Gjatë muajit maj 2023, në Gjykatën Kushtetuese:
• janë shqyrtuar 22 raste;
• janë marrë vendimet për 22 raste;
• janë publikuar 37 vendime;
Në ueb-faqen e Gjykatës janë publikuar: katër (4) Aktgjykime, tridhjetë e një (31) Aktvendime për papranueshmëri dhe dy (2) Vendime.
Aktgjykimet
___________________________________________________________________
1. KI67/22
Parashtrues: Zeqirja Prebreza
Publikuar më: 10 maj 2023
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [CA. Nr. 1343/2021] të 29 dhjetorit 2021, të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Gjykata gjeti se, në ankesën e paraqitur para Gjykatës së Apelit nga Korporata Energjetike e Kosovës, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur përgjigje në ankesë. Megjithatë, Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit të njëjtën nuk e kishte shqyrtuar, për më tepër, kishte konstatuar që një gjë e tillë nuk ishte paraqitur nga parashtruesi përkatës. Rrjedhimisht, Gjykata vendosi se, Gjykata e Apelit për shkak të mos shqyrtimit të përgjigjes në ankesë, ka dështuar të garantojë zbatimin e parimit të “barazisë se armëve” dhe “parimin e kontradiktoritetit” procedural, sepse parashtruesi i kërkesës, si palë në procedurë, është vënë në një disavantazh të konsiderueshëm vis-à-vis palës kundërshtare, dhe si pasojë është privuar nga mundësia për të pasur një ballafaqim real dhe përmbajtjesor me argumentet dhe pretendimet e paraqitura nga pala kundërshtare.
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
2. KI41/22
Parashtrues: Shkumbin Qehaja
Publikuar më: 16 maj 2023
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [AC-I-21-0867-A001] të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 10 marsit 2022. Gjykata gjeti se, Aktgjykimi i kontestuar i Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme është nxjerrë në kundërshtim me garancitë e mishëruara në paragrafin 2 të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në kuptim të së drejtës në seancë dëgjimore, ndër të tjera, për shkak se (i) parashtruesi i kërkesës ka kërkuar shprehimisht që nëse shihet e nevojshme për sqarimet të mëtutjeshme të mbahet një seancë dëgjimore publike para Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, duke krijuar kështu detyrimin që ky Kolegj të trajtojë domosdoshmërinë e mbajtjes së seancës dëgjimore, detyrim ky të cilin në fakt, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, bazuar në ligjin e aplikueshëm, e ka edhe sipas detyrës zyrtare; dhe se (ii) Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme nuk kishte trajtuar “çështje ekskluzivisht ligjore ose të natyrës teknike”, çështje këto bazuar në të cilat do të mund të kishin ekzistuar “rrethana të jashtëzakonshme që do të justifikonin mungesën e një seance dëgjimore” në dy shkallë vendimmarrjeje në kuadër të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
3. KI85/22
Parashtrues: Jadran Kostić
Publikuar më: 23 maj 2023
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj [2022:19820], të 17 majit 2022 dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Pn1 Nr. 704/2022], të 31 majit 2022. Gjykata gjeti se, në lidhje me vazhdimin e paraburgimit ndaj parashtruesit të kërkesës, Gjykata e Apelit kishte vërtetuar qëndrimin e Gjykatës Themelore për zgjatje të paraburgimit, por nuk kishte adresuar pretendimin specifik dhe thelbësor të parashtruesit të kërkesës të ngritur në ankesën e tij para kësaj gjykate, përkatësisht nuk kishte dhënë përgjigje nëse vazhdimi i paraburgimit të tij për më tepër se katër (4) muaj para ngritjes së aktakuzës, për një vepër penale të dënueshme deri në pesë (5) vjet, ishte në kundërshtim me nenin 190 (Afatet kohore të paraburgimit) të Kodit të Procedurës Penale. Gjykata theksoi se, mos adresimi i një pretendimi kaq thelbësor që ndërlidhet me garancitë kushtetuese për liri dhe siguri të parashtruesit të kërkesës nga Gjykata e Apelit, përgjatë vlerësimit të ligjshmërisë së vazhdimit të paraburgimit ndaj tij në procedurë para ngritjes së aktakuzës, nuk është në pajtim me nenin 29 të Kushtetutës dhe me parimet dhe standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
4. KI69/21
Parashtrues: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) dhe Partia Liberale Egjiptiane (PLE)
Publikuar më: 31 maj 2023
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AA.nr.29/2021], të 12 marsit 2021. Në ndërlidhje me çështjen kryesore që ngërthente kërkesa, e që ndërlidhej me atë nëse votat e qytetarëve të Republikës së Kosovës mund të anulohen/shpallen të pavlefshme bazuar në përkatësinë e tyre të supozuar etnike, Gjykata gjeti se (i) sipas paragrafit 2 të nenit 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës, vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë; (ii) sipas paragrafit 2 të nenit 64 [Struktura e Kuvendit] të Kushtetutës, pa marrë parasysh numrin e vendeve të fituara, njëzet (20) vende në Kuvendin e Republikës së Kosovës i takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë në mënyrën e saktësuar në këtë nen; (iii) Kushtetuta, instrumentet ndërkombëtare të saktësuara në nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] të saj, praktika gjyqësore e GJEDNJ-së dhe Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, në kontekst të të drejtave aktive zgjedhore, nuk përfshijnë detyrimin që votuesit të zgjedhin vetëm partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur të cilët deklarohen që përfaqësojnë komunitetin që ata i përkasin dhe në kontekst të të drejtave pasive zgjedhore, as vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës për partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët të pavarur, nuk janë të kushtëzuara vetëm në votën e qytetarëve që u përkasin komuniteteve që ata deklarojnë që i përfaqësojnë; (iv) nëse shteti përcaktohet për një sistem të tillë, i njëjti duhet të jetë i përcaktuar përmes ligjeve të miratuara nga Kuvendi dhe në përputhje me përcaktimet dhe vlerat kushtetuese; dhe (v) sipas praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, nuk është roli i gjykatave të përcaktojnë vullnetin e votuesve dhe çdo shpallje e pavlefshme e votave duhet të jetë e bazuar në bazë të qartë ligjore dhe në procedurë të saktë të ndjekur, siç është përcaktuar në ligjet dhe rregullativën e aplikueshme. Andaj, Gjykata konstatoi që në kuadër të sistemit zgjedhor në Republikën e Kosovës, nuk ka asnjë bazë ligjore mbi të cilën do të mund të shpallen të pavlefshme fletëvotimet në vendvotime të caktuara, duke u bazuar mbi supozimet për përkatësinë etnike të votuesve, përfshirë proporcionin në mes të numrit të fletëvotimeve që mund të ketë fituar një parti, koalicion, nismë qytetare dhe kandidat i pavarur që deklaron që përfaqëson një komunitet që nuk është shumicë dhe numrit të kalkuluar të votuesve të të njëjtit komunitet në vendvotime të caktuara.
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Aktvendimet për papranueshmëri
___________________________________________________________________
I.
Në tre (3) nga Aktvendimet për papranueshmëri të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesat e parashtruesve nuk i plotësojnë kriteret e pranueshmërisë para Gjykatës, pasi që nuk janë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafit 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.
Këto Aktvendime përfshijnë rastet në vijim:
1. KI208/22
Parashtrues: Flurentin Berisha
Publikuar më: 11 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë [P. nr. 267/22], të 7 tetorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
2. KI130/22
Parashtrues: Florina Jerliu
Publikuar më: 22 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores Nr. 04/2022 për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të 31 majit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
3. KI53/22
Parashtrues: Basri Sejdiu dhe të tjerët
Publikuar më: 25 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Statutit për Plotësim Ndryshimin e Statutit të Qendrës Klinike Universitare, të 8 prillit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
II.
Në tetë (8) nga Aktvendimet për papranueshmëri, të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi që kërkesa e parashtruesit përkatës është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në paragrafin 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) dhe nenin 49 (Afatet) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe nënparagrafin (c) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës, për shkak të mosparaqitjes së saj brenda afatit katër (4) mujor.
Këto Aktvendime përfshijnë rastet në vijim:
1. KI50/22
Parashtrues: Fatmir Hoti
Publikuar më: 10 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [PML.nr.196/2021], të 24 qershorit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
2. KI215/22
Parashtrues: “DPT Nike”
Publikuar më: 11 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [E.Rv.nr.82/2021], të 10 janarit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
3. KI07/23
Parashtrues: Musli Morina
Publikuar më: 16 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.434/2022], të 24 nëntorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
4. KI194/22
Parashtrues: Agim Trakaniqi
Publikuar më: 16 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AC-I-21-0779-A0001], të 25 tetorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
5. KI201/22
Parashtrues: Nazmi Uka
Publikuar më: 19 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Shtetit [KMLC. nr. 73/2022], të 10 gushtit 2022 dhe Aktgjykimit [Ac. nr. 3624/21] të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, të 20 prillit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
6. KI210/22
Parashtrues: Tefik Breznica
Publikuar më: 23 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 1464/2021], të 29 qershorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
7. KI24/23
Parashtrues: Sami Nuredini
Publikuar më: 25 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac.nr.5716/20 të 27], të 27 prillit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
8. KI87/22
Parashtrues: Rexhep Ismaili
Publikuar më: 25 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. 575/2021], të 10 janarit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
III.
Në tetëmbëdhjetë (18) nga Aktvendimet për papranueshmëri të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se të njëjtat janë të pabazuara, bazuar në paragrafin 2 të rregullit 39 (Kriteret e provueshmërisë) të Rregullores së punës sepse pretendimet e parashtruesve të kërkesave përkatëse hyjnë në kategorinë e shkallës së katërt; reflektojnë pretendime me mungesë të dukshme të shkeljes ” dhe/ose të njëjtat janë të pambështetura apo të paarsyetuara.
Këto Aktvendime përfshijnë rastet në vijim:
1. KI161/22
Parashtrues: Ekrem Breznica
Publikuar më: 4 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 70/2022], të 6 majit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
2. KI18/22
Parashtrues: N.T.Sh. “Dolphin”
Publikuar më: 10 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ.nr. 103/2021], të 28 tetorit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar në këtu
3. KI135/22
Parashtrues: Nevruz Berisha
Publikuar më: 11 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 307/2022], të 11 gushtit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
4. KI153/22
Parashtrues: Naser Krasniqi
Publikuar më: 15 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.452/2021], të 19 majit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
5. KI02/22
Parashtrues: “Elektrosever” sh.p.k.
Publikuar më: 16 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tejzgjatjes së procedurave në çështjen [A.nr.546/2021] në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti për Çështje Administrative, të transferuar në Gjykatën Komerciale [KA.nr.1010/22].
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
6. KI16/21
Parashtrues: Pal Gruda dhe Zef Gruda
Publikuar më: 15 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [PA-Il. nr. 2/2020], të 8 tetorit 2020.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
7. KI76/22
Parashtrues: Admir Salihi
Publikuar më: 16 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 50/2022], të 28 tetorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
8. KI191/22
Parashtrues: Vegim Namligji
Publikuar më: 16 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.183/22], të 12 gushtit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
9. KI179/22
Parashtrues: Blerim Leka
Publikuar më: 16 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AC-I-22-0257] të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 22 shtatorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
10. KI183/22
Parashtrues: Rexhep Kastrati
Publikuar më: 19 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ.UZVP.NR.46/22], të 15 qershorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
11. KI163/22
Parashtrues: N.N.T. Art Konstruktion
Publikuar më: 23 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [E. Rev. 2/2022], të 5 majit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
12. KI59/22
Parashtrues: Burim Limani
Publikuar më: 25 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 432/2021], të 7 dhjetorit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
13. KI66/22
Parashtrues: Luljeta Aliu
Publikuar më: 25 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. 462/2021], të 22 janarit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
14. KI42/22
Parashtrues: Hysni Bajraj
Publikuar më: 25 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [PNS.nr.58/2021], të 8 nëntorit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
15. KI198/22
Parashtrues: Drita Gjonbalaj
Publikuar më: 25 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ. nr. 38/2022], të 25 korrikut 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
16. KI03/23
Parashtrues: Ali Zhushi
Publikuar më: 31 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr. 138/2022], të 10 tetorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
17. KI205/22
Parashtrues: Sefedin Smakolli
Publikuar më: 31 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 312/2022], të 15 gushtit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
18. KI87/22
Parashtrues: “Thermo SHPK”
Publikuar më: 31 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [E. Rev. 04/2021], të 5 majit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
IV.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri, të publikuar nga Gjykata më 31 mars 2023, kjo e fundit konstatoi që kërkesa e parashtruesit përkatës është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, pjesërisht për shkak se nuk i ka shteruar mjetet juridike në pajtim nenin 47 të Ligjit dhe pikën b të paragrafit 1 të rregullit 39 të Rregullores së punës, dhe pjesërisht si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese, në “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes” ashtu siç është përcaktuar me paragrafin 2 të rregullit 39 të Rregullores së punës.
1. KI111/21
Parashtrues: Shaban Murati
Publikuar më: 25 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së moszbatimit të Aktgjykimit [C.nr.1091/2012] të Gjykatës Themelore në Prizren, të 2 tetorit 2013, në ndërlidhje me Aktgjykimin [AC.nr.1210/14] të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, të 28 shtatorit 2017.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Vendimet për refuzim të kërkesave
___________________________________________________________________
V.
Në një (1) Vendim të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi që kërkesa e parashtruesit të kërkesës është përsëritje e kërkesës KI112/20, tashmë të vendosur nga Gjykata, dhe bazuar në paragrafin (5) të rregullit 35 të Rregullores së punës konstatoi se kërkesa e tanishme duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.
1. KI132/21
Parashtrues: Branislav Gajin
Publikuar më: 4 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 265/2019], të 9 tetorit 2019.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
VI.
Në një (1) Vendim të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi që kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të mos kompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22-4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin 32 (2) (h) dhe 35 (5) të Rregullores së punës. Prandaj, Gjykata vendosi se kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.
1. KI118/22
Parashtrues: Bekim Bajrami
Publikuar më: 17 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik.
Tekstin e plotë të Vendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
VII.
Në një (1) Vendim për refuzim të kërkesës të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi që kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të mungesës së autorizimit formal për përfaqësim, ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22-4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin 32 (2)(c) dhe (3) dhe 35 (5) të Rregullores së punës, dhe rrjedhimisht, vendosi se kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.
1. KI204/22
Parashtrues: Ismet Islami, përfaqësues i pretenduar i Fatmir dhe Shpejtim Behramit
Publikuar më: 16 maj 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.117/2018], të 6 qershorit 2018.
Tekstin e plotë të Vendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Vërejtje:
Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.