Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 460/2021, të 11 janarit 2022

Nr. të lëndës KI25/22

Parashtruesit: Riza Rrustemi

Shkarko:

KI25/22, Parashtrues Riza Rrustemi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 460/2021, të 11 janarit 2022

KI25/22, Aktvendim për Papranueshmëri, i 14 nëntorit 2023, publikuar më 19 dhjetor 2023

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, ne bis in idem, vendim i arsyetuar gjyqësor, e drejta për t’u mbrojtur

Rrethanat e rastit konkret i referohen dënimit të parashtruesit të kërkesës për veprën penale të “Heqjes ose dëmtimit të vulave ose shenjave zyrtare”, si dhe vërejtjes së lëshuar në procedurë për kundërvajtje për mosrespektim të masave në kryerjen e punëve të thertores, të cilat janë të parapara me lejen mjedisore të lëshuar nga Komuna e Lipjanit. Në procedurën penale, Gjykata Themelore e shpalli parashtruesin e kërkesës fajtor për veprën penale “Heqja ose dëmtimi i vulave apo shenjave zyrtare” nga paragrafi 1 i nenit 406 të KPRK-së dhe e gjobiti atë me 400 (katërqind) euro. Pas ankesës së parashtruesit të kërkesës, Gjykata e Apelit vërtetoi në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Në fund, Gjykata Supreme e refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë së parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi në tërësi aktgjykimin e shkallës së parë dhe të dytë. Gjykata Themelore në procedurën paraprake e shpalli parashtruesin përgjegjës për mosrespektim të masave në kryerjen e aktiviteteve të thertores, të cilat janë të parapara me lejen mjedisore të lëshuar nga Komuna e Lipjanit, dhe për këtë arsye i është shqiptuar vërejtje gjyqësore. Në procedurën e kundërvajtjes, parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur ankesë.

Parashtruesi i kërkesës pretendoi shkelje të të drejtave nga gjykatat e rregullta të përcaktuara në nenin 24 [Barazia para Ligjit], 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 34 [E Drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër] të Kushtetutës; pastaj të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) si dhe nenit 10 të Deklaratës Universal për të Drejtat e Njeriut.

Me qëllim të shqyrtimit të pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata fillimisht KEDNJ-së Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe praktikën relevante gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përkitazi me të (i) drejtën për t’u mbrojtur; (ii) të drejtën në vendim të arsyetuar gjyqësor; (iii) të drejtën për të mos u gjykuar dy herë për të njëjtën vepër, si dhe më pas aplikoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret.

Bazuar në këto parime, Gjykata vlerësoi se pretendimet e parashtruesit të kërkesës: (i) për shkelje të nenit 30 të Kushtetutës i përkasin kategorisë së dytë të pretendimeve që cilësohen si pretendime me “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (ii) për interpretim të gabuar të ligjit dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike hyjnë në kategorinë e pretendimeve që kualifikohen si pretendime të “shkallës së katërt”; (iii) për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së për shkak të mungesës së arsyetimit të vendimeve gjyqësore, hyjnë në kategorinë e pretendimeve që cilësohen si pretendime me “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iv) për shkelje të neneve 24 të Kushtetutës dhe 10 të DUDNJ-së kualifikohen si pretendime që i përkasin kategorisë së pretendimeve “të pambështetura apo të paarsyetuara”; si dhe (v) për shkelje të nenit 34 të Kushtetutës në lidhje me paragrafi 1 të nenit 4 të Protokollit nr. 7 të KEDNJ-së hyjnë në kategorinë e pretendimeve, të cilat kategorizohen si pretendime me “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”. Prandaj, Gjykata e deklaroi, kërkesën në tërësi, në pajtim me rregullin 34 (2) të Rregullores së punës, të papranueshme si qartazi e pabazuar.

 

Parashtruesit:

Riza Rrustemi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale, Tjetër