Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr.161/2023] të 8 dhjetorit 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI95/24

Parashtruesit: Marjan Komani

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 2 gusht​​ 2024

Nr. Ref.:​​ RK 2489/24

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

në

 

rastin nr. KI95/24

 

Parashtrues

 

Marjan Komani

 

Vlerësim i​​ kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [ARJ.nr.161/2023]​​ të​​ 8 dhjetorit​​ 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzie​​ Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është​​ parashtruar​​ nga​​ Marjan Komani​​ me vendbanim në​​ fshatin​​ Zhub,​​ Komuna​​ e​​ Gjakovës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi​​ i​​ kërkesës),​​ i​​ përfaqësuar nga​​ Ilir Nikqi, avokat në​​ Komunën​​ e Prishtinës.​​ 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ konteston​​ Aktgjykimin [ARJ.nr.161/2023]​​ e​​ ​​ 8 dhjetorit​​ 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme) në​​ lidhje me Aktgjykimin [AA.nr.316/2023]​​ e​​ 4 korrikut​​ 2023 të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe Aktgjykimin [A.nr.424/2020]​​ e​​ 2 marsit 2023​​ ​​ Gjykatës Themelore në Prishtinë​​ – Departamenti për Çështje Administrative​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

  • Përfaqësuesi i parashtruesit të​​ kërkesës​​ vendimin e kontestuar e kishte​​ pranuar​​ më 18​​ dhjetor 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ së kërkesës​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë​​ së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar​​ të Gjykatës Supreme,​​ përmes së cilit pretendohet se parashtruesit​​ të kërkesës​​ i​​ janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij,​​ të garantuara me​​ nenet​​ 3 [Barazia para Ligjit],​​ 24​​ [Barazia para Ligjit],​​ 31​​ [E Drejta​​ për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të​​ Drejtave]​​ ​​ Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta); si dhe nenit​​ 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët​​ 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës]​​ dhe​​ 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit​​ Nr. 03/L-121​​ për​​ Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës​​ Nr. 01/2023​​ së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 17 prill​​ 2024,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ e​​ dorëzoi​​ kërkesën​​ e tij përmes​​ postës,​​ të cilën​​ Gjykata​​ Kushtetuese​​ e​​ Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata)​​ e pranoi​​ më 24 prill 2024.​​ 

 

  • Më 24 prill 2024, parashtruesi i kërkesës​​ e​​ plotësoi me informata shtesë​​ kërkesën e tij fillestare.

 

  • Më​​ 25​​ prill 2024, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes Vendimit​​ [Nr. GJR.​​ KI95/24]​​ e​​ caktoi​​ gjyqtarin Jeton Bytyqi​​ Gjyqtar​​ raportues, si​​ dhe​​ përmes Vendimit​​ [Nr. KSH.​​ KI95/24]​​ Kolegjin​​ shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Bajram Ljatifi​​ (kryesues),​​ Remzie​​ Istrefi-Peci​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • Më​​ 2 maj​​ 2024, Gjykata​​ e​​ njoftoi​​ përfaqësuesin e​​ parashtruesit të kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës​​ dhe​​ ia​​ dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • ​​ ​​ njëjtën ditë, Gjykata​​ e​​ njoftoi Gjykatën Themelore për​​ regjistrimin e kërkesës​​ dhe​​ i kërkoi​​ që të dorëzojë në Gjykatë fletë-kthesën që dëshmon se kur parashtruesi​​ i​​ kërkesës e ka pranuar​​ Aktgjykimin​​ e kontestuar.

 

  • Më​​ 3 maj​​ 2024, Gjykata Themelore​​ e dorëzoi në​​ Gjykatë fletë-kthesën e kërkuar.

 

  • ​​ 16 korrik​​ 2024,​​ Kolegji​​ shqyrtues e shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit​​ raportues​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi​​ Gjykatës​​ papranueshmërinë e​​ kërkesës.​​ 

 

 

Përmbledhja​​ e fakteve

 

Procedura​​ administrative​​ përkitazi me aplikimin e parashtruesit të kërkesës për përkrahje të projekteve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2019

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se​​ më 11 qershor 2019,​​ parashtruesi i kërkesës kishte aplikuar​​ në​​ Agjenci​​ për Zhvillimin e​​ Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë​​ Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural​​ (në tekstin e mëtejmë: AZHB) për​​ grant/përkrahje të projekteve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2019,​​ për masën 101.1​​ “Pemë drufrutore”.

 

  • Më 22 gusht 2019, AZHB përmes vendimit​​ [Ref.AZHB 07/04/03/3512/2019]​​ e​​ kishte​​ refuzuar​​ aplikacionin​​ e parashtruesit të kërkesës për​​ përkrahjen​​ nga AZHB​​ të projekteve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2019,​​ pasi ky i fundit nuk i kishte bashkangjitur aplikacionit​​ të tij kopjen fizike​​ e​​ digjitalizimit të​​ ​​ sipërfaqes prej 3.60 h.,​​ ​​ cilën e kishte​​ marrë​​ me​​ qira,​​ ashtu siç parashihej me​​ dispozitat e nenit 6​​ (Përfituesit),​​ paragrafi 5,​​ nënparagrafi 5.14 të Udhëzimit Administrativ nr.​​ 16/2019 për​​ Masat​​ dhe​​ Kriteret e​​ Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019​​ (në tekstin e mëtejmë: UA nr.​​ 16/2019).​​ 

 

  • Më 22 tetor 2019, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në​​ Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit​​ Rural​​ (në tekstin e mëtejmë: MBPZHR),​​ duke pretenduar​​ se​​ me rastin e aplikimit parcela ishte e digjitalizuar dhe se AZHB nuk i kishte kërkuar​​ atij që ta plotësonte aplikacionin me kopjen fizike të digjitalizimit. Me rastin e aplikimit ai kishte dorëzuar kopjen e digjitalizimit,​​ me ç’rast kërkoi që​​ ankesa e tij të trajtohet si kërkesë për rishikim të serishëm të kërkesës së tij, dhe të aprovohet përkrahja e projektit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për vitin 2019.

 

  • Më 20 janar 2020, Komisioni për vlerësimin e​​ ankesave i​​ MBPZHR​​ përmes​​ Vendimit [039/20]​​ e​​ refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar​​ duke konfirmuar Vendimin e​​ lartcekur të​​ AZHB-së të 22 gushtit 2019, me arsyetimin se kopjen e digjitalizimit ai e ka​​ sjellë​​ vetëm me rastin e paraqitjes së ankesës por jo brenda afatit për aplikim.​​ 

 

 

Procedura​​ gjyqësore​​ 

 

  • Më 15 shkurt 2020,​​ ndaj​​ vendimit​​ [Ref.AZHB​​ 07/04/03/3512/2019] të AZHB-së ​​​​ të datës 22 gusht 2019 dhe vendimit të Komisionit të ankesave​​ [nr.​​ 039]​​ të 20 janarit 2020,​​ parashtruesi i kërkesës parashtroi padi në Gjykatën Themelore kundër​​ AZHB-së,​​ duke kërkuar, ndër të tjera,​​ ​​ të detyrohet​​ kjo e fundit​​ që parashtruesit të kërkesës t’ia njoh të drejtën e fitimit të grantit​​ ​​ për përkrahje të​​ projekteve për​​ Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2019, për masën 101 nen masën 101.1​​ Pemë​​ Drufrutore.

 

  • Më 2 mars 2023, Gjykata Themelore,​​ përmes​​ Aktgjykimit [A.nr.424/20],​​ e​​ refuzoi si të pabazuar​​ padinë e​​ parashtruesit të​​ kërkesës,​​ duke arsyetuar,​​ ndër të tjera,​​ se me rastin e aplikimit për​​ grant/përkrahje në AZHB,​​ ai​​ nuk e kishte​​ plotësuar​​ ​​ njëjtin​​ me dokumentet e​​ kërkuara​​ sipas UA-se nr. 16/2019, përkatësisht nuk e kishte dorëzuar kopjen e digjitalizimit të parcelës që ​​ e kishte marrë me qira.​​ 

 

  • Më 13 prill 2023, parashtruesi i kërkesës​​ ndaj Aktgjykimit të Gjykatës Themelore​​ parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit​​ duke pretenduar,​​ ndër të tjera,​​ se​​ Gjykata​​ Themelore​​ ka bërë konstatim të gabuar të gjendjes faktike, pasi​​ paluajtshmëria të​​ cilën​​ e ka marr me qira me qëllim të​​ kultivimit të​​ pemëve drufrutore​​ është​​ e​​ shënuar​​ si​​ tërësi​​ ​​ projekt dhe e​​ regjistruar në​​ AZHB.

 

  • Më 4 korrik 2023, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [AA.nr.316/2023]​​ e​​ refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës​​ duke​​ arsyetuar​​ se në bazë të Formularit për​​ aplikim u vërtetua se parashtruesi i kërkesës kishte aplikuar me projektin me emër​​ Përmirësimi i infrastrukturës përcjellëse për pemishten me lajthi, ne sipërfaqe 3.60 ha”,​​ e cila sipërfaqe ishte marrë​​ me qira,​​ prandaj ai​​ është dashur të kujdeset për digjitalizimin e pjesës së marrë me qira, dhe atë para aplikimit, ashtu siç ishte përcaktuar me​​ UA nr.​​ 16/2019, ndërsa nga shkresat e lëndës​​ bëhet e ditur se kopja e digjitalizimit të pjesës së marrë me qira ishte dorëzuar​​ me rastin e parashtrimit të ankesës, pra​​ jashtë afatit për aplikim.

 

  • Më 1 shtator 2023, parashtruesi i kërkesës​​ kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimit të Gjykatës Themelore​​ paraqiti kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor në Gjykatën Supreme, duke përsëritur pretendimet e njëjta si në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit.

 

  • Më 8 dhjetor 2023, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [ARJ.nr.161/2023]​​ e​​ refuzoi si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor,​​ duke​​ arsyetuar se parashtruesi i kërkesës​​ është​​ dashur​​ ​​ para aplikimit​​ të bëjë digjitalizimin e​​ parcelës​​ cilën e ka​​ marrë​​ me qira, ndërsa kopjen fizike​​ ​​ digjitalizimit​​ t’ia​​ bashkëngjisë​​ dosjes​​ ​​ aplikimit brenda afatit të përcaktuar ligjor për aplikim, ashtu siç është përcaktuar në​​ UA​​ nr.​​ 16/2019,​​ përderisa i njëjti​​ ​​ seancën​​ e shqyrtimit kryesor në​​ gjykatën​​ e shkalles së​​ parë​​ është​​ deklaruar se​​ këtë​​ dëshmi​​ e ka siguruar​​ ​​ vonë​​ dhe e ka​​ dorëzuar me ankesë.

 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës pretendon​​ shkelje të​​ neneve​​ 3 [Barazia para Ligjit], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës​​ si dhe nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ të KEDNJ-së.

 

  • ​​ lidhje me pretendimin për shkelje të​​ ​​ drejtës për​​ gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës​​ dhe nenin 6 të KEDNJ-së, parashtruesi i kërkesës pretendon zbatim të gabuar të së drejtës materiale nga ana e Gjykatave të rregullta, përkatësisht zbatim të gabuar të​​ UA​​ nr.​​ 16/2019,​​ duke theksuar se​​ kinse aplikuesi e ka marr me qira parcelën me të​​ cilën ka aplikuar për këtë grand, andaj edhe është dashur ta bëjë​​ digjitalizimin e pjesës së​​ dhënë me qira para aplikimit.”​​ Lidhur me këtë ai sqaron se​​ parcela​​ në fjalë​​ ​​ ka qenë​​ e digjitalizuar paraprakisht në​​ faqen e AZHB, shumë​​ kohë​​ përpara, për shkak se ajo pjesë​​ veçse ka qenë e mbjellur, i njëjti ka plotësuar të gjitha dokumentacionet e kërkuara për aplikim, ndërsa paluajtshmëria të cilën e ka marr me qira me qëllim të kultivimit të pemëve drufrutore është e shënuar si tërësi në projekt dhe e regjistruar ne NIF​​ [Numri Identifikues i Fermerit]me sipërfaqe të​​ specifikuar në​​ harta zonale te cilat​​ [...]​​ me të​​ cilën​​ disponon AZHB ku edhe specifikisht në kopje fizike të​​ hartës​​ shënon​​ se ky dokument​​ është pronë​​ e AZHB.

 

  • Më tej,​​ parashtruesi i kërkesës thekson se​​ dokumenti​​ i​​ lëshuar​​ nga Komuna e Gjakovës​​ [Nr.08/320/0 1-38807] i 16 tetorit 2019, dëshmon që​​ dëshmia e digjitalizimit nuk lëshohet nga komuna​​ por nga vet AZHB, andaj, duke mos ja falur besimin të​​ njëjtit​​ gjykatat e rregullta kanë​​ bërë​​ shkelje​​ të​​ paragrafit 1 të​​ nenin 329​​ ​​ Ligjit për​​ Procedurën Kontestimore i cili në​​ ndërlidhje me fuqinë​​ provuese të​​ shkresave​​ përcakton​​ se "Shkresa të cilën e ka hartuar në formën e caktuar organi shtetëror brenda kufijve të​​ kompetencës së​​ vet, si dhe shkresa të cilën në​​ formë​​ të tillë e ka hartuar ndërmarrja apo organizata tjetër në​​ ushtrimin e autorizimeve publike që i janë besuar me ligj (dokumenti publik), provon saktësinë e asaj që konfirmohet apo caktohet në të". Kjo dispozitë​​ sipas parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ e​​ aplikueshme​​ në​​ rastin konkret duke u bazuar në​​ nenit 63​​ (Dispozitat e tjera të procedurës)​​ të Ligji për Konflikte Administrative që​​ përcakton se​​ “Nëse ky ligj nuk përmban dispozita për procedurën në konfliktet administrative, do të zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e ligjit për procedurën kontestimore.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat kanë dështuar që të përmbushin detyrimin kushtetues sipas nenit 53 të​​ Kushtetutës për të trajtuar çështjen gjyqësore në kontest të praktikës relevante të Gjykatës Evropiane pasi që​​ gjykatat e rregullta​​ kanë​​ bazuar vendimmarrjen e tyre duke u bazuar​​ vetëm​​ ​​ ​​ UA​​ nr.​​ 16/2019.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ po ashtu​​ thekson se​​ sipas​​ nenit​​ 5.16​​ të UA nr.​​ 16/2019,​​ “ku shihet lista e dokumenteve​​ për​​ investimet në​​ ferma​​ ekzistuese​​ me​​ ndërtim​​ ose​​ zgjerim, aplikuesi duhet te​​ dorëzoj​​ dokumente nga pika 5.16.1 deri ne piken 5.16.6​​ të [UA nr.16.2019], nuk ceket se duhet të​​ dorëzohet​​ digjitalizimi i parcelave, andaj gjykata ka​​ bërë​​ zbatim selektiv të​​ këtij​​ udhëzimi​​ duke mos pasur parasysh nenet e tij të​​ lartë​​ cekura, e me​​ këtë​​ njëkohësisht​​ ka shkelur edhe nenin 6​​ [Parimi i barazisë dhe​​ mos diskriminimit]​​ Ligji Nr. 05/L -031​​ Për​​ Procedurën​​ e​​ Përgjithshme​​ Administrative, lidhur me nenin 24 te​​ Kushtetutës​​ se​​ Republikës​​ se​​ Kosovës.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës po ashtu pretendon se gjykatat e​​ kanë​​ mohuar të drejtën për trajtim të barabartë, pasi​​ nuk kanë siguruar barazi sa i përket investimeve qeveritare pasi​​ nuk patën​​ parasysh formularin e aplikimit në të cilin përcaktohet se “[...]​​ në mungesë te dokumentacioneve të kërkuara për aplikim atëherë aplikuesi pasi te njoftohet se ka mungesa te dokumentacioneve duke i specifikuar se cilat dokumentacione mungojnë, ka te drejte qe ne afat prej 5 ditësh të bëjë plotësimin e këtyre dokumentacioneve në të kundërtën e humb te drejtën për plotësim shtesë, e që në rastin konkret paditësi nuk është informuar nga ana e të paditurës që ka mungesë të dokumentacioneve përkatësisht i mungon digjitalizimi i parcelës te cilën e ka marr me qira dhe ka aplikuar, pasi që projekti nuk korrespondonte me ngritjen e një parcele të re ku do të​​ duhej fillimisht digjitalizimi si pjesë e dokumentacionit te NIF, por​​ ishte​​ një​​ projekt​​ për​​ ndërtim​​ dhe​​ plotësim të​​ infrastrukturës së​​ një parcele paraprakisht të​​ mbjellur me​​ sipërfaqe edhe të​​ digjitalizuara​​ përmes​​ koordinatave, andaj edhe nuk ka vepruar me​​ herët​​ për​​ plotësim​​ te dosjes se aplikimit. E me​​ këtë​​ veprim e paditura i ka mohuar te​​ drejtën​​ për​​ trajtim të​​ barabartë​​ pa diskriminim​​ paditësit​​ pasi qe nuk i ka​​ dhënë​​ mundësinë​​ për​​ plotësim të​​ dokumentacionit qe i ka munguar pa fajin e tij pasi që​​ i​​ njëjti nuk ka qenë​​ as i informuar sipas konkursit që​​ nevojitet ky digjitalizim, andaj​​ konsiderojmë që​​ edhe gjykata me rastin e refuzimit te kërkesëpadisë​​ ka vepruar ne​​ mënyrë​​ te gabuar duke mos​​ vërtetuar​​ faktet vendimtare ne​​ këtë​​ çështje,​​ siç​​ edhe e cekem me lart duke​​ kërkuar​​ informacione nga AZHB e Komisionit te ankesave.​​ Sipas tij,​​ kjo​​ ka​​ rezultuar në​​ shkelje​​ ​​ paragrafit 2 të​​ nenit 9​​ [Parimi i administratës së hapur]​​ dhe paragrafin 1 të nenit​​ 11​​ [Parimi i informimit dhe ndihmës aktive]​​ të​​ Ligjit​​ për​​ Procedurën​​ e​​ Përgjithshme​​ Administrative, që përcaktojnë, ndër të tjera,​​ se​​ (i)​​ organi publik duhet të garantojë të drejtën e palës për t’u informuar mbi ecurinë e procedurës​​ administrative; dhe (ii)​​ organi​​ publik, që zhvillon procedurën administrative, siguron që mosdija e palës të mos përkeqësojë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave juridike, që ajo ka sipas ligjit.

 

  • ​​ fund, parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ kërkon​​ nga Gjykata që​​ (i)​​ ​​ konstatojë shkeljen e të gjitha dispozitave të lartcekura në dëm të​​ tij;​​ dhe që​​ (ii) Aktgjykimet e Gjykatave të rregullta të shfuqizohen dhe rasti të kthehet në rigjykim.​​ 

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

Kushtetuta​​ e​​ Republikës​​ së Kosovës​​ 

 

Neni 24​​ 

[Barazia para Ligjit]​​ 

 

“1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.​​ 

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.​​ 

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.”

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.​​ 

[...]”

 

 

Konventa Evropiane​​ për​​ të Drejtat​​ e​​ Njeriut​​ 

Neni 6

(E drejta për gjykim të drejtë)

 

“1.​​ Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm​​ nga një gjykatë e​​ pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si​​ për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të​​ natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale​​ në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në​​ sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë​​ procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit​​ publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo​​ kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të​​ palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme​​ nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte

interesat e drejtësisë.

​​ [...].”

 

Udhëzimi Administrativ Nr.16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për Vitin 2019

 

Neni​​ 6

Përfituesit

[...]

5.​​ Kriteret e tjera të pranueshmërisë

[...]

5.14​​ Nëse nga një parcelë është dhënë me qira vetëm një pjesë e saj, aplikuesi para aplikimit duhet të​​ bëjë digjitalizimin e pjesës se dhënë me qira dhe një kopje fizike të pjesës​​ ​​ digjitalizuar t'ia bashkoj dosjes së aplikimit.

[...]

Neni 29

Dorëzimi i aplikacioneve

[...]

6.​​ Dosja e plotë​​ e aplikimit dorëzohet brenda afatit​​ ​​ shpalljes publike​​ ​​ dy​​ (2)​​ kopje fizike dhe​​ ​​ gjitha dokumentet e dosjes duhet​​ ​​ skanohen dhe të​​ ruhen në​​ CD, e cila dorëzohet bashkë​​ me kopjet fizike.

[...]

Neni 30

Pranimi/kontrollimi i aplikacioneve në Zyrat Regjionale të AZHB-së

[...]

5. Aplikuesi ka​​ ​​ drejtë​​ deri në​​ përfundim të​​ afatit për aplikim që​​ ta kompletojë​​ dosjen e aplikimit.

[...]

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së​​ kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari shqyrton nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me​​ Ligj dhe​​ të specifikuara më tej​​ me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve​​ 1 dhe 7 të​​ nenit 113 [Juridiksioni dhe​​ Palët​​ e Autorizuara] të​​ Kushtetutës,​​ ​​ përcakton:

 

Nenit 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të​​ drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata​​ gjithashtu i referohet nenit 47​​ (Kërkesa individuale), nenit 48​​ (Saktësimi i kërkesës)​​ dhe nenit 49​​ (Afatet)​​ të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të këtë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj  ​​​​ saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor”.

 

  • Gjykata konstaton se parashtruesi i​​ kërkesës​​ është: (i) palë​​ e​​ autorizuar; (ii)​​ konteston​​ një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [ARJ.nr.161/2023]​​ e​​ 8 dhjetorit​​ 2023 të Gjykatës Supreme në lidhje me​​ Aktgjykimin [AA.nr.316/2023] e​​ 4 korrikut​​ 2023 të Gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimin [A.nr.424/2020] e​​ 2 marsit 2023​​ të Gjykatës Themelore;​​ (iii) ka saktësuar të drejtat dhe liritë që pretendon se i janë shkelur; (iv) ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj; si dhe (v) e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar ligjor.

 

  • Përveç​​ këtyre kritereve, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë)​​ të Rregullores së punës. Specifikisht, pika​​ (d) e paragrafit 1 dhe paragrafi 2 i rregullit 34 të Rregullores së punës përcaktojnë që:

 

"(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

[...]

(d) Kërkesa qartëson saktësisht dhe në mënyrë adekuate paraqet faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese.

[...]

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj".

 

  • Gjykata fillimisht thekson se rregulli i​​ lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.​​ Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës,​​ mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih rastet e​​ GJEDNJ-së​​ Kemmachev kundër Francës, nr. 17621/91, Aktgjykim i 24 nëntorit 1994, paragrafi 44​​ ​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03,​​ vendimi i 31 majit 2005, paragrafi 55;​​ Mentzen kundër Letonia, Kërkesa nr. 71074/01, ​​ ​​​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008, dhe​​ rastet e​​ Gjykatës ​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 13 prillit 2021, paragrafi 26;​​ KI107/21, parashtrues​​ Ramiz Hoti, Aktvendim për papranueshmëri i 21 tetorit 2021, paragrafi 53; dhe​​ KI05/23​​ parashtrues​​ Branislav Gajin, Aktvendim për papranueshmëri i 17 janarit 2024, ​​ paragrafi 51).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese,​​ Gjykata fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit​​ që ngërthen kjo kërkesë​​ si dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit​​ të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të​​ saj dhe ato të​​ GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Rrethanat e rastit konkret rezultojnë nga kërkesa e parashtruesit të kërkesës​​ drejtuar AZHB-së​​ për përkrahjen e projektit për zhvillim rural, për masën 101.1 “Pemë drufrutore. AZHB​​ e​​ kishte refuzuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se​​ me rastin e dorëzimit të aplikimit,​​ ai​​ nuk​​ e kishte dorëzuar kopjen e​​ digjitalizimin​​ të​​ parcelës së marrë​​ me qira, ashtu siç kërkohet​​ specifikisht​​ me​​ nën-paragrafin​​ 5.14 të paragrafit 5 të nenit 6 të UA.​​ nr. 16/2019. Parashtruesi i kërkesës,​​ kundër vendimit të AZHB-së,​​ kishte parashtruar ankesë në Komisionin e ankesave brenda​​ MBPZHR-së,​​ e cila ankesë ishte refuzuar. Më tej,​​ parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore,​​ duke pretenduar, ndër të tjera,​​ se (i) dokumenti i cili kërkohet të​​ dorëzohej me aplikim ishte dokument i cili ishte lëshuar nga vet AZHB,​​ prandaj kjo e fundit do të​​ duhet të​​ merrte këtë​​ parasysh; dhe (ii) AZHB do të​​ duhej të​​ kërkonte specifikisht nga​​ parashtruesi​​ i kërkesës që​​ ta​​ plotësonte​​ aplikacionin e tij para se të​​ njëjtin ta​​ refuzonte. Gjykata Themelore​​ kishte refuzuar padinë e tij si të pabazuar​​ duke arsyetuar se ai kishte dështuar të​​ dorëzonte aplikacion e tij për grant/mbështetjeje​​ sipas​​ kritereve​​ të​​ përcaktuara në​​ UA​​ nr.​​ 16/2019.​​ Aktgjykimi i Gjykatës Themelore ishte​​ konfirmuar​​ edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.​​ 

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ se parashtruesi ​​ i​​ kërkesës​​ pretendon​​ se me​​ Aktgjykimin e kontestuar​​ atij​​ iu​​ janë shkelur të drejtat​​ e​​ tij​​ të mbrojtura me nenet​​ 3,​​ 24,​​ 31​​ dhe​​ 54​​ të Kushtetutës​​ si dhe neni​​ 6​​ i​​ KEDNJ-së,​​ për shkak se​​ organi administrativ dhe​​ gjykatat e rregullta nuk i kanë mundësuar një gjykim të rregullt dhe të paanshëm, si dhe pa diskriminim gjatë procedurës​​ administrative dhe gjyqësore, për faktin se (i) parcela në​​ fjalë​​ me rastin e aplikimit për grant/përkrahje​​ ishte e digjitalizuar; (ii) AZHB ishte në​​ dijeni për këtë​​ fakt pasi ky ishte një​​ dokument i lëshuar nga vet AZHB; dhe (iii) ky dokument ishte dorëzuar me rastin e paraqitjes së​​ ankesës në​​ MBPZHR; dhe se (iv) AZHB kishte obligim që​​ të​​ kërkonte plotësimin e aplikacionit nga parashtruesi i​​ kërkesës, para se të​​ njëjtin ta refuzonte​​ si të​​ paplotësuar.

 

Përkitazi me pretendimin për​​ shkelje​​ ​​ ​​ drejtës​​ për një​​ gjykim të​​ drejtë

 

  • Gjykata vëren se thelbi i pretendimeve​​ të parashtruesit​​ të kërkesës ka të bëjë me aplikimin e gabuar të ligjeve​​ dhe akteve nënligjore​​ të zbatueshme​​ në rastin e tij​​ nga gjykatat e rregullta,​​ përkatësisht​​ UA nr. 16/2019 dhe legjislacionin që ndërlidhet me procedurën administrative.

 

  • Në lidhje me këtë,​​ Gjykata konsideron se pretendimet parashtruesi i​​ kërkesës i​​ ka​​ ngritur në kuptim të 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së dhe​​ kanë të bëjnë​​ me interpretimi​​ dhe zbatim të gabuar të dispozitave ligjore nga ana e gjykatave të rregullta,​​ dhe si të tilla​​ bien​​ në kategorinë e pretendimeve​​ “të shkallës së katërt”,​​ sepse ngërthejnë​​ çështje që ndërlidhen me interpretimin dhe aplikimin e ligjit, përkatësisht​​ “ligjshmërisë”​​ dhe jo​​ “kushtetutshmërisë”.

 

  • Gjykata, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por duke marrë parasysh edhe karakteristikat e saj, siç përcaktohen në KEDNJ, si dhe parimin e subsidiaritetit dhe doktrinën e shkallës së katërt, vazhdimisht ka theksuar ndryshimin​​ ndërmjet​​ kushtetutshmërisë” dhe “ligjshmërisë” dhe ka theksuar se nuk është detyrë e saj të merret me gabimet e fakteve ose interpretimin e gabuar dhe zbatimin e gabuar të ligjeve, që pretendohet të jenë bërë nga një gjykatë e rregullt, përveç dhe për aq sa gabimet e tilla kanë mundur të shkelin të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë dhe/ose KEDNJ (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës​​ KI179/18,​​ parashtrues​​ Belgjyzar Latifi,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 23 korrikut 2020, paragrafi 68;​​ KI49/19,​​ parashtrues​​ Shoqëria Aksionare Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”,​​ Aktvendim i 31 tetorit 2019, paragrafi 47;​​ KI56/17,​​ parashtruese​​ Lumturije Murtezaj, Aktvendim për papranueshmëri, i 18 dhjetorit 2017, paragrafi 35; dhe KI154/17 dhe​​ KI05/18,​​ parashtrues,​​ Basri Deva, Afërdita Deva dhe Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar “Barbas”,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 12 gushtit 2019, paragrafi 60;​​ KI76/21, parashtrues​​ Qemajl Babuni,​​ Aktvendimi i 10 nëntorit 2021, paragrafi 34;​​ KI188/21, me parashtrues​​ Zenel dhe Isuf Pllashniku, Aktvendim për Papranueshmëri i 19 korrikut 2022, paragrafët 98-99;​​ KI31/22, me parashtrues​​ Fidan Hoti,​​ Aktvendim për Papranueshmëri i 18 janarit 2023, paragrafët 43-44,​​ KI89/22, parashtrues​​ Xhelal Plakolli, Aktvendim për Papranueshmëri​​ i​​ 7 marsit 2023, paragrafi 42).​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu vazhdimisht ka theksuar se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë gjetjet e gjykatave të rregullta në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale dhe se nuk mund të vlerësojë vetë ligjin që ka bërë që një gjykatë e rregullt të miratojë një vendim në vend të një vendimi tjetër. Nëse do të ishte ndryshe, Gjykata do të vepronte si gjykatë e​​ “shkallës së katërt”, që do të rezultonte në tejkalimin e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj. (shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNJ-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe referencat e përdoruara aty;​​ dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës,​​ KI49/19, rast i cituar​​ më lart, paragrafi 48; dhe​​ KI154/17 dhe KI05/18,​​ rast cituar​​ më lart, paragrafi 61, dhe së fundmi rastiin​​ KI76/21, parashtrues​​ Qemajl Babuni,​​ rast i cituar më lart, paragrafi 35;​​ KI31/22, me parashtrues​​ Fidan Hoti,​​ cituar më lart, paragrafi 42, KI89/22, parashtrues​​ Xhelal Plakolli, cituar më lart, paragrafi 43).​​ 

 

  • Gjykata mund të bëjë vlerësimin e interpretimeve ligjore të gjykatave të rregullta përjashtimisht dhe atë vetëm nëse ato interpretime mund të kenë rezultuar në konkluzione arbitrare ose qartazi të​​ paarsyeshme​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KI75/17, parashtrues​​ X, Aktgjykim i 30 janarit 2018, paragrafi 59;​​ dhe​​ KI89/22, parashtrues​​ Xhelal Plakolli, cituar më lart, paragrafi 44)​​ .​​ 

 

  • Duke iu kthyer rrethanave të rastit konkret, Gjykata rikujton arsyetimin e Aktgjykimit [A.nr.424/20] të​​ 2 marsit 2023, të Gjykatës Themelore, e cila​​ refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës. Gjykata po ashtu sjellë në vëmendje arsyetimin e Gjykatës Themelore përkitazi me pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës​​ lidhur me digjitalizimin e parcelave tokësore të marra​​ me​​ qira,​​ më​​ ç‘rast​​ e​​ njëjta​​ kishte arsyetuar se​​ (i)​​ me qëllim të​​ vlerësimit të​​ ligjshmërisë së​​ aktvendimit kontestues​​ iu​​ referua dispozitës se nenit 6 paragrafi 5, nën paragrafi 5.14 te Udhëzimit Administrativ nr.16/2019 për masat dhe kriteret e përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, me të cilën është përcaktuar: "nëse nga një parcele është dhënë me​​ qira​​ vetëm një pjesë e saj, aplikuesi para aplikimit duhet te bëjë​​ digjitalizimin e pjesës së​​ dhënë me​​ qira​​ dhe një kopje fizike të pjesës se digjitalizuar t'ia bashkoj dosjes së​​ aplikimit"; (ii)​​ përmes Formularit për Aplikim-2019 u vërtetua se paditësi për masën 101, kishte aplikuar me projektin me emër "Përmirësimi i infrastrukturës përcjellëse për pemishten me lajthi, në sipërfaqe 3.60 ha". Sipërfaqe kjo e cila nga Plani i biznesit dhe Certifikata e regjistrimit të​​ fermerit bëhet e ditur se është marrur me​​ qera; (ii)​​ aplikuesi është dashur të kujdeset për digjitalizimin e pjesës së​​ dhënë me qera, dhe atë para aplikimit,​​ ashtu siç ka përcaktuar me​​ [UA]; si dhe (iii)​​ nga shkresat e lëndës, kopja e digjitalizimit të​​ pjesës së​​ dhënë me qera ishte dorëzuar jashtë afatit për aplikim, do të​​ thotë me rastin e parashtrimit të​​ ankesës.

 

  • Arsyetimi i Gjykatës Themelore ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme, sipas së​​ cilave​​ rezulton​​ se: (i)​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ bazuar në​​ UA​​ nr.​​ 16/2019 kishte për​​ obligim​​ ​​ ​​ dorëzonte​​ kopjen​​ e digjitalizimit të​​ parcelës së​​ marrë​​ ​​ qira, me rastin e aplikimit; (ii) ai kishte​​ të drejtë deri në përfundim të​​ afatit për aplikim që ta kompletojë dosjen e aplikimit,​​ gjë​​ ​​ ​​ rastin​​ konkret​​ ky nuk ishte rasti; (iii) parashtruesi i​​ kërkesës​​ kopjen​​ e​​ digjitalizim​​ e kishte dorëzuar vetëm me rastin e​​ paraqitjes​​ ​​ anekses, pra pas afatit për aplikim. ​​ 

 

  • Gjykata po ashtu i referohet​​ edhe në-paragrafit​​ 5.14,​​ paragrafit​​ 5​​ të​​ nenit​​ 6​​ të​​ UA​​ nr.​​ 16/2019,​​ ku përcaktohet se:​​ Nëse nga një parcelë është dhënë me qera vetëm një pjesë e saj, aplikuesi para aplikimit duhet të​​ bëjë digjitalizimin e pjesës se dhënë me qera dhe një kopje fizike të pjesës se digjitalizuar t'ia bashkoj dosjes së aplikimit.​​ Po ashtu,​​ Gjykata i​​ referohet​​ edhe​​ paragrafit 6​​ të​​ nenit 29​​ të​​ UA nr.​​ 16/2019 që​​ përcakton​​ se​​ Dosja e plotë​​ e aplikimit dorëzohet brenda afatit të​​ shpalljes publike në​​ dy kopje fizike dhe të​​ gjitha dokumentet e dosjes duhet të​​ skanohen dhe të​​ ruhen në​​ CD, e cila dorëzohet bashkë​​ me kopjet fizike;​​ si dhe​​ paragrafit 5 të​​ nenit 30​​ të UA nr.​​ 16/019 që​​ përcakton​​ se​​ Aplikuesi ka të​​ drejtë​​ deri në​​ përfundim të​​ afatit​​ për​​ aplikim që​​ ta kompletojë​​ dosjen e aplikimit”.

 

  • Për më​​ tepër, Gjykata vëren se bazuar​​ se parashtruesi i kërkesës nuk i referohet ndonjë dispozite​​ konkrete​​ të​​ UA nr. 16/2019​​ ose të ndonjë ligji​​ dhe as nga​​ dokumentet​​ e dorëzuara nga parashtruesi i kërkesës nuk rezulton që organet administrative në rastin​​ konkret​​ kishin për​​ obligim​​ që​​ të kërkojnë nga parashtruesi i kërkesës që të​​ kompletojë​​ dosjen e tij,​​ nëse një gjë e tillë nuk ishte bërë brenda afateve​​ të​​ përcaktuara.

 

  • Prandaj, bazuar në​​ dispozitat ligjore të​​ lartcekura,​​ Gjykata​​ konsideron​​ se​​ gjykatat e rregullta i​​ kanë​​ dhënë​​ përgjigje parashtruesit​​ të​​ kërkesës për​​ pretendimet​​ e​​ tij​​ për​​ digjitalizimin e parcelës së marrë me qira​​ duke elaboruar të​​ drejtën materiale​​ dhe procedurale​​ të​​ aplikueshme në​​ rastin konkret.

 

  • Për më tepër, nga arsyetimi i konkluzioneve të gjykatave të rregullta, vërehet qartë se në dritën e rrethanave të rastit konkret, nuk kemi të bëjmë as me “aplikim të ligjit në mënyrë qartazi të gabuar” dhe as me “konkluzione arbitrare” apo “qartazi të paarsyeshme” nga ana e​​ gjykatave​​ të rregullta përshirë​​ ​​ Gjykatën​​ Supreme.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata​​ konkludon se pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës​​ për​​ mungesën​​ e një​​ gjykimi të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm​​ janë pretendime që bien në kategorinë e “shkallës së katërt” dhe si të tilla, këto pretendime të parashtruesit​​ të kërkesës janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin 2 të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.

 

Përkitazi me pretendimet tjera

 

  • Siç u cek më lart, parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës​​ Supreme​​ shkelë të drejtat e tij të garantuara me nenet​​ 3, 24 dhe 54​​ të Kushtetutës. Mirëpo, parashtruesi i kërkesës vetëm i përmend nenet përkatës, por nuk shtjellon më tutje se si dhe përse ka ardhur deri​​ të​​ shkelja e këtyre neneve përkatëse të Kushtetutës. Gjykata rikujton se ajo ka theksuar vazhdimisht se vetëm referimi dhe përmendja e neneve të Kushtetutës dhe të KEDNJ-së nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të tilla të Kushtetutës, parashtruesit e kërkesave duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe​​ argumente bindëse (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës Kushtetuese​​ KI187/18 dhe KI 11/19, parashtrues:​​ Muhamet Idrizi, Aktvendim për papranueshmëri i 29 korrikut 2019, paragrafi 73;​​ KI125/19​​ parashtrues:​​ Ismajl Bajgora, Aktvendim për papranueshmëri i 11 marsit 2020, paragrafi 63; dhe së fundmi rastin​​ KI175/20, parashtrues:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 26 marsit 2021, paragrafët 79-82).​​ 

 

  • Sa i përket pretendimeve​​ ​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ për shkeljen e nenit 24 të Kushtetutës,​​ Gjykata​​ i referohet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, e cila thotë se “diskriminimi do të thotë trajtim ndryshe, pa një justifikim objektiv dhe të arsyeshëm, të personave në situata relativisht të ngjashme” (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Willis kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 36042/97, Aktgjykimi i 11 qershorit 2002, paragrafi 48;​​ Bekos dhe Koutropoulos kundër Greqisë, nr. 15250/02, Aktgjykimi i 13 marsit 2006, paragrafi 63, shih​​ gjithashtu rastin e Gjykatës​​ KI166/20, parashtrues​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim i 5 janarit 2021, paragrafi 44).​​ 

 

  • Më tej, Gjykata rikujton se në mënyrë që pretendimet e parashtruesve në lidhje me shkeljen e të drejtës për mos-diskriminim të jenë të suksesshme,​​ ata, me tjerash, duhet të dëshmojnë se pozita e tyre mund të konsiderohet e ngjashme me pozitën e një personi tjetër i cili ka pasur trajtim më të mirë (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Fredin kundër Suedisë, nr.12033/86, Aktgjykim i 18 shkurtit 1991, paragrafi 60, shih gjithashtu rastin e Gjykatës​​ KI166/20, cituar më lart, paragrafi 45).

 

  • ​​ rastin konkret,​​ Gjykata​​ konsideron se parashtruesi i​​ kërkesës​​ nuk​​ ka identifikuar grupin e personave që​​ sipas​​ tij​​ janë trajtuar ndryshe,​​ dhe​​ ai​​ nuk ka paraqitur asnjë dëshmi e cila do të mund të provonte se përgjatë procesit ka pasur me të vërtetë diskriminim, përkatësisht se​​ është​​ trajtuar ndryshe me ndonjë palë tjetër në një situatë të njëjtë ose të ngjashme e cila mund të ketë përfituar nga ndarja e drejtësisë në kushte të njëjta.

 

  • Thënë këtë, Gjykata konsideron se pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ për shkelje të neneve të lartcekura të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës, në të vërtetë, i​​ ka elaboruar mbi bazën e nenit 31 të Kushtetutës duke e ndërlidhur shkeljen e kësaj të drejte themelore, me​​ interpretimin e gabuar të dispozitave ligjore nga gjykatat​​ e rregullta, për çfarë Gjykata, sa më sipër, konstatoi se në ketë pjesë kërkesa duhet të​​ shpallet qartazi e pabazuar​​ në baza kushtetueses dhe rrjedhimisht e papranueshme, për arsyet e lartcekura. ​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton se përkitazi me këto pretendime të parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me nenet e lartcekura të Kushtetutës dhe KEDNJ-së, Gjykata konkludon që kjo pjesë e kërkesës duhet të deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar pasi këto pretendime kualifikohen si pretendime që i përkasin kategorisë së (iii) pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”, sepse parashtruesi i kërkesës thjesht citoi nenet e Kushtetutës, pa shpjeguar se si janë shkelur ato. Rrjedhimisht, të njëjtat janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në rregullin​​ 34 të Rregullores së punës.​​ 

 

 

 

 

 

 

 

​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, nenet 20, 47 dhe 48 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 34 (1) (d), dhe (2) si dhe 48 (1) (b) të Rregullores së punës,​​ ​​ 16 korrik​​ 2024, njëzëri:

 

​​ VENDOS

 

  • TA​​ DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ Aktvendim​​ palëve;

 

  • TA​​ PUBLIKOJË këtë​​ Aktvendim në Gazetën Zyrtare​​ të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit; dhe

 

  • TË KONSTATOJË që ky​​ Aktvendim​​ hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues ​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Jeton Bytyqi  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

Parashtruesit:

Marjan Komani

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative