Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Ac.nr.9423/21],  të 6 dhjetorit 2022, të Gjykatës së Apelit të Kosovës

Nr. të lëndës KI57/23

Parashtruesit: Ismet Ferati

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 15 shtator​​ 2023

Nr. ref.:RK​​ 2253/23

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

 

rastin nr.​​ KI57/23

 

Parashtrues

 

Ismet Ferati

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [Ac.nr.9423/21], ​​ ​​ 6 dhjetorit 2022, të Gjykatës​​ së Apelit​​ të Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi,​​ zëvendëskryetar,

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban,​​ gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

 

 

 

Parashtruesi i​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ Ismet Ferati​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i​​ kërkesës),​​ me vendbanim në​​ Komunën e​​ Vushtrri, i​​ përfaqësuar nga​​ Nysret Mjeku, avokat.

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ konteston Aktgjykimin​​ [Ac.nr.9423/21], të 6 dhjetorit 2022, të Gjykatës së Apelit​​ të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata​​ e Apelit) në lidhje​​ me Aktgjykimin [C.nr.1536/18] e​​ 18 shkurtit 2020,​​ të Gjykatës Themelore në Prishtinë,​​ Departamenti i Përgjithshëm​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është​​ vlerësimi​​ i​​ kushtetutshmërisë së aktgjykimit​​ të kontestuar, me të​​ cilin pretendohet se parashtruesit​​ të​​ kërkesës i​​ është​​ shkelur​​ e​​ drejta​​ e garantuar me​​ nenin​​ 31​​ [E​​ Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të​​ Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit​​ 113​​ [Juridiksioni​​ dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet​​ 20​​ [Vendimet]​​ dhe​​ 22​​ [Procedimi i kërkesës]​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,​​ nr.​​ 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe​​ në​​ rregullin​​ 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së​​ punës​​ së​​ Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,​​ nr.01/2023​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht, gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata​​ Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 3 mars 2023,​​ parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën e tij në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 7 mars 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës​​ përmes Vendimit​​ [Nr.GJR.KI57/23]​​ caktoi gjyqtarin​​ Radomir Laban​​ Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Remzije Istrefi-Peci​​ (kryesuese),​​ Nexhmi Rexhepi​​ dhe​​ Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 14 mars​​ 2023,​​ Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesin​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës. Në​​ ​​ njëjtën ditë,​​ Gjykata​​ ia​​ dërgoi​​ një​​ kopje​​ ​​ kërkesës​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit.

 

  • ​​ 11 maj 2023, Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës plotësimin e dokumentacionit, respektivisht dorëzimin e kopjeve të​​ plota të​​ aktgjykimeve​​ në rastet​​ e​​ tjera.

 

  • ​​ 22 maj 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi katër kopje të aktgjykimeve të Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • ​​ 30 gusht 2023,​​ Kolegji shqyrtues​​ e shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi​​ Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ ishte​​ i punësuar​​ ​​ Korporatën Energjetike të Kosovës sha.a​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ punëdhënësi)​​ gjatë​​ periudhës​​ 17 maj 1976 deri më 20 janar 2017, kur marrëdhënia e punës i është ndërprerë për shkak të përmbushjes së moshës për pensionim, me të cilin rast,​​ punëdhënësi​​ ia kishte paguar​​ 3 (tri)​​ pagat përcjellëse.

 

  • Nga kartela e punëtorit​​ rezulton se​​ ​​ 20 janar 2017,​​ parashtruesi i kërkesës mbushi​​ 44 vjet, 5 muaj e 5 ditë​​ përvojë​​ pune​​ te punëdhënësi​​ dhe kishte pagën bazë në vlerë prej 751,00​​ € (shtatëqind e pesëdhjetenjë​​ euro).​​ 

 

  • Më 16 maj 2018, parashtruesi i kërkesës paraqiti padi kundër​​ punëdhënësit, përmes të cilës, kërkoi nga i njëjti që​​ atij​​ t’ia paguajë, në emër të pagave jubilare, shumën e përgjithshme prej 2,253.00 € (dy mijë e dyqind e pesëdhjetetre euro) me kamatë 8 % (tetë përqind) prej paraqitjes së padisë deri në pagesën definitive.​​ Parashtruesi i kërkesës, kërkesëpadinë e tij e bazoi në nenin 52 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, e nënshkruar nga Partnerët në Këshillin Ekonomik Social (në tekstin e mëtejmë: Marrëveshja e​​ Përgjithshme) dhe nenin 90​​ (Marrëveshja Kolektive)​​ të Ligjit Nr.​​ 03/L-212 ​​ të Punës (në tekstin e mëtejmë: Ligji i Punës). ​​ 

 

  • ​​ 18 shkurt 2020, Gjykata Themelore, përmes Aktgjykimit [C.nr. 1536/18]:​​ (i)​​ aprovoi në​​ tërësi kërkesëpadinë​​ e​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës; (ii) e​​ detyroi​​ ish-punëdhënësin​​ ​​ t’ia paguajë​​ atij në​​ emër të​​ pagave jubilare shumën prej 2,253.00 € (dy mijë e dyqind e pesëdhjetetre euro) me kamatë 8 % (tetë përqind) prej ditës së​​ marrjes së​​ aktgjykimit deri në​​ pagesën definitive;​​ dhe (ii) e detyroi​​ ish-punëdhënësin t’i​​ kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë të përgjithshme prej 270.00 € (dyqindeshtatëdhjetë euro), me arsyetimin si në​​ vijim:​​ 

 

“Gjykata vlerëson se e paditura [punëdhënësi] ka pasur për detyrim që​​ paditësit [parashtruesit të​​ kërkesës] t’ia paguaj edhe tri paga në​​ emër të​​ shpërblimit jubilar për 30 vite të​​ përvojës së​​ punës. Kjo pasi që​​ MPKK-ja​​ [Marrëveshja​​ e Përgjithshme Kolektive]​​ shprehimisht parasheh se punëdhënësi i fundit​​ është​​ ai i cili i paguan pagat jubilare. Me rastin e pensionimit paditësi] i ka pasur më​​ tepër se 40 vite përvojë​​ pune. Pra, nga kartela e punëtorit, Gjykata vëren se paditësi​​ është​​ punësuar te e paditura me datë​​ 08.07.1971. Rrjedhimisht, kjo nënkupton se paditësi i ka mbushur vitet e nevojshme të​​ përvojës së​​ punës për shpërblim jubilar. Ndërsa, e paditura ka qenë​​ punëdhënësja e fundit në​​ momentin e pensionimit”.​​ 

 

  • Gjykata Themelore po ashtu konstatoi​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka parashtruar kërkesëpadinë​​ ​​ 16 maj 2018, gjegjësisht, brenda periudhës​​ tre-vjeçare​​ për parashtrimin e kërkesave ​​ monetare nga marrëdhënia e punës​​ ashtu siç përcaktohet​​ me nenin 87 (Afati i parashkrimit) të​​ Ligjit të​​ Punës.

 

  • Në​​ një​​ datë​​ të​​ paspecifikuar,​​ ish-punëdhënësi​​ parashtroi​​ ankesë​​ në​​ Gjykatën e Apelit​​ kundër​​ Aktgjykimit [C.nr. 1536/18]​​ të​​ 18 shkurtit 2020,​​ të Gjykatës Themelore,​​ për shkak​​ te shkeljeve esenciale të dispozitave të Ligjit​​ Nr. 03/L-006​​ të Procedurës Kontestimore​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: LPK),​​ zbatimit të gabuar të drejtës materiale​​ dhe​​ vërtetimit të gabuar​​ dhe jo të plotë​​ të gjendjes faktike..​​ 

 

  • Më​​ 6 dhjetor 2022,​​ Gjykata e Apelit,​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ [AC. nr.​​ 9423/2021] aprovoi​​ si të​​ bazuar​​ ankesën​​ e​​ ish-punëdhënësit​​ dhe e ndryshoi​​ Aktgjykimin​​ [C.nr.​​ 1536/18]​​ e 18 shkurtit 2020 të​​ Gjykatës Themelore,​​ si në vijim:

 

“I.​​ REFUZOHET​​ si e pa bazuar kërkesëpadia​​ e paditësit​​ Ismet Ferati, nga Vushtrria,​​ [...],​​ me te cilën ka kërkuar që​​ ​​ detyrohet e paditura Korporata Energjetike e Kosovës​​ sh.a,​​ ​​ ​​ Prishtinë, që paditësit, në​​ emër të​​ shpërblimit për tri​​ paga jubilare​​ t’ia​​ paguaj​​ shumën​​ prej​​ 2,253.00​​ €,​​ ​​ bashku me normën e kamatës në​​ lartësi prej​​ 8 %,​​ e cila do të​​ llogaritet nga data e​​ paraqitjes së​​ padisë​​ ​​ gjykatë​​ e deri​​ ​​ ​​ pagesën definitive.​​ 

II. Secila palë​​ i bartë shpenzimet e veta procedurale.”

 

  • Gjykata e Apelit, ndër të tjera, arsyetoi se parashtruesi -​​ kërkesën e tij për shpërblimin jubilar e ka mbështetur​​ në​​ Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, e cila marrëveshje kishte hyrë​​ në​​ fuqi më​​ 1 janar 2015 dhe​​ në​​ përputhje me paragrafin 4 të​​ nenit 90 të​​ Ligjit të​​ Punës,​​ kishte​​ kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve, gjegjësisht deri më​​ 1 janar 2018, me​​ të cilin rast​​ i kishte pushuar efekti juridik.​​ E njëjta vlerësoi se:​​ “[...] meqë​​ nga kartela e punëtorit, e lëshuar për paditësin [parashtruesin e kërkesës] me nr. 2094, e dt. 20.01.2017, vërtetohet se i njëjti ka mbushur përvojë​​ pune prej 44 vjet, 5 muaj e 5 ditë, nga kjo​​ rezulton​​ se paditësi kushtin për shpërblim jubilar për 30 vjet të​​ përvojës së​​ punës së​​ pandërprerë​​ e ka arritur para hyrjes në​​ fuqi të​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive të​​ Kosovës, gjegjësisht me dt. 15.08.2002. Nga kjo rezulton se kushti për shpërblim jubilar​​ është​​ përmbushur në​​ një​​ periudhë​​ kohore në​​ të​​ cilën Marrëveshja e lartë​​ cekur nuk ka qenë​​ në​​ fuqi dhe si e tillë​​ nuk mund të​​ prodhojë​​ efekt juridik,​​ gjegjësisht, të​​ aplikohet në​​ mënyrë​​ retroaktive, e nga kjo rezulton se paditësit i mungon baza ligjore për realizimin e kërkesës së​​ parashtruar në​​ padi”.

 

  • Për më​​ tepër, Gjykata e Apelit konstatoi se edhe pse në​​ rastin konkret,​​ ish-punëdhënësi​​ përmes vendimit të​​ saj të​​ 10 prillit 2019, kishte vendosur që​​ t’i vazhdohet njohja e obligimit të​​ pagesës së​​ pagave jubilare të​​ gjithë​​ punonjësve që​​ i plotësojnë​​ kushtet deri më​​ 31 dhjetor 2019, pra që​​ kanë​​ arritur përvojën e punës​​ “[...] 10, 20, 30 duke përfshirë​​ edhe ata punëmarrës të​​ cilët e kanë​​ arritur përvojën e punës 40​​ vite, prej​​ 01.01.2015 dhe në​​ vazhdimësi,​​ parashtruesi i kërkesës​​ 40​​ (dyzet)​​ vjet përvojë​​ pune i ka mbushur me 15 gusht 2012, pra, para hyrjes në​​ fuqi të​​ Marrëveshjes​​ ​​ Përgjithshme​​ Kolektive.​​ Mbi​​ këtë​​ bazë,​​ Gjykata​​ e Apelit vendosi që të​​ ndryshohet aktgjykimi i ankimuar​​ dhe kërkesëpadia e paditësit​​ ​​ refuzohet në​​ tërësi​​ si e pabazuar. ​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës pretendon​​ se gjykatat e rregullta​​ kanë shkelur​​ ​​ drejtën​​ e tij​​ ​​ garantuar​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës ka bashkëngjitur​​ 3 (tri)​​ aktgjykime të Gjykatës së Apelit, respektivisht Aktgjykimin [Ac.nr.9423/21]​​ ​​ 6 dhjetorit 2022; Aktgjykimin [Ac.nr.1268/20]​​ ​​ 11 shkurtit 2019 dhe Aktgjykimin [Ac.nr. 538/19] të 6 majit 2019., ​​ për të cilat pretendon se janë të njëjta me rrethanat e rastit të tij. Megjithatë, Gjykata vë në dukje se parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij, nuk kishte dorëzuar kopjet e plota të tri ​​ aktgjykimeve​​ të lartpërmendura. Si rezultat i kësaj, Gjykata rikujton se parashtruesit të kërkesës i kërkoi që të dorëzojë kopjet e plota të këtyre tri aktgjykimeve.

 

  • Parashtruesi i kërkesës në dokumentacionin shtesë të dorëzuar më 22 maj 2023, Gjykatës i dorëzoi kopjet e plota të​​ 4 (katër)​​ Aktgjykimeve të​​ Gjykatës së​​ Apelit si në​​ vijim:​​ Aktgjykimin [Ac.nr.4431/19, të 24 dhjetorit 2019; Aktgjykimin [Ac.nr. 4351/19, të 17 shtatorit 2019, Aktgjykimin [Ac.nr. 511/20], të 8 prillit 2021, dhe Aktgjykimin [Ac.nr. 1275/20] të 14 shtatorit 2020.​​ Nga kjo rezulton, që​​ kopjet e ​​ aktgjykimeve të​​ dorëzuara nga parashtruesi i kërkesës, më​​ 22 maj 2023 nuk janë​​ të​​ njëjtat​​ si ato të​​ dorëzuara nga​​ ai​​ përmes kërkesës së​​ tij,​​ të 3 marsit 2023. Në​​ lidhje me katër​​ aktgjykimet​​ e​​ fundit, të​​ dorëzuara nga ai më​​ 22 maj 2023, parashtruesi i kërkesës​​ thekson​​ si në​​ vijim:​​ Në bazë të kërkesës së Juaj Nr.ref.323-4/23, ua dërgojmë disa Aktgjykime t Gjykatës së Apelit në Prishtinë,​​ që kanë vendosur në rastet e ngjashme në emër të kompensimit për rroga jubilare”​​ dhe se​​ “Këto janë dëshmi të mjaftueshme për Gjykatën Kushtetuese, që me rastin e vendosjes për ushtruesit e kërkesave: [RR.A], [B.B], dhe [I.F], t’i aprovon kërkesat si të bazuara në mënyrë që ushtruesve të kërkesave të u sigurohet një gjykim i drejtë dhe i paanshëm”

 

  • Përderisa, përkitazi me shterimin e mjeteve juridike, parashtruesi i kërkesës thekson se:​​ “Aktgjykimi i Gjykatës së​​ Apelit​​ është​​ i pa apelueshëm për faktin se​​ është​​ vlera e vogël dhe ndaj tij nuk mund të​​ shtrohet revizioni”.

 

Dispozitat relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të mediave, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.”

 

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6 (E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.​​ Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]”

LIGJI Nr. 03/L-212 I PUNËS

 

Neni 87

(Afati i parashkrimit)

 

Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës.

 

Neni 90

(Marrëveshja Kolektive)

 

“[...]​​ 

4. Marrëveshja Kolektive mund të lidhet për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri ​​ (3) vjet.”

 

LIGJI ​​ Nr. 03/L-006 PËR ​​ PROCEDURËN ​​ KONTESTIMORE

 

Neni 211

(pa titull)

 

“[...]

211.3 Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia nuk ka të bëjë me kërkesat në para, me dorëzimin e sendit apo me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit e treguar në padinë e paditësit nuk e kalon shumën prej 3.000 Euro.[...]”

 

MARRËVESHJA​​ E PËRGJITHSHME KOLEKTIVE​​ E​​ KOSOVËS​​ 

(e​​ nënshkruar​​ nga​​ partnerët​​ ​​ Këshillin​​ Ekonomik Social​​ ​​ 18 mars 2014)

 

Neni 52

(Shpërblime jubilare)

 

“1. I punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë:​​ 

1.1.për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij;​​ 

1.2.për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy paga mujore të tij;​​ 

1.3.për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri paga mujore të tij.​​ 

2.Punëdhënësi i fundit është ai që paguan shpërblime jubilare.​​ 

3.Shpërblimi jubilar, paguhet në afat prej një muaji, pas plotësimit të kushteve nga ky paragraf.​​ 

 

Neni 82

(pa titull)

 

“1.​​ Kjo Marrëveshje e Përgjithshme Kolektive e Kosovës (MPKK) e nënshkruar nga Partnerët në Këshillin Ekonomiko – Social të Kosovës, hyn në fuqi nga data 01.01.2015.

[...]”

 

 

 

MENDIM JURIDIK PËR SHPËRBLIMIN JUBILAR I GJYKATËS SUPREME​​ ​​ KOSOVËS, i 27​​ shkurtit 2023

 

Marrëveshja/Kontratat e aplikueshme

 

“II. Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës e​​ lidhur me datë​​ 18.03.2014, dhe​​ nënshkruar nga Organizatat e punëdhënësve (Oda Ekonomike e Kosovës​​ dhe Aleanca​​ Kosovare e Biznesit), Organizatat e të​​ punësuarve​​ (Bashkimi i Sindikatave të​​ Pavarura​​ ​​ Kosovës), si dhe Qeveria e Republikës se Kosovës, (Ministria e Punës​​ dhe​​ Mirëqenies​​ Sociale), (në​​ tekstin e mëtejme: Marrëveshja e Përgjithshme​​ Kolektive e​​ Kosovës) aplikohet ne periudhën​​ kohore nga data 01.1.2015 - 31.12.2017.”

 

Kushtet​​ për​​ të​​ fituar të​​ drejtën​​ shpërblimit​​ jubilar:

 

VI. I​​ punësuari ne bazë të​​ Marrëveshjes​​ se​​ Përgjithshme Kolektive të​​ Kosovës, ka të drejtë​​ ​​ shpërblimin jubilar siç​​ përcaktohet me nenin 52, të​​ kësaj​​ marrëveshje,​​ nëse plotësohen​​ këto​​ kushte dhe​​ atë: a) që​​ viti jubilar i​​ punësimit​​ për​​ 10,20 dhe 30 vjet të arrihet në kohen kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të​​ këtij​​ mendimi juridik,​​ dhe b)​​ përvoja​​ e​​ punës​​ për​​ 10,​​ 20 dhe 30 vjet duhet të​​ jetë​​ e​​ pandërprerë​​ te​​ punëdhënësi​​ i fundit.

 

VENDIMI NR. 8261 I KORPORATËS​​ ENERGJETIKE TË​​ KOSOVËS​​ SH. A., i nxjerrë më 24 gusht 2019

 

Vendim

 

“I. Vazhdohet njohja e obligimit për pagesën e pagave jubilare për të gjithë punëmarrësit që kanë plotësuar kushtin deri më 31.12.2019, pra që kanë arritur përvojën e punës 10, 20 apo 30 vite, prej 01.01.2015 dhe në vazhdimësi.

[...]

III. Punëmarrësit të cilët kanë arritur përvojën e punës 40 vite gëzojnë këtë të drejtë njëjtë sikurse punëtorët që kanë arritur përvojën e punës 30 vite.”

 

Pranueshmëria​​ e​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së​​ pari shqyrton nëse​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ i​​ ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj​​ dhe​​ me Rregullore të​​ punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata u referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet nenit 47 [Kërkesa individuale], nenit 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe nenit 49 [Afatet] të Ligjit të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

​​ Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të këtë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj  ​​​​ saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.”

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kërkesave,​​ Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në cilësinë e palës së autorizuar, dhe konteston​​ Aktgjykimin​​ [Ac.nr.9423/21], e​​ 6 dhjetorit 2022, të Gjykatës së Apelit. Gjykata në vijim,​​ vëren se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur revizion në Gjykatën Supreme për shkak se​​ “vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit nuk i kalon 3.000 Euro​​ ashtu siç​​ përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 211 të LPK-së. Në këtë kuptim, marrë për bazë faktin që objekt i shqyrtimit të​​ kërkesës është Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës së Apelit, i datës​​ 6 dhjetor 2022, Gjykata do të vlerësojë nëse kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar brenda afatit të përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të punës. Në lidhje me këtë të fundit,​​ bazuar në faktin se parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesën e tij në Gjykatë më 3 mars 2023, ndërsa Aktgjykimi i gjykatës së Apelit është nxjerrë më 6 dhjetor 2022,​​ Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesën e tij në Gjykatë brenda afatit të përcaktuar​​ me​​ ligj dhe Rregullore të punës, pasi që i ka shteruar mjetet juridike, si dhe​​ ka saktësuar dispozitat kushtetuese për të cilat pretendon se janë cenuar në rastin e tij.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores se punës. Paragrafi 2 i rregullit 34​​ të Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtojë kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Specifikisht, pika d e paragrafit 1 dhe paragrafi 2 i rregullit 34​​ të Rregullores së punës përcaktojnë që:

 

"(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

[...]

(d)​​ Kërkesa qartëson saktësisht dhe në mënyrë adekuate paraqet faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese.

[...]

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj".

 

  • Bazuar​​ në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si​​ “qartazi e pabazuar”​​ në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër​​ grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”;​​ dhe në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”.​​ Këtë ​​ koncept të papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi të pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara”​​ të zhvilluara përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata i ka përvetësuar edhe në praktikën e saj gjyqësore përfshirë por duke mos u kufizuar në rastet​​ KI40/20, parashtrues​​ Sadik Gashi, Aktvendim për Papranueshmëri, i 20 janarit 2021;​​ KI163/18,​​ parashtrues​​ Kujtim Lleshi, Aktvendim për Papranueshmëri, i 24 qershorit 2020;​​ KI21/21, parashtrues,​​ Asllan Meka, Aktvendim për Papranueshmëri, i 28 prillit 2021,​​ KI107/21, parashtrues​​ Ramiz Hoti, Aktvendim për Papranueshmëri, i 21 tetorit 2021).

 

  • Në këtë aspekt, dhe fillimisht, Gjykata rikujton që rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me​​ kërkesëpadinë​​ e​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ ndaj​​ ish-punëdhënësit të​​ tij, për​​ njohjen e të​​ drejtës në​​ shpërblim​​ për​​ 3 (tri) paga jubilare bazuar në​​ Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive.​​ Gjykata Themelore kishte aprovuar padinë e parashtruesit të kërkesës si të bazuar. Si rezultat i​​ ankesës​​ ​​ parashtruar nga ana e ish-punëdhënësit​​ kundër Aktgjykimit të​​ Gjykatës Themelore në​​ Gjykatën e Apelit, kjo e fundit përmes Aktgjykimit të​​ kontestuar​​ [Ac.nr.9423/21], të 6 dhjetorit 2022,​​ ndryshoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe e refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës​​ me arsyetimin se të​​ njëjtit nuk i takon e drejta në​​ shpërblim jubilar për shkak​​ që​​ 40 (dyzet) vjet përvojë​​ pune i ka mbushur më​​ 15 gusht 2012,​​ gjegjësisht, para hyrjes në fuqi të​​ Marrëveshjes​​ ​​ Përgjithshme Kolektive.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se përmes Aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës​​ së​​ Apelit​​ atij i​​ është​​ shkelur​​ e​​ drejta e garantuar me nenin 31​​ të Kushtetutës. Gjykata vë në pah se parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij nuk ka specifikuar se si​​ kjo e​​ drejtë​​ është​​ shkelur në rastin e tij,​​ mirëpo i njëjti​​ përmes shkresës së​​ tij, të​​ dorëzuar më​​ 22 maj 2023​​ ka bashkëngjitur​​ 4 (katër)​​ aktgjykime të​​ Gjykatës së​​ Apelit, për të​​ cilat pretendon se:​​ Në bazë të kërkesës së Juaj Nr.ref.323-4/23, ua dërgojmë disa Aktgjykime të​​ Gjykatës së Apelit në Prishtinë,​​ që kanë vendosur në rastet e ngjashme në emër të kompensimit për rroga jubilare”​​ dhe se​​ “Këto janë dëshmi të mjaftueshme për Gjykatën Kushtetuese, që me rastin e vendosjes për ushtruesit e kërkesave: [Rr.A], [B.B], dhe [I.F], t’i aprovon kërkesat si të bazuara në mënyrë që ushtruesve të kërkesave të u sigurohet një gjykim i drejtë dhe i paanshëm”

 

  • ​​ dritën e kësaj të​​ fundit,​​ Gjykata​​ vëren​​ se​​ pretendimi i​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ për shkelje të​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës, në​​ substancë​​ i referohet​​ shkeljes​​ ​​ kësaj të​​ drejte si rezultat​​ i vendimeve kundërthënëse të gjykatave të rregullta.

 

  • Si rezultat i​​ kësaj,​​ Gjykata në vijim do t’i shtjellojë​​ (i)​​ parimet dhe kriteret e vendosura përmes praktikës gjyqësore të​​ Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ)​​ përkitazi me mungesën e konsistencës të vendimeve gjyqësore​​ (ii)​​ duke​​ i aplikuar të​​ njëjtat në​​ rrethanat e rastit konkret, ​​ në harmoni me të cilën praktikë, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës,​​ e njëjta​​ është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Parimet dhe kriteret e vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës​​ përkitazi me mungesën e konsistencës të vendimeve gjyqësore

 

  • Lidhur me këtë,​​ Gjykata fillimisht thekson se parimet dhe kriteret e vendosura nga GJEDNJ, kjo Gjykatë gjatë shqyrtimit të pretendimeve të parashtruesve për cenimin e parimit të sigurisë juridike, si rezultat i vendimeve kundërthënëse i ka zbatuar edhe në praktikën e saj​​ tashmë​​ të​​ konsoliduar​​ gjyqësore, të​​ cilat ndër tjerash përfshijnë​​ rastet​​  ​​​​ KI87/18, parashtrues “IF Skadeforsikring”, Aktgjykim i 27 shkurtit 2019 dhe​​ KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand, Aktgjykim i 6 janarit 2019,​​ KI133/20, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C., Aktgjykim i 30 marsit 2022;​​ KI78/21, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C., Aktgjykim i 30 marsit 2022,​​ ku Gjykata, ndër të tjera,​​ kishte konstatuar​​ shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së për shkak të cenimit të parimit të sigurisë juridike, si rezultat i divergjencës në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së.

 

  • Në dritën e zhvillimit të parimeve​​ të përgjithshme përkitazi​​ me​​ vendimet kundërthënëse apo​​ divergjencë​​ në​​ praktikën gjyqësore, Gjykata fillimisht i referohet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, e cila ka theksuar vazhdimisht se një nga komponentët thelbësorë të sundimit​​ të ligjit është siguria juridike, e cila, ndër të tjera, garanton një siguri të caktuar në situata juridike dhe kontribuon në besim publik në gjykata (shih, rastin e GJEDNJ-së​​ Brumărescu kundër Rumanisë​​ [DHM], kërkesa​​ nr. 28342/95, paragrafi 61; rastin​​ Ştefănică dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ nr. 38155/02,​​ Aktgjykim i 2 nëntorit 2010,​​ paragrafi 38, dhe rastin​​ Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin kundër Turqisë,​​ ​​ nr.​​ 13279/05,​​ Aktgjykim i 20 tetorit 2011, paragrafi​​ 56, shih po ashtu rastin​​ e​​ Gjykatës,​​ KI28/23, parashtrues​​ Rrahim Haliti, Aktvendim për Papranueshmëri i 29 qershorit 2023, paragrafi 61).

 

  • Sipas​​ konstatimit​​ të​​ GJEDNJ-së,​​ konstatim​​ ky ​​ i afirmuar edhe përmes praktikës gjyqësore të​​ vet Gjykatës​​ është​​ theksuar se:​​ prezenca e vendimeve kundërthënëse gjyqësore, në anën tjetër, mund të krijojë situata të pasigurisë juridike, e cila do ta ulte besimin e publikut në sistemin gjyqësor”​​ (shih, rastin​​ Paduraru kundër Rumanisë,​​ nr. 63252/00, paragrafi 98;​​ Vinčić dhe të tjerët kundër Serbisë,​​ nr. 44698/06, Aktgjykim i 1 dhjetorit 2009,​​ paragrafi 56; dhe rasti​​ Ştefănică dhe të tjerët kundër Rumanisë, të cituar më lart,​​ paragrafi​​ 38; shih në​​ këtë​​ aspekt rastet​​ e Gjykatës, KI133/20, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C, i cituar më​​ lart,​​ paragrafi​​ 118​​ dhe KI78/21,​​ parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C, i cituar më​​ lart, paragrafi 89). GJEDNJ, megjithatë, ka specifikuar se​​ nuk ka një të drejtë të fituar për konsistencë të praktikës gjyqësore. (shih, rastin​​ Unédic kundër ​​ Francës,​​ nr. 20153/04,​​ Aktgjykim i​​ 18 dhjetorit​​ 2008,​​ paragrafi​​ 74,​​ shih rastin e cituar më lart​​ Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin kundër Turqisë,​​ paragrafi​​ 56, shih po ashtu rastin e Gjykatës:​​ KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand,​​ cituar më lart​​ paragrafi 65,​​ KI42/17, parashtrues​​ Kushtrim Ibraj, Aktvendim për papranueshmëri, i 25 janarit 2018, paragrafi 33,​​ KI133/20, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C, i cituar më​​ lart, paragrafi 117​​ dhe KI78/21, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C, i cituar më​​ lart, paragrafi 87).

 

  • Në vijim, GJEDNJ ka vendosur tri kritere themelore, të cilat janë pranuar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës për të përcaktuar nëse një divergjencë e vendimeve gjyqësore e pretenduar përbën shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së, dhe të cilat përcaktojnë si në vijim: (i) nëse ekzistojnë dallime “të thella dhe afatgjata” në praktikën gjyqësore; (ii) nëse ligji vendor përcakton mekanizma të aftë për të zgjidhur divergjenca të tilla; dhe (iii) nëse ata mekanizma janë zbatuar dhe me çfarë efekti (në këtë kontekst, shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Beian kundër Rumanisë​​ (nr.1),​​ nr. 30658/05, Aktgjykim i 6 dhjetorit 2007, paragrafët 37-39;​​ Famullia Katolike Greke Lupeni dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ nr. 76943/11, ​​ Aktgjykimi i 29 nëntorit 2016, paragrafët 116 - 135;​​ Iordan Iordanov dhe të tjerët kundër Bullgarisë,​​ nr.​​ 23530/02,​​ Aktgjykim i 2 korrikut 2009, paragrafët 49-50;​​ Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin​​ kundër Turqisë,​​ cituar më lart, paragrafi 53; dhe shih rastet​​ e Gjykatës,​​ KI29/17, parashtrues​​ Adem Zhegrova,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i​​ 5 shtatorit 2017, paragrafi 51;​​ KI42/17, parashtrues​​ Kushtrim Ibraj,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 39;​​ KI87/17 parashtrues “IF Skadiforsikring”, cituar më lart, paragrafi 67;​​ KI35/18​​ parashtrues “Bayerische Versicherungsverbrand”,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 70;​​ KI107/19, parashtrues​​ Gafurr Bytyqi, Aktvendim për papranueshmëri, i 11 marsit 2020, paragrafi 74;​​ KI133/20, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 120;​​ KI78/21, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 91; dhe​​ KI28/23, parashtrues​​ Rrahim Haliti,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 63).​​ 

 

  • Gjykata vëren se​​ sikurse​​ GJEDNJ​​ ashtu edhe​​ vet​​ Gjykata​​ gjatë zhvillimit të konceptit të “dallimeve të thella dhe afatgjata” gjithashtu mori parasysh nëse mospërputhja është e izoluar apo afekton një numër të madh njerëzish​​ (shih, ndër të tjera,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Famullia Katolike Greke Lupeni dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ cituar më lart, paragrafi 135, sai dhe rastet e Gjykatës​​ KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand,​​ cituar më lart, paragrafi 72). ​​ 

 

  • Gjykata,​​ në këtë drejtim,​​ gjithashtu thekson se GJEDNJ nuk ka konstatuar shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së në raste të praktikës divergjente gjyqësore edhe nëse e njëjta ka afektuar një numër të madh​​ njerëzish në lidhje me​​ të njëjtën çështje gjatë një periudhe të shkurtër kohore para se kundërthëniet përkatëse të zgjidheshin nga gjykatat më të larta, duke u dhënë mundësi kështu mekanizmave shtetërorë që të sigurojnë konsistencën e duhur​​ (shih, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-së,​​ Albu dhe të tjerët kundër Rumanisë, Aktgjykim​​ i 10 majit 2012, paragrafët 4243, dhe rastet e​​ Gjykatës​​ KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand,​​ cituar më lart, paragrafi 73,​​ KI133/20, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C,​​ ​​ cituar më lart, paragrafi 122 dhe KI78/21, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C,​​ ​​ cituar më lart, paragrafi 92).​​ 

 

  • Kjo e fundit ndërlidhet me kriterin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me ekzistencën e një mekanizmi të aftë për të zgjidhur mospërputhjet në praktikën gjyqësore dhe nëse ky mekanizëm është përdorur dhe me çfarë efekti. Në këtë drejtim, GJEDNJ fillimisht ka konstatuar se mungesa e një mekanizmi të tillë përbën shkelje të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor të garantuar me nenin 6 të KEDNJ-së (shih, në këtë kontekst,​​ Tudor Tudor kundër Rumanisë,​​ nr.​​ 21911/03​​ ,​​ Aktgjykim i 4 marsit​​ 2009, paragrafët 30-32; dhe​​ Ştefănică dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ cituar më lart, paragrafët 37-38; dhe​​ Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin​​ kundër Turqisë,​​ cituar më lart, paragrafi 54).,​​ ​​ cilin konstatim edhe Gjykata e ka afirmuar në​​ praktikën e saj gjyqësore (shih rastet​​ KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand,​​ cituar më lart, paragrafi 74,​​ KI133/20, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C,​​ ​​ cituar më lart, paragrafi 123​​ dhe KI78/21, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C,​​ ​​ cituar më lart, paragrafi 93)

 

  • Zbatimi i parimeve dhe kritereve​​ të lartcekura​​ në rrethanat e rastit konkret

 

  • Në vijim, Gjykata do të aplikojë parimet e elaboruara më lart në rrethanat e rastit konkret, duke aplikuar kriteret mbi bazën e të cilave Gjykata​​ dhe GJEDNJ trajton çështjet e divergjencës përkitazi me praktikën gjyqësore, duke filluar me vlerësimin nëse në rrethanat e rastit konkret, (i) divergjencat e pretenduara në praktikën gjyqësore janë “të thella dhe afatgjata”; dhe nëse ky është rasti, (ii) ekzistimin e mekanizmave të aftë për të zgjidhur divergjencën përkatëse; dhe (iii) vlerësimin nëse këta mekanizma janë zbatuar dhe me çfarë efekti në rrethanat e rastit konkret.

 

  • Fillimisht, Gjykata duhet gjithashtu të ritheksojë se, bazuar edhe në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe asaj të Gjykatës, nuk është funksioni i saj të krahasojë vendime të ndryshme të gjykatave të rregullta, edhe nëse merren në procedura dukshëm të​​ ngjashme, pasi që pavarësia e tyre duhet të respektohet (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Adamsons kundër Letonisë, cituar më lart, paragrafi 118, shih po ashtu rastet e Gjykatës KI87/18 parashtrues​​ IF Skadeforsikring,​​ KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand,​​ KI133/20, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C, paragrafi​​ 126,​​ KI78/21, parashtrues​​ Raiffeisen Bank J.S.C,​​ paragarfi 96,​​ të cituara më lart).

 

  • Për më tepër, parashtruesi i kërkesës lidhur me pretendimet për shkelje kushtetuese të të drejtave dhe lirive themelore si rezultat i divergjencave në praktikën​​ gjyqësore, duhet t’ia paraqes​​ Gjykatës argumentet përkatëse përkitazi me ngjashmërinë faktike​​ dhe juridike të rasteve të cilat pretendojnë se janë zgjidhur ndryshe nga gjykatat e rregullta, duke rezultuar në vendime kundërthënëse në praktikën gjyqësore dhe e cila mund të ketë rezultuar në shkelje të të drejtave dhe lirive të tyre kushtetuese të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së (shih rastin e cituar më lart KI35/18,​​ parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand, paragrafi 76).

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata së pari rikujton pretendimin e parashtruesit të kërkesës,​​ i cili, më 22 maj 2023​​ dorëzoi para saj​​ 4 (katër)​​ aktgjykime të​​ Gjykatës së Apelit​​ që kanë vendosur për rastet e ngjashme me rastin e tij në emër të kompensimit për paga jubilare, dhe​​ ​​ lidhje me​​ ​​ cilat thekson se:​​ Në bazë të kërkesës së Juaj Nr.ref.323-4/23, ua dërgojmë disa Aktgjykime t Gjykatës së Apelit në Prishtinë,​​ që kanë vendosur në rastet e ngjashme në emër të kompensimit për rroga jubilare”​​ dhe se​​ “Këto janë dëshmi të mjaftueshme për Gjykatën Kushtetuese, që me rastin e vendosjes për ushtruesit e kërkesave: [Rr.A], [B.B], dhe [I.F], t’i aprovon kërkesat si të bazuara në mënyrë që ushtruesve të kërkesave të u sigurohet një gjykim i drejtë dhe i paanshëm”.​​ Gjykata​​ thekson se parashtruesi i kërkesë nuk ka​​ dorëzuar parashtresa të​​ tjera lidhur me këto raste, për të cilat ka pretenduar lidhshmërinë faktike dhe juridike me atë të rastit të tij.

 

  • Gjykata rikujton se në rastet KI87/18,​​ KI35/18, KI133/20 dhe KI78/21 të​​ cituara​​ më lart, ka konstatuar shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së për shkak të shkeljes së parimit të sigurisë juridike si rezultat i divergjencës së praktikës gjyqësore pasi kishte konstatuar se (i) kishte “dallime të thella dhe afatgjata”; (ii) mekanizmi i Gjykatës Supreme për harmonizimin e praktikës gjyqësore ekzistonte; porse (iii) mekanizmi i lartpërmendur nuk ishte përdorur.

 

  • Gjykata vëren se​​ rrethanat​​ e rasteve të​​ lartcekura,​​ [Ac.nr.4431/19]; [Ac.nr. 4351/19];​​ [Ac.nr. 511/20]; dhe​​ [Ac.nr. 1275/20],​​ të​​ dorëzuara nga parashtruesi i kërkesës​​ përmes​​ shkresës së​​ 22 majit 2023]​​ ndërlidhen​​ me​​ atë​​ se​​ palë​​ ndërgjyqëse​​ në​​ këto raste janë​​ gjithashtu punëtorë tek i njëjti punëdhënës, respektivisht, Korporata Energjetike e Kosovës.

 

  • Megjithatë, duke iu referuar rasteve të referuara nga parashtruesi i kërkesës, Gjykata ​​ nga aktgjykimet e lartpërmendura vëren se në të​​ 4 (katër)​​ rastet​​ e dorëzuara para​​ saj, gjykata e shkallës së parë ka miratuar kërkesat e​​ M.Sh., R.M., K.H., dhe M.A.,​​ për pagesën e pagave jubilare (Shënim i Gjykatës: vendimet e shkallës së parë për këto raste parashtruesi nuk i ka dorëzuar në Gjykatë). Tutje, pas ​​ ankesës që​​ ish-punëdhënësi​​ kishte​​ parashtruar​​ në Gjykatën e Apelit, ndër të tjera, duke pretenduar se në të​​ 4 (katër)​​ rastet ishte arritur afati i parashkrimit, kjo e fundit ​​ kishte refuzuar ankesën si të pabazuar.​​ Më saktësisht,​​ në​​ rastin e​​ M.Sh., Gjykata e Apelit përmes​​ Aktgjykimit [Ac. nr.​​ 4431/2019] të​​ 24 dhjetorit 2019,​​ kishte konstatuar​​ se në rastin konkret afati i parashkrimit​​ nuk kishte kaluar sepse​​ “[...]​​ është​​ paraqitur brenda afatit 3 vjeçar pas pensionimit të​​ paditësit [parashtruesit të​​ kërkesës];​​ në rastin e​​ R. M. të cilit Gjykata Themelore gjithashtu i kishte aprovuar padinë për pagesën e pagave jubilare, dhe më pas, pas ankesës së​​ ish-punëdhënësit, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.nr.​​ 4351/19] të​​ 17 shtatorit 2019​​ kishte refuzuar ankesën e​​ ish-punëdhënësit, duke​​ potencuar se në këtë rast padia është parashtruar në kohë, sepse​​ “[...] padinë​​ në​​ Gjykatë​​ e ka ushtruar me datë​​ 09.03.2018 që​​ nënkupton se padia​​ është​​ ushtruar brenda afatit ligjor të​​ paraparë​​ me nenin 87 të​​ Ligjit të​​ Punës nr. 03/L-212[...]”;​​ ​​ rastin e K.H.,​​ Gjykata e Apelit​​ po ashtu vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore me të cilin të njëjtit i njihet e drejta në shpërblim të pagave jubilare dhe​​ përmes Aktgjykimit [Ac.nr. 511.20] të 8 prillit 2021, kishte konstatuar se​​ “[..] padia​​ është​​ paraqitur brenda afatit​​ ligjor të paraparë me dispozitat e nenit 87 të Ligjit të Punës [...]”; si dhe​​ në rastin e M.A.,​​ Gjykata e Apelit​​ përmes​​ Aktgjykimit [Ac.nr. 1275/20],​​ ​​ 14 shtatorit 2020,​​ kishte vendosur se kërkesa e të njëjtit​​ “[...] është e afatshme dhe nuk bëhet fjalë për parashkrim, ashtu siç është parapa në nenet 87 të Ligjit të Punës”,​​ dhe më këtë pranoi arsyetimin e Gjykatës Themelore, me të cilin K.H-së, i njihet e drejta në paga jubilare.

 

  • Ndërsa,​​ në rastin e parashtruesit të kërkesës, Gjykata rikujton se Gjykata Themelore refuzoi padinë e parashtruesit me arsyetimin se parashtruesi gjatë periudhës sa kishte qenë në fuqi Marrëveshja e Përgjithshme​​ Kolektive​​ nuk kishte përmbushur kushtin e përvojës së punës 10,​​ 20,​​ 30 apo 40 vite​​ punë, respektivisht, e​​ njëjta vlerësoi se parashtruesi i kërkesës ka mbushur përvojë pune prej​​ 30​​ (tridhjetë)​​ vjet më 15 gusht 2002,​​ gjegjësisht,​​ para hyrjes në fuqi të marrëveshjes së lartcekur dhe si e tillë nuk mund​​ të prodhojë efekt juridik, si dhe përkundër vendimit të​​ ish-punëdhënësit​​ të 10 prillit 2019, me të​​ cilin kishte vendosur që t’i vazhdohet njohja e obligimit të pagesës së pagave jubilare të gjithë punonjësve që i plotësojnë kushtet deri më 31 dhjetor 2019, sipas Gjykatës së​​ Apelit, parashtruesi i kërkesës 40 (dyzet) vjet përvojë pune i ka mbushur me 15 gusht 2012,​​ respektivisht,​​ 3 (tri)​​ vjet​​ para hyrjes në fuqi të MPKK-së, andaj,​​ nuk i takon e drejta në​​ shpërblim jubilar.

 

  • Gjykata​​ po ashtu vëren se​​ vendimmarrja e Gjykatës së Apelit dhe asaj të shkallës së parë, në rrethanat faktike dhe juridike të rastit konkret​​ është në pajtueshmëri edhe me Mendimin Juridik për​​ Shpërblimin Jubilar të nxjerrë nga mbledhja e përgjithshme e Gjykatës Supreme, e 27 shkurtit 2023,​​ në​​ të​​ cilën përcaktohet se: “I punësuari​​ në bazë të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin 52, të kësaj marrëveshje, nëse plotësohen këto kushte dhe atë: a) që viti jubilar i punësimit për 10, 20 dhe 30 vjet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të këtij mendimi juridik, dhe b) përvoja e punës për 10,​​ 20 dhe 30 vjet duhet të jetë e pandërprerë te punëdhënësi i fundit”.

 

  • Duke rikujtuar detyrimin e përcaktuar përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës që parashtruesit e kërkesës duhet t’i paraqesin Gjykatës argumentet përkatëse përkitazi me ngjashmërinë faktike dhe juridike të rasteve të cilat pretendojnë se janë zgjidhur ndryshe nga gjykatat e rregullta, duke rezultuar në vendime kundërthënëse në praktikën gjyqësore, Gjykata​​ vëren se përveç dorëzimit të​​ 4 (katër)​​ vendimeve të Gjykatës së Apelit, ku parashtruesi pretendon rrethanat faktike dhe juridike të ngjashme si ato në rastin e parashtruesit, parashtruesi i kërkesës nuk ka​​ arritur që Gjykatës​​ ta​​ paraqesë argumente shtesë, apo raste tjera që janë vendosur ndryshe nga​​ Gjykata e Apelit, dhe rrjedhimisht ta mbështesë pretendimin e tij për cenim të sigurisë juridike, si rezultat i vendimeve kundërthënëse te gjykatat e rregullta.

 

  • Për më​​ tepër, në​​ rastin konkret,​​ Gjykata vëren se​​ Gjykata e Apelit ka konstatuar se parashtruesit të​​ kërkesës nuk i takon e drejta në​​ shpërblim jubilar për shkak se i njëjti nuk ka përmbushur vitet e përvojës gjatë​​ periudhës kohore që​​ Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive​​ ka qenë​​ në​​ fuqi.​​ Në​​ anën tjetër,​​ në​​ 4 (katër)​​ rastet e​​ tjera, kopjet e të​​ cilave​​ parashtruesi i kërkesës​​ kishte dorëzuar në​​ Gjykatë​​ më​​ 22 maj 2023,​​ gjykatat e rregullta kanë​​ arsyetuar që​​ paditësve respektiv nuk i​​ është​​ parashkruar e drejta për shpërblim jubilar si dhe që​​ iu takon kjo e drejtë​​ sepse kanë​​ përmbushur kushtin e përvojës​​ së​​ punës.​​ 

 

  • Në dritën e praktikës së vet gjyqësore, Gjykata vlerëson se nuk është e mundur të konstatohet ekzistimi i​​ “dallimeve të thella dhe të vazhdueshme”​​ në praktikën gjyqësore të Gjykatës​​ së Apelit​​ që rrezikojnë parimin e sigurisë juridike, duke u thirrur në​​ 4 (katër)​​ aktgjykime të Gjykatës së Apelit,​​ rrethanat e​​ të cilave​​ dallojnë​​ me rastin e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Andaj,​​ Gjykata​​ konsideron se as numri i aktgjykimeve të​​ paraqitura​​ si kundërthënëse, si dhe as mënyra se si Gjykata Apelit ka vlerësuar dhe trajtuar rastin e parashtruesit të kërkesës nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për të arsyetuar pretendimin për shkelje të parimit të sigurisë, si rrjedhojë e vendimeve kundërthënëse të gjykatave të rregullta (shih rastet e Gjykatës​​ KI29/17,​​ parashtrues​​ Adem Zhegrova​​ të cituar më lart, paragrafi 58​​ dhe KO28/23, parashtrues​​ Rrahim Haliti,​​ të​​ cituar më lart,​​ paragrafi​​ 82).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konkludon se kërkesa, në tërësinë e saj,​​ është e papranueshme​​ si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese në​​ “mungesë evidente të shkeljes”​​ ashtu siç është përcaktuar me rregullin 34​​ (2) të Rregullores së Punës;

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet​​ 20​​ dhe​​ 47​​ të Ligjit dhe në pajtim me​​ rregullat​​ 34​​ (2), si​​ dhe​​ 48 (1)​​ (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 30 gusht​​ 2023, njëzëri:

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare​​ të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin​​ 4 të nenit 20 të Ligjit; dhe

 

  • TË KONSTATOJË që ky vendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

Gjyqtar raportues     ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

 

Radomir Laban​​     ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

1

​​ 

Parashtruesit:

Ismet Ferati

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile