Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 279/2023, të 13 qershorit 2023, si dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, PN. 1. S. nr. 161/2023, të 24 gushtit 2023

Nr. të lëndës KI146/23 dhe 163/23

Parashtruesit: Nagip Krasniqi

Shkarko:

llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 26​​ shkurt 2024

Nr. Ref.: RK 2358/24

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI146/23​​ dhe KI163/23

 

Parashtrues

 

Nagip Krasniqi

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ 

Aktgjykimit​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës,​​ Pml. nr. 279/2023,​​ të 13 qershorit 2023​​ ​​ si dhe Aktvendimit​​ të Gjykatës së Apelit,​​ PN.1.S.nr. 161/2023,​​ të 24 gushtit 2023

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E​​ REPUBLIKËS SE​​ KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi,​​ zëvendëskryetar,

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban,​​ gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesat janë​​ parashtruar nga​​ Nagip Krasniqi,​​ i cili gjendet në paraburgim në Qendrën për​​ Paraburgim në Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës)​​ dhe të cilin para Gjykatës e përfaqëson Virtyt Ibrahimaga, avokat nga Prishtina.​​ 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Në kërkesën KI146/23, parashtruesi i kërkesës​​ konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit​​ [Pml.​​ nr.​​ 279/2023] të​​ 15​​ qershorit​​ 2023​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme),​​ me të cilin ishte refuzuar si e pabazuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë,​​ e parashtruar nga parashtruesi i kërkesës​​ kundër​​ Aktvendimit [PPPS.​​ nr.​​ 20/23]​​ të​​ 19 majit 2023 të​​ Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special (në tekstin e mëtejmë​​ Gjykata Themelore) si dhe Aktvendimit [PN.1.S.nr.86/2023] të 30 majit 2023 të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata e​​ Apelit).​​ 

 

  • Në kërkesën KI163/23, parashtruesi i kërkesës e konteston kushtetutshmërinë e Aktvendimit​​ [PP.1.S.nr.161/2023]​​ të 24 gushtit 2023 të Gjykatës së Apelit me të cilin ishte refuzuar si e pabazuar ankesa kundër Aktvendimit [PPPS.​​ nr.​​ 20/2023] të 10 gushtit 2023​​ ​​ Gjykatës Themelore.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ vendimeve të kontestuara, përmes së cilave​​ pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin​​ 29 [E Drejta për Liri dhe Siguri],​​ nenin 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit],​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ në ndërlidhje me nenin 5 (E Drejta për liri dhe siguri) dhe​​ nenin​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në të dyja rastet​​ gjithashtu kërkon edhe vendosjen e masës së përkohshme, duke pretenduar se​​ vazhdimi i qëndrimit të parashtruesit të kërkesës në paraburgim paraqet shkelje të rëndë të së drejtës për liri dhe siguri si dhe​​ ndër të tjera​​ “qëndrimi i parashtruesit të kërkesës në paraburgim paraqet edhe shkelje të parimit të administrimit të drejtë të drejtësisë si e mirë publike si dhe parimit të prezumimit të pafajësisë sipas nenit 31.5 të Kushtetutës”.

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës),​​ 27 (Masa e përkohshme)​​ dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullave​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve),​​ dhe 44 (Kërkesa për masë të përkohshme)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023 u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht, gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata​​ Kushtetuese​​ u​​ referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018 do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë para shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

  • Më​​ 3 korrik​​ 2023, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën e tij​​ me numër KI146/23​​ ​​ Gjykatën​​ Kushtetuese​​ ​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 13 korrik​​ 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës, përmes Vendimit [Nr. GJR. KSH146/23], caktoi gjyqtarin Nexhmi Rexhepi gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët: Bajram Ljatifi (kryesues), Safet Hoxha dhe​​ Remzije Istrefi Peci (anëtarë).

 

  • Më​​ 14 korrik​​ 2023, Gjykata njoftoi​​ parashtruesin e kërkesës​​ lidhur me regjistrimin e rastit,​​ dhe​​ një kopje e kërkesës iu dërgua Gjykatës Supreme.

 

  • Më 25 korrik 2023,​​ parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën e tij​​ me numër KI163/23 në Gjykatë.

 

  • Më 1 gusht 2023, në pajtim me rregullin 32 (Bashkimi​​ dhe​​ ndarja e kërkesave)​​ të Rregullores së punës, Kryetarja e Gjykatës urdhëroi bashkimin e kërkesave KI 146/23 dhe KI163/23. Përbërja e Kolegjit Shqyrtues mbeti​​ e njëjtë.

 

  • Më 9 gusht 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës, Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Themelore për bashkimin e kërkesave.

 

  • Më 10 gusht 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë dokumentacion shtesë lidhur me rastin KI163/23, respektivisht​​ Aktvendimin​​ [PN.1.S.nr.136/2023] të Gjykatës së Apelit,​​ të 27 korrikut 2023, përmes së cilit u anulua Aktvendimi [PPPS.nr.20/2023] i 19 korrikut 2023 i Gjykatës Themelore

 

  • Më 5 shtator 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë dokumentacion shtesë lidhur me rastet, respektivisht i) Aktvendimin [PPPS.​​ nr.​​ 20/23]​​ e​​ 10 gushtit 2023​​ të Gjykatës Themelore​​ si dhe ii) Aktvendimin [PN.1.S.nr.161/2023]​​ e​​ 24 gushtit 2023 të Gjykatës së Apelit.

 

  • Më 18 shtator 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe vlerësoi se kërkesa ka nevojë për shqyrtim të mëtutjeshëm dhe do të shqyrtohet sërish në një nga seancat e radhës.

 

  • Më 15 nëntor 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe vlerësoi se kërkesa ka nevojë për shqyrtim të mëtutjeshëm dhe do të shqyrtohet sërish në një nga seancat e radhës.

 

  • Më 21 nëntor 2023, Gjykata njoftoi Gjykatën e Apelit për regjistrim të rastit dhe kërkoi nga kjo e fundit të sqaroj para Gjykatës çështjet si në vijim:

  • Nga momenti i parashtrimit të ankesës së parashtruesit të kërkesës ndaj vendimit të shkallës së parë, në çfarë periudhe kohore është nxjerrë Aktvendimi [PN.1nr.71/2023] i 5 majit 2023 i Gjykatës së Apelit, që ndërlidhet me procedurën për caktim të paraburgimit; si dhe,

  • Në çfarë periudhe kohore nga momenti i parashtrimit të ankesës nga parashtruesi i kërkesës është nxjerrë Aktvendimi [PN.1.S.nr.136/2023] i 27 korrikut 2023 i Gjykatës së Apelit, që ndërlidhet me procedurën për vazhdimin e paraburgimit për herë të dytë;

 

  • Më 24 nëntor 2023, Gjykata e Apelit dorëzoi para Gjykatës dokumentet si në vijim: (i) Aktvendimin [PPPS.Nr.20/2023]​​ e​​ 20 prillit 2023​​ të​​ Gjykatës Themelore; (ii) ankesën e parashtruar nga mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës në Gjykatën e Apelit më 25 prill 2023; (iii)​​ shkresën​​ e Prokurorisë​​ së Apelit​​ [PAR/I.nr.499/2023] lidhur me ankesën e lartpërmendur, të datës 2 maj 2023; (iv) Aktvendimin​​ [PN.1nr.71/2023]​​ e​​ Gjykatës së Apelit​​ të 5 majit 2023; (v)​​ Aktvendimin [PPPS.Nr.20/2023]​​ e​​ 19 korrikut 2023​​ të​​ Gjykatës Themelore; (vi) ankesën e parashtruar nga mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës në Gjykatën e Apelit më 21 korrik 2023; (vii)​​ shkresën​​ e Prokurorisë​​ së Apelit​​ [PAR/I.nr.499/2023] lidhur me ankesën e lartpërmendur, të datës 25 korrik 2023; Aktvendimin [PN.1.S.nr.136/2023]​​ e​​ 27 korrikut 2023 të Gjykatës Apelit.

 

  • ​​ 22 janar​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

  • Përmbledhja e fakteve​​ lidhur me rastin KI 146/23

 

  • Përmbledhja e fakteve lidhur me procedurën​​ për caktimin e paraburgimit

 

  • Më 19 prill 2023, Prokuroria Speciale-Departamenti për Korrupsion Publik dhe Krim Financiar (në tekstin e mëtejmë; Prokuroria Speciale) pas pranimit të rastit [06/3-113/23]​​ nga Policia e Kosovës kundër parashtruesit të kërkesës,​​ kishte nxjerrë Aktvendim​​ [PPS.​​ nr.​​ 36/23] për fillimin e hetimeve kundër parashtruesit nën dyshimin e bazuar se​​ me​​ veprimet e​​ tij​​ kishte kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”​​ nga neni 414,​​ paragrafi​​ 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPRK-së); “Ushtrim i ndikimit” nga neni 424,​​ paragrafi1 i KPRK-së si dhe veprën penale “Konflikt​​ i interesit” nga neni 417,​​ paragrafi 2 i KPRK-së.

 

  • ​​ 20​​ prill 2023, Prokuroria​​ Speciale parashtroi Kërkesën​​ [PPS.​​ nr.​​ 36/2023] për caktim të paraburgimit në Gjykatën Themelore kundër parashtruesit​​ të kërkesës,​​ me arsyetimin se ekziston dyshimi​​ i​​ bazuar​​ se prej vitit 2022, parashtruesi i kërkesës kishte keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, i cili sipas Prokurorisë dyshohej se:

 

  • duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, në cilësi të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut me datën 26 janar 2023 ka lidhur kontratë të dëmshme, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke shkelur nenin 7, nenin 35 par 3, neni 35 par 2.1 (iii) dhe nenin 57 par 2 të këtij ligji” dhe në këtë mënyrë ka​​ kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”​​ nga​​ paragrafi 2​​ lidhur me paragrafin 1 të​​ nenit​​ 414 të​​ KPRK-së;

 

  • i pandehuri ka ushtruar ndikim me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër, në atë mënyrë që ushtruesin e detyrës së shefit të prokurimit [Y.D] e ka urdhëruar me shkrim që ta nënshkruaj kontratën e përmendur më lart përkundër faktit që shefi i prokurimit e kishte njoftuar se ky tender nga Komisioni i vlerësimit është rekomanduar që të anulohet” dhe në këtë mënyrë kishte kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit” nga​​ paragrafi 1 i​​ nenit​​ 424​​ ​​ KPRK-së;

 

  • duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Kek-ut ma datën 28 mars 2023, ka lidhur kontratë të dëmshme në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik” dhe në këtë mënyrë kishte kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”​​ nga​​ paragrafi 2 i​​ nenit 414​​ lidhur​​ me paragrafin 1 të KPRK-së;​​ “ekziston dyshimi i arsyeshëm se [...]​​ në cilësinë e personit zyrtar ka marrë pjesë personalisht në çështjet zyrtare të prokurimit” dhe në këtë mënyrë kishte kryer veprën penale “konflikt i interesit” nga neni 417,​​ paragrafi 2 i KPRK-së.

 

  • ​​ 20 prill​​ 2023, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [PPPS.​​ nr.​​ 20/23]​​ miratoi​​ kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe parashtruesit të kërkesës​​ i caktoi​​ paraburgimin në kohëzgjatje prej një​​ (1)​​ muaji. Në arsyetim të Aktvendimit të lartpërmendur​​ theksohet​​ se “Gjyqtarja e procedurës paraprake e kësaj gjykate pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të kërkesës për caktimin e paraburgimit dhe dëgjimit të palëve për të gjitha çështjet e rëndësishme për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Nagip Krasniqi,​​ gjeti se kërkesa e Prokurorisë​​ Speciale të Republikës së Kosovës është e bazuar, sepse janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 184 par 1 nënpar 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 pika 1.2.2 dhe pika 1.2.3 të KPP” me arsyetimin se ekziston dyshimi i bazuar se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprat penale për të cilat dyshon Prokuroria Speciale.​​ 

 

  • Më tej në Aktvendimin e lartpërmendur arsyetohet se lidhur me dyshimin e bazuar se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprat penale të​​ lartpërmendura, “vërtetohet nga foto-dokumentacioni dhe provat tjera materiale dhe jomateriale të siguruar në procedurë hetimore”. Lidhur me përmbushjen e kërkesave të nenit 184 (Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit)​​ të KPPRK-së,​​ Gjykata Themelore​​ konstatoi​​ se:

 

  • ekziston rreziku i arratisjes me arsyetimin se vepra penale për të cilën dyshohet se parashtruesi e ka kryer parashihet dënim “relativisht i lartë”;

  • ekziston rreziku potencial se parashtruesi i kërkesës mund të ndikojë​​ në dëshmitarë; dhe

  • pesha dhe pasojat e veprave penale me të cilat ngarkohet parashtruesi janë shumë të rënda.

 

  • ​​ 25​​ prill​​ 2023,​​ parashtruesi i kërkesës parashtroi​​ ankesë​​ në Gjykatën e Apelit kundër​​ Aktvendimit të lartpërmendur të​​ Gjykatës​​ Themelore​​ me arsyetimin se kjo e fundit​​ nuk ka arritur që të argumentojë​​ ekzistimin e dyshimit të bazuar. Në ankesën e tij, parashtruesi i kërkesës ngritë​​ çështjet​​ dhe pretendimet​​ si në​​ vijim:​​ 

 

  • parashtruesi ka vepruar konform dispozitave të përcaktuara me Ligjin për Prokurimin Publik;​​ 

  • bazuar në nenin 35 të Ligjit të lartcekur për Prokurim Publik, lejohet lidhja e kontratave me negocim direkt në raste emergjente;​​ 

  • në kohën në të cilën është lidhur kontrata e lartcekur ka ekzistuar situata emergjente për faktin se Qeveria e Republikës së Kosovës kishte shpallur krizën energjetike;

  • parashtruesi asnjëherë nuk kishte pranuar apo kërkuar ndonjë dhuratë me qëllim të ushtrimit të ndikimit te personat e tretë;​​ 

  • lidhur me mundësinë e arratisjes, ai specifikon se ishte intervistuar në cilësi të të dyshuarit dhe nuk ka shmangur organet e drejtësisë dhe përgjegjësinë penale;​​ 

  • kundërshton pretendimin se mund të ndikojë në dëshmitarë;​​ 

  • gjykatat e rregullta nuk kanë shqyrtuar kërkesën e parashtruesit për shqyrtimin e masave tjera alternative/më të buta për praninë e tij në procedurë; dhe

  • Aktvendimi i Gjykatës Themelore është identik me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit dhe për pasojë nuk është i arsyetuar.

 

  • Më 2 maj 2023, Prokuroria e Apelit përmes shkresës [PAR/I.nr.499/2023] i propozoj Gjykatës së Apelit që të refuzohet si e pabazuar ankesa e parashtruesit të kërkesës, duke theksuar se pajtohet në tërësi me​​ Aktvendimin [PPPS. nr. 20/23] të 20 prillit 2023, të Gjykatës Themelore përmes së cilit parashtruesit të kërkesës i ishte caktuar masa e paraburgimit.

 

  • ​​ 5 maj 2023, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [PN.1.S.nr.71/2023] refuzoi ankesën​​ e parashtruesit si të pabazuar dhe vërtetoi​​ Aktvendimin e​​ lartpërmendur të​​ Gjykatës Themelore.​​ Gjykata e​​ Apelit në arsyetim të vendimit të saj fillimisht theksoi se të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ nuk janë të qëndrueshme”,​​ sepse sipas saj:

 

  • ekziston dyshimi i bazuar konform nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPP-së se i pandehuri ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet si në kërkesë për caktimin e paraburgimit”, ashtu siç janë vërtetuar nga Gjykata Themelore;

  • Gjykata Themelore lidhur me mundësinë e ndikimit të tij në dëshmitarë, drejt ka vepruar kur ka caktuar masën e paraburgimit për shkak se nëse parashtruesi i kërkesës do të gjendej në liri, i njëjti do të mund të pengonte zhvillimin e procedurës penale, përkatësisht do të ndikonte në dëshmitarët A.SH, Y.D, R.B të cilët ishin vartësit e tij;

  • Gjykata Themelore në lidhje me shqyrtimin e masave të tjera alternative​​ është e obliguar që “mbi bazën e artikulueshërisë së provave të argumentoj rrezikun e tillë për arratisje”;

 

  • Megjithatë, Gjykata e Apelit përkitazi me rrezikun për përsëritjen e veprës penale nga parashtruesi i kërkesës, vlerësoi se “gjykata e shkallës së parë duhet të jep arsye konkrete sipas kësaj baze e jo vetëm të bëj parafrazim të dispozitës ligjore”; dhe në këtë mënyrë arsyetimin dhe konstatimin e Gjykatës Themelore përkitazi me rrezikun e përsëritjes së veprës penale, e konsideroi si të paqëndrueshme.

 

  • Më 8 maj 2023, përmes postës elektronike, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës i paraqiti një ankesë Kryetarit të Gjykatës së Apelit lidhur me mosnxerrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës së Apelit.

 

  • Më 10 maj 2023, parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër​​ Aktvendimit [PN.1.S.nr.71/2023] të 5 majit 2023 të Gjykatës së Apelit dhe​​ Aktvendimit [PPPS. nr. 20/23] të 20 prillit 2023 të Gjykatës Themelore, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat sipas tij kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor. Parashtruesi në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë pretendoi se dy vendimet e lartcekura, nuk e kanë mbështetur në prova vendimin për caktim të paraburgimit dhe të njëjtave i mungon arsyetimi. Në vijim të kësaj, i njëjti specifikoi se caktimi i paraburgimit ishte bërë në shkelje të të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNJ.

 

  • Më 16 maj 2023, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Pml. nr. 208/2023] refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë.

 

  • Në arsyetim të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme theksohet se dy vendimet e instancave më të ulëta gjyqësore drejt kanë vlerësuar dyshimin e bazuar se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprat​​ penale “të cilat i vihen barrë” duke potencuar faktin se me 26 janar 2023 parashtruesi i kërkesës kishte lidhur “kontratë të dëmshme” në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të Republikës së Kosovës dhe​​ përfitime të kundërligjshme operatorit ekonomik. Në vijim të kësaj, Gjykata Supreme konstatoi se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit sipas nënparagrafëve 1.1 dhe 1.2 dhe 1.2.2 të paragrafit 1 të nenit 184 (Kushtet​​ e nevojshme për caktimin e paraburgimit) të KPPRK-së. Në vijim të kësaj, Gjykata Supreme theksoi se në rast të shqiptimit të ndonjë mase tjetër alternative më të butë për sigurimin e pranisë së tij në procesin gjyqësor, ekziston rreziku i “asgjësimit, fshehjes apo ndryshimit të provave penale” i cili do të ndikonte në dëshmitarë të cilët ende nuk janë dëgjuar nga Prokuroria.

 

  • Lidhur me pretendimin e parashtruesit për shkelje të të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNJ, Gjykata Supreme të njëjtat i refuzoi si të pabazuara me arsyetimin se: “procedura penale është në fillimin e saj, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i pandehuri është privuar nga liria për rastet e parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, dhe kundër të pandehurit është duke u zhvilluar një procedurë penale dhe ajo deri në përfundim të kësaj procedure prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia eventuale e tij”.

 

  • Përmbledhja e fakteve lidhur me procedurën për vazhdimin e paraburgimit

 

  • Më 12 maj 2023, Prokuroria Speciale parashtroi kërkesë [PPS.nr. 36/2023] për vazhdim të paraburgimit për parashtruesin e kërkesës në Gjykatën Themelore me arsyetimin se përveç dyshimeve që janë ngritur në kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktim të paraburgimit të 20 prillit 2023 ekziston rreziku se “ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale” duke ndikuar në dëshmitarë të cilët “Prokuroria do ti marrë në pyetje ditëve në vijim,​​ numri i të cilëve është relativisht i madh”. Gjithashtu në arsyetim shtohet se Prokuroria Speciale ka zgjeruar hetimin edhe ndaj Y.D për dy vepra penale, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të nenit 414 të KPRK-së. Gjithashtu në kërkesën për vazhdim të paraburgimit, Prokuroria Speciale shtoi se “pas sigurimit të disa provave nga KEK”,​​ kjo e fundit ka zgjeruar hetimin edhe kundër parashtruesit të kërkesës në drejtim të dy veprave tjera penale për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

 

  • Më 17 maj 2023, parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Themelore paraqiti përgjigje ndaj kërkesës së lartcekur të Prokurorisë Speciale për vazhdim të paraburgimit. Në kërkesën e tij, parashtruesi i kërkesës pretendoi se nuk ka dyshim të bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe se në mungesë të provave të cilat sipas tij nuk i ka dorëzuar Prokuroria Speciale, i njëjti nuk ka se si të deklarohet lidhur me këto pretendime. Parashtruesi i kërkesës më tej specifikoi se Prokuroria Speciale nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, duke mos intervistuar asnjë nga dëshmitarët, rrjedhimisht sipas parashtruesit nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen në fuqi të masës së paraburgimit.

 

  • Më 19 maj 2023, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [PPPS. nr. 20/20] aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin edhe për dy (2) muaj të masës së paraburgimit dhe refuzoi propozimin e parashtruesit për ndërprerjen e masës së paraburgimit. Në arsyetim të Aktvendimit theksohet se: “qëndron baza ligjore nga neni​​ nenin 184 par 1 nën par 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 pika 1.2.2 dhe pika 1.2.3 të KPP, si e vetmja masë e mjaftueshme” për sigurimin e prezencës së të njëjtit në procedurë, zhvillimin e papenguar të hetimeve dhe evitimin e mundësisë së përsëritjes së veprimeve inkriminuese në të cilat ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri është përfshirë”.​​ Gjykata Themelore në arsyetim të Aktvendimit theksoi se përveç faktit se në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprën penale për të cilën është duke u hetuar, e​​ njëjta konstatoi tutje se në rastin konkret janë përmbushur “kushtet e veçanta”​​ për caktimin e paraburgimit, “si rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale” të cilat rrethana përbëjnë bazë nga paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, pika 1.2.3 e KPPRK-së. Në fund të Aktvendimit, Gjykata Themelore theksoi se me rastin e shqyrtimit të pretendimeve të parashtruesit për shqyrtimin e masave tjera alternative për sigurimin e pranisë së parashtruesit në procesin penal kundër tij, të njëjtat i vlerësoi si të pabazuara duke shtuar se “Gjyqtarja e procedurës paraprake, në këtë rast, e gjen të rëndësishme të i rikujtoj prokurorit të çështjes që është e domosdoshme të vepruarit me urgjencë të shtuar, në funksion të zhvillimit dhe përmbylljes së hetimeve”.

 

  • Më 20 maj 2023, parashtruesi i kërkesës në Gjykatën e Apelit parashtroi ankesë kundër Aktvendimit​​ [PPPS. nr. 20/20]​​ të Gjykatës Themelore,​​ të 19 majit 2023,​​ me pretendimin se përmes këtij të fundit nuk janë arritur të arsyetohen argumentet e prezantuara nga mbrojtja lidhur me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave të lartcekura penale. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu pretendoi se Gjykata Themelore ka “qëndruar e heshtur” ndaj pretendimit të tij se Prokuroria Speciale në rastin konkret ka dështuar në marrjen në pyetje të dëshmitarëve respektivisht nuk ka ndërmarrë veprime për të përshpejtuar procesin.

 

  • Më 30 maj 2023, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [PN.1.S.nr.86/2023] refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi Aktvendimin [PPPS. nr. 20/20]​​ e​​ Gjykatës Themelore,​​ të 19 majit 2023.

 

  • Gjykata Apelit përmes Aktvendimit, përgjatë adresimit të pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, ​​​​ theksoi si në vijim:

 

  • pretendimin e parashtruesit për mungesën e dyshimit të bazuar, respektivisht kërkesën e paragrafit 1.1 të nenit 184 të KPRK-së e refuzoi si të pabazuar duke vërtetuar se në rastin konkret “ekziston dyshimi i bazuar”​​ se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet;

  • lidhur me mundësinë e ndikimit në dëshmitarë, Gjykata e Apelit theksoi se Gjykata Themelore në rastin konkret drejt ka aplikuar nenin 184, paragrafin 1 nënparagrafin 1.2 dhe pikën 1.2.2 të KPPRK-së: “sepse po​​ [parashtruesi i kërkesës]​​ të gjendet në liri [ai] do të mund të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit e veprës penale pasi që në këtë çështje penale hetimet janë në fillimit e tyre, nuk janë dëgjuar në cilësi të dëshmitarëve persona të cilët eventualisht mund të kenë dijeni mbi rrethanat për të cilët është duke u hetuar, e të cilët pritet të dëgjohen në vijim të këtyre hetimeve siç janë përshkruar në kërkesën për vazhdim të paraburgimit”;

  • lidhur me arsyetimin e Gjykatës Themelore se është plotësuar edhe kërkesa e paragrafit 1, nënparagrafit 1.2, pikës 1.2.3 të nenit 184 si një nga kushtet për vazhdimin e masës së paraburgimit se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, Gjykata e Apelit e gjeti si të paqëndrueshëm arsyetimin e Gjykatës Themelore në këtë pikë​​ duke arsyetuar se​​ cilësia e kryerësit nuk paracakton rrezikun e përsëritjes së veprës penale, ngase nga tërësia e rrethanave nuk mund të nxirret një konkludim se realisht masa e paraburgimit a do të shmangte rrezikun për përsëritjen e veprës penale. Marrë për bazë rrethanat e fakteve të kësaj çështje deri në fazën ku ka arritur zhvillimi i hetimeve, nuk rezulton një rrezik real se po qe se i njëjti gjendet në liri do të mund të përsëriste veprën penale, përkatësisht se ndonjë masë më e butë nuk eliminon këtë rrezik”.

  • Më 7 qershor 2023, parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Supreme parashtroi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë kundër dy vendimeve të lartcekura të Gjykatës së Apelit dhe asaj Themelore për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat sipas parashtruesit kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor. Në vijim, ky i fundit pretendoi se: (i) dy vendimet e instancave më të ulëta gjyqësore nuk e kanë mbështetur me prova vendimin për caktim të paraburgimit dhe se i njëjti nuk është i arsyetuar; dhe se (ii) Prokuroria Speciale edhe pas kalimit të periudhës një mujore edhe më tutje nuk ka marrë në pyetje dëshmitarët dhe nuk ka ndërmarrë asgjë për të përshpejtuar procedurën.

 

  • Më 13 qershor 2023, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Pml. nr. 279/2023]​​ e​​ refuzoi si të pabazuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë.

 

  • Në arsyetim të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme theksohet se Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit drejt kanë vlerësuar dyshimin e bazuar se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprat​​ penale “të cilat i vihen barrë” për shkak se i njëjti më 26 janar 2023 kishte lidhur “kontratë të dëmshme”​​ në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të Republikës së Kosovës dhe përfitime të kundërligjshme operatorit ekonomik, dhe si rrjedhojë janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit sipas nenit 184, paragrafit 1, nënparagrafëve 1.1 dhe 1.2 dhe pikës 1.2.2 të KPPRK-së.

 

  • Më tej, lidhur me “ndikimin në dëshmitarë”, Gjykata Supreme theksoi se nëse parashtruesit të kërkesës do t’i shqiptohej ndonjë masë tjetër më e butë për sigurimin e pranisë së tij në procesin gjyqësor, ekziston rreziku i “asgjësimit të provave materiale në këtë çështje” duke ndikuar në dëshmitarë të cilët ende nuk janë dëgjuar nga Prokuroria.

 

  • Në fund, Gjykata Supreme vlerësoi se: “procedura penale është në fillimin e saj, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i pandehuri është privuar nga liria për rastet e parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, dhe kundër të pandehurit është duke u zhvilluar një procedurë penale dhe ajo deri në përfundim të kësaj procedure prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia eventuale e tij”.

 

(II) Përmbledhja e fakteve lidhur me rastin KI 163/23

 

  • Përmbledhja e fakteve lidhur me procedurën për vazhdimin e paraburgimit për herë të dytë

 

  • Më 13 korrik 2023, Prokuroria Speciale parashtroi kërkesën [PPS. nr. 36/2023] në Gjykatën Themelore për vazhdim të paraburgimit për parashtruesin e kërkesës edhe për dy muaj me arsyetimin se “rasti është kompleks, ku kemi të bëjmë me numër të madh dëshmitaresh, vlerësim të provave materiale si dhe gjatë kësaj periudhe kohore është bërë zgjerimi i hetimeve edhe për një vepër tjetër penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar [..] për të cilën pritet të dëgjohen dëshmitarë tjerë, kushtet dhe rrethanat për të cilat është caktuar kjo masë nuk kanë pushuar. Përkundër faktit që rasti është shumë i ndërlikuar dhe voluminoz kjo Prokurori është duke ndërmarrë veprime të shumta për çka besohet se brenda periudhës prej (2) muajsh do të arrihet sigurimi i provave”.

 

  • Tutje,​​ përtej arsyetimit se në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, Prokuroria Speciale shton se ka arsye për të besuar se nëse parashtruesi i kërkesës është në liri do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë. Prokuroria Speciale në kërkesën për​​ vazhdim të paraburgimit për parashtruesin e kërkesës drejtuar Gjykatës Themelore më tej thekson se disa dëshmitarë, si dëshmitarët S.I, E.T, A.Z,​​ janë marrë në pyetje dhe ditëve në vijim pritet të merren edhe dëshmitarët tjerë.​​ Prokuroria Speciale në kërkesën për vazhdim të paraburgimit gjithashtu potencon faktin se në këtë rast ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

 

  • Më 17 korrik 2023, parashtruesi i kërkesës parashtroi përgjigje në kërkesën për vazhdim të paraburgimit të Prokurorisë Speciale duke kundërshtuar të njëjtën në të gjitha pikat. Lidhur me arsyet e paraqitura nga Prokuroria Speciale për dyshimin e bazuar, parashtruesi i kërkesës pretendon se të njëjtat janë të pabazuara si dhe specifikon faktin se Prokuroria Speciale edhe pas tre muajsh nuk e ka intervistuar Y.D “edhe pse rrethanat e komunikimit me z [Y.D) i shquan si kryesore për të arsyetuar kërkesën për paraburgim”. Parashtruesi i kërkesës më tej shton se Prokuroria në këtë rast nuk ka ndërmarrë veprime të arsyeshme për të përshpejtuar zbatimin e hetimit si dhe në rastin konkret nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen edhe më tej në paraburgim parashtruesin e kërkesës.

 

  • Më 19 korrik 2023, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [PPPS. nr. 20/23] aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe vazhdoi edhe për dy muaj masën e paraburgimit për parashtruesin e kërkesës. Në arsyetim të Aktvendimit të lartpërmendur shtohet se përveç ekzistimit të kriterit të​​ “dyshimit të bazuar”​​ sipas paragrafit 1, pikës 1.1 të nenit 184 (Kushtet për vazhdim të paraburgimit) të KPPRK-së, se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet ekziston edhe rreziku se i njëjti do të ndikojë në dëshmitarë, rrethana këto që paraqesin shkaqe ligjore të parapara me paragrafin 1, pikën 1.2 të KPPRK-së për vazhdim të paraburgimit. Sa i përket argumentit të Prokurorisë speciale se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, Gjykata Themelore e refuzon si të pabazuar dhe arsyet e ofruara nga Prokuroria janë të paqëndrueshme.

 

  • Në fund, Gjykata Themelore lidhur me kërkesën e parashtruesit për vlerësimin e ndonjë mase tjetër alternative, e vlerësoi atë si të pabazuar, duke vlerësuar se me zëvendësimin e masës së paraburgimit me ndonjë masë tjetër nuk mund të arrihet zhvillimi i suksesshëm i procedurës penale.

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se më 21 korrik 2023, parashtruesi i kërkesës ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore, duke pretenduar së pari se gjykata e shkallës së parë nuk ka adresuar pretendimet e parashtruara nga ky i fundit por ka aprovuar kërkesën për vazhdim të paraburgimit duke përsëritur pretendimet e Prokurorisë Speciale, duke cenuar në këtë mënyrë “standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor dhe parimin e kontradiktoritetit”. Për më tepër parashtruesi i kërkesës ka kundërshtuar mosndërmarrjen e veprimeve nga ana e Prokurorisë Speciale për vazhdim të masës së paraburgimit si pretendimin se në rastin konkret nuk janë përmbushur kushtet për vazhdimin e masës së paraburgimit.

 

  • Më 25 korrik 2023, Prokuroria e Apelit përmes shkresës [PAR/I.nr.919/2023] drejtuar Gjykatës së Apelit propozoi​​ që ankesa e lartpërmendur e parashtruesit të kërkesës të refuzohet si e pabazuar, duke e mbështetur në tërësi Aktvendimin​​ [PPPS. nr. 20/23]​​ e​​ 19 korrikut 2023 të Gjykatës Themelore.

 

  • Më 27 korrik 2023, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [PN.1.S.nr.136/2023] miratoi ankesën e parashtruesit të kërkesës duke anuluar Aktvendimin [PPPS. nr. 20/23] e 19 korrikut 2023, dhe duke e kthyer lëndën në rigjykim. Më tej në Aktvendim, Gjykata e Apelit​​ shtoi se parashtruesi i kërkesës “mbetet në paraburgim deri në një vendim tjetër të gjykatës së shkallës së parë’.

 

  • Gjykata e Apelit në Aktvendimin e saj shtoi se vendimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nga paragrafi 1, nënparagrafi 1.10 dhe paragrafi 2, nënparagrafi 2.2 i nenit 384 lidhur me nenin 188 të KPPRK-së, dhe në mungesë të arsyetimeve ndaj pretendimeve thelbësore të parashtruesit, i njëjti kthehej në rigjykim. Sipas Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore përveç që ka përmendur faktin se parashtruesi i kërkesës mund të ndikojë në dëshmitarë, nuk ka dhënë sqarime se kush janë ata dëshmitarë tek të cilët parashtruesi i kërkesës mund të ndikojë. Gjithashtu, Gjykata e Apelit konsideroi se Gjykata Themelore nuk i kishte dhëne parashtruesit të kërkesës sqarime lidhur me “Vonesën dhe arsyen e vonesës së marrjes në pyetje apo intervistimit të dëshmitareve të pretenduar nga ana e prokurorisë së shtetit”. Gjykata e Apelit në fund theksoi se Gjykata Themelore nuk kishte dhënë sqarime të mjaftueshme parashtruesit të kërkesës në pretendimet e tij thelbësore, prandaj edhe “detyrimisht duhej anuluar në mungesë të fakteve vendimtare”.

 

  • Më 10 gusht 2023, Gjykata Themelore duke vendosur në rigjykim përmes Aktvendimit [PPPS. nr. 20/23] aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale [PPS. nr. 36/2023] të 13 korrikut 2023 dhe vazhdoi edhe për dy muaj masën e paraburgimit për parashtruesin e kërkesës. Në arsyetim të Aktvendimit të lartpërmendur shtohet se është përmbushur kriteri i përgjithshëm, respektivisht “dyshimi i bazuar” për vazhdimin e masës së paraburgimit i përcaktuar sipas paragrafit 1, pikës 1.1 të nenit 184 (Kushtet për vazhdim të paraburgimit) të KPPRK-së se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

 

  • Lidhur me përmbushjen e kushteve të veçanta për vazhdimin e paraburgimit, në arsyetim të Aktvendimit të lartpërmendur të Gjykatës Themelore përcaktohet si në vijim:

 

  • sa i përket “rrezikut të ndikimit në dëshmitarë”,​​ Gjykata Themelore thekson se “ka arsye për të besuar se mos vazhdimi i masës së paraburgimit do të kishte për pasojë që i pandehuri do të asgjësoj, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprave penale”​​ duke shtuar, ndër të tjera, se në rastin konkret hetimet janë në fillimet e tyre dhe se deri tani janë dëgjuar disa dëshmitarë si S.I., E.T., A.Z.​​ dhe pritet që ditëve në vijim të dëgjohen edhe dëshmitarët A.Sh., R.B., A.K.​​ etj. dhe se marrë parasysh që të gjithë të lartpërmendurit janë vartës të parashtruesit të kërkesës ekziston rreziku se ky i fundit mund të ndikojë në ta;

  • sa i përket argumentit të Prokurorisë Speciale se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, Gjykata Themelore e refuzon si të pabazuar dhe arsyet e ofruara nga Prokuroria janë të paqëndrueshme.

  • Gjykata Themelore lidhur me kërkesën e parashtruesit për vlerësimin e ndonjë mase tjetër alternative,​​ e​​ vlerësoi si të pabazuar, duke vlerësuar se me zëvendësimin e masës së paraburgimit me ndonjë masë tjetër nuk mund të arrihet zhvillimi i suksesshëm i procedurës penale.

  • në fund lidhur me pretendimin e parashtruesit se deri më tani Prokuroria Speciale nuk ka intervistuar asnjë nga dëshmitarët, Gjykata Themelore këtë pretendim e refuzoi si të pabazuar duke theksuar se deri tani janë dëgjuar disa dëshmitarë si S.I., E.T., A.Z.​​ dhe pritet që ditëve në vijim të dëgjohen edhe dëshmitarët A.Sh., R.B., A.K.​​ etj.

 

  • Më 11 gusht 2023, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimi të lartpërmendur të Gjykatës Themelore duke theksuar fillimisht se Gjykata Themelore nuk kishte marrë parasysh vërejtjet e dhëna në Aktvendimin [PN.1.S.nr.136/2023]​​ e​​ Gjykatës së Apelit të 27 korrikut 2023, që sipas parashtruesit ndërlidhen me përmbushjen e kushtit të përgjithshëm për vazhdimin e paraburgimit si dyshimin e bazuar, mosndërmarrjen e veprimeve nga Prokuroria Speciale, rrezikun e ndikimit në dëshmitarë.

 

  • Më 24 gusht 2023, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [PN.1.S.nr. 161/2023]​​ e​​ refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë e vërtetoi.

 

  • Në Aktvendimin e Gjykatës së Apelit më tej theksohet se i) pretendimin e parashtruesit për mungesën e dyshimit të bazuar, respektivisht kërkesën e paragrafit 1.1 të nenit 184 të KPRK-së e refuzoi si të pabazuar duke vërtetuar se në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet; ii) lidhur me mundësinë e ndikimit në dëshmitarë, Gjykata e Apelit theksoi se Gjykata Themelore në rastin konkret drejt ka aplikuar nenin 184, paragrafin 1, nënparagrafin 1.2 dhe pikën 1.2.2 të KPPRK-së duke theksuar se nëse parashtruesi i kërkesës gjendet në liri [ai] do të mund të pengojë zhvillimin normal të procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit e veprës penale pasi që në këtë çështje penale hetimet janë në fillimit e tyre, dhe përveç dëshmitarëve që tanimë janë dëgjuar, ditëve në vijim pritet të dëgjohen edhe dëshmitarë tjerë; iii)​​ janë të pabazuar pretendimet e parashtruesit se​​ “nuk janë përfshirë veprimet konkrete”​​ të parashtruesit duke pasur parasysh dyshimin e bazuar, duke theksuar më tej se “në rastin konkret të gjitha provat janë të artikulueshme ngase provat janë të specifikuara, ndërsa po ashtu rezulton se mbi bazën e këtyre provave rezultojnë faktet se veprat penale kanë ndodhur dhe se i pandehuri mbi bazën e këtyre provave rezulton se është i përfshirë [...] në kryerjen e veprave penale”.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Pretendimet e parashtruesit lidhur me kërkesën KI146/23

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se,​​ përmes​​ Aktgjykimit të​​ kontestuar, i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me​​ nenin 29 [E Drejta për Liri dhe Siguri], nenin 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 5 (E Drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës fillimisht para Gjykatës thekson se në procedurën e zhvilluar për caktimin e paraburgimit, Gjykata e Apelit nuk kishte vendosur lidhur me ankesën e parashtruesit për kohë të gjatë, duke shkelur të gjitha afatet ligjore të përcaktuar sipas paragrafit 3 të nenit 186 të KPPK-së për nxjerrjen e një vendimi. Për më tepër, lidhur me Aktvendimin [PN.1nr.71/2023]​​ e​​ 5 majit 2023 të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës pretendon se “Gjykata e Apelit në arsyetim të aktvendimit konstaton se caktimi i paraburgimit nuk ka bazë ligjore, kurse në dispozitiv e len në fuqi masën e paraburgimit”.

 

  • Pretendimet e parashtruesit përkitazi me nenin 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës

 

  • Përkitazi me nenin 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, parashtruesi pretendon se elementi i parë i nevojshëm për ligjshmërinë e paraburgimit është “dyshimi i bazuar” që i pandehuri ka kryer vepër penale, kriter ky i përcaktuar edhe me nenin 184 si dhe paragrafin 1.9 të nenit 19 të KPPRK-së.

 

  • Në ndërlidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës i referohet edhe në një numri vendimesh të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë:​​ GJEDNJ) si në vijim:​​ Erdagos kundër Turqisë, kërkesa nr. 25126/94, Aktgjykim i 9 prillit 1997, paragrafi 51,​​ Cebotari kundër Moldavisë, Aktgjykim i 13 nëntorit 2007,​​ Suominen kundër Finlandës, kërkesa numër 37801/9997, Aktgjykim i 1 korrikut 2003,​​ Tase kundër Rumanisë, kërkesa nr. 29761/02, Aktgjykim i 10 qershorit 2008.

 

  • Sipas parashtruesit të kërkesës gjykatat e rregullta janë mjaftuar vetëm me pretendimet e Prokurorisë Speciale lidhur me dyshimin e bazuar, duke “përsëritur refrenin e prokurorisë se dyshimi i bazuar është i mbështetur në prova të mbledhura, foto video etj, megjithatë informacioni objektiv lidhur me provat e tilla dhe elaborimi i këtyre provave mungon tërësisht.”

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se si Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme nuk kanë adresuar asnjë nga pretendimet e parashtruesit që ndërlidhen me​​ “dyshimin e bazuar”.

 

  • Në ndërlidhje me Aktvendimin [PN.1.S.nr.86/2023] e 30 majit 2023 të Gjykatës së Apelit, i cili ndërlidhet me procedurën​​ e dytë të vazhdimit të paraburgimit,​​ i njëjti është kontradiktor për faktin se parashtruesi i kërkesës me lidhjen e kontratave të dëmshme i kishte shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës, nuk i kishte marrë parasysh argumentet e ofruara nga mbrojtja e parashtruesit se kontratat në fjalë nuk ishin ekzekutuar.

 

  • Më tej parashtruesi thekson se: “nga kërkesa për vazhdimin e paraburgimit rrjedh që Prokuroria nuk e ka intervistuar akoma asnjërin nga dëshmitarët të cilët i ka emëruar në kërkesën për paraburgim të 20.04.2023”.​​ Parashtruesi i kërkesës më tej thekson se Prokuroria në rastin konkret nuk ka bërë asgjë për të përshpejtuar hetimin, por vetëm ka theksuar se​​ “janë zgjeruar hetimet edhe ndaj personave të tjerë”,​​ duke mos specifikuar se si ndërlidhet ky fakt me qëndrimin e parashtruesit në paraburgim.

 

  • Në vijim të kësaj,​​ parashtruesi i kërkesës specifikon se asnjëra nga instancat gjyqësore nuk ka arsyetuar këtë pretendim specifik, që ndërlidhet me veprimet e ndërmarra nga prokuroria dhe rrjedhimisht, sipas tij, vazhdimi i paraburgimit ishte në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 188 të KPPRK-së.

 

  • Pretendimet e parashtruesit përkitazi me nenin 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit] të Kushtetutës

 

  • Në ndërlidhje me pretendimin e parashtruesit për shkelje të nenit 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit] të Kushtetutës, parashtruesi pretendon se “Gjykata e Apelit dy herë me radhë e ka vonuar aktvendimin e saj sipas ankesës se mbrojtjes, duke e privuar në këtë mënyrë mbrojtjen që sa më shpejtë të përgatis dhe ushtroj mjetet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme juridike”.

 

  • Gjithashtu në ndërlidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës thekson se edhe Gjykata Supreme i kishte dorëzuar vendimin e kontestuar shtatë ditë pasi që i njëjti është nxjerrë.

  • Pretendimet e parashtruesit përkitazi me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës​​ 

 

  • Përkitazi me pretendimet e parashtruesit për shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, ky i fundit pretendon se vendimet e gjykatave të rregullta nuk janë të arsyetuara, dhe sipas parashtruesit të kërkesës “në mungesë të shqyrtimit vetanake të fakteve, gjetjet vetanake ligjore dhe elaborimit mbi arsyet e vendimit, vendimet e Gjykatave e bën të pamundur të kuptojmë se mbi cilat arsye gjykatat i kanë nxjerrë konkluzionet dhe vendimet e tyre”.

 

  • Pretendimet e parashtruesit përkitazi me kërkesën KI163/23

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se me Aktvendimin e kontestuar, parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me​​ nenin 29 [E Drejta për Liri dhe Siguri], nenin 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 5 (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së.

 

  • Tutje, parashtruesi i kërkesës pretendon se vendimi i Gjykatës Themelore me rastin e vendosjes për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj për parashtruesin e kërkesës nuk është i arsyetuar, duke pretenduar se i njëjti vetëm “ka parafrazuar pretendimin e Prokurorisë për ekzistimin e dyshimit të bazuar [...] Megjithatë përkundër këtij konstatimi, Gjykata e shkallës së parë nuk e bën përshkrimin e këtyre provave”. Sipas parashtruesit, “përshkimi i veprave inkriminuese është tërësisht i paartikuluar në aspektin juridik”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës shton se në rastin e tij masa e privimit nga liria është jo proporcionale me qëllimin ligjor.

 

  • Sipas parashtruesit, Prokuroria Speciale në rastin konkret nuk ka ndërmarrë asgjë për të përshpejtuar hetimet dhe se në rastin konkret nuk janë përmbushur asnjë nga kushtet e veçanta të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së për vazhdimin e masës së paraburgimit.

 

  • Lidhur me pretendimin e parashtruesit për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, parashtruesi pretendon se vendimi i gjykatës së shkallës së parë është tërësisht i paarsyetuar.

 

  • Parashtruesi në fund kërkon nga Gjykata që të aprovohet kërkesa për masë të përkohshme si dhe parashtruesi të lirohet menjëherë nga paraburgimi.

 

  • Pretendimet e parashtruesit që ndërlidhen me Aktvendimin [PN.1.S.nr.136/2023] të Gjykatës së Apelit të 27 korrikut 2023, të dorëzuar në Gjykatë nga parashtruesi i kërkesës më 10 gusht 2023

 

  • Parashtruesi i kërkesës fillimisht thekson se Aktvendimi [PN.1.S.nr.136/2023] i 27 korrikut 2023 i Gjykatës së Apelit, me të cilin çështja është kthyer në rigjykim “nuk e kuron shkeljen e të drejtave kushtetuese”. Më tej, parashtruesi thekson se edhe përkundër faktit se Gjykata e Apelit ka arritur në përfundim se vendimi i shkallës së parë është nxjerrë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e ka mbajtur në fuqi masën e paraburgimit.

 

  • Më tej, parashtruesi shton se Gjykata e Apelit nuk i ka respektuar afatet kohore për nxjerrjen e një vendimi në afat prej 72 orësh siç parashihet me dispozitat e KPPRK-së.

 

  • Në fund, parashtruesi shton se “në mungesë të ndonjë mjeti efektiv për ndërprerje të privimit​​ ​​ mëtutjeshëm nga liria, mbetet akoma e nevojshme që Gjykata Kushtetuese përmes aprovimit të masës së përkohshme, të ndërpres privimin antikushtetues nga liria të parashtruesit të kërkesës”.

 

  • Pretendimet e parashtruesit që ndërlidhen me​​ Aktvendimin [PPPS. nr. 20/23] e 10 gushtit 2023 të Gjykatës Themelore si dhe Aktvendimin [PN.1.S.nr.161/2023] e 24 gushtit 2023 të Gjykatës së Apelit

 

  • Parashtruesi i kërkesës më tej pretendoi se Gjykata Themelore, duke vendosur në rigjykim,​​ në bazë të Aktvendimit [PN.1.S.nr.136/2023] të 27 korrikut 2023​​ ​​ Gjykatës së Apelit​​ nuk kishte marrë parasysh të gjeturat e Gjykatës së Apelit, duke theksuar se Gjykata Themelore i) nuk kishte specifikuar se në cilët dëshmitarë ekziston rreziku se parashtruesi i kërkesës mund të ndikojë; ii) nuk kishte dhënë arsye për vonesën e ndërmarrjes së veprimeve nga ana e Prokurorisë Speciale; nuk kishte sqaruar arsyet “që e kanë bërë të besueshme kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit”.

 

  • Në mbështetje të këtij pretendimi, parashtruesi thirret në një rast të vendosur së voni nga Gjykata e Apelit, të cilin e ka bashkëngjitur në Gjykatë dhe për të cilin pretendon se në rrethana të përafërta Gjykata e Apelit ka vendosur ndryshe.

 

Përkitazi me kërkesën për masë të përkohshme

 

  • Parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata vendosjen e masës së përkohshme, përkatësisht kërkon ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij, duke arsyetuar se “ndërprerja e paraburgimit është e domosdoshme me qëllim të evitimit të dëmeve të pariparueshme për parashtruesin e kërkesës dhe drejtësinë si e mirë publike”.

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që kërkesa e tij të shpallet e pranueshme dhe i njëjti të lirohet nga paraburgimi.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 29

[E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]

 

1. Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, si në vijim:

(1) pas shpalljes së dënimit me burgim për kryerjen e veprës penale;

(2) për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me ligj;

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

5. Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj.

6. Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Neni 30

​​ [Të Drejtat e të Akuzuarit]

 

Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim:

(1) të njoftohet menjëherë në gjuhën që kupton, për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër saj/tij;

(2) të njoftohet për të drejtat e tij/saj sipas ligjit;

[...]

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

[...]

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

[...]

 

Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut

 

Neni 5

(E drejta për liri dhe siguri)

 

  • Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj:

 

  • kur burgoset ligjërisht pas një dënimi të dhënë nga një gjykatë kompetente;

 

b. kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht për moszbatim të një urdhri të dhënë nga gjykata në përputhje me ligjin ose për të garantuar përmbushjen e një detyrimi të parashikuar nga ligji;

 

c. kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent pas dyshimit të arsyeshëm se ka kryer një vepër penale ose kur çmohet në mënyrë të arsyeshme e nevojshme për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

 

  • Çdo person i arrestuar ose i paraburgosur në rrethanat e parashikuara në paragrafin 1/c të këtij neni duhet të çohet menjëherë përpara një gjyqtari ose një zyrtari tjetër të autorizuar me ligj për të ushtruar funksione gjyqësore dhe ka të drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të lirohet në gjykim e sipër. Lirimi mund të kushtëzohet me dhënien e garancive për t’u paraqitur në procesin gjyqësor.

 

  • Çdo person, të cilit i është hequr liria me arrestim ose me burgim, ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të shkurtër, për ligjshmërinë e burgimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se burgimi është i paligjshëm.

 

  • Çdo person që arrestohet ose burgoset në kundërshtim me dispozitat e këtij neni ka të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim.

 

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)

 

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

  • Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.​​ 

 

[...]

 

Kodi nr. 08/L-032 i Procedurës Penale të Republlikës së Kosovës, 17 gusht 2022

 

Neni 184

(Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit)

 

  • Gjykata mund të caktojë paraburgim ndaj një personi vetëm nëse në mënyrë të qartë ka gjetur se:​​ 

1.1. ekziston dyshim i bazuar se personi i tillë ka kryer vepër penale;​​ 

1.2. përmbushet njëri nga kushtet e mëposhtme:​​ 

1.2.1. kur ai fshihet, kur identiteti i tij nuk mund të vërtetohet ose kur ekzistojnë rrethana të tjera që tregojnë se ekziston rrezik i ikjes së tij;​​ 

1.2.2. kur ka arsye për të besuar se ai do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai do të pengojë

rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit; ose​​ 

1.2.3. kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, ta përfundojë veprën e tentuar penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej.​​ 

1.3. masat më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit të parapara në nenin 171 të këtij Kodi do të ishin të pamjaftueshme për të siguruar praninë e personit të tillë, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.​​ 

 

[...]

 

Neni 186

(Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij)

 

​​ 1.​​ Paraburgimi caktohet me aktvendimin me shkrim i cili përfshin: emrin dhe mbiemrin e personit i cili paraburgoset dhe të dhënat e tij personale të njohura për gjyqtarin e procedurës paraprake; kohën e saktë të arrestimit; kohën e sjelljes te gjyqtari i procedurës paraprake; kohën e marrjes në pyetje për paraburgim; veprën penale për të cilën akuzohet; bazën ligjore për paraburgim; njoftimin për të drejtën në ankesë; dhe arsyetimin e të gjitha fakteve vendimtare që e kanë shkaktuar paraburgimin, duke përfshirë edhe arsyet për dyshim të bazuar se personi ka kryer vepër penale dhe faktet vendimtare nga neni 184, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2 i këtij Kodi.​​ 

2. Aktvendimi mbi paraburgimin i dorëzohet personit përkatës, mbrojtësit të tij dhe prokurorit të shtetit. Koha e dorëzimit të aktvendimit personit përkatës shënohet në shkresat e lëndës.​​ 

3. Secila palë mund të paraqesë ankesë brenda dyzet e tetë (48) orëve nga koha e dorëzimit të aktvendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Nëse ankohet vetëm njëra palë, gjykata ia dërgon ankesën palës tjetër e cila argumentet e veta mund t’ia paraqesë gjykatës brenda njëzet e katër (24) orëve, nga dorëzimi i ankesës. Për ankesë vendoset brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve nga paraqitja e përgjigjes, apo skadimi i afatit për parashtrimin e përgjigjes në Gjykatën e Apelit. paraprake mund të urdhërojë cilëndo masë tjetër nga ky Kapitull.​​ 

[...]

 

Neni 188

(Vazhdimi i paraburgimit)

 

  • Paraburgimi mund të vazhdohet vetëm nga gjyqtari i procedurës paraprake, në bazë të kërkesës së prokurorit të shtetit, i cili tregon se ka bazë për paraburgim nga neni 184 i këtij Kodi, se ka filluar hetimi dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e arsyeshme për të përshpejtuar zbatimin e hetimit. I dëmtuari apo mbrojtësi i viktimave mund të kërkojë nga prokurori i shtetit që të kërkojë vazhdimin e paraburgimit. Prokurori i shtetit ia dorëzon gjykatës kërkesën për vazhdimin e paraburgimit jo më vonë se pesë (5) ditë para skadimit të paraburgimit të caktuar me aktvendimin e fundit.​​ 

 

  • Kërkesa për vazhdimin e paraburgimit duhet t’i dorëzohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij në afatin jo më vonë se tri (3) ditë para skadimit të paraburgimit të caktuar me aktvendimin e fundit.​​ 

 

  • Ndaj çdo aktvendimi mbi vazhdimin e paraburgimit mund të ushtrohet ankesë. Neni 186, paragrafët 3 dhe 4, zbatohen përshtatshmërisht.

 

Pranueshmëria e kërkesës

 

  • Vlerësimi i pranueshmërisë përkitazi me kërkesën KI146/23

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

 ​​​​ 7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave ​​ dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”

 

  • Gjykata​​ më tej i referohet neneve 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, që përcaktojnë:

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor ...”.

 

  • Sa i​​ përket​​ përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [Pml. nr. 279/2023]​​ e​​ 15 qershorit 2023 të Gjykatës Supreme, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj si dhe e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar me ligj.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës gjithashtu i ka qartësuar të drejtat dhe liritë themelore që ai pretendon se i janë shkelur në pajtim me kërkesat e nenit​​ 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Gjykata​​ gjithashtu merr parasysh rregullin 34 (2) të Rregullores së punës, i cili përcakton si në vijim:

 

Rregulli 34

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

“(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[…]

 

“(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ […]”

  • Gjykata​​ rikujton se rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajtja e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës (shih rastin e Gjykatës: KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 12​​ majit 2021, paragrafi 26).

 

  • Bazuar​​ në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”. Këtë koncept të papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi e pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara” të zhvilluara përmes​​ praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata i ka përvetësuar edhe në praktikën e saj gjyqësore përfshirë, por duke mos u kufizuar në, rastet​​ KI40/20 me parashtrues​​ Sadik Gashi, Aktvendim për papranueshmëri i 20 janarit 2021; KI163/18, me parashtrues​​ Kujtim Lleshi, Aktvendim për papranueshmëri i 24 qershorit 2020; dhe KI21/21, me parashtrues​​ Asllan Meka, Aktvendim për papranueshmëri i 28 prillit 2021.

 

  • Në​​ këtë​​ kontekst, dhe në vazhdim, për të vlerësuar pranueshmërinë e kërkesës, përkatësisht për të vlerësuar nëse në rrethanat e këtij rasti kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht, do të rikujtojë thelbin e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilat, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata rikujton se esenca e këtij rasti ndërlidhet fillimisht​​ me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktim të paraburgimit ndaj parashtruesit të kërkesës nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale​​ keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”​​ nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së “ushtrim i ndikimit” nga neni 424,​​ paragrafi 1 i KPRK-së si dhe veprën penale “konflikt i interesit” nga neni 417, paragrafi 2 i KPRK-së. Kërkesa e​​ Prokurorisë Speciale për caktim të paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ishte miratuar nga Gjykata Themelore me arsyetimin se​​ janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 184, paragrafin 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pikën 1.2.1, pikën 1.2.2 dhe pikën 1.2.3 të KPPRK-së, duke shtuar se ekziston dyshimi i bazuar se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprat penale për të cilat dyshon Prokuroria Speciale. Aktvendimi i Gjykatës Themelore për caktimin e paraburgimit ishte miratuar nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata Supreme.

 

  • Më pas, Prokuroria Speciale kishte parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj për parashtruesin e kërkesës. Gjykata Themelore kishte miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe kishte vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj për parashtruesin e kërkesës, duke arsyetuar se në rastin konkret ishin përmbushur kushtet për vazhdimin e paraburgimit të parapara sipas nenit 188 (Vazhdimi i paraburgimit) të KPPRK-së, ndër të tjera, se:

 

  • ekzistonte dyshimi i bazuar se parashtruesi kishte kryer veprën penale për të cilën dyshohej;​​ 

  • ekzistonte rreziku se i njëjti po të gjendej në liri do të mund të ndikonte në dëshmitarë;​​ 

  • ekzistonte rreziku se parashtruesi i kërkesës do të mund të përsëriste veprën penale; dhe se​​ 

​​ (iv)​​  ​​​​  ​​​​  ​​ i njëjti mund të arratisej marrë parasysh natyrën e veprës penale për të cilën dyshohej.​​ 

 

  • Pas ankesës së parashtruesit në Gjykatën e​​ Apelit, i cili e kundërshtonte aktvendimin e shkallës së parë në të gjitha pikat, kjo e fundit refuzoi në tërësi ankesën, duke e mbështetur vendimin e shkallës së parë. Më pas, vendimi i Gjykatës së Apelit, pas kërkesës​​ për mbrojtje të ligjshmërisë,​​ të parashtruar nga parashtruesi i kërkesës​​ ishte miratuar edhe nga Gjykata Supreme.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës në mënyrë shprehimore para Gjykatës konteston vendimet e gjykatave të rregullta me të cilat i është vazhduar masa e paraburgimit, respektivisht​​ Aktgjykimin​​ [Pml. nr. 279/2023] e 15 qershorit 2023 të Gjykatës Supreme, me të cilin ishte refuzuar si e pabazuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e parashtruar nga parashtruesi i kërkesës kundër Aktvendimit [PPPS. nr. 20/23] të 19 majit 2023 të Gjykatës Themelore si dhe Aktvendimin [PN.1.S.nr.86/2023]​​ e​​ 30 majit 2023 të Gjykatës së Apelit, duke pretenduar se përmes këtyre të fundit i janë​​ shkelur të drejtat e tij kushtetuese të garantuara me nenin​​ 29 [E Drejta për Liri dhe Siguri], nenin 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 5 (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së.

 

  • Në dritën e kësaj, Gjykata vëren se thelbi i ankesës së parashtruesit të kërkesës ka të bëjë me pretendimin e tij se në rastin konkret:

 

  • nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktim të paraburgimit të përcaktuara në nenin 184 (Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit) të KPRK-së, e në mënyrë specifike nuk janë përmbushur kushtet për vazhdimin e masë së paraburgimit të përcaktuara në nenin 188 (Vazhdimi i paraburgimit) të KPRK-së, duke specifikuar se në rastin konkret nuk ekziston kushti i përgjithshëm për caktim​​ të paraburgimit “dyshimi i bazuar” dhe se gjykatat e rregullta nuk kanë adresuar pretendimet tjera thelbësore të parashtruesit;​​ 

  • faktin se Prokuroria Speciale nuk ka ndërmarrë veprime të cilat do e përshpejtojnë procedurën siç parashihet me paragrafin 1 të nenit 188​​ (Vazhdimi i paraburgimit), të KPPRK-së,​​ nuk ka intervistuar dëshmitarët dhe​​ se​​ sipas parashtruesit të gjitha instancat gjyqësore kanë dështuar të adresojnë këtë pretendim thelbësor të parashtruesit, duke dhënë arsyetime sipërfaqësore;​​ dhe

  • Gjykata e Apelit si në procedurën e zhvilluar për caktim të paraburgimit​​ edhe ​​​​ në procedurën për vazhdim të tij,​​ nuk kishte vendosur lidhur me ankesën e parashtruesit në afatin e paraparë ligjor prej 72 orëve, (të përcaktuar sipas paragrafit 3 të nenit 186 (Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij) të​​ KPPRK-së​​ gjë që, sipas parashtruesit, ​​ ka rezultuar në shkeljen e garancive procedurale të përcaktuara me nenin 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës dhe të mishëruara në nenin 186 të KPPRK-së, të cekur më lartë.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata në vijim do të shqyrtojë dhe elaborojë nëse vendimet e kontestuara përmes të cilave është vazhduar paraburgimi ndaj parashtruesit të kërkesës kanë adresuar pretendimin thelbësor të tij, përkatësisht pretendimin specifik që në të tri instancat të cilat kanë vendosur që parashtruesit të kërkesës t’i vazhdohej paraburgimi, i) nuk kanë adresuar dhe mbështetur në prova “dyshimin e bazuar” se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprat penale për të cilat e ngarkon Prokuroria Speciale, ii) faktin se Prokuroria Speciale nuk ka​​ ndërmarrë veprime të cilat do ta përshpejtonin​​ procedurën siç parashihet me nenin 188, paragrafin 1 të KPPRK-së,​​ nuk ka intervistuar dëshmitarët dhe​​ pretendimin e​​ parashtruesit​​ se​​ të gjitha instancat gjyqësore kanë dështuar të adresojnë këtë pretendim thelbësor të parashtruesit, duke dhënë​​ arsyetime sipërfaqësore;​​ si dhe ​​ iii) pretendimin​​ që ndërlidhet me vendimmarrjen e Gjykatës së Apeli brenda afatit prej 72 orëve, të cekur më lart.

 

  • Në vijim të kësaj, Gjykata vë në pah se pretendimin e lartcekur të parashtruesit të kërkesës do ta shqyrtojë në kontekst të së drejtës së tij për liri dhe siguri, të garantuar me nenin 29 të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 të KEDNJ-së. Në kuptim të kësaj, Gjykata thekson se të drejtat dhe standardet që duhet garantuar në rastin e privimit nga liria janë interpretuar gjerësisht nga GJEDNJ, përmes praktikës së saj gjyqësore, në harmoni me të cilën, Gjykata bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Prandaj, përkitazi me pretendimet për shkelje të nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së, Gjykata i referohet parimeve dhe standardeve të përcaktuara në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të vet Gjykatës, që kanë të bëjnë me caktimin e paraburgimit.

 

  • Kriteret lidhur me caktimin e paraburgimit

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton që, për të qenë në përputhje me Kushtetutën dhe KEDNJ-në, arrestimi ose heqja e lirisë duhet të bazohet në një nga arsyet për heqjen e lirisë të parapara në nenin 29, paragrafin 1 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së.

 

  • Gjykata fillimisht rikujton nenin 29, paragrafin 1, pikën 2 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës që përcaktojnë:

 

  • Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, si në vijim:

 

[...]

(2) për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me ligj;

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...].”

 

  • Së dyti, Gjykata po ashtu i referohet nenit 5. 1 (c)​​ (E drejta për liri dhe siguri)​​ të KEDNJ-së i cili përcakton që:

 

​​ “Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj:

 

[...]c.​​ kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent pas dyshimit të arsyeshëm se ka kryer një vepër penale ose kur çmohet në mënyrë të arsyeshme e nevojshme për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj.”

 

  • Gjykata vëren, se në bazë të nenit 29, paragrafit 1, pikës 2 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës dhe nenit 5. 1 (c) (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së, privimi i lirisë mund të bëhet në rast të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale dhe kur një gjë e tillë konsiderohet e domosdoshme për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale ose largimin pas kryerjes se saj (shih rastet e Gjykatës,​​ KI85/22,​​ parashtrues​​ Jadran Kostić, Aktgjykim i 26 prillit 2023, paragrafi 68; dhe​​ KI10/18, parashtrues​​ Fahri Deqani, Aktgjykim i 8 tetorit 2019, paragrafi 65).

 

  • Prandaj, Gjykata thekson që për të qenë në përputhje me Kushtetutën dhe KEDNJ-në, caktimi i paraburgimit duhet të ketë mbështetje në njërën nga bazat për privimin e lirisë të përcaktuara me nenin 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës në lidhje me nenin 5, paragrafin 1 (c) (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së.

 

  • GJENDJ-ja, në praktikën e saj gjyqësore, ka përcaktuar tri kritere themelore që duhet ekzaminuar për të vlerësuar nëse privimi i lirisë është i ligjshëm dhe joarbitrar (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Merabishvili kundër Gjeorgjisë, nr. 72508/13, Aktgjykim i 28 nëntorit 2017, paragrafi 183, shih rastet e Gjykatës KI85/22, parashtrues​​ Jadran Kostić, cituar më lart, paragrafi 70; dhe​​ KI10/18, parashtrues​​ Fahri Deqani, të cituar më lart, paragrafi 67).

 

  • Së pari, duhet të ekzistoj​​ “dyshimi i bazuar”​​ që një person i privuar nga liria ka kryer një vepër penale (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Merabishvili kundër Gjeorgjisë, cituar më lart, paragrafi 184). Së dyti, qëllimi i privimit të lirisë​​ “është që në parim duhet të jetë në funksion të zbatimit të procedurës penale”​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KI63/17, parashtrues​​ Lutfi Dervishi, Aktvendim për papranueshmëri i 16 nëntorit 2017, paragrafi 57 dhe​​ KI10/18, parashtrues​​ Fahri Deqani, cituar më lart, paragrafi 68;​​ KI85/22​​ parashtrues​​ Jadran Kostić, cituar më lart, paragrafi 71; shih po ashtu rastin e GJEDNJ-së,​​ Ostendorf kundër Gjermanisë,​​ nr. 15598/08, Aktgjykim i 7 marsit 2013, paragrafi 68), dhe që për më​​ tepër, duhet të jetë proporcional, në kuptimin që duhet të jetë i nevojshëm “për të siguruar paraqitjen e personit të afektuar para autoriteteve kompetente përkatëse”​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KI63/17, parashtrues​​ Lutfi Dervishi, cituar më lart, paragrafi 57, shih po ashtu rastin e lartcekur të GJEDNJ-së​​ Merabishvili kundër Gjeorgjisë, paragrafi 185). Së treti, privimi i lirisë apo caktimi i paraburgimit duhet të jetë bërë duke ndjekur procedurën e përcaktuar me ligj (shih rastet e lartcekura të Gjykatës​​ KI85/22.​​ parashtrues​​ Jadran Kostić, cituar më lart, paragrafi 71;​​ KI10/18, parashtrues​​ Fahri Deqani,​​ cituar më lart, paragrafi 68 dhe rastin e lartcekur të GJEDNJ-së​​ Merabishvili kundër Gjeorgjisë, paragrafi 186).

 

  • Parimet e përgjithshme në lidhje me ligjshmërinë e caktimit dhe vazhdimit të paraburgimit

 

  • Në këtë rast, Gjykata i referohet paragrafit 4 të nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, i cili përcakton që​​ “Çdokush që i hiqet liria më arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet lirimi i personit”.

 

  • Përderisa paragrafi 4 i nenit 5 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të KEDNJ-s, përcakton që “Çdo person, të cilit i është hequr liria me arrestim ose me burgim, ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të shkurtër, për ligjshmërinë e burgimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se burgimi është i paligjshëm”.

 

  • Sipas praktikës së GJENDJ-së, fakti që​​ Gjykata nuk ka konstatuar​​ shkelje të kërkesës së paragrafit 1 të nenit 5 nuk e përjashton atë nga detyrimi për të shqyrtuar dhe elaboruar edhe pajtueshmërinë e paraburgimit me paragrafin 4 të nenit 5 (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Douiyeb kundër Holandës​​ , nr. 31464/96, Aktgjykim i 4 gushtit 1999, paragrafi 57).

 

  • Po ashtu,​​ GJEDNJ-ja ka theksuar se neni 5, paragrafi 4 (E drejta për liri dhe siguri) i KEDNJ-së përcakton që çdo person i arrestuar ose i ndaluar ka të drejtën për të kërkuar nga gjykata që të shqyrtojë kërkesat procedurale dhe ato përmbajtjesore e që janë thelbësore për​​ “ligjshmërinë”​​ e heqjes së lirisë ndaj tij në kuptimin e nenit 5, paragrafit 1 (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së (shih, ndër shumë precedentë, rastet e GJEDNJ-së​​ Idalov kundër Rusisë, nr. 5826/03, Aktgjykim i 22 majit 2012, paragrafi 161;​​ Reinprecht kundër Austrisë, nr. 67175/01, Aktgjykim i 15 nëntorit 2005, paragrafi 31).

 

  • Nocioni i​​ “ligjshmërisë”​​ në kuptimin e nenit 5, paragrafit 4 (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së ka të njëjtin kuptim si ai i nenit 5, paragrafit 1 (E drejta për liri dhe siguri) aq sa çdo person i arrestuar ose i ndaluar ka të drejtën për të kërkuar që të shqyrtohet ligjshmëria e arrestimit të tij jo vetëm në dritën e kërkesave të së drejtës së brendshme, por edhe në atë të KEDNJ-së, të parimeve themelore që përcaktohen aty dhe të qëllimit të kufizimeve të lejuara nga neni 5, paragrafi 1 i KEDNJ-së (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Suso Musa kundër Maltës, nr. 42337/12, Aktgjykim i 23 korrikut 2013, paragrafit 50).

 

  • GJEDNJ ka specifikuar se për të përmbushur kërkesat e KEDNJ-së, shqyrtimi nga ana e gjykatës vendore duhet të jetë në pajtueshmëri si me rregullat përmbajtjesore dhe ato procedurale të legjislacionit vendor dhe të zhvillohet në pajtim me qëllimin e nenit 5 të KEDNJ-së, përkatësisht mbrojtjen e individit nga arbitraritetit (shih në këtë kontekst​​ rastin e GJEDNJ-së​​ Koendjbiharie kundër Holandës, nr. 11487/85, Aktgjykim i 25 tetorit 1990, paragrafi 27).

 

  • Në lidhje me këtë, dhe në pajtim me parimet e zhvilluara nga GJEDNJ, arsyetimi i vendimit të gjykatave për vazhdimin e paraburgimit në pritje të dënimit duhet të jetë gjithnjë evident, përkatësisht të jetë një arsyetim i detajuar dhe i bazuar në të gjitha faktet dhe rrethanat e rastit. Në këtë kontekst,​​ GJEDNJ-ja​​ në mënyrë të vazhdueshme ka nënvizuar se​​ “vetëm duke dhënë një vendim të arsyetuar, mund të ketë një kontroll publik të administrimit të drejtësisë”​​ (shih rastet e GJEDNJ-së​​ Suominen kundër Finlandës, nr. 37801/97, Aktgjykim i 1 korrikut 2003, paragrafi 37,​​ Tase kundër Rumanisë, nr. 29761/02, Aktgjykimi i 10 qershorit 2008, paragrafi​​ 41).

 

  • Aplikimi i parimeve të lartcekura në rrethanat e parashtruesit të kërkesës

 

  • Në vijim, bazuar në shpjegimin e mësipërm të parimeve kryesore të praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata do të shqyrtojë nëse parashtruesi i kërkesës ka dëshmuar dhe mbështetur mjaftueshëm pretendimet për shkeljen e garancive procedurale të përcaktuara në Kushtetutë dhe KEDNJ lidhur me ligjshmërinë e vazhdimit të paraburgimit të tij.

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se vazhdimi i paraburgimit të tij, respektivisht​​ grupi​​ i parë i procedurave me të cilat i është vazhduar paraburgimi, është në kundërshtim me nenin 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, sepse sipas tij​​ (i) gjykatat e rregullta nuk kanë adresuar dhe mbështetur në prova​​ “dyshimin e bazuar”​​ se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprat penale për të cilat e ngarkon Prokuroria Speciale,​​ (ii) pretendimin se Prokuroria Speciale nuk ka ndërmarrë veprime të cilat do e përshpejtojnë procedurën siç është e përcaktuar edhe me nenin 188 të KPPRK-së, nuk ka intervistuar dëshmitarët dhe për më tepër sipas parashtruesit, të gjitha instancat gjyqësore kanë dështuar të adresojnë këtë pretendim thelbësor të parashtruesit, duke dhënë sipas tij​​ arsyetime sipërfaqësore.

 

  • Në vazhdim,​​ Gjykata do të trajtojë​​ pretendimet e lartcekura të parashtruesit duke u bazuar në parimet e përgjithshme të​​ shtjelluara​​ më lartë, për të vazhduar me pretendimin e parashtruesit, respektivisht pretendimin​​ se (iii) lidhur me​​ vendimmarrjen​​ e Gjykatës së Apelit brenda afatit të përcaktuar prej​​ 72 orëve, (të përcaktuar sipas paragrafit 3 të nenit 186 (Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij​​ të KPPRK-së.

 

  • Aplikimi i parimeve të lartcekura në rrethanat e parashtruesit të kërkesës përkitazi me pretendimet​​ se​​ (i)​​ gjykatat e rregullta nuk kanë adresuar dhe mbështetur në prova​​ “dyshimin e bazuar”​​ se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprat penale për të cilat e ngarkon Prokuroria Speciale​​ dhe (ii)​​ ​​ pretendimin se Prokuroria Speciale nuk ka ndërmarrë veprime të cilat do e përshpejtojnë procedurën siç është e përcaktuar edhe me nenin 188 të KPPRK-së

 

  • Së pari,​​ Gjykata rikujton se Prokuroria Speciale në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Themelore për vazhdim të paraburgimit edhe për dy muaj për parashtruesin e kërkesës, kishte theksuar se​​ përveç dyshimeve që janë ngritur në kërkesën e Prokurorisë Speciale të 20 prillit 2023, gjithashtu ekziston rreziku se “ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale” duke ndikuar në dëshmitarë të cilët “Prokuroria do ti marrë në pyetje ditëve në vijim,​​ numri i të cilëve është relativisht i madh”.​​ Më tej, në kërkesën e Prokurorisë Speciale​​ shtohet se Prokuroria Speciale kundër Y.D.​​ ka zgjeruar hetimin në drejtim të dy veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të nenit 414 të KPRK-së. Gjithashtu në kërkesën për vazhdim të paraburgimit, Prokuroria Speciale shtoi se “pas sigurimit të disa provave nga KEK”,​​ kjo e fundit​​ ka zgjeruar hetimin​​ ​​ kundër parashtruesit të kërkesës në drejtim të dy veprave tjera penale për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

 

  • Më tej, bazuar në ato që u tha më lart, Gjykata fillimisht do t’i referohet përmbajtjes së vendimeve të gjykatave të rregullta me të cilat parashtruesit të kërkesës për herë të parë i është vazhduar paraburgimi, për të vlerësuar nëse këto të fundit kanë adresuar pretendimin thelbësor të parashtruesit të kërkesës, dhe për të vlerësuar nëse të njëjtat janë në kundërshtim me nenin 29​​ [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së.

 

  • Së pari,​​ Gjykata rikujton se, Gjykata Themelore​​ më 19 maj 2023​​ kishte miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdim të paraburgimit edhe për dy muaj për parashtruesin e kërkesës.​​ Gjykata Themelore në​​ arsyetim të aktvendimit​​ me të cilin kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdim të paraburgimit për parashtruesin e kërkesës edhe për 2 muaj, fillimisht thekson se edhe më tutje qëndron baza ligjore nga neni 184, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2.2 dhe pika 1.2.3 e KPPRK-së për vazhdimin e paraburgimit, si e vetmja masë e mjaftueshme për sigurimin e prezencës së parashtruesit në procesin penal kundër tij. Përkitazi me kushtin e përgjithshëm për vazhdimin e paraburgimit i përcaktuar sipas nenit 184, paragrafit 1, nënparagrafit 1.1 të KPPRK-së e që është “dyshimi i bazuar”,​​ Gjykata Themelore në arsyetim të Aktvendimit të saj shton se në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se​​ “i pandehuri prej vitit 2022 ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në atë mënyrë që [...] me datën 26 janar 2023, ka lidhur kontratë të dëmshme në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik [...] duke vepruar me tenderin KEK-23-130-5-1-5 i emërtuar si “Riparimi Kapital Emergjent i kalldasë blloku A5 me procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë ka lidhur kontratë me Kompaninë [...] duke ndryshuar kushtet e veçanta të kontratës me qëllim të përshtatjes së këtij operatori ekonomik​​ [...].

 

  • Lidhur me përmbushjen e kushteve të veçanta të paraburgimit, Gjykata Themelore vlerësoi se ekzistonte rreziku se nëse parashtruesi i kërkesës gjendet në liri do të mund të ndikojë në dëshmitarë sepse “i pandehuri është person me pozitë të lartë menaxhuese në ndërmarrjen ku ekziston dyshimi i bazuar se janë kryer veprat penale, shumica e dëshmitareve janë persona që punojnë në këtë ndërmarrje, dhe në hierarki janë varës të të pandehurit”. Gjykata Themelore gjithashtu vlerësoi se ekzistonte rreziku i përsëritjes së veprës penale.

 

  • Sa i përket pretendimit të parashtruesit se Prokuroria Speciale nuk kishte ndërmarrë veprime për të përshpejtuar procedurën, Gjykata Themelore theksoi se “Gjyqtarja e procedurës paraprake në këtë rast e gjenë të rëndësishme të rikujtoj prokurorit të çështjes që është e domosdoshme të vepruarit me një urgjencë të shtuar , në funksion të zhvillimit dhe përmbylljes së hetimeve, meqenëse duke pasur parasysh masën e sigurisë masa e paraburgimit është një masë e rëndë e kufizimit të lirisë”.

 

  • Në vijim të kësaj, Gjykata rikujton arsyetimin e Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, të 30 majit 2023, përmes së cilit u refuzua si e pabazuar ankesa e parashtruesit, duke​​ konsideruar si të drejtë qëndrimin e Gjykatës Themelore sa i përket kushtit të përgjithshëm se ekziston​​ “dyshimi i bazuar”​​ për vazhdim të paraburgimit si dhe arsyetimit të Gjykatës Themelore​​ përkitazi me faktin se nëse parashtruesi i kërkesës gjendet në liri do të mund të ndikojë në rrjedhën e procedurës penale.

 

  • Lidhur me pretendimin e parashtruesit për mosveprimet e Prokurorisë Speciale, i përcaktuar me nenin 188 paragrafi 1​​ të KPPRK-së, Gjykata e Apelit theksoi se dëshmitarët në rastin konkret “planifikohet të dëgjohen në vijim të këtyre hetimeve siç janë përshkruar në kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit”.

 

  • Gjykata Supreme,​​ përmes Aktvendimit​​ [Pml. nr. 279/2023] të 15 qershorit 2023,​​ mbështeti në​​ tërësi​​ vendimet e instancave më të ulët.

 

  • Gjykata gjithashtu rikujton se KPPRK-ja, përkatësisht neni 184 (Caktimi i paraburgimit), përcakton procedurën për caktimin e masës së paraburgimit, duke përfshirë provat e nevojshme që mbështesin​​ “dyshimin e bazuar”​​ se personi i arrestuar ka kryer veprën penale dhe përshkrimin e kushteve që mbështesin bazat e artikulueshme për të besuar, për aq sa është e nevojshme në rastin specifik, se i) ka rrezik të arratisjes; ii) ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë; iii) ekziston rreziku se parashtruesi mund të​​ asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale;​​ dhe iv) masat më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit do të ishin të pamjaftueshme për të siguruar praninë e personit të tillë, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

 

  • Sa i përket nenit 188 (Vazhdimi i paraburgimit) të KPPRK-së, Gjykata rikujton përmbajtjen e këtij të fundit i cili përcakton se “Paraburgimi mund të vazhdohet vetëm nga gjyqtari i procedurës paraprake, në bazë të kërkesës së prokurorit të shtetit, i cili tregon se ka bazë për paraburgim nga neni 184 i këtij Kodi, se ka filluar hetimi dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e arsyeshme për të përshpejtuar zbatimin e hetimit. I dëmtuari apo mbrojtësi i viktimave mund të kërkojë nga prokurori i shtetit që të kërkojë vazhdimin e paraburgimit. Prokurori i shtetit ia dorëzon gjykatës kërkesën për vazhdimin e paraburgimit jo më vonë se pesë (5) ditë para skadimit të paraburgimit të caktuar me aktvendimin e fundit”.

 

  • Nga​​ sa​​ më lartë, Gjykata vlerëson se bazuar në arsyetimet e vendimeve të gjykatave të rregullta me të cilat parashtruesit i ishte vazhduar masa e paraburgimit, dhe siç janë të elaboruara gjerësisht në këtë​​ Aktvendim, Gjykata vlerëson se këto të fundit kishin arsyetuar mjaftueshëm pretendimin e parashtruesit lidhur me “dyshimin e bazuar” si kusht i përgjithshëm i përcaktuar me KPPRK për caktim dhe vazhdim të masës së paraburgimit si dhe arsyetuan pretendimin se parashtruesit për veprimet e Prokurorisë për të përshpejtuar hetimet, duke theksuar se në rastin konkret pritet që brenda ditëve në vijim të merren në pyetje dëshmitarët.

 

  • Nga vendimet e sipër cituara të gjykatave të rregullta është e qartë se ka pasur bazë ligjore për ta mbajtur parashtruesin e kërkesës në paraburgim dhe se Gjykata nuk ka gjetur që ka pasur shkelje të procedurës në bazë të legjislacionit në fuqi apo që procedurat kanë qenë në ndonjë mënyrë arbitrare.

 

  • Gjykata thekson se vendimet e gjykatave të rregullta përmbajnë arsyetimet e nevojshme për të gjitha kriteret e lartpërmendura dhe relevante për rastin në fjalë. Gjykata rikujton se gjykatat e rregullta kishin arsyetuar, ndër të tjera,​​ se (i)​​ ekziston dyshimi i bazuar; dhe (ii) ekziston rreziku i arratisjes si dhe ekziston rreziku se nëse parashtruesi i kërkesës gjendet​​ në liri mund të ndikojë në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se vendimet e gjykatave të rregullta ishin të arsyetuara dhe të drejta kur kishin vendosur për çështjen e paraburgimit ndaj parashtruesit të kërkesës, prandaj nuk mund të thuhet se nuk kanë qenë të arsyetuara në pajtim me nenin 29 të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 të Konventës apo që, shikuar në tërësinë e tyre, kanë qenë në ndonjë mënyrë arbitrare. (shih​​ mutatis mutandis​​ Aktgjykimin i GJEDNJ-së të 14 qershorit 2016,​​ Merabishvili kundër Gjeorgjisë,​​ nr. 72508/13, paragrafi 87).

 

  • Aplikimi i parimeve të lartcekura në rrethanat e parashtruesit të kërkesës që​​ ndërlidhet​​ me​​ pretendimin​​ ​​ (iii)​​ ​​ lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit brenda afatit të përcaktuar prej​​ 72 orëve

 

  • Përkitazi me pretendimin e parashtruesit që​​ ndërlidhet​​ me​​ vendimmarrjen​​ e Gjykatës së Apelit brenda afatit të përcaktuar prej​​ 72 orëve, (të përcaktuar sipas paragrafit 3 të nenit 186 (Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij të KPPRK-së, respektivisht​​ Aktvendimit [PN.1.S.nr.71/2023] të 5 majit 2023​​ të Gjykatës Apelit​​ me të cilin ishte refuzuar si e pabazuar ankesa e parashtruesit kundër​​ Aktvendimit [PPPS. nr. 20/23] të 20 prillit 2023, me të cilin parashtruesit të kërkesës i ishte caktuar masa e paraburgimit, Gjykata rikujton se kjo e fundit kishte kërkuar sqarime nga Gjykata e Apelit lidhur me këtë çështje.

 

  • Më 24 nëntor 2023, Gjykata​​ e Apelit dorëzoi para Gjykatës dokumentet relevante lidhur me rastin.

 

  • Bazuar në dokumentet e dorëzuara nga Gjykata e Apelit,​​ ​​ Gjykata vëren​​ se parashtruesi kishte​​ parashtruar​​ ankesë kundër​​ Aktvendimit [PPPS.Nr.20/2023] të 20 prillit 2023 Gjykatës Themelore, në Gjykatën e Apelit më 25 prill 2023. Më pas Prokuroria e Apelit përmes shkresës [PAR/I.nr.499/2023]​​ të 2 majit 2023,​​ i​​ kishte propozuar Gjykatës së Apelit që të​​ refuzohet​​ si​​ e​​ pabazuar ankesa e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Gjykata e Apelit kishte vendosur lidhur me ankesën e parashtruesit me​​ Aktvendimin​​ [PN.1nr.71/2023] më 5 maj 2023, pas shkresës së Prokurorisë së Apelit,​​ respektivisht brenda 72​​ orëve​​ ashtu edhe siç parashihet me paragrafin 3 të nenit 186​​ (Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij) të KPPRK-së.

 

  • Bazuar në atë që u tha më lart,​​ Gjykata konstaton se Gjykata e Apelit ka vendosur brenda afatit të përcaktuar prej​​ 72 orëve,​​ të përcaktuar sipas paragrafit 3 të nenit 186 (Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij të KPPRK-së.

 

  • Prandaj, nga​​ sa​​ më lartë,​​ Gjykata konstaton se ky pretendim është qartazi i pabazuar për mungesë të dukshme/evidente të shkeljes ashtu siç është përcaktuar me rregullin 34 të Rregullores së punës.

 

  • Përkitazi me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për shkelje të neneve 30 dhe 31 të Kushtetutës

 

  • Në lidhje me pretendimin e​​ parashtruesit të kërkesës​​ për shkelje të së drejtës së tij të garantuar me nenin 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit] dhe nenin 31​​ [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, Gjykata vëren se thelbi i këtij pretendimi lidhet me argumentin e tij se vendimet e Gjykatës Supreme dhe të instancave më të ulëta ishin përcjellë me shkelje të dispozitave të procedurës penale, që ndërlidhen me caktimin dhe vazhdimin e masës së paraburgimit. Tutje, Gjykata nënvizon se parashtruesi i kërkesës vetëm i është referuar neneve 30 dhe 31 të Kushtetutës pa shtjelluar specifikisht se si ka ardhur deri te shkelja e të drejtave të tij të përcaktuara me këtë dispozitë kushtetuese. Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës në ndërlidhje me pretendimin e tij për shkelje të nenit 30 thekson se “Gjykata e Apelit dy herë me radhë e ka vonuar aktvendimin e saj sipas ankesës se mbrojtjes, duke e privuar në këtë mënyrë mbrojtjen që sa më shpejtë të përgatis dhe ushtroj mjetet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme juridike”.​​ Përkitazi me pretendimin e tij për shkelje të nenit 31, parashtruesi i kërkesës thekson se “në mungesë të shqyrtimit vetanake të fakteve, gjetjet vetanake ligjore dhe elaborimit mbi arsyet e vendimit, vendimet e Gjykatave e bën të pamundur të kuptojmë se mbi cilat arsye gjykatat i kanë nxjerrë konkluzionet dhe vendimet e tyre.

 

  • Gjykata vëren se pretendimi i parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit] dhe nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] ndërlidhet me pretendimin e tij për shkelje të nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës përkitazi me vendimet e kontestuara, për të cilat Gjykata vlerësoi se i plotësojnë kriteret e parapara për të drejtën për liri dhe siguri.

 

  • Më tej, Gjykata vëren se praktika e GJEDNJ-së ka sqaruar se neni 5, paragrafi 4 i Konventës përmban garanci specifike procedurale sa i përket kufizimit të lirisë që janë të ndara nga garancitë procedurale të nenit 6 të Konventës sa i përket të drejtës për gjykim të drejtë. Për këtë arsye, neni 5, paragrafi 4 i Konventës është lex specialis në raport me nenin 6 të Konventës. Rrjedhimisht, Gjykata nuk do t’i shqyrtojë ndaras shkeljet e pretenduara në lidhje me nenet 30 dhe 31 të Kushtetutës (shih mutatis mutandis Aktgjykimin e GJEDNJ-së të 15 nëntorit 2005 Reinprecht kundër Austrisë, nr. 67175/01, paragrafi 55; dhe rastin e Gjykatës KI63/17, cituar më lart, paragrafi 77).

 

  • Vlerësimi i pranueshmërisë përkitazi me​​ kërkesën​​ KI163/23

 

  • Gjykata, lidhur me rastin KI 163/23,​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë​​ të​​ përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe​​ Rregullore të​​ punës, të cituara më lart, repsektivisht nga paragrafi 84-87 të këtij Aktvendimi.

 

  • Sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktvendimin [PP.1.S.nr.161/2023]​​ e​​ 24 gushtit 2023 të Gjykatës së Apelit, si dhe e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar me ligj.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës gjithashtu i ka qartësuar të drejtat dhe liritë themelore që ai pretendon se i janë shkelur në pajtim me kërkesat e nenit​​ 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Gjykata,​​ siç ka elaboruar edhe​​ për​​ kërkesën​​ KI 146/23, rikujton edhe një herë se rregulli​​ 34 (1) (d) i Rregullores së Punës, cituar më​​ sipër, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë​​ rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajtja e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës (shih rastin e Gjykatës KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih gjithashtu rastin KI175/20, parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit.

 

  • Bazuar​​ në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”. Këtë koncept të papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi e pabazuar” dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara” të zhvilluara përmes​​ praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata i ka përvetësuar edhe në praktikën e saj gjyqësore përfshirë, por duke mos u kufizuar në rastet​​ KI40/20 me parashtrues​​ Sadik Gashi, Aktvendim për papranueshmëri i 20 janarit 2021; KI163/18, me parashtrues​​ Kujtim Lleshi, Aktvendim për papranueshmëri i 24 qershorit 2020; dhe KI21/21, me parashtrues,​​ Asllan Meka, Aktvendim për papranueshmëri i 28 prillit 2021.

 

  • Gjykata, fillimisht, do të rikujtojë thelbin e rastit që ngërthen kjo kërkesë​​ e cila është e ndërlidhur me kërkesën KI146/23, respektivisht është vazhdimësi e saj​​ dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilat, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Kërkesa e tanishme e cila, siç u cek më lart, është e ndërlidhur me kërkesën KI146/23 dhe konsiston në kërkesën e Prokurorisë Speciale drejtuar Gjykatës Themelore për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për parashtruesin e kërkesës. Gjykata Themelore kishte miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe kishte vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj për parashtruesin e kërkesës, duke arsyetuar se në rastin konkret ishin përmbushur kushtet për vazhdimin e paraburgimit të parapara sipas nenit 188 (Vazhdimi i paraburgimit) të KPPRK-së, ndër të tjera se i) ekzistonte dyshimi i bazuar se parashtruesi kishte kryer veprën penale për të cilën dyshohej; ii) ekzistonte rreziku se i njëjti po të gjendej në liri do të mund të ndikonte në dëshmitarë; dhe iii) refuzoi si të pabazuar kërkesën e mbrojtjes për zëvendësimin e masës së paraburgimit me një masë më të butë. Pas ankesës së parashtruesit në Gjykatën e Apelit, i cili e kundërshtonte Aktvendimin e shkallës së parë në të gjitha pikat, kjo e fundit miratoi ankesën duke e kthyer rastin në rigjykim, me arsyetimin se Gjykata Themelore nuk kishte dhënë arsyetim të mjaftueshëm në pretendimet e parashtruesit. Gjykata e Themelore duke vendosur në rigjykim​​ aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale [PPS. nr. 36/2023] të 13 korrikut 2023 dhe vazhdoi edhe për dy muaj masën e paraburgimit për parashtruesin e kërkesës. Në arsyetim të Aktvendimit të lartpërmendur shtohet se është përmbushur kriteri i përgjithshëm, respektivisht “dyshimi i bazuar” për vazhdimin e masës së paraburgimit i përcaktuar sipas paragrafit 1, pikës 1.1 të nenit 184 (Kushtet për vazhdim të paraburgimit) të KPPRK-së se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet. Pas​​ ankesë së parashtruesit në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të lartpërmendur të Gjykatës Themelore, Gjykata e Apelit refuzoi ankesën si të pabazuar.

 

  • Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës konteston të gjitha vendimet e lartpërmendura si në vijim:​​ (i)​​ lidhur me​​ Aktvendimin [PPPS. nr. 20/2023]​​ e​​ 19 korrikut​​ 2023 të Gjykatës Themelore, parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ i njëjti nuk është i arsyetuar; ​​ (ii)​​ përkitazi me Aktvendimin [PN.1.S.nr.136/2023]​​ e​​ Gjykatës së Apelit të 27 korrikut 2023 me të cilin çështja është kthyer në rigjykim, parashtruesi i kërkesës pretendon se ​​ Gjykata e Apelit ka arritur në përfundim se vendimi i shkallës së parë është nxjerrë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e ka mbajtur në fuqi masën e paraburgimit, si dhe​​ faktin se Gjykata e ​​ Apelit nuk ka vendosur brenda afatit të përcaktuar prej​​ 72 orëve, (të përcaktuar sipas paragrafit 3 të nenit 186 (Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij)​​ të KPPRK-së); (iii) Gjykata Themelore, duke vendosur në rigjykim, në bazë të Aktvendimit [PN.1.S.nr.136/2023] të 27 korrikut 2023​​ ​​ Gjykatës së Apelit nuk kishte marrë parasysh të gjeturat e Gjykatës së Apelit, duke theksuar se Gjykata Themelore i) nuk kishte specifikuar se në cilët dëshmitarë ekziston rreziku se parashtruesi i kërkesës mund të ndikojë; ii) nuk kishte dhënë arsye për vonesën e ndërmarrjes së veprimeve nga ana e Prokurorisë Speciale; nuk kishte sqaruar arsyet “që e kanë bërë të besueshme kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit”.

 

  • Përkitazi me​​ Aktvendimin [PPPS. nr. 20/2023]​​ e​​ 19 korrikut​​ 2023 të Gjykatës Themelore​​ 

 

  • Lidhur​​ me pretendimet e parashtruesit që ndërlidhen me​​ Aktvendimin​​ [PPPS. nr. 20/2023]​​ e​​ 19 korrikut​​ 2023 të Gjykatës Themelore​​ ​​ dhe që konsistonin në faktin se vendimi i lartpërmendur është i paarsyetuar, Gjykata duke marrë parasysh faktin se Aktvendimi [PP.1.S.nr.136/2023] i​​ 27 korrikut​​ 2023 i Gjykatës së Apelit kishte anuluar vendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore dhe çështjen e kishte kthyer në rigjykim, Gjykata konstaton se pretendimet e lartcekura të parashtruesit janë adresuar nga Gjykata e Apelit dhe nuk do të lëshohet më tej në shqyrtimin e këtij pretendimi.​​ 

 

  • Përkitazi me Aktvendimin [PN.1.S.nr.136/2023] të 27 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit

 

  • Gjykata rikujton se lidhur me​​ Aktvendimin [PN.1.S.nr.136/2023]​​ e​​ 27 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës pretendon se (i) Gjykata e Apelit ka arritur në përfundim se vendimi i shkallës së parë është nxjerrë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e ka mbajtur në fuqi masën e paraburgimit; si dhe (ii)​​ faktin se Gjykata e ​​ Apelit nuk ka vendosur brenda afatit të përcaktuar prej​​ 72 orëve, (të përcaktuar sipas paragrafit 3 të nenit 186 (Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij)​​ të KPPRK-së).

 

  • Përgjatë adresimit të pretendimit​​ ​​ parashtruesit që ndërlidhet​​ me​​ Aktvendimin [PN.1.S.nr.136/2023]​​ e​​ 27 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit me të cilin çështja është kthyer në rigjykim, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës kishte theksuar se vendimi i lartcekur “nuk e kuron shkeljen e të drejtave kushtetuese”. Tutje, parashtruesi thekson se edhe përkundër faktit se Gjykata e Apelit ka arritur në përfundim se vendimi i shkallës së parë është nxjerrë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e ka mbajtur në fuqi masën e paraburgimit, duke mos i dhënë afat Gjykatës Themelore deri kur duhet të vendosë.

 

  • Në ndërlidhje me këtë, Gjykata rikujton edhe një herë se Gjykata e Apelit në Aktvendimin e saj konstatoi se vendimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga paragrafi 1, nënparagrafi 1.10 dhe paragrafi 2, nënparagrafi 2.2 i nenit 384 lidhur me nenin 188 të KPPRK-së, dhe në mungesë të arsyetimeve ndaj pretendimeve thelbësore të parashtruesit, i njëjti kthehet në rigjykim. Sipas Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore, përveç që ka përmendur faktin se parashtruesi i kërkesës mund të ndikojë në dëshmitarë, nuk ka dhënë sqarime se kush janë ata dëshmitarë tek të cilët parashtruesi i kërkesës mund të ndikojë. Gjithashtu, Gjykata e Apelit konsideroi se Gjykata Themelore nuk i kishte dhënë parashtruesit të kërkesës sqarime lidhur me “Vonesën dhe arsyen e vonesës së marrjes në pyetje apo intervistimit të dëshmitareve të pretenduar nga ana e prokurorisë së shtetit”. Gjykata e Apelit në fund theksoi se Gjykata Themelore nuk i kishte dhënë sqarime të mjaftueshme parashtruesit të kërkesës në pretendimet e tij thelbësore, prandaj edhe “detyrimisht duhej anuluar në mungesë të fakteve vendimtare”.​​ Gjykata e Apelit në pikën II të dispozitivit thekson se parashtruesi i kërkesës “mbetet në paraburgim deri në një vendim tjetër të gjykatës së shkallës së parë’.

 

  • Në adresim të këtij pretendimi, Gjykata, ndër të tjera, i referohet paragrafit 5 të nenit 403 (Ndryshimi i aktgjykimit të gjykatës themelore) dhe paragrafit 2 të nenit 416 (Vendimet mbi ankesën kundër aktvendimit ose urdhrit) të KPPRK-së, të cilët parashohin si në vijim:

 

Neni 403

(Ndryshimi i aktgjykimit të gjykatës themelore)

 

Kur për shkak të ndryshimit të aktgjykimit të gjykatës themelore ka arsye për caktimin ose heqjen e paraburgimit, për këtë Gjykata e Apelit merr aktvendim të posaçëm. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë”.

 

Neni 416

(Vendimet mbi ankesën kundër aktvendimit ose urdhrit)

 

1.​​ Me përjashtim të rasteve kur parashihet ndryshe me këtë Kod, ankesat kundër aktvendimit ose urdhrit të gjykatës themelore vendosen në seancë të kolegjit të Gjykatës së Apelit.​​ 

2. Kur vendos për ankesë, gjykata me aktvendim mund ta hedhë ankesën si të paafatshme ose të papranueshme, ta refuzojë si të pabazë, ta aprovojë ankesën dhe ta ndryshojë aktvendimin ose urdhrin, ose ta anulojë dhe, sipas nevojës, çështjen ta kthejë për rivendosje.

 

[...]

 

  • Nga​​ sa​​ më lart, Gjykata vlerëson se Gjykata e Apelit, me rastin e anulimit e vendimit të shkallës së parë, kur ka kthyer çështjen në rigjykim dhe në dispozitiv ka vendosur që parashtruesi i kërkesës mbetet në paraburgim deri në një vendim tjetër të gjykatës së shkallës së parë, ka vepruar në përputhje me dispozitat e lartpërmendura.

 

  • Sa i përket pretendimit (ii) se përmes​​ Aktvendimit [PN.1.S.nr.136/2023] të 27 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit, Gjykata e Apelit​​ nuk ka vendosur brenda afatit të përcaktuar prej​​ 72 orëve, (të përcaktuar sipas paragrafit 3 të nenit 186 (Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij)​​ të KPPRK-së), Gjykata rikujton se lidhur me këtë​​ ka kërkuar​​ sqarime nga Gjykata e Apelit.

  • Bazuar në sqarimet e dhëna nga Gjykata e Apelit,​​ më 24 nëntor 2023, Gjykata e Apelit dorëzoi para Gjykatës dokumentet relevante lidhur me rastin, të specifikuar në​​ paragrafin 19 të këtij vendimi.

 

  • Bazuar në dokumentet e dorëzuara nga Gjykata e Apelit, Gjykata vëren se parashtruesi kishte parashtruar ankesë kundër​​ Aktvendimit [PPPS.Nr.20/2023] të 19 korrikut 2023 2023​​ të​​ Gjykatës Themelore, në Gjykatën e Apelit më​​ 21 korrik​​ ​​ 2023. Më pas Prokuroria e Apelit përmes shkresës​​ [PAR/I.nr.919/2023]​​ së​​ 25 korrikut​​ 2023​​ i​​ kishte propozuar Gjykatës së Apelit që të refuzohen si të pabazuara ankesa e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Gjykata e Apelit kishte vendosur lidhur me ankesën e parashtruesit me​​ Aktvendimin​​ [PN.1. S.nr.136/2023]​​ e​​ 27 korrikut​​ 2023, pas shkresës së Prokurorisë së Apelit, ashtu edhe siç parashihet me paragrafin 3 të nenit 186​​ (Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij) të KPPRK-së.

 

  • Bazuar në atë që u tha më lart,​​ Gjykata konstaton se Gjykata e Apelit ka vendosur brenda afatit të përcaktuar prej​​ 72 orëve, të përcaktuar sipas paragrafit 3 të nenit 186 (Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij)​​ të KPPRK-së.

 

  • Prandaj, nga​​ sa​​ më lartë,​​ Gjykata konstaton se ky pretendim është qartazi i pabazuar për mungesë të dukshme/evidente të shkeljes ashtu siç është përcaktuar me rregullin 34 të Rregullores së punës.

 

Përkitazi me​​ Aktvendimin [PPPS. nr. 20/23] e 10 gushtit 2023 të Gjykatës Themelore si dhe Aktvendimin [PN.1.S.nr.161/2023] e 24 gushtit 2023 të Gjykatës së Apelit

 

  • Gjykata së pari rikujton se në ndërlidhje me​​ Aktvendimin [PPPS. nr. 20/23] e 10 gushtit 2023 të Gjykatës Themelore si dhe Aktvendimin [PN.1.S.nr.161/2023] e 24 gushtit 2023 të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ Gjykata Themelore, duke vendosur në rigjykim, në bazë të Aktvendimit [PN.1.S.nr.136/2023] të 27 korrikut 2023​​ të​​ Gjykatës së Apelit nuk kishte marrë parasysh të gjeturat e Gjykatës së Apelit, duke theksuar se Gjykata Themelore i) nuk kishte specifikuar se në cilët dëshmitarë ekziston rreziku se parashtruesi i kërkesës mund të ndikojë; ii) nuk kishte dhënë arsye për vonesën e ndërmarrjes së veprimeve nga ana e Prokurorisë Speciale; nuk kishte sqaruar arsyet “që e kanë bërë të besueshme kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit”.

 

  • Gjykata duke aplikuar parimet e përgjithshme të elaboruara më lart, në lidhje me ligjshmërinë e caktimit dhe vazhdimit të paraburgimit bazuar në shpjegimin e mësipërm të parimeve kryesore të praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata do të shqyrtojë nëse parashtruesi i kërkesës ka dëshmuar dhe mbështetur mjaftueshëm pretendimet për shkeljen e garancive procedurale të përcaktuara në Kushtetutë dhe KEDNJ lidhur me ligjshmërinë e vazhdimit të paraburgimit të tij.

 

  • Gjykata rikujton se Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [PN.1.S.nr.136/2023] miratoi ankesën e parashtruesit të kërkesës duke anuluar Aktvendimin [PPPS. nr. 20/23] e 19 korrikut 2023 dhe çështjen​​ e ktheu në rigjykim, duke vlerësuar se ky i fundit është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nga paragrafi 1, nënparagrafi 1.10 dhe paragrafi 2, nënparagrafi 2.2 i nenit 384 lidhur me nenin 188 të KPPRK-së, dhe në mungesë të arsyetimeve ndaj pretendimeve thelbësore të parashtruesit, i njëjti kthehej në rigjykim. Tutje,​​ Gjykata e Apelit konstatoi se shkalla e parë nuk ka dhënë​​ sqarime se kush janë ata dëshmitarë tek të cilët parashtruesi i kërkesës mund të ndikojë. Gjithashtu, Gjykata e Apelit konsideroi se Gjykata Themelore nuk i kishte dhëne parashtruesit të kërkesës sqarime lidhur me “Vonesën dhe arsyen e vonesës së marrjes në pyetje apo intervistimit të dëshmitareve të pretenduar nga ana e prokurorisë së shtetit”.​​ 

 

  • Gjykata në vijim do të paraqesë​​ përmbajtjen​​ e​​ Aktvendimit [PPPS. nr. 20/23]​​ ​​ 10 gushtit 2023 të Gjykatës Themelore si dhe Aktvendimit​​ [PN.1.S.nr.161/2023]​​ ​​ 24 gushtit 2023 të Gjykatës së Apelit për të vlerësuar nëse kanë arritur që të adresojnë pretendimet e parashtruesit.

 

  • Gjykata rikujton se Gjykata Themelore në Aktvendimin [PPPS.nr.20/23] aprovoi kërkesën​​ e Prokurorisë Speciale dhe vazhdoi​​ edhe për dy muaj paraburgimin për parashtruesin e kërkesës duke theksuar se​​ sa i përket “rrezikut të ndikimit në dëshmitarë”,​​ Gjykata Themelore thekson se “ka arsye për të besuar se mos vazhdimi i masës së paraburgimit do të kishte për pasojë që i pandehuri do të asgjësoj, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprave penale”​​ .

 

  • Tutje lidhur me rrezikun e ndikimit në dëshmitarë, Gjykata Themelore shtoi se në rast të mos vazhdimit të paraburgimit ​​ ​​ do të​​ pengojë​​ rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmoitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit e veprës penale, pasi që në këtë çështje hetimet janë në fillimit e tyre, janë dëgjuar disa dëshmitarë [...] ndërsa pritet të dëgjohen edhe dëshmitarë të tjerë si A.SH, R.B, A.K, M.G në dëshminë e të cilëve ekziston rreziku që të ndikohet lehtë për faktin se shumica prej tyre janë vartësit e tij janë persona të cilët eventualisht mund të kenë dijeni mbi rrethanat për të cilat është duke u hetuar, e të cilët planifikohet të dëgjohen në vijim të këtyre hetimeve, atëherë kjo rrethanë paraqet rrezikun se po të gjendet në liri, i njëjti mund t’i kontaktoj këta dëshmitarë dhe të ndikojnë në deklarimet e të njejtëve dhe në këtë mënyrë të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

 

  • Gjykata rikujton edhe përmbajtjen e arsyetimit të​​ Aktvendimit [PN.1.S.nr. 161/2023] të 24 gushtit 2023, të Gjykatës së Apelit, i cili kishte vërtetuar vendimin e shkallës së parë duke arsyetuar se sa i përket: i) pretendimit të​​ parashtruesit për mungesën e dyshimit të bazuar, respektivisht kërkesën e paragrafit 1.1 të nenit 184 të KPRK-së,​​ e refuzoi si të pabazuar duke vërtetuar se në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet; ii) lidhur me mundësinë e ndikimit në dëshmitarë, Gjykata e Apelit theksoi se Gjykata Themelore në rastin konkret drejt ka aplikuar nenin 184, paragrafin 1, nënparagrafin 1.2 dhe pikën 1.2.2 të KPPRK-së duke theksuar se nëse parashtruesi i kërkesës gjendet në liri [ai] do të mund të pengojë zhvillimin normal të procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit e veprës penale pasi që në këtë çështje penale hetimet janë në fillimit e tyre, dhe përveç dëshmitarëve që tanimë janë dëgjuar, ditëve në vijim pritet të dëgjohen edhe dëshmitarë tjerë; iii)​​ janë të pabazuar pretendimet e parashtruesit se​​ “nuk janë përfshirë veprimet konkrete”​​ të parashtruesit duke pasur parasysh dyshimin e bazuar, duke theksuar më tej se “në rastin konkret të gjitha provat janë të artikulueshme ngase provat janë të specifikuara, ndërsa po ashtu rezulton se mbi bazën e këtyre provave rezultojnë faktet se veprat penale kanë ndodhur dhe se i pandehuri mbi bazën e këtyre provave rezulton se është i përfshirë [...] në kryerjen e veprave penale.

 

  • Gjykata,​​ nga​​ sa​​ më sipër, ​​ vëren se thelbi i pretendimeve të parashtruesit është se gjykatat e rregullta në rastin e tij gabimisht kanë konstatuar gjendjen faktike duke mos zbatuar të gjeturat e​​ Aktvendimit [PN.1.S.nr.136/2023]​​ të Gjykatës Apelit​​ me të cilin çështja ishte kthyer në rigjykim.

 

  • Gjykata vlerëson se Gjykata Themelore si dhe Gjykata e Apelit kanë adresuar të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata rikujton se ajo vet nuk mund të shndërrohet në gjykatë të faktit dhe t’u tregojë gjykatave të rregullta se cila do të ishte mënyra më e përshtatshme e zbatimit të së drejtës materiale, sepse një kompetencë e tillë, si rregull, i takon gjykatave të juridiksionit të rregullt që ta bëjnë këtë. Gjykata thekson se ajo mund të ndërhyjë vetëm atëherë kur arsyetimi i vendimeve të gjykatave të rregullta është tejet arbitrar dhe i pajustifikueshëm, çfarë në rrethanat konkrete nuk kemi të bëjmë me vendime qartazi arbitrare ose të pajustifikuara.

 

  • Gjykata rikujton qëndrimin e saj të përgjithshëm se vërtetimi i drejtë dhe i plotë i gjendjes faktike, si dhe interpretimet përkatëse të dispozitave ligjore a ligjit, si rregull, hyjnë brenda juridiksionit të gjykatave të rregullta. Roli i Gjykatës Kushtetuese është që të sigurojë respektimin e standardeve dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe rrjedhimisht, ajo nuk mund të veprojë si gjykatë “e shkallës së katërt”​​ (shih në lidhje me doktrinën e​​ “shkallës së katërt”​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Garcia Ruiz kundër​​ Spanjës [DHM], nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28).

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata thekson se interpretimi i së drejtës materiale dhe procedurale është detyrë parësore dhe bie brenda juridiksionit të gjykatave të rregullta (çështje e ligjshmërisë). Roli i Gjykatës Kushtetuese është vetëm të përcaktojë nëse efektet e interpretimit të tillë janë në përputhje me normativat dhe standardet kushtetuese.

 

  • Në dritën e fakteve të mësipërme, Gjykata e konsideron të nevojshme të vë në pah se parashtruesit të kërkesës i është mundësuar zhvillimi i procedurës bazuar në parimin e kontradiktoritetit; se ai ka mundur që gjatë fazave të ndryshme të procedurës të paraqes argumente dhe dëshmi që ai i konsideronte të rëndësishme për rastin e tij; dhe se të gjitha argumentet, shikuar objektivisht, që ishin relevante për zgjidhjen e rastit të tij janë dëgjuar e shqyrtuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat; se arsyet faktike e ligjore ndaj vendimeve të goditura ishin shtruar hollësisht; dhe se, në përputhje me rrethanat e rastit, procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta. Si rrjedhojë, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës ka gëzuar garancitë procedurale të ngërthyera në konceptin e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm (shih​​ mutatis mutandis, ndër të tjera, rastin e Gjykatës​​ KI118/17, parashtrues​​ Sani Kervan dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri i 16 shkurtit 2018, paragrafi 35; po ashtu shih rastin e GJEDNJ-së​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 29).

 

  • Gjykata, në fund, gjithashtu thekson se pakënaqësia e parashtruesit të kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat​​ kundër Hungarisë, nr. 5503/02, Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).

 

  • Prandaj, bazuar në si më sipër, Gjykata, duke u mbështetur edhe në standardet e vendosura në praktikën e vet gjyqësore në raste të ngjashme dhe​​ në​​ praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, konstaton se parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar dhe nuk ka mbështetur në mënyrë të mjaftueshme pretendimet e tij se procedurat pranë gjykatave të rregullta në​​ ndonjë mënyrë ishin të padrejta apo arbitrare dhe se përmes vendimit të kontestuar i janë shkelur të drejtat e mbrojtura me Kushtetutë.

 

  • Rrjedhimisht, pretendimi i parashtruesit është qartazi​​ i​​ pabazuar në baza kushtetuese dhe deklarohet i papranueshëm në pajtim me rregullin 34 (2) të Rregullores së punës.

 

Lidhur me kërkesën për masë të përkohshme

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës, gjithashtu kërkon nga Gjykata që të nxjerrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme​​ sepse sipas tij​​ qëndrimi i parashtruesit të kërkesës në paraburgim paraqet edhe shkelje të parimit të administrimit të drejtë të drejtësisë si e mirë publike si dhe parimit të prezumimit të pafajësisë sipas nenit 31.5 të Kushtetutës.

 

  • ​​ Gjykata më sipër ka konkluduar se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e papranueshme. Prandaj, në pajtim me paragrafin 1 të nenit 27 (Masat e përkohshme) të Ligjit dhe me rregullin​​ 45​​ [Vendimmarrja lidhur me kërkesën​​ për masë të përkohshme] të Rregullores së punës, kërkesa për masë të përkohshme, është pa objekt shqyrtimi dhe, si e tillë, refuzohet.

 

Përfundime

 

  • Prandaj dhe përfundimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e papranueshme.

 

  • Përkitazi me kërkesën KI146/23, pretendimet e parashtruesit të kërkesës për mosarsyetim të vendimit gjyqësor dhe mosadresim të pretendimeve të tij nga ana e gjykatave të rregullta, që sipas parashtruesit konsistojnë në shkelje të paragrafit 2 të nenit 29 të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 5 të KEDNJ-së, janë qartazi të pabazuara ashtu siç është përcaktuar me rregullin 34 (2) të Rregullores së punës.

 

  • Përkitazi me kërkesën KI163/23, pretendimet e parashtruesit​​ se edhe përkundër faktit se Gjykata e Apelit ka arritur në përfundim se vendimi i shkallës së parë është nxjerrë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e ka mbajtur në fuqi masën e paraburgimit, Gjykata konstatoi se të njëjtat janë qartazi të pabazuara si pretendime​​ “të shkallës së katërt”,​​ ashtu siç është përcaktuar me rregullin 34 (1) (d) dhe (2) të Rregullores së Punës.

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenet​​ 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenet​​ 27,​​ ​​ dhe 48 të Ligjit dhe rregullat 34 (1) (d) dhe (2),​​ 45​​ dhe 48 (1) (b) të Rregullores së punës, më​​ 22 janar​​ 2024,​​ njëzëri​​ 

 

VENDOS

 

  • TA​​ DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • TË REFUZOJË, ​​ kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare​​ të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit; dhe

 

  • TË KONSTATOJË që ky vendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues    ​​ ​​ ​​​​   Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​     ​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

 

 

 

2

Parashtruesit:

Nagip Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale