Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [K.DH.SH. II. nr. 425/2022], të 8 dhjetorit 2022 të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI93/23

Parashtruesit: AAB CONSTRUCTION sh.p.k

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 28 tetor 2024

Nr. ref.:RK 2569/24

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI93/23

 

Parashtrues

 

AAB CONSTRUCTION sh.p.k

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ [K.DH.SH. II. nr. 425/2022], të 8 dhjetorit 2022 të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

 

Parashtruesi i​​ kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është​​ parashtruar​​ nga​​ subjekti juridik​​ AAB CONSTRUCTION​​ sh.p.k., me seli në Prishtinë​​ me pronar​​ Arlind Buzhala​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi​​ i​​ kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ konteston​​ kushtetutshmërinë​​ e​​ Aktvendimit​​ [K.​​ DH.​​ SH. II. nr. 425/2022]​​ të 8 dhjetorit 2022​​ të​​ Gjykatës Komerciale​​ të​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Komerciale),​​ në ndërlidhje me Aktvendimin​​ [PP. nr.​​ 6/2021] të 27 gushtit 2021​​ të​​ Gjykatës Themelore​​ në​​ Prizren-dega​​ në​​ Suharekë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ vendimin e kontestuar e ka pranuar​​ më​​ 29 dhjetor 2022.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekti i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë​​ së​​ Aktvendimit të​​ kontestuar​​ përmes të​​ cilit​​ pretendohet​​ se​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ ​​ i janë​​ shkelur​​ të​​ drejtat​​ dhe​​ liri​​ themelore të​​ tij, të​​ garantuara​​ me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ në lidhje me​​ paragrafin 1 të nenit​​ 6 (E drejta për​​ një proces të​​ rregullt)​​ të​​ Konventës​​ Evropiane​​ për të​​ Drejtat e Njeriut​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KEDNJ).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafin​​ 4​​ të nenit​​ 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 1 dhe 7 të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47 (Kërkesa​​ individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 01/2023 u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht,​​ gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur, e cila ka shfuqizuar Rregulloren e punës së Gjykatës nr.​​ 01/2018. Lidhur me këtë, konform rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më 28 prill 2023, parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ e dorëzoi​​ kërkesën në​​ Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 3 maj 2023,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës dorëzoi dokumente relevante në Gjykatë.

 

  • Më​​ 3 maj 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës​​ përmes​​ Vendimit​​ [GJR.​​ KI93/23]​​ caktoi gjyqtarin Safet Hoxha,​​ gjyqtar raportues​​ dhe​​ me​​ Vendimin​​ [KSH.​​ KI93/23] caktoi Kolegjin shqyrtues të përbërë nga​​ gjyqtarët:​​ Radomir Laban (kryesues), Remzije Istrefi-Peci dhe Enver Peci​​ (anëtar).

 

  • Më 31 maj 2023, Gjykata​​ e njoftoi​​ parashtruesin​​ e kërkesës​​ për​​ regjistrimin e kërkesës.

 

  • Në të njëjtën ditë, Gjykata e njoftoi Gjykatën Komerciale për regjistrimin e kërkesës dhe i kërkoi që të dorëzojë në Gjykatë fletëkthesën që dëshmon se kur parashtruesi i kërkesës e ka pranuar vendimin e kontestuar.

 

  • Më​​ 6 qershor 2023, Gjykata Komerciale​​ dorëzoi në Gjykatë fletëkthesën e kërkuar.

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 28​​ maj​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi​​ raportin e​​ gjyqtarit raportues​​ dhe njëzëri​​ i​​ rekomandoi Gjykatës​​ që​​ të​​ deklarojë kërkesën të papranueshme.

 

Përmbledhje e fakteve​​ 

 

  • Bazuar në​​ shkresat e​​ lëndës​​ rrethanat e rastit​​ konkret​​ kanë​​ ​​ bëjnë​​ me një marrëveshje të arritur mes parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ (debitori)​​ me qendër operative në Prishtinë dhe shoqërisë​​ OK GROUP​​ sh.p.k.,​​ (kreditori) me qendër operative në Prizren, për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte.​​ Kreditori dhe​​ debitori, kishin rënë në mosmarrëveshje për shkak të​​ kontestimit të​​ disa faturave​​ për shërbimet e lartcekura.

 

  • ​​ 13 korrik,​​ 17​​ dhe 20​​ nëntor​​ 2020, kreditori​​ OK GROUP​​ sh.p.k.​​ dhe​​ parashtruesi i kërkesës​​ nëpërmjet postës elektronike​​ shkëmbyen korrespodenca përkitazi​​ me çështjen e faturave kontestuese, që​​ kishin të bënin me​​ trajtimin​​ dhe deponimin e mbeturinave inerte.

 

  • ​​ 24 nëntor 2020, kreditori​​ OK GROUP sh.p.k.,​​ paralajmëroi​​ parashtruesin​​ e​​ kërkesës se në​​ rast se nuk​​ paguhet​​ borxhi i​​ faturës kontestuese, mjetet e tyre do t’i​​ realizonin nëpërmjet​​ procedurave përmbarimore.

 

  • ​​ 30​​ nëntor​​ 2020,​​ pas konstatimit se​​ parashtruesi i kërkesës, nuk​​ kishte përmbushur detyrimin në​​ mënyrë vullnetare, kreditori​​ OK GROUP sh.p.k.​​ nëpërmjet​​ përfaqësuesit të autorizuar​​ paraqiti​​ propozim​​ për përmbarim​​ tek Përmbaruesi privat M.R​​ për​​ pagesën​​ e borxhit prej dymbëdhjetë mijë​​ e dyqind e pesëdhjetë e një​​ euro e​​ pesëdhjetë​​ centë​​ (12,251.50€).

 

  • Më​​ 2 dhjetor 2020, Përmbaruesi​​ privat M.R,​​ nxori Urdhrin​​ përmbarimor​​ [P.​​ nr.​​ 548/2020],​​ mbi bazën e titullit ekzekutiv, gjegjësisht​​ të​​ faturës​​ nr.​​ 12/2020 të​​ 17 nëntorit​​ 2020, për​​ pagesën​​ e​​ shumës së​​ borxhit​​ të​​ lartcekur.

 

  • Më​​ 9 dhjetor 2020,​​ parashtruesi i kërkesës,​​ kundër Urdhrit​​ [P.​​ nr.​​ 548/2020]​​ të​​ Përmbaruesit privat​​ M.R,​​ në​​ afat ligjor​​ parashtroi​​ prapësim​​ në Gjykatën Themelore,​​ duke e kundërshtuar faturën dhe fletëdërgesat e faturës.​​ Në​​ prapësim,​​ parashtruesi i kërkesës,​​ theksoi​​ se menjëherë pas pranimit të faturës​​ kontestuese​​ në formë elektronike, në të njëjtin format ka prezantuar kundërshtimet e saj, duke theksuar​​ se nuk kishte​​ deponuar​​ mbeturinat​​ në deponinë e kreditorit dhe se të gjitha detyrimet që kishte​​ pasur ndaj tij​​ ishin​​ përmbushur në kohë.​​ Për më​​ tepër,​​ nga ana e​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ ishte​​ kundërshtuar​​ edhe​​ përmbajtja e​​ faturës, pasi​​ në të nuk figuronte nënshkrimi i​​ debitorit, me të cilin do të vërtetohej pranimi i​​ faturës​​ dhe afati i caktuar​​ për përmbushjen e detyrimit.​​ 

 

  • ​​ 10 gusht 2021,​​ Gjykata Themelore, me​​ Vendimin​​ [PP.​​ nr.​​ 6/2021],​​ caktoi seancë dëgjimore,​​ ku theksohet se zyrtari​​ për qasje në dokumente publike​​ H.M,​​ i​​ kishte​​ ofruar​​ qasje kreditorit për të gjitha paragonët e dorëzuar​​ nga​​ parashtruesi i kërkesës,​​ si dhe fletëdërgesat​​ me numrat 153, 154, 155, 156, 157, 159, 160, 161,​​ 162, 163, ku të njëjtit paragonë​​ përputhen me faturën​​ me numër 12/2020​​ ​​ 17 nëntorit​​ 2020, për të​​ cilën​​ ishte​​ iniciuar procedura përmbarimore.​​ Gjykata Themelore në Prizren​​ ​​ ​​ njëjtën datë,​​ kishte​​ bërë​​ dhe​​ shikimin e​​ korrespodencave në​​ lidhje me këtë çështje.

 

  • Më​​ 27 gusht 2021, Gjykata Themelore​​ nxori​​ Aktvendimin​​ [P. nr. 6/2021] nëpërmjet të cilit,​​ refuzoi​​ në​​ tërësi​​ si të​​ pabazuar prapësimin​​ e​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës,​​ duke lënë në fuqi Urdhrin​​ përmbarimor​​ [P.​​ m.​​ 548/2020] të Përmbaruesit privat M.R,​​ deri në​​ përmbushjen përfundimtare të​​ detyrimit.​​ Në​​ arsyetim të​​ aktvendimit​​ të saj,​​ Gjykata​​ Themelore,​​ theksoi​​ se “Fatura [nr.12/2020] e​​ 17 nëntorit​​ 2020​​ përbën​​ dokument të​​ besueshëm në​​ kuptim të paragrafit 1 të nenit 29 të​​ Ligjit për Procedurën Përmbarimore​​ (LPP), në bazë të të cilit​​ ishte​​ iniciuar procedura​​ përmbarimore​​ dhe se e njëjta është hartuar dhe lëshuar, pas pranimit të​​ fletëdërgesave nga ana e debitorit, si dhe në​​ të​​ është​​ caktuar afati partitiv prej​​ tetë (8)​​ ditësh për përmbushjen e detyrimit.​​ Gjykata​​ në fjalë​​ këtë​​ konstatim e​​ bazoi në​​ nenin 7 të​​ LPK-së,​​ i cili​​ përcakton:​​ "Palët kanë​​ për​​ detyrë​​ të​​ paraqesin​​ të​​ gjitha​​ faktet​​ mbi​​ të​​ cilat​​ i mbështesin​​ kërkesat​​ e veta dhe të​​ propozojnë​​ prova​​ me të​​ cilat​​ konstatohen​​ faktet​​ e​​ tilla”.

 

  • ​​ 2 shtator 2021,​​ kreditori​​ OK GROUP sh.p.k.,​​ ​​ Gjykatën Themelore​​ dorëzoi​​ një​​ parashtresë, me të​​ cilën kërkoi​​ përmirësimin e​​ gabimeve teknike.​​ 

 

  • Më​​ 13 shtator 2021, Gjykata Themelore​​ nxori​​ aktvendim​​ korrigjues​​ [PP. nr. 6/2021],​​ me​​ të​​ cilin​​ përmirësoi​​ gabimet teknike,​​ si dhe theksoi se “pika III e dispozitivit modifikohet për të ndryshuar obligimin e kreditorit për shpenzimet e procedurës së përmbarimit, duke u bazuar në nenin 13, paragrafi 4 të LPP-së, i cili thekson se “debitori ka për detyrë​​ që​​ kreditorit t'ia paguaj shpenzimet procedurale dhe të​​ gjitha shpenzimet e tjera​​ të​​ shkaktuara​​ gjatë​​ procedurës së​​ përmbarimit”.

 

  • ​​ 17​​ shtator 2021, Gjykata Themelore​​ urdhëroi​​ parashtruesin​​ e kërkesës​​ që të deponojë​​ shumën prej​​ tetëmijë (8,000)​​ euro,​​ pranë​​ kësaj​​ gjykate,​​ në rast të​​ parashtrimit të​​ ankesës​​ në Gjykatën e Apelit,​​ kundër​​ Aktvendimit​​ [C. nr. 6/2021] të 27 gushtit​​ 2021​​ ​​ Gjykatës Themelore.

 

  • ​​ 20 shtator 2021,​​ parashtruesi i kërkesës​​ ​​ parashtroi​​ ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit, ​​ kundër​​ Aktvendimit​​ [C.​​ nr.​​ 6/2021]​​ ​​ 27 gushtit 2021​​ dhe​​ Aktvendimit korrigjues [PP.​​ nr. 6/2021] të​​ Gjykatës​​ Themelore,​​ me​​ kërkesë​​ ​​ të njëjtit të anulohen​​ dhe​​ shfuqizohen.​​ 

 

  • ​​ 29 shtator 2021,​​ parashtruesi i kërkesës​​ ​​ Gjykatën​​ Themelore​​ deponoi​​ shumën​​ e​​ caktuar​​ prej​​ tetëmijë​​ (8,000)​​ euro.​​ 

 

  • ​​ 9 nëntor 2021,​​ parashtruesi i kërkesës​​ iu​​ drejtua me një kërkesë​​ Gjykatës​​ Themelore,​​ ​​ lëndën gjegjësisht ankesën​​ e​​ tij​​ ta përcjellë​​ menjëherë​​ ​​ Gjykatën e Apelit për vendimmarrje, pasi që​​ e njëjta nuk​​ ishte​​ dërguar​​ edhe pse​​ parashtruesi i kërkesës​​ ​​ kishte bërë​​ deponimin e shumës së​​ caktuar nga Gjykata Themelore.​​ 

 

  • Më​​ 1 gusht 2022,​​ në përputhje​​ me Ligjin nr.08/L-015 për Gjykatën Komerciale të Kosovës, u ​​ themelua Gjykata Komerciale. ​​ 

 

  • Më​​ 8 dhjetor 2022,​​ Gjykata​​ Komerciale,​​ nxori Aktvendimin [K.​​ DH.​​ SH.​​ II.​​ nr.​​ 425/22],​​ përmes​​ së​​ cilit refuzoi​​ si të​​ pathemeltë​​ ankesën e​​ parashtruesit​​ të kërkesës,​​ ushtruar​​ kundër Aktvendimit [PP.​​ nr.​​ 6/2021]​​ të 27 gushtit 2021​​ të​​ Gjykatës Themelore, duke e vërtetuar këtë të fundit.​​ Në​​ arsyetimin e saj,​​ Gjykata​​ Komerciale,​​ theksoi​​ se:​​ “Në rastin konkret, fatura përmban bazat ligjore për caktimin e përmbarimit sipas nenit 21, 27 dhe​​ paragrafit 3 të​​ nenit 29 të​​ LPP-së, i cili​​ përcakton se:​​ "Dokumenti përmbarimor i besueshëm është i përshtatshëm për përmbarim nëse tregon kreditorin dhe debitorin, si dhe objektin, mjetet, llojin, shumën dhe kohën e përmbushjes së detyrimit monetar".​​ Gjykata Komerciale​​ ndër të​​ tjera​​ vlerësoi se​​ parashtruesi i kërkesës​​ ​​ (debitori)​​ nuk ka ofruar prova në mbështetje të pretendimeve të saj, ashtu siç përcakton paragrafi 6 i nenit​​ 69 të LPP-së, dhe​​ se nuk ka arsye​​ ligjore për shtyrje apo pezullim të përmbarimit të caktuar, në kuptim të​​ paragrafit 4 të​​ nenit​​ 61 dhe​​ ​​ nenit 71 të​​ LPP-së.​​ 

 

  • ​​ 5 janar 2023,​​ parashtruesi i kërkesës,​​ parashtroi​​ propozim​​ pranë​​ Zyrës së Kryeprokurorit të​​ Shtetit,​​ që kjo fundit​​ të ngrinte​​ në Gjykatën Supreme kërkesë​​ për​​ mbrojtje​​ të ligjshmërisë,​​ me pretendimin se​​ Gjykata Themelore dhe​​ ajo​​ Komerciale,​​ kishin​​ bërë​​ shkelje të​​ dispozitave​​ ligjore​​ ​​ fuqi.​​ 

 

  • ​​ 11 janar 2023, Zyra e Kryeprokurorit të​​ Shtetit, njoftoi​​ parashtruesin​​ e​​ kërkesës se kishte​​ pranuar propozimin​​ e tij​​ për ngritje të​​ kërkesës për mbrojtje të​​ ligjshmërisë,​​ kundër Aktvendimit​​ [PP. nr. 6/2021] të 27 gushtit 2021​​ ​​ Gjykatës Themelore dhe Aktvendimit​​ [K.DH.SH. II nr. 425/22]​​ ​​ 8 dhjetorit 2022 të​​ Gjykatës Komerciale.

 

  • ​​ 27 janar 2023,​​ Zyra e Kryeprokurorit​​ ​​ Shtetit,​​ nëpërmjet Njoftimit​​ [KMLC. nr. 03/2023],​​ njoftoi se kishte​​ shqyrtuar​​ propozimin e​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ dhe​​ ka arritur në​​ përfundimin se sipas paragrafit 3 të​​ nenit 14 të Ligjit​​ për Gjykatën Komerciale​​ kërkesa​​ për mbrojtje të ligjshmërisë nuk​​ lejohet​​ në kontestet që zgjidhen nga Gjykata​​ Komerciale.​​ 

 

  • ​​ 31 janar 2023,​​ parashtruesi i kërkesës​​ ​​ e pranoi Njoftimin​​ [KMLC. nr. 03/2023]​​ nga Zyra e Kryeprokurorit të​​ Shtetit.

 

Pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ se përmes aktvendimit të kontestuar të Gjykatës Komerciale i janë​​ shkelur​​ të​​ drejtat​​ dhe​​ liri​​ themelore të​​ tij​​ të garantuara me​​ nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës,​​ në lidhje me​​ paragrafin 1 të nenit​​ 6​​ (E drejta për proces të rregullt)​​ të​​ KEDNJ-së.

 

  • Më saktësisht, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës pretendon se Aktvendimi​​ [K.​​ DH.​​ SH.​​ II.​​ nr.​​ 425/22]​​ i Gjykatës Komerciale​​ i ndërlidhur me Aktvendimin​​ [PP.​​ nr.​​ 6/2021] të Gjykatës Themelore​​ shkel të drejtën e tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm​​ të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së, përkatësisht (i) të drejtën për vendim të arsyetuar gjyqësor; dhe (ii) parimin e sigurisë juridike, si rezultat i​​ divergjencës​​ së vendimmarrjes gjyqësore.

 

  • Lidhur me pretendimin për mungesë të vendimit të arsyetuar gjyqësor

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ para Gjykatës​​ thekson​​ se Gjykata Komerciale nuk​​ kishte​​ ofruar arsyetimin e duhur​​ lidhur me​​ mungesën e nënshkrimit dhe​​ vulës​​ së fletëdërgesave të​​ përdorura​​ ​​ hartimin e faturës​​ së kontestuar,​​ përkundër​​ faktit​​ se​​ fatura​​ në fjalë​​ ishte​​ kthyer​​ apo​​ reklamuar.​​ Në lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës​​ kërkon nga Gjykata që të shikohen​​ kopjet e fletëdërgesave​​ nr. 163 dhe 162 të 2 korrikut 2020,​​ nr. 161 dhe 160 të 1 korrikut 2020, nr. 159 të 30 qershorit​​ 2020,​​ dhe​​ nr. 156 të 29 qershorit 2020, ku vërehet se fletëdërgesat​​ në​​ bazë të cilave është hartuar fatura nuk janë nënshkruar dhe as vulosur.​​ Ky​​ fakt sipas​​ tij kishte​​ ndikuar që​​ të​​ obligohet debitori, përkatësisht​​ parashtruesi i kërkesës​​ ​​ të paguajë për mallin e papranuar,​​ përfshi​​ kamatë-vonesat,​​ shpenzimet e procedurës dhe​​ ato​​ të​​ përfaqësimit.

 

  • Lidhur me pretendimin për cenim të parimit të sigurisë juridike

 

  • Në lidhje me pretendimin për cenim të parimit të sigurisë juridike, parashtruesi i kërkesës​​ thekson se në kërkesë ka bashkëngjitur​​ edhe​​ prova​​ tjera, që tregojnë​​ qasje ​​ divergjente​​ të​​ praktikës​​ gjyqësore të gjykatave të rregullta, kur një faturë nuk pranohet nga debitori ose kur shuma e faturës është e kontestueshme.​​ Në​​ mbështetje të këtij pretendimi,​​ parashtruesi i kërkesës​​ i​​ kishte​​ bashkëngjitur​​ kërkesës​​ Aktvendimin​​ [PPP.​​ nr.​​ 1217/19],​​ të​​ 29 korrikut​​ 2019​​ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për të shërbyer​​ si provë​​ në mbështetje të pretendimeve të​​ tij.​​ Sipas​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ mospërputhja e praktikave gjyqësore në një vend,​​ mund të ketë ndikim në sigurinë juridike të qytetarëve të atij vendi.

 

  • Në fund,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kërkon nga Gjykata​​ ​​ (i)​​ ​​ shpallë​​ kërkesën​​ ​​ pranueshme;​​ (ii) të konstatojë se ka pasur shkelje të nenit 31​​ të Kushtetutës,​​ si dhe të​​ paragrafit 1 të​​ nenit 6 të​​ KEDNJ-së;​​ (iii) të shpallë të pavlefshëm​​ Aktvendimin​​ [K.​​ DH.​​ SH.​​ II.​​ nr.​​ 425/2022],​​ ​​ 8 dhjetorit 2022 të​​ Gjykatës Komerciale​​ dhe​​ Aktvendimin​​ [PP. nr. 6/2021]​​ ​​ 27 gushtit​​ 2021 të​​ Gjykatës Themelore.

 

DISPOZITAT PËRKATËSE KUSHTETUESE DHE LIGJORE

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. ​​ Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.​​ 

[...]”

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6

(E Drejta për një proces të rregullt)

 

“1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të​​ dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]” ​​ 

 

Ligji nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore

 

Neni 29

Dokumentet e besueshme

 

“1. Përmbarimi me qëllim të realizimit të kërkesës në të holla caktohet edhe në bazë të dokumentit të besueshëm. Dokument i besueshëm, sipas këtij ligji është:​​ 

[...]

1.3. faturat;​​ 

[...]

2. Llogaritja e kamatës konsiderohet si pjesë e dokumentit të besueshëm.​​ 

3. Dokumenti i besueshëm është i përshtatshëm për përmbarim po qe se në të është treguar kreditori dhe debitori, si dhe objekti, lloji, shuma dhe koha e përmbushjes së detyrimit monetar.”

 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse​​ parashtruesi ​​ i kërkesës i ka​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të​​ përcaktuara me​​ Kushtetutë, të parashikuara​​ me​​ Ligj​​ dhe të specifikuara më tej​​ me​​ Rregullore të​​ punës.

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese​​ vendos​​ vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

​​ […]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[…]

 

Neni 21

[Parimet e Përgjithshme]

 

4.​​ "Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat​​ juridi,​​ për​​ aq sa​​ janë të​​ zbatueshme".

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës, në cilësinë e personit juridik, ka të drejtë të paraqesë ankesë kushtetuese, duke u thirrur në shkelje të pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të tij, që vlejnë për individët dhe personat juridikë ( shih rastin e Gjykatës​​ KI195/20, me parashtrues​​ Aigars Kesengfelds, pronar i institucionit financiar jo-banlcar "Monego", Aktgjykim i​​ Gjykatës​​ i 19 prillit 2021, paragrafi 63;​​ KI41/09, parashtruesi i​​ kërkesës​​ Universiteti AAB-RIINVEST L.L.C., Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri​​ i 3 shkurtit 2010, paragrafi 14).

 

  • Në vazhdim, Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata së pari i referohet neneve​​ 47 [Kërkesa individuale], 48​​ [Saktësimi i kërkesës]​​ dhe 49 [Afatet] të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni​​ 47​​ 

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni​​ 48

(Saktësimi​​ i​​ kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

 

 

Neni​​ 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor[...].”

 

  • Sa i përket përmbushjes së kritereve të lartcekura, Gjykata​​ konstaton​​ se​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ është palë e autorizuar,​​ ​​ konteston​​ një akt të autoritetit publik, përkatësisht​​ Aktvendimin​​ [K.​​ DH.​​ SH. II. nr. 425/2022], të 8 dhjetorit 2022,​​ të Gjykatës​​ Komerciale,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me Ligj.​​ Parashtruesi​​ i​​ kërkesës gjithashtu ka qartësuar të drejtat dhe liritë​​ themelore​​ që pretendon se i janë shkelur​​ në pajtim me kërkesat e​​ nenit​​ 48 të Ligjit, si dhe e ka dorëzuar kërkesën në përputhje me afatin​​ e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Përveç kritereve të lartcekura, Gjykata po ashtu​​ shqyrton nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara​​ në rregullin 34 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Rregulli 34 (2) i Rregullores së punës përcakton që:​​ 

 

“Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar,​​ kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ), por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si​​ “qartazi e pabazuar”​​ në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si​​ “pretendime qartazi të pabazuara”.​​ Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih, rastet e​​ GJEDNJ-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, nr. 4241/03, Aktgjykim i 28 janarit 2011, paragrafi 55;​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, Vendim i 25 shtatorit 2008, dhe rastet e Gjykatës ​​ KI04/21, parashtruese Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 13 prillit 2021, paragrafi 26; dhe​​ KI107/21, parashtrues Ramiz Hoti, Aktvendim për papranueshmëri i 21 tetorit 2021, paragrafi 53).

 

  • Përveç kësaj,​​ GJEDNJ​​ përcakton se një ankesë karakterizohet nga faktet e përfshira në të dhe jo vetëm nga baza ligjore dhe argumentet në të cilat palët thirren shprehimisht (shih, rastin e​​ GJEDNJ-së​​ Talpis kundër Italisë, nr. 41237/14, Aktgjykimi i 18 shtatorit 2017, paragrafi 77 dhe referencat e cituara aty).​​ 

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se esenca e​​ këtij rasti ndërlidhet me pagesën e një fature të cilën parashtruesi i kërkesës kishte​​ refuzuar ta paguaj​​ me arsyetimin se nuk ishin kryer shërbimet e kërkuara. Në këtë drejtim, kreditori​​ OK GROUP sh.p.k.​​ pas paralajmërimit​​ paraqiti propozim për përmbarim tek përmbaruesi privat, i cili nxori Urdhrin Përmbarimor​​ mbi bazën e titullit ekzekutiv, për pagesën e faturës në fjalë.​​ Kundër këtij Urdhri, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ prapësim në Gjykatën Themelore, përmes së cilës kishte kundërshtuar faturën dhe fletëdërgesat e faturës, me​​ arsyetimin se të njëjtave iu mungonte nënshkrimi dhe vula.​​ Gjykata Themelore, përmes aktvendimit​​ e refuzoi në tërësi si të pabazuar prapësimin e parashtruesit të kërkesës, duke lënë në fuqi Urdhrin përmbarimor, deri në përmbushjen përfundimtare të detyrimit, me arsyetimin se në kuptim të dispozitave ligjore të Ligjit për​​ Përmbarimin, fatura përbën dokument të besueshëm.​​ Më pas, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit​​ përmes së cilës kërkoi anulimin e Aktvendimit të Gjykatës Themelore me propozimin që i njëjti të shfuqizohet.​​ Pas miratimit të Ligjit për Gjykatën Komerciale rasti në fjalë kaloi për shqyrtim në Gjykatën Komerciale, e cila​​ përmes Aktvendimit refuzoi si të pathemeltë ankesën e parashtruesit të kërkesës duke vërtetuar si të vlefshëm Aktvendimin e Gjykatës Themelore.​​ Më tej, parashtruesi i kërkesës parashtroi propozim për mbrojtje të ligjshmërisë në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, e cila kërkesë u refuzua si e palejuar​​ në kontestet që zgjidhen nga Gjykata Komerciale.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës i konteston konstatimet e mësipërme të Gjykatës Komerciale dhe të Gjykatës Themelore me pretendimin se përmes aktvendimeve të tyre i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin​​ 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, si dhe paragrafin 1 të nenit​​ 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)​​ të​​ KEDNJ-së.

 

  • Në vijim, Gjykata do të shqyrtojë pretendimet e parashtruesit të kërkesës lidhur me shkeljen e të drejtës për gjykim të drejtë të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të​​ KEDNJ-së, si rezultat i​​ (i)​​ mungesës​​ ​​ vendimit​​ të arsyetuar​​ gjyqësor dhe (ii)​​ shkeljen e​​ parimit​​ ​​ sigurisë juridike, si rezultat i​​ divergjencës së​​ vendimmarrjes​​ gjyqësore,​​ për çështje të njëjta faktike dhe juridike.​​ 

 

 

I.  ​​ ​​​​ Përkitazi me pretendimet për​​ shkeljen e të drejtës për gjykim të drejtë të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të​​ KEDNJ-së

 

 

  • Përkitazi me pretendimet për shkeljen e të drejtës për gjykim të drejtë si rezultat i mungesës së vendimit të arsyetuar gjyqësor​​ 

 

  • Sa i përket të drejtës për vendim të arsyetuar, Gjykata thekson se bazuar në praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së të cilën e ka përvetësuar edhe Gjykata, rezulton, mes tjerash, se (i) garancitë​​ e mishëruara në paragrafin 1 të nenit​​ 6 të​​ KEDNJ-së dhe nenin 31 të Kushtetutës, përfshijnë edhe detyrimin e gjykatave që të paraqesin arsyetim të mjaftueshëm për vendimet e tyre; (ii) vendimi i arsyetuar gjyqësor u tregon palëve se rasti i tyre është shqyrtuar me të vërtetë; (iii)​​ gjykata më e ulët ose autoriteti shtetëror, duhet të ofroj arsye dhe arsyetime të tilla të cilat do t'ua mundësojnë palëve të shfrytëzojnë në mënyrë efektive çdo të drejtë ekzistuese të ankesës; (iv)​​ paragrafi 1 i nenit 6 të​​ KEDNJ-së dhe neni 31 i Kushtetutës i detyron gjykatat të japin arsye për vendimet e tyre, por kjo nuk do të thotë se kërkohet përgjigje e detajuar lidhur me secilin argument; dhe se (v) nga natyra e vendimit që merr, varet nëse gjykata është e detyruar ta arsyetojë atë, dhe kjo mund të vendoset vetëm në dritën e rrethanave të rastit në fjalë: është e nevojshme të merren parasysh, ndër të tjera, llojet e ndryshme të parashtresave që një palë mund t'i paraqesë gjykatës, si dhe dallimet që ekzistojnë midis sistemeve juridike të vendeve në lidhje me dispozitat ligjore, rregullat zakonore, pozicionet juridike dhe paraqitjen dhe hartimin e aktgjykimeve​​ (për një elaburim më të detajuar përkitazi me parimet e një vendimi gjyqësor të arsyetuar shih, rastet e​​ GJEDNJ-së,​​ Suominen kundër Finlandës, nr. 37801/97, Aktgjykim i 1 korrikut 2003, paragrafi 34;​​ Hirvisaari kundër Finlandës, nr. 49684/99, Aktgjykim i 25 dhjetorit 2001, paragrafi 30;​​ Van de Hurk kundër Holandës,​​ nr. 16034/90,​​ Aktgjykim i 19 prillit 1994, paragrafi 61;​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ Aktgjykim, ​​ i 21 ​​ janarit 1999, paragrafi 26;​​ Perez kundër Francës,​​ nr. 47287/99,​​ Aktgjykim i 12 shkurtit 2004, paragrafi 81;​​ Ruiz Toria kundër Spanjës, nr. 18390/91, Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994, paragrafi 29; si​​ dhe rastet e Gjykatës​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k, Aktgjykim i 15 dhjetorit 2022, paragrafët 113-124; dhe​​ KI164/23, KI173/23, KI174/23, KI175/23, KI176/23 dhe KI201/23,​​ parashtrues​​ Murat Syla, Gentian Syla, Shqipe Kelmendi, Rinor Sogojeva, Asdren Mustafaj, dhe Besnik Elshani,​​ cituar më lart, paragrafët 148- 150).​​ 

 

  • Në rrethanat e rastit konkret,​​ Gjykata vëren se thelbi i ankesës së​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ ndërlidhet me pretendimin e parashtruesit të kërkesës se​​ Gjykata Komerciale​​ dhe Gjykata Themelore​​ nuk​​ kishin​​ ofruar “arsyetim ose shpjegim për mungesën e nënshkrimit dhe vulosjes së fletëdërgesave të përdorura për hartimin e faturës kontestuese, si dhe për faktin që fatura kontestuese është kthyer ose reklamuar.​​ Parashtruesi i kërkesës​​ kishte kërkuar​​ ​​ nga Gjykata që të shikohen​​ kopjet e fletëdërgesave nr. 163 dhe 162 të 2 korrikut 2020, nr. 161 dhe 160 të 1 korrikut 2020, nr. 159 të 30 qershorit 2020, dhe nr. 156 të 29 qershorit 2020, ku vërehet se fletëdërgesat në bazë të​​ të​​ cilave është hartuar fatura nuk janë nënshkruar dhe as vulosur.​​ Ky​​ fakt,​​ sipas saj,​​ ka ndikuar që​​ të obligohet debitori, përkatësisht kompania që të paguajë për mallin e papranuar, përfshi​​ kamatë-vonesat dhe shpenzimet e procedurës dhe të përfaqësimit.

 

  • Në lidhje me pretendimet e​​ parashtruesit​​ së​​ kërkesës,​​ Gjykata​​ fillimisht​​ i referohet Aktvendimit [PP.nr.6/2021] të Gjykatës Themelore, e cila arsyetoi:​​ “...​​ se Fatura nr.12/2020 e datës​​ 17.11.2020, paraqet dokument të​​ besueshëm në mbështetje të nenit 29, paragrafi 1, nenparagrafi 1.3 i Ligjit​​ Nr. 04/L-139 Për Procedurën Përmbarimore.​​ Këtë faturë, Gjykata e vlerëson të​​ përshtatshme për përmbarueshmëri pasi që për Gjykatën e njëjta i përmban të gjitha elementet e përcaktuara në nenin 29, paragrafi 3 i Ligjit​​ Nr. 04/L-139 Për Procedurën Përmbarimore, si dhe Gjykata vlerëson se kreditori i propozimit, mjaftueshëm i ka dëshmuar Gjykatës se mbi bazën e çfarë raporti është hartuar​​ e njëjta. Gjykata me kujdes shqyrtoi të​​ gjitha pretendimet dhe kundërshtimet e debitorit të​​ ngritura në prapësim, mirëpo të​​ njëjtat i vlerëson irelevante për vendosje, pasi që debitori i propozimit nuk ka bashkëngjitur asnjë provë​​ materiale përmes të​​ cilave do ti vërtetonte pretendimet e veta.​​ Në fund,​​ Gjykata​​ Themelore, theksoi:​​ ​​ Detyrimi për ti bazuar në​​ fakte të​​ gjitha pretendimet që​​ i ngritin​​ palët​​ në​​ procedurë​​ e parasheh edhe neni 7 i LPK-së, dhe​​ atë: "Palët kanë për​​ detyrë​​ të ​​ paraqesin të​​ gjitha aktet mbi të cilat​​ i​​ mbështesin​​ kërkesat e veta dhe të​​ propozojnë​​ prova me të​​ cilat konstatohen faktet e tilla.”.

 

  • Në vijim,​​ Gjykata​​ i referohet​​ aktvendimit​​ të kontestuar​​ [K.DH.SH.II.nr.425/22]​​ të Gjykatës​​ Komerciale, e cila​​ përkitazi me​​ konstatimet e Gjykatës Themelore,​​ theksoi​​ se:​​ Në arsyetim të aktvendimit të​​ atakuar gjykata​​ (Themelore)​​ ka theksuar se fatura nr.12/2020 e datës 17.11.2020 paraqet dokument të​​ besueshëm​​ në kuptim të nenit 29.1 të​​ Ligjit për Procedurën Përmbarimore​​ dhe se në kuptim të​​ këtij​​ dokumenti​​ të​​ besueshëm është iniciuar procedura dhe​​ se​​ e njëjta është hartuar dhe lëshuar, pas pranimit të fletë-dërgesave nga ana e debitorit, si dhe në të​​ është caktuar afati partitiv prej 8 ditësh për përmbushjen e detyrimit.

 

  • Tutje,​​ Gjykata Komerciale,​​ theksoi​​ se:​​ ...​​ Gjykata e shkallës së parë, me rastin e vendosjes si në​​ dispozitiv të aktvendimit të​​ atakuar ka konstatuar drejt faktin se fatura nr.12/2020 dt.17.11.2020 është hartuar mbi bazën e fletëdërgesave 153, 154, 155, 156, 157, 159, 160, 161, 162 dhe 163 të​​ datës​​ 27.06.2020,​​ 29.06.2020,​​ 30.06.2020,​​ 01.07.2020, 02.07.2020, andaj në bazë të​​ kësaj​​ fature organi​​ përmbarues​​ ka caktuar​​ përmbarimin,​​ ()​​ është​​ dokument i​​ besueshëm e kjo parashihet në nenin 29,​​ paragrafi 1 të LPP-së, ku ceket se: "përmbarimi me qëllim të realizimit të​​ kërkesës në të holla caktohet edhe në bazë të dokumentit të​​ besueshëm. Dokument i​​ besueshëm​​ sipas​​ këtij​​ ligji​​ është edhe fatura.

 

  • Sa më lart, Gjykata vëren​​ se Gjykata​​ Komerciale​​ kishte​​ pranuar​​ në tërësi​​ konstatimet e​​ Gjykatës​​ Themelore,​​ si​​ përkitazi me​​ faktet e vërtetuara​​ po ashtu edhe​​ për sa i përket bazës​​ ligjore të​​ aplikuar​​ në rrethanat e rastit konkret.​​ Gjykata​​ vëren​​ se​​ Gjykata Komerciale​​ kishte​​ adresuar​​ të​​ gjitha​​ pretendimet​​ e​​ parashtruesit të kërkesës të ngritura nëpërmjet​​ ankesës,​​ duke i dhënë​​ të​​ njëjtit​​ përgjigje​​ në​​ çdo pretendim thelbësor. Në lidhje me kriteret ligjore që e bëjnë një dokument të besueshëm Gjykata Komerciale, mes tjerash, arsyetoi:​​ “...​​ kjo gjykatë​​ analizoi pretendimet​​ e debitorit në​​ prapësim, por pranoi përfundimin​​ juridik të​​ gjykatës​​ së shkallës së parë​​ sepse vlerësoi se​​ debitori nuk ka ofruar prova në​​ mbështetje​​ të pretendimeve të​​ tij ashtu siç​​ parashihet me nenin 69,​​ par.4 të​​ LPP-së​​ si dhe vlerësoi se nuk ekzistojnë as arsyet ligjore për​​ shtyrje apo pezullim të​​ përmbarimit​​ të​​ përcaktuara me dispozitat ligjore nga neni 61,​​ par.4 të LPP-së​​ e as nga neni 71 të​​ LPP-së”.​​ 

 

  • Për më​​ tepër,​​ Gjykata​​ vëren​​ se​​ Gjykata Komerciale, kur i referohet faturës si dokument i besueshëm, këtë konstatim e bazon në​​ kushtet e përcaktuara me ligj, gjegjësisht në dispozitat përkatëse të LPP-së, duke theksuar se: “Në rastin konkret,​​ fatura përbënë bazën juridike për caktimin e përmbarimit konform nenit 21, 27 si dhe nenit 29 paragrafi 3 të LPP-së,​​ i cili thotë se: "Dokumenti përmbarimor i besueshëm është i përshtatshëm për përmbarim po që​​ se në​​ të​​ është treguar kreditori dhe debitori, si dhe objekti, mjetet, lloji, shuma dhe koha e përmbushjes së detyrimit monetar".​​ 

 

  • ​​ vlerësimin e Gjykatës, konkluzionet e Gjykatës Komerciale janë të qarta dhe të arsyetuara, të cilat nuk bien ndesh me standardin e një vendimi të arsyetuar.​​ Për më​​ tepër, Gjykata rikujton se​​ paragrafi 1 i nenit 6 të​​ KEDNJ-së nuk kërkon që​​ në​​ instancë përfundimtare​​ ​​ gjyqësorit të rregullt,​​ në rastin konkret Gjykata Komerciale,​​ të japë arsyetim më të detajuar, kur ajo thjesht zbaton një dispozitë të caktuar ligjore për refuzimin e një ankese, duke konsideruar se ajo ankesë specifike nuk ka një perspektivë për sukses (shih rastet e​​ GJEDNJ-së​​ Burg dhe të tjerët kundër Francës, nr. 34763/02; vendim i 28 janarit 2003;​​ Gorou kundër Greqisë​​ (nr. 2), nr. 12686/03, vendim i 20 marsit 2009, paragrafi 41; shih rastin e Gjykatës​​ KI106/22, me parashtrues​​ Driton Fetahu, Aktvendim ​​ i 8 shkurtit 2023, paragrafi 45-56).

 

  • Thënë këtë, Gjykata konsideron​​ se​​ aktvendimi i​​ kontestuar i Gjykatës​​ Komerciale​​ është në pajtueshmëri me kërkesat​​ e​​ paragrafit 1 të​​ nenit 31 të Kushtetutës dhe të paragrafit 1 të nenit​​ 6 të​​ KEDNJ-së, meqë aktvendimi, si i tillë, përmban lidhje logjike ndërmjet bazës juridike të aplikuar, arsyetimit dhe përfundimeve të nxjerra. ​​ 

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata vlerëson​​ se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të së drejtës për një vendim të arsyetuar gjyqësor janë pretendime që i takojnë kategorisë së pretendimeve​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”, dhe si të tilla, janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.

 

  • Përkitazi me pretendimin për cenim të parimit të sigurisë juridike si rezultat i​​ divergjencës​​ së​​ praktikës​​ gjyqësore​​ në vendimmarrje​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata Komerciale dhe Gjykata Themelore, përmes aktvendimeve të tyre, kanë cenuar parimin e sigurisë​​ juridike​​ si rezultat i divergjencës së praktikës gjyqësore në vendimmarrje​​ për çështje të njëjta faktike dhe juridike.

 

  • Përkitazi​​ me parimet themelore që ndërlidhen me konsistencën e praktikës gjyqësore, Gjykata​​ rikujton se praktika gjyqësore e saj dhe ajo​​ e GJEDNJ-së ka rezultuar në katër parime themelore që karakterizojnë analizën lidhur me konsistencën e praktikës gjyqësore, dhe atë si në vijim: (i)​​ siguria juridike është e mishëruar në të gjitha nenet e​​ KEDNJ-së dhe të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe përbën një nga aspektet themelore të sundimit të ligjit; (ii) nuk ka një të drejtë të fituar për konsistencë të praktikës gjyqësore; (iii) divergjenca nuk është domosdoshmërisht në kundërshtim me​​ KEDNJ-në; dhe (iv) përveç rasteve të arbitraritetit të dukshëm, nuk është detyrë e saj të vë në pikëpyetje interpretimin e ligjit vendas nga ana e gjykatave vendore (për një elaborim më të detajuar të parimeve të lartcekura,​​ shih​​ rastet e​​ GJEDNJ-së​​ Borg kundër Maltës,​​ ​​ nr.​​ 37537/13, Aktgjykim i ​​ 12 prillit 2016, paragrafi 107,​​ Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin kundër Turqisë,​​ nr. 13279/05, Aktgjykim i 20 tetorit 2011, paragrafët 51, 53 dhe​​ 56; dhe rastet e Gjykatës​​ KI42/17, parashtrues​​ Kushtrim Ibraj, Aktvendim për papranueshmëri i 5 dhjetorit 2017, paragrafi 33-38;​​ KI175/20, parashtrues​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 26 marsit 2021, paragrafët 55 -61 dhe​​ KI76/22, parashtrues​​ Admir Salihi, Aktvendim për Papranueshmëri i 12 prillit 2023, paragrafi 54-61).​​ 

 

  • Gjykata më tej thekson se GJEDNJ në zhvillimin e parimeve themelore përmes praktikës së saj gjyqësore, praktikë e përvetësuar edhe nga Gjykata, ka vendosur​​ tri kritere themelore për të përcaktuar nëse një divergjencë e pretenduar përbën shkelje të​​ paragrafit 1 të nenit 6​​ të​​ KEDNJ-së,​​ si në vijim​​ (i)​​ nëse divergjencat në praktikën gjyqësore janë “të thella dhe afatgjata;​​ (ii) nëse ligji vendor përcakton mekanizma të aftë për të zgjidhur divergjenca të tilla; dhe (iii)​​ nëse ata mekanizma janë zbatuar dhe me çfarë efekti (në këtë kontekst, shih rastet e GJEDNj-së,​​ Beian kundër Rumanisë, nr. 30658/05, Aktgjykim i 6 dhjetorit 2007, paragrafët 37 -39;​​ Famullia Greko-Katolike e Lupenit dhe të tjerët kundër Rumanisë, nr. 76943/11, Aktgjykimi i 29 nëntorit 2016, paragrafët 116 - 135;​​ Iordan Iordanov dhe të tjerët kundër Bullgarisë, nr. 23530/02,​​ Aktgjykim i 2 korrikut 2009, paragrafët 49-50;​​ Nejdet​​ Şahin​​ i Perihan​​ Şahin​​ kundër Turqisë,​​ nr. 13279/05, Aktgjykimi i 20 tetorit 2011, paragrafi 53; dhe shih gjithashtu rastin e Gjykatës,​​ KI175/20,​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendimi i 26 marsit 2021, paragrafi​​ 60)​​ dhe​​ KI76/22, parashtrues​​ Admir Salihi, cituar më lart, paragrafi 60).​​ 

 

  • Lidhur me rrethanat e rastit konkret, Gjykata sërish rithekson se parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata Komerciale dhe Gjykata Themelore, kanë cenuar parimin e sigurisë juridike për shkak të qasjes jo konsistente në vendimmarrje​​ për çështje të njëjta faktike dhe juridike.​​ Megjithatë,​​ Gjykata​​ vë​​ në fokus​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ në mbështetje të​​ pretendimit të​​ saj​​ për qasje jo konsistente në vendimmarrje gjyqësore,​​ i ka bashkëngjitur kërkesës së tij 1 (një) Aktvendim​​ [PPPnr.1217/19] të​​ 29 korrikut 2019​​ të Gjykatës​​ Themelore në Prishtinë,​​ ku​​ kjo e fundit​​ kishte vendosur, si në vijim: “Andaj, gjykata në​​ rastin konkret përcakton se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për nxjerrjen e urdhrit për përmbarim nga përmbaruesi​​ privat në kuptim të​​ nenit 43 par. 4 të LPP-së, ngase​​ dokumenti i besueshëm mbi bazën e të​​ cilit është nxjerrë urdhri Përmbarimor nuk është pranuar dhe nënshkruar nga debitori i përmbarimit për ta pasur këtë cilësi​​ ​​ këtë procedurë dhe se me këtë rast nuk janë plotësuar kushtet e parapara me nenin 29,​​ par. 1 nënpar. 1.1.​​ dhe par 3, lidhur me nenin 3 të LPP-së, që​​ kjo faturë të​​ paraqitet si dokument i besueshëm, në​​ këtë kuptim gjykata e pranoi​​ prapësimin e debitorit konform nenit 71,​​ par. 1 nënpar.​​ 1.1 të LPP-së.

 

  • Gjykata, bazuar në praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së dhe​​ të saj, rithekson se​​ nuk është funksioni i saj të krahasojë vendime të ndryshme të gjykatave të rregullta, edhe nëse​​ merren në procedura dukshëm të ngjashme, pasi që pavarësia e tyre duhet të respektohet. (shih, rastin e​​ GJEDNJ-së​​ Ādamsons kundër Letonisë,​​ cituar më lart, paragrafi 118, shih po ashtu rastet e Gjykatës​​ KI87/18​​ dhe​​ KI35/18, të cituara më lart).

 

  • Për më tepër, parashtruesi e kërkesës lidhur me pretendimet për shkelje kushtetuese të të drejtave dhe lirive themelore si rezultat i divergjencave në praktikë gjyqësore, duhet t’i paraqesin Gjykatës argumente​​ përkatëse përkitazi me ngjashmëritë faktike dhe juridike të rasteve të cilat pretendojnë se janë zgjidhur ndryshe nga gjykatat e rregullta, duke rezultuar në vendime kundërthënëse të​​ cilat mund të kenë rezultuar në shkelje të të drejtave dhe lirive të tyre kushtetuese të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me​​ paragrafin 1 të nenit​​ 6 të​​ KEDNJ-së. (shih, rastin​​ KI35/18, cituar më lart, paragrafi 76).

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata i referohet jurisprudencës së​​ GJEDNJ-së, e cila përcakton se është përgjegjësi e autoriteteve vendore për të organizuar sistemin juridik në atë mënyrë që të shmangen vendimet kundërthënëse, sidomos një kërkesë e tillë është më fuqishme kur kundërthëniet e praktikës gjyqësore nuk janë një incident (rast) i izoluar, por kjo jokonsistencë mund të afektojë një numër më të madh të personave që paraqiten në gjykatë (shih,​​ GJEDNJ, rastin​​ Famullia Greko-Katolike e Lupenit dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ cituar më lart, paragrafi 129).​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata vlerëson se, bazuar edhe në praktikën e saj gjyqësore, nuk është e mundur të konstatohet ekzistimi i​​ “dallimeve të thella dhe të vazhdueshme”​​ në praktikën gjyqësore të Gjykatës​​ Komerciale​​ dhe Gjykatës​​ Themelore​​ që cenojnë parimin e sigurisë juridike, duke u thirrur në​​ 1​​ (një) aktvendim​​ të Gjykatës​​ Themelore​​ (shih, rastet e Gjykatës​​ KI29/17,​​ parashtrues​​ Adem Zhegrova, Aktvendim për Papranueshmëri i 5 shtatorit 2017, paragrafi 58 dhe​​ KI164/23, KI173/23, KI174/23, KI175/23, KI176/23 dhe KI201/23, parashtrues​​ Murat Syla, Gentian Syla, Shqipe Kelmendi, Rinor Sogojeva, Asdren Mustafaj, dhe Besnik Elshani, cituar më lart, paragrafi 166). ​​ 

 

  • Gjykata, gjithashtu rithekson se bazuar në standardet e evoluimit të praktikës gjyqësore, përsërit që vendimmarrja e gjykatave të rregullta është dinamike, dhe ajo mund ndryshojë, duke iu përshtatur rrethanave të reja si dhe duke përmirësuar administrimin e drejtësisë. Është në diskrecionin dhe autoritetin e tyre për të vlerësuar dhe interpretuar të drejtën pozitive.​​ 

 

  • Andaj, bazuar në​​ atë​​ çka​​ u tha më lart,​​ Gjykata konstaton se pretendimi​​ i​​ parashtruesit të kërkesës në lidhje me shkeljen e të drejtës për gjykim të drejtë, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6.1 të​​ KEDNJ-së,​​ për shkak të cenimit të parimit të sigurisë juridike si rezultat i jokonsistencës në vendimmarrje gjyqësore​​ i​​ takon​​ kategorisë së​​ pretendimeve​​ të pambështetura​​ apo​​ të paarsyetuara”,​​ dhe si e tillë, është qartazi e pabazuar​​ në baza kushtetuese,​​ siç​​ përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata vlerëson se​​ kërkesa​​ e parashtruesit të kërkesës duhet të deklarohet​​ në tërësi e papranueshme​​ si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese,​​ siç​​ përcaktohet në paragrafin​​ (2) të​​ rregullit 34​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ nenet 113.1 dhe​​ 113.7​​ të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit​​ dhe rregullin ​​ 34 (2) dhe 48 (1) (b) të Rregullores së punës,​​ ​​ më​​ 28 maj​​ 2024, njëzëri

 

 

VENDOS​​ 

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit;​​ 

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare​​ të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

Gjyqtari raportues  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

Safet Hoxha ​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

AAB CONSTRUCTION sh.p.k

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër