Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Ac. nr. 5805/2020], të 19 tetorit 2021 të Gjykatës së Apelit

Nr. të lëndës KI213/21

Parashtruesit: “N.T. Doli”

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, më​​ 12​​ prill​​ 2023

Nr.ref.:RK 2150/23

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI213/21

 

Parashtrues

 

“N.T.​​ Doli”

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Ac.​​ nr. 5805/2020],​​ ​​ 19 tetorit 2021​​ të Gjykatës së​​ Apelit

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare ​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është​​ parashtruar​​ nga​​ Kompania “N.T.​​ Doli”​​ me seli në​​ Gjakovë,​​ e​​ përfaqësuar​​ nga​​ pronari i saj​​ Armend​​ Doli,​​ nga Gjakova​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

Vendimi i​​ kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ konteston​​ kushtetutshmërinë e Aktvendimit​​ [Ac.​​ nr.​​ 5805/20],​​ të​​ 19 tetorit​​ 2021,​​ ​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) në lidhje me​​ Aktvendimin​​ [CP.​​ nr.​​ 10/13], të 8 shtatorit​​ 2017,​​ të Gjykatës Themelore në Gjakovë.​​ ​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekti​​ i​​ çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktvendimit​​ të kontestuar, përmes të cilit​​ pretendohet​​ se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur​​ të drejtat​​ dhe liritë themelore​​ të garantuara me​​ nenin​​ 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike],​​ 46​​ [Mbrojtja e Pronës]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ si dhe nenin 6​​ (E drejta për një proces të rregullt), 13 (E drejta për zgjidhje efektive)​​ dhe​​ nenin 1 të​​ Protokollit nr.​​ 1 të​​ Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa​​ bazohet​​ në​​ paragrafin​​ 4 të nenit 21​​ [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 22​​ nëntor​​ 2021,​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ e​​ dorëzoi kërkesën​​ përmes postës, të cilën​​ ​​ Gjykata Kushtetuese e​​ Republikës​​ së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) e pranoi më​​ 24 nëntor 2021.​​ 

 

  • Më 3 dhjetor​​ 2021, Kryetarja e​​ Gjykatës​​ përmes Vendimit [Nr.​​ Gjr.​​ KI213/21]​​ caktoi​​ gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ gjyqtare raportuese​​ dhe Kolegjin​​ shqyrtues, të​​ përbërë​​ nga gjyqtarët: Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi dhe Safet Hoxha (anëtarë).​​ 

 

  • Më 2 dhjetor​​ 2021,​​ Gjykata njoftoi​​ parashtruesin​​ për regjistrimin​​ e kërkesës dhe i​​ dërgoi një kopje të kërkesës​​ Gjykatës​​ së​​ Apelit.​​ 

 

  • Më 1 korrik​​ 2022, Gjykata​​ kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që të plotësoj formularin zyrtar të kërkesës dhe t​​ i​​ dorëzojë​​ të gjitha vendimet dhe ankesat që​​ ndërlidhen me rastin e posaçërisht Aktvendimin [CP.​​ nr. 10/2013]​​ e Gjykatës Themelore në Gjakovë,​​ të 8 shtatorit 2017 dhe ankesën kundër këtij​​ aktvendimi.

 

  • Më 4 gusht​​ 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi​​ formularin zyrtar të kërkesës dhe​​ ankesën drejtuar Gjykatës së​​ Apelit kundër​​ Aktvendimit [CP.​​ nr. 10/2013] të​​ Gjykatës Themelore në Gjakovë, të 8 shtatorit 2017.

 

  • Më 12 tetor 2022, Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që të dorëzojë​​ autorizimin që dëshmon se e përfaqëson kompaninë “N.T.​​ Doli” para Gjykatës.​​ 

 

  • Më 11 nëntor​​ 2022,​​ parashtruesi i kërkesës dorëzoi​​ në Gjykatë dokumentacionin​​ që dëshmon se është pronar i kompanisë “N.T.​​ Doli”.​​ 

 

  • Më 16​​ dhjetor​​ 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 22 mars 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares​​ raportuese​​ dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja​​ e fakteve

 

  • Nga shkresat e​​ lëndës​​ rezulton se Komisioni i​​ Pavarur për Miniera dhe Minerale (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ KPMM),​​ në cilësinë e kreditorit ka ushtruar propozim për përmbarim ndaj parashtruesit të kërkesës lidhur me pagesën e gjobës​​ në shumën prej​​ 3,968.48 euro​​ (tre mijë e nëntë qind e gjashtëdhjetë e tetë​​ euro​​ e​​ dyzetë​​ e tetë cent)​​ duke u bazuar në​​ Aktvendimin [nr.​​ 5026] e KPMM-së të 20 shtatorit 2011, i cili aktvendim ishte i​​ plotfuqishëm​​ nga 18 maji 2012 dhe i ekzekutueshëm nga 3 qershori 2012.​​ 

 

  • Më 3 janar 2013, Gjykata​​ Komunale në​​ Gjakovë​​ përmes​​ Aktvendimit [Cp.​​ nr.​​ 10/13] lejoi​​ përmbarimin e kërkuar nga KPMM.​​ 

 

  • Më 4 mars 2016, parashtruesi i kërkesës ushtroi​​ prapësim kundër​​ Urdhrit për përmbarim.​​ 

 

  • Më 21 prill 2016, KPMM paraqiti përgjigje​​ në prapsim.​​ 

 

  • Më 10 maj 2016, Gjykata Themelore​​ në Gjakovë​​ përmes​​ Aktvendimit [E.​​ nr.​​ 10/13] refuzoi​​ si të pabazuar prapësimin e parashtruesit të kërkesës​​ dhe la në​​ fuqi aktvendimin për lejimin e përmbarimit.​​ 

 

  • Kundër këtij aktvendimi, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit.​​ 

 

  • Më 18 gusht 2017, Gjykata e Apelit përmes​​ Aktvendimit [Ac.​​ nr.​​ 3792/16] aprovoi​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe ktheu rastin për rivendosje në Gjykatën Themelore.​​ 

 

  • ​​ 8 shtator 2017,​​ Gjykata Themelore në Gjakovë,​​ ​​ riprocedurë,​​ përmes​​ Aktvendimit [CP.​​ nr.​​ 10/13]​​ refuzoi​​ si të​​ pabazuar kundërshtimin e parashtruesit të​​ kërkesës dhe vërtetoi​​ Aktvendimin [CP.​​ nr.​​ 10/13] të 3 janarit 2013 përmes të cilit ishte përcaktuar​​ përmbarimi​​ sipas precizimit të përmbarimit​​ në vlerë prej 3,968.48 euro.

 

  • Më 19 shtator 2017, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit​​ kundër​​ Aktvendimit [Cp.​​ nr.​​ 10/13] të Gjykatës Themelore në Gjakovë, të 8 shtatorit 2017,​​ duke pretenduar​​ shkelje të​​ dispozitave të procedurës​​ kontestimore, konstatim të gabuar dhe jo të plotë​​ të gjendjes​​ faktike dhe zbatim të gabuar të së​​ drejtës materiale, me propozimin që aktvendimi i kontestuar të​​ prishet dhe çështja t’i kthehet organit të​​ shkallës​​ ​​ parë në​​ rishqyrtim dhe rivendosje apo të​​ ndryshohet,​​ duke aprovuar ankesën e debitorit duke lënë jashtë fuqie të gjitha veprimet përmbarimore.

 

  • Në ankesën e parashtruesit drejtuar Gjykatës së​​ Apelit ai pretendonte se (i) Gjykata Themelore në Gjakovë​​ nuk ka kompetencë​​ që të​​ vendos lidhur me përmbarimin e gjobës të përcaktuar nga KPMM-ja;​​ dhe​​ (ii)​​ Aktvendimi për përmbarim nuk ka klauzolën e plotfuqishmërisë.​​ 

 

  • Më 19 tetor 2021, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [Ac.​​ nr.​​ 5805/20] refuzoi​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës​​ si të​​ pathemeltë​​ dhe vërtetoi​​ Aktvendimin​​ [CP.​​ nr.​​ 10/13] e 8 shtatorit 2017,​​ me arsyetimin se ky i​​ fundit nuk ishte i përfshirë​​ në shkelje​​ thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe se drejt është vërtetuar gjendja faktike.​​ ​​ 

 

  • Gjykata e Apelit përmes të​​ njëjtit​​ aktvendim sqaroi​​ si në vijim:​​ 

 

“Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së​​ parë​​ ka konstatuar drejtë​​ faktin se aktvendimi i lëshuar nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale nr.​​ 5026 i datës​​ 20.09.2011, i cili​​ vendim​​ është​​ i​​ plotfuqishëm​​ nga data 18.05.2012 dhe i​​ ekzekutueshëm​​ nga data 03.06.2012, në​​ rastin konkret​​ është​​ dokument​​ përmbarues,​​ siç​​ parashihet në​​ nenin 22,​​ paragrafi​​ 1​​ pika 1.2 të​​ LPP-së, e cila​​ dispozitë​​ përcakton​​ se: "Dokument​​ përmbarues​​ është edhe vendimi përmbarues​​ i​​ dhënë në​​ procedurë​​ administrative" dhe i​​ njëjti​​ përbën​​ bazën​​ juridike​​ për​​ caktimin​​ e​​ përmbarimit sipas nenit 21 të​​ LPP-së, i cili​​ përcakton​​ se: "Organi​​ përmbarues e cakton,​​ përkatësisht​​ e​​ zbaton​​ përmbarimin​​ vetëm në bazë​​ ​​ dokumentit​​ përmbarues​​ (titulus executiunis) dhe​​ dokumenti​​ ​​ besueshëm, po që​​ se me​​ këtë​​ ligj nuk​​ është parashikuar diçka tjetër”.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ vendimet e gjykatave të​​ rregullta,​​ respektivisht​​ Aktvendimi i kontestuar [Ac.​​ nr.​​ 5805/20] i​​ 19 tetorit​​ 2021​​ i​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit, është​​ nxjerrë​​ ​​ shkelje të të​​ drejtave dhe lirive të tij themelore të​​ garantuara​​ përmes nenit​​ 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike],​​ 46 [Mbrojtja e Pronës]​​ dhe 102​​ [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]​​ të Kushtetutës,​​ si dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të​​ Protokollit nr.​​ 1 të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson:​​ Vendimi i Organit të​​ administratës është​​ kundër kushtetues​​ pasi që​​ organet e administratës shtetërore​​ nuk mund të​​ shqiptojnë dënime e as gjoba në shuma aq të​​ larta. Gjykimi i gjobës nga një organ i administratës para arbitraritetit dhe shkelja e njëanshme e fortë​​ ligjore që​​ paraqet shkelje kushtetuese,​​ të drejtën në pronë në gjykim të drejtë​​ dhe korrekt.

 

  • Parashtruesi i kërkesës me tej thekson:​​ “Para së​​ gjithash Gjykata Themelore në​​ Gjakovë​​ nuk është as kompetente lëndore e as vendore për përmbarimin e gjobës administrative të​​ shqiptuar, të kundërvajtës të shqiptuar nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Prishtinë, Gjykata nuk përmbaron gjoba, taksa dhe tatime, përkatësisht detyrime fiskale. Andaj, propozimi për përmbarim do të​​ duhet të​​ hedhet poshtë-të​​ flaket për shkak të​​ in kompetencës absolute të​​ gjykatës. Për pasojë​​ propozimi për këtë shkak duhet flakur”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës në​​ vazhdim shton se​​ Komisioni i pavarur për​​ Miniera dhe minerale, Prishtinë​​ nuk ka​​ legjitimitet aktiv, nuk mundë​​ të jetë palë në procedurë të​​ këtillë, nuk e ka cilësinë e personit juridik e as fizik, në kuptim të nenit 73 të​​ LPK-së. Në situata të​​ tilla Gjykata Supreme e​​ Kosovës​​ nuk i ka pranuar​​ cilësinë​​ e​​ palës,​​ për​​ shembull,​​ Këshillit​​ Gjyqësor​​ të​​ Kosovës”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ KPMM,​​ ​​ cilësinë e kreditorit,​​ ka parashtruar përmbarimin​​ duke u bazuar në​​ Aktvendimin​​ [nr.​​ 5026] të 20​​ shtatorit 2011,​​ ndërsa​​ përgjatë procesit gjyqësor​​ çështjen e parashkrimit​​ dhe të​​ aplikueshmërisë​​ ​​ ligjit​​ të rastit konkret​​ nuk​​ e​​ ka trajtuar gjatë shqyrtimit​​ ​​ gjykatat e rregullta.​​ 

 

  • ​​ lidhje me këtë pretendim specifik,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ thekson se​​ Çështja​​ e parashkrimit nuk​​ është​​ trajtuar.​​ Në​​ nenin 1.1​​ të​​ Rregullores së​​ UNMIK nr. 1999/24 të​​ datës​​ 12 dhjetor 1999​​ për Ligjin në fuqi në Kosovë është paraparë​​ .... a)​​ Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të​​ Përgjithshëm​​ dhe instrumentet ndihmëse​​ të​​ nxjerra në​​ përputhje me to. B. Legjislacioni​​ në fuqi në​​ Kosovë​​ më​​ 22 mars 1989. Në rast konfliktesh do të​​ mbizotërojnë rregulloret dhe instrumentet ndihmëse të​​ nxjerra në​​ përputhje me to”.

 

  • Në këtë kontekst, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ ​​ qoftë​​ se një gjykatë​​ e juridiksionit kompetent, një organ ose një​​ person që​​ duhet të​​ zbatojë​​ një dispozitë​​ të​​ legjislacionit, konstaton se një çështje ose një situatë​​ nuk mund të​​ mbulohet nga legjislacioni i përcaktuar në paragrafin 1.1 të​​ kësaj rregulloreje, 2 por mbulohet nga një ligj​​ tjetër në fuqi në Kosovë​​ pas 22 marsit 1989, i cili nuk​​ është diskriminues dhe është në përputhje me nenin 1.3 të​​ kësaj​​ rregulloreje, atëherë gjykata, organi ose personi, si përjashtim e zbaton atë ligj”.

 

  • Në lidhje me këtë, parashtruesi i​​ kërkesës​​ thekson:​​ çështja e parashkrimit deri me datën 22 mars 1999 ka​​ qenë​​ e rregulluar me LMD, neni 371,​​ dhe afati i parashkrimit ishte 5 (pesë) vjet. Andaj , dispozita e nenit 34 të​​ Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhëniet detyrimore​​ "Gazeta zyrtare e RFJ-së" 31/93 e dt. 1806.1993,​​ e cila ka hy​​ në​​ fuqi me dt. 25.06.1993 e cila dispozitë​​ e rregullon ndryshe atë lëmi nga ajo e rregulluar me dispozitë​​ ligjore në​​ fuqi deri më​​ 22 mars 1999 është DISPOZITË​​ E​​ PAAPLIKUESHME, e cila as përjashtimisht NUK MUNDË​​ TË​​ APLIKOHET, pavarësisht se është jodiskriminuese, prej nga del se neni 34​​ i​​ Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhëniet detyrimore "Gazeta zyrtare e RFJ-së" 31/93 i dt. 18 qershor 1993 është ligj për Kosovë​​ i paaplikueshëm”.

 

  • Në fund,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kërkon nga Gjykata​​ që​​ të anulojë​​ Aktvendimin​​ [Ac.​​ nr.​​ 5805/20] e​​ 19 tetorit 2021, të Gjykatës së​​ Apelit dhe​​ Aktvendimin [A.​​ nr.​​ 621/13]​​ e 25 gushtit 2020, të Gjykatës Themelore.​​ 

 

Dispozitat​​ relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore

 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të mediave, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

 

Neni 32

[E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Neni 46

[Mbrojtja e Pronës]

 

1. E drejta e pronës është e garantuar.​​ 

2. Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.​​ 

3. Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.​​ 

4. Kontestet që​​ lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së​​ Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë ekspropriimin, do të zgjidhen nga gjykata​​ kompetente.​​ 

5. Prona intelektuale mbrohet me ligj.​​ 

 

 

Neni 102

[Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]

 

1. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovë ushtrohet nga gjykatat.​​ 

2. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik e i​​ paanshëm dhe siguron qasje të​​ barabartë në gjykata.​​ 

3. Gjykatat gjykojnë në​​ bazë të Kushtetutës dhe ligjit.​​ 

4. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit të tyre​​ duhet të jenë të pavarur dhe të​​ paanshëm.​​ 

5. Garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor, përveç nëse me ligj është​​ përcaktuar ndryshe. E drejta e përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, rregullohet​​ me ligj. Me ligj mund të lejohet e drejta për të referuar një rast​​ në mënyrë të drejtpërdrejtë në​​ Gjykatën Supreme, dhe për të tilla raste nuk ka të drejtë ankese.

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ 

 

 

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

 

 

Ligji nr. 04/l-139 për Procedurën Përmbarimore​​ i 31 janarit 2013

 

 

 

Neni 5

Kompetenca

 

1. Përmbarimin e cakton dhe zbaton organi përmbarues i paraparë me këtë ligj, po që​​ se me ligj tjetër nuk është paraparë ndryshe.

 

2. Gjykata kompetente ka kompetencë lëndore për të urdhëruar dhe për të kryer përmbarimin si dhe​​ për të vendosur për çështjet gjatë procedurës në pajtim me dispozitat e këtij ligji përveç nëse​​ gjykatat​​ dhe autoritetet tjera përmbaruese kanë juridiksionin për të urdhëruar dhe për të kryer përmbarimin si​​ dhe për të vendosur për çështjet gjatë procedurës.

 

3. Përmbaruesi privat nxjerr urdhër në bazë të propozimit për kryerje të përmbarimit dhe kryen​​ përmbarimin me qëllim të plotësimit të kërkesës së debitorit në​​ bazë të dokumentit përmbarues,​​ përveç nëse ndryshe parashikohet me ligj që urdhëron që përmbarimi dhe kryerja e përmbarimit të​​ bëhet brenda juridiksionit të Gjykatës.

 

4. Kompetenca territoriale për të vendosur për çështjet lidhur me aplikimin e procedurave​​ përmbarimore caktohet me dispozitat e këtij ligji, varësisht nga​​ mjetet dhe​​ objekti i përmbarimit, si dhe​​ në bazë të statusit të organit përmbarues.

 

5. Për të vendosur çështjet që kanë të bëjnë me çdo prapësim, ankesë, parregullsi në procedurën​​ përmbaruese sipas nenit 52 dhe 67 të këtij ligji, ose çfarëdo lloj​​ procedure kundër veprimeve të​​ ndërmarra nga Përmbaruesi privat, kompetencë ka Gjykata kompetente në​​ territorin e së cilës debitori​​ ka vendbanimin apo nëse nuk ka vendbanim në​​ Kosovë, atëherë në territorin në të cilin ka​​ vendqëndrimin nëse është person fizik. Nëse debitori është person juridik, kompetencë territoriale ka​​ Gjykata kompetente ku gjendet selia e debitorit. Nëse​​ debitori nuk​​ ka vendbanim të përkohshëm ose​​ seli në Kosovë, kompetencë ka Gjykata kompetente në territorin e se cilës gjinden sendet e luajtshme ​​ dhe të paluajtshme e të cilat janë objekt përmbarimi.

 

6. Gjykata është kompetente të vendos në procedurën e përmbarimit dhe të zbatoj përmbarimin e​​ vendimeve gjyqësore lidhur me:

 

6.1. të gjitha çështjet nga e drejta familjare dhe

6.2. kthimin e punëtorëve dhe shërbyesve civil​​ në punë dhe kompensimet tjera.

 

[...]

 

 

 

Neni 21

Bazat juridike për caktimin e përmbarimit

 

“Organi përmbarues e cakton, përkatësisht e zbaton përmbarimin vetëm në bazë të dokumentit përmbarues (titulus executionis) dhe dokumentit të besueshëm, po që​​ se me këtë ligj nuk është parashikuar diçka tjetër”.

 

Neni 22

Dokumenti përmbarues

 

 

  • Dokumente përmbaruese janë:

 

    • vendimi përmbarues i Gjykatës dhe ujdia (pajtimi) gjyqësore përmbaruese;

 

    • vendimi përmbarues i dhënë në procedurë administrative dhe aktpajtimi (më tej: ujdia);

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse parashtruesi i​​ kërkesës​​ i ka përmbushur kriteret​​ për​​ pranueshmëri,​​ ​​ përcaktuara në​​ Kushtetutë,​​ Ligj​​ dhe​​ ​​ Rregullore të​​ punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve​​ 1 dhe 7 të nenit​​ 113​​ [Juridiksioni​​ dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, të cilët​​ përcaktojnë:

 

1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet paragrafit 4​​ të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ 

 

Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë,​​ për aq sa janë të zbatueshme.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës, në cilësinë e personit​​ juridik, paraqet ankesë​​ kushtetuese, duke u thirrur në shkelje të pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të tij, që vlejnë për individët dhe personat juridikë (shih rastin e​​ Gjykatës​​ KI41/09, parashtruesi i kërkesës​​ Universiteti​​ AAB-RIINVEST L.L.C.,​​ Aktvendimi​​ për papranueshmëri,​​ i 3 shkurtit 2010,​​ paragrafi 14).

 

  • Në vazhdim, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohet në Ligj. Në këtë drejtim, Gjykata u referohet neneve 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

1.Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të këtë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor [...]”.

 

  • Sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [ARJ.​​ nr. 29/2021] e​​ 29 prillit 2021​​ të Gjykatës Supreme,​​ dhe i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që pretendon​​ se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i ​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në paragrafin​​ 1 (1,​​ b) dhe​​ (2) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, që përcaktojnë:​​ 

 

 

(1) “Gjykata mund ta konsideroj një kërkesë të pranueshme, nëse:

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 ​​ ​​​​ [...]

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 ​​​​ (b) janë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj kundër Aktgjykimit  ​​​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​​​ ose aktvendimit të kontestuar;

 ​​ ​​ ​​​​ 

 ​​​​ [...]

 

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si​​ “qartazi e pabazuar”​​ në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si​​ “pretendime qartazi të pabazuara”.​​ Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ kur plotësohet njëri nga dy nënkriteret, në vijim: a) kur parashtruesi i kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit qartazi duket shkelja e Kushtetutës dhe KEDNj-së (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës​​ (vendim) nr. 4241/03​​ i 31 majit 2005; shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës​​ (vendim) nr. 6032/04 i 25 shtatorit 2008); dhe b) kur parashtruesi i kërkesës nuk paraqet ose refuzon të paraqesë prova materiale, me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë atë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih, rastin e Gjykatës​​ KI166/20, parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 43), dhe në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta” (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmachev kundër Francës, nr. 17621/91, kategoria (i),​​ Mentzen kundër Lituanisë, nr. 71074/01, kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, nr. 4241/03, kategoria (iii)).

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ Aktvendimi i kontestuar [Ac.​​ nr.​​ 5805/20] i 19 tetorit 2021 i Gjykatës së​​ Apelit, është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij themelore të garantuara përmes nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm];​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike];​​ 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 (E drejta​​ për një proces të rregullt) e​​ nenin 1 të​​ Protokollit nr.​​ 1 të KEDNJ-së.

 

  • Gjykata, në vijim, do të trajtojë​​ veç e veç secilin pretendim të parashtruesit​​ të kërkesës, duke aplikuar praktikën gjyqësore​​ të GJEDNJ-së, mbi bazën​​ e të​​ cilës Gjykata, bazuar në​​ nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të​​ Kushtetutës, është​​ e detyruar të interpretojë​​ ​​ drejtat dhe liritë themelore të​​ garantuara me Kushtetutë.

 

Pretendimi për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës,​​ në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës​​ pretendon shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, duke arsyetuar​​ (i)​​ mungesën e​​ juridiksionit të​​ gjykatave të rregullta/organeve administrative​​ ​​ për të vendosur lidhur me​​ përmbarimin;​​ dhe​​ (ii)​​ mostrajtimin nga gjykatat e rregullta të​​ çështjes së​​ parashkrimit dhe aplikueshmërisë së ligjit​​ të duhur​​ në rrethanat​​ e rastit konkret.​​ 

 

  • Pretendimi për mungesë të juridiksionit për të vendosur lidhur me çështjen e​​ përmbarimit

 

  • Në lidhje me këtë pretendim, parashtruesi i kërkesës konteston juridiksionin e gjykatave të rregullta dhe organeve administrative për të vendosur lidhur me çështjen​​ e​​ ​​ përmbarimit​​ në rastin e tij. ​​ 

 

  • Në këtë aspekt, parashtruesi i kërkesës thekson se “Vendimi i Organit të​​ administratës është​​ kundërkushtetues,​​ pasi që​​ organet e administratës shtetërore nuk mund të​​ shqiptojnë dënime e as gjoba në shuma aq të larta. Gjykimi i gjobës nga një organ i administratës para arbitraritetit dhe shkelja e njëanshme e fortë​​ ligjore që​​ paraqet shkelje kushtetuese, të drejtën në pronë​​ në gjykim të​​ drejtë​​ dhe korrekt”.

 

  • Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës më​​ tej thekson:​​ “Para​​ së​​ gjithash Gjykata Themelore në Gjakovë​​ nuk është as kompetente lëndore e as vendore për përmbarimin e gjobës administrative të​​ shqiptuar,​​ të kundërvajtjes​​ të shqiptuar nga Komisioni i Pavarur për​​ Miniera dhe Minerale, Prishtinë, Gjykata nuk përmbaron gjoba, taksa dhe tatime, përkatësisht detyrime fiskale. Andaj, propozimi për përmbarim do të duhet të hedhet poshtë të flaket për shkak të​​ in kompetencës absolute të​​ gjykatës. Për pasojë​​ propozimi për këtë shkak duhet flakur”.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se​​ parashtruesi i​​ kërkesës pretendimin për mungesë të​​ kompetencës së​​ Gjykatës Themelore në​​ Gjakovë e kishte ngritur përmes​​ ankesës​​ edhe në Gjykatën e Apelit krahas pretendimit​​ për mungesë​​ të dokumentit me titull përmbarues.​​ 

 

  • Në kontekst​​ të​​ këtij pretendimi, Gjykata​​ vëren​​ se Gjykata e Apelit në​​ trajtimin e pretendimeve të​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ kishte​​ konstatuar se​​ “Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, në bazë​​ të​​ provave të​​ cilat gjenden në​​ shkresat e lëndës, ka marrë​​ aktvendim të​​ drejtë​​ dhe të​​ bazuar në​​ dispozita konkrete​​ ligjore, i njëjti është i kuptueshëm, prandaj vendimin e gjykatës, lidhur me këtë çështje e pranon edhe Gjykata e Apelit, duke​​ vlerësuar​​ se​​ aktvendimi i atakuar​​ është​​ i rregullt dhe i ligjshëm,​​ për​​ arsye se i njëjti nuk​​ është​​ përfshirë​​ në​​ shkelje​​ thelbësore​​ të dispozitave të​​ procedurës​​ kontestimore​​ nga neni 182, paragrafët​​ 1​​ dhe 2 të LPK-, dhe se drejt është vërtetuar gjendja faktike ​​ [...]”.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës po ashtu konteston kompetencën e gjykatave të rregullta për të vendosur lidhur me përmbarimin në rastin e tij.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit​​ [Ac.​​ nr.​​ 5805/20]​​ të 19 tetorit 2021 kishte theksuar se​​ “...​​ aktvendimi i lëshuar nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale nr.5026 i datës 10.09.2011,​​ vendimi​​ i cili është i plotfuqishëm nga data 18.05.2012 dhe i ekzekutueshëm​​ nga data 03.06.2012, në​​ rastin konkret është dokument përmbarues,​​ siç parashihet në nenin 22,​​ paragrafi 1.pika​​ 1.2 të LPP-së, e cila dispozitë përcakton se “Dokument përmbarues është edhe vendimi përmbarues i dhënë​​ në procedurë administrative” dhe i njëjti​​ përbën​​ bazën juridike për caktimin e përmbarimit sipas nenit 21 të LPP-së, i cili përcakton​​ se “Organi përmbarues e cakton, përkatësisht e zbaton përmbarimin vetëm në bazë të​​ dokumentit përmbarues​​ (titulus executionis) dhe dokumentit të​​ besueshëm, po që​​ se me këtë ligj nuk​​ është parashikuar diçka tjetër”.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ kontekst, Gjykata do t​​ i referohet​​ nenit 21​​ [Bazat juridike për caktimin e përmbarimit]​​ të LPP-së,​​ i cili thekson se organi përmbarues e cakton/zbaton përmbarimin vetëm në bazë të dokumentit përmbarues.​​ 

 

  • Lidhur me dokumentin përmbarues, Gjykata do ti​​ referohet nenit​​ 22​​ [Dokumenti përmbarues] i LPP-së,​​ i cili përcakton se​​ dokumentet përmbaruese janë, ndër të​​ tjerash:​​ ​​ 

 

“[...]​​ 

1.1.vendimi përmbarues i Gjykatës dhe ujdia (pajtimi) gjyqësore përmbaruese;

 

1.2.vendimi përmbarues i dhënë në procedurë administrative dhe aktpajtimi (më tej: ujdia);​​ [...]”.​​ 

 

  • Në këtë drejtim,​​ Gjykata​​ vëren​​ se KPMM​​ në cilësinë e kreditorit kishte​​ ushtruar propozim për përmbarim ndaj parashtruesit të kërkesës lidhur me pagesën e gjobës në shumën prej 3,968.48 euro​​ (tre mijë e nëntë qind e gjashtëdhjetë e tetë ​​ euro e​​ dyzetë​​ e​​ tetë cent),​​ duke u bazuar në​​ Aktvendimin [nr.​​ 5026] e​​ KPMM-së të 20 shtatorit 2011.​​ Ndërsa,​​ Gjykata Komunale në Gjakovë përmes​​ Aktvendimit [Cp.​​ nr.​​ 10/13] lejoi​​ përmbarimin e kërkuar nga KPMM, përmbarim i cili ishte aprovuar edhe përmes​​ Aktvendimit [Ac.​​ nr.​​ 5805/20] të 19 tetorit 2021 të Gjykatës së​​ Apelit dhe Aktvendimit [CP.​​ nr.​​ 10/13] të 8 shtatorit 2017 të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

 

  • Në këtë aspekt,​​ Gjykata gjithashtu​​ do ti​​ referohet edhe​​ nenit 5 [Kompetenca]​​ ​​ Ligjit nr. 04/l-139​​ për Procedurën Përmbarimore, i cili parasheh si në vijim:​​ 

 

“Për të vendosur çështjet që kanë të bëjnë me çdo prapësim, ankesë, parregullsi në procedurën përmbaruese sipas nenit 52 dhe 67 të këtij ligji, ose çfarëdo lloj procedure kundër veprimeve të ndërmarra nga Përmbaruesi privat,​​ kompetencë ka Gjykata kompetente në territorin e së cilës debitori ka vendbanimin apo nëse nuk ka vendbanim në​​ Kosovë, atëherë në territorin në të cilin ka vendqëndrimin nëse është person​​ fizik. Nëse debitori është person juridik, kompetencë territoriale ka Gjykata kompetente ku gjendet selia e debitorit. Nëse debitori nuk ka vendbanim të përkohshëm ose seli në Kosovë, kompetencë ka Gjykata kompetente në territorin e se cilës gjinden sendet e luajtshme dhe të paluajtshme e të cilat janë objekt përmbarimi”.

 

  • Gjykata vëren se gjykatat e rregullta përmes vendimeve të tyre në kontekst të refuzimit të ankesës së​​ parashtruesit të kërkesës​​ ishin bazuar në dispozitat përkatëse të​​ Ligjit nr. 04/l-139 për Procedurën Përmbarimore​​ dhe​​ Ligjin​​ nr. 03/l-006 për Procedurën Kontestimore,​​ në bazë të të​​ cilave ishte zhvilluar procedura para gjykatave të​​ rregullta. ​​ Në këtë aspekt, Gjykata vëren se gjykatat e rregullta në mbështetje të këtyre dispozitave ligjore kishin sqaruar​​ se Aktvendimi [nr.​​ 5026] i 20 shtatorit 2011 i KPMM-së është dokument përmbarues dhe përbën bazë juridike për caktimin e përmbarimit.

 

  • Gjykata vë në pah qëndrimin e saj parimor​​ se nuk është detyrë e Gjykatës Kushtetuese të merret me gabimet e faktit ose të ligjit që pretendohet të jenë bërë nga gjykatat e rregullta gjatë konstatimit të fakteve apo zbatimit të ligjit (ligjshmërisë), përveç dhe për aq sa ato mund të kenë shkelur të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë (kushtetutshmëria).​​ Është roli i gjykatave të rregullta që të interpretojnë dhe zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale (shih,​​ mutatis mutandis, rasti i GJEDNJ-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28).​​ Prandaj, Gjykata Kushtetuese nuk mund të veprojë si “gjykatë e shkallës së katërt” (shih​​ mutatis mutandis,​​ rastin e Gjykatës​​ Kushtetuese,​​ KI86/11, parashtrues i kërkesës Milaim Berisha,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 5 prillit 2012).

 

  • Gjykata​​ tutje, rikujton se dispozitat e nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6.1 të KEDNj-së, nuk i garantojnë askujt rezultat të favorshëm në proces gjyqësor dhe të njëjtat dispozita as nuk përcaktojnë që Gjykata ta vë në diskutim zbatimin e të drejtës materiale nga gjykatat e rregullta të një kontesti civil, ku kryesisht njëra prej palëve fiton dhe tjetra humb (shih, ndër të tjera, rastet e Gjykatës​​ KI118/17​​ parashtrues Şani Kervan​​ dhe të tjerët,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 17 janarit 2018, paragrafi 36;​​ KI49/19,​​ cituar më lart, paragrafi 54; dhe​​ KI99/19,​​ parashtruese Persa Raičević, Aktvendim për papranueshmëri, i 19 dhjetorit 2019, paragrafi 48, dhe së fundmi rastin​​ KI68/21,​​ parashtrues Leonard Matoshi, Aktvendimi i 8 shtatorit 2021, paragrafi 51).

 

  • Rrjedhimisht,​​ pretendimet e parashtruesit për mungesë të kompetencës së​​ Gjykatës Themelore në Gjakovë​​ dhe​​ për​​ mungesë​​ të dokumentit me titull përmbarues në​​ Gjykatën e ​​ Apelit,​​ refuzohen​​ si qartazi i pabazuar.

 

  • Pretendimi lidhur me çështjen e parashkrimit​​ dhe​​ aplikueshmërisë së ligjit

 

  • Në lidhje me këtë pretendim, parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se KPMM,​​ në cilësinë e kreditorit​​ i​​ është​​ parashtruar përmbarimi​​ duke u bazuar në​​ Aktvendimin [nr.​​ 5026] e​​ 20 ​​ shtatorit 2011, ndërsa përgjatë procesit gjyqësor çështjen e parashkrimit dhe të​​ aplikueshmërisë​​ ​​ ligjit nuk​​ e ka trajtuar gjatë vendosjes​​ ​​ rastin konkret.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë pretendim specifik, parashtruesi i kërkesës thekson se​​ “Çështja e parashkrimit nuk është trajtuar. Në nenin 1.1 të Rregullores së​​ UNMIK nr. 1999/24 të datës 12 dhjetor 1999 për Ligjin në fuqi në Kosovë është paraparë​​ .... a) Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të​​ Përgjithshëm dhe instrumentet ndihmëse​​ të​​ nxjerra në​​ përputhje me to;​​ b)​​ Legjislacioni në fuqi në Kosovë me 22 mars 1989. Në rast konfliktesh do të​​ mbizotërojnë rregulloret dhe instrumentet ndihmëse të​​ nxjerra në​​ përputhje me to”.

 

  • Në këtë kontekst, parashtruesi i​​ kërkesës​​ thekson:​​ “Në qoftë se një gjykatë​​ e juridiksionit kompetent, një organ ose​​ një​​ person që​​ duhet të​​ zbatojë​​ një dispozitë​​ të​​ legjislacionit, konstaton se një çështje ose një situatë​​ nuk mund të​​ mbulohet nga legjislacioni i përcaktuar në​​ paragrafin 1.1 të​​ kësaj rregulloreje, ​​ por mbulohet nga një ligj tjetër në​​ fuqi në​​ Kosovë​​ pas 22 marsit 1989, i cili nuk është diskriminues dhe është në​​ përputhje me nenin 1.3 të​​ kësaj rregulloreje, atëherë gjykata, organi ose personi, si përjashtim e zbaton atë ligj”.

 

  • Në lidhje me këtë, parashtruesi i​​ kërkesës​​ thekson:​​ Çështja e parashkrimit deri me datën 22 mars 1999 ka qenë​​ e rregulluar me LMD, neni 371. dhe afati i parashkrimit ishte 5 (pesë) vjet. Andaj , dispozita e nenit 34. të​​ Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhëniet detyrimore​​ "Gazeta zyrtare e RFJ-së" 31/93 e dt. 1806.1993,​​ e cila ka hyrë në​​ fuqi me dt. 25.06.1993 e cila dispozitë​​ e rregullon ndryshe atë lëmi nga ajo e rregulluar me dispozitë​​ ligjore në​​ fuqi deri më​​ 22 mars 1999 është DISPOZITË​​ E PAAPLIKUESHME, e cila as përjashtimisht NUK MUNDË​​ TË​​ APLIKOHET, pavarësisht se është jodiskriminuese, prej nga del se neni 34​​ i​​ Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhëniet detyrimore "Gazeta zyrtare e RFJ-së" 31/93 i dt. 18 qershor 1993 është ligj për Kosovë​​ i pa aplikueshëm.

 

  • Gjykata, para së gjithash, rikujton se çdo pretendim i ngritur në kërkesë nga parashtruesi i​​ kërkesës​​ ​​ kërkon dhënien e një përgjigjeje konkrete nga ana e Gjykatës, me kushtin që kërkesa t’i përmbushë kriteret e pranueshmërisë, siç janë përcaktuar me Kushtetutë, Ligj dhe Rregullore të punës. Njëri ndër to është edhe ai i shterimit të mjeteve efektive juridike në procedura të rregullta pranë gjykatave të juridiksionit të rregullt.

 

  • Gjykata tashmë ka një praktikë të konsoliduar përkitazi me shterimin e mjeteve juridike në​​ kuptimin​​ e materies/substancës (shih, në këtë kontekst, ndër të tjera rastin e Gjykatës​​ KI154/17​​ dhe​​ KI05/18, me​​ parashtrues​​ Basri Deva, Afërdita Deva dhe Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar “Barbas”, Aktvendim për papranueshmëri, i 13 gushtit 2019, paragrafët 90-96, dhe së fundmi, rastin​​ KI189/19, parashtrues​​ Alban Miftaraj, Aktvendimi për papranueshmëri, i 10 nëntorit 2019, paragrafët 49-59). Rrjedhimisht, Gjykata thekson se shterimi i mjeteve juridike ngërthen në vete dy elemente: (i) atë të shterimit në kuptimin formal-procedural, që nënkupton detyrimin e përdorimit të mjetit juridik kundër një akti të një autoriteti publik, në një instancë më të lartë me juridiksion të plotë; dhe (ii) shterimin e mjetit në kuptimin e materies/substancës, që nënkupton raportimin e shkeljeve kushtetuese në “substancë” para gjykatave të rregullta, në mënyrë që këto të fundit të kenë mundësinë e parandalimit dhe të korrigjimit të shkeljes së të drejtave të njeriut të mbrojtura me Kushtetutë dhe KEDNj. Gjykata i konsideron si të shterura mjetet juridike vetëm atëherë kur parashtruesit e kërkesës i kanë shfrytëzuar ato në të dyja kuptimet, në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi (shih rastet e Gjykatës Kushtetuese,​​ KI71/18, parashtrues​​ Kamer Borovci, Mustafë Borovci dhe Avdulla Bajra, Aktvendim për papranueshmëri, i 21 nëntorit 2018, paragrafin 57;​​ KI119/17, parashtrues​​ Gentian Rexhepi,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 3 majit 2019, paragrafin 73; dhe rastin​​ KI154/17​​ dhe​​ 05/18, cituar më lart, paragrafin 94).

 

  • Aspekti​​ i shterimit të mjeteve juridike në substancë është i përcaktuar në praktikën gjyqësore të GJEDNj-së dhe të Gjykatës dhe nënkupton që pretendimet për shkelje të KEDNj-së dhe të Kushtetutës,​​ duhet të jenë ngritur “të paktën në substancë” para gjykatave të rregullta në mënyrë që të njëjtave t’u jetë dhënë mundësia për të adresuar pretendimet për shkelje përkatëse (shih, Gjykata Kushtetuese, rasti​​ KI01/19, parashtrues:​​ Fatos Rizvanolli, Aktvendimi për papranueshmëri, i 2 shtatorit 2020, paragrafët 96-100 dhe referencat e cituara në këtë rast).

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, GJEDNj gjithashtu përcakton që parashtruesit e kërkesave nuk mund të lirohen nga detyrimi i shterimit të mjeteve efektive juridike, edhe nëse gjykatat e rregullta mund të kenë qenë të detyruara të shqyrtojnë vet​​ (ex officio)​​ pretendimet përkatëse (shih, për më tepër përkitazi me shterimin e mjeteve juridike në kuptimin e materies/substancës, udhëzuesin e GJEDNj-së, të 31​​ gushtit​​ 2022, Pjesa I. Bazat procedurale të papranueshmërisë; A.​​ Mosshterimi​​ i mjeteve juridike; 2. Aplikimi i rregullit; d. Pretendimet e Ngritura në Substancë).

 

  • Për​​ ​​ tepër, GJEDNj mban qëndrimin se mjeti juridik duhet të shfrytëzohet, për aq sa ekziston një mjet i tillë që ua mundëson gjykatave të rregullta të adresojnë të paktën në substancë argumentin për shkelje të një të drejte. Nëse ankesa e paraqitur në Gjykatë nuk është ngritur pranë gjykatave të rregullta, qoftë në mënyrë eksplicite apo në substancë, kur ka mundur të ngrihet nga parashtruesi i kërkesës gjatë ushtrimit të një mjeti juridik në dispozicion, atëherë gjykatave të rregullta u është mohuar mundësia e adresimit të çështjes, mundësi kjo të cilën synon ta ofrojë rregulli për shterimin e mjeteve juridike (shih rastin e GJEDNj-së,​​ Jane Nicklinson​​ kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe Paul Lamb​​ kundër Mbretërisë së Bashkuar, cituar më lart, paragrafi 90 dhe referencat e përfshira aty; dhe shih, gjithashtu, rastin e Gjykatës,​​ KI119/17, cituar më lart, paragrafin 72, dhe së fundmi rastin​​ KI189/19, parashtrues​​ Alban Miftaraj, Aktvendimi për papranueshmëri, i 10 nëntorit 2019, paragrafët 49-59).

 

  • Në​​ këtë​​ kontekst,​​ Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës​​ nuk​​ e ka ngritur​​ këtë pretendim​​ as​​ si të nënkuptuar dhe as në materie (substancë) para gjykatave të rregullta. Prandaj, Gjykata e ka të pamundur ta trajtojë dhe analizojë tutje këtë pretendim në materie, ngase kërkesa në këtë pjesë nuk i përmbushë kriteret e pranueshmërisë, për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike, në kuptim të ngritjes së shkeljes në substancë në gjykatat e rregullta (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e Gjykatës​​ KI68/21,​​ parashtrues​​ Leonard Matoshi,​​ Aktvendimi i 3 nëntorit 2021, paragrafët -58-66).

 

  • Rrjedhimisht,​​ ky pretendim​​ duhet të refuzohet si pretendim i papranueshëm në baza procedurale,​​ për shkak të mosshterimit substancial të të gjitha mjeteve juridike,​​ siç kërkohet me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 të Ligjit dhe pikën (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së​​ punës.​​ 

 

Pretendimi për shkelje të nenit​​ 32​​ dhe​​ 46​​ ​​ Kushtetutës​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të nenit​​ 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike]​​ të Kushtetutës​​ dhe shkelje të nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës.​​ 

 

  • Në vlerësimin e këtyre pretendimeve, Gjykata vëren se parashtruesi i​​ kërkesës vetëm përmend nenin​​ 32​​ të Kushtetutës​​ dhe nenin 1​​ [Mbrojtja e Pronës]​​ të​​ Protokollit nr.​​ 1 të KEDNJ-së,​​ megjithatë,​​ ai nuk shtjellon tutje, se si dhe pse ka ardhur deri të shkelja e këtij neni specifik. Gjykata përsërit se ajo vazhdimisht ka theksuar se vetëm referimi dhe përmendja e neneve të Kushtetutës dhe të KEDNj-së nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNj, parashtruesit e kërkesës​​ duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës:​​ KI175/20, me parashtrues:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 22 prillit 2021, paragrafi 81;​​ KI166/20​​ cituar më lart, paragrafi 52;​​ KI04/21,​​ me parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 11 majit 2021, paragrafët 38-39).​​ 

 

  • Për këto arsye, Gjykata konstaton se pretendimi i parashtruesit të kërkesës për shkelje të së “drejtës për mjete juridike” dhe të​​ së​​ “drejtës pronësore”​​ i përket kategorisë së tretë (iii), nënkategorisë (a), të pretendimeve​​ “të pambështetura ose të paarsyetuara”,​​ andaj si i tillë i njëjti, duhet shpallur qartazi i pabazuar, në baza kushtetuese, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

 

Pretendimi​​ për shkelje të​​ nenit​​ 102 të Kushtetutës ​​ 

 

  • Përtej pretendimeve për shkeljen e neneve të​​ lartcekura, parashtruesi i kërkesës gjithashtu pretendon​​ shkelje të nenit 102​​ [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]​​ të Kushtetutës.

 

  • Lidhur me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës, Gjykata rikujton se është parim i përgjithshëm se nenet e Kushtetutës të cilat drejtpërdrejtë nuk rregullojnë të drejtat dhe liritë themelore nuk kanë efekt të pavarur, pasi efekti i tyre vlen vetëm për​​ "gëzimin e të drejtave dhe lirive" që garantohen me dispozitat e Kapitullit II dhe III të Kushtetutës. Prandaj, këto nene në mënyrë të pavarur nuk mund të zbatohen nëse faktet e çështjes nuk bien në fushën e veprimit të paktën të njërës ose më shumë dispozitave të Kushtetutës që kanë të bëjnë me​​ "gëzimin e të drejtave dhe lirive të njeriut"​​ (shih,​​ inter alia, rastet e GJEDNJ-së,​​ E.B. kundër Francës, nr. 43546/02, Aktgjykim i 22 janarit 2008, paragrafi 47;​​ Vallianatos dhe të tjerët kundër Greqisë, nr. 29381/09 dhe 32684/09, Aktgjykim i 7 shtatorit 2013, paragrafi 72; gjithashtu rastin e Gjykatës​​ Kl67/16, parashtrues i kërkesës​​ Lumturije Voca,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 23 janarit 2017, paragrafi 128).

 

  • Gjykata, në fund, gjithashtu thekson se pakënaqësia e parashtruesit të kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat​​ kundër Hungarisë, nr. 5503/02, Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).​​ 

 

  • Si përfundim, Gjykata konsideron se parashtruesi i​​ kërkesës nuk i​​ ka​​ mbështetur me prova pretendimet e tyre për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara me​​ Kushtetutë, sepse​​ argumentet e paraqitura nga ai​​ në asnjë mënyrë nuk tregojnë që gjykatat e rregullta ia kanë mohuar​​ ​​ të drejtat e garantuara me Kushtetutë, siç pretendohet nga parashtruesi i​​ kërkesës.

 

  • Bazuar në sa më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe deklarohet e papranueshme, në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullat 39​​ (1,b)​​ dhe​​ (2)​​ si​​ dhe 59 (2) të Rregullores së punës, më​​ 22 mars 2023,​​ njëzëri:

 

 

VENDOS

 

I.TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

II.T'UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;

 

III.TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me​​  ​​​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ nenin 20.4​​ ​​ të Ligjit; dhe

 

IV.Ky​​ aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

1

 

 

Parashtruesit:

“N.T. Doli”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile