Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme, ARJ-UZVP. nr. 10/2020, të 14 janarit 2020

Nr. të lëndës KI68/22

Parashtruesit: Shaban Gashi

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, më​​ 13​​ mars 2023

Nr. Ref.:AGJ 2139/23  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 

 

 

 

 

 

 

AKTGJYKIM​​ 

 

​​ 

 

rastin nr. KI185/21

 

Parashtrues

 

SHPK “CO COLINA”

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr.​​ 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit dhe Aktgjykimit​​ të Gjykatës Supreme​​ ARJ.​​ UZVP. nr. 83/2021​​ të 7 shtatorit 2021​​ 

 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Kompania “CO COLINA” (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesi i kërkesës),​​ e​​ përfaqësuar nga Muradif Hasković, Drejtor Menaxhues.​​ 

 

Aktet e​​ kontestuara

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston nenin 1 të Ligjit nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit (në tekstin e mëtejmë: Ligji i kontestuar),​​ i cili është​​ miratuar nga Kuvendi i Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kuvendi)​​ dhe publikuar në Gazetën Zyrtare (GZ, numër 11, 24 prill 2019).

 

  • Parashtruesi i kërkesës gjithashtu konteston​​ Aktgjykimin​​ e Gjykatës Supreme​​ [ARJ.​​ UZVP.​​ nr.​​ 83/2021]​​ ​​ 7 shtatorit 2021,​​ në lidhje​​ me Aktgjykimin​​ e Gjykatës së Apelit​​ [AA.​​ nr.​​ 242/2021]​​ të​​ 8 qershorit 2021 dhe Aktgjykimin​​ e Gjykatës Themelore në Prishtinë​​ [A.​​ nr.​​ 1861/21]​​ ​​ 9 shkurtit 2021 (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ akteve​​ ​​ të kontestuara, me të​​ cilat,​​ pretendohet se​​ parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me (i)​​ nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ);​​ (ii) nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së; dhe​​ (iii)​​ nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së.

 

  • Përveç kësaj,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kërkon nga​​ Gjykata​​ edhe vendosjen e​​ masës​​ së përkohshme​​ përmes së cilës do të pezullohej​​ Ligji​​ i​​ kontestuar.

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafin 4 të nenit 21 të Kushtetutës [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47​​ (Kërkesa individuale) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës​​ së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më 18 tetor 2021, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 25 tetor 2021, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit KSH.​​ KI.​​ 185/21 caktoi gjyqtarin​​ Radomir Laban Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët: Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese), Safet Hoxha​​ dhe​​ Remzije Istrefi-Peci (anëtarë).

 

  • Më 2 nëntor 2021,​​ Gjykata njoftoi parashtruesin​​ për regjistrimin e kërkesës. Në të njëjtën ditë, Gjykata e njoftoi për regjistrimin e kërkesës Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kryetari i Kuvendit), të cilit iu kërkua që një kopje e kërkesës t'u dorëzohet të gjithë deputetëve të Kuvendit,​​ Presidentes së​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Presidentja),​​ Kryeministrit​​ të​​ Republikës së Kosovës si dhe Avokatit të​​ Popullit. Gjykata i njoftoi palët e interesuara të cekura më lart se komentet e tyre, nëse kanë, t’i paraqesin në Gjykatë brenda afatit prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, përkatësisht deri më 17 nëntor 2021, në adresën elektronike të Gjykatës ose me dorëzim personal.

 

  • Në të njëjtën ditë, Gjykata njoftoi edhe Gjykatën Supreme dhe Sekretarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Sekretari i Kuvendit) për regjistrimin e kërkesës.

 

  • Më 12 maj​​ 2022, Kolegji ​​ shqyrtues shqyrtoi​​ raportin e ​​ Gjyqtarit​​ raportues​​ dhe vendosi që rasti të shtyhet për shqyrtim në një nga seancat e radhës, me kërkesë që i njëjti të plotësohet.​​ 

 

  • Më 06 korrik 2022, Kolegji shqyrtues shqyrtoi​​ raportin e ​​ Gjyqtarit​​ raportues​​ dhe vendosi që rasti të shtyhet për shqyrtim në një nga seancat e radhës, me kërkesë që i njëjti të plotësohet.

 

  • ​​ Më 7 shtator​​ 2022, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe​​ vendosi që rasti të shtyhet për shqyrtim në një nga seancat e radhës, me kërkesë që i njëjti të plotësohet.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 9 shkurt 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës pranueshmërinë e kërkesës. Të njëjtën ditë, Gjykata njëzëri​​ ​​ deklaroi(i) kërkesën​​ ​​ ​​ pranueshme;​​ konstatoi se se​​ (ii) ka pasur shkelje të​​ nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të KEDNJ-së, si dhe​​ të​​ nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së;​​ ​​ vendosi (iii)​​ të shfuqizoj Aktgjykimin [ARJ. UZVP. nr. 83/2021] e Gjykatës Supreme të 7 shtatorit 2021,Aktgjykimin [AA. nr. 242/2021] e Gjykatës së Apelit, të 8 qershorit 2021 dhe Aktgjykimin [A. nr. 1861/21] e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 9 shkurtit 2021;​​ si dhe​​ (iv) të refuzojë kërkesën e parashtruesit të kërkesës për vendosjen e masës së përkohshme.

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Fillimisht,​​ Gjykata vëren​​ se kjo kërkesë është e ndërlidhur me rastin KI136/19, me parashtrues​​ të njëjtë,​​ SHPK​​ “CO COLINA”, i cili përmes Aktvendimit për papranueshmëri, KI136/19, të Gjykatës Kushtetuese të 17 majit 2021,​​ ishte shpallur i papranueshëm nga Gjykata,​​ me konstatimin​​ se kërkesa ishte e parakohshme.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata në vijim do t’i​​ ​​ paraqes​​ veçmas​​ edhe faktet e​​ rastit​​ ​​ KI136/19, për aq sa ato lidhen me kërkesën aktuale (KI185/21), si dhe përmbledhjen e fakteve të cilat Gjykata do t’i shqyrtoj në​​ rastin​​ KI185/21.

 

Përmbledhja e fakteve për aq sa lidhen me rastin KI136/19

 

  • Parashtruesi i kërkesës kishte filluar ushtrimin e biznesit të lojërave të fatit në Kosovë në vitin 2007, kur edhe ishte pajisur me licencë dhe leje pune për të ushtruar aktivitetin biznesor të bastores sportive.​​ 

 

  • Më 6 prill 2012, Kuvendi miratoi Ligjin [Nr. 04/L-080] për Lojërat e Fatit.

 

  • Parashtruesi i kërkesës ishte pajisur me licencë biznesi konform Ligjit paraprak të Lojërave të Fatit [Nr. 04/L-080]. Licenca e fundit​​ e vlefshme​​ me nr.​​ 35/2017, i ishte lëshuar më 12 tetor 2017, me afat​​ të​​ vlefshmërisë​​ nga 8 gushti 2018 deri më 7 gusht 2019. Ai gjithashtu ishte pajisur me Leje të punës për ushtrimin e biznesit të lojërave të fatit nr. 35/2017​​ gjithashtu me afat të njëjtë skadimi, respektivisht nga 8 gushti 2018 deri më 7 gusht 2019.​​ 

 

  • Më 28 mars 2019, Kuvendi miratoi Ligjin​​ e kontestuar​​ përmes së cilit u shfuqizua Ligji paraprak për Lojërat e Fatit [Nr. 04/L-080].​​ Ligji i kontestuar i ka gjithsej (3) tri nene,​​ ku përmes​​ nenit 1 të Ligjit të kontestuar​​ ndalohen dhe mbyllen​​ “të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.​​ Përmes nenit 2 të ligjit të kontestuar​​ “shfuqizohet Ligji nr.​​ 04/L-080 për Lojërat e Fatit dhe aktet nënligjore që janë nxjerrë për zbatimin e tij,​​ ndërsa me nenin 3 parashihet që​​ Ligji i kontestuar​​ “do të hyj në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.”

 

  • Më 24 prill 2019, Ligji i kontestuar u publikua në Gazetën Zyrtare, ndërsa hyri në fuqi më 10 maj 2019, respektivisht 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.​​ 

 

  • Më 3 maj 2019, disa ditë para hyrjes në fuqi të Ligjit të kontestuar, Administrata Tatimore e Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: ATK)​​ ia​​ dërgoi Njoftimin nr. ATK/DLF07/18-2019 parashtruesit të kërkesës, ku e njoftoi për revokimin e licencës së biznesit të tij nga 10 maji 2019. Më konkretisht, në Njoftimin që parashtruesi i kërkesës kishte pranuar nga Administrata Tatimore e Kosovës theksohej me sa vijon:

 

“I/e nderuar,​​ 

 

Administrata Tatimore e Kosovës si Autoritet Rregullativ i Lojërave të Fatit bazuar në nenin 4, paragrafin 2 të Ligjit Nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit, me datën 12.10.2017, subjektit tuaj i ka lëshuar licencën me nr. 35/2017 për organizimin e lojërave të fatit.

 

Duke marrë parasysh se nga data 10 maj 2019 hyn në fuqi Ligji Nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, me këtë shkresë zyrtare, ju njoftojmë se në zbatim të dispozitave ligjore sipas nenit 1 të këtij Ligji, i cili kërkon ndalimin dhe mbylljen e të gjitha lojërave të fatit në Republikën e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës/Drejtoria e Lojërave të Fatit REVOKON licencën me nr. 35/2017 të lëshuar me datë: 12.10.2017 për subjektin “CO COLINA” Sh.p.k me NF. 600241963.

 

Ky revokim i licencës hyn në fuqi nga data 10 maj 2019, dhe çdo ushtrim i aktivitetit të lojërave të fatit pas kësaj date do të konsiderohet aktivitet i kundërligjshëm dhe organet për zbatimin e ligjit sipas nevojës do të veprojnë sipas detyrës zyrtare.

 

Administrata Tatimore e Kosovës ju inkurajon që të ndërmerrni të gjitha veprimet në respektim të dispozitave të Ligjit të ri Nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, pa pasur nevojë që të bëheni subjekt i masave të institucioneve të shtetit që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit”.

 

  • Më 10 maj 2019, ditën kur Ligji i kontestuar hyri në fuqi, licenca e parashtruesit të kërkesës u revokua dhe aktiviteti biznesor i​​ tij u ndërpre.

 

  • Më 3 qershor 2019, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ ankesë në Administratën Tatimore të Kosovës, kundër Njoftimit [nr. ATK/DLF07/18-2019],​​ të Administratës Tatimore të Kosovës​​ të 3 majit 2019.

 

  • Më 4​​ korrik 2019,​​ ATK​​ nxori Vendimin [nr. 238/2019], përmes së cilit e refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar.​​ 

 

  • Më 5 gusht 2019, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ padi për konflikt administrativ në Gjykatën Themelore kundër​​ ATK-së. Përmes kësaj padie, parashtruesi kishte kërkuar që: (i) të aprovohet padia e tij kundër Administratës Tatimore të Kosovës; (ii)​​ të​​ anulohet Vendimi [nr. 238/2019] i ATK-së i 4 korrikut 2019 si dhe​​ “Vendimi-Njoftimi”​​ i Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së me referencë [nr. ATK/DLF07/18-2019], i 3 majit 2019; si dhe të (iii) mbetet në fuqi licenca e tij e biznesit nr. 35/2017, e lëshuar nga ATK më 12 tetor 2017.

 

  • Në mes tjerash, në padinë e tij, parashtruesi​​ i kërkesës​​ kishte kërkuar nga Gjykata Themelore si në vijim:​​ “Pasi dispozitat e nenit 1 dhe 2 të Ligjit nr.​​ 6/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit në këtë çështje administrative duhet drejtpërsëdrejti të zbatohen, nëse gjykata​​ [Themelore në Prishtinë]​​ nuk është e sigurt për përputhshmërinë e këtyre dispozitave me Kushtetutë, i propozojmë gjykatës​​ [Themelore në Prishtinë]​​ që konform dispozitave​​ [të]​​ nenit​​ 113, pika 8 të Kushtetutës së Kosovës t’i referoj Gjykatës Kushtetuese vlerësimin e përputhshmërisë së këtij ligji me Kushtetutën e Kosovës. Duke u bazuar edhe në dispozitat e nenit 51.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe sipas dispozitave të nenit 52 të Ligjit të Gjykatës Kushtetuese, të suspendohet procedura e vendosjes së kësaj çështje të konfliktit administrativ deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

 

  • Në ndërkohë, më 28 gusht 2019, krahas (dhe pas) parashtrimit të padisë në Gjykatën Themelore, parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar kërkesën e tij në Gjykatën Kushtetuese​​ e cila ishte regjistruar​​ me numër​​ KI136/19, duke pretenduar se Ligji i kontestuar i shkelë të drejtat e tij, me kërkesën kryesore që Gjykata të anulojë si jokushtetues Ligjin e kontestuar.​​ 

 

  • Më 12 shkurt 2021, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A. nr. 1861/19]​​ e refuzoi si të pabazuar padinë e parashtruesit të kërkesës të paraqitur kundër Vendimit [nr.​​ 238/2019]​​ të Administratës Tatimore të Kosovës të 4 korrikut 2019.​​ 

 

  • Gjykata Themelore e arsyetoi vendimin e saj me sa vijon:​​ 

 

“E paditura​​ [Administrata Tatimore e Kosovës],Vendimin kontestues me të cilin e ka refuzuar ankesën e paditësit si të pabazuar, e ka referuar në dispozitën e nenit 1 të Ligjit nr.​​ 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, me të cilin kërkohet ndalimi dhe mbyllja e të gjitha lojërave të fatit në Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim, Administrata Tatimore e Kosovës – Drejtoria e Lojërave të Fatit ka revokuar licencën me nr.​​ 35/2017 të lëshuar me 12.10.2017 për subjektin Co-Colina SHPK këtu paditësin. Ky revokim i​​ licencës ka hyrë në fuqi nga data 10.05.2019​​ [dita e hyrjes në fuqi të Ligjit të kontestuar]​​ dhe çdo ushtrim i aktivitetit të lojërave të fatit pas kësaj date do të konsiderohet aktivitet i kundërligjshëm dhe organet për zbatimin e ligjit sipas nevojës do të veprojnë sipas detyrës zyrtare. Gjykata konsideron se e paditura​​ [Administrata Tatimore e Kosovës]​​ ka vepruar drejtë kur me Njoftimin mbi Revokimin e Licencës dt.​​ 03.05.2019 ka njoftuar paditësin se në zbatim të dispozitave të nenit 1 të Ligjit nr.​​ 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, i revokohet licenca nr.​​ 35/2017 e lëshuar me datë 12.10.2017. Këtë veprim të paditurës gjykata e konsideron të drejtë sepse në këtë rast e paditura ka pasur obligim ta zbatojë Ligjin në fjalë i cili ka hyrë në fuqi me datën 10.05.2019. Dispozita e nenit 1 të Ligjit nr.06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit parasheh: Me këtë Ligj ndalohen dhe mbyllen të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Nga interpretimi i kësaj dispozite ligjore, gjykata vlerëson se e paditura​​ [Administrata Tatimore e Kosovës]​​ ka zbatuar drejtë ligjin, dhe në anën tjetër pretendimet e paditësit gjykata nuk i aprovoi, sepse i vlerësoi pa ndikim në vërtetimin e një gjendje tjetër faktike nga ajo që është vërtetuar nga ana e organit administrativ”.

 

  • Gjithashtu, për sa i takon kërkesës së parashtruesit për referim të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata Themelore ka arsyetuar me sa vijon:​​ 

 

“Pretendimet se është aplikuar dispozita e nenit 1 të Ligjit nr.​​ 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit në kundërshtim me normat specifike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, konkretisht neni 46 të Kushtetutës që garanton mbrojtjen e pronës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për Liritë Themelore si dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane Për Liritë Themelore​​ [GJEDNJ]. Gjykata në procedurën e konfliktit administrativ nuk mund të japë një vlerësim lidhur me pretendimet se janë në kundërshtim Ligji nr.​​ 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, me normat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe akteve tjera ndërkombëtare, prandaj gjykata në seancën gjyqësore nuk aprovoi propozimin e përfaqësueses së autorizuar të paditësit që kjo Gjykatë gjatë procedimit në konflikt administrativ, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, vlerësimin e përputhshmërisë së Ligjit në fjalë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

 

  • Më 17 maj 2021, Gjykata Kushtetuese, përmes Aktvendimit për papranueshmëri në rastin KI136/19, e shpalli të papranueshme​​ kërkesën e parashtruesit, duke theksuar ndër tjerash se:​​ 

 

91.Siç mund të​​ vërehet​​ nga faktet e rastit, padia për konfliktin administrativ të cilën parashtruesi i kërkesës, e ka iniciuar ​​ më 5 gusht 2019, në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër vendimit [nr. 238/2019] të Administratës Tatimore të Kosovës - gjendet në procedurë gjyqësore e cila tashmë është në shqyrtim. Gjykata Themelore në Prishtinë e​​ ka​​ shqyrtuar​​ padinë në fjalë dhe më 12 shkurt 2021​​ ka​​ vendosur​​ ta refuzojë​​ atë si të pabazuar. Nga udhëzimi për mjetin​​ juridik​​ në vendimin e Gjykatës Themelore, por edhe në bazë të dispozitave të legjislacionit aktual, parashtruesi i kërkesës kishte një afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh për t'u ankuar në Gjykatën e Apelit. Gjykata nuk ka informacione​​ nëse​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ e ka përdorur këtë mjet juridik apo jo, duke​​ nënkuptuar faktin se i përket​​ tërësisht​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ të vendosë nëse ai dëshiron të vazhdojë me këtë çështje apo jo.

 

​​ 92. Përveç kësaj, Gjykata gjithashtu vëren se parashtruesi i kërkesës kërkoi nga gjykatat e rregullta që çështjen e kushtetutshmërisë së ligjit t'ia dërgojnë ​​ Gjykatës Kushtetuese bazuar në nenin 113.8 të Kushtetutës. Dhe kjo çështje mund të jetë potencialisht pjesë e vendimmarrjes së ardhshme të gjyqësorit të rregullt dhe për këtë arsye Gjykata duhet të përmbahet nga çdo lloj​​ prononcimi​​ paraprak në lidhje me këtë aspekt në këtë fazë për të mos paragjykuar zhvillimet e mëtejshme në këtë çështje.

 

 ​​​​ 93. Në dritën e ​​ asaj që është thënë më sipër dhe duke pasur parasysh se çështje të ndryshme që lidhen me këtë​​ rast​​ mund të jenë ende në procedurë​​ para​​ gjykatave të​​ rregullta dhe​​ meqenëse​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ ka ende mjete​​ juridike​​ në dispozicion për të ushtruar të drejtat e tij kushtetuese, Gjykata Kushtetuese, bazuar në parimin e subsidiaritetit,​​ nuk e konsideron të​​ arsyeshme​​ ndërhyrjen në këtë çështje.

 

94.​​ Gjykata në vazhdimësi​​ i përmbahet parimit të subsidiaritetit, duke konsideruar se të gjithë​​ parashtruesit e​​ kërkesave​​ duhet të shterojnë të gjitha mundësitë procedurale në procedurat​​ para​​ gjykatave të​​ rregullta, në mënyrë që të parandalojnë​​ një shkelje​​ ​​ Kushtetutës​​ apo, nëse​​ ajo tashmë​​ ka ndodhur,​​ që shkelja e tillë e një të drejte të caktuar themelore, të garantuar me Kushtetutë të korrigjohet.

 

[...]

 

96.​​ Përfundimisht, Gjykata konstaton se në rrethanat e rastit konkret kanë ekzistuar masa zbatuese për të cilat ka mundur të ankohet në mënyrë që​​ t’i​​ realizojë të drejtat dhe liritë e tij​​ për​​ të cilat pretendon se i janë shkelur. Duke qenë se ai është ankuar​​ kundër këtyre masave​​ në procedura të rregullta gjyqësore, kërkesa e tanishme konsiderohet si e parakohshme dhe duhet të refuzohet si e papranueshme bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 47 dhe 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

 

97.​​ Në fund, duhet gjithashtu të sqarohet edhe fakti se Gjykata në asnjë mënyrë nuk paragjykon kushtetutshmërinë e ligjit të kontestuar apo kushtetutshmërinë e zbatimit të këtij ligji në rrethanat e rastit të parashtruesit të kërkesës. Në këtë rast, Gjykata nuk është marrë me vlerësime të tilla, por është ndalur në nivelin e vlerësimit procedural të kushteve të pranueshmërisë”.

 

Përmbledhja e fakteve lidhur me rastin e tanishëm​​ KI185/21

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar ankesë pranë Gjykatës së Apelit kundër Aktgjykimit [A.​​ nr.​​ 1861/2019] të Gjykatës Themelore, të 12 shkurtit 2021, duke pretenduar shkelje thelbësore të dispozitave procedurale dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Para së gjithash, parashtruesi i kërkesës pretendoi se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar gabimisht gjendjen faktike dhe se​​ vendos vetëm në bazë të ligjit, sepse sipas Kushtetutës të gjitha gjykatat kanë detyrimin të zbatojnë Kushtetutën para ligjit. dhe synojnë​​ që​​ të zbatojnë vendimet e Gjykatës Evropiane. Më pas, në rastin konkret ​​ nga koha kur zhvillohet ky proces gjyqësor, kur vlerësohet se është atakuar vendimi i ATK-së, është e nevojshme të vlerësohet shkelja kushtetuese e iniciuar nga paditësi, dhe nëse ka konflikt në mes të ligjit për ndalimin e lojërave të fatit dhe Kushtetutës, duhet të​​ bazohet në Kushtetutë dhe Konventën e cila është drejtpërdrejt e zbatueshme në Kosovë, në përputhje me nenin 22.​​ 

 

  • Më pas, parashtruesi i kërkesës në ankesë pretendoi​​ “se dispozita e zbatuar e nenit 1 të Ligjit nr. 06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit, është në kundërshtim me normat e veçanta të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht me nenin 46 të Kushtetutës i cili garanton mbrojtjen e pronës, dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për liritë themelore, si dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane.​​ [...]​​ Parashtruesi i kërkesës në ankesë gjithashtu pretendoi​​ “se gjykata e shkallës së parë, përveç​​ që ​​ nuk ka zbatuar​​ dispozitat​​ kushtetuese, ka shkelur edhe nenin 182, paragrafi 2, pika n) të​​ LPK-së, i zbatueshëm bazuar​​ në nenin​​ 63 të​​ LKA-​​ dhe nenin​​ 31​​ ​​ Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dispozitat e​​ të cilëve​​ kërkojnë që vendimi i gjykatës duhet të ​​ arsyetohet.

 

  • Përmes ankesës​​ së parashtruar në Gjykatën e Apelit, parashtruesi i kërkesës kishte kërkuar që të ndryshohet aktgjykimi i ankimuar, ashtu që të anulohet Vendimi [nr.​​ 238/2019] i ATK-së i 4​​ korrikut​​ 2019,​​ vendimi-njoftimi”​​ i Drejtorisë​​ për Lojërat e​​ Fatit të ATK-së​​ [me​​ numër​​ reference​​ ATK/DFL07/18-2019], i 3​​ majit​​ 2019, si dhe të mbetet në fuqi licenca e tij e biznesit nr.​​ 35/2017 e lëshuar nga ATK-ja​​ më 12 tetor 2017.

 

  • Më 8 qershor 2021, Gjykata Apelit, përmes Aktgjykimit [AA. nr. 242/2021], e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe e vërtetoi Aktgjykimin [A.​​ nr.​​ 1861/2019] e Gjykatës Themelore. Gjykata e Apelit në arsyetim të vendimit të saj shtoi se Aktgjykimi i lartpërmendur i Gjykatës Themelore ishte i drejtë dhe i bazuar në ligj, dhe nuk ishte​​ përfshirë​​ me shkelje të dispozitave procedurale dhe materiale.

 

  • Përkitazi me pretendimin ankimor të parashtruesit të kërkesës se gjykata e shkallës së parë gabimisht kishte konstatuar se vendosë vetëm në bazë të ligjit dhe se duhej të vlerësohej nëse ka konflikt në mes ligjit të kontestuar dhe Kushtetutës, Gjykata e Apelit në arsyetim të Aktgjykimit të saj konstatoi se gjykata e shkallës së parë me rastin e shqyrtimit të padisë kishte​​ paraqitur​​ prova të mjaftueshme​​ të cilat​​ dëshmoj​​ se pretendimet e​​ paditësit janë​​ të pabazuara,​​ sepse janë​​ në kundërshtim me gjendjen faktike të vërtetuar nga​​ organi i​​ paditur dhe në kundërshtim me​​ provat në​​ shkresat e lëndës, meqenëse ​​ vendimi i organit administrativ të të paditurës është në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Pasi që gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar me të drejtë se e paditura ka vepruar drejt kur me Njoftimin për anulimin e licencës të datës 05.03.2019 e ka informuar paditësin se në përputhje me dispozitat e nenit 1 të Ligjit nr. 06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit,​​ është revokuar​​ licenca nr. 35/2017 e lëshuar më​​ datë​​ 12.10.2017. ​​ Ky veprim i të paditurës​​ është vlerësuar me të drejtë nga gjykata si​​ i rregullt, sepse në këtë rast​​ e paditura​​ e​​ ka pasur obligim të zbatojë Ligjin në fjalë, i cili ka hyrë në fuqi më​​ datë​​ 05.10.2019

 

  • Përveç​​ kësaj, lidhur me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për aplikim të nenit 1 të Ligjit të kontestuar në kundërshtim me Kushtetutën, në arsyetimin e Gjykatës së Apelit u theksua si në vijim:

 

“Ndërsa pretendimet se është aplikuar dispozita e nenit 1 të Ligjit Nr.06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, në kundërshtim me normat specifike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, konkretisht nenit 46 të Kushtetutës që garanton mbrojtjen e pronës, dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për Liritë Themelore, si dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane për Liritë Themelore, gjykata e shkallës së parë në procedurën e konfliktit administrativ me të drejtë nuk ka mundur që të japë vlerësim lidhur me këtë, andaj, gjykata ​​ e shkallës së parë në seancën gjyqësore me të drejtë nuk e ka aprovuar propozimin e tij që kjo gjykatë gjatë procedimit në konflikt administrativ t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për vlerësimin e përputhshmërisë së Ligjit në fjalë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Andaj, kolegji i kësaj gjykate vlerëson se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vendosur kur është bazuar në dispozitat e LKA-së, Ligjit Nr.​​ 06/L-155 për Ndalimin e ​​ Lojërave të Fatit, si dhe Ligjit Nr. 04/L-102 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat”.

 

  • Lidhur me pretendimin e parashtruesit të​​ kërkesës​​ për mosarsyetim të vendimit gjyqësor nga ana e gjykatës së shkallës së parë, Gjykata e Apelit​​ ​​ konsideroi​​ se këto pretendime ankimore​​ janë​​ të​​ pabazuara, “përkatësisht​​ të​​ paargumentuara. Sepse, sipas vlerësimit​​ të​​ kolegjit të kësaj gjykate,​​ aktgjykimi i​​ kontestuar i gjykatës së shkallës së parë është​​ i qartë dhe i kuptueshëm, dhe në​​ arsyetimin e tij janë​​ dhënë arsye të mjaftueshme​​ në lidhje me​​ faktet vendimtare​​ të cilat i pranon edhe kjo gjykatë. Prandaj, kolegji i kësaj gjykate konsideron se e drejta materiale është zbatuar drejt dhe se ligji nuk është shkelur në dëm të paditësit.”

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor në Gjykatën Supreme, kundër Aktgjykimit​​ të Gjykatës së Apelit​​ [AA. nr. 242/2021], duke pretenduar shkelje të së drejtës materiale dhe procedurale si dhe shkelje të dispozitave kushtetuese.​​ 

 

  • Së pari,​​ në​​ kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendoi​​ se​​ Në pajtim me dispozitën e nenit 16 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të gjitha dispozitat ligjore të Republikës së Kosovës duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitën e nenit 22 të kësaj Kushtetute, sipas të cilës marrëveshjet ndërkombëtare janë drejtpërdrejt të zbatueshme në Republikën e Kosovës. Nuk është e vështirë të konkludohet​​ se në këtë çështje administrative, përkundër faktit se lojërat e fatit janë të ndaluara me ligjin e lartpërmendur, sepse kjo është konstatuar qartë sipas nenit 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me Protokollet e saj, në këtë çështje administrative, paditësi pretendon se vendimet kontestuese të ATK-së, edhe pse janë nxjerrë në përputhje me nenin 1 të Ligjit nr. 06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit, janë antikushtetuese sepse janë në kundërshtim​​ me nenin 46 të Kushtetutës, dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane (që gjendet në nenin 22 të Kushtetutës),​​ e​​ gjithashtu në kundërshtim​​ edhe​​ me vendimet e Gjykatës​​ Evropiane.

 

  • Më pas, parashtruesi​​ i kërkesës, në kërkesën e tij për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor​​ theksoi se gjykatat e shkallës më të ulët kishin shkelur paragrafin 2 të nenit 182 të Ligjit Nr. 03/L-202 për Konfliktet Administrative​​ (GZ, numër 82, 21 tetor 2010) si dhe nenin 31 të Kushtetutës, dispozita të cilat kërkojnë që një vendim gjyqësor duhet të arsyetohet. Përmes kërkesës së tij, parashtruesi i kërkesës, theksoi se​​ (i) vendimet e gjykatave nuk kishin dhënë arsyetim nëse vendimet e​​ kontestuara​​ ishin në përputhje me Kushtetutën;​​ dhe se​​ (ii) edhe përkundër kërkesës së tij të vazhdueshme gjykatat e instancës më të ulët nuk kanë referuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese sipas nenit 113.8 të Kushtetutës. Tutje, parashtruesi i kërkesës shtoi se edhe pse vendimet e​​ kontestuara​​ në Gjykatën Themelore dhe në Gjykatën e Apelit e kanë bazën​​ ligjore në nenin 1 të Ligjit Nr.​​ 06/L-155 për Lojërat e Fatit, ato janë në kundërshtim me nenin 46 të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, si dhe me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ). Parashtruesi i kërkesës, duke iu referuar praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, konkretisht rastit​​ Megadat.com SRL​​ kundër​​ Moldavi, theksoi se standardet që ndërhyrja në pronë të ketë qëllim legjitim, të jetë në interes të përgjithshëm si dhe proporcionale nuk janë përmbushur me miratimin e Ligjit​​ të kontestuar, rrjedhimisht, ndalimit të menjëhershëm të veprimtarisë ekonomike.​​ 

 

  • Më tej,​​ parashtruesi i kërkesës​​ gjithashtu kërkoi nga Gjykata Supreme të konstatojë se vendimet e kontestuara janë në kundërshtim me ligjin dhe​​ Kushtetutën apo,​​ që​​ në rast dyshimi për kushtetutshmërinë e Ligjit​​ 06/L-155​​ për lojërat e fatit, çështja të referohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në përputhje me nenin 113, pika 8, ku thuhet se​​ Gjykatat kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje përkitazi me përputhshmërinë kushtetuese të një ligji, nëse ajo përputhshmëri është ngritur gjatë procedurës gjyqësore dhe gjykata referuese nuk është e sigurt për përputhshmërinë e ligjit të kontestuar me Kushtetutën dhe nëse vendimi i gjykatës referuese për rastin e caktuar, varet nga përputhshmëria e ligjit në fjalë.

 

  • Në kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit​​ gjyqësor, parashtruesi i kërkesës propozoi ndryshimin e​​ aktgjykimit [AA.​​ nr.​​ 242/2021] të Gjykatës së Apelit dhe​​ aktgjykimit [A. nr. 1861/2019] të Gjykatës Themelore, si dhe anulimin e vendimit të ATK-së nr. 238/2019, të 04​​ korrikut​​ 2019,​​ “vendim-njoftim”​​ i Drejtorisë për Lojërat e Fatit të ATK-së [me numër reference ​​ ATK/DLF07/18-2019]​​ të​​ 3 majit​​ 2019, si dhe mbetjen në fuqi​​ të​​ licencës​​ ​​ biznesit nr. 35/2017​​ ​​ lëshuar nga​​ ATK-ja​​ ​​ më 12 tetor 2017.

 

  • Më 7 shtator 2021, Gjykata Supreme, përmes Aktgjykimit [ARJ.​​ UZVP. nr. 83/2021] refuzoi si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të​​ parashtruar​​ nga parashtruesi i kërkesës. Gjykata Supreme në arsyetim të Aktgjykimit të saj konstatoi se Gjykata e shkallës së dytë​​ ka zbatuar​​ drejtë​​ të drejtën materiale.

 

  • Gjykata Supreme, në arsyetimin e saj, konstatoi se gjykatat e shkallës​​ më të ulët kishin vepruar drejtë​​ dhe në përputhje me ligjin me rastin​​ e​​ refuzimit të padisë së paditësit, pasi që e paditura, si rezultat i zbatimit të nenit 1 të Ligjit​​ të kontestuar, kishte qenë e detyruar ta njoftonte paditësin sa i përket revokimit të licencës.​​ 

 

  • Për sa i përket kërkesës së​​ parashtruesit të kërkesës për referim në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata Supreme theksoi:

 

“Me nenin 15 të Ligjit për Konfliktet Administrative është përcaktuar se konflikti administrativ nuk mund të zhvillohet kundër akteve të nxjerra në çështjet, në të cilat është siguruar mbrojtja gjyqësore jashtë konfliktit administrativ, kundër akteve të nxjerra në çështjet rreth të cilave, sipas dispozitës së ligjit nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ, kundër akteve administrative, që përbëjnë një detyrim të përgjithshëm, të nxjerra nga organet e administratës, përveç kur ato cenojnë të drejtat e ligjshme të palëve. Në rastin konkret, gjykata e instancës më të ulët sipas dispozitave të këtij ligji nuk kanë mundur të merren me çështjen e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit nr.06/L-155, meqë kjo mund të jetë lëndë për shqyrtim vetëm në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.​​ 

Nga gjithë ajo që u tha, Gjykata Supreme konstatoi se pretendimet në kërkesën e paditësit për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të gjykatës janë të pabazuara, sepse nuk kanë ndikim në vërtetimin e gjendjes faktike përveç asaj të cilën e ​​ ka konstatuar gjykata e shkallës së dytë. Sipas mendimit të kësaj gjykate, aktgjykimi i kontestuar i gjykatës së shkallës së dytë është i qartë dhe i kuptueshëm. Në arsyetimin e aktgjykimit të kundërshtuar ka shumë arsye që lidhen me faktet vendimtare të cilat i pranon edhe kjo gjykatë. Gjykata vlerëson se e drejta materiale është zbatuar drejt dhe se ligji nuk është shkelur në dëm të paditësit.”

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se përmes ligjit të kontestuar si dhe Aktgjykimit [ARJ.​​ UZVP.​​ nr.​​ 83/2021] të Gjykatës Supreme, atij i janë shkelur të drejtat e mbrojtura me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së; nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së; si dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së.

 

Sa i përket pranueshmërisë së kërkesës në aspekt të së drejtës së individëve për të kontestuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ligje në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Përkitazi me pranueshmërinë e kërkesës, parashtruesi i kërkesës thekson se përmes Aktvendimit për papranueshmëri në rastin KI136/19, Gjykata ka njohur të drejtën e parashtruesit të kërkesës për të kontestuar ligjin, pasi që kishte konstatuar se duhej të shteroheshin mjetet juridike.​​ Parashtruesi i kërkesës pretendon se kërkesa e dorëzuar në Gjykatë​​ në rastin KI136/19, pas hyrjes në fuqi të Ligjit të kontestuar, ishte parashtruar brenda afatit 4 (katër) mujor, në​​ pajtim​​ me nenin 113.7 të Kushtetutës, në​​ lidhje​​ me nenin 49 të Ligjit, me bindjen se kur një ligj kontestohet para Gjykatës nuk ka mjete juridike që duhet të shterohen.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës më tej thekson se pasi që ka shteruar mjetet juridike i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të meritave të kërkesës.

 

  • Për të mbështetur më tej pretendimet e tij, parashtruesi i kërkesës i referohet vendimit të GJEDNJ-së në rastin​​ Tănase kundër​​ Moldavisë- Aktgjykim i 27 prillit 2010, paragrafi 104,​​ duke theksuar se: “individët, mund të pretendojnë që një ligj shkel të drejtat e tij, nëse ligji nuk parasheh nxjerrjen e masave zbatuese, nëse individi është kërkuar me atë ligj ose të modifikoj sjelljen e tij ose i përket një grupi të njerëzve që rrezikojnë të jenë direkt të​​ prekur​​ nga ai Ligj”. Pra, për të paraqitur kërkesë, parashtruesi thekson se individët​​ janë të obliguar​​ të dëshmojnë se janë viktimë e shkeljes së të drejtave sipas KEDNJ-së.

 

  • Ndër të tjera, parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ se ka raste kur në GJEDNJ janë kontestuar jo vetëm ligje por edhe vet Kushtetuta e vendeve anëtare, edhe kur ankuesit nuk ishin viktima direkte por indirekte. Në lidhje me këtë argument, parashtruesi i referohet rastit​​ të GJEDNJ-së​​ Sejdić dhe Finci kundër Bosnje dhe Hercegovinës -Aktgjykim i i 22 dhjetorit 2009.

 

  • Parashtruesi ​​ i kërkesës gjithashtu​​ shton se Komisioni i Venecias ka konfirmuar se në shumë shtete personat fizikë dhe juridikë mund të kontestojnë një ligj para Gjykatës Kushtetuese.

 

Sa i përket meritave të kërkesës dhe pretendimit për shkelje të nenit 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së

 

  • Përkitazi me meritat e kërkesës, parashtruesi konsideron se ndalimi i aktivitetit dhe revokimi i licencës përmes nenit 1 të Ligjit​​ të kontestuar, Njoftimit ATK/DLF 07/43-2019 të Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së, Vendimit nr.​​ 238/2019​​ të Divizionit të Ankesave të ATK-së, Aktgjykimit [A.​​ nr.​​ 1861/21] të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Aktgjykimit [AA.​​ nr.​​ 242/2021] të Gjykatës së Apelit, si dhe Aktgjykimit [ARJ.​​ UZVP.​​ nr.​​ 83/2021] të Gjykatës Supreme, është në kundërshtim me nenin 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, si dhe në kundërshtim me praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se GJEDNJ e ka interpretuar në mënyrë të​​ hollësishme​​ se çfarë nënkupton koncepti “pronë/pasuri” sipas nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së në rastin​​ Megadat.com SRL kundër Moldavisë​​ (shih kërkesa nr. 21151/04, Aktgjykim i 8 prillit 2008, paragrafi 63). Në atë rast, parashtruesi​​ i kërkesës thekson se​​ GJEDNJ ishte shprehur se​​ “shfuqizimi i licencës biznesore nënkupton ndërhyrje të qartë në të drejtën për gëzimin e pronës/pasurisë” [...]”.​​ Më tutje, parashtruesi thekson se: “në pikën 63 të këtij vendimi​​ theksohet​​ se me rastin e revokimit të licencave, edhe pse ju mbeten në posedim objektet/pronat e kompanisë edhe pas revokimit të licencës, kompanitë nuk mund të shfrytëzojnë pronat e tyre për qëllim të ushtrimit të aktivitetit të tyre biznesor, dhe për të cilin janë pajisur me licencë, dhe, kjo përbën cenim/kufizim i të drejtës në pronë, në kundërshtim me Konventën Evropiane Protokollin 1, si masë për “kontrollimin e përdorimit të pronës” që bie nën paragrafin 2 të nenit 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane”.

 

  • Në rastin e lartcekur,​​ Megadat.com SRL kundër Moldavisë,​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ argumenton se​​ ​​ prona-pasuria​​ që mbrohet me Protokollin Nr. 1 të Konventës​​ ishte kufizuar​​ për faktin që një kompanie për ofrimin e shërbimeve të internetit i ishte anuluar licenca nga autoritetet shtetërore”.​​ Në atë rast, GJEDNJ​​ “kishte konstatuar se edhe pse revokimi i licencës​​ [...] kishte bazë në ligj (të Moldavisë), kufizimi apo marrja e licencës nga kjo kompani nuk ka qenë proporcionale me qëllimin e normës juridike”.

 

  • Në këtë drejtim, parashtruesi​​ i kërkesës​​ argumenton që sipas praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së nuk është kontestuese që licenca përbën një​​ “pronë/pasuri”​​ dhe se e njëjta mbrohet me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së. Në këtë drejtim, ai citon edhe raste të tjera të GJEDNJ-së në mbështetje të argumentit të tij, si për shembull rastin:​​ Bimer SA kundër Moldavisë, kërkesa nr. 15084/03, Aktgjykim i 10 korrikut 2007.​​ 

 

  • Përkitazi me atë se a i plotëson Ligji i kontestuar standardet e përcaktuara në rastet e lartcekura të GJEDNJ-së, parashtruesi i kërkesës thekson se mbetet për t’u parë nëse ndërhyrja e bërë sipas Ligjit të kontestuar mund të​​ “arsyetohet nga interesi i përgjithshëm dhe nëse respektohet principi i proporcionalitetit”.​​ Sipas parashtruesit të kërkesës, neni 1 i Ligjit të kontestuar nuk plotëson asnjërin nga standardet e cekura pasi që vet në qëllimin e tij, Ligji​​ “ka bërë në mënyrë të paprecedent ndalimin total të gjitha lojërave të fatit pa arsyetuar se cili është interesi i përgjithshëm/qëllimi i legjitimitetit që mbrohet përmes kësaj ndalese/kufizimi”.

 

  • Rrjedhimisht, sipas parashtruesit të kërkesës,​​ “justifikimi legjitim/qëllimi i ndërhyrjes/kufizimit të kësaj të drejte kushtetuese në këtë rast nuk ekziston. E kundërta është e vërtetë”.​​ Në lidhje me këtë, parashtruesi kërkesës i referohet Koncept Dokumentit të Ligjit të kontestuar, të 11 dhjetorit 2018, i miratuar nga Qeveria e Kosovës përmes Vendimit [Nr.12/79], ku në faqe 24 të Kapitullit 4 nxjerr konkluzionin se​​ “është interes i përgjithshëm që të lejohen dhe rregullohen me ligj lojërat e fatit pasi ato janë në interes të Kosovës, pasi rritin numrin e bizneseve në Kosovë, krijojnë vende pune, rrisin investimet direkte, dhe promovojnë konkurrencën në treg”.​​ Ky​​ koncept dokument, sipas parashtruesit​​ të kërkesës, argumenton se lojërat e fatit në Kosovë ndikojnë në uljen e papunësisë dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme.

 

  • Në​​ lidhje me këtë, ai argumenton se Ligji i kontestuar ka ndaluar të gjitha lojërat e fatit, duke përfshirë​​ “bastoret sportive dhe lotarinë, që nuk paraqesin ndonjë dëm apo rrezik për shtetin apo qytetarin por shërbejnë vetëm për arsye rekreacioni”.​​ Sipas tij, “edhe nëse mund të ekzistonte ndonjë interes i përgjithshëm i kufizimit në ndonjë mënyrë të lojërave të fatit, kufizimi total dhe i menjëhershëm brenda 1 dite (duke mos kursyer bastoret sportive dhe kompanitë që kanë licencë valide për një afat të caktuar) i këtij aktiviteti biznesor nuk respekton principin e proporcionalitetit, pasi që ky princip kërkon që të merren masa më të buta për të arritur qëllimin e mbrojtjes së interesit të përgjithshëm”.​​ Lidhur me këtë, parashtruesi i kërkesës thekson se shembuj të masave tjera të përshtatshme mund të kishin qenë​​ “...kufizimi i orarit të punës, kufizimi i moshës për të luajtur lojëra të fatit, përcaktimi i lokacioneve ku nuk mund të zhvillohet kjo veprimtari, kufizimi i shumës së të hollave me të cilat mund të zhvillohen lojëra të fatit, apo masa të tjera në përputhje me vendimet e Gjykatës Evropiane”.​​ Kjo, sipas parashtruesit të kërkesës, argumenton se ndalja totale dhe e menjëhershme e aktivitetit ekonomik të lojërave të fatit, përbën ndërhyrje dhe kufizim të së drejtës në mbrojtje të pronës në kundërshtim me nenin 46 të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës gjithashtu pretendon se ekziston një​​ “arbitraritet i paprecedent”​​ për faktin se Ligji i kontestuar është nxjerrë​​ “në kohë jashtëzakonisht të shkurtër, pa marrë mendimin e palëve të interesit dhe në kundërshtim me vet dokumentin e shtetit – Koncept Dokumentin për lojërat e fatit”.

 

  • Lidhur me kufizimin e të​​ drejtave me Ligjin e kontestuar, parashtruesi i kërkesës pretendon se nuk janë​​ plotësuar standardet e hartimit. Për ta mbështetur këtë pretendim, parashtruesi i kërkesës i referohet komenteve të Avokatit të Popullit në rastin KI136/19, me argumentin se Ligji i kontestuar është në kundërshtim me sigurinë juridike si rezultat i procedurës jo-transparente, konkretisht faktit se Ligji ka kaluar të gjitha procedurat për vetëm dy ditë dhe pa pyetur fare palët e interesit. Duke u thirrur në komentet e Avokatit të Popullit për sa i përket kritereve të sigurisë juridike, parashtruesi i kërkesës thekson se Ligji i kontestuar nuk i përmbushë kriteret e parashikueshmërisë dhe pritjes legjitime meqenëse subjektet kanë qenë duke vepruar në pajtim me ligjin paraprak, kanë qenë të pajisur me licenca të punës si dhe kanë investuar në bizneset e tyre. Tutje, parashtruesi i kërkesës deklaron se Ligji i kontestuar është miratuar në mënyrë të paparashikueshme, duke mos përmbajtur dispozita për ndonjë afat kohor brenda të cilit subjektet do të kishin qenë në gjendje që të planifikonin veprimet e tyre. Lidhur me parashikueshmërinë e ligjit, parashtruesi i kërkesës i referohet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, duke theksuar:​​ “Parashikueshmëria e ligjit është kriter vendimtar i përcaktuar edhe nga Gjykata Evropiane. Po përmendim çështjen Beyler v Italy [DHM], (kërkesa nr.​​ 33202/96) pikat 109-110, që thotë se ​​ nëse një ligj nuk është i parashikueshëm për palët, atëherë ka shkelje dhe nuk shikohen kriteret tjera fare por gjendet shkelje e Konventës Evropiane”.

 

Sa i​​ përket​​ pretendimit për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se me vendimet e gjykatave të rregullta i është shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm,​​ e​​ garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta​​ është dashur të deklarohen nëse Ligji i kontestuar dhe Njoftimi përkatës i ATK-së ishin kushtetues ose,​​ në të kundërtën, t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për interpretim. Rrjedhimisht, sipas parashtruesit të kërkesës, edhe përkundër kërkesës së tij specifike, gjykatat e rregullta nuk vepruan​​ në përputhje me nenin 31 të Kushtetutës për t’i adresuar dhe arsyetuar të gjitha ankesat e palëve në procedurë.

 

  • Në mbështetje të këtij pretendimi, parashtruesi i kërkesës thekson se Gjykata Supreme nuk ka adresuar fare pretendimin e tij për shkelje të Kushtetutës, konkretisht të nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, si rezultat i revokimit të licencës​​ dhe për më tepër nuk ka adresuar pretendimin e parashtruesit të kërkesës që rasti t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 113.8 të Kushtetutës. Lidhur me këtë, parashtruesi i kërkesës deklaron si në vijim:​​ 

 

“Gjykata Supreme në kundërshtim me nenin 102 të Kushtetutës që thotë se ato veprojnë sipas Kushtetutës e Ligjit, nenit 113 pika 8, ka theksuar, në mënyrë të paprecedent se “gjykatat e instancave më të ulëta nuk kanë mundur të merren me kushtetutshmërinë e Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit nr.​​ 06/L-155, meqë kjo mund të jetë lëndë për shqyrtim vetëm për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës” ama ka refuzu me ju drejtu Kushtetueses sipas nenit 113.8 të Kushtetutës. Kur kemi fillu procedurat gjyqësore, ne kemi qenë të vetëdijshëm që Ligji ndalon lojërat e fatit nga dita e hyrjes në fuqi, pra vendimi i ATK-së ka qenë i bazuar në ligj, po kemi kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndalimit të aktivitetit/licencës tonë përkundër që kemi pasur licencë valide. Të vetmet pretendime para këtyre instancave gjyqësore kanë qenë që njoftimi i ATK-së dhe Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit janë në kundërshtim me nenin 46 të Kushtetutës, por s’kemi marrë përgjigje për to. Pra, Gjykata Themelore, e Apelit dhe Supremja është dashur o me na tregu se Njoftimi i ATK-së dhe Ligji është kushtetues, ose t’i referohen Gjykatës Kushtetuese për interpretim. Asnjërën nuk e kanë bërë përkundër​​ kërkesës​​ specifike që kemi pasur, edhe pse sipas nenit 31 ato kanë për obligim t’i adresojnë dhe arsyetojnë të gjitha ankesat e palëve në procedurë, duke u thirrur në dispozitat ligjore e kushtetuese”.​​ 

 

Sa i përket pretendimit për shkelje të nenit 54 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se përmes refuzimit nga instancat gjyqësore që të shqyrtojnë pretendimet për shkelje të të drejtave kushtetuese,​​ është shkelur e drejta për mbrojtje gjyqësore të të drejtave​​ e​​ garantuar​​ me​​ nenin​​ 54 të Kushtetutës. Në mbështetje të këtij argumenti, parashtruesi i kërkesës thekson se interpretimi i gjykatave të rregullta për vendimmarrje vetëm duke u bazuar në ligj dhe për refuzim të referimit të çështjes​​ ​​ Gjykatën​​ Kushtetuese në pajtim me nenin 113.8 të Kushtetutës, ka mohuar të drejtën e tyre për mjet juridik për të mbrojtur të drejtat kushtetuese.

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës nga Gjykata kërkon që: (i) të konstatojë se ka shkelje të nenit 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së; (ii) ta shfuqizojë nenin 1 të Ligjit [Nr.​​ 06/L-155]​​ të kontestuar; (iii) të konstatojë se Aktgjykimi [A.​​ nr.​​ 1861/21] i Gjykatës Themelore, Aktgjykimi [AA.​​ nr.​​ 242/2021] i Gjykatës së Apelit, Aktgjykimi [ARJ.​​ UZVP.​​ nr.​​ 83/2021] i Gjykatës Supreme, Njoftimi ATK/DLF 07/43-2019 i Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së, Vendimi nr.​​ 238/2019 i Divizionit të Ankesave të ATK-së, shkelin nenet 31,​​ 46​​ dhe 54 të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së; dhe (iv) të mbetet në fuqi licenca nr.​​ 35/2017, e lëshuar nga ATK-ja​​ më 12 tetor 2017, për parashtruesin e kërkesës.​​ 

 

Kërkesa për masë​​ ​​ përkohshme

  • Parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme, përmes së cilës do të​​ pezullohej efekti​​ i​​ Ligjit të kontestuar dhe Njoftimit të ATK-së pasi që për pothuajse 3 vite tashmë parashtruesi i kërkesës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme financiare.

 

Dispozitat përkatëse​​ kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

  • Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

 

Neni 46

​​ [Mbrojtja e Pronës]

 

  • E drejta e pronës është e garantuar.​​ 

  • Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.​​ 

  • Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.​​ 

  • ​​ Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë ekspropriimin, do të zgjidhen nga gjykata kompetente.​​ 

  • Prona intelektuale mbrohet me ligj.​​ 

 

Neni 54

​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

 

  • ​​ Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

Konventa​​ Evropiane për të​​ Drejta të​​ Njeriut

 

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)

 

 

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

Neni 1 i Protokollit Nr. 1​​ 

(Mbrojtja e pronës)

 

 

Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.​​ 

Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.​​ 

 

LIGJI NR. 06/L-155 PËR NDALIMIN E LOJËRAVE TË FATIT

 

Neni 1

Qëllimi

 

Me këtë ligj ndalohen dhe mbyllen të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

 

Neni 2

Shfuqizimi

 

Me këtë ligj shfuqizohet Ligji nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit dhe aktet nënligjore që janë nxjerrë për zbatimin e tij.

 

Neni 3

Hyrja në fuqi

 

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Kosovës.

 

LIGJI NR. 03/L-202 PËR KONFLIKTET ADMINISTRATIVE

 

Neni 15

 

 

  • Konflikti administrativ nuk mund të zhvillohet:

1.1. kundër akteve të nxjerra në çështjet, në të cilat është siguruar mbrojtja gjyqësore jashtë konfliktit administrativ;

[...]

 

RREGULLORE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 56

Shqyrtimi i parë i një projektligji

 

1. Shqyrtimi i parë i një projektligji nuk mund të bëhet pa kaluar dy javë pune dhe as më vonë se katër javë pune, nga dita e shpërndarjes së tij.​​ 

2. Para shqyrtimit të parë të projektligjit në mbledhje plenare, komisioni funksional - raportues, i ngarkuar nga Kryesia e Kuvendit, e shqyrton projektligjin në parim. Komisioni i paraqet Kuvendit raport me rekomandime për miratim ose për mosmiratim të projektligjit në parim.​​ 

3. Shqyrtimi i parë i projektligjit nënkupton diskutimin dhe votimin e tij në parim.​​ 

4. Shqyrtimi i parë fillon me paraqitje të përfaqësuesit të propozuesit të projektligjit, vazhdon me paraqitje të raportuesit të komisionit funksional, të përfaqësuesve të grupeve parlamentare dhe të deputetëve. Shqyrtimi mbyllet me votimin në parim.​​ 

5. Propozuesi mund ta tërheqë projektligjin gjatë shqyrtimit në Kuvend, deri para fillimit të votimit në shqyrtimin e dytë.​​ 

 

Neni 57

Shqyrtimi i projektligjit në komisione

 

1. Pas miratimit të projektligjit në shqyrtim të parë, Kuvendi i ngarkon për shqyrtim të mëtejshëm: Komisionin funksional, si komision raportues dhe komisionet: për Legjislacion dhe Gjyqësi, për Buxhet e Financa, për Integrime Evropiane, për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione dhe për të Drejtat e Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, si komisione të përhershme.​​ 

2. Në rastin kur projektligji rregullon çështje nga fushëveprimi i dy komisioneve funksionale, Kuvendi e ngarkon njërin prej tyre, si komision raportues.​​ 

3. Amendamente në projektligj mund të parashtrojë deputeti, grupi parlamentar, komisioni parlamentar dhe Qeveria, në afat prej dy javësh pune nga miratimi në parim. Amendamentet i adresohen komisionit funksional - raportues.​​ 

4. Propozimi për amendamentin duhet të përmbajë: referimin ndaj dispozitës së projektligjit, formulimin e saktë të amendamentit dhe arsyetimin e ndryshimit të propozuar.​​ 

5. Propozimi i amendamenteve, që kanë implikime buxhetore, i dërgohet Komisionit për Buxhet dhe Financa, i cili duhet të deklarohet me raport, në afat prej pesë (5) ditëve pune, nga dita e pranimit.​​ 

6. Komisioni funksional Kuvendit ia paraqet raportin me rekomandime për projektligjin brenda dy muajve, nga shqyrtimi i parë.​​ 

7. Në raste të veçanta, komisioni mund të kërkojë nga Kuvendi afat shtesë, deri në një muaj, për ta paraqitur raportin.​​ 

8. Komisionet e përhershme raportet e veta duhet t’ia paraqesin komisionit funksional, në afat prej dhjetë (10) ditë pune, nga dita e pranimit të amendamenteve nga komisioni funksional - raportues.​​ 

9. Komisioni funksional – raportues, pasi e përfundon shqyrtimin, Kuvendit i paraqet raport me rekomandime, së paku pesë (5) ditë pune para shqyrtimit të dytë në mbledhje plenare. Në raport përfshihet edhe mendimi i komisioneve të përhershme, si dhe deklarimi për amendamentet e propozuara nga deputeti, nga komisioni, nga grupi parlamentar apo nga Qeveria.

 

Neni 84

Shmangiet nga Rregullorja

 

Për t’iu shmangur Rregullores Kuvendi vendos me dy të tretat (2/3) e deputetëve të pranishëm në mbledhje plenare. Shmangia mund të bëhet kur nuk bie në kundërshtim me dispozitat e Kushtetues së Republikës së Kosovës dhe me standardet evropiane.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara me Kushtetutë,​​ të parapara me Ligj​​ dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, duke zbatuar​​ paragrafin 4 të​​ nenit​​ 21​​ dhe​​ paragrafin 7 të nenit​​ 113 të Kushtetutës, dispozitat përkatëse të Ligjit për procedurën në rastin e paraparë​​ në nenin 113, paragrafi 7 i Kushtetutës; dhe rregullin 39 [Kriteret​​ e​​ pranueshmërisë] dhe rregullin 76 [Kërkesa në pajtim me​​ nenin 113.7 të Kushtetutës dhe​​ me​​ nenet 46, 47, 48, 49 dhe 50 të​​ Ligjit] të Rregullores së punës,​​ Gjykata​​ do të shqyrtojë nëse: (i) kërkesa është dorëzuar nga​​ ana e​​ palës​​ së autorizuar; (ii) nëse​​ kontestohen​​ vendimet e autoriteteve publike; (iii) nëse janë shteruar të gjitha mjetet juridike; (iv) nëse janë​​ qartësuar​​ të drejtat dhe liritë​​ për të cilat​​ pretendohet se janë shkelur; (v) nëse janë respektuar afatet kohore; (vi) nëse kërkesa është​​ qartazi​​ e pabazuar; dhe (vii) nëse ekziston​​ ndonjë kusht shtesë i pranueshmërisë, në përputhje me rregullin 39 (3) të Rregullores së punës, i cili nuk është përmbushur.

 

 ​​ ​​​​ Sa i përket palëve të autorizuara

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata së pari i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ Kushtetutës,​​ të cilët përcaktojnë:

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar;​​ 

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata i referohet gjithashtu edhe paragrafit 4, të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“4. Të​​ drejtat dhe liritë​​ themelore​​ ​​ parashikuara​​ me Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa​​ janë​​ të zbatueshme’.

 

  • Në fund, Gjykata i referohet pikës (a)​​ paragrafi (1) i rregullit​​ 39​​ [Kriteret e​​ pranueshmërisë] të​​ Rregullores së punës,​​ e​​ cila​​ përcakton:

 

“(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

 

  • Kërkesa parashtrohet nga një palë e autorizuar”.

 

  • Gjykata, fillimisht, rikujton se​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ është​​ një​​ person juridik​​ i cili konteston ​​​​ (i) kushtetutshmërinë e nenit 1 të​​ Ligjit​​ të kontestuar​​ dhe​​ (ii)​​ Aktgjykimin e Gjykatës Supreme [ARJ. UZVP nr. 83/2021]​​ të​​ 7 shtatorit​​ 2021.

 

  • Për sa i përket përmbushjes​​ së këtyre​​ kritereve​​ kushtetuese, Gjykata​​ së pari vëren​​ se në këtë rast kemi të bëjmë me një parashtrues të kërkesës i cili konteston dy lloje aktesh të autoriteteve të ndryshme publike, prandaj Gjykata duhet të përcaktojë nëse parashtruesi i kërkesës legjitimohet si palë e autorizuar, në bazë të dispozitave përkatëse të cilat janë cekur më sipër si parakusht për shqyrtimin e kësaj kërkese.

 

  • Prandaj,​​ Gjykata fillimisht do të shqyrtojë nëse parashtruesi i kërkesës është​​ (i)​​ palë e autorizuar për të kontestuar kushtetutshmërinë e nenit 1 të Ligjit nr. 06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit dhe​​ (ii)​​ palë e autorizuar për të kontestuar​​ Aktgjykimin e Gjykatës Supreme [ARJ. UZVP nr. 83/2021] të 7 shtatorit​​ 2021.

 

Përkitazi me palën e autorizuar – të drejtën e individëve për të kontestuar një ligj në Gjykatën​​ Kushtetuese

 

  • Parashtruesi i kërkesës, në thelb, pretendon se është viktimë​​ e drejtpërdrejtë​​ e Ligjit të kontestuar ngase përkundër licencës dhe lejes së​​ vlefshme të​​ punës​​ të​​ cilën e​​ kishte deri më 7 gusht 2019,​​ me​​ Ligjin​​ e​​ kontestuar në mënyrë të paprecedentë​​ ishte​​ bërë​​ ndalimi​​ i plotë​​ dhe​​ i​​ menjëhershëm​​ i​​ të gjitha lojërave të fatit, pa​​ arsyetuar se cili ishte interesi i përgjithshëm që mbrohet përmes kufizimit.

 

  • Në mes argumenteve të tjera, parashtruesi​​ i kërkesës​​ i referohet paragrafit 104 të rastit të GJEDNJ-së​​ Tãnase kundër​​ Moldavisë​​ (Tănase v. Moldova​​ [DHM])​​ –​​ për të dëshmuar se individët kanë të drejtë të kontestojnë një ligj në rastin kur​​ “individët, mund të pretendojnë që një ligj shkel të drejtat e tij, nëse ligji nuk parasheh nxjerrjen e masave zbatuese, nëse​​ nga​​ individi është kërkuar me atë ligj ose të modifikoj sjelljen e tij ose​​ nëse​​ i përket një grupi të njerëzve që​​ i ekspozohen rrezikut​​ të jenë​​ drejtpërdrejt​​ ​​ të​​ prekur​​ nga ai Ligj”.

 

  • Ndër​​ të tjera, duke iu referuar Aktvendimit për papranueshmëri në rastin​​ KI136/19,​​ parashtruesi i kërkesës thekson se​​ “Ajo që është me rëndësi nga Aktvendimi i Kushtetueses​​ KI136/19​​ dhe që duhet marrë parasysh Kushtetuesja tani në këtë ankesë kushtetuese është se: -Gjykata Kushtetuese ka njohur të drejtën tonë për të atakuar ligjin, pasi ka konstatuar se duhet të shterim mjetet juridike ...”.

 

  • Për të adresuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës lidhur me çështjen e palës së autorizuar, Gjykata paraprakisht do të paraqesë: (i)​​ praktikën gjyqësore të Gjykatës përkitazi me nocionin e palës së autorizuar, me fokus në aspekt të kontestimit të ligjeve nga ana e individëve;​​ (ii)​​ praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së përkitazi​​ me​​ çështjen e palës së autorizuar dhe kërkesat e karakterit​​ actio popularis,​​ me fokus në aspekt të të drejtës së individëve për të kontestuar një ligj para GJEDNJ-së.

 

  • Pas kësaj analize, Gjykata do të​​ (iii)​​ aplikojë parimet e përgjithshme që rrjedhin nga praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe GJEDNJ-së në rrethanat e rastit konkret si mënyrë për të dhënë përgjigje përfundimtare se ku qëndron kërkesa e tanishme në raport me kriterin e palës së autorizuar.

 

  • Praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese në rastet kur individët kontestojnë një normë ligjore në mënyrë direkte në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Praktika gjyqësore e kësaj Gjykate tregon se ekziston një numër i konsiderueshëm i rasteve që janë paraqitur nga individët të cilët kanë përdorur ankesën individuale kushtetuese si mjet për të kontestuar kushtetutshmërinë e ndonjë ligji ose akti nënligjor ose për të kërkuar vlerësimin e përputhshmërisë së një norme ligjore me ndonjë normë kushtetuese.

 

  • Grupi më i madh i rasteve të tilla ka të bëjë me kërkesat e individëve për vlerësim të kushtetutshmërisë së një norme ligjore specifike ose një Ligji në tërësinë e tij (shih rastet e Gjykatës,​​ KI118/10, parashtrues​​ Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, Aktvendim për papranueshmëri i 23 majit 2011;​​ KI03/13​​ dhe​​ KO28/13, parashtrues​​ Demë Dashi dhe të tjerët dhe Ali Lajçi, Aktvendim për papranueshmëri i 15 majit 2013;​​ KI40/11​​ parashtrues​​ Zef Prenaj, Aktvendim për papranueshmëri i 23 shtatorit 2011;​​ KI92/12,​​ parashtrues​​ Sali Hajdari, Aktvendim për papranueshmëri i 6 dhjetorit 2012;​​ KI230/13,​​ parashtrues​​ Tefik Ibrahimi,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 25 marsit 2014;​​ KI05/17, parashtrues​​ Osman Sylanaj, Aktvendim për papranueshmëri i 3 korrikut 2017;​​ KI20/17,​​ KI21/17​​ dhe​​ KI22/17, parashtrues​​ Banka e Kosovës SH.A. Beograd, Jugobanka SH.A., Beobanka SH.A., Bogradska banka SH.A. dhe Momčilo Nedleljković dhe 410 punëtorë të tjerë të minuerave Kishnica dhe Novobërda, Aktvendim për papranueshmëri i 3 korrikut 2017;​​ KI102/17, parashtrues​​ Meleq Ymeri, Aktvendim për papranueshmëri i 10 janarit 2018;​​ KI196/18, parashtrues​​ Dardan Bunjaku, Aktvendim për papranueshmëri i 3 prillit 2019;​​ KI202/18,​​ parashtrues​​ Ejup Qerimi, Aktvendim për papranueshmëri, i 27 marsit 2019;​​ KI17/19, parashtrues​​ Zymer Neziri, Rexhep Doçi, Daut Bislimi, Xheladin Shala, Adem Zejnullahu, Exhlale Dobruna, Mehmet Ahmetaj, Aktvendim për papranueshmëri i 9 korrikut 2020, paragrafët 30-34;​​ KI122/20, parashtrues​​ Rijad Isufi, Aktvendim për papranueshmëri i 20 janarit 2021).

 

  • Grupi tjetër i rasteve ka të bëjë me kërkesa të individëve ku nga Gjykata është kërkuar që të bëjë interpretim​​ “autentik”​​ të normave të caktuara të Kushtetutës ose ligjeve të caktuara (shih rastet e Gjykatës,​​ KI60/12, parashtrues​​ Liridon Aliu, Aktvendim për papranueshmëri i 20 shtatorit 2012;​​ KI113/16, parashtrues​​ Shukri Maxhuni dhe Gazmend Muqolli, Aktvendim për papranueshmëri i 16 nëntorit 2016;​​ KI21/19, parashtrues​​ Pjetër Boçi,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 27 majit 2019;​​ KI113/19, parashtrues​​ Islam Qerimi, Aktvendim për papranueshmëri i 3 gushtit 2020).

 

  • Grupi tjetër i rasteve,​​ gjithashtu,​​ ka të bëjë me kërkesa të individëve që Gjykata të vlerësojë në abstrakt çështje të caktuara dhe të ndërmarrë vendime përkitazi me çështje që janë në interes e dobi të interesit të përgjithshëm (shih rastet e Gjykatës,​​ KI117/11, parashtrues​​ Ridvan Hoxha, Aktvendim për papranueshmëri i 11 korrikut 2012;​​ KI157/11, parashtrues​​ Bashkimi i Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës i Republikës së Kosovës, Aktvendim për papranueshmëri i 17 janarit 2013).

 

  • Në rastin​​ KI122/20​​ që ndërlidhet me çështjen e individit si palë e autorizuar për të kontestuar norma ligjore​​ ​​ Gjykatën​​ Kushtetuese, kjo e fundit kishte sqaruar se: ​​ 

 

“25. [...] Gjykata thekson qëndrimin e saj konsistent se personat fizikë ose juridikë nuk janë palë të autorizuara që të kërkojnë vlerësim abstrakt të përputhshmërisë së legjislacionit me Kushtetutën, apo kërkesa të natyrës actio popularis.​​ Prandaj, në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata në vazhdimësi ka theksuar se individët nuk mund të kontestojnë in abstracto akte normative të karakterit të përgjithshëm.​​ 

 

28. [...] Kushtetuta ofron mbrojtje për individët sa i përket veprimeve ose mosveprimeve të autoriteteve publike, vetëm përbrenda fushëveprimit të përcaktuar me nenet 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës. Këto dispozita kushtetuese kërkojnë nga parashtruesit e kërkesave kushtetuese që të dëshmojnë se: (1) janë palë të autorizuara; (2) janë prekur drejtpërsëdrejti nga akti konkret ose mosveprimi i autoriteteve publike; (3) kanë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.​​ 

 

29. Pra, sipas dispozitave relevante të Kushtetutës (neni 113.7) dhe të Ligjit (nenet 47 dhe 49), e vetmja mënyrë se si personat fizikë ose juridikë mund të kontestojnë kushtetutshmërinë e një ligji para Gjykatës Kushtetuese është nëse ata dëshmojnë se kërkesa e tyre nuk është e karakterit “actio popularis” – por që ata janë prekur nga një “ligj” në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mungesë të ndonjë akti, vendimi ose mase që zbaton atë ligj”.

 

  • Megjithëse sipas paragrafit 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, neneve 47 dhe 49 të Ligjit si dhe rregullave 39 (1) dhe 76 të Rregullores së punës, ashtu siç është interpretuar në vendimet e lartcekura të Gjykatës, individët nuk janë palë të autorizuara për të kontestuar një ligj​​ in abstracto​​ e as për të ngritur kërkesa të karakterit​​ actio popularis.​​ Gjykata ka theksuar se e vetmja mënyrë që individët të konsiderohen palë të autorizuara për të kontestuar një ligj është kur ​​ (i)arrijnë të dëshmojnë se ata janë prekur nga një “ligj” në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mungesë të ndonjë akti, vendimi ose mase që zbaton atë ligj; dhe​​ (ii) nëse i kanë shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj, kur të njëjtat ekzistojnë në dritë të rrethanave të një rasti konkret.

 

  • Praktika gjyqësore e GJEDNJ-së në rastet kur individët kontestojnë një ligj ose normë ligjore në GJEDNJ

 

  • GJEDNJ në mënyrë të vazhdueshme​​ ka mbajtur qëndrimin se KEDNJ nuk garanton​​ inicimin​​ e kërkesave të karakterit​​ “actio popularis”​​ dhe se nuk është roli i saj që të vlerësojë ligjin relevant dhe aplikimin​​ “in abstracto”​​ të një ligji; por që roli i GJEDNJ-së është që të përcaktojë nëse mënyra se si është zbatuar një ligj ose mënyra se si një ligj ka ndikuar në parashtruesin​​ ka çuar​​ në një shkelje të Konventës (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Roman Zakharov kundër ​​ Rusisë, nr.​​ 47143/06,​​ Aktgjykim i 4 dhjetorit 2015, paragrafi 164).

 

  • Në mënyrë që një parashtrues të mund të dorëzojë një kërkesë bazuar në nenin 34 të KEDNJ-së, ajo/ai duhet të ketë mundësi të tregojë që ka qenë në mënyrë direkte i/e​​ prekur​​ (“directly affected”)​​ nga masa ndaj së cilës ankohet (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Tănase kundër Moldavisë, nr.​​ 7/08,​​ Aktgjykim i 27 prillit 2010, paragrafi 104;​​ Burden kundër Mbretërisë së​​ Bashkuar,​​ nr.​​ 13378/05,​​ Aktgjykim i 29 prillit 2008, paragrafi 33;​​ Lambert dhe të tjerët kundër​​ Francës, nr.​​ 46043/14,​​ Aktgjykim i 5 qershorit 2015, paragrafi 89).

 

  • Më konkretisht, GJEDNJ ka sqaruar se Konventa nuk parasheh opsionin e paraqitjes së një kërkese për të interpretuar të drejtat e caktuara ose për t’i lejuar individët që të ankohen për një dispozitë ligjore të ligjit vendor vetëm sepse ata konsiderojnë se mund të jetë në kundërshtim me Konventën – pa qenë ata në mënyrë​​ të drejtpërdrejtë​​ të​​ prekur​​ nga masa në fjalë (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Aksu kundër Turqisë, nr.​​ 4149/04 41029/04,​​ Aktgjykim i 15 marsit 2012, paragrafi 50;​​ Burden kundër Mbretërisë së Bashkuar, cituar më lart, paragrafi 33;​​ Cordella dhe të tjerët kundër Italisë,​​ nr. 54414/13 54264/15,​​ Aktgjykim i 24 janarit 2019, paragrafi 100).​​ 

 

  • Megjithatë, përkundër praktikës së lartcekur gjyqësore, GJEDNJ ka qartësuar se ngelet mundësia e hapur për një individ që të paraqesë argumente se një ligj shkelë të drejtat e saj apo të tij, në mungesë të një mase individuale të zbatimit,​​ (i)​​ në qoftë se asaj ose atij i kërkohet që të​​ ndryshojë​​ sjelljen e saj/tij; ose (ii)​​ në të kundërtën​​ ajo/ai rrezikojnë që të​​ ndiqen​​ penalisht; ose, (iii)​​ ajo/ai janë anëtarë ose i përkasin një grupi të njerëzve që rrezikojnë të jenë në mënyrë​​ të drejtpërdrejtë​​ të​​ prekur​​ nga legjislacioni në fjalë (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Tănase kundër Moldavisë,​​ cituar më lart, paragrafi 104;​​ Michaud kundër Francës,​​ nr.​​ 12323/11,​​ Aktgjykim i 6 dhjetorit 2012, paragrafët 51-52;​​ Sejdić and Finci kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, nr.​​ 27996/06 34836/06,​​ Aktgjykim i 22 dhjetorit 2009, paragrafi 28).

 

  • Në disa prej vendimeve më të rëndësishme që trajtojnë çështje kur individët kanë kontestuar ligje para GJEDNJ-së, kjo e fundit kishte sqaruar aspekte të rëndësishme të cilat do të citohen​​ në mënyrë​​ specifike​​ në vijim. Në këtë drejtim, në paragrafin 104 të rastit​​ Tănase kundër Moldavisë, të cituar më lart, GJEDNJ ka theksuar se:​​ 

 

“104.  Gjykata përsërit se, në mënyrë që të jetë në gjendje të paraqesë një kërkesë në bazë të nenit 34, një person, organizatë joqeveritare ose një grup individësh duhet të​​ jenë në gjendje të pretendojnë se janë viktima të shkeljes së të drejtave të parapara me Konventë.​​ Në mënyrë që të pretendojë se është viktimë e një shkeljeje, një person duhet të preket në mënyrë të drejtpërdrejtë nga masa e kontestuar: Konventa nuk parashikon sjelljen e një actio popularis për interpretimin e të drejtave që ajo përmban ose lejon individët të ankohen për një dispozitë të ligjit kombëtar thjesht sepse ata konsiderojnë, pa qenë të prekur drejtpërdrejt nga ajo, që mund të jetë në kundërshtim me KonventënMegjithatë, një person mund të pretendojë se një Ligj shkel të drejtat e tij, në mungesë të një mase individuale të zbatimit, nëse i kërkohet ose të ndryshojë sjelljen e tij ​​ ose rrezikon të ndiqet penalisht ose nëse ai është​​ anëtar i një klase njerëzish që rrezikohen të jenë prekur drejtpërdrejt nga legjislacioni (shih rasti​​ Burden kundër Mbretërisë së Bashkuar​​ [DHM], nr.​​ 13378/05, paragrafët 33 dhe 34, GJEDNJ 2008;​​ Open Door dhe Dublin Well Woman kundër Irlandës, 29 tetor 1992, paragrafi 44, Seria A nr. 246-A;​​ dhe Klass dhe të tjerët,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 33)”.

 

  • Në rastin​​ Tănase kundër Moldavisë, GJEDNJ i​​ njohu​​ parashtruesit të kërkesës “Statusin e viktimës” sepse parashtruesi i kërkesës ishte prekur drejtpërdrejt nga efekti i ligjit nr. 273, pasi që ai u detyrua të iniciojë procedurë përmes të cilës​​ kishte rrezikuar të humbiste shtetësinë​​ rumune. Përveç kësaj, fakti që, në rast se zgjidhet, do t'i​​ kërkohej​​ të ndërmarrë hapa për të hequr dorë nga shtetësia rumune, padyshim që ndikoi tek ai gjatë gjithë fushatës parazgjedhore. Përveç kësaj, ai mund të kishte humbur disa vota në atë mënyrë, sepse votuesit e dinin se ekzistonte mundësia që ai të mos zinte vend në Parlament nëse kjo nënkuptonte humbjen e statusit të personit me shtetësi të dyfishtë. Edhe pse Rumania nuk i kishte​​ hequr ende shtetësinë parashtruesit të kërkesës, ajo ka lirinë e plotë për të nisur një procedurë të tillë në çdo kohë. Në çdo rast, sa herë që parashtruesi i kërkesës dëshiron të kandidojë për deputet në Parlament, ai do të përballet me pasiguri sepse nuk do të dijë nëse Gjykata Kushtetuese do ta verifikojë mandatin e tij apo nëse qeveria​​ rumune​​ do ta zbatojë plotësisht kërkesën e tij për heqje dorë nga shtetësia​​ rumune. Për të gjitha këto arsye, kjo masë ka pasur efekt të dëmshëm për parashtruesin e kërkesës, përfundoi GJEDNJ.

 

  • Më tutje, në paragrafin 28 të rastit​​ Sejdic and Finci, lidhur me pretendimin e të qenit viktimë, GJEDNJ ka theksuar se:​​ 

 

28. ​​ Gjykata rithekson se, në mënyrë që të paraqitet një kërkesë në pajtim me nenin 34 të Konventës, një person, organizatë joqeveritare ose grup individësh, duhet të jenë të aftë të pretendojnë se janë viktima të një shkeljeje të të drejtave të parapara me Konventë. Në mënyrë që të pretendojë se është viktimë e një shkeljeje, një person duhet të preket në mënyrë të drejtpërdrejtë nga masa e kontestuar: Konventa, nuk parasheh parashtrimin e një actio popularis për interpretimin e të drejtave që ajo i përmban, ose të lejojë individët që të ankohen rreth një dispozite të së drejtës vendore, thjesht sepse ata e konsiderojnë, pa u cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ajo dispozitë, se mund të jetë në kundërshtim me Konventën. Megjithatë, parashtruesit e kërkesës mund të pretendojnë që një ligj shkel të drejtat e tyre, në mungesë të një mase individuale të zbatimit, nëse ata i takojnë një klase të njerëzve që rrezikohen të preken drejtpërdrejt nga legjislacioni ose nëse atyre u kërkohet ose të ndryshojnë sjelljen e tyre ose të rrezikojnë të ndiqen penalisht (shih​​ Burden kundër Mbretërisë së Bashkuar​​ [DHM], nr. 13378/05, paragrafët 33 dhe 34, GJEDNJ 2008, dhe​​ burimet​​ e cituara​​ në aktgjykim).

 

 

164.  Gjykata vazhdimisht ka theksuar në praktikën e saj gjyqësore se Konventa nuk parashikon institucionin e actio popularis dhe se detyra e saj nuk është normalisht të shqyrtojë ligjin dhe praktikën përkatëse in abstracto, por të përcaktojë nëse mënyra në të cilën ato ishin aplikuar ose kanë​​ prekur parashtruesin e kërkesës ka çuar në shkelje të Konventës (shih, ndër autoritetet e tjera, N.C. kundër Italisë [DHM], nr. 24952/94, paragrafi 56, GJEDNJ 2002‑X; Krone Verlag GmbH & Co. KG kundër Austrisë​​ (nr. 4), nr. 72331/01, paragrafi 26, 9 nëntor 2006; dhe Qendra e Burimeve Juridike në emër të​​ Valentin Câmpeanu kundër Rumanisë [DHM], nr. 47848/08, paragrafi 101, GJEDNJ 2014). Rrjedhimisht, për të qenë në gjendje të paraqesë një kërkesë në pajtim me nenin 34, një individ duhet të jetë në gjendje të tregojë se ai ishte “i prekur drejtpërdrejt” nga masa për të cilën ankohet. Kjo është e domosdoshme për vënien në lëvizje të mekanizmit mbrojtës të Konventës, edhe pse ky kriter nuk duhet të zbatohet në mënyrë të ngurtë, mekanike dhe jofleksibile gjatë tërë procedurës (Qendra për Burime Juridike në emër të​​ Valentin Câmpeanu kundër Rumanisë, cituar më lart, paragrafi 96)”.

 

 

33.  Gjykata vlerëson se, në mënyrë që të paraqitet një kërkesë në pajtim me nenin 34, një person, organizatë joqeveritare ose grup individësh, duhet të jenë në gjendje të pretendojnë se “janë viktimë e një shkeljeje... të të drejtave të përcaktuara në Konventë ...”.​​ Në mënyrë që të pretendojë se është viktimë e një shkeljeje, një person duhet të jetë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga masa e kundërshtuar​​ (shih​​ Irlanda kundër Mbretërisë së Bashkuar, 18 janar 1978, paragrafët 239-40, Seria A, nr. 25;​​ Eckle, e cituar më sipër; dhe​​ Klass dhe të tjerët kundër Gjermanisë, 6 shtator 1978, paragrafi 33, Seria A nr. 28).​​ Konventa, nuk parasheh parashtrimin e një actio popularis për interpretimin e të drejtave që ajo i përmban, ose të lejojë individët që të ankohen rreth një dispozite të së drejtës vendore, thjesht sepse ata konsiderojnë, pa u cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ajo dispozitë, se mund të jetë në kundërshtim me Konventën​​ (shih Norris, cituar më lart, paragrafi  31).

34. Megjithatë, një person mundet që të pretendojë se një ligj shkel të drejtat e tij, në mungesë të një mase individuale të zbatimit, nëse atij i kërkohet ose të ndryshojë sjelljen e tij ose të rrezikojë të ndiqet penalisht (shih​​ Norris,​​ cituar më lart, paragrafi 31, dhe​​ Bowman kundër Mbretërisë së Bashkuar, 19 shkurt 1998, Raportet e Aktgjykimeve dhe Vendimeve 1998-I) ose nëse është anëtar i një​​ grupi​​ njerëzish që rrezikojnë të preken drejtpërdrejt nga legjislacioni (shih​​ Johnston dhe të tjerët,​​ cituar më lart, paragrafi 42, dhe​​ Open Door dhe Dublin Well Woman kundër Irlandës, 29 tetor 1992, Seria A nr. 246-A). Kështu, në rastin​​ Marckx, të cituar më sipër, u konstatua se parashtruesit e kërkesës, një nënë​​ vetushqyese​​ dhe vajza e saj “jolegjitime” pesëvjeçare, ishin prekur drejtpërdrejt nga ligji, dhe prandaj viktima të legjislacionit i cili, ndër të tjera, do të kufizonte të drejtën e fëmijës për të trashëguar pronën nga nëna e saj me vdekjen eventuale të nënës, pasi ligji zbatohej automatikisht për të gjithë fëmijët e lindur jashtë martesës. Për dallim, në rastin​​ Willis kundër Mbretërisë së Bashkuar​​ (nr. 36042/97, GJEDNJ 2002-IV), rreziku për parashtruesin e kërkesës që t’i refuzohej pensioni i të vejave për shkak të gjinisë në një datë të ardhshme u konstatua se ishte hipotetik, pasi ai nuk ishte e sigurt se parashtruesi i kërkesës përndryshe do të përmbushte kushtet ligjore për pagesën e përfitimit në datën kur një grua në pozicionin e tij do të fitonte të drejtën.

35. Në rastin konkret, Dhoma e Madhe pajtohet me Dhomën se, duke pasur parasysh moshën e parashtruesve, testamentet që ata kanë bërë dhe vlerën e pronës që secili zotëron, parashtruesit kanë vërtetuar se ekziston një rrezik real që, në një të ardhme jo shumë të largët, njërit prej tyre do t'i kërkohet të paguajë një taksë të konsiderueshme për trashëgimi për pronën e trashëguar nga motra e saj. Në këto rrethana, parashtruesit e kërkesës janë prekur drejtpërdrejt nga legjislacioni dhe mund të pretendojnë se janë viktima të trajtimit të pretenduar diskriminues’’.

 

(iii)​​  Aplikimi i parimeve të përgjithshme që rrjedhin nga praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe GJEDNJ-së në rastet kur kontestohet një normë ligjore

 

  • Nga sa u tha më sipër, Gjykata vëren se nga praktika e saj gjyqësore është vlerësuar​​ se personat fizikë ose juridikë nuk janë palë të autorizuara për të kontestuar një ligj​​ in abstracto​​ e as për të ngritur kërkesa të karakterit​​ actio popularis.​​ 

 

  • Megjithatë, Gjykata ka theksuar se bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës dhe nenet 47 dhe 49 të Ligjit, personat fizikë ose juridikë mund​​ të konsiderohen​​ palë të autorizuara për të kontestuar një ligj në rast se arrijnë të dëshmojnë se ata janë prekur nga një​​ “ligj”​​ në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mungesë të ndonjë akti, vendimi ose mase që zbaton atë ligj dhe se i kanë shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj, kur të njëjtat ekzistojnë në dritë të rrethanave të një rasti konkret (shih rastin e Gjykatës,​​ KI122/20, parashtrues​​ Rijad Isufi, Aktvendim për papranueshmëri i 20 janarit 2021).

 

  • Në anën tjetër, përgjatë praktikës së​​ saj gjyqësore, GJEDNJ, ka theksuar​​ se Konventa nuk garanton inicimin e kërkesave të karakterit​​ “actio popularis”​​ dhe se nuk është roli i saj që të vlerësojë ligjin relevant dhe aplikimin​​ “in abstracto”​​ të​​ ndon​​ ligji. GJEDNJ lejon paraqitjen e kërkesës së tillë, në qoftë se parashtruesit i kërkohet që (i) të​​ ndryshojë​​ sjelljen; ose (ii) parashtruesi rrezikon që të​​ ndiqet; ose, (iii) është anëtar ose i përket një grupi të njerëzve që rrezikojnë të jenë në mënyrë të drejtpërdrejtë të prekur nga​​ ligji​​ në fjalë. (shih​​ rastet e GJEDNJ-së,​​ Tănase kundër Moldavisë, cituar më lart, paragrafi 104;​​ Michaud kundër Francës,​​ cituar më lart, paragrafët 51-52;​​ Sejdić and Finci kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, cituar më lart, paragrafi 28).​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata vëren se mbështetur në​​ ​​ praktikën gjyqësore të Gjykatës dhe të​​ GJEDNJ-së, në mënyrë që parashtruesi i kërkesës të konsiderohet palë e autorizuar për të kontestuar një ligj,​​ ai/ajo​​ duhet të dëshmojë se:​​ (i) është prekur drejtpërdrejtë nga ligji;​​ (ii) ​​ se i është kërkuar që të​​ ndryshojë​​ sjelljen; ​​ si dhe​​ (iii) ka shteruar mjetet juridike.

 

  • nëse parashtruesi i kërkesës​​ është prekur drejtpërdrejtë nga ligji;

 

  • Fillimisht, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës kishte qenë i pajisur me licencë dhe leje​​ të​​ vlefshme​​ të punës për ushtrimin e veprimtarisë së bastores sportive mbështetur në Ligjin 04/L-080 për Lojërat e Fatit (tani i shfuqizuar)​​ deri më 7 gusht 2019.

 

  • Përkitazi me kriteret e lartcekura, Gjykata rikujton se në rastin para nesh parashtruesi i kërkesës pretendon se është prekur drejtpërdrejt​​ nga Ligji i kontestuar, përmes të cilit ndaloheshin dhe mbylleshin të gjitha lojërat e fatit në territorin e Republikës së Kosovës, meqenëse me hyrjen në fuqi të këtij ligji më 10 maj 2019 dhe me Njoftimin [ATK/DLF/07/18-2019] e ATK-së të 3 majit 2019 për revokimin e licencës dhe lejes së punës së parashtruesit​​ të kërkesës, me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit të kontestuar, i është ndërprerë aktiviteti i punës me efekt të menjëhershëm.​​ 

 

  • Në mbështetje të pretendimit të tij, parashtruesi i kërkesës ka theksuar se​​ duke​​ marrë parasysh faktin se lojërat e fatit ishin shpallur të paligjshme, ka qenë i detyruar të ndalë aktivitetin e tij pasi që në rast se do të vazhdonte me ushtrimin e veprimtarisë do të rrezikonte kryerjen e veprës penale.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kushtit të parë, që parashtruesi të konsiderohet palë e autorizuar, përkatësisht që të dëshmohet se është prekur drejtpërdrejt nga ligji dhe të ketë qenë viktimë​​ e drejtpërdrejtë,​​ Gjykata vëren se në rrethanat e rastit konkret​​ ​​ pas miratimit të Ligjit të kontestuar, përmes​​ masës​​ zbatuese,​​ Njoftimit [ATK/DLF/07/18-2019] të ATK-së të 3 majit 2019,​​ parashtruesi është njoftuar për​​ ​​ revokimin e licencës dhe lejes së punës, respektivisht​​ ​​ përmes kësaj mase​​ i është ndaluar në mënyrë të menjëhershme ushtrimi i veprimtarisë ekonomike dhe i​​ është revokuar licenca e punës.​​ ​​ 

 

  • Andaj, rezulton se parashtruesi i kërkesë përmes Njoftimit [ATK/DLF/07/18-2019] të ATK-së të 3 majit 2019, ishte njoftuar se​​ nga​​ më 10 maj 2019 do​​ t’i​​ revokohej licenca e punës. Përmes Njoftimit të​​ ATK-së, parashtruesi i kërkesës ishte informuar​​ gjithashtu​​ se me revokimin e licencës çdo ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit konsiderohej i kundërligjshëm bazuar në Ligjin e kontestuar.

 

  • Më tej Gjykata vëren se ​​ Vendim-njoftimi i Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së [me reference nr. ATK/DLF07/18-2019] i 3 majit 2019, si dhe vendimi i ATK-së nr. 238/2019, i 4 korrikut 2019, janë vërtetuar me​​ Aktgjykimin [A. nr. 1861/2019] të Gjykatës Themelore,​​ Aktgjykimin [AA. nr. 242/2021] të Gjykatës së Apelit, si dhe me Aktgjykimin [ARJ. UZVP nr. 83/2021] të Gjykatës Supreme.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konkludon se përmes​​ njoftimit​​ të ATK-së​​ si masë zbatuese​​ e​​ Ligjit të kontestuar dhe aktgjykimeve pasuese të gjykatave të rregullta me heqjen e licencës së vlefshme të punës të parashtruesit të kërkesës atij i është ndaluar në mënyrë të menjëhershme ushtrimi i aktivitetit ekonomik duke iu mbyllur veprimtaria biznesore.

 

  • Andaj nën dritën e gjithë asaj që​​ u tha më lart​​ Gjykata konkludon se parashtruesi i kërkesës në rastin konkret nuk është prekur​​ drejtpërdrejtë​​ nga Ligji i kontestuar por nga Vendim-njoftimi i Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së [me referencë​​ nr. ATK/DLF07/18-2019] i 3 majit 2019, si dhe vendimi i ATK-së nr. 238/2019, i 4 korrikut 2019,​​ si masë zbatuese e Ligjit të kontestuar.​​ 

 

  • Si rrjedhojë e asaj që u tha më lart, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës nuk konsiderohet viktimë e drejtpërdrejtë e Ligjit të kontestuar​​ duke qenë se si masë zbatuese e Ligjit të kontestuar ishte viktimë e drejtpërdrejtë e Njoftimit të ATK-së me ç’rast kjo e fundit në zbatimit të Ligjit të kontestuar, kishte njoftuar parashtruesin e kërkesës se licenca e tij, revokohej.​​ 

 

Përkitazi me palën e autorizuar- të drejtën e individit​​ (personit juridik) që të kontestojë Vendimet e gjykatave të rregullta.

 

  • Për sa i përket të drejtës së​​ parashtruesit të kërkesës, përkatësisht personit​​ juridik për të kontestuar​​ vendimet e gjykatave të rregullta,​​ Gjykata rikujton se​​ me​​ nenin​​ 113,​​ paragrafi 7​​ është paraparë që “Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”. Më tej, Gjykata vëren se, në​​ pajtim​​ me paragrafin 4,​​ të nenit​​ 21 të Kushtetutës,​​ edhe​​ një person juridik, përkatësisht parashtruesi i​​ kërkesës, ka të drejtë të​​ parashtrojë padi kushtetuese, duke iu referuar të drejtave kushtetuese që vlejnë për personat juridikë,​​ për​​ aq sa janë të​​ zbatueshme(shih rastin e Gjykatës,​​ KI41/09, parashtrues​​ Universiteti AAB-RIINVEST, Aktvendim për papranueshmëri i 21 janarit 2010; shih gjithashtu rastin e GJEDNJ-së,​​ ​​ Case of Party for a Democratic Society (DTP) dhe të tjerët kundër Turqisë,​​ nr. 3840/10, Aktgjykim i datës 12 janar 2016).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret për t'u pranuar si palë e autorizuar për të kontestuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme [ARJ. UZVP nr. 83/2021] të 7 shtatorit​​ 2021, në përputhje me nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenet 47 dhe 49 të Ligjit, si dhe paragrafin (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës, sepse​​ i​​ ka shteruar të gjitha mjetet juridike të cilat i ka pasur në dispozicion.

 

Përfundimi në lidhje me palën e autorizuar

 

  • Në fund,​​ Gjykata arrin në përfundimin se parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret për t'u pranuar si palë e autorizuar për të kontestuar (i) aktgjykimin e Gjykatës Supreme [ARJ. UZVP nr. 83/2021] të 7 shtatorit 2021 në pajtim me nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenet 47 dhe 49 të Ligjit, si dhe paragrafin (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

  • Lidhur me mundësinë për të kontestuar kushtetutshmërinë e Ligjit të kontestuar, Gjykata siç ka theksuar më lartë konsideron se parashtruesi i kërkesës​​ nuk është​​ i prekur drejtpërdrejtë nga Ligji i kontestuar por​​ nga vendimi ​​ i ndërmjetëm​​ si masë zbatuese e Ligjit të kontestuar,​​ respektivisht Vendim-njoftimi i Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së [me reference nr. ATK/DLF07/18-2019] i 3 majit 2019, si dhe vendimi i ATK-së nr. 238/2019, i 4 korrikut 2019, përmes së cilëve​​ ishte njoftuar se​​ hyn në fuqi Ligji i kontestuar i cili​​ ndalon​​ lojërat e​​ fatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, dhe se po nga ajo datë do revokohej licenca e punës e parashtruesit të​​ kërkesës.​​ 

 

  • Në dritën​​ e asaj që u tha më lart, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës nuk konsiderohet viktimë​​ e drejtpërdrejtë e Ligjit të kontestuar, pasi bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ dhe të Gjykatës, në mënyrë që një individ të mund të kontestoj një ligj, kërkohet që ligji të jetë aplikuar pa nxjerrë masa zbatuese

 

Për​​ sa i përket aktit të autoritetit publik

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve​​ të lartpërmendur​​ 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe nenit 47 të Ligjit [Kërkesa Individuale], të cilët përcaktojnë:

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

  • Gjykata gjithashtu​​ i referohet paragrafit (2) të rregullit 76 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës dhe nenet 46, 47, 48 dhe 50 të Ligjit] të Rregullores së punës,​​ i cili, ndër të tjera, përcakton:

 

(2) Kërkesa, e bërë sipas këtij rregulli duhet të qartësoj saktësisht se[...]​​ cili​​ është​​ akti konkret i autoritetit publik i cili kontestohet.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, për sa i përket përmbushjes së kritereve të mësipërme, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës ka qartësuar aktin e autoritetit publik kushtetutshmërinë e të cilit e konteston, konkretisht nenin 1 të Ligjit të kontestuar dhe Aktgjykimin [ARJ. UZVP. nr. 83/2021] e Gjykatës Supreme, të 7 shtatorit 2021.

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës para Gjykatës, përveç Ligjit, konteston edhe Aktgjykimin [ARJ. UZVP. nr. 83/2021] e Gjykatës Supreme,​​ në lidhje​​ me Aktgjykimin [AA. nr. 242/2021] e Gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimin [A. nr. 1861/21] e Gjykatës Themelore.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata arrin në përfundimin se​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ ​​ konteston​​ aktet e organeve publike​​ siç është përcaktuar në paragrafin​​ 7, neni 113 i Kushtetutës dhe dispozitat​​ e​​ tjera​​ të​​ Ligjit dhe​​ Rregullores së punës.

 

Për sa i përket shterimit ​​ të​​ mjeteve juridike

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata​​ i referohet paragrafëve​​ të​​ lartpërmendur 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe paragrafit 2 të nenit 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit dhe pikës (b), paragrafit (1), të rregullit 39​​ (Kriteret​​ e​​ pranueshmërisë)​​ të Rregullores së punës,​​ të cilët përcaktojnë:

 

Neni​​ 47

​​ (Kërkesa individuale)​​ 

 

(...)

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.​​ 

 

Rregulli 39

[Kriteret e Pranueshmërisë]

 

(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

 ​​ ​​ ​​ ​​​​ (...)

  • janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me Ligj kundër aktgjykimit ose vendimit të​​ kontestuar.

 

  • Gjykata vëren se paragrafi 7, neni 113 i Kushtetutës parasheh detyrimin për të shteruar “të gjitha mjetet e tjera juridike, të përcaktuara me ligj”. Ky detyrim kushtetues parashihet edhe në nenin 47 të​​ Ligjit dhe në pikën (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 dhe zbatohet për personat fizikë dhe juridikë, për aq sa është e zbatueshme.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata duhet të përcaktojë nëse të gjitha mjetet juridike janë shteruar nga parashtruesi i kërkesës, në cilësinë e një individi, përkatësisht një personi juridik. Kushtet për të vlerësuar nëse ky detyrim është përmbushur janë të përcaktuara mirë në praktikën e Gjykatës dhe në praktikën e GJEDNJ-së, në përputhje me të cilën, sipas nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, Gjykata është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës më 28 gusht 2019 kishte​​ parashtruar në Gjykatë një kërkesë, e cila është regjistruar me numrin​​ KI136/19, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar i cili ka hyrë në fuqi​​ më 10 maj 2019, gjegjësisht brenda afatit të ​​​​ përcaktuar me nenin 49 të Ligjit për Gjykatën.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata përmes Aktvendimit për papranueshmëri në rastin​​ KI136/19, e kishte deklaruar kërkesën e parashtruesit të kërkesës si të parakohshme meqenëse​​ Administrata Tatimore e Kosovës kishte nxjerrë​​ akte, vendime apo masa zbatuese​​ të cilat kanë​​ shërbyer për të zbatuar Ligjin e kontestuar,​​ kundër këtij të fundit​​ ai ishte ankuar​​ ​​ gjykatat​​ e​​ rregullta dhe nuk kishte vendim përfundimtar lidhur me rastin.

 

  • Duke u bazuar në parimin e subsidiaritetit dhe​​ duke​​ marrë parasysh që ishte duke u zhvilluar procedurë​​ ​​ gjykatat​​ e​​ rregullta, Gjykata vlerësoi se parashtruesi i kërkesës kishte ende mjete juridike në dispozicion për të realizuar të drejtat e tij kushtetuese dhe rrjedhimisht e udhëzoi atë për të shteruar mjetet juridike pranë gjykatave të rregullta.

 

  • Gjykata më tej vëren se parashtruesi i kërkesës ka shteruar mjetet juridike në dispozicion, në përputhje me Aktvendimin e Gjykatës në rastin​​ KI136/19, respektivisht ka ndjekur procedurat para Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme, që konsiderohen mjete të qasshme dhe ​​ efektive juridike. Për më tepër, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës gjatë gjithë procedurave para këtyre gjykatave të rregullta, ka ngritur çështjen e vlerësimit kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar.​​ 

 

  • Si rezultat i shterimit të mjeteve juridike në dispozicion, Gjykata vëren se vendimi i fundit në këtë rast është Aktgjykimi​​ [ARJ. UZVP. nr. 83/2021] i Gjykatës Supreme, i 7 shtatorit 2021.

 

 ​​​​ Sa i përket saktësimit​​ të kërkesës dhe afatit

 

  • Në vijim,​​ Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e tjera të pranueshmërisë, të përcaktuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës. Në këtë​​ drejtim, Gjykata fillimisht i referohet nenit 48​​ (Saktësimi​​ i​​ kërkesës)​​ dhe nenit 49​​ (Afatet)​​ ​​ Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni​​ 48​​ 

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

Neni 49​​ 

(Afatet)​​ 

 

Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht. Nëse kërkesa është e drejtuar kundër një ligji, atëherë afati fillon të ecë që nga dita kur ligji ka hyrë në fuqi.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se kushtet e njëjta ​​ janë të përshkruara më tej në pikat c dhe d, paragrafi 1,​​ ​​ rregullit 39 [Kriteret i pranueshmërisë] dhe paragrafët 2 dhe 4 të rregullit 76 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës dhe nenet 46, 47, 48 dhe 50 të Ligjit]​​ të​​ Rregullores​​ ​​ punës.

 

  • Lidhur me përmbushjen e këtyre kushteve, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës ka qartësuar se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me​​ Kushtetutë pretendohet se i janë shkelur dhe se ai i ka specifikuar ​​ aktet konkrete të autoriteteve publike të cilat ai i konteston në​​ pajtim​​ me nenin 48 të Ligjit dhe dispozitat përkatëse të Rregullores së punës.

 

  • Si rrjedhojë e shterimit të të gjitha mjeteve juridike në dispozicion, Gjykata vëren se vendimi i fundit në këtë rast është Aktgjykimi i Gjykatës Supreme [ARJ.​​ UZVP. nr. 83/2021] i 7 shtatorit 2021,​​ përderisa kërkesa e parashtruesit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë ​​ është dorëzuar më 18 tetor 2021.

 

  • Prandaj, Gjykata vjen në përfundim se parashtruesi i kërkesës e ka parashtruar kërkesën brenda afatit të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe dispozitat përkatëse të Rregullores së punës, respektivisht brenda afatit katër mujor.

 

Për​​ sa i përket kritereve të tjera të pranueshmërisë

 

  • Në fund dhe pas shqyrtimit të ankesës kushtetuese të parashtruesit të kërkesës, Gjykata vlerëson se kërkesa nuk mund të konsiderohet qartazi e pabazuar në kuptim të nenit 39 (2) të Rregullores së punës dhe​​ se​​ nuk ka asnjë bazë tjetër për ta shpallur atë të papranueshme, pasi që asnjë nga kushtet e përcaktuara në rregullin 39 (3) të Rregullores së punës nuk është i zbatueshëm në këtë rast (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Alimuçaj kundër Shqipërisë, kërkesa nr. 20134/05,​​ Aktgjykim i datës 9 korrik 2012;​​ shih gjithashtu rastin e Gjykatës,​​ ​​ KO73/16, parashtrues​​ Avokati i Popullit,​​ Aktgjykim i 8 dhjetorit, 2016, paragrafi 49).

 

Përfundimi në lidhje me ​​ pranueshmërinë e kërkesës

 

  • Gjykata vjen në përfundim se parashtruesi i kërkesës​​ (i)​​ nuk është palë e autorizuar për të kontestuar Ligjin e kontestuar, pasi që Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës nuk është prekur drejtpërdrejt nga Ligji i kontestuar​​ pasi lidhur me të ishte nxjerr një masë zbatuese, konkretisht Njoftimi i ATK-së;​​ dhe ndërsa sa i përket Aktgjykimit të kontestuar (ii)​​ është palë e autorizuar për të kontestuar​​ atë para Gjykatës; se ai i ka shteruar mjetet juridike siç është shpjeguar në mënyrë të hollësishme ​​ më lart; se i ka qartësuar të drejtat dhe liritë për të cilat pretendon se i janë shkelur; se ka parashtruar kërkesën brenda afatit; se kërkesa nuk është qartazi e pabazuar; dhe se nuk ka asnjë kriter tjetër të pranueshmërisë ​​ i cili nuk është përmbushur.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata e deklaron kërkesën të pranueshme.

 

Meritat e kërkesës

 

Hyrje

 

  • Gjykata​​ së pari rikujton esencën e rastit​​ ​​ dhe që ka të bëjë me faktin​​ se parashtruesi i kërkesës ishte i pajisur me licencë biznesi për ushtrimin e aktivitetit të bastores sportive. Më 10 maj 2019, me hyrjen në fuqi të Ligjit kontestuar,​​ u shfuqizua Ligji paraprak për Lojërat e Fatit dhe të gjitha lojërat e fatit në territorin e Republikës së Kosovës u mbyllën dhe u ndaluan. Më 3 maj 2019, disa ditë para hyrjes në fuqi të Ligjit të kontestuar, ATK-ja kishte njoftuar parashtruesin e kërkesës për revokimin e licencës së biznesit të tij nga 10 maji 2019, ditën e hyrjes në fuqi të ligjit, pra kishte nxjerrë masë zbatuese në funksion të zbatimit të ligjit. Kundër këtij njoftimi, parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar ankesë në ATK, ankesë kjo e cila u refuzua.

 

  • Më pas, parashtruesi i kërkesës dorëzoi padi për konflikt administrativ pranë Gjykatës Themelore duke kërkuar anulimin e vendimit të ATK-së dhe vendim-njoftimin e Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së, si dhe që të mbetej në fuqi licenca e tij e biznesit. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu kishte kërkuar që çështja e përputhshmërisë së nenit 1 të Ligjit të kontestuar të referohej tek Gjykata Kushtetuese. Gjykata Themelore, përmes Aktgjykimit [A. nr. 1861/19] e refuzoi si të pabazuar padinë e parashtruesit​​ të kërkesës​​ kundër Vendimit të ATK-së, duke konstatuar se kjo e fundit kishte zbatuar drejtë ligjin si dhe refuzoi propozimin e parashtruesit të kërkesës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me përputhshmërinë e Ligjit të kontestuar me normat kushtetuese.

 

  • Kundër Aktgjykimit të lartcekur, parashtruesi​​ parashtroi​​ ankesë në Gjykatën e Apelit duke pretenduar shkelje thelbësore të dispozitave procedurale dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale. Gjykata​​ e​​ Apelit, përmes Aktgjykimit [AA. nr. 242/2021], e refuzoi si të pabazuar këtë ankesë dhe e vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor në Gjykatën Supreme për shkak të shkeljes së të drejtës materiale dhe procedurale, si dhe shkeljes së dispozitave kushtetuese. Në kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Gjykata Supreme që të ngritë para Gjykatës Kushtetuese çështjen e përputhshmërisë së neneve 1 dhe 2 të Ligjit​​ të kontestuar​​ me nenin 46 të Kushtetutës. Kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor u refuzua si e pabazuar përmes Aktgjykimit [ARJ. UZVP nr. 83/2021] ​​ të Gjykatës Supreme pasi që sipas arsyetimit të saj ​​ gjykatat e shkallës më të ulët kishin vepruar drejt dhe në përputhje me ligjin e kontestuar me rast të refuzimit të padisë së paditësit. Tutje, sa i përket kërkesës së parashtruesit të kërkesës për referim të çështjes së përputhshmërisë së dispozitave përkatëse të Ligjit kontestues me normat kushtetuese​​ në Gjykatë, Gjykata Supreme e kishte refuzuar duke theksuar se gjykatat e instancës më të ulët nuk kanë mundur të merren me çështjen e kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar, meqë kjo mund të jetë lëndë për shqyrtim vetëm në Gjykatën Kushtetuese.

 

Fushëveprimi i kontrollit kushtetues

 

  • Sa i përket fushëveprimit​​ të kontrollit kushtetues, Gjykata rikujton se​​ parashtruesi i kërkesës​​ konteston​​ kushtetutshmërinë e nenit 1 të​​ Ligjit​​ të kontestuar​​ dhe vendimet e gjykatave të rregullta​​ përmes të cilave u​​ vërtetua vendimi​​ i ATK-së​​ për​​ heqje të​​ licencës​​ ​​ biznesit dhe lejes​​ ​​ punës së​​ parashtruesit të kërkesës, duke pretenduar se​​ ka ardhur deri te shkelja​​ e të drejtave kushtetuese të​​ parashtruesit të kërkesës.

 

  • Gjykata pasi ​​ elaboroi kriteret​​ për të vlerësuar​​ nëse​​ parashtruesi i kërkesës të konsiderohet palë e autorizuar për të kontestuar një ligj,​​ ai/ajo​​ duhet të dëshmojë se:​​ (i) është prekur drejtpërdrejtë nga ligji;​​ (ii) ​​ se i është kërkuar që të​​ ndryshojë​​ sjelljen; ​​ si dhe​​ (iii) ka shteruar mjetet juridike, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk është viktimë e drejtpërdrejtë e Ligjit të kontestuar, marrë parasysh  ​​​​ se parashtruesi i kërkesës përmes Njoftimit të ATK-së, si masë zbatuese e Ligjit​​ ishte njoftuar për heqje të licencës së biznesit dhe lejes së punës për ushtrimin e biznesit të tij.

 

  • Prandaj,​​ Gjykata nuk do të​​ lëshohet​​ në vlerësimin e kushtetutshmërisë së​​ Ligjit të kontestuar, por vlerësimi i kushtetutshmërisë do të kufizohet në vlerësimin nëse vendimet e​​ gjykatave të rregullta​​ si dhe Aktgjykimit [ARJ. UZVP nr. 83/2021] të Gjykatës Supreme, atij i janë shkelur të drejtat e mbrojtura me​​ (i)​​ nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së;​​ (ii)​​ nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së; si dhe​​ (iii)​​ nenin 54 [Mbrojtja​​ Gjyqësore​​ e të​​ Drejtave] të Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së. Në vijim Gjykata do të shqyrtojë këto pretendime të parashtruesit veçmas.

 

Përkitazi me pretendimet për shkelje​​ ​​ (I) nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të​​ Kushtetutës dhe nenit 1 të Protokollit nr.​​ 1 të KEDNJ-së

 

  • Në vijim,​​ Gjykata​​ së pari​​ rikujton shkurtimisht​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ në lidhje​​ me shkeljen e nenit 46, sa i përket Aktgjykimit të kontestuar që është objekt i shqyrtimit të meritave.

 

  • Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës pretendon se ndalimi i aktivitetit biznesor dhe revokimi i licencës përmes Njoftimit ATK/DLF 07/43-2019 të Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së, Vendimit nr. 238/2019 të Divizionit të Ankesave të ATK-së, dhe vendimeve të gjykatave të rregullta, është në kundërshtim me nenin 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Në mbështetje të pretendimit të tij për shkelje të nenit 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit Nr. 1 të KEDNJ-së, parashtruesi i kërkesës i referohet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, përkatësisht rastit​​ Megadat.com SRL kundër Moldavisë, ku GJEDNJ ishte shprehur se shfuqizimi i licencës biznesore nënkupton ndërhyrje të qartë në të drejtën për gëzimin e pronës. Përkitazi me këtë rast, parashtruesi i kërkesës gjithashtu i është referuar konstatimit të GJEDNJ-së se, edhe pse revokimi i licencës ​​ kishte bazë në ligjin e Moldavisë, kufizimi apo marrja e licencës nga kjo kompani nuk ka qenë proporcionale me qëllimin e normës juridike.

 

  • Më tej, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës pretendon se nuk ekziston qëllimi legjitim me rast të ndërhyrjes në këtë të drejtë kushtetuese.​​ Në lidhje me këtë, parashtruesi kërkesës i referohet Koncept Dokumentit të Ligjit të kontestuar, të 11 dhjetorit 2018, ku në faqe 24 të Kapitullit 4 nxjerr konkluzionin se​​ “është interes i përgjithshëm që të lejohen dhe rregullohen me ligj lojërat e fatit pasi ato janë në interes të Kosovës, pasi rritin numrin e bizneseve në Kosovë, krijojnë vende pune, rrisin investimet direkte, dhe promovojnë konkurrencën në treg”.​​ Ky koncept dokument, sipas parashtruesit të kërkesës, argumenton se lojërat e fatit në Kosovë ndikojnë në uljen e papunësisë dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme.

 

  • Në lidhje me këtë, ai argumenton se​​ ndalimi i​​ të gjitha lojërave të​​ fatit, duke përfshirë bastoret sportive dhe lotarinë, që nuk paraqesin ndonjë dëm apo rrezik për shtetin apo qytetarin por shërbejnë vetëm për arsye rekreacioni.​​ Sipas tij, “edhe nëse mund të ekzistonte ndonjë interes i përgjithshëm i kufizimit në ndonjë mënyrë të lojërave të fatit, kufizimi total dhe i menjëhershëm brenda 1 dite (duke mos kursyer bastoret sportive dhe kompanitë që kanë licencë valide për një afat të caktuar) i këtij aktiviteti biznesor nuk respekton principin e proporcionalitetit, pasi që ky princip kërkon që të merren masa më të buta për të arritur qëllimin e mbrojtjes së interesit të përgjithshëm”. Lidhur me këtë, parashtruesi i kërkesës thekson se shembuj të masave tjera të përshtatshme mund të kishin qenë​​ “...kufizimi i orarit të punës, kufizimi i moshës për të luajtur lojëra të fatit, përcaktimi i lokacioneve ku nuk mund të zhvillohet kjo veprimtari, kufizimi i shumës së të hollave me të cilat mund të zhvillohen lojëra të fatit, apo masa të tjera në përputhje me vendimet e Gjykatës Evropiane”. Kjo, sipas parashtruesit të kërkesës, argumenton se ndalja totale dhe e menjëhershme e aktivitetit ekonomik të lojërave të fatit, përbën ndërhyrje dhe kufizim të së drejtës në mbrojtje të pronës në kundërshtim me nenin 46 të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.

 

A. Aplikueshmëria​​ e nenit 46​​ [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës dhe​​ nenit 1​​ të​​ Protokollit nr.​​ 1​​ të​​ KEDNJ-së

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës kishte filluar ushtrimin e biznesit të lojërave të fatit në vitin 2007, dhe bazuar në shkresat e​​ lëndës​​ rrjedh​​ se parashtruesit të kërkesës në mënyrë periodike (çdo vit) i është vazhduar licenca e punës, ndërkaq në vitin 2017, parashtruesi i kërkesës ishte pajisur me licencën​​ dhe​​ lejen e​​ punës​​ ​​ fundit, të vlefshme nga 8 gushti 2018 deri më 9 gusht 2019.

 

  • Më pas, me miratimin e Ligjit të kontestuar në mars të vitit 2019,​​ përkatësisht​​ më 3 maj 2019, parashtruesi i kërkesës disa ditë para hyrjes në fuqi të Ligjit të kontestuar, pranoi njoftimin e ATK-së se licenca e tij e punës do të revokohej më​​ 10 maj 2019 dhe​​ se​​ aktiviteti​​ i tij​​ biznesor duhej të​​ ndërpritej.​​ 

 

  • Në rastin para nesh, parashtruesi i kërkesës pretendon se revokimi i licencës së punës, përmes hyrjes në fuqi të Ligjit të kontestuar me 10 maj 2019, si dhe vendimet e gjykatave të rregullta, janë në kundërshtim me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, si dhe me nenin 1 të Protokollit nr.​​ 1 të KEDNJ-së.

 

  • Gjykata në vijim​​ dhe bazuar në atë që u tha më lart​​ do të fokusohet në shqyrtimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës nëse vendimet e gjykatave të rregullta, janë në kundërshtim me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, si dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.

 

  • Për të adresuar​​ pretendimet​​ e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 46 të Kushtetutës​​ në lidhje​​ me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, Gjykata fillimisht do të vlerësojë nëse licenca përbën “pronë” brenda kuptimit të këtyre dispozitave, në mënyrë që Gjykata të konstatojë nëse në rastin konkret janë të zbatueshëm neni 46 [Mbrojtja e Pronës] i Kushtetutës, dhe neni 1 i Protokollit nr.​​ 1 të KEDNJ-së.

 

 

  • Fillimisht,​​ Gjykata vëren se GJEDNJ përgjatë praktikës së saj gjyqësore vazhdimisht e ka konsideruar licencën si “pronë”, brenda fushëveprimit të nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, madje, duke konsideruar se revokimi i licencës​​ së vlefshme​​ për udhëheqje të aktivitetit biznesor, në raste të caktuara, përbën shkelje të së drejtës në gëzim paqësor të​​ pronës​​ sipas nenit 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Megadat.com SRL kundër Moldavisë,​​ nr.​​ 21151/04,​​ Aktgjykim i 8 prillit 2008, paragrafi 63;​​ Bimer S.A kundër Moldavisë,​​ nr.​​ 15084/03,​​ Aktgjykim i 10 korrikut 2007, paragrafi 49).​​ 

 

  • Më tej, në dritën e praktikës gjyqësore të Gjykatës, revokimi i licencave të vlefshme për udhëheqje të biznesit përbën ndërhyrje në të drejtën për gëzimin paqësor të pronës, të garantuar​​ me​​ nenin​​ të​​ i Protokollit nr. 1​​ të KEDNJ-së.​​ Ajo përbën​​ një masë kontrolli të përdorimit të pronës, e cila shqyrtohet sipas paragrafit të dytë të nenit 1 të Protokollit nr. 1​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Tre Traktörer Aktiebolag kundër Suedisë,​​ të cituar më lart,​​ paragrafi 55;​​ Rosenzweig dhe Bonded Warehouses Ltd. kundër Polonisë,​​ nr. 51728/99,​​ të cituar më lart​​  ​​​​ paragrafi 49).​​ 

 

  • Më pas, Gjykata vëren më tej se posedimi i licencës ishte një kusht themelor nga i cili varej​​ parashtruesi i kërkesës​​ për kryerjen e biznesit të saj dhe se​​ revokimi i​​ saj kishte efektin e vendosjes automatike të saj në likuidim të detyrueshëm. Prandaj, revokimi i licencës përfaqësonte një ndërhyrje në pronën e bankës​​ parashtruesi​​ dhe është i zbatueshëm​​ neni 1 i​​ Protokollit nr. 1​​ (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Capital Bank AD kundër Bullgarisë,​​ të cituar më lart,​​ paragrafi 130).​​ 

 

  • Përveç kësaj, në rastin​​ Vékony kundër Hungarisë,​​ GJEDNJ shqyrtoi kërkesën​​ ku kishte ndodhur​​ revokimi​​ përmes ligjit​​ i​​ licencës​​ ​​ mëparshme​​ të​​ parashtruesit të kërkesës​​ për të shitur duhan, në vend të së cilës atij nuk iu dha një tjetër në procedurën​​ e re përmes​​ tenderit.​​ Në këtë rast, GJEDNJ kishte theksuar se ishte​​ e vështirë për Gjykatën të imagjinojë që kjo leje, e cila dikur garantonte​​ një pjesë të konsiderueshme të​​ qarkullimit​​ të​​ parashtruesit të kërkesës,​​ të mos konsiderohet​​ “pronë” në kuptim të nenit 1 të Protokollit nr. 1. GJEDNJ​​ rikujtoi​​ më tej se heqja e licencës për të ushtruar veprimtari biznesi përbënte​​ një ndërhyrje në të drejtën për gëzimin paqësor të pronës, siç përcaktohej​​ në nenin 1 të Protokollit nr. 1.​​ Duke marrë parasysh interesat e dukshme ekonomike që lidhin shitjen me pakicë të duhanit me biznesin e​​ parashtruesit të kërkesës​​ në përgjithësi, Gjykata​​ vlerësoi​​ se heqja ligjore e një licence afatgjatë të duhanit përfaqësonte një ndërhyrje në të drejtat e tij sipas nenit 1 të Protokollit nr. 1 dhe atë pavarësisht nga pasojat e dëmshme të pirjes së duhanit që mundësohen nga shitja me pakicë e duhanit. (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Vékony kundër Hungarisë,​​ të cituar më lart, paragrafi 29).

 

  • Më tej,​​ sipas GJEDNJ-së,​​ vetëm posedimi i​​ licencës​​ për transmetimin televiziv tokësor në të gjithë vendin,​​ pa​​ të ndarë​​ një frekuencë të caktuar transmetimi​​ përbënte​​ privim​​ nga​​ vet përmbajtja e​​ licencës​​ (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Centro Europa 7 S.R.L. dhe DI Stefano kundër Italisë,​​ nr.​​ 38433/09, Aktgjykim​​ i 7 qershorit 2012,​​ ​​ paragrafi 177).​​ 

 

  • Në mënyrë të ngjashme,​​ sipas GJEDNJ-së,​​ licenca për mbledhjen e midhjeve të​​ reja, e lidhur me aktivitetin normal të biznesit të akuakulturës së parashtruesit të kërkesës, u konsiderua​​ pronë​​ dhe​​ ndalimi​​ i përkohshëm i​​ mbledhjes​​ së midhjeve të​​ reja​​ u konsiderua si një kufizim​​ i asaj​​ licence​​ (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ O'Sullivan McCarthy Mussel Development Ltd kundër Irlandës,​​ nr. 44460/16, Aktgjykim​​ i​​ 8 tetorit​​ 2018,​​ paragrafi 89).

 

  • Prandaj, bazuar në të lartcekurat, Gjykata​​ konstaton​​ se licenca e biznesit​​ përbën​​ “pronë” nga neni 46 i Kushtetutës dhe neni 1 i Protokollit nr. 1​​ i​​ KEDNJ-së.​​ 

 

  • Në rastin konkret,​​ Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës kishte pasur një licencë dhe leje pune​​ të vlefshme,​​ me afat vlefshmërie​​ nga data 8 gusht 2018 deri më 9 gusht 2019, prandaj,​​ Gjykata arrin në përfundimin se​​ pretendimi i parashtruesit të kërkesës bie​​ ​​ suaza​​ të “pronës” për kuptim të​​ të​​ nenit 1,​​ të​​ Protokollit​​ nr. 1 të KEDNJ-së, si dhe nenit 46 të Kushtetutës​​ dhe se të dyja​​ këto​​ nene janë të zbatueshme​​ në rastin konkret.

 

 ​​ ​​​​ B.​​ Përputhshmëria e nenit 46​​ [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës dhe nenit 1 të Protokollit nr.​​ 1 të KEDNJ-së

 

  • Duke qenë se Gjykata konstatoi se​​ licenca e parashtruesit të kërkesë​​ me afat të vlefshmërisë​​ nga 8 gushti​​ 2018 deri më 9 gusht 2019,​​ përbën​​ pronë​​ dhe si pasojë​​ ​​ neni​​ 46​​ të​​ Kushtetutës​​ dhe neni 1 i Protokollit​​ nr. 1​​ të​​ KEDNJ-së,​​ Gjykata do të vazhdojë​​ me vlerësimin nëse në rastin konkret ke​​ shkelje​​ të​​ nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës. Andaj,​​ ​​ Gjykata​​ nën​​ (B.1)​​ do të​​ rikujtoj përmbajtjen e nenit 46​​ [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës dhe nenit​​ 1 të Protokollit nr.​​ 1 të KEDNJ-së, e më pas​​ nën​​ (B.2)​​ ​​ paraqesë​​ parimet e përgjithshme në bazë të praktikës gjyqësore të​​ Gjykatës dhe të​​ praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së përkitazi me të drejtën e pronës​​ dhe mundësitë kur një e drejtë do të mund të kufizohej. Pas kësaj analize​​ nën​​ (B.3),​​ Gjykata do të​​ zbatojë​​ parimet e përgjithshme që rrjedhin nga praktika gjyqësore e Gjykatës dhe GJEDNJ-së në rrethanat e rastit konkret.​​ 

 

(B.1.)​​ Përmbajtja e nenit 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata së pari​​ rikujton përmbajtjen e nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.​​ 

​​ 

    • “E drejta e pronës është e garantuar.​​ 

    • ​​ Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin  ​​​​ 

publik.

    • Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona.​​ Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave eksproprijohet”.​​ 

 

[...]

 

Neni 1 [Mbrojtja e Pronës] të​​ Protokollit nr. 1 të​​ KEDNJ-së:​​ 

 

  • ​​ Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë ​​ së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveç se për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.​​ 

 

  • Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cenojne të drejtën e shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.​​ 

 

(B.2) Parimet bazë të nenit 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 1 KEDNJ-së

 

  • Përmbajtja e nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së dhe zbatimi i tij, janë interpretuar nga GJEDNJ përmes praktikës gjyqësore të saj, të cilës ashtu siç është theksuar më lart, Gjykata do t'i referohet në lidhje me interpretimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës për shkeljen e nenit 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.

 

  • Sa i përket të drejtave të garantuara dhe të mbrojtura me nenin 46 të Kushtetutës, Gjykata së pari vlerëson se e drejta në pronë sipas paragrafit 1 të nenit 46 të Kushtetutës garanton të drejtën e posedimit të pronës; paragrafi 2 ​​ i nenit 46 të Kushtetutës përcakton mënyrën e shfrytëzimit të pronës, duke specifikuar qartë se shfrytëzimi i saj rregullohet me ligj dhe në pajtim me interesin publik; dhe, në paragrafin 3, garanton që askush nuk mund të privohet nga prona në mënyrë arbitrare, duke përcaktuar gjithashtu kushtet nën të cilat prona mund të shpronësohet (shih rastin e​​ Gjykatës,​​ KI50/16, parashtrues​​ Veli Berisha dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri i 10 marsit 2017;​​ KI67/16, parashtrues​​ Lumturije Voca, Aktvendim për Papranueshmëri, i 6 dhjetorit 2016).

 

  • Gjykata rikujton se bazuar në paragrafin 2 të nenit 46 të Kushtetutës, e drejta në pronë mund të kufizohet me ligj. Në këtë rast, Gjykata vlerëson se Kuvendi si organ ligjvënës, ka të drejtë të rregullojë me ligj përdorimin e pronës, në përputhje me interesin publik.

 

  • Ndërsa, sa i përket të drejtave të garantuara dhe të mbrojtura me nenin 1 të ​​ Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, Gjykata vëren se GJEDNJ ka konstatuar se e drejta pronësore përbëhet nga tri rregulla të ndryshme. Rregulli i parë, i cili përcaktohet në fjalinë e parë të paragrafit të parë dhe i cili ka natyrë të përgjithshme, formulon parimin e gëzimit paqësor të pronës;. Rregulli i dytë, në fjalinë e dytë të të njëjtit paragraf përfshin privimin nga prona dhe ia nënshtron atë kushteve të caktuara; Rregulli i tretë, i cili përfshihet në paragrafin e dytë të këtij neni ua njeh shteteve, ndërmjet të tjerash, të drejtën për të kontrolluar shfrytëzimin e pronës në pajtim me interesin e përgjithshëm, me zbatimin e atyre ligjeve që ato i konsiderojnë të nevojshme për këtë qëllim; (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Sporrong dhe Lonnrot kundër Suedisë, nr. 7151/75, 7152/75, Aktgjykim i 23 shtatorit 1982, paragrafi 61; dhe rastin e Gjykatës,​​ KI86/18, parashtrues​​ Slavica Đordević, Aktgjykim i 3 shkurtit 2021, paragrafi 140).

 

  • Të tri rregullat e lartcekura nuk janë, megjithatë,​​ “të ndryshme” në kuptim​​ se nuk janë të​​ ndërlidhura.​​ Rregulli dy dhe tre kanë të bëjnë me raste të veçanta të ndërhyrjes në të drejtën për gëzimin paqësor të pronës dhe prandaj duhet të interpretohen në dritën e parimit të përgjithshëm të parashtruar në rregullin e parë (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Bruncrona kundër Finlandës, të 16 shkurtit 2005, kërkesa nr. 41673/98 paragrafi 65;​​ Anheuser-Busch Inc. kundër Portugalisë, i 11 janarit 2007 kërkesa 73049/01 paragrafi 62;​​ James dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 8793/79, Aktgjykim i 21 shkurtit 1986, paragrafi 37;​​ Beyeler kundër Italisë,​​ nr.​​ 33202/96,​​ Aktgjykim i 5 janarit 2000, paragrafi 98; dhe shih rastin e Gjykatës,​​ KI129/16, parashtrues​​ “KOSBAU GmBH”, Aktvendim për papranueshmëri i 13 nëntorit 2017, paragrafi 35).

 

  • Dispozitat e mësipërme,​​ megjithatë, nuk do të zvogëlojnë në asnjë mënyrë të drejtën e shtetit për të zbatuar ligje të tilla që ai i sheh të nevojshme për të kontrolluar përdorimin e pronës në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagesën e taksave ose kontributeve ose gjobave të tjera​​ (shih​​ rastet​​ e GJEDNJ-së,​​ Ish Mbreti i Greqisë dhe të tjerët kundër Greqisë,​​ nr. 25701/94,​​ ​​ Aktgjykim i​​ 23 nëntorit 2000, paragrafi 50).​​ 

 

  • Megjithatë, ndërhyrja duhet të plotësojë disa kushte:​​ (i)​​ ajo duhet të jetë në përputhje me parimin e ligjshmërisë;​​ dhe​​ (ii)​​ të ndjekë një qëllim legjitim në​​ një​​ mënyrë që është​​ (iii)​​ në proporcion të arsyeshëm me qëllimin që kërkohet të arrihet (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ ​​ Beyeler kundër Italisë,​​ të cituar më lart, paragrafët 108 - 114).

 

  • Kjo qasje përfaqëson strukturën e metodës që Gjykata përdor për të shqyrtuar​​ rastet​​ kur​​ konstaton​​ se neni 46 i Kushtetutës dhe neni 1 i Protokollit nr. 1​​ janë të aplikueshëm.​​ Ajo​​ përbëhet nga një sërë hapash të njëpasnjëshëm në të cilët zgjidhen pyetjet e mëposhtme: A ka pasur ndonjë ndërhyrje në të drejtën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ në gëzimin paqësor të​​ pronës”​​ ​​ tijëse po,​​ duhet të vlerësoj se​​ a përbën​​ ajo​​ ndërhyrje​​ provim të pronësisë,​​ ​​ Nëse jo,​​ duhet të vlerësoj nëse​​ është fjala për kontrollin e përdorimit të pronësisë, ndërsa nnëse masat që​​ ndikuan​​ në​​ të drejtat e​​ parashtruesit të kërkesës​​ nuk mund të konsiderohen as privim​​ dhe as​​ kontroll të përdorimit të pronësisë, Gjykata interpreton​​ gjendjen​​ faktike të​​ rastit​​ në dritën e rregullit të përgjithshëm të respektimit të gëzimit paqësor të​​ pronës”.

 

(B.3)​​ Zbatimi i parimeve të lartcekura​​ në rastin konkret

 

  • Për të shqyrtuar pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës​​ në lidhje​​ me​​ shkeljen e nenit 46 [Mbrojtja e​​ Pronës] të Kushtetutës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, Gjykata duhet së pari të​​ zbatojë një test që përbëhet nga 4 (katër) hapa,​​ përkatësisht​​ Gjykata duhet të përcaktojë:​​ (1) nëse ka pasur pengesa apo ndërhyrje në gëzimin paqësor të pronës​​ dhe​​ cili lloj i​​ ndërhyrjes ekziston në rastin konkret;​​ (2) nëse pengesa apo ndërhyrja në gëzimin paqësor të pronës është përcaktuar me ligj;​​ (3) nëse pengesa ose ndërhyrja në gëzimin paqësor të pronës ka pasur një qëllim legjitim;​​ dhe (4) nëse pengesa apo ndërhyrja në gëzimin paqësor të pronës ishte proporcionale.

 

  • A ka pasur pengesa apo ndërhyrje në gëzimin paqësor të pronës​​ dhe çfarë lloji i ndërhyrjes ekziston në rastin konkret

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës​​ ka​​ poseduar​​ një​​ licencë dhe leje​​ pune të vlefshme, me afat të ​​ vlefshmërisë nga 8 gushti 2018​​ deri​​ ​​ 9 gusht 2019.

 

  • Gjykata konstaton se me​​ “vendimin-njoftimin”​​ e Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së [me referencë nr. ATK/DLF07/18-2019] të 3 majit 2019, si dhe vendimin e ATK-së nr. 238/2019, të 04​​ korrikut​​ 2019, parashtruesit të kërkesës, përkatësisht​​ subjektit “CO-COLINA” Sh.P.K. me NF. 600241963​​ I REVOKOHET licenca nr. 35/2017 e lëshuar më 12.10.2017,​​ si​​ dhe leja​​ e biznesit,​​ e​​ vlefshme deri më 9 gusht 2019.

 

  • Tutje, Gjykata​​ konstaton se​​ “vendimi-njoftimi”​​ i Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së [me reference nr. ATK/DLF07/18-2019] i 3 majit 2019, si dhe vendimi i ATK-së nr. 238/2019, i 4 korrikut​​ 2019, janë​​ vërtetuar​​ me aktgjykimin [A.​​ nr.​​ 1861/2019] të Gjykatës Themelore, aktgjykimin [AA. nr. 242/2021] të Gjykatës së Apelit, si dhe me Aktgjykimin [ARJ. UZVP nr. 83/2021] të Gjykatës Supreme.

 

  • Prandaj, Gjykata arrin në përfundimin se parashtruesit të kërkesës i është hequr licenca e vlefshme e biznesit dhe leja e punës në bazë të vendimeve të autoriteteve publike dhe gjykatave të rregullta.

 

 

  • Gjykata rikujton se në përputhje me praktikën e GJEDNJ-së,​​ marrja​​ ose heqja e licencave të vlefshme të biznesit përbën ndërhyrje në të drejtën për gëzim​​ paqësor​​ të pronës, të garantuar​​ me​​ nenin​​ 1​​ ​​ Protokollit nr. 1.​​ Ajo përbën një masë kontrolli të përdorimit të pronës, e cila shqyrtohet sipas paragrafit të dytë të nenit 1 të Protokollit nr. 1 (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Tre Traktörer Aktiebolag kundër Suedisë,​​ të cituar më lart,​​ paragrafi 55;​​ Rosenzweig dhe Bonded Warehouses Ltd. kundër Polonisë,​​ të cituar më lart, paragrafi 49).​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata​​ konkludon​​ se përmes​​ njoftimit​​ të ATK-së​​ dhe aktgjykimeve​​ pasuese të gjykatave të rregullta​​ me heqjen e licencës​​ së vlefshme​​ të punës​​ të parashtruesit të kërkesës​​ ka pasur ndërhyrjen​​ në të drejtën e pronës së​​ parashtruesit të kërkesës, përkatësisht kontrollin e përdorimit të pronës së parashtruesit​​ të kërkesës,​​ si rezultat i së cilës​​ atij​​ i është ndaluar në mënyrë të menjëhershme ushtrimi i aktivitetit ekonomik duke iu mbyllur veprimtaria biznesore.

 

  • Megjithatë,​​ Gjykata​​ rikujton se në​​ rastin​​ Megadat.com SRL kundër Moldavisë, GJEDNJ deklaroi se, me qëllim që masa e kontrollit​​ ​​ përdorimit​​ ​​ pronës të justifikohej dhe të mos përbënte shkelje të së drejtës​​ ​​ pronë, ajo duhet të parashikohet me ligj, në përputhje me interesin e përgjithshëm dhe se ekziston një marrëdhënie proporcionaliteti midis masës së dhënë dhe​​ qëllimit​​ që​​ dëshirohet​​ të arrihet (shih​​ rastin​​ e GJEDNJ-së,​​ Megadat.com SRL kundër Moldavisë, cituar më sipër, paragrafi 66)Duke qenë se Gjykata konstatoi sa ka pasur ndërhyrje në të drejtë në pronë, në vazhdim ajo do të vlerësoj hapin e dytë të përcaktuar më lart, nëse ndërhyrja ka​​ qenë e përcaktuar me ligj.​​ 

 

  • a​​ ka qenë​​ pengesa apo​​ ndërhyrja në​​ gëzimin paqësor të pronës​​ e paraparë me ligj

 

    • Parimet e përgjithshme të GJEDNJ-së të paraqitura në praktikën gjyqësore në lidhje me shprehjen “e paraparë me ligj”( “prescribed by law”)

 

  • Çdo ndërhyrje në të drejtat e mbrojtura me nenin 1 të Protokollit nr. 1 duhet të jetë në pajtim me prezumimin e ligjshmërisë (shih​​ rastet​​ e GJEDNJ-së,​​ Vistiņš dhe Perepjolkins kundër Letonisë,​​ nr. 71243/01, Aktgjykim​​ i 25 tetorit 2012, ​​ paragrafi 95;​​ Béláné Nagy kundër Hungarisë,​​ nr. 53080/13, Aktgjykim​​ i ​​ 13 dhjetorit 2016,​​ paragrafi 112). Shprehja​​ “në​​ kushtet e​​ parapara​​ me ligj​​ që i referohet çdo ndërhyrjeje në të drejtën për gëzimin paqësor të​​ pronës​​ duhet të interpretohet në të njëjtën mënyrë si shprehja​​ “e paparaparë me ligj”​​ nga neni 8​​ (E drejta e privatësisë)​​ i KEDNJ-së​​ në​​ raport​​ me​​ të drejtat e mbrojtura nga ajo dispozitë ose termi​​ “e paraparë me ligj”​​ që i referohet ndërhyrjes në të drejtat e mbrojtura sipas neneve 9, 10 dhe 11 të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parimi i ligjshmërisë është kërkesa e parë dhe më e rëndësishme nga neni 1 i Protokollit nr. 1. Fjalia e dytë e paragrafit të parë lejon​​ ndërhyrjen​​ ​​ “pronë”​​ vetëm​​ "në kushtet e parapara me ligj”,​​ dhe paragrafi i dytë​​ u njeh shteteve të drejtën​​ të kontrollojnë përdorimin e pronës duke zbatuar​​ ligjet.​​ Përveç kësaj,​​ sundimi i ligjit, një nga parimet themelore të një shoqërie demokratike, është pjesë e të gjitha neneve të KEDNJ-së (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Iatridis kundër Greqisë,​​ Aktgjykim​​ i​​ 25 marsit​​ 1999, nr. 31107/96, paragrafi 58;​​ ish-mbret i Greqi​​ dhe të tjerët kundër Greqisë, cituar më lart, paragrafi 79; dhe​​ Broniowski kundër Polonisë,​​ nr. 31443/96,​​ Aktgjykim i 22 qershorit 2004, paragrafi 147).

 

  • Ekzistenca e një baze ligjore në të drejtën e brendshme nuk mjafton në vetvete për të përmbushur parimin e ligjshmërisë. Përveç kësaj, baza ligjore duhet të ketë një cilësi të caktuar, domethënë të jetë në përputhje me sundimin e ligjit dhe të ofrojë garanci kundër arbitraritetit. Në lidhje me këtë, duhet theksuar se kur flitet për​​ “ligjin”,​​ neni 1 i Protokollit nr. 1 aludon për të njëjtin koncept​​ të cilit​​ KEDNJ​​ i referohet në nene të tjerë kur përdor atë shprehje, një koncept që përfshin ligjet dhe praktikën gjyqësore (shih rastet e GJEDNJ-së.​​ Špaček, s.r.o., kundër Republikës Çeke,​​ nr. 26449/95, Aktgjykim​​ i​​ 9 nëntorit​​ 1999, ​​ paragrafi 54;​​ Vistiņš​​ dhe Perepjolkins kundër Letonisë,​​ të​​ cituar më lart, paragrafi 96).

 

 

  • Në lidhje me disponueshmërinë, termi "ligj"​​ duhet të interpretohet në kuptimin e tij material, jo në kuptimin e tij formal. Prandaj, fakti që disa​​ rregulla të caktuara​​ që kanë të bëjnë me ushtrimin e të drejtave të mbrojtura​​ me​​ nenin​​ 1​​ ​​ Protokollit nr. 1 nuk janë​​ publikuar​​ në gazetat zyrtare në formën e parashikuar​​ me ligjin​​ për miratimin e instrumenteve legjislative ose rregullatore që detyrojnë qytetarët dhe personat juridikë në përgjithësi, nuk pengon që këto rregullore të konsiderohen​​ ”ligj”, nëse Gjykata është e bindur se publiku është të vetëdijshëm për to në një mënyrë tjetër (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Špaček, s.r.o., kundër Republikës Çeke, të cituar më lart,​​ paragrafët 57 - 60).

 

  • Më tej, Gjykata rikujton se kur​​ shqyrtohen​​ në bazë të nenit​​ 1 të Protokollit nr. 1, ligjet me zbatim retrospektiv​​ për të cilët u konstatua​​ se përfaqësojnë​​ ndërhyrje legjislative ishin megjithatë në përputhje me kërkesën e ligjshmërisë nga neni 1 i Protokollit nr. 1 (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Maggio dhe të tjerët kundër Italisë,​​ nr. 46286/09, 52851/08, 53727/08, 54486/08 dhe 56001/08, Aktgjykim​​ i​​ 31 gushtit​​ 2011, paragrafi 60;​​ Arras dhe të tjerët kundër Italisë,​​ nr. 17972/07 , Aktgjykim​​ i​​ 14 majit​​ 2012, paragrafi 81).​​ 

 

  • Përdorimi i​​ masave​​ ​​ kontrollit të zbatuara në bazë të ligjeve të​​ nxjerra​​ pas shfaqjes së fakteve që çojnë​​ deri te​​ ndërhyrja, si të tilla, nuk janë të paligjshme (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Saliba kundër Maltës,​​ nr. 4251/02, Aktgjykim​​ i​​ 8 shkurtit​​ 2006,​​ paragrafët 39 - 40) nëse ato ligje nuk janë miratuar​​ në veçanti​​ për të ndikuar në rezultatin e një rasti individual. As​​ KEDNJ​​ dhe as protokollet e saj nuk parandalojnë ndërhyrjen e legjislativit në​​ kontratat​​ ekzistuese me efekt prapaveprues (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Mellacher dhe të tjerët kundër Austrisë,​​ nr. 10522/83; ​​ 11011/84; 11070/84, ​​ Aktgjykim i​​ 19 dhjetorit​​ 1989,​​ paragrafi 50;​​ Bäck kundër Finlandës,​​ nr. 37598/97 , Aktgjykim​​ i​​ 20 tetorit​​ 2004,​​ paragrafi 68).

 

  • Megjithatë, në rrethana të caktuara, zbatimi retrospektiv i legjislacionit që ka efektin e privimit të një personi nga​​ prona​​ ekzistuese e cila ishte pjesë e​​ pronësisë​​ së tij mund të përbëjë një ndërhyrje që mund të prishë ekuilibrin e drejtë midis kërkesave​​ me interes​​ të përgjithshëm. nga njëra anë dhe mbrojtjes​​ ​​ gëzimit paqësor​​ të​​ së​​ drejtës së​​ pronësisë​​ nga ana tjetër (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Maurice kundër Francës,​​ nr. 11810/03, Aktgjykim​​ i​​ 6 tetorit​​ 2005, ​​ paragrafët 90 dhe 93).

 

  • Parimi i ligjshmërisë përfshin gjithashtu detyrën e shtetit ose autoritetit tjetër publik për të respektuar urdhrat e gjykatës ose vendimet e marra kundër tij (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Belvedere Alberghiera S.r.l. kundër Italisë,​​ nr. 31524/96, Aktgjykim​​ i​​ 30 tetorit​​ 2000, paragrafi 56).​​ 

 

  • Në fund,​​ në rastin​​ Aliyeva dhe të tjerët kundër Azerbajxhanit,​​ GJEDNJ​​ konkludoi gjithashtu se kur vendimet qartazi kontradiktore, dhe veçanërisht vendimet e Gjykatës​​ Supreme, ku​​ janë nxjerrë aktgjykimet​​ që përmbanin vlerësime kontradiktore për të njëjtën situatë në rastet e​​ parashtruesve të kërkesës​​ dhe në rastet e iniciuara nga persona të tjerë, përfaqësojnë ndërhyrje në të drejtën për gëzimin paqësor të pronës,​​ nëse nuk jepet shpjegim i arsyeshëm për dallimet​​ ndërhyrjet​​ e​​ tilla nuk mund të konsiderohen të ligjshme për qëllimet e nenit 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës sepse çojnë në mospërputhje të​​ procedurave​​ të tyre (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Aliyeva dhe të tjerët kundër Azerbajxhanit,​​ nr. 66249/16 66271/16 75978/16 77309/16 77691/16 1038/17 52821/17, Aktgjykim​​ i​​ 21 dhjetorit​​ 2021,​​ ​​ paragrafët​​ 130-135).

 

    • Zbatimi i parimeve të përgjithshme të​​ kriterit ​​ ​​ përcaktueshmërisë​​ ​​ me ligj​​ 

 

  • Në lidhje​​ me këtë kriter, Gjykata​​ para së gjithash vëren se me​​ “vendimin--njoftimin”​​ e Drejtorisë për Lojërat e Fatit​​ të ATK-së​​ [me​​ nr.​​ reference ATK/DLF07/18-2019] të 3 majit​​ 2019 është dhënë arsyetimi si vijon:​​ Marrë parasysh se ​​ më 10 maj 2019, hyn në fuqi Ligji Nr. 06/L-155 për​​ ndalimin e lojërave të fatit, përmes kësaj shkresë zyrtare ju njoftojmë se në zbatim të dispozitave ligjore nga neni 1 i këtij ligji, me të cilin kërkohet ndalimi dhe mbyllja e të gjitha lojërave të fatit në Republikën e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës/Drejtoria për Lojëra të Fatit REVOKON licencën nr. 35/2017, të lëshuar më 12.10.2017, subjektit “CO-COLINA” SH.P.K. me NF. ​​ 600241963.

 

  • Gjykata vëren se Drejtoria e Lojërave të Fatit e ATK-së me rastin e revokimit të licencës është thirrur në nenin 1 të Ligjit nr. 06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit,​​ që përcakton se​​ “Me këtë ligj ndalohen dhe mbyllen të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.​​ ​​ Andaj, Gjykata vlerëson se kufizimi ishte i paraparë me ligj.

  • Bazuar në atë që u tha më sipër, Gjykata​​ konkludon​​ se​​ deri tek​​ ndërhyrja në gëzimin paqësor të pronës së​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ ka​​ ardhur me​​ “vendim-njoftimin​​ e​​ Drejtorisë së Lojërave të Fatit të​​ ATK-s, dhe më​​ pas me​​ Aktgjykimin [A. nr. 1861/2019] të Gjykatës Themelore,​​ Aktgjykimin [AA. nr. 242/2021] të Gjykatës së Apelit, si dhe me Aktgjykimin [ARJ. UZVP nr. 83/2021] të Gjykatës Supreme, i cili ka vërtetuar​​ vendim-njoftimin​​ e​​ Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së [me​​ nr.​​ reference ATK/DLF07/18-2019] i 3 majit 2019, si dhe vendimi i ATK-së nr. 238/2019, i 4 korrikut 2019

 

  • Ndërsa, parimi i ligjshmërisë nënkupton gjithashtu se dispozitat e zbatueshme të ligjit të brendshëm janë mjaftueshëm të qasshme, të sakta dhe të parashikueshme në zbatimin e tyre, në rastin konkret kemi të bëjmë me një ligj të votuar në një seancë publike të Kuvendit, i cili është publikuar në gazetën zyrtare, dhe e cila parasheh në nenin 3 se “hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”. Prandaj Gjykata konkludon se ligji ishte në dispozicion të parashtruesit të kërkesës dhe se normat ishin të sakta dhe të parashikueshme).

 

  • Më tej, Gjykata vëren se​​ Njoftimi i ATK-së​​ është​​ vërtetuar​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ [A. nr. 1861/2019] të Gjykatës Themelore,​​ Aktgjykimin [AA. nr. 242/2021] të Gjykatës së Apelit dhe me​​ Aktgjykimin [ARJ. UZVP nr. 83/2021] të Gjykatës Supreme.

 

  • Gjykata, gjithashtu vëren se me​​ Aktgjykimin [A. nr. 1861/2019] të Gjykatës Themelore, është arsyetuar se ndërhyrja është bërë në pajtim me ligjin dhe se është paraparë me ligj. Më tej Gjykata rikujton arsyetimin e Aktgjykimit të Gjykatës Themelore ​​ ku theksohet si në vijim​​ “Gjykata konsideron se e paditura [Administrata Tatimore e Kosovës] ka vepruar drejt kur ka nxjerrë njoftimin për revokimin e licencës, të datës 05.03.2019, për ta informuar ​​ paditësin se, në përputhje me dispozitat e nenit 1 të Ligjit nr. 06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit, atij i revokohet licenca nr. 35/2017, e lëshuar më 12.10.2017. Gjykata e vlerëson të drejtë këtë veprim të së paditurës, pasi që në këtë rast i padituri ka qenë i detyruar të zbatojë ligjin në fjalë, i cili ka hyrë në fuqi më 05.10.2019. Dispozita e nenit 1 të Ligji nr. 06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit parasheh:​​ Me këtë​​ ligj ndalohen dhe mbyllen​​ të gjitha lojërat e fatit në​​ tërë​​ territorin e Republikës së Kosovës”.

 

  • Më tej,​​ arsyetime​​ të njëjta apo të ngjashme në lidhje me zbatimin e dispozitave të nenit 1 të Ligjit​​ të kontestuar​​ janë dhënë edhe në aktgjykimet e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme, me arsyetimin se ndërhyrja në të drejtat pronësore përmes anulimit të licencave të vlefshme parashtruesit të kërkesës, parashihej​​ me nenin 1 të Ligjit të kontestuar, të miratuar nga Kuvendi, si​​ institucion​​ shtetëror të​​ cilit​​ Kushtetuta​​ i​​ ka​​ dhënë të drejtën e ushtrimit të​​ pushtetit legjislativ dhe ky fakt nuk kontestohet as nga​​ ana e​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës.​​ 

 

  • Përdorimi i masave të kontrollit të zbatuara në bazë të ligjeve të nxjerra pas shfaqjes së fakteve që çojnë deri te ndërhyrja, si të tilla, nuk janë të paligjshme (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Saliba kundër Maltës,​​ nr. 4251/02, Aktgjykim​​ i 8 shkurtit 2006, paragrafët 39 - 40) nëse ato ligje nuk janë miratuar në veçanti për të ndikuar në rezultatin e një rasti individual.​​ Në rastin konkret, Gjykata vëren se ligji i kontestuar ka efekt të përgjithshëm dhe nuk synon të ndikojë në rastin individual të parashtruesit të kërkesës, por ka vepruar​​ erga omnes​​ dhe synon të rregullojë rregullat dhe fushën e lojërave të fatit.

 

  • Andaj,​​ Gjykata konstaton se masat për kontrollin e përdorimit të pronës, përkatësisht revokimin e licencës së vlefshme të biznesit dhe lejes së punës, janë miratuar në bazë të nenit 1 të Ligjit të kontestuar, i cili ka ndryshuar ligjin e mëparshëm. Gjithashtu, është e qartë se kjo dispozitë kontestuese ka qenë përgjithësisht e zbatueshme, se ka hyrë në fuqi më 10 maj 2019, përpara se vendimi për heqjen e licencës së biznesit dhe lejes së punës të fillonte të jepte efekt juridik dhe se, duke pasur parasysh formulimin e tij, parashtruesit e kërkesës kanë mundur të presin që ato të zbatohen për ta (shih paragrafin 61 më lart) (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Vistiņš dhe Perepjolkins kundër Letonisë, të cituar më lart, paragrafi 95).

 

  • Për shkak të gjithë asaj ​​ që u tha më sipër,​​ Gjykata​​ konstaton​​ se​​ kufizimi ishte i paraparë me ligj,​​ dispozitat e​​ Ligjit​​ të kontestuar​​ ishin​​ të parashikueshme​​ sepse ishin​​ formuluar me qartësinë dhe saktësinë e nevojshme.​​ Andaj, Gjykata​​ arrin në përfundimin​​ se ndërhyrja në​​ të drejtën e parashtruesit të kërkesës për gëzimin paqësor të pronës​​ në këtë​​ rast​​ është bërë​​ në bazë të ligjit.

​​ 

  • A​​ ka pasur​​ pengesa apo​​ ndërhyrja​​ në gëzimin paqësor të pronës​​ qëllim legjitim (interes i përgjithshëm)

 

  • Sipas GJEDNJ-së, çdo ndërhyrje në të drejtat dhe liritë e garantuara me Konventë duhet të ketë një qëllim legjitim.​​ Po kështu, në​​ në rast të​​ mosveprimit të​​ shtetit. Vetë parimi i​​ ekuilibrit të drejtë”​​ si pjesë përbërëse e​​ nenit​​ 1 të Protokollit nr. 1 presupozon ekzistencën e një interesi të përgjithshëm të komunitetit. Për më tepër, duhet përsëritur se rregullat e ndryshme të përfshira në nenin 1 nuk janë të​​ ndryshme, në kuptimin e​​ moskoherencës, dhe se rregulli​​ i​​ dytë dhe​​ i​​ tretë u referohen vetëm rasteve të veçanta të ndërhyrjes në të drejtën për gëzimin paqësor të pronës. Një nga efektet e kësaj është se ekzistenca e​​ interesit publik​​ të kërkuar në fjalinë e dytë, ose​​ interesit të përgjithshëm​​ në paragrafin e dytë, në fakt janë pasojë e parimit të përcaktuar në fjalinë e parë, kështu që ndërhyrja në ushtrimin e të drejtës për gëzimin paqësor të pronës në kuptimin e fjalisë së parë të nenit 1 duhet të ketë gjithashtu​​ një qëllim në interesin publik​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Broniowski kundër Polonisë,​​ të​​ cituar më lart, paragrafi 148;​​ Könyv-Tár Kft dhe të tjerët kundër Hungarisë, nr. 21623/13, Aktgjykim i 16​​ marsit​​ 2018, paragrafi 45,​​ Beyeler kundër Italisë,​​ të​​ cituar më lart, paragrafi 111).

 

  • Lista e qëllimeve për të cilat ndërhyrja do të binte në sferën e konceptit të interesit publik është e gjerë dhe mund të përfshijë qëllime të ndryshme të reja që i nënshtrohen konsideratave të politikës publike në kontekste të ndryshme faktike.​​ Konkretisht, vendimi për të miratuar një ligj,​​ sipas të cilit konfiskohet​​ prona ​​​​ ose​​ kompensimi nga sigurimi social​​ zakonisht përfshin shqyrtimin​​ e​​ çështjeve politike,​​ shoqërore​​ dhe sociale​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Ish-Mbreti i Greqisë dhe të tjerët kundër Greqisë, të cituar më lart, paragrafi 87;​​ Vistiņš dhe Perepjolkins kundër Letonisë, të cituar më lart, paragrafi 106).​​ 

 

  • Sipas sistemit të mbrojtjes të vendosur nga​​ KEDNJ, u takon autoriteteve kombëtare të kryejnë një vlerësim fillestar të ekzistencës së një problemi me interes publik që kërkon masa të privimit të pronës ose ndërhyrjes në gëzimin paqësor të​​ pronës”.​​ Dhe në këtë, si në fushat e tjera që mbulohen nga masat mbrojtëse të Konventës, organet kombëtare gëzojnë një​​ margjinë​​ të​​ gjerë​​ vlerësimi. Për shembull,​​ margjina e vlerësimit​​ që gëzon ligjvënësi në zbatimin e rregullave sociale dhe ekonomike është i gjerë dhe Gjykata do të respektojë vlerësimin e legjislativit për atë​​ se çfarë​​ është​​ në interes publik,​​ përveç rastit kur ky vlerësim është​​ qartazi​​ pa një bazë të arsyeshme (shih​​ rastin​​ e GJEDNJ-së,​​ Béláné Nagy kundër Hungari,​​ ​​ të cituar më lart, paragrafi 113).

 

  • Më tej, koncepti i​​ “interesit publik”​​ është domosdoshmërisht i gjerë (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Vistiņš dhe Perepjolkins kundër Letonisë,​​ të​​ cituar më lart, paragrafi 106;​​ R.Sz. kundër Hungarisë,​​ nr. 41838/11, Aktgjykim​​ i​​ 4 nëntorit​​ 2013, paragrafi 44;​​ Grudić kundër Serbisë,​​ nr. 31925/08, Aktgjykim​​ i​​ 24 shtatorit​​ 2012, paragrafi 75.). Gjykata zakonisht respekton pretendimet e shteteve se ndërhyrja që shqyrton ishte në interes​​ publik​​ dhe shqyrtimi i saj në këtë drejtim është​​ i intensitetit më të ulët. Prandaj, pretendimi i​​ parashtruesit të kërkesës​​ se një masë e​​ caktuar​​ në realitet i shërbente një qëllimi të ndryshëm nga ai​​ që ishte​​ thirrur shteti i paditur në kontekstin e një​​ rasti​​ të veçantë​​ në Gjykatë, rrallëherë ka një perspektivë serioze​​ për sukses. Në çdo rast, është e mjaftueshme për Gjykatën që ndërhyrja të jetë në interesin publik, edhe nëse ky interes është i ndryshëm nga interesi i shprehur shprehimisht nga shteti në procedurën​​ ​​ Gjykatë. Madje, në disa raste, Gjykata e​​ konstatoi​​ qëllimin sipas detyrës zyrtare (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Ambruosi kundër Italisë,​​ nr. 31227/96, Aktgjykim​​ i​​ 19 janarit​​ 2001, paragrafi 28;​​ Marija Božić kundër Kroacisë,​​ nr. 50636/09, Aktgjykim​​ i​​ 24 prillit​​ 2014,​​ paragrafi 58).​​ 

 

  • Si rezultat i këtij respekti për vlerësimin e autoriteteve vendase, ka shembuj të rrallë të situatave në të cilat Gjykata nuk ka konstatuar se ka një interes publik që do të justifikonte ndërhyrjen (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ S.A. Dangeville kundër Francës, nr. 36677/97, Aktgjykim i 16 korrikut 2022,​​ paragrafët 47 dhe 53 - 58​​ ​​ moskthimi i​​ taksës së​​ parapaguar;​​ Rosenzweig dhe Bonded Warehouses Ltd. kundër Polonisë,​​ të cituar më lart,​​ paragrafi 56.​​ 

 

  • Duke iu kthyer rastit konkret,​​ Gjykata vëren se​​ Qeveria e Republikës së Kosovës ka përgatitur një Koncept Dokument​​ për Lojërat,​​ si rezultat i problemit në zbatimin e Ligjit​​ nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit. Për të adresuar këtë problem, Koncept Dokumenti për Lojërat e Fatit parashihte tri​​ opsione:​​ (i)​​ opsionin pa ndryshime (status quo); (ii)ndryshimin e politikës;​​ si dhe​​ (iii)​​ ndryshimin e qasjes ekzistuese të zbatimit. Opsioni i parë nuk parashihte ndërmarrjen e ndonjë veprimi, përkatësisht parashihej vazhdimi i zbatimit të ligjit që ishte në fuqi. Në anën tjetër, opsioni i dytë, ai i ndryshimit të politikës, konsistonte në hartimin e një ligji të ri që do të ndikonte në kontrollin dhe mbikëqyrjen më të mirë të lojërave të fatit dhe do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit. Në fund, opsioni i tretë parashihte masa të cilat do të ndikonin në ndryshimin e qasjes së zbatimit përmes fushatave mediale për përmirësimin e perceptimit publik për lojërat e fatit si dhe memorandume bashkëpunimi në mes autoriteteve kompetente.

 

  • Në Koncept Dokumentin për Lojërat e Fatit ishin vënë në pah problemet që e karakterizonin Ligjin Nr. 04/L-080 për​​ Lojërat e​​ Fatit, konkretisht rritja e ekonomisë joformale dhe shmangia nga tatimi, të cilat buronin drejtpërdrejtë nga moszbatimi i drejtë në praktikë i ligjit.

 

  • Megjithatë, në këtë rast, Gjykata vlerëson se kontrolli i tregut dhe rregullimi i rregullave për lojërat e fatit​​ paraqet​​ një synim legjitim​​ ​​ shtetit​​ në interes publik​​ me qëllim të zvogëlimit​​ ​​ të problemeve që e karakterizonin​​ Ligji nr. 04/L-080 për​​ Lojërat e​​ Fatit, më konkretisht rritjen e ekonomisë joformale dhe​​ shmangien e tatimit, që​​ kanë rrjedhur​​ drejtpërdrejt nga moszbatimi i duhur i ligjit në praktikë. Gjykata​​ rikujton se autoritetet shtetërore gëzojnë një​​ margjinë​​ të gjerë​​ të​​ vlerësimit​​ si në drejtim të zgjedhjes së mjeteve​​ zbatuese,​​ ashtu edhe në​​ aspektin e ​​​​ konstatimit nëse pasojat e zbatimit​​ justifikohen​​ me​​ interesin e përgjithshëm për të arritur​​ qëllimin​​ e ligjit të caktuar (shih​​ rastin ​​​​ e GJEDNJ-së,​​ Beyeler​​ kundër​​ Italisë,​​ të​​ cituar më​​ lart, paragrafi​​ 112).

 

  • Në fund,​​ Gjykata​​ konkludon​​ që,​​ pavarësisht nga fakti se qëllimi legjitim i ligjit të kontestuar nuk ishte​​ theksuar qartë nga Kuvendi me rastin e​​ miratimit të ligjit​​ të kontestuar, Kuvendi ka ndjekur një qëllim legjitim me rastin e miratimit të Ligjit të kontestuar.

 

  • ​​ a​​ ka qenë pengesa apo ndërhyrja në gëzimin paqësor të pronës proporcionale përkatësisht në​​ ekuilibër të drejtë

 

  • Për të qenë në pajtim me rregullin e përgjithshëm të përcaktuar në fjalinë e parë të paragrafit të parë të nenit 1 të Protokollit nr. 1, ndërhyrja në të drejtën e gëzimit paqësor të “pronës”, përveç që duhet të jetë e paraparë në ligj dhe në interes publik, duhet të rezultojë me “ekuilibër të drejtë” mes kërkesave të interesit publik të komunitetit dhe kërkesave për të mbrojtur të drejtat themelore të individit​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Beyeler kundër Italisë​​ të cituar më lart,​​ paragrafi​​ 107;​​ Ališić dhe të tjerët kundër Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Serbisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë,të cituar më lart,​​ ​​ paragrafi​​ 108).

 

  • Me fjalë tjera, në rastet që përfshihen​​ shkelje të pretenduara​​ të​​ nenit 1 të Protokollit​​ nr. 1, Gjykata duhet të vlerësojë nëse për arsye të veprimit apo mosveprimit të Shtetit personi në fjalë është dashur të bartë një barrë joproporcionale dhe të tepërt. Gjatë vlerësimit të pajtueshmërisë me këtë kërkesë, Gjykata duhet të bëjë një​​ shqyrtim​​ të​​ gjithëmbarshëm​​ të interesave të ndryshme​​ në këtë çështje, duke​​ pasur parasysh​​ se Konventa ka për qëllim të mbrojë të drejtat të cilat janë​​ “praktike dhe efektive”. Në këtë kontekst, duhet theksuar se pasiguria​​ -​​ qoftë legjislative, administrative apo që lind nga praktikat e aplikuara nga autoritetet, është faktor që merret parasysh gjatë vlerësimit të sjelljes së një Shteti (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Broniowski kundër Polonisë,​​ të cituar më lart,​​ paragrafi​​ 151).

 

  • Kërkimi i këtij balanci është i mishëruar në tërë Konventën dhe gjithashtu reflektohet në strukturën e​​ nenit 1 të Protokollit​​ nr. 1 (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Sporrong dhe Lönnroth kundër Suedisë,​​ të cituar më lart,​​ paragrafi​​ 69;​​ Brumărescu kundër Rumanisë,​​ nr. 28342/95, Aktgjykim i 28 tetorit 1999,​​ paragrafi​​ 78;​​ Saliba kundër Maltës,​​ të cituar më lart,​​ paragrafi​​ 36).

 

  • Çështja nëse është gjetur ekuilibri i drejtë bëhet relevante vetëm pasi të jetë konstatuar se ndërhyrja në fjalë i ka shërbyer interesit publik, e ka plotësuar kërkesën e ligjshmërisë dhe nuk ka qenë arbitrare (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Iatridis kundër Greqisë,të cituar më lart, paragrafi 58;​​ Beyeler kundër Italisë​​ të cituar më lart, paragrafi 107).

 

  • Kjo çështje është më së shpeshti vendimtare për përcaktimin nëse ka pasur apo jo shkelje të​​ nenit 1 të Protokollit Nr. 1. Gjykata zakonisht kryen një analizë të​​ detajuar​​ të kërkesës së proporcionalitetit,​​ për dallim nga​​ shqyrtimi​​ paksa​​ më i kufizuar i asaj nëse ndërhyrja ka ndodhur në​​ interes​​ publik.​​ 

 

  • Qëllimi i testit të proporcionalitetit është të vërtetojë së pari si dhe deri në ç’masë parashtruesit të kërkesës i është kufizuar ushtrimi i të drejtave të prekura nga ndërhyrja e ankimuar dhe cilat ishin pasojat negative të kufizimit të imponuar mbi ushtrimin e të drejtës së parashtruesit të kërkesës në situatën e tij/saj.​​ Pas kësaj, ky ndikim​​ krahasohet​​ me​​ rëndësinë​​ e​​ interesit publik, për shkak të​​ të cilit​​ ka ardhur deri te ndërhyrja.​​ 

 

  • Gjatë këtij ekzaminimi, Gjykata merr parasysh faktorë të shumtë.​​ Nuk ekziston një listë fikse e faktorëve në fjalë. Ata ndryshojnë nga rasti në rast, varësisht nga​​ gjendja faktike​​ e rastit dhe natyrës​​ ​​ ndërhyrjes në fjalë.​​ Faktorët dhe faktet që gjykata merr parasysh gjatë testit mund të jenë si në vijim; a)​​ faktorët proceduralë, b)​​ përzgjedhja e masave;​​ c)​​ çështje substanciale relevante për testin e balancit të drejtë;​​ d)​​ aspekte të ndërlidhura me parashtruesin e kërkesës;​​ e)​​ kompensimi për ndërhyrje në pronësi si element i ekuilibrit të drejtë.​​ 

 

  • Në rastin konkret, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës​​ ka pasur​​ një licencë dhe leje pune​​ të vlefshme, me afat ​​ të vlefshmërisë nga data 8 gusht 2018 deri më 9 gusht 2019.

 

  • Tutje,​​ Gjykata vëren se ka pasur një ndërhyrje në gëzimin paqësor të pronës, përkatësisht masa të kontrollit të shfrytëzimit të pronës​​ së parashtruesit të kërkesës në bazë të​​ vendimit-njoftimit​​ të Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së [me numër reference nr. ATK/DLF07/18-2019] të 03​​ majit​​ 2019, me të cilën është urdhëruar që parashtruesit të kërkesës, subjektit​​ “CO-COLINA”​​ SH.P.K. me NF 600241963 ​​ t’i ​​ REVOKOHET licenca nr. 35/2017, e lëshuar më 12.10.2017, si dhe leja e punës,​​ e ​​​​ vlefshme deri më 9 gusht 2019.

 

  • Më pas, Gjykata konstaton se​​ “vendimi-njoftimi”​​ i Drejtorisë së Lojërave të Fatit të ATK-së [me reference nr. ATK/DLF07/18-2019] i 3 majit 2019, si dhe vendimi i ATK-së nr. 238/2019, 4 korrikut 2019, janë vërtetuar me aktgjykimin [A. nr. 1861/2019] të Gjykatës Themelore, aktgjykimin [AA. nr. 242/2021] të Gjykatës së Apelit, si dhe me Aktgjykimin [ARJ. UZVP nr. 83/2021] të Gjykatës Supreme.

 

  • Faktorët proceduralë

 

  • Edhe pse neni 1 i Protokollit nr. 1 nuk përmban​​ prezumime​​ shprehimore procedurale, i njëjti është interpretuar se nënkupton që personave​​ të​​ prekur nga masa e cila ndërhyn mbi​​ “pronën​​ e tyre duhet​​ ofruar​​ mundësi të arsyeshme​​ që t’i paraqesin argumentet​​ e tyre para autoriteteve përgjegjëse me qëllim të​​ kontestimit​​ efektiv të masave në fjalë, duke pretenduar, varësisht prej rastit,​​ ​​ se janë të paligjshme​​ apo​​ se​​ përbëjnë sjellje​​ arbitrare dhe të paarsyeshme (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ G.I.E.M. S.R.L. dhe të tjerët kundër Italisë,​​ nr.​​ 1828/06, Aktgjykim​​ i 28 qershorit 2018,​​ paragrafi​​ 302;​​ AGOSI kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 9118/80, Aktgjykim​​ i 24 tetorit 1986, paragrafi​​ 55 dhe 58-60).​​ 

 

  • Është gjithashtu relevant fakti që argumentet e rëndësishme të paraqitura nga parashtruesit e kërkesave ishin ekzaminuar me kujdes nga autoritetet (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Megadat.com SRL kundër Moldavisë,​​ të cituar më lart,​​ paragrafi 74;​​ Bistrović kundër Kroacisë,​​ nr. 2577/05,​​ Aktgjykim i​​ 31 gushtit 2007, paragrafi​​ 37).

 

  • Sa i përket faktorëve proceduralë, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës ka pasur mundësinë që ta kontestojë vendimin, fillimisht para organit të shkallës së dytë të ATK-së, dhe më vonë në procedurë të rregullt gjyqësore në Gjykatën Themelore, të Apelit dhe në Gjykatën Supreme, ashtu që parashtruesi i kërkesës ka pasur një mundësi​​ të​​ arsyeshme për t'i paraqitur argumentet e​​ tij para​​ autoriteteve kompetente me qëllim të​​ kontestimit​​ efektiv të këtyre masave, duke pretenduar, në varësi të rastit, se ato janë të paligjshme ose se ato​​ përbëjnë​​ trajtim arbitrar dhe të paarsyeshëm (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ G.I.E.M. S.R.L. dhe të tjerët kundër Italisë, të cituar më lart,​​ paragrafi 302).

 

  • Megjithatë, Gjykata vëren se pretendimi kryesor i parashtruesit të kërkesës pranë gjykatave të rregullta ishte se neni 1 i​​ Ligjit​​ të kontestuar​​ ishte jokushtetues dhe se kishte shkelje të së drejtës së​​ parashtruesit​​ në pronë,​​ përkatësisht​​ shkelje​​ ​​ nenit 46 të Kushtetutës. Parashtruesi i kërkesës​​ gjithashtu ka kërkuar që në rast dyshimi gjykatat e rregullta t'i referojnë lëndët në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë.

 

  • Fillimisht, Gjykata vëren se​​ për sa i takon kërkesës së parashtruesit për referim të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata Themelore ka arsyetuar me sa vijon:​​ 

 

“Pretendimet se është aplikuar dispozita e nenit 1 të Ligjit nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit në kundërshtim me normat specifike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, konkretisht neni 46 të Kushtetutës që garanton mbrojtjen e pronës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për Liritë Themelore si dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane Për Liritë Themelore​​ [GJEDNJ]. Gjykata në procedurën e konfliktit administrativ nuk mund të japë një vlerësim lidhur me pretendimet se janë në kundërshtim Ligji nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, me normat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe akteve tjera ndërkombëtare, prandaj gjykata në seancën gjyqësore nuk aprovoi propozimin e përfaqësueses së autorizuar të paditësit që kjo Gjykatë gjatë procedimit në konflikt administrativ, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, vlerësimin e përputhshmërisë së Ligjit në fjalë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

 

  • Më tej, Gjykata vëren se lidhur me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për aplikim të nenit 1 të Ligjit të kontestuar në kundërshtim me Kushtetutën, në arsyetimin e Gjykatës së Apelit u theksua si në vijim:

 

“Ndërsa pretendimet se është aplikuar dispozita e nenit 1 të Ligjit Nr.06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, në kundërshtim me normat specifike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, konkretisht nenit 46 të Kushtetutës që garanton mbrojtjen e pronës, dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për Liritë Themelore, si dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane për Liritë Themelore, gjykata e shkallës së parë në procedurën e konfliktit administrativ me të drejtë nuk ka mundur që të japë vlerësim lidhur me këtë, andaj, gjykata ​​ e shkallës së parë në seancën gjyqësore me të drejtë nuk e ka aprovuar propozimin e tij që kjo gjykatë gjatë procedimit në konflikt administrativ t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për vlerësimin e përputhshmërisë së Ligjit në fjalë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Andaj, kolegji i kësaj gjykate vlerëson se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vendosur kur është bazuar në dispozitat e LKA-së, Ligjit Nr. 06/L-155 për Ndalimin e ​​ Lojërave të Fatit, si dhe Ligjit Nr. 04/L-102 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat”.

 

  • Për sa i përket kërkesës së parashtruesit të kërkesës për referim në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata Supreme theksoi:

 

“Me nenin 15 të Ligjit për Konfliktet Administrative është përcaktuar se konflikti administrativ nuk mund të zhvillohet kundër akteve të nxjerra në çështjet, në të cilat është siguruar mbrojtja gjyqësore jashtë konfliktit administrativ, kundër akteve të nxjerra në çështjet rreth të cilave, sipas dispozitës së ligjit nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ, kundër akteve administrative, që përbëjnë një detyrim të përgjithshëm, të nxjerra nga organet e administratës, përveç kur ato cenojnë të drejtat e ligjshme të palëve. Në rastin konkret, gjykata e instancës më të ulët sipas dispozitave të këtij ligji nuk kanë mundur të merren me çështjen e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit nr.06/L-155, meqë kjo mund të jetë lëndë për shqyrtim vetëm në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.​​ 

Nga gjithë ajo që u tha, Gjykata Supreme konstatoi se pretendimet në kërkesën e paditësit për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të gjykatës janë të pabazuara, sepse nuk kanë ndikim në vërtetimin e gjendjes faktike përveç asaj të cilën e ​​ ka konstatuar gjykata e shkallës së dytë. Sipas mendimit të kësaj gjykate, aktgjykimi i kontestuar i gjykatës së shkallës së dytë është i qartë dhe i kuptueshëm. Në arsyetimin e aktgjykimit të kundërshtuar ka shumë arsye që lidhen me faktet vendimtare të cilat i pranon edhe kjo gjykatë. Gjykata vlerëson se e drejta materiale është zbatuar drejt dhe se ligji nuk është shkelur në dëm të paditësit.”

 

  • Gjykata vëren se asnjëra nga gjykatat e shkallës më të ulët nuk kanë pranuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës për referim të​​ rastit para Gjykatës Kushtetuese. Gjykata më tej vëren se Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit kishin konstatuar se në procedurën e konfliktit administrativ nuk mund të jepnin vlerësim lidhur me kushtetutshmërinë e Ligjit të kontestuar me Kushtetutën,​​ ndërkaq që Gjykata Supreme kishte theksuar se gjykatat e shkallës më të ulët nuk kanë mundur të merren me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar pasi që çështja mund të ishte objekt shqyrtimi vetëm para Gjykatës Kushtetuese.​​ 

 

  • Nga të gjitha​​ të cekurat​​ më sipër, Gjykata konstaton se​​ përgjatë​​ tërë​​ procedurës para gjykatave të rregullta, parashtruesi​​ i kërkesës​​ nuk ka marrë përgjigje adekuate dhe të arsyetuar​​ për dy​​ çështjet​​ kryesore që parashtruesi i kërkesës i ka deklaruar gjatë gjithë procedurës: (i)gjykatat e rregullta nuk kanë​​ shqyrtuar​​ me kujdes të​​ mjaftueshëm​​ pretendimet kryesore të​​ parashtruesit të kërkesës​​ që​​ kishin​​ të bëjnë me​​ shkeljen​​ ​​ e​​ së drejtës së pronës;​​ si dhe​​ (ii)​​ kërkesa​​ e​​ parashtruesit​​ që në rast dyshimi,​​ rasti​​ t'i referohet Gjykatës Kushtetuese për​​ vlerësimin e kushtetutshmërisë​​ (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Megadat.com SRL kundër Moldavisë,​​ të​​ cituar më lart, paragrafi 74;​​ Bistrović kundër Kroacisë,​​ të cituar më lart​​ , paragrafi 37).

​​ 

  • Prandaj,​​ Gjykata​​ konkludon​​ se për sa i përket faktorëve proceduralë,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kishte një mundësi të arsyeshme për t'i paraqitur argumentet e tij autoriteteve kompetente me qëllim të​​ kontestimit​​ efektiv të këtyre masave, duke pretenduar, në varësi të rastit, se ato janë të paligjshme ose që​​ përbëjnë​​ trajtim arbitrar dhe të paarsyeshëm. Megjithatë, gjatë procedurës, gjykatat e rregullta nuk i kanë shqyrtuar me kujdes pretendimet kryesore të​​ parashtruesit të kërkesës​​ lidhur me shkeljen e së drejtës së pronës, si dhe kërkesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ që në rast dyshimi, çështja t'i referohet Gjykatës Kushtetuese për​​ vlerësim të kushtetutshmërisë.

 

  • Përzgjedhja e masave

 

  • Një nga elementet e testit të​​ ekuilibrit​​ të drejtë është​​ çështja nëse kanë ekzistuar masa të tjera më pak ndërhyrëse që autoritetet publike mund t'i kishin zbatuar në mënyrë të arsyeshme në ndjekje të interesit publik. Megjithatë, ekzistimi i mundshëm i masave të tilla si i tillë nuk e bën të pajustifikueshëm legjislacionin e kontestuar. Me kusht që legjislatura të qëndrojë brenda kornizave të veta të margjinës së vlerësimit, nuk është në domenin e Gjykatës që të vlerësojë nëse legjislacioni ka përfaqësuar zgjidhjen më të mirë për të trajtuar problemin ose nëse diskrecioni i legjislaturës do duhej ushtruar në një mënyrë tjetër (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ James dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ të​​ cituar më lart, paragrafi​​ ​​ 51;​​ Koufaki dhe Adedy kundër Greqisë,​​ nr. 57657,​​ Vendim​​ i 7 majit 2013, paragrafi​​ ​​ 48).

 

  • Mund të jetë gjithashtu relevante​​ çështja​​ nëse ka qenë e mundshme të arrihet i njëjti qëllim përmes masave më pak ndërhyrëse mbi të drejtat e parashtruesit të kërkesës dhe nëse autoritetet e kanë​​ shqyrtuar​​ mundësinë e aplikimit të këtyre zgjidhjeve më pak ndërhyrëse (shih rastet ​​ e GJEDNJ-së,​​ OAO​​ Neftyanaya Kompaniya Yukos kundër Rusisë,​​ nr. 14902/12, Aktgjykim​​ i 8 marsit 2012,​​ paragrafët​​ ​​ 651-654;​​ Vaskrsić kundër Sllovenisë,​​ nr. 31371/12, Aktgjykim​​ i 25 korrikut 2017, paragrafi​​ ​​ 83).

 

  • Në rastin para saj, Gjykata vlerëson se ndërhyrja​​ në pronë, përkatësisht masa​​ e kontrollit të shfrytëzimit të pronës​​ ka qenë​​ e menjëhershme,​​ ​​ përmes së cilës kërkohej​​ ndërprerja​​ e veprimtarisë së biznesit të parashtruesit të kërkesës dhe se nuk kishte masa të tjera alternative, në rastin​​ e​​ parashtruesit të kërkesës, pasi që​​ pas​​ ​​ hyrjes në fuqi të Ligjit të kontestuar,​​ dhe si rrjedhojë Njoftimit të ATK-së si masë zbatuese,​​ parashtruesi i kërkesës është detyruar të ndërpresë aktivitetin e tij ekonomik me efekt të menjëhershëm, duke u përballur​​ kësisoj​​ me barrë të rëndë dhe​​ jo-proporcionale.

 

  • Tutje, Gjykata i referohet edhe përgjigjes së dërguar nga Gjykata Kushtetuese e Austrisë përmes Forumit të Komisionit të Venecias lidhur me kërkesën​​ KI136/19, ku ishte theksuar se në vitin 2006 kishte vendosur që​​ në​​ një dispozitë ligjore që futet menjëherë, pa një periudhë kalimtare, një kërkesë për licencë për kompanitë që ushtrojnë biznesin e basteve është një ndërhyrje​​ jo-proporcionale​​ në të drejtën për të ushtruar biznes dhe rrjedhimisht edhe jokushtetuese (shih rastin e Gjykatës,​​ KI136/19, parashtrues​​ Co Colina, Aktvendim për papranueshmëri i 17 majit 2021, paragrafi 69).

 

  • Prandaj, Gjykata konkludon se nuk ka pasur masa të tjera alternative,​​ ato​​ të cilat janë më pak ndërhyrëse, që autoritetet publike kanë mundur t’i zbatonin në mënyrë të arsyeshme në ndjekje të interesit publik. Gjykata arrin në përfundimin se i njëjti qëllim mund të ishte arritur nga një​​ masë më pak​​ ndërhyrëse​​ në të drejtat e parashtruesit të kërkesës, si dhe se autoritetet nuk shqyrtuan mundësinë e zbatimit të atyre zgjidhjeve​​ më pak ndërhyrëse.

 

  • Çështje substanciale relevante për testin e ekuilibrit të drejtë

 

  • Në disa raste, testi i ekuilibrit të drejtë përfshin pyetjen nëse rrethanat e posaçme të rastit janë marrë mjaftueshëm parasysh nga Shteti,​​ duke përfshirë çështjen nëse masat e kontrollit të​​ “pronës”​​ ose një pjese të pronës ndikuan në vlerën ose​​ përfitimin​​ e pjesës që nuk mbulohet nga masat që i përkasin​​ parashtruesit të kërkesës​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Azas kundër Greqisë,​​ nr. 50824, Aktgjykim​​ i 21 majit 2002,​​ paragrafët​​ 51-53;​​ Interoliva ABEE kundër Greqisë,​​ nr. 58642/00, Aktgjykim​​ i 10 tetorit 2003, paragrafët​​ ​​ 31-33)

 

  • Gjykata vëren se në rastin konkret, kemi të bëjmë me masën e​​ kontrollit të​​ pronës”,​​ duke pasur parasysh se​​ parashtruesit të kërkesës​​ i​​ është​​ revokuar​​ licenca e vlefshme dhe leja e punës, por nuk ka pasur konfiskim të​​ pronës,​​ siç janë​​ lokalet e​​ parashtruesit të kërkesës,​​ aparatet​​ e lojërave​​ të fatit​​ dhe pajisje të tjera që janë të nevojshme për kryerjen e​​ lojërave të fatit.​​ 

 

  • Prandaj,​​ Gjykata​​ konsideron​​ se pavarësisht faktit se​​ nuk ka pasur konfiskim të pronës, por​​ vetëm një​​ masë kontrolli​​ të​​ “pronës”,​​ me​​ revokimin​​ e​​ licencës së​​ vlefshme​​ dhe lejes​​ së punës,​​ parashtruesi i kërkesës​​ pësoi një​​ zvogëlim​​ të vlerës së pjesëve të pronës​​ që nuk​​ ishte​​ përfshirë me​​ masat, për shkak se​​ të njëjtat​​ e humbën funksionin bazë që kishin sa ekzistonte licenca.

 

  • Aspekte të ndërlidhura me parashtruesin e kërkesës

 

  • Përkitazi me këtë faktor, Gjykata nuk ka asnjë informata as nga ATK-ja, dhe as nga gjykatat e rregullta, si dhe​​ e as nga Kuvendi i Kosovës se parashtruesi​​ i kërkesës​​ ka shkelur ndonjë normë, është dënuar ose është përpjekur të përfitojë nga ndonjë mangësi apo zbrazëti në rendin​​ juridik.​​ (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ OGIS-Institut Stanislas, OGEC Saint-Pie X dhe Blanche de Castille dhe të tjerët​​ kundër Francës,​​ Aktgjykim​​ i​​ 27 tetorit​​ 2004,​​ kërkesa​​ nr. 42219/98 et 54563/00,​​ paragrafët 69 dhe 71).

 

  • Prandaj,​​ Gjykata​​ konstaton​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk u përpoq të përfito​​ nga ndonjë mangësi ose zbrazëti në rendin ligjor, se​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk u shpall fajtor ose neglizhues në​​ shfrytëzimin​​ e licencës në mënyrë të paligjshme, në mënyrë që​​ Gjykata të mund të​​ vlerësojë​​ ​​ se ishte e nevojshme masa e kontrollit të përdorimit të pronës.

 

  • Kompensimi për ndërhyrje si element i​​ ekuilibrit​​ të drejtë

 

  • Kushtet e kompensimit janë të rëndësisë materiale për vlerësimin e​​ ekuilibrit​​ të drejtë dhe, dhe posaçërisht për​​ vlerësimin nëse masa e kontestuar​​ i​​ imponon parashtruesit​​ të kërkesës barrë​​ të paarsyeshme​​ (shih rastet e GJEDNJ-së, nr. 13092/87 dhe 13984/88,​​ Manastiret e shenjta kundër Greqisë,​​ Aktgjykim​​ i 9 dhjetorit 1994,​​ paragrafi 71;​​ Platakou kundër Greqisë,​​ nr. 38460/97, Aktgjykim​​ i 5 dhjetorit 2001,​​ paragrafi​​ 55). Marrja e pronës​​ pa pagesën e një shume arsyeshëm të lidhur me vlerën e saj, zakonisht përbën ndërhyrje joproporcionale dhe mungesë të plotë të kompensimit dhe mund të konsiderohet e justifikueshme​​ në bazë të nenit 1 të Protokollit nr. 1,​​ të KEDNJ-së​​ vetëm në rrethana​​ të jashtëzakonshme.​​ 

 

  • Ajo që është e arsyeshme varet nga rrethanat e secilit rast, por një margjinë e gjerë e vlerësimit është e mundshme gjatë vlerësimit të shumës së kompensimit.​​ Autorizimi​​ i Gjykatës për rishikim kufizohet në vlerësimin nëse​​ përzgjedhja e​​ kushteve​​ ​​ kompensimit bie​​ jashtë margjinës së vlerësimit të Shtetit në këtë domen (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ James dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ të cituar më lart,​​ paragrafi​​ 54). Gjykata do të respektojë gjykimin e​​ pushtetit legjislativ​​ lidhur me kompensimin​​ për ndërhyrje në të drejtën për gëzimin paqësor të​​ “pronës”​​ përveç rasteve kur është qartazi pa bazë të arsyeshme​​ (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Lithgow dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 9006/80; 9262/81; 9263/81; 9265/81; 9266/81; 9313/81; 9405/81, Aktgjykim​​ i 8 korrikut 1986,​​ paragrafi​​ ​​ 122).

 

  • Në rastin konkret, Gjykata vëren se masat e kontrollit të pronës ndodhën pa asnjë kompensim për​​ parashtruesin e kërkesës.​​ Masat e kontrollit të pronës pa pagesën e një shume të arsyeshme në lidhje me vlerën e saj zakonisht do të përbëjnë ndërhyrje të paarsyeshme dhe një mungesë e plotë kompensimi mund të të konsiderohet i justifikuar në bazë të nenit 1 të Protokollit nr. 1​​ të KEDNJ-së​​ vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.​​ 

 

  • Sipas GJEDNJ-së,​​ sipas sistemeve ligjore të Shteteve Kontraktuese, marrja e pronës në interes publik​​ për interes publik​​ pa pagesën e kompensimit trajtohet si e justifikuar vetëm në rrethana të jashtëzakonshme që nuk janë relevante për qëllimet aktuale. Për sa i përket nenit 1 (P1-1), mbrojtja e të drejtave pronësore që ai parashikon do të ishte kryesisht iluzore dhe joefektive në mungesë të ndonjë parimi ekuivalent​​ (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Lithgow dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, ​​ paragrafi ​​ 122).

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton se ndërhyrja në gëzimin paqësor të pronës së​​ parashtruesit të kërkesës​​ ka ndodhur​​ pa​​ pagesën e asnjë​​ kompensimi​​ parashtruesit të kërkesës​​ dhe pa mundësinë për të kërkuar të njëjtën gjë në bazë të ligjit të kontestuar, prandaj​​ nuk është arritur​​ një​​ ekuilibër i drejtë​​ ndërmjet kërkesave të interesit të përgjithshëm të komunitetit dhe kërkesave të mbrojtjes së të drejtave themelore të individit.​​ 

 

Përfundim lidhur me ekuilibrin e drejtë

 

  • Prandaj, lidhur me faktorët që merren parasysh për të përcaktuar nëse ka pasur proporcionalitet në ndërhyrjen në të drejtën për gëzimin paqësor të pronës së parashtruesit të kërkesës, Gjykata përfundon:

 

a)​​  që për sa i përket faktorëve proceduralë, që​​ parashtruesi i kërkesës​​ kishte një mundësi të arsyeshme për t'i paraqitur argumentet e tij autoriteteve kompetente me qëllim të​​ kontestimit​​ efektiv të këtyre masave, duke pretenduar, në varësi të rastit, se ato janë të paligjshme ose që​​ përbëjnë​​ trajtim arbitrar dhe të paarsyeshëm. Megjithatë, gjatë procedurës, gjykatat e rregullta nuk i kanë shqyrtuar me kujdes pretendimet kryesore të​​ parashtruesit të kërkesës​​ në lidhje​​ me shkeljen e së drejtës së pronës, si dhe kërkesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ që në rast dyshimi, çështja t'i referohet Gjykatës Kushtetuese​​ për​​ vlerësim të kushtetutshmërisë.

b)​​ b)​​ se nuk ka pasur masa të tjera alternative, ato të cilat janë më pak ndërhyrëse, që autoritetet publike kanë mundur t’i zbatonin në mënyrë të arsyeshme në ndjekje të interesit publik. Gjykata arrin në përfundimin se i njëjti qëllim mund të ishte arritur nga një​​ masë më pak​​ ndërhyrëse​​ në të drejtat e parashtruesit të kërkesës, si dhe se autoritetet nuk shqyrtuan mundësinë e zbatimit të atyre zgjidhjeve më pak ndërhyrëse

c)​​ që pavarësisht se​​ nuk ka ardhur deri te konfiskimi i pronës, por masë kontrolli​​ të​​ pronës”,​​ duke i​​ revokuar​​ licencat dhe lejet e vlefshme​​ parashtruesit të kërkesës,​​ i ishte zvogëluar​​ vlera e pjesëve të​​ pronës​​ që nuk përfshihej​​ me​​ masa, sepse humbën funksionin e tyre bazë që e kishin gjatë ekzistimit të licencës.

d)​​ ​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk është përpjekur të përfitojë nga asnjë mangësi apo zbrazëti në rendin ligjor, se​​ parashtruesi kërkesës​​ nuk është shpallur fajtor apo neglizhues në përdorimin e licencës në mënyrë të paligjshme, në mënyrë që gjykata të gjykojë se masa e kontrollit e përdorimit të pronës, revokimi i licencës,​​ ishte e nevojshme.

e)​​ ​​ se ndërhyrja në gëzimin paqësor të pronës së​​ parashtruesit të kërkesës​​ ka ndodhur pa paguar asnjë kompensim për​​ parashtruesin e kërkesës​​ dhe pa mundësinë për të kërkuar të njëjtën gjë në bazë të ligjit të kontestuar, prandaj nuk është arritur një​​ ekuilibër i drejtë​​ ndërmjet kërkesave. të interesit të përgjithshëm të komunitetit dhe të kërkesave për mbrojtjen e të drejtave themelore të individit.​​ 

 

  • Gjykata sjell në vëmendje rastin e GJEDNJ-së,​​ Megadat.Com SRL kundër Moldavisë, ku GJEDNJ kishte vlerësuar se masa e ndërmarrë nga autoritetet shtetërore ndaj kompanisë që ofronte shërbime të internetit, ishte aq e rëndë sa që kompania në fjalë ishte detyruar që ta mbyllte biznesin dhe të shiste të gjitha asetet e saj brenda një kohe shumë të shkurtër (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Megadat.com SRL kundër Moldavisë,​​ të​​ cituar më lart, paragrafi 69).

 

  • Në fund, Gjykata vëren se vendimi për heqjen e licencës ishte i menjëhershëm dhe nuk​​ kishte parashikuar​​ asnjë kompensim apo periudhë kalimtare që do t'i​​ mundësonte​​ parashtruesit të kërkesës​​ të vazhdonte​​ aktivitetin e tij ekonomik.

 

  • Nga sa u tha më lart, Gjykata konkludon që, në dritën e rrethanave mbizotëruese të rastit dhe të vlerësimeve të përshkruara më lart, ndërhyrja në pronë në rastin e parashtruesit të kërkesës nuk ka qenë proporcionale, sepse i njëjti kishte pritje legjitime që gjatë periudhës për të cilën kishte pasur licencën dhe lejen e punës së vlefshme,​​ ai do​​ të mund të ushtronte aktivitetin e tij ekonomik dhe të gëzonte në mënyrë​​ paqësore​​ pronën e tij.​​ 

 

  • Prandaj,​​ Gjykata konstaton​​ ​​ të gjitha vendimet e gjykatave të rregullta në rastin e​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës shkelin të​​ drejtën​​ e​​ parashtruesit​​ të kërkesës për​​ gëzim​​ paqësor të pronës, të garantuar me nenin 46 të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit nr.​​ 1 të KEDNJ-së,​​ gjegjësisht për kryerjen​​ e veprimtarisë së tij, edhe atë për periudhën nga dita e revokimit të licencës, përkatësisht 10 maji 2019, e tërë kohës për​​ sa​​ ka pasur​​ licencë​​ të vlefshme, pra​​ deri më 9 gusht 2019.

 

Lidhur me pretendimin për shkeljen​​ ​​ (II) nenit 31 [E​​ Drejta për​​ Gjykim të​​ Drejtë dhe të​​ Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së

 

  • Gjykata së pari rikujton se parashtruesi i kërkesës thekson se vendimet e gjykatave të rregullta​​ kanë shkelur​​ të drejtën e tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se gjykatat e rregullta është dashur që të deklarohen nëse Ligji i kontestuar dhe Njoftimi përkatës i ATK-së ishte kushtetues ose në të kundërtën t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për interpretim. Rrjedhimisht, sipas parashtruesit të kërkesës, edhe përkundër kërkesës së tij specifike, gjykatat e rregullta nuk kanë vepruar në përputhje me nenin 31 të Kushtetutës për t’i adresuar dhe arsyetuar të gjitha ankesat e palëve në procedurë

 

  • Në mbështetje të këtij pretendimi,​​ më tej​​ parashtruesi i kërkesës thekson se Gjykata Supreme nuk ka adresuar fare pretendimin e tij për shkelje të Kushtetutës, konkretisht të nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, si rezultat i revokimit të licencës. Lidhur me këtë, parashtruesi i kërkesës deklaron si në vijim:​​ 

 

“Gjykata Supreme në kundërshtim me nenin 102 të Kushtetutës që thotë se ato veprojnë sipas Kushtetutës e Ligjit, nenit 113 pika 8, ka theksuar, në mënyrë të paprecedent se “gjykatat e instancave më të ulëta nuk kanë mundur të merren me kushtetutshmërinë e Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit nr. 06/L-155, meqë kjo mund të jetë lëndë për shqyrtim vetëm për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës” ama ka refuzu me ju drejtu Kushtetueses sipas nenit 113.8 të Kushtetutës. Kur kemi fillu procedurat gjyqësore, ne kemi qenë të vetëdijshëm që Ligji ndalon lojërat e fatit nga dita e hyrjes në fuqi, pra vendimi i ATK-së ka qenë i bazuar në ligj, po kemi kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndalimit të aktivitetit/licencës tonë përkundër që kemi pasur licencë valide. Të vetmet pretendime para këtyre instancave gjyqësore kanë qenë që njoftimi i ATK-së dhe Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit janë në kundërshtim me nenin 46 të Kushtetutës, por s’kemi marrë përgjigje për to. Pra, Gjykata Themelore, e Apelit dhe Supremja është dashur o me na tregu se Njoftimi i ATK-së dhe Ligji është kushtetues, ose t’i referohen Gjykatës Kushtetuese për interpretim. Asnjërën nuk e kanë bërë përkundër kërkesës specifike që kemi pasur, edhe pse sipas nenit 31 ato kanë për obligim t’i adresojnë dhe arsyetojnë të gjitha ankesat e palëve në procedurë, duke u thirrur në dispozitat ligjore e kushtetuese”.​​ 

 

  • Në mënyrë që të vlerësojë pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me shkeljen e nenit 46 [Mbrojtja e​​ Pronës] të Kushtetutës, Gjykata​​ fillimisht​​ nën​​ (C.1)​​ do të rikujtojë përmbajtjen e nenit 31 [E​​ Drejta për​​ Gjykim të​​ Drejtë dhe të​​ Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, më pas nën​​ (C.2)​​ do të​​ paraqes​​ parimet e përgjithshme të bazuara në​​ praktikën gjyqësore​​ ​​ Gjykatës dhe​​ praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, të cilat i referohen vendimit gjyqësor të arsyetuar ligjërisht. Pas kësaj analize, Gjykata,​​ nën​​ (C.3),​​ do të zbatojë parimet e përgjithshme që dalin nga​​ praktika gjyqësore​​ e Gjykatës dhe​​ praktika​​ gjyqësore​​ e GJEDNJ-së​​ ​​ rrethanat e​​ rastit konkret.

 

(B.1) përmbajtja e nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

  • Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

Konventa Evropiane për të Drejta të Njeriut

 

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)

 

 

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

Parimet themelore të vendimit të arsyetuar gjyqësor

 

  • Garancitë e​​ përcaktuara​​ në nenin 6​​ paragrafi 1​​ përfshijnë​​ edhe​​ detyrimin që gjykatat të japin arsye të​​ mjaftueshme për vendimet e tyre​​ (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ H. kundër Belgjikës,​​ nr. 8950/80,​​ Aktgjykim i 30 nëntorit 1987, paragrafi 53).​​ Një vendim i arsyetuar u tregon palëve se çështja e tyre është dëgjuar me të vërtetë.​​ 

 

  • Përkundër faktit që​​ gjykata e brendshme​​ ka një liri të caktuar të vlerësimit lidhur me përzgjedhjen e argumenteve dhe​​ vendosjes për pranueshmërinë e​​ dëshmive, ajo është e detyruar të justifikojë​​ veprimet​​ e saj duke​​ arsyetuar të gjitha vendimet e saj​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Suominen kundër Finlandës,​​ nr. 37801/97, Aktgjykim​​ i 24 korrikut 2003,​​ paragrafi 36;​​ si dhe aktgjykimin​​ Carmel Saliba kundër Maltës,​​ nr. 24221/13, ​​ Aktgjykim​​ i 24 prillit 2017, paragrafi​​ 73).​​ 

 

  • Gjykata më e ulët ose​​ autoriteti​​ shtetëror,​​ nga ana tjetër, duhet të japin arsye dhe arsyetime të tilla​​ të cilat do​​ t'u mundësojnë palëve të shfrytëzojnë në mënyrë efektive çdo të drejtë ekzistuese të ankesës (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Hirvisaari kundër Finlandës,​​ nr. 49684/99, Aktgjykim​​ i 25 dhjetorit 2001,​​ paragrafi​​ 30).

 

  • Neni 6 paragrafi 1 i detyron gjykatat të japin arsye për vendimet e tyre, por kjo nuk do të thotë se kërkohet përgjigje e detajuar lidhur me secilin argument. (shih​​ rastin​​ e GJEDNJ-së,​​ Van de Hurk kundër Holandës,​​ nr.​​ 16034/90, Aktgjykim i​​ 19 prillit 1994,​​ paragrafi 61;​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 0544/96, Aktgjykim​​ i 29 janarit 1990,​​ paragrafi 26;​​ Perez kundër Francës,​​ nr.​​ 47287/99, Aktgjykim​​ i 12 shkurtit 2004, paragrafi 81).​​ 

 

  • Nga natyra e vendimit që merr gjykata varet nëse Gjykata është e detyruar ta arsyetojë atë, dhe kjo mund të vendoset vetëm në dritën e rrethanave të rastit në fjalë: është e nevojshme të merren parasysh, ndër të tjera, llojet e ndryshme të parashtresave që një palë mund t'i paraqesë gjykatës, si dhe dallimet që ekzistojnë midis sistemeve juridike të vendeve në lidhje me dispozitat ligjore, rregullat zakonore, pozicionet juridike dhe paraqitjen dhe hartimin e aktgjykimeve (shih​​ rastet​​ e​​ GJEDNJ-së,​​ Ruiz Torija kundër Spanjës,​​ nr. 18390/91, Aktgjykim i​​ 9 dhjetorit​​ 1994, paragrafi 29;​​ Hiro Balani kundër Spanjës,​​ nr. 18064/91,​​ Aktgjykim​​ i 9 dhjetorit​​ 1994, paragrafi 27).

 

  • Megjithatë, nëse parashtresa e një pale është vendimtare për rezultatin e procedurës, ajo kërkon që t'i përgjigjet në mënyrë specifike dhe pa vonesë (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Ruiz Torija kundër Spanjës, të cituar më lart, paragrafi 30;​​ Hiro Balani kundër Spanjës, të cituar më lart, paragrafi 28).

 

  • Prandaj, gjykatat janë të obliguara që:​​ 

 

  • të shqyrtojnë argumentet kryesore të palëve (shih​​ rastet e GJEDNJ-së, ​​ Buzescu​​ kundër Rumanisë,​​ Aktgjykim i​​ 24 gushtit 2005,​​ nr. 61302/00,​​ paragrafi 67;​​ Donadze​​ kundër Gjeorgisë,​​ nr. 74644/01,​​ Aktgjykim​​ i 7 qershorit 2006,​​ ​​ paragrafi 35);

 

  • të shqyrtohen me shumë rigorozitet dhe kujdes të veçantë kërkesat në lidhje me të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, KEDNJ dhe Protokollet e saj (shih rastet e GJEDNJ-së:​​ Fabris kundër Francës,​​ të cituar më lart,​​ paragrafi 72;​​ Wagner dhe JMWL kundër Luksemburgut, nr. 76240/01, Aktgjykim i 28 qershorit 2007, paragrafi 96).

 

  • Neni 6, paragrafi 1, nuk kërkon që Gjykata​​ Supreme​​ të japë një​​ arsyetim​​ më të detajuar kur ajo thjesht zbaton një dispozitë të caktuar ligjore​​ lidhur me​​ bazën ligjore për refuzimin e ankesës sepse ajo ankesë nuk ka​​ një​​ perspektivë​​ për sukses​​ (shih​​ rastet e GJEDNJ-së, ​​ Burg dhe të tjerët kundër Francës,​​ nr. 34763/02,​​ Vendim i​​ 28 janarit 2003 ;​​ Gorou kundër Greqisë​​ (nr. 2), nr.​​ 12686/03​​ ,​​ Vendim i ​​​​ 20 marsit​​ 2009,​​ paragrafi 41).

 

  • Në mënyrë të ngjashme, në një​​ rast​​ ku bëhet fjalë për​​ një kërkesë​​ që të lejohet​​ parashtrimi i ankesës,​​ ​​ është një parakusht për procedurën​​ te​​ një gjykatë​​ më​​ e​​ lartë, si dhe për një vendim të mundshëm, neni 6, paragrafi 1, nuk mund të interpretohet në atë kuptim​​ që të​​ urdhëron një​​ arsyetim​​ të detajuar të vendimit për refuzimin e kërkesës për​​ parashtrimin​​ e ankesës (shih​​ rastet e GJEDNJ-së,​​ Kukkonen kundër Finlandës​​ (nr. 2),​​ nr. 47628/06, Aktgjykim i​​ 13 prillit​​ 2009, ) paragrafi 24;​​ Bufferne kundër Francës,​​ nr. 54367/00​​ ​​ Vendim​​ i 26 shkurtit​​ 2002, ).

 

  • Përveç kësaj, kur refuzon një ankesë, gjykata e apelit, në parim, thjesht mund të pranojë arsyetimin e vendimit të dhënë nga gjykata më e ulët (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ të​​ cituar më lart, paragrafi 26; shih,​​ në kundërshtim me këtë,​​ ​​ Tatishvili kundër Rusisë,​​ nr. 1509/02, Aktgjykim​​ i 9 korrikut 2007,paragrafi 62). Megjithatë, koncepti i procedurës së drejtë nënkupton që gjykata vendase që ka dhënë një shpjegim të ngushtë për vendimet e saj, qoftë duke përsëritur​​ arsyetimet​​ e dhëna më parë nga një gjykatë më e ulët ose në ndonjë mënyrë tjetër, në fakt merrej me çështje të rëndësishme brenda juridiksionit të saj,​​ ​​ do të thotë se nuk i pranoi thjesht dhe pa përpjekje shtesë konkluzionet e arritura nga gjykata më e ulët (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Helle kundër Finlandës,​​ nr. (157/1996/776/977),​​ Aktgjykim​​ i 19 dhjetorit 1997, paragrafi 60). Kjo kërkesë është aq më​​ tepër​​ e rëndësishme nëse pala në​​ kontest​​ nuk ka pasur mundësi t'i paraqesë argumentet e saj gojarisht në procedurën para gjykatës vendase.

 

  • Megjithatë, gjykatat e apelit (në shkallën e dytë) të cilat kanë juridiksion për të​​ hedhur poshtë​​ ankesat e pabazuara​​ dhe për të zgjidhur çështjet faktike dhe juridike në procedurën​​ kontestimore,​​ janë të obliguara të arsyetojnë​​ se​​ përse​​ refuzuan të vendosin për ankesën (shih​​ rastin e GJEDNJ-së​​ Hansen kundër Norvegji,​​ nr. 15319/09, Aktgjykim​​ i​​ 2 janarit​​ 2015, paragrafët 77–83).

 

  • Përveç​​ kësaj, GJEDNJ nuk​​ përcaktoi​​ se​​ ishte shkelur​​ e drejta në një rast në të cilin nuk është dhënë një​​ sqarim specifik​​ në lidhje me një pohim që i referohej një aspekti të parëndësishëm të​​ rastit,​​ përkatësisht​​ mungesës së nënshkrimit dhe vulës, që është një gabim i një natyre më shumë formale sesa materiale dhe ai gabim u korrigjua menjëherë (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Mugoša​​ kundër Malit të Zi,​​ nr. 76522/12,Aktgjykim i​​ 21 shtatorit​​ 2016, paragrafi 63).

 

(B.3)​​ Zbatimi i parimeve të mësipërme në rastin konkret

 

  • Duke u mbështetur në parimet e lartcekura, Gjykata vlerëson se sipas praktikës së GJEDNJ-së, gjykatat e rregullta janë të obliguara që të shqyrtojnë me kujdes të veçantë pretendimet që lidhen me të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë (shih rastet e GJEDNJ-së, ​​ Fabris kundër Francës, të cituar më lart, paragrafi 72;​​ Wagner dhe J.M.W.L. kundër Luksemburgut, të cituar më lart, paragrafi 96).

 

  • Më tej, Gjykata gjithashtu i referohet praktikës së saj gjyqësore, përkatësisht rastit​​ KI207/19, ku ishte konstatuar se gjykatat e rregullta mund të referojnë rastin para Gjykatës Kushtetuese apo mund të vendosë që të interpretojë vet nëse norma ligjore është në pajtim me Kushtetutën (shih rastin e Gjykatës,​​ KI207/19, parashtrues​​ NISMA Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, Aktgjykim i 10 dhjetorit 2020, paragrafi 137). Në këtë drejtim, Gjykata kishte theksuar si në vijim:

 

“Rrjedhimisht, Gjykata sqaron se, lidhur me përputhshmërinë e normave ligjore me normat kushtetuese, nëse një çështje kushtetuese ngritët në rastet para gjykatave të rregullta, sipas nenit 113.8 të Kushtetutës, dhe kur gjykatat e rregullta nuk janë të sigurta për kushtetutshmërinë e normës ligjore, pra kanë “dyshime” rreth kushtetutshmërisë së tyre, ato mund të referojnë rastin para Gjykatës Kushtetuese sipas nenit 113.8 të Kushtetutës – por që nuk kanë obligim kushtetutes që patjetër ta bëjnë një gjë të tillë. ​​ Në anën tjetër, Gjykata mund të vendos të mos referojë një çështje në Gjykatën Kushtetuese kur në rastin konkret, mund të inerpretojë atë normë në harmoni me Kushtetutën apo të aplikojë drejtpërdrejt normën kushtetuese. Në këtë rast, gjykata e rregullt që ka rastin para saj, me arsyetim të mjaftueshëm e adekuat, mund të zbatojë drejtpërdrejt normën e rangut kushtetues dhe të lë mënjanë normën e rangut ligjor për rastin konkret që ka para saj.”

 

  • Në rastin konkret, Gjykata vëren se pretendimi kryesor i parashtruesit të kërkesës para gjykatave të rregullta ishte që neni 1 i Ligjit të kontestuar është kundërkushtetues dhe se ka pasur shkelje të së drejtës së pronës të parashtruesit të kërkesës, respektivisht ka pasur shkelje të nenit 46 të Kushtetutës, po ashtu parashtruesi i kërkesës​​ kishte kërkuar që, në rast të dilemës, gjykatat e rregullta ta referojnë rastin në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë.

 

  • Së pari, Gjykata vëren se, sa i përket kërkesës së parashtruesit për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata Themelore kishte arsyetuar si në vijim:

 

“Pretendimet se është aplikuar dispozita e nenit 1 të​​ Ligjit nr.06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të​​ Fatit në​​ kundërshtim me normat specifike të​​ Kushtetutës së​​ Republikës​​ ​​ Kosovës, konkretisht neni 46 të​​ Kushtetutës​​ ​​ garanton mbrojtjen e​​ pronës​​ dhe nenin 1 të Protokollit 1 të​​ Konventës​​ Evropiane​​ për​​ Liritë​​ Themelore si dhe me vendimet e​​ Gjykatës​​ Evropiane​​ Për​​ Liritë​​ Themelore [GJEDNJ]. Gjykata në​​ procedurën e konfliktit administrativ nuk mund të​​ jepë​​ një​​ vlerësim​​ lidhur me pretendimet se​​ janë​​ ​​ kundërshtim Ligji nr.06/L-155​​ për​​ Ndalimin e​​ Lojërave​​ te Fatit, me normat e​​ Kushtetutës​​ ​​ Republikës​​ ​​ Kosovës, dhe akteve tjera​​ ndërkombëtare, prandaj gjykata në​​ seancën​​ gjyqësore​​ nuk aprovoi propozimin e​​ përfaqësueses​​ ​​ autorizuar të​​ paditësit që​​ kjo Gjykatë​​ gjatë​​ procedimit në​​ konflikt administrative, t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të​​ Republikës së​​ Kosovës, vlerësimin e përputhshmërisë së​​ Ligjit në​​ fjalë​​ me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “

 

  • Më tej, Gjykata vëren se, lidhur me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për zbatimin e nenit 1 të Ligjit të kontestuar në kundërshtim me Kushtetutën, në arsyetimin e Gjykatës së Apelit ishte theksuar si në vijim:

 

“Ndërsa pretendimet se është aplikuar dispozita e nenit 1 të Ligjit Nr.06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, në kundërshtim me normat specifike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, konkretisht nenit 46 të Kushtetutës që garanton mbrojtjen e pronës, dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për Liritë Themelore, si dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane për Liritë Themelore, gjykata e shkallës së parë në procedurën e konfliktit administrativ me të drejtë nuk ka mundur që të japë vlerësim lidhur me këtë, andaj, gjykata ​​ e shkallës së parë në seancën gjyqësore me të drejtë nuk e ka aprovuar propozimin e tij që kjo gjykatë gjatë procedimit në konflikt administrativ t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për vlerësimin e përputhshmërisë së Ligjit në fjalë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Andaj, kolegji i kësaj gjykate vlerëson se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vendosur kur është bazuar në dispozitat e LKA-së, Ligjit Nr. 06/L-155 për Ndalimin e ​​ Lojërave të Fatit, si dhe Ligjit Nr. 04/L-102 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat”.

 

  • Në fund, sa i përket kërkesës së parashtruesit të kërkesës që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, Gjykata Supreme theksoi:​​ 

 

“Me nenin 15 të Ligjit për Konfliktet Administrative është përcaktuar se konflikti administrativ nuk mund të zhvillohet kundër akteve të nxjerra në çështjet, në të cilat është siguruar mbrojtja gjyqësore jashtë konfliktit administrativ, kundër akteve të nxjerra në çështjet rreth të cilave, sipas dispozitës së ligjit nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ, kundër akteve administrative, që përbëjnë një detyrim të përgjithshëm, të nxjerra nga organet e administratës, përveç kur ato cenojnë të drejtat e ligjshme të palëve. Në rastin konkret, gjykata e instancës më të ulët sipas dispozitave të këtij ligji nuk kanë mundur të merren me çështjen e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit nr.06/L-155, meqë kjo mund të jetë lëndë për shqyrtim vetëm në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.​​ 

Nga gjithë ajo që u tha, Gjykata Supreme konstatoi se pretendimet në kërkesën e paditësit për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të gjykatës janë të pabazuara, sepse nuk kanë ndikim në vërtetimin e gjendjes faktike përveç asaj të cilën e ​​ ka konstatuar gjykata e shkallës së dytë. Sipas mendimit të kësaj gjykate, aktgjykimi i kontestuar i gjykatës së shkallës së dytë është i qartë dhe i kuptueshëm. Në arsyetimin e aktgjykimit të kundërshtuar ka shumë arsye që lidhen me faktet vendimtare të cilat i pranon edhe kjo gjykatë. Gjykata vlerëson se e drejta materiale është zbatuar drejt dhe se ligji nuk është shkelur në dëm të paditësit.”

 

  • Gjykata vëren se asnjë nga gjykatat​​ e shkallës së​​ më të​​ ulët nuk e pranoi kërkesën e parashtruesit për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata më tej vëren se Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit konstatuan se në procedurën e konfliktit administrativ nuk kishin mundur të jepnin vlerësim për kushtetutshmërinë e ligjit të kontestuar me Kushtetutën, ndërsa Gjykata Supreme theksoi se gjykatat e shkallës​​ më të​​ ulët​​ nuk kanë mundur të merren me vlerësimin e kushtetutshmërisë së​​ Ligjit të kontestuar, sepse kjo çështje do të mund të ishte objekt i shqyrtimit vetëm para Gjykatës Kushtetuese.​​ 

 

  • Nga sa u tha më lart, Gjykata konkludon se gjatë tërë procedurës para gjykatave të rregullta parashtruesi i kërkesës nuk mori përgjigje adekuate dhe të arsyetuara në dy çështjet kryesore të cilat parashtruesi i kërkesës i theksoi gjatë tërë procedurës, gjykatat e rregullta nuk shqyrtuan me kujdes të mjaftueshëm pretendimet kryesore të parashtruesit të kërkesës që ndërlidheshin me shkeljen e së drejtës së pronës, si dhe në kërkesën e parashtruesit që, në rast të dyshimit, çështja t’i referohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Megadat.com SRL kundër Moldavisë, cituar më lart, paragrafi 74.;​​ Bistrović kundër Kroacisë, cituar më lart, paragrafi 37).

 ​​ ​​​​ ​​ 

  • Në rastin para nesh, Gjykata konstaton se gjykatat e rregullta as nuk kanë pranuar propozimin e parashtruesit të kërkesës​​ ​​ në rast të dyshimit çështja të referohet për vlerësim të kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese, kjo kërkesë ka qenë përcaktuese për rezultatin e procedurës, kërkohet që ndaj saj të ketë përgjigje konkrete dhe pa vonesë (shih rastet e GJEDNJ-së​​ Ruiz Torija kundër Spanjës, cituar më lart, paragrafi 30;​​ Hiro Balani kundër Spanjës, cituar më lart, paragrafi 28), nuk shqyrtuan me kujdes pretendimet kryesore të parashtruesit të kërkesës​​ që kishin të bënin me shkeljen e së drejtës së pronës, që ishte argumenti më i rëndësishëm i palëve (shih rastet e GJEDNJ-së​​ Buzescu kundër Rumunisë, nr.​​ 61302/00, aktgjykim i 24 gushtit 2005, paragrafi 67;​​ Donadze kundër Gjeorgjisë, nr.​​ 74644/01, aktgjykim i 7 qershorit 2006, paragrafi 35).​​ Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se ka shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se aktgjykimet e kontestuara​​ [ARJ. UZVP. nr. 83/2021] të Gjykatës Supreme në lidhje me Aktgjykimin [AA. nr. 242/2021] e Gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimin [A. nr. 1861/21] e Gjykatës Themelore, cenojnë të drejtën e parashtruesit të kërkesës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

Sa i përket pretendimit për shkelje​​ ​​ (III) nenit 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së

 

  • Përveç kësaj, Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës përveç pretendimit për shkelje të nenit 46​​ dhe 31​​ gjithashtu pretendon shkelje të nenit 54 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së. Megjithatë, Gjykata, vëren se​​ ky pretendim përkon​​ dhe ndërlidhet​​ me pretendimet që​​ parashtruesi i kërkesës ka​​ ngritur​​ për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

  • Gjykata, duke marrë parasysh që ajo tashmë ka konstatuar që revokimi i licencës​​ së vlefshme​​ të parashtruesit të kërkesës në bazë të Ligjit të kontestuar si dhe të gjitha vendimet e gjykatave të rregullta në rastin e parashtruesit të kërkesës​​ shkelin të drejtën e parashtruesit për gëzimin paqësor të pronës, të garantuar me nenin 46 të Kushtetutës dhe me nenin 1 të Protokollit nr.​​ 1 të KEDNJ-së,​​ si dhe të drejtën për gjykim të drejtë dhe të​​ paanshëm, sipas nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së,​​ Gjykata konsideron se nuk është e nevojshme të shqyrtohen pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkeljen e 54 të Kushtetutës​​ dhe nenit 13 të KEDNJ-së.

 

Efekti juridik i aktgjykimit

 

  • Përkitazi me efektin e këtij​​ Aktgjykimi, Gjykata​​ thekson se​​ për​​ arsye objektive dhe në interes të sigurisë juridike, ky​​ Aktgjykim prodhon efekt juridik vetëm ndërmjet palëve në procedurë dhe nuk​​ mund të prodhojë efekt prapaveprues​​ juridik​​ lidhur me​​ personat e​​ tjerë​​ fizikë dhe juridikë​​ që kanë ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit.​​ .​​ 

  • Ndërsa,​​ në raport me parashtruesin e kërkesës, Gjykata sqaron se ajo ka konstatuar shkelje të​​ nenit​​ 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të KEDNJ-së dhe​​ nenit​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë​​ dhe të Paanshëm] të Kushtetutës​​ në lidhje me nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së vetëm sa i përket vendimeve gjyqësore në ndërlidhje me revokimin e​​ licencës së parashtruesit të kërkesës​​ para se​​ kjo e fundit​​ të​​ skadonte​​ më 9 gusht 2019.​​ 

 

  • Megjithatë,​​ Gjykata​​ nuk ka autorizime ligjore për caktimin e ndonjë lloji apo mënyre të kompensimit për rastet kur konstaton shkelje të dispozitave respektive kushtetuese, si në rastin​​ konkret​​ (shih​​ në këtë kontekst gjithashtu​​ rastet e Gjykatës,​​ KI10/18, parashtrues​​ Fahri Deçani, Aktgjykim i 8 tetorit 2019, paragrafi 119;​​ KI108/18, parashtruese​​ Blerta Morina, cituar më lart, paragrafi 196; si dhe shih rastin,​​ KI113/21​​ parashtruese​​ Bukurije Haxhimurati, Aktgjykim i 20 dhjetorit 2021, paragrafi 148).

 

  • Gjithsesi, kjo nuk nënkupton që ky​​ Aktgjykim​​ është thjesht deklarativ dhe pa asnjë efekt,​​ pasi​​ parashtruesi i kërkesës në procedurën​​ pranë​​ gjykatave të rregullta mund të kërkojë kompensim të drejtë​​ për shkeljen e të drejtave kushtetuese të konstatuara përmes këtij Aktgjykimi, përfshirë sa i përket​​ kompensimin e mundshëm​​ për kohëzgjatjen sa parashtruesi i kërkesë kishte licencë valide, pra nga data 10 maj 2019 kur kishte filluar efekti i revokimit të licencës,​​ deri më 9 gusht 2019,​​ kur skadonte​​ licenca e parashtruesit të kërkesës për të ushtruar veprimtarinë e tij.

 

Kërkesa për masë të përkohshme​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës gjithashtu kërkon nga Gjykata që të nxjerrë vendim për caktimin e masës së përkohshme për të pezulluar efektet e Ligjit të kontestuar dhe Njoftimit të ATK-së.

 

  • Gjykata më sipër ka konkluduar se vendimet e gjykatave të rregullta në rastin e parashtruesit të kërkesës​​ shkelin të drejtën e parashtruesit​​ të kërkesës​​ për gëzimin paqësor të pronës,​​ të garantuar me nenin 46 të Kushtetutës dhe me nenin 1 të Protokollit nr.​​ 1 të KEDNJ-së, si dhe të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-së.

 

  • Prandaj, Gjykata në pajtim me atë që u tha më sipër dhe në pajtim me nenin 27.1 [Masat e Përkohshme] të Ligjit dhe me rregullin 57 [Vendimi për masë të përkohshme] të Rregullores së punës,​​ konstaton se​​ kërkesa për masë të përkohshme, është pa objekt shqyrtimi dhe, si e tillë, refuzohet.

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenet 20, 27 dhe 47 të Ligjit dhe në pajtim me rregullin 59 (1) të Rregullores së punës, më 8 shkurt 2023, njëzëri::

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;​​ 

 

  • TË KONSTATOJË se Aktgjykimi [ARJ. UZVP. nr. 83/2021] i Gjykatës Supreme i 7 shtatorit 2021 në lidhje me Aktgjykimin [AA. nr. 242/2021] e Gjykatës së Apelit, të 8 qershorit 2021 dhe Aktgjykimin [A. nr. 1861/21] e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 9 shkurtit 2021 nuk janë në pajtueshmëri me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të KEDNJ-së;.

 

  • TË KONSTATOJË se Aktgjykimi [ARJ. UZVP. nr. 83/2021] i Gjykatës Supreme i 7 shtatorit 2021 në lidhje me Aktgjykimin [AA. nr. 242/2021] e Gjykatës së Apelit, të 8 qershorit 2021 dhe Aktgjykimin [A. nr. 1861/21] e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 9 shkurtit 2021 nuk janë në pajtueshmëri me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

 

  • TI SHFUQIZOJË Aktgjykimin [ARJ. UZVP. nr. 83/2021] e Gjykatës Supreme të 7 shtatorit 2021 dhe Aktgjykimin [AA. nr. 242/2021] e Gjykatës së Apelit, të 8 qershorit 2021 dhe Aktgjykimin [A. nr. 1861/21] e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 9 shkurtit 2021;

 

  • TA REFUZOJË kërkesën për masë të përkohshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve dhe, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit, ta publikojë atë në Gazetën Zyrtare;​​ 

 

  • ​​ DEKLAROJË​​ që ky Aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.​​ 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

Radomir Laban​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

Shaban Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile