Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së kohëzgjatjes së procedurës në lëndën [KA.nr.09/22] në Gjykatën Komerciale të Kosovës

Nr. të lëndës KI202/22

Parashtruesit: NP “Elektroprivreda Srbije”

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 26 shkurt​​ 2024

Nr. Ref.:​​ RK​​ 2373/24

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

në

 

rastin nr. KI202/22

 

Parashtrues

 

NP “Elektroprivreda Srbije”

 

 

Vlerësim i​​ kushtetutshmërisë së kohëzgjatjes së procedurës në​​ lëndën​​ [KA.nr.09/22] në Gjykatën Komerciale të Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar,

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ ndërmarrja​​ NP​​ Elektroprivreda​​ Srbije​​ me seli në​​ Beograd,​​ e përfaqësuar nga​​ Milan Vujaković​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).​​ 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës nuk konteston ndonjë akt konkret të autoriteteve publike,​​ por konteston kohëzgjatjen e procedurës përkitazi me gjykimin e lëndës​​ me numër​​ [A.nr.1142/2017] në​​ Gjykatën Themelore, Departamenti për Çështje Administrative (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore),​​ e cila lëndë është transferuar​​ në​​ Gjykatën Komerciale​​ të​​ Kosovës​​ me numër [KA.nr.09/22]​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Komerciale).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë​​ së kohëzgjatjes së procedurës përkitazi me gjykimin e lëndës​​ [A.nr.1142/2017] në Gjykatën Komerciale. Në lidhje me këtë të fundit, parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të​​ nenit 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe​​ Instrumenteve​​ Ndërkombëtare] dhe paragrafit 2 të​​ nenit​​ 31 [E Drejta për​​ Gjykim​​ të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës​​ së Republikës së Kosovës​​ (në​​ tekstin​​ e mëtejmë: Kushtetuta)​​ në lidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenit 6​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafin 4 të​​ nenit 24 [Barazia para Ligjit] dhe paragrafët​​ 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës]​​ dhe​​ 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit​​ për​​ Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës​​ së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 01/2023​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht, gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata​​ Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 16 dhjetor​​ 2022,​​ parashtruesi i kërkesës​​ përmes postës​​ dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata).

 

  • Në të njëjtën ditë, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 30 dhjetor​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes Vendimit​​ [Nr. GJR.​​ KI202/22]​​ caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi​​ Gjyqtar​​ raportues, si​​ dhe​​ përmes Vendimit​​ [Nr. KSH. KI202/22]​​ caktoi​​ Kolegjin​​ shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu - Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Nexhmi Rexhepi​​ dhe​​ Enver Peci (anëtarë).

 

  • Më​​ 16 shkurt 2023, Gjykata kërkoi​​ nga​​ parashtruesi i kërkesës​​ që​​ kërkesën e​​ tij të​​ dorëzuar në​​ Gjykatë​​ ta saktësojë​​ dhe​​ plotësojë​​ me informatat​​ si në​​ vijim: (i)​​ të saktësojë​​ procedurën specifike gjyqësore para Gjykatës Themelore, për të​​ cilën procedurë ai pretendon se përbën tejzgjatje të procedurës gjyqësore, si dhe numrin e lëndës në​​ fjalë,​​ si dhe (ii) të​​ dorëzojë​​ vendimet​​ e​​ Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: ARBK) në kuadër të​​ Ministrisë​​ së​​ Industrisë, Ndërmarrësisë​​ dhe Tregtisë​​ (në tekstin e mëtejmë: MINT), që​​ ndërlidhen me ndërmarrjen​​ NP​​ “Elektroprivreda​​ Srbije” për shkak se vendimi që​​ ka dorëzuar para Gjykatës i përket ndërmarrjes “EPS TRGOVINA” sh.p.k. ​​ 

 

  • Më​​ 24 shkurt​​ 2023,​​ parashtruesi i kërkesës​​ përmes postës elektronike dorëzoi informatat e kërkuara nga Gjykata.​​ Në​​ përgjigjen e tij,​​ parashtruesi i kërkesës: (i)​​ specifikoi se​​ nuk posedon informatën mbi numrin e lëndës me të cilin udhëhiqet procedura në​​ Gjykatën Komerciale sepse nga e njëjta nuk ka marrë​​ kurrë​​ çfarëdo informate mbi procedurën, si dhe (ii) sqaroi se ndërmarrja që​​ përfaqëson, gjegjësisht, NP “Elektroprivreda​​ Srbije” me seli në​​ Beograd​​ është​​ themeluese e ndërmarrjes “EPS TRGOVINA” me seli në​​ Mitrovicën e Veriut dhe​​ si rezultat​​ të gjitha vendimet e​​ ARBK-së​​ ​​ kanë të bëjnë me shoqërinë​​ tregtare​​ “EPS​​ TRGOVINA”.

 

  • Më​​ 21 mars 2023, Gjykata njoftoi Gjykatën​​ Themelore​​ përkitazi​​ me​​ kërkesën e​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ dhe të​​ njëjtës​​ i​​ kërkoi informatat si në​​ vijim: (i) nëse ka regjistruar lëndën e parashtruesit të​​ kërkesës​​ dhe​​ është​​ duke e shqyrtuar të​​ njëjtën, (ii) t’i ofrojë​​ Gjykatës informatat përkatëse përkitazi me procedurën e zhvilluar që​​ nga dita e regjistrimit të​​ lëndës në​​ atë​​ gjykatë; si dhe (iii) ta dorëzojë​​ dosjen e plotë​​ të​​ lëndës.

 

  • Më​​ 24 mars 2023, Gjykata​​ pranoi përgjigjen e Gjykatës Themelore, e cila e njoftoi se lënda e parashtruesit të​​ kërkesës më​​ 1 gusht 2022​​ është​​ transferuar në​​ kompetencë​​ të​​ Gjykatës Komerciale me rastin e themelimit të​​ saj, dhe se e njëjta ka mbajtur numrin e lëndës A.nr.1142/2017. Nr.SMIL-2019:283658.

 

  • Më​​ 27 mars 2023, Gjykata njoftoi Gjykatën Komerciale për regjistrimin e kërkesën së​​ parashtruesit dhe të​​ njëjtës i kërkoi, që​​ brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, t’i ofrojë​​ ​​ dhënat​​ si në​​ vijim:​​ (i)​​ informatat përkatëse përkitazi me procedurën e zhvilluar që​​ nga dita e regjistrimit të​​ lëndës në​​ atë​​ gjykatë, përfshirë​​ procedurën në​​ Gjykatën Themelore; si dhe (ii) ta dorëzojë​​ dosjen e plotë​​ të​​ lëndës.

 

  • Gjykata nuk pranoi përgjigje nga Gjykata Komerciale brenda​​ afatit të​​ përcaktuar,​​ andaj,​​ për pasojë, më​​ 27​​ prill​​ 2023, i dërgoi​​ Këshillit Gjyqësor të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: KGJK)​​ përsëritjen e kërkesës së​​ 27 marsit 2023.

 

  • Më​​ 28 prill​​ 2023, Gjykata pranoi përgjigjen e kërkuar nga Gjykata​​ Komerciale.

 

  • Më​​ 29 gusht​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin paraprak të propozuar nga Gjyqtari raportues dhe vendosi që shqyrtimin e kërkesës ta shtyjë për një seancë të radhës pas plotësimeve shtesë.

 

  • Më 12 shtator 2023, Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që​​ ofrojë​​ informatat si në vijim: (i) nëse ka pranuar përgjigje në ankesën e 1 dhjetorit 2021 drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës (në​​ tekstin e​​ mëtejmë: KGJK) për punën e Gjykatës Themelore; dhe​​ (ii)​​ nëse ka pranuar përgjigje në ankesën e 1 dhjetorit 2021 drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit në lidhje me punën e ARBK-së, Komisionit për Parashtresa dhe Ankesa të ARBK-së, dhe të Gjykatës Themelore.

 

  • Më 14 shtator 2023, parashtruesi i kërkesës përmes postës elektronike dorëzoi informatat e kërkuara nga Gjykata. Në përgjigjen e tij, parashtruesi i kërkesës​​ specifikoi se: (i)​​ KGJK​​ nuk ka dorëzuar përgjigje deri më tani dhe asnjë njoftim në lidhje me ankesën të cilën e​​ ka​​ parashtruar​​ më 1 dhjetor 2021; si dhe (ii) Avokati i Popullit​​ gjithashtu nuk ka dorëzuar përgjigje në lidhje me ankesën e dorëzuar më​​ 1 dhjetor 2021​​ dhe se ka pranuar​​ vetëm Njoftimin nr. 1947/2021 të​​ 16 dhjetorit​​ për pranueshmërinë e ankesës, përmes së cilës​​ është​​ informuar se ankesa​​ e tij​​ është regjistruar me numrin 690/2021, dhe të cilin dokument e ka dorëzuar në Gjykatë në momentin e paraqitjes së kërkesës së tij.

 

  • Më​​ 30 janar​​ 2024, Kolegji​​ shqyrtues e shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit​​ raportues​​ dhe​​ me shumicë​​ i rekomandoi Gjykatës​​ papranueshmërinë e​​ kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja​​ e fakteve

 

  • Parashtruesi i kërkesës parashtron të​​ njëjtën kërkesë​​ për herë​​ të​​ dytë​​ në​​ Gjykatë. Kërkesa​​ e parë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës me numër KI03/22​​ ishte​​ shpallur e papranueshme nga Gjykata. Në këtë kërkesë, parashtruesi i saj pretendoi se (i)​​ se padia e​​ parashtruar më 8 qershor 2017 në Gjykatën Themelore​​ nga ndërmarrja​​ NP​​ “Elektroprivreda Srbije”​​ si dhe (ii) padia e parashtruar më 29 mars 2021 në Gjykatën Themelore nga ndërmarrja​​ “EPS​​ TRGOVINA”​​ sh.p.k​​ përbëjnë shkelje të nenit 31 të​​ Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së si rezultat i tejzgjatjes së procedurave për zgjidhjen e këtyre kontesteve​​ në këtë gjykatë.​​ Në lidhje me​​ (i)​​ ​​ pretendimin që ndërlidhet me padinë​​ e parashtruar më 8 qershor 2017 nga​​ ndërmarrja​​ NP​​ “Elektroprivreda Srbije”,​​ Gjykata​​ të njëjtin e shpalli të papranueshëm dhe​​ konstatoi se​​ parashtruesi nuk ishte palë​​ e autorizuar siç përcaktohet me paragrafin 1 të nenit 113 të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 21 të Kushtetutës​​ për shkak të​​ mungesës së autorizimit nga ana e parashtruesit të pretenduar të kërkesës, ndërsa përkitazi​​ me​​ (ii)​​ pretendimin që ndërlidhet me padinë e​​ parashtruar më 29 mars 2021 nga ndërmarrja​​ “EPS​​ TRGOVINA​​ sh.p.k, Gjykata konstatoi se i njëjti është i papranueshëm si qartazi i pabazuar në kategorinë e​​ “mungesës​​ evidente të​​ shkeljes”.​​ 

 

  • Duke qenë​​ se​​ përfaqësuesi i​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës së​​ tanishme, KI202/22, paraqiti autorizimin për përfaqësimin e ndërmarrjes​​ NP​​ Elektroprivreda Srbije”, Gjykata në​​ vijim do të​​ paraqesë faktet që​​ ndërlidhen​​ me padinë​​ e parashtruar më​​ 8 qershor 2017 në​​ Gjykatën Themelore​​ nga ndërmarrja​​ NP​​ Elektroprivreda Srbije”,​​ e cila është​​ edhe​​ objekt i shqyrtimit​​ para Gjykatës në​​ këtë​​ kërkesë.

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se më​​ 26 prill 2017, parashtruesi i kërkesës,​​ paraqiti​​ kërkesë​​ në ARBK​​ për​​ regjistrimin e​​ biznesit të ndërmarrjes​​ “EPS​​ TRGOVINA”​​ sh.p.k.​​ me seli në Mitrovicën e Veriut.​​ Bazuar në​​ kërkesën e tij të​​ dorëzuar në​​ Gjykatë, parashtruesi i kërkesës thekson​​ se ndërmarrja “EPS TREGOVINA” sh.p.k​​ është​​ kompani simotër e ndërmarrjes​​ NP​​ “Elektroprivreda​​ Srbije” me seli në​​ Beograd, Republikën e Serbisë.

 

  • Më​​ 2 maj​​ 2017,​​ ARBK​​ përmes​​ Letrës Qarkore [nr. 600],​​ të​​ dorëzuar me postë​​ rekomande​​ refuzoi​​ kërkesën e parashtruesit të​​ kërkesës​​ si​​ të​​ paplotësuar​​ dhe në​​ papajtueshmëri me ligjet e Kosovës,​​ me arsyetimin si vijon:

 

“- Statuti i Kompanisë​​ – në​​ preambulën e tij nuk ka referencë​​ ​​ Marrëveshjen e Brukselit​​ për energjinë​​ dhe Ligjin e Kosovës për regjistrimin e bizneseve. Po ashtu, qyteti i selisë​​ ​​ kompanisë​​ është​​ cekur por jo edhe vendi;

- Nuk ka vendim për asnjërën, “Elektro Sever” D.O.O. dhe “EPS Trgovina”, që​​ themelojnë​​ kompaninë​​ dhe të​​ cilat do të​​ duhej t’i referoheshin Marrëveshjes së​​ Brukselit dhe ligjit të​​ Kosovës.

 

Ne ju inkurajojmë​​ ​​ ​​ plotësoni formularin e aplikacionit sa më​​ shpejtë​​ ​​ është​​ e mundur dhe të​​ ridërgoni gjithë​​ dokumentacionin relevant mbështetës në​​ Agjencinë​​ e Bizneseve të​​ Kosovës, respektivisht, MTI në​​ Prishtinë, dhe ne do ta kryejmë​​ regjistrimin në​​ përputhje me ligjin tonë​​ ​​ zbatueshëm.”​​ 

  • ​​ 10 maj​​ 2017,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kundër Letrës Qarkore [nr.​​ 600] të​​ 2 majit 2017​​ ​​ ARBK-së​​ përmes postës dorëzoi​​ ankesën e tij​​ te Drejtori​​ i​​ Përgjithshëm​​ i​​ ABRK-së, ku kishte​​ propozuar rishqyrtimin e aktit administrativ të kontestuar dhe​​ ndryshimin e tij, ashtu që e​​ ARBK​​ të nxjerrë vendim për regjistrimin e​​ ndërmarrjes​​ “EPS Trgovina” sh.p.k.​​ me seli ​​ ​​ Mitrovicën​​ e Veriut, ose në të kundërtën,​​ e njëjta​​ të specifikojë saktësisht se​​ cilat dispozita (nene) të ligjit i ka shkelur paditësi, për shkak të të cilave​​ ndërmarrja​​ e lartcekur nuk ka mundur të regjistrohet, me këshillën juridike, të cilën sipas rregullave përkatëse duhet ta ketë çdo akt administrativ.

 

  • Më​​ 8​​ qershor 2017, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi padi për konflikt administrativ në Gjykatën Themelore​​ kundër​​ aktit administrativ, gjegjësisht,​​ Letrës Qarkore [nr. 600], të 2 majit​​ 2017,​​ të​​ lëshuar nga​​ ARBK,​​ për shkak të​​ heshtjes së​​ organit administrativ në​​ shkallë​​ të​​ dytë.​​ 

 

  • Më​​ 16 tetor 2017, parashtruesi i kërkesës​​ në​​ Gjykatën Themelore​​ paraqiti “urgjencë” për marrjen e vendimit gjyqësor lidhur me padinë​​ e tij,​​ të​​ parashtruar më​​ 8​​ qershor 2017.​​ 

 

  • Më 1 dhjetor 2021, parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti​​ ankesë​​ në KGJK kundër punës së​​ Gjykatës Themelore.​​ Parashtruesi i kërkesës​​ në​​ ankesën e​​ tij theksoi se​​ përkundër padisë dhe “urgjencave”​​ të​​ parashtruara nga ana e tij në​​ Gjykatën Themelore, kjo e fundit nuk ka ndërmarrë​​ asnjë​​ veprim dhe për pasojë​​ sipas tij​​ është​​ shkelur e drejta​​ e tij​​ për gjykim​​ brenda një afati të arsyeshëm​​ kohor.

 

  • Në të njëjtën ditë, parashtruesi i kërkesës​​ po ashtu​​ paraqiti ankesë​​ te​​ Avokati i Popullit​​ duke kontestuar punën e ARBK-së, Komisionit​​ për Parashtresa dhe Ankesa​​ të ARBK-së,​​ dhe​​ të Gjykatës Themelore. Parashtruesi i kërkesës​​ pretendoi se: (i) ARBK​​ kishte refuzuar​​ regjistrimin e​​ veprimtarisë nën​​ shifrën 3514-tregtia e energjisë elektrike; (ii) Komisioni​​ për Parashtresa dhe Ankesa​​ ​​ mënyrë​​ ​​ gabuar kishte vërtetuar gjendjen​​ faktike lidhur me afatet për paraqitje të ankesave;​​ dhe (iii)​​ procedura pranë​​ Gjykatës​​ Themelore​​ ​​ lidhje me shqyrtimin e​​ padisë së tij pranë kësaj gjykate​​ përbënte​​ tejzgjatje.​​ 

 

  • Më 16 dhjetor 2021, Avokati​​ i​​ Popullit​​ njoftoi parashtruesin e kërkesës se në pajtim me​​ nenin 21​​ [Procedura pas pranimit të​​ ankesës], paragrafin 1, nënparagrafin 1.2 të Ligjit​​ nr. 05/L -019​​ për Avokatin e Popullit ka vendosur që ta pranojë ankesën e​​ tij​​ dhe​​ rrjedhimisht të​​ nis hetim​​ për shkelje eventuale të të drejtave të njeriut.

 

  • Më 28 prill 2023, Gjykata pranoi përgjigjen e kërkuar nga Gjykata Komerciale​​ në lidhje me​​ procedurën e zhvilluar që​​ nga data e regjistrimit të lëndës në Gjykatën Themelore, duke përfshirë edhe bartjen e saj në këtë gjykatë, përgjigje e cila është e reflektuar në paragrafët 37-40 të këtij aktvendimi.

 

  • Më 14 shtator 2023,​​ sipas kërkesës së Gjykatës,​​ parashtruesi i kërkesës​​ e njoftoi atë se​​ KGJK​​ dhe​​ Avokati​​ i Popullit,​​ deri më tani,​​ nuk kanë​​ dorëzuar përgjigje​​ në lidhje me ankesat​​ e tij, të parashtruara​​ më 1 dhjetor 2021.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ në​​ kërkesën​​ e tij pretendon​​ shkelje​​ të​​ së​​ drejtës për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm​​ të garantuar me​​ paragrafin 2 të nenit​​ 31 të​​ Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së​​ si​​ rezultat​​ i mos​​ nxjerrjes​​ së​​ vendimit nga Gjykata Themelore brenda një​​ afati të​​ arsyeshëm​​ kohor. Në lidhje me këtë pretendim, parashtruesi i kërkesës po ashtu pretendon shkelje të nenit 22 të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës në kërkesën e tij pretendon tejzgjatje të procedurës përkitazi me padinë e parashtruar në Gjykatën Themelore nga​​ ndërmarrja​​ NP​​ “Elektroprivreda​​ Srbije”​​ të dorëzuar në​​ këtë gjykatë më 8​​ qershor 2017.​​ I​​ njëjti​​ sqaron se:​​ Kompania “EPS Trgovina” sh.p.k. paraqet kompaninë filiale të NP “Elektroprivreda​​ Srbije” Beograd, e themeluar në pajtim me marrëveshjet nga fusha e energjetikës, të arritur në suazë të Dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës i cili mbahet me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian (Rregullimi në fushën e energjetikës është arritur më 08.09.2013, Plani i veprimit në fushën e energjetikës është arritur më 19.04.2014, në Konkluzionin e ndërmjetësit të BE-së për zbatimin e Rregullimit të vitit 2013 të 25.08.2015) dhe në bazë të Marrëveshjes së Parë për parimet të cilat rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve të vitit 2013, i cili është ratifikuar në Kuvendin ​​ e Kosovës më 27.06.2014 [...]”

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në kërkesën e tij​​ thekson​​ se: “Nga momenti i parashtrimit të padisë kanë kaluar më shumë se 5 vite, dhe deri më sot nuk ka pasur asnjë veprim nga ana e gjykatës kompetente, me çka është shkelur e drejta në gjykim brenda në afatit të arsyeshëm të garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.​​ 

 

  • ​​ këtë​​ kontekst,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ po ashtu​​ specifikon​​ se “Nuk kemi të dhëna lidhur me numrin e rastit dhe ushtruesit të detyrës së gjyqtarit, pasi që deri më sot nuk kemi marrë asnjë informatë lidhur me padinë e dorëzuar.

 

  • Parashtruesi i kërkesës gjithashtu shton se më​​ 1 dhjetor 2021 ka parashtruar ankesa në​​ KGJK​​ dhe te Avokati i Popullit, prej të cilit më 16 dhjetor 2021 ka pranuar vetëm Njoftimin për pranueshmërinë e ankesës dhe fillimin e hetimeve.

 

Përgjigja e Gjykatës​​ Komerciale

 

  • Ashtu​​ siç​​ është​​ cekur më​​ lart, më​​ 27 prill​​ 2023, Gjykata​​ Komerciale​​ dorëzoi përgjigjen​​ në​​ kërkesën e Gjykatës së​​ 27 marsit 2023,​​ e cila​​ lidhur me​​ procedurën e zhvilluar që​​ nga dita e regjistrimit të lëndës [A. nr.​​ 600/2017] në​​ Gjykatën Themelore dhe më​​ pas në​​ Gjykatën Komerciale, njoftoi​​ Gjykatën​​ se më​​ 8 qershor 2017, Gjykata Themelore në​​ Prishtinë​​ - Departamenti për Çështje Ekonomike​​ pranoi​​ padinë​​ në​​ konfliktin administrativ kundër aktit administrativ – Letra Qarkore [nr. 600],​​ e​​ 2 majit​​ 2017, të​​ parashtruar nga NP “Elektroprivreda Srbije”, për të​​ cilën çështje, e njëjta gjykatë​​ e ka shpallur veten jokompetente më​​ 6 korrik 2017 dhe ditën pasuese​​ delegoi​​ lëndën me shkresat e saj në​​ kompetencë​​ të​​ Departamentit për Çështje Administrative, të​​ evidentuar me​​ numrin​​ [A.nr. 1144/17].​​ 

 

  • Gjykata Komerciale po ashtu informoi Gjykatën lidhur me veprimet e tjera të​​ ndërmarra​​ ​​ procedurën para​​ Departamentit​​ për Çështje Administrative, si​​ janë:​​ (i) kërkesa e​​ ARBK-së​​ për qasje në​​ dokumentacionin e parashtruesit të​​ kërkesës, e 8 marsit 2018;​​ (ii) dërgimi për përkthim i njoftimit për parashtruesin e kërkesës më​​ 15 shtator 2020, të​​ cilin përkthim, gjyqtari i çështjes e ka kërkuar më​​ 14 shtator 2021, dhe që​​ për shkak të​​ volumit të​​ madh të​​ punëve dhe mungesës së​​ stafit​​ ishte​​ pranuar nga gjyqtari më​​ 15 prill 2022; dhe (iii) njoftimi i përkthyer i 15 shtatorit 2020, përmes Ministrisë​​ ​​ Drejtësisë​​ i​​ është​​ përcjellë​​ përfaqësuesve të​​ parashtruesit të​​ kërkesës më​​ 15 shtator 2022, të​​ cilët janë​​ njoftuar nga Gjykata​​ Themelore ​​ se pasi që​​ ​​ Odën e Avokatëve të​​ Kosovës nuk janë​​ ​​ licencuar, atëherë​​ duhet të​​ konfirmojnë​​ nëse do të​​ përfaqësojnë​​ parashtruesin e kërkesës në​​ cilësinë​​ e personit fizik​​ ​​ afat prej 7 (shtatë) ditësh nga dita e pranimit të​​ njoftimit.​​ 

 

  • ​​ anën tjetër,​​ që nga bartja e kësaj lënde (tashmë e regjistruar me numrin [KA.nr.09/22]) në kompetencën e Gjykatës Komerciale më 1 gusht 2022,​​ sipas përgjigjes së​​ të njëjtës,​​ janë​​ ndërmarrë​​ veprimet si vijon: (i) më​​ 23 gusht 2022​​ është​​ ngarkuar gjyqtari i Departamentit për Çështje Administrative pranë​​ Gjykatës Komerciale; (ii)​​ ​​ 26 janar 2023, gjykata​​ përmes​​ Aktvendimit​​ [KA.nr.09/22]​​ obligoi​​ përfaqësuesin e​​ autorizuar që​​ ​​ afat prej 8 (tetë) ditëve nga dita e pranimit të​​ tij, t’i dorëzojnë​​ gjykatës​​ (a) autorizimin për përfaqësim, (b)​​ kopjen e aktit administrativ kontestues si dhe​​ (c)​​ vërejtjen për pagesën e taksës gjyqësore, të cilat në të njëjtën ditë kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që t’i dorëzohen përfaqësuesve të autorizuar;​​ ​​ (iii)​​ më 26 prill 2023,​​ Gjykata Komerciale​​ përmes komunikimit elektronik kërkoi nga Ministria e Drejtësisë​​ informatën nëse përfaqësuesit e​​ parashtruesit të kërkesës kanë kthyer përgjigje, mirëpo e njëjta pas komunikimit me Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, më 27 prill 2023 njoftoi të njëjtën se kërkesa është dorëzuar te autoritetet serbe por deri në këtë datë ende nuk kanë pranuar përgjigje.​​ 

 

  • Në fund, Gjykata Komerciale​​ ​​ përgjigjen e saj​​ theksoi si në vijim:​​ “[...] gjyqtari i ngarkuar me lëndët e evidentuara si: KA.nr.9/22 dhe KA.nr.10/22, duke respektuar prioritetin e kohës së arritjes së lëndëve në gjykatë, gjatë muajit janar 2023, ka bërë shqyrtimin paraprak të lëndëve, duke vlerësuar se për të njëjtat është e domosdoshme që të nxjerrët Aktvendim për plotësimin e padisë dhe paditësit t'i dërgohet vërejtja për pagesën e taksës për padi, me qëllim që të plotësohen kushtet ligjore për vazhdimin e shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimeve të kontestuara me padi. Rrjedhimisht pas përkthimit në gjuhën serbe të Aktvendimit KA.nr.9/22 dhe KA.nr.10/22, të njëjtat së bashku me kërkesën për bashkëpunim juridik ndërkombëtare i janë dorëzuar Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtare, por që deri me tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje. Andaj, deri në njoftimin e radhës nga Ministria e Drejtësisë - Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtare, për dorëzimin e shkresave, gjykata nuk mund të ndërmarr veprime për caktimin e seancës gjyqësore në këtë rast.”

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.​​ 

[...]”

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT​​ [e miratuar më 4 nëntor 1950 nga Këshilli i Evropës]

 

Neni 6

[E drejta për gjykim të drejtë)

 

“1.​​ Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm [...].”

 

 

LIGJI​​ Nr. 06/L -016​​ PËR SHOQËRITË TREGTARE​​ 

 

Neni 47

(Procedura Ankimore)

 

“1. Çdo person i cili konsideron se ARBK ose një zyrtar i punësuar në të, nuk është duke i përmbushur kushtet e parapara në këtë ligj, duke përfshirë mosrespektimin e neneve përkatëse për natyrën administrative të regjistrimit, mund të parashtrojë ankesë brenda tridhjetë (30) ditëve në shkallë të parë administrative te Drejtori i Përgjithshëm të ARBK i cili vendos për ankesën në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e pranimit të saj.​​ 

 

2. Nëse Drejtori i Përgjithshëm nuk e shqyrton ankesën në shkallën e parë apo me vendim refuzon këtë ankesë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve, atëherë parashtruesi i ankesës në afat prej tridhjetë (30) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit mund të parashtrojë ankesë në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve që themelohet me vendim të Ministrit.​​ 

 

3. Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë është i autorizuar dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesës në shkallë të dytë administrative brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi i saj.​​ 

 

4. Nëse Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve aprovon ankesën e parashtruesit të ankesës në shkallë të dytë administrative, ai do të kërkojë nga Drejtori i Përgjithshëm i ARBK-së​​ që të ndërmarrë veprimet përkatëse për korrigjimin e shkeljes administrative.​​ 

 

5. Nëse Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve refuzon ankesën e palës apo nuk përgjigjet në ankesë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dorëzimi i ankesës, parashtruesi i ankesës mund t’i drejtohet gjykatës kompetente sipas ligjit në fuqi për konfliktin administrativ.​​ 

 

6. Për të gjitha çështjet lidhur me ankesat administrative që nuk janë të rregulluara në këtë ligj, aplikohen dispozitat përkatëse të ligjit në fuqi për procedurën administrative.”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me​​ Ligj dhe​​ të specifikuara më tej​​ me Rregullore të punës.

 

  • ​​ këtë drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve​​ 1 dhe 7, të​​ nenit 113 [Juridiksioni dhe​​ Palët​​ e Autorizuara] të​​ Kushtetutës,​​ ​​ përcakton:

 

Nenit​​ 113

[Juridiksioni​​ dhe Palët e​​ Autorizuara]

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të​​ drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet paragrafit 4, të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ “Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme”.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës, në cilësinë e personit juridik, respektivisht të​​ ndërmarrjes​​ NP​​ Elektroprivreda​​ Srbije​​ ka të drejtë të paraqes ankesë kushtetuese, duke u thirrur në shkelje të pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të tij, që vlejnë për individët dhe personat juridikë (shih rastin e Gjykatës​​ KI41/09, parashtruesi i kërkesës​​ Universiteti AAB-RIINVEST L.L.C., Aktvendim​​ për papranueshmëri,​​ i 3 shkurtit 2010, paragrafi 14).

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet kritereve të​​ pranueshmërisë, siç janë të parashikuara​​ me Ligj. Në këtë drejtim, Gjykata i referohet neneve 47 [Kërkesa Individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit,​​ që parashohin:

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi​​ mund​​ ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj​​ saktësisht​​ se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

      Neni 49

      [Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Gjykata​​ rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon tejzgjatje të​​ procedurës​​ përkitazi​​ me shqyrtimin e padisë​​ ​​ tij​​ kundër​​ Letrës Qarkore [nr. 600] të 2 majit 2017 të ARBK-së, të​​ parashtruar më​​ 8 qershor 2017​​ ​​ Gjykatën Themelore, të​​ regjistruar në​​ këtë​​ gjykatë​​ me numër​​ [A.nr.1142/2017.], dhe e cila lëndë​​ është​​ transferuar​​ ​​ 1 gusht 2022 në​​ Gjykatën​​ Komerciale​​ me numër [KA.nr.09/2022].​​ 

 

  • Në​​ lidhje me këtë​​ pretendim, parashtruesi i kërkesës specifikon se atij i​​ është​​ shkelur e drejta e tij për​​ gjykim​​ të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm,​​ gjegjësisht,​​ “gjykim në​​ afat të​​ arsyeshëm kohor​​ e garantuar me​​ paragrafin 2​​ të​​ nenit​​ 31 të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenit​​ 6 të​​ KENDJ-së.​​ Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës po ashtu pretendon shkelje të nenit 22 të Kushtetutës.

 

  • Në kontekst të kritereve kushtetuese dhe ligjore,​​ Gjykata rithekson se parashtruesi i kërkesës, në cilësinë e personit juridik​​ ka të drejtë të paraqes ankesë kushtetuese, duke u thirrur në shkelje të pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të tij, që vlejnë​​ si​​ për individët​​ ashtu edhe personat juridikë.​​ 

 

  • Në​​ kuptim të​​ kësaj të​​ fundit,​​ në mënyrë​​ specifike duke iu referuar edhe çështjes së autorizimit për përfaqësim,​​ Gjykata​​ vë në pah se bazuar në​​ autorizimin​​ me numër​​ [1202-656 537/1-22], z.​​ Milan Vujaković, është i autorizuar:​​ “[...]​​ që të​​ përfaqësojë Ndërmarrjen Publike “Elektroprivreda​​ Srbije”, Beograd, në procedurë para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

 

  • Përderisa në​​ kontekst të​​ (ii) shterimit të​​ mjeteve juridike,​​ të​​ përcaktuar me​​ nenin​​ 113.​​ 7​​ të Kushtetutës dhe nenin 47 të Ligjit; dhe (ii) dorëzimin e kërkesës në afatin e përcaktuar me nenin 49 të Ligjit, Gjykata rikujton se çështja​​ e parashtruesit të kërkesës është ende duke u shqyrtuar nga​​ Gjykatën​​ Komerciale​​ dhe se​​ i njëjti​​ nuk konteston ndonjë akt konkret të autoriteteve publike,​​ por​​ vetëm​​ kohëzgjatjen e procedurës përkitazi me gjykimin e​​ çështjes​​ së tij brenda një​​ afati​​ të arsyeshëm.​​ 

 

  • Në​​ vijim, përkitazi me pretendimin e tij për moszgjidhje të rastit të tij brenda afatit të arsyeshëm kohor, të garantuar me paragrafin 2 të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNJ-së, Gjykata më tej konstaton se parashtruesi i kërkesës ka saktësuar kërkesën e tij ashtu siç kërkohet me nenin 48 të Ligjit.​​ 

 

  • Tutje, Gjykata po ashtu do të vlerësojë nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriterin e përcaktuar me paragrafin 2 të​​ rregullit 34​​ [Kriteret e Pranueshmërisë] të Rregullores së punës, i cili​​ përcakton që:​​ 

 

“(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”. Këtë ​​ koncept të papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi të pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara” të zhvilluara përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata i ka përvetësuar edhe në praktikën e saj gjyqësore përfshirë por duke mos u kufizuar në rastet​​ KI40/20, parashtrues​​ Sadik Gashi, Aktvendim për Papranueshmëri, i 20 janarit 2021;​​ KI163/18,​​ parashtrues​​ Kujtim Lleshi, Aktvendim për Papranueshmëri, i 24 qershorit 2020;​​ KI21/21, parashtrues,​​ Asllan Meka, Aktvendim për Papranueshmëri, i 28 prillit 2021,​​ KI107/21, parashtrues Ramiz Hoti, Aktvendim për Papranueshmëri, i 21 tetorit 2021).

 

  • Gjykata në vijim, vë në pah se pretendimin e lartcekur të parashtruesit të kërkesës për​​ tejzgjatje​​ të procedurës​​ e cila​​ është​​ duke u zhvilluar pranë​​ Gjykatës Themelore​​ që​​ nga​​ 8 qershori 2017​​ dhe në​​ Gjykatën Komerciale që​​ nga 1 gushti 2022,​​ do ta trajtojë nga këndvështrimi i të drejtave të garantuara​​ me nenin​​ 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, duke aplikuar​​ në këtë rast​​ edhe parimet dhe kriteret e vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ, në të cilin rast Gjykata në pajtim me nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës është e obliguar që​​ “Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

 

  • Në lidhje me të drejtën për nxjerrjen e vendimeve brenda afatit të arsyeshëm kohor, Gjykata i referohet paragrafit 2 të nenit 31 të Kushtetutës dhe paragrafit 1 të nenit 6 të KEDNJ-së, të cilët përcaktojnë që:

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ 

 

“[...]

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet [...] brenda një afati të arsyeshëm [...]”.

 

Neni​​ 6

​​ (E drejta për gjykim të drejtë)​​ 

 

“1.​​ Çdo​​ person​​ ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm​​ …”.

 

  • Përkitazi me​​ shkeljen e të drejtës kushtetuese lidhur​​ me gjykimin e rasteve brenda afatit të arsyeshëm kohor, të garantuar me paragrafin 2 të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, Gjykata fillimisht thekson se ajo tashmë ka një praktikë gjyqësore, e cila është ndërtuar duke u bazuar në parimet e vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së (përfshirë por duke mos u kufizuar në rastet e GJEDNJ-së,​​ Erkner dhe Hofauer kundër Austrisë,​​ nr. 9616/81, Aktgjykim, i 23 prillit 1987;​​ Eckle kundër Republikës Federale të Gjermanisë, nr. 8130/78, Aktgjykim i 15 korrikut 1982,​​ Mikulić kundër Kroacisë, nr. 53176/99, Aktgjykim i 7 shkurtit 2002;​​ Frydlender kundër Francës, nr. 30979/96, Aktgjykim i 27 qershorit 2000;​​ Katte Klitsche de la Grange kundër Italisë,​​ nr. 21/1993/416/495, Aktgjykim i 19 shtatorit 1994; ​​ H. kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 9580/81, Aktgjykim i 7 shkurtit 2002;​​ Luli dhe të tjerët kundër Shqipërisë, nr. 64480/09 64482/09 12874/10 56935/10 3129/12, Aktgjykim i 1 prillit 2014;​​ Abdoella kundër Holandës, nr. 12728/87, Aktgjykim i 25 nëntorit 1992, paragrafi 24;​​ Bock kundër Gjermanisë, nr. 11118/84, Aktgjykim i 21 shkurtit 1989, paragrafi 49;​​ Laino kundër Italisë, nr. 33158/96, Aktgjykim i 18 shkurtit 1999;​​ Vocaturo kundër Italisë, nr. 11891/85, Aktgjykim, i 24 majit 1991;​​ X kundër Francës, nr. 18020/91, Aktgjykim i 31 marsit 1992). Thënë këtë, rastet e Gjykatës përmes të cilave Gjykata ka afirmuar parimet e vendosura nga GJENDJ dhe të njëjtat i ka aplikuar edhe në rastet për shqyrtim para saj, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në rastet​​ e Gjykatës:​​ KI07/15, parashtrues​​ Shefki Zogiani, Aktvendim për papranueshmëri, i 23 shtatorit 2016;​​ KI23/16, parashtrues​​ Qazim Bytyqi dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri i 5 majit 2017,;​​ KI18/18, parashtrues​​ Isuf Musliu, Aktvendim për papranueshmëri, i 11 qershorit 2018;​​ KI13/19, parashtrues​​ Fevzi Hajdari, Aktvendim për papranueshmëri i 10 qershorit 2019;​​ KI177/19, parashtrues​​ NNT “Sokoli”, Aktgjykim i 16 prillit 2019;​​ KI135/20, parashtruese​​ Hava Behxheti, Aktvendim për papranueshmëri i 10 dhjetorit 2020;​​ KI104/20, parashtrues​​ Ejup Koci, Aktvendim për papranueshmëri, i 22 marsit 2021;​​ KI183/21, parashtrues​​ Ejup Koci, Aktvendim për papranueshmëri, i 30 marsit 2022;​​ KI03/22, parashtrues​​ EPS “Trgovina,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 29 shtatorit 2022;​​ KI19/21, parashtrues​​ Sadik Pllana, Aktgjykim i​​ 11 gushtit 2022;​​ KI09/21, parashtrues​​ Dragan Mihajloviq, Aktgjykim i 2 shkurtit 2023,​​ KI02/22, parashtrues “Elektrosever” sh.p.k., Aktvendim për papranueshmëri, i 12 prillit 2022.​​ Rrjedhimisht,​​ në pajtim me parimet​​ dhe kriteret e vendosura përmes kësaj praktike gjyqësore,​​ gjatë shqyrtimit të pretendimit të parashtruesit të kërkesës, Gjykata do të merr parasysh: (i) vërtetimin e periudhës së kohëzgjatjes të procedurës në tërësi në​​ gjykatën​​ kompetente, përkatësisht Gjykatën Themelore​​ dhe Gjykatën Komerciale; (ii) parimet relevante në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave; dhe (iii) arsyeshmërinë e kohëzgjatjes së procedurave​​ ​​ Gjykatën​​ Themelore​​ dhe Gjykatën Komerciale.

 

  • Periudha që​​ do të​​ merret parasysh

 

  • Gjykata, duke iu referuar praktikës gjyqësore të​​ GJEDNJ-së​​ dhe praktikës së saj​​ gjyqësore, ka vlerësuar se përllogaritja e shtrirjes në kohë të procedurave fillon në momentin kur gjykata kompetente vihet në lëvizje me kërkesë të palëve për vendosjen e një të drejte apo interesi legjitim të pretenduar (shih, rastet e GJEDNJ-së,​​ Erkner dhe Hofauer kundër Austrisë,​​ cituar më lart, paragrafi 64;​​ dhe​​ Poiss kundër Austrisë,​​ nr.9816/82,​​ Aktgjykim, i 23 prillit 1987, paragrafi 50). Ky proces konsiderohet i përfunduar me nxjerrjen e një vendimi gjyqësor përfundimtar nga një instancë kompetente gjyqësore e fundit (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Eckle kundër Republikës Federale të Gjermanisë,​​ cituar më lart, paragrafi 74 dhe rastet e Gjykatës:​​ KI177/19,​​ parashtrues​​ NNT “Sokoli”,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 98;​​ KI183/21, parashtrues​​ Ejup Koci,​​ cituar më​​ lart, paragrafi 74; dhe​​ KI03/22, parashtrues​​ EPS​​ Trgovina,​​ cituar më​​ lart, paragrafi 52).​​ 

 

  • ​​ rastin konkret, Gjykata vëren​​ se parashtruesi i kërkesës​​ ​​ 8 qershor 2017​​ ​​ Gjykatën Themelore kishte parashtruar padi​​ për konflikt administrativ​​ kundër​​ Letrës Qarkore [nr. 600] të 2 majit 2017 të ARBK-së, përderisa​​ kërkesën e tij në​​ Gjykatë​​ e ka dorëzuar më​​ 16 dhjetor​​ 2022.​​ ​​ vijim të​​ kësaj, Gjykata vëren se periudha e cila duhet të​​ merret parasysh​​ është​​ 5 (pesë) vjet, 6 (gjashtë) muaj​​ dhe 8 (tetë) ditë.

 

  • Parimet relevante

 

  • Gjykata para se​​ gjithash thekson se, sipas praktikës gjyqësore​​ të konsoliduar​​ të GJEDNJ-së, e cila është reflektuar edhe në praktikën​​ e deritanishme​​ gjyqësore të Gjykatës, arsyeshmëria e kohëzgjatjes së procedurës duhet të vlerësohet në dritën e rrethanave të rastit, duke marrë parasysh kriteret e vendosura nga praktika gjyqësore e GJEDNJ-së, përkatësisht kriteret që i referohen: (a) ndërlikueshmërisë së rastit; (b) sjelljes së palëve në procedurë; (c) sjelljes së gjykatës kompetente ose autoriteteve të tjera publike; si dhe (d) rëndësisë së asaj çfarë është në rrezik për parashtruesin në kontest (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Mikulić kundër Kroacisë,​​ cituar më lart, paragrafi 38;​​ Frydlender kundër Francës,​​ cituar më lart, paragrafi 43;​​ dhe​​ Sürmeli kundër​​ Gjermanisë,​​ nr.​​ 75529/01,​​ Aktgjykim i 8​​ qershorit 2006, paragrafi 128; shih​​ gjithashtu rastet e Gjykatës​​ KI07/15,​​ parashtrues​​ Shefki Zogiani,​​ cituar më​​ lart, paragrafët 53-62;​​ KI23/16,​​ parashtrues​​ Qazim Bytyqi dhe të​​ tjerët,​​ cituar më​​ lart, paragrafi 58;​​ KI18/18,​​ parashtrues​​ Isuf Musliu,​​ cituar më​​ lart, paragrafi 43;​​ KI13/19,​​ parashtrues​​ Fevzi Hajdari,​​ cituar më​​ lart, paragrafët 65-72; KI177/19,​​ parashtrues​​ NNT​​ Sokoli,​​ cituar më​​ lart, paragrafët 96-106;​​ KI104/20,​​ parashtrues​​ Ejup Koci,​​ cituar më​​ lart, paragrafi 46;​​ KI135/20,​​ parashtruese​​ Hava Behxheti,​​ cituar më​​ lart, paragrafët 39-54​​ dhe KI183/21, parashtrues​​ Ejup Koci,​​ cituar më​​ lart,​​ paragrafi​​ 85, KI03/22, parashtrues​​ EPS​​ Trgovina, cituar më​​ lart, paragrafi 54;​​ KI19/21, parashtrues​​ Sadik Pllana, cituar më​​ lart, paragrafi 85; dhe​​ KI09/21, parashtrues​​ Dragan Mihajloviq, cituar më​​ lart, paragrafi 54).

 

  • ​​ Analiza e arsyeshmërisë​​ ​​ kohëzgjatjes së​​ procedurës

 

  • Ashtu​​ siç​​ është​​ elaboruar edhe​​ ​​ lart, Gjykata vë​​ ​​ pah se parashtruesi i kërkesës padinë​​ e tij në​​ Gjykatën Themelore e ka parashtruar më​​ 8 qershor 2017, e cila lëndë më​​ bazuar në ndryshimin e dispozitave ligjore që i referohen themelimit të Gjykatës Komerciale në Republikën e Kosovës,​​ është transferuar​​ në këtë të fundit më 1 gusht 2022. Në​​ vijim të​​ kësaj,​​ për të konstatuar nëse​​ procedura e zhvilluar pranë​​ Gjykatës Themelore​​ dhe Gjykatës Komerciale​​ përbën tejzgjatje,​​ Gjykata duhet të merr parasysh faktorët si në vijim: (a) ndërlikueshmërinë e rastit; (b) sjelljen e parashtruesit të kërkesës; (c) sjelljen e autoriteteve relevante gjyqësore; dhe (d) rëndësinë e asaj çfarë është në rrezik për parashtruesin e kërkesës në kontest.

 

  • Gjykata përsëritë se thelbi i këtij rasti konsiston në faktin se parashtruesi i kërkesës më​​ 26 prill 2017​​ kishte paraqitur kërkesë për regjistrimin e biznesit të​​ tij në​​ ARBK. Më​​ 2 maj 2017, ABRK-ja përmes​​ Letrës​​ Qarkore​​ [nr.​​ 600] kishte njoftuar​​ parashtruesin e kërkesës​​ se kërkesa e tij​​ për regjistrim të​​ biznesit të​​ tij​​ është e pakompletuar. Si​​ rezultat i​​ kësaj, parashtruesi i kërkesës më​​ 10 maj 2017​​ kundër​​ Letrës​​ Qarkore​​ të ABRK-së, të​​ 2 majit 2017​​ kishte parashtruar​​ ankesë​​ te​​ Drejtori i​​ Përgjithshëm i​​ ARBK-së.​​ Në​​ mungesë​​ të​​ përgjigjes nga ARBK, më​​ 8 qershor 2017, parashtruesi i kërkesës kundër​​ Letrës Qarkore [nr. 600], të​​ 2 majit 2017 të​​ ARBK-së​​ kishte parashtruar padi​​ për konflikt​​ administrativ në Gjykatën Themelore,​​ ku kjo e fundit padinë e tij e kishte​​ regjistruar me numër [A. nr.​​ 1142/2017]. Në vijim të padisë së tij,​​ më 16 tetor 2017,​​ parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Themelore kishte parashtruar edhe​​ një “urgjencë” për​​ marrjen e një vendimi gjyqësor përkitazi me padinë e tij,​​ ndërsa,​​ më 1 dhjetor 2021, paraqiti ankesë​​ në​​ KGJK dhe te Avokati i Popullit.​​ 

 

  • Ndërlikueshmëria​​ e rastit

 

  • Përkitazi me ndërlikueshmërinë e rastit, Gjykata i referohet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së dhe asaj të Gjykatës përmes të cilave ishte theksuar se ndërlikueshmëria e rastit mund të ndërlidhet me çështje të faktit dhe të ligjit por gjithashtu mund të ndërlidhet edhe me përfshirjen e disa palëve në procedurë apo me një numër të caktuar provash që duhet trajtuar para gjykatave të rregullta (shih, mutatis mutandis, rastet e GJEDNJ-së,​​ Katte Klitsche de la Grange kundër Italisë,​​ cituar më lart, paragrafi 55;​​ H. kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ cituar më lart, paragrafi 72;​​ Humen kundër Polonisë,​​ nr. 26614/95,​​ Aktgjykim i 15 tetorit 1999, paragrafi 63; shih rastet e Gjykatës, KI18/18, parashtrues​​ Isuf Musliu, cituar më lart, paragrafi 45; dhe KI104/20, parashtrues​​ Ejup Koci, cituar më lart, paragrafi 48).​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se​​ shqyrtimi i padisë së tij konsiston në shqyrtimin e​​ Letrës​​ Qarkore​​ të ARBK-së, të​​ 2 majit 2017, me të​​ cilën refuzohet kërkesa e parashtruesit për​​ regjistrimin e​​ biznesit, i cili proces​​ ndërlidhet me​​ zbatimin e​​ marrëveshjeve​​ në fushën e energjetikës të arritura në​​ vitin 2013 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.​​ 

 

  • Gjykata​​ po ashtu​​ vëren se parashtruesi i kërkesës, gjegjësisht, NP “Elektroprivreda Srbije”​​ ka selinë​​ ​​ Beograd, Republika e Serbisë.​​ Pasi që​​ komunikimi i gjykatave të​​ rregullta në​​ Republikën e Kosovës me parashtruesin e kërkesës, me seli në Republikën e Serbisë​​ bëhet përmes Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në​​ kuadër të​​ Ministrisë​​ ​​ Drejtësisë​​ dhe​​ me ndërmjetësimin​​ e​​ Zyrës së​​ Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian,​​ si dhe përfshin procesin e përkthimit,​​ gjë që​​ konsumon më shumë kohë në​​ administrimin e shkresave, Gjykata vlerëson se rasti i parashtruesit të kërkesës​​ është​​ ​​ i ndërlikuar​​ në raport me rastet kur parashtruesi i kërkesës është shtetas apo ka selinë në Republikën e Kosovës.​​ Gjykata gjithashtu merr parasysh​​ edhe​​ faktin se Gjykata Komerciale është themeluar në gusht të vitit 2022, më pak se 4 (katër) muaj që nga dorëzimi i kërkesës së parashtruesit në Gjykatë.

 

  • Prandaj, në​​ dritën e këtyre rrethanave, Gjykata konsideron se rasti në​​ fjalë,​​ është​​ mjaftueshëm i ndërlikuar.

 

  • sjellja e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata konsideron se sjellja e parashtruesve përbën një fakt objektiv që nuk mund t’u atribuohet gjykatave dhe që duhet marrë parasysh në konstatimin, nëse procedurat vazhduan më gjatë se sa afati i arsyeshëm kohor, i garantuar me paragrafin 2 të nenit 31 të Kushtetutës dhe paragrafit 1 të nenit 6 të KEDNJ-së (shih​​ në​​ këtë​​ kuptim​​ rastet e GJEDNJ-së,​​ McFarlane kundër Irlandës,​​ nr.​​ 31333/06,​​ Aktgjykim i 10 shtatorit 2010, paragrafin 148;​​ Eckle kundër Gjermanisë,​​ rast i cituar më lart, paragrafi 82; shih​​ gjithashtu rastin e Gjykatës KI07/15, parashtrues​​ Shefki Zogiani, cituar më lart, paragrafi 55).

 

  • Lidhur me sjelljen e parashtruesit të kërkesës, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës pas kërkesës për regjistrim të biznesit​​ në ARBK dhe parashtresës së​​ tij te​​ Drejtori​​ i​​ Përgjithshëm i​​ ARBK-së, respektivisht më​​ 8 qershor 2017,​​ kishte parashtruar padi​​ për konflikt​​ administrativ në Gjykatën Themelore. Pas padisë së tij, të parashtruar në Gjykatën Themelore, parashtruesi i kërkesës​​ në të njëjtën gjykatë​​ më​​ 16 tetor 2017​​ kishte​​ paraqitur​​ një​​ urgjencë​​ për​​ zgjidhje apo marrje të vendit gjyqësor përkitazi me padinë e​​ tij. Në urgjencën e dorëzuar më​​ 16 tetor 2017,​​ parashtruesi​​ i kërkesës, ndër tjerash kishte specifikuar se:​​ “[...]​​ se afati i kaluar për më tepër se katër muaj ka qenë i mjaftueshëm për vendosje meritore, sipas padisë së tij në konflikt administrativ të dorëzuar më 08.06.2017. Paragrafi i mëparshëm për mjaftueshmërinë e afatit të lartcekur, Paditësi e konsideron të arsyeshëm për nga aspekti i aplikimit të parimit të ligjshmërisë (legalitetit) dhe parimit të sigurisë juridike​​ [...].

 

  • Parashtruesi i kërkesës, më 1 dhjetor 2021 po ashtu​​ kishte parashtruar​​ ankesa​​ në​​ KGJK​​ dhe​​ te​​ ​​ Avokatit​​ i​​ Popullit. Në KGJK parashtruesi i kërkesës ishte ankuar për​​ [...]​​ punën e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamentit për Çështje Administrative”.

 

  • Në vijim dhe bazuar në veprimet e lartcekura të parashtruesit të kërkesës që nga​​ dita e parashtrimit të​​ padisë​​ ​​ tij në​​ Gjykatën Themelore [8 qershor 2017]​​ deri në ditën e parashtrimit të kërkesës së tij të tanishme në Gjykatë [16 dhjetor​​ 2022], Gjykata konsideron se veprimet e tilla procedurale​​ nuk​​ mund të kenë ndikuar në​​ vonesën e Gjykatës Themelore​​ dhe​​ Gjykatës Komerciale​​ në shqyrtimin e​​ padisë​​ ​​ tij.

 

​​ (c) sjellja e autoriteteve​​ relevante

 

  • Gjykata vë në dukje qëndrimin parimor të GJEDNJ-së se paragrafi 1 i nenit 6 të KEDNJ-së kërkon nga shtetet kontraktuese që të organizojnë sistemet e tyre ligjore, në mënyrë të atillë që autoritetet kompetente të përmbushin kërkesat e nenit në fjalë, duke përfshirë edhe detyrimin për të shqyrtuar çështjet brenda një afati të arsyeshëm​​ kohor​​ (shih, rastet e GJEDNJ-së,​​ Luli dhe të tjerët kundër Shqipërisë,​​ cituar më lart, paragrafi 91;​​ Abdoella kundër Holandës,​​ cituar më lart, paragrafi 24,​​ Mishgjoni kundër Shqipërisë,​​ 18381/05,​​ Aktgjykim, i 7 dhjetorit 2010).

 

  • Në vijim, GJEDNJ ka specifikuar se:​​ “Metodat që mund të konsiderohen, si të përshtatshme dhe përkohshme, përfshijnë zgjedhjen për të trajtuar rastet sipas një radhe të veçantë, bazuar jo vetëm në datën kur ato janë parashtruar, por duke marrë në konsideratë​​ shkallën e tyre të urgjencës dhe të rëndësisë dhe, në veçanti, në atë që është në rrezik për palët e interesuara”​​ (shih rastin​​ Zimmerman dhe Steiner kundër Zvicrës,​​ nr. 8737/79,​​ Aktgjykim, i 13 korrikut 1983,​​ paragrafi 29).

 

  • Lidhur me sjelljen e autoriteteve relevante​​ dhe kompetente, Gjykata,​​ pas dorëzimit të​​ kërkesës së​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ ​​ Gjykatë​​ [16 dhjetor​​ 2022] dhe plotësimit të​​ kërkesës nga ana e​​ tij​​ [24 shkurt 2023],​​ ​​ 27 mars 2023​​ ka njoftuar Gjykatën​​ Komerciale​​ përkitazi​​ me​​ kërkesën​​ e parashtruesit të kërkesës, dhe të​​ njëjtës​​ i ka kërkuar që​​ ​​ njoftojë​​ Gjykatën lidhur me​​ procedurën​​ e zhvilluar në​​ Gjykatën​​ Komerciale, përfshirë​​ procedurën e zhvilluar në​​ Gjykatën Themelore.​​ ​​ nga dita e regjistrimit të​​ lëndës​​ [KA 09/2022],​​ ​​ këtë​​ gjykatë, gjegjësisht lëndës [A. nr. 1142/2017] në​​ Gjykatën Themelore.

 

  • Gjykata​​ Komerciale​​ njoftoi Gjykatën se pas regjistrimit të​​ lëndës​​ [A. nr. 1142/2017] më​​ 8 qershor 2017, Departamenti për Çështje Ekonomike në​​ Gjykatën Themelore​​ më 6 korrik 2017​​ shpalli veten jokompetente dhe ditën pasuese lëndën me shkresat e saj​​ e​​ delegoi​​ në kompetencë të Departamentit për Çështje Administrative, si dhe informoi Gjykatën lidhur me veprimet e tjera të ndërmarra në procedurën para Departamentit për Çështje Administrative, si janë: (i) kërkesa e ARBK-së​​ për qasje në dokumentacionin e parashtruesit të kërkesës, e 8 marsit 2018; (ii) dërgimi për përkthim i njoftimit për parashtruesin e kërkesës më 15 shtator 2020, të cilin përkthim, gjyqtari i çështjes e ka kërkuar më 14 shtator 2021, dhe që për shkak të volumit të madh të punëve dhe mungesës së stafit ishte pranuar nga gjyqtari më 15 prill 2022; dhe (iii) njoftimi i përkthyer i 15 shtatorit 2020, përmes Ministrisë së Drejtësisë i është përcjellë përfaqësuesve të parashtruesit të kërkesës më 15 shtator 2022, të cilët janë njoftuar nga gjykata se pasi që në Odën e Avokatëve të Kosovës nuk janë të licencuar, atëherë duhet të konfirmojnë nëse do të përfaqësojnë parashtruesin e kërkesës në cilësinë e personit fizik në afat prej 7 (shtatë) ditësh nga dita e pranimit të njoftimit.​​ 

 

  • Gjykata​​ po ashtu​​ ​​ ​​ pah se që nga bartja e kësaj lënde (tashmë e regjistruar me shenjën KA.nr. 09/22) në kompetencën e Gjykatës Komerciale më 1 gusht 2022, sipas përgjigjes së të njëjtës, janë ndërmarrë veprimet si vijon: (i) më 23 gusht 2022 është ngarkuar gjyqtari i Departamentit për Çështje Administrative pranë Gjykatës Komerciale; (ii) më 26 janar 2023, gjykata përmes Aktvendimit [KA.nr.09/22] obligoi përfaqësuesin e autorizuar që në afat prej 8 (tetë) ditëve nga dita e pranimit të tij, t’i dorëzojnë gjykatës (a) autorizimin për përfaqësim, (b) kopjen e aktit administrativ kontestues si dhe (c) vërejtjen për pagesën e taksës gjyqësore, të cilat në të njëjtën ditë kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që t’i dorëzohen përfaqësuesve të autorizuar; ​​ (iii) më 26 prill 2023, gjykata përmes komunikimit elektronik kërkoi nga Ministria e Drejtësisë informatën nëse përfaqësuesit e parashtruesit të kërkesës kanë kthyer përgjigje, mirëpo e njëjta pas komunikimit me Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, më 27 prill 2023 njoftoi të njëjtën se kërkesa është dorëzuar te autoritetet serbe por deri në këtë datë ende nuk kanë pranuar përgjigje.

 

  • Për më​​ tepër, Gjykata thekson përgjigjen e gjyqtarit të​​ ngarkuar me​​ lëndën​​ [KA.​​ Nr.09/22], i cili​​ njofton​​ se:​​ “[...] duke respektuar prioritetin e kohës së arritjes së lëndëve në gjykatë, gjatë muajit janar 2023, ka bërë shqyrtimin paraprak të lëndëve, duke vlerësuar se për të njëjtat është e domosdoshme që të nxjerrët Aktvendim për plotësimin e padisë dhe paditësit t'i dërgohet vërejtja për pagesën e taksës për padi, me qëllim që të plotësohen kushtet ligjore për vazhdimin e shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimeve të kontestuara me padi. Rrjedhimisht pas përkthimit në gjuhën serbe të Aktvendimit KA.nr.9/22 dhe KA.nr.10/22, të njëjtat së bashku me kërkesën për bashkëpunim juridik ndërkombëtare i janë dorëzuar Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtare, por që deri me tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje. Andaj, deri në njoftimin e radhës nga Ministria e Drejtësisë - Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtare, për dorëzimin e shkresave, gjykata nuk mund të ndërmarr veprime për caktimin e seancës gjyqësore në këtë rast.”

 

  • Bazuar​​ në si më sipër​​ rezulton që​​ në​​ Gjykatën​​ Themelore​​ që nga regjistrimi i lëndës​​ më​​ 8 qershor 2017,​​ si dhe​​ në Gjykatën Komerciale​​ pas​​ transferimit​​ të​​ kësaj​​ lënde​​ në​​ gusht të​​ vitit 2022, janë​​ ndërmarrë veprimet​​ procedurale si​​ në​​ vijim: (i) njoftimi për autorizimin për përfaqësim drejtuar përfaqësuesve të parashtruesit të kërkesës; si dhe (ii) nxjerrja e Aktvendimit [KA.nr.09/22] për plotësimin e padisë dhe vërejtjes për pagesën e taksës gjyqësore, për të​​ cilën Gjykata Komerciale​​ e​​ ka njoftuar Gjykatën se​​ ende nuk kanë pranuar përgjigje nga parashtruesi i kërkesës.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, marrë​​ për​​ bazë procedurën e zhvilluar në Gjykatën Themelore dhe​​ periudhën​​ kohore​​ prej 3 (tre) muaj e 23 (njëzetetre) ditë që nga​​ caktimi​​ i​​ kësaj lënde te gjyqtari përkatës​​ në Gjykatën Komerciale​​ [më 23 gusht 2022]​​ deri në regjistrimin e kërkesës KI202/22 në Gjykatë [16 dhjetor 2022],​​ Gjykata nuk mund të​​ konsiderojë​​ se e njëjta​​ është​​ treguar pasive gjatë​​ shqyrtimit​​ të​​ padisë​​ së​​ parashtruesit të​​ kërkesës.​​ Megjithatë, Gjykata thekson se gjykatat e rregullta kanë parasysh obligimin kushtetues dhe ligjor, që çështjet t'i finalizojnë brenda një afati të arsyeshëm kohor.​​ 

 

  • Rëndësia e asaj çfarë është në rrezik për parashtruesin në kontest

 

  • Lidhur me kriterin e asaj çfarë është në rrezik për parashtruesin në kontest, Gjykata i referohet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, e cila sqaron se një kategori e rasteve kërkon zgjidhje të veçantë ekspeditive. Sipas kësaj praktike, shembuj që kërkojnë kujdes të veçantë dhe zgjidhje me prioritet janë rastet që ndërlidhen me statusin dhe​​ zotësinë​​ civile​​ të personave fizikë​​ siç është divorci,​​ kujdestaria​​ e​​ fëmijëve dhe marrëdhënia​​ prind-fëmijë​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Bock kundër Gjermanisë,​​ cituar më lart, paragrafi 49,​​ Laino kundër Italisë,​​ cituar më lart, paragrafi 18,​​ ​​ Mikulić kundër Kroacisë, cituar më lart, paragrafi 44,​​ Tsikakis​​ kundër Gjermanisë,​​ nr.​​ 1521/06, Aktgjykim i 10 shkurtit 2011, paragrafët 64 dhe 68,​​ Hokkanen kundër Finlandës, nr. 19823/92, Aktgjykim i 23 shtatorit 1994,​​ paragrafi 72;​​ Niederböster kundër Gjermanisë, nr. 39547/98, Aktgjykim i 27 majit 2003, paragrafi 39);​​ rastet​​ lidhur me​​ kontestet nga marrëdhënia e punës​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Frydlender kundër Francës, cituar më lart, paragrafi 45,​​ Vocaturo kundër Italisë,​​ cituar më lart, paragrafi 17);​​ rastet e parashtruesve që vuajnë nga​​ “sëmundje të pashërueshme”​​ dhe kanë​​ “pritje të reduktuar të jetëgjatësisë”​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ X kundër Francës, cituar më lart, paragrafi 47;​​ A. dhe të tjerët kundër Danimarkës, nr. 20826/92, Aktgjykim i 22 janarit 1996, paragrafët 78-8),​​ si dhe rastet rreth të drejtës për arsim​​ (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Oršuš dhe të tjerët kundër Kroacisë, nr. 15766/03 Aktgjykim i​​ 16 marsit 2010, paragrafi 109).​​ 

 

  • Thënë këtë, Gjykata vlerëson se bazuar në praktikën​​ e​​ konsoliduar​​ gjyqësore të GJEDNJ-së, çështja​​ që ngre parashtruesi i kërkesës nuk është çështje që kërkon “kujdes të posaçëm” (particular diligence) siç janë​​ shembujt e lartcekur të​​ vlerësuara​​ nga GJEDNJ​​ si kategori e​​ çështjeve​​ që​​ kërkojnë​​ zgjidhje e prioritet.​​ 

 

Përfundim

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata​​ duke aplikuar parimet e​​ lartcekura​​ të​​ vendosura përmes praktikës gjyqësore të​​ GJEDNJ-së​​ dhe të​​ afirmuara edhe përmes praktikës gjyqësore të​​ vet Gjykatës në​​ rrethanat e parashtruesit të​​ kërkesës​​ rikujton​​ se​​ i​​ njëjti​​ më​​ 26 prill 2017​​ në​​ ARBK, kishte paraqitur kërkesë për​​ regjistrim të​​ biznesit​​ të​​ tij, e cila kërkesë​​ iu refuzua përmes Letrës Qarkore nr. 600, të​​ 2 majit 2017. Më​​ 10 maj 2017, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë​​ kundër letrës së​​ lartcekur te Drejtori i Përgjithshëm i ARBK-së, mirëpo, në​​ mungesë​​ të​​ përgjigjes së​​ tij, më​​ 8 qershor 2017 parashtroi padi për konflikt administrativ në​​ Gjykatën Themelore kundër Letrës Qarkore nr. 600, të​​ 2 majit 2017 të​​ ARBK-së,​​ shqyrtimi​​ i të​​ cilës akoma​​ është​​ duke u zhvilluar pranë​​ gjykatës së​​ shkallës së​​ parë, gjegjësisht, në​​ Gjykatën Komerciale pas​​ transferimit​​ të​​ saj nga Gjykata Themelore, më​​ 1 gusht 2022.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata vëren se nga vlerësimi i tërësishëm i procedurave të zhvilluara në rastin e parashtruesit të kërkesës,​​ nuk​​ rezulton se të njëjtat janë të paarsyeshme. Më konkretisht, Gjykata vë në pah se që nga dita e paraqitjes së padisë së tij në​​ Gjykatën​​ Themelore, përkatësisht​​ më​​ 8 qershor 2017​​ deri tek​​ dorëzimi i kërkesës​​ së tij në​​ Gjykatë më​​ 16 dhjetor​​ 2022​​ ka​​ kaluar​​ 5 (pesë)​​ vjet, 6 (gjashtë) muaj e 8 (tetë) ditë.​​ Gjykata​​ vlerëson se çështja e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ mjaftueshëm e ndërlikuar marrë​​ parasysh komunikimin jo të​​ drejtpërdrejtë​​ të​​ gjykatave të​​ rregullta me parashtruesin e kërkesës, por​​ atë​​ përmes Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në​​ kuadër të​​ Ministrisë​​ së​​ Drejtësisë​​ me ndërmjetësimin e Zyrës​​ së Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian,​​ gjë që ka ndikuar në shpejtësinë e​​ administrimit të​​ të​​ gjitha shkresave të​​ lëndës. Gjykata​​ po ashtu​​ konsideron​​ se​​ çështja​​ e parashtruesit të​​ kërkesës nuk hyn në​​ kategorinë​​ e​​ çështjes​​ e cila kërkon një​​ zgjidhje​​ të​​ përshpejtuar.​​ Në​​ lidhje me këtë​​ të​​ fundit, Gjykata i referohet sërish urgjencës së​​ parashtruesit të​​ kërkesës, të​​ paraqitur​​ më​​ 16 tetor 2017​​ dhe​​ ankesave të​​ tija në​​ KGJK dhe te Avokati i Popullit, të​​ parashtruara më​​ 1 dhjetor 2021, përmes të​​ cilave,​​ ndër tjerash,​​ kishte nënvizuar se​​ Gjykata Themelore​​ ka pasur afat të​​ mjaftueshëm për vendosjen e çështjes në merita​​ të​​ lëndës së​​ tij.​​ Gjykata gjithashtu thekson përgjigjen e Gjykatës Komerciale përkitazi me procedurën e zhvilluar të​​ lëndës së​​ parashtruesit të​​ kërkesës, nga e cila rezulton se​​ e njëjta nuk ka qenë pasive por ka komunikuar me parashtruesin, së fundmi përmes Aktvendimit për​​ plotësimin e padisë dhe vërejtjes për pagesën e taksës gjyqësore.

 

  • Në​​ përfundim, Gjykata​​ konstaton​​ se kohëzgjatja e procedurës​​ në Gjykatën​​ Themelore​​ prej​​ 5 (pesë) viteve, 6 (gjashtë) muajve​​ e 8 (tetë)​​ ditëve​​ përkitazi me shqyrtimin e​​ lëndës​​ me numër​​ [A.nr.​​ 1142/2017]​​ gjatë​​ procedurës së​​ zhvilluar në​​ Gjykatën Themelore, gjegjësisht lëndës me numër [KA.nr.9/22] në​​ Gjykatën Komerciale,​​ të parashtruesit të kërkesës nuk mund të konsiderohet​​ e​​ paarsyeshme.

 

  • Rrjedhimisht,​​ duke pasur parasysh​​ kriteret e​​ lartcekura të vendosura përmes​​ praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të afirmuara edhe përmes praktikës gjyqësore të vet Gjykatës​​ përkitazi me të drejtën për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, të garantuar me paragrafin 2 të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNJ-së, Gjykata​​ konstaton​​ se pretendimi i parashtruesit të kërkesës lidhur me​​ tejzgjatjen​​ e procedurës dhe moszgjidhjen​​ brenda një afati të arsyeshëm të​​ lëndës​​ [A.nr. 1142/2017],​​ gjegjësisht lëndës [KA.nr.9/22],​​ është​​ qartazi i pabazuar në baza​​ kushtetuese në​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”​​ dhe duhet të​​ shpallet​​ i papranueshëm në pajtim me paragrafin​​ (2)​​ të rregullit​​ 34​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese në pajtim me nenet 113.1 dhe​​ 7 të Kushtetutës,​​ dhe rregullin​​ 34​​ (2)​​ dhe​​ 48 (1)​​ (b)​​ të​​ Rregullores së punës, më​​ 30 janar​​ 2024,​​ 

 

VENDOS

 

  • ​​ DEKLAROJË, me shtatë (7) vota për dhe një (1) kundër,​​ kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë aktvendim​​ në Gazetën Zyrtare​​ të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit; dhe

 

  • TË KONSTATOJË që ky​​ aktvendim​​ hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Bajram Ljatifi ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

1

 

Parashtruesit:

NP “Elektroprivreda Srbije”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative