Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr.36/2022] të Gjykatës Supreme të 13 qershorit 2022

Nr. të lëndës KI123/22

Parashtruesit: Getoar Mjeku

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 29 mars​​ 2024

Nr.​​ ​​ ref.:​​ RK 2411/24

 

​​ 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

​​ 

 

rastin nr.​​ KI123/22

 

Parashtrues

 

Getoar Mjeku

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ ​​ Aktgjykimit​​ [ARJ.nr.36/2022]​​ ​​ Gjykatës Supreme​​ ​​ 13 qershorit 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

​​ 

 

Parashtruesit e​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ Getoar Mjeku nga Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi​​ i​​ kërkesës).​​  ​​​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktgjykimit​​ [ARJ nr.36/2022]​​ ​​ të Gjykatës Supreme të​​ 13 qershorit​​ 2022​​ në ndërlidhje me Aktvendimin [AA.nr.638/2020] të Gjykatës së Apelit të 28 majit 2021​​ dhe​​ Aktgjykimin​​ [AA.nr.684/2021] të Gjykatës së Apelit të 21 marsit 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [ARJ nr.36/2022]​​ ​​ ​​ të Gjykatës Supreme,​​ përmes​​ të cilit​​ pretendohet se parashtruesit​​ të kërkesës​​ i​​ janë shkelur të drejtat​​ themelore​​ të garantuara me​​ nenet​​ 24 [Barazia para Ligjit],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ në lidhje​​ me nenin 6 (1)​​ (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 12 (Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ)​​ dhe nenet 1 (Pa titull), 2 (Pa titull) dhe 23.1​​ (Pa titull)​​ të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ DUDNJ).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.”​​ ​​ ​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ nenin 113 (1) dhe (7)​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ nenet 22 (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47 (Kërkesa Individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më​​ 10 gusht​​ 2022, parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ përmes postës elektronike​​ dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata).

 

  • Më 9 dhjetor 2022, parashtruesi i kërkesës u njoftua për regjistrim të kërkesës dhe një kopje iu dërgua Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Më​​ 25 gusht​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes vendimit​​ [GJR. Nr. KI123/22]​​ caktoi gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ Gjyqtare​​ raportuese​​ dhe​​ Kolegjin​​ shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi dhe Safet Hoxha​​ (anëtarë).

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dhe betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç ‘rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 22 shkurt 2023, Gjykata u dërgoi shkresa parashtruesit të kërkesës dhe​​ Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (në tekstin e mëtejmë:​​ MASHT)​​ lidhur me sqarimin e disa çështjeve që janë ngritur në kërkesën e parashtruesit të kërkesës. ​​​​ 

 

  • Parashtruesit të​​ kërkesës​​ iu kërkua sqarimi: “A mund të sqaroni për Gjykatën Kushtetuese çështjen e studimeve themelore përkatësisht ​​ nëse diploma e juaj në studimeve themelore është e barasvlefshme me gradën (6) në drejtimin e juridikut në pajtim me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve?​​ 

 

  • MASHT-it iu kërkua sqarimi: “Nga shkresat e lëndës rezulton se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) me Vendimin nr. 6-4473 të datës 04.10.2016 e kishte njohur Diplomën Juris Doctor që parashtruesi i kërkesës e kishte fituar në Southern Methodist University Dedman School of Law si të barasvlefshme me gradën e nivelit 7 Master sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.​​ A mund të sqaroni për Gjykatën Kushtetuese çështjen e studimeve themelore të parashtruesit të kërkesës përkatësisht ​​ nëse diploma e tij e studimeve themelore është e barasvlefshme me gradën (6) në drejtimin e juridikut në pajtim me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve? A mund të sqaroni për Gjykatën Kushtetuese, nëse me vendimin e lartpërmendur të MASHT-it, parashtruesit të kërkesës i njihet titulli jurist i diplomuar dhe nëse i njëjti përfundimisht i plotëson kushtet për t’iu lejuar hyrja në provimin e jurisprudencës në kuptim të nenit 6 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2., të Ligjit për Provimin e Jurisprudencës Nr. 04/L-141?​​ 

 

  • Më 1 dhe 2 mars 2023, parashtruesi i kërkesës dhe MASHT-i dorëzuan komentet e tyre.​​ Përmbajta e​​ komenteve​​ të dhëna nga parashtruesi i kërkesës dhe MASHT-i është reflektuar në tekstin e mëposhtëm të këtij vendimi.

 

  • ​​ ​​ 13 shkurt​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtares raportuese dhe​​ ​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

  • Në përputhje me Rregullin 56 (Mendimet mospajtuese)​​ të Rregullores së punës, Gjyqtari Nexhmi Rexhepi​​ ​​ ka përgatitur mendim mospajtues i cili do të publikohet së bashku me këtë Aktvendim. ​​ 

 

Përmbledhje e fakteve

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se organi i paditur​​ Ministria e Drejtësisë ​​​​ përmes Vendimit​​ [nr.04/2019]​​ të datës 11.01.2019, në pikën I të dispozitivit ka vendosur I. Refuzohet si e pa bazuar ankesa e Getoar Mjeku (parashtruesi i kërkesës), kundër vendimit nr.08-4636/2 datë 26.12.2018 të Komisionit për vlerësimin e kërkesave të kandidatëve për provimin e jurisprudencës, për refuzimin e lejimit të dhënies së provimit të jurisprudencës. Në​​ pikën II. Mbetet në fuqi vendimi nr.08-4636/2 datë​​ 26.12.2018 i Komisionit​​ për​​ vlerësimin​​ e​​ kërkesave të​​ kandidatëve​​ për​​ lejimin e​​ dhënies​​ së​​ provimit të​​ jurisprudencës. Në​​ pikën III. Ky vendim hyn në​​ fuqi në​​ datën e nënshkrimit.

 

  • Më 15 janar 2019, parashtruesi i kërkesës me padi inicioi konflikt administrativ kundër të paditurës Ministria e Drejtësisë.​​ Parashtruesi i kërkesës kishte kërkuar anulimin e vendimit të Ministrit të Drejtësisë, duke vënë në pah zbatimin e gabuar të së drejtës materiale, konstatimin e gabuar të fakteve, tejkalimin e autorizimit ligjor, si dhe cenimin e të drejtave kushtetuese.​​ Parashtruesi i kërkesës​​ në​​ thelb​​ kishte pretenduar​​ se e paditura​​ Ministria e Drejtësisë nuk ka pasur autorizim që të njëjtit ti​​ kërkojë​​ dëshmi​​ për​​ studimet baçelor,​​ përderisa​​ neni 6.1.2​​ (Kushtet për dhënien e provimit)​​ ​​ Ligjit​​ nr.​​ 04/L-141​​ për​​ Provimin e​​ Jurisprudencës​​ (në tekstin e mëtejmë: LPJ)​​ kërkon baçelorin ose masterin - por jo të​​ dyja.​​ Parashtruesi i kërkesës po ashtu kishte theksuar​​ se​​ MASHT-i​​ ka nxjerrë​​ vendim​​ për​​ nivelin e arsimit​​ të tij​​ dhe se Ministria e​​ Drejtësisë​​ nuk​​ është​​ kompetente​​ për​​ të​​ vlerësuar​​ kohëzgjatjen,​​ vëllimin​​ ose​​ përmbajtjen e studimeve të​​ tij.

 

  • Më​​ 13 tetor 2020, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A.nr.127/19] vendosi:​​ (i)​​ APROVOHET​​ e bazuar kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës;​​ (ii)​​ ANULOHET​​ vendimi nr.04/2019, i datës 11.01.2019 i Ministrisë së Drejtësisë dhe çështja kthehet në rishqyrtim në rivendosje tek e paditura Ministria e Drejtësisë;​​ (iii)​​ në lidhje me kërkesën pasurore-juridike rreth pretendimeve për dëmin e shkaktuar, parashtruesi i kërkesës udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil;​​ (iv)​​ secila palë i bart​​ shpenzimet e veta procedurale.​​ Gjykata Themelore​​ ​​ konstatoi se parashtruesit të kërkesës i ishte njohur Diploma Juris Doctor e fituar në​​ Southern Methodist​​ University Dedman School of Law”​​ dhe se e njëjta i ishte njohur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me vendimin nr. 6-4473 të datës 04.10.2016 si e barasvlefshme me gradën e nivelit 7 Master sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.​​ 

 

  • Më 29 tetor 2020, pala e paditur Ministria e​​ Drejtësisë​​ paraqiti ankesë​​ në Gjykatën e Apelit​​ duke pretenduar​​ shkelje esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës, vërtetimit të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ ​​ gjendjes faktike dhe zbatimit të​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale, me propozim që​​ ​​ ndryshohet aktgjykimi​​ i Gjykatës Themelore [A.nr.127/19]​​ i datës 13.10.2020, refuzohet në​​ tërësi padia e​​ parashtruesit të kërkesës​​ dhe mbetet në​​ fuqi vendimi i të​​ paditurës​​ Ministria e Drejtësisë.

 

  • ​​ 28 maj 2021, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [AA.nr.638/2020] e aprovoi të bazuar ankesën e të​​ paditurës Ministria e Drejtësisë ndërsa prishi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore​​ [A.nr.127/19]​​ i datës 13.10.2020​​ dhe lënda i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.​​ Gjykata e Apelit​​ theksoi se​​ duke u nisur nga gjendja e tillë​​ e çështjes, duke e shqyrtuar, aktgjykimin e ankimuar të gjykatës së shkallës së parë, vendimin e organit të paditur, si dhe shkresat e tjera të lëndës, sipas pretendimeve në ankesë, konstaton se aktgjykimi i ankimuar është i përfshirë me shkelje thelbësore të dispozitave të​​ Ligjit nr.​​ 03/L-006​​ të Procedurës Kontestimore​​ (në tekstin e mëtejmë: LPK)​​ nga neni​​ (Pa titull)​​ 182.2 pika (n) dhe 183​​ (Pa titull).​​ ​​ 

 

  • Më 7 korrik 2021,​​ Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A.nr.127/19] vendosi:​​ (i)​​ APROVOHET​​ e bazuar padia e parashtruesit të kërkesës;​​ (ii)​​ ​​ ANULOHET​​ vendimi nr.04/2019 i datës 11.01.2019 i Ministrisë së Drejtësisë dhe çështja kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje tek e paditura Ministria e Drejtësisë.​​ Gjykata Themelore​​ ritheksoi​​ se parashtruesit të kërkesës i ishte njohur Diploma Juris Doctor e fituar në “Southern Methodist University Dedan School of Law” dhe se e njëjta i ishte njohur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me vendimin m. 6-4473 të datës 04.10.2016 si e barasvlefshme me gradën e nivelit 7 Master sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.​​ 

 

  • Më 2 gusht 2021, pala e paditur Ministria e Drejtësisë paraqiti ankesë duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozim që të​​ ndryshohet Aktgjykimi​​ i Gjykatës Themelore [A.nr.127/19]​​ i datës 07.07.2021, refuzohet në tërësi padia e parashtruesit të kërkesës dhe mbetet në fuqi vendimi i të paditurës Ministria e Drejtësisë.​​  ​​ ​​ ​​​​ ​​ ​​  ​​ ​​​​ ​​ 

 

  • ​​ 21​​ mars 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [AA.nr.684/2021] vendosi:​​ (i) APROVOHET​​ e bazuar ankesa e të paditurës Ministria e Drejtësisë;​​ (ii) NDRYSHOHET ​​​​ Aktgjykimi​​ i Gjykatës Themelore [A.nr.127/19]​​ i datës 07.07.2021;​​ (iii) REFUZOHET​​ kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës me çka ka kërkuar që të anulohet vendimi i të paditurës Ministria e Drejtësisë nr.04/2019 i datës 11.01.2019;​​ (iv)​​ MBETET ​​​​ në fuqi vendimi i të paditurës Ministria e Drejtësisë nr.04/2019 i datës 11.01.2019.​​ Gjykata e Apelit​​ ​​ konstatoi​​ se gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje të nenit 183 par. 1 dhe 2, sepse arsyet në të cilat bazohet aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, sa i përket vërtetimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike është vërtetuar në mënyrë jo të drejtë duke u bazuar dhe duke e zbatuar të​​ drejtën materiale në​​ mënyrë​​ të​​ gabuar, e që​​ kjo ka pasur ndikim në​​ nxjerrjen e aktgjykimit jo të​​ ligjshëm dhe​​ jo​​ të​​ drejtë.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor duke pretenduar shkelje të së drejtës materiale dhe procedurale. Parashtruesi i kërkesës kishte propozuar:​​ (i)​​ të miratohet si e themeltë kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm;​​ (ii)​​ të anulohet Aktgjykimi i Gjykatës së [Apelit AA nr. 684/2021] i dt. 21.03.2022;​​ (iii)​​ të refuzohet si e pa themeltë ankesa e të paditurës Ministria e Drejtësisë, ndërsa Aktgjykimi i Gjykatës Themelorë [A nr. 127/19] i dt. 07.07.2021, të vërtetohet. ​​ ​​​​  ​​​​ 

 

  • ​​ 13 qershor 2022, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [ARJ nr.​​ 36/2022]​​ e refuzoi të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të paraqitur nga parashtruesi i kërkesës kundër Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit [AA.nr.684/2021] të datës 21.03.2022.​​ Gjykata Supreme​​ kishte theksuar se​​ Gjykata e Apelit drejtë​​ ​​ ka​​ vërtetuar​​ gjendjen faktike dhe drejtë​​ ka aplikuar​​ ​​ drejtën​​ materiale me​​ mënyrën​​ e vendosjes, aprovimin e ankesës​​ ​​ ​​ paditurës​​ Ministria e​​ Drejtësisë,​​ ndryshimin e aktgjykimit të​​ ankimuar të​​ shkallës së​​ parë dhe refuzimin e kërkesëpadisë​​ së parashtruesit të kërkesës​​ si jo të​​ bazuar.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ pretendon​​ se i janë shkelur të drejtat themelore të garantuara​​ nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (1) (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 12 (Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit) të KEDNJ-së​​ dhe nenet 1 (Pa titull), 2 (Pa titull) dhe 23.1 (Pa titull) të DUDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ pretendon: “Kjo kërkesë nuk ka të bëjë me interpretimin e një norme ligjore, pra nuk është çështje e ligjshmërisë. Kërkesa ka të bëjë me garancinë kushtetuese për trajtimin e pretendimeve ne arsyetimin e aktgjykimit, për gjykimin nga gjykata e pavarur dhe e paanshme, për ndalimin e diskriminimit, si dhe për të drejtën e punës dhe ushtrimit të profesionit.”

 

  • Konkretisht lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit [AA.nr.684/2021]​​ të datës 21.03.2022, parashtruesi i kërkesës pretendon se ka arsyetim të cunguar dhe shton: “Nëse​​ nuk merret parasysh​​ përshkrimi​​ i​​ procedurës, analiza e Apelit​​ përbehet​​ nga tre fjali-paragrafë, me 157, 156 dhe 134 fjalë.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ po ashtu​​ pretendon se​​ Aktgjykimi i Gjykatës Supreme [ARJ nr. 36/2022] i datës 13 qershor 2022, është i mangët në arsyetim dhe shton: “Nga arsyetimi i Aktgjykimit vërehet qartë se Gjykata Supreme nuk ka trajtuar pretendimet kyçe rreth kushteve ligjore për të paraqitur provimin (dhe rreth lidhëzës «ose» në nenin 6.1.2 të​​ Ligjit për provimin e jurisprudencës), rreth cenimit të të drejtave kushtetuese si barazia para ligjit dhe e drejta e punës dhe e ushtrimit të profesionit, si dhe rreth mungesës së arsyetimit dhe mohimit të gjykimit të drejtë të mbrojtur me Kushtetutë.”

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ thekson se bazuar në garancitë e nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 (1) të KEDNJ-së, gjykatat kanë për detyrë që t’i shqyrtojnë dhe t’iu përgjigjen pretendimeve dhe argumenteve të palëve. Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës i referohet​​ jurisprudencës së​​ Gjykatës​​ lidhur me të drejtën për vendim të arsyetuar:​​ Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe atë të Gjykatës, nga gjykatat kërkohet që të shqyrtojnë dhe japin përgjigje specifike dhe të qarta në lidhje me: (i) pretendimet dhe argumentet thelbësore të palës; (ii) pretendimet dhe argumentet që janë vendimtare për rezultatin e procedurës; ose (iii) pretendimet në lidhje me të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë dhe KEDNJ.”

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Gjykatës së Apelit kishte argumentuar: “Gjykata e Apelit ka zbatuar gabimisht të​​ drejtën​​ materiale, duke me​​ kërkuar​​ baçelorin. Ligji më​​ lejon të​​ hyj në​​ provim me master. Neni 6.1.2 i Ligjit​​ për​​ provimin e​​ jurisprudencës​​ thotë​​ se​​ kërkohet​​ diploma e studimeve themelore ose masteri, par jo të​​ dyja.​​ Lidhëza​​ «ose» qartazi lejon kandidatet me master. Neni 10.3 rregullon​​ formën​​ e paraqitjes së​​ provimit, dhe duhet të​​ lexohet në​​ lidhje me nenin 6.1.2.4. Gjykata e Apelit më​​ ka shkelur të​​ drejtat e​​ barazisë​​ para ligjit dhe të​​ punës​​ e të​​ ushtrimit të​​ profesionit, të​​ mbrojtura me nenet 24 dhe 49 të​​ Kushtetutës. Gjykata e Apelit më​​ ka cenuar të​​ drejtën​​ e gjykimit të​​ drejtë​​ nga neni 31 i​​ Kushtetutës, duke nxjerrë​​ vendim të​​ paarsyetuar që​​ nuk trajton pretendimet e mia​​ kyçe​​ rreth nenit 6.1.2 të LPJ-së. Gjykata e Apelit ka shkelur edhe dispozitat procedurale​​ për​​ vendim te arsyetuar.”

 

  • Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës pretendon: “Këto pretendime dhe argumente janë thelbësore apo vendimtare, sepse prekin shkaqet pse i jam drejtuar​​ Gjykatës​​ Supreme ashtu dhe arsyet pse kam parashtruar padi​​ kundër​​ Ministrisë​​ së​​ Drejtësisë.​​ Është​​ e pamundshme me zgjidhë​​ çështjen​​ pa shtjelluar​​ kuptimin​​ e nenit 6.1.2 të​​ LPJ-së.​​ Është​​ gjithashtu e pamundshme me zgjidhë​​ çështjen​​ pa adresuar pretendimet​​ për​​ arsyetimin e​​ çalë​​ të​​ vendimit​​ gjyqësor. Pretendimet​​ për​​ shkeljen​​ e të​​ drejtave kushtetuese​​ janë​​ po aq të​​ rëndësishme.”

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon: (i) Gjykata Supreme nuk ka trajtuar fare lidhëzën «ose»​​ të nenit 6.1.2 të ligjit për provimin e jurisprudencës; (ii) nuk ka marrë parasysh argumentin pse neni 10.3 ​​ dhe neni 6.1.2 të ligjit për provimin e jurisprudencës duhet të​​ lexohen në lidhshmëri me njëri tjetrin; (iii) nuk ka dhënë kurrfarë shpjegimi pse ligji kërkon baçelorin si kusht për lejim të hyrjes në provim të jurisprudencës; (iv) nuk ka adresuar faktin se ligji lejon kandidatët me master​​ ​​ të hyjnë në provim të jurisprudencës dhe se nuk kërkon prova për kohëzgjatjen e provimeve.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës po ashtu thekson se aktgjykimi i Gjykatës Supreme është diskriminues dhe pretendon:​​ Aktgjykimi i Supremes shtrembëron rëndë​​ parashtresën time qe përmend «programin tetësemestror Juris Doctor». Unë kam përshkruar këtë fakt për të ilustruar diskriminimin që më bëhet si i diplomuar jashtë vendit dhe si avokat i licencuar në Shtetet e Bashkuara. Gjykata nuk është lodhur me zënë ngojë barazinë para ligjit dhe të drejtat e tjera kushtetuese. Aktgjykimi mbetet gjedhe (shabllon) e papërpunuar, sado që kolegji ka përdorur fjalët e mia për ta lyer me shtresë arsyetimi konkret. Arsyetimi është i vagët, çka në sytë e ligjit e bën të munguar. Thuajse secili autoritet publik që është marrë me këtë rast ka kërkuar «unazën» në vendin e gabuar, ndonëse unaza shihet qartë te neni 6.1.2 dhe nuk ka humbur fare. Nëse autoritetet kanë mëdyshje rreth gradës Juris Doctor të ShBA-së, ato lehtë mund të shërbehen me faktet notore për përmbajtjen e gradës ose të kërkojnë ndihmën administrative të Ministrisë së Arsimit, që ka bërë njohjen e diplomës dhe zotëron dosjen e lëndës.

 

  • Lidhur me mungesën e qëllimit legjitim të diskriminimit të tij, parashtruesi i kërkesës pretendon: “Ky dallim nuk gjen «arsyetim objektiv e të​​ arsyeshëm». Me fjalë​​ të​​ tjera, s'i​​ shërben​​ ndonjë​​ qëllimi​​ legjitim; madje vepron​​ kundër​​ interesit publik​​ për​​ kthimin e trurit. Ministria e paditur më ka trajtuar në​​ mënyrë​​ të​​ pabarabartë​​ për​​ shkak të​​ shkollimit në​​ Amerikë, të​​ lidhjes sime me​​ bashkësitë e avokatëve amerikanë​​ dhe të​​ mërgimtarëve​​ shqiptarë​​ në​​ ShBA, por​​ edhe statusit që​​ gëzoj​​ në​​ shoqëri​​ si njeri atdhetar, i shkolluar, dhe me karakter të lartë​​ moral. Ky​​ vendim​​ është​​ i​​ paarsyeshëm​​ sidomos kur kihet parasysh Ligji​​ për​​ avokatinë​​ që​​ më lejon të​​ angazhohem si «avokat i huaj»​​ nëse​​ paguaj tarifa prej mijëra eurosh.​​ Pra, nuk ka​​ ndonjë​​ shkas legjitim​​ për​​ të ma​​ mohuar të​​ drejtën​​ e provimit.​​ Përjashtim​​ im nga provimi i​​ jurisprudencës, me Aktgjykimin e Supremes,​​ është​​ diskriminues sipas kuptimit të​​ Kushtetutës​​ dhe KEDNj-së.”​​ 

 

  • Lidhur me shkeljet të​​ neneve ​​ 24, 31​​ dhe 49 të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës pretendon: “Aktgjykimi i mangët i Gjykatës Supreme më ka cenuar barazinë para ligjit dhe të drejtën e punës dhe të ushtrimit të profesionit, duke më diskriminuar si ish-mërgimtar dhe avokat të diplomuar e të licencuar në Shtetet e Bashkuara dhe duke ma pamundësuar ushtrimin e avokatisë. Ndonëse praktika shmang vlerësimin e shkeljeve të tjera kur gjendet cenimi i nenit 31, Gjykata duhet t’u kushtojë vëmendje diskriminimit të paarsyeshëm dhe përjashtimit tim nga komuniteti i avokatëve.

 

  • Parashtruesi i kërkesës po ashtu thekson se Gjykata Supreme ka cenuar parimin e ndarjes së pushteteve të sanksionuar me nenin 4 të Kushtetutës dhe pretendon: “Gjykata Supreme ka​​ përvetësuar​​ tagrin e​​ ligjvënësit: ka ndryshuar ligjin e miratuar në​​ Kuvend kur​​ lidhëzën​​ «ose» të​​ neni 6.1.2 i LPJ-së​​ e ka​​ zëvendësuar​​ me​​ lidhëzën​​ «dhe».”​​ Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës shton: “Rëndësia e ndarjes se pushteteve mes gjyqësorit dhe institucioneve politike po zë vend​​ gjithnjë e më shpesh në praktikën e GJEDNj-së. Kur gjykata përvetëson pushtetin politik të Kuvendit, ajo pushon së qeni gjykatë e pavarur dhe e paanshme, siç kërkojnë neni 31.2 i Kushtetutës dhe neni 6.1 i Konventës. Kështu Aktgjykimi i 13 qershorit 2022 më mohon gjykimin e drejtë, prandaj duhet të prishet.”

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesën kërkon që Gjykata:​​ (i)​​ ta shpall kërkesën të pranueshme,​​ (ii)​​ të​​ konstatojë se ka pasur shkelje të neneve 24, 31 dhe 49 të Kushtetutës dhe neneve 6, 14 dhe​​ nenit​​ 1 të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së;​​ (iii)​​ të shpall të pavlefshëm​​ Aktgjykimin e Gjykatës Supreme [ARJ.nr.36/2022] të 13 qershorit 2022;​​ (iv)​​ ​​ të kthej​​ Aktgjykimin e Gjykatës Supreme [ARJ.nr.36/2022] të 13 qershorit 2022 për rivendosje në pajtim Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

Komentet e dorëzuara nga MASHT-i

 

  • Në përgjigjen e 1 marsit 2023, MASHT-i kishte theksuar: “Sipas UA 12/2018, Parimet dhe Procedurat e Njohjes së Diplomave, Gradave dhe Kualifikimeve të Shkollave të Larta Profesionale dhe Universitare të Fituara Jashtë Republikës së Kosovës, njohja barasvlera e diplomave në NARIC bëhet për qëllim të punësimit. Z. Mjeku, është ankuar në organet e drejtësisë, se përse gradën e tij “Juris Doctor” KSHNJ e ka njohur si master profesional (niveli i 7 sipas KK) dhe jo si nivel i 8 (doktoratë). KSHNJ e ka njohur gradën e tij “Juris Doctor” si gradë profesionale e nivel i 7 sipas KKK. Grada “Jurist Doctor” nuk mund të barasvlerësohet me gradën “Jurist i diplomuar”, e cila merret në Kosovë. Kjo për faktin se Jurist i diplomuar, janë studime trevjeçare, ndërsa për të marrë titullin “Jurist i diplomuar” duhet të jenë studime 4 vjeçare. Vlen të theksohet se për të barasvlerësuar një gradë të fituar jashtë Kosovës me një grade të njëjtë ose ngjashme në Kosovë, sipas nenit 10 paragrafi 4 të UA 12/2018, ngjashmëria e programit të të dy vendeve duhet të jetë së paku në masën 70%. Opinioni ynë jepet​​ në bazë të vendimeve të NARIC, respektivisht Divizioni për njohje dhe barasvlerë​​ dhe Këshilli Shtetëror për Njohje ( KSHNJ).”

 

Komentet e dorëzuara nga parashtruesi i kërkesës

 

  • Në përgjigjen e 2 marsit 2023, parashtruesi i kërkesës kishte theksuar: “Më 14 dhjetor 2018, kam paraqitur kërkesë për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës në Republikën e Kosovës, sipas Ligjit nr. 04/L-141. Neni 6.1.2 i atij ligji thotë se kandidatët duhet «të jenë juristë të diplomuar sipas programit katërvjeçar ose t’i kenë përfunduar studimet master». Pra, kërkohet diploma katërvjeçare ose masteri, por jo të dyja. Lidhëza ose ka atë kuptim. Unë kam dorëzuar dëshminë e studimeve master, qe është niveli 7 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve. Ministria e Drejtësisë dhe gjykatat e rregullta (me përjashtim të Themelores) kanë kërkuar pa bazë ligjore dëshminë e studimeve baçelor apo nivelit 6 dhe nuk kanë përfillur fare argumentin tim se ligjërisht mjafton masteri. Është krejt jo relevant konstatimi i Gjykatës Supreme se nuk kam paraqitur dëshmi të studimeve në «program përkatës» të nivelit 6. Së pari, dëshmia e tillë nuk është kërkuar ligjërisht. Së dyti, fakultetet juridike në shumë vende diplomën e parë e japin të nivelit 7, duke tejkaluar nivelin 6. ​​ Së treti, Ministria e Drejtësisë ka mundur të kërkojë ndihmë sipas nenit 34 të Ligjit nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, për t’u njohur me faktet dhe dokumentet në posedim të institucionit shtetëror. Ministria e Arsimit ka njohur diplomën time të studimeve themelore me vendimin nr. 6-2214 të 16 majit 2016. Por dëshmia e studimeve të nivelit 6 nuk ka qenë kërkesë ligjore për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës në Kosovë dhe asnjë organ administrativ ose gjykate nuk është dashur të lëshohet në atë çështje përderisa unë kam dëshmuar studimet e nivelit 7 në juridik. Kërkesa ime drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë me çështje të ligjshmërisë ose konstatimit të gjendjes faktike, por me cenimin e të drejtave të mia kushtetuese-më janë mohuar garancia e trajtimit të pretendimeve në arsyetimin e aktgjykimit, gjykimi nga gjykata e pavarur dhe paanshme, ndalimi i diskriminimit, si dhe e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit. Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë veçanërisht pse Gjykata Supreme nuk ka dhëne përgjigje në argumentim tim rreth lidhëzës ose në nenin 6.1.2 të Ligjit nr. 04/L-141, por ka përvetësuar rolin e ligjvënësit duke i shtuar ligjit fjalë që nuk i ka. Gjykata gjithashtu duhet të shqyrtojë diskriminimin ndaj meje. Arsimimi universitar prej 8 vitesh më ka mjaftuar për të dhënë provimin e jurisprudencës dhe për të ushtruar profesionin e avokatit në ShBA. Licenca e avokatit nga ShBA më mundëson të regjistrohem si «avokat i huaj» në Republikën e Kosovës, sipas nenit 40.4 të Ligjit nr. 04/L-193 për avokatinë. Por duhet t’i paguaj Odës së Avokatëve tarifa shkurajuese që s'paguhen nga vendasit-licenca 4.500 euro për një rast, përveç aplikacionit 68 euro dhe anëtarësisë vjetore deri në 1.800 euro. Pra, shteti im më lejon të ushtroj profesionin nëse paguaj më shumë se kolegët dhe nëse pranoj të quhem «i huaj». Ministria e Drejtësisë dhe gjykatat e rregullta nuk më kanë dhënë kurrfarë arsyeje pse unë duhet të trajtohem ndryshe nga kolegët e mi. Ky trajtim i pabarabartë përbën diskriminim të ndaluar sipas nenit 24 të Kushtetutës, nenit 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 1 të Protokollit 12 të Konventës. Dështimi i Ministrisë dhe gjykatave për të dhënë përgjigje në pretendimin për shtrembërimin e kushteve ligjore dhe për diskriminimin cenon të drejtën e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm sipas nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës.”​​ 

 

 

 

 

 

 

 

Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 24

[Barazia para Ligjit]

 

“1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë​​ 

ligjore, pa diskriminim.

 

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,​​ 

mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë​​ 

komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së​​ 

kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

 

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të​​ 

pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë​​ 

ato.”

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

 

Neni 49

[E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]

 

“1. E drejta e punës garantohet.

 

2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.”

 

Neni 53​​ 

[Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]

 

“Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”​​ 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.”​​ 

 

Neni 14

(Ndalimi i diskriminimit)

 

Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo​​ mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.

 

LIGJI Nr. 03/L-202 PËR KONFLIKTET ADMINISTRATIVE  ​​​​ 

 

 

Neni 6

Parimi i shqyrtimit verbal

 

“Në konfliktin administrativ, gjykata vendosë në bazë të shqyrtimit verbal, të drejtpërdrejt dhe publik.”

 

Neni 44

Pa titull

 

“1. Ligjshmëria e aktit administrativ të kontestuar shqyrtohet nga gjykata brenda kufijve të kërkesës nga padia, por nuk obligohet nga shkaqet e padisë.​​ 

 

2. Për nulitetin e aktit administrativ gjykata kujdeset sipas detyrës zyrtare.”

 

Neni 49

Procedura sipas mjeteve juridike

 

“1. Kundër vendimit të gjykatës, ankesa i paraqitet gjykatës kompetente, në mënyrën e caktuar në nenin 28 të këtij ligji.​​ 

​​ 

2. Ankesa paraqitet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, që nga dita e pranimit të vendimit të gjykatës.​​ 

 

3. Në çështjet të tjera të procedurës sipas ankesës zbatohen dispozitat e këtij ligji për kërkesë padinë.​​ 

 

4. Kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor sipas nenit 24, si dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë sipas nenit 25, i paraqitet në mënyrën e caktuar në nenin 28 të këtij ligji, gjykatës për vendosje sipas kërkesës.”

 

Neni 63

Dispozita të tjera të procedurës

 

“Nëse ky ligj nuk përmban dispozita për procedurën në konfliktet administrative, do të zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e ligjit për procedurën kontestimore.”

 

LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

 

Neni 182

Pa titull

 

“182.1 Shkelja thelbësore e dispozitave të procedurës kontestimore ekziston në çoftë se gjykata gjatë procedurës nuk e ka zbatuar apo ka zbatuar në mënyrë jo të drejt ndonjë dispozitë të këtij ligji, kurse kjo ka pasur apo ka mundë të ketë ndikim në nxjerrjen e aktgjykimit të ligjshëm e të drejtë.​​ 

 

182.2 Shkelja thelbësore e dispozitave të procedurës kontestimore ekziston gjithmonë:​​ 

 

a) në qoftë se gjykata është përbërë jo sipas dispozitave ose në çoftë se në nxjerrjen e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari që nuk ka marrë pjesë në seancën kryesore;​​ 

 

b) në qoftë se është vendosur për kërkesën e cila nuk bënë pjesë në juridiksionin gjyqësor;​​ 

 

c) në çoftë se në nxjerrjen e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari i cili sipas ligjit duhet të përjashtohet, respektivisht me vendim të gjykatës ka qenë i përjashtuar ose me rastin e dhënies se vendimit ka marrë pjesë personi i cili nuk e ka cilësinë e gjyqtarit;

 

d) në çoftë se gjykata sipas prapsmit të palëve gabimisht ka vendosur se është e kompetencës lëndore;​​ 

e) në çoftë se është vendosur për kërkesën sipas padisë të ngritur pas afatit të përcaktuar me ligj;​​ 

 

f) në çoftë se gjykata ka vendosur për kërkesëpadinë për të cilën është me kompetencë lëndore gjykata më e lartë e llojit të njëjtë, gjykata e llojit tjetër;​​ 

 

g) në çoftë se në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, gjykata e ka bazuar vendimin e vetë në disponimin e palejueshëm të palëve, (neni 3 paragrafi 3 i këtij ligji);​​ 

 

h) në qoftë se në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, gjykata ka nxjerr aktgjykim për shkak të pohimit, mosbindjes, mungesës, heqjes dorë nga kërkesëpadia, ose pa mbajtjen e shqyrtimit kryesor;​​ 

 

i) në qoftë se ndonjërës nga palët me veprimin e paligjshëm, e sidomos me mosdhënien e mundësisë për shqyrtimin e çështjes në gjykatë;​​ 

 

j) në qoftë se në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, gjykata e ka refuzuar kërkesën e palës, që në procedurë të përdorë gjuhën dhe shkrimin e vet e të ndjek procesin në gjuhën e vet, kurse për këtë arsye ankohet;​​ 

 

k) në qoftë se në procedurë si paditës, ose i paditur, ka marrë pjesë personi që nuk mund të jetë palë në procedurë, apo në qoftë se palën që është person juridik nuk e ka përfaqësuar personi i autorizuar, ose në qoftë se palën me pazotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor ose në qoftë se përfaqësuesi ligjor,​​ respektivisht përfaqësuesi me prokurë i palës nuk ka pasur autorizim të nevojshëm për zhvillimin e procedurës apo për kryerjen e ndonjë veprimi në procedurë, në qoftë se zhvillimi i procedurës, respektivisht ushtrimi i veprimeve te veçanta në procedurë nuk është lejuar më vonë;​​ 

 

l) në qoftë se është vendosur për kërkesën për të cilën vazhdon procedura apo për të cilën më parë është nxjerr aktgjykimi i formës se prerë, ose prej të cilit paditësi njëherë ka hequr dorë ose për të cilin është lidhur pajtimi gjyqësor;​​ 

 

m) në qoftë se, në kundërshtim me ligjin është përjashtuar publiku në seancën kryesore;​​ 

 

n) në qoftë se aktgjykimi ka të meta për shkak të të cilave nuk mund të ekzaminohen, e sidomos në qoftë se dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptueshëm apo kontradiktor me vetvete ose me arsyet e aktgjykimit, apo nëse aktgjykimi nuk ka fare arsye apo në të nuk janë treguar fare arsyet për faktet vendimtare, ose ato arsye janë të paqarta, ose kontradiktore, ose nëse për faktet vendimtare ekzistojnë kundërthënie midis asaj që në arsyet e aktgjykimit thuhet për përmbajtje të dokumentit ose të procesverbalit për thëniet e dhëna në procedurë dhe të vet atyre dokumenteve ose të procesverbalit;​​ 

 

o) në qoftë se me aktgjykim është tejkaluar kërkesëpadia.”​​ 

 

Neni 183

Pa titull

 

“183.1 Ekziston vërtetimi i gabuar apo jo i plotë i gjendjes faktike kur gjykata gabimisht e ka vërtetuar ndonjë fakt vendimtar, përkatësisht kur faktin e tillë nuk e ka vërtetuar fare.​​ 

 

183.2 Ekziston konstatimi jo i plotë i gjendjes faktike edhe kur për këtë flasin faktet e reja apo provat e reja.”

 

LIGJI Nr. 04/L-141 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS

 

Neni 6

Kushtet për dhënien e provimit

 

1. Kandidatët të cilët i nënshtrohen dhënies së provimit duhet ti plotësojnë​​ këto kushte:

 

1.1. të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.​​ 

 

1.2. të jenë juristë të diplomuar sipas programit katër vjeçar ose ti kenë​​ përfunduar studimet​​ 

master.

 

1.3. të kenë punuar së paku një (1) vit në punët juridike në gjykata, në prokurori të shtetit apo​​ 

në zyrën e avokatisë, ose të kenë punuar së paku dy (2) vite në punët profesionale juridike​​ 

brenda ose jashtë vendit, në institucione publike, agjenci shtetërore dhe në administratën e​​ 

institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

 

2. Provimin e jurisprudencës mund ta japin edhe personat të cilët nuk janë në marrëdhënie pune në organet e administratës, në shoqëritë​​ tregtare​​ apo në personat e tjerë juridik nga paragrafi 1. i këtij neni, të cilët si jurist të diplomuar kanë kryer praktikën e nevojshme në gjykatë, prokurori të shtetit apo në zyrën e avokatisë me qëllim të aftësimit profesional dhe fitimin e kushteve për dhënien të provimit të jurisprudencës (volonterët), ndërsa sipas kushteve në nënparagrafin 1.2. të këtij neni.

 

3. Kandidati i cili ka kryer Fakultetin Juridik në ndonjë universitet jashtë Kosovës, duhet të ketë nostrifikuar diplomën e Fakultetit Juridik, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

4. Juristët e diplomuar të cilët kanë dhënë provimin profesional për punë në organet e administratës si dhe ata që kanë dhënë provimin profesional të gjyqtarit për kundërvajtje, provimin e jurisprudencës e japin si provim plotësues, sipas programit të shkurtuar, konform dispozitave paraprake, duke iu pranuar provimet e dhëna.

 

Neni 10

Kërkesa për provim

 

1. Kërkesa për provimin e jurisprudencës paraqitet në Ministrinë e Drejtësisë.

 

2. Kandidatët në kërkesë deklarohen se në cilën gjuhë zyrtare dëshirojnë ti nënshtrohen provimit dhe se a i janë nënshtruar provimit më parë.

 

3. Kandidati, kërkesës për provim ia bashkangjet dëshmitë se i plotëson kushtet nga neni 6 i këtij ligji për kryerjen e fakultetit juridik dhe përvojën e punës në punët juridike.​​ 

 

4. Personave nga neni 6 paragrafi 2. i këtij ligji, certifikatën për praktikën e kryer ia lëshon Kryetari i Gjykatës, Prokurori i Shtetit, Oda e Avokatëve te e cila personi është regjistruar në regjistrin si avokat praktikant.

 

5. Për dhënien e provimit sipas programit të shkurtuar kandidati është i obliguar që përveç dëshmive nga paragrafi paraprak të bashkëngjis dhe dëshminë për provimin e dhënë profesional për punë në organe të administratës, përkatësisht dëshminë mbi dhënien e provimit të gjyqtarit për kundërvajtje.

 

6. Komisioni përkatës i Ministrisë me vendim përcakton se kandidati i plotëson kushtet për dhënien e provimit të jurisprudencës. Kundër vendimit të komisionit mund ti paraqitet ankesë​​ ministrit të​​ drejtësisë, në afat prej tetë (8) ditësh. Ministri brenda pesë (5) ditëve vendos lidhur me ankesën e kandidatit. Vendimi i ministrit është përfundimtar.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa​​ i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me​​ Ligj dhe​​ të specifikuara më tej​​ me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë drejtim,​​ Gjykata​​ i​​ referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113 [Juridiksioni​​ dhe Palët e​​ Autorizuara]​​ të​​ Kushtetutës,​​ i cili përcakton:

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të  ​​ ​​ ​​​​ drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në vazhdim, Gjykata​​ gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata së pari i referohet​​ neneve, 47 (Kërkesa individuale),​​ ​​ 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet)​​ të Ligjit, të cilët parashohin:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Në vlerësimin e përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë siç janë cekur më lart, Gjykata vëren se parashtruesi​​ i​​ kërkesës ka specifikuar se konteston​​ një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ Gjykatës Supreme​​ [ARJ nr.36/2022]​​ të​​ 13 qershorit​​ 2022, pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi​​ i​​ kërkesës gjithashtu ka qartësuar të drejtat dhe liritë që ai​​ pretendon​​ se janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Përveç​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të parapara në rregullin 34 (Kriteret e pranueshmërisë)​​ të Rregullores së punës. Rregulli 34​​ (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar.​​ Rregulli 34​​ (2)​​ specifikon:

 

“Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme​​ nëse kërkesa​​ është qartazi e pabazuar, kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.​​ 

 

  • Gjykata rikujton që rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore​​ të GJEDNJ-së si dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në bazë të dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës (shih rastin​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih gjithashtu rastin​​ KI175/20, parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi 37).

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”. (shih ​​ rastin​​ KI04/21, cituar më lart, paragrafi 27, si dhe rastin​​ KI175/20, cituar më lart, paragrafi 38).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë (shih rastin​​ KI04/21, cituar më lart, paragrafi 28).

 

  • Gjykata vëren se esenca e këtij rasti ndërlidhet me kërkesën e parashtruesit të kërkesës që t’i nënshtrohet provimit të jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë. Komisioni i Ministrisë së Drejtësisë për vlerësimin e kërkesave të kandidatëve për provimin e jurisprudencës, e refuzoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës për lejimin e dhënies së provimit të jurisprudencës. Ndërkohë, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë tek Ministria e Drejtësisë, e cila e refuzoi të pa bazuar ankesën e parashtruesi të kërkesës të paraqitur kundër Komisionit për vlerësimin e kërkesave të kandidatëve për provimin e jurisprudencës. Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën Themelore. Gjykata Themelore aprovoi të bazuar kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës dhe anuloi vendimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit e aprovoi të bazuar ankesën e Ministrisë së Drejtësisë dhe lënda i kthehet Gjykatës Themelore në rigjykim dhe rivendosje. Gjykata Themelore në ri-procedurë aprovoi​​ të bazuar padinë e parashtruesit të kërkesës dhe anuloi vendimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë sërish paraqiti ankesë tek Gjykata e Apelit, e cila e aprovoi të bazuar ankesën e të paditurës Ministria e Drejtësisë, ndryshoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe refuzoi​​ kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës.​​ Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor duke pretenduar shkelje të së drejtës materiale dhe procedurale.​​ Gjykata Supreme e refuzoi të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të paraqitur nga parashtruesi i kërkesës kundër Aktgjykimit të​​ Gjykatës së Apelit.

 

  • Gjykata​​ ​​ rikujton që parashtruesi i kërkesës në thelb pretendon​​ se​​ nga​​ Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Supreme duke i mohuar atij të drejtën për t’iu​​ nënshtruar provimit të jurisprudencës kanë kryer: (i) shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 (1) të KEDNJ-së për shkak të arsyetimit deficitar të vendimeve të tyre; (ii) shkelje të nenit 24 të Kushtetutës dhe nenit 14 të KEDNJ-së dhe nenit 1 të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së për shkak të diskriminimit objektivisht të pajustifikuar të tij kundrejt kandidatëve me kualifikim shkollor në Fakultet Juridik të Republikës; dhe, (iii) si rrjedhojë, e arsyetimit deficitar dhe diskriminimit objektivisht të pa justifikuar, parashtruesi i kërkesës po ashtu pretendon se i është shkelur e drejta për punë dhe ushtrim të profesionit​​ nga neni 49 i Kushtetutës, për shkak se nuk i lejohet hyrja në provimin e jurisprudencës.

 

  • Gjykata konsideron se vlerësimi i procedurave bëhet në tërësi, pra, nëse të njëjtat kanë qenë të drejta ose jo vlerësohet duke pasur parasysh zhvillimin e tyre në tërësi (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Ankerl kundër Zvicrrës, nr. 17748/91, Aktgjykim i 23 tetorit 1996, paragrafi 38; ​​ dhe ​​ Centro Europa 7 S.r.l. dhe Di Stefano​​ kundër Italisë, nr. 38433/09, Aktgjykim i 7 qershorit 2012, paragrafi 197). Rrjedhimisht, çdo defekt sa i përket korrektësisë së procedurave mundet, në kushte të caktuara, të ndreqet në një fazë të mëvonshme, ose në nivel të njëjtë (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Helle kundër Finlandës, nr.157/1996/776/977, Aktgjykim i 19 dhjetorit 1997, paragrafi 54), ose nga një gjykatë më e lartë (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Schuler Zgraggen kundër Zvicrrës,​​ nr.14518/89. Aktgjykim i 24​​ qershorit 1993, paragrafi 52).

​​ 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet arsyetimit të Gjykatës së Apelit: “Kolegji konstaton se gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje të nenit 183 par. 1 dhe 2, sepse arsyet në të cilat bazohet Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, sa i përket vërtetimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike është vërtetuar në mënyrë jo të drejtë duke u bazuar dhe duke e zbatuar të drejtën materiale në mënyrë të gabuar, e që kjo ka pasur ndikim në nxjerrjen e aktgjykimit jo të ligjshëm dhe jo të drejtë. Kolegji vlerëson se gjykata e shkallës së parë, nuk ka vepruar drejtë kur ka vërtetuar gjendjen faktike si në aktgjykimin e ankimuar, duke e aprovuar kërkesëpadinë e​​ paditësit (parashtruesit të kërkesës)​​ dhe anuluar vendimin e të paditurës, për arsye se vendimi i nxjerrë nga e paditura, është vendim i drejtë dhe i bazuar në ligj. E paditura e ka refuzuar ankesën e parashtruesit të kërkesës për arsye se ankuesi nuk i plotëson kriteret e përcaktuara me nenin 6 të Ligjit nr.04/L-141, për Provimin e Jurisprudencës pasi që nuk ka arritur të provoj nëse i ka të përfunduara studimet themelore në fushën juridike (fakultetin juridik) në një program përkatës studimor në pajtim me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe i njëjti nuk ka dëshmi për përfundonin e nivelit të studimeve themelore (baçelor) nivelin e (6) sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve duke mos e përmbushur detyrimin nga neni 10 paragrafi 3 i Ligjit nr.04/L-141 për Provimin e Jurisprudencës. Aktgjykimi është dashur të ndryshohet për arsye se nuk është vërtetuar drejtë gjendja faktike ngase shihet qartë nga shkresat e lëndës, se​​ paditësi (parashtruesi i kërkesës)​​ nuk e ka bërë të besueshme kërkesën për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës nën kushtet e parapara me dispozitat e Ligjit nr.04/L-141, për Provimin e Jurisprudencës, të parapara me nenin 6 dhe nenin 10 par. 3 të këtij Ligji, fakte këto të cilat janë të mjaftueshme për këtë gjykatë që aktgjykimin e shkallës së parë ta ndryshoj dhe të mbetet në fuqi vendimi i organit administrativ.

 

  • Gjykata po ashtu vë në pah konstatimet e Gjykatës Supreme: “Gjykata e Apelit drejtë ​​ ka vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë​​ ka aplikuar të drejtën materiale me mënyrën e vendosjes, aprovimin e ankesë së të paditurës Ministria e Drejtësisë ndryshimin e aktgjykimit të ankimuar të shkallës së parë dhe refuzimin e kërkesëpadisë së​​ paditësit​​ (parashtruesit të kërkesës)​​ si jo të bazuar, për anulimin e vendimit të organit të paditur Ministria e Drejtësisë nr. 04/2019 të​​ dt. 11.01.2019. Gjykata Supreme këto pretendime si në kërkesë i shqyrtoi në tërësi në baza ligjore dhe i vlerëson se nuk janë të qëndrueshme dhe të bazuara në prova dhe fakte, andaj nuk janë me ndikim për vërtetimin e një gjendje tjetër nga ajo e vërtetuar nga gjykatat e shkallës së dytë.​​ Paditësi (parashtruesi i kërkesës) nuk paraqet asnjë provë në asnjë fazë të shqyrtimit të çështjes së tij, në procedurë administrative në organin e paditur (edhe pse është kërkuar dhe i është dhënë afat) dhe as në procedurë gjyqësore, se i ka të përfunduara studimet bazike në drejtim të juridikut apo në një program përkatës në pajtim me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve që ti njihet grada e 6 (gjashtë) e studimeve themelore​​ (baçelor). Paditësi​​ (parashtruesi i kërkesës) edhe pse thekson se ka mbaruar baçelorin katërvjeçar me përqendrim para-juridik dhe programin tetë semestror “Juris Doctor” por megjithatë nuk e paraqet si provë, prandaj me këtë provohet se nuk i përmbush kushtet ligjore për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, në mungesë të dëshmisë së përfundimit të studimeve bazike, para se të regjistroj dhe përfundoj studimet Master. Po ashtu në diplomën e Masterit, Juris Doctor nuk figuron programi “tetë semestror”, ashtu si e thekson parashtruesi i kërkesës në kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm. Prandaj, nga theksimet si më lart nuk provohet se paditësi (parashtruesi i kërkesës) i ka përmbushur kushtet ligjore si në kuptim te nenit 10. 3, të Ligjit për Provimin e Jurisprudencës i cili përcakton se kandidati kërkesës për provim ia bashkëngjit dëshmitë se i plotëson kushtet nga neni 6 i këtij ligji, për kryerjen e Fakultetit Juridik.

 

  • Gjykata po ashtu i referohet përgjigjes së parashtruesit të kërkesës të​​ 2 marsit 2023,​​ me ç ‘rast​​ parashtruesi i kërkesës kishte theksuar: “Më 14 dhjetor 2018, kam paraqitur kërkesë për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës në Republikën e Kosovës, sipas Ligjit nr. 04/L-141. Neni 6.1.2 i atij ligji thotë se kandidatët duhet «të jenë juristë të diplomuar sipas programit katërvjeçar ose t’i kenë përfunduar studimet master». Pra, kërkohet diploma katërvjeçare ose masteri, por jo të dyja. Lidhëza ose ka atë kuptim. Unë kam dorëzuar dëshminë e studimeve master, qe është niveli 7 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve. Ministria e Drejtësisë dhe gjykatat e rregullta (me përjashtim të Themelores) kanë kërkuar pa bazë ligjore dëshminë e studimeve baçelor apo nivelit 6 dhe nuk kanë përfillur fare argumentin tim se ligjërisht mjafton masteri. Është krejt jo relevant konstatimi i Gjykatës Supreme se nuk kam paraqitur dëshmi të studimeve në «program përkatës» të nivelit 6. Së pari, dëshmia e tillë nuk është kërkuar ligjërisht. Së dyti, fakultetet juridike në shumë vende diplomën e parë e japin të nivelit 7, duke tejkaluar nivelin 6. ​​ Së treti, Ministria e Drejtësisë ka mundur të kërkojë ndihmë sipas nenit 34 të Ligjit nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, për t’u njohur me faktet dhe dokumentet në posedim të institucionit shtetëror. Ministria e Arsimit ka njohur diplomën time të studimeve themelore me vendimin nr. 6-2214 të 16 majit 2016. Por dëshmia e studimeve të nivelit 6 nuk ka qenë kërkesë ligjore për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës në Kosovë dhe asnjë organ administrativ ose gjykate nuk është dashur të lëshohet në atë çështje përderisa unë kam dëshmuar studimet e nivelit 7 në juridik.

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata i referohet përgjigjes së MASHT-it i 2 marsit 2023: ​​ ​​ “Sipas UA 12/2018, Parimet dhe Procedurat e Njohjes së Diplomave, Gradave dhe Kualifikimeve të Shkollave të Larta Profesionale dhe Universitare të Fituara Jashtë Republikës së Kosovës, njohja barasvlera e diplomave në NARIC bëhet për qëllim të punësimit. Z. Mjeku, është ankuar në organet e drejtësisë, se përse gradën e tij “Juris Doctor” KSHNJ e ka njohur si master profesional (niveli i 7 sipas KK) dhe jo si nivel i 8 (doktoratë). KSHNJ e ka njohur gradën e tij “Juris Doctor” si gradë profesionale e nivel i 7 sipas KKK. Grada “Jurist Doctor” nuk mund të barasvlerësohet me gradën “Jurist i diplomuar”, e cila merret në Kosovë. Kjo për faktin se Jurist i diplomuar, janë studime trevjeçare, ndërsa për të marrë titullin “Jurist i diplomuar” duhet të jenë studime 4 vjeçare. Vlen të theksohet se për të barasvlerësuar një gradë të fituar jashtë Kosovës me një grade të njëjtë ose ngjashme në Kosovë, sipas nenit 10 paragrafi 4 të UA 12/2018, ngjashmëria e programit të të dy vendeve duhet të jetë së paku në masën 70%. Opinioni ynë jepet në bazë të vendimeve të NARIC, respektivisht Divizioni për njohje dhe barasvlerë dhe Këshilli Shtetëror për Njohje ( KSHNJ).”

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vëren se Gjykata​​ e Apelit dhe Gjykata Supreme:​​ (i)​​ kanë dhënë një arsyetim të gjithëpërfshirës të të gjitha çështjeve qendrore të çështjes së parashtruesit të kërkesës çka lë të kuptohet se parashtruesit i është mundësuar paraqitja e argumenteve kundrejt palës së paditur Ministria e Drejtësisë;​​ (ii)​​ Gjykata​​ e Apelit​​ dhe Gjykata​​ Supreme​​ kanë përcaktuar bazën ligjore duke dhënë shpjegime të mjaftueshme dhe logjike për kushtet ligjore që duhet të plotësohen për​​ të pasur të drejtën për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës;​​ (iii)​​ Gjykata​​ e Apelit​​ dhe Gjykata​​ Supreme​​ kanë shpjeguar​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk ka dorëzuar provat-ndryshe nga siç kishte pretenduar-që provojnë se i njëjti plotëson kushtet për nënshtrim në provim të jurisprudencës​​ siç përcaktohet me dispozitat përkatëse të​​ LPJ-së; dhe,​​ (iv)​​ nga përgjigjja e MASHT-it e 2 marsit 2023, rezulton se parashtruesi i kërkesës nuk ka provuar se programi i vendit nga ku ai ka marrë diplomën ka arritur masën e ngjashmërisë prej së paku 70%​​ ​​ ashtu që​​ të jetë barasvlershëm me gradën “jurist i diplomuar” që akordohet nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se pretendimi për zëvendësim të lidhëzës “ose” me lidhëzën “dhe” në substancë është pretendim për mënyrën sesi Gjykata Supreme ka interpretuar dhe zbatuar ligjin në rastin e parashtruesit të kërkesës. Në këtë drejtim, Gjykata ka pohuar vazhdimisht​​ se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë​​ konkluzionet​​ e gjykatave të​​ rregullta​​ në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale​​ dhe se ajo nuk mund të vlerësojë vetë faktet të cilat e kanë bërë një gjykatë të rregullt të marrë një vendim e jo një tjetër. Në të kundërtën, Gjykata do të vepronte si gjykatë e​​ “shkallës së katërt, që do të rezultonte në shpërfilljen e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj. (Shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNJ-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe referencat e përdorura aty;​​ dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës​​ KI128/18​​ parashtrues​​ Limak Kosovo International Airport Sh.A. “Adem Jashari”, Aktvendim për Papranueshmëri i 27 majit 2019, paragrafi 56; dhe​​ KI62/19​​ parashtrues​​ Gani Gashi, Aktvendim për papranueshmëri i 13 nëntorit 2019, paragrafi 58).

 

  • Gjykata rithekson se në këtë kërkesë individuale, nuk vlerëson kushtetutshmërinë e LPJ-së por vetëm nëse gjykatat e rregullta kanë interpretuar dhe zbatuar ligjin në pajtim me të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë. Në këtë kontekst, Gjykata-në pajtim dhe me parimin e subsidiaritetit të kërkesave individuale- rithekson se nuk ka arsye me peshë​​ (weighty reasons)​​ që të vë në pikëpyetje interpretimin dhe zbatimin e ligjit nga ana e ministrive përkatëse dhe gjykatave të rregullta ​​ (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e Gjykatës​​ KI185/22​​ parashtrues​​ Salih Topalli,​​ aktvendim për papranueshmëri​​ i 8 shkurtit 2023, paragrafi 48).​​ ​​ 

 

  • Sërish lidhur me​​ çështjen e​​ interpretimit dhe​​ zbatimit​​ të gabuar të ligjit, Gjykata përsëritë se sa i përket gjyqësorit të rregullt, Gjykata Supreme është autoriteti më i lartë gjyqësor në Republikën e Kosovës (shih neni 103.2 i Kushtetutës) dhe se interpretimi i saj i dispozitave përkatëse ligjore dhe çështjeve tjera të ligjit mbizotëron ndaj interpretimeve ligjore të gjykatave të instancës më të ulët si dhe ndaj vet palëve ndërgjyqëse. Në rastin konkret, vlerësimi dhe interpretimi i dispozitave ligjore nuk ngre çështje të garancive procedurale nga neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 (1) i KEDNJ-së (shih rastet​​ e Gjykatës​​ KI37/21​​ parashtrues​​ Isa Tusha, Naser Tusha dhe Miradije Tusha,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 8 shtatorit 2021, paragrafi 65; po ashtu shih​​ KI156/22​​ parashtrues i kërkesës​​ “Thermo SHPK”​​ Aktvendim për papranueshmëri i 12 prillit 2023, paragrafi 58).

​​ 

  • Në kontekst të pretendimit për arsyetim​​ të mangët, Gjykata kujton se​​ Gjykata dhe GJEDNJ-ja në jurisprudencën e tyre kanë theksuar se neni 31 i Kushtetutës​​ përkatësisht​​ neni 6, paragrafi 1 i KEDNJ-së, obligon gjykatat të japin arsyet për vendimet e tyre, ato​​ gjithashtu kanë konstatuar se kjo nuk mund të kuptohet si kërkesë për një përgjigje të hollësishme në çdo argument. (Shih rastet e Gjykatës nr.​​ KI174/21​​ parashtrues​​ Bashkim Makiqi, aktvendim për papranueshmëri i 16 shkurtit 2022, paragrafi 57 dhe​​ nr.​​ KI97/16​​ parashtrues​​ IKK Classic, aktgjykim i 4 dhjetorit 2017, paragrafi 49 dhe po ashtu shih rastet e GJEDNJ-së​​ Van de Hurk kundër Holandës, nr. 16034/90, Aktgjykim i 19 prillit 1994, paragrafi 61;​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës, nr. 134/1996/753/952, Aktgjykim i 19 shkurtit 1998, paragrafi 42).​​ 

 

  • Gjykata​​ vlerëson​​ se vendimet e kontestuara të gjykatave të rregullta janë të arsyetuara dhe përmbajnë fakte të vërtetuara, dispozitat ligjore përkatëse dhe marrëdhënien logjike midis tyre. (shih rastet e Gjykatës, nr.​​ KI174/21parashtrues​​ Bashkim Makiqi, cituar më lart, paragrafi 58 dhe nr.​​ KI72/12, parashtrues​​ Veton Berisha dhe IlfeteHaziri, Aktgjykim i 17 dhjetorit 2012, paragrafi 61, dhe nr.​​ KI135/14, parashtrues,​​ IKK Classic, Aktgjykim i 9 shkurtit 2016, paragrafi 58).

 

  • Gjykata vëren se Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme kanë konstatuar se​​ grada “Juris Doctor”​​ që ka ofruar parashtruesi i kërkesës nuk është e barasvlershme me gradën “Jurist i diplomuar” e cila akordohet pas kryerjes së shkollimit universitar në fushën e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Ky konstatim i Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme po ashtu është vërtetuar edhe përgjigjen e MASHT-it​​ të dorëzuar në Gjykatë më 1 mars 2023.​​  ​​ ​​​​ ​​ 

 

  • Gjykata rithekson se në këtë rast ka vlerësuar korrektësinë e procedurave në tërësi dhe​​ rithekson se​​ në pajtim me parimin e subsidiaritetit, ​​ nuk sheh​​ ​​ “shkaqe me peshë”​​ (weighty reasons),​​ për të zëvendësuar me vlerësim të vetin vlerësimin e gjykatave të rregullta përkitazi me çështjen nëse parashtruesi i kërkesës është “Jurist i diplomuar” ose jo (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e Gjykatës​​ KI107/22, parashtrues​​ Valdet Avdiu,​​ Aktvendim për papranueshmëri​​ i 18 janarit 2023, paragrafi 47).

 

  • Përkitazi me pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të neneve 24​​ dhe 49​​ të Kushtetutës,​​ ​​ ​​ kontekst të pretendimeve për diskriminim dhe ushtrim të profesionit, Gjykata përsëritë se gjykatat e rregullta vetëm ​​ kanë zbatuar dhe interpretuar ligjin përkatës lidhur me njohjen ​​ e gradës “jurist i diplomuar”,​​ çka është e vlefshme për të gjithë kandidatët që duan t’i nënshtrohen provimit të jurisprudencës dhe se në këtë kuptim, gjykatat e rregullta nuk kanë vënë kushte të ndryshme për parashtruesin e kërkesës në raport me kandidatët tjerë. Gjykata po ashtu vlerëson se parashtruesi i kërkesës nuk ka treguar se në raport me cilin individ apo grup individësh është trajtuar ndryshe/diskriminuar dhe sesi atij i është cenuar e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit.

 

  • Përkundër pretendimeve të parashtruesit të kërkesës dhe duke vlerësuar procedurat e zhvilluara në tërësi në​​ gjykatat e rregullta, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës përfitoi nga procedura kontradiktore dhe se ai ishte në gjendje të paraqiste në faza të ndryshme të procedurës pretendimet dhe provat që ai i konsideronte të rëndësishme për rastin e tij; ai ka pasur mundësinë të hedhë poshtë në mënyrë efektive pretendimet dhe provat e paraqitura nga pala kundërshtare;​​ gjykatat e rregullta​​ dëgjuan​​ dhe shqyrtuan​​ të gjitha pretendimet e tij, të cilat, shikuar objektivisht, ishin të rëndësishme për zgjidhjen e rastit; arsyet faktike dhe ligjore për vendimet e kontestuara janë dhënë në hollësi dhe procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-së,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, ​​​​ cituar më lart, ​​ paragrafët 29 dhe 30; shih, gjithashtu, rastin e Gjykatës nr.​​ KI22/19, parashtrues​​ Sabit Ilazi, Aktvendim për papranueshmëri i 7 qershorit 2019, paragrafi 42).​​ 

​​ 

  • Prandaj, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës​​ dhe nenin 6 të KEDNJ-së janë​​ pretendime që kualifikohen si pretendime të “të pambështetura apo të paarsyetuara” dhe si të tilla, këto pretendime të parashtruesit të​​ kërkesës janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.

 

  • Për sa i përket pretendimeve të parashtruesit së kërkesës për shkelje të neneve 24 dhe 49​​ ​​ Kushtetutës​​ në lidhje me​​ nenit 14 të KEDNJ-së dhe nenit 1 të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së, Gjykata vlerëson se këto pretendime nuk do t’i nënshtrohen vlerësimit kushtetues për shkak se nuk ngrenë ndonjë çështje të re që nuk është trajtuar më parë në kuadër të neneve 31 të Kushtetutës në kombinim me nenin 6 të KEDNJ-së.​​ (shih rastin e Gjykatës nr.​​ KI215/21,​​ parashtrues​​ Arbër Shkreli dhe të tjerët,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 15 shkurtit 2022, paragrafi 93 dhe referencat e përmendura aty).​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese në pajtim me nenin 113. 7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullat 34​​ (2) dhe​​ 48 (1)​​ ​​ (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 13 shkurt​​ 2024, ​​ 

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË,​​ me shtatë (7) vota për dhe një (1) kundër,​​ kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi​​ në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ ​​ 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese   Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi   ​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

​​ 

​​ 

 

1

 

Parashtruesit:

Getoar Mjeku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative