Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI118/22

Parashtruesit: Bekim Bajrami

Shkarko:

KI118/22, Parashtrues: Bekim Bajrami, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

KI118/22, Vendim për refuzim i 4 prillit 2023 , publikuar më 17 maj 2023

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, akt i paspecifikuar, kërkesë e paplotë

Parashtruesi i kërkesës, në rastin konkret nuk kishte kontestuar asnjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik.

Nga shkresat e lëndës rezulton se Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte ngritur dy aktakuza të ndara kundër parashtruesit të kërkesës, nën dyshimin e bazuar se kishte kryer veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”, nga neni 320 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale” Ndryshim i njehsorit të shërbimeve” nga paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të nenit 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë përmes dy vendimeve hodhi poshtë aktakuzën, me arsyetimin se ndjekja penale në rastin konkret kishte arritur parashkrimin absolut. Gjykata Themelore në vendimet e saj, theksoi se KEDS për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohej në kontest civil. Pas padisë për kompensim dëmi që KEDS e parashtroi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër parashtruesit të kërkesës, obligoi këtë të fundit që të paraqes përgjigje në padinë e ushtruar nga KEDS. Nga shkresat e lëndës rezultoi që parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përgjigje në padinë e ushtruar nga KEDS. Gjykata nuk kishte ndonjë informacion me interes për atë se deri ku ka arritur kjo procedurë ne Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës pretendoi se vendimet e paspecifikuara të autoriteteve publike i janë shkelur, i është shkelur e drejta e tij e garantuar me nenin 23 [Dinjiteti i Njeriut], nenin 34 [E Drejta për të mos u gjykuar dy herë për të njëjtën vepër] dhe nenin 49 [E Drejta e Punës dhe e Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës.

Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që të specifikojë dhe qartësojë se cilin akt apo vendim të autoritetit publik e konteston dhe të dorëzonte të njëjtin në Gjykatë. Parashtruesi i kërkesës, përmes përgjigjes në Gjykatë, kishte ripërsëritur të njëjtat argumente si në kërkesën e tij fillestare, por duke mos specifikuar se cilin vendim të autoritetit publik e konteston në mënyrë shprehimore para Gjykatës.

Gjykata në bazë të nenit 48 të Ligjit dhe rregullit 35 (5) të Rregullores së punës konstatoi se kërkesa e parashtruesit, është e paplotë, dhe e njëjta u refuzua me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Bekim Bajrami

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative