Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës AA.nr.41/2021 i 21 qershorit 2021  

Nr. të lëndës KI193/21

Parashtruesit: A.B.

Shkarko:

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

      

Prishtinë, më​​ 13​​ shkurt​​ 2023

Nr. ref.:RK​​ 2128/23

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI193/21

 

Parashtrues

 

A.B.​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ ​​ Gjykatës Supreme të Kosovës​​ AA.nr.41/2021 i 21 qershorit 2021

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare, dhe

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ ​​ A.B.,​​ nga Prishtina​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesja e​​ kërkesës).​​  ​​​​ 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës Supreme​​ AA.nr.41/2021 i 21​​ qershorit​​ 2021​​ në ndërlidhje me Vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KGJK) KGJK.Nr.122/2021 i 15 prillit 2021.​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të​​ kontestuar,​​ përmes​​ të​​ cilit​​ sipas pretendimeve të parashtrueses së​​ kërkesës​​ i​​ janë shkelur të​​ drejtat e​​ saj​​ të​​ garantuara​​ me nenet​​ 31​​ ​​ [E​​ Drejta për Gjykim të​​ Drejtë dhe të Paanshëm], 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike],​​ 54​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës së​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ në lidhje me nenet​​ 6 (1)​​ [E drejta për një proces të rregullt], 13 [E drejta për zgjidhje efektive]​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

  • Parashtruesja e kërkesës po ashtu ka kërkuar mos zbulim të identitetit që do të shtjellohet më detajisht në tekstin e mëposhtëm.​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në nenin​​ 113​​ (1) (7)​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të​​ Kushtetutës,​​ nenet​​ 22​​ [Procedimi i kërkesës]​​ dhe​​ 47​​ [Kërkesa individuale]​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të​​ Republikës së​​ Kosovës​​ nr. 03/L-121​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në​​ rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve] të Rregullores së​​ punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 21 tetor​​ 2021, parashtruesja e​​ kërkesës​​ përmes postës​​ dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 4 nëntor 2021,​​ parashtruesja​​ e kërkesës u njoftua për regjistrim të kërkesës dhe nga një kopje iu dërgua KGJK-së dhe Gjykatës Supreme.

 

  • ​​ 8 nëntor​​ 2021, Kryetarja e Gjykatës caktoi gjyqtarin​​ Nexhmi Rexhepi​​ Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Remzije Istrefi-Peci.

 

  • Më 24 dhjetor 2021, Gjykata kërkoi nga KGJK-ja që ta dorëzon dosjen e plotë të çështjes së parashtrueses së kërkesës.

 

  • Më 29 dhjetor 2021, KGJK-ja dorëzoi dosjen e plotë të çështjes së parashtrueses së kërkesës.​​ 

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç ‘rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 3​​ janar​​ 2023, gjyqtari Enver Peci, në​​ bazë​​ të​​ nenit 18 (Përjashtimi i gjyqtarit) të​​ Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, kërkoi përjashtimin e tij nga vendimmarrja në​​ rastin K193/21.

 

  • Më 16 janar 2023, Kryetarja e Gjykatës, përmes Vendimit [Nr. KK 12/23], miratoi kërkesën për përjashtim nga vendimmarrja në rastin K193/21, të parashtruar nga gjyqtari Enver Peci.

 

  • Më​​ 17 janar 2023,​​ Kolegji shqyrtues e​​ shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ ​​ 

 

Përmbledhje​​ e fakteve

 

  • Nga shkresat ​​ lëndës rezulton se më 22 tetor 2020,​​ mbrojtësi i palës së mitur R.G., në çështjen penale PM.nr.154/2020 kishte kërkuar nga parashtruesja e kërkesës që në cilësi të kryetares së Gjykatës​​ Themelore në Prishtinë, ta përjashtojë gjyqtarin A.I., nga përbërja e trupit gjykues. Kërkesa e mbrojtësit të palës së mitur R.G., ishte mbështetur në nenet 39.3 dhe 41 të KPPK-së.

 

  • ​​ 26 tetor 2020 parashtruesja e kërkesës​​ \​​ ​​ përmes Aktvendimit GJA.nr.373/2020​​ kishte aprovuar kërkesën e mbrojtësit të palës​​ së mitur​​ R.G.,​​ për përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues A.I., nga procedimi dhe vendosja​​ në çështjen penale​​ PM.nr.154/2020. Kryetari​​ i trupit gjykues A.I., ishte zëvendësuar me gjyqtaren E.U.

 

  • Parashtruesja e kërkesës kishte​​ arsyetuar

 

  • mbrojtësi i të miturës R.G.,​​ kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit A.I., duke u bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të KPPK-së për përjashtim nga procedimi dhe vendosja në çështjen penale PM.nr.154/2020​​ për shkak të dyshimeve dhe pasigurisë objektive në mënyrë që të sigurohet një proces i drejtë dhe i paanshëm;​​ 

  • se duke u bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i KPPK-së dhe në parimet e përgjithshme të Kodit të Etikës profesionale për Gjyqtar dhe​​ me qëllimin të shmangies së çdo situate që do ta vinte në pikëpyetje integritetin, paanshmërinë e gjyqtarëve kishte vlerësuar se kërkesa për përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues A.I., është e bazuar;​​ 

  • duke qenë se mbrojtësi i palës​​ së mitur​​ R.G.,​​ kishte​​ iniciuar procedurë disiplinore kundër gjyqtarit A.I., atëherë ky i fundit duhet të përjashtohet nga kjo çështja penale​​ ​​ për shkak të dyshimeve për paanshmërinë​​ e tij;​​ 

  • palët e pakënaqura me​​ këtë vendim mund ta godasin atë me ankesë të veçantë kur ankesa është e lejuar apo me ankesë kundër​​ vendimit përfundimtar;​​ 

  • u vendos​​ si në dispozitiv të këtij vendimi duke u bazuar në nenin 41 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.1 të KPPK-së që parashikon se “Kryetari i Gjykatës Themelore vendos mbi kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve të​​ Gjykatës Themelore.”​​  ​​​​ 

 

  • ​​ 12 nëntor 2020,​​ gjyqtari i përjashtuar A.I., i ishte drejtuar kryetarit të Gjykatës Supreme E.P., me një ankesë të titulluar “Kërkesë për Fillimin e​​ Procedurës​​ Disiplinore ndaj​​ parashtrueses së kërkesës[...]”.​​ 

 

  • Gjyqtari A.I., kishte theksuar:​​ 

 

  • se​​ ankesën e ka dorëzuar në pajtim me nenin 9 paragrafi 1 pika 1.2 e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore​​ të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;​​ 

  • mbrojtësi i palës​​ së mitur​​ R.G.,​​ në çështjen penale PM.nr.154/2020​​ kishte​​ iniciuar procedurë disiplinore kundër tij ndërsa parashtruesja e kërkesës në cilësi të Kryetares të Gjykatës Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë vendim për përjashtimin e tij ende pa përfunduar procedura disiplinore;​​ 

  • inicimi i procedurës disiplinore nuk është kusht për përjashtim​​ nga çështja penale PM.nr.154/2020;​​ 

  • nëse ky është standardi i përjashtimit atëherë mbrojtësit e palëve mund të “heqin qafe” gjyqtarët me vendimet e të cilëve nuk pajtohen;​​ 

  • raporti i afërt i parashtrueses së kërkesës dhe mbrojtësit të palës​​ së mitur​​ R.G.,​​ është botërisht i ditur dhe lehtë i vërtetueshëm po të jetë nevoja​​ 

  • ​​ përjashtimi i tij nga çështja penale PM.nr.154/2020 është​​ arbitrar me ç ‘rast parashtruesja e kërkesës në cilësi të​​ Kryetares të Gjykatës Themelore në Prishtinë me veprimet e saj ka shkelur kodin e etikës dhe ka cenuar rëndë imazhin e sistemit të drejtësisë dhe dinjitetin e gjyqtarit. ​​​​ 

 

  • ​​ 10 dhjetor 2020,​​ kryetari i Gjykatës Supreme E.P., i drejtohet KGJK-së me​​ kërkesën nr. GJS-2020-017​​ të titulluar “Kërkesë për Fillimin e Hetimeve Disiplinore-Këshillit Gjyqësor të Kosovës”​​ kundër parashtrueses së kërkesës në cilësi të kryetares të Gjykatës Themelore në Prishtinë.​​ Kërkesa ishte bazuar në nenin 9​​ paragrafi 1​​ nën-paragrafi 1.2 dhe neni 12 paragrafi paragrafët 2 dhe 4 të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.​​ 

 

  • Kryetari i Gjykatës Supreme​​ E.P.,​​ kishte theksuar:​​ 

 

  • parashtruesja e kërkesës me aktvendim​​ GJA.nr.373/2020​​ të datës 26.10.2020, kishte aprovuar kërkesën e mbrojtësit të palës​​ së mitur​​ R.G.,​​ në çështjen penale PM.nr.154/2020 për përjashtim të gjyqtarit A.I., përkatësisht që ky i fundit të zëvendësohet me gjyqtaren E.U.;​​ 

  • arsyeja kryesore për përjashtim të gjyqtarit A.I., kishte qenë inicimi i procedurës disiplinore kundër tij nga mbrojtësi i palës R.G.,​​ në çështjen penale ​​ PM.nr.154/2020 për shkak se kjo vë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit në procedurë dhe si e rrethanë tillë mund të duket e papërshtatshme;​​ 

  • në rastin konkret,​​ nuk janë vërtetuar rrethanat për inicim të procedurës disiplinore kundër gjyqtarit A.I.;​​ 

  • pretendimet tjera të mbrojtësit të të miturës​​ R.G.,​​ për përjashtim të gjyqtarit A.I., nuk janë arsyetuar;​​ 

  • palët dhe publiku duhet t’i dinë arsyet për përjashtim përkatësisht zëvendësim të gjyqtarit A.I., sepse kjo ​​ ndikon në besueshmërinë ndaj gjyqësorit por edhe dinjitetin e vet gjyqtarit;​​ 

  • konsideroj se ka vend për inicimin e hetimeve disiplinore ndaj veprimeve që bien ndesh me detyrat e gjyqtarit nga neni 5 paragrafi 2 nën-paragrafi 2.15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;​​ 

  • KGJK-së i propozoj që të shqiptoj njërën nga masat më adekuate disiplinore siç parashikohet me Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.​​ 

 

  • Më 30​​ prill 2021,​​ KGJK-ja përmes Vendimit nr. 122/2021 përcaktoi:​​ (i)​​ ,​​ parashtruesja e kërkesës​​ është përgjegjëse​​ për shkelje disiplinore​​ nga neni 5, paragrafi 2, pika 2.15 të Ligjit nr.06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;​​ (ii)​​ për këtë shkelje disiplinore,​​ parashtrueses së kërkesës ​​ ​​​​ i shqiptohet​​ sanksioni disiplinor​​ Vërejtje jopublike me shkrim.​​ 

 

  • KGJK-ja kishte konstatuar:​​ (i)​​ bazuar në provat e administruara në këtë çështje disiplinore, parashtruesja e kërkesës aktvendimin për përjashtimin e gjyqtarit A.I., sipas kërkesës së mbrojtësit të palës​​ së mitur​​ R.G., e kishte nxjerrë më 26.10.2020, derisa kërkesën drejtuar KGJK-së për inicim të procedurës disiplinore ndaj gjyqtarit A.I., e kishte ushtruar më 10.11.2020;​​ (ii)​​ rrjedhimisht, ende pa vendosur për inicim ose jo të procedurës disiplinore kundër gjyqtarit A.I., në cilësinë e autoritetit kompetent, ajo ka miratuar kërkesën për përjashtim duke u thirrur në të njëjtin pretendimin se ndaj gjyqtarit A.I., ishte iniciuar procedurë disiplinore dhe me këtë ka parashikuar inicimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarit A.I.;​​ (iii)​​ ​​ vetëm inicimi i procedurës disiplinore kundër gjyqtarit A.I., nga mbrojtësi i palës​​ së mitur​​ R.G., sipas vlerësimit të KGJK-së,​​ nuk mund të jetë arsye për përjashtim të gjyqtarit dhe përbën precedent jo të mirë për​​ pavarësinë e gjyqësorit;​​ (iv)​​ nga rrethanat lartpërmendura KGJK-ja vendosi që parashtruesja e kërkesës është përgjegjëse për shkelje disiplinore të parashikuara në nenin 5 paragrafi 2 nën-paragrafi 2.15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.​​ 

 

  • Më​​ 14 qershor 2021, parashtruesja e kërkesës paraqiti​​ ankesë në Gjykatën​​ Supreme​​ kundër Vendimit të KGJK-së nr. 122/2021 të 30 prillit 2021​​ duke pretenduar​​ zbatim të gabuar të ligjit​​ dhe gabime të qarta dhe të dukshme në vlerësim që kanë ndikuar në konstatimin e shkeljes disiplinore.​​ Parashtruesja e kërkesës kishte kërkuar nga Gjykata Supreme:​​ (i)​​ që ta aprovojë​​ të bazuar​​ kundër Vendimit të KGJK-së Nr. 122/2021 të 30 prillit 2021;​​ (ii)​​ të ndryshojë Vendimin e​​ KGJK-së Nr. 122/2021 të 30 prillit 2021;​​ (iii)​​ të konstatojë se parashtruesja e kërkesës nuk është përgjegjëse për shkeljen disiplinore nga neni 5.2 pika 12.5 e​​ LPDGJP-së.

 

  • Më 16 qershor 2021,​​ KGJK-ja kishte dorëzuar përgjigje në ankesë​​ KGJK.Nr.122/2021 në Gjykatën Supreme.​​ KGJK-ja kishte theksuar:​​ (i)​​ fjala “predikuar” ka kuptimin “parashikuar” dhe jo “paragjykuar” siç pretendon parashtruesja e kërkesës;​​ (ii)​​ ​​ sa​​ i​​ përket datës së nxjerrjes së​​ Aktvendimit​​ GJA.Nr.373/2020 nga parashtruesja e kërkesës, është përmirësuar “lëshimi​​ teknik” dhe kudo në tekst të vendimit të KGJK-së figuron data e saktë e nxjerrjes së​​ aktvendimit​​ 26.10.2020;​​ (iii)​​ parashtruesja e kërkesës me nxjerrjen e aktvendimit GJA.Nr.373/2000 ka aprovuar kërkesën e​​ avokatit​​ mbrojtës të të miturës R.G., për përjashtimin e gjyqtarit A.I.,​​ dhe kështu kishte​​ parashikuar​​ inicimin e procedurës disiplinore ndaj të njëjtit edhe pse zyrtarisht nuk kishte pasur​​ kërkesë​​ për inicimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarit A.I.;​​ (iv)​​ parashtruesja e kërkesës më 26.10.2020 kishte nxjerrë Aktvendim GJA.Nr.373/2020 për përjashtimin e gjyqtarit A.I., ndërsa kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore në KGJK e kishte ushtruar më​​ 10.11.2020;​​ (v)​​ rrjedhimisht, ende pa vendosur për inicimin ose jo të procedurës disiplinore ndaj​​ gjyqtarit​​ A.I., parashtruesja e kërkesës, në cilësi të autoritetit kompetent, kishte miratuar kërkesën për përjashtim duke u “thirrur” në të njëjtin​​ pretendim​​ se ndaj gjyqtarit A.I.,​​ ishte iniciuar procedurë​​ disiplinore dhe se me këtë veprim sipas vlerësimit të KGJK-së kishte parashikuar inicimin e procedurës disiplinore;​​ (vi)​​ sipas vlerësimit të KGJK-së vetëm kërkesa për inicim të procedurës disiplinore e ushtruar nga avokati i të miturës R.G., ndaj gjyqtarit A.I., nuk është arsye për përjashtimin e këtij të fundit dhe përbën një precedent jo të mirë për pavarësinë e gjyqësorit​​ dhe kështu e​​ zvogëlon​​ besimin e publikut, paanshmërinë, besueshmërinë dhe pavarësinë e gjyqësorit;​​ (vii)​​ KGJK-ja ka​​ konstatuar​​ se parashtruesja e kërkesës është përgjegjëse për shkelje disiplinore të​​ parashikuar​​ me​​ nenin​​ 5, paragrafi 2, nën-paragrafi 2.15 të LPDGJP-së;​​ (viii)​​ për këtë shkelje disiplinore KGJK-ja​​ i​​ ka shqiptuar parashtrueses së kërkesës​​ Vërejtje jo publike me shkrim​​ ​​ që është proporcionale me shkeljen disiplinore të kryer.​​  ​​​​ 

 

  • ​​ 21 qershor 2021, Gjykata Supreme​​ përmes Aktgjykimit​​ AA.nr.41/2021​​ e​​ refuzoi të​​ pathemeltë ankesën e parashtrueses së kërkesës,​​ ish kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, tani gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, e paraqitur kundër Vendimit të KGJK-së nr. 122/2021​​ të 30 prillit 2021.​​ 

 

  • Gjykata Supreme​​ konstatoi:​​ (i)​​ bazuar në nenin 15 të LPDGJP-së dhe Rregullores 05/2019 për Procedurën Disiplinore të Gjyqtarëve të 27 majit 2019 konstatoi se ankesa e parashtesës së kërkesës është e pabazuar;​​ (ii)​​ KGJK-ja ka vepruar në përputhshmëri me​​ dispozitat​​ e​​ LPDGJP-së dhe ka dëshmuar shkeljen disiplinore nga parashtruesja e kërkesës në përputhje me parimin e proporcionalitetit;​​ (iii)​​ pretendimet se veprimet e parashtrueses së kërkesës ​​ nuk janë shkelje por janë në zbatim të diskrecionit të saj të caktuar me ligj nuk janë të qëndrueshme për arsye se për përjashtimin e gjyqtarit nga rasti duhet plotësuar prerogativat ligjore dhe se ajo duhet ndodhur për rrethanat që janë në momentin e vlerësimit e kurrsesi me paragjykim se një gjë edhe mund të ndodhë;​​ (iv)​​ në rastin konkret parashtruesja e kërkesës ka paragjykuar epilogun e një përgjegjësie disiplinore e cila vetëm sa ishte iniciuar me kërkesë nga pala në procedurë, por që nuk ishte konstatuar në mënyrën që parashikon ligji, paraqet sjellje që i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore;​​ (v)​​ pretendimet e parashtrueses së kërkesës se përjashtimi i gjyqtarit pa mbështetje ligjore nuk janë të kualifikuara si përgjegjësi disiplinore nuk mund të pranohen sepse qasja e paragjykimit se është iniciuar nga mbrojtësi i palës në procedurë​​ të aprovohet kërkesa për përjashtim, pa ndonjë raport objektiv​​ apo subjektiv të gjyqtarit të çështjes në lidhje me palët apo çështjen në gjykim;​​ (vi)​​ Gjykata Supreme konsideron se shkelja është paraparë me nenin 5.2.12 të​​ LPDGJP-së​​ i cili parashikon se gjyqtari kryen shkelje disiplinore nëse përfshihet në sjellje të cilat dëmtojnë​​ besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e gjyqësorit.

 

Pretendimet e parashtrueses së kërkesës ​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ pretendon​​ se me Aktgjykimin e kontestuar​​ i​​ janë shkelur të​​ drejtat e garantuara​​ me​​ 31 ​​​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike],​​ 54​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të​​ Kushtetutës në lidhje me nenet 6 (1) [E drejta për një proces të rregullt], 13 [E drejta për zgjidhje efektive] të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ t​​ pretendon:​​  ​​ ​​​​ “Të drejtat e saja të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNJ janë shkelur si pasojë e cenimit të paanshmërisë objektive të gjykatës, cenimit të parimit të arsyetimit të vendimeve gjyqësore, cenimit të të drejtës së ankimit substancial dhe cenimit të parimit të kontradiktoritetit dhe barazisë së armëve, si pasojë e ndryshimit të “identitetit faktik” mbi të cilin bazohet shkelja disiplinore e kontestuar.​​ 

 

  • Lidhur me​​ pretendimin​​ për cenimin e parimit të paanshmërisë​​ së Gjykatës Supreme, parashtruesja e kërkesës​​ thekson se:​​  ​​​​ “Ky pretendim nuk lidhen me dyshime me paanshmërinë subjektive të ndonjërit prej anëtarëve të trupit gjykues të Gjykatës​​ Supreme, por i referohen shprehimisht dyshimeve në raport me mënyrën e formimit të trupit gjykues çka në vetvete ndikon kundrejt paanshmërisë objektive të të njëjtit. ​​​​  ​​​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ ​​ pretendon:​​  ​​​​ “Bazuar në ankesën e gjyqtarit A.I., kryetari i Gjykatës Supreme E.P., në cilësi të autoritetit kompetent paraqiti “kërkesë për fillimin e hetimeve disiplinore” kundër parashtrueses së kërkesës në KGJK.​​ Kërkesa e kryetarit të Gjykatës Supreme E.P., bazuar në nenin 9.1, nën-paragrafi 1.2 dhe nenin 12 paragrafët 2) dhe 4) të Ligjit për Përgjegjësinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve nr. 06/L-057.​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ po ashtu​​ pretendon​​ se: “z. E.P., i cili paraprakisht kishte vepruar në cilësinë e autoritetit kompetent për të filtruar dhe shqyrtuar themelësinë e kërkesës për inicimin e procedurës disiplinore kundër meje, ka themeluar ad​​ hoc​​ trupin gjykues pranë Gjykatës Supreme, në përbërje prej​​ gjyqtarëve B.I.​​ (kryetar), J.K.​​ dhe R.N.​​ (anëtarë), i cili duhet të​​ shqyrtonte​​ ankesën​​ time të​​ paraqitur​​ kundër​​ vendimit KGJK nr. 122/2021, të​​ datës​​ 30.04.2021, me të​​ cilin u konstatua​​ përgjegjësia​​ ime disiplinore.

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ më tej pretendon:​​ ​​ ​​ “Kryetari i Gjykatës Supreme E.P.,​​ së pari në cilësi të autoritetit kompetent​​ dhe më pas në cilësi të përzgjedhësit​​ ad hoc​​ të trupit gjykues për shqyrtim të ankesës së saj-përbën rrethanë vendimtare-çka shkakton​​ “dyshime të bazuara” ndaj paanshmërisë dhe pavarësisë së trupit gjykues të Gjykatës Supreme, në lidhje me mënyrën e themelimit të tij.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon:​​ në rastin konkret, trupi gjykues që ka marrë​​ aktgjykimin e kontestuar, nuk duket të​​ jetë​​ i pavarur dhe i​​ paanshëm,​​ pikërisht​​ sepse​​ është​​ formuar dhe​​ është​​ thirrur që​​ të​​ gjykoje mbi​​ një​​ çështje​​ për​​ të​​ cilën​​ autoriteti kompetent që​​ e ka formuar​​ ad hoc​​ ka marrë​​ pjesë​​ paraprakisht në​​ të​​ njëjtën​​ çështje, në​​ po të​​ njëjtën​​ cilësi,​​ përmes​​ filtrimit​​ dhe inicimit të​​ saj​​ pranë​​ KGJK.

 

  • Lidhur me pretendimin​​ për cenim të parimit për arsyetim të vendimit gjyqësor, parashtruesja e kërkesës​​ ​​ pretendon:​​ Është me rëndësi që të përcaktohet nëse ajo ka pasur mundësi reale për të paraqitur pikëpamjet dhe argumentet në Gjykatën Supreme dhe nëse kjo e fundit është përgjigjur ndaj pretendimeve dhe argumenteve të parashtrueses së kërkesës.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon:​​ “[...]​​ arsyetimi i Gjykatës Supreme [...] nuk i jep asnjë përgjigje çështjes juridike thelbësore, pra nëse veprimet e kontestuara, të ndërmarra në kuadër të kompetencës time lëndore​​ nga neni 42.2, nën par. 1.1 i KPP,​​ përbëjnë sjellje të cilat dëmtojnë reputacionin e gjykatës, ose mund të dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë, ose besueshmërinë e gjyqësorit, nga neni 5.2, pika 2.15 e Ligjit nr. 06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

  • Parashtruesja e kërkesës thekson se: “​​ Edhe pse Gjykata Supreme është e veshur me juridiksion dhe kompetencë të plotë lëndore për shqyrtimin formal dhe substancial të kërkesës së saj që buron nga neni 15.4 i ​​ Ligjit për Përgjegjësinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve nr. 06/L-057, megjithatë,​​ kjo e fundit ka dështuar që të shqyrtojë ligjshmërinë dhe gabimet material dhe​​ faktike të vendimit të KGJK-së.

 

  • Parashtruesja e kërkesës po ashtu​​ ​​ pretendon:​​ Dispozita e nenit 39.3 të KPP-së që në rastin konkret është përdorur për përjashtimin e gjyqtarit A.I., i referohet manifestimit të rrethanave të papërshtatshme që vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit. Parashtruesja e kërkesës shton se dispozita e nenit 39.3 të KPP-së nuk përcakton se cilat janë rrethanat e pa përshtatshme çka nënkupton se fushëveprimi se çfarë përbën rrethanë të pa përshtatshme varet nga bindja e lirë e autoritetit kompetent. ​​ ​​ ​​​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ thekson se:​​ Gjykata Supreme ka dështuar për të dhënë përgjigje të qartë, të saktë, koherente dhe juridikisht të qëndrueshme të ndërlidhjes funksionale ndërmjet veprimit për përjashtim të gjyqtarit A.I., dhe dëmtimit të reputacionit dhe besueshmërisë së gjykatës themelore, si kushte kumulative që përbën shkelje disiplinore nga neni 5.2, nën-paragrafi 2.15 të Ligjit për Përgjegjësinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve nr. 06/L-057.

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon: “Në tërësinë e arsyetimit të aktgjykimit të kontestuar,​​ Gjykata Supreme ka dështuar që t'i japë përgjigje pyetjes thelbësore, se si, pra në çfarë mënyrë dhe bazuar në cilat prova, fakte dhe arsye, përjashtimi i gjyqtarit A.I., nga gjykimi i të miturës R.G., ka dëmtuar reputacionin e gjykatës, apo besimin e publikut në paanshmërinë, ose besueshmërinë e gjyqësorit.

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon:​​ KGJK-ja dhe Gjykata Supreme kanë nxjerrë konstatime kontradiktore sepse në njërën anë, e pranojnë kompetencën lëndore të saj që në cilësi të kryetares së Gjykatës Themelore të kërkojë inicimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve që janë nën “juridiksionin e saj”, kurse në anën tjetër​​ KGJK-ja dhe Gjykata Supreme kanë konstatuar se parashtruesja e kërkesës ka parashikuar ose paragjykuar inicimin e procedurës disiplinore kundër gjyqtarit A.I.​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon:​​ Gjykata Supreme jo vetëm që nuk dha ndonjë përgjigje lidhur me shkeljet ligjore të pretenduara por edhe “kamufloi” e “shtrembëroi” përmbajtjen e shkresave të lëndës, çka e bën tërësisht arbitrar aktgjykimin e saj.​​ 

 

  • Lidhur me të drejtën e ankimit në “kuptimin substancial” dhe të drejtën për qasje në gjykatë, parashtruesja e kërkesës pretendon: “Në bazë të praktikës së GJEDNJ-së, nëse parashtruesi i mjetit juridik nuk merr përgjigje lidhur me pretendimet e tij me natyrë kushtetuese, i cenohet jo vetëm e drejta e aksesit, në kuptim të nenit 32 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por edhe e drejta e ankimit në kuptimin substancial.”

 

  • Parashtruesja e kërkesës po ashtu pretendon:​​ [...] e drejta e individit për t’iu drejtuar gjykatës nuk përfshin vetëm të drejtën për të hapur një proces, por edhe të drejtën për të pasur, nga ana e gjykatës, një zgjidhje përfundimtare në lidhje me mosmarrëveshjen që është objekt i gjykimit, pasi​​ aksesi në gjykatë duhet të jetë substantiv dhe jo thjesht formal [...]​​ Mohimi i të​​ drejtës për t’iu drejtuar gjykatës dhe për të​​ marrë​​ një përgjigje përfundimtare prej saj lidhur me pretendimet e ngritura​​ përbën​​ cenim të​​ së​​ drejtës​​ themelore​​ për​​ një​​ gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm.

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon se​​ cenimi i​​ parimit për vendim të arsyetuar gjyqësor​​ ka rezultuar në mostrajtimin e ankesës së saj në substancë por edhe me cenim të parimit për t’iu drejtuar gjykatës.​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës përmbledhë pretendimet si në vijim:​​ ​​ 

 

  • Dyshimet e bazuara mbi paanshmërinë objektive të anëtareve të trupit gjykues të Gjykatës Supreme që​​ kanë​​ nxjerrë​​ aktgjykimin e kontestuar, në​​ raport me mënyrën e formimit të​​ trupit gjykues në​​ fjalë;​​ 

  • Pjesëmarrjes së​​ kryetarit të​​ Gjykatës Supreme​​ E.P.,​​ në​​ filtrimin, shqyrtimin dhe vlerësimin paraprak të​​ kërkesës për fillimin e hetimeve disiplinore kundër​​ parashtrueses së kërkesës dhe më pas në​​ përzgjedhjen​​ ad​​ hoc​​ ​​ anëtarëve të​​ trupit gjykues, të​​ cilët do të​​ vendosnin meritorisht​​ për​​ ankesën​​ e parashtrueses së kërkesës;​​ 

  • Dhënies​​ së​​ arsyeve kontradiktore në​​ raport me përmbajtjen e vendimit të​​ KGJK-së​​ nr. 122/2021, të​​ datës 30.04.2021​​ për​​ konstatimin​​ e përgjegjësisë disiplinore​​ të parashtrueses së kërkesës;​​ 

  • Ndryshimit të​​ identitetit faktik të​​ shkeljes disiplinore të konstatuar​​ si dhe pamundësisë për të​​ paraqitur argumentet lidhur me të​​ tilla konstatime;​​ 

  • Dështimit për të arsyetuar dashjen​​ apo pakujdesinë​​ e rëndë​​ si elemente subjektive të​​ shkeljes disiplinore;​​ 

  • Dështimit për të​​ argumentuar lidhjen shkakësore midis dashjes apo pakujdesisë së​​ rëndë​​ në​​ raport me shkaktimin e pasojës, përkatësisht dëmtimin e reputacionit të​​ gjykatës themelore​​ nga parashtruesja e kërkesës;​​ 

  • Mostrajtimin​​ substancial të mjetit procedural të ankesës, përkatësisht injorimit dhe shpërfilljes së plotë të pretendimeve ankimore, të artikuluara në ankesën e datës 14.06.2021.

 

  • Parashtruesja e kërkesës kërkon nga Gjykata:​​ (i)​​ TA DEKLAROJË​​ kërkesën​​ të​​ pranueshme;​​ (ii)​​ TË​​ KONSTATOJË​​ se ka pasur shkelje të​​ nenit 31 [E drejta​​ për​​ gjykim të​​ drejte dhe të​​ paanshëm], nenit 32 të​​ Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ së​​ Kosovës​​ [E drejta​​ për Mjete​​ Juridike], inter​​ alia,​​ nenet 6 dhe 13 të​​ KEDNJ-së, si dhe të​​ nenit 54 [Mbrojtja​​ Gjyqësore​​ e të​​ Drejtave] të​​ Kushtetutës;​​ (iii)​​ TË​​ KONSTATOJË​​ se aktgjykimi i​​ Gjykatës​​ Supreme, AA. Nr. 41/2021, i​​ datës​​ 21.06.2021,​​ është​​ i​​ pavlefshëm​​ dhe nul;​​ (iv)​​ TË​​ KTHEJË​​ NË​​ RIVENDOSJE,​​ pranë​​ Gjykatës​​ Supreme, aktgjykimin e atakuar, në​​ pajtueshmëri​​ me aktgjykimin e​​ Gjykatës, me qëllim të​​ evitimit të​​ shkeljeve kushtetuese;​​ (v)​​ TË URDHEROJË​​ Gjykatën​​ Supreme që, me rastin e rivendosjes, të​​ shqyrtojë​​ ​​ mënyrë​​ substanciale pretendimet ankimore të​​ artikuluara në​​ ankesën​​ e paraqitur me datë​​ 14.06.2021,​​ kundër​​ vendimit KGJK, nr. 122/2021, të​​ datës​​ 30.04.2021;​​ (vi)​​ TË​​ URDHEROJË​​ Gjykatën​​ Supreme që​​ ta informojë​​ Gjykatën​​ Kushtetuese sa më​​ shpejt që​​ është​​ e mundur, por jo më​​ larg se 6 (gjash) muaj, lidhur me masat e​​ ndërmarra​​ për​​ zbatimin e aktgjykimit të​​ kësaj​​ Gjykate, në​​ pajtim me rregullin 66​​ të​​ Rregullores së​​ punës;​​ (vii)​​ TË​​ MBETET e​​ përkushtuar​​ në​​ këtë çështje​​ në​​ pritje të​​ respektimit të​​ këtij​​ urdhri.

 

  • Lidhur me kërkesën për mos zbulim të identitetit, parashtruesja e kërkesës pretendon:​​ “Arsyet që justifikojnë dhe mbështesin një shmangie të tillë nga rregulli i qasjes publike në informata në procedurën në Gjykatë lidhen drejtpërsëdrejti me pozitën​​ [...], me ndjeshmërinë specifike të rastit, me natyrën jopublike të vetë sanksionit disiplinor të shqiptuar, si dhe me stigmën profesionale me të cilën po përballem edhe sot e kësaj dite, sepse personat që kanë marrë vendimet e përmendura në këtë kërkesë marrin edhe vendime lidhur me promovimet e gjyqtarëve dhe sepse edhe sot, në GJTH në​​ Prishtinë, përkundër jo publicitetit të sanksionit disiplinor, vazhdon të trumbetohet se jam ndëshkuar për shkelje të cilat nuk i kam kryer kurrë.”

 

Dispozita relevante kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

 

Neni 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]

 

“Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një​​ shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.”

[...]

 

KODI I PROCEDURËS PENALE​​ Nr. 04/L-123​​ 

 

KAPITULLI III​​ 

PËRJASHTIMI

 

1. PËRJASHTIMI I GJYQTARËVE

 

Neni 39

[Bazat për përjashtimin e gjyqtarëve]

 

1. Gjyqtari përjashtohet nga ushtrimi i funksionit gjyqësor në rastin kur:​​ 

 

1.1. është dëmtuar me vepër penale;

 

1.2. është bashkëshort, bashkëshort jashtëmartesor, person në afri gjinie në vijë të drejtpërdrejtë të çfarëdo shkalle ose në vijë anësore deri në shkallën e katërt, person në afri krushqie deri në shkallën e dytë me të pandehurin, mbrojtësin e tij, prokurorin e shtetit, të dëmtuarin, përfaqësuesin e tij ligjor ose përfaqësuesin e autorizuar;

 

1.3. është kujdestar ligjor, nën kujdestari ligjore, fëmijë i adoptuar ose prind adoptues, prind birësues ose fëmijë i birësuar i të pandehurit, mbrojtësit të tij, prokurorit të shtetit ose të dëmtuarit;

 

1.4. në çështjen e njëjtë penale ka marrë pjesë në procedurë si prokuror, mbrojtës, përfaqësues ligjor apo përfaqësues i autorizuar i të dëmtuarit ose është pyetur si dëshmitar apo ekspert;

 

1.5. ekziston konflikti i interesit siç përcaktohet në nenin 6 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

 

2. Gjyqtari përjashtohet si gjyqtar i vetëm gjykues, kryetar i trupit gjykues, anëtar i trupit gjykues, anëtari i kolegjit të apelit apo kolegjit të Gjykatës Supreme nëse ka marrë pjesë në procedura të mëhershme në të njëjtin rast penal, përveç gjyqtarit që ka shërbyer në kolegjin e mundësisë hetuese të veçantë. Megjithatë, një gjyqtar nuk do të përjashtohet kur ai ose ajo ka qenë vetëm i përfshirë në procedurat e mëparshme në të njëjtën çështje penale, si një anëtar i një paneli shqyrtues.

 

3. Gjyqtari gjithashtu mund të përjashtohet nga ushtrimi i funksionit gjyqësor në rast konkret, nëse përpos rasteve nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni, prezantohen dhe vërtetohen rrethana që e vënë në dyshim paanshmërinë e tij ose që duken të papërshtatshme.

 

Neni 40

[Procedura për përjashtim]

 

1. Gjyqtari posa të mësojë se ekziston ndonjë arsye për përjashtim nga neni 39, paragrafi 1. ose 2. i këtij Kodi ndërpret çdo aktivitet lidhur me çështjen dhe për​​ këtë e njofton kryetarin e gjykatës, i cili sipas procedurave apo rregullave të brendshme të gjykatës cakton zëvendësimin e tij. Në rastin e përjashtimit të kryetarit të gjykatës, ai kërkon drejtpërdrejt nga Kryetari i Gjykatës së Apelit që të caktojë zëvendësimin.

 

2. Në qoftë se gjyqtari konstaton se ekzistojnë rrethana të cilat arsyetojnë përjashtimin e tij nga neni 39, paragrafi 3. i këtij Kodi, ai për këtë e njofton kryetarin e gjykatës. Derisa të merret vendim për përjashtim, gjyqtari mund të ndërmerr vetëm ato veprime të cilat janë domosdo të nevojshme për të penguar shtyrjen ose vonesën e palejueshme të çështjes.

 

Neni 41

[Kërkesa për përjashtim]

 

1. Përjashtimin e gjyqtarit mund ta kërkojnë edhe palët.​​ 

 

2. Pala mund të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit sapo të ketë mësuar për ekzistimin e arsyeve për përjashtim, dhe këtë mund ta beje më së largu deri para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, ndërsa në rast të përjashtimit për arsyet e parapara në nenin 39, paragrafi 3.​​ i këtij Kodi, përjashtimin e kërkon para fillimit të shqyrtimit gjyqësor.​​ 

 

3. Kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit apo të Gjykatës Supreme pala mund ta bëjë në ankesë ose në përgjigje në ankesë.​​ 

 

4. Pala mund të kërkojë përjashtimin vetëm të gjyqtarit që e trajton çështjen.​​ 

 

5. Pala detyrohet që në kërkesë të shënojë rrethanat me të cilat e mbështet pretendimin për ekzistimin e bazës ligjore për përjashtim. Shkaqet e paraqitura në kërkesën e mëparshme për përjashtim e cila është refuzuar nuk mund të paraqiten përsëri në kërkesë.

 

Neni 42

[Vendimet mbi kërkesat për përjashtim]

 

1. Kërkesat për përjashtim sipas nenit 41 të këtij Kodi vendosen nga gjyqtarët në vijim:​​ 

 

1.1. Kryetari i Gjykatës Themelore vendos mbi kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve të Gjykatës Themelore.

​​ 

1.2. Kryetari i Gjykatës së Apelit vendos mbi kërkesën për përjashtimin vetëm të Kryetarit të Gjykatës Themelore ose mbi kërkesën për përjashtimin e Kryetarit të Gjykatës Themelore dhe gjyqtarit tjetër të së njëjtës gjykatë.​​ 

 

1.3. Kryetari i Gjykatës së Apelit vendos mbi kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit.​​ 

 

1.4. Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës vendos mbi kërkesën për përjashtimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit, kërkesën për përjashtimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe gjyqtarit tjetër të së njëjtës gjykatë ose kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës Supreme të Kosovës. Kolegji i kryesuar nga Zëvendës kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës vendos mbi kërkesën për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës ose mbi​​ kërkesën për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe gjyqtarëve tjerë të së njëjtës gjykatë.

 

2. Para marrjes së aktvendimit për përjashtim dëgjohet gjyqtari apo kryetari i gjykatës, e sipas nevojës zhvillohen edhe hetime të tjera.​​ 

 

3. Kundër aktvendimit me të cilin pranohet kërkesa për përjashtim nuk lejohet ankesë. Aktvendimi me të cilin kërkesa për përjashtim refuzohet mund të kundërshtohet me ankesë të posaçme, e kur një aktvendim i tillë është marrë pas ngritjes së aktakuzës, atëherë mund të kundërshtohet vetëm me ankesë kundër aktgjykimit.​​ 

 

4. Në qoftë se kërkesa për përjashtim është në kundërshtim me dispozitat e nenit 41, paragrafët 4. dhe 5. të këtij Kodi ose kërkesa për përjashtim nga neni 39, paragrafi 3. i këtij Kodi është parashtruar pas fillimit të shqyrtimit gjyqësor, kërkesa hudhet në tërësi ose pjesërisht. Kundër aktvendimit me të cilin hudhet kërkesa nuk lejohet ankesë. Aktvendimin me të cilin hudhet kërkesa e merr kryetari i gjykatës, kurse në shqyrtim gjyqësor atë e merr trupi gjykues. Gjyqtari, përjashtimi i të cilit kërkohet, mund të marrë pjesë në marrjen e aktvendimit nga trupi gjykues.

 

Neni 43

[Ndërprerja e ushtrimit të veprimeve pas kërkesës për përjashtim të gjyqtarit]

 

Kur gjyqtari mëson se është bërë kërkesë për përjashtimin e tij, ai detyrohet që menjëherë të ndërpresë çdo veprim në atë çështje, e​​ kur kemi përjashtim nga neni 39, paragrafi 3. i këtij Kodi, ai deri në marrjen e aktvendimit mbi kërkesën mund të kryejë vetëm ato veprime për të cilat ekziston rrezik nga vonesa.​​ 

 

LIGJI PËR PËRGJEGJËSINË E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NR. 06/L-057

 

Neni 5

[Shkeljet disiplinore për gjyqtarë]

 

1. Gjyqtari kryen shkelje disiplinore nëse ai ose ajo:​​ 

 

1.1. dënohet për një vepër penale;​​ 

 

1.2. shkel ligjin, ose​​ 

 

1.3. shkel detyrat e tij zyrtare si gjyqtar.​​ 

 

2. Shkelje e detyrave të gjyqtarit, sipas këtij ligji, përfshin veprimet e mëposhtme, në qoftë se gjyqtari i kryen me dashje ose nga pakujdesia e rëndë:​​ 

 

2.1. kryen detyra zyrtare duke mos respektuar parimin e pavarësisë dhe paanshmërisë gjyqësore duke vepruar me paragjykime në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike dhe sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal të palës në procedurë;​​ 

 

2.2. nuk i trajton siç kërkohet me ligj palët në procedurë, përfaqësuesit e tyre, dëshmitarët, dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë;​​ 

 

2.3. u komunikon​​ personave të paautorizuar informata jo-publike të marra gjatë kryerjes së detyrës zyrtare;​​ 

 

2.4. pranon çfarëdo lloj dhurate ose shpërblimi që mund të çojë ose duket se çon në ndikim të paligjshëm në vendimet dhe veprimet zyrtare;​​ 

 

2.5. keqpërdor pozitën zyrtare në çfarëdo forme për përfitime të paligjshme për veten ose personat e tjerë ose për qëllime tjera në kundërshtim me ligjin;

 

2.6. nuk raporton rastet e përjashtimit të mundshëm nga procedura kur kërkohet me ligj;​​ 

 

2.7. në vazhdimësi nuk i kryen detyrat zyrtare me kohë, siç kërkohet me ligj;​​ 

 

2.8. përfshihet në çfarëdo komunikimi ex-parte, lidhur me lëndët;​​ 

 

2.9. ndërhyn në veprimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë me qëllim të ndikimit në aktivitetet dhe vendimet e tyre në çfarëdo mënyre të ndaluar me ligj;​​ 

 

2.10. bën deklarata publike gjatë procedurave që janë duke u zhvilluar e të cilat mund ose duket se ndikojnë negativisht në gjykim të drejtë dhe trajtim të barabartë të palëve në procedurë ose të cilat mund të dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e gjykatës, apo i komunikon informata publikut rreth përbërjes së paneleve gjyqësore, dëshmive dhe vendimeve që kanë të bëjnë me ndonjë rast, përveç nëse zbulimi i një informacioni të tillë kërkohet me ligj;​​ 

 

2.11. kryen ndonjë funksion, detyrë ose shërbim, merr ndonjë përgjegjësi ose angazhohet në ndonjë aktivitet, kandidon ose zgjidhet në ndonjë funksion apo detyrë që është në kundërshtim me detyrat e gjyqtarit sipas kushtetutës, ligjit për gjykatat dhe kodit të etikës profesionale për gjyqtarë;​​ 

 

2.12. në vazhdimësi nuk merr pjesë në procedurat disiplinore dhe nuk i përgjigjet hetimeve disiplinore, përveç në rastet kur lejohet me ligj;​​ 

 

2.13. ofron informata të rrejshme ose çorientuese në çështjet që ndërlidhen me procedurat disiplinore dhe procedurat administrative gjyqësore, përfshirë ngritjen në detyrë dhe transferimet;​​ 

 

2.14. në vazhdimësi nuk merr pjesë, pa justifikim të arsyeshëm, në programet e detyrueshme trajnuese të përcaktuara me ligj ose me rregulloret dhe politikat e këshillit;​​ 

 

2.15. përfshihet në sjellje, qoftë kur është në detyrë apo privatisht, të cilat dëmtojnë reputacionin e gjykatës ose mund të dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e gjyqësorit;​​ 

 

2.16. anëtarësohet në ndonjë subjekt politik, ose ndonjë organizatë tjetër politike, kërkon ose mban ndonjë post politik, kandidon ose zgjidhet në ndonjë post politik, apo angazhohet në ndonjë aktivitet politik.

 

 

Neni 9

[Ankesat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkelje disiplinore]

 

1. Personat fizik dhe juridik mund të ushtrojnë ankesë ndaj një gjyqtari ose prokurori lidhur me ndonjë pretendim për shkelje disiplinore tek autoritetet vijuese (në tekstin e mëtejmë: “Autoriteti Kompetent”):​​ 

 

1.1. Kryetari i Gjykatës Themelore dhe të Apelit në të cilën shërben gjyqtari për sa i përket pretendimeve për shkeljeve disiplinore të atij gjyqtari;​​ 

 

1.2. Kryetari i Gjykatës Supreme për sa i përket pretendimeve për shkeljeve disiplinore të Kryetarëve të Gjykatave Themelore dhe Kryetarit të Gjykatës së Apelit;​​ 

 

1.3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës për sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të Kryetarit të Gjykatës Supreme;​​ 

 

1.4. Kryeprokurori i Shtetit për sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të Kryeprokurorëve;​​ 

 

1.5. Kryeprokurori për sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të prokurorëve të punësuar në prokurorinë për të cilën është përgjegjës Kryeprokurori.

 

1.6. Këshilli Prokurorial i Kosovës për sa i përket pretendimeve për shkeljeve disiplinore të Kryeprokurorit të Shtetit.

 

Neni 15

[Ankesa ndaj vendimeve disiplinore]

 

1. Palët kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimeve disiplinore të Këshillit, drejtpërdrejt në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të vendimit. Gjykatat tjera në Kosovë, nuk kanë kompetencë të shqyrtojnë dhe të vendosin lidhur me procedurën disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

2. Ankesa ndaj vendimit të Këshillit ka efekt suspensiv dhe ndalon implementimin e atij vendimi, derisa të shqyrtohet ankesa.

 

3. Në rast se Këshilli nuk merr vendim në përputhje me nenin 14, paragrafin 6, gjyqtari apo prokurori dhe Autoriteti Kompetent i cili ka kërkuar fillimin e hetimeve, si dhe në rastet e parapara me nenin 12 par.3 të këtij Ligji, Avokati i Popullit, mund të ushtrojnë ankesë pranë Gjykatës Supreme për mosveprim nga ana e Këshillit përkatës.

 

4. Ankesë mund të ushtrohet në rrethanat si në vijim:

 

4.1. në rast të zbatimit të gabuar të ligjit;​​ 

 

4.2. në rast të shkeljes procedurale të përcaktuar me ligj;​​ 

 

4.3. në rast të një gabimi faktik të qartë apo të dukshëm i cili ndikon në të drejtat substanciale të palës në qoftë se ndikon seriozisht në paanësinë dhe integritetin e procedurës;

 

5. Gjykata Supreme, në një trup gjykues të përbërë nga tre anëtarë, të zgjedhur nga Kryetari i Gjykatës Supreme, brenda tridhjetë (30) ditëve, shqyrton dhe vendos lidhur me ankesën. Në rast se Kryetari i Gjykatës Supreme është subjekt i vendimit të Këshillit, atëherë zgjedhjen e anëtareve e bën gjyqtari më i moshuar i Gjykatës Supreme.

 

6. Pas shqyrtimit të ankesës, Gjykata Supreme mund të konfirmojë vendimin e Këshillit, ta ndryshojë atë, apo ta kthejë në Këshill për rishqyrtim.

 

7. Në rast se Gjykata Supreme vendos ta kthej çështjen për rishqyrtim në Këshill, atëherë Këshilli vendos brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e marrjes së vendimit, sipas vendimit të Gjykatës, si dhe njofton Gjykatën me shkrim.

 

8. Në rast se Gjykata Supreme nuk merr njoftim brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e kthimit të rastit për rishqyrtim siç parashihet në paragrafin 6, atëherë Gjykata Supreme vendos mbi rastin brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve.

 

9. Vendimi i Gjykatës Supreme është përfundimtar.

 

10. Përbërja e trupit gjykues pranë Gjykatës Supreme sipas paragrafit 5 të këtij neni dhe ai i panelit hetimor sipas nenit 12, paragrafi 5, nuk duhet të përbehet nga anëtarët të cilët janë subjekt i procedurave disiplinore.​​ 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së​​ pari shqyrton nëse​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ ka​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuar me Kushtetutë, të​​ parashikuara me Ligj dhe të specifikuara​​ ​​ tej me Rregullore të​​ punës.​​ 

 

  • Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe​​ 7 të​​ nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të​​ Kushtetutës,​​ ​​ përcaktojnë:

 

1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet​​ e ngritura para gjykatës në​​ mënyrë​​ ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesit​​ e​​ kërkesës ka​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj. Në​​ lidhje me këtë, Gjykata​​ i referohet nenit​​ 47 [Kërkesa individuale]​​ 48​​ [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të​​ Ligjit,​​ ​​ parashikojnë:

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga​​ Gjykata​​ Kushtetuese​​ mbrojtje​​ juridike​​ në rast se​​ pretendon​​ se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

“Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”

 

  • Në vlerësimin e përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë siç janë cekur më lart, Gjykata vëren se parashtruesja e​​ kërkesës ka specifikuar se konteston​​ një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin e Gjykatës Supreme [AA.nr.41/2021] të​​ 21 qershorit 2021, pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesja e​​ kërkesës gjithashtu ka qartësuar të drejtat dhe liritë që ajo​​ pretendojnë se​​ janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.​​ 

​​ 

  • Përveç kësaj,​​ Gjykata shqyrton nëse parashtruesja e​​ kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë​​ të parapara në rregullin 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Rregulli 39 (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar.​​ Rregulli 39 (2) specifikon:

 

“Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.

 

  • Gjykata rikujton që rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së si dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në bazë të dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës (shih rastin​​ KI04/21,​​ parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih gjithashtu rastin​​ KI175/20,​​ parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi 37).​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih më saktësisht për konceptin e papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi të pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara”, Udhëzuesin Praktik të GJEDNJ-së për Kriteret e Pranueshmërisë të 31 gushtit 2019; Pjesa III. Papranueshmëria bazuar në merita; A. Kërkesat qartazi të​​ pabazuara, paragrafët 255 deri më​​ 284; shih gjithashtu rastin​​ KI04/21, cituar më lart, paragrafi 27; si dhe rastin​​ KI175/20, cituar më lart, paragrafi 38).

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë (shih rastin KI04/21, cituar më lart, paragrafi 28).

 

  • Gjykata vëren se esenca e këtij rasti ndërlidhet​​ me vendimin e​​ parashtrueses së kërkesës që në​​ cilësi të kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë kishte aprovuar kërkesën e mbrojtësit të palës së mitur R.G., për përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues A.I., nga procedimi dhe vendosja në një çështje penale. ​​ Gjyqtari i përjashtuar A.I., i ishte drejtuar kryetarit të Gjykatës Supreme E.P., me një ankesë ​​ për fillimin e procedurës disiplinore ndaj parashtrueses së kërkesës.​​ Kryetari i Gjykatës Supreme i propozoi KGJK-së​​ inicimin e procedurës​​ disiplinore​​ ndaj​​ parashtrueses së kërkesës.​​ KGJK-ja konstatoi se parashtruesja e kërkesës ka kryer shkelje disiplinore dhe i shqiptoi sanksion disiplinor “Vërejtje jopublike me shkrim”.​​ ​​ Parashtruesja e kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën Supreme kundër Vendimit të KGJK-së duke pretenduar zbatim të gabuar të ligjit dhe gabime të qarta dhe të dukshme në vlerësim që kanë ndikuar në konstatimin e shkeljes disiplinore.​​ Gjykata Supreme e refuzoi të pathemeltë ankesën e parashtrueses së kërkesës të paraqitur kundër Vendimit të KGJK-së. Gjykata Supreme, mes tjerash, shpjegoi se KGJK-ja ka vepruar në përputhshmëri me dispozitat përkatëse ligjore dhe ka dëshmuar shkeljen disiplinore nga parashtruesja e kërkesës në përputhje me parimin e proporcionalitetit.

 

  • Gjykata rikujton që parashtruesja e​​ kërkesës​​ ngre pretendime për shkelje të garancive specifike nga neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-së që ndërlidhen me cenimin paanshmërisë objektive të gjykatës, cenimin e parimit të arsyetimit të vendimeve gjyqësore, cenimin e të drejtës së ankimit substancial dhe cenimit të parimit të kontradiktoritetit dhe barazisë së armëve, si pasojë e ndryshimit të “identitetit faktik” mbi të cilin bazohet shkelja disiplinore e kontestuar.​​ Parashtruesja e kërkesës po ashtu ngre pretendime të karakterit të përgjithshëm nga nenet 32 dhe 54 të Kushtetutës dhe nenin 13 të KEDNJ-së lidhur me mungesën e pretenduar të mjeteve efektive në rastin e saj.

 

  • Në këtë​​ drejtim​​ Gjykata vë në pah konstatimet e KGJK-së:​​ (i)​​ fjala “predikuar” ka kuptimin “parashikuar” dhe jo “paragjykuar”​​ siç pretendon parashtruesja e kërkesës;​​ (ii) ​​​​ sa i përket datës së nxjerrjes së Aktvendimit GJA.Nr.373/2020 nga parashtruesja e kërkesës, është përmirësuar “lëshimi teknik” dhe kudo në tekst të vendimit të KGJK-së figuron data e saktë e nxjerrjes së​​ aktvendimit 26.10.2020;​​ (iii)​​ parashtruesja e kërkesës me nxjerrjen e aktvendimit GJA.Nr.373/2000 ka aprovuar kërkesën e avokatit mbrojtës të të miturës R.G., për përjashtimin e gjyqtarit A.I., dhe kështu kishte parashikuar inicimin e procedurës disiplinore ndaj të njëjtit edhe pse zyrtarisht nuk kishte pasur kërkesë për inicimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarit​​ A.I.;​​ (iv)​​ parashtruesja e kërkesës më 26.10.2020 kishte nxjerrë Aktvendim GJA.Nr.373/2020 për përjashtimin e gjyqtarit A.I., ndërsa kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore​​ në KGJK e kishte ushtruar më 10.11.2020;​​ (v)​​ rrjedhimisht,​​ ende pa vendosur për inicimin ose jo të procedurës disiplinore ndaj gjyqtarit A.I., parashtruesja e kërkesës, në cilësi të autoritetit kompetent, kishte miratuar kërkesën për përjashtim duke u “thirrur” në të njëjtin pretendim se ndaj gjyqtarit A.I., ishte​​ iniciuar procedurë disiplinore dhe se me këtë veprim sipas vlerësimit të KGJK-së kishte parashikuar inicimin e procedurës disiplinore;​​ (vi)​​ sipas vlerësimit të KGJK-së​​ vetëm kërkesa për​​ inicim të procedurës disiplinore e ushtruar nga avokati i të miturës R.G., ndaj gjyqtarit A.I., nuk është arsye për përjashtimin e këtij të fundit dhe përbën një precedent jo të mirë për pavarësinë e gjyqësorit dhe kështu e zvogëlon besimin e publikut, paanshmërinë, besueshmërinë dhe pavarësinë e gjyqësorit;​​ (vii)​​ KGJK-ja ka konstatuar se​​ parashtruesja e kërkesës është përgjegjëse për shkelje disiplinore​​ të parashikuar me nenin 5, paragrafi 2, nën-paragrafi 2.15 të LPDGJP-së;​​ (viii)​​ për këtë shkelje disiplinore KGJK-ja i ka shqiptuar parashtrueses së kërkesës​​ Vërejtje jo publike me shkrim ​​​​ që është proporcionale me shkeljen disiplinore të kryer.​​ 

 

  • KGJK-ja kishte arsyetuar:​​ “Sipas Autoritetit Kompetent, ish​​ [...]​​ nuk ka arritur të vërej arsyet mbi të cilat ajo ka marrë vendimin e saj, sepse vetëm kërkesa për inicim të procedurës disiplinore e ushtruar nga mbrojtësi i të miturës R.G, avokati B.B, nuk mund të jetë shkak për përjashtimin e gjyqtarit sipas Autoritetit Kompetent. Një praktikë​​ e​​ tillë​​ paraqet shkak​​ për precedent të rrezikshëm​​ për​​ pavarësinë e​​ gjyqësorit​​ dhe në​​ këtë​​ mënyrë​​ minohet besimi i​​ publikut​​ në​​ gjyqësor.​​ Veprimet e këtilla të​​ [...]​​ sipas pretendimit te Autoritetit Kompetent bien ndesh me shkeljen e detyrave të gjyqtarit të përcaktuara në nenin 5, paragrafi 2, nen paragrafi 2.15, te Ligjit Nr. 06/L-055, për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtareve dhe Prokurorëve.​​ Pas vlerësimit te këtyre provave një nga një dhe te gjitha se bashku, KGJK konstatoi se​​ [...], me Aktvendimin GJA.nr.373/2020, te datës 20.10.2020, për aprovimin e kërkesës se parashtruar nga mbrojtësi i të miturës R.G avokati B.B., për përjashtimin e Kryetarit te Trupit Gjykues për të mitur-gjyqtarin A.I., duke u thirrur në nenin 39, paragrafi 3 të KPPK-së, dhe në​​ parimet e përgjithshme të Kodit të Etikës Profesionale për Gjyqtar me qëllim të shmangies së çdo situate që do të vinte në pikëpyetje integritetin, paanshmërinë apo pavarësinë e gjyqtarit, kishte predikuar çështjen disiplinore të gjyqtarit A.I.​​ Më tutje, KGJK konstatoi se bazuar në provat e administruara në këtë çështje disiplinore,​​ [...]​​ aktvendimin për përjashtim të gjyqtarit A.I., sipas kërkesës se avokatit të të miturës R.G, e kishte nxjerr me datë​​ 26.10.2020, derisa​​ kërkesën​​ drejtuar KGJK-se​​ për​​ inicim të​​ procedurës​​ disiplinore​​ ndaj Gjyqtarit A.I.,​​ e ka ushtruar me datë​​ 10.11.2020.​​ Rrjedhimisht, ende pa vendosur​​ për​​ inicim ose jo të​​ procedurës​​ disiplinore ndaj gjyqtarit​​ A.I., në​​ cilësinë​​ e Autoritetit Kompetent, ajo ka miratuar​​ kërkesën​​ për​​ përjashtim​​ duke u thirrur në​​ të​​ njëjtin pretendim se ndaj Gjyqtarit​​ A.I.,​​ ishte iniciuar procedurë​​ disiplinore, dhe me​​ këtë​​ ka parashikuar inicimin e​​ procedurës​​ disiplinore ndaj gjyqtarit​​ A.I.​​ Vetëm ekzistimi i kërkesës për inicim të procedurës disiplinore, e ushtruar nga avokati B.B., ndaj Kryetarit të Trupit Gjykues për lenden penale për të mitur me numër GJA.nr.154/20, Gjyqtarit A.I., sipas vlerësimit të KGJK-së nuk mund të jetë arsye për përjashtim të gjyqtarit dhe përbën një precedent jo të mirë për pavarësinë e gjyqësorit dhe në këtë mënyrë zvogëlon besimin e publikut, në paanshmërinë, besueshmërinë dhe pavarësinë e gjyqësorit.”

 

  • Gjykata po ashtu vë në pah konstatimet e Gjykatës Supreme:​​ 

 

  • bazuar në nenin 15 të LPDGJP-së dhe Rregullores 05/2019 për Procedurën Disiplinore të Gjyqtarëve të 27 majit 2019 konstatoi se ankesa e parashtesës së kërkesës është e pabazuar;​​ 

  • KGJK-ja ka vepruar në përputhshmëri me dispozitat e​​ LPDGJP-së dhe ka dëshmuar shkeljen disiplinore nga parashtruesja e kërkesës në përputhje me parimin e proporcionalitetit;​​ 

  • pretendimet se veprimet e parashtrueses së kërkesës në cilësi të kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk janë shkelje por janë në zbatim të diskrecionit të saj të caktuar me ligj nuk janë të qëndrueshme për arsye se për përjashtimin e gjyqtarit nga rasti duhet plotësuar prerogativat ligjore dhe se ajo duhet ndodhur për rrethanat që janë në momentin e vlerësimit e kurrsesi me paragjykim se një gjë edhe mund të ndodhë;​​ 

  • në rastin konkret parashtruesja e kërkesës ka paragjykuar epilogun e një përgjegjësie disiplinore e cila vetëm sa ishte iniciuar me kërkesë nga pala në procedurë, por që nuk ishte konstatuar në mënyrën që parashikon ligji, paraqet sjellje që i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore;​​ 

  • pretendimet e parashtrueses së kërkesës se përjashtimi i gjyqtarit pa mbështetje ligjore nuk janë të kualifikuara si përgjegjësi disiplinore nuk mund të pranohen sepse qasja e paragjykimit se është iniciuar nga mbrojtësi i palës në procedurë të aprovohet kërkesa për përjashtim, pa ndonjë raport objektiv apo subjektiv të gjyqtarit të çështjes në lidhje me palët apo çështjen në gjykim;​​ 

 

  • Gjykata Supreme konsideron se shkelja është paraparë me nenin 5.2.12 të​​ LPDGJP-së i cili parashikon se gjyqtari kryen shkelje disiplinore nëse përfshihet në sjellje të cilat dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e gjyqësorit.

 

  • Gjykata Supreme arsyetoi:​​ Gjykata Supreme e Kosovës, nisur nga​​ kjo gjendje e çështjes vlerëson se qëndrimi dhe përfundimi juridik i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është i drejtë dhe i ligjshëm, pasi që vendimi i atakuar është i ligjshëm dhe është marrë me zbatimin e drejtë të së drejtës materiale kur është vërtetuar përgjegjësia disiplinore e​​ [...]​​ së Gjykatës për shkeljen disiplinore të përcaktuara me nenin 5, paragrafi 2, nen paragrafi 2.15, të Ligjit Nr. 06/L-055, për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve është kur është shqiptuar edhe sanksioni disiplinor në përputhje me nenin 7 paragrafi 1 pika 1 e të njëjtit Ligj.​​ Pretendimi se veprimet e ish​​ [...]​​ nuk janë shkelje por janë në zbatim të diskrecionit të saj të caktuar me ligj nuk janë të qëndrueshme për arsye se për përjashtimin e gjyqtarit nga rasti, duhen plotësuar prerogativat ligjore dhe se ajo duhet ndodhur për rrethanat që​​ janë në​​ momentin e vlerësimit e kurrsesi me paragjykim se një gjë edhe mund të ndodhë. Në​​ rastin konkret kur ka paragjykuar epilogun e​​ një​​ përgjegjësie​​ disiplinore e cila​​ vetëm​​ ishte iniciuar me​​ kërkesë​​ nga pala në​​ procedurë, por që​​ nuk ishte konstatuar se ekziston në​​ mënyrën​​ që​​ e parasheh​​ Ligji, paraqet sjellje që​​ i​​ nënshtrohet përgjegjësisë​​ disiplinore.​​ Qasja e paragjykimit për faktin se është iniciuar nga avokati i palës në procedurë të aprovohet kërkesa për përjashtim, pa ndonjë raport objektiv apo subjektiv të gjyqtarit të çështjes, në lidhje me palët apo çështjen në gjykim, i cili raport do të dëshmonte se ekzistojnë rrethana të​​ tjera që e vejnë në​​ dyshim paanësinë e gjyqtarit, do të vinte në​​ vështirësi në të ardhmen sistemin e përcaktimit të përgjegjësisë dhe do te krijonte pasiguri në pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit.​​ Gjykata Supreme konsideron shkelja është e paraparë në përputhje me nenit 5.2.15, te Ligjit Nr.06/L-057 për Përgjegjësi Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i cili parasheh se Gjyqtari kryen shkelje disiplinore nëse përfshihet në sjellje, të cilat dëmtojnë reputacionin e gjykatës ose mund të dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e gjyqësorit dhe sanksioni disiplinor është në përputhje me nenin 7 paragrafi 1 pika 1 të të njëjtit ligj.”​​ 

 

  • Në tekstin e mëposhtëm, Gjykata do t’i vlerësojë të gjitha pretendimet e parashtruese së kërkesës përkitazi me pavarësinë dhe paanshmërinë e trupit gjykues të Gjykatës Supreme, të drejtës për një vendim të arsyetuar, të drejtës për barazi të armëve dhe çështjes së interpretimit dhe zbatimit të ligjit dhe fakteve.

 

Pretendimi për gjykatë të pavarur dhe të paanshme​​  ​​ ​​ ​​​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon​​ trupi gjykues i Gjykatës Supreme që ka marrë aktgjykimin e kontestuar, nuk duket të jetë i pavarur dhe i paanshëm, pikërisht sepse është formuar dhe është thirrur që të gjykojë mbi një çështje për të cilën autoriteti kompetent (kryetari i Gjykatë Supreme) që​​ e ka formuar​​ ad hoc​​ ka marrë pjesë​​ paraprakisht në të njëjtën çështje, në po të njëjtën cilësi, përmes filtrimit dhe inicimit të rastit kundër saj pranë KGJK-së.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata do​​ ta vlerësojë bazën ligjore që i akordon të drejtën kryetarit të Gjykatës Supreme për të adresuar çështje disiplinore në KGJK dhe për ta formuar trupin gjykues të Gjykatës Supreme.

 

  • Gjykata vëren se​​ neni 9, paragrafi 1, pika 1.2 [Ankesat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkelje disiplinore] i LPDGJP-së parashikon:​​ “1. Personat fizik dhe juridik mund të ushtrojnë ankesë ndaj një gjyqtari ose prokurori lidhur me ndonjë pretendim për shkelje disiplinore tek autoritetet vijuese (në tekstin e mëtejmë: “Autoriteti Kompetent”) [...] 1.2.​​ Kryetari i Gjykatës Supreme për sa i përket pretendimeve për​​ shkeljeve disiplinore të Kryetarëve të Gjykatave Themelore dhe Kryetarit të Gjykatës së Apelit.”​​ 

 

  • Gjykata po ashtu vëren se​​ neni 15, paragrafi​​ 5​​ [Ankesa ndaj vendimeve disiplinore] i LPDGJP-së parashikon: “Gjykata Supreme,​​ në një trup gjykues të përbërë nga tre anëtarë, të zgjedhur nga Kryetari i Gjykatës Supreme, brenda tridhjetë (30) ditëve, shqyrton dhe vendos lidhur me ankesën.​​ Në rast se Kryetari i Gjykatës Supreme është subjekt i vendimit të Këshillit, atëherë zgjedhjen e anëtareve e bën gjyqtari më i moshuar i Gjykatës Supreme.”

 

  • Gjykata vëren​​ se GJEDNJ-ja në jurisprudencën e saj të konsoliduar ka përcaktuar se pavarësia gjyqësore e brendshme kërkon që gjyqtarët të mos marrin as udhëzime as presione nga kolegët e tyre ose nga përgjegjësit administrativë të gjykatës së tyre, të tillë si kryetari i gjykatës ose i një seksioni të gjykatës. Mungesa e garancive të mjaftueshme për pavarësinë e gjyqtarëve brenda rendit gjyqësor, dhe në veçanti, përballë eprorëve të tyre, mund ta çojë GJEDNJ-në në përfundimin se dyshimet që ushqen një ankues lidhur me pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës mund të konsiderohen si të justifikuar objektivisht (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Agrokompleks kundër Ukrainës,​​ nr.​​ 23465/03, Aktgjykim i 25 korrikut 2013, paragrafi 137; dhe​​ Parlov-Tkalčić kundër Kroacisë, ​​ nr. 24810/06, Aktgjykim i 22 dhjetorit 2009,  ​​ ​​ ​​ ​​​​ paragrafi 86).​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se​​ fakti që kryetari i Gjykatës Supreme,​​ brenda detyrimeve ligjore,​​ ka shqyrtuar dhe proceduar në KGJK ankesën e gjyqtarit A.I., ​​​​ kundër parashtrueses së kërkesës,​​ në vetvete nuk nënkupton se trupit gjykues të Gjykatës Supreme të formuar nga kryetari i Gjykatës Supreme i kanë munguar atributet e një gjykatë të pavarur dhe të paanshme. Gjykata vëren se,​​ sikurse është nënvizuar në paragrafin 63 më sipër,​​ veprimet e kryetarit të Gjykatës Supreme janë të mbështetura në bazën ligjore, ​​ si në rastin e shqyrtimit dhe procedimit në KGJK të ankesës së gjyqtarit A.I., kundër parashtrueses së kërkesës, po ashtu, edhe në rastin e formimit të trupit të gjykues të Gjykatës Supreme për gjykimin e ankesës së parashtrueses së kërkesës kundër vendimit të KGJK-së.

 

  • Në rrethanat e rastit konkret,​​ Gjykata vlerëson se trupi gjykues i Gjykatës Supreme janë të pavarur nga kryetari i Gjykatës Supreme meqë me caktimin e trupit gjykues, ai ka kryer vetëm funksion administrativ i ndarë rreptësishtë nga funksioni gjyqësor dhe se nuk është shfaqur asnjë rrethanë tjetër subjektive apo objektive që do ta vinte në dyshim pavarësinë ​​ dhe paanshmërinë e kryetarit dhe trupit gjykues të Gjykatës Supreme​​ (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-së,​​ Parlov-Tkalčić kundër Kroacisë,​​ të cituar më lart, ​​ paragrafët 88-95).

 

Pretendimi për vendim të arsyetuar

 

  • Për sa i përket pretendimit për shkelje të së drejtës për një vendim të arsyetuar, Gjykata dhe GJEDNJ-ja në jurisprudencën e tyre kanë theksuar se neni 31 i Kushtetutës përkatësisht neni 6, paragrafi 1 i KEDNJ-së,​​ obligon gjykatat të japin arsyet për vendimet e tyre, ato gjithashtu kanë konstatuar se kjo nuk mund të kuptohet si kërkesë për një përgjigje të hollësishme në çdo argument​​ (shih rastet e Gjykatës nr.​​ KI24/22​​ parashtrues​​ Turkiye Is Bankasi A.S.-Dega Kosovë, Aktvendim për papranueshmëri i 27 tetorit 2022, paragrafi 44;nr.​​ KI174/21​​ parashtrues​​ Bashkim Makiqi, Aktvendim për papranueshmëri i 16 shkurtit 2022, paragrafi 57; dhe nr.​​ KI97/16​​ parashtrues​​ IKK Classic, Aktgjykim i 4 dhjetorit 2017, paragrafi 49; dhe, po ashtu, shih rastet e GJEDNJ-së​​ Van de Hurk kundër Holandës,​​ nr. 16034/90, Aktgjykim i 19 prillit 1994, paragrafi 61;​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës,​​ nr. 20124/92, Aktgjykimi i 19 shkurtit 1998, paragrafi 42).

 

  • Gjykata sërish vë në pah​​ pjesën relevante të arsyetimit të Gjykatës Supreme: “Në rastin konkret [parashtruesja e kërkesës] kur ka paragjykuar epilogun e një përgjegjësie disiplinore e cila vetëm ishte iniciuar me kërkesë nga pala në procedurë, por që nuk ishte konstatuar se ekziston në mënyrën që e parasheh Ligji, paraqet sjellje që i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore. Qasja e paragjykimit për faktin se është iniciuar nga avokati i palës në procedurë të aprovohet kërkesa për përjashtim, pa ndonjë raport objektiv apo subjektiv të gjyqtarit të çështjes, në lidhje me​​ palët apo çështjen në gjykim, i cili raport do të dëshmonte se ekzistojnë rrethana të tjera që e vejnë në dyshim paanësinë e gjyqtarit, do të vinte në vështirësi në të ardhmen sistemin e përcaktimit të përgjegjësisë dhe do të krijonte pasiguri në pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit.” ​​ ​​ 

 

  • Gjykata rithekson se vendimet e kontestuara të Gjykatës Supreme dhe KGJK-së janë të arsyetuara dhe përmbajnë fakte të vërtetuara, dispozitat ligjore përkatëse dhe marrëdhënien logjike midis tyre (shih rastet e Gjykatës,​​ nr.​​ KI24/22​​ parashtrues​​ Turkiye Is Bankasi A.S.-Dega Kosovë, cituar më lart, paragrafi 45; nr.​​ KI174/21​​ parashtrues​​ Bashkim Makiqi, cituar më lart, paragrafi 58; dhe nr.​​ KI72/12, parashtrues​​ Veton Berisha dhe Ilfete Haziri, Aktgjykim i 17 dhjetorit 2012, paragrafi 61; dhe nr.​​ KI135/14,​​ IKK Classic, Aktgjykim i 9 shkurtit 2016, paragrafi 58).

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vlerëson se​​ Gjykata Supreme por edhe KGJK-ja:​​ (i)​​ kanë​​ dhënë një arsyetim të bollshëm të të gjitha çështjeve qendrore të çështjes së parashtrueses së kërkesës​​ çka lë të kuptohet se parashtrueses së kërkesës i është mundësuar paraqitja e argumenteve kundrejt palës paditëse nga këndvështrimi i barazisë së armëve;​​ (ii)​​ Gjykata Supreme dhe KGJK-ja​​ kanë përcaktuar​​ parashtruesja e kërkesës ka paragjykuar epilogun e një përgjegjësie disiplinore e cila vetëm sa ishte iniciuar me kërkesë nga pala në procedurë;​​ (iii)​​ Gjykata Supreme dhe KGJK-ja​​ kanë përcaktuar bazën ligjore duke dhënë shpjegime të mjaftueshme dhe logjike për rastet kur një gjyqtar mund të​​ kryej shkelje disiplinore të cilat dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e gjyqësorit.

 

Pretendimi për barazi të armëve

 

  • Për sa i përket pretendimit për cenim të parimit të barazisë së armëve dhe​​ duke vlerësuar procedurat e zhvilluara në tërësi në Gjykatën Supreme dhe KGJK, Gjykata konstaton se parashtruesja e kërkesës përfitoi nga procedura kontradiktore dhe se ajo ishte në gjendje të paraqiste në faza të ndryshme të procedurës pretendimet dhe provat që ajo i konsideronte të rëndësishme për rastin e saj; ajo ka pasur mundësinë të hedhë poshtë në mënyrë efektive pretendimet dhe provat e paraqitura nga pala kundërshtare; gjykatat e rregullta dëgjuan dhe shqyrtuan të gjitha pretendimet e saj, të cilat, shikuar objektivisht, ishin të rëndësishme për zgjidhjen e rastit; arsyet faktike dhe ligjore për vendimet e kontestuara janë dhënë në hollësi dhe procedurat, shikuar në tërësinë e​​ tyre, ishin të drejta​​ (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-së,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, ​​​​ cituar më lart, ​​ paragrafët 29 dhe 30; shih, gjithashtu, rastin e Gjykatës nr.​​ KI22/19, parashtrues​​ Sabit Ilazi, Aktvendim për papranueshmëri i 7 qershorit 2019, paragrafi 42).

 

Pretendimi për çështje ligjore dhe faktike

 

  • Për sa i përket çështjes së interpretimit të fakteve dhe​​ ligjit që ndërlidhen me pretendimin për ​​ ndryshim të “identitetit faktik”,​​ Gjykata ka pohuar vazhdimisht​​ se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë​​ konkluzionet​​ e gjykatave të​​ rregullta​​ në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale​​ dhe se ajo nuk mund të vlerësojë vetë faktet të cilat e kanë bërë një gjykatë të rregullt të marrë një vendim e jo një tjetër. Në të kundërtën, Gjykata do të vepronte si gjykatë e​​ “shkallës së katërt, që do të rezultonte në shpërfilljen e kufijve të vendosur në juridiksionin​​ e saj (shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNJ-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe referencat e​​ përdorura aty;​​ dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës​​ KI128/18​​ parashtrues​​ Limak Kosovo International Airport Sh.A. “Adem Jashari”, Aktvendim për papranueshmëri i 27 majit 2019, paragrafi 56; dhe​​ KI62/19​​ parashtrues​​ Gani Gashi, Aktvendim për papranueshmëri i 13 nëntorit 2019, paragrafi 58).

 

  • Në rrethanat e këtij rasti, Gjykata thekson se parashtruesja e kërkesës, përtej pretendimeve për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, si rezultat i vërtetimit të gabuar të fakteve dhe interpretimit të gabuar të ligjit, nuk mbështet mjaftueshëm dhe as nuk argumentoi para Gjykatës, se si ky interpretim i ligjit të aplikueshëm nga Gjykata Supreme dhe KGJK-ja, mund të ketë qenë “qartazi i gabuar”, duke rezultuar në “konkluzione arbitrare” apo “qartazi të paarsyeshme” për parashtruesen e kërkesës apo se procedurat para Gjykatës Supreme dhe KGJK-së, në tërësinë e tyre, mund të mos kenë qenë të drejta apo edhe arbitrare. Përveç kësaj, Gjykata vlerëson se Gjykata Supreme dhe KJK-ja kanë marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e rastit, pretendimet e parashtrueses së kërkesës dhe kanë arsyetuar të njëjtat (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës​​ KI64/20, parashtrues,​​ Asllan Meka, Aktvendim për papranueshmëri i 3 gushtit 2020, paragrafi 41; dhe​​ KI37/21​​ parashtrues,​​ Isa Tusha, Naser Tusha dhe Miradije Tusha, Aktvendim për papranueshmëri i 8 shtatorit 2021, paragrafi 67).

 

Konkluzion

 

  • Prandaj, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtrueses së kërkesës për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së për shkak të shkeljes së parimit të gjykatës së pavarur dhe të paanshme, shkeljes së parimit të barazisë së armëve, mungesës së vendimit të arsyetuar dhe interpretimit dhe zbatimit të gabuar të ligjit të aplikueshëm janë (i)​​ pretendime që kualifikohen si pretendime të “të pambështetura apo të paarsyetuara” dhe si të tilla, këto pretendime të parashtrueses së kërkesës janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Për sa i përket​​ pretendimeve të parashtrueses së kërkesës për shkelje të neneve 32 dhe 54 të Kushtetutës në kombinim me nenin 13 të KEDNJ-së, Gjykata vlerëson se këto pretendime nuk do t’i nënshtrohen vlerësimit kushtetues për shkak se nuk ngrenë ndonjë çështje të re që nuk është trajtuar më parë në kuadër të neneve 31 të Kushtetutës në kombinim me nenin 6 të KEDNJ-së.​​ (shih rastin e Gjykatës nr.​​ KI215/21,​​ parashtrues​​ Arbër Shkreli dhe të tjerët,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 15 shkurtit 2022, paragrafi 93 dhe referencat e përmendura aty).

 

Kërkesa për mos zbulim të identitetit​​ 

​​ 

  • Lidhur me kërkesën për mos zbulim të identitetit, Gjykata vëren se parashtruesja e kërkesës ka arsyetuar ​​ Arsyet që justifikojnë dhe mbështesin një shmangie të tillë nga rregulli i qasjes publike në informata në procedurën në Gjykatë lidhen drejtpërsëdrejti me pozitën​​ [...], me ndjeshmërinë specifike të rastit, me natyrën jopublike të vetë sanksionit disiplinor të shqiptuar, si dhe me stigmën profesionale me të cilën po përballem edhe sot e kësaj dite, sepse personat që kanë marrë vendimet e përmendura në këtë kërkesë marrin edhe vendime lidhur me promovimet e gjyqtarëve dhe sepse edhe sot, në GJTH në Prishtinë, përkundër jo publicitetit të sanksionit disiplinor, vazhdon të trumbetohet se jam ndëshkuar për shkelje të cilat nuk i kam kryer kurrë.”​​ 

 

  • Gjykata, duke ju referuar pretendimeve të parashtrueses së kërkesës sa më sipër, por posaçërisht duke pasur parasysh natyrën e sanksionit disiplinor, vlerëson se kërkesa për mos-zbulim të identitetit është e bazuar.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese në pajtim me nenin 113. 7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullat​​ 32 (6),​​ 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, më​​ 17 janar 2023​​ 

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË, njëzëri,​​ kërkesën të papranueshme;

 

  • ​​ MIRATOJË, me shumicë,​​ kërkesën për mos zbulim të identitetit;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi menjëherë.​​ 

 

 

Gjyqtari​​ raportues     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

Nexhmi Rexhepi   ​​   Gresa Caka-Nimani

  

 

1

Parashtruesit:

A.B.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar