Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit [AC-I-22-0257] të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit të 22 shtatorit 2022

Nr. të lëndës KI179/22

Parashtruesit: Blerim Leka

Shkarko:

KI179/22, Parashtrues i kërkesës:   Blerim Leka, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit [AC-I-22-0257] të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit të 22 shtatorit 2022  

KI179/22, Aktvendim për papranueshmëri i 12 prillit  2023, publikuar më ……

Fjalët kyçe: kërkesa individuale, e drejta pronësore, kërkesë për vendosje të masës së sigurisë

Parashtruesi i kërkesës ka blerë një pjesë të ngastrës nga personi A.B., me të cilin ka lidhur kontratë të shitblerjes [Vr. nr. 2657/11]. Në ndërkohë, Autoriteti i Likuidimit i NSH-së “Ereniku Proizvodnja” Gjakovë, i përfaqësuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, parashtroi padi në Kolegjin e Specializuar të DHPGJS-së përmes së cilës kërkoi i) shpalljen e pavlefshme të kontratës së shitblerjes [Vr. nr. 2657/11] të 13 qershorit 2011 dhe [Vr. nr. 5862/11] të 12 tetorit 2011 dhe, ii) të përcaktojë masën e sigurisë mbi parcelën në fjalë.

Kolegjet kompetente të Dhomës së Posaçme aprovuan propozimin paditëses AKP dhe vendosën masën e sigurisë mbi pronën në fjalë. Prandaj, parashtruesi i kërkesës parashtroi  kërkesë në gjykatë, duke pretenduar se me vendimet e kolegjeve të  dhomës së posaçme, përmes të cilave ishte vendosur masa e sigurisë janë shkelur të drejtat e tij nga neni 31 i Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

Gjykata analizoi pretendimet e parashtruesit të kërkesës ekskluzivisht në lidhje me procedurën gjyqësore në të cilën u vendos për vendosjen e masës së sigurisë dhe konkludoi  se pretendimet e parashtruesit të kërkesës janë të pabazuara për arsye se të dy kolegjet e dhomës së posaçme i ishin përmbajtur plotësisht të gjitha garancive procedurale të së drejtës për një gjykim të drejtë të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së. Rrjedhimisht, Gjykata e refuzoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Blerim Leka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile