrafit 2 të këtij neni, i dyshuari ka të drejtë në përkthyes ose përkthimin e dokumenteve përkatëse pa pagesë. Kur është e mundur, policia e audioregjistron ose videoregjistron marrjen në pyetje nga ky nen.

 

4. Policia e audio regjistron ose audio dhe video regjistron marrjen në pyetje nga ky nen.”

 

 

Neni 163

Kërkesa për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit

 

1. Nëse prokurori i shtetit beson se duhet masë më e butë për sigurimin e pranisë së të pandehurit sipas nenit 171 të këtij Kodi, ai paraqet kërkesë për masën më të butë për sigurimin e pranisë së të pandehurit.​​ 

 

2. Nëse prokurori i shtetit beson se duhet caktuar masën e paraburgimit, ai i paraqet gjyqtarit të procedurës paraprake kërkesë për caktim të paraburgimit, e cila përfshinë:​​ 

 

2.1. emrin dhe mbiemrin e personit të arrestuar nëse dihen, ose nëse nuk dihen çfarëdo​​ 

informacioni për ta identifikuar në mënyrë adekuate personin e arrestuar.

 

2.2. vendin, datën dhe kohën e saktë të arrestimit;​​ 

 

2.3. veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri;​​ 

 

2.4. përshkrimin e provave që mbështesin dyshimin e bazuar se personi i arrestuar ka​​ 

kryer veprën e dyshuar penale;​​ 

 

2.5. përshkrimin e provave që mbështesin bazat e artikulueshme për të besuar se:​​ 

 

2.5.1. ka rrezik të arratisjes;​​ 

 

2.5.2. personi i arrestuar do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit; ose​​ 

 

2.5.3. kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, mund ta përfundojë veprën e tentuar penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej; dhe​​ 

 

2.6. përshkrimin e bazave të artikulueshme që bëjnë të besohet se masat më të buta për​​ 

sigurimin e pranisë së të pandehurit janë të pamjaftueshme.​​ 

 

3. Nëse prokurori i shtetit në kërkesën për caktimin e paraburgimit nuk arrin të vërtetoj dyshimin e bazuar se personi i arrestuar ka kryer veprën e dyshuar penale, gjyqtari i procedurës paraprake e liron të pandehurin.​​ 

 

4. Nëse prokurori i shtetit në kërkesën për caktimin e paraburgimit nuk arrin të vërtetojë bazat e artikulueshme për të besuar cilindo nga tri elementet në paragrafin 2 nën-paragrafin 2.5 të këtij neni, gjyqtari i procedurës paraprake merr parasysh dhe urdhëron një masë më të butë nga neni 171 i këtij Kodi për të siguruar praninë e të pandehurit, e liron të pandehurin ose kërkon sqarime shtesë nga prokurori i shtetit.​​ 

 

5. Nëse prokurori i shtetit në kërkesën për caktimin e paraburgimit nuk arrin të vërtetoj bazat e artikulueshme që caktimi i masës më të butë për sigurimin e pranisë së të pandehurit është i pamjaftueshëm, gjyqtari i procedurës paraprake merr parasysh dhe urdhëron një masë tjetër më të butë nga neni 171 të këtij Kodi për të siguruar praninë e të pandehurit ose e liron të pandehurin.

 

 

Neni 170

Procesverbali i arrestimit dhe veprimeve të policisë

 

1. Policia mban një procesverbal të vetëm për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me personin e arrestuar, duke përfshirë:​​ 

 

1.1. të dhënat personale të të arrestuarit;​​ 

 

1.2. arsyet e arrestimit;​​ 

 

1.3. veprën penale për të cilën dyshohet;​​ 

 

1.4. autorizimin ose njoftimin e prokurorit të shtetit;​​ 

 

1.5. vendin, datën dhe kohën e saktë të arrestimit;​​ 

 

1.6. rrethanat e arrestimit;​​ 

 

1.7. çfarëdo vendimi të prokurorit të shtetit lidhur me ndalimin;​​ 

 

1.8. vendin e ndalimit;​​ 

 

1.9. identitetet përkatëse të zyrtarëve të policisë dhe të prokurorit të shtetit;​​ 

 

1.10. njoftimin gojor dhe me shkrim të personit të arrestuar mbi të drejtat e tij të parapara​​ 

në nenin 162, paragrafi 4 dhe nenin 165 të këtij Kodi;​​ 

 

1.11. informimin mbi ushtrimin e të drejtave të parapara në nën-paragrafin 1.10. , paragrafi​​ 

1 të këtij neni, nga personi i arrestuar, veçanërisht e drejta në mbrojtës dhe e drejta për​​ 

t’i lajmëruar anëtarët e familjes ose personat tjerë përkatës;

 

1.12. lëndimet e dukshme apo shenjat tjera që shtrojnë nevojën për ndihmë mjekësore;​​ 

 

1.13. ndërmarrjen e një ekzaminimi mjekësor ose sigurimin e trajtimit mjekësor;​​ 

 

1.14. informacionin mbi kontrollin e përkohshëm të sigurisë së personit dhe përshkrimin​​ 

e sendeve të marra nga personi në kohën e arrestimit ose gjatë ndalimit; dhe

 

1.15. për daljen e personit të arrestuar nga objekti, përfshirë kohën dhe datën e saktë,​​ 

nëse personi është liruar apo është dërguar para gjyqtarit, apo nëse është transferuar në​​ 

qendrën e paraburgimit.​​ 

 

2. Policia mban procesverbal për çdo seancë të marrjes në pyetje të personit të arrestuar,​​ 

duke përfshirë kohën e fillimit dhe të përfundimit të marrjes në pyetje, identitetin e zyrtarit të​​ 

policisë i cili e ka marrë në pyetje dhe personat tjerë të pranishëm. Kur mbrojtësi nuk ka qenë i pranishëm, kjo shënohet në mënyrë të rregullt në procesverbal.​​ 

 

3. Procesverbalet nga paragrafi 1 i këtij neni nënshkruhen nga zyrtari përkatës i policisë dhe​​ 

nga personi i arrestuar. Kur personi i arrestuar refuzon nënshkrimin e procesverbalit, organet​​ 

policore shënojnë refuzimin e tillë dhe ia bashkëngjesin shpjegimin ose komentet eventuale me shkrim ose me gojë të personit të arrestuar.​​ 

 

4. Procesverbalet nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni i vihen në dispozicion personit të arrestuar dhe mbrojtësit të tij me kërkesën e tyre, në gjuhë të kuptueshme për të arrestuarin.​​ 

 

5. Këto procesverbale ruhen në polici dhjetë (10) vite nga koha e përfundimit zyrtar të procedurës penale ose nga lirimi i personit të ndaluar, nëse lirimi ka ndodhur më vonë se përfundimi i procedurës.

 

 

 

Neni 171

Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit

 

1. Masat të cilat mund të përdoren për të siguruar praninë e të pandehurit, për pengimin e​​ 

rikryerjes së veprës penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale janë:​​ 

 

1.1. thirrja;​​ 

 

1.2. urdhërarresti;​​ 

 

1.3. premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin;​​ 

 

1.4. ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar;​​ 

 

1.5. paraqitja në stacionin policor;​​ 

 

1.6. dorëzania;​​ 

 

1.7. arresti shtëpiak;​​ 

 

1.8. paraburgimi.​​ 

 

2. Me rastin e vendosjes se cilën nga masat do ta zbatojë për të siguruar praninë e të pandehurit, gjykata detyrohet t’i merr parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete dhe të sigurojë që të mos zbatojë masë më të rëndë kur mjafton masa e butë.​​ 

 

3. Këto masa hiqen kur pushojnë shkaqet që i kanë shkaktuar, apo zëvendësohen me masa të​​ 

tjera më të buta po qe se për këtë plotësohen kushtet.​​ 

 

4. Para ngritjes së aktakuzës vendimet lidhur me këto masa i merr gjyqtari i procedurës​​ 

paraprake, kurse pas ngritjes së aktakuzës vendimet i merr gjyqtari i vetëm apo kryetari i trupit gjykues, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod.​​ 

 

5. Shprehja “masë më e butë për të siguruar praninë e të pandehurit” apo “masa më të buta”​​ 

për qëllim të këtij kodi nënkupton thirrjen, premtimin e të pandehurit se nuk do ta braktisë​​ 

vendqëndrimin, ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, paraqitjen në stacionin policor, dorëzaninë dhe arrestin shtëpiak.​​ 

 

6. Gjykata mund të shqiptojë njëkohësisht një apo më shumë masa nga paragrafi 1 i këtij neni.

 

 

Neni 184

Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit

 

1. Gjykata mund të caktojë paraburgim ndaj një personi vetëm nëse në mënyrë të qartë ka​​ 

gjetur se:​​ 

 

1.1. ekziston dyshim i bazuar se personi i tillë ka kryer vepër penale;​​ 

 

1.2. përmbushet njëri nga kushtet e mëposhtme:​​ 

 

1.2.1. kur ai fshihet, kur identiteti i tij nuk mund të vërtetohet ose kur ekzistojnë​​ 

rrethana të tjera që tregojnë se ekziston rrezik i ikjes së tij;​​ 

 

1.2.2. kur ka arsye për të besuar se ai do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit; ose​​ 

 

1.2.3. kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, ta përfundojë veprën e tentuar penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej.

​​ 

1.3. masat më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit të parapara në nenin 171 të këtij Kodi do të ishin të pamjaftueshme për të siguruar praninë e personit të tillë, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.​​ 

 

2. Në rastin nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 i këtij neni, paraburgimi i caktuar vetëm për shkak të mosvërtetimit të identitetit të personit hiqet posa të vërtetohet identiteti i tij. Në rastin nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 i këtij neni, paraburgimi hiqet posa të merren ose sigurohen provat për të cilat është caktuar paraburgimi.​​ 

 

3. Nëse i pandehuri ka shkelur njërën prej masave më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit të parapara në nenin 171 të këtij Kodi, gjykata në mënyrë të posaçme këtë e merr parasysh gjatë vërtetimit të ekzistimit të rrethanave nga paragrafi 1, nën-paragrafët 1.2 dhe 1.3 të këtij neni.

 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës​​ 

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ shqyrton​​ nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata​​ së pari​​ u referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“(1) Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

(7) Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Tutje,​​ Gjykata​​ u referohet neneve 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet)​​ të Ligjit, që parashohin:​​ 

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

1.“Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të këtë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestojë.”.

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.[...]”.

 

  • Në​​ vlerësimin​​ e përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë siç janë cekur më lart, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës ka specifikuar se konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktvendimin​​ [Pml.nr.301/2023]​​ të Gjykatës Supreme të​​ 26 qershorit​​ 2023, pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu ka qartësuar të drejtat dhe liritë që ai pretendon se janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Përveç​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesit e kërkesës kanë përmbushur kriteret e pranueshmërisë të parapara në rregullin 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë)​​ të Rregullores së punës. Rregulli 34 (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Rregulli 34 (2) specifikon:

 

“Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.​​ 

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ që​​ rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së si dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për​​ arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në bazë të dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës​​ (shih rastin​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih gjithashtu rastin​​ KI175/20, parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi 37).

 

  • Bazuar në​​ praktikën​​ gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih ​​ rastin​​ KI04/21, cituar më lart, paragrafi 27, si dhe rastin​​ KI175/20, cituar më lart, paragrafi 38).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë (shih rastin KI04/21, cituar më lart, paragrafi 28).

 

  • Gjykata​​ vëren se esenca e këtij rasti ndërlidhet​​ me kërkesën e​​ Prokurorisë Themelore për caktim të masës së paraburgimit kundër parashtruesit të kërkesës për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 i KPRK-së. Gjykata Themelore​​ ​​ bazuar në nenin 184​​ (Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit) të KPPRK-së​​ aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit​​ kundër parashtruesit të kërkesës​​ në kohëzgjatje për një (1) muaj​​ prej kohës së ndalimit më​​ dt.22.05.2023 e deri më 21.06.2023.​​ Mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktvendimit për caktimin ​​ masës së paraburgimit duke propozuar që ankesa të aprovohet e bazuar, aktvendimi i goditur të anulohet apo ndryshohet duke caktuar ndonjë masë alternative bazuar në nenin 171 (Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit) të KPPRK-së. ​​ Gjykata e Apelit e refuzoi të pabazuar ankesën e mbrojtësit të parashtruesit të kërkesës ndërsa vërtetoi ​​ aktvendimin e Gjykatës Themelore. Gjykata e Apelit vlerësoi se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur të parashtruesit të kërkesës i ka caktuar masën e paraburgimit konform nenit 184 të KPPRK-së ​​ me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe me sukses të kësaj procedure penale.​​ Ndërkohë, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore, Gjykata Themelore nxori vendim për vazhdim të masës së paraburgimit kundër parashtruesit të kërkesës në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.​​ Mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër vendimeve të gjykatave të instancës më të ulët duke pretenduar shkelje të dispozitave procedurale penale dhe duke kërkuar lirimin e parashtruesit të kërkesës pasi që të gjitha provat veçse ishin siguruar dhe se ky i fundit nuk kishte precedent penal të rrezikshëm.​​ Gjykata Supreme ​​ vendosi ta hedhë si jolëndore kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë e mbrojtësit të parashtruesit të kërkesës paraqitur kundër vendimeve të gjykatave të instancës më të ulët.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të neneve 24, 29 dhe 31 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së, duke pretenduar ​​ se gjatë zhvillimit të procedurës penale paraprake atij i janë cenuar të drejtat për​​ (i)​​ qasje në shkresat e lëndës dhe prova të prokurorisë para mbajtjes së seancës së paraburgimit;​​ (ii)​​ sigurim të përkthyesit zyrtar gjatë marrjes në pyetje në polici duke qenë se i njëjti i përket etnisë rome;​​ (iii)​​ arsyetim të duhur dhe të mjaftueshëm lidhur me caktimin dhe vazhdimin e masës së paraburgimit;​​ (iv) ​​​​ caktimin e një mase më të butë sesa masa e paraburgimit duke pasur parasysh sigurimin e të gjitha provave në procedurën penale paraprake;​​ si dhe,​​ (v)​​ mungesën e vlerësimit të ligjshmërisë së masës së caktimit dhe vazhdimit të paraburgimit nga ana e Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vë në pah se pretendimet​​ e lartcekur të parashtruesit të kërkesës do ta shqyrtojë në kontekst të së drejtës së tij për liri dhe siguri, të garantuar me nenin 29 të Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 5 të KEDNJ-së.

 

  • Lidhur me të gjitha pretendimet specifike të parashtruesit të kërkesës, Gjykata rithekson korrektësia e procedurave gjithmonë vlerësohet duke i shqyrtuar në tërësinë tyre, ashtu që një parregullsi e izoluar mund të mos jetë e mjaftueshme për t’i bërë procedurat në tërësi të padrejta (shih rastin e Gjykatës​​ KI107/22, parashtrues​​ Valdet Avdiu,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 18 janarit 2023, paragrafi 42; dhe rastin e GJEDNJ-së​​ Mirolubovs kundër Letonisë, nr. 798/05, Aktgjykim i 15 shtatorit 2009, paragrafi 103).

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet arsyetimit të dhënë nga Gjykata Themelore​​ në Aktvendimin për caktim të paraburgimit [PPRKR.nr.127/2023] dt. 24.05.2023:​​ (i)​​ në këtë çështje penale ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 184 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1.​​ (Kushtet e nevojshme për caktimin e​​ paraburgimit)​​ i KPPRK-së sepse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri-parashtruesi i kërkesës ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 (Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge)​​ paragrafi 1 i KPRK-së. Ky dyshim rezulton nga shkresat e lëndës që i janë dorëzuar gjyqtares së procedurës paraprake ​​ përfshirë vërtetimin për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve,​​ foto-dokumentacioni si dhe provat tjera që gjenden në shkresat e lëndës;​​ (ii)​​ gjyqtarja e procedurës paraprake​​ vlerëson se ka bazë ligjore​​ për caktimin e paraburgimit nga neni 184 (Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit) paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2, pika 1.2.2 të KPPRK-së për shkak se po të gjendej i pandehuri-parashtruesi i kërkesës në liri të plotë, i njëjti do t’i fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat apo do të ndikonte në dëshmitarë potencial për të dhënë deklaratë në favor të tij;​​ (iii) ​​ gjyqtarja e procedurës paraprake​​ vlerëson se ka bazë ligjore​​ për caktimin e paraburgimit nga neni 184 (Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit) paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2, pika 1.2.2 të KPPRK-së duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale sepse nga të njëjtat rezultojnë veprime inkriminuese me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e të tjerëve me ç ‘rast bindshëm plotësohen standardet e bazës ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

 

  • Gjykata po ashtu i referohet arsyetimit të dhënë nga Gjykata e Apelit:​​ “Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës vlerëson se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur të pandehurit i ka caktuar masën e paraburgimit konform nenit 184 par 1 nënpar 1.2 pika 1.2.2 të KPP-së, ngase po të gjendet i pandehuri në liri të plotë, i njëjti do t’i fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat apo do të ndikoj në dëshmitarë potencial për të dhënë deklaratë në favor të tij, andaj caktimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurit është i domosdoshëm me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe me sukses të kësaj procedure penale. Po ashtu ky kolegj penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës​​ vlerëson se gjykata e shkallës së parë drejt ka vepruar kur të pandehurit i ka caktuar masën e paraburgimit konform nenit 184 par.1 nënpar.12 pika 1.2.3 të KPP-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku nga shkresat e lëndës rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Qazim Jashari me datë 22.05.2023, rreth orës 18:15 minuta në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike ashtu që gjatë kontrollit nga ana e policisë të pandehurit Qazim Jashari i janë gjetur 21 qese të vogla me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 1.3 gram, andaj caktimi i masës së paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zhvillimin e suksesshëm të kësaj procedure penale.” ​​ ​​  ​​​​ 

 

  • Nga arsyetimi i dhënë si më sipër, Gjykata vlerëson:​​ (i) ​​​​ gjykatat e rregullta kanë konstatuar se vepra penale që dyshohet se e ka kryer parashtruesi i kërkesës është e natyrës serioze me dëm të rëndësishëm​​ shoqëror​​ çka është në pajtim me testin e domosdoshmërisë​​ (necessity test)​​ nën fjalinë e dytë të nenit 5 § 1 (c) të KEDNJ-së;​​ (ii)​​ gjykatat e rregullta kanë treguar se ekziston dyshimi i bazuar për përfshirje të parashtruesit të kërkesës në veprën penale specifike dhe konkrete, nëse i njëjti nuk do të ishte ndaluar nga masa e paraburgimit në pajtim me fjalinë e dytë të nenit 5 § 1 (c) të KEDNJ-së (shih rastet e GJEDNJ-së​​ Kurt kundër Austrisë,​​ nr.62903/15,​​ Aktgjykim i 15 qershorit 2021,​​ paragrafi 186; dhe​​ S., V. dhe A. kundër Danimarkës,​​ Aktgjykim i 22 tetorit 2018, paragrafët 89 dhe 91);​​ (iii)​​ gjykatat kanë dhënë bazë të mjaftueshme dhe relevante për ta justifikuar paraburgimin e parashtruesit të kërkesës gjithashtu kanë treguar “zellin e veçantë”​​ (special diligence)​​ në zhvillimin e procedurave (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Buzadji kundër Republikës së Moldavisë,​​ nr. 23755/07,​​ Aktgjykim i 5 korrikut​​ 2016,​​ paragrafi 87; dhe​​ Idalov kundër Rusisë,​​ nr. 5826/03, Aktgjykim i 22 majit​​ 2012, ​​​​ paragrafi 140);​​ (iv)​​ argumentet e gjykatave të rregullta ​​ kundër lirimit përmbajnë referenca të fakteve specifike dhe rrethanave personale të parashtruesit të kërkesës ​​ që justifikojnë paraburgimin e tij (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Aleksanyan kundër Rusisë,​​ nr. 46468/06, Aktgjykim i 2008,​​ paragrafi 179; dhe​​ Rubtsov dhe Balayan kundër Rusisë,​​ nr. 33707/14 dhe 3762/15, Aktgjykim i 10 prillit​​ 2018,​​ paragrafët 30-32);​​ (v)​​ gjykatat e rregullta kanë vendosur “me shpejtësi” lidhur me “ligjshmërinë” e parashtruesit të kërkesës në pajtim me garancitë ​​ e nenit 5 § 4 të KEDNJ-së (shih rastet e GJEDNJ-së​​ Ilnseher kundër Gjermanisë,​​ nr. 10211/12 dhe 27505/14, ​​ Aktgjykim i 4 dhjetorit​​ 2018,​​ paragrafi 251;​​ Khlaifia dhe të tjerët kundër Italisë,​​ nr. 16483/12, ​​ Aktgjykim i 15 dhjetorit​​ 2016,​​ paragrafi 131);​​ (vi)​​ gjykatat e rregullta kanë shqyrtuar të gjitha çështjet qendrore duke​​ ofruar ​​ arsye të mjaftueshme​​ në pajtim me nenin 5 § 4 të KEDNJ-së ​​ (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ G.B. dhe tjerët kundër Turqisë,​​ nr. 4633/15, Aktgjykim i 17 tetorit​​ 2019,​​ paragrafi 176);​​ (vii)​​ procedura e zhvilluar kundër parashtruesit të kërkesës ka pasur karakter gjyqësorë në pajtim me garancitë nga neni 5 § 4 të KEDNJ-së ​​ lidhur me paraburgimin e parashtruesit të kërkesës (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ A. dhe tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 3455/05, ​​ Aktgjykim i 19 shkurtit​​ 2009,​​ paragrafi 203;​​ Idalov kundër Rusisë, cituar më lart, paragrafi 161). ​​​​ ​​ ​​ 

 

  • Në kontekst të pretendimit specifik gjatë marrjes së pyetje në​​ polici,​​ Gjykata Themelore në shkresën e ​​ 2 tetorit 2023 të dorëzuar në Gjykatë kishte shpjeguar se parashtruesi i kërkesës i është siguruar përkthyesi në pajtim me nenin 165 ​​ (Njoftimi i personit të arrestuar për të drejtat e tij) të KPPRK-së dhe se ky fakt mund të argumentohet edhe me procesverbalin e seancës së datës 24.05.2023. Po ashtu gjatë marrjes së pyetjes në polici, parashtruesit të kërkesës i është​​ siguruar avokati mbrojtës B.Sh.

 

  • Në shkresën e lartpërmendur, Gjykata Themelore kishte theksuar: “Gjykata i ka mundësuar kontaktin të pandehurit Qazim Jashari dhe mbrojtësit të tij, dhe i njëjti nuk ka ngritur asnjë shqetësim sa i përket përkthimit. Pastaj kjo gjykatë e ka njoftuar të pandehurin Qazim Jashari me të drejtat konform nenit 165​​ të KPPRK-së ndërsa i pandehuri​​ ​​ Qazim Jashari personalisht është deklaruar në gjuhën shqipe se nuk po e​​ kupton gjuhën. Në atë moment i kam thirrë​​ në sallë zyrtarët policor dhe i kam pyet lidhur me përkthim ndera të njëjtit më kanë njoftuar​​ se nuk ka kërkuar përkthyes kurse av. Eset​​ Berisha edhe pse i është dhënë mundësia për konsultim me të mbrojturin e tij, jo vetëm që nuk ka kërkuar të sigurohet përkthyes por as që ka ngritur shqetësim në këtë drejtim.​​ Pas deklarimit të pandehurit Qazim Jashari​​ kjo gjykatë ka ndërprerë seancën dëgjimore në ora 12:00 me qëllim të sigurimit të përkthyesit në gjuhën rome që i pandehuri​​ pa vështirësi t’i kuptoj të drejtat​​ dhe të njoftohet saktë me veprimet procedurale​​ dhe pasi është siguruar D.Q., seanca ka vazhduar në ora 15:55 min. Po ashtu, kjo gjykatë paraprakisht​​ ka shqyrtuar shkresat e lëndës me qëllim të kushteve të mbajtjes së seancës dëgjimore duke përfshirë edhe përkthyesin. Nga shkresat e lëndës ka rezultuar se gjatë marrjes në pyetje në​​ polici, i pandehuri Qazim Jashari,​​ ka pasur mbrojtës dhe atë av. B.Sh., dhe i njëjti procesverbal është nënshkruar​​ nga i pandehuri dhe mbrojtësi i tij dhe nuk ka rezultuar se ka kërkuar përkthyes apo ndonjë vërejtje por përkundër kësaj kjo gjykatë sipas detyrës zyrtare​​ është​​ kujdesur, që i pandehuri Qazim Jashari përmes përkthyesit të gjuhës Rome, të kuptojë lehtësisht dhe saktë, procedurën e seancës dëgjimore,​​ kërkesën e prokurorisë PP.I.nr.133/2023 i datës 23.05.2023, për caktimin e paraburgimit, mbrojtjen e dhënë​​ nga av. Eset Berisha si dhe me çdo vendim të gjykatës.

 

  • Nga sa më sipër,​​ Gjykata konstaton se në rastin konkret, vendimet e kontestuara të gjykatave të rregullta janë të arsyetuara dhe përmbajnë fakte të vërtetuara, dispozitat ligjore përkatëse dhe marrëdhënien logjike midis tyre. (shih rastet e Gjykatës, nr.​​ KI24/22, parashtrues​​ Turkiye Is Bankasi A.S.-Dega Kosovë, cituar më lart paragrafi 45; ​​ KI174/21​​ parashtrues​​ Bashkim Makiqi, cituar më lart, paragrafi 58 dhe ​​ KI72/12, parashtrues​​ Veton Berisha dhe Ilfete Haziri, aktgjykim i 17 dhjetorit 2012, paragrafi 61, dhe​​ KI135/14,​​ IKK Classic, aktgjykim i 9 shkurtit 2016, paragrafi 58).

 

  • Sa i përket vendimit të Gjykatës Supreme, Gjykata vëren se e njëjta ka konstatuar se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk mund të jetë objekt shqyrtimi përkatësisht është jo-lëndore për arsye se parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ​​ pasi që ​​ kishte mbajtur paraburgimin në kohëzgjatjen që i ishte caktuar.

 

  • Gjykata vlerëson se nga shkresat e lëndës rezulton se ​​ gjykatat e rregullta në rastin e parashtruesit të kërkesës kanë vepruar me seriozitetin e duhur duke peshuar të gjitha aspektet qendrore të ligjshmërisë së paraburgimit të parashtruesit të kërkesës.​​ Gjykata​​ po ashtu​​ vlerëson se ​​ procedurat në tërësinë tyre ka qenë korrekte dhe se nuk është detektuar ndonjë parregullsi e izoluar aq e rëndësishme që t’i bëj procedurat në tërësi të padrejta (shih rastin e Gjykatës​​ KI107/22, parashtrues​​ Valdet Avdiu,​​ cituar më lart, paragrafi 42; dhe rastin e GJEDNJ-së​​ Mirolubovs kundër Letonisë, cituar më lart, paragrafi 103).

 

  • Gjykata po ashtu konsideron se pretendimet për shkelje të neneve 24 dhe 31 të Kushtetutës nuk mund të jetë objekt i vlerësimit kushtetues, ​​ për shkak se të njëjtit nuk ngre ndonjë çështje të re që nuk është shqyrtuar në kuadër të nenit​​ ​​ 29​​ ​​ të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin​​ ​​ 5​​ të KEDNJ-së ​​ (shih, mutatis mutandis, rastet e Gjykatës nr.​​ KI65/15, parashtrues Tatjana Davila, Ljubiša Marić, Zorica Kršenković, Zlatoj Jevtić, Aktgjykim i 14 shtatorit 2016; dhe nr.​​ KI193/18, parashtrues Agron Vula, Aktgjykim i 22 prillit 2020).

 

  • Gjykata konkludon se pretendimet ​​ e parashtruesit të kërkesës për shkelje të së drejtës​​ për liri dhe siguri​​ siç garantohet​​ me nenin 29​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin 5​​ të KEDNJ-së, janë pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”​​ dhe duhet të ​​ refuzohen ​​ qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç specifikohet në rregullin 34 (2) të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe në pajtim me rregullin 48 (1) (b)​​ të Rregullores së punës,​​ në seancën e saj të mbajtur më​​ 31 janar 2024,​​ njëzëri​​ 

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TA PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim​​ hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi ​​ ​​​​     ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

 

 

 

 

 

podnosiocu:

Qazim Jashari

Vrsta zahteva:

KI – Individualni zahtev

Vrsta akta:

Rešenje o neprohvatljivosti

Zahtev je očigledno neosnovan

Vrsta postupka koji je sproveden pred drugim institucijama :

Krivični