Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktgjykimit  të Gjykatës së Apelit AC. nr. 2084/21 të 25 korrikut 2022

Nr. të lëndës KI17/23

Parashtruesit: Ismail Musliu

Shkarko:

 

Prishtinë,​​ më 22 shtator​​ 2023

Nr. ref.:RK 2263/23

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI17/23

 

 

Parashtrues

 

Ismail Musliu

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së ​​ Aktgjykimit​​ ​​ të Gjykatës së Apelit

​​ AC.​​ nr. 2084/21​​ ​​ 25​​ korrikut​​ 2022​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar​​ 

 

​​ 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Ismail Musliu​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës),​​ me banim në Vushtrri,​​ të cilin​​ e përfaqëson​​ Jeton Osmani, avokat.

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ konteston​​ Aktgjykimin​​ [Ac. nr. 2084/21]​​ e Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit)​​ ​​ të​​ 25​​ korrikut​​ 2022.​​ në lidhje me Aktgjykimin​​ e Gjykatës Themelore në Prishtinë​​ [C.​​ nr.​​ 223/19]​​ ​​ 27​​ janarit​​ 2021.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës e ka pranuar aktgjykimin e kontestuar më​​ 29​​ shtator​​ 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar,​​ përmes të cilit pretendohet se parashtruesit të kërkesës​​ i janë shkelur të drejtat e garantuara​​ me nenet:​​ 3​​ [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe nenit 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), si dhe nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ nenet​​ 20​​ [Vendimet]​​ dhe​​ 22​​ [Procedimi i kërkesës]​​ të Ligjit nr. 03/L-121 për​​ Gjykatën​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe në rregullin​​ 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 29​​ janar​​ 2023,​​ parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën përmes postës,​​ të cilën Gjykata ​​ Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata)​​ e pranoi më​​ 31​​ janar​​ 2023.​​ 

 

  • ​​ 6​​ shkurt​​ 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës, me vendimin​​ [nr. GJR. KI17/23]​​ caktoi gjyqtarin​​ Enver Peci​​ Gjyqtar raportues​​ dhe​​ Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese), Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Remzije Istrefi Peci (anëtarë).

 

  • ​​ 22​​ shkurt 2023,​​ Gjykata e njoftoi parashtruesin për regjistrimin e kërkesës,​​ të njëjtën ditë Gjykata i dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës​​ Supreme.​​ 

 

  • Të njëjtën ditë, Gjykata gjithashtu e njoftoi Gjykatën Themelore për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga e njëjta që ta njoftojë Gjykatën​​ lidhur me​​ datën se kur parashtruesi i kërkesës e ka pranuar aktin e kontestuar.

 

  • Më 22 shkurt 2023, Gjykata Themelore ia dorëzoi Gjykatës fletëkthesën e kërkuar, me datën e dorëzimit të vendimit të kontestuar parashtruesit të kërkesës,​​ 29 shtator​​ 2022.

 

  • ​​ 31 gusht​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues ​​ dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ ​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Parashtruesi i kërkesës ishte i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës sh.a. (në tekstin e mëtejmë: KEK).​​ 

 

  • Në janar​​ 2019,​​ parashtruesi i kërkesës kishte​​ arritur​​ 40 vite përvojë​​ pune​​ pranë punëdhënësit dhe kishte pagën bazë në shumë​​ prej​​ 678.00 euro.​​ 

 

  • Më 15 janar 2019, parashtruesi i kërkesës parashtroi në KEK kërkesën [33] për t'i paguar atij shumën në lartësi të tri pagave mujore në emër të shpërblimit jubilar.

 

  • Më 17 janar 2019, KEK-u, me vendimin [nr. 334] refuzoi kërkesën e parashtruesit me arsyetimin se kërkesa e tij nuk i plotëson kushtet e përcaktuara në​​ vendimin e​​ ​​ Drejtorit Menaxhues nr.2244, të datës 10.04.2019, dhe vendimin nr. 8628, té datés, të datës 06.09.2019, për plotësimin e vendimit nr. 2244, të datës 10.04.2019, për përvojën e punës së pandërprerë brenda periudhës 01.01.2015 deri më 31.12.2019.​​ 

 

  • ​​ 30​​ janar​​ 2021,​​ parashtruesi i kërkesës paraqiti padi në Gjykatën Themelore kundër vendimit [nr.​​ 334]​​ të​​ KEK-ut dhe kërkoi që të detyrohet kjo e fundit që t’ia paguaj shumën e përgjithshme prej​​ tri pagave mujore​​ me kamatë ligjore​​ prej​​ 8 %​​ në vit, duke filluar nga dita e parashtrimit të padisë e deri në pagesën definitive, si dhe shpenzimet e procedurës,​​ në afat prej​​ 7​​ ditësh​​ nga dita e marrjes së aktgjykimit.​​ 

 

  • ​​ 27​​ janar​​ 2021,​​ Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit​​ [C.​​ nr.​​ 223/19]​​ (i)​​ aprovoi pjesërisht padinë e parashtruesit të kërkesës;​​ (ii)​​ detyroi KEK-un që parashtruesit të kërkesës t’ia paguaj​​ tri paga mujore në shumën e përgjithshme prej​​ 2.034,00​​ euro me kamatë ligjore prej 8 % në vit,​​ e cila do të llogaritet nga dita e nxjerrjes së Aktgjykimit​​ përkatësisht nga​​ 27​​ janari​​ 2021​​ deri në​​ deri në pagesën definitive, si dhe shpenzimet e procedurës​​ në shumë prej​​ 259,00​​ euro,​​ të gjitha këto në afat prej 7 ditësh nga dita e marrjes së aktgjykimit; si dhe​​ (iii)​​ refuzoi si të pabazuar pjesën e mbetur të kërkesëpadisë përveç shumës në pikën a të dispozitivit të aktgjykimit në lidhje me kompensimin e pagave në emër të primit jubilar, në shumën prej 246.00 euro.

 

  • Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit​​ [C.​​ nr. 223/19]​​ arsyetoi se parashtruesi i kërkesës, duke u bazuar në paragrafin​​ 3​​ të nenit 52 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë në shpërblimin jubilar në vlerën e tri pagave mujore.​​ ​​ 

 

  • ​​ 12​​ shkurt​​ 2021,​​ KEK parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit kundër Aktgjykimit​​ [C.​​ nr. 223/19]​​ të Gjykatës Themelore,​​ për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të​​ ​​ Ligjit të Procedurës Kontestimore, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.​​ ​​ 

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, parashtruesi i​​ kërkesës​​ paraqiti​​ përgjigje​​ ​​ ankesën​​ e​​ dorëzuar​​ nga KEK-u.

 

  • Më 19 prill 2021, KEK-u plotësoi ankesën e saj në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit [C. nr. 223/19] të Gjykatës Themelore duke pretenduar, „E paditura konsideron​​ se padia e​​ paditësit​​ është ushtruar pas​​ afatit​​ ligjor​​ pasi qe​​ paditësi ka plotësuar​​ 30​​ vjet​​ të​​ përvojës në punë​​ pandërprerë në​​ vitin 2013, kur ka​​ plotësuar kushtin për të kërkuar Shpërblimin​​ jubilar​​ nëse​​ ka​​ ekzistuar ajo​​ e​​ drejtë,​​ është viti 2013 për 30​​ vite​​ apo 3​​ paga jubilare kurse padinë në gjykatë​​ e​​ ka dorëzuar​​ me​​ data 30.01.2019,​​ çka do të thotë se padia është ushtruar​​ pas​​ afatit​​ të​​ paraparë me dispozitat​​ e​​ nenit 87​​ të​​ Ligjit të Punës Nr.03/1-​​ 212, dispozitat​​ e nenit 376 të​​ LMD-së,​​ apo nenit​​ 357​​ të LMD-së së​​ Kosovës, dhe ne këtë rast është​​ parashkruar​​ edhe vetë e drejta në kuptim të dispozitave​​ të​​ nenit 373 të LMD-së​​ të vjetër, apo nenit​​ 354 të LMD-së se​​ Kosovës.“

 

  • Më 25 korrik 2022, Gjykata e Apelit përmes aktgjykimit [AC. nr. 2084/21] e miratoi ankesën e KEK-ut si të bazuar dhe e ndryshoi aktgjykimin [C. nr. 223/19] të Gjykatës Themelore të 27 janarit 2021, si në vijim:

 

APROVOHET​​ e​​ themeltë​​ ankesa​​ e përfaqësuesit të autorizuar të​​ paditurës:​​ Korporata​​ Energjetike e Kosovës (KEK)​​ sh.a., me seli në Prishtinë,​​ Sheshi "Nëna​​ Terezë” nr. 36,​​ NDRYSHOHET aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm,​​ C.nr.223/19, i​​ datës​​ 27.01.2021​​ dhe çështja lëndore gjykohet si ne vijim:​​ REFUZOHET si e​​ pathemeltë kërkesëpadia e paditësit:​​ Ismail​​ Musliu​​ nga Prishtina,​​ rr. "Asllan Pireva"​​ pn., me të​​ cilën​​ ka kërkuar që të: DETYROHET​​ e​​ paditura: Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) sh.a., me​​ seli​​ në Prishtinë, Sheshi "Nëna​​ Terezë",​​ nr.​​ 36, që paditësit​​ t'ia​​ kompensoj në emër të tri pagave për shpërblim​​ jubilar, gjithsej​​ shumën prej​​ 1,818 €,​​ së bashku me normën​​ e​​ kamatës në lartësi prej 8​​ % e​​ cila do të llogaritet nga data​​ e​​ marrjes së aktgjykimit​​ gjegjësisht prej​​ datës​​ 27.01.2021 e gjerë​​ në pagesën definitive.​​ 

 

  • Gjykata e Apelit arsyetoi, ndër të tjera, se fakti që parashtruesi i kërkesës ka 40 vjet, 3 muaj dhe 3 ditë përvojë pune në KEK nuk është i kontestueshëm. As shuma e pagave nuk është kontestuar gjatë shqyrtimit kryesor. Gjykata e Apelit theksoi se​​ përmes nenit​​ 52, paragrafi 1 i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës të 18 marsit 2014, u konstatua se tri​​ kategori punonjësish kanë të drejtë për​​ shpërblim​​ jubilar, përkatësisht: a) për 10 vjet përvojë pune të​​ pandërprerë; b) për 20 vjet përvojë pune të​​ pandërprerë​​ tek punëdhënësi i fundit dhe c) për 30 vjet përvojë pune të​​ pandërprerë​​ tek punëdhënësi i fundit, në​​ shumën​​ e tri​​ pagave të tij mujore.​​ Në paragrafin 2 të kësaj Marrëveshjeje përcaktohet: “Punëdhënësi i fundit është ai që paguan shpërblime jubilare.” dhe në nenin 3 të kësaj Marrëveshjeje përcaktohet: “Shpërblimi jubilar, paguhet në afat prej një muaji, pas plotësimit të kushteve nga ky paragraf. Gjykata e​​ Apelit arriti në përfundimin se​​ kërkesëpadia e​​ paditësit për të kërkuar​​ kompensimin​​ e tri​​ pagave në emër të primit jubilar nga​​ e paditura​​ është plotësisht​​ e​​ pabazuar sepse: e drejta e paditësit për të kërkuar paga apo prime jubilare është krijuar me hyrjen në fuqi të Kontratës Kolektive më 01.01.2015, dhe nga ajo datë deri më 01.01.2018,​​ paditësi ka pasur mundësi të​​ parashtrojë​​ padi. Pas datës 01.01.2018, me kalimin e afatit të kontratës kolektive, pala humbë​​ të drejtën për të kërkuar pagesën e primit jubilar, sepse kërkesa është​​ parashtruar​​ dhe nuk mund të bazohet në një mekanizëm që është jashtë fuqisë dhe nuk prodhon efekt juridik për palët. Bazuar në këtë gjendje faktike, Gjykata e Apelit ka ardhur në përfundim se e drejta e paditësit për të kërkuar kompensim në emër të primit jubilar ndaj të​​ paditurës​​ është parashkruar​​ për shkak se Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës ka hyrë në fuqi më 01.01.2015, dhe paditësi e ka dorëzuar në gjykatë padinë më 30.01.2019​​ dhe rrjedh se nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës deri në​​ parashtrimin​​ e padisë në gjykatë kanë kaluar 4​​ vite​​ e 29 ditë, që do të thotë se kërkesëpadia​​ e​​ parashtruesit të kërkesës​​ është parashkruar për shkak se Marrëveshja Kolektive nuk ka qenë në fuqi​​ që nga momenti i​​ parashtrimit​​ ​​ padisë së paditësit.

 

  • Më 11 tetor 2022, parashtruesi i kërkesës paraqiti propozim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për të iniciuar kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër aktgjykimit [Ac. nr. 2084/21] të Gjykatës së Apelit të 25 korrikut 2022.

 

  • Më 20 tetor 2023, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i dërgoi parashtruesit njoftimin (KMLP. nr. 100/2022) të 19 tetorit 2022, në të cilin konstaton se nuk ka bazë ligjore për të paraqitur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë duke arsyetuar,​​ ​​ Nga​​ shkresat e​​ lëndës, përkatësisht nga​​ kartela e punëtorit Ismail​​ Musliu​​ e​​ datës 15.01.2018 shihet se përvoja​​ e​​ punës në kohën​​ e paraqitjes​​ së padisë është 40 vjet​​ e​​ 3 muaj​​ e 3​​ ditë, që​​ do të thotë se e​​ drejta​​ e​​ vitit jubilar​​ konform​​ nenit​​ 52 par.1​​ pika 1.3 ka qenë 2008,​​ dhe në kuptim të​​ kësaj​​ kërkesa për shpërblim jubilar është parashkruar, ngase në padi të dorëzuar me​​ dt. 30.01.​​ 2019, ju​​ keni​​ kërkuar​​ shpërblimin në​​ vlerë​​ të tri pagave​​ jubilare​​ konform​​ nenit 52​​ par.1​​ pika 1.3, për 30​​ vite​​ përvojë​​ punë.”

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E drejta për Mjete Juridike], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës dhe me nenet 6 [E drejta për një proces të rregullt] dhe 13 [E drejta për zgjidhje efektive] të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës në thelb pretendon se gjykatat e rregullta në rastin e tij kanë vërtetuar gabimisht gjendjen faktike dhe kanë zbatuar gabimisht të drejtën materiale, gjegjësisht kanë interpretuar gabimisht nenin 87 të Ligjit të Punës dhe nenin 52 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, si dhe nenin 193 të Ligjit për​​ Marrëdhëniet​​ Detyrimore.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ më​​ tej pretendon se sipas Ligjit të punës dhe Marrëveshjes së

Përgjithshme Kolektive të Kosovës ka fituar të drejtën për kompensimin e pagave jubilare pasi që ka mbushur 30 vite përvojë pune dhe se kërkesën e ka paraqitur brenda afatit, në pajtim me nenin 87 të Ligjit të punës dhe me nenin 52 sa ishte në fuqi dhe e aplikueshme Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës.​​ ​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës, ndër të tjera, thekson se kërkesa e tij për kompensim të pagave jubilare është e afatshme dhe nuk është parashkruar sipas nenit 87 të Ligjit të punës dhe Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës sepse afati për paraqitjen e kërkesave monetare vazhdon edhe për 3 vite të tjera.​​ ​​ 

 

  • Në këtë aspekt, parashtruesi i kërkesës thekson se​​ paditësi​​ është​​ në​​ kuadër​​ te​​ afateve ligjore edhe​​ nëse​​ MPKK​​ (marrëveshja e përgjithshme kolektive e Kosovës)​​ nuk është​​ ne zbatim​​ ne kohen​​ e​​ paraqitjes​​ se​​ padisë,​​ e​​ kjo nga fakti se paditësi​​ te​​ drejtën​​ e ka​​ fituar ne kohen​​ sa​​ ishte​​ ne​​ zbatim MPKK​​ ndërsa afati​​ për paraqitjen​​ e​​ kërkesave​​ monetare vazhdon​​ edhe për 3 vite tjera sipas nenit 87​​ te​​ ligjit​​ te​​ punës, por​​ edhe​​ ne kuptim​​ te nenit​​ 193 te​​ LMD​​ paditësi gëzon të​​ drejtën​​ për dëmshpërblim edhe pas​​ skadimit​​ te afatit te​​ parashkrimit pasi​​ qe ne kuptim te​​ këtij neni duhet​​ te​​ zbatohen rregullat​​ e​​ pasurimit​​ te pabaze​​ meqenëse​​ e​​ paditura​​ duke mos i​​ njohur​​ te​​ drejtën​​ e​​ tij legjitime paditësit, te njëjtin e ka dëmtuar duke i ndalur​​ pabazë​​ shumen​​ e​​ precizuar ne kërkesëpadi

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se:​​ gjykatat e rregullta​​ nuk​​ kane​​ vepruar konform dispozitave ligjore të cilat rregullojnë çështjen​​ e​​ gjykimit te drejte dhe zbatimin e ligjit​​ material me​​ rastin​​ e marrjes se aktgjykimit për rastin​​ e​​ paraqitur nga paditësi​​ para​​ Gjykatës si dhe Gjykata​​ e​​ Apelit dhe Zyra e Kryeprokurorit te shtetit kane vepruar​​ ne​​ kundërshtim me dispozitat ligjore​​ gjate​​ marrjes se vendimeve.​​ Sipas pretendimeve te paditësit, mos veprimi i Gjykatës sipas dispozitave ligjore kishte rezultuar në Refuzim​​ te​​ kërkesëpadisë​​ se​​ tij, dhe rrjedhimisht, atij​​ i​​ ishte pamundësuar qe të merr një përgjigje te drejte nga gjykatat​​ sa i përket meritave te rastit te​​ tij.​​ Ne​​ këtë aspekt parashtruesi i​​ kërkesës pretendon​​ se​​ i​​ janë shkelur te​​ drejtat​​ e tij​​ për​​ gjykim te​​ drejte​​ dhe te paanshëm​​ te​​ garantuara me​​ nenin 31 te Kushtetutës në lidhje​​ me nenin 6​​ të​​ KEDNJ-se, e​​ me veprimet​​ e​​ lartcekura paditësi​​ ka​​ rezultuar​​ me​​ pa mundësimin​​ e​​ shqyrtimit te çështjes ne merita konform dispozitave ligjore si dhe me mos mundësimin e mjetit te jashtëzakonshëm juridik pranë Gjykatave​​ të​​ rregullta, dhe me këtë i​​ kanë​​ pamundësuar atij mbrojtjen gjyqësore të të drejtave të​​ garantuara me nenin​​ 54 te Kushtetutës. Për me tepër, parashtruesi i kërkesës konsideron se​​ gjykatat e​​ rregullta​​ kane​​ vepruar në shkelje​​ të​​ nenit​​ 102​​ te Kushtetutës,​​ duke mos​​ vepruar​​ në​​ bazë të ligjit​​ të​​ aplikueshëm​​ siç​​ kërkohet​​ me​​ Kushtetute.​​ 

 

  • Përveç pretendimeve të mëparshme,​​ parashtruesi i kërkesës shton si në vijim:​​ “[...]​​ konstatimi i Gjykatës se Apelit​​ duke e aprovuar​​ ankesës​​ e te paditurës​​ si​​ te bazuar​​ është​​ i pa pathemelte​​ është​​ i pabazuar​​ i papranueshëm dhe rrjedhimisht i kundërligjshëm, madje edhe bie ndesh me​​ nenin​​ 6​​ të Konventës Evropiane. Kjo pikërisht për arsye, se mos zbatimi i​​ drejt​​ i​​ te drejtës materiale​​ ndikon edhe ne mos marrjen e​​ një​​ vendimi​​ meritor​​ nga Gjykata dhe refuzimi​​ padisë​​ se​​ paditësit ne kundërshtim me dispozitat ligjore​​ te​​ lartcekura konsiston​​ ne atë​​ se pala paditëse nuk është​​ trajtuar​​ si duhet dhe në mënyrë të barabartë në këtë procedurë ne raport me rastet ngjashme si te paditësit, ndaj​​ dhe​​ i është shkelur​​ e drejta​​ në gjykim​​ të drejtë e​​ cila​​ garantohet me nenin​​ 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Duke qenë se,​​ parashtruesit te​​ kërkesës i është kërkesëpadia pa u shqyrtuar meritorisht nënkupton​​ se në​​ këtë mënyrë i është shkelur​​ e​​ drejta​​ e garantuar me neni​​ 6.1. të Konventës​​ Evropiane​​ për​​ të​​ Drejtat​​ e​​ Njeriut dhe Liritë Themelore që përcakton që çdo person​​ ka të drejtë që​​ çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht​​ dhe​​ brenda një afati të arsyeshëm nga​​ gjykata e​​ pavarur dhe​​ e paanshme​​ e krijuar me ligj, e cila duhet të vendosë për mosmarrëveshjet në lidhje me te drejtat dhe detyrimet​​ e​​ tij të​​ natyrës​​ civile. Parimi i gjykimit të drejtë ne një​​ aspekt​​ nënkupton edhe​​ barazinë​​ e armëve, e​​ cila shprehet në të​​ drejtën​​ e​​ palëve​​ për​​ të​​ pasur njohuri​​ dhe​​ për të​​ komentuar provat​​ e​​ paraqitura apo vërejtjet​​ e parashtruara.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ më tej pretendon se​​ nuk ka mundur të ushtrojnë​​ të​​ drejtat​​ e saj​​ për gjykim të drejtë. Me këtë veprim juridik​​ parashtruesit​​ së kërkesës i është shkelur edhe​​ e​​ drejta e paraparë​​ me​​ nenit 13 të KEDNJ​​ e​​ cila garanton​​ të​​ drejtën për​​ mjet efektiv si​​ dhe​​ e​​ drejta për gjykim të​​ drejtë​​ që në vete përfshin edhe barazinë e​​ armeve..​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në lidhje me aktin e kontestuar​​ pretendon se​​ “​​ Aktgjykimi​​ i​​ Gjykatës së Apelit në Prishtinë,​​ me​​ të cilën është aprovuar Ankesa​​ e​​ të paditurës dhe është refuzuar kërkesëpadia e paditësit është​​ marre ne kundërshtim me​​ Gjendjen faktike dhe​​ me​​ zbatim te​​ gabuar te se​​ drejtës​​ materiale duke mos zbatuar​​ fare​​ gjate marrjes se​​ vendimit aktet​​ e​​ brendshme të​​ ​​ paditurës.​​ Prandaj,​​ është i pa​​ kontestueshëm​​ fakti se​​ në​​ rastin​​ konkret​​ parashtruesit​​ të kërkesës i është cenuar jo vetëm​​ parimi​​ i​​ administrimit​​ të drejtësisë por edhe​​ barazia e​​ armëve që​​ konsiston në mos zbatimin e drejt te​​ se drejtës materiale​​ gjate​​ vendosjes lidhur​​ me​​ mjetit​​ juridik në​​ mënyrë efektive që është​​ si pasojë e​​ Refuzimit te paraqitjes​​ së​​ kërkesës për mbrojtje te ligjshmërisë nga Zyra​​ e​​ kryeprokurorit si ne vendimin​​ e​​ theksuar. Me refuzimin si​​ te​​ pathemelte te kërkesës​​ se​​ paditësit​​ parashtruesi i​​ kërkesës është vënë​​ në​​ pozitë substancialisht të pafavorshme përballë të paditurës.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ më tej pretendon se​​ ​​ Si​​ Gjykata Supreme​​ ashtu​​ edhe Gjykata e Apelit disa here kane vendosur për​​ raste te ngjashme​​ si te​​ paditësit​​ duke aprovuar ne tërësi padite​​ e​​ paditësve te ngritura pikërisht ndaj te paditurës KEK sh.​​ a si në​​ rastin me numër CML.​​ Nr.7/2020 dt.215.04.2021,Rev,nr.90/2020 dt.04.05.2020, Acnr.4367/19 dt.17.07.2020,​​ Acnr.2016/2020 dt.24.06.2020 por gjithashtu ka edhe me qindra Aktgjykime te​​ tilla​​ te cilat Gjykata e Apelit veçse i kane njohur këto te drejta me kushte te njëjta si​​ te​​ paditësit.​​ Me​​ ketë​​ rast​​ Gjykatat kane qëndrime​​ te ndryshme​​ për raste te​​ ngjashme​​ si te paraqitësit​​ te​​ kësaj kërkesë​​ dhe​​ me ketë edhe kane​​ krijuar pasiguri​​ juridike​​ andaj ne kuptim te​​ kësaj paditësin​​ e ka vene​​ ne pozite​​ te pabarabarta para​​ ligjit​​ ne​​ kuptim​​ te​​ nenit​​ 24​​ te Kushtetutës​​ se Kosovës pasi qe të gjithë​​ janë të​​ barabartë para​​ ligjit. Çdokush​​ gëzon të drejtën e mbrojtjes së​​ barabartë​​ ligjore, pa diskriminim”.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ gjithashtu pretendon se,​​ “[...]​​ me vendimin​​ e​​ Gjykatës Supreme​​ për te Refuzuar​​ revizionin​​ e​​ paditësit​​ si te​​ pathemelte​​ me zbatim te​​ gabuar​​ te​​ dispozitave ligjore​​ si ne​​ arsyetimin​​ e​​ lartcekur paraqitësit​​ te​​ kësaj kërkese i është​​ shkele edhe e​​ Drejta për Mjete Juridike​​ ne kuptim te​​ Neni 32 lidhur​​ me Neni​​ 54 te Kushtetutës se Kosovës e kjo pasi qe secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative​​ [...]”.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se​​ gjykatat e rregullta​​ kanë​​ krijuar​​ qëndrime të​​ ndryshme për raste​​ ​​ ngjashme”​​ dhe me këtë​​ kanë​​ krijuar​​ pasiguri juridike​​ ​​ dhe se si pasojë e kësaj, parashtruesi i kërkesës është vënë në​​ pozitë të​​ pabarabarta para​​ ligjit​​ në kuptim të​​ nenit 24 të Kushtetutës së Kosovës​​ .​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ përfundon duke kërkuar nga Gjykata​​ “[...]​​ vërtetimin e kërkesës së saj​​ .​​ 

 

Dispozitat​​ relevante​​ kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 3

​​ [Barazia para Ligjit]

 

  • Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.​​ 

 

  • Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

 

 

Neni​​ 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1.​​ Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2.​​ Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me lig.​​ 

3.​​ Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.​​ 

4.​​ Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.​​ 

5.​​ Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

 

Neni​​ 32

[E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Neni 54

​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

 

​​ Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

 

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni​​ 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.​​ Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

2.​​ Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.

 

 

Neni​​ 13

(E drejta për zgjidhje efektive)

 

Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”

 

 

 

LIGJI​​ nr.​​ 03/L-212​​ ​​ i PUNËS​​ 

 

Neni​​ 87

Afati i parashkrimit

 

Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës.

 

 

Neni​​ 90

Marrëveshja Kolektive

“[...]​​ 

 

4.​​ Marrëveshja Kolektive mund të lidhet për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri (3) vjet.​​ 

 

 

MARRËVESHJA E PËRGJITHSHME KOLEKTIVE E KOSOVËS

 

 

Neni 52

Shpërblime jubilare

 

1.​​ I punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë:

 

1.1.për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij;

1.2.për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy pagave mujore të tij;​​ 

 

1.3.për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri pagave mujore të tij.​​ 

 

2.​​ Punëdhënësi i fundit është ai që paguan shpërblime jubilare.

 

3.​​ Shpërblimi jubilar, paguhet në afat prej një muaji, pas plotësimit të kushteve nga ky paragraf.​​ 

 

[...]​​ 

 

Neni​​ 82

 

  • Kjo Marrëveshje e Përgjithshme Kolektive e Kosovës (MPKK) e nënshkruar nga Partnerët në Këshillin Ekonomiko – Social të Kosovës, hyn në fuqi nga data: 01.01.2015.

 

Mendimi juridik për shpërblimin jubilar të Gjykatës Supreme të Kosovës, 23 shkurt 2023

 

Marrëveshja/Kontratat e aplikueshme

 

II.​​ Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës e lidhur me datë 18.03.2014, dhe nënshkruar nga Organizatat e punëdhënësve (Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit), Organizatat e të punësuarve (Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës), si dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale), (në tekstin e mëtejmë: Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës) aplikohet në periudhën kohore nga data 01.1.2015 - 31.12.2017".

 

Kushtet për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar:

 

„VI.​​ I punësuari në bazë të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë​​ në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin 52, të kësaj marrëveshje, nëse plotësohen këto kushte dhe atë: a) që viti jubilar i punësimit për 10, 20 dhe 30 vjet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të këtij mendimi juridik, dhe b) përvoja e punës për 10, 20 dhe 30 vjet duhet të jetë e pandërprerë te punëdhënësi i fundit

 

 

Pranueshmëria e kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.​​ ​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

​​ “1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Gjykata më tej i referohet neneve 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

​​ Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

​​ Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Përveç kësaj,​​ Gjykata i referohet rregullit​​ 34​​ (1) (c)​​ të Rregullores së punës,​​ i cili përcakton:​​ 

 

“(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

 

[…]

 

(c)​​ kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit,

[…].”

 

  • Në mënyrë që të mund të verifikojë se kërkesa është paraqitur brenda afatit ligjor, Gjykata merr parasysh “vendimin e fundit” me të cilin është vendosur në lidhje me kërkesën e parashtruesit të kërkesës, datën në të cilën parashtruesi i kërkesës mori vendimin në fjalë dhe datën e parashtrimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese. Ky konstatim u konfirmua edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës në rastet: KI154/14, parashtrues të kërkesës:​​ Bujar Nrecaj dhe Haxhi Nrecaj​​ aktvendim për papranueshmëri i 30 qershorit 2016, paragrafi 35, dhe KI201/13, Parashtrues:​​ Sofa Gjonbalaj​​ aktvendim për papranueshmëri i 2 prillit 2014, paragrafi 32.

 

  • Gjykata vëren se përkundër faktit se ndaj propozimit për inicimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e njoftoi (KMLP. nr. 100/2022) parashtruesin e kërkesës më 20 tetor 2023 nuk ka bazë ligjore për inicimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, për sa i përket “vendimit të fundit”, Gjykata vlerëson se​​ aktgjykimi ​​​​ i Gjykatës së Apelit​​ AC. nr. 2084/21​​ i​​ 25 korrikut​​ 2022,​​ është​​ vendimi i fundit në lidhje me kërkesën e​​ parashtruesit, të cilin​​ ​​ ai e ka​​ pranuar më 29 shtator 2022.​​ 

 

  • Prandaj,​​ sa​​ i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit​​ [AC.​​ nr. 2084/21]​​ ​​ 25​​ korrikut​​ 2022,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj si dhe e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar me ligj.​​ ​​ 

 

  • Megjithatë, përveç këtyre kritereve, Gjykata po ashtu duhet të shqyrtojë nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht nën-rregullit (2) të Rregullores së punës, që përcakton:​​ 

 

(2)​​ Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.​​ 

​​ 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih, rastet e GJEDNJ-së,​​ Kemmachev kundër Francës, Kërkesa nr. 17621/91,​​ kategoria (i),​​ Mentzen kundër Letonia,​​ Kërkesa nr. 71074/01,​​ kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, Kërkesa nr. 4241/03,​​ kategoria​​ (iii)).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të rikujtojë pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ ​​ kontestuar​​ janë shkelur​​ të drejtat e tij kushtetuese të garantuara me nenet​​ 3,​​ 24,​​ 31, 32, 54​​ dhe​​ 102​​ të Kushtetutës dhe nenet​​ 6​​ dhe​​ 13​​ të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Në dritën e kësaj, Gjykata vëren se thelbi i ankesës së parashtruesit të kërkesës ka të bëjë: (i) me mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të ligjit material, sepse me rastin e refuzimit të kërkesës së tij si të paafatshme, është interpretuar dhe zbatuar gabimisht neni 87 i Ligjit të Punës, si dhe nuk është zbatuar drejt neni 52 i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës; (ii) pretendimit për​​ mohimin​​ e mjeteve juridike, dhe (iii) pretendimit për shkelje të tjera të të drejtave kushtetuese.​​ ​​ 

 

Lidhur me pretendimin nën​​ pikën (i) - mënyra e interpretimit dhe zbatimit të së drejtës materiale

 

  • Gjykata fillimisht rikujton qëndrimin e saj të përgjithshëm se vërtetimi i drejtë dhe i plotë i gjendjes faktike, si dhe interpretimet përkatëse të dispozitave ligjore apo të​​ ligjit, si rregull, hyjnë brenda juridiksionit të gjykatave të rregullta. Roli i Gjykatës Kushtetuese është që të sigurojë respektimin e standardeve dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë, dhe rrjedhimisht, ajo nuk mund të veprojë si gjykatë “e shkallës së katërt”​​ (shih, në lidhje me doktrinën e “shkallës së katërt”, rastin e GJEDNJ-së,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës [DHM], nr. 30544/96,​​ Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi​​ 28).

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata thekson se interpretimi i së drejtës materiale dhe procedurale është detyrë parësore dhe bie brenda juridiksionit të gjykatave të rregullta (çështje e ligjshmërisë). Roli i Gjykatës Kushtetuese është vetëm të përcaktojë nëse efektet e interpretimit të tillë janë në përputhje me normativat dhe standardet kushtetuese.​​ 

 

  • Në rastin konkret, Gjykata i referohet​​ edhe​​ ​​ arsyetimit të Gjykatës së Apelit e cila përmes Aktgjykimit​​ [Ac. nr. 10402/2021] të 27 prillit 2022, kishte sqaruar si në vijim: ​​ 

 

“[...]​​ Gjykata​​ e Apelit vlerëson se gjykata e​​ shkallës​​ së parë në bazë të provave të administruara,​​ drejt​​ dhe në​​ mënyrë​​ të pa kontestuar e ka vërtetuar​​ gjendjen​​ faktike, nuk​​ është kontestuese në mes palëve ndërgjyqëse se paditësi është në marrëdhënie pune tek​​ e​​ paditura sipas kontratës së punës nr.​​ 4164/0​​ të datës​​ 01.03.2018.​​ Nuk është kontestues fakti se paditësi ka përvojë pune 40​​ vite, 3 muaj e​​ 3​​ ditë,​​ si Prijës Ekipi për Sistemin e Gypave. Nuk ka qenë kontestuese as lartësia​​ e​​ pagave gjatë shqyrtimit kryesorë. ”

 

  • Gjykata e Apelit në të njëjtin aktgjykim gjithashtu sqaroi,​​ 

kërkesëpadia​​ e​​ paditësit për të kërkuar kompensimin e tri pagave në emër të shpërblimit jubilar nga e paditura është në​​ tërësi e​​ pa bazuar, për arsye se: paditësit​​ e​​ drejta​​ për të kërkuar pagat apo shpërblimet jubilare i është krijuar me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes​​ Kolektive me dt.01.01.2015,​​ dhe nga kjo date e deri më datë​​ 01.01.2018, paditësi ka pasur mundësi të paraqes padi. Pas​​ datës 01.01.2018, me​​ kalimin e afatit të Marrëveshjes​​ kolektive,​​ pala e humbë të drejtën që të kërkoj pagesën​​ e​​ shpërblimit jubilar,​​ për arsye​​ se kërkesa​​ është parashkruar dhe nuk mund të mbështetet në një mekanizëm që është jashtë​​ fuqisë​​ dhe nuk prodhon efekt​​ juridik​​ për palët.​​ 

Në​​ nenin 90 parag.4 të​​ ligjit​​ të Punës theksohet​​ se :"​​ Marrëveshja kolektive mund të lidhet për​​ një​​ periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri​​ vjet....", ndërsa në nenin 90.5 të këtij​​ ligji​​ theksohet se" Marrëveshja kolektive vlen për ata punëdhënës dhe punëmarrës të cilët marrin përsipër detyrimet e përcaktuara me Marrëveshjen e tillë kolektive…”

Nga momenti​​ i​​ parashtrimit të padisë së paditësit nuk ka qenë në fuqi Marrëveshja Kolektive.​​ Nga​​ interpretimi​​ i kësaj​​ dispozite​​ ligjore​​ e duke u bazuar në këtë​​ gjendje​​ faktike Gjykata e Apelit erdhi në përfundim se e​​ drejta​​ e paditësit për ta kërkuar kompensimin në emër të shpërblimit jubilar ndaj të paditurës është parashkruar, për arsye se Marrëveshja e Përgjithshme​​ Kolektive e​​ Kosovës ka hyrë në fuqi me datën​​ 01.01.2015,​​ ndërsa paditësi padinë e ka paraqitur në gjykatë me datën​​ 30.01.2019​​ e nga​​ kjo​​ rezulton​​ se​​ nga momenti​​ i hyrjes në​​ fuqi​​ të​​ Marrëveshjes​​ së​​ Përgjithshme Kolektive e deri në​​ paraqitjen​​ e padisë në gjykatë kanë kaluar​​ 4 vite,​​ 0 muaj​​ e 29 ditë,​​ çka do të thotë se kërkesëpadia e paditësit është parashkruar.

 

  • Tutje, Gjykata vëren se përkitazi me këtë arsyetim/vlerësim të cilin parashtruesi e konteston, Gjykata e Apelit erdhi në këtë përfundim pasi kishte administruar provat siç ishin: kartela​​ e punëtorit dhe kontrata e punës [nr. 4164/0] të 1 marsit 2018 të parashtruesit të kërkesës si dhe çështjet e tjera lidhur me konstatimin e gjendjes faktike sa i përket parashkrimit të kërkesës së parashtruesit dhe aplikueshmërisë së Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës.​​ ​​ 

 

  • Nën dritën e të lartcekurave, Gjykata​​ vëren se​​ ​​ Gjykata​​ e Apelit kishte sqaruar se:​​ (i)​​ parashtruesi i kërkesës kishte plotësuar kushtin për shpërblimin jubilar para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës;​​ (ii)​​ se​​ Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës ishte e aplikueshme deri më 1 janar 2018;​​ (iii)​​ se parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur kërkesën për kompensimin e shpërblimit jubilar më 30 janar 2018, përkatësisht pas skadimit të aplikueshmerisë së Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës; si dhe​​ (iv)​​ kërkesa e parashtruesit për kompensimin e pagave jubilare ishte parashkruar tashmë në kuptim të nenit 87 të Ligjit të punës.​​ ​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata vëren se neni 87 [Afati i parashkrimit] i Ligjit të punës përcakton se​​ “Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës.

 

  • Gjykata gjithashtu vëren se parashtruesi i kërkesës i referohet edhe vendimit të Gjykatës Supreme, megjithëse nuk kishte asnjë vendim të Gjykatës Supreme në këtë rast, por ai përsërit të njëjtat pretendime si në rastin KI 205 22 në të cilën i njëjti përfaqësues ligjor përfaqëson një palë tjetër me rrethana të ngjashme.

 

  • Prandaj, siç mund të vërehet nga arsyetimi i mësipërm, Gjykata vëren se Gjykata e Apelit i ka adresuar të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke arsyetuar çështjen se përse në rastin e tij nuk mund të plotësohej kërkesa e tij për kompensimin e pagave jubilare si rezultat i mungesës së bazës ligjore në kuptim të mosaplikueshmërisë së Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës dhe si rezultat i parashkrimit të kërkesës duke aplikuar dispozita përkatëse të Ligjit të punës që ato i kishte konsideruar si relevante përkitazi me rrethanat e rastit konkret.

 

  • Për më tepër, Gjykata gjen se vendimmarrja e Gjykatës Apelit, në rrethanat faktike dhe juridike të rastit konkret është në pajtueshmëri edhe me mendimin juridik për shpërblimin jubilar të nxjerrë nga mbledhja e përgjithshme e Gjykatës Supreme, e 27 shkurtit 2023. Në këtë drejtim, Gjykata do t’ i referohet pjesës relevante të Mendimit Juridik të 27 shkurtit 2023 të Gjykatës Supreme, i cili përcakton se “I punësuari në bazë të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin 52, të kësaj marrëveshje, nëse plotësohen këto kushte dhe atë: a)​​ që viti jubilar i punësimit për 10, 20 dhe 30 vjet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të këtij mendimi juridik, dhe b) përvoja e punës për 10, 20 dhe 30 vjet duhet të jetë e pandërprerë te punëdhënësi i fundit.”

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës pretendon se në rastin e tij Gjykata e Apelit ka vërtetuar gabimisht gjendjen faktike dhe ka zbatuar/interpretuar gabimisht Ligjin e Punës dhe nenin 52 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës.

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës pretendon se,​​ Aktgjykimi​​ i​​ Gjykatës së Apelit,​​ me​​ të cilën është aprovuar​​ ankesa​​ e​​ të paditurës dhe është refuzuar kërkesëpadia e paditësit është​​ marrë​​ në​​ kundërshtim me​​ gjendjen faktike dhe​​ me​​ zbatim të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës​​ materiale duke mos zbatuar​​ fare​​ gjatë​​ marrjes së​​ vendimit aktet​​ e​​ brendshme të​​ ​​ të​​ paditurës.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata rikujton se ajo vet nuk mund të shndërrohet në gjykatë të shkallës së parë dhe t’u tregojë gjykatave të rregullta se cila do të ishte mënyra më e përshtatshme e zbatimit të së drejtës materiale, sepse një kompetencë e tillë, si rregull, i takon gjykatave të juridiksionit të rregullt që ta bëjnë​​ këtë. Gjykata thekson se ajo mund të ndërhyjë vetëm atëherë kur arsyetimi i vendimeve të gjykatave të rregullta është tejet arbitrar dhe i pajustifikueshëm, çfarë në rrethanat konkrete nuk kemi të bëjmë me vendime qartazi arbitrare ose të pajustifikuara.​​ 

 

  • Andaj, Gjykata nga shtjellimet e mësipërme konsideron se parashtruesi i kërkesës thjeshtë është i pakënaqur me rezultatin e procedurës pranë gjykatave të rregullta, megjithatë pakënaqësia e tij nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të​​ argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GJEDNJ-së​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë, kërkesa nr. 5503/02, Aktgjykimi i 26 korrikut 2005, paragrafi​​ 21).

 

  • Në këtë kuptim, Gjykata, shikuar procedurën si tërësi, në kuptim të së drejtës për “gjykim të drejtë” këtë pretendim të parashtruesit të kërkesës e cilëson se i takon kategorisë së parë (i), të pretendimeve ​​ “të shkallës së katërt”,​​ andaj të njëjtin, Gjykata, si të tillë, e deklaron qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme, në pajtim me rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës.​​ 

 

Përkitazi me pretendimin nën​​ pikën​​ ​​ (ii)​​ ​​ mjetet juridike​​ ​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata vëren se​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se refuzimi i kërkesës së tij për mbrojtjen e ligjshmërisë si​​ e​​ pabazuar dhe mosshqyrtimi i​​ rastit​​ ​​ parashtruesit të kërkesës​​ ​​ merita​​ nga Gjykata​​ Supreme​​ ka ndodhur për shkak të zbatimit të gabuar të dispozitave ligjore dhe se, për rrjedhojë, është shkaktuar shkelje e nenit 32 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se,​​ me vendimin​​ e​​ Gjykatës Supreme​​ për te Refuzuar​​ revizionin​​ e​​ paditësit​​ si të​​ pathemeltë​​ me zbatim të​​ gabuar​​ të​​ dispozitave ligjore​​ si në​​ arsyetimin​​ e​​ lartcekur paraqitësit​​ te​​ kësaj kërkese i është​​ shkele edhe e​​ Drejta për Mjete Juridike​​ në​​ kuptim të​​ Neni 32 lidhur​​ me Neni​​ 54 të​​ Kushtetutës se Kosovës e kjo pasi që​​ secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative​​ [...]”.​​ 

 

  • Gjykata vëren gjithashtu se edhe nëse parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur revizion në Gjykatën Supreme, ajo thekson se duke e refuzuar revizionin e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar, parashtruesi i kërkesës u vendos në një pozicion substancialisht më të pafavorshëm në krahasim me palën tjetër.

 

  • Gjykata vëren se​​ parashtruesi i kërkesës​​ kishte shfrytëzuar mjetin juridik - kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër aktgjykimit [Ac. nr. 2084/21] të Gjykatës së Apelit të 25 korrikut​​ 2022, duke konstatuar se ka pasur shkelje esenciale të dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontestimore, vërtetim jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Gjykata vëren se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me njoftimin [KMLC. nr. 100/2022] të 19 tetorit 2022, shqyrtoi rastin dhe pretendimet e parashtruesit të kërkesës dhe arriti në përfundimin se nuk ka bazë ligjore për të ngritur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë me arsyetimin se kërkesa për kompensim është e parashkruar në përputhje me ​​ normat ligjore që rregullojnë këtë fushë.

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës nuk e përdori mjetin juridik - revizionin, edhe pse ai e kishte në dispozicion këtë mundësi.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata vëren se parashtruesit të kërkesës i është mundësuar zhvillimi i procedurës​​ bazuar​​ në parimin e​​ kontradiktoritetit; se ai ka mundur që gjatë fazave të ndryshme të procedurës të paraqesë argumente dhe dëshmi që ai i konsideroi relevante për rastin e tij; dhe se të gjitha argumentet, shikuar objektivisht, që ishin relevante për zgjidhjen e rastit të tij janë dëgjuar e shqyrtuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat; se arsyet faktike e ligjore ndaj vendimeve të goditura ishin shtruar hollësisht; dhe se, në përputhje me rrethanat e rastit, procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta.​​ Rrjedhimisht,​​ Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës ka gëzuar garancitë procedurale të ngërthyera në konceptin e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm (shih,​​ mutatis mutandis, ndër të tjera, rastin e Gjykatës​​ KI118/17. parashtrues​​ Sani Kervan dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri, i 16 shkurtit 2018, paragrafi 35; po ashtu shih rastin e GJEDNJ-së​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi​​ 29).

 

  • Prandaj, në këto rrethana, Gjykata duke u mbështetur në standardet e vendosura në praktikën e vet gjyqësore në raste të ngjashme dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, konstaton se edhe ky pretendim i parashtruesit të kërkesës bie në kategorinë e tretë (iii),​​ të​​ pretendimeve​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”, andaj Gjykata, si të tilla, në baza kushtetuese i deklaron qartazi të pabazuara dhe rrjedhimisht të papranueshme, në pajtim me rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës.​​ 

 

Përkitazi me pretendimet e tjera nën piken​​ (iii)​​ 

 

  • Përkitazi me​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkeljen e të drejtave të garantuara me nenet 3, 54 dhe 102 të Kushtetutës.,​​ Gjykata rikujton se sipas praktikës​​ së konsoliduar​​ gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata e shpall kërkesën të papranueshme si qartazi të pabazuar në pajtim me kriterin (iii)​​ ​​ pretendimeve “të pambështetura apo të paarsyetuara” kur plotësohet një nga dy kushtet karakteristike, përkatësisht:​​ 

 

  • kur parashtruesi i kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse kjo është qartazi e dukshme në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit (shih: në këtë drejtim, rasti i GJEDNJ-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës​​ (vendim)​​ nr.​​ 4241/03​​ i 31 majit 2005, shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës​​ (vendim)​​ nr.​​ 6032/04​​ i 25 shtatorit 2008);

 

  • kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk paraqet ose refuzon të paraqesë provat materiale me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqesë​​ Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse vetë​​ Gjykata nuk vendos ndryshe (shih rastin​​ KI166/20, parashtrues​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies​​ Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi​​ 42).

 

  • Përkitazi me këto pretendime, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës vetëm i përmend nenet përkatëse, por nuk shtjellon më tutje se si dhe përse ka ardhur deri te shkelja e këtyre neneve përkatëse të Kushtetutës. Gjykata rikujton se ajo ka theksuar vazhdimisht se vetëm referimi dhe përmendja e neneve të Kushtetutës dhe të KEDNJ-së nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të tilla të Kushtetutës, parashtruesit e kërkesës duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës Kushtetuese​​ KI136/14,​​ parashtrues:​​ Abdullah Bajqinca,​​ Aktvendim për papranueshmëri, paragrafi​​ 33;​​ KI187/18​​ i​​ KI11/19,​​ parashtrues:​​ Muhamet Idrizi, Aktvendim për papranueshmëri i 29 korrikut 2019, paragrafi 73, dhe së fundmi, rastin​​ KI125/19,​​ parashtrues:​​ Ismajl Bajgora, Aktvendim për papranueshmëri, i 11 marsit 2020, paragrafi​​ 63).​​ 

 

  • Lidhur​​ me​​ pretendimin​​ e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 102 [Parimet e Përgjithshme​​ të​​ Sistemit Gjyqësor]​​ të Kushtetutës,​​ Gjykata​​ rikujton​​ se është parim i përgjithshëm se nenet e Kushtetutës të cilat drejtpërdrejtë nuk rregullojnë të drejtat​​ dhe liritë themelore​​ nuk kanë efekt të pavarur, pasi efekti i tyre vlen vetëm për​​ “gëzimin e të drejtave dhe lirive”​​ që garantohen me dispozitat e Kapitullit II dhe III të Kushtetutës. Prandaj, ky nen në mënyrë të pavarur nuk mund të zbatohet nëse faktet e​​ rastit​​ nuk bien në fushën e veprimit të paktën të njërës ose më shumë dispozitave të Kushtetutës që kanë të bëjnë me​​ “gëzimin e të drejtave dhe lirive të njeriut"​​ (shih,​​ inter alia,​​ rastet​​ e GJEDNJ-së​​ E.B.​​ kundër​​ Francës,​​ nr.​​ 43546/02,​​ aktgjykim i​​ 22​​ janarit​​ 2008,​​ paragrafi​​ 47;​​ Vallianatos​​ dhe të tjerët kundër Greqisë,​​ nr.​​ 29381/09​​ dhe​​ 32684/09,​​ aktgjykim i​​ 7​​ shtatorit​​ 2013,​​ paragrafi​​ 72;​​ shih gjithashtu rastin e Gjykatës​​ KI67/16,​​ parashtruese​​ Lumturije Voca,​​ aktvendim për papranueshmëri,​​ i 23 janarit 2017, par​​ 128).​​ 

 

  • Gjykata,​​ në fund,​​ gjithashtu thekson se​​ pakënaqësia e parashtruesit të kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen​​ e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë​​ (shih​​ rastin e GJEDNJ-së​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat​​ kundër​​ Hungarisë,​​ nr.​​ 5503/02,​​ aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi​​ 21).​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton se sa i​​ përket​​ pretendimeve​​ ​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ për​​ shkelje​​ ​​ ​​ drejtave​​ ​​ garantuara me​​ këto​​ nene​​ ​​ Kushtetutës, konkludon se​​ kërkesa​​ duhet​​ ​​ deklarohet qartazi e pabazuar, sepse​​ këto​​ pretendime​​ cilësohen​​ si pretendime​​ ​​ i​​ takojnë​​ kategorisë​​ (iii), pretendime “​​ pambështetura​​ ose​​ ​​ paarsyetuara”, sepse parashtruesi i​​ kërkesës​​ thjesht i​​ përmend​​ këto​​ dispozita​​ ​​ Kushtetutës, pa shpjeguar se si​​ janë​​ shkelur ato.​​ ​​ 

 

Përfundim

 

  • Si përmbledhje,​​ Gjykata konstaton se​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me nenet e lartcekura të​​ Kushtetutës dhe të KEDNJ-së, janë qartazi të pabazuara, sepse të njëjtat cilësohen si pretendime që i takojnë kategorisë së parë (i) të “shkallës së katërt” dhe kategorisë së tretë (iii)​​ të​​ pretendimeve​​ “të pambështetura ose të paarsyetuara” në baza kushtetuese.​​ ​​ 

 

  • Prandaj,​​ Gjykata konkludon se kërkesa në tërësinë e saj,​​ duhet të deklarohet si qartazi e pabazuar​​ ​​ dhe rrjedhimisht e papranueshme​​ në baza kushtetuese,​​ në pajtim me rregullin​​ 34​​ (2)​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe​​ 113.7​​ të Kushtetutës,​​ nenin​​ 20​​ të Ligjit​​ dhe rregullin​​ 34​​ (2)​​ të​​ ​​ Rregullores së punës, më​​ 31 gusht​​ 2023,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

    • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;​​ 

 

    • T'UA KUMTOJË këtë vendim palëve;​​ ​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË​​ këtë vendim ne Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ ​​ 

 

    • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

​​ 

 ​​ 

 

 

Enver Peci ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

1

​​ 

Parashtruesit:

Ismail Musliu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile