Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev.nr. 489/2022, të 19 dhjetorit 2022

Nr. të lëndës KI116/23

Parashtruesit: Shaqir Vula

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 12​​ shkurt 2024

Nr. Ref.:​​ RK 2331/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI116/23

 

Parashtrues

 

Shaqir Vula

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë

​​ Aktgjykimit​​ Rev.nr.489/2022​​ të​​ 19​​ dhjetorit​​ 2022​​ të Gjykatës​​ Supreme​​ të Republikës së Kosovës

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar.

​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Shaqir Vula​​ nga​​ Komuna e​​ Gjakovës,​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston​​ Aktgjykimin [Rev.nr.​​ 489/2022]​​ e​​ 19​​ dhjetorit​​ 2022,​​ të Gjykatës​​ Supreme​​ të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata​​ Supreme), në lidhje me Aktgjykimin​​ [Ac.nr. 1992/22] të​​ 15 shtatorit 2022, të Gjykatës së Apelit të Kosovës (në tekstin në vijim: Gjykata e Apelit] dhe ​​ Aktgjykimin​​ [C.nr.198/21] e​​ 14​​ janarit 2022, të Gjykatës Themelore në​​ Gjakovë (në tekstin e mëtejmë Gjykata Themelore).

 

  • Parashtruesi i kërkesës Vendimin e kontestuar e kishte​​ pranuar më​​ 8 shkurt 2023.

 

Objekti i çështjes

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar​​ të Gjykatës së Apelit,​​ përmes​​ së cilit​​ pretendohet se parashtruesit​​ ​​ kërkesës i janë​​ shkelur të drejtat​​ dhe liritë e​​ tij​​ themelore të​​ garantuara me​​ nenet​​ 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]​​ dhe 54​​ [Mbrojtja​​ Gjyqësore e të Drejtave]​​ të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ në lidhje me nenin 6​​ (E Drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin në vijim: KEDNJ).

​​ ​​ 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët​​ 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47​​ (Kërkesa​​ individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës​​ së​​ Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ Nr. 01/2023​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 31​​ maj​​ 2023,​​ parashtruesi i kërkesës​​ e​​ dorëzoi​​ përmes postës​​ kërkesën në​​ Gjykatën​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 8​​ qershor​​ 2023, Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes​​ Vendimit​​ [nr.GJR.KI116/23],​​ caktoi gjyqtarin​​ Radomir Laban​​ gjyqtar raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Remzije Istrefi Peci​​ (kryesuese),​​ Nexhmi Rexhepi​​ dhe​​ Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 23​​ qershor​​ 2023, Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës, si dhe​​ kërkoi që të (i) plotësohet formulari i kërkesës; dhe (ii) të dorëzohet Aktvendimi [C.nr. 198/2021] i 14 janarit 2022 të Gjykatës Themelore.

 

  • Në të​​ njëjtën​​ datë, Gjykata njoftoi Gjykatën Supreme për regjistrimin e kërkesës duke​​ i dorëzuar një kopje të kërkesës.

 

  • Më 11 korrik 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë dokumentet e kërkuara.

 

  • Më 25​​ gusht​​ 2023,​​ Gjykata e njoftoi Gjykatën Themelore për regjistrimin e kërkesës si dhe kërkoi nga ajo që ta bashkëlidhte fletëkthesën që dëshmonte datën e pranimit të vendimit të kontestuar nga ana e parashtruesit të kërkesës.

 

  • ​​ 15​​ shtator​​ 2023, Gjykata Themelore dorëzoi në Gjykatë fletëkthesën, që dëshmon se parashtruesi​​ i​​ kërkesës e kishte​​ pranuar Aktgjykimin e kontestuar më​​ 8 shkurt​​ 2023.

 

  • Më​​ 17 janar​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin​​ e gjyqtarit​​ raportues dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës kishte punuar në Komunën e Gjakovës si avokat i Komunës​​ dhe i njëjti​​ më 17 gusht 2009,​​ kishte parashtruar padi kundër të paditurve​​ (i)​​ P.L.​​ Kryetar i Komunës​​ dhe​​ (ii)​​ Komunës së Gjakovës, përmes së cilës ka theksuar​​ në kuadër të emisionit​​ "Jeta në Kosovë - Debatet Komunale", në debatin komunal të organizuar në Gjakovë me Kryetarin e Komunës së Gjakovës P.L., ndër pyetjet e tjera kryetari​​ ishte​​ pyetur​​ "përse nuk ju është vazhduar kontrata e punës avokatit të Komunës Shaqir Vula",​​ ndërsa​​ Kryetari P.L.​​ ishte​​ përgjigjur se​​ "Shaqir Vula si avokat Publik komunal i ka humbur të gjithë rastet nëpër gjykata​​ dhe se ai ka​​ dështuar në punën e tij si avokat publik Komunal në mbrojtjen e interesave të Komunës​​ dhe se puna e tij është vlerësuar negativisht edhe në sesionet e mëparshme të kuvendit, prandaj për vendin e tij është shpallur konkurs.​​ Këtë deklarim parashtruesi i kërkesës e​​ paraqiti si​​ shpifje​​ e​​ cila​​ nuk i​​ përket realitetit, me ç’​​ rast i është​​ shkaktuar​​ dëm​​ i​​ madh material dhe moral.​​ Sipas parashtruesit të kërkesës edhe​​ Komuna e Gjakovës​​ ishte​​ përgjegjëse në​​ këtë çështje sepse​​ akti i shpifjes ndaj​​ tij​​ ishte​​ kryer nga personi i emëruar nga ana e Kuvendit, për çka Komuna si palë e paditur, është përgjegjëse në kuptimin objektiv, konform nenit 172​​ të​​ LMD-së për shpifjen dhe​​ dëmin e shkaktuar nga ana e Kryetarit të Komunës.​​ 

 

  • Më 23 mars 2016, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.nr. 592/2009]​​ refuzoi​​ si tërësisht të pabazuar​​ kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës, me të cilën kishte kërkuar që të:​​ "Detyrohet P.L., që të ndalë shpifjen, duke u zotuar se në të ardhmen shpifje të tilla nuk do të përsëriten, të bëjë tërheqjen e informacionit shpifës ndaj personalitetit të tij dhe të detyrohen të paditurit P.L. dhe Komuna e Gjakovës që solidarisht ti kompensojnë paditësit dëmin moral dhe material të shkaktuar nga shpifja në shumën e përgjithshme prej 1,000,000,00 euro me kamat ligjore nga data e parashtrimit të padisë e deri në pagesën definitive si dhe të kompensojnë shpenzimet procedurale, të gjitha këtë në afat prej 15 ditësh, pas marrjes së këtij aktgjykimi e nën kërcënimin e përmbarimit me dhunë".

 

  • Në një datë të pacaktuar, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë kundër Aktgjykimit të lartcekur të Gjykatës Themelore:​​ (i) për​​ shkak të​​ shkeljeve esenciale​​ ​​ dispozitave të procedurës kontestimore; (ii)për shkak të​​ konstatimit të​​ gabuar apo jo të plotë të​​ gjendjes faktike; dhe (iii) për shkak të zbatimit të gabuar të​​ së drejtës materiale, duke propozuar​​ ​​ Gjykata e Apelit,​​ ​​ prishë​​ Aktgjykimin e atakuar në​​ tërësi​​ dhe lëndën ta kthej në​​ Gjykatën e shkallës së​​ parë, në​​ rigjykim dhe rivendosje.​​ 

 

  • Më 10 shkurt 2021, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.nr. 2724/16]​​ aprovoi si të bazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës, duke prishur Aktgjykimin e Gjykatës Themelore [C.nr.592/2009] të 23 marsit 2016, dhe lënda i kthehet të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe vendosje.​​ ​​ arsyetimin e aktgjykimit të​​ saj, Gjykata e Apelit kishte arsyetuar​​ si në​​ vijim:​​ “Aktgjykimi i atakuar është i përfshirë në shkelje të sipër theksuara, sepse gjykata e shkallës së parë në këtë rast para se të vendos në mënyrë meritore lidhur me kërkesëpadinë e paditësit është dashur që të vlerësoj lejueshmërinë e padisë, gjë të cilën nuk e ka bërë në këtë rast.”

 

  • Më 14 janar 2022, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [C.nr.198/21]​​ hodhi poshtë padinë e parashtruesit të kërkesës, kundër të paditurve (i)​​ P.L.​​ dhe (ii) Komuna e Gjakovës, për kompensimin e dëmit për shkak të shpifjes dhe fyerjes, si e parashtruar pas afatit ligjor. Në arsyetimin e Aktvendimit të saj Gjykata Themelore kishte theksuar si në vijim:

“Gjykata duke i respektuar udhëzimet c Gjykatës së Apelit të Kosovës në Prishtinë të dhëna në aktvendimin Ac.nr. 2724/16 të datës 10.02.2021, lidhur me vlerësimin e afatshmërisë së parashtrimit të padisë. Andaj gjykata pas shqyrtimit paraprak dhe vlerësimit të padisë ka konstatuar se paditësi me padi pretendon që dëmi nga i padituri për shkak të shpifjes dhe fyerjes​​ i është shkaktuar me datë 15.01.2009, andaj, pas analizimit të të gjitha fakteve të parashtruara në padi si dhe provave të bashkangjitura me padi, gjykata ka ardh në përfundim se padia e paditësit Shaqir Villa, nga Gjakova, është ushtruar pas afatit ligjorë të paraparë me Ligjin Civil kundër shpifjes dhe fyerjes, kapitulli VII neni 17 par. 1 të ligjit, e të cilin afat paditësja e ka lëshuar.

Me nenin 17 par.1 të Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes, Ligi n. 02/L-65 është paraparë që "afati për paraqitjen e një kërkese për kompensim në bazë të​​ këtij ligji është tre (3) muaj, nga dita kur personi që pretendon të​​ jetë i dëmtuar është vënë në​​ dijeni ose duhet​​ ​​ jetë​​ vënë në dijeni​​ për shprehjen e​​ faktit të pa vërtetë dhe identitetin e autorit,​​ dhe në asnjë raste nuk duhet të​​ kaloj një (1) vit, nga dita kur shprehja është​​ bërë publike", në rastin konkret nga shkresat e lëndës rezulton se paditësi padinë për​​ kompensimin e dëmit për shkak të shpifjes dhe fyerjes e ka ushtruar me datë 17.08.2009, me pretendimet se shpifja dhe fyerja është kryer me​​ date 15.01.2009. Në rastin konkret nga koha kur është pretenduar shpifja dhe fyerja, me datë 15.01.2009 gjë që paditësi nuk e ka vërë në dyshim dhe se shpifja është bërë në këtë datë, e deri te parashtrimi i padisë me datë 17.08.2009, kanë kaluar më tepër se shtatë (7)​​ muaj, nga dita kur​​ paditësi pretendon që​​ i​​ është​​ shkaktuar dëmi dhe​​ dita kur​​ ka​​ hyrë​​ ​​ dijeni për personin që​​ ka​​ bërë​​ shpifje.​​ Ashtu që​​ ka kaluar​​ afati​​ subjektiv prej tre (3)​​ muajve për të​​ parashtruar kërkesë​​ për​​ kompensim.“

 

  • Kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore, parashtruesi i kërkesës dorëzoi ankesë për shkak​​ të shkeljes së dipozitave të procedurës dhe për shkak të zbatimit të​​ gabuar të së drejtës materiale, ndërsa ka propozuar që​​ aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë të prishet dhe lënda ti kthehet në riprocedurë dhe rivendosje dhe të urdhëroj që në riprocedurë të delegohet kompetenca vendore nga Gjykata Themelore në Gjakovë në ndonjë Gjykatë tjetër Themelore.

 

  • ​​ 15 shtator 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit​​ [Ac.nr. 1992/2022] refuzoi​​ si të pabazuar​​ ankesën​​ e parashtruesit të kërkesës, ndërsa vërtetoi​​ Aktvendimin​​ e​​ Gjykatës​​ Themelore në Gjakovë [C.nr. 198/21] të 14 janarit 2022.​​ Në arsyetimin e Aktvendimit të saj, Gjykata e Apelit arsyetoi si në vijim:

“Nga shkresat e lëndës rezulton se paditësi Shaqir Vula me datë​​ 17.08.2009 në gjykatën e shkallës së parë ka parashtruar​​ padi për kompensim dëmi për shkak të shpifjes kundër të paditurve Pal Lekaj dhe komuna e Gjakovës.

Gjykata e shkallës së parë me aktvendimin C.nr.​​ 198/21 të datës 14.01.2022 ka hedhë padinë e paditësit si të pasafatshme, ndërsa në arsyetim ka cekur se me nenin 17 par. 1 të Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes, Ligj n.02/L-65 është paraparë që afati për paraqitjen e një kërkese për kompensim në bazë të këtij ligji është tre muaj nga dita kur personi që pretendon të jetë i​​ dëmtuar është vënë në dijeni ose duhet të jetë vënë në dijeni​​ për shprehjen e faktit të pavërtetë dhe identitetin e autorit, dhe në asnjë rast nuk duhet të kaloj një vit kur shprehja është bërë publike.

Në këtë rast paditësi ka ushtruar padi pas kalimit të më shumë se 7 muaj nga marrja në dijeni për​​ shpifjen e pretenduar, prandaj në kuptim të dispozitave të nenit 391 pika f të LPK-së vendosi si në dispozitiv të aktvendimit.

[...]

Nga koha kur është pretenduar shpifja dhe fyerja me datë 15.01.2009 gjë që paditësi nuk e ka vënë në dyshim se shpifja është bërë në këtë datë e deri te parashtrimi i padisë kanë kaluar më shumë se 7 muaj nga dita kur paditësi pretendon që i është shkaktuar dëmi dhe dita kur ka hy në dijeni për personin që ka bërë shpifje, ashtu që ka kaluar afati subjektiv prej 3 muajve për të parashtruar padi për kompensim.”

 

  • Kundër aktvendimit të​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit, parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti kërkesë për​​ revizion, për shkak të​​ (i)​​ shkeljes thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe​​ (ii)​​ zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozimin që të ndryshohet Aktvendimi i shkallës së parë dhe të dytë duke aprovuar kërkesëpadinë e parashtruesit apo që prish aktvendimin e shkallës së dytë dhe të shkallës së parë dhe çështjen ta kthejë në rishqyrtim dhe rivendosje Gjykatës Themelore​​ si​​ gjykatë​​ e shkallës së​​ parë.

 

  • Më 19 dhjetor 2022, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev. nr.489/2022]​​ refuzoi si të pathemeltë revizionin e parashtruesit të kërkesës, paraqitur​​ kundër Aktvendimit të Gjykatës së Apelit​​ [Ac.nr. 1992/2022]​​ të 15​​ shtatorit​​ 2022.​​ Në Aktvendimin e saj, Gjykata Supreme arsyetoi si në vijim: ​​ ​​​​ “Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, gjykatat e instancës më të ulët drejt i kanë zbatuar dispozitën e nenit 17.1 të Ligjit Civil Kundër​​ Shpifjes dhe Fyerjes, me të cilën shprehimisht parashihet se "Afati për paraqitjen e​​ një kërkese për kompensim në bazë të këtij ligji është tre (3) muaj, nga dita kur​​ personi që pretendohet të jetë i dëmtuar është vënë në dijeni ose duhet të jetë vënë në​​ dijeni për shprehjen e faktit të pavërtetë dhe identitetin e autorit dhe në asnjë rast nuk duhet të kalojë një (1) vit, nga dita kur shprehja është bërë publike.

Ndaj, në rastin konkret civil, veç tjerash, bëhet fjalë për afat prekluziv dhe pas skadimit të këtij afati të përcaktuar me dispozitën e sipër cekur, (afati subjektiv dhe objektiv), pala e humb të drejtën e mbrojtjes gjyqësore. Dhe kur jemi këtu, duhet theksuar se, sikundër del edhe nga interpretimi i kësaj dispozite ligjore, dhe në prani të faktit se paditësi, për realizimin e mbrojtjes gjyqësore dhe të drejtës së vet, për kompensim dëmi për shkak të shpifjes së pretenduar, padinë në gjykatë e ka paraqitur më dt. 17.08.2009, (kurse, sikundër u sipër theksua, ka pohuar edhe në parashtresën e vet, me shenjën C.nr.592/2009, nga data 5.01.2022, se data e shpifjes së ​​ pretenduar është data 15.01.2009), pra pas kalimit të afatit të cituar nga dispozita e sipër përmendur ligjore, gjë që, u mor vesh, nga kjo, rezulton se paditësi, në rastin konkret, nuk ka vepruar në përputhje me dispozitën e sipër cituar ligjore dhe kjo ka bërë që gjykata e instancës më të ulët, në mbështetje të dispozitave ligjore nga neni 17.1 të Ligjit të sipër cituar, dhe nenit 391 pika f) të LPK-së, të vendos si në dispozitiv të aktvendimit të saj.”

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon se​​ vendimi i kontestuar, është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij kushtetuese,​​ konkretisht​​ nenet​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të​​ Kushtetutës,​​ në lidhje me nenin 6​​ (E Drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

 

  • Në thelb, parashtruesi i kërkesës pretendon se vendimi i kontestuar nuk i përmbush premisat e​​ vendimit të arsyetuar gjyqësor, duke theksuar që Aktvendimi i Gjykatës​​ Supreme të Kosovës ka vërtetuar Aktvendimet e Gjykatës së shkallës së parë dhe të apelit dhe praktikisht arsyet e dhëna nga parashtruesi fare nuk janë​​ “komentuar, skjaruar dhe lidhur me to nuk ka dhënë arsye konkrete.”​​ Pra, parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykatat e rregullta​​ nuk ka​​ bërë vlerësimin e pretendimit ankimor​​ se padinë e ka paraqitur në afatin ligjor.​​ Sipas parashtruesit,​​ neni 31 i Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 6.1 të​​ KEDNj-së,​​ garantojnë​​ jo vetëm te drejtën për te filluar procedura, por edhe të​​ drejtën për te marre një zgjidhje te "kontestit" përkatës nga një gjykate (shih rastet e GjEDNj-së, si dhe shkelja e të drejtës në​​ gjykim në afat të arsyeshëm.

 

  • Në kontekst të pretendimit të tij për të drejtën për vendim të arsyetuar gjyqësor,​​ parashtruesi i kërkesës përmend një mori rastesh nga praktika gjyqësore e Gjykatës dhe GJEDNJ-së, me ç’ rast parashtruesi pretendon se vendimi i kontestuar duke mos zbatuar këto standarde është arbitrar duke shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 të Kushtetutës.​​ 

 

  • Në vijim, parashtruesi i kërkesës konsideron se hedhja​​ e padisë edhe po të ishte e pasafatshme megjithatë paraqet shkelje të​​ së drejtës për qasje në Gjykatë​​ si një nga parimet e garantuara në​​ paragrafin 1 te nenit 31 te Kushtetutës, ne lidhje me paragrafin 1 te nenit 6 te KEDNJ-së.​​ Gjithashtu, në kontekst të pretendimit të tij për të drejtën për qasje në drejtësi, parashtruesi i kërkesës përmend një mori rastesh nga praktika gjyqësore e Gjykatës dhe GJEDNJ-së, me ç’ rast parashtruesi pretendon se ​​ atij i ishte kufizuar mundësia​​ për të​​ kontestuar një​​ pretendim të​​ tillë​​ para një​​ gjykate.

 

  • Përfundimisht, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që përmes Aktgjykimit: (I)​​ Të deklarojë​​ ankesën kushtetuese të pranueshme;​​ (II)​​ Të konstatojë​​ se ka pasur shkelje të​​ nenit 31 [E Drejta​​ për​​ Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 [E drejta për një proces të​​ rregullt] të​​ KEDNJ-së; (III)​​ Të shpallë​​ të​​ pavlefshëm Aktvendimin e Gjykatës Supreme​​ [Rev. 489/2022]​​ të​​ 19​​ dhjetorit​​ 2022;​​ si dhe​​ Aktvendimin Gjykatës së Apelit të​​ Kosovës​​ [Ac.nr. 1992/2022]​​ ​​ 15​​ shtatorit​​ 2022; dhe Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë​​ [C.nr. 198/21]​​ të​​ 14​​ janarit​​ 2022;​​ Të​​ kthejë​​ çështjen në​​ rivendosje në​​ Gjykatën Themelore në​​ Gjakovë në​​ pajtim me rekomandimet dhe konstatimet e Gjykatës në​​ këtë Aktvendim;​​ Të​​ urdhërojë​​ Gjykatën Themelore në​​ Gjakovë, që​​ të​​ njoftoje Gjykatën, për masat e ndërmarra për te zbatuar aktvendimin e Gjykatës.

 

Dispozitat​​ relevante​​ kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS KOSOVËS

 

Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ 

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.​​ 

 

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin​​ publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.​​ 

 

[...]

 

Neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe

administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Neni 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

 

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të​​ drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse​​ konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

 

LIGJI CIVIL NR. 02/L-65​​ KUNDËR SHPIFJES DHE FYERJES

 

Kapitulli VII​​ 

Afatet, Mbrojtja​​ e​​ Burimeve​​ dhe Gjykata Kompetente​​ 

 

Neni 17 Afatet​​ 

 

17.1. Afati për paraqitjen e një kërkese për kompensim në bazë të këtij Ligji është tre (3) muaj, nga dita kur personi që pretendohet të jetë i dëmtuar është vënë në dijeni ose duhet të jetë vënë në dijeni për shprehjen e faktit të pavërtetë dhe identitetin e autorit, dhe në asnjë rast nuk duhet të kalojë një (1) vit, nga dita kur shprehja është bërë publike.​​ 

 

17.2. Nëse personi që pretendon se është dëmtuar vdes pas fillimit, por përpara përfundimit të procedurës gjyqësore, trashëgimtari i tij ose i saj i shkallës së parë mund ta vazhdojë procedurën në emër të të ndjerit, nëse trashëgimtari i bën padi Gjykatës brenda tre (3) muajve, nga data e vdekjes së personit që pretendohet se është dëmtuar.

 

Pranueshmëria e kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve​​ 1 dhe 7 të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës​​ që përcakton:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët​​ janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

[...]

 

  • Gjykata në​​ vazhdim​​ shqyrton​​ nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, siç përcaktohen tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi​​ mund​​ ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat të drejta dhe liri​​ pretendon​​ se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur​​ parashtruesit​​ i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht ...”.

 

  • Sa i përket përmbushjes së këtyre kushteve, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, që konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktvendimin​​ [Rev.nr.489/2022] të 19 dhjetorit 2022, të Gjykatës Supreme, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka qartësuar të drejtat dhe liritë që pretendon se i janë shkelur në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Përveç kësaj,​​ Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në​​ rregullin 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës. Rregulli 34​​ (2)​​ i Rregullores së punës përcakton kushtet në bazë të të cilave Gjykata mund të shqyrtojë një kërkesë, duke përfshirë edhe kushtin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Konkretisht, rregulli 34 (2) i Rregullores së punës parasheh:

​​ 

Gjykata​​ mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.

 

  • Rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës, i​​ mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen​​ me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpall një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës (shih rastin​​ KI04/21, parashtrues​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26 shih gjithashtu rastin​​ KI175/20, parashtrues​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi 37).​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t'iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar ne praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta.”​​ 

 

  • Në këtë kontekst, si dhe në tekstin në vijim, në mënyrë që të vlerësojë pranueshmërinë e kërkesës, përkatësisht në rrethanat e rastit konkret, vlerësimit nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë thelbin e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

​​ 

  • Në dritën e këtij sfondi normativ, Gjykata sjell në vëmendje se çështja thelbësore në rrethanat e rastit konkret, ndërlidhet me pretendimin e parashtruesit të kërkesës lidhur me mos-arsyetim të vendimit gjyqësor​​ të cilin orvatet ta ndërlidhë me​​ mungesë të qasjes në​​ gjykatë.​​ Parashtruesi i kërkesës​​ kishte punuar në cilësi të Avokatit të Komunës së Gjakovës, i cili në gjykatat e rregullta kishte kërkuar​​ që të detyrohej​​ P.L. ish kryetar i Komunës,​​ që të ndalojë shpifjen​​ e bërë në një emision televiziv ndaj tij,​​ të bëjë tërheqjen e informacionit shpifës ndaj personalitetit të tij dhe të detyrohen të paditurit P.L. dhe Komuna e Gjakovës që solidarisht ti kompensojnë​​ parashtruesit​​ dëmin moral dhe material të shkaktuar nga shpifja në shumën e përgjithshme prej 1,000,000,00​​ (një​​ milion)​​ euro.​​ Gjykata Themelore kishte refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës, ndërsa pas ankesës së tij, Gjykata e Apelit​​ aprovoi si të bazuar ankesën e tij, duke prishur Aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe lëndën ia ktheu të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe vendosje, me arsyetimin se gjykata e shkallës së parë​​ para se​​ të​​ vendoste​​ në​​ mënyrë​​ meritore lidhur me​​ kërkesëpadinë​​ e​​ parashtruesit,​​ është​​ dashur që​​ të vlerësoj​​ lejueshmërinë​​ e​​ padisë,​​ gjë​​ të​​ cilën​​ nuk e kishte​​ bërë​​ në​​ këtë​​ rast. Në vijim, Gjykata Themelore në rivendosje e hodhi poshtë padinë e parashtruesit të kërkesës, për shkak se ishte parashtruar pas afatit ligjor të përcaktuar në Ligjin Civil kundër Shpifjes dhe fyerjes. Pas ankesës së parashtruesit të kërkesës kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore,​​ nga Gjykata e Apelit​​ pasoi edhe refuzimi si e pabazuar të ankesës së parashtruesit të kërkesës. Përfundimisht, Gjykata Supreme e refuzoi si të pathemeltë kërkesën për revizion të parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton që parashtruesi i kërkesës i konteston konstatimet e gjykatave të​​ rregullta para Gjykatës, duke pretenduar shkelje të (I) nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, si rezultat i mungesës së vendimit të arsyetuar gjyqësor; si dhe (ii) mungesës së qasjes në Gjykatë; si dhe pretendimet për: (II)​​ shkelje të nenit ​​ 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike]​​ dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës.​​ 

 

(I) Pretendimet për shkelje të nenit 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës thekson​​ se në vendimin e kontestuar ka mungesë arsyetimi pasiqë nuk janë dhënë​​ arsye​​ për sa i përket​​ pretendimit ankimor se padinë e kishte​​ paraqitur në afatin ligjor.​​ Të njëjtin pretendim, parashtruesi e ndërlidh edhe me mungesë të qasjes në Gjykatë, si rezultat i mostrajtimit të pretendimit lidhur me atë që​​ padia​​ është paraqitur në afatin ligjor. Gjykata në bazë të pretendimeve të njëjta i karakterizon këto pretendime në​​ kuadër të vendimit të pa-arsyetuar gjyqësor.​​ 

 

  • Përkitazi me të drejtën për një vendim të arsyetuar gjyqësor të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së, Gjykata fillimisht thekson se ajo tashmë ka një praktikë të konsoliduar gjyqësore. Kjo praktikë është ndërtuar duke u bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNj-së (përfshirë por duke mos u kufizuar në rastet​​ Hadjianastassiou kundër Greqisë, nr.12945/87, Aktgjykim i 16 dhjetorit 1992;​​ Van de Hurk kundër Holandës, nr. 16034/90, Aktgjykim i 19 prillit 1994;​​ Hiro Balani kundër Spanjës,​​ nr. 18064/91,​​ Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994;​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës,​​ nr. 20124/92,​​ Aktgjykimi i 19 shkurtit 1998;​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96, Aktgjykimi i 21 janarit 1999;​​ Hirvisaari kundër Finlandës, nr.​​ 49684/99,​​ Aktgjykim i 27 shtatorit 2001;​​ Suominen kundër Finlandës, nr.​​ 37801/97,​​ Aktgjykim i 1 korrikut 2003;​​ Buzescu kundër Rumanisë, nr.​​ 61302/00,​​ Aktgjykim i 24 majit 2005;​​ Pronina kundër Ukrainës, nr.​​ 63566/00,​​ Aktgjykim i 18 korrikut 2006; dhe​​ Tatishvili kundër Rusisë,​​ nr.​​ 1509/02,​​ Aktgjykimi i 22 shkurtit 2007. Për më tepër, parimet themelore sa i përket të drejtës për një vendim të arsyetuar gjyqësor janë elaboruar po ashtu në rastet e kësaj Gjykate, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në​​ KI22/16, parashtrues​​ Naser Husaj, Aktgjykim i 9 qershorit 2017;​​ KI97/16, parashtrues​​ IKK Classic, Aktgjykim i 9 janarit 2018;​​ KI143/16, parashtrues​​ Muharrem Blaku​​ dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri i 13 qershorit 2018;​​ KI87/18, parashtrues i kërkesës​​ IF Skadiforsikring, Aktgjykim, i 27 shkurtit 2019, dhe​​ KI24/17, parashtrues​​ Bedri Salihu, Aktgjykim, i 27 majit 2019,​​ KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand, Aktgjykim, i 11 dhjetorit 2019; si dhe rastin e Gjykatës​​ KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi, Aktgjykim i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 135).

 

  • Në parim, Gjykata thekson se garancitë e mishëruara në nenin 6 të KEDNj-së përfshijnë detyrimin që gjykatat të japin arsye të mjaftueshme për vendimet e tyre (shih, rastin e GJEDNj-së,​​ H. kundër Belgjikës, nr. 8950/80, Aktgjykimi i 30 nëntorit 1987, paragrafi 53; si dhe shih rastin e Gjykatës​​ KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi, të cituar më lart, paragrafi 139 dhe rastin​​ KI87/18, parashtrues​​ IF Skadiforsikring, cituar më lartë, paragrafi 44).​​ 

 

  • Gjykata po ashtu thekson se bazuar në praktikën e saj gjyqësore gjatë vlerësimit të parimit i cili i referohet administrimit të duhur të drejtësisë, vendimet e gjykatave duhet të përmbajnë arsyetimin mbi të cilin ato bazohen në vlerësimin dhe vendimmarrjen e tyre. Shkalla në të cilën zbatohet detyrimi për të dhënë arsye mund të ndryshojë varësisht nga natyra e vendimit dhe duhet të përcaktohet në dritën e rrethanave të rastit konkret. Janë argumentet thelbësore të parashtruesve të kërkesës që duhet të adresohen dhe arsyet e dhëna duhet të jenë të bazuara në ligjin e aplikueshëm (shih në mënyrë të ngjashme rastet e GJEDNj-së:​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, cituar më lartë, paragrafi 29;​​ Hiro Balani kundër Spanjës, cituar më lartë, paragrafi 27; dhe​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës, cituar më lartë, paragrafi 42; shih, po ashtu, rastin e Gjykatës KI97/16, parashtrues​​ IKK​​ Classic, të cituar më lart, paragrafi 48; dhe rastin KI87/18​​ IF Skadeforsikring, të cituar më lart, paragrafi 48). Duke mos kërkuar një përgjigje të detajuar për secilën ankesë të ngritur nga parashtruesi i kërkesës, ky obligim nënkupton që palët në procedurë gjyqësore mund të presin që të pranojnë një përgjigje specifike dhe eksplicite ndaj pretendimeve të tyre që janë vendimtare për rezultatin e procedurës së zhvilluar (shih rastin​​ Moreira Ferreira kundër Portugalisë​​ (Nr.2), nr. 19867/12, Aktgjykim i 11 korrikut 2017, paragrafi 84 dhe të gjitha referencat e përdorura aty; si dhe rastin e Gjykatës​​ KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi, Aktgjykim i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 137).

 

  • Përveç kësaj, Gjykata i referohet edhe praktikës së saj gjyqësore ku ajo vlerëson se arsyetimi i vendimit duhet të theksojë raportin ndërmjet konstatimeve të meritës dhe shqyrtimit të provave nga njëra anë, dhe konkluzionet ligjore të gjykatës, nga ana tjetër. Aktgjykimi i gjykatës do të shkelë parimin kushtetues të ndalimit të arbitraritetit në vendimmarrje, në qoftë se arsyetimi i dhënë nuk i përmban faktet e vërtetuara, dispozitat ligjore dhe marrëdhënien logjike midis tyre (shih rastet e​​ Gjykatës:​​ KI72/12,​​ Veton Berisha dhe Ilfete Haziri, Aktgjykimi i 17 dhjetorit 2012, paragrafi 61;​​ KI135/14,​​ IKK Classic, Aktgjykimi i 9 shkurtit 2016, paragrafi 58;​​ KI97/16​​ IKK Classic, Aktgjykimi i 8 dhjetorit 2017;​​ KI87/18​​ parashtrues​​ IF Skadeforsikring, cituar më lartë, paragrafi 44;​​ KI138/19​​ parashtrues​​ Ibish Raci, cituar më lart, paragrafi 45; si dhe rastin e Gjykatës KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi, cituar më lartë, paragrafi 138).

 

  • Zbatimi i parimeve të përgjithshme në rrethanat e rastit konkret

 

  • Në këtë kontest, Gjykata vëren se në rrethanat e rastit konkret, çështja esenciale ndërlidhet me çështjen​​ se a​​ është paraqitur padia e parashtruesit të kërkesës brenda afatit të përcaktuar ligjor, vlerësim të cilin tashmë e kishin dhënë Gjykatat e rregullta.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, në ndërlidhje me çështjen​​ e lartcekur, Gjykata në vazhdim do t’u referohet pjesëve relevante të aktgjykimeve të gjykatave të rregullta, që adresojnë pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës. Fillimisht, Gjykata i referohet Aktgjykimit​​ [C. nr. 198/21] të 14 janarit 2022,​​ të Gjykatës Themelore, e cila kishte​​ arsyetuar si në vijim:​​ “Gjykata duke i respektuar udhëzimet c Gjykatës së Apelit të Kosovës në Prishtinë të dhëna në aktvendimin Ac.nr. 2724/16 të datës 10.02.2021, lidhur me vlerësimin e afatshmërisë së parashtrimit të padisë. Andaj gjykata pas shqyrtimit paraprak dhe vlerësimit të padisë ka konstatuar se paditësi me padi pretendon që dëmi nga i padituri për shkak të shpifjes dhe fyerjes​​ i është shkaktuar me datë 15.01.2009, andaj, pas analizimit të të gjitha fakteve të parashtruara në padi si dhe provave të bashkangjitura me padi, gjykata ka ardh në përfundim se padia e paditësit Shaqir Villa, nga Gjakova, është ushtruar pas afatit ligjorë të paraparë me Ligjin Civil kundër shpifjes dhe fyerjes, kapitulli VII neni 17 par. 1 të ligjit, e të cilin afat paditësja e ka lëshuar.

Me nenin 17 par.1 të Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes, Ligi n. 02/L-65 është paraparë që "afati për paraqitjen e një kërkese për kompensim në bazë të këtij ligji është tre (3) muaj, nga dita kur personi që pretendon të jetë i dëmtuar është vënë në dijeni ose duhet të jetë vënë në dijeni për shprehjen e faktit të pa vërtetë dhe identitetin e autorit, dhe në asnjë raste nuk duhet të kaloj një (1) vit, nga dita kur shprehja është bërë publike", në rastin konkret nga shkresat e lëndës rezulton se paditësi padinë për kompensimin e dëmit për shkak të shpifjes dhe fyerjes e ka ushtruar me datë 17.08.2009, me pretendimet se shpifja dhe fyerja është kryer me datë​​ 15.01.2009. Në rastin konkret nga koha kur është pretenduar shpifja dhe fyerja, me datë 15.01.2009 gjë që paditësi nuk e ka vërë në dyshim dhe se shpifja është bërë në këtë datë, e deri te parashtrimi i padisë me datë 17.08.2009, kanë kaluar më tepër se shtatë (7) muaj, nga dita kur paditësi pretendon që i është shkaktuar dëmi dhe dita kur ka hyrë në dijeni për personin që ka bërë shpifje. Ashtu që ka kaluar afati subjektiv prej tre (3) muajve për të parashtruar kërkesë për kompensim.“

 

  • Gjykata më tutje i referohet Aktgjykimit​​ [Ac.nr. 1992/2022]​​ ​​ Gjykatës së Apelit, e cila pretendimet thelbësore të parashtruesve të kërkesës i arsyetoi si në vijim:​​ “Nga shkresat e lëndës rezulton se paditësi Shaqir Villa me datë 17.08.2009 në gjykatën e shkallës së parë ka parashtruar padi për kompensim dëmi për shkak të shpifjes kundër të paditurve Pal Lekaj dhe komuna e Gjakovës.

Gjykata e shkallës së parë me aktvendimin C.nr 198/21 të datës 14.01.2022 ka hedhë padinë e paditësit si të pasafatshme, ndërsa në arsyetim ka cekur se me nenin 17 par. 1 të Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes, Ligj n.02/L-65 është paraparë që afati për paraqitjen e një kërkese për kompensim në bazë të këtij ligji është tre muaj nga dita kur personi që pretendon të jetë i​​ dëmtuar është vënë në dijeni ose duhet të jetë vënë në dijeni për shprehjen e faktit të pavërtetë dhe identitetin e autorit, dhe në asnjë rast nuk duhet të kaloj një vit kur shprehja është bërë publike.

Në këtë rast paditësi ka ushtruar padi pas kalimit të më shumë se 7 muaj nga marrja në dijeni për​​ shpifjen e pretenduar, prandaj në kuptim të dispozitave të nenit 391 pika f të LPK-së vendosi si në dispozitiv të aktvendimit.

[...]

Nga koha kur është pretenduar shpifja dhe fyerja me datë 15.01.2009 gjë që paditësi nuk e ka vënë në dyshim se shpifja është bërë në këtë datë e deri te parashtrimi i padisë kanë kaluar më shumë se 7 muaj nga dita kur paditësi pretendon që i është shkaktuar dëmi dhe dita kur ka hy në dijeni për personin që ka bërë shpifje, ashtu që ka kaluar afati subjektiv prej 3 muajve për të parashtruar padi për kompensim.”

 

  • Po ashtu, Gjykata vëren se edhe Gjykata Supreme​​ përmes Aktvendimit​​ [Rev. nr.489/2022]​​ kishte dhënë arsyetimin e saj, ku ndër të tjera arsyetoi:​​ “Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, gjykatat e instancës më të ulët drejt i kanë zbatuar dispozitën e nenit 17.1 të Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, me të cilën shprehimisht parashihet se "Afati për paraqitjen e një kërkese për kompensim në bazë të këtij ligji është tre (3) muaj, nga dita kur personi që pretendohet të jetë i dëmtuar është vënë në dijeni ose duhet të jetë vënë në dijeni për shprehjen e faktit të pavërtetë dhe identitetin e autorit dhe në asnjë rast nuk duhet të kalojë një (1) vit, nga dita kur shprehja është bërë publike.

Ndaj, në rastin konkret civil, veç tjerash, bëhet fjalë për afat prekluziv dhe pas skadimit të këtij afati të përcaktuar me dispozitën e sipër cekur, (afati subjektiv dhe objektiv), pala e humb të drejtën e mbrojtjes gjyqësore. Dhe kur jemi këtu, duhet theksuar se, sikundër del edhe nga interpretimi i kësaj dispozite ligjore, dhe në prani të faktit se paditësi, për realizimin e mbrojtjes gjyqësore dhe të drejtës së vet, për kompensim dëmi për shkak të shpifjes së pretenduar, padinë në gjykatë e ka paraqitur më dt. 17.08.2009, (kurse, sikundër u sipër theksua, ka pohuar edhe në parashtresën e vet, me shenjën C.nr.592/2009, nga data 5.01.2022, se data e shpifjes së ​​ pretenduar është data 15.01.2009), pra pas kalimit të afatit të cituar nga dispozita e sipër përmendur ligjore, gjë që, u mor vesh, nga kjo, rezulton se paditësi, në rastin konkret, nuk ka vepruar në përputhje me dispozitën e sipër cituar ligjore dhe kjo ka bërë që gjykata e instancës më të ulët, në mbështetje të dispozitave ligjore nga neni 17.1 të Ligjit të sipër cituar, dhe nenit 391 pika f) të LPK-së, të vendos si në dispozitiv të aktvendimit të saj.”

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata konsideron se gjykatat e rregullta kanë adresuar dhe u janë përgjigjur të gjitha pretendimeve relevante të parashtruesit të kërkesës të ngritura përmes padisë, ankesës dhe kërkesës për revizion, në lidhje me çështjen se a​​ është paraqitur padia e parashtruesit të kërkesës brenda afatit të përcaktuar ligjor,​​ si dhe çështjes së zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, me ç’ rast ka vlerësuar se gjykatat kanë pasur prova të mjaftueshme dhe bindëse që mbështesin konkluzionin e tyre përkitazi me vendimmarrjen në çështjen e parashtruesit​​ të kërkesës.​​ Në arsyetimet e gjykatave të rregullta qartazi vërehet se të njëjtat kanë arsyetuar se parashtruesi i kërkesës ka humbur të drejtën e​​ mbrojtjes gjyqësore, si rezultat i paraqitjes së padisë pas kalimit të afatit prekluziv të përcaktuar në nenin 17.1 të Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe fyerjes.

 

  • Gjykata, dëshiron të rikujtojë gjithashtu se neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6.1 i KEDNJ-së,​​ i obligojnë gjykatat që të arsyetojnë vendimet e tyre, megjithatë, kjo nuk mund të interpretohet në mënyrë të tillë që nga ato të kërkohet përgjigje e hollësishme për secilin pretendim (shih rastet e GjEDNj-së,​​ Van de Hurk kundër Holandës, cituar më lartë;​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, cituar më lartë, paragrafi 26;​​ Jahnke dhe Lenoble kundër Francës, nr. 40490/98, Vendim i 29 gushtit 2000, paragrafi 81).

 

  • Për sa më sipër, në vlerësimin e pretendimeve që ndërlidhen me shkelje të pretenduara të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6.1 të KEDNj-së, Gjykata e konsideron të rëndësishme të ritheksojë qëndrimin e përgjithshëm se​​ “drejtësia”​​ e kërkuar nga nenet e lartpërmendura nuk është drejtësi​​ “substanciale”, por drejtësi​​ “procedurale”. Në rrafshin praktik, koncepti i “drejtësisë procedurale” nënkupton: (i) mundësinë e procedurave kontradiktore/parimi i kontradiktoritetit procedural; (ii) mundësinë e palëve që në faza të ndryshme të procedurës të paraqesin argumente dhe dëshmi që i konsiderojnë të rëndësishme për rastin përkatës; (iii) mundësinë e kontestimit efikas të argumenteve dhe dëshmive të paraqitura nga pala kundërshtare; dhe (iv) të drejtën që argumentet e tyre të cilat, shikuar në mënyrë objektive, janë të rëndësishme për zgjidhjen e rastit, të dëgjohen dhe shqyrtohen nga gjykatat e rregullta në mënyrë të duhur (shih, ndër të tjera, rastin e GjEDNj-së:​​ Barbera, Messeque dhe Jabardo kundër Spanjës, nr. 10590/83, Aktgjykim i 6 dhjetorit 1988, paragrafi 68; dhe rastet e Gjykatës:​​ KI128/19, parashtrues​​ Artan Mala, Aktvendim për Papranueshmëri i 25 shkurtit 2021, paragrafi 58; dhe​​ KI22/19, parashtrues​​ Sabit Ilazi, Aktvendim për papranueshmëri, i 7 qershorit 2019, paragrafi 42).​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata konsideron se në rastin e parashtruesit​​ të kërkesës janë respektuar të gjitha kriteret e lartcekura nga ana e gjykatave të rregullta. Parashtruesi​​ i​​ kërkesës edhe me tej mund të mos jetë​​ i​​ kënaqur me rezultatin e gjykimit të çështjes së tyre, megjithatë, kjo pakënaqësi vetvetiu nuk mund të ngrejë një pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GJEDNj-së​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë, nr. 5503/02, Aktgjykimi i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).

 

  • Andaj, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës, për shkelje të së drejtës për​​ vendim të arsyetuar, siç garantohet me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6.1 të KEDNJ-së, si të tilla i takojnë kategorisë së pretendimeve qartazi të pabazuara në baza kushtetuese në​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”​​ ashtu siç përcaktohet me rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës.

 

  • Në vijim, në kuadër të pretendimit të parashtruesit të kërkesës se​​ si rezultat i mostrajtimit të pretendimit lidhur me atë që​​ padia​​ është paraqitur në afatin ligjor, atij i është​​ cenuar e drejta e​​ qasjes në gjykatë, Gjykata vëren se në thelb, parashtruesi u mbështet në të njëjtat argumente si ato të paraqitura në lidhje me mungesën e arsyetimit të vendimit gjyqësor, në kuadër të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së​​ (shih rastin e GJEDNJ-së:​​ Bavčar kundër Sllovenisë, nr. 17053/20, Aktgjykim i 3 prillit 2020, paragrafi 126).

 

  • Duke pasur parasysh konkluzionet e Gjykatës në lidhje me pretendimin për mos arsyetim të vendimit gjyqësor, Gjykata vlerëson se nuk është e nevojshme të shqyrtohet veçmas nëse ka pasur gjithashtu një shkelje të së drejtës së ankuesit për​​ "qasje në Gjykatë”​​ (shih rastin e GJEDNJ-së:​​ Bavčar kundër Sllovenisë, cituar më lartë, paragrafi 127).

 

  • Rrjedhimisht, të njëjtat janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

(II) Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës lidhur me shkeljen e nenit​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës gjithashtu thekson​​ se gjykatat e rregullta me injorimin e fakteve dhe provave te paraqitura nga ana e tij​​ në ankesë dhe në revizion​​ ka rezultuar me shkelje të​​ nenit​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.​​ 

 

  • Sa i përket shkeljeve të pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të përcaktuara me nenin​​ 32 dhe 54​​ të Kushtetutës, Gjykata rikujton se sipas praktikës së themeluar gjyqësore të kësaj Gjykate dhe të GjEDNJ-së, Gjykata e shpall kërkesën të papranueshme si qartazi të pabazuar kur pretendimet janë “të pambështetura apo të paarsyetuara” ose kur plotësohet një nga dy kushtet karakteristike, përkatësisht;

 

  • kur parashtruesi i kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse kjo është qartazi e dukshme në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit (shih: në këtë drejtim, rastet e GJEDNJ-së:​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03,​​ Vendim​​ i 31 majit 2005; dhe​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04,​​ Vendim​​ i 25 shtatorit 2008);

 

  • kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk paraqet ose refuzon të paraqesë provat materiale me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih rastin​​ e Gjykatës:​​ KI166/20,​​ me​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri i 5 janarit 2021, paragrafi 42).

 

  • Në rastin konkret, parashtruesi​​ i​​ kërkesës pretendon që vendimi i kontestuar ka shkelur të drejtat e tij​​ individuale dhe ka ardhur deri te shkelja e neneve​​ 32 dhe 54​​ të Kushtetutës, mirëpo nuk shpjegon​​ specifikisht se si ka ardhur deri te shkelja e këtij neni. Lidhur me këtë,​​ Gjykata rikujton se ajo​​ ka theksuar vazhdimisht se​​ vetëm referimi dhe përmendja e neneve të Kushtetutës dhe të KEDNJ-së nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të tilla të Kushtetutës, parashtruesit e kërkesës duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (shih rastet e Gjykatës:​​ KI175/20,​​ me parashtrues:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për Papranueshmëri i 22 prillit 2021, paragrafi 81; KI166/20​​ cituar më lart,​​ paragrafi 52;​​ KI04/21, me parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 11 majit 2021,​​ paragrafët 38- 39).​​ 

 

  • Andaj, Gjykata konstaton se sa i përket pretendimit të parashtruesit​​ të kërkesës për shkelje të neneve​​ 32 dhe 54​​ të Kushtetutës,​​ kërkesa duhet të deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar, sepse​​ ky pretendim cilësohet si pretendim që i takon kategorisë së pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”, pasi parashtruesi i kërkesës thjesht ka cituar një dispozitë të Kushtetutës, pa shpjeguar se si është shkelur ajo.​​ Prandaj, ky pretendim është qartazi i pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.

 

Përfundim

 

  • Në fund, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesve të kërkesës është e papranueshme, sepse (I) pretendimet për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, për sa i përket​​ (ii) pretendimit​​ për vendim të paarsyetuar gjyqësor kualifiokohen si pretendime qartazi të pabazuara në baza kushtetuese; si dhe​​ (II) përkitazi me pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të​​ neneve​​ 32 dhe 54​​ të Kushtetutës,​​ deklarohen si qartazi të pabazuara, sepse​​ këto​​ pretendime cilësohen si pretendime që i takojnë kategorisë së pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”.​​ Prandaj, kërkesa në tërësi deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit​​ dhe rregullat 34​​ (2) dhe​​ 48 (1)​​ (b) të Rregullores së punës, më​​ 17 janar​​ 2024, njëzëri:

 

 

​​ VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit; dhe

 

  • ​​ KONSTATOJË se ky Aktvendim hyn në​​ fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në​​ pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

 

Gjyqtari raportues    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban ​​ Gresa Caka Nimani

1

 

 

 

Parashtruesit:

Shaqir Vula

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile