Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev. nr. 312/2022], të 15 gushtit 2022, të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI205/22

Parashtruesit: Sefedin Smakolli

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 25​​ maj 2023

Nr. Ref.:RK 2195/23

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI205/22

 

Parashtrues

 

Sefedin Smakolli

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 312/2022], të 15 gushtit 2022, të Gjykatës Supreme​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare ​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ Sefedin Smakolli​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i​​ kërkesës),​​ me vendbanim në​​ Vushtrri, i​​ përfaqësuar nga Jeton Osmani, avokat.

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ konteston Aktgjykimin​​ [Rev.​​ nr.​​ 312/2022] e 15 gushtit 2022, të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme) në lidhje​​ me Aktgjykimin [Ac.​​ nr.​​ 10402/2021] e 27 prillit 2022, të Gjykatës së​​ Apelit​​ të​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit)​​ në lidhje me Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 4832/19] e 22 janarit 2021, të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

 

  • Parashtruesi i kërkesës vendimin e kontestuar e ka pranuar më​​ 18 gusht 2022.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është​​ vlerësimi​​ i​​ kushtetutshmërisë së aktgjykimit​​ të kontestuar, me të​​ cilin pretendohet se parashtruesit​​ të​​ kërkesës i janë shkelur të drejtat​​ e garantuara me nenet:​​ 3​​ [Barazia para​​ Ligjit],​​ 31​​ [E​​ Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të​​ Paanshëm],​​ 54​​ [Mbrojtja Gjyqësore​​ e të Drejtave],​​ 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ si dhe​​ nenet​​ 6 [E drejta për një proces të rregullt]​​ dhe 13 [E drejta për zgjidhje efektive]​​ të Konventës Evropiane për​​ Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KEDNj).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit​​ 113​​ [Juridiksioni​​ dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet​​ 20​​ [Vendimet]​​ dhe​​ 22​​ [Procedimi i kërkesës]​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,​​ nr.​​ 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe​​ në​​ rregullin 32​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së​​ punës​​ së​​ Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura​​ në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 17 dhjetor 2022, parashtruesi i​​ kërkesës​​ e​​ dorëzoi​​ kërkesën​​ përmes​​ postës, të cilën Gjykata Kushtetuese e​​ Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) e pranoi më​​ 20 dhjetor 2022.​​ 

 

  • ​​ 30 dhjetor 2022, Kryetarja​​ e Gjykatës​​ përmes Vendimit​​ [nr.​​ Gjr.​​ KI205/22]​​ caktoi gjyqtarin​​ Radomir Laban​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi dhe Safet Hoxha​​ (anëtarë).

 

  • Më 24 janar 2023,​​ Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesin​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe​​ kërkoi nga ai që të dorëzojë autorizimin​​ specifik​​ për përfaqësim para Gjykatës.​​ 

 

  • ​​ 24 janar 2023, Gjykata​​ ia​​ dërgoi​​ një​​ kopje​​ ​​ kërkesës​​ Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Në të njëjtën ditë, Gjykata​​ e​​ njoftoi Gjykatën Themelore​​ për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ajo që të njoftojë Gjykatën lidhur me datën se kur parashtruesi i kërkesës e ka​​ pranuar aktin e kontestuar.​​ 

 

  • Gjykata nuk pranoi ndonjë përgjigje nga Gjykata Themelore.​​ 

 

  • ​​ 16 shkurt 2023, parashtruesi i kërkesës​​ e​​ dorëzoi​​ në Gjykatë​​ autorizimin e kërkuar.​​ 

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’​​ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 6 mars 2023, Gjykata​​ informoi Këshillin Gjyqësor të​​ Kosovës që përkundër shkresës së lartcekur, drejtuar Gjykatës Themelore,​​ Gjykata Kushtetuese​​ nuk ka pranuar fletëkthesën​​ se kur parashtruesi i kërkesës​​ e ka pranuar aktin e kontestuar,​​ dhe nga kjo e fundit kërkoi që t'i siguroj Gjykatës Kushtetuese fletëkthesën e kërkuar.​​ 

 

  • Më 8 mars 2023, Gjykata​​ Themelore​​ e​​ dorëzoi​​ në Gjykatë fletëkthesën e kërkuar.​​ 

 

  • ​​ 12 prill 2023,​​ Kolegji shqyrtues​​ e shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ ishte​​ i punësuar​​ ​​ Korporatën Energjetike të Kosovës​​ Sh.​​ a.​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KEK).​​ 

 

  • Më 1 mars 2018, parashtruesi i kërkesës mbushi 37 vite e 2 muaj​​ dhe 2​​ ditë përvojë​​ pune​​ tek punëdhënësi​​ dhe kishte pagën bazë në vlerë prej 739,00 euro.​​ 

 

  • Më 25 tetor 2019, parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesën [9941] në KEK​​ që t’ia paguaj tri paga në emër të shpërblimit jubilar.​​ 

 

  • Më 5 dhjetor 2019, KEK​​ përmes vendimit [nr.​​ 11269] refuzoi​​ kërkesën e parashtruesit me arsyetimin se kërkesa e tij nuk i plotësonte kushtet e përcaktuara me​​ Vendimin e Drejtorit Menaxhues​​ nr.2244, të datës 10.04.2019, dhe vendimin nr. 8628, të datës 06.09.2019, për plotësimin e vendimit nr.2244, të datës 10.04.2019, për përvojën e punës së​​ pandërprere brenda periudhës 01.01. 2015 deri me 31.12.2019”.

 

  • Më 24 dhjetor 2019, parashtruesi i kërkesës paraqiti padi në Gjykatën Themelore kundër​​ vendimit [nr.​​ 11269] të KEK-ut​​ dhe kërkoi që të detyrohet kjo e fundit që t’​​ ia​​ paguaj shumën e përgjithshme prej 2, 217.00 euro me kamatë ligjore prej 8 % në​​ vit, duke filluar nga dita e parashtrimit të​​ padisë e deri në pagesën definitive, si dhe shpenzimet e procedurës në shumën prej 259.00 euro, të gjitha këto në afat prej 7​​ (shtatë)​​ ditësh​​ nga dita marrjes së​​ aktgjykimit.

 

  • Më 22 janar 2021, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.​​ nr. 4832/19]​​ (i)​​ aprovoi​​ pjesërisht padinë e parashtruesit të kërkesës;​​ (ii)​​ detyroi​​ KEK-un​​ që parashtruesit të​​ kërkesës t​​ ia paguaj tri paga​​ mujore, në​​ shumë të përgjithshme prej 2.217.00 euro me kamatë​​ ligjore prej 8 % në​​ vit, duke filluar​​ nga 24 dhjetori 2019 e deri në​​ pagesën​​ definitive, si dhe shpenzimet e procedurës​​ në shumë​​ prej 259.00 euro, të​​ gjitha këto​​ ​​ afat prej 7​​ (shtatë)​​ ditësh​​ nga dita e marrjes së​​ aktgjykimit; si dhe​​ (iii)​​ refuzoi​​ si të pabazuar pjesën e kërkesëpadisë të​​ parashtruesit mbi shumën e gjykuar, dhe atë në shumën prej 1,010.28 euro.​​ 

 

  • Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.​​ nr. 4832/19] arsyetoi​​ se​​ parashtruesi i kërkesës,​​ duke u bazuar në paragrafët​​ 1, 2 dhe 3 të nenit 52 të Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës,​​ ka të drejtë​​ në shpërblimin jubilar në​​ vlerën e tri​​ pagave mujore.​​ 

 

  • Më 8 shkurt 2021, KEK​​ parashtroi​​ ankesë​​ në​​ Gjykatën e Apelit​​ kundër​​ Aktgjykimit [C.​​ nr. 4832/19] të Gjykatës Themelore,​​ për shkak​​ të​​ shkeljeve esenciale të dispozitave të Ligjit të Procedurës Kontestimore,​​ vërtetimit të gabuar​​ dhe jo të plotë​​ të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të​​ së​​ drejtës materiale.​​ 

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti përgjigje​​ ​​ ankesën​​ e dorëzuar nga KEK.​​ 

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ ankesë​​ në Gjykatën e Apelit kundër Aktgjykimit​​ [C.​​ nr.​​ 4832/19] të Gjykatës Themelore,​​ për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe aplikimit​​ të gabuar të të drejtës​​ materiale, duke kontestuar pikën tre (3) të Aktgjykimit përmes së​​ cilës Gjykata Themelore kishte refuzuar​​ si të pabazuar pjesën e kërkesëpadisë të​​ parashtruesit mbi shumën e gjykuar​​ prej 1,010.28 euro.​​ Parashtruesi i kërkesës përmes ankesës kërkoi që të aprovohet në tërësi kërkesëpadia e tij dhe të​​ detyrohet KEK që t’​​ ia paguaj​​ kompensimin e​​ pagave jubilare në​​ vlerë​​ prej 3,227.28 euro me kamatë​​ prej 8% (përqind)​​ nga data e paraqitjes së​​ padisë deri​​ ​​ pagesën definitive.​​ 

 

  • Më 27 prill 2022,​​ Gjykata e Apelit përmes​​ Aktgjykimit​​ [AC. nr.​​ 10402/2021] aprovoi​​ si të themeltë ankesën​​ e KEK-ut​​ dhe ndryshoi​​ Aktgjykimin​​ [C.​​ nr. 4832/19] e Gjykatës Themelore të 22 janarit 2021,​​ si në vijim:

 

“I. Refuzohet në​​ tërësi si e pabazuar kërkesëpadia​​ e paditësit​​ Sefedin Smakolli, nga Vushtrria, me të​​ cilën ka kërkuar që​​ ​​ detyrohet e paditura Korporata Energjetike e Kosovës (KEK.​​ Sh.a), me seli në​​ Prishtinë, që paditësit, në​​ emër të 3 (tri) pagave​​ për​​ shpërblimin jubilar t’ia kompensoj​​ shumën​​ prej 3,227.28 €, me kamatë​​ ligjore prej 8 %, nga dita e paraqitjes së​​ kërkesës gjerë​​ ​​ pagesën definitive, të gjitha në​​ afat prej 7 ditësh pas plotfuqishmërisë së​​ aktgjykimit, nën kërcënim të përmbarimit ligjor”.​​ 

 

II. Secila palë​​ i bartë shpenzimet e veta procedurale

 

III. Refuzohet ankesa e përfaqësuesit të autorizuar të​​ paditësit Sefedin Smakolli, nga Vushtrria,​​ e ushtruar kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë​​ – Departamenti i Përgjithshëm, C.nr.4832/2019, të datës 22.01.2021, si e pabazuar”.

 

  • Gjykata e Apelit, ndër të tjera, arsyetoi se parashtruesi -​​ kërkesën e tij për shpërblimin jubilar e ka mbështetur në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive​​ të​​ Kosovës dhe se​​ kushtin për shpërblim jubilar për​​ 30​​ (tridhjetë)​​ vite të​​ përvojës së​​ punës e ka arritur para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ndërsa e drejta për të kërkuar kompensimin në emër të pagave jubilare i ka lindur me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive​​ të Kosovës,​​ nga 1 janari 2015.​​ Sipas Gjykatës së​​ Apelit,​​ meqë​​ kohëzgjatja​​ e kësaj​​ Marrëveshje​​ është​​ trevjeçare, afati i vlefshmërisë së​​ të​​ njëjtës ka skaduar më​​ 31 dhjetor 2017, që​​ nënkupton​​ se në​​ momentin e paraqitjes së​​ kërkesës​​ për​​ kompensimin e shpërblimit​​ jubilar më​​ 24 dhjetor 2019,​​ kjo​​ marrëveshje nuk ka qenë​​ në​​ fuqi​​ dhe nuk ka mundur të prodhoj efekt juridik​​ dhe rrjedhimisht​​ parashtruesit i mungon baza ligjore​​ për realizimin e kërkesës së​​ parashtruar në padi.

 

  • Gjithashtu, Gjykata e Apelit​​ arsyetoi se​​ në bazë të nenit​​ 87 të Ligjit të​​ punës​​ nr.​​ 03/L-212,​​ parashtruesi e ka lëshuar afatin prej 3 vitesh​​ për të​​ kërkuar​​ realizmin​​ e​​ një të drejte​​ nga​​ marrëdhënia​​ e punës –​​ në​​ rastin konkret,​​ kompensimin e shpërblimit jubilar. Mbi​​ këtë​​ bazë,​​ Gjykata​​ e Apelit vendosi që të​​ ndryshohet aktgjykimi i ankimuar​​ dhe kërkesëpadia e paditësit​​ ​​ refuzohet në​​ tërësi​​ si e pabazuar. ​​ 

 

  • Në një datë të​​ paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti revizion​​ kundër​​ Aktgjykimit [AC. nr. 10402/2021] të Gjykatës së​​ Apelit në Gjykatën Supreme me arsyetimin​​ për​​ shkelje​​ thelbësore të dispozitave të​​ Ligjit të Procedurës Kontestimore​​ dhe zbatim të​​ gabuar​​ të​​ së​​ drejtës​​ materiale,​​ me propozimin që t​​ i aprovohet revizioni​​ si i bazuar,​​ duke anuluar​​ aktgjykimin e Gjykatës së​​ Apelit.​​ Parashtruesi i​​ kërkesës​​ gjithashtu​​ kërkoi ​​ që t​​ i​​ paguhet​​ kompensimi​​ në​​ emër​​ ​​ tri​​ pagave jubilare në​​ vlerë​​ prej 3227.28 euro me​​ kamatë ligjore​​ prej 8 % nga data e paraqitjes së​​ padisë e deri në​​ pagesën​​ definitive,​​ si dhe të obligohet e paditura që t​​ ia​​ paguaj të​​ gjitha shpenzimet e​​ procedurës në vlerë​​ prej 705 euro​​ në afat prej​​ 7 (shtatë)​​ ditësh nga dita e marrjes së​​ formës së​​ prerë të aktgjykimit me kërcënim të​​ përmbarimit me dhunë.​​ 

 

  • Më 15 gusht 2022, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Rev.​​ nr.​​ 312/2022] refuzoi​​ revizionin e paraqitur si të pathemeltë​​ dhe vërtetoi​​ Aktgjykimin [AC. nr. 10402/2021] e Gjykatës së​​ Apelit me arsyetimin se nuk është i përfshirë në shkelje​​ të dispozitave të procedurës kontestimore dhe në zbatim të gabuar të së drejtës materiale.​​ 

 

  • Gjykata Supreme gjithashtu sqaroi​​ se​​ Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive​​ e Kosovës​​ ishte e aplikueshme nga 1 janari 2015 deri më​​ 31 dhjetor 2017,​​ andaj kërkesa e parashtruesit për kompensimin e pagave jubilare ishte​​ paraqitur​​ jashtë afatit.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës pretendon​​ se gjykatat e rregullta​​ kanë shkelur​​ të drejtat e tij​​ ​​ garantuara me nenet​​ 3​​ [Barazia para Ligjit],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E drejta për Mjete Juridike],​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore​​ e të Drejtave] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës​​ dhe​​ me nenet 6 [E drejta për një proces të rregullt] dhe 13 [E drejta për zgjidhje efektive] të KEDNj-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës në​​ esencë​​ pretendon se gjykatat e rregullta​​ në rastin e tij gabimisht kanë​​ konstatuar gjendjen faktike dhe gabimisht kanë zbatuar të​​ drejtën materiale, respektivisht në mënyrë të​​ gabuar​​ kanë​​ interpretuar Ligjin e​​ punës dhe nenin 52 të Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës,​​ si dhe nenin 211 të Ligjit të Procedurës Kontestimore.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ ​​ tej​​ pretendon se sipas Ligjit të​​ punës dhe Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të​​ Kosovës ka fituar të​​ drejtën për kompensimin​​ e pagave jubilare pasi që​​ ka mbushur 30 vite​​ përvojë​​ pune dhe se kërkesën​​ e ka paraqitur​​ brenda afatit,​​ në pajtim​​ me nenin 87 të Ligjit të​​ punës dhe me nenin 52 sa ishte në​​ fuqi dhe e aplikueshme Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive të Kosovës.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës,​​ ndër të tjera,​​ thekson se kërkesa e tij për kompensim të​​ pagave jubilare është e afatshme dhe nuk është parashkruar sipas nenit 87​​ ​​ Ligjit të​​ punës dhe Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të​​ Kosovës sepse​​ afati për paraqitjen e kërkesave monetare​​ vazhdon edhe për 3 vite të​​ tjera.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ aspekt, parashtruesi i​​ kërkesës​​ thekson se​​ paditësi është në​​ kuadër të​​ afateve ligjore edhe nëse MPKK nuk është në zbatim në kohën e paraqitjes së​​ padisë, e kjo nga fakti se paditësi të​​ drejtën e ka fituar në​​ kohën sa ishte në​​ zbatim MPKK,​​ ndërsa afati për paraqitjen e kërkesave monetare vazhdon edhe për 3 vite tjera sipas nenit 87 të​​ Ligjit të punës, por edhe në​​ kuptim të nenit 193 të LMD-së​​ paditësi gëzon të​​ drejtën për dëmshpërblim edhe pas skadimit të​​ afatit të​​ parashkrimit,​​ pasi që​​ në​​ kuptim të​​ këtij​​ neni duhet të​​ zbatohen rregullat e pasurimit të​​ pabazë​​ meqenëse​​ e paditura duke mos i njohur të​​ drejtën​​ e tij legjitime​​ paditësit, të​​ njëjtin​​ e ka​​ dëmtuar​​ duke i ndalur pabazë​​ shumën e precizuar në kërkesëpadi”.

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës pretendon se:​​ “gjykatat e rregullta nuk kanë​​ vepruar konform dispozitave​​ ligjore të​​ cilat rregullojnë çështjen e gjykimit të​​ drejtë​​ dhe zbatimin e ligjit material me rastin e marrjes së​​ aktgjykimit për revizionin e paraqitur nga paditësi para Gjykatës Supreme,​​ konkretisht dispozitat e Ligjit të Procedurës Kontestimore si​​ dhe Gjykata e Apelit dhe Gjykatës Supreme​​ kanë vepruar në​​ kundërshtim me dispozitat ligjore gjatë​​ marrjes së​​ vendimeve.​​ Sipas pretendimeve të​​ paditësit, mosveprimi​​ i​​ Gjykatës​​ sipas dispozitave ligjore kishte rezultuar në​​ refuzim të​​ revizionit të​​ tij, dhe rrjedhimisht, atij i ishte pamundësuar​​ që të​​ merr​​ një​​ përgjigje​​ përfundimtare të​​ ligjshme nga​​ gjykatat​​ sa i​​ përket meritave të rastit të​​ tij. Në​​ këtë​​ aspekt,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon se i janë​​ shkelur të​​ drejtat e tij​​ për​​ gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm të​​ garantuar me nenin 31 të​​ Kushtetutës​​ në​​ lidhje me​​ nenin​​ 6 të​​ KEDNJ-së, e me veprimet e lartcekura​​ paditësi ka​​ rezultuar me pamundësimin​​ e shqyrtimit të​​ mjetit të​​ jashtëzakonshëm​​ juridik pranë​​ gjykatave të​​ rregullta, dhe me​​ këtë i kanë​​ pamundësuar​​ atij​​ mbrojtjen​​ gjyqësore të të drejtave të​​ garantuara me nenin 54 të​​ Kushtetutës.​​ Për​​ më​​ tepër, parashtruesi i​​ kërkesës​​ konsideron se​​ gjykatat​​ e rregullta kanë​​ vepruar në​​ shkelje​​ të​​ nenit 102 të​​ Kushtetutës, duke mos vepruar në bazë të ligjit të​​ aplikueshëm​​ siç​​ kërkohet me​​ Kushtetutë”.

 

  • Përveç pretendimeve të mësipërme,​​ parashtruesi i kërkesës shton:​​ “[...] konstatimi i Gjykatës Supreme se​​ revizioni i paraqitur është i pathemeltë,​​ është i pabazuar i papranueshëm dhe rrjedhimisht i kundërligjshëm, madje edhe bie ndesh me nenin 6 të Konventës Evropiane. Kjo pikërisht​​ për arsye, se moszbatimi i drejt i të​​ drejtës materiale ndikon edhe në​​ mosmarrjen e një vendimi meritor nga Gjykata Supreme, dhe refuzimi i revizionit në kundërshtim me dispozitat ligjore të lartcekura konsiston në​​ atë se pala paditëse nuk është trajtuar si duhet dhe në​​ mënyrë të​​ barabartë​​ në​​ këtë procedurë, ndaj dhe i është shkelur e drejta në​​ gjykim të​​ drejtë​​ e cila garantohet me nenin 31 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës. Duke qenë​​ se, parashtruesit të​​ kërkesës i është refuzuar​​ revizioni pa u shqyrtuar​​ meritorisht nënkupton se në​​ këtë mënyrë i është shkelur e drejta e garantuar me nenin 6.1 të Konventës Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore,​​ që përcakton që çdo person ka të​​ drejtë​​ që​​ çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të​​ arsyeshëm nga gjykatat e pavarura dhe e paanshme​​ e krijuar me ligj, e cila duhet të​​ vendoset për mosmarrëveshjet në​​ lidhje me të​​ drejtat dhe detyrimet e tij të​​ natyrës civile. Parimi i gjykimit të​​ drejtë​​ në​​ një aspekt nënkupton edhe barazinë e armëve, e cila shprehet në​​ të​​ drejtën e palëve për të pasur njohuri edhe për të komentuar provat e paraqitura apo vërejtjet e parashtruara”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës tutje pretendon së​​ “nuk ka mundur të​​ ushtroj të drejtat e saj për gjykim të drejtë. Me këtë veprim juridik parashtruesit të​​ kërkesës i është shkelur edhe e drejta e paraparë me nenin 13 të KEDNJ-së​​ e cila garanton të​​ drejtën për mjet efektiv si dhe e drejta për gjykim të drejtë​​ që në vete përfshin edhe barazinë e armëve”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës në​​ lidhje me aktin e kontestuar thekson:​​ “Aktgjykim i Gjykatës së​​ Apelit në Prishtinë, me të​​ cilin është aprovuar​​ ankesa e të​​ paditurës dhe është refuzuar kërkesëpadia e paditësit është marrë​​ në​​ kundërshtim me​​ gjendjen faktike dhe me zbatim të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale,​​ duke mos zbatuar fare gjatë​​ marrjes së​​ vendimit aktet e brendshme të të paditurës. Prandaj, është i pakontestueshëm fakti se në​​ rastin konkret parashtruesit të​​ kërkesës​​ i​​ është​​ cenuar jo​​ vetëm​​ parimi i administrimit të​​ drejtësisë​​ por edhe barazia e armëve që konsiston në​​ moszbatim të​​ drejt të​​ së​​ drejtës materiale gjatë​​ vendosjes​​ lidhur me mjetin juridik në​​ mënyrë​​ efektive​​ që​​ është​​ si pasojë​​ e​​ refuzimit të​​ revizionit si në​​ vendimin e theksuar. Me refuzimin si të​​ pathemeltë​​ të​​ revizionit të​​ paditësit parashtruesi i​​ kërkesës​​ është​​ vënë​​ në​​ pozitë substancialisht të​​ pafavorshme​​ përballë​​ ​​ paditurës”.​​ 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në​​ vazhdim pretendon se​​ “Gjykata Supreme,​​ ashtu edhe Gjykata e Apelit kanë​​ vendosur​​ për​​ raste të ngjashme si të​​ paditësit,​​ duke i aprovuar ato, me​​ ç’ rast​​ gjykatat e rregullta kanë​​ krijuar qëndrime​​ të​​ ndryshme​​ për​​ raste të ngjashme si të​​ paraqitësit të​​ kësaj​​ kërkesës​​ dhe me​​ këtë​​ edhe kanë​​ krijuar​​ pasiguri juridike, andaj edhe në​​ kuptim të​​ kësaj​​ paditësin e ka vënë​​ në​​ pozitë​​ të​​ pabarabartë​​ para ligjit në​​ kuptim të​​ nenit 24 të​​ Kushtetutës​​ së​​ Kosovës,​​ pasi të​​ gjithë​​ janë​​ të​​ barabartë​​ para ligjit dhe se çdokush gëzon të​​ drejtën e​​ mbrojtjes​​ së​​ barabartë​​ ligjore, pa diskriminim.

 

  • Parashtruesi i kërkesës gjithashtu thekson se, ​​​​ “[...]​​ me vendimin e Gjykatës Supreme për të​​ refuzuar revizionin e paditësit si të​​ pathemeltë,​​ pa marrë​​ për bazë​​ fare aktet e brendshme të të paditurës, kodin e punës dhe vendimet e lartcekura,​​ nënkupton se vendimi i Gjykatës Supreme është marrë​​ në​​ tërësi në zbatim të gabuar të dispozitave ligjore si në arsyetimin e lartcekur,​​ paraqitësit të kësaj kërkese i është shkelur​​ edhe e drejta për mjete juridike në kuptim të​​ nenit 32 lidhur me nenin 54 të Kushtetutës së​​ Kosovës,​​ e kjo pasi që​​ secili person ka të drejtë​​ të përdorë​​ mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative [...]​​ .

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon​​ se​​ gjykatat​​ e rregullta​​ “kanë​​ qëndrime​​ të ndryshme për​​ raste të​​ ngjashme”​​ ​​ dhe kjo ka​​ “krijuar pasiguri juridike”​​ dhe si rezultat i kësaj parashtruesi është vendosur në “pozitë të pabarabartë​​ para ligjit në kuptim të nenit 24 të​​ Kushtetutës”.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës përfundon duke kërkuar nga Gjykata​​ “[...] vërtetim të kërkesës së​​ tij dhe anulim të aktgjykimit të atakuar”.​​ 

 

Dispozitat relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore

 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 3

[Barazia para Ligjit]

 

1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera,​​ e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.​​ 

 

2. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të​​ gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

 

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të mediave, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

 

 

Neni 32

[E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

 

Neni 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ 

 

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

 

 

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6 (E drejta për një proces të rregullt)

 

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

​​ 2. Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.​​ 

 

 

Neni 13

(E drejta për zgjidhje efektive)

 

Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.

 

 

 

LIGJI​​ nr. 03/L-212 I PUNËS

 

Neni 87

Afati i parashkrimit

 

Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës.

 

 

Neni 90

Marrëveshja Kolektive

 

“[...]​​ 

 

4. Marrëveshja Kolektive mund të lidhet për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri ​​ (3) vjet”.

 

 

 

MARRËVESHJEN E PËRGJITHSHME KOLEKTIVE TË KOSOVËS

 

 

Neni 52

Shpërblime jubilare

 

1. I punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë:​​ 

 

1.1.për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij;​​ 

 

1.2.për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy pagave​​ mujore të tij;​​ 

 

1.3.për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri pagave​​ mujore të tij.​​ 

 

2.Punëdhënësi i fundit është ai që paguan shpërblime jubilare.​​ 

 

3.Shpërblimi jubilar, paguhet në afat prej një muaji, pas plotësimit të kushteve nga ky paragraf

 

[...]​​ 

 

Neni 82

 

1.Kjo Marrëveshje e Përgjithshme Kolektive e Kosovës (MPKK) e nënshkruar nga Partnerët në Këshillin Ekonomiko – Social të Kosovës, hyn në fuqi nga data 01.01.2015

 

 

Mendimi​​ Juridik për Shpërblimin Jubilar i Gjykatës Supreme​​ ​​ Kosovës, i 27​​ shkurtit 2023

 

 

Marrëveshja/Kontratat e aplikueshme

 

“II. Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës e​​ lidhur me datë​​ 18.03.2014, dhe​​ nënshkruar nga Organizatat e punëdhënësve (Oda Ekonomike e Kosovës​​ dhe Aleanca​​ Kosovare e Biznesit), Organizatat e të​​ punësuarve​​ (Bashkimi i Sindikatave të​​ Pavarura​​ ​​ Kosovës), si dhe Qeveria e Republikës së​​ Kosovës, (Ministria e Punës​​ dhe​​ Mirëqenies​​ Sociale), (në​​ tekstin e mëtejmë: Marrëveshja e Përgjithshme​​ Kolektive e​​ Kosovës) aplikohet në​​ periudhën​​ kohore nga data 01.1.2015 - 31.12.2017”.

 

Kushtet​​ për​​ të​​ fituar të​​ drejtën​​ e​​ shpërblimit​​ jubilar:

 

VI. I​​ punësuari në​​ bazë të​​ Marrëveshjes​​ së​​ Përgjithshme Kolektive të​​ Kosovës, ka të drejtë​​ ​​ shpërblimin jubilar siç​​ përcaktohet me nenin 52, të​​ kësaj​​ marrëveshje,​​ nëse plotësohen​​ këto​​ kushte dhe​​ atë: a) që​​ viti jubilar i​​ punësimit​​ për​​ 10,​​ 20 dhe 30 vjet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të​​ këtij​​ mendimi juridik,​​ dhe b)​​ përvoja​​ e​​ punës​​ për​​ 10,20 dhe 30 vjet duhet të​​ jetë​​ e​​ pandërprerë​​ te​​ punëdhënësi​​ i fundit.

 

Pranueshmëria​​ e​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së​​ pari shqyrton nëse​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ i​​ ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj​​ dhe​​ me Rregullore të​​ punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7​​ ​​ nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ të cilët përcaktojnë:

 

​​ “1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata më tej i referohet neneve 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit,​​ ​​ përcaktojnë:

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

Parashtruesi i​​ kërkesës ka​​ për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër​​ (4) muajve. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

​​ 

  • Sa​​ i përket përmbushjes së​​ këtyre kritereve, Gjykata konstaton se​​ parashtruesi i​​ kërkesës është​​ palë e autorizuar,​​ i cili​​ konteston​​ një akt të një autoriteti​​ publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin [Rev.​​ nr.​​ 312/2022] të 15 gushtit 2022, të Gjykatës Supreme,​​ pasi​​ i ka shteruar​​ të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj si dhe e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar me ligj.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç këtyre kritereve, Gjykata po ashtu duhet​​ të shqyrtojë​​ nëse​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ i​​ ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në rregullin 39 [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht nënrregullin​​ (2)​​ të Rregullores​​ së punës, që​​ përcakton:​​ 

 

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.​​ 

​​ 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së,​​ por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta​​ (shih,​​ rastet e​​ GjEDNj-së,​​ Kemmachev kundër​​ Francës,​​ Kërkesa​​ nr.​​ 17621/91,​​ kategoria (i),​​ Mentzen kundër Letonia,​​ Kërkesa​​ nr. 71074/01,​​ kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër​​ Ukrainës,​​ Kërkesa​​ nr.​​ 4241/03,​​ kategoria (iii)).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të rikujtojë pretendimet përkatëse të parashtruesit të​​ kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GjEDNj-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se​​ parashtruesi i​​ kërkesës pretendon​​ se​​ Aktgjykimi i kontestuar shkel të​​ drejtat e tij​​ kushtetuese​​ të garantuara me nenet​​ 3,​​ 24,​​ 31, 32, 54, dhe 102 të Kushtetutës dhe nenet 6 dhe 13 të KEDNj-së.

 

  • Në dritën e kësaj, Gjykata vëren se​​ thelbi i ankesës së​​ parashtruesit të kërkesës ka të bëjë:​​ (i)​​ me​​ mënyrën e interpretimit​​ dhe zbatimit​​ ​​ ligjit material,​​ sepse​​ nuk​​ është​​ interpretuar​​ drejtë​​ dhe​​ është​​ zbatuar​​ gabimisht neni 87 i Ligjit të​​ punës me rastin e refuzimit të kërkesës​​ së tij,​​ si të parashkruar,​​ dhe​​ moszbatim​​ të duhur të​​ nenit 52 dhe 53 të Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës;​​ (ii)​​ pretendimin​​ për mohimin​​ e​​ mjeteve juridike, si​​ dhe​​ (iii)​​ pretendimet​​ për shkelje​​ të​​ tjera të të drejtave kushtetuese.​​ 

 

Përkitazi me pretendimet nën pikën (i)​​ –mënyra​​ e interpretimit dhe zbatimit​​ ​​ ligjit material​​ 

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ rikujton​​ qëndrimin​​ e saj të përgjithshëm se​​ vërtetimi i drejtë dhe i plotë i gjendjes faktike,​​ si dhe​​ interpretimet përkatëse​​ të dispozitave ligjore a ligjit, si rregull​​ hyjnë​​ brenda juridiksionit të​​ gjykatave të rregullta. Roli i Gjykatës Kushtetuese është​​ që​​ të sigurojë respektimin e standardeve dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe​​ rrjedhimisht, ajo​​ nuk mund të veprojë si gjykatë “e shkallës së katërt”​​ (shih, në lidhje me doktrinën​​ e​​ “shkallës​​ së katërt”,​​ rastin e GjEDNj-së,​​ Garcia Ruiz kundër​​ Spanjës [DHM], nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28).

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata thekson se interpretimi i​​ së drejtës materiale dhe procedurale është​​ detyrë parësore dhe bie​​ brenda​​ juridiksionit të​​ gjykatave të rregullta (çështje e ligjshmërisë). Roli i Gjykatës Kushtetuese është vetëm​​ të përcaktojë nëse efektet e​​ interpretimit​​ të tillë janë në përputhje me normativat​​ dhe standardet​​ kushtetuese.

 

  • Nnë këtë rast​​ konkret, Gjykata i referohet pjesëve relevante​​ të​​ Aktgjykimit [Rev.​​ nr.​​ 312/2022], ​​ të 15 gushtit 2022, të Gjykatës Supreme​​ si instancë​​ përfundimtare në këtë çështje civile, dhe​​ vëren​​ se e njëjta ka shpjeguar​​ ​​ detaje arsyet​​ e refuzimit të disa prej kërkesave të ngritura në​​ revizion​​ nga parashtruesi i​​ kërkesës,​​ duke arsyetuar se:​​ [...]​​ paditësi, padinë për kompensimin e pagave jubilare e​​ kishte paraqitur kundër​​ të​​ paditurës, me datën 24.12.2019, ndërsa, në​​ anën tjetër, Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës, e cila ishte lidhur konform nenit 90 të Ligjit të​​ punës, në​​ kohëzgjatje prej tri viteve, ashtu që​​ e njëjta kishte hyrë​​ në​​ fuqi nga dt. 1.01.2015 deri me 31.12.2017, nga këtu rezulton​​ se​​ padia e paditësit është paraqitur pas skadimit të​​ afatit të​​ paraparë​​ me dispozitën ligjore të​​ sipërpërmendur,​​ përkatësisht, se kërkesa për kompensimin e pagave jubilare, nga arsyet e sipërcekura në​​ rastin konkret është​​ parashkruar, ndërkohë​​ që, në​​ rastin konkret është fjala​​ për afatin prekluziv, i cili nuk mund të​​ ndryshohet as zgjatet e as nga palët e as nga gjykata.

 

  • Gjykata Supreme përmes të​​ njëjtit Aktgjykim sqaroi gjithashtu se,​​ “nga shkresat e lëndës del se paditësi kushtin për shpërblimin jubilar e ka arritur para hyrjes në​​ fuqi të​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të​​ Kosovës (2012), ndërsa e drejta për të​​ kërkuar kompensimin e pagave jubilare i ka lindur me hyrjen në​​ fuqi të​​ Marrëveshjes së​​ sipërcekur nga data 1.01.2015. Ndërsa,​​ Kohëzgjatje e Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të​​ Kosovës është trevjeçare (nenin 90.4 i Ligjit të​​ punës i Republikës së​​ Kosovës), kurse afati i vlefshmërisë së​​ të​​ njëjtës ka skaduar me dt. 31.12.2017, që d.m.th se​​ në​​ momentin e paraqitjes së​​ kërkesës nga paditësi, për kompensimin e shpërblimit jubilar me dt. 24.12.2019, kjo Marrëveshje kolektive nuk ka qenë në fuqi”.

 

  • Gjykata​​ do t​​ i referohet edhe arsyetimit të Gjykatës së​​ Apelit,​​ e cila përmes Aktgjykimit​​ [Ac.​​ nr.​​ 10402/2021] të​​ 27 prillit 2022, kishte sqaruar si në vijim: ​​ 

 

“[...]​​ paditësi ka përmbushur përvojën e punës prej 37 vite, 2 muaj e​​ 2​​ ditë, nga kjo rezulton se i njëjti kushtin për shpërblim jubilar për 30 vite të​​ përvojës së​​ punës e ka arritur para hyrjes në​​ fuqi të​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të​​ Kosovës, ndërsa e drejta për të​​ kërkuar kompensimin në​​ emër të​​ pagave jubilare i ka lindur ​​ me hyrjen në​​ fuqi të​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive, nga data​​ 01.01.2015.​​ Meqë kohëzgjatja e kësaj Marrëveshje është 3 vjeçare, afati i vlefshmërisë së​​ të​​ njëjtës ka skaduar me datën​​ 31.12.2017,​​ që​​ i bie se në​​ momentin e paraqitjes së​​ kërkesës për kompensimin e shpërblimit jubilar, me datën​​ 24.12.2019,​​ kjo Marrëveshja nuk ka qenë në fuqi dhe nuk ka mundur të prodhoj ndonjë efekt juridik, që nënkupton se paditësit i mungon baza ligjore për realizimin e kërkesës së​​ parashtruar në padi. Përveç kësaj, kemi të​​ bëjmë edhe me parashkrim të​​ kërkesës, në​​ kuptim të​​ dispozitës nga neni 87 të Ligjit të​​ punës,​​ nr​​ .03/L-212 parasheh që​​ "Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në​​ para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së​​ kërkesës"​​ Referuar kësaj dispozite, rrjedh se paditësi e ka lëshuar afatin prej 3 vitesh për të kërkuar realizimin e një të drejte​​ nga marrëdhënia e punës-në​​ rastin konkret kompensimin e shpërblimit jubilar. Mbi këtë bazë, Gjykata e Apelit vendosi që të​​ ndryshohet aktgjykimi i ankimuar dhe kërkesëpadia e paditësit të​​ refuzohet në​​ tërësi si e pabazuar”.

 

  • Tutje,​​ Gjykata​​ vëren​​ se përkitazi me​​ këtë arsyetim/vlerësim të cilin parashtruesi e konteston,​​ Gjykata Supreme dhe ajo e​​ Apelit​​ erdhi në këtë përfundim pasi kishte​​ administruar provat​​ siç ishin:​​ kartela e punës [nr.​​ 7998]​​ të 20 dhjetorit 2010 dhe​​ kontratën e punës [nr.​​ 5666/10] të 1 marsit 2018 të​​ parashtruesit të kërkesës​​ si dhe çështjet​​ e tjera lidhur me konstatimin e gjendjes faktike sa​​ i​​ përket​​ parashkrimit të kërkesës së​​ parashtruesit dhe​​ aplikueshmërisë së​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës.​​ 

 

  • Nën dritën e të lartcekurave, Gjykata vëren​​ se Gjykata Supreme dhe ajo e Apelit kishin sqaruar se:​​ (i)​​ parashtruesi i kërkesës kishte plotësuar kushtin për shpërblimin jubilar para hyrjes në​​ fuqi​​ ​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës;​​ (ii)​​ Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës ishte e aplikueshme deri më​​ 31 dhjetor 2017;​​ (iii)​​ parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur kërkesën për kompensimin e shpërblimit jubilar më​​ 24 dhjetor 2019, respektivisht pas skadimit të aplikueshmërisë​​ së​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës;​​ si dhe​​ (iv)​​ kërkesa e parashtruesit për kompensimin e pagave jubilare ishte parashkruar​​ tashmë​​ në kuptim të nenit 87 të Ligjit të punës.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata​​ vëren​​ se neni 87​​ [Afati i parashkrimit] i Ligjit të​​ punës,​​ përcakton se​​ “Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga​​ dita e paraqitjes së kërkesës.

 

  • Prandaj,​​ siç mund të​​ vërehet nga arsyetimi i mësipërm,​​ Gjykata vëren se​​ Gjykata Supreme dhe ajo e​​ Apelit​​ i​​ ka​​ adresuar të gjitha pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës,​​ në përputhje me​​ legjislacionin​​ në fuqi,​​ duke arsyetuar​​ çështjen se përse në​​ rastin e​​ tij​​ nuk​​ mund të​​ plotësohej kërkesa e tij për kompensimin e pagave jubilare si rezultat i mungesës së​​ bazës ligjore në​​ kuptim të​​ mosaplikueshmërisë​​ së​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të​​ Kosovës dhe​​ si rezultat​​ i parashkrimit të kërkesës,​​ duke aplikuar​​ dispozita përkatëse të​​ Ligjit të​​ punës​​ që ato​​ i kishte konsideruar si relevante përkitazi me rrethanat e rastit konkret.​​ 

 

  • Për më tepër, Gjykata gjen se vendimmarrja e Gjykatës Supreme, në rrethanat faktike dhe juridike të rastit konkret,​​ është në pajtueshmëri edhe me mendimin juridik​​ për shpërblimin jubilar​​ të nxjerrë nga mbledhja e përgjithshme e Gjykatës Supreme, e 27 shkurtit 2023. Në këtë drejtim,​​ Gjykata do ti referohet pjesës relevante të Mendimit​​ Juridik të 27 shkurtit 2023​​ të Gjykatës Supreme, i cili​​ përcakton:​​ “I punësuari në​​ bazë të Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin 52, të kësaj marrëveshje, nëse plotësohen këto kushte dhe atë: a)​​ që viti jubilar i punësimit për 10, 20 dhe 30 vjet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II,​​ të këtij mendimi juridik, dhe b) përvoja e punës për 10,20 dhe 30 vjet duhet të​​ jetë​​ e pandërprerë​​ te​​ punëdhënësi i fundit”.

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se gjykatat e rregullta në rastin e tij​​ gabimisht kanë konstatuar gjendjen faktike dhe gabimisht​​ e​​ kanë zbatuar/interpretuar​​ Ligjin ​​ e​​ punës dhe nenin 52 të Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të Kosovës.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës pretendon se,​​ “Aktgjykimi​​ i Gjykatës së​​ Apelit në Prishtinë, me të​​ cilin është aprovuar​​ ankesa e të​​ paditurës dhe është refuzuar kërkesëpadia e paditësit është marrë​​ në​​ kundërshtim me​​ gjendjen faktike dhe me zbatim të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale,​​ duke mos zbatuar fare gjatë​​ marrjes së​​ vendimit aktet e brendshme të të paditurës”.

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata rikujton se ajo vet nuk mund të shndërrohet në gjykatë të faktit dhe​​ tu​​ tregojë​​ gjykatave të​​ rregullta se cila do​​ të​​ ishte mënyra​​ më​​ e përshtatshme e zbatimit të së drejtës materiale, sepse një kompetencë e tillë,​​ si rregull, i​​ takon gjykatave të juridiksionit të rregullt​​ që​​ ta bëjnë.​​ Gjykata​​ thekson se ajo mund të ndërhyjë vetëm atëherë kur​​ arsyetimi i vendimeve të gjykatave të​​ rregullta​​ është​​ tejet​​ arbitrar dhe i pajustifikueshëm, çfarë në rrethanat konkrete nuk kemi të bëjmë me vendime qartazi arbitrare ose të pajustifikuara.

 

  • Andaj, Gjykata nga shtjellimet e mësipërme konsideron se parashtruesi i kërkesës thjeshtë është i pakënaqur me rezultatin e procedurës pranë gjykatave të rregullta, megjithatë pakënaqësia e tij nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat​​ kundër Hungarisë,​​ kërkesa nr. 5503/02,​​ Aktgjykimi i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).

 

  • Në këtë kuptim,​​ Gjykata,​​ shikuar procedurën si​​ tërësi, në​​ kuptim​​ të së​​ drejtës​​ për “gjykim të drejtë,​​ këtë pretendim të parashtruesit të kërkesës​​ e cilëson se i takon kategorisë së​​ parë (i),​​ pretendime​​ të shkallës së katërt”,​​ andaj të njëjtin, Gjykata, si të tillë, në baza kushtetuese e deklaron qartazi të pabazuar dhe rrjedhimisht të papranueshme, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së​​ punës.

 

Përkitazi me pretendimet nën pikën (ii)​​ – mjetet juridike​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon se refuzimi i revizionit​​ si të​​ pabazuar​​ dhe mosshqyrtimi i rastit​​ të​​ parashtruesit​​ në​​ merita nga Gjykata Supreme ka​​ ndodhur si​​ pasojë​​ e aplikimit të gabuar të​​ dispozitave ligjore dhe rrjedhimisht kjo ka​​ shkaktuar shkelje të nenit 32 të​​ Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës thekson se,​​ me vendimin e Gjykatës Supreme për të​​ refuzuar revizionin e paditësit si të​​ pathemeltë​​ pa marrë​​ për bazë​​ fare aktet e brendshme të të paditurës, kodin e punës dhe vendimet e lartcekura nënkupton se vendimi i Gjykatës Supreme është marrë​​ në​​ tërësi në zbatim të gabuar të dispozitave ligjore si në arsyetimin e lartcekur paraqitësit të kësaj kërkese i është shkelur​​ edhe e drejta për mjete juridike në kuptim të​​ nenit 32 lidhur me nenin 54 të Kushtetutës së​​ Kosovës,​​ e kjo pasi secili person ka të drejtë​​ të përdorë​​ mjetet ​​ juridike ​​ kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative [...]”.

 

  • Gjykata vëren​​ gjithashtu​​ se parashtruesi​​ i kërkesës​​ thekson:​​ “Me refuzimin si të​​ pathemeltë​​ të​​ revizionit të​​ paditësit,​​ parashtruesi i kërkesës është vënë në​​ pozitë substancialisht të pafavorshme përball të paditurës”.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se​​ parashtruesi i kërkesës kishte përdorur mjetin juridik – revizionin kundër Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 10402/2021] të Gjykatës së​​ Apelit, të 27 prillit 2022,​​ duke pretenduar shkelje thelbësore të dispozitave të Ligjit të Procedurës Kontestimore​​ dhe zbatim të gabuar të së​​ drejtës materiale.

  • Gjykata vëren​​ se Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 312/2022],​​ të 15 gushtit 2022, kishte shqyrtuar rastin​​ dhe pretendimet​​ e parashtruesit​​ dhe në​​ fund kishte refuzuar revizionin e paraqitur si të​​ pathemeltë​​ me arsyetimin​​ se​​ nuk kishte gjetur bazë të mjaftueshme ligjore për të​​ aprovuar kërkesën e parashtruesit dhe​​ se nuk ekzistonin shkaqet e cekura në revizionin e paraqitur në kuptim të​​ nenit 222 të Ligjit​​ nr. 03/L-006​​ të Procedurës Kontestimore. ​​ 

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës ka përdorur​​ mjetin juridik-revizionin si dhe ka pasur mundësinë​​ që të ngritë pretendime lidhur me kërkesën e tij, si dhe Gjykata Supreme iu kishte përgjigjur pretendimeve të​​ ngritura në​​ kërkesë duke​​ dhënë arsye bindëse dhe të mjaftueshme​​ e​​ duke shtjelluar në detaje bazën ligjore​​ për refuzimin e revizionit të paraqitur.​​ 

 

  • Prandaj,​​ Gjykata vëren​​ se​​ parashtruesit të kërkesës i është mundësuar zhvillimi i procedurës bazuar në parimin e kontradiktoritetit; se ai ka mundur që gjatë fazave të​​ ndryshme të procedurës të parashtronte​​ argumente dhe dëshmi që ai i ka konsideruar të rëndësishme për rastin e tij; dhe se të gjitha argumentet, shikuar objektivisht, që ishin relevante për zgjidhjen e rastit të tij janë dëgjuar e shqyrtuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat; se arsyet faktike e ligjore ndaj vendimeve të goditura ishin shtruar hollësisht; dhe se, në përputhje me rrethanat e rastit, procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta. Si rrjedhojë, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës ka gëzuar garancitë procedurale të ngërthyera në konceptin e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm (shih,​​ mutatis mutandis, ndër të tjera, rastin e Gjykatës​​ KI118/17, parashtrues​​ Sani Kervan dhe të tjerët,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 16 shkurtit 2018, paragrafi 35; po ashtu shih rastin e GJEDNJ-së​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 29).

 

  • Prandaj, në këto rrethana, Gjykata duke u mbështetur në standardet e vendosura në​​ praktikën​​ e vet gjyqësore në raste të ngjashme dhe praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, konstaton se edhe ky pretendim i parashtruesit të kërkesës bie në kategorinë e tretë (iii), pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ andaj Gjykata, si të tilla, në baza kushtetuese i deklaron qartazi të pabazuara dhe rrjedhimisht të papranueshme, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së​​ punës.

 

Përkitazi me pretendimet​​ e​​ tjera nën pikën (iii)​​ 

 

  • Sa i përket pretendimeve të parashtruesit të kërkesës për shkelje​​ të të​​ drejtave të garantuara me nenet​​ 3,​​ 54 dhe 102​​ të Kushtetutës, Gjykata rikujton se sipas praktikës së​​ konsoliduar​​ gjyqësore të GjEDNj-së, Gjykata e shpall kërkesën të papranueshme si qartazi të pabazuar në pajtim me kriterin (iii), pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara” kur plotësohet një nga dy kushtet karakteristike, përkatësisht:

 

 

  • kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk paraqet ose refuzon të paraqesë provat materiale me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera​​ të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih rastin​​ KI166/20,​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i​​ 5 janarit​​ 2021, paragrafi 42).

 

  • Përkitazi me këto pretendime, Gjykata vëren se​​ parashtruesi i​​ kërkesës vetëm i përmend nenet përkatëse, por nuk shtjellon më tutje se si dhe përse ka ardhur deri te shkelja e këtyre neneve përkatëse të Kushtetutës.​​ Gjykata rikujton se ajo​​ ka theksuar vazhdimisht se​​ vetëm referimi dhe përmendja e neneve të Kushtetutës dhe të KEDNj-së nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të tilla të Kushtetutës, parashtruesit e kërkesës duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës Kushtetuese​​ KI136/14,​​ parashtrues:​​ Abdullah Bajqinca, Aktvendim për papranueshmëri, paragrafi 33;​​ KI187/18 dhe KI11/19, parashtrues:​​ Muhamet Idrizi,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 29 korrikut 2019, paragrafi 73, dhe së fundmi rastin​​ KI125/19​​ parashtrues:​​ Ismajl Bajgora, Aktvendim për papranueshmëri, i 11 marsit 2020, paragrafi 63).​​ 

 

  • Ndërsa, lidhur me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës, Gjykata rikujton se është parim i përgjithshëm se nenet e Kushtetutës të cilat drejtpërdrejtë nuk rregullojnë të drejtat dhe liritë themelore nuk kanë efekt të pavarur, pasi efekti i tyre vlen vetëm për​​ "gëzimin e të drejtave dhe lirive" që garantohen me dispozitat e Kapitullit II dhe III të Kushtetutës. Prandaj, këto nene në mënyrë të pavarur nuk mund të zbatohen nëse faktet e çështjes nuk bien në fushën e veprimit të paktën të njërës ose më shumë​​ dispozitave të Kushtetutës​​ që kanë të bëjnë me​​ "gëzimin e të drejtave dhe lirive të njeriut"​​ (shih,​​ inter alia, rastet e GJEDNJ-së,​​ E.B. kundër Francës, nr. 43546/02, Aktgjykim i 22 janarit 2008, paragrafi 47;​​ Vallianatos dhe të tjerët kundër Greqisë, nr. 29381/09 dhe 32684/09, Aktgjykim i 7 shtatorit 2013, paragrafi 72; gjithashtu rastin e Gjykatës​​ Kl67/16, parashtrues i kërkesës​​ Lumturije Voca,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 23 janarit 2017, paragrafi 128).​​ 

 

  • Gjykata, në fund, gjithashtu thekson se pakënaqësia e parashtruesit të kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat​​ kundër Hungarisë, nr. 5503/02, Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton se sa i përket pretendimeve të parashtruesit të​​ kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me​​ këto nene​​ të Kushtetutës,​​ konkludon se kërkesa duhet të deklarohet​​ qartazi e pabazuar, sepse​​ këto pretendime cilësohen si pretendime që i takojnë kategorisë (iii),​​ pretendime​​ “të pambështetura ose të paarsyetuara”, sepse parashtruesi i​​ kërkesës thjesht​​ i përmend​​ këto dispozita​​ të Kushtetutës, pa shpjeguar se si janë shkelur ato.​​ 

 

Përfundim​​ 

 

  • Si përmbledhje,​​ Gjykata konstaton​​ se​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me​​ nenet​​ e sipërcekura​​ të Kushtetutës​​ dhe të KEDNj-së,​​ janë qartazi të pabazuara,​​ sepse​​ ​​ njëjtat​​ cilësohen si pretendime që i takojnë kategorisë​​ së​​ parë​​ (i)​​ të​​ shkallës​​ së​​ katërt”​​ dhe kategorisë së​​ tretë​​ (iii)​​ pretendime​​ të pambështetura ose të paarsyetuara​​ në baza kushtetuese.​​ 

 

  • Prandaj,​​ Gjykata konkludon​​ se​​ kërkesa, në tërësinë e saj, duhet të deklarohet​​ qartazi​​ e​​ pabazuar​​ dhe rrjedhimisht​​ e​​ papranueshme​​ në baza kushtetuese,​​ në​​ pajtim me rregullin 39 (2)​​ të Rregullores së punës.​​ 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese​​ e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin​​ 113.1 dhe 113.7​​ të Kushtetutës, nenin​​ 20​​ të Ligjit​​ dhe rregullin​​ 39 (2)​​ të Rregullores së punës,​​ ​​ 12 prill 2023, njëzëri​​ 

 

VENDOS​​ 

 

    • ​​ DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

    • T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve;​​ 

 

    • ​​ PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin​​ 20.4​​ të Ligjit;​​ 

 

    • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues​​  ​​  ​​  ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 ​​ 

 

 

 

Radomir Laban  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

1

​​ 

Parashtruesit:

Sefedin Smakolli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile