Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml.nr.344/2022] të Gjykatës Supreme të 26 shtatorit 2022  

Nr. të lëndës KI203/22

Parashtruesit: Edon Murseli

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 26 shkurt 2024

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Nr. Ref.: RK 2368/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI203/22

 

Parashtrues

 

Edon Murseli

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ ​​ Aktgjykimit [Pml.nr.344/2022]​​ 

të Gjykatës Supreme të 26 shtatorit 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

​​ 

 

Parashtruesit e​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ Edon Murseli​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi​​ i​​ kërkesës)​​ përfaqësuar nga​​ Xhevahire Kloppner, avokate nga Prishtina.​​  ​​​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktgjykimit​​ [Pml.nr.344/2022]​​ ​​ të Gjykatës Supreme të​​ 26 shtatorit​​ 2022.​​ ​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [Pml.nr.344/2022] ​​ ​​ të Gjykatës Supreme,​​ përmes​​ të cilit​​ pretendohet se parashtruesit​​ të kërkesës​​ i​​ janë shkelur të drejtat​​ themelore​​ të garantuara me​​ nenet​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 54​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ në lidhje​​ me nenin 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ nenin 113 (1) dhe (7)​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47​​ (Kërkesa Individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ ​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e​​ mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më​​ 19 dhjetor​​ 2022, parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata).

 

  • ​​ 30​​ dhjetor 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes vendimit GJR. Nr. KI203/22 caktoi gjyqtaren​​ ​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi Gjyqtare​​ raportuese​​ dhe​​ Kolegjin​​ shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese), ​​ Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Safet Hoxha​​ ​​ (anëtarë).

 

  • Më​​ 24 janar​​ 2023, parashtruesi i kërkesës u njoftua për regjistrim të kërkesës dhe një kopje iu dërgua​​ Gjykatës Supreme.

 

  • Më ​​ ​​ 29 janar 2024,​​ Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e​​ Gjyqtares​​ raportuese​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhje e fakteve

 

  • Më​​ 24 dhjetor 2020,​​ Gjykata themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore) përmes Aktgjykimit [PKR.nr.106/2019]​​ vendosi​​ që​​ parashtruesi i kërkesës dhe personi A.M.,​​ janë fajtorë​​ a)​​ sepse​​ me mjete të forta dhe me qëllim​​ (mens rea)​​ kanë tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuarin A.K.;​​ ​​ ​​ b)​​ në bashkëkryerje si bashkekzekutorë kane kryer dy vepra penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të​​ Kodit nr. 06/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (GZ, nr.2, 14 janar 2019)​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KPRK).​​ ​​ c)​​ I akuzuari Edon Murseli (parashtruesi i kërkesës)-është fajtor- sepse ​​ ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1. të KPRK-së.

 

  • Gjykata Themelore​​ për parashtruesin e kërkesës caktoi dënim unik me burgim në​​ kohëzgjatje​​ prej dy (2)​​ vite​​ e tetë (8) muaj, të​​ cilin​​ duhet të​​ filloj ta mbaj në​​ afat prej​​ pesëmbëdhjetë (15)​​ ditëve, duke filluar nga dita pasuese e pranimit të​​ këtij​​ aktgjykimi të​​ plotfuqishëm, nën​​ kërcënimin​​ e ekzekutimit të​​ dhunshëm​​ si dhe me​​ dënim​​ me gjobë​​ në​​ shumën​​ prej​​ gjashtëqind (600) Euro, të​​ cilin duhet ta paguaj në​​ tri​​ këste​​ të​​ barabarta prej nga 200 Euro,​​ për​​ tre muaj, duke filluar nga dita pasuese e pranimit të​​ këtij​​ aktgjykimi të​​ plotfuqishëm, nën​​ kërcenim​​ të​​ përmbarimit​​ të​​ dhunshëm,​​ mirëpo, në​​ kuptim të​​ nenit 43 paragrafi 3 të​​ KPRK-së​​ nëse eventualisht i akuzuari-parashtruesi i kërkesës​​ nuk mund ta paguaj ose nuk​​ dëshiron​​ ta paguaj​​ dënimin​​ me gjobë​​ atëherë​​ i​​ njëjti​​ I ZËVENDËSOHET me​​ dënim me burgim në​​ kohëzgjatje prej tridhjetë (30)​​ ditëve, të​​ cilin duhet të​​ filloj ta mbaj në​​ afat prej 15​​ ditëve​​ nga dita pasuese e pranimit të​​ ftesës​​ nga​​ gjykata nën​​ kërcënim​​ të​​ ekzekutimit të​​ dhunshëm.

 

  • Mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës​​ paraqiti ankesë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së Ligjit Penal, vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit lidhur me sanksionin penal, me propozim që Gjykata e Apelit ta aprovoj ankesën si të bazuar, ta ndryshoj aktgjykimin e ankimuar duke e cilësuar veprën penale si lëndim i lehtë trupor sipas depozitës se nenit​​ 185 par.1 nënpar.1.1 të​​ KPRK-së, i​​ cili​​ cilësim​​ do të​​ reflektonte edhe në​​ shqiptimin e ​​ dënimit​​ më​​ të​​ butë​​ dhe​​ parashtruesit të kërkesës dënimi​​ i shqiptuar ti​​ shndërrohet​​ me​​ dënim​​ me kusht konform​​ nenit​​ 48 dhe 49 të​​ KPRK-së, ose​​ këtë çështje penalo-juridike​​ ta kthej në​​ rigjykim.

 

  • Më 27 prill 2021, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [PAKR.nr.142/21]​​ aprovoi ankesën e mbrojtësit të parashtruesit të kërkesës dhe sipas detyrës zyrtare anuloi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore​​ [PKR.nr.106/2019]​​ të 24 dhjetorit 2020 dhe çështjen ia ktheu të njëjtës gjykatë në rigjykim.

 

  • Gjykata e Apelit arsyetoi:​​ (i)​​ sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, qëndrojnë pretendimet ankimore përkitazi me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale si dhe duke vepruar edhe sipas detyrës zyrtare aktgjykimi i ankimuar duhet anuluar, ngase është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 4 par. 1 nën par. 12 të KPPRK-së, për shkak se aktgjykimi nuk është përpiluar konform dispozitës së nenit 370 par.7 lidhur me nenin 365 të KPPRK-së, pasi që arsyetimi është në kundërshtim me dispozitivin me arsyet e theksuara në pjesën arsyetuese te aktgjykimit, njëkohësisht mungojnë arsyet për faktet vendimtare, ndërsa, ato që janë dhënë, nuk janë në pajtueshmëri të plotë me provat dhe shkresat e tjera në lëndë, shkelje këto që kushtëzuan edhe anulimin e aktgjykimit;​​ (ii)​​ Gjykata e Apelit vlerëson se nga përmbajta e aktgjykimit rezulton se nuk është bërë vlerësim i drejtë ​​ i dëshmive të dëshmitarëve, të njëjtat nuk janë vlerësuar në mënyrë tërësi në kontekstin e dinamikës e rrethanave të rastit të cilat nuk japin konkluzione të qarta dhe konkrete për veprimet inkriminuese të të akuzuarve;​​ (iii)​​ detyrimi i gjykatës në bazë të nenit 361 par. 2 të KPPRK-së, është të vlerësojë çdo provë një nga një dhe në lidhje me provat e tjera, dhe në bazë të vlerësimit të tillë të nxjerrë përfundim nëse faktet konkrete janë provuar pastaj të nxjerrët konkluzion i drejtë mbi ​​ provueshmërinë e fakteve relevante për çështje penale;​​ (iv)​​ për arsyet e lartcekura aktgjykimi përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të parapara nga neni nga neni 370 par. 7 te KPPRK-së lidhur me nenin 384 par. 1 nën par. 12 të KPRK-së, vërtetim të gabuar të​​ gjendjes​​ faktike,​​ si dhe shkelje të ligjit penal që domosdoshmërisht ndikojnë në anulimin e aktgjykimit dhe kthimin e çështjes në rivendosje.

 

  • Më 17 mars 2022, Gjykata Themelore​​ ​​ ​​ ​​ ri procedurë​​ përmes Aktgjykimit [PKR.nr.104/2021] vendosi që parashtruesi i kërkesës dhe personi A.M., janë fajtorë​​ a)​​ sepse me datën 25.06 të vitit 2019, rreth orës 23.00, para shtëpisë së kulturës në Viti, për shkak se parashtruesi i kërkesës me të dëmtuarin A.K., kishin pasur një mosmarrëveshje para tri-katër dite, të akuzuarit në fjalë në bashkëkryerje me veprim të drejtpërdrejtë-dashje​​ (dolus) ​​​​ përgatitur paraprakisht mjete të forta​​ dhe të mprehta​​ siç​​ është kaçavida me qëllim​​ (mens rea)​​ kanë​​ tentuar që​​ ta​​ privojnë nga jeta tani të​​ dëmtuarin​​ A.K.,​​ ishte duke ecur në​​ rrugë,​​ ​​ i​​ akuzuari​​ A.,​​ para​​ kafiterisë​​ Times, e kap​​ për​​ krahu të​​ njëjtin​​ duke e​​ tërhequra me qëllim kinse të​​ sqarohen​​ për​​ mosmarrëveshjen​​ që​​ kishte pasur me​​ vëllain​​ e tij​​ parashtruesin e kërkesës,​​ fillimisht e godet i akuzuari A.,​​ me grusht në fytyrë e më pas e godet me thikë në anën e majtë të abdomenit kurse parashtruesi i kërkesës e odet me mjet të mprehtë siç është thika një herë në shpatullën ​​ e majtë, siç është konstatuar me ekspertizën mjeko-ligjore, me ç ‘rast ndërhyjnë​​ për t’i ndarë dëshmitarët me të cilët ka qenë duke ecur i dëmtuari në fjalë, edhe atë E.I., L.Z., duke u përfshirë edhe i dëmtuari L.K., dhe dëshmitari K.K.,​​ kështu që fal mbrojtjes me duar të të dëmtuarit dhe ndërhyrjes së personave në fjalë për t’i ndarë, vepra e vrasjes mbetet e papërfunduar me pasoja më të rënda juridike, kurse i dëmtuari A., në mënyrë urgjente për t’iu dhënë ndihma e parë  ​​​​ dërgohet së pari në shtëpinë e shëndetit në Viti e pastaj në Gjilan,-kështu që me veprimet e tilla kriminale në bashkëkryerje si bashkekzekutorë të njëjtit kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 172 dhe lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së;​​ dhe​​ b) ​​​​ sepse në​​ të​​ njëjtën​​ ditë, kohë​​ dhe vend si në​​ dispozitivin, a)​​ të​​ këtij​​ aktgjykimi, derisa i​​ dëmtuari​​ L.K.,​​ së​​ bashku me​​ dëshmitarët​​ e cekur: në​​ dispozitivin a) të​​ këtij​​ aktgjykimi duke​​ përfshirë​​ edhe​​ një​​ person të​​ panjohur me moshë​​ prej 40-50​​ vjeç​​ kanë​​ ndërhyrë​​ për t’i ndarë​​ të​​ akuzuarit A.M.,​​ dhe​​ parashtruesin e kërkesës​​ nga i​​ dëmtuari​​ A.K., i​​ cili ishte i​​ lënduar​​ nga të​​ njëjtit, e të cilin​​ e kishte​​ djalë​​ të​​ xhaxhait, të​​ akuzuarit me​​ dashje​​ (dolus) edhe​​ atë​​ i akuzuari A.M.,​​ me mjet të​​ fortë​​ të​​ mprehtë​​ e godet​​ në​​ hundë​​ në​​ anën​​ e​​ djathtë​​ duke,​​ i shkaktuar​​ plagë​​ shqyese të​​ përcjellë​​ me gjakderdhje dhe​​ ënjtje​​ të​​ hundës, kurse nga​​ mbrapa regjionit​​ temporal​​ të majtë​​ të​​ kokës​​ parashtruesi i kërkesës me​​ mjet​​ të​​ mprehtë​​ ​​ (topitur)​​ siç është​​ kaçavida (shtravcigeri) i shkakton​​ plagë​​ shqyese të​​ përcjellë​​ me gjakderdhje, të​​ cilit pastaj i​​ është​​ dhënë​​ ndihma e parë​​ në​​ shtëpinë​​ e​​ shëndetit​​ në​​ Viti, plage​​ këto​​ të​​ cilat sipas​​ ekspertizës​​ mjeko-ligjore të​​ bazuar në​​ raportin​​ mjekësor​​ të​​ shtëpisë​​ së​​ shëndetit​​ në​​ Viti të datës 25.06.2019 trajtohen si​​ lëndime​​ të​​ lehta trupore me pasoja të​​ përkohshme​​ shëndetësore,-ashtu që me këto veprime kriminale në bashkëkryerje si bashkekzekutorë kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.4 si dhe nenin 31 të KPRK-së.

 

  • Gjykata Themelore për parashtruesin e kërkesës caktoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej një​​ (1) vit e dhjetë (10) muaj, të cilin duhet të filloj ta mbaj në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, duke filluar nga dita pasuese e pranimit të këtij aktgjykimi të plotfuqishëm, nën kërcënimin e ekzekutimit të dhunshëm si dhe me dënim me gjobë në shumën prej gjashtëqind (600) Euro, të cilin duhet ta paguaj në tri këste të barabarta prej nga 200 Euro, për tre muaj, duke filluar nga dita pasuese e pranimit të këtij aktgjykimi të plotfuqishëm, nën kërcenim të përmbarimit të dhunshëm, mirëpo, në kuptim të nenit 43 paragrafi 3 të KPRK-së nëse eventualisht i akuzuari-parashtruesi i kërkesës nuk mund ta paguaj ose nuk dëshiron ta paguaj dënimin me gjobë atëherë i njëjti I ZËVENDËSOHET me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve, të cilin duhet të filloj ta mbaj në afat prej 15 ditëve nga dita pasuese e pranimit të ftesës nga gjykata nën kërcënim të ekzekutimit të dhunshëm. II. Të akuzuarve në fjalë edhe atë secilit veç e veç në kuptim të nenit 79 paragrafi 1. të KPRK-së në dënimet unike​​ me burgim iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke (filluar nga data 26.06. 2019 e gjer me datën 25.07.2019).

 

  • Mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënim, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe i akuzuari të lirohet nga akuza apo të anulohet dhe çështja të kthehet në rivendosje.

 

  • Prokuroria Themelore ​​ paraqiti ankesë për shkak të vendimit mbi dënim, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet, ashtu që të akuzuarve, t’iu shqiptohen dënime më të ashpra me burgim se sa që ka shqiptuar gjykata e shkallës së parë.

 

  • Më 24 qershor 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [PAKR.nr.221/2022] ​​​​ i refuzoi të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore dhe të parashtruesit të kërkesës ndërsa vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore ​​ [PKR.nr.104/2021] të 17 marsit 2022.​​ 

 

  • Gjykata e Apelit kishte theksuar se​​ pretendimet ankimore në fjalë nuk qëndrojnë, ngase, aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par. 1 nën par. 10 e 12 të KPPRK-së, sikur që pretendohet me ankesë, po ashtu, me të njëjtin-pra, aktgjykimin e ankimuar nuk është bërë tejkalimi i akuzës dhe se gjykata ka vendosur ne tërësi për objektin e akuzës, ku, për të akuzuarit A.M., dhe parashtruesin e kërkesës, ka konsideruar se nuk bëhet fjalë për dy vepra penale të vrasjes në tentativë, sikur që është akuzuar me aktakuzë, por, bëhet fjalë vetëm për një vepër penale të vrasjes në tentativë dhe një vepër penale lëndim i lehtë trupor, për çka, përkitazi me këtë ka dhënë arsyet e veta, që do të thotë se ka vendosur për lëndën e akuzës në tërësi.

 

  • Kundër aktgjykimeve të gjykatave të instancës më të ulët, mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, me propozim që Gjykata Supreme të aprovoj të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, aktgjykimet e kundërshtuara t’i anulon dhe lënda të kthehet në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

 

  • Mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës kishte theksuar se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është marrë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par.1 nënpar.12 të KPPRK-së, pasi aktgjykimi është i pakuptueshëm dhe kundërthënës me arsyetimin e dhëne përkitazi me faktet vendimtare. Për me tepër, provat e vlerësuara dhe kolaudimet e nxjerra nga gjykata e shkallës së pare janë vlerësuar në mënyrë të një anshme dhe​​ posaçërisht​​ përkitazi​​ me faktin se vepra penale​​ është​​ kryer në​​ bashkëkryerje​​ nga ana e të​​ dënuarve​​ dhe kjo rezulton me shkeljen e​​ Ligjit​​ penal.​​ Mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës kishte potencuar​​ faktin​​ se​​ për​​ të​​ ekzistuar​​ bashkëkryerja​​ duhet të​​ përmbushet​​ elementi subjektiv,​​ përkatësisht​​ të​​ ekzistoj vendimi i​​ përbashkët​​ i​​ kryerësve​​ e që​​ në​​ rastin konkret nuk ka ekzistuar pasi që​​ nuk ka ekzistuar​​ marrëveshje​​ paraprake​​ për​​ kryerjen e​​ veprës​​ penale por gjatë​​ kryerjes së​​ veprës penale​​ është​​ shpreh. Në​​ rastin konkret nuk​​ është​​ përmbushur​​ asnjë​​ nga kushtet ligjore që​​ parashihen në​​ ligj e​​ posaçërisht​​ elementi subjektiv, pasi që​​ nuk ka ekzistuar vullneti i​​ përbashkët​​ për​​ të​​ shkaktuar​​ pasojën lënduar​​ të​​ dëmtuarin, por konflikti kishte lindur aty​​ për aty.

 

  • Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës kishte propozuar që kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë të​​ refuzohet si e pabazuar.

 

  • Më 26 shtator 2022, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Pml.nr.344/2022] e refuzoi të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës të paraqitur kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore [PKR.nr.104/2021] të 17 marsit 2022 dhe Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit [PAKR.nr.221/2022] të 24 qershorit 2022.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ pretendon​​ se i janë shkelur të drejtat themelore të garantuara me​​ ​​ nenet​​ 3 [Barazia para Ligjit]​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se është shkelur​​ parimi i barazisë para ligjit ​​​​ sepse: “Pala Edon Murseli nuk ka qenë i barabartë gjatë procedurës gjyqësore, ku Prokurori i shtetit, Gjyqtari nuk e sjellin asnjë provë për veprën gjoja të​​ kryer nga i​​ njëjti,​​ siç​​ përmenden​​ gjatë​​ procedurës​​ gjyqësore​​ Kaçavida​​ (shafcigeri dhe Boksi i hekurit). Vet​​ dëshmitarët​​ thojn: në​​ Polici nuk ka pas​​ asgjë​​ në​​ dorë, në​​ Prokurori thojn ka pas​​ Kaçavidë,​​ ndërsa​​ në​​ Gjykatë​​ thojn ka pas Boks​​ të​​ hekurt. Ky nen i garanton​​ çdo​​ pale të​​ trajtohet​​ i​​ barabartë​​ para ligjit. Edon Murselit i mohohet​​ një​​ gjë​​ e​​ tillë, ku​​ dëshmitari​​ i tij merret​​ n betim nga​​ Gjykatësi,​​ ndërsa​​ dëshmitaret,​​ palët​​ e​​ dëmtuara rrejnë​​ i​​ ndryshojnë​​ deklaratat sa herë​​ të​​ duan dhe Gjyqtari ia fal besimin. Kjo​​ Aktakuzë, ky aktgjykim​​ janë në​​ kundërshtim​​ me ligjin,​​ dënohet​​ një​​ njeri i​​ pafajshëm, ka shkelje të​​ nenit 3 të​​ Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ se​​ Kosovës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të barazisë para ligjit në raport me palët e dëmtuara-dëshmitarët sepse: “Gjendja faktike nuk ka ndryshuar asnjëherë, nuk është vërtetuar asnjëherë me asnjë provë të vetme materiale se a ka pas Edoni armë të fort të nxehtë të butë, dhe çfarë arme ishte ajo, për ne mbetet një tregim fantazm i pa besueshëm nga dëshmitarët, por dëshmitaret i kanë ndryshuar deklaratat e tyre siç kanë deshtë, duke ja fal besimin secilën herë Gjykata të njëjtëve.”

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës​​ pretendon se​​ neni​​ 31 i kushtetutës është shkelur nga gjykatat ​​ e rregullta dhe hetuesia e​​ prokuroria​​ në Gjilan sepse nuk janë​​ siguruar provat materiale për të cilat është akuzuar dhe dënuar parashtruesi i kërkesës.

 

  • Lidhur me përgjegjësinë penale, parashtruesi i kërkesës pretendon:​​ “Edon Murseli gjatë gjithë fazës së procedurës është deklaruar i pa fajshëm, nuk e ka krye veprën penale dhe nuk ka pas asnjë “armë të ftoftë” me veti, s’ka pas as boks. Për kualifikim të veprës mungon elementi subjektiv, dashja, paramendimi, pra nuk është përmbush elementi kryesor, këtë çështje faktike nuk e kanë vlerësuar institucionet e Kosovës, Prokuroria, Gjykatat e të gjitha niveleve.”​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së sepse gjykatat e rregullta nuk i kanë vlerësuar provat dhe se në mungesë të tyre ​​ i njëjti është dashur të lirohet nga akuza. Në këtë kontekst, parashtruesi i kërkesës shton: “me këtë aktakuzë dhe këtë aktgjykim të pa bazuar në prova [parashtruesit të kërkesës] i është fundosur shpresa e fundit në jetë që të punoj në organet shtetërore të Kosovës.”

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon: “Po e theksojmë se kjo lëndë është trajtuar dy herë, njëherë është anuluar dhe herën e dytë është vërtetuar Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan, nga Gjykata e Apelit. Ndërsa, Gjykata Supreme nuk gjeti sipas saj shkelje te ligjshmërisë dhe i vërtetoj Aktgjykimin e Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore në Gjilan, aktgjykime dënuese.”

 

  • Lidhur me gabimet e pretenduara ligjore dhe faktike të gjykatave të rregullta, parashtruesi i kërkesës thekson: “Gjykatat të të gjitha niveleve për rastin konkret, po ashtu Prokuroria e shtetit e kanë interpretuar gabimisht ligjin, gjegjësisht normat ligjore, për arsye se e kualifikojnë një vepër penale sipas imagjinatës së tyre, pa asnjë provë materiale, ku gjatë, gjithë procesit gjyqësor pala Edon Murseli ka cek se nuk ka pas qellim as të vras, të lëndoj të dëmtuarin, nuk ka pas asnjë mjet të fort me veti. Ka qenë një përleshje dhe në mbrëmje nuk është par kush kujt i ka ra dhe nuk dihet kush çka ka pas në dorë. Prokurori i shtetit dhe Gjykata ishte dashtë me prova ta dëshmojnë​​ se Edon Murseli​​ është​​ kryerës​​ i​​ veprës​​ penal,​​ këtë​​ nuk e kemi askund​​ një​​ dëshmi​​ të​​ vetme se Edoni ka​​ deshtë​​ të​​ ndodh ky​​ rast, apo ka​​ deshtë​​ të​​ vras​​ dikën, lexoni aktgjykimet e të​​ gjitha​​ Gjykatave​​ që​​ do ti​​ bashkëngjisim lëndës. Andaj ne​​ mendojmë​​ se ligji, norma ligjore​​ është​​ keqinterpretua​​ me​​ ç ‘rast​​ është bërë​​ kualifikimi i​​ gabuar​​ i​​ Veprës​​ penale,​​ për​​ këto​​ gabime e kemi njeriun e​​ dënuar​​ të​​ pa fajshëm, me​​ ç ‘rast​​ është​​ shkel neni 53 i​​ Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ së​​ Kosovës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të nenit 54 të Kushtetutës sepse: “Palës së Gjykuar Edon Murseli i është mohuar e drejta kushtetuese nga neni 54 për arsye se të Gjitha Instancat gjyqësore e të Gjitha niveleve të Gjykatave nuk kanë dashtë të shohin vlerësojnë gjendjen faktike siç ka qenë, por përmes dëshmitareve që i ndryshojnë deklaratat në secilën seancë ju beson Gjykata, dënohet pala duke e keqinterpretuar edhe pse mbrojtja e tij tërë kohën e vë në pah këtë shkelje ligjore dhe​​ kërkon​​ përmes​​ ankesave në​​ Gjykatën​​ e Apelit dhe në​​ Gjykatën​​ Supreme të​​ trajtohet kjo shkelje ligjore.

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata të konstatojë se është shkelur neni 31 i Kushtetutës nga prokuroria dhe gjykatat e​​ rregullta​​ me pretendimin se nuk janë siguruar​​ provat materiale për të cilat është akuzuar dhe dënuar parashtruesi i kërkesës. ​​ ​​ 

 

Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

Neni 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

 

“Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të​​ drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.”

 

Neni 53​​ 

[Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]

 

“Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”​​ 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.”

 

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ (publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 14 janar 2019)

 

Neni 28

Tentativa

 

“1. Kushdo që me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale por vepra nuk është kryer ose elementet e veprës penale nuk janë realizuar, konsiderohet se ka tentuar të kryejë vepër penale.​​ 

 

2. Tentativa për të kryer vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënimi me tre ose më shumë vjet burgim dënohet. Tentativa për të kryer ndonjë vepër penale tjetër, dënohet vetëm nëse shprehimisht parashihet me ligj.​​ 

 

3. Personi që tenton të kryejë vepër penale dënohet si të kishte kryer veprën penale, por dënimi mund të zbutet.”

 

Neni 31

Bashkëkryerja

 

“Nëse dy apo më shumë persona së bashku kryejnë veprën penale duke marrë pjesë në kryerjen e veprës penale ose thelbësisht duke i kontribuar kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër, secili prej tyre është përgjegjës dhe dënohet me dënimin e paraparë për vepër penale.”

 

Neni 79

Llogaritja e paraburgimit dhe e dënimit të mëparshëm

 

“1. Koha e kaluar në paraburgim, arrest shtëpiak si dhe çdo periudhë e heqjes së lirisë lidhur me veprën penale llogariten në dënimin e shqiptuar me burgim, burgim për të mitur, në masën edukative institucionale dhe dënimin me gjobë.

 

2. Dënimi me burgim ose me gjobë të cilin personi i dënuar e ka mbajtur, përkatësisht e ka paguar për kundërvajtje apo për delikt ekonomik, përfshihet në dënimin e shqiptuar për vepër penale, elementet e së cilës përfshijnë edhe elementet e kundërvajtjes apo të deliktit ekonomik.​​ 

 

3. Masa mbrojtëse e cila është shqiptuar për kundërvajtje ose për delikt ekonomik përfshihet në dënimin plotësues për vepër penale, elementet e së cilës i përfshijnë edhe elementet e kundërvajtjes apo të deliktit ekonomik.​​ 

 

4. Një (1) ditë paraburgim, një (1) ditë heqje lirie, një (1) ditë burgim, dhe njëzet (20) Euro të dënimit me gjobë barazohen për qëllime të llogaritjes sipas këtij neni.”

 

 

 

Neni 172

Vrasja

 

“Kushdo që e privon personin tjetër nga jeta dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.”

 

Neni 185

Lëndimi i lehtë trupor

 

“1. Kushdo që personit tjetër i shkakton lëndim të lehtë trupor, i cili rezulton në:

 

1.1. dëmtimin e përkohshëm ose dobësimin e një organi apo pjese të trupit të personit tjetër;

​​ 

1.2. zvogëlimin e përkohshëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar;​​ 

1.3. shëmtimin e përkohshëm të personit tjetër; ose​​ 

1.4. dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

​​ 

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me armë, mjet të rrezikshëm apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose​​ dëmtim të rëndë të shëndetit,​​ kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

​​ 

3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose është e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto​​ karakteristika të mbrojtura kryesi dënohet me:​​ 

 

3.1. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1.​​ i këtij neni; ose​​ 3.2. burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij​​ neni.​​ 

 

4. Gjykata mund të shqiptojë vërejtjen gjyqësore ndaj kryesit të veprës nga paragrafi 1 i këtij neni, nëse kryesi është provokuar nga sjellja​​ çnjerëzore​​ apo e vrazhdë e të dëmtuarit.”

 

Neni 366

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

 

“1. Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.​​ 

 

2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin më shumë se katër (4) armë ose më shumë se katërqind (400) fishekë, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.​​ 

 

3. Arma në pronësi, kontroll apo posedim në kundërshtim të këtij neni konfiskohet.”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa​​ i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me​​ Ligj dhe​​ të specifikuara më tej​​ me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë drejtim,​​ Gjykata​​ i​​ referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113 [Juridiksioni​​ dhe Palët e​​ Autorizuara]​​ të​​ Kushtetutës,​​ i cili përcakton:

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të  ​​ ​​ ​​​​ drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Në vazhdim, Gjykata​​ gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata së pari i referohet​​ neneve, 47​​ (Kërkesa individuale),​​ ​​ 48​​ (Saktësimi i kërkesës)​​ dhe 49​​ (Afatet)​​ të Ligjit, të cilët parashohin:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Në vlerësimin e përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë siç janë cekur më lart, Gjykata vëren se parashtruesi​​ i​​ kërkesës ka specifikuar se konteston​​ një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ Gjykatës Supreme​​ [Pml.nr.344/2022]​​ të​​ 26 shtatorit​​ 2022, pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi​​ i​​ kërkesës gjithashtu ka qartësuar të drejtat dhe liritë që ai​​ pretendon​​ se janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Përveç​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të parapara në rregullin 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Rregulli​​ ​​ 34​​ (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar.​​ Rregulli​​ ​​ 34​​ (2)​​ specifikon:

 

“Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme nëse kërkesa është qartazi e pabazuar,​​ kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.”

 

  • Gjykata rikujton që​​ rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së si dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në bazë të dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës​​ (shih rastin​​ KI04/21,​​ parashtruese​​ Nexhmije Makolli, aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih gjithashtu rastin​​ KI175/20,​​ parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi 37).

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”. (Shih: më saktësisht për konceptin e papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi të pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara”,​​ rastin​​ KI04/21, cituar më lart, paragrafi 27, si dhe rastin​​ KI175/20, cituar më lart, paragrafi 38).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë (shih rastin​​ KI04/21, cituar më lart, paragrafi 28).

 

  • Gjykata vëren se esenca e këtij rasti ndërlidhet​​ me dënimin që i ishte shqiptuar nga Gjykata Themelore parashtruesit të kërkesës dhe të akuzuarit A.M., për sulmin me mjete të mprehta dhe të forta kundër jetës dhe trupit të palëve të treta. Gjykata​​ Themelore kishte dënuar parashtruesin e kërkesës​​ dhe të akuzuarin tjetër A.M., me dy (2) vite e tetë (8) muaj dënim unik me burgim për shkak të veprës penale vrasje në tentativë në bashkëkryerje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.​​ Pas ankesës së parashtruesit të kërkesës, Gjykata e Apelit e ktheu çështjen në rigjykim për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe shkeljeve materiale të ligjit penal. Në ri-procedurë, Gjykata Themelore e dënoi parashtruesin e kërkesës me dënim unik me burgim me kohëzgjatje prej një (1) viti e dhjetë (10) muaj për shkak të kryerjes së veprës penale lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje.​​ Parashtruesi i kërkesës sërish paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënim, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe që parashtruesi i kërkesës të lirohet nga akuza apo të anulohet dhe çështja të kthehet në rivendosje.​​ ​​ Gjykata e Apelit e refuzoi të pabazuara ankesën e parashtruesit të kërkesës ndërsa e vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, me propozim që Gjykata Supreme të aprovoj të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, aktgjykimet e kundërshtuara të gjykatave të instancës më të ulët t’i anulon dhe lënda të kthehet në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.​​ Gjykata Supreme e refuzoi të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës të paraqitur kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore dhe Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata Supreme i aprovoi në tërësi konstatimet e gjykatave të dy instancave më të ulëta gjyqësore se në veprimet e të dënuarit (parashtruesit të kërkesës) janë manifestuar elementet e figurës së veprës penale.

 

  • Gjykata​​ rikujton që parashtruesi​​ i​​ kërkesës në thelb pretendon​​ se​​ për shkak të vlerësimit të gabuar të provave, vërtetimit të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të ligjit​​ nga gjykatat e rregullta të të gjitha niveleve,​​ të njëjtit i janë shkelur: (i) e drejta për barazi para ligjit; (ii) e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe (iii) mbrojtja gjyqësore e të drejtave.​​ ​​ 

 

  • Gjykata si-çështje paraprake-rithekson se vlerësimi i procedurave bëhet në tërësi, pra, nëse të njëjtat kanë qenë të drejta ose jo vlerësohet duke pasur parasysh zhvillimin e tyre në tërësi (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Ankerl kundër Zvicrrës, nr. 17748/91, Aktgjykim i 23 tetorit 1996, paragrafi 38; ​​ dhe ​​ Centro Europa 7 S.r.l. dhe Di Stefano kundër Italisë,​​ nr. 38433/09, Aktgjykim i 7 qershorit 2012, paragrafi 197). Rrjedhimisht, çdo defekt sa i përket korrektësisë së procedurave mundet, në kushte të caktuara, të ndreqet në një fazë të mëvonshme, ose në nivel të njëjtë (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Helle kundër Finlandës, nr.157/1996/776/977, Aktgjykim i 19 dhjetorit 1997, paragrafi 54), ose nga një gjykatë më e lartë (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Schuler Zgraggen kundër Zvicrrës, nr.14518/89. Aktgjykim i 24 qershorit 1993, paragrafi 52). ​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata vë në spikamë konstatimet e​​ Gjykatës​​ Supreme:​​ ​​ (i)​​ duke vlerësuar​​ ​​ pretendimin përkitazi me faktin se në rastin konkret nuk janë realizuar elementet e veprës penale në fjalë,​​ ​​ posaçërisht elementet e bashkëkryerjes, pasi që të dënuarit nuk kishin pasur marrëveshje paraprake por se veprimi i tyre ishte realizuar aty për aty, Gjykata Supreme iu referua nenit 31 të KPRK-së që parashikon:​​ “Nëse dy apo më shumë persona së bashku kryejnë veprën penale duke marre pjesë në kryerjen e veprës penale ose thelbësisht duke i kontribuar kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër, secili prej tyre është përgjegjës dhe dënohet me dënimin e paraparë për vepër penale”,​​ ​​ (ii)​​ në këtë aspekt duhet pasur parasysh faktin se të dënuarit kanë ndërmarrë veprime për kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë;​​ ​​ (iii)​​ veprimet e tyre të manifestuara në rastin konkret, pra mjetin e përdorur, pjesët e trupit ku është drejtuar sulmi kundër të dëmtuarit dhe mënyra e të vepruarit të të dënuarve atëherë arrihet deri te përfundimi që manifeston dashjen përkatësisht qëllimin e të dënuarve për të kryer​​ veprën​​ penale të vrasjes në tentativë;(iv)​​ përtej kësaj, bazuar në kontributin e secilit të dënuar është shqiptuar edhe dënimi për secilin nga të dënuarit pasi që në rastin konkret është shqiptuar dënim në raport me kontributin e secilit në veprën penale të kryer;​​ ​​ (v)​​ mungesa e marrëveshjes për kryerjen e veprës penale është një ndër faktorët që ndërlidhet me institutin e bashkëkryerjes, mirëpo bashkëkryerja mund të realizohet edhe pa një marrëveshje paraprake, përkatësisht edhe në mënyrë që veprimit të dënuarve bëhet edhe pa një marrëveshje, por e rëndësishme është të potencohen veprimet e secilit pjesëmarrës dhe që veprimet e tyre të kenë synim realizimin e qëllimit të përbashkët;​​ ​​ (vi)​​ Gjykata Supreme në tërësi i aprovon dhe mbështet konstatimet e gjykatave të dy instancave më të ulëta gjyqësore.

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vlerëson se​​ Gjykata Supreme ka trajtuar​​ të gjitha pretendimet​​ që​​ ishin​​ qendrore për rastin e parashtruesit të kërkesës sepse:​​ (i) ​​​​ ka shpjeguar nocionin​​ subjektiv të bashkëkryerjes së veprës penale mbështetur në dispozitën përkatëse të ligjit penal;​​ (ii)​​ ka shpjeguar​​ se bashkëkryerja e veprës penale nuk përkufizohet vetëm në marrëveshjen paraprake të kryesve të veprës penale porse vepra penale në bashkëkryerje mund të kryhet edhe me veprime të atëçastshme të kryesve të saj;​​ ​​ (iii)​​ ka shpjeguar mjetet që kanë përdorur parashtruesi i kërkesës dhe i​​ akuzuari​​ tjetër​​ A.M., në bashkëkryerje të veprës penale dhe lëndimet që i kanë pësuar viktimat e tyre bazuar edhe në ekspertizën mjeko-ligjore.

 

  • Lidhur me pretendimin e parashtruesit të kërkesës se ai është diskriminuar karshi dëshmitarëve-palëve të dëmtuara për shkak se deklaratave të këtyre të fundit gjykatat e rregullta u kanë falur më shumë besim sesa deklaratave të tij, Gjykata vlerëson se ky pretendim është vetëm nominal sepse parashtruesi i kërkesës të njëjtin nuk e mbështetë me ndonjë provë-aq më tepër-kur është e qartë se gjykatat e rregullta u kanë dhënë mundësi të barabartë të gjithë palëve që të deklarohen në këtë proces penal, me çka është respektuar parimi i barazisë së armëve. Veç kësaj, Gjykata vlerëson se gjykatat e rregullta gjykojnë bazuar në Kushtetutë dhe ligj (shih nenin 102.3 të Kushtetutës,)​​ ndërsa çështja e faljes së besimit të deklaratave të dëshmitarëve-palëve të dëmtuara është çështje e diskrecionit të gjykatave të rregullta,​​ çka Gjykata nuk vëren ndonjë arsye me peshë që ta vë në pikëpyetje apo ta zëvendësojë me vlerësimin e vet (shih​​ mutatis mutandis, rastin e Gjykatës​​ KI107/22, parashtrues​​ Valdet Avdiu,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 18 janarit 2023, paragrafi 47).​​ 

 

  • Lidhur me pretendimet e parashtruesit të kërkesës për zbatim të gabuar të ligjit penal dhe vërtetim jo të plotë të gjendjes faktike, Gjykata vëren se Gjykata e Apelit e kishte kthyer çështjen e parashtruesit të kërkesës në rigjykim sepse Gjykata Themelore e kishte dënuar parashtruesin e kërkesës për veprën penale të vrasjes në tentativë në bashkëkryerje me dënuam unik burgim me dy (2) vite e tetë (8) muaj, kurse në rigjykim Gjykata Themelore e dënoi parashtruesin e kërkesës me dënim unik burgim me një (1) vit ​​ e dhjetë (10) muaj për veprën penale lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje.

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vlerëson se gjykatat e rregullta janë kujdesur që procesi penal kundër parashtruesit të kërkesës në tërësi të zhvillohet në pajtim me parimin e proporcionalitetit dhe po ashtu janë kujdesur që në pajtim me parimin​​ reformatio in peius​​ pozita e parashtruesit të kërkesës si ankues-i akuzuar të mos përkeqësohet vetëm për shkak se ky i fundit ka përdorur të drejtën bazike të ankesës. ​​ ​​ (shih​​ mutatis mutandis​​ rastin e Gjykatës KI16/23 parashtrues​​ Gjok Gega dhe Bajram Sinani, Aktvendim për papranueshmëri i 25 majit 2023, paragrafi 70). ​​  ​​ ​​​​ ​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se​​ vendimet e kontestuara të gjykatave të rregullta janë të​​ arsyetuara​​ dhe përmbajnë​​ fakte të vërtetuara, dispozitat ligjore përkatëse dhe marrëdhënien logjike midis tyre. (shih rastet e Gjykatës, nr.​​ KI174/21​​ parashtrues​​ Bashkim Makiqi,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 16 shkurtit 2022, paragrafi 58 dhe nr. ​​ KI72/12,​​ parashtrues​​ Veton Berisha dhe Ilfete Haziri,​​ Aktgjykim​​ i 17 dhjetorit 2012, paragrafi 61, dhe nr.​​ KI135/14,​​ parashtrues,​​ IKK Classic, Aktgjykim​​ i 9 shkurtit 2016, paragrafi 58).

 

  • Në rrethanat e këtij rasti, Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës, përtej pretendimeve për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, si rezultat i vërtetimit të gabuar të fakteve dhe interpretimit të gabuar të ligjit, nuk mbështet mjaftueshëm dhe as nuk argumenton para Gjykatës, se si ky interpretim i ligjit të aplikueshëm nga gjykatat e rregullta, mund të ketë qenë “qartazi i gabuar”, duke rezultuar në “konkluzione arbitrare” apo “qartazi të paarsyeshme” për parashtruesin e kërkesës apo se procedurat para​​ gjykatave të rregullta, në tërësinë e tyre, mund të mos kenë qenë të drejta apo edhe arbitrare. Përveç kësaj, Gjykata vlerëson se​​ gjykatat e rregullta​​ ka​​ marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e rastit, pretendimet e parashtruesit të kërkesës dhe kanë arsyetuar të njëjtat (Shih në këtë kontekst, rastet e Gjykatës, nr.​​ KI174/21​​ parashtrues​​ Bashkim Makiqi, cituar më lart, paragrafi 59 dhe nr.​​ KI64/20,​​ parashtrues ​​ Asllan Meka,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 3 gushtit 2020, paragrafi 41, dhe​​ KI22/19,​​ parashtrues​​ Sabit Ilazi, Aktvendim për papranueshmëri i 8 majit 2019, paragrafi 43).

 

  • Gjykata ka pohuar vazhdimisht​​ se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë​​ konkluzionet​​ e gjykatave të​​ rregullta​​ në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale​​ dhe se ajo nuk mund të vlerësojë vetë faktet të cilat e kanë bërë një gjykatë të rregullt të marrë një vendim e jo një tjetër. Në të kundërtën, Gjykata do të vepronte si gjykatë e​​ “shkallës së katërt, që do të rezultonte në shpërfilljen e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj. (Shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNJ-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe referencat e përdorura aty;​​ dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës​​ nr.​​ KI128/18,​​ parashtrues​​ Limak Kosovo International Airport Sh.A. “Adem Jashari”, Aktvendim për​​ papranueshmëri i 27 majit 2019, paragrafi 56; dhe​​ KI62/19,​​ parashtrues​​ Gani Gashi, Aktvendim për papranueshmëri i 13 nëntorit 2019, paragrafi 58).

 

  • Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm​​ e garantuar me nenin 31​​ të Kushtetutës në lidhje me dhe nenin​​ 6​​ të​​ KEDNJ-së, janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç specifikohet në rregullin​​ ​​ 34​​ (2) të Rregullores së punës.

 

  • Për sa i përket pretendimeve të parashtruesit​​ të kërkesës për shkelje të neneve ​​ 3 dhe​​ 54​​ të​​ Kushtetutës, Gjykata vlerëson se këto pretendime nuk do t’i nënshtrohen vlerësimit kushtetues për shkak se nuk ngrenë ndonjë çështje të re që nuk është trajtuar më parë në kuadër të nenit​​ 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6 të KEDNJ-së.​​ (shih,​​ rastin e Gjykatës​​ KI107/22, parashtrues​​ Valdet Avdiu,​​ cituar më lart, paragrafi 50 dhe referencat e përmendura aty).

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese në pajtim me nenin 113. 7​​ të Kushtetutës, nenet 20 dhe​​ 47 të Ligjit dhe rregullat​​ 34​​ (2) dhe​​ 48 (1) (b) ​​​​ të Rregullores së punës, më​​ 29 janar 2024,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky​​ aktvendim hyn në fuqi​​ ​​ në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ ​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

Edon Murseli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale