Vendimet e publikuara gjatë muajit dhjetor 2023

12.01.2024

Gjatë muajit dhjetor 2023, në Gjykatën Kushtetuese:

• janë shqyrtuar pesë (5) raste;
• janë marrë vendimet për dy (2) raste:

(i) Aktgjykim në rastin KO 55/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së amendamenteve të propozuara kushtetuese për Vetingun në sistemin e drejtësisë
(për të lexuar njoftimin për vendimin kliko këtu);

(ii) Aktgjykim në rastin KO 79/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik
(për të lexuar njoftimin për vendimin kliko këtu);

Procedura e publikimit të këtyre vendimeve i nënshtrohet më tej përcaktimeve të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullores së saj të punës;

• janë publikuar shtatëmbëdhjetë (17) vendime;

Gjatë kësaj periudhe, në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese janë publikuar (i) një (1) Aktgjykim; (ii) katërmbëdhjetë (14) Aktvendime për papranueshmëri; dhe (iii) dy (2) Vendime për refuzim të kërkesës.

Aktgjykimet
________________________________________________________
I.
1. KI74/22
Parashtrues: Zoran Đokić
Publikuar më: 11 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.19/2022], të 15 shkurtit 2022

Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [Pml.nr.19/2022] të 15 shkurtit 2022 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ndërlidhur me Aktgjykimin [APS.nr.22/2021] të 12 tetorit 2021 të Gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimin [ST.nr.15/19] të 11 shkurtit 2021 të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Rasti ndërlidhet me aktakuzën që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur kundër parashtruesit të kërkesës me dyshimin e bazuar se kishte kryer krime të luftës, në shkelje të nenit 3 (Konfliktet pa karakter ndërkombëtar) të Konventave të Gjenevës nga 12 gushti 1949 dhe Protokollet Shtesë nga 1977 dhe 2005, bazuar në paragrafin 1 të nenit 152 (Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës) të Kodit nr.04/L-82 Penal të Republikës së Kosovës dhe nenit 142 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës, ndër tjerash, për shkak se, në bashkëkryerje, kishte kryer veprën penale për të cilat akuzohej , dhe për pasojë e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vitesh. Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme, duke vepruar sipas ankesës dhe kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, respektivisht, vërtetuan Aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës Themelore. Para Gjykatës, parashtruesi i kërkesës pretendoi shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 3 (a) dhe (d) të nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në thelb duke pretenduar se (i) prokuroria dhe gjykatat e rregullta nuk ia dhanë mundësinë që të deklarohet për aktakuzën e ndryshuar dhe të zgjeruar kundër tij; (ii) veprimet hetimore, përkatësisht marrja në pyetje e dëshmitarëve, palëve të dëmtuara dhe identifikimi i parashtruesit të kërkesës, janë kryer pa praninë e mbrojtësit; (iii) sipas paragrafit 2 të nenit 288 (Kërkesat pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor) të Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, propozimi i dëshmitarëve të rinj mund të pranohet vetëm nëse dëshmitarët e propozuar nuk janë njohur në kohën e mbajtjes së shqyrtimit të dytë fillestar, gjë që në rastin e tij ky nuk ishte rasti; dhe (iv) gjykatat e rregullta nuk kanë dëgjuar dëshmitarët që do të kishin dëshmuar në favor të parashtruesit të kërkesës ose të paktën dëshmia e tyre do të ishte neutrale. Gjykata vlerësoi pretendimet e parashtruesit të kërkesës dhe në këtë kontekst (i) së pari shtjelloi parimet e përgjithshme lidhur me të drejtën për t’u informuar për ndryshim dhe zgjerim të aktakuzës, të drejtat e mbrojtjes në proces penal, të drejtën për ballafaqim të dëshmitarëve dhe dëgjim të dëshmitarëve në favor të parashtruesit të kërkesës, siç është e garantuar me aktet e lartcekura, dhe më pas (ii) i zbatoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret. Në këtë kontekst dhe sipas shtjellimeve të detajuara në Aktgjykim, Gjykata vlerësoi se: (i) prokurori me kohë ka njoftuar mbrojtësin e parashtruesit të kërkesës lidhur me zgjerimin e aktakuzës, çka edhe është konstatuar gjatë procesit gjyqësor nga Gjykata e Apelit se mundësia e ushtrimit praktik dhe efektiv të mbrojtjes ndaj zgjerimit të aktakuzës i është dhënë mbrojtjes së parashtruesit të kërkesës; (ii) zgjerimi i aktakuzës kundër parashtruesit të kërkesës nuk ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale dhe nuk ka ndryshuar rolin e parashtruesit të kërkesës në kryerjen e veprës penale; (iii) gjykatat e rregullta kanë shpjeguar se dëshmitarët janë ballafaquar me parashtruesin e kërkesës dhe/ose mbrojtjen e tij dhe se të njëjtin e kanë identifikuar që ka qenë prezent në situata të caktuara kur janë kryer veprat penale; (iv) gjykatat e rregullta nuk kanë mohuar të drejtën e parashtruesit të kërkesës për të propozuar dëshmitarë të rinj, veçse të njëjtat kanë theksuar se propozimi i dëshmitarëve vlen edhe për palët e dëmtuara, çka është në pajtim me parimin e “barazisë së armëve” siç garantohet me të drejtë për gjykimit të drejtë dhe të paanshëm; (v) gjykatat e rregullta kanë dëgjuar edhe dëshmitarët në favor të parashtruesit të kërkesës, ndërsa pesha që u akordohet dëshmisë së atyre dëshmitarëve është çështje e juridiksionit dhe fushëveprimit të gjykatave të rregullta. Për pasojë Gjykata konstatoi se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme [Pml.nr.19/2022] i 5 shkurtit 2022; Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit [APS.nr.22/2021] i 12 tetorit 2021 dhe Aktgjykimi i Gjykatës Themelore [ST.nr.15/19] i 11 shkurtit 2021, nuk janë në kundërshtim me paragrafët 1, 2 dhe 4 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 6 (3) (a), (b) dhe (d) (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund të lexoni duke klikuar këtu

Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Aktvendimet për papranueshmëri
________________________________________________________
II.
Në shtatë (7) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (2) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse (i) pretendimet e parashtruesve të kërkesave përkatëse hyjnë në kategorinë e shkallës së katërt; (ii) reflektojnë pretendime me “mungesë të dukshme të shkeljes”, dhe/ose (iii) të njëjtat janë “të pambështetura apo të paarsyetuara”.

2. KI89/23
Parashtrues: “Rex Marble sh.p.k”
Publikuar më: 4 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Komerciale-Dhoma e Shkallës së Dytë [K.DH.SH.II.1597/2022], të 8 dhjetorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

3. KI26/23
Parashtrues: “Kastrioti Petrol”
Publikuar më: 4 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [E.Rev.nr.33/2022], të 15 shtatorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

4. KI166/22
Parashtrues: Përparim Muji
Publikuar më: 5 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 288/2022], të 28 korrikut 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

5. KI25/22
Parashtrues: Riza Rrustemi
Publikuar më: 19 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 460/2021], të 11 janarit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

6. KI162/22
Parashtrues: Raiffeisen Bank Kosovë J.S.C.
Publikuar më: 20 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Njoftimit [KMLC. nr. 83/2022] të Prokurorisë së Shtetit, të 27 shtatorit 2022 dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 1986/2020], të 20 qershorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

7. KI200/22
Parashtrues: Svetlana Pavic
Publikuar më: 20 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.383/2021], të 18 korrikut 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

8. KI94/23
Parashtrues: Rexhep Ajvazi
Publikuar më: 22 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AC-I-21-0844], të 26 janarit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

III.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesa e parashtruesit është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (b) paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, sepse e njëjta është e parakohshme.

9. KI189/22
Parashtrues: Muhamet Krasniqi
Publikuar më: 28 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [nr.09/2049] të Këshillit Gjyqësor të Kosovës – Komisionit për Kompensimin e Dëmit të personave të dënuar pa arsye dhe
personave të hequr pabazë nga liria, të 7 nëntorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

IV.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesa e parashtruesit është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, sepse (i) lidhur me pretendimin e parë, që ndërlidhet me setin e parë të procedurave, bazuar në paragrafin 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (b) paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, për shkak të mos shterrjes së mejeteve juridike në kuptimin formal-procedural; ndërsa (ii) lidhur me pretendimin tjetër që ndërlidhet me setin e dytë të procedurave, bazuar në nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (2) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores pretendimet e parashtruesit janë “të pambështetura apo të paarsyetuara”.

10. KI138/22
Parashtrues: Reshad Zherka
Publikuar më: 28 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit Privat [DPL.nr.07/2022], të 14 qershorit 2022 dhe Vendimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [GJS-2022-013], të 23 gushtit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

V.
Në pesë (5) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 49 (Afatet) të Ligjit, pikën (c) paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, sepse të njëjtat janë parashtruar jashtë afatit katër (4) mujor.

11. KI86/23
Parashtrues: Safete Palaj
Publikuar më: 4 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 2731/21], të 30 shtatorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

12. KI22/23
Parashtrues: Belka Mladenović
Publikuar më: 15 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AC-I-20-0556-A000] të 25 nëntorit 2021 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës
së Kosovës dhe Njoftimit [KMLC.nr.2/2023] të 10 janarit 2023 të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

13. KI18/23
Parashtrues: Hamza Çeshmegji
Publikuar më: 15 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 2148/16], të 25 gushtit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

14. KI68/23
Parashtrues: Fadil Bajraktari
Publikuar më: 19 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.413/21], të 19 tetorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

15. KI32/23
Parashtrues: Albin Avdullahu
Publikuar më: 19 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 276/2022], të 8 gushtit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Vendimet
________________________________________________________
VI.
Në dy (2) Vendime për Refuzim të Kërkesës të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat refuzohen bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (b) paragrafin (2) të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, sepse të njëjta nuk janë të plota.

16. KI133/23
Parashtrues: Musli Mehmetaj
Publikuar më: 20 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

17. KI01/23
Parashtrues: Amir Hamza
Publikuar më: 20 dhjetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [GJS-2022-002], të 1 marsit 2022

Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Vërejtje:

Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.