Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev.nr.202/2022  të Gjykatës Supreme të 12 tetorit 2022

Nr. të lëndës KI196/22

Parashtruesit: Arsim Murtezi

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 11​​ mars 2024

Nr. Ref.:RK 2395/24

 

 

​​ 

 

 

 

AKTVENDIM PËR​​ PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI196/22

 

Parashtrues

 

Arsim Murtezi​​  ​​​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ Rev.nr.202/2022​​ ​​ të Gjykatës Supreme të​​ 12 tetorit​​ 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga ​​ Arsim​​ Murtezi​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), përfaqësuar nga ​​ Sabri Kryeziu,​​ avokat nga​​ Lipjani.

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [Rev.​​ nr.​​ 202/2022]​​ të​​ 12 tetorit​​ 2022​​ të Gjykatës Supreme​​ të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme).​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë​​ së Aktgjykimit [Rev.nr.202​​ /2022] të​​ 12 tetorit​​ 2022​​ të Gjykatës Supreme përmes të cilit sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet​​ 23​​ [Dinjiteti i Njeriut],​​ 24 [Barazi para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe 46 [Mbrojtja e Pronës]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ ​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe ​​ përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 13 dhjetor​​ 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 20 dhjetor​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit​​ [Nr. GJR. KI196/22]​​ caktoi gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu-Kransiqi​​ Gjyqtare​​ raportuese​​ dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzie Istrefi-Peci​​ dhe​​ Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 23 janar 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës​​ dhe nga i njëjti kërkoi që të dorëzon Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [C.nr.1002/17] të datës 16.03.2018.​​ Të njëjtën ditë, një kopje e kërkesës iu dërgua Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • ​​ 3 nëntor​​ 2022, Gjykata Themelore dorëzoi dëshminë që tregon se parashtruesi i kërkesës ka pranuar vendimin e kontestuar më 22 qershor 2022.

 

  • ​​ 16 dhjetor​​ 2022, gjyqtari Enver Peci dha​​ betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç ‘rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 30 janar 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [C.nr.1002/17] të datës 16.03.2018.

 

  • ​​ ​​ 30 janar 2024,​​ Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e Gjyqtares​​ ​​ raportuese​​ dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhje e fakteve

 

Zanafilla e rastit

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se objekt i kërkesëpadisë së parashtruesit të kërkesës është vërtetimi i të drejtës së pronësisë në ngastrën kadastrale nr.7653 në vendin e quajtur “Senjak” në sipërfaqe prej 0,51.31 ha, e cila sipas fletës poseduese nr.6621 ZK Prishtinë tani evidentohet në emër të paditurit H.M.​​ Paraardhësi​​ i parashtruesit të kërkesës babai​​ A.M.,​​ ​​ i padituri​​ H.M.,​​ ​​ dhe motra​​ H.M.,​​ kanë​​ qenë​​ fëmijë​​ ​​ ndjerit​​ H.M.,​​ i vdekur me 24.11.1958, i cili pas vdekjes ka​​ lënë​​ pasurinë​​ trashëgimore​​ ​​ shqyrtuar me aktvendimin e​​ Gjykatës​​ Komunale në​​ Prishtinë​​ T.nr.199/63 datë​​ 03.12.1963,​​ ​​ të cilën​​ ishte​​ përfshirë një pjesë e pasurisë së tij,​​ por jo​​ edhe ngastra kontestuese nr.1/96, e cila tani mban nr. 7653, në​​ vendin e quajtur “Senjak”​​ në sipërfaqe​​ prej 0.51.31 ha.

 

  • Ndërkohë i​​ padituri​​ H.M.,​​ pasi që​​ është regjistruar në​​ regjistrin kadastral, si pronar i ngastrës kontestuese ka hyrë​​ ​​ marrëdhënie kontraktore të​​ bashkëinvestimit në​​ ndërtimin e objekteve banesore dhe afariste.

 

Grupi i parë i procedurave të iniciuara​​ me padi të parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës me padinë e tij kishte theksuar se i​​ padituri​​ H.M.,​​ ​​ posedim ka hyrë me forcë në ngastrën​​ ​​ kontestuese​​ pas vitit 1964 dhe i njëjti është​​ posedues​​ me keqbesim.​​ Me parashtresën e dt.05.09.2011, parashtruesi i kërkesës​​ kishte​​ precizuar kërkesëpadinë si ndaj të​​ paditurit të​​ parë​​ H.M.,​​ ​​ ashtu edhe ndaj të​​ paditurit të​​ dytë (Ndërmarrja Ndërtimore “Lesna”)​​ dhe të​​ tretë (“Excluziv Dising Company”).​​ 

 

  • Më 28 dhjetor 2011, Gjykata Komunale në Prishtinë përmes Aktgjykimit [C. nr.1216/ 11] vendosi:​​ REFUZOHET​​ si e pabazuar​​ kërkesëpadia​​ e​​ parashtruesit të kërkesës​​ me të​​ cilën​​ RTETOHET​​ se parashtruesi i kërkesës​​ është​​ pronar i​​ ngastrës, nr. 7653, në​​ vendin e quajtur ​​​​ “Senjak, me​​ sipërfaqe​​ 0.51.31​​ ha, Flet Posedimi, nr. 6621, ZK Prishtinë në​​ emër​​ të​​ H.M.,​​ REFUZOHET​​ kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës me të cilën​​ DETYROHET, i padituri​​ H.M.,​​ që paluajtshmërinë e përshkruar në paragrafin një të dispozitivit të aktgjykimit, t’ia njoh të drejtën e pronësisë, parashtruesit të kërkesës dhe të lejoj parashtruesin e kërkesës të regjistroi të drejtën e pronësisë, në emër te parashtruesit të kërkesës.​​ REFUZOHET​​ kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës me të cilën​​ DETYROHET​​ i padituri Ndërmarrja Ndërtimore “Lesna” në Prishtinë, t’ia dorëzoi në posedim dhe shfrytëzim parashtruesit të kërkesës​​ çelësat​​ e banesave të​​ bllokut të​​ banesave të​​ ndërtuara​​ në​​ paluajtshmërinë​​ e​​ përshkruar​​ në​​ paragrafin​​ një​​ të​​ dispozitivit dhe​​ atë: Banesat në L-B ,kati i parë, nr2, me​​ sipërfaqe, 100m2, kati II, nr. 7, me​​ sipërfaqe 93.10m2, kati IV,​​ nr. 19, me​​ sipërfaqe 93.10m2, kati i VI, nr. 21,​​ sipërfaqe​​ 141.60m2, kati i VI, nr. 23.,​​ sipërfaqe​​ 93.10m2, kati i VIIL nr. 30, me​​ sipërfaqe​​ 100m2.​​ REFUZOHET​​ kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës me të cilën​​ DETYROHET​​ i padituri Ndërmarrja ndërtimore “Excluziv Dising Company” në Prishtinë për dorëzim në posedim dhe shfrytëzim parashtruesit të kërkesës të çelësave të banesave-lokaleve të ndërtuara në ngastrën si në​​ paragrafin​​ një​​ të dispozitivit, si vijon: Banesat në​​ Llamellën​​ A, nr.1, 3,​​ 4, 13,​​ 17,​​ 22, 28 dhe 31, Banesat në Llamellën E,​​ nr. 4, 7, 15, 16 dhe 28, Banesat në Llamellën C.4, nr2, 10,​​ 25,​​ 28,​​ 31 dhe 39, Banesat në​​ Llamella​​ D, nr.4, 11, 12, 14, dhe 19​​ Lokalet në Llamella A kati përdhes​​ sipërfaqe​​ 58m2, C4,​​ përdhes​​ sipërfaqe​​ 100m2.​​ DETYROHET​​ parashtruesi i kërkesës, që të paditurit​​ H.M.,​​  ​​​​ t’ia paguaj shpenzimet e​​ procedurës në shumë 907 euro, në afat prej 15 ditëve​​ REFUZOHET​​ kërkesa​​ e të​​ paditurit​​ Ndërmarrja​​ Ndërtimore “Lesna​​ Prishtinë​​ që​​ parashtruesi i kërkesës t’ia paguaj shpenzimet e​​ procedurës​​ në shumë​​ 150​​ euro.

 

  • Gjykata Komunale kishte shpjeguar se​​ pas administrimit të të​​ gjitha​​ provave nga shkresat e lëndës​​ është konstatuar​​ se kërkesëpadia e​​ parashtruesit të kërkesës​​ ​​ ​​ favor të​​ tij të​​ vërtetohet e drejta e pronësisë, dhe të​​ detyrohet i padituri​​ H.M.,​​ ​​ këtë të​​ drejtë​​ parashtruesit të kërkesës​​ t’ia njeh, është e pa bazuar, me arsyetim se babai i parashtruesit të kërkesës-i ndjeri​​ A.M.,​​ sa ka qenë​​ gjallë​​ nuk ka filluar kontest përkitazi me kthimin e posedimit të​​ ngastrës kontestuese, dhe se i ndjeri​​ ​​ A.M.,​​ edhe pse një kohë​​ është evidentuar si​​ pronar, nuk ka kërkuar​​ përmes gjykate dorëzimin e kësaj ngastre, kurse i padituri​​  ​​ ​​ ​​ ​​​​ H.M.,​​ ​​ tepër se 20 vite është në​​ posedim me mirëbesim të​​ kësaj ngastre kadastrale, andaj në​​ ​​ njëjtën në​​ kuptim të​​ nenit 40.1 të​​ Ligjit për pronësinë dhe të​​ drejtat tjera sendore i padituri​​ H.M.,​​ ka fituar të​​ drejtën e pronësisë.​​ 

 

  • Më 22 shtator 2014, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.nr.3341/2012] vendosi:​​ REFUZOHET​​ si e pabazuar ankesa e​​ parashtruesit të kërkesës​​ dhe​​ VËRTETOHET​​ aktgjykimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë numër C.Nr.1216/2011, të datës 28.12.2011.Gjykata e Apelit​​ në procedurë​​ ankimore,​​ për​​ të​​ njëjtat​​ shkaqe dhe arsye të​​ dhëna​​ nga gjykata e shkallës​​ së​​ parë, ka refuzuar si të​​ pabazuar​​ ankesën​​ e​​ paditësit​​ , dhe ka​​ vërtetuar​​ aktgjykimin e shkallës​​ ​​ së​​ parë, duke pranuar si të​​ bazuar të​​ gjitha konstatimet faktike dhe juridike të​​ së​​ njëjtës​​ gjykatë.​​ 

 

  • Më 17 qershor 2015, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev.nr.149/2015] e pranoi të bazuar revizionin e parashtruesit të kërkesës dhe prishi Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit [Ac.nr.3341/2012] të datës 22.09.2014 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë [C. nr.1216/ 11] të datës 28.12.2011, dhe lënda i kthehet në rigjykim gjykatës së shkallës së parë.

 

  • Gjykata Supreme arsyetoi:​​ (i)​​ Gjykata Supreme konstaton se për shkak të shkeljeve thelbësore, tani për tani gabimisht është zbatuar e drejta materiale nga neni 40.1 të Ligjit për pronësi dhe të drejta tjera sendore (LPDTS), për faktin se nga ana e gjykatave të shkallës më të ulët nuk janë dhënë arsye bindëse lidhur me mirëbesimin e posedimit të paditurit ​​​​ H.M.,​​ përkitazi me ngastrën kontestuese;​​ (ii)​​ në rigjykim, gjykata e shkallës së parë do të eliminojë të metat dhe kundërthëniet e lartë përmendura lidhur me posedimin e ngastrës lëndore nga ana e të paditurit ​​​​ H.M.,​​  ​​​​ ashtu që do të sigurojë në origjinal shkresat e lëndës për ndarjen fizike në të njëjtën gjykatë​​ Nd.nr.859/1963, në​​ bazë​​ të​​ cilës lëndë​​ në​​ mënyrë​​ të​​ sigurt do të​​ vërtetojë​​ të​​ gjitha​​ faktet​​ relevante që​​ kanë​​ të​​ bëjnë​​ me​​ atë se në çfarë​​ mënyre​​ si objekt i ndarjes fizike​​ është​​ përfshirë edhe ngastra​​ kontestuese e cila para shqyrtimit të​​ pasurisë​​ trashëgimore​​ në​​ evidencë​​ katastrale​​ qenë​​ në​​ emër​​ të​​ A.M.,​​ ​​ ​​ e jo në​​ emër​​ të​​ trashëgimlënësit;​​ (iii)​​ pasi që përfshirja e kësaj ngastre në procedurën e ndarjes se trashëgimisë nuk është mjaft e qartë sipas kopjes së procesverbalit për seancën e shqyrtimit gjyqësor të datës 12.12. 1964 dhe aktvendimit për ndarje fizike në të cilin është përfshirë edhe ngastra e cila nuk ka qenë​​ e evidentuar në​​ fletën​​ poseduese nr.258 në​​ të​​ cilën​​ ka qenë​​ e evidentuar masa​​ trashëgimore​​ e të​​ ndjerit ​​​​ H.M.,​​ ​​ (iv)​​ po ashtu duhet të sigurohen edhe shkresat e lëndës tjetër të së njëjtës gjykatë C.nr.758/1964, përmes së cilës lëndë do të vërtetohet se çfarë kanë qenë kërkesat e të ndjerit​​ A.M.,​​ sipas padisë së tij kundër të paditurit​​ H.M., ​​​​ në lëndën C.nr.758/1964 dhe cila është zgjidhja dhe përfundimi i kësaj lënde;​​ (v)​​ pas sigurimit dhe leximit të shkresave të lëndëve​​ ​​ ​​ të lartpërmendura, dhe administrimit të​​ sërishëm​​ të​​ gjitha provave nga shkresat​​ e​​ lëndës, si dhe​​ vlerësimit​​ të​​ ligjshëm​​ të​​ tyre, në​​ këtë​​ çështje juridike gjykata e shkallës së​​ parë, do të​​ nxjerr vendim​​ gjyqësor​​ meritor të​​ qartë​​ dhe të​​ ligjshëm.

 

Grupi i dytë i procedurave të rifilluara bazuar në konstatimet e Gjykatës Supreme

 

  • Më 14 tetor 2015,​​ Gjykata Themelore​​ në procedurë të rigjykimit​​ përmes Aktgjykimit [C. nr.1547/15] vendosi: (i)​​ PJESA E KËRKESËS NGA KËRKESËPADIA​​ e parashtruesit të kërkesës​​ nga Prishtina me të​​ cilën ka kërkuar të​​ vërtetohet se​​ parashtruesi i kërkesës​​ është pronar i ngastrës,​​ nr. 7653, në​​ vendin e quajtur ​​​​ “Senjak,me sipërfaqe 0.51.24ha, Flet. Pos, nr. 6621, ZK Prishtinë​​ e regjistruar në​​ emër të ​​​​ H.M.,​​ ​​ ndaj të​​ paditurit​​ H.M.,​​ nga Prishtina është​​ çështje e gjykuar, sipas aktvendimit Nd. 859/63, dt. 12.02.1964, HEDHET si e palejuar.​​ PJESA E KËRKESËS NGA KËRKESËPADIA​​ e parashtruesit të kërkesës​​ me të​​ cilën​​ ka​​ kërkuar​​ të​​ detyrohet e paditura​​ Ndërmarrja​​ Ndërtimore​​ “Lesna​​ në​​ Prishtinë, t’ia​​ dorëzoi​​ në​​ posedim dhe​​ shfrytëzim​​ çelësat​​ e banesave të​​ bllokut të​​ banesave të​​ ndërtuara​​ në​​ paluajtshmërinë​​ e​​ përshkruar​​ në​​ paragrafin​​ një​​ të​​ dispozitivit dhe​​ atë: Banesat ne L -B ,kati i parë, nr.2, me​​ sipërfaqe, 100m2, kati II nr. 7, me​​ sipërfaqe 93.10m2, kati IV, nr. 19, me​​ sipërfaqe​​ 93.10m2, kati i VI, nr. 21,​​ sipërfaqe​​ 141.60m2, kati i VI nr. 23., siper.93.l Om2, kati i VIIL nr. 30, me​​ sipërfaqe​​ 100m2.​​ PJESA E KËRKESËS NGA KËRKESËPADIA​​ e​​ parashtruesit të kërkesës​​ me të​​ cilën ka kërkuar të​​ detyrohet e paditura Ndërmarrja ndërtimore​​ “Excluziv Dising Company” në​​ Prishtinë​​ për dorëzim​​ në​​ posedim dhe shfrytëzim të çelësave​​ të banesave-lokaleve si vijon: Banesat në​​ Llameln A, nr.​​ 1, 3, 4, 13, 17,​​ 22,​​ 28 dhe 31, Banesat në​​ Llamellën E,​​ nr. 4, 7, 15, 16 dhe 28, Banesat ne Llamellën C.4,​​ nr.​​ 2, 10,​​ 25,​​ 28,​​ 31 dhe 39, Banesat në Llamella D, nr.​​ 4, 11, 12, 14, dhe 19 Lokalet në​​ Lamella A kati përdhes 58m2, C4, përdhes 100m2.​​ PROPOZIMI​​ i parashtruesit të kërkesës​​ për​​ caktimin e​​ masës​​ së​​ sigurimit me të​​ cilën​​ ka​​ kërkuar​​ të​​ paditurit ​​​​ H.M.,​​ ti ndalohet të​​ tjetërsoi, ngarkoi apo të​​ disponon me banesat, lokalet, podrumet dhe parkingjet të​​ ndërtuara​​ në​​ ngastrën​​ nr. 7653​​ në vendin e quajtur “Senjak”​​ siç​​ është​​ precizuar me parashtresë, dt. 05.08.2015,​​ REFUZOHET​​ si i pa bazuar.​​ DETYROHET​​ parashtruesi i kërkesës, që​​ të​​ paditurit ​​​​ H.M.,​​ t’ia​​ paguaj shpenzimet e procedurës në​​ shumë​​ 1.863,oo​​ euro, ndërsa të paditurit NN “Lesna” t’ia paguaj shpenzimet e procedurës në​​ shumë​​ 540,oo​​ euro, në​​ afat prej 15 ditëve.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit duke​​ kërkuar​​ ​​ të ndryshohet​​ aktgjykimi ankimor, ashtu që​​ pas​​ vlerësimit​​ ​​ serishëm​​ ​​ provave nga gjykata e shkallës së​​ dytë​​ ​​ jepet aktgjykim gjykues me të​​ cilin do të​​ ndryshohet aktgjykimi i shkallës së​​ parë, duke aprovuar në​​ tërësi​​ kërkesëpadinë​​ e parashtruesit të kërkesës​​ kundër​​ ​​ paditurve, duke parashtruar​​ këto​​ shkaqe: Shkelje e dispozitave të​​ procedurës​​ kontestimore, konstatim të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ ​​ gjendjes faktike si dhe zbatim të​​ gabuar të​​ ​​ drejtës​​ materiale.​​ 

 

  • Më 5 prill 2017, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit ​​ [CA.nr.4942/2015] e prishi​​ aktgjykimin e​​ Gjykatës​​ Themelore​​ C.nr.1547/2015 datës​​ 14.10.2015, dhe çështjen​​ ia​​ ktheu​​ ​​ njëjtës gjykatë​​ ​​ shkallës së​​ parë​​ në rigjykim.​​ 

 

  • Gjykata e Apelit arsyetoi:​​ (i)​​ qëndrimin juridik të​​ gjykatës së shkallës së​​ parë, të​​ shprehur në​​ dispozitivin e aktgjykimit ankimor, kolegji e vlerëson të​​ pabazuar në​​ ligj dhe të​​ padrejtë, sepse gjykata e shkallës së​​ parë​​ në​​ këtë rast nuk ka hap shqyrtim për faktet kontestuese, për të​​ cilat i ka sugjeruar Gjykata Supreme;​​ (ii)​​ se sipas cilës bazë​​ juridike ngastra kontestuese është futur në​​ procedurën​​ e ndarjes fizike-aktvendimit Nd.nr. 859/63;​​ (iii)​​ aktvendimi për ndarje fizike i prezantuar nga palët a i përmban elementet e një dokumenti publik siç janë të​​ dhënat e plota (emri dhe mbiemri i gjyqtarit vendimmarrës, nënshkrimi i tij ose konfirmimi me vërtetim përkatës përmes​​ vulës së​​ vendimi është identik me origjinalin dhe i nënshkruar nga personi kompetent), pastaj fletë​​ kthesat si dëshmi se aktvendimi përkatës a u është dorëzuar palëve pjesëmarrëse në​​ procedurën​​ e pretenduar;​​ (iv)​​ gjithashtu procesverbali i cili gjendet në​​ shkresa të lëndës a i​​ përmban​​ elementet​​ e​​ procesverbalit​​ gjyqësor​​ përkatësisht​​ se kush ishin​​ pjesëmarrësit​​ në​​ procedurë, a kish ekspert të​​ gjeodezisë​​ dhe cili ishte ai me ç​​ ‘rast​​ në​​ procesverbal nuk figuron emri i tij, a kishte skicë​​ të​​ vendit të​​ ngjarjes​​ për​​ ndarjen e ngastrave kadastrale​​ përfshirë​​ edhe​​ ngastrën​​ kontestuese, e​​ hartuar​​ nga ekspertet e​​ gjeodezisë, e cila​​ përfaqëson​​ pjesë​​ përbërëse​​ te vendimit​​ për​​ ndarje fizike;​​ (v)​​ ndërhyrja në​​ procesverbal në​​ faqen e fundit të​​ tij nga kush ishte bërë​​ dhe se korrigjimi i tillë​​ a ishte i lejuar përkatësisht mënyra e korrigjimit a ishte në​​ përputhje me​​ ligjin;​​ (vi)​​ gjatë​​ gjithë procedurës së​​ ndarjes fizike, e në​​ bazë​​ të​​ shkresave të​​ dosjes përkatëse rezulton se ndarja fizike u dedikohet ngastrave kadastrale respektivisht patundshmërisë së​​ përfshirë në​​ vendimin​​ e​​ gjykatës​​ komunale në​​ Prishtinë,​​ T.nr.199/63 të datës​​ 03.12.1963, me të​​ cilin ishte shqyrtuar pasuria​​ trashëgimore​​ e tani të​​ ndjerit H.B.,​​ por në​​ masën​​ trashëgimore​​ nuk ishte​​ përfshirë​​ ngastra kadastrale e cila​​ është​​ objekt i​​ këtij​​ kontesti;​​ (vii)​​ të​​ gjitha këto fakte kontestuese gjykata e shkallës së​​ parë​​ nuk i ka vlerësuar fare, por​​ ka ardhur në​​ përfundim se në​​ rastin konkret kemi të​​ bëjmë me​​ çështje të​​ gjykuar sipas aktvendimit për​​ ndarje fizike.​​ 

 

  • Më​​ 16 mars 2018, Gjykata Themelore​​ në Prishtinë-Departamenti​​ i Përgjithshëm​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ përmes Aktgjykimit​​ [C.nr.1002/17]​​ ​​ vendosi:​​ REFUZOHET​​ si e pa bazuar kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës me të​​ cilën ka kërkuar të​​ vërtetohet se parashtruesi i kërkesës është pronar i ngastrës, nr.7653, në​​ vendin e quajtur “Senjak, me​​ sipërfaqe​​ 0.51.24​​ ha, Fleta Pos, nr. 6621,ZK Prishtinë​​ në​​ emër​​ të​​ H.M.,​​ ​​ ​​ sikundër​​ që​​ ka​​ kërkuar​​ të​​ detyrohet i padituri​​  ​​ ​​​​ H.M.,​​ që​​ paluajtshmërinë​​ e​​ përshkruar​​ në​​ paragrafin​​ një​​ të​​ dispozitivit të​​ aktgjykimit, t’ia njoh të​​ drejtën​​ e​​ pronësisë​​ parashtruesit të kërkesës dhe të​​ lejoj parashtruesin e kërkesës​​ të​​ regjistroi të​​ drejtën​​ e​​ pronësisë​​ ne regjistrin e paluajtshmërive.​​ REFUZOHET​​ kërkesa e parashtruesit të kërkesës me të cilën kërkon të detyrohet e paditura Ndërmarrja Ndërtimore “Lesna” në Prishtinë, t’ia dorëzoi në posedim dhe shfrytëzim çelësat e banesave të bllokut të​​ banesave të ndërtuara në paluajtshmërinë e përshkruar në paragrafin një të dispozitivit dhe atë: Banesat në L-B, kati i parë, nr. 2, me​​ sipërfaqe, 100m2, kati II nr. 7, me sipërfaqe 93.10m2,​​ kati i IV​​ ,nr. 19,​​ me​​ sipërfaqe​​ 93.10​​ m2, kati i VI,​​ nr. 21,​​ sipërfaqe​​ 141.60m2, kati i VI nr. 23.,​​ sipërfaqe​​ .93.10​​ m2, kati i VII nr. 30, me​​ sipërfaqe​​ 100​​ m2.​​ REFUZOHET​​ kërkesa e parashtruesit të kërkesës me të cilën kërkon të detyrohet e paditura Ndërmarrja Ndërtimore “Excluziv Dising Company” në Prishtinë për dorëzim në posedim dhe shfrytëzim të çelësave banesave-lokaleve si vijon: Banesat në Llamelën A, nr.1,2,13,17, 22, 28 dhe 31,​​ ​​ Banesat në​​ Llamellën E ,nr. 4, 7,​​ 15, 16 dhe 28,​​ Banesat ne Llamellën C.4, nr2, 10, 25, 28, 31 dhe 39, Banesat ne Llamella D, nr.​​ 4, 11, 12, 14, dhe 19.​​ REFUZOHET​​ propozimi i parashtruesit të kërkesës ​​ për caktimin e masës së sigurimit, ashtu që të paditurit ​​​​ H.M.,​​ ti ndalohet të tjetërsoi, ngarkoi apo të disponon me banesat, lokalet, podrumet dhe parkingjet të ndërtuara në ngastrën nr. 7653 në vendin e quajtur “Senjak” siç janë përshkruar në paragrafin dy dhe tre të dispozitivit.​​ DETYROHET​​ parashtruesi i kërkesës, që të paditurit​​ H.M.,​​  ​​​​ t’ia paguaj shpenzimet e procedurës në shumë 2.403,00€, ndërsa të paditurit NN “Lesna”​​ t’ia paguaj shpenzimet e​​ procedurës​​ në​​ shume 742,00€, në​​ afat prej 15​​ ditëve.

 

  • Gjykata Themelore arsyetoi:​​ (i)​​ gjykata pas vlerësimit të provave lidhur për vërtetimin e fakteve, në këtë çështje juridike, në kuptim të nenit 8 të LPK-së, vërtetoi se kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës nuk është e bazuar;​​ (ii)​​ gjykata e shkallës së parë nga theksimet e palëve ndërgjyqësve, ka konstatuar se ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe të paditurit të parë nuk është kontestuese, se parashtruesit të kërkesës është trashëgimtar ligjor i paraardhësit të tij​​ A.M.,​​ ​​ ​​ dhe ka legjitimitetin aktiv në këtë çështje​​ juridike;​​ (iii)​​ gjykata, bazuar në provat e nxjerra lidhur me vërtetimin e gjendjes faktike konstaton se paraardhësi i parashtruesit të kërkesës,​​ A.M.,​​ ​​ i lindur në vitin 1945, i padituri ​​​​ H.M.,​​ i lindur në vitin 1936 dhe​​ H.M.,​​ e lindur në vitin 1947 janë trashëgimtarë ligjor të paraardhësit të tyre​​ H.M.,​​ i cili ka vdekur në vitin 1958;​​ (v)​​ se pas vdekjes së ​​ ​​​​ H.M.,,​​ të​​ njëjtit​​ (​​ A.M.,​​ ​​ dhe i padituri​​ ​​ H.M.,​​ dhe motra e tyre ​​​​ H.M.,) janë shpallur si trashëgimtar ligjor secili për 1/3 të​​ pjesës​​ ideale të​​ pasurisë trashëgimore;​​ (vi)​​ se​​ ngastra kontestuese që​​ sipas kadastrit përshkrues ka pas numrin 1/96, në​​ vendin e quajtur​​ ​​ Senjak, tani me numrin 7653, me sipërfaqe 0.51, 31​​ ha, nuk ka qenë​​ e përfshirë në​​ masën e pasurisë trashëgimore të​​ trashëgimlënësit ​​​​ H.M.,​​ ​​ se i padituri ​​​​ H.M.,​​ e ka pasur​​ në​​ posedim ngastrën kontestuese prej vitit 1964 kur është bërë​​ ndarja fizike e patundshmërisë në​​ mes të​​ babait të​​ parashtruesit të kërkesës​​ A.M.,​​ ​​ ​​ motrës ​​​​ H.M.,​​ dhe të​​ paditurit ​​​​ H.M.,​​ sipas aktvendimit gjyqësor për ndarje fizike e deri në​​ vitin 2006 kur me të​​ paditurin e dytë​​ dhe të​​ tretë​​ ka lidhur kontratë​​ për bashkinvestim për ndërtim të​​ përbashkët të​​ kompleksit të​​ banesave dhe të​​ lokaleve afariste në​​ ngastrën​​ kontestuese;​​ (vii)​​ i padituri​​ ​​ H.M.,​​ ngastrën kontestuese e kishte regjistruar në​​ pronësi të​​ tij në​​ vitin 2004 sipas aktvendimit të​​ DKGJ të​​ Prishtinës N.nr.952/681 datë​​ 15.03.2004 por që​​ më​​ vonë​​ është bere çregjistrimi i tij si pronar i kësaj ngastre katastrale;​​ (viii)​​ pas ndarjes fizike të​​ patundshmërisë sipas aktvendimit të​​ Gjykatës Komunale në​​ Prishtinë ND.nr.859/l963 date 12.02.1964, atëherë propozuesi A në​​ vitin 1964 në​​ të​​ njëjtën​​ gjykate paraqet​​ një​​ padi e cila evidentohet në​​ lëndën me numër C. nr. 758/64 me objekt kontesti-përmbushje të kontratës, me të cilën ka kërkuar nga i padituri H që t’ia dorëzojë në posedim 2.75.00 ha tokë dhe 20.500 dinarë të atëhershëm, por këtë padi i njëjti e ka tërhequr në procesverbalin e seancës gjyqësore të mbajtur më 24.12.1965, e në të cilën padi fare nuk figuron shprehimisht kërkesa e paditësit​​ A.M.,​​ ​​ edhe për ngastrën kontestuese;​​ (ix)​​ po ashtu është vërtetuar fakti se pas ndarjes fizike sipas traditave ngastrën kontestuese e ka punuar për tri vite​​ A.M.,​​ (x)​​ ​​ këtë​​ pjesë​​ të​​ dëshmisë​​ së dëshmitarëve​​ gjykata ua dha besimin sepse e​​ njëjta​​ përputhet​​ njëra​​ me​​ tjetrën,​​ sikundër​​ edhe me​​ ekspertizën ​​ ekspertëve të​​ gjeodezisë​​ A.A.,​​ dhe Q.H., se ngastra kadastrale 1/96 në vendin e quajtur “Senjak”​​ para marrjes së​​ aktvendimit, Nd. 859/63 ka qenë​​ e regjistruar në fletë​​ posedimin nr. 3826 KK Prishtinë, në​​ emër​​ të​​ A.M., nga Prishtina, rr. “Bihaqit​​ nr. 9.​​ se si​​ është​​ regjistruar kjo​​ ngastër​​ dhe sipas​​ cilës​​ bazë​​ në​​ emër​​ të​​ A.M.,​​ ​​ ​​ nuk ka​​ shënime;​​ (xi)​​ gjykata, besimin në​​ këtë pjesë​​ të​​ dëshmisë​​ që​​ ua dha​​ dëshmitarëve​​ e bazon në​​ faktin se​​ dëshmia​​ e​​ H.M.,​​ ​​ ​​ motrës​​ së​​ të​​ paditurit të​​ parë​​ është​​ dëshmi​​ e​​ dëshmitares​​ së​​ drejtpërdrejtë, të​​ ngjarjes pas vdekjes së​​ babait të​​ saj​​ ​​ H.M.,​​ dhe se e​​ njëjta​​ nuk ka pasur​​ ndonjë​​ shkas​​ për​​ të​​ dëshmuar​​ njëanshëm,​​ për​​ faktin se e​​ njëjta​​ pjesën​​ e vete të​​ pasurisë​​ trashëgimorë​​ ua ka bartë​​ vëllezërve​​ të​​ saj në​​ pjesë​​ të barabarta;​​ (xii)​​ gjykata​​ për​​ pjesën​​ tjetër​​ të​​ dëshmisë​​ së​​ dëshmitares​​ H.M.,​​  ​​​​ nuk ia dha besimin se gjoja​​ H.M.,​​ me forcë​​ ka hyrë​​ në​​ posedim të​​ ngastrës​​ kontestuese, se e​​ njëjta​​ asnjëherë​​ nuk ka qenë​​ në​​ gjykatë, pastaj se​​ nuk dinë​​ për​​ aktvendimin e​​ trashëgimisë,​​ sikundër​​ për​​ aktvendimin​​ për​​ ndarje fizike, Nd. 859/63,​​ sepse kjo rrethanë​​ është​​ vërtetuar​​ nga procesverbali i​​ Gjykatës​​ Komunale të​​ Prishtinës, Nd. 859/63, dt.1964, ku e ka vendosur shenjën e gishtit në​​ vend të​​ nënshkrimit,​​ ndërsa​​ sa i​​ përket​​ hyrjes me forcë​​ në​​ posedim të​​ paluajtshmërisë​​ kontestuese nga ​​​​ H.M.,​​ ​​ e​​ njëjta​​ dëshmitare​​ nuk ka​​ përshkruar​​ mënyrën​​ e hyrjes me forcë;​​ (xiii)​​ me aktvendimin e formës së​​ prerë​​ Nd. 859/63, dt. 12.02.1964, të​​ Gjykatës Komunale në​​ Prishtinë​​ ndërsa​​ i pajisur më​​ klauzolë​​ të​​ plotfuqishmërisë​​ me dt. 12.03.1964, ka​​ vërtetuar​​ faktin se të​​ paditurit​​ H.M.,​​ ngastra nr. 7653, në vendin e quajtur “Senjak​​ me​​ sipërfaqe​​ 51/31 ari, i​​ është​​ ndarë​​ dhe se kjo​​ ngastër​​ nga​​ bashkëpronësia​​ që​​ iu ka takuar​​ trashëgimtarëve​​ ligjor në​​ momentin e​​ vdekjes së​​ të​​ ndjerit​​ H.M.,​​ ​​ A.M.,​​ ​​ dhe​​ ​​ H.M.,​​ ​​ ajo​​ është​​ shndërruar​​ në​​ pronësi​​ individuale të​​ H.M.,​​ ​​ (xiv)​​ nisur nga kjo rrethanë​​ gjykata vlerëson se i padituri ​​​​ H.M., ​​  ​​​​ në​​ bazë​​ të​​ aktvendimit në​​ fjalë ka qenë posedues i ligjshëm, nga momenti kur i njëjti ka hyrë​​ në​​ posedim të​​ saj në​​ mënyrë të​​ vazhdueshme e deri në​​ momentin kur ka krijuar kontratën për​​ bashkëinvestim​​ të​​ përbashkët me të​​ paditurin e dytë​​ dhe të​​ tretë​​ për ndërtim të​​ përbashkët të​​ objektit kolektiv​​ banesor dhe afarist;​​ (xv)​​ gjykata e shkallës së​​ parë​​ nuk​​ është​​ lëshuar​​ në​​ vlerësimin​​ e provave mbi​​ bazën​​ e të​​ cilave​​ është​​ marrë​​ aktvendimi i​​ Gjykatës​​ Komunale në​​ Prishtinë​​ Nd. 859/63, që​​ është​​ bërë​​ i​​ formës​​ së​​ prerë​​ me dt. 12.03.1964,​​ për​​ faktin se​​ asnjë​​ gjykate ne​​ asnjë​​ instancë​​ nuk ka autorizim ligjor të​​ bëjë​​ vlerësimin​​ e provave mbi​​ bazën​​ e të​​ cilave​​ një​​ vendim​​ gjyqësor​​ është​​ bërë​​ i​​ formës​​ së​​ prerë, kjo​​ për​​ faktin se​​ paraardhësi​​ i​​ paditësit, në​​ kuptim të​​ dispozitave të​​ ligjit të​​ procedurës​​ kontestimore ka pasur​​ mundësi​​ të​​ përdor​​ mjete të​​ jashtëzakonshme​​ juri dike​​ kundër​​ një​​ vendimi të​​ tillë​​ të​​ formës​​ së​​ prerë sepse e​​ drejta në​​ ushtrimin e​​ këtyre​​ mjeteve ka qenë​​ thjesht e drejtë​​ personale e​​ paraardhësit​​ të​​ parashtruesit të kërkesës;​​ (xvi)​​ gjykata e shkallës së parë vlerëson se parashtruesit të kërkesës i mungon baza juridike për të kërkuar fitimin e drejtës së pronësisë​​ nga baza juridike e​​ trashëgimisë,​​ për​​ faktin​​ se sipas ndarjes​​ fizike​​ me aktvendimin e​​ sipër​​ cekur i padituri i parë ​​​​ H.M.,​​ është​​ bërë​​ pronar individual dhe​​ për​​ këtë​​ arsye​​ është​​ refuzuar​​ kërkesëpadia​​ e parashtruesit të kërkesës​​ si në​​ dispozitiv;​​ (xvii)​​ kërkesa e parashtruesit të kërkesës​​ kundër​​ të​​ paditurit të​​ dytë​​ dhe të​​ tretë​​ e cila kërkese ka qenë​​ e varur nga kërkesa e parë​​ ndaj të​​ paditurit të​​ pare nuk është​​ vërtetuar si e bazuar kështu që​​ edhe e njëjta mbi këtë bazë​​ është refuzuar;​​ (xviii)​​ gjykata ka refuzuar edhe propozimin e parashtruesit të kërkesës​​ për caktimin e masës së​​ sigurimit si në​​ dispozitiv për shkak se nuk janë plotësuar kushtet e parapara nga neni 297 të​​ LPK-së;​​ (xix)​​ për mënyrën e vendosjes si në dispozitiv të aktgjykimit të atakuar, gjykata e shkallës së parë, i është referuar neneve 3 dhe 28 të Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridiko Pronësore lidhur me nenin 297, 391 pika d) dhe 423 paragrafi 4 i LPK-së.

 

  • Më​​ 9 gusht​​ 2021,​​ Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.nr.3704/18] vendosi:​​ (i) REFUZOHET​​ e pa​​ bazuar​​ ankesa e parashtruesit të kërkesës dhe​​ (ii) VËRTETOHET​​ aktgjykimi i Gjykatës Themelore [C.nr.1002/17]​​ i datës​​ 16.03.2018.

 

  • Gjykata e Apelit​​ arsyetoi​​ (i) ​​​​ Gjykata e Apelit​​ vlerësimin​​ juridik si në​​ dispozitiv të​​ aktgjykimit të​​ atakuar, nga ana e​​ gjykatës​​ së shkallës së​​ parë, e pranon si të​​ rregullt dhe të​​ ligjshëm,​​ për​​ arsye se e drejta e​​ pronësisë​​ është​​ e drejte subjektive e karakterit absolut dhe se sendet e paluajtshme të​​ cilat​​ janë​​ të regjistruara në librat​​ kadastrale, vlen supozimi​​ se sendi​​ është​​ në​​ pronësi​​ të​​ personit në​​ emër​​ të​​ cilit​​ është​​ e regjistruar,​​ mirëpo​​ edhe​​ nëse​​ paluajtshmëria​​ nuk​​ është​​ e regjistruar në​​ emër​​ të​​ atij, që​​ kërkon​​ pronësinë, në​​ ketë​​ rast parashtruesi i kërkesës​​ ka pasur detyrim ta provojë​​ pronësinë​​ e tij, por edhe të​​ paraardhësit​​ të​​ tij, deri sa mos të​​ gjendet personi i cili​​ pronësinë​​ e ka fituar ne​​ ndonjërën​​ prej​​ mënyrave​​ origjinare si​​ mënyra​​ të​​ fitimit të​​ pronësisë, dhe​​ këto​​ fakte në​​ ​​ rast, i kanë​​ provuar te paditurit e jo parashtruesi i kërkesës;​​ (ii)​​ parashtruesi i kërkesës​​ në​​ këtë rast nuk ka arritur ti vërtetojë​​ faktet mbi të​​ cilat e mbështet kërkesën e tij edhe pse kjo ka qenë​​ detyrë​​ e tij, në​​ kuptim të​​ nenit 322 paragraf 1 dhe 2 e lidhur me nenin 7​​ paragraf 1 dhe 319 paragraf 1 të​​ LPK-së;​​ (iii)​​ për të​​ pasur sukses në​​ kërkesëpadinë parashtruesi i kërkesës​​ është dashur që​​ të​​ argumentojë​​ me prova konkrete​​ se është pronar i paluajtshmërisë​​ kontestuese-çka nuk ka arritur ta argumentojë se paraardhësi i tij juridik ka qenë pronar i paluajtshmërisë​​ kontestuese,​​ për të trashëguar nga baza e​​ ​​ trashëgimisë si​​ trashëgimtar​​ ligjor;​​ (iv)​​ pala e paditur​​ ​​ e ka pasur në​​ posedim paluajtshmërinë kontestuese që​​ nga​​ viti1964, në​​ bazë​​ të​​ aktvendimit të​​ Gjykatës​​ Komunale në​​ Prishtinë​​ Nd.nr.859/63 datë​​ 12.02.1964,​​ i​​ formës së​​ prerë​​ me datë 12.03.1964;​​ (v)​​ parashtruesi i kërkesës​​ e as paraardhësi​​ juridik i tij, nuk kanë kërkuar​​ realizimin e të​​ drejtave të​​ tyre, në​​ procedurë​​ gjyqësore​​ deri në​​ paraqitjen e padisë në​​ gjykatën​​ e shkallës së​​ parë;​​ (vi) ​​​​ Gjykata e Apelit e mbështet përfundimin e gjykatës së shkallë​​ së​​ parë​​ se kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës​​ është në​​ tërësi e pabazuar dhe se pretendimi i parashtruesit të kërkesës​​ se i padituri i parë​​ H.M.,​​ ka hyrë në​​ posedim në​​ mënyrë​​ të​​ pandërgjegjshme​​ dhe me veprime jo të​​ ligjshme​​ është​​ futur në​​ posedim me forcë​​ duke larguar​​ paraardhësin​​ e parashtruesit të kërkesës​​ nga posedimi me​​ kërcënim​​ si dhe duke marr veprime të​​ kundërligjshme​​ për​​ bartjen e​​ kësaj​​ paluajtshmërie në​​ pronësi​​ të​​ tij, në​​ këtë​​ rast mbetet​​ vetëm​​ supozim i pa​​ mbështetur​​ në​​ prova konkrete;​​ (vii)​​ nuk qëndrojnë pretendimet ankimore të​​ parashtruesit të kërkesës​​ se i padituri nuk është posedues me mirëbesim, nuk është posedues i ligjshëm, e as i ndërgjegjshëm, për arsye se mirëbesimi paraqet një gjendje përmes të​​ cilës ai në​​ vetvete supozohet se ekziston deri sa nuk provohet e kundërta;​​ (viii)​​ nëse i referohemi shkresave të lëndës T.nr. 199/63 dhe Nd. dr. 859/63, rezulton se i padituri është posedues i ligjshëm dhe me mirëbesim;​​ (ix)​​ nuk qëndrojnë​​ pretendimet ankimore të parashtruesit të kërkesës​​ se aktvendimi për ndarjen fizike nuk është i formës së​​ prerë, për arsye se nëse i referohemi shkresave të​​ lëndës  ​​ ​​​​ rezulton se aktvendimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë​​ Nd.nr. 859/63 datë​​ 12.02.1964 është​​ i​​ formës​​ së​​ prerë​​ me datë​​ 12.03.1964;​​ (x)​​ kërkesa e parashtruesit të kërkesës për caktimin e masës se sigurisë është në tërësi e pa bazuar duke u mbështetur në dispozitat e nenit 297 të LPK-së, për​​ arsye se propozuesi i sigurimit nuk e kanë bërë të besueshëm ekzistimin e kërkesës apo të drejtës së tij.

 

Procedura e zhvilluar në Gjykatën Supreme bazuar në revizionin e paraqitur nga parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës paraqiti revizion në Gjykatën Supreme duke pretenduar​​ shkelje esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore,​​ zbatim të gabuar të së drejtës materiale ​​ me propozim që​​ Gjykata Supreme ta aprovojë revizionin të themeltë dhe dy aktgjykimet e gjykatave të instancës më të ulët t’i prishë dhe çështjen ta kthejë për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë, ose që t’i ndryshojë ashtu që kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës ta aprovojë të bazuar.

 

  • ​​ 12 tetor 2022, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Rev.nr.202/2022] e refuzoi të pabazuar revizionin e parashtruesit të kërkesës i paraqitur kundër aktgjykimit​​ të Gjykatës​​ së Apelit​​ [Ac.nr.3704/18]​​ të datës 09.08.2021.

 

  • Gjykata Supreme​​ arsyetoi:​​ (i)​​ këto pretendime të​​ revizionit u refuzuan në​​ tërësi si të pa bazuara, ngase në​​ njërën anë, të​​ njëjtat​​ ishin paraqitur edhe në​​ ankesë​​ por edhe në​​ procedurën e zhvilluar në​​ shkallë​​ të​​ parë​​ dhe për të​​ njëjtat të​​ dy gjykatat kanë​​ dhënë arsye dhe vlerësim të​​ pranueshëm edhe për gjykatën e revizionit;​​ (ii)​​ për me tepër, Gjykata Supreme gjen se të​​ paditurit të​​ parë, sipas aktvendimit Nr. 859/63 i ishte ndarë​​ ngastra kadastrale lëndore dhe ky aktvendim e legjitimon të​​ paditurin e parë​​ si posedues me mirëbesim;​​ (iii)​​ çështja kontestimore Cnr.758/64 nuk provon se i padituri këtë ngastër e posedonte me keqbesim, ngase në​​ padinë e kësaj​​ lënde as​​ ​​ përmendet në​​ mënyrë specifike kjo patundshmëri, dhe për me tepër​​ kjo lëndë​​ ka përfunduar me datën 24.12.1965 me tërheqje të​​ padisë;​​ (iv)​​ në​​ seanca, në​​ parashtresa me shkrim dhe në​​ fjalën përfundimtare parashtruesi i kërkesës​​ e ka shpjeguar vetë​​ shkakun pse kjo​​ ngastër kadastrale kontestuese në​​ kohën e shqyrtimit të​​ trashëgimisë nuk ishte e regjistruar në​​ emër të​​ ndjerit​​ H.M.,​​ por nuk ka​​ ofruar​​ asnjëherë dokument me të​​ cilin provon faktin e pretenduar se kjo ngastër kadastrale ishte në​​ emër të​​ paraardhësit;​​ (v)​​ po​​ ashtu, vet shkresat e lëndës N.nr.859/63 provojnë autenticitetin e​​ aktvendimit për ndarje​​ fizike, kështu​​ që​​ refuzohen si të​​ pa bazuara pretendimet e revizionit se kinse aktvendimit ​​ kontestues N.nr.859/63 për ndarje fizike i mungon autorësia, nënshkrimi, vula e saktësisë​​ etj;​​ (vi)​​ nuk duhet anashkaluar fakti se aktvendimi N. nr.859/63 përbën dokument publik dhe ka fuqinë provuese në​​ kuptim​​ të​​ nenit 329 të​​ LPK-së;​​ (vii)​​ me rastin e shikimit të​​ këtij aktvendimi Gjykata Supreme​​ sikur edhe dy gjykatat e sipërpërmendura, qartazi vëren​​ autorësinë, nënshkrimin, vulën; vërtetimin e saktësisë së​​ kopjes dhe përmbajtjen e këtij​​ aktvendimi;​​ (viii)​​ korrigjimi në​​ faqen e fundit​​ të​​ procesverbalit N.​​ nr.859/63 është i lexueshëm që​​ përmbush kërkesën kur procesverbali​​ korrigjohet (neni 136 i LPK);​​ (ix)​​ mbështjellësi​​ i lëndës provon se lëndës i ishte vënë shenja a/a​​ (ad acta),​​ që​​ nënkupton se lënda është e formës së​​ prerë​​ dhe prezumon se vendimi u është dorëzuar​​ palëve, përndryshe nuk do ishte arkivuar lënda;​​ (x)​​ në kontekstin e lartpërmendur, u refuzuan si të pa bazuara edhe pretendimet e revizionit për​​ zbatim të gabuar të së drejtës​​ materiale nga ana e gjykatave të​​ sipërpërmendura me rastin e refuzimit të​​ kërkesëpadisë së​​ parashtruesit të kërkesës, nga se i padituri i parë​​ të​​ drejtën e pronësisë në​​ paluajtshmërinë kontestuese e ka fituar sipas aktvendimit të​​ cekur më​​ lart për ndarje fizike dhe me parashkrim fitues, duke e regjistruar këtë të drejtë në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme, pranë Zyrës Komunale Kadastrale në Prishtinë, por që​​ për shkak të​​ çështjeve administrative prap është çregjistruar.​​ 

 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të neneve​​ 23​​ [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës]​​ të Kushtetutës.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon:​​ Me vendosjen e​​ gjykatës​​ së​​ shkallës së​​ parë, me vendosjen edhe​​ ​​ Gjykatës​​ se Apelit Ac.nr.3704/18 të​​ datës​​ 09.08.2021, me​​ vendosjen​​ e aktgjykimit të​​ Gjykatës​​ Supreme Rev.nr.202/2022 të​​ datës​​ 12.10.2022,​​ është​​ shkelur​​ e drejta e njeriut (dinjiteti i njeriut) e rregulluar me nenin 23 të​​ Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ së​​ Kosovës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon: “Me këto vendime përfundimtare është cenuar dinjiteti i paditësit i cili përkundër faktit që​​ e ka argumentuar të​​ drejtën e tij pronësore, pastaj përkundër faktit që​​ me aktgjykim të​​ nxjerr në​​ procedurën e konfliktit administrativ, regjistrimi i pronësisë është kthyer në​​ gjyshin e tij të​​ ndjerin​​ H.M., ​​​​ dhe këtë certifikate ia ka prezantuar gjykatës, prej se cilës ka kërkuar qe si kërkesë e dyte alternative ti njihet 1/3 e paluajtshmërisë kontestuese, edhe ky fakt që​​ nuk është vërejtur, nuk është lexuar dhe as nuk ka vendosur për te gjykata, paditësit i është shkelur dinjiteti i njeriut në​​ formën dhe mënyrën siç kanë vendosur gjykatat.​​ Shkelje tjetër e të drejtës se njeriut është barazia para ligjit e ​​ rregulluar me nenin 24 par.1 të​​ Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon: “Në rastin konkret, gjykatat e kanë shkelur të drejtën e njeriut (barazinë para ligjit) duke mos ia njohur të drejtën e kërkuar prej 1/3 të bashkëpronësisë dhe në​​ këtë mënyrë paditësi sipas aktgjykimit te Gjykatës Supreme nuk është i barabartë para ligjit dhe me atë vendosje ndaj tij është bërë​​ edhe diskriminim. Shkelje tjetër e të​​ drejtës së​​ njeriut ndaj paraqitësit të​​ kërkesës është (e drejta e pronës), e rregul1uar me nenin 46 par.1 të Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës.”

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon: “Në rastin konkret kemi të bëjmë me fitimin e pronësisë mbi bazën e trashëgimisë, ku me provat që janë paraqitur nga paditësi është vërtetuar se pasardhës të vetëm të të ndjerit​​ H.M.,​​  ​​​​ ​​ janë 2 djemtë dhe vajza e tij, ku kërkese ka paraqitur vetëm paditësi si pasardhës i të ndjerit​​ A.M.,​​ ​​ për 1/3 e pasurisë së paluajtshme në përbërje të parcelës kad.nr.7653 në vendin e quajtur​​ Senjak​​ në​​ sipërfaqe​​ prej 0.51,24 ha në​​ ZK Prishtinë, e drejtë​​ kjo që​​ është​​ konfirmuar me aktgjykimin e nxjerr në​​ procedurë​​ administrative A.nr.701/2012, datë​​ 22.04.2015, dhe aktvendimin e​​ Komunës​​ së​​ Prishtinës​​ Nr. 011-007-158126 të​​ datës​​ 20.07.2015.”​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon: “I padituri​​ H.M., ​​ ​​​​ ​​ në vitin 1980 në mënyrë të kundërligjshme e ka marr fletën poseduese nr.608 për parcelën kontestuese nr.7653, pas këtij veprimi organi komunal i kadastrit sipas detyrës zyrtare e ka çregjistruar​​  ​​ ​​ ​​​​ H.M.,.​​ ​​ 

Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

 

Neni 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]

 

“Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.”

[...]

 

LIGJI​​ Nr. 03/L-154​​ PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE​​ 

 

Neni 41

Fitimi me parashkrim përmes regjistrimit

 

“Personi i cili pa e fituar të drejtën e pronësisë është i regjistruar në Regjistrin e të drejtave në paluajtshmëritë si pronar i një paluajtshmërie ose të një të drejte tjetër sendore, do të bëhet pronar, në qoftë se regjistrimi ka qëndruar njëzet (20) vjet dhe ai në këtë kohë paluajtshmërinë e ka pasur në posedim pronësor. Kalimi i afatit është i përjashtuar, në qoftë se është i regjistruar një kundërshtim për regjistrimin në Regjistrin e të drejtave në paluajtshmëritë.”

 

LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

 

 

Neni 7

Pa titull

 

“7.1 Palët kanë për detyrë të paraqesin të gjitha faktet mbi të cilat i mbështesin kërkesat e veta dhe të propozojnë prova me të cilat konstatohen faktet e tilla.​​ 

 

7.2 Gjykata është e autorizuar ti vërtetojë edhe faktet të cilat palët nuk i kanë paraqitur si dhe ti marrë edhe provat të cilat palët nuk i kanë propozuar, vetëm po që se nga rezultati i shqyrtimit dhe i të provuarit del përfundimi se palët kanë për​​ qëllim disponimin me kërkesat me të cilat nuk mund te disponojnë lirisht (të përcaktuar në nenin 3 paragrafi 3 të këtij ligji), në qoftë se me ligj nuk është përcaktuar ndryshe.​​ 

 

7.3 Gjykata nuk mund ta bazojë vendimin e vet në faktet dhe provat lidhur me të cilat palëve nuk u është dhënë mundësia që të deklarohen.”

 

Neni 319

Pa titull

 

“319.1 Secila nga palët ndërgjyqëse ka për detyrë të provoje faktet mbi të cilat i bazon kërkimet dhe pretendimet e veta.

 

319.2 Të provuarit përfshihen në të gjitha faktet që janë të rëndësishme për dhënien e vendimit.​​ 

 

319.3 Gjykata vendosë se cilat prova do të merren me qëllim të vërtetimit të fakteve vendimtare.”

 

Neni 322

Pa titull

 

“322.1 Në qoftë se gjykata në bazë të provave të marra (neni 8 i këtij ligji) nuk mund të konstatojë me siguri ndonjë fakt, për ekzistimin e faktit do të përfundojë duke i aplikuar rregullat mbi barrën e provës.​​ 

​​ 

322.2 Pala që pretendon se i takon një e drejtë ka për detyrë të provojë faktin që është qenësor për krijimin ose realizimin e saj, po që se ligji nuk parasheh diç tjetër.​​ 

​​ 

322.3 Pala e cila e konteston ekzistimin e ndonjë të drejte e bartë barrën e të provuarit të faktit që e ka penguar krijimin apo realizimin e saj, ose në bazë të të cilit ka pushuar se ekzistuari, po që se ligji nuk parasheh diç tjetër.”

 

Neni 329

Fuqia provuese e shkresave

 

“329.1 Shkresa të cilën e ka hartuar në formën e caktuar organi shtetëror brenda kufijve të kompetencës së vet, si dhe shkresa të cilën në formë të tillë e ka hartuar ndërmarrja apo organizata tjetër në ushtrimin e autorizimeve publike që i janë besuar me ligj (dokumenti publik), provon saktësinë e asaj që konfirmohet apo caktohet në të.​​ 

​​ 

329.2 Të njëjtën fuqi provuese e kanë edhe shkresat tjera të cilat, me dispozita të veçanta, në pikëpamje të fuqisë provuese janë barazuar me shkresat publike.​​ 

​​ 

​​ 329.3 Lejohet që të provohet se në shkresën publike faktet janë konstatuar jo saktësisht apo se shkresa është hartuar në mënyrë jo të rregullt.​​ 

​​ 

​​ 329.4 Po që se gjykata dyshon në autenticitetin e shkresës, mund të kërkojë që për këtë të deklarohet​​ organi nga i cili shkresa duhet të jetë hartuar.”

 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse parashtruesit e kërkesës i kanë përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuar me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:

 

1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet nenit 47​​ (Kërkesa individuale)​​ 48​​ (Saktësimi i kërkesës)​​ dhe 49​​ (Afatet)​​ të​​ Ligjit, që parashikojnë:

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 47

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ (Kërkesa individuale)

 

“Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

“Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”

 

  • Në vlerësimin e përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë siç janë cekur më lart, Gjykata vëren se parashtruesit e kërkesës kanë specifikuar se kontestojnë një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [Rev.nr.202/2022] të​​ 12 tetorit 2022 të​​ Gjykatës​​ Supreme​​ ​​ pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesit e kërkesës gjithashtu kanë qartësuar të drejtat dhe liritë që ata pretendojnë se janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe kanë dorëzuar kërkesën në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesit e kërkesës kanë përmbushur kriteret e pranueshmërisë të parapara në rregullin​​ ​​ 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë] të​​ Rregullores së punës. Rregulli​​ ​​ 34​​ (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Rregulli​​ ​​ 34​​ (2) specifikon:

 

“Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme nëse kërkesa është qartazi e pabazuar,​​ ​​ kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.​​ 

 

  • Gjykata rikujton që​​ rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së si dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në bazë të dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit​​ 34​​ ​​ të Rregullores së punës​​ (shih rastin​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih gjithashtu rastin​​ KI175/20, parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi 37).​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”. (Shih më saktësisht për konceptin e papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi të pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara”,​​ ​​ rastin​​ KI04/21, cituar më lart, paragrafi 27, si dhe rastin​​ KI175/20, cituar më lart, paragrafi 38).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë (shih rastin KI04/21, cituar më lart, paragrafi 28).

 

  • Gjykata vëren se esenca e këtij rasti ndërlidhet me padinë që​​ parashtruesi i kërkesës e kishte paraqitur​​ kundër palëve të treta lidhur me pronën kontestuese që ai pretendonte se e ka trashëguar nga paraardhësi i tij​​ A.M.,​​ ​​ ndërsa prona në fjalë ishte regjistruar në librat kadastral në emër të palës së paditur​​ H.M.​​ Ndërkohë, pala e paditur​​ H.M.,​​ ​​ kishte lidhur marrëveshje për investim të përbashkët me dy kompani ndërtimore, të cilat po ashtu ishin paditur nga parashtruesi i kërkesës.​​ ​​ Nga padia e paraqitur nga parashtruesi i kërkesës më 2011, procedurat janë zhvilluar në gjykatën komunale dhe gjykatën e apelit por që përfunduan më 2015 me prishje të vendimeve të këtyre gjykatave nga Gjykata Supreme e cila çështjen e ktheu për rigjykim tek gjykata themelore.​​ Gjykata Supreme​​ kishte​​ konstatuar​​ se për shkak të shkeljeve thelbësore, tani për tani gabimisht është zbatuar e drejta materiale nga neni 40.1 të Ligjit për pronësi dhe të drejta tjera sendore (LPDTS), për faktin se nga ana e gjykatave të shkallës më të ulët nuk janë dhënë arsye bindëse lidhur me mirëbesimin e posedimit të paditurit​​ H.M.,​​ ​​ ​​ përkitazi me​​ ngastrën kontestuese.​​ Më 2015 në ri-procedurë​​ Gjykata Themelore e refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës mirëpo më 2017,​​ Gjykata e Apelit e prishi vendimin e gjykatës themelore dhe ktheu çështjen për rigjykim. Gjykata e Apelit​​ vlerësoi se qëndrimi juridik i gjykatës themelore​​ ​​ është i​​ ​​ pabazuar në​​ ligj dhe​​ i​​ padrejtë, sepse gjykata e shkallës së​​ parë​​ në​​ këtë rast nuk ka hapur​​ shqyrtim për faktet kontestuese, për të​​ cilat i ka sugjeruar Gjykata Supreme. Më 2018 në ri-procedurë gjykata themelore e refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës dhe i njëjti vendim më vonë u vërtetua edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e cila e refuzoi revizionin e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi vendimet e gjykatave të instancës më të ulët.​​ Gjykata Supreme konstatoi se​​ pretendimet e​​ revizionit u refuzuan në​​ tërësi si të pa bazuara, ngase në​​ njërën anë, të​​ njëjtat​​ ishin paraqitur edhe në​​ ankesë​​ por edhe në​​ procedurën e zhvilluar në​​ shkallë​​ të​​ parë​​ dhe për të​​ njëjtat të​​ dy gjykatat kanë​​ dhënë arsye dhe vlerësim të​​ pranueshëm edhe për gjykatën e revizionit.​​ ​​ 

 

  • Gjykata rikujton që parashtruesi i kërkesës në thelb​​ ngre​​ pretendime​​ për​​ shkelje​​ ​​ nenit 31 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 të KEDNJ-së për​​ shkak të vendimeve të paarsyetuara dhe akordimit jo të drejtë të fuqisë provuese të provave nga gjykatat e rregullta. Parashtruesi i kërkesës​​ po ashtu pretendon se atij i është cenuar dinjiteti personal​​ dhe barazia para ligjit duke pasur parasysh​​ mënyrën sesi është zhvilluar dhe ka përfunduar kjo mosmarrëveshje pronësore.​​ 

 

  • Gjykata​​ vë në pah konstatimet e​​ Gjykatës së Apelit​​ [Ac.nr.3704/18] të 9 gushtit 2021:​​ (i) ​​​​ Gjykata e Apelit vlerësimin juridik si në dispozitiv të aktgjykimit të atakuar, nga ana e gjykatës së shkallës së parë, e pranon si të rregullt dhe të ligjshëm, për arsye se e drejta e pronësisë është e drejte subjektive e karakterit absolut dhe se sendet e paluajtshme të cilat janë të regjistruara në librat kadastrale, vlen supozimi se sendi është në pronësi të personit në emër të cilit është e regjistruar, mirëpo edhe nëse paluajtshmëria nuk është e regjistruar në emër të atij, që kërkon pronësinë, në ketë rast parashtruesi i kërkesës ka pasur detyrim ta provojë pronësinë e tij, por edhe të paraardhësit të tij, deri sa mos të gjendet personi i cili pronësinë e ka fituar ne ndonjërën prej mënyrave origjinare si mënyra të fitimit të pronësisë, dhe këto fakte në këtë rast, i kanë provuar te paditurit e jo parashtruesi i kërkesës;​​ (ii)​​ parashtruesi i kërkesës në këtë rast nuk ka arritur ti vërtetojë faktet mbi të cilat e mbështet kërkesën e tij edhe pse kjo ka qenë detyrë e tij, në kuptim të nenit 322 paragraf 1 dhe 2 e lidhur me nenin 7 paragraf 1 dhe 319 paragraf 1 të LPK-së;​​ (iii)​​ për të pasur sukses në kërkesëpadinë parashtruesi i kërkesës është dashur që të argumentojë me prova konkrete se është pronar i paluajtshmërisë kontestuese-çka nuk ka arritur ta argumentojë se paraardhësi i tij juridik ka qenë pronar i paluajtshmërisë kontestuese, për të trashëguar nga baza e ​​ trashëgimisë si trashëgimtar ligjor;​​ (iv)​​ pala e paditur ​​ e ka pasur në posedim paluajtshmërinë kontestuese që nga viti​​ 1964, në bazë të aktvendimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë Nd.nr.859/63 datë 12.02.1964, i formës së prerë me datë 12.03.1964;​​ (v)​​ parashtruesi i kërkesës e as paraardhësi juridik i tij, nuk kanë kërkuar realizimin e të drejtave të tyre, në procedurë gjyqësore deri në paraqitjen e padisë në gjykatën e shkallës së parë;​​ (vi) ​​​​ Gjykata e Apelit e mbështet përfundimin e gjykatës së shkallë së parë se kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës është në tërësi e pabazuar dhe se pretendimi i parashtruesit të kërkesës se i padituri i parë​​ H.M.,​​ ​​ ka hyrë në posedim në mënyrë të pandërgjegjshme dhe me veprime jo të ligjshme është futur në posedim me forcë duke larguar paraardhësin e parashtruesit të kërkesës nga posedimi me kërcënim si dhe duke marr veprime të kundërligjshme për bartjen e kësaj paluajtshmërie në pronësi të tij, në këtë rast mbetet vetëm supozim i pa mbështetur në prova konkrete;​​ (vii)​​ nuk qëndrojnë pretendimet ankimore të parashtruesit të kërkesës se i padituri nuk është posedues me mirëbesim, nuk është posedues i ligjshëm, e as i ndërgjegjshëm, për arsye se mirëbesimi paraqet një gjendje përmes të cilës ai në vetvete supozohet se ekziston deri sa nuk provohet e kundërta;​​ (viii)​​ nëse i referohemi shkresave të lëndës T.nr. 199/63 dhe Nd. dr. 859/63, rezulton se i padituri është posedues i ligjshëm dhe me mirëbesim;​​ (ix)​​ nuk​​ qëndrojnë pretendimet ankimore të parashtruesit të kërkesës se aktvendimi për ndarjen fizike nuk është i formës së prerë, për arsye se nëse i referohemi shkresave të​​ lëndës rezulton se aktvendimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë Nd.nr. 859/63 datë 12.02.1964 është i formës së prerë me datë 12.03.1964;​​ (x)​​ kërkesa e parashtruesit të kërkesës për caktimin e masës se sigurisë është në tërësi e pa bazuar duke u mbështetur në dispozitat e nenit 297 të LPK-së, për arsye se propozuesi i sigurimit nuk e kanë bërë të besueshëm ekzistimin e kërkesës apo të drejtës së tij.

 

  • Gjykata po ashtu vë në pah konstatimet e Gjykatës Supreme​​ [202/2022] të 12 tetorit 2022:​​ (i)​​ këto pretendime të revizionit u refuzuan në tërësi si të pa bazuara, ngase në njërën anë, të njëjtat ishin paraqitur edhe në ankesë por edhe në procedurën e zhvilluar në shkallë të parë dhe për të njëjtat të dy gjykatat kanë dhënë arsye dhe vlerësim të pranueshëm edhe për gjykatën e revizionit;​​ (ii)​​ për me tepër, Gjykata Supreme gjen se të paditurit të parë, sipas aktvendimit Nr. 859/63 i ishte ndarë ngastra kadastrale lëndore dhe ky aktvendim e legjitimon të paditurin e parë si posedues me mirëbesim;​​ (iii)​​ çështja kontestimore Cnr.758/64 nuk provon se i padituri këtë ngastër e posedonte me keqbesim, ngase në padinë e kësaj lënde as që përmendet në mënyrë specifike kjo patundshmëri, dhe për me tepër kjo lëndë ka përfunduar me datën 24.12.1965 me tërheqje të padisë;​​ (iv)​​ në seanca, në parashtresa me shkrim dhe në fjalën përfundimtare parashtruesi i kërkesës e ka shpjeguar vetë shkakun pse kjo ngastër kadastrale kontestuese në kohën e shqyrtimit të trashëgimisë nuk ishte e regjistruar në emër të ndjerit ​​​​ H.M.,​​ ​​ por nuk ka ofruar asnjëherë dokument me të cilin provon faktin e pretenduar se kjo ngastër kadastrale ishte në emër të paraardhësit;​​ (v)​​ po ashtu, vet shkresat e lëndës N.nr.859/63 provojnë autenticitetin e aktvendimit për ndarje fizike, kështu që refuzohen si të pa bazuara pretendimet e revizionit se kinse aktvendimit ​​ kontestues N.nr.859/63 për ndarje fizike i mungon autorësia, nënshkrimi, vula e saktësisë etj;​​ (vi)​​ nuk duhet anashkaluar fakti se aktvendimi N. nr.859/63 përbën dokument publik dhe ka fuqinë provuese në kuptim të nenit 329 të LPK-së;​​ (vii)​​ me rastin e shikimit të këtij aktvendimi Gjykata Supreme sikur edhe dy gjykatat e sipërpërmendura, qartazi vëren autorësinë, nënshkrimin, vulën; vërtetimin e saktësisë së kopjes dhe përmbajtjen e këtij aktvendimi;​​ (viii)​​ korrigjimi në faqen e fundit të procesverbalit N. nr.859/63 është i lexueshëm që përmbush kërkesën kur procesverbali korrigjohet (neni 136 i LPK);​​ (ix)​​ mbështjellësi i lëndës provon se lëndës i ishte vënë shenja a/a (ad acta), që nënkupton se lënda është e formës së prerë dhe prezumon se vendimi u është dorëzuar palëve, përndryshe nuk do ishte arkivuar lënda;​​ (x)​​ në kontekstin e lartpërmendur, u refuzuan si të pa bazuara edhe pretendimet e revizionit për zbatim të gabuar të së drejtës materiale nga ana e gjykatave të sipërpërmendura me rastin e refuzimit të kërkesëpadisë së parashtruesit të kërkesës, nga se i padituri i parë të drejtën e pronësisë në paluajtshmërinë kontestuese e ka fituar sipas aktvendimit të cekur më lart për ndarje fizike dhe me parashkrim fitues, duke e regjistruar këtë të drejtë në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme, pranë Zyrës Komunale Kadastrale në Prishtinë, por që për shkak të çështjeve administrative prap është çregjistruar.

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vëren se​​ Gjykata e Apelit dhe​​ Gjykata Supreme:​​ (i)​​ kanë dhënë një arsyetim të gjithëpërfshirës të të gjitha çështjeve qendrore të çështjes së parashtruesit të kërkesës çka lë të kuptohet se parashtruesit i është mundësuar paraqitja e argumenteve kundrejt palës​​ së​​ paditur;​​ (ii)​​ Gjykata Supreme dhe​​ Gjykata e Apelit kanë shpjeguar dokumentet me të cilat pala e paditur ishte legjitimuar si posedues me mirëbesim i pronës kontestuese;​​ (iii)​​ Gjykata Supreme dhe​​ Gjykata e Apelit kanë shpjeguar fuqinë provuese të dokumenteve para tyre si dhe duke dhënë bazën ligjore për vlerësim të dokumenteve.

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës në mënyrë specifike pretendon: “I padituri​​ ​​ H.M.,​​ në vitin 1980 në mënyrë të kundërligjshme e ka marr fletën poseduese nr.608​​ për parcelën kontestuese nr.7653, pas këtij veprimi organi komunal i kadastrit sipas detyrës zyrtare e ka çregjistruar​​ ​​ H.M.”​​ 

 

  • Përkitazi me këtë pretendim specifik të parashtruesit të kërkesës Gjykata vëren se Gjykata Komunale në Prishtinë për Aktgjykimit [C.nr.1216/11] të 28 dhjetorit 2011 ishte përgjigjur: “Gjykata duke u nisur nga provat e vërtetuara dhe prezumim ligjor për posedim me mirëbesim, pranoj si të qëndrueshëm, prapsimin materialo-juridik, të paditurit​​ ​​ H.M., ​​​​ ​​ se i njëjti është posedues me mirëbesim, për më shumë se 20 vite​​ dhe është pronar në kuptim të nenit 40.1 të Ligjit për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore në ngastrën kadastrale kontestuese, nr. kadastrale 7653, vendi i quajtur “Senjak” me sipërfaqe 51, 31 ari dhe bazuar në këtë prapsim materialo-juridik, paditësit Arsim Murtezi gjykata ja refuzoj kërkesëpadinë duke​​ vendosur​​ si në dispozitiv të aktgjykimit, për faktin se barra e provave, te rrëzimi i supozimit ligjor të mirëbesimit i bie paditësit.

 

  • Gjykata vëren se​​ në lidhje me pretendimin e lartpërmendur,​​ Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev.nr.149/2015] të 17 qershorit 2015, kishte vërtetuar: “Në një gjendje faktike të vërtetuar kësisoj, gjykata e shkallës së parë pas administrimit të provave nga shkresat e lëndës ka gjetur se kërkesëpadia e paditësit që në favor të tij të vërtetohet e drejta e pronësisë, dhe të detyrohet i padituri​​ H.M.,​​ që këtë të drejtë paditësit t’ia njeh, është e pa bazuar, me arsyetim se babai i paditësit-i ndjeri​​ A.B.,​​ ​​ sa ka qene gjallë nuk ka filluar kontest përkitazi me kthimin e posedimit të kësaj ngastre, dhe se i ndjeri​​ A.B.,​​ ​​ edhe pse një kohë është evidentuar si pronar, nuk ka kërkuar për mes gjykate dorëzimin e kësaj ngastre, kurse i padituri​​ H.M., ​​ ​​ ​​​​ ​​ më tepër se 20 vite është në posedim me mirëbesim të kësaj ngastre kadastrale, andaj në të njëjtën në kuptim të nenit 40.1 të​​ Ligjit për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i padituri​​ ​​ H.M.,​​ ka fituar të drejtën e pronësisë.”​​ 

 

  • Gjykata po ashtu vlerëson se procedurat në përgjithësi kanë qenë të drejta për çka në dy raste Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme​​ e kthyen çështjen në rigjykim tek gjykata e shkallës së parë lidhur me vërtetimin e drejtë të gjendjes faktike dhe zbatim të drejtë të së drejtës materiale.  ​​​​ 

 

  • Gjykata dhe GJEDNJ-ja në jurisprudencën e tyre kanë theksuar se neni 31 i Kushtetutës përkatësisht neni 6, paragrafi 1 i KEDNJ-së, obligon gjykatat të japin arsyet për vendimet e tyre, ato gjithashtu kanë konstatuar se kjo nuk mund të kuptohet si kërkesë për një përgjigje të hollësishme në çdo argument. (Shih rastet e Gjykatës​​ nr.​​ KI24/22, parashtrues​​ Turkiye Is Bankasi A.S.-Dega Kosovë, aktvendim për papranueshmëri i 27 tetorit 2022, paragrafi 44;​​  ​​​​ KI174/21​​ parashtrues​​ Bashkim Makiqi, aktvendim për papranueshmëri i 16 shkurtit 2022, paragrafi 57 dhe ​​ nr.​​ KI97/16​​ parashtrues​​ IKK Classic, aktgjykim i 4 dhjetorit 2017, paragrafi 49 dhe po ashtu shih rastet e GJEDNJ-së​​ Van de Hurk kundër Holandës,​​ nr. 16034/90, Aktgjykim i 19 prillit 1994, paragrafi 61;​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës,​​ nr. 20124/92, Aktgjykimi i 19 shkurtit 1998, paragrafi 42).​​ 

 

  • Gjykata rithekson se vendimet e kontestuara të gjykatave të rregullta janë të arsyetuara dhe përmbajnë fakte të vërtetuara, dispozitat ligjore përkatëse dhe marrëdhënien logjike midis tyre. (shih rastet e Gjykatës,​​ nr.​​ KI24/22, parashtrues​​ Turkiye Is Bankasi A.S.-Dega Kosovë, cituar më lart paragrafi 45;​​ ​​ KI174/21​​ parashtrues​​ Bashkim Makiqi, cituar më lart, paragrafi 58 dhe​​ ​​ KI72/12, parashtrues​​ Veton Berisha dhe Ilfete Haziri, aktgjykim i 17 dhjetorit 2012, paragrafi 61, dhe​​ KI135/14,​​ IKK Classic, aktgjykim i 9 shkurtit 2016, paragrafi 58).

 

  • Sa i përket pretendimit të parashtruesit të kërkesës se cilave prova është dashur që gjykatat e rregullta t’iu akordojnë më shumë fuqi provuese,​​ Gjykata vlerëson se Gjykata​​ e Apelit dhe Gjykata Supreme duke u mbështetur në dispozitat e neneve 319 dhe 329 të LPK-së, kanë përdorur diskrecionin e tyre lidhur me fuqinë provuese të shkresave në dispozicion të tyre dhe kanë vendosur se cilat prova do të vlerësohen me qëllim të vërtetimit të fakteve vendimtare në rastin e parashtruesit të kërkesës.​​ ​​ 

 

  • Në këtë kontekst,​​ Gjykata ka pohuar vazhdimisht​​ se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë​​ konkluzionet​​ e gjykatave të​​ rregullta​​ në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale​​ dhe se ajo nuk mund të vlerësojë vetë faktet të cilat e kanë bërë një gjykatë të rregullt të marrë një vendim e jo një tjetër. Në të kundërtën, Gjykata do të vepronte si gjykatë e​​ “shkallës së katërt, që do të rezultonte në shpërfilljen e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj. (Shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNJ-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe referencat e përdorura aty;​​ dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës​​ KI128/18​​ parashtrues​​ Limak Kosovo International Airport Sh.A. “Adem Jashari”, Aktvendim për Papranueshmëri i 27 majit 2019, paragrafi 56; dhe​​ KI62/19​​ parashtrues​​ Gani Gashi, Aktvendim për papranueshmëri i 13 nëntorit 2019, paragrafi 58).

 

  • Duke vlerësuar procedurat e zhvilluara në tërësi në gjykatat e rregullta, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës përfitoi nga procedura kontradiktore dhe se ai ishte në gjendje të paraqes në faza të ndryshme të procedurës pretendimet dhe provat që ai i konsideroi të rëndësishme për rastin e tij; ai ka pasur mundësinë të hedhë poshtë në mënyrë efektive pretendimet dhe provat e paraqitura nga pala kundërshtare; gjykatat e rregullta dëgjuan dhe shqyrtuan të gjitha pretendimet e tij, të cilat, shikuar objektivisht, ishin të rëndësishme për zgjidhjen e rastit; arsyet faktike dhe ligjore për vendimin e kontestuar janë dhënë në hollësi dhe procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta (shih ​​ mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-së,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, ​​​​ cituar më lart, ​​ paragrafët 29 dhe 30, shih gjithashtu rastin e Gjykatës nr.​​ KI22/19, parashtrues​​ Sabit Ilazi, Aktvendim për papranueshmëri i 7 qershorit 2019, paragrafi 42).

 

  • Për sa i përket pretendimit të parashtruesit të kërkesës për diskriminim, Gjykata vëren se bazuar në jurisprudencën e konsoliduar të GJEDNJ-së në mënyrë që një çështje të ngrehet nën nenin 14 [Ndalimi i diskriminimit] aty duhet të ketë dallim në trajtim të personave në situata analoge ose që janë në mënyrë relevante të krahasueshme (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Khamtokhu dhe Aksenchik kundër Rusisë,​​ nr. 60367/08​​ dhe​​ 961/11,​​ Aktgjykim​​ i 24 janarit 2017 paragrafi 64;​​ dhe​​ Konstantin Markin kundër Rusisë,​​ nr.30078/06,​​ Aktgjykim​​ i 22 marsit​​ 2012, paragrafi 125). Me fjalë të tjera, kriteri për demonstrimin e pozitës analoge nuk kërkon që grupet e krahasuara​​ (comparator groups)​​ të jenë identike. Një parashtrues duhet të demonstrojë, duke pasur parasysh natyrën e veçantë të ankesës së tij apo të saj, që ai ose ajo ka qenë në një situatë që në mënyrë relevante është e krahasueshme​​ (relevantly similar situation)​​ me të tjerët që janë trajtuar ndryshe (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Clift kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 7205/07,​​ Aktgjykim​​ 13 korrikut​​ 2010, paragrafi 66). Megjithatë, jo çdo dallim në trajtim rezulton me shkelje të nenit 14. Së pari, GJEDNJ-ja në jurisprudencën e saj ka përcaktuar se vetëm dallimi në trajtim bazuar në karakteristika të identifikueshme, ose “status”, janë në gjendje të rezultojnë me diskriminim në kuadër të nenit 14 (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Carson dhe të tjerët​​ kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 42184/05, Aktgjykim i 16 marsit 2010,​​ paragrafi 61). Së dyti, dallimi në trajtim është diskriminues nëse nuk ka justifikim objektiv dhe të arsyeshëm; thënë ndryshe, nëse nuk ndjek një qëllim legjitim ose nëse nuk ka marrëdhënie të arsyeshme të proporcionalitetit ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit që synohet të arrihet (shih​​ rastin e Gjykatës nr.​​ KI215/21​​ parashtrues,​​ Arbër Shkreli dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri i 15 shkurtit 2022, paragrafi 87 dhe referencat e përmendura aty).

 

  • Në rastin konkret, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës nuk ka treguar apo identifikuar individin apo grupin në krahasim me të cilin është diskriminuar dhe me të cilin ai ka qenë në një situatë që në mënyrë relevante është e krahasueshme. Barra e të provuarit për trajtim diskriminues bie mbi parashtruesin e kërkesës çka bazuar në shkresat e lëndës është evidente se pretendimin për diskriminim ai nuk e ka provuar. (shih rastin e Gjykatës nr.​​ KI143/20, parashtrues​​ Radovan Paunovic, Aktvendim për Papranueshmëri i 8 shtatorit 2021, paragrafët 54-55​​ dhe referencat e përmendura aty).

 

  • Gjykata po ashtu konsideron se​​ pretendimi për shkelje të nenit​​ 23​​ të Kushtetutës​​ nuk mund të jetë objekt i vlerësimit kushtetues, ​​ për shkak se i njëjti nuk ngre ndonjë çështje të re që nuk është​​ shqyrtuar në kuadër të neneve​​ 31​​ dhe 24​​ të Kushtetutës​​ dhe se procedurat​​ janë zhvilluar sipas mënyrës së parashikuar me ligj çka në vetvete nuk cenon​​ ​​ dinjitetin e parashtruesit të kërkesës​​ (shih rastin e Gjykatës nr.​​ KI215/21, parashtrues​​ Arbër Shkreli dhe të tjerët,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 93 dhe referencat e përmendura aty). ​​​​ 

 

  • Gjykata konkludon se​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës, në tërësi, janë “të pambështetura apo të paarsyetuara​​ dhe si të tilla janë​​ qartazi​​ ​​ pabazuara​​ në baza kushtetuese, siç specifikohet në rregullin​​ 34​​ (2) të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 ​​ të Ligjit dhe rregullin​​ 34 dhe​​ 48 (1) (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ ​​ 30 janar 2024, njëzëri

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TA PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi​​ në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës​​ ​​ në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

Parashtruesit:

Arsim Murtezi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile