Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [CA. nr. 850/2021], të 21 nëntorit 2022, të Gjykatës  se Apelit 

Nr. të lëndës KI138/23

Parashtruesit: Hanumshahe Paçarada

Shkarko:

Prishtinë, më 4 mars 2024

Nr. Ref.:RK 2388/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

 

rastin nr.​​ KI138/23

 

Parashtrues

 

Hanumshahe Paçarada​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [CA.​​ nr.​​ 850/2021], të 21 nëntorit​​ 2022, të Gjykatës​​ ​​ se Apelit​​ ​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ Hanumshahe Paçarada​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesja e​​ kërkesës),​​ me vendbanim në​​ Prishtinë, e përfaqësuar nga Myrvete Jashari, avokate.

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ konteston Aktgjykimin​​ [CA.​​ nr.​​ 850/2021], të 21 nëntorit 2022, të Gjykatës së​​ Apelit​​ të​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit)​​ në lidhje me Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 3641/19] të 13 tetorit 2020,​​ të Gjykatës Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës vendimin e kontestuar e ka pranuar më​​ 3 mars 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është​​ vlerësimi​​ i​​ kushtetutshmërisë së aktgjykimit​​ të kontestuar, me të​​ cilin pretendohet se parashtruesit​​ të​​ kërkesës i janë shkelur të drejtat​​ e garantuara me nenet:​​ 21 [Parimet e Përgjithshme], 24​​ [Barazia para​​ Ligjit],​​ 31​​ [E​​ Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të​​ Paanshëm],​​ 46​​ [Mbrojtja​​ e Pronës]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ si dhe​​ nenet​​ 6 [E drejta për një proces të rregullt]​​ të Konventës Evropiane për​​ Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KEDNj).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura​​ në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 17 qershor 2023,​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ e​​ dorëzoi​​ kërkesën​​ përmes​​ postës, të cilën Gjykata Kushtetuese e​​ Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) e pranoi më​​ 21 qershor 2023.​​ ​​ 

 

  • ​​ 27 qershor 2023,​​ Kryetarja​​ e Gjykatës​​ përmes Vendimit​​ [nr.​​ Gjr.​​ KI138/23]​​ caktoi gjyqtaren Remzije Istrefi-Peci​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • Më 26 qershor​​ 2023,​​ Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesen​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ 

 

  • ​​ 26 qershor​​ 2023, Gjykata​​ ia​​ dërgoi​​ një​​ kopje​​ ​​ kërkesës​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit.​​ ​​ 

 

  • Në të njëjtën ditë, Gjykata​​ e​​ njoftoi Gjykatën Themelore​​ për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ajo që të njoftojë Gjykatën lidhur me datën se kur parashtruesja e​​ kërkesës e ka​​ pranuar aktin e kontestuar.​​ 

 

  • Më 27 qershor​​ 2023, Gjykata​​ Themelore​​ e​​ dorëzoi​​ në Gjykatë fletëkthesën e kërkuar.​​ 

 

  • ​​ 13 shkurt​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues​​ e shqyrtoi raportin e gjyqtares​​ raportuese​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ ishte​​ e​​ punësuar​​ në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën​​ e​​ Neonatologjisë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ QKUK/punëdhënësi).​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ kishte​​ mbushur mbi 35 vite​​ përvojë​​ pune​​ tek punëdhënësi dhe kishte pagën bazë në vlerë prej 425.00 euro.​​ 

 

  • Më 29 korrik 2019, parashtruesja e​​ kërkesës paraqiti kërkesën [1965] tek punëdhënësi​​ që t’ia paguaj tri paga në emër të shpërblimit jubilar.​​ 

 

  • Punëdhënësi nuk i ishte përgjigjur kërkesës së​​ parashtrueses​​ ​​ kërkesës.​​ 

 

  • Më 24 tetor 2019, parashtruesja e​​ kërkesës paraqiti padi në Gjykatën Themelore kundër​​ punëdhënësit,​​ dhe kërkoi që të detyrohet kjo e fundit që t’​​ ia​​ paguaj shumën e përgjithshme prej 1, 486.98​​ euro me kamatë ligjore prej 8 % në​​ vit.​​ 

 

  • Më 20 korrik 2020, punëdhënësi paraqiti përgjigje në padi në Gjykatën Themelore.​​ 

 

  • Më 13 tetor 2020,​​ Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.​​ nr. 3461/18]​​ (i)​​ aprovoi​​ pjesërisht padinë e parashtrueses së kërkesës;​​ (ii)​​ detyroi​​ QKUK-në​​ që parashtrueses së​​ kërkesës t​​ ia paguaj tri paga​​ mujore, në​​ shumë të përgjithshme prej 1,275.00​​ euro me kamatë​​ ligjore prej 8 % në​​ vit, duke filluar​​ nga ​​ data e marrjes se aktgjykimit​​ deri në​​ pagesën​​ definitive, si dhe shpenzimet e procedurës​​ në shumë​​ prej 259.00 euro, të​​ gjitha këto​​ ​​ afat prej 7​​ (shtatë)​​ ditësh​​ nga dita e marrjes së​​ aktgjykimit; si dhe​​ (iii)​​ refuzoi​​ si të pabazuar pjesën e kërkesëpadisë të​​ parashtrueses​​ mbi shumën e gjykuar, dhe atë në shumën prej 211.98​​ euro.​​ 

 

  • Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 3461/18] arsyetoi​​ se​​ parashtruesja e kërkesës,​​ duke u bazuar në​​ paragrafët​​ 1, 2,​​ 3​​ dhe 4​​ ​​ nenit​​ 17​​ të Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës,​​ ka të drejtë​​ në shpërblimin jubilar në​​ vlerën e tri​​ pagave mujore.​​ 

 

  • Më 4 nëntor 2020​​ , QKUK,​​ përkatësisht punëdhënësi,​​ brenda afatit ligjor​​ parashtroi​​ ankesë​​ në​​ Gjykatën e Apelit​​ kundër​​ Aktgjykimit [C.​​ nr. 3461/18] të Gjykatës Themelore,​​ për shkak​​ të​​ shkeljeve esenciale të dispozitave të Ligjit të Procedurës Kontestimore,​​ vërtetimit të gabuar​​ dhe jo të plotë​​ të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të​​ së​​ drejtës materiale.​​ 

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesja e​​ ​​ kërkesës​​ paraqiti përgjigje​​ ​​ ankesën​​ e dorëzuar nga punëdhënësi.​​ ​​ 

 

  • Në një datë​​ të paspecifikuar, parashtruesja e​​ kërkesës paraqiti​​ ankesë​​ në Gjykatën e Apelit kundër Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 3461/19] të Gjykatës Themelore,​​ për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe aplikimit​​ të gabuar të të drejtës​​ materiale, duke kontestuar pikën tre (3) të Aktgjykimit përmes së​​ cilës Gjykata Themelore kishte refuzuar si të pabazuar pjesën e kërkesëpadisë të​​ parashtrueses​​ mbi shumën e gjykuar. Parashtruesja e​​ kërkesës përmes ankesës kërkoi që të aprovohet në tërësi kërkesëpadia e saj​​ dhe të​​ detyrohet QKUK​​ që t’​​ ia paguaj​​ kompensimin e​​ pagave jubilare në​​ vlerë​​ prej​​ 1, 486.98 euro​​ me kamatë​​ prej 8% (përqind)​​ nga data e paraqitjes së​​ padisë deri në​​ pagesën definitive.​​ 

 

  • Më 21 nëntor 2022,​​ Gjykata e Apelit përmes​​ Aktgjykimit​​ [AC. nr.​​ 850/2021] aprovoi​​ si të themeltë ankesën​​ e QKUK-së​​ dhe ndryshoi​​ Aktgjykimin​​ [C.​​ nr. 3641/19] e Gjykatës Themelore të 13 tetorit 2020,​​ si në​​ vijim:

 

Refuzohet ankesa e paditëses Hanumsha Paçarada, e paraqitur nga përfaqësuesja e saj avo. Myrvete Hashani-Jashari, e paraqitur kundër aktgjykimit të​​ Gjykatës Themelore në Prishtinë, C.​​ nr.​​ 3641/19 të datës 13.10.2020 si​​ e pathemeltë.​​ 

 

Aprovohet ankesa e të​​ paditurës Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Klinika e Neonatologjisë​​ në Prishtinë, e paraqitur nga përfaqësuesja Majlinda Sadikaj, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në​​ Prishtinë​​ c.​​ nr.​​ 3641/19 I DT. 13.10.2020, ndryshohet​​ ashtu që​​ gjykohet​​ Refuzohet​​ kërkesëpadia​​ e​​ paditëses​​ Hanumshah Paçarada, me të​​ cilin ka kërkuar: Të​​ detyrohet e paditura​​ Qendra​​ Klinike Universitare e​​ Kosovës, Klinika e Neonatologjisë​​ në​​ Prishtinë, që​​ në​​ emër të​​ shpërblimit jubilar​​ për​​ 30 vite të​​ përvojës së​​ punës,​​ paditëses​​ t’ia​​ paguaj prej 1486.98 euro si dhe​​ kërkesa​​ për​​ shpenzimet procedurale në​​ shumën prej 259 euro”​​ si e pathemeltë.

 

  • Gjykata e Apelit, ndër të tjera, arsyetoi se parashtruesja kërkesën e saj​​ për shpërblimin jubilar e ka mbështetur në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive​​ të​​ Kosovës dhe se​​ kushtin për shpërblim jubilar për​​ 30​​ (tridhjetë)​​ vite të​​ përvojës së​​ punës e ka arritur​​ në vitin 2004, rrjedhimisht​​ para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ndërsa e drejta për të kërkuar kompensimin në emër të pagave jubilare i ka lindur me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive​​ të Kosovës,​​ nga 1 janari 2015 dhe Kontrata Kolektive Sektoriale e Shëndetësisë e cila ka hyrë​​ në fuqi nga 11 qershori 2018.​​ Sipas Gjykatës së​​ Apelit,​​ ​​ kohën kur parashtruesja kishte​​ mbushur 30 vite të​​ përvojës së punës,​​ kjo​​ marrëveshje nuk ka qenë​​ në​​ fuqi​​ dhe nuk ka mundur të prodhoj efekt juridik​​ dhe rrjedhimisht​​ parashtrueses​​ i mungon baza ligjore​​ për realizimin e kërkesës së​​ parashtruar në padi.​​ Mbi​​ këtë​​ bazë,​​ Gjykata​​ e Apelit vendosi që të​​ ndryshohet aktgjykimi i ankimuar​​ dhe kërkesëpadia e paditësit​​ ​​ refuzohet në​​ tërësi​​ si e pabazuar. ​​ 

 

  • Më 26 maj 2023, parashtruesja e kërkesës paraqiti propozim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për inicimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër​​ Aktgjykimit [AC. nr. 850/2021] të Gjykatës së​​ Apelit.​​ 

 

  • Më 31 maj 2023, Zyra​​ e Kryeprokurorit të Shtetit përmes​​ Njoftimit​​ [KMLC.​​ nr.​​ 67/23] refuzoi​​ propozimin e paraqitur si të pabazuar​​ ligjërisht.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës pretendon​​ se gjykatat e rregullta​​ kanë shkelur​​ të drejtat e​​ saj​​ ​​ garantuara me nenet​​ 21 [Parimet e Përgjithshme], 24​​ [Barazia para Ligjit],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 46 [E drejta për Mbrojtja e Pronës]​​ të Kushtetutës​​ dhe​​ me nenet 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)​​ të KEDNj-së.

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta kanë​​ shkelur të​​ drejtat e saj,​​ duke i shkelur dispozitat e Kushtetutës së Republikës së​​ Kosovës, veçanërisht nenet 21, 24, 31, 46​​ të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së, me arsyetimin se​​ kanë shkelur procedurat dhe standardet ligjore gjatë vlerësimit të faktorëve​​ konkret​​ dhe aplikimit të të drejtës materiale në​​ rastin e saj, duke përfshirë një konstatim të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatimin e një interpretimi të pasaktë të të drejtës materiale, përkatësisht​​ duke mos zbatuar me saktësi dispozitat ligjore, përfshirë nenin 341 të​​ LMD-së​​ dhe nenin 52 të​​ Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës.​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ ​​ esencë​​ pretendon se shkeljet e lartcekura nga ana e gjykatave të rregullta,​​ kanë​​ shkaktuar pengesa të paligjshme përgjatë procesit gjyqësor​​ në kundërshtim me praktikën gjyqësore,​​ ​​ mënyrë që t’​​ i realizoj​​ kompensimin e pagave​​ jubilare.

 

  • Në​​ këtë​​ aspekt, parashtruesja e​​ kërkesës​​ thekson se “Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës , Departamenti i Përgjithshëm C.​​ nr. 3641/2019 i dt. 13.10.2020​​ është ligjor dhe në​​ harmoni me dispozitat​​ e nenit 24, paragrafi 1 dhe 2 të​​ Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ së​​ Kosovës, kurse Aktgjykimi i Gjykatës së​​ Apelit Ac.​​ nr.​​ 850/2021 dt.21.11.2022, është në kundërshtim me dispozitat e nenit 24, paragrafi 1 dhe 2, nenit 31, paragrafi 1 si dhe neni 46, paragrafi 1 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës.

 

  • Parashtruesja​​ e kërkesës​​ tutje​​ thekson: “Parashtruesit të​​ kërkesës me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm C.nr.3641/2019 i dt.13.10.2020, iu ka njohtë e drejta në shpërblimin jubilar të tri pagave, i cili aktgjykim me ankesë​​ të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) - Klinika e Neonatologjlisë, në​​ Prishtinë, është​​ ndryshuar nga Gjykata e Apelit​​ me Aktgjykimin Ac.​​ nr.​​ 850/21​​ të​​ dt.21.11.2022 dhe parashtruesit të​​ kërkesës​​ i​​ është​​ refuzuar​​ kërkesëpadia​​ si e pathemeltë​​ me​​ arsyetimin​​ se:​​ Marrëveshjen​​ e​​ Përgjithshme​​ Kolektive e​​ Kosovës​​ e cila ka hy​​ në​​ fuqi nga​​ dt.01.01.2015 si dhe​​ Kontrata​​ Kolektive​​ Sektoriale e​​ Shëndetësisë e cila ka hy​​ në​​ fuqi me​​ dt.11.06.2018, nuk kanë​​ dispozita për​​ veprim retroaktiv, duke​​ përshirë​​ periudhën​​ kohore kur​​ paditësja​​ në​​ vitin 2004, i​​ ka realizuar 30 vite të​​ përvojës së​​ punës, e​​ ​​ rezulton​​ se​​ kërkesëpadia​​ e​​ paditëses​​ kundër të​​ paditurës​​ është​​ pathemeltë, dhe si e tillë​​ duhet refuzuar.

 

  • Parashtruesja​​ e kërkesës, në vazhdim,​​ pretendon se​​ Me Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr.​​ 850/2021] të​​ dt.​​ 21.11.2022, të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ Kosovës, janë shkelur​​ të​​ drejtat themelore të​​ parashtruesit të​​ kërkesës të​​ parapara në​​ Kapitullin II, neni 21 të​​ Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ së​​ Kosovës, sepse ndaj parashtruesit të​​ kërkesës​​ nuk ka​​ një​​ gjykim të drejtë​​ sikur​​ te​​ rastet e​​ tjera ku​​ kërkesat​​ e tyre​​ tërësisht​​ identike​​ janë​​ aprovuar nga ana e gjykatave që​​ nga viti 2015 e tutje”.

 

  • Në këtë kontekst, parashtruesja e kërkesës pretendon​​ se “Nuk ka gjykim​​ të​​ drejt, barazi para ligjit, e as siguri juridike, kur​​ në Gjykatën e Apelit si organ i​​ shkallës, së​​ II-të​​ për çështje​​ tërësisht identike kanë​​ qëndrime​​ diametralisht të​​ kundërta​​ dhe​​ atë në​​ relacionin shkalla e I-rë​​ dhe e II-të​​ dhe kolegjet e​​ gjykatës​​ së​​ shkallës së​​ II-të, ku njeri kolegj​​ vendos ndryshe e tjetri ndryshe,​​ për çështje​​ tërësisht​​ identik, veprime​​ këto​​ që​​ janë​​ shkelje të​​ parimeve​​ kushtetuese dhe​​ diskriminuese ndaj atyre që​​ u refuzohen​​ kërkesat, me​​ ç’​​ rast​​ shkelen​​ edhe parimet e​​ Konventës​​ Evropiane​​ për të​​ Drejtat e Njeriut.

 

  • Parashtruesja​​ e kërkesës​​ përgjatë pretendimeve të​​ saj, ndër të tjera,​​ thekson​​ se​​ Gjykata bazuar në​​ dispozitat e nenit​​ 2, paragrafi 2.2 të​​ Ligjit të Procedurës Kontestimore nuk janë të lidhura për bazën juridike në​​ të​​ cilën thirren palët në​​ procedurën por gjykojnë në​​ bazë​​ të​​ akteve/juridike​​ prej Kushtetutës, ligjeve e deri te aktet nënligjore​​ dhe akteve normative të​​ organeve, për​​ rastin konkret të​​ punëdhënësit,​​ që do të​​ thotë​​ se kolegji i​​ Gjykatës​​ së​​ Apelit i cili e​​ ka refuzuar​​ kërkesëpadinë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës​​ nuk ka pasur​​ të​​ drejt ta​​ anashkaloj​​ neni​​ 52​​ të Marrëveshjes​​ së​​ Përgjithshme​​ Kolektive në Kosovë, ku parashihen​​ shpërblimet Jubilare, ku​​ specifikohen se:​​ [...] Si dhe neni 17 i Kontratës Kolektive​​ Sektoriale të Shëndetësisë, paragrafi​​ 3, nënparagrafi 3.3 i po këtij neni, ku po ashtu specifikohet se: për 30 vjet​​ të​​ përvojës në​​ pune në institucione shëndetësore, të punëdhënësit​​ i fundit i takojnë tri paga mujore të tij”. ​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ nënvizon se​​ “E paditura QKUK-Klinika e Neonatolgjisë​​ në Prishtinë, as në​​ përgjigjen në​​ padi e as në​​ seancën e shqyrtimit gjyqësor nuk e ka kundërshtuar të drejtën e paditëses për përfitimin e të​​ drejtës në tri pagat jubilare dhe e njëjta vetëm e ka sqaruar situatën e vështirë ekonomike dhe e ka njoftuar gjykatën se QKUK-ës, nuk i është ndarë​​ buxhet për përmbushjen e këtyre detyrimeve. Po ashtu,​​ e njëjta në​​ përgjigjen në​​ padi të​​ dt.20.07.2020,​​ sqaron se QKUK-ja planifikon se me ndarjen e buxhetit gjatë​​ vitit 2020, të filloj me pagesën e këtyre obligimeve për të​​ gjithë​​ të punësuarit​​ e​​ QKUK-ës.

 

  • Parashtruesja​​ e kërkesës, përveç tjerash, pretendon​​ se “Gjykata e Apelit, jashtë çdo norme e standardi të aplikuar në​​ jurisprudencën kosovare për të ​​ tilla raste,​​ jashtë çdo logjike juridike e faktike, në kundërshtim me krejt atë që​​ dihet, thuhet e lexohet në teorinë juridike, madje në kundërshtim​​ edhe me vet praktikën e saj, në​​ mënyrë të tërthortë​​ thirret në​​ parashkrim, ashtu që​​ shkel dispozitat e Ligjit të​​ Marrëdhënieve të​​ Detyrimeve të​​ Kosovës, konkretisht nenin 341,​​ par.​​ 3 ku theksohet se: Gjykata nuk mund të​​ merr parasysh parashkrimin, në​​ qoftë​​ se debitori nuk thirret në​​ atë dhe mbi këtë bazë Gjykata e Apelit të Kosovës e refuzoi kërkesëpadinë e paditëses si të pathemeltë.

 

  • Në këtë aspekt, parashtruesja​​ e kërkesës thekson:​​ Pra, në​​ rastin konkret gjykata e shkallës së dytë me aktgjykimin e ankimuar, ka vepruar në kundërshtim me​​ nenin 341,​​ par.1 të LMD-ës, ashtu që duke u thirrur në atë se as marrëveshja e përgjithshme kolektive​​ e as marrëveshja kolektive sektoriale e shëndetësisë nuk përmbajnë dispozita për veprim​​ retroaktiv, në ​​ mënyrë​​ indirekte është thirrur në​​ parashkrim, me​​ ç’​​ rast e ka refuzuar të​​ pathemeltë padinë dhe kërkesëpadinë e paditëses dhe në​​ këtë rast​​ ka shkelur të​​ drejtën​​ materiale në dëm të paditëses​​ duke​​ ia​​ mohuar të​​ drejtën​​ ​​ përfitimin e tri pagave​​ jubilare dhe kjo me faktin se​​ përderisa dy marrëveshjet​​ e​​ lartcekura nuk kanë qenë në​​ fuqi, paditësja​​ nuk ka pasur​​ bazë​​ ligjore​​ për​​ ​​ kërkuar​​ pagesën​​ e tri​​ pagave jubilare edhe pse kjo e​​ drejt i ka​​ takuar në​​ bazë​​ të​​ përvojës së​​ punës,​​ ndërsa​​ kur kanë​​ hyrë​​ në​​ fuqi dy​​ marrëveshjet të​​ cilat të​​ punësuarve​​ u​​ kanë garantuar të​​ drejtën​​ për​​ përfitime​​ jubilare nga e drejta e​​ punës​​ e​​ njëjta​​ e ka​​ kërkuar​​ këtë të​​ drejtë, madje​​ pikërisht ‘në​​ kohën​​ kur​​ dy​​ marrëveshjet​​ kanë qenë në​​ fuqi.

 

  • Në lidhje me këtë, parashtruesja e kërkesës tutje thekson se “Me këtë vijmë​​ në përfundim se paditësja të drejtën në përfitimin e tri pagave jubilare​​ e​​ ka të​​ garantuar në bazë të dy marrëveshjeve të përgjithshme kolektive në Kosovë, ndërsa sa i përket dispozitave retroaktive është e ditur se asnjë ligj apo marrëveshje nuk vepron në mënyrë retroaktive, mirëpo gjykata e shkallës së​​ dytë​​ në​​ mënyrë të​​ tërthortë​​ është thirrur në​​ parashkrim, gjë të​​ cilën pala e paditur nuk e ka bërë​​ gjatë​​ zhvillimit të​​ këtij procesi gjyqësor civil nga marrëdhënia e punës, andaj në​​ këtë rast gjykata e shkallës së​​ dytë​​ në​​ mënyrë të kundërligjshme ia ka mohuar të​​ drejtën për përfitimin e tri pagave​​ jubilare paditëses.

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ gjithashtu thekson se​​ Përfaqësuesja e autorizuar e paditëses, konsideron së gjykata e shkallës së​​ dytë, i ka tejkaluar autorizimet procedurale, që​​ ia njeh ligji për të tilla raste, dhe i ka interpretuar tërësisht jashtë kontestit​​ dispozitat e së​​ drejtës materiale, kur është thirrur në retroaktivitetin e ligjit, konkretisht duke e marrë​​ parasysh parashkrimin e padisë dhe kërkesëpadisë' së​​ paditëses në​​ mënyrë të tërthortë, pa u thirrur​​ në të​​ pala e paditur, në këtë rast QKUK-ja”.​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ thekson:​​ “Prandaj,​​ për parashtruesen e kërkesës nuk është asnjë dilemë​​ se është shkelur​​ në mënyrë​​ flagrante dispozita e nenit 24, paragrafët​​ 1 dhe​​ 2 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës, sepse ajo nuk e ndien veten të​​ barabartë​​ para ligjit, pasi kolegët e saj të​​ drejtën e shpërblimit jubilar e kanë realizuar, me kushte tërësisht identike dhe në bazë​​ të njëjtave e dispozita ligjore dhe dy​​ marrëveshjeve kolektive, si dhe aktgjykimeve të​​ gjykatave, kurse ajo këtë të drejtë nuk mund ta realizoj as në​​ procedurë​​ administrative te e paditura, e as ‘në procedurë​​ gjyqësore, sepse gjykatat nuk kanë​​ qëndrim unifikues në​​ trajtimin e barabartë​​ të palëve para ligjit. Parashtruesi i kërkesës me të​​ drejtë​​ parashtron pyetjen a ka siguri juridike, kur gjykatat e​​ nivelit të dytë, vendimet e të​​ cilave janë​​ të​​ formës së​​ prerë,​​ janë​​ kontradiktore​​ ​​ mes veti për të​​ njëjtën​​ çështje​​ juridike,​​ gjegjësisht​​ tërësisht identike.”​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës thekson se​​ “Parashtruesja e kërkesës nuk e ka profesionin e investiguesit, por ka dijeni (nga kolegët e saj të​​ sektorit të​​ shëndetësisë) që​​ për një​​ numër të​​ madh rastesh të punëtorëve të sektorit të​​ shëndetësisë, gjykatat tona kanë​​ vendos pozitivisht në dobi të palëve nga gjykatat dhe lind pyetja logjike sa duhet me qenë​​ numri i rasteve që​​ Gjykata Kushtetuese me vlerësuar​​ se është shkelur dispozita e Kushtetutës​​ ​​ cekur më​​ lart, apo duhet të​​ gjitha atë raste me i identifikuar​​ e me ia dërguar​​ si shtojcë​​ gjykatës,​​ që për parashtruesin e kërkesës është e pamundur një gjë e tillë, por edhe e papranueshme, për faktin se kolegët e saj që​​ kanë​​ punuar së​​ bashku me parashtruesen e kërkesës këtë të drejtë e kanë realizuar, dhe për të është papranueshme dhe e paimagjinueshme fakti se gjykata të​​ drejtën e saj e ka mohuar, andaj kjo me të​​ vërtetë​​ është​​ rëndë​​ sepse me vendime kontradiktore​​ ​​ gjykatave tona, popullata e humb besimin​​ te​​ Sistemi Gjyqësor i Kosovës”.​​ 

 

  • Në lidhje me shkeljet​​ e pretenduara​​ kushtetuese, parashtruesja e kërkesës thekson​​ Gjithashtu nuk është kontestuese se te​​ rasti​​ i​​ parashtrueses së​​ kërkesës janë shkelur​​ edhe dispozitat e nenit 31, paragrafi 1 dhe 2 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës, pasi ndaj saj nuk është bërë​​ një gjykim i drejtë​​ dhe i njëanshëm, sepse bazuar në Marrëveshjen Kolektive​​ të Përgjithshme dhe Kontratën Kolektive Sektoriale të​​ Shëndetësisë, të​​ drejtën në​​ shpërblim jubilar të​​ tri pagave e ka fituar me rastin e hyrjes në​​ fuqi, e cila​​ e​​ drejtë​​ nuk mund t'i mohohet në​​ asnjë procedurë​​ të​​ mëvonshme me asnjë akt ligjor apo nënligjor”.

 

  • Në këtë kontekst, parashtruesja​​ e kërkesës​​ gjithashtu pretendon​​ se​​ “Te​​ rasti i parashtruesit të​​ kërkesës është shkelur​​ edhe dispozita e nenit 46 të​​ Kushtetutës, pasi që iu ka mohuar e drejta në​​ shpërblim​​ jubilar e që​​ të​​ hyrat nga marrëdhënia e punës konsiderohen​​ pronë. Se të​​ ardhurat nga marrëdhënia​​ e​​ punës trajtohen si pronë në kuptim të nenit 46 të​​ Kushtetutës​​ është shprehur Gjykata​​ Kushtetuese e​​ Republikës​​ së​​ Kosovës​​ kur ka gjykuar rastet​​ e pensionimit të​​ parakohshëm​​ një​​ numri të​​ ish-​​ punëtorëve​​ të​​ punësuar​​ nëpër​​ ndërmarrje publike, me​​ ç​​ rast​​ ka anuluar mbi 300​​ aktgjykime të​​ Gjykatës​​ Supreme,​​ për faktin se​​ është shkel​​ e drejta e​​ pronës”.

 

  • Në lidhje me juridiksionin e Gjykatës, parashtruesja e kërkesës thekson:​​ “parashtruesja e kërkesës është​​ në dijeni që​​ Gjykata Kushtetuese e​​ Kosovës nuk vepron shkallë e IV-të, por ka​​ juridiksion​​ kushtetues që ta prish-anuloj çdo​​ akt juridik të​​ cilitdo organ​​ qoftë​​ nëse gjen se ka shkelje të dispozitave ligjore dhe atyre kushtetuese, e​​ ​​ për rastin konkret nuk është fare kontestuese se​​ janë​​ shkelur dispozitat ligjore dhe ato kushtetuese​​ ​​ cekura më​​ lart, konkretisht Gjykata e Apelit të Kosovës i ka tejkaluar autorizimet duke u thirrur në mënyrë indirekte në parashkrim, pa u thirr pala kundërshtare dhe kështu ka vepruar në kundërshtim me nenin 341,​​ par.​​ 3 të LMD-së.​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës përfundon duke pohuar​​ që aktgjykimi i kontestuar​​ “është marr ​​ me shkelje të dispozitave ligjore dhe kushtetuese dhe i njëjti të anulohet”.​​ ​​ 

 

Dispozitat relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 3

[Barazia para Ligjit]

 

1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera,​​ e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.​​ 

 

2. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

 

 

Neni 24​​ 

[Barazia para Ligjit]

 

​​ 1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.​​ 

 

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.​​ 

 

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato

 

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të mediave, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

 

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6 (E drejta për një proces të rregullt)

 

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

​​ 2. Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.​​ 

 

 

 

 

LIGJI​​ nr. 03/L-212 I PUNËS

 

 

Neni 90

Marrëveshja Kolektive

 

“[...]​​ 

 

4. Marrëveshja Kolektive mund të lidhet për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri (3) vjet”.

 

 

 

 

Ligji nr. 04/l-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve

 

Neni 341

Rregullat e përgjithshme

 

  • Me parashkrim shuhet e drejta e kërkimit të përmbushjes së detyrimit.

 

  • Parashkrimi krijohet kur të ketë kaluar afati i caktuar me ligj, brenda të cilit kreditori ka mundur të ​​ kërkojë përmbushjen e detyrimit.

 

  • Gjykata nuk mund të merr parasysh parashkrimin, në qoftë se debitori nuk thirret në atë.

 

 

MARRËVESHJEN E PËRGJITHSHME KOLEKTIVE TË KOSOVËS

 

 

Neni 52

Shpërblime jubilare

 

1. I punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë:​​ 

 

1.1.për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij;​​ 

 

1.2.për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy pagave​​ mujore të tij;​​ 

 

1.3.për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri pagave​​ mujore të tij.​​ 

 

2.Punëdhënësi i fundit është ai që paguan shpërblime jubilare.​​ 

 

3.Shpërblimi jubilar, paguhet në afat prej një muaji, pas plotësimit të kushteve nga ky paragraf

 

[...]​​ 

 

Neni 82

 

1.Kjo Marrëveshje e Përgjithshme Kolektive e Kosovës (MPKK) e nënshkruar nga Partnerët në Këshillin Ekonomiko – Social të Kosovës, hyn në fuqi nga data 01.01.2015

 

 

Mendimi​​ Juridik për Shpërblimin Jubilar i Gjykatës Supreme​​ të Kosovës, i 27​​ shkurtit 2023

 

 

Marrëveshja/Kontratat e aplikueshme

 

“II. Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës e lidhur me datë​​ 18.03.2014, dhe nënshkruar nga Organizatat e punëdhënësve (Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit), Organizatat e të punësuarve (Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës), si dhe Qeveria e Republikës së​​ Kosovës, (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale), (në tekstin e mëtejmë: Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës) aplikohet në​​ periudhën kohore nga data 01.1.2015 - 31.12.2017”.

 

Kushtet​​ për​​ të​​ fituar të​​ drejtën​​ e​​ shpërblimit​​ jubilar:

 

VI. I​​ punësuari në​​ bazë të​​ Marrëveshjes​​ së​​ Përgjithshme Kolektive të​​ Kosovës, ka të drejtë​​ ​​ shpërblimin jubilar siç​​ përcaktohet me nenin 52, të​​ kësaj​​ marrëveshje,​​ nëse plotësohen​​ këto​​ kushte dhe​​ atë: a) që​​ viti jubilar i​​ punësimit​​ për​​ 10,​​ 20 dhe 30 vjet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të​​ këtij​​ mendimi juridik,​​ dhe b)​​ përvoja​​ e​​ punës​​ për​​ 10,​​ 20 dhe 30 vjet duhet të​​ jetë​​ e​​ pandërprerë​​ te​​ punëdhënësi​​ i fundit.

 

Vlerësimi​​ i pranueshmërisë së​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së​​ pari shqyrton nëse​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ i​​ ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të përcaktuara me Kushtetutë​​ dhe të specifikuara më tej me Ligj​​ dhe​​ me Rregullore të​​ punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7​​ ​​ nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ të cilët përcaktojnë:

 

​​ “1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata më tej i referohet neneve 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit,​​ ​​ përcaktojnë:

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

Parashtruesi i​​ kërkesës ka​​ për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër​​ (4) muajve. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

​​ 

  • Sa​​ i përket përmbushjes së​​ këtyre kritereve, Gjykata konstaton se​​ parashtruesja e​​ kërkesës është​​ palë e autorizuar,​​ e cila​​ konteston​​ një akt të një autoriteti​​ publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin [CA.​​ nr.​​ 850/2021] të 21 nëntorit 2022, të Gjykatës​​ ​​ Apelit,​​ pasi​​ i ka shteruar​​ të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj si dhe e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar me ligj.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç këtyre kritereve, Gjykata po ashtu duhet​​ të shqyrtojë​​ nëse​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ i​​ ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht nënrregullin​​ (2)​​ të Rregullores​​ së punës, që​​ përcakton:​​ 

 

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa​​ është qartazi e pabazuar, kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së,​​ por edhe të​​ Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime​​ konfuze dhe të paqarta​​ (shih,​​ rastet e​​ GjEDNj-së,​​ Kemmachev kundër​​ Francës,​​ Kërkesa​​ nr.​​ 17621/91,​​ kategoria (i),​​ Mentzen kundër Letonia,​​ Kërkesa​​ nr. 71074/01,​​ kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër​​ Ukrainës,​​ Kërkesa​​ nr.​​ 4241/03,​​ kategoria (iii)).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të rikujtojë pretendimet përkatëse të parashtrueses së​​ kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GjEDNj-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se​​ parashtruesja e​​ kërkesës pretendon​​ se​​ Aktgjykimi i kontestuar shkel të​​ drejtat e​​ saj​​ kushtetuese​​ të garantuara me nenet​​ 21,​​ 24,​​ 31, 46​​ të Kushtetutës dhe nenin 6​​ të KEDNj-së.

 

  • Në dritën e kësaj, Gjykata vëren se​​ thelbi i ankesës së​​ parashtrueses së kërkesës ka të bëjë:​​ (i)​​ me​​ mënyrën e interpretimit​​ dhe zbatimit​​ ​​ ligjit material,​​ sepse​​ sipas parashtrueses së​​ kërkesës​​ nuk​​ është​​ interpretuar​​ drejtë​​ dhe​​ për pasojë​​ është​​ zbatuar​​ gabimisht dispozita ligjore​​ me rastin e refuzimit të kërkesës​​ së saj,​​ si të parashkruar,​​ dhe​​ moszbatim​​ të duhur të​​ nenit​​ 341 të LMD-së dhe​​ nenit 52 të Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës,​​ si​​ dhe nenin 17 të Kontratës Kolektive Sektoriale​​ (ii)​​ pretendimi​​ për​​ shkelje të parimit të sigurisë​​ juridike si rezultat i mungesës së konsistencës së Gjykatës së Apelit lidhur me vendimmarrjen në rastin e saj;​​ si​​ dhe​​ (iii)​​ pretendimet​​ për shkelje​​ të​​ tjera të të drejtave kushtetuese.​​ 

 

  • Përkitazi me pretendimet​​ për​​ mënyrën​​ e interpretimit dhe zbatimit​​ ​​ ligjit material​​ 

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ rikujton​​ qëndrimin​​ e saj të përgjithshëm se​​ vërtetimi i drejtë dhe i plotë i gjendjes faktike,​​ si dhe​​ interpretimet përkatëse​​ të dispozitave ligjore a ligjit, si rregull​​ hyjnë​​ brenda juridiksionit të​​ gjykatave të rregullta. Roli i Gjykatës Kushtetuese është​​ që​​ të sigurojë respektimin e standardeve dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe​​ rrjedhimisht, ajo​​ nuk mund të veprojë si gjykatë “e shkallës së katërt”​​ (shih, në lidhje me doktrinën​​ e​​ “shkallës​​ së katërt”,​​ rastin e GjEDNj-së,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës​​ [DHM], nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28).

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata thekson se interpretimi i​​ së drejtës materiale dhe procedurale është​​ detyrë parësore dhe bie​​ brenda​​ juridiksionit të​​ gjykatave të rregullta (çështje e ligjshmërisë). Roli i Gjykatës Kushtetuese është vetëm​​ të përcaktojë nëse efektet e​​ interpretimit​​ të tillë janë në përputhje me normativat​​ dhe standardet​​ kushtetuese.

 

  • Në këtë rast​​ konkret, Gjykata i referohet pjesëve relevante​​ të​​ Aktgjykimit [CA.​​ nr.​​ 850/2021], të 21 nëntorit​​ 2022, të Gjykatës​​ së​​ Apelit​​ si instanca e fundit​​ në këtë çështje civile, dhe​​ vëren​​ se e njëjta ka shpjeguar​​ ​​ detaje arsyet​​ e refuzimit të​​ kërkesave të ngritura në​​ ankesë​​ nga parashtruesja e​​ kërkesës,​​ duke arsyetuar se:​​ 

 

[...]​​ Pra paditësja në​​ këtë rast përvojën e punës 30 vjeçare e ​​ ka realizuar para 15 vitesh nga data e pensionimit (me datën 25.07.2019) përkatësisht në​​ vitin 2004.​​ Kolegji, konstaton se​​ ​​ vitin 2004, nuk kishte​​ Marrëveshje e as Kontratë​​ Kolektive​​ Sektoriale, me të​​ cilën e paditura ishte e detyruar që të​​ paguaj​​ shpërblimin jubilar​​ sipas​​ kërkesëpadisë së​​ paditëses.”​​ 

 

  • Gjykata e Apelit​​ përmes të​​ njëjtit​​ aktgjykim sqaroi gjithashtu se​​ Marrëveshja e përgjithshme kolektive e Kosovës e cila ka hyrë​​ në​​ fuqi nga data 01.01.2015 si dhe Kontrata Kolektive Sektoriale e Shëndetësisë e cila ka hyrë​​ në​​ fuqi nga data 11.06.2018, nuk kanë​​ dispozita për veprim retroaktiv, duke përfshirë periudhën kohore kur paditësja në vitin 2004 ka realizuar​​ 30​​ vite te​​ përvojës​​ se​​ punës, e qe rezulton se​​ kërkesëpadia e paditëses​​ kundër​​ te​​ paditurës është​​ e pa themelte, dhe si e tille duhej refuzuar.

 

  • Tutje,​​ Gjykata​​ vëren​​ se përkitazi me​​ këtë arsyetim/vlerësim të cilin parashtruesja​​ e konteston,​​ Gjykata​​ e​​ Apelit​​ erdhi në këtë përfundim pasi kishte administruar provat​​ në mënyrë indirekte​​ siç ishin:​​ “lista e pagave; vërtetimi i lëshuar nga Drejtori i Klinikës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës”,​​ si dhe çështjet​​ e tjera lidhur me konstatimin e gjendjes faktike sa​​ i​​ përket​​ aplikueshmërisë së​​ instrumenteve tjera ligjore, përkatësisht​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës dhe Kontratës Kolektive Sektoriale.​​ 

 

  • Nën dritën e të lartcekurave, Gjykata vëren​​ se​​ Gjykata e Apelit kishte​​ sqaruar se:​​ (i)​​ parashtruesja e​​ kërkesës kishte plotësuar kushtin për shpërblimin jubilar para​​ 15 (pesëmbëdhjetë)​​ vitesh, përkatësisht para​​ hyrjes në​​ fuqi​​ ​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës dhe Kontratës Kolektive Sektoriale të​​ Shëndetësisë​​ (ii)​​ Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës ishte​​ bërë e aplikueshme nga 1 janari​​ 2015​​ (iii),​​ ndërsa Kontrata Kolektive Sektoriale​​ e Shëndetësisë kishte hyrë​​ në fuqi më​​ 11 qershor 2018;​​ (iv)​​ parashtruesja e​​ kërkesës kishte​​ arritur vitin jubilar, respektivisht 30 vite​​ përvoje të​​ punës​​ në vitin 2004,​​ respektivisht​​ para hyrjes në fuqi të​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës dhe Kontratës Kolektive Sektoriale​​ të Shëndetësisë;​​ si dhe​​ (v)​​ instrumentet​​ ligjore të​​ lartcekura nuk përmbajnë dispozita për veprim retroaktiv sikurse në rastin e parashtrueses së​​ kërkesës dhe rrjedhimisht kërkesa e saj ishte e pabazuar ligjërisht.​​ 

 

  • Prandaj,​​ siç mund të​​ vërehet nga arsyetimi i mësipërm,​​ Gjykata vëren se​​ Gjykata e​​ Apelit​​ i​​ ka​​ adresuar të gjitha pretendimet e parashtrueses së​​ kërkesës,​​ në përputhje me​​ legjislacionin​​ në fuqi,​​ duke arsyetuar​​ çështjen se përse në​​ rastin e​​ saj​​ nuk​​ mund të​​ plotësohej kërkesa​​ për kompensimin e pagave jubilare si rezultat i mungesës së​​ bazës ligjore në​​ kuptim të​​ mosaplikueshmërisë​​ së​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të​​ Kosovës dhe​​ Kontratës Kolektive Sektoriale​​ të​​ Shëndetësisë,​​ duke aplikuar​​ dispozita përkatëse ligjore​​ që ato​​ i kishte konsideruar si relevante përkitazi me rrethanat e rastit konkret.​​ 

 

  • Nën dritën e analizës së​​ lartcekur, vërehet​​ se Gjykata e Apelit ka analizuar afatin kohor për plotësimin e​​ kushteve për shpërblimin jubilar nga ana e parashtrueses së kërkesës. Megjithëse,​​ parashtruesja ka paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për të mbështetur pretendimin e saj, Gjykata vëren se Gjykata e Apelit ka​​ sqaruar se koha e​​ paraqitjes së kërkesës nuk korrespondon me periudhën e përcaktuar nga Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës dhe Kontrata Kolektive Sektoriale​​ e Shëndetësisë.​​ 

 

  • Për më tepër, Gjykata gjen se​​ vendimmarrja e Gjykatës së​​ Apelit​​ në rrethanat faktike dhe juridike të rastit konkret,​​ është në pajtueshmëri edhe me mendimin juridik​​ për shpërblimin jubilar​​ të nxjerrë nga mbledhja e përgjithshme e Gjykatës Supreme, e 27 shkurtit 2023. Në këtë drejtim, Gjykata do ti referohet pjesës relevante të Mendimit Juridik të 27 shkurtit 2023​​ të Gjykatës Supreme, i cili​​ përcakton:​​ “I punësuari në​​ bazë të Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës,​​ ka të drejtë në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin 52, të kësaj marrëveshjeje, nëse plotësohen këto kushte dhe atë: a) që viti jubilar i punësimit për 10, 20 dhe 30 vjet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II,​​ të​​ këtij mendimi juridik, dhe b) përvoja e punës për 10,​​ 20 dhe 30 vjet duhet të​​ jetë​​ e pandërprerë​​ te​​ punëdhënësi i fundit”.

 

  • Gjykata vëren se parashtruesja e​​ kërkesës pretendon se,​​ “gjykata e shkallës së dytë me aktgjykimin e ankimuar, ka vepruar në kundërshtim më nenin 341,​​ par.1 të LMD-ës, ashtu që duke u thirrur në atë se as marrëveshja e përgjithshme kolektive​​ e as marrëveshja kolektive sektoriale e shëndetësisë nuk përmbajnë dispozita për veprim retroaktiv, në mënyrë​​ indirekte është thirrur në​​ parashkrim, me​​ ç’​​ rast e ka refuzuar të pathemeltë padinë dhe kërkesëpadinë e paditëses dhe në​​ këtë rast ka shkelur të​​ drejtën materiale”.

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata vëren se parashtruesja e kërkesës gjithashtu pretendon se gjykatat e rregullta në​​ rastin e​​ saj​​ gabimisht kanë konstatuar gjendjen faktike dhe gabimisht e kanë interpretuar nenin 52 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës ne lidhje me nenin 17 të Kontratës Kolektive Sektoriale.

 

  • Gjykata thekson se Gjykata e Apelit ka bazuar vendimin e saj në mungesën e dispozitave për veprim retroaktiv në instrumentet ligjore të thirrura nga parashtruesja.​​ ​​ Në këtë aspekt, Gjykata vëren se kjo ka çuar në një konkluzion ligjor se parashtruesja nuk ka arritur të paraqes një bazë ligjore të mjaftueshme para instancës së Apelit për të mbështetur pretendimin e saj për kompensim të pagave jubilare në kontekst të zbatueshmërisë së​​ Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës dhe Kontratës Kolektive Sektoriale​​ të Shëndetësisë.

 

  • Praktika gjyqësore e kësaj Gjykate tregon se ka pasur edhe raste të tjera kur​​ janë​​ kontestuar vendimet e gjykatave të rregullta lidhur me kërkesat​​ për kompensimin​​ e pagave jubilare, siç është rasti aktual, të​​ cilat ishin refuzuar nga gjykatat e rregullta në mungesë të dispozitave për veprim retroaktiv në instrumentet ligjore të thirrura nga vet parashtruesit. Në rastet e tilla Gjykata, sikurse në rastin e tanishëm, është fokusuar vetëm në atë se a kanë përfituar parashtruesit nga një gjykim i drejtë dhe i paanshëm duke mos u lëshuar në çështje të ligjshmërisë dhe aspekteve të interpretimit të ligjit procedural dhe material duke qenë se prerogativa të tilla janë kompetencë e gjykatave të rregullta. Andaj, Gjykata rastet e tilla i ka shpallur të papranueshme si qartazi të pabazuara. (Shih rastet​​ ​​ e Gjykatës​​ KI205/22,​​ parashtruesi i kërkesës​​ Sefedin Smakolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 12 prillit 2023; KI08/21, parashtrues​​ Mirishahe Shala, Aktvendim​​ për papranueshmëri, i 2 qershorit 2021)​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata rikujton se ajo vet nuk mund të shndërrohet në gjykatë të faktit dhe​​ tu​​ tregojë​​ gjykatave të​​ rregullta se cila do​​ të​​ ishte mënyra​​ më​​ e përshtatshme e zbatimit të së drejtës materiale, sepse një kompetencë e tillë,​​ si rregull, i​​ takon gjykatave të juridiksionit të rregullt​​ që​​ ta bëjnë.​​ Gjykata​​ thekson se ajo mund të ndërhyjë vetëm atëherë kur​​ arsyetimi i vendimeve të gjykatave të​​ rregullta​​ është​​ tejet arbitrar dhe i pajustifikueshëm, çfarë në rrethanat konkrete nuk kemi të bëjmë me vendime qartazi arbitrare ose të pajustifikuara.

 

  • Andaj, Gjykata nga shtjellimet e mësipërme konsideron se parashtruesja e kërkesës thjeshtë është e​​ pakënaqur me rezultatin e procedurës pranë gjykatave të rregullta,​​ megjithatë pakënaqësia e saj​​ nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë,​​ kërkesa nr. 5503/02,​​ Aktgjykimi i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).

 

  • Në këtë kuptim,​​ Gjykata,​​ shikuar procedurën si​​ tërësi, në​​ kuptim​​ të së​​ drejtës​​ për “gjykim të drejtë,​​ këtë pretendim të parashtrueses së kërkesës​​ e cilëson se i takon​​ kategorisë së​​ parë (i),​​ pretendime​​ të shkallës së katërt”,​​ andaj të njëjtin, Gjykata, si të tillë, në baza kushtetuese e deklaron qartazi të pabazuar dhe rrjedhimisht të papranueshme, në pajtim me rregullin 34​​ (2) të Rregullores së​​ punës.

 

  • Përkitazi me pretendimet​​ ​​ lidhje me​​ sigurinë​​ juridike

 

  • Përveç kësaj, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesja e kërkesës pretendon shkelje të parimit të sigurisë juridike si rezultat i mungesës së konsistencës së Gjykatës së​​ Apelit lidhur me vendimmarrjen në rastin e saj,​​ me pretendimin për divergjencë​​ në praktikën gjyqësore​​ të Gjykatës së​​ Apelit përkitazi me të drejtën për kompensimin e pagave jubilare.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, parashtruesja e kërkesës thekson​​ [...] ndaj parashtruesit të kërkesës nuk ka një gjykim të drejtë​​ sikur te​​ rastet e tjera ku kërkesat e tyre tërësisht identike janë aprovuar nga ana e gjykatave që nga viti 2015 e tutje”.

 

  • Në këtë kontekst, parashtruesja e kërkesës pretendon se “Nuk ka gjykim të drejt, barazi para ligjit, e as siguri juridike, kur në Gjykatën e Apelit si organ i shkallës, së​​ II-të për çështje tërësisht identike kanë​​ qëndrime diametralisht të kundërta dhe atë në relacionin shkalla e I-rë​​ dhe e II-të​​ dhe kolegjet e gjykatës së​​ shkallës së​​ II-të, ku njeri kolegj vendos ndryshe e tjetri ndryshe, për çështje tërësisht identike, veprime këto që​​ janë shkelje të​​ parimeve kushtetuese dhe diskriminuese ndaj atyre që​​ u refuzohen kërkesat, me​​ ç’​​ rast shkelen edhe parimet e Konventës Evropiane​​ për të Drejtat e Njeriut”.

 

  • Në mbështetje të këtij pretendimi, Gjykata vëren se parashtruesja e kërkesës thekson se “parashtruesja e kërkesës nuk e ka profesionin e investiguesit, por ka dijeni (nga kolegët e saj të​​ sektorit të​​ shëndetësisë) që​​ për një numër të​​ madh rastesh të punëtorëve të sektorit të​​ shëndetësisë, gjykatat tona kanë​​ vendos pozitivisht në dobi të palëve nga gjykatat dhe lind pyetja logjike sa duhet me qenë​​ numri i rasteve që​​ Gjykata Kushtetuese me vlerësuar​​ se është shkelur dispozita e Kushtetutës së​​ cekur më​​ lart, apo duhet të​​ gjitha ato​​ raste me i identifikuar​​ e me ia dërguar​​ si shtojcë​​ gjykatës, që për parashtruesin e kërkesës është e pamundur një gjë e tillë, por edhe e papranueshme, për faktin se kolegët e saj që​​ kanë​​ punuar së​​ bashku me parashtruesen e kërkesës këtë të drejtë e kanë realizuar, dhe për të është​​ e​​ papranueshme dhe e paimagjinueshme fakti se gjykata të​​ drejtën e saj e ka mohuar, andaj kjo me të​​ vërtetë është rëndë sepse me vendime kontradiktore të gjykatave tona, popullata e humb besimin të Sistemi Gjyqësor i Kosovës”.

 

  • Gjykata,​​ duke iu referuar edhe praktikës së​​ vet gjyqësore, thekson se në raste të ​​ tilla, përkatësisht pretendimeve për shkeljen kushtetuese të të drejtave dhe lirive ​​ themelore si rezultat i divergjencave në​​ praktikën gjyqësore, parashtruesit e kërkesave duhet t'i paraqesin Gjykatës argumentet përkatëse përkitazi me ngjashmërinë faktike dhe juridike të​​ rasteve të​​ cilat pretendojnë se janë zgjidhur ndryshe nga gjykatat e rregullta, duke rezultuar në​​ vendime kundërthënëse në​​ praktikën gjyqësore​​ dhe e cila mund të ketë rezultuar në​​ shkelje të të drejtave dhe lirive të tyre kushtetuese të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 6 të​​ KEDNj-së​​ (shih rastin e cituar më​​ lart​​ KI35/18, parashtrues ​​ Bayerische Versicherungsverbrand, paragrafi 76). Shih​​ 81/20​​ paragrafi 80).

 

  • Gjykata vëren se parashtruesja përmes kërkesës së​​ saj nuk ka arritur të identifikojë dhe të paraqes ndonjë vendim specifik të Gjykatës së Apelit që do të mbështeste pretendimin e saj për divergjencë në interpretimin e ligjit përkitazi me kompensimin e pagave jubilare. Përballë mungesës së një referimi të drejtpërdrejtë ndaj një vendimi të caktuar të Gjykatës së Apelit që do të ilustronte kundërshtimin e vendimeve të mëparshme​​ gjyqësore në raste të ngjashme, parashtruesja nuk i ka ofruar Gjykatës ​​ argumente konkrete të ndërtuara në bazë të një analize të detajuar të vendimeve të mëparshme gjyqësore. Kjo mungesë e ndonjë referimi specifik e bënë më të vështirë për Gjykatën të vlerësojë dhe të pranojë pretendimin e parashtrueses për divergjencë në interpretimin e ligjit nga Gjykata e Apelit.

 

  • ​​ anën tjetër, Gjykata nënvizon se roli i saj nuk përfshinë analizimin e një rasti duke u bazuar vetëm në​​ një krahasim të vendimeve të​​ tjera gjyqësore të gjykatave të rregullta. Ky vlerësim afirmohet duke u mbështetur në​​ praktikën e GJEDNj-së për të ruajtur pavarësinë e gjykatave të​​ rregullta dhe nevojën për respektimin e kompetencave në kuadër të kryerjes së​​ detyrave të tyre, aspekt ky i rëndësishëm për ushtrimin e juridiksionit të gjykatave të rregullta dhe për ekzekutimin e kompetencave të​​ tyre.​​ 

 

  • Gjykata konsideron se sqarimi i dhënë i Gjykatës së​​ Apelit përmes Aktgjykimit të kontestuar lidhur me të​​ drejtën e kompensimit të​​ pagave jubilare​​ është i qartë. ​​ 

 

  • Përveç kësaj,​​ Gjykata vëren​​ se​​ parashtrueses së kërkesës i është mundësuar zhvillimi i procedurës bazuar në parimin e kontradiktoritetit; se ajo​​ ka mundur që gjatë fazave të ndryshme të procedurës të parashtronte​​ argumente dhe dëshmi që ajo​​ i ka konsideruar​​ të rëndësishme për rastin e saj; dhe se të gjitha argumentet, shikuar objektivisht, që ishin relevante për zgjidhjen e rastit të saj​​ janë dëgjuar e shqyrtuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat; se arsyet faktike e ligjore ndaj vendimeve të goditura ishin shtruar hollësisht; dhe se, në përputhje me rrethanat e rastit, procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta. Si rrjedhojë, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës ka gëzuar garancitë procedurale të ngërthyera në konceptin e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm (shih,​​ mutatis mutandis, ndër të tjera, rastin e Gjykatës​​ KI118/17, parashtrues​​ Sani Kervan dhe të tjerët,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 16 shkurtit 2018, paragrafi 35; po ashtu shih rastin e GJEDNj-së​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 29).

 

  • Prandaj, në këto rrethana, Gjykata duke u mbështetur në standardet e vendosura në​​ praktikën​​ e vet gjyqësore në raste të ngjashme dhe praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, konstaton se edhe ky pretendim i parashtruesit të kërkesës bie në kategorinë e tretë (iii), pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ andaj Gjykata, si të tilla, në baza kushtetuese i deklaron qartazi të pabazuara dhe rrjedhimisht të papranueshme, në pajtim me rregullin 34​​ (2) të Rregullores së​​ punës.

 

  • Përkitazi me pretendimet​​ e​​ tjera​​ ​​ 

 

  • Sa i përket pretendimeve të parashtrueses së kërkesës për shkelje​​ të të​​ drejtave të garantuara me nenet​​ 21, 24,​​ 46​​ të Kushtetutës, Gjykata rikujton se sipas praktikës së​​ konsoliduar​​ gjyqësore të GjEDNj-së, Gjykata e shpall kërkesën të papranueshme si qartazi të pabazuar në pajtim me kriterin (iii), pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara” kur plotësohet një nga dy kushtet karakteristike, përkatësisht:

 

 

  • kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk paraqet ose refuzon të paraqesë provat materiale me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për​​ vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera​​ të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih rastin​​ KI166/20,​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i​​ 5 janarit​​ 2021, paragrafi 42).

 

  • Përkitazi me këto pretendime, Gjykata vëren se​​ parashtruesja e​​ kërkesës vetëm i përmend nenet përkatëse, por nuk shtjellon më tutje se si dhe përse ka ardhur deri te shkelja e këtyre neneve përkatëse të Kushtetutës.​​ Gjykata rikujton se ajo​​ ka theksuar vazhdimisht se​​ vetëm referimi dhe përmendja e neneve të Kushtetutës dhe të KEDNj-së nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të tilla të Kushtetutës, parashtruesit e kërkesës duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës Kushtetuese​​ KI136/14,​​ parashtrues:​​ Abdullah Bajqinca, Aktvendim për papranueshmëri, paragrafi 33;​​ KI187/18 dhe KI11/19, parashtrues:​​ Muhamet Idrizi,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 29 korrikut 2019, paragrafi 73, dhe së fundmi rastin​​ KI125/19​​ parashtrues:​​ Ismajl Bajgora, Aktvendim për papranueshmëri, i 11 marsit 2020, paragrafi 63).​​ 

 

  • Gjykata, në fund, gjithashtu thekson se pakënaqësia e parashtrueses së kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat​​ kundër Hungarisë, nr. 5503/02, Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton se sa i përket pretendimeve të parashtrueses​​ së​​ kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me​​ këto nene​​ të Kushtetutës,​​ konkludon se kërkesa duhet të deklarohet​​ qartazi e pabazuar, sepse​​ këto pretendime cilësohen si pretendime që i takojnë kategorisë (iii),​​ pretendime​​ “të pambështetura ose të paarsyetuara”, sepse parashtruesja e​​ kërkesës thjesht​​ i përmend​​ këto dispozita​​ të Kushtetutës, pa shpjeguar se si janë shkelur ato.​​ 

 

Përfundim​​ 

 

  • Si përmbledhje,​​ Gjykata konstaton​​ se​​ pretendimet e parashtrueses së kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me​​ nenet​​ e sipërcekura​​ të Kushtetutës​​ dhe të KEDNj-së,​​ janë qartazi të pabazuara,​​ sepse​​ ​​ njëjtat​​ cilësohen si pretendime që i takojnë kategorisë​​ së​​ parë​​ (i)​​ të​​ shkallës​​ së​​ katërt”​​ dhe kategorisë së​​ tretë​​ (iii)​​ pretendime​​ të pambështetura ose të paarsyetuara​​ në baza kushtetuese.​​ 

 

  • Prandaj,​​ Gjykata konkludon​​ se​​ kërkesa, në tërësinë e saj, duhet të deklarohet​​ qartazi​​ e​​ pabazuar​​ dhe rrjedhimisht​​ e​​ papranueshme​​ në baza kushtetuese,​​ në​​ pajtim me rregullin 34​​ (2)​​ të Rregullores së punës.​​ 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese​​ e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenet​​ 113.1 dhe 113.7​​ të Kushtetutës, nenin​​ 20​​ të Ligjit​​ dhe rregullin​​ 34​​ (2)​​ të Rregullores së punës,​​ më​​ 13 shkurt​​ ​​ 2024, njëzëri

VENDOS​​ 

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20. 4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese ​​  ​​  ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 ​​ 

 

 

 

Remzije Istrefi-Peci ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

1

​​ 

Parashtruesit:

Hanumshahe Paçarada

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile