Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-21-0747-A0001, të 16 marsit 2023

Nr. të lëndës KI161/23

Parashtruesit: Imer Tahiraj

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 1 gusht​​ 2024

Nr. Ref.:​​ RK 2484/24

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI ​​ 

 

 

 

rastin​​ nr.​​ KI161/23

 

Parashtrues

 

Imer Tahiraj​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit​​ ​​ Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për​​ çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,​​ AC-I-21-0747-A0001, të​​ 16​​ marsit​​ 2023

 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi​​ i​​ kërkesës

 

  • Kërkesa​​ është dorëzuar nga Imer Tahiraj,​​ nga​​ Komuna e Gjakovës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), të cilin e përfaqëson, Musa Tahiraj.​​ ​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ konteston​​ Aktvendimin​​ [AC-I-22-0678-A0001] e​​ Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të​​ Gjykatës Supreme të Kosovës për​​ çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë: Kolegji i Apelit i DHPGJS-së)​​ të​​ 16​​ marsit 2023.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës Aktgjykimin​​ e kontestuar e ka pranuar më 22​​ mars 2023.

 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të kontestuar, përmes së cilit pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin​​ 7​​ [Vlerat],​​ 16 [Epërsia e Kushtetutës],​​ 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare],​​ 29​​ [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], 46 [Mbrojtja e Pronës], si dhe nenet​​ 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut],​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ dhe 119 [Parimet e Përgjithshme]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ 

 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 23 korrik​​ 2023,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ përmes postës elektronike​​ dorëzoi​​ kërkesën​​ e​​ tij, të cilën Gjykata Kushtetuese e​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata)​​ e pranoi më​​ 24 korrik​​ 2023.​​ 

 

  • ​​ 2 gusht​​ 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës caktoi​​ gjyqtarin Enver Peci,​​ gjyqtar​​ raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe Remzije Istrefi-Peci​​ (anëtarë).

 

  • Më 4 gusht​​ 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ Të​​ njëjtën​​ ditë, Gjykata njoftoi DHPGJS-në​​ për regjistrimin e kërkesës​​ dhe i dërgoi një kopje të saj, duke kërkuar gjithashtu që të dorëzojë​​ fletkthesën se kur parashtruesi i kërkesës e ka pranuar aktin e kontestuar. ​​ 

 

  • Më 10 gusht 2023, Gjykata pranoi fletëkthesën​​ e​​ kërkuar nga DHPGJS.​​ 

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 25​​ qershor​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga​​ shkresat e lëndës​​ dhe sipas pohimeve të​​ parashtruesit të​​ kërkesës rezulton​​ se prona e tij,​​ duke përfshirë edhe​​ pronat e tjera​​ të KBI-Erenikut, janë privatizuar​​ në një kompleks prej 250 hektarësh.​​ Sipas tij, ai kishte​​ depozituar një ankesë te Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe kishte​​ nisur një procedurë ligjore në Gjykatën Komunale për shkelje të​​ ​​ drejtave të tij pronësore.​​ Parashtruesi​​ i kërkesës​​ pohon se​​ përpjekjet ligjore për mbrojtjen e pronës së tij, e cila ishte në posedim të tij për 38 vite, kanë rezultuar në një privatizim të paligjshëm të pronës private nga AKP, duke shkelur të drejtat e tij pronësore.​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës ka paraqitur padi​​ në Gjykatën​​ Themelore në Pejë – Dega​​ ​​ Deçan,​​ për vërtetimin e pronësisë dhe kompensimit të​​ dëmit, për ngastrën kadastrale nr.​​ 5039, në​​ sipërfaqe prej 03.00.00 ha, në​​ vendin e quajtur “Prroni i zi”, të​​ cilën patundshmëri e ka shitur AKP-ja në bazë të marrëveshjes mbi shitblerjen e aksioneve të zakonshme, ngase patundshmëria ka qenë​​ e evidentuar në emër të KBI “Ereniku”, në Gjakovë.​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se më​​ 13 gusht 2014 parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur një kërkesë në AKP për kompensimin e shumës 3.000.00 euro, në emër të shpenzimeve gjyqësore, nga NSH "Ereniku-Prodhimtaria Primare”.​​ 

 

  • Më 5 maj 2015, AKP nxori​​ vendimin [PEJ029-0221] përmes të cilit refuzoi​​ kërkesën e lartcekur të parashtruesit të kërkesës si të pabazuar.

 

  • ​​ 8 tetor 2015,​​ Gjykata​​ Themelore në Pejë​​ - Dega​​ ​​ Deçan​​ përmes Aktvendimit [C.​​ nr.​​ 220/2011]​​ refuzoi​​ padinë e parashtruesit të kërkesës,​​ duke konsideruar veten si jo kompetente​​ ​​ pikëpamje lëndore​​ për​​ të vendosur për çështjen e parashtruar dhe vendosi që pas plotfuqishmërisë së​​ këtij aktvendimi shkresat e lëndës t’​​ i dërgohen Dhomës së​​ Posaçme të Gjykatës Supreme si gjykatë kompetente.​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ kishte​​ paraqitur ankesë në​​ Gjykatën​​ e Apelit.​​ 

 

  • Më 22 janar 2018, Gjykata e Apelit përmes aktvendimit [AC.​​ nr.​​ 1269/16] ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës dhe ka vërtetuar​​ aktvendimin e lartcekur,​​ duke e shpallur veten si jokompetente për shqyrtimin e padisë.​​ 

 

  • ​​ 27 shkurt 2018, parashtruesi i kërkesës paraqiti revizion në Gjykatën Supreme kundër aktvendimit [AC.​​ nr.​​ 1269/16] të Gjykatës së​​ Apelit duke pretenduar​​ vlerësim të​​ gabuar të​​ gjendjes faktike​​ dhe​​ shkelje​​ të dispozitave të procedurës kontestimore. ​​ 

 

  • Më 6 qershor 2018, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev.​​ nr.​​ 194/2018],​​ duke iu referuar dispozitës së​​ nenit 228.1 të Ligjit të​​ Procedurës Kontestimore​​ refuzoi​​ si të​​ palejuar revizionin meqë​​ procedura nuk ka përfunduar​​ ​​ mënyrë të​​ prerë.​​ 

 

 

Procedura e zhvilluar para DHPGJS-së

 

 

  • Më 12 qershor 2015,​​ parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti ankesë​​ ​​ DHPGJS​​ kundër vendimit​​ të lartcekur​​ ​​ Autoriteti të Likuidimit​​ ​​ Agjencisë Kosovare të Privatizimit,​​ duke kërkuar që të​​ miratohet​​ kërkesa​​ e tij​​ për kompensimin​​ e shpenzimeve​​ gjyqësore në​​ vlerë prej 3,000.00 euro nga​​ NSH “Ereniku-Prodhimtaria Primare”. Parashtruesi i​​ kërkesës në kërkesën​​ e tij drejtuar​​ AKP-së kishte listuar shpenzimet që​​ i​​ janë​​ shkaktuar dhe ka pretenduar se​​ përmes vendimit të​​ AKP-së i janë shkelur të​​ drejtat fundamentale.​​ ​​ 

 

  • Më 5 korrik 2021, AKP-ja paraqiti mbrojtjen duke propozuar që kërkesën e parashtruesit ta refuzoj​​ si të pabazuar.

 

  • Më 25 tetor​​ 2021, shkalla e​​ parë​​ e DHPGJS përmes Aktgjykimit​​ ​​ [C-IV-15-1056] duke u bazuar në​​ dispozitat​​ ​​ Ligjit nr. 06/l-086​​ për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (në tekstin e mëtejmë: Ligji për DHPGJS-në)​​ refuzoi​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës​​ si të​​ pabazuar meqë kishte dështuar që t’​​ i mbështes pretendimet e tij me prova konkrete, përkatësisht​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ nuk ka prezantuar​​ aktgjykimin përmes të​​ cilit “NSH” është ngarkuar me detyrimin për kompensimin e shpenzimeve të procedurës gjyqësore​​ të pretenduar.​​ 

 

  • Më 16 nëntor​​ 2021, parashtruesi i​​ kërkesës​​ paraqiti​​ ankesë kundër Aktvendimit [C-IV-15-1056] të 25 tetorit 2021​​ në Kolegjin e Apelit të DHPGJS-së​​ për shkak të​​ vërtetimit​​ të gabuar dhe jo të plotë​​ ​​ gjendjes faktike, duke kërkuar​​ ​​ ankesën ta shqyrtoj dhe​​ ta shpall si të​​ bazuar. Veç kësaj, parashtruesi i kërkesës argumentoi se​​ AKP​​ kishte shitur pronën e tij në mënyrë të paligjshme gjatë valës së 20-të të privatizimit, duke insistuar se në padinë e paraqitur, kishte përshkruar edhe kërkesën për shpenzimet e bëra nga ana e tij​​ nëpër gjykatat e tjera për ndalimin e kësaj vale​​ privatizimi. Ai vuri në dukje se nuk kishte mundur të pengonte këtë valë privatizimi, por nuk kishte humbur pretendimin për të drejtën pronësore në parcelat e caktuara. Ankuesi theksoi se qëllimi i kërkesës së tij nuk ishte vetëm për të kundërshtuar shitjen e pronës së​​ paluajtshme, por në fakt për të kërkuar zbatimin e vendimit të plotfuqishëm ose formës së prerë me numër​​ [03-395/167], të 3​​ shkurtit 1972. ​​ 

 

  • ​​ 20 tetor 2022, e paditura parashtroi përgjigje në ankesë.​​ 

 

  • Më 16 mars 2023,​​ ​​ Kolegji i Apelit përmes Aktgjykimit​​ [AC-I-21-0747-A0001] duke u bazuar në nenin 42.2 të Ligjit për DHPGJS–së​​ refuzoi​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar. ​​ ​​ 

 

  • Më 16​​ mars 2023,​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së​​ përmes Aktgjykimit​​ [AC-I-21-0747-A-0001]​​ vendosi si në​​ vijim:​​ 

 

“Ankesa e paditësit refuzohet si e pabazuar.

 

Vërtetohet Aktgjykimi i​​ shkallës së​​ parë​​ ​​ DHPGJSK-së​​ C-IV-15-1056 i datës 25 tetor 2021.

 

Nuk caktohen taksa gjyqësore për këtë procedurë​​ ankimore”.

 

 

 

Pretendimet e parashtruesit​​ ​​ kërkesës

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon​​ se​​ me​​ Aktgjykimin​​ [AC-I-21-0747-A0001]​​ ​​ Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, të 16​​ marsit 2023,​​ i​​ janë​​ shkelur​​ të drejtat​​ e​​ tij​​ të garantuara​​ me​​ nenin 7 [Vlerat], 16 [Epërsia e Kushtetutës], 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 46 [Mbrojtja e Pronës], si dhe nenet 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut],​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave], si dhe nenin 119 [Parimet e​​ Përgjithshme]​​ të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ përgjatë pretendimeve të tij në thelb konteston​​ fillimisht​​ procesin e privatizimit të ngastrës kadastrale [nr.​​ 5039] nga​​ AKP-ja, duke përfshirë edhe​​ vendimet e​​ DHPGJS-së​​ lidhur me​​ refuzimin e kërkesës së​​ tij për​​ kompensimin e shpenzimeve gjyqësore, duke lidhur këtë situatë me moszbatimin e​​ një vendimi të​​ plotfuqishëm [03-395/167] të​​ 3​​ shkurtit​​ 1972, në favor të tij si dhe mungesën e mbajtjes së​​ një seance​​ dëgjimore në DHPGJS.​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës përgjatë pretendimeve të tij thekson se​​ Sipas paragrafit 1 të​​ nenit 94 të​​ Ligjit nr. 03/L-154 -Kërkesa për kthimin e sendit thuhet:"Pronari mund të​​ kërkojë​​ kthimin e sendit të​​ caktuar prej secilit i cili nuk ka të​​ drejtë​​ posedimi", ​​​​ ndërsa neni 97,​​ paragrafi 1 dhe 2 i po këtij ligji: " 1.Poseduesi është me keqbesim nëse ai​​ ose detentori​​ (mbajtësi) i tij ishte në​​ dijeni ose ka mund të​​ dijë, se nuk kanë​​ pasur të​​ drejtë​​ posedimi." 2. Si posedues me keqbesim konsiderohet edhe poseduesi nga çasti kur pronari kërkon kthimin e sendit "ose kur paraqitet kërkesa sipas nenit 95 të​​ këtij ligji. Ndërsa​​ edhe AKP-ja, edhe blerësit, edhe Dhoma e Posaqme e Gjykatës Supreme kanë​​ qenë​​ në​​ dijeni se nuk kanë​​ qenë​​ dhe nuk janë pronarë​​ dhe tjetërsimi​​ i​​ përkohshëm i titullarit të​​ pronës është i paligjshëm dhe poseduesi momental i pronës është posedues me keqbesim, sepse Imer Binak Tahiraj nuk heq dorë​​ nga prona e vet pa u kompensuar.​​ Po ashtu edhe kërkesa kryesore që është kompensimi i shpenzimeve dhe humbjeve që​​ ka pasur gjatë​​ kësaj kohe Imer B. Tahiraj do të​​ mbetet​​ plagë​​ e përhershme për sistemin e drejtësisë dhe për shtetin e Kosovës. Në shumë​​ segmente të​​ vendimeve gjyqësore ka munguar tërësisht ose pjesërisht zbatimi i dispozitave ligjore nga Ligji i Procedurës Kontestimore”.

 

  • Në lidhje me këtë, parashtruesi i​​ kërkesës thekson se,​​ Nëse AKP-ja si përgjegjëse nuk i kompenson shpenzimet e cekura në​​ padi në​​ vlerë​​ prej 20148.75 € (njëzet mijë​​ e njëqind e katër dhjetë​​ e tetë​​ euro, e shtatëdhjetë e pesë​​ cent), atëherë barra e pagesës bie mbi Dhomën e Posaçme të​​ Gjykatës Supreme që​​ duke e shkelur ligjin ka bërë​​ mohim të​​ drejtave kushtetuese sipas atyre të​​ cekura në​​ vazhdim për pronarin legjitim Imer Binak Tahiraj. Kjo kërkesë bëhet edhe bazuar sipas paragrafit 1 të​​ nenit 99 të​​ Ligjit nr. 03/L-154 ku thuhet: "Poseduesi me keqbesim kundër pronarit ka të​​ drejtën e shpërblimit të​​ shpenzimeve të​​ nevojshme".

 

  • Parashtruesi tutje pretendon se​​ Bazuar në​​ nenin 113,​​ paragrafi 7 të​​ Kushtetutës Imer Binak Tahiraj i ka shterur të​​ gjitha mjetet juridike të​​ përcaktuara me ligj. Sipas nenit 119,​​ paragrafi 1 i Kushtetutës: "Republika e Kosovës siguron një mjedis të​​ favorshëm ligjor për ekonominë e tregut, lirinë e aktivitetit ekonomik dhe sigurinë e pronës publike e private" me çka Republika e Kosovës nuk e ka siguruar pronën private me këtë akt jo të​​ ligjshëm,​​ duke ja cenuar Imer Tahiraj lirinë​​ e aktivitetit ekonomik dhe duke e dëmtuar ekonomikisht për mosshfrytëzim të​​ pronës dhe duke​​ i​​ shkaktuar shpenzime për pagesë​​ të​​ taksave përmbi 100 shkresa e padi në​​ Gjykata të​​ ndryshme, përfshi​​ edhe pagesat e kohëve të​​ fundit 300 euro në​​ Dhomën e Posaçme të​​ Gjykatës Supreme. Sipas​​ nenit 7 [VIerat]​​ ​​ Kushtetutës është cenuar e drejta në​​ pronë, paragrafi 1 citon: "Rendi kushtetues i Republikës së​​ Kosovës bazohet në​​ parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të​​ njeriut dhe sundimit të​​ ligjit, mosdiskriminimit, të​​ drejtës së​​ pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së​​ pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së​​ tregut"​​ Shkelje tjetër e Kushtetutës është edhe ajo se Imer Binak Tahiraj nga të​​ gjitha këto​​ nivele të​​ gjykatave, asnjëherë nuk i është dhënë mundësia​​ për​​ seancë​​ dëgjimore dhe ballafaqim me palën kundërshtare që​​ të​​ bëhet një gjykim i drejtë​​ e i paanshëm dhe për të​​ vërtetuar atë se gjykata ka vepruar​​ jashtëligjshëm duke mos​​ i​​ përmendur​​ argumentet e ofruara, por ka vendosur​​ atë​​ që​​ i​​ ka thanë AKP-ja, kur dihet shumë​​ qartë​​ se Imer Binak Tahiraj ka bërë​​ padi dhe ankesa në​​ të​​ gjitha nivelet duke shfrytëzuar afatet ligjore para privatizimit”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës gjithashtu pretendon se​​ “Shkelje ka edhe​​ sipas paragrafëve 1,2 dhe 3 të​​ nenit 21 të​​ Kushtetutës. E drejta dhe liria themelore e Imer Binak Tahiraj​​ është​​ cenuar edhe sipas paragrafit​​ 1 - neni 22 i Kushtetutës: "Deklarata Universale për të​​ Drejtat e Njeriut" dhe​​ sipas paragrafit 2 të​​ nenit 22 të​​ Kushtetutës:​​ "Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të​​ Drejtave dhe Lirive Themelore të​​ Njeriut dhe Protokollet e saj" sepse është privuar​​ nga e drejta për shfrytëzim të​​ pronës së​​ vet private e cila ju ka tjetërsua dhe duke​​ i​​ shkaktuar edhe humbje dhe shpenzime lidhur me këtë​​ çështje. Është shkelur edhe​​ neni 53. Bazuar në​​ paragrafin 1-nenit 16 të​​ Kushtetutës së​​ Kosovës ku thuhet se: "Kushtetuta është akti më​​ i lartë​​ juridik i Republikës së​​ Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet të​​ jenë​​ në​​ pajtim me këtë Kushtetutë" kërkoj​​ nga​​ gjyqtarët e Kushtetutës që​​ të​​ vendosin drejtësi lidhur me këtë kërkesë dhe të​​ bëjnë sadopak rehabilitimin e Imer Binak Tahiraj”.

 

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta​​ e Republikës së Kosovës

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të mediave, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

 

 

Neni 46

[Mbrojtja e Pronës]

 

1. E drejta e pronës është e garantuar.

 

2. Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.

 

3. Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj eksproprijimin e pronës nëse ky eksproprijim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave eksproprijohet.​​ 

 

4. Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë eksproprijimin, do të zgjidhen nga gjykata kompetente.​​ 

 

5. Prona intelektuale mbrohet me ligj.​​ 

 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)

 

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

​​ 2. Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.​​ 

 

 

Protokolli nr. 1 neni 1​​ (Mbrojtja e Pronës)

 

1. Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.

 

 

Vlerësimi​​ i​​ pranueshmërisë së​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e ​​ pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata, fillimisht i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në vazhdim, Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohet me Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata së pari i referohet neneve 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

Neni 48

    (Saktësimi i kërkesës)

 

"Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

(Afatet)

 

"Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është​​ dorëzuar vendimi gjyqësor ...".

 

  • Sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës ​​ është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [AC-I-21-0747-A-0001]​​ të 16 marsit 2023, të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së​​ dhe i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që ai pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i ​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në paragrafin (2) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës. Rregulli 34 (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të të cilave Gjykata mund të shqyrtojë​​ kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Rregulli 34 (2) specifikisht përcakton që:

 

Rregulli 34

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

"(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj".

 

 

  • Rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës. (shih rastet e Gjykatës​​ KI04/21,​​ parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri, i 12 majit 2021, paragrafi 26, dhe​​ KI175/20, parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 27 prillit 2021, paragrafi 37).

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”. Këtë ​​ koncept të papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi të pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara”​​ të zhvilluara përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata i ka përvetësuar edhe në praktikën e saj gjyqësore përfshirë por duke mos u kufizuar në rastet​​ KI40/20, parashtrues​​ Sadik Gashi, Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 20 janarit 2021;​​ KI163/18, parashtrues​​ Kujtim Lleshi, Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 24 qershorit 2020;​​ KI21/21, parashtrues,​​ Asllan Meka, Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 28 prillit 2021,​​ KI107/21, parashtrues​​ Ramiz Hoti, Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 21 tetorit 2021).

 

  • Gjykata më tej i referohet kritereve të pranueshmërisë, siç specifikohen më tej në Ligj. Në lidhje me këtë, sipas paragrafit 1 të nenit 47 (Kërkesa individuale), çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik. Sipas paragrafit 2 të të njëjtit nen, individi mund të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [AC-I-21-0747-A0001] të 16 marsit​​ 2023, Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet​​ juridike të përcaktuara me ligj.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se​​ pretendimet e​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ kryesisht ndërlidhen me​​ ​​ vendimet e​​ nxjerra në procedurën gjyqësore​​ të zhvilluara para​​ DHPGJS-së, përkatësisht​​ Aktgjykimin [AC-I-21-0747-A0001] e​​ Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së, të 16 marsit 2023.​​ 

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktgjykimi​​ [C-IV-15-1056] i 25 tetorit 2021 dhe​​ Aktgjykimi​​ [AC-I-21-0747-A0001]​​ i​​ Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, të 16 marsit 2023 janë nxjerrë​​ në shkelje të nenit​​ 7 [Vlerat], 16 [Epërsia e Kushtetutës], 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe​​ Instrumenteve Ndërkombëtare], 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë],​​ 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm]​​ 46 [Mbrojtja e Pronës],​​ 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave], si dhe nenin 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës.

 

Pretendimi​​ për​​ shkelje të​​ nenit 31​​ ​​ lidhje​​ me nenin 46 të Kushtetutës

 

  • Gjykata vëren se në esencë pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës​​ lidhur me shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës​​ ndërlidhen​​ edhe​​ me shkeljen​​ e nenit​​ 46 të Kushtetutës​​ si rezultat i refuzimit të padisë së​​ tij nga DHPGJS për anulimin e vendimit [PEJ029-0221] të AKP-së të 5 majit 2015, përmes të cilit refuzoi​​ kërkesën parashtruesit të kërkesës si të pabazuar lidhur me kompensimin​​ e shumës prej 3.000.00 euro, në emër të​​ shpenzimeve gjyqësore​​ nga​​ NSH "Ereniku”, të cilën parashtruesi pretendonte se​​ i takonte, si dhe mungesën mbajtjes së​​ një seance dëgjimore në DHPGJS.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendonte​​ para AKP-së​​ dhe më​​ pas para DHPGJS-së​​ kompensimin e shpenzimeve gjyqësore në vlerë​​ prej 3.000.00 euro në emër të shpenzimeve gjyqësore​​ duke u thirrur në​​ zbatim të​​ një vendim gjyqësor të​​ formës së​​ prerë që ngarkonte AKP-në për detyrimin​​ financiar ndaj parashtruesit të​​ kërkesës.​​ 

 

  • Gjykata rikujton​​ pretendimin qendror​​ të​​ parashtruesit të kërkesës​​ për shkelje të​​ nenit 46​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së,​​ si rezultat i refuzimit të padisë së​​ tij nga DHPGJS për anulimin e vendimit​​ [PEJ029-0221]​​ të AKP-së të 5 majit 2015,​​ përmes të cilit refuzoi​​ kërkesën parashtruesit të kërkesës si të pabazuar lidhur me kompensimin e shumës prej 3.000.00 euro, në​​ emër të​​ shpenzimeve gjyqësore​​ nga​​ NSH​​ "Ereniku-Prodhimtaria Primare”, duke u thirrur në zbatim të​​ një vendimi të formës së​​ prerë në favor të tij. ​​ 

 

  • Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës që ankohet për një ndërhyrje​​ në një nga të drejtat e tij​​ pronësore duhet të tregojë fillimisht se një e drejtë e tillë ekzistonte (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Pištorová kundër Republikës Çeke, nr. 73578/01,​​ Aktgjykim i 24 tetorit 2004, paragrafi 38).

 

  • Gjykata vëren se​​ në esencë​​ parashtruesi i kërkesës kërkon realizimin e kërkesës së tij për kompensimin e shpenzimeve gjyqësore​​ nga AKP,​​ si rezultat i të gjitha përpjekjeve të tij për të ndaluar procesin​​ e privatizimit​​ në dëm të tij.

 

  • Përkitazi me këto pretendime, Gjykata thekson se të njëjtat janë trajtuar nga DHPGJS.​​ Në këtë kontekst, dhe specifikisht lidhur me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për kompensimin e shpenzimeve gjyqësore, shkalla e parë​​ e DHPGJS-së​​ përmes Aktgjykimit ​​ [C-IV-15-1056]​​ të 25 tetorit 2021 kishte theksuar si në vijim:​​ 

 

Nga provat e shqyrtuara në​​ këtë​​ çështje juridike kontestimore gjykata ka gjetur se parashtruesi i​​ kërkesës​​ nuk ka prezantuar prova që​​ e mbështesin kërkesën e tij.​​ Nuk​​ ka prezantuar aktgjykimin me të​​ cilën NSH-ja​​ është​​ ngarkuar me detyrimin​​ për​​ kompensimin e shpenzimeve të​​ procedurës​​ gjyqësore​​ të​​ pretenduar me​​ rkesë.​​ 

 

Gjykata duke iu referuar dispozitës së​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës, nga parimi i barrës së​​ provës, ka ardhur në​​ përfundim se parashtruesi i kërkesës me provat e prezantuara nuk ka mundur që​​ t’i argumentoje pretendimet e dhëna në​​ kërkesë, rrjedhimisht edhe kërkesa e tij është refuzuar si e pabazuar”.

 

  • Gjithashtu, Gjykata rikujton se Kolegji i Apelit i DHPGJS-së​​ përmes Aktgjykimit [AC-I-21-0747-A-0001]​​ të 16 marsit 2023, në kontekst të këtij pretendimi specifik të parashtruesit të kërkesës, kishte theksuar si në vijim:

 

Kolegji i Apelit pajtohet në​​ tërësi me gjetjet dhe konstatimet e AL të AKP-së dhe me ato të​​ shkallës së​​ parë​​ sa​​ i​​ përket​​ faktit​​ se​​ paditësi​​ nuk ka ofruar​​ asnjë provë​​ në​​ mbështetje të​​ kërkesës​​ së​​ parashtruar. Në​​ bazë​​ të​​ nenit 42.2 të Ligjit të DHPGJSK-së barra e të​​ provuarit bie mbi palën që​​ pretendon​​ një​​ fakt apo​​ një​​ ngjarje.​​ Paditësi​​ nuk ka ofruar dëshmi​​ ​​ mjaftueshme në​​ mbështetje të​​ pretendimeve të​​ tij.​​ Këtë​​ nuk e ka​​ bërë​​ as pas​​ parashtrimit të​​ ankesës​​ ndaj aktgjykimit të ankimuar të shkallës së​​ parë të​​ DHPGJSK-së​​ para Kolegjit të Apelit të ofrojë​​ dëshmi mbështetëse, duke arsyetuar eventualisht se pse nuk ka mundur që ti dorëzojë​​ ato prova edhe më​​ herët. Megjithatë, ai nuk ka bashkangjitur asnjë provë andaj ankesa refuzohet si e pabazuar dhe rrjedhimisht vërtetohet aktgjykimi i kundërshtuar si i drejtë dhe i bazuar në ligj. Në ankesën e tij para Kolegjit të Apelit ankuesi fokusin e përqendron tek disa prona për të cilat ai pretendon se i është bërë​​ një e padrejtë, se sa që​​ merret me objektin e gjykimit në​​ këtë rast specifik që është në shqyrtim”.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata konsideron se DHPGJS, në rrethanat e rastit konkret, kishin trajtuar dhe arsyetuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës. Të njëjtat, kishin trajtuar pretendimet thelbësore të parashtruesit të kërkesës, dhe kishin sqaruar se parashtruesi i kërkesës kishte dështuar që të mbështeste pretendimet​​ e tij me prova të mjaftueshme para DHPGJS-së; (ii)​​ Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës nuk ka prezantuar prova të nevojshme për të mbështetur kërkesën e tij për kompensim të shpenzimeve gjyqësore, duke mos paraqitur as aktgjykimin që ngarkonte NSH-në​​ “Ereniku”​​ me detyrimin për këto shpenzime.

 

  • Në këtë drejtim,​​ Gjykata vëren se​​ DHPGJS duke u thirrur në​​ parimin/standardin​​ e barrës së provës,​​ ka arritur në përfundim​​ se parashtruesi i kërkesës nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e tij, dhe​​ rrjedhimisht​​ kërkesa e tij është refuzuar si e pabazuar.​​ Gjithashtu, edhe​​ Kolegji i Apelit​​ duke trajtuar pretendimin e parashtruesit të kërkesës ishte​​ pajtuar me këto gjetje, duke vënë në dukje se parashtruesi​​ nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme për pretendimet e tij, duke çuar në refuzimin e ankesës së tij dhe vërtetimin e aktgjykimit të​​ refuzuar si të drejtë dhe të bazuar në ligj.​​ 

 

  • Në lidhje me​​ këtë, Gjykata duke iu referuar përmbajtjes se vendimeve të​​ DHPGJS-së, dëshiron të vë në pah faktin se​​ AKP-ja duke trajtuar kërkesën​​ e parashtruesit të​​ kërkesës​​ kishte kërkuar​​ informacione dhe dokumente shtesë duke përfshirë edhe vendimin e​​ pretenduar të​​ formës së​​ prerë​​ që NSH “Ereniku” detyrohej​​ të paguaj kompensimin për shpenzimet gjyqësore të parashtruesit të kërkesës.​​ Megjithatë parashtruesi i kërkesës nuk ishte përgjigjur pozitivisht në mbështetje të​​ kërkesës​​ ​​ tij në kontekst të dorëzimit të dëshmimeve lidhur me kërkesën​​ e tij.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata vëren se refuzimin i ankesë/kërkesës​​ ​​ tij mund të ketë afektuar në tërësi rezultatin e procedurës gjyqësore lidhur me kërkesën e tij kundër vendimit​​ të AKP-së. Megjithatë, Gjykata thekson se nuk mund të trajtojë​​ rrethanat jashtëgjyqësore të parashtruesit të​​ kërkesës. Gjykata vëren se​​ dështimi i parashtruesit që t’i mbështes pretendimet e tij para DHPGJS-së​​ ka prodhuar efekte juridike në procedurën gjyqësore të zhvilluar në DHPGJS dhe ky fakt ka kontribuar​​ në mënyrë vendimtare lidhur me rezultatin e rastit të parashtruesit.​​ 

 

  • Për sa më sipër, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar se vendimi i kontestuar që rezultojë në refuzimin e kërkesës së tij është marrë në mënyrë arbitrare.

 

  • Gjithashtu, Gjykata do të trajtojë​​ edhe pretendimin specifik të parashtruesit të kërkesës lidhur me atë se​​ DHPGJS ka nxjerrë vendime në rastin e tij, pa një seancë dëgjimore në shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së. ​​ 

 

  • Në këtë aspekt,​​ Gjykata thekson​​ se në parim, palët ndërgjyqëse kanë të drejtë për një seancë dëgjimore publike, por një detyrim i tillë nuk është absolut. Për aq sa është relevante për rrethanat e tanishme, praktika gjyqësore e GJEDNJ-së ka zhvilluar parimet kryesore që kanë të bëjnë​​ me (i) të drejtën për një seancë dëgjimore në gjykatat e shkallës së parë; (ii) të drejtën për një seancë dëgjimore në gjykatat e shkallës së dytë dhe të tretë; (iii) parimet në bazë të të cilave duhet të përcaktohet nëse një seancë dëgjimore​​ është e domosdoshme;​​ dhe (iv)​​ nëse mungesa e dëgjimit në shkallën e parë mund të korrigjohet përmes një seance dëgjimore në një shkallë më të lartë dhe kriteret përkatëse për të bërë këtë vlerësim. Sidoqoftë, në të gjitha rrethanat, mungesa e një seance​​ dëgjimore duhet të jetë e arsyetuar nga gjykata përkatëse.​​ (shih, rastet e Gjykatës në rastin e ish-ndërmarrjes “Agimi”,​​ KI145/19, KI145/19, KI146/19, KI147/19, KI149/19, KI150/19, KI151/19, KI152/19, KI153/19, KI154/19, KI155/19, KI156/19, KI157/19 dhe KI159/19,​​ parashtrues​​ Et-hem Bokshi​​ dhe të tjerët, të cituar më lart, paragrafi 48; si dhe rastin​​ KI160/20, parashtrues​​ Komuna e Gjilanit,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 3 qershorit 2022, paragrafi 70).​​ 

 

  • Gjykata vëren se​​ GJEDNJ në rastin​​ Saccoccia kundër Austrisë (Aktgjykim i 18 dhjetorit 2008), GJEDNJ nuk konstatoi shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së për shkak të mungesës së një seance dëgjimore, pasi konstatoi se çështjet për të cilat ankohej parashtruesi përkatës nuk ngërthenin çështje fakti, por vetëm çështje të limituar të natyrës ligjore (Saccoccia kundër Austrisë,​​ cituar më lart, paragrafi 78), ndërsa në rastin​​ Allan Jacobsson kundër Suedisë​​ (nr. 2) (Aktgjykim i 19 shkurtit 1998), gjithashtu GJEDNJ nuk konstatoi shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së për shkak të mungesës së një seance dëgjimore, pasi konstatoi se çështjet për të cilat ankohej parashtruesi përkatës nuk ngërthenin as çështje ligji e as fakti (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Allan Jacobsson kundër Suedisë​​ (nr. 2), cituar më lart, paragrafi 49).​​ 

 

  • Përfundimisht, një seancë dëgjimore mund të mos kërkohet kur nuk ka çështje të besueshmërisë ose fakteve të kontestuara që kërkojnë një seancë dëgjimore dhe gjykatat mund të vendosin çështjen në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme në bazë të parashtresave të palëve dhe materialeve të tjera të shkruara (shih, rastet e GJEDNJ-së:​​ Döry kundër Suedisë, Aktgjykim i 12 nëntorit 2002, paragrafi 37;​​ Saccoccia kundër Austrisë,​​ Aktgjykim i 18 dhjetorit 2008, paragrafi 73).

 

  • Në​​ vijim, Gjykata vëren​​ se parashtruesi i kërkesës​​ përmes ankesës​​ së​​ tij drejtuar në​​ DHPGJS nuk kishte kërkuar shprehimisht mbajtjen e një​​ seance​​ gojore.​​ Gjithashtu, Gjykata vëren se shkalla e parë​​ e DHPGJS-së​​ kishte theksuar se “Në bazë të nenit 76,​​ paragrafi 3 të Ligjit Nr.06/L-086 të DHPGJS-së​​ në lidhje me nenin 399 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore, Gjykata përcakton se faktet relevante të​​ rastit janë të pakontestueshme dhe nxjerrë​​ këtë aktgjykim pa caktuar seancë​​ dëgjimore”.​​ ​​ 

 

  • Në​​ vijim, Gjykata gjithashtu rikujton se Kolegji i Apelit i DHPGJS-së, mosmbajtjen e seancës dëgjimore e kishte arsyetuar si në vijim: "Në bazë të nenit​​ 10.9 të​​ Ligjit nr. O4/L-033​​ mbi Dhomën e Posaçme të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës për çështje që​​ lidhen me Agjencinë Kosovare të​​ Privatizimit (LDHP),​​ dhe nenit 60.2 dhe nenit 64.1​​ të​​ shtojcës,​​ Kolegji i Apelit​​ vendosi të​​ mos mbajëe pjesën gojore të​​ procedurës".

 

  • Në​​ mënyrë​​ të​​ ngjashme, GJEDNJ vepron edhe në​​ ato raste​​ në të cilat​​ çështjet​​ para​​ Gjykatës​​ përkatëse​​ janë​​ ekskluzivisht ligjore, dhe nuk​​ përfshijnë​​ vlerësimin ​​ e fakteve kontestuese (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Saccoccia​​ kundër​​ Austrisë,​​ të ​​​​ cituar më​​ lart, paragrafi 78).

 

  • Përfundimisht, një seancë dëgjimore mund të mos kërkohet kur nuk ka çështje të besueshmërisë ose fakteve të kontestuara që kërkojnë një seancë dëgjimore dhe gjykatat mund të vendosin çështjen në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme në bazë të parashtresave të palëve dhe materialeve të tjera të shkruara (shih, rastet e GJEDNJ-së:​​ Döry kundër Suedisë,​​ Aktgjykim i 12 nëntorit 2002, paragrafi 37;​​ Saccoccia kundër Austrisë,​​ Aktgjykim i 18 dhjetorit 2008, paragrafi 73).

 

  • Pra, Gjykata i kushton rëndësi​​ faktit që​​ parashtruesi i​​ kërkesës kishte​​ qenë​​ në​​ gjendje të​​ kërkonte një seance dëgjimore, të​​ cilën nuk e kishte bërë; se​​ të dy nivelet e DHPGJS-së​​ kishin dhënë arsye për mos mbajtjen e seancës dëgjimore; dhe që​​ parashtruesi i kërkesës i ishte dhënë​​ mundësi të bollshme për të​​ paraqitur çështjen e​​ tij​​ ​​ me shkrim dhe për të​​ komentuar mbi parashtresat e palës tjetër, si dhe çështjet e përfshira​​ në dosje​​ të rastit ishin të​​ natyrës​​ ekskluzivisht ligjore apo të​​ natyrës​​ së​​ lartë​​ teknike.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata thekson se duke u bazuar në praktikën e GJEDNJ-së, gjykatat e rregullta duhen të kenë parasysh kërkesat/nevojën për efikasitet dhe parimin ekonomik. Mbajtja sistematike e seancave mund të jetë pengesë për kujdesin e veçantë që kërkohet gjatë administrimit të rastit (shih,​​ mutatis mutandis​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Affaire Schuler-Zgraggen kundër Zvicrës, kërkesa nr. 14518/89, Aktgjykim i 24 qershorit 1993).​​ 

 

  • Gjykata thekson se është obligim i parashtruesit të​​ kërkesës që të dëshmojë pretendimet e​​ tij​​ kushtetuese dhe të paraqesë dëshmi​​ prima facie​​ që tregon shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNJ (shih rastet e Gjykatës​​ KI19/14 i KI21/14,​​ parashtruesit e kërkesës:​​ Tafil Qorri​​ dhe​​ Mehdi Syla, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 16 shtatorit 2014).

 

  • Gjykata​​ konkludon​​ se pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës për shkelje të nenit 31 në ndërlidhje me nenin 46​​ të Kushtetutës duhet të deklarohen të papranueshme si qartazi të pabazuara sepse këto pretendime kualifikohen si pretendime që hyjnë në kategorinë (ii) pretendimet që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes, dhe​​ të njëjtat janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.

 

  • Për sa​​ i​​ përket​​ pretendimeve​​ për shkelje të​​ nenit​​ 7 [Vlerat], 16 [Epërsia e Kushtetutës], 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 29 [E​​ Drejta e Lirisë dhe Sigurisë],​​ 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave], si dhe nenin 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës,​​ Gjykata vlerëson se këto pretendime nuk do t’i nënshtrohen vlerësimit kushtetues për shkak se nuk ngrenë ndonjë çështje të re që nuk është trajtuar më parë në kuadër të neneve 31​​ dhe 46 të Kushtetutës dhe nenit 6 të​​ KEDNJ-së. (Shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastet e Gjykatës nr.​​ KI65/15,​​ parashtrues​​ Tatjana Davila, Ljubiša Marić, Zorica Kršenković, Zlatoj Jevtić,​​ Aktgjykim i 14 shtatorit 2016; dhe nr.​​ KI193/18, parashtrues​​ Agron Vula, Aktgjykim i 22 prillit 2020).

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 34 (2) të Rregullores së punës, më​​ 25 qershor​​ 2024, njëzëri  ​​​​ 

 

 

VENDOS

 

 

I.TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

II.T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

III.TË PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare në pajtim me

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ nenin 20.4 të Ligjit;

 

IV.  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së​​ Kosovës,​​ në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Enver Peci  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka - Nimani

 

1

 

Parashtruesit:

Imer Tahiraj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale