Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së  tejzgjatjes së procedurave në çështjen A.nr.546/2021 në Gjykatën Themelore të Prishtinës-Departamenti për Çështje Administrative  të transferuar në Gjykatën Komerciale- KA.nr.1010/22

Nr. të lëndës KI02/22

Parashtruesit: “Elektrosever” sh.p.k.

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, 15 maj 2023

 Nr. Ref.:RK 2173/23

 

​​ 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

​​ 

 

Rastin nr. KI02/22

 

Parashtrues

 

“Elektrosever” sh.p.k

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ ​​ ​​ tejzgjatjes​​ së procedurave në çështjen A.nr.546/2021 në Gjykatën Themelore të Prishtinës-Departamenti për Çështje Administrative ​​​​ të transferuar në Gjykatën Komerciale- KA.nr.1010/22​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

​​ 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa​​ është dorëzuar nga kompania “Elektrosever” sh.p.k, me seli në Mitrovicën e Veriut (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), përfaqësuar nga drejtori i tyre Boban Novakovič. ​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtrues​​ i kërkesës konteston​​ shkeljen e të drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm në kontestet administrative të iniciuar pranë​​ Gjykatës​​ Themelore në Prishtinë​​ të transferuar në​​ Gjykatën Komerciale​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore​​ përkatësisht Gjykata Komerciale).​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ shkeljes të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm në kontestet administrative të iniciuar pranë​​ ​​ Gjykata Themelore​​ të transferuar tek Gjykata Komerciale​​ përmes së cilës pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenet 31 [E Drejta për​​ Gjykim​​ të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ). ​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës​​ së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më 5 janar 2022, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën e tij përmes postës të cilën Gjykata Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) e pranoi më 10 janar 2022.​​ 

 

  • Më 17 janar 2022,​​ Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit [nr. GJR. KI02/22] caktoi gjyqtaren Selvete Gërxhaliu-Krasniqi Gjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Safet Hoxha​​ (anëtarë).

 

  • Më 7 mars 2022, Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që deri më 18 mars 2022 t’i qartësojë disa aspekte të kërkesës nr. KI02/22 lidhur me përfaqësimin dhe specifikimin e procedurës gjyqësore që kontestohet.  ​​ ​​​​ 

 

  • Më​​ 21​​ mars 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi statutin e kompanisë “Elektrosever” sh.p.k., dhe shpjegime lidhur me procedurën gjyqësore të kontestuar. ​​ 

 

  • Më 7 prill 2022, Gjykata​​ e​​ njoftoi dhe​​ i​​ dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës​​ Themelore.

 

  • Më​​ 21​​ prill 2022, Gjykata Themelore njoftoi Gjykatën se parashtruesi i kërkesës në mars të vitit 2021 kishte parashtruar padi për inicim të konfliktit administrativ kundër të paditurës Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës-Ministria e Tregtisë dhe Industrisë​​ (në tekstin e mëtejmë: ARBK-MTI).Gjykata Themelore kishte theksuar se rasti i parashtruesit të kërkesës do të shqyrtohet sipas datës së arritjes në atë gjykatë.​​ 

 

  • Më 29 korrik 2022, Gjykata kërkoi​​ nga​​ Zyra e Rregullatorit të Energjisë ​​ (në tekstin e mëtejmë: ZRRE), ARBK-ja dhe Gjykata Themelore që të njoftohet nëse ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me kërkesën e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Më 3 dhe 5 gusht 2022, ZRRE-ja dhe ARBK-ja dorëzuan komentet e tyre në Gjykatë. Gjykata Themelore nuk ka dorëzuar komente në Gjykatë.

 

  • Më 22 gusht 2022, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës lidhur me komentet e dorëzuara nga ZRRE-ja dhe ARBK-ja me mundësi që ky i pari të përgjigjet ndaj komenteve të ZRRE-së dhe ARBK-së.

 

  • Më​​ 30​​ gusht 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi përgjigjen e tij ndaj komenteve të ZRRE-së dhe ARBK-së. Të gjitha komentet e dorëzuara nga parashtruesi i kërkesës, ZRRE-ja, ARBK-ja dhe Gjykata Themelore do të reflektohen në tekstin e mëposhtëm të këtij vendimi.

 

  • Më 22​​ shtator​​ 2022, Gjykata Komerciale​​ e cila ishte themeluar me Ligjin nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 10 shkurt 2022,​​ njoftoi Gjykatën se lënda e parashtruesit të kërkesës është transferuar nga Gjykata Themelore tek Gjykata Komerciale.

 

  • Shkresa​​ e dorëzuar​​ më 22 shtator 2022​​ nga Gjykata Komerciale ka këtë përmbajtje: “Fillimisht ju njoftojmë se lënda A.nr.546/2021 e paditësit Shoqëria "Elektrosever" Sh.p.k. kundër të paditurës Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve e Kosovës, me kërkesë për anulimin e Vendimit nr. 1713 të datës 24.02.2021, në bazë të Vendimit nr. 347/2022 të datës 28.07.2022 të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është​​ transferuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për çështje Administrative në Gjykatën Komerciale - Departamenti për çështje Administrative dhe ka marrë numrin KA.nr. 1010/22, i cili regjistrim është herë sipas kohës së arritjes së lëndëve në gjykatën përkatëse. Si gjyqtar në Departamentin për çështje Administrative, jam ngarkuar me këtë ​​ lëndë me datë 22.08.2022, ndërsa njoftimin nr. ref. 1414/22/bb të​​ datës​​ 29.07.2022 të​​ Gjykatës​​ Kushtetuese e kam pranuar me datë​​ 14.09.2022. Lidhur me​​ kërkesën​​ tuaj, ju​​ njoftojmë​​ se në​​ lëndën e regjistruar në​​ Gjykatën​​ Komerciale nën shenjën KA.nr. 1010/22 ende nuk​​ është​​ marr​​ asnjë​​ veprim nga gjykata​​ për​​ shkak të​​ ngarkesës​​ me lëndë​​ më​​ të​​ vjetra të​​ cilat duhet të​​ trajtohen me prioritet në​​ raport me lëndët e reja. E​​ njëjta lëndë​​ do të​​ trajtohet në​​ kohën e duhur duke marrë​​ për​​ bazë trajnimin e lëndëve sipas​​ kohës​​ së​​ dorëzimit​​ të​​ padisë​​ në​​ gjykate. ​​ Prandaj, duke qenë​​ se Gjykata Komerciale sapo ka filluar trajtimin e lëndëve të​​ pranuara nga gjykatat tjera dhe faktin se​​ janë​​ afër​​ 1,000 lëndë​​ më​​ të​​ vjetra me prioritet të​​ trajtimit të​​ njëjtë,​​ lënda​​ KA. nr. 1010/22 do të​​ trajtohet në​​ kohë​​ të​​ arsyeshme sipas​​ radhës së regjistrimit dhe​​ kohës​​ së​​ dorëzimit​​ të padisë​​ në​​ gjykatë.”

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç ‘rast filloi mandati i tij në Gjykatë.​​ ​​  ​​​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

  • Më​​ 12 prill 2023​​ ,​​ Kolegji Shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtares raportuese dhe​​ ​​ me shumicë i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ Të njëjtën ditë, Gjyqtari Radomir Laban votoi kundër aktvendimit për papranueshmëri.​​  ​​​​ 

 

 

Përmbledhje e fakteve

 

 

  • Nga shkresat e lëndës rrjedh se parashtruesi i kërkesës ishte regjistruar në regjistrin elektronik të ARBK-së që nga data 07.11.2018, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me kode të aktiviteteve 3514 (tregtia e energjisë elektrike) dhe 3314 (riparimi i energjisë elektrike).

 

  • Më 17 qershor 2020, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës kishte paraqitur kërkesë për plotësimin​​ apo zgjerimin e aktivitetit​​ ​​ ​​ ​​ shoqërisë “Elektrosever” sh.p.k., në ​​ ARBK. ​​ Kërkesa ishte regjistruar me nr. 3248 të dt. 30.06.2020.

 

  • Më 13 tetor 2020, ARBK-ja përmes​​ postës​​ ​​ elektronike​​ (email) e kishte njoftuar​​ përfaqësuesin​​ e parashtruesit të kërkesës se kërkesa e tij​​ duhet​​ ​​ plotësohet, pasi​​ kërkesa​​ e​​ dorëzuar​​ nuk​​ është e plotë.​​ ​​ 

 

  • Më​​ 28​​ tetor 2020, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës duke vepruar sipas udhëzimeve të ARBK-së kishte dorëzuar kërkesën​​ duke i​​ ​​ plotësuar​​ ​​ informatat​​ për biznesin e Shoqërisë “Elektrosever” sh. p. k., Mitrovicë e Veriut.

 

  • Më 2​​ nëntor​​ 2020,​​ përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës,​​ ​​ përmes postës fizike kishte kërkuar zgjerim të aktivitetit​​ biznesor​​ 3513 (shpërndarja e energjisë elektrike).​​ 

​​ 

  • Më 19 nëntor 2020, ARBK-ja përmes mesazhit elektronik kishte refuzuar kërkesën e rregulluar të përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës për plotësimin e informatave për biznes, me arsyetim se nuk konsideron se akti në fjalë në të vërtetë është kërkesë për plotësimin e aktiviteteve duke marrë parasysh se është dërguar me postë të rekomanduar dhe se përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës duhet të shkojë fizikisht në hapësirat e ARBK-së apo që kërkesën ta parashtrojë përmes​​ formës zyrtare​​ .

 

  • Më 17 dhjetor 2020, përfaqësuesi i parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar kërkesën e përsëritur për plotësimin e informatave për biznesin e shoqërisë “Elektrosever” sh.p.k., në hapësirat e ARBK-së. Më 18 dhjetor 2020, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës përmes postës elektronike kishte dorëzuar “ankesë formale” me të njëjtën përmbajtje në adresë të ARBK-së.

 

  • Më 26 janar 2021, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës me anë të postës së rekomanduar kishte dorëzuar ankesë në Komisionin për Shqyrtim të​​ Parashtresave​​ ​​ dhe Ankesave të MTI-së.​​ 

 

  • Më 24 shkurt 2021, Komisioni për Shqyrtimin të​​ Parashtresave​​ ​​ dhe ​​ Ankesave të MTI-së përmes Vendimit nr.​​ 1713 e​​ refuzoi ankesën e përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës për shkak të kalimit të afatit si të paafatshme. Komisioni për Shqyrtimin e​​ ​​ Parashtresave​​ dhe​​ Ankesave i MTI-së kishte konstatuar se përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës nuk e ka shfrytëzuar afatin prej tridhjetë (30) ditëve, ashtu siç parashikohet me nenin 47.2 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare Nr.06/L-016. Komisioni për Shqyrtimin e​​ ​​ Parashtresave​​ dhe Ankesave ​​ po ashtu përcaktoi se kundër vendimit të tij mund të paraqitet ankesë në afat prej tridhjetë (30) ditësh në Gjykatën Themelore. ​​ 

 

  • Më 12 mars 2021, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës paraqiti padi administrative në Gjykatën Themelore kundër Vendimit të ARBK-së​​ nr. 1713 të ​​ 24 shkurtit 2021. Përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës e kontestoi vendimin e ARBK-së për shkak të vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, zbatim të gabuar të dispozitave të së drejtës materiale dhe moszbatim të dispozitave për përdorim të gjuhës zyrtare.

 

  • Gjykata vëren se përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës ​​ më 27.07.2021 ka iniciuar padi administrative,​​ lidhur me dhënien e licencës dhe kundër heshtjes administrative të ZRRE-së.​​ ​​ Bazuar në pohimet e përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës​​ në Gjykatën Themelore, kërkesa ​​ është regjistruar nën shifrën “165293”.​​ Përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës po ashtu pohon se edhe për këtë çështje më 01.12.2021 ka parashtruar urgjencë pranë​​ Gjykatës Themelore.

 

  • Më 1 dhjetor 2021, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës paraqiti “urgjencë” për marrjen e vendimit gjyqësor lidhur me padinë administrative kundër aktit administrativ të të paditurës ARBK përkatësisht vendimit për hedhje poshtë të ankesës.​​ 

 

  • Më 1 dhjetor 2021, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës paraqiti ankesë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës lidhur me punën e Gjykatës Themelore. Përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës u ankua se edhe përkundër padisë administrative dhe “urgjencës” nuk ka pasur asnjë veprim nga Gjykata Themelore me ç ‘rast në mënyrë të “vrazhdë” është shkelur e drejta për gjykim brenda një afati të arsyeshëm.

 

  • Më 1 dhjetor 2021, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës paraqiti ankesë pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës “për shkak të (mos) veprimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

 

  • Më 3 dhjetor 2021, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës paraqiti ankesë në Institucionin e Avokatit të Popullit duke kontestuar punën e ARBK-së, Komisionit për Shqyrtimin​​ ​​ e​​ Parashtresave​​ ​​ dhe Ankesave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) dhe të Gjykatës Themelore. Përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës kishte pretenduar: (i) ARBK për shkak të refuzimit të regjistrimit të veprimtarisë nën shifrën 3513-distribuimi i energjisë elektrike; (ii) Komisionit për Shqyrtim të​​ ​​ Parashtresave​​ dhe Ankesave pranë MTI i cili vepron si organ i shkallës së dytë ndaj vendimeve të ARBK për shkak të vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike lidhur me afatet për paraqitje të ankesave; (iii) ZRRE për shkak të mos marrjes së vendimit përfundimtar sipas kërkesës për dhënien e licencës të cilën përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës e kishte paraqitur më 28.02.2020; (iv) Gjykatës Themelore për shkak të​​ ​​ tejzgjatjes​​ së veprimeve administrative që përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës i kishte paraqitur pranë të njëjtës gjykatë.​​ 

 

  • Më 16 dhjetor 2021, Institucioni i Avokatit të Popullit i ishte përgjigjur përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës duke pohuar se në pajtim me nenin 21.1.2 të Ligjit për Avokatin e Popullit, ka vendosur që ta pranojë ankesën e tij dhe t’ia nis hetimit për shkelje eventuale të të drejtave të njeriut.

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se ZRRE-ja më 24 qershor 2022,​​ ka​​ ​​ pajisur parashtruesin e kërkesës​​ përkatësisht​​ ​​ “Elektrosever” sh.p.k,​​ me licencë për furnizim me energji elektrike nga data 24 qershor 2022 deri 23 qershor 2027.

 

  • Më 28 korrik 2022, Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmes Vendimit nr. 347/2022 kishte transferuar lëndën e parashtruesit të kërkesës nga Gjykata Themelore tek Gjykata Komerciale​​ dhe më 22 gusht 2022, e njëjta i ishte caktuar gjyqtarit​​ përkatës .​​  ​​ ​​​​ 

​​ 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon se mos zgjidhja e padisë së tij brenda një afati të arsyeshëm nga Gjykata Themelore ​​ bie ndesh me nenin 31 [E Drejta për​​ Gjykim​​ të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (1) (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.  ​​ ​​​​ 

 ​​ ​​​​ 

  • Parashtruesi i kërkesës pohon: “Është fakt i rëndësishëm se shoqëria “Elektrosever” sh. p. k. është themeluar në bazë të marrëveshjes në fushën e energjetikës, e arritur në kuadër të Dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës i cili po zbatohet me ndërmjetësim të Bashkësisë Evropiane (Bashkëpunimi në fushën e energjetikës është arritur më 08.09.2013. Plani i veprimit në fushën e energjetikës është arritur më 19.04.2014 dhe Konkluzionet e ndërmjetësuesit të BE për zbatimin e Bashkëpunimit të vitit 2013, më 25.08.2015), ndërsa në bazë të Marrëveshjes së Parë mbi parimet të cilat i rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2013, të cilat janë ratifikuar në Kuvendin e Kosovës më 27.06.2014, dhe kështu është pozicionuar si lex superior”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pohon se me marrëveshjet e lidhura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është parashikuar që shoqëria “Elektrosever” sh.p.k., do t’i mundësohet të merret me veprimtarinë e furnizimit me energji elektrike, importin dhe eksportin si dhe me shërbimet e distribuimit.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pohon se konteston mos zgjidhjen e padisë së tij brenda një afati të arsyeshëm siç garantohet me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (1) të KEDNJ-së dhe nuk ka të bëj me kundërshtimin e akteve të organeve tjera.​​ ​​ Në këtë vazhdë, parashtruesi i kërkesës thekson: “Ankesa nuk ka të bëjë me kundërshtimin e aktit konkret nga ana e organeve publike, por me shkeljen e të drejtës në gjykim në afatin e arsyeshëm në kontestet administrative të iniciuar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamentit për Çështje Administrative.”

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon:​​ “[...]​​ më 12.03.2021, shoqëria “Elektrosever” sh. p. k. ka ushtruar padi në kontestin administrativ kundër aktit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë-Vendimet mbi hedhje poshtë të ankesës me nr. të protokollit 1713 të dt. 24.02.2021, me të cilën ka kërkuar që kjo gjykatë ta PRISHË apo ta shpallë të PAVLEFSHËM aktin e atakuar administrativ dhe me kompetencë të plotë të VENDOSË mbi këtë çështje administrative-me marrjen e vendimit mbi zgjerimin e veprimtarisë së shoqërisë “Elektrosever” sh. p. k., Mitrovicë e Veriut. Numri i lëndës në gjykatë është 2021: 046910 të dt. 12.03.2021 (gjykatësi i rastit H.H). Më 01.03.2021, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për çështje administrative është paraqitur edhe urgjenca.”

 

  • Parashtruesi i kërkesës po ashtu tregon se ka paraqitur padi edhe kundër ZRRE-së më 27 korrik 2021, lidhur me dhënien e licencës dhe se kjo çështje po ashtu nuk është zgjidhur brenda një afati të arsyeshëm siç garantohet me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (1) të KEDNJ-së.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës shton: “Për shkak të (mos) veprimit në fjalë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë paraqitur edhe ankesat në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës (më 01.12.2021) dhe Institucionit të Avokatit të Popullit (më 03.12.2021). Këshilli Gjyqësor i Kosovës deri në ditën e sotme nuk ka dërguar përgjigje shoqërisë “Elektrosever”, ndërsa Avokati i Popullit ka dërguar më 16.12.2021 një Njoftim mbi pranueshmërinë e ankesës dhe nisjen e hetimeve me rastin e shkeljeve eventuale të drejtave të njeriut nga ana e institucioneve të Kosovës.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon: “Me (mos) veprimin e përshkruar, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për çështje administrative ka shkelur të drejtën për gjykim në afatin e arsyeshëm, gjegjësisht ka shkelur të drejtat të garantuara me Kushtetutë-me nenin 22. (Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare) dhe me nenin 31. (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm), duke përfshirë edhe shkeljen e të drejtës në Gjykim të Drejtë nga neni 6. i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore.”​​ 

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës pretendon se pas nëntë (9) muajve nga paraqitja e padisë, Gjykata Themelore ​​ ka pasur kohë të mjaftueshme për të vendosur në merita porse deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

 

Komentet e subjekteve të interesuara

 

Komentet e dorëzuara nga ARBK-ja​​ të dorëzuara më 5 gusht 2022

 

  • ARBK-ja​​ theksoi​​ se Marrëveshja e Brukselit për Energjinë e datës 08.09.2013 në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikën 3 përcakton: “autoritetet rregullatore për energji të të dyja palëve do të, në aplikim, pa vonesa , dhe në përputhje me ato që kërkohen nga korniza ekzistuese për licencim në juridiksionin e tyre, të lëshojnë licencë për mbulim tregtie (import, eksport, transit) dhe furnizim për KEK-un, KEDS-in dhe EPS-in, respektivisht.

 

  • ARBK-ja​​ thekson​​ se pika 1 e konkluzioneve të lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë parashikon: “Kosova do ta lejojë Ndërmarrjen Publike të Energjisë Elektrike të Serbisë që të themelojë një kompani të tregtisë së energjisë në Kosovë, në përputhje me detyrimet e saj jo-diskriminuese nën Komunitetin e Energjisë dhe në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.

 

  • ARBK-ja thekson se pika 15 e Konkluzioneve të lehtësuesit të BE-së parashikon: “Të dy palët do të vazhdojnë të punojnë, me lehtësimin e BE, me synimin për të lejuar ElektroSever të ofrojë shërbime shpërndarjeje bazuar në parimet e ‘Marrëveshjeve ne lidhje me Energjinë’.”​​ 

 

  • ARBK-ja shton se shoqëria tregtare “Elektrosever” është regjistruar në regjistrin elektronik të ARBK-së që nga data 07.11.2018, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me kodet e aktiviteteve: 3514 (tregtia e energjisë elektrike) dhe 3314 (riparimi i pajisjeve elektrike).

 

  • ARBK-ja po ashtu shton se me datë 02.11.2020 shoqëria tregtare “Elektrosever” ​​ ka kërkuar përmes postës ​​ kishte kërkuar shtim të aktivitetit 3513-Shpërndaja e Energjisë Elektrike, mirëpo, procedura e aplikimit për kod të ri si dhe dokumentacioni përcjellës nuk është në përputhje me nenin 40 [Ndryshimi i të dhënave të Shoqërisë me Përgjegjësisë së Kufizuar] të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare.

 

  • Në këtë drejtim, ARBK-ja pohon se duke qenë se ​​ shoqëria tregtare “Elektrosever” nuk ka respektuar procedura ligjore e aplikimit, Marrëveshja për Energjinë si dhe Konkluzionet e lehtësuesit të BE-së për zbatim të Marrëveshjes së Energjisë nuk e autorizojnë aktivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike nga shoqëria tregtare “Elektrosever”.

 

  • Në fund,​​ ARBK-ja pohon: “Përfaqësuesi i autorizuar i kësaj shoqërie është i informuar edhe për faktin se duke filluar nga 11 shkurti i vitit 2019 ARBK ka vënë në zbatim platformën e re elektronike e cila ju mundëson bizneseve të bëjnë regjistrimin dhe të gjitha ndryshimet e mëvonshme online ne rbk.rksgov. net. Dihet mirëfilli se, në bazë të nenit 8, par. 1 të LSHT ne çdo Qendër Komunale në Republikën e Kosovës (duke përfshirë edhe atë në Mitrovicën e Veriut) në funksion është nga një zyre e ARBK, te e cila, palët e interesuara mund të dorëzojnë dokumentet origjinale që kanë të bëjnë si me regjistrimin e parë ashtu edhe për të gjitha ndryshimet e mëvonshme. Edhe në këtë rast, përfaqësuesi i autorizuar i Elektrosever është udhëzuar që origjinalet e dokumenteve duhet të hartohen ne pajtim me dispozitat përkatëse të LSHT.”

 

 

Komentet e dorëzuara nga ZRRE-ja​​ të dorëzuara më 3 gusht 2022

 

  • ZRRE-ja​​ thekson​​ se më 24 qershor 2022 me Vendimin V_1515_2022 ka lëshuar licencën për furnizim me energji elektrike shoqërisë tregtare “Elektrosever” me numër të licencës ZRRE/Li_70/20, për periudhën pesë vjeçare, nga data 24 qershor 2022 deri 23 qershor 2027.

 

  • Në këtë​​ drejtim, ZRRE-ja shton: “ZRRE dëshiron ta informoj Gjykatën ne mënyrë të drejt në lidhje me veprimet që janë ndërmarr që nga aplikimi i “Elektrosever” i cili ka dorëzuar në ZRRE me datë 28 dhjetor 2020 Aplikacionet për: 1. Licencë të Furnizimit me energji elektrike dhe 2. Licencë të Operatorit Sistemit të Shpërndarjes.”

 

  • ZRRE-ja​​ thekson: “Me datë 30.12.2020 ZRRE me shkresën nr. 486/20 i është përgjigjur ndërmarrjes "Elektrosever" lidhur me aplikacionin për Licencë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ku është refuzuar shqyrtimi i saj duke ju referuar dispozitave të Nenit 27/1 të Ligjit për Energjinë Elektrike i cili përcakton se “Qeveria e Republikës së Kosovës përzgjedh OSSH ... “., dhe se kjo tanimë është përfunduar dhe se për këtë veç është përzgjedh Operatori i Sistemit të Shpërndarjes-Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike Sh.A (KEDS) të cilit i është lëshuar Licenca e cila mbulon te gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”

 

  • ZRRE-ja pohon se nga data 15 dhjetor 2020 deri më 2 gusht 2021, Bordi i ZRRE-së nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje kurse më 26 prill 2021 shoqëria tregtare ​​ “Elektrosever” është njoftuar nga ZRRE-ja se pas emërimit të Bordit të ZRRE-së nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të njoftohet për çdo veprim të ardhshëm lidhur me aplikacionin për licencë të furnizimit me energji elektrike.

 

  • Në këtë​​ drejtim, ZRRE-ja thekson: ​​ “Pas konstituimit të Bordit të ZRRE-së, në muajin gusht të vitit 2021, Bordi i ka ndërmarr të gjitha veprimet për shqyrtimin e aplikacionit në fjalë, dhe ka njoftuar të gjitha palët përfshirë edhe Komisionin Parlamentar për Ekonomi të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me aplikacionin e Elektrosever-it, duke informuar për mos qartësim të saktë të implementimit të disa pikave të marrëveshjes për energji, e të cilat kanë qenë të domosdoshme për tu trajtuar paraprakisht. Pas kësaj, kanë pasuar diskutimet në Bruksel për dakordimin e palëve për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshjet për Energji (“Aranzhimet lidhur me Energjinë", ang-“Arrangement regarding energy” e vitit 2013 dhe “Konkluzionet e lehtësuesit të BE mbi zbatimin e Marrëveshjes për Energji të vitit 2013" - ang-“Conclusions of the EU facilitatior on the impelemntation of the 2013 Energy Agreement” e vitit 2015).”

 

  • ZRRE-ja pohon se vlerësimi i aplikacionit të shoqërisë tregtare ​​ “Elektrosever” është kryer në përputhje: (i) pikat 4 dhe 5 të marrëveshjes “Aranzhimet lidhur me Energjinë” e datës 08.09.2013; (ii) “Konkluzionet e lehtësuesit të BE-së mbi implementimin e Marrëveshjes për Energjinë”; si dhe: (iii) “Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015” të vitit 2020.​​ 

 

  • Në këtë​​ drejtim, ZRRE-ja po ashtu pohon se me datë 24 qershor 2022, ​​ shoqërisë tregtare ​​ “Elektrosever” i ka lëshuar licencën për furnizim me energji elektrike për periudhën pesë (5) vjeçare, nga data 24 qershor 2022 deri 23 qershor 2027 dhe se territori që mbulohet me këtë licencë i përfshinë konsumatorët e katër (4) komunave veriore të Republikës së Kosovës, Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

 

  • Në fund,​​ ZRRE-ja pohon se pretendimet e ​​ parashtruesit të kërkesës duhet të refuzohen të pabazuara dhe të paarsyeshme dhe kërkesa në tërësi të refuzohet e papranueshme për “faktin e pamohueshëm” se shoqëria tregtare ​​ “Elektrosever” është pajisur me licencë brenda afatit prej tre (3) ditësh pas pranimit të Udhërrëfyesit për zbatimin e ​​ Marrëveshjeve për Energjinë të datës 21.06.2022 të arritur në Bruksel.

 

Komentet e dorëzuara nga Gjykata Komerciale​​ të dorëzuara më 22 shtator 2022​​ 

 

  • Gjykata Komerciale njoftoi Gjykatën se me Vendimin nr. 347/2022 të​​ Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës​​ 28.07.2022, lënda e parashtruesit të kërkesës është transferuar nga Gjykata Themelore tek Gjykata Komerciale. Gjykata Komerciale theksoi se sapo ka filluar me trajtimin e lëndëve të pranuara nga gjykatat tjera dhe se janë afër 1,000 lëndë më të vjetra me prioritet të trajtimit të njëjtë derisa lënda e parashtruesit të kërkesës do të​​ trajtohet​​ sipas radhës së regjistrimit dhe kohës së dorëzimit të​​ padisë​​ në gjykatë.​​ ​​ ​​ 

 

Komentet e parashtruesit të kërkesës ndaj komenteve të ARBK-së​​ të dorëzuara më 30 gusht 2022​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon ​​ se ​​ në komentet e dorëzuara nga ARBK-ja ka pasaktësi sa i përket datave dhe emërtimeve të marrëveshjeve për energjinë si dhe konkluzioneve dhe udhërrëfyesve për zbatimin e atyre marrëveshjeve.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës po ashtu nuk pajtohet lidhur me përshkrimin e gjendjes faktike nga ARBK-ja lidhur me kërkesën e ​​ shoqërisë tregtare ​​ “Elektrosever” ​​ për zgjerimin e veprimtarisë së saj dhe me interpretimin e nenit 40 të ligjit nr. 06/l-016 për shoqëritë tregtare përkitazi me plotësimin e formularit përkatës për ndryshimin dhe plotësimin e të dhënave të shoqërive tregtare. Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës shton se nuk ekziston dispozita e cila parashikon se kërkesat e dorëzuara me postë nuk pranohen.​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon se kërkesa për zgjerim të veprimtarisë përmban shenjën e saktë 3513 prandaj ARBK është e obliguar ta regjistroj kodin e veprimtarisë 3513 dhe çështja​​ nëse ​​ shoqëria tregtare ​​ “Elektrosever” i përmbushë kushtet për licencë për zhvillim të veprimtarisë tregtare “nuk është çështje e regjistruesit por e rregullatorit.”

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, Parashtruesi i kërkesës pretendon: “Po t’i ishte mundësuar kjo “Elektrosever-it” përmes kodit ekzistues të regjistrimit, nuk do të kishte pasur nevojë për nënshkrimin e udhërrëfyesit, ku është përcaktuar se Elektrosever do të nënshkruaj marrëveshje tregtare me KEDS-in , për ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes në veri të Kosovës (KiM!). Prandaj, ARBK nuk është kompetente të kufizojë veprimtaritë të cilat do t’i kryej “Elektrosever”, nëse janë arritur marrëveshjet relevante në pajtueshmërinë e të cilëve kanë marrë pjesë përfaqësuesit e BE-se, e të cilët garantojnë kryerjen e atyre veprimtarive.”​​ 

 

Komentet e parashtruesit të kërkesës ndaj komenteve të ZRRE-së​​ të dorëzuara​​ më 30 gusht 2022​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se ZRRE-ja me datë 24.06.2022 i ka lëshuar licencën shoqërisë tregtare “Elektrosever” edhe pse afati për vendosje ka skaduar qysh më 25.06.2021, për çka ​​ shoqëria tregtare “Elektrosever” më 20.07.2021 ka parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës nuk pajtohet me komentin e ZRRE-së se veprimtaria afariste e shoqërisë tregtare “Elektrosever” ​​ përfshinë konsumatorët e katër (4) komunave veriore të Republikës së Kosovës, Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi,​​ sepse shoqëria tregtare “Elektrosever” “do të ketë si qëllim që në afarizmin e saj të realizojë rezultate pozitive të cilat para se gjithash do t’i siguronin asaj vetë-qëndrueshmëri e më pas pjesëmarrje në tërë tregun e Kosovës, madje edhe më gjerë.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon se dispozitat e vendimit për licencë të lëshuar nga ZRRE-ja ​​ janë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës për energjinë kryesisht lidhur me afatet e kohëzgjatjes së licencës. Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës thekson: “Në nenin 25 të Licencës përmendet afati i vlefshmërisë së licencës-23.06.2027, mirëpo, krahas afatit të përmendur nuk qëndron dispozita e cila gjendet në licencat e tjera të lëshuara, e që parasheh mundësinë e vazhdimit të saj, kësisoj mbajtësi i licencës mund që më së voni gjashtë muaj para skadimit të afatit të licencës ​​ të parashtroj kërkesë për vazhdimin e së njëjtës, e kjo në pajtim me nenin 32, paragrafi 3 i Ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe nenin 19 të Rregullës për licencimin e aktiviteteve të energjisë.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës vazhdon të pretendojë “shkelje të rëndë” të së drejtës për gjykim të drejtë brenda një afati të arsyeshëm, për çka thekson : “Në këtë mënyrë, edhe një herë e përsëris se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative deri më sot nuk ka ndërmarrë asnjë veprim juridik sipas padisë së lartë të cilën e kemi dorëzuar në atë gjykatë, për ç’ arsye edhe më tej e nënvizojmë shkeljen e rëndë e së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm.”​​ 

​​ 

Dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1.Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2.Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

[...]”

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht ​​ dhe ​​ brenda ​​ një ​​ afati ​​ ​​ arsyeshëm ​​ nga ​​ një ​​ gjykatë ​​ e ​​ pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]”

 

 

 

LIGJI PËR SHOQËRITË TREGTARE Nr. 06/L -016​​ 

 

 

 

Neni 40

[Ndryshimi i të dhënave të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar]

 

 

1. Nëse ka ndryshime në të dhënat e regjistruara, apo në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi

të Kufizuar të dorëzuar në ARBK, ose nëse aksionarët dëshirojnë ti ndryshojnë të dhënat e ​​ regjistruara, apo Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Përfaqësuesi i Autorizuar ose Përfaqësuesi me Prokurë duhet të dorëzojë në ARBK formularin ose formularët përkatës të përgatitur nga ARBK për këtë qëllim.

 

2. Formularit ose formularëve përkatës i bashkëngjitet një kopje e vendimit të miratuar nga​​ 

aksionarët për ndryshimin dhe plotësimin e të dhënave ose Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi ​​ të Kufizuar si dhe nëse ndryshimet janë bërë në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, atëherë bashkëngjitet teksti i plotë i Statutit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, me ndryshime.

 

 

 

Neni 47

[Procedura Ankimore]

 

“1. Çdo person i cili konsideron se ARBK ose një zyrtar i punësuar në të, nuk është duke i përmbushur kushtet e parapara në këtë ligj, duke përfshirë mos respektimin e neneve përkatëse për natyrën administrative të regjistrimit, mund të parashtrojë ankesë brenda tridhjetë (30) ditëve në shkallë të parë administrative te Drejtori i Përgjithshëm të ARBK i cili vendos për ankesën në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e pranimit të saj.​​ 

 

2. Nëse Drejtori i Përgjithshëm nuk e shqyrton ankesën në shkallën e parë apo me vendim refuzon këtë ankesë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve, atëherë parashtruesi i ankesës në afat prej tridhjetë (30) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit mund të parashtrojë ankesë në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve që themelohet me vendim të Ministrit.​​ 

 

3. Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë është i autorizuar dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesës në shkallë të dytë administrative brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi i saj.​​ 

 

4. Nëse Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve aprovon ankesën e parashtruesit të ankesës në shkallë të dytë administrative, ai do të kërkojë nga Drejtori i Përgjithshëm i ARBK që të ndërmarrë veprimet përkatëse për korrigjimin e shkeljes administrative.”​​ 

 

5. Nëse Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve refuzon ankesën e palës apo nuk përgjigjet në ankesë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dorëzimi i ankesës, parashtruesi i ankesës mund t’i drejtohet gjykatës kompetente sipas ligjit në fuqi për konfliktin administrativ.​​ 

 

6. Për të gjitha çështjet lidhur me ankesat administrative që nuk janë të rregulluara në këtë ligj, aplikohen dispozitat përkatëse të ligjit në fuqi për procedurën administrative.

 

 

LIGJI PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE Nr. 05/L -031

 

NËNKAPITULLI IV​​ 

Procedura e shqyrtimit të ankesës ndaj heshtjes administrative​​ 

 

Neni 133

[Ankesa kundër heshtjes administrative]

 

“1. Ankesa kundër heshtjes administrative shqyrtohet drejtpërdrejt nga organi epror. Organi epror i kërkon menjëherë organit kompetent, që pa vonesë të paraqesë të gjithë lëndën e rastit dhe një raport me shkrim mbi arsyet e heshtjes administrative.​​ 

 

2. Organi epror fillimisht do të shqyrtojë nëse ankesa është e pranueshme dhe, vetëm nëse ankesa është e pranueshme, do të shqyrtojë kërkesën e palës, siç i është parashtruar organit kompetent.​​ 

 

3. Organi epror do të vendosë mbi kërkesën në bazë të lëndës së rastit, apo nëse është e nevojshme do të zhvillojë shqyrtime administrative shtesë, apo do të urdhërojë organin kompetent që të zhvillojë shqyrtime administrative të tilla dhe ta njoftojë për rezultatet e shqyrtimit.​​ 

 

4. Përpos kur është e paraparë ndryshe me ligj, organi epror do të zgjidhë çështjen me një akt të vetin përfundimtar. Paragrafi 5 i nenit 131 të këtij ligji do zbatohet edhe në këtë rast.”

 

LIGJI NR. 08/L-015​​ PËR GJYKATËN KOMERCIALE

 

Neni 1

(Qëllimi)

 

“Qëllimi i këtij ligji është themelimi, organizimi dhe funksionimi i Gjykatës Komerciale në​​ 

Republikën e Kosovës, brenda kornizës ekzistuese të sistemit gjyqësor të Republikës së​​ 

Kosovës dhe që vepron në përputhje me parimet e tij.

 

Neni 2

(Fushëveprimi)

 

“Ky ligj zbatohet ndaj të gjithë personave juridikë dhe fizikë, vendorë dhe të huaj përfshirë shoqëritë tregtare të përcaktuara në Ligjin për Shoqëritë Tregtare në Republikën e Kosovës të cilët kanë konteste tregtare ndërmjet tyre.”

 

Neni 4

(Juridiksioni)

 

“1.Të gjitha kontestet tregtare dhe konfliktet administrative janë në kompetencë të Gjykatës

Komerciale, siç përcaktohet me këtë ligj.

 

2.Gjykata Komerciale ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

 

3.Selia e Gjykatës Komerciale është në Prishtinë.”

 

Neni 5

(Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatës Komerciale)

 

“Gjykata Komerciale e themeluar me këtë ligj gjykon të gjitha çështjet në përputhje me​​ 

Kushtetutën dhe Ligjin.”

 

Neni 6

(Ushtrimi i kompetencave gjyqësore)

 

“Kompetencat gjyqësore në Republikën e Kosovës ushtrohen nga gjykatat siç përcaktohet në​​ Kushtetutën e Kosovës. Gjykata Komerciale, e themeluar me këtë ligj, ka kompetencë për çështjet lëndore nën juridiksionin e Gjykatës Komerciale siç përcaktohet në Nenin 13 të këtij​​ 

ligji.”

 

Neni 7

(Përbërja e Gjykatës Komerciale)

 

“Përbërja e Gjykatës Komerciale e ndjekë përbërjen e gjyqësorit në Kosovë dhe pasqyron diversitetin etnik të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe parimet e njohura ndërkombëtarisht për barazi gjinore.”

 

Neni 8

(Vendimet e Gjykatës Komerciale)

 

“1. Vendimet e gjykatës hartohen në formë të shkruar, në përputhje me ligjin.

 

2. Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizikë dhe juridikë.

 

3. Gjykata publikon të gjitha aktgjykimet në faqen e tyre zyrtare të internetit, në afat prej

gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e nxjerrjes së aktgjykimit në pajtim me legjislacionin në​​ 

fuqi. KGJK nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij neni.”

 

Neni 9

(Qasja, Barazia dhe Transparenca në Gjykatën Komerciale)

 

“1. Gjykata Komerciale trajton të gjithë personat në mënyrë​​ të barabartë, pa diskriminim në​​ bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, opinioneve politike ose të tjera, prejardhjes

kombëtare apo shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike,

gjendjes sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër​​ 

personal, ashtu siç përshkruhet në konventat ndërkombëtare.

 

2. Çdo person ka qasje të barabartë në Gjykatën Komerciale dhe askujt nuk i mohohet e​​ 

drejta e një procesi të rregullt gjyqësor, ose për mbrojtje të barabartë para ligjit. Çdo

person fizik dhe juridik ka të drejtën në gjykim të drejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm

kohor.

 

3. Çdo person ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Komerciale për të kërkuar mbrojtjen dhe

zbatimin e të drejtave të tij, për aq sa veprimet për të mbrojtur ose zbatuar ato të drejta

janë brenda kompetencave të Gjykatës Komerciale.

 

4. Të gjitha seancat gjyqësore të Gjykatës Komerciale do të jenë të hapura për publikun

përveç nëse ligjet tjera shprehimisht përcaktojnë që çështjet e caktuara të mos zbulohen

publikisht.

 

5. Gjykata Komerciale do të funksionojë në mënyrë të shpejtë dhe efikase për të siguruar

zgjidhjen në kohë të kontesteve.”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa​​ i ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim,​​ Gjykata​​ i​​ referohet​​ paragrafëve​​ 1 dhe 7, të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcakton:

 

 

Nenit​​ 113

[Jurisdiksioni​​ dhe Palët e​​ Autorizuara]

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të  ​​ ​​ ​​​​ drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata​​ gjithashtu​​ i referohet paragrafit 4, të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ “Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme”.

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës, në cilësinë e personit juridik, respektivisht të kompanisë “Elektrosever” sh.p.k., ka të drejtë të paraqes ankesë kushtetuese, duke u thirrur në shkelje të pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të tij, që vlejnë për individët dhe personat juridikë (shih rastin e Gjykatës​​ KI41/09,​​ parashtrues​​ Universiteti AAB-RIINVEST L.L.C., Aktvendim për papranueshmëri i 3 shkurtit 2010, paragrafi 14).

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet kritereve të​​ pranueshmërisë, siç janë të parashikuara me Ligj. Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet neneve 47 [Kërkesa Individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, që parashohin:

 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi​​ mund​​ ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj​​ saktësisht​​ se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

      Neni 49

      [Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Gjykata​​ vlerëson​​ se rrethanat e rastit konkret kërkojnë që kërkesa e parashtruesit të kërkesës duhet vlerësuar lidhur me pretendimin e tij për mos zgjidhje të padisë administrative [A.nr.546/2021]​​ kundër vendimit të ARBK-së në Gjykatën Themelore, përkatësisht parashtruesi i kërkesës ankohet për​​ tejzgjatje​​ të procedurave.​​ 

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ se parashtruesi i kërkesës​​ shprehimisht dhe në mënyrë specifike kërkon vlerësim kushtetues të​​ pretendimit të tij​​ ​​ për ​​ ​​ tejzgjatje ​​​​ të​​ procedurave në Gjykatën Themelore​​ ​​ në kundërshtim me garancitë procedurale nga​​ neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] i Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (1) [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së.​​ ​​ Gjykata po ashtu vëren se sfondi i pretendimit për​​ ​​ tejzgjatje​​ të procedurave ndërlidhet me aspektin material të kërkesës së parashtruesit,​​ e që janë dhënia e licencës energjetike nga ZRRE-ja dhe zgjerimi i veprimtarisë​​ bizneseve​​ ​​ nga ARBK-ja.

 

  • Në këtë​​ kontest, Gjykata do të vlerësojë pretendimin procedural për​​ ​​ tejzgjatje​​ të procedurave derisa aspektin material të kërkesës së parashtruesit të kërkesës-bazuar në parimin e subsidiaritetit- e vlerëson të parakohshëm për arsyet e dhëna në fund të këtij vendimi. ​​ 

 

  • Në​​ kontekst​​ të kritereve kushtetuese dhe ligjore për (i) për dorëzim të kërkesës në mënyrë ligjore siç përcaktohet me nenin 113 (1), parashtruesi i kërkesë është shprehimisht i autorizuar me nenin 17 të statutit të kompanisë “Elektrosever” sh.p.k., që të njëjtën ta përfaqësojë në procedura gjyqësore; (ii) shterimin e mjeteve juridike, e përcaktuar me nenin 113 (7) të Kushtetutës dhe nenin 47 të Ligjit; dhe (iii) dorëzimin e kërkesës në afatin e përcaktuar me nenin 49 të Ligjit, Gjykata rikujton se çështja e parashtruesit të kërkesës është ende duke u shqyrtuar nga​​ Gjykatën Themelore, dhe se parashtruesi i kërkesës nuk konteston ndonjë akt konkret të autoriteteve publike por vetëm kohëzgjatjen e procedurës përkitazi me gjykimin e çështjes së tij brenda një afati të arsyeshëm.​​ 

 

  • Përkitazi me pretendimin e tij për moszgjidhje të rastit të tij brenda një afati të arsyeshëm, siç garantohet me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (1) të KEDNJ-së, Gjykata më tej konstaton se parashtruesi i kërkesës ka saktësuar kërkesën e tij ashtu siç kërkohet me nenin 48 të Ligjit.​​ 

 ​​ ​​ ​​​​ 

  • Përveç​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të parapara në rregullin 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Rregulli 39 (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Rregulli 39 (2) specifikon:

 

“Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.”

 

  • Bazuar​​ në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”. (A. Kërkesat qartazi të pabazuara, paragrafët 255 deri më 284, shih gjithashtu rastin​​ KI04/21, parashtrues​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 13 prillit 2021, paragrafi 27, si dhe rastin​​ KI175/20, parashtrues​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 26 marsit 2021, paragrafi 38).

 

  • Gjykata​​ vëren se parashtruesi i kërkesës pretendon​​ ​​ tejzgjatje​​ të procedurës në Gjykatën Themelore, që është iniciuar me padinë administrative [A.nr.546/2021]​​ ​​ të 12 marsit 2021.​​ 

 

  • Gjykata​​ në vijim, vë në pah se pretendimin e lartcekur të parashtruesit të kërkesës për​​ tejzgjatje​​ ​​ të procedurës të zhvilluar do ta trajtojë nga këndvështrimi i të drejtave të garantuara përmes nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, duke aplikuar edhe parimet dhe kriteret e vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ, në të cilin rast Gjykata në pajtim me nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës është e obliguar që​​ “Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

 

  • Në​​ lidhje​​ me të drejtën për nxjerrjen e vendimeve brenda afatit të arsyeshëm kohor, Gjykata i referohet paragrafit 2 të nenit 31 të Kushtetutës dhe paragrafit 1 të nenit 6 të KEDNJ-së, të cilët përcaktojnë që:

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ 

 

“[...]

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet [...] brenda një afati të arsyeshëm [...]”.

 

Neni​​ 6

​​ (E drejta për gjykim të drejtë)​​ 

 

“1.​​ Çdo​​ person​​ ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm​​ …”.

 

 

  • Për të vlerësuar bazueshmërinë e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës në lidhje me shkeljet e të drejtave dhe lirive kushtetuese që kanë të bëjnë me gjykimin e rasteve brenda afatit të arsyeshëm kohor, Gjykata do të merr në konsideratë parimet dhe kriteret e vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të afirmuara edhe përmes praktikës së Gjykatës. Rrjedhimisht, gjatë shqyrtimit të pretendimit të parashtruesit të kërkesës, Gjykata do të merr parasysh: (i) vërtetimin e periudhës së kohëzgjatjes të procedurës në tërësi në institucionet kompetente; (ii) parimet relevante në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave; dhe (iii) arsyeshmërinë e kohëzgjatjes së procedurave në Gjykatën Themelore​​ të transferuar tek Gjykata Komerciale.​​ 

 

Parimet e përgjithshme nga jurisprudenca e GJEDNJ-së dhe e Gjykatës lidhur me gjykimin brenda një afati të arsyeshëm

 

  • Gjykata, duke iu referuar praktikës gjyqësore të GJEDNJ-se dhe praktikës së saj, ka vlerësuar se përllogaritja e shtrirjes në kohë të procedurave fillon në momentin kur gjykata kompetente vihet në lëvizje me kërkesë të palëve për vendosjen e një të drejte apo interesi legjitim të pretenduar (shih, rastet e GJEDNJ-së,​​ Erkner dhe Hofauer kundër Austrisë,​​ nr. 9616/18, Aktgjykim, i 23 prillit 1987, paragrafi 64;​​ Poiss kundër Austrisë, nr. 9816/82, ​​ Aktgjykim i 23 prillit 1987, paragrafi 50). Ky proces konsiderohet i përfunduar me nxjerrjen e një vendimi gjyqësor përfundimtar nga një instancë kompetente gjyqësore e fundit (shih rastin e GJEDNJ-se​​ Eckle kundër Republikës Federale të Gjermanisë,​​ nr.8130/78, Aktgjykim i 15 korrikut 1982, paragrafi 74 dhe rastin e Gjykatës​​ KI177/19,​​ parashtrues​​ NNT “Sokoli”, Aktgjykim i 16 prillit 2019, paragrafi 98).​​ 

 

  • Gjykata​​ para​​ se gjithash thekson se, sipas praktikës gjyqësore të konsoliduar të GJEDNJ-së, e cila është reflektuar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, arsyeshmëria e kohëzgjatjes së procedurës duhet të vlerësohet në dritën e rrethanave të rastit, duke marrë parasysh kriteret e vendosura nga praktika gjyqësore e GJEDNJ-së, përkatësisht kriteret që i referohen: (a) ndërlikueshmërisë së rastit; (b) sjelljes së palëve në procedurë; (c) sjelljes së gjykatës kompetente ose autoriteteve të tjera publike; si dhe (d) rëndësisë së asaj çfarë është në rrezik për parashtruesin në kontest (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Mikulić kundër​​ Kroacisë, nr. 53176/99, Aktgjykim i 7 shkurtit 2002, paragrafi 38;​​ Comingersoll S.A. kundër Portugalisë, nr. 35382/97, Aktgjykim i 6 prillit 2000;​​ Frydlender kundër Francës, nr. 30979/96, Aktgjykim i 27 qershorit 2000, paragrafi 43;​​ Sürmeli kundër Gjermanisë,​​ nr. 75529, Aktgjykim i 8 qershorit 2006, paragrafi 128;​​ Famullia Katolike Greke Lupeni dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ nr.​​ 76943/11, ​​ Aktgjykim i 29 nëntorit 2006, paragrafi 143;​​ Nicolae Virgiliu Tănase kundër Rumanisë,​​ nr. 41720/13, Aktgjykim i 25 qershorit 2019, paragrafi 209). Shih gjithashtu rastet e Gjykatës​​ KI07/15, parashtrues​​ Shefki Zogiani, Aktvendim për papranueshmëri i 23 shtatorit 2016, paragrafët 53-62;​​ KI23/16,​​ parashtrues​​ Qazim Bytyqi dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri i 5 majit 2017, paragrafi 58;​​ KI18/18,​​ parashtrues​​ Isuf Musliu,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 11 qershorit 2018, paragrafi 43;​​ KI13/19,​​ parashtrues​​ Fevzi Hajdari, Aktvendim për papranueshmëri i 10 qershorit 2019, paragrafët 65-72;​​ KI177/19,​​ parashtrues​​ NNT “Sokoli”, Aktgjykim i 16 prillit 2019, paragrafët 96-106;​​ KI 183/21/22pararashtrues​​ Ejup Koci,​​ Aktvendim për papranueshmëri i​​  ​​ 30​​ marsit 2022,​​ paragrafi​​ 80;​​ ​​ KI135/20, parashtruese​​ Hava​​ Behxheti, Aktvendim për papranueshmëri i 10 dhjetorit 2020, paragrafët 39-54).

 

  • Përkitazi me​​ ndërlikueshmërinë​​ e rastit, Gjykata i referohet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së dhe asaj të Gjykatës përmes të cilave ishte theksuar se ndërlikueshmëria e rastit mund të ndërlidhet me çështje të faktit dhe të ligjit ​​ por gjithashtu mund të ndërlidhet edhe me përfshirjen e disa palëve në procedurë apo me një numër të caktuar provash që duhet trajtuar para gjykatave të rregullta (shih,​​ mutatis mutandis, rastet e GJEDNJ-së,​​ Katte Klitsche de la Grange kundër Italisë, nr. 12539/86, Aktgjykim i 19 shtatorit 1994, paragrafi 55;​​ Humen kundër Polonisë,​​ nr. 26614/95, Aktgjykim i 15 tetorit 1999, paragrafi 63; shih rastet e Gjykatës,​​ KI18/18, parashtrues​​ Isuf Musliu,​​ cituar më lart, paragrafi 45; dhe,​​  KI 183/21​​ parashtrues​​ Ejup Koci,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 83). ​​ .​​ 

 

  • Gjykata​​ konsideron​​ se sjellja e parashtruesve përbën një fakt objektiv që nuk mund t’u atribuohet gjykatave dhe që duhet marrë parasysh në konstatimin, nëse procedurat vazhduan më gjatë se sa afati i arsyeshëm kohor, i garantuar me paragrafin 2 të nenit 31 të Kushtetutës dhe paragrafit 1 të nenit 6 të KEDNJ-së (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ McFarlane kundër Irlandës, nr.31333/06, Aktgjykim i 10 shtatorit 2010, paragrafin 148;​​ Eckle kundër Gjermanisë, cituar më lart, paragrafi 82; shih gjithashtu rastin e Gjykatës​​ KI07/15,​​ parashtrues​​ Shefki Zogiani, cituar më lart, paragrafi 55).

 

  • Sipas​​ praktikës​​ gjyqësore të GJEDNJ-së, disa shembuj të sjelljes së parashtruesit të kërkesës që mund të kontribuojnë në​​ tejzgjatje​​ të procedurës janë:

 

  • Mungesë e gatishmërisë/vullnetit të palëve në paraqitjen e parashtresave mund të kontribuojë në ngadalësimin e procedurës (shih rastin​​ Vernillo kundër Francës, nr. 11889/85, Aktgjykim i 20 shkurtit 1991, paragrafi ​​ 34);

 

  • Ndërrimi i shpeshtë i përfaqësuesit ligjor (shih rastin​​ König kundër Gjermanisë,​​ nr. 6232/73, Aktgjykim i 28 qershorit 1978, paragrafi 103);

​​ 

  • Kërkesa apo mosveprime që kanë ndikim në zhvillimin e procedurës (shih rastin​​ Acquaviva kundër Francës, nr. 19248/91, Aktgjykim i 21 nëntorit 1995, paragrafi 61), ose mungesë e kujdesit për ndjekjen e hapave procedural (shih rastin​​ Keaney kundër Irlandës, nr. 72060/17, ​​ Aktgjykim i 30 prillit 2020, paragrafi 95);

 

  • Inicimi gabimisht i një procedurë para një gjykate të cilës i mungon juridiksioni (shih rastin​​ Beaumartin kundër Francës, nr. 15287/89, Aktgjykim, i 24 nëntorit 1994, paragrafi 33);

​​ 

  • sjellje të dëmshme të dëshmuara nga parashtresa të shumta dhe pretendime të tjera (shih rastin​​ Pereira da Silva kundër Portugalisë, nr. 77050/11, Aktgjykim i 22 marsit 2016, paragrafët 76-79).

 

  • Gjykata vë në dukje qëndrimin parimor të GJEDNJ-së se paragrafi 1 i nenit 6 të KEDNJ-së kërkon nga shtetet kontraktuese që të organizojnë sistemet e tyre ligjore, në mënyrë të atillë që autoritetet kompetente të përmbushin kërkesat e nenit në fjalë, duke përfshirë edhe detyrimin për të shqyrtuar çështjet brenda një afati të arsyeshëm (shih, rastet e GJEDNJ-së,​​ Luli dhe të tjerët kundër Shqipërisë, nr. 64480/09 12874/10, Aktgjykim i 1 prillit 2014, paragrafi 91;​​ Abdoella kundër Holandës, nr. 12728/87, Aktgjykim i 25 nëntorit 1992, paragrafi 24,​​ Mishgjoni kundër Shqipërisë, nr. 18381/05, Aktgjykim i 7 dhjetorit 2010).

 

  • Në këtë​​ kontekst, GJEDNJ kishte theksuar se nuk mund të merret në konsideratë arsyetimi i gjykatave për mbingarkesën me lëndë të pazgjidhura (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Vocaturo kundër Italisë, nr. 11891/85, ​​ Aktgjykim i ​​ 1 prillit 1989, ​​ paragrafi 17; dhe​​ Cappello kundër Italisë, nr. 12783/87, Aktgjykim i 24 janarit 1992, paragrafi 17). GJEDNJ, megjithatë kishte theksuar se mbingarkesa e përkohshme e rasteve nuk përfshin përgjegjësinë e shteteve kontraktuese, me kushtin që ato, me shpejtësinë e domosdoshme, ndërmarrin veprime korrigjuese të përballen me një situatë të tillë të veçantë (shih rastet e GJEDNJ-së​​ Buchholz kundër Gjermanisë, nr. 7759/77, Aktgjykim i 6 majit 1981, ​​ Zimmerman dhe Steiner kundër Zvicrës, nr. 8737/79, ​​ Aktgjykim i 13 korrikut 1983, paragrafi 29).

 

  • Në vijim, GJEDNJ ka specifikuar se:​​ “Metodat që mund të konsiderohen, si të përshtatshme dhe përkohshme, përfshijnë zgjedhjen për të trajtuar rastet sipas një radhe të veçantë, bazuar jo vetëm në datën kur ato janë parashtruar, por duke marrë në konsideratë ​​ shkallën e tyre të urgjencës dhe të rëndësisë dhe, në veçanti, në atë që është në rrezik për palët e interesuara”​​ (shih rastin​​ Zimmerman dhe Steiner​​ kundër Zvicrës, i cituar më lart, paragrafi 29).

 

  • Gjykata po ashtu edhe përmes praktikës së vet gjyqësore ka theksuar se gjykatat e rregullta kanë parasysh obligimin kushtetues dhe ligjor, që çështjet t'i finalizojnë brenda një afati të arsyeshëm, në mënyrë që të mos shkaktojnë huti dhe pasiguri. Gjykatat e rregullta nuk mund të lejojnë që rasti të bartet pafundësisht prej një instance gjyqësore te tjetra. Përndryshe, besimi i publikut ndaj tërë rendit juridik do të minohej (shih në lidhje me këtë arsyetimin e Gjykatës në rastin​​ KI104/20, cituar më lart, paragrafi 62).

 

  • Lidhur​​ me kriterin e asaj çfarë është në rrezik për parashtruesin në kontest, Gjykata i referohet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, e cila sqaron se një kategori e rasteve kërkon zgjidhje të veçantë ekspeditive. Sipas kësaj praktike, shembuj që kërkojnë kujdes të veçantë dhe zgjidhje me prioritet janë rastet që ndërlidhen me statusin dhe zotësinë civile, rastet rreth kujdestarisë së fëmijëve dhe marrëdhënies prind-fëmijë, kontestet nga marrëdhënia e punës, rastet e parashtruesve që vuajnë nga​​ “sëmundje të pashërueshme”​​ dhe kanë​​ “pritje të reduktuar të jetëgjatësisë”, si dhe rastet rreth të drejtës për arsim (shih rastet e GJEDNJ,​​ Bock kundër Gjermanisë,​​ nr. 11118/84, ​​ Aktgjykim i 21 shkurtit 1989, paragrafi 49;​​ Laino kundër Italisë, nr. 33158/96, ​​ Aktgjykim i 18 shkurtit 1999, paragrafi 18,​​ Mikulić kundër Kroacisë, i cituar më lart,​​ paragrafi​​ 44;​​ Hokkanen kundër Finlandës, nr. 19823/99, Aktgjykim​​ i 23 shtatorit 1994,​​ paragrafi 72;​​ Niederböster kundër Gjermanisë, nr. 39547/98, Aktgjykim i 27 majit​​ 2003, paragrafi 39,​​ Frydlender kundër Francës, cituar më lart, paragrafi 45,​​ Vocaturo kundër Italy, cituar më lart, paragrafi 17; ​​ X kundër Francës, nr. 18020/91, Aktgjykim i 31 marsit​​ 1992, paragrafi 47;​​ A. dhe të tjerët kundër Danimarkës, nr. 20826/92,  ​​​​ Aktgjykim i 22 janarit 1996, paragrafët​​ 78-81,​​ Oršuš dhe të tjerët kundër Kroacisë, nr. 15766/03, Aktgjykim i 16 marsit 2010, paragrafi 109).

 

 

Zbatimi i parimeve të përgjithshme ndaj rrethanave të rastit konkret

 

  • Gjykata përsëritë se thelbi i këtij rasti konsiston në faktin se më 17 qershor 2020, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur kërkesë për plotësimin e informatave për biznesin e shoqërisë “Elektrosever” sh.p.k., në ARBK.​​ ARBK-ja përmes​​ postës​​ ​​ elektronike e​​ kishte njoftuar parashtruesin e kërkesës se kërkesën e tij duhet ta paraqesë fizikisht në hapësirat e ARBK-së apo që të njëjtën ta parashtrojë përmes internetit.​​ Parashtruesi i kërkesës përmes postës elektronike kishte dorëzuar “ankesë formale” me të njëjtën përmbajtje në adresë të ARBK-së dhe me anë të postës së rekomanduar kishte dorëzuar ankesë në Komisionin për Shqyrtim të​​ Parashtresave ​​​​ dhe Ankesave të ARBK-së. Komisioni për Shqyrtimin të​​ Parashtresave​​ ​​ dhe ​​ Ankesave i ARBK-së​​ e​​ refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës për shkak të kalimit të afatit si të paafatshme. Komisioni për Shqyrtimin e​​ Parashtresave dhe​​ Ankesave i ARBK-së ​​ kishte konstatuar se parashtruesi i kërkesës nuk e ka shfrytëzuar afatin prej tridhjetë (30) ditëve, ashtu siç parashikohet me ligjin në fuqi. Komisioni për Shqyrtimin e​​ Parashtresave​​ ​​ dhe Ankesave ​​ po ashtu përcaktoi se kundër vendimit të tij mund të paraqitet ankesë në afat prej tridhjetë (30) ditësh në gjykatën kompetente. Parashtruesi i kërkesës paraqiti padi administrative në Gjykatë Themelore kundër vendimit të ARBK-së. Për të njëjtën çështje parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në KGJK dhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit.​​ Lënda e parashtruesit të kërkesës ndërkohë nga Gjykata Themelore u transferua tek Gjykata Komerciale.​​ 

 

  • Ashtu​​ siç​​ është elaboruar edhe më sipër, për të konstatuar nëse kohëzgjatja e procedurës ka qenë e arsyeshme, Gjykata duhet të merr parasysh faktorët si në vijim: (a) ndërlikueshmërinë e rastit; (b) sjelljen e parashtruesit të kërkesës; (c) sjelljen e autoriteteve relevante gjyqësore; dhe (d) rëndësinë e asaj çfarë rrezikon parashtruesi i kërkesës.​​ 

 

  • Ndërlikueshmëria e rastit  ​​ ​​​​ 

​​ 

  • Përkitazi​​ me​​ ndërlikueshmërinë e rastit, Gjykata rikujton praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe asaj të Gjykatës përmes të cilave ishte theksuar se ndërlikueshmëria e rastit mund të ndërlidhet me çështje të faktit dhe të ligjit ​​ por gjithashtu mund të ndërlidhet edhe me përfshirjen e disa palëve në procedurë apo me një numër të caktuar provash që duhet trajtuar para gjykatave të rregullta (shih,​​ mutatis mutandis, rastet e GJEDNJ-së,​​ Katte Klitsche de la Grange kundër Italisë, cituar më lart, paragrafi 55;​​ Humen kundër Polonisë,​​ cituar më lart, paragrafi 63; shih rastet e Gjykatës,​​ KI18/18,​​ parashtrues​​ Isuf Musliu,​​ cituar më lart, paragrafi 45; dhe​​ KI 183/21,​​ parashtrues​​ Ejup Koci,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 83).​​ 

 

  • Gjykata​​ vlerëson​​ se ndërlikueshmëria e rastit konsiston në faktin se kompania “Elektrosever” sh.p.k.,​​ si dhe veprimtaria e kompanisë “Elektrosever” sh.p.k ka të bëj me furnizim me energji elektrike, importin dhe eksportin si dhe shërbimet e distribuimit të energjisë elektrike, e cila​​ është​​ ​​ e​​ ndërlidhur​​ me​​ ​​ furnizimin ​​ dhe zgjerimin e​​ veprimtarisë ​​​​ afariste​​ ​​ shoqërisë tregtare “Elektrosever” e cila ​​ përfshinë konsumatorët e katër (4) komunave të Republikës së Kosovës, Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

 

  • Veç​​ kësaj, Gjykata rikujton se ZRRE-ja ka sqaruar: “Më 24 qershor 2022 me Vendimin V-1515_2022​​ ​​ shoqërisë tregtare ​​ “Elektrosever” i ka lëshuar licencën​​ ZRRE/LI_70/20​​ për furnizim me energji elektrike për periudhën pesë (5) vjeçare, nga data 24 qershor 2022 deri 23 qershor 2027 dhe se territori që mbulohet me këtë licencë i përfshinë konsumatorët e katër (4) komunave veriore të Republikës së Kosovës, Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.”

 

  • Nga sa më sipër,​​ Gjykata vlerëson se rasti i parashtruesit të kërkesës ka një ndërlikueshmëri të caktuar në një fushë të ndjeshme​​ dhe të rëndësisë vitale siç është​​ zgjerimi i veprimtarisë​​ ekonomike​​  ​​​​ sektorin e​​ ​​ furnizimit​​ me energji elektrike.

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ (b)​​ Sjellja e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ se sjellja e parashtruesit të kërkesës përbën një fakt objektiv që nuk mund t’u atribuohet gjykatave dhe që duhet marrë parasysh në konstatimin, nëse procedurat vazhduan më gjatë se sa afati i arsyeshëm kohor, i garantuar me paragrafin 2 të nenit 31 të Kushtetutës dhe paragrafit 1 të nenit 6 të KEDNJ-së (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ McFarlane kundër Irlandës, cituar më lart, paragrafin 148;​​ Eckle kundër Gjermanisë,​​ cituar më lart, paragrafi 82; shih gjithashtu rastin e Gjykatës​​ KI07/15,​​ parashtrues​​ Shefki Zogiani, cituar më lart, paragrafi 55).

 

  • Lidhur me sjelljen e parashtruesit të kërkesës, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës kishte kërkuar zgjerim të veprimtarisë së kompanisë “Elektrosever’ sh.p.k., duke u ankuar në ARBK dhe në Gjykatën Themelore duke paraqitur padi administrative më 12.03.2021 dhe më vonë edhe “urgjencë’ lidhur me padinë administrative të 12.03.2021. Parashtruesi i kërkesës po ashtu i ishte drejtuar me ankesë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit më 01.12.2021 përkatësisht 03.12.2021.​​ 

 

  • Gjykata​​ vlerëson se parashtruesi i kërkesës është​​ ​​ ​​ proces​​ ​​ ​​ zgjerimit​​ ​​ të veprimtarisë​​ ​​ tij​​ ​​ fushën​​ energjetike dhe se në këtë aspekt nuk vërehet ndonjë veprim i parashtruesit të kërkesës që mund të konsiderohet si ​​ “kontribut” në​​ ​​ tejzgjatje​​ të procedurave.​​ 

 

(c)​​ Sjellja e autoriteteve relevante​​ 

 

  • Gjykata sërish vë në dukje qëndrimin parimor të GJEDNJ-së se paragrafi 1 i nenit 6 të KEDNJ-së kërkon nga shtetet kontraktuese që të organizojnë sistemet e tyre ligjore, në mënyrë të atillë që autoritetet kompetente të përmbushin kërkesat e nenit në fjalë, duke përfshirë edhe detyrimin për të shqyrtuar çështjet brenda një afati të arsyeshëm (shih, rastet e GJEDNJ-së,​​ Luli dhe të tjerët kundër Shqipërisë,​​ cituar më lart, paragrafi 91;​​ Abdoella kundër Holandës, cituar më lart, paragrafi 24,​​ Mishgjoni kundër Shqipërisë, cituar më lart).​​ 

 

  • Lidhur me sjelljen e autoriteteve relevante, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës ka marrë përgjigje nga ARBK-ja por edhe nga Komisioni për​​ Shqyrtimin​​ Parashtresave​​ ​​ dhe Ankesa që kishte refuzuar ankesën e parashtruesit të kërkesës të paafatshme. Gjykata po ashtu vëren se parashtruesi i kërkesës ka iniciuar padi administrative kundër vendimeve të ARBK-së përkatësisht Komisionit për Shqyrtim të​​ Parashtresave​​ ​​ dhe Ankesave në Gjykatën Themelore e cila është përgjigjur se rasti i parashtruesit të kërkesës do të zgjidhet sipas radhës së arritjes të lëndëve në atë gjykatë. Parashtruesi i kërkesës po ashtu ka marrë përgjigje nga Institucioni i Avokatit të Popullit se rasti i tij do të shqyrtohet për të vlerësuar nëse shpalos shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

 

  • Gjykata vlerëson se pretendimi i parashtruesit të kërkesës për​​ ​​ tejzgjatje​​ të procedurave në rastin e tij duhet të ketë një vlerësim të përgjithshëm të procedurave​​ “global assessment” ​​​​ dhe nuk mund të kufizohet vetëm në vlerësim të procedurës pranë Gjykatës Themelore (shih, mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-së ​​ Comingersoll S.A. kundër Portugalisë,​​ cituar më lart, paragrafi 23;​​ Nicolae Virgiliu Tănase kundër Rumanisë,​​ cituar më lart, paragrafi 214; dhe​​ Obermeier kundër Austria,​​ nr. 11761/85, Aktgjykim i vitit 1990, paragrafi 72).

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës më ​​ 17 qershor 2020, kishte paraqitur kërkesë për plotësimin e informatave për biznesin e shoqërisë “Elektrosever” sh.p.k., në ARBK. Më pastaj, në kuadër të procedurave të zhvilluara në ARBK, ​​ çështja e parashtruesit të kërkesës kishte përfunduar më 24 shkurt 2021, përmes Vendimit nr.​​ 1713 të​​ Komisionit për Shqyrtimin të​​ Parashtresave​​ ​​ dhe ​​ Ankesave të MTI-së i cili e kishte​​ refuzuar ankesën e parashtruesit të kërkesës për shkak të kalimit të afatit si të paafatshme. Më vonë, përkatësisht më 12 mars 2021, parashtruesi i kërkesës paraqiti padi administrative në Gjykatën Themelore kundër Vendimit ​​ të MTI-ARBK-së.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata vëren se nga vlerësimi i tërësishëm i procedurave të zhvilluara në rastin e parashtruesit të kërkesës nuk rezulton se të njëjtat janë të paarsyeshme sepse në periudhën prej 17 qershorit 2020 e deri më 21 shkurt 2021, parashtruesi i kërkesës ka marrë përgjigje nga autoritetet relevante përkatësisht nga ARBK-ja. Po ashtu dita e paraqitjes së padisë administrative në Gjykatën Themelore​​ nga parashtruesi i kërkesës më 12 mars 2021 e deri tek dorëzimi i kërkesës kushtetuese në këtë Gjykatë më 5 janar 2022, nuk mund të konsiderohet e paarsyeshme në atë masë që rëndon pozitën e parashtruesit të kërkesës në mënyrë jo proporcionale.

 

  • Gjykata vlerëson se shikuar kërkesën në tërësi përfshirë dhe komentet e parashtruesit të kërkesës, ARBK-së dhe ZRRE-së është evidente se ekzistojnë mos pajtime në mes të parashtruesit të kërkesës dhe ARBK-së dhe ZRRE-së lidhur me interpretimin e dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare për energji, akteve zbatuese të këtyre të fundit si dhe dispozitave të legjislacionit vendor për energji për furnizimin dhe shpërndarjen e energjisë, kodit përkatës për shërbime me energji dhe afateve të përcaktuara me licencë për shërbime me energji. Të gjitha këto çështje të ngritura nga parashtruesi i kërkesës janë çështje të interpretimit dhe zbatimit të ligjit që bien në kuadër të juridiksionit të gjyqësorit të rregullt.​​ 

 

  • Gjykata​​ siç është shpjeguar më lart,​​ rithekson se​​ ​​ se​​ ZRRE-ja​​ ka sqaruar se​​ më 24 qershor 2022,​​ ka​​ ​​ pajisur parashtruesin e kërkesës​​ përkatësisht​​ ​​ “Elektrosever” sh.p.k,​​ me licencë për furnizim me energji elektrike​​ të vlefshme​​ nga data 24 qershor 2022 deri 23 qershor 2027.

 

  • Gjykata vlerëson se ARBK-ja ka regjistruar parashtruesin e kërkesës si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në regjistrin elektronik me kodet e aktiviteteve 3514 (tregtia e energjisë elektrike) ​​ dhe 3314 (riparimi i pajisjeve elektrike) në pajtim me Marrëveshjen për Energjinë të datës 08.09.2013 dhe aktet zbatuese të saj.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata vëren se ARBK-ja ka sqaruar: “Shoqëria Tregtare “Elektrosever” është regjistruar në regjistrin elektronik të ARBK-së që nga data 07.11.2018, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me kodet e aktiviteteve: 3514 (tregtia e energjisë elektrike) dhe 3314 (riparimi i pajisjeve elektrike) [...] me datë 02.11.2020 shoqëria tregtare “Elektrosever” ​​ ka kërkuar përmes postës ​​ kishte kërkuar shtim të aktivitetit 3513-Shpërndaja e Energjisë Elektrike, mirëpo, procedura e aplikimit për kod të ri si dhe dokumentacioni përcjellës nuk është në përputhje me nenin 40 [Ndryshimi i të dhënave të Shoqërisë me Përgjegjësisë së Kufizuar] të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare.

 

  • Gjykata po ashtu rikujton se në shkresën e 22 shtatorit 2022, Gjykata Komerciale kishte njoftuar se lënda e parashtruesit të kërkesës ishte transferuar nga Gjykata Themelore tek Gjykata Komerciale.​​  ​​ ​​ ​​​​ 

 

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vlerëson se në rrethanat e rastit konkret nuk vëren ndonjë sjellje të autoriteteve relevante përfshirë ​​ që do të mund të kontribuonte në​​ ​​ tejzgjatjen​​ e procedurave në kundërshtim me parimin për gjykim të drejtë dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm.​​ ​​ 

 

​​ (d)​​ Rëndësia e asaj çfarë është në rrezikon parashtruesi i kërkesës

 ​​​​ 

  • Gjykata rithekson se bazuar në praktikën e konsoliduar të GJEDNJ-së, çështje që ngre parashtruesi i kërkesës nuk është çështje që kërkon “kujdes të posaçëm”​​ (particular diligence)​​ siç janë, për shembull, çështjet e lidhur me statusin dhe zotësinë civile (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Bock kundër Gjermanisë, cituar më lart, paragrafi 49;​​ Laino kundër Italisë, cituar më lart, paragrafi 18; dhe​​ Mikulić kundër Kroacisë, cituar më lart, paragrafi 44), përkujdesin e fëmijëve dhe raportit prind-fëmijë (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Tsikakis kundër Gjermanisë, cituar më lart, paragrafët 64 dhe 68), mosmarrëveshjet në marrëdhënie të punës që kërkojnë zgjidhje të shpejtë (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Frydlender kundër Francës, cituar më lart, paragrafi 45;​​ Vocaturo kundër Italisë, cituar më lart, paragrafi 17; dhe​​ Ruotolo kundër Italisë, cituar më lart, paragrafi 17; shih po ashtu referencat në​​ Bara dhe Kola kundër Shqipërisë,​​ cituar më lart, paragrafi 72), mbijetesa profesionale e parashtruesit të kërkesës (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ König kundër Gjermanisë,​​ cituar më lart, paragrafi 111), ankesa kundër shkarkimit (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Obermeier kundër Austrisë, cituar më lart, paragrafi 72), apo mosmarrëveshjet lidhur me pensionet (shih rastin e GJEDNJ-së, ​​ Borgese kundër Italisë,​​ nr. 12870/87, Aktgjykim i vitit 1992, paragrafi 18), apo në rastet kur parashtruesi i kërkesës i është nënshtruar dhunës nga zyrtarët policorë (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Caloc kundër Francës, cituar më lart, paragrafi 120) ose edhe rastet që kanë të bënë me të drejtën për arsim të parashtruesit të kërkesës (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Oršuš dhe të tjerët kundër Kroacisë, cituar më lart, paragrafi 109).

 

  • Gjykata​​ vlerëson​​ rëndësia e rastit të parashtruesit të kërkesës buron nga​​ ​​ nevoja​​ për​​ furnizim​​ ​​ ​​ një fushë të ndjeshme siç është shërbimi me energji elektrike dhe me qëllim-siç specifikon vetë parashtruesi i kërkesës- që afarizmin e saj të​​ “realizojë rezultate pozitive të cilat do të siguronin asaj vetë-qëndrueshmëri e më pas pjesëmarrje në tërë tregun e Kosovës, madje edhe më gjerë.”​​ 

 

  • Gjykata, megjithatë, vlerëson rasti i parashtruesit​​ kërkon që​​ autoriteteve relevante dhe gjykatave të rregullta duhet akorduar afat të arsyeshëm për zgjidhjen e drejtë të rastit të parashtruesit të kërkesës-sidomos duke pasur parasysh-se ARBK-ja ​​ ka regjistruar parashtruesin e kërkesës si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në regjistrin elektronik me kodet e aktiviteteve përkatëse ndërsa ZRRE-ja​​ kishte pajisur parashtruesin e kërkesës me licencë për furnizim me energji elektrike nga data 24 qershor 2022 deri 23 qershor 2027.​​ 

 

Procedura në Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative​​ të transferuar tek Gjykata Komerciale​​ lidhur me padinë administrative kundër heshtjes administrative të ZRRE-së​​ ​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pohon se më 27.07.2021 ka iniciuar padi administrative lidhur me dhënien e licencës dhe kundër heshtjes administrative të ZRRE-së po ashtu në Gjykatën Themelore e cila bazuar në pohimet e parashtruesit të kërkesës është regjistruar nën shifrën “165293”. Parashtruesi i kërkesës po ashtu pohon se edhe për këtë çështje më 01.12.2021 ka parashtruar urgjencë pranë​​ Gjykatës Themelore.​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se përtej deklaratës se është ankuar kundër heshtjes administrative të ZRRE-së në Gjykatën Themelore, parashtruesi i kërkesës nuk ka shtjelluar pretendimet e tija në mënyrë që të jetë objekt vlerësimi kushtetues nga kjo Gjykatë. Veç kësaj, nga shkresat e lëndës nuk rezulton se parashtruesi i kërkesës ka ndjekur procedurën e​​ parashikuar me nenin 133 [Ankesa kundër heshtjes administrative] të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative Nr.05/L-031, para se të paraqiste ankesë në Gjykatës Themelore në Prishtinë.

 

  • Veç kësaj, Gjykata, siç është cekur më lart,​​ vëren se ZRRE-ja më 24 qershor 2022, kishte pajisur parashtruesin e kërkesës me licencë​​ ZRRE/Li_70/20,​​ për furnizim me energji elektrike, për periudhë pesë (5) vjeçare,​​ nga data 24 qershor 2022 deri 23 qershor 2027.​​ 

 

  • Gjykata po ashtu rikujton se në shkresën e 22 shtatorit 2022 të dorëzuar nga Gjykata Komerciale, lënda e parashtruesit të kërkesës ishte transferuar nga Gjykata Themelore tek Gjykata Komerciale.​​ Gjykata Komerciale kishte​​ sqaruar:​​ Me​​ Vendimin nr. 347/2022 të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 28.07.2022, lënda e parashtruesit të kërkesës është transferuar nga Gjykata Themelore tek Gjykata Komerciale. Gjykata Komerciale po ashtu theksoi se sapo ka filluar me trajtimin e lëndëve të pranuara nga gjykatat tjera dhe se janë afër 1,000 lëndë më të vjetra me prioritet të trajtimit të njëjtë derisa lënda e parashtruesit të kërkesës do të trajtohet sipas radhës së regjistrimit dhe kohës së dorëzimit të padisë në gjykatë.”​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 

Përfundim

 

  • Në përfundim, Gjykata konstaton se kohëzgjatja e procedurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative përkitazi me shqyrtimin e çështjes [A.nr.546/2021]​​ e​​ nr.[KA.nr.1010/22] ishte transferuar nën juridiksionin e Gjykatës Komerciale-Departamenti për Çështje Administrative​​ nuk mund të konsiderohet e paarsyeshme.

 

  • Gjykata përsëritë se​​ rasti i parashtruesit​​ kërkon që​​ autoriteteve relevante dhe gjykatave të rregullta duhet akorduar afat të arsyeshëm për zgjidhjen e drejtë të rastit të parashtruesit​​ të kërkesës,​​ sidomos duke pasur parasysh: (i)​​ ARBK-ja ​​ ka regjistruar parashtruesin e kërkesës si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në regjistrin elektronik me kodet​​ e aktiviteteve përkatëse; (ii)​​ ZRRE-ja​​ kishte pajisur parashtruesin e kërkesës me licencë për furnizim me energji elektrike nga data 24 qershor 2022 deri 23 qershor 2027; dhe (iii) lënda e parashtruesit të kërkesës ishte transferuar nga Gjykata Themelore tek Gjykata Komerciale.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, duke pasur parasysh kriteret e lartcekura të vendosura përmes ​​ praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të afirmuara edhe përmes praktikës gjyqësore të vet Gjykatës ​​ përkitazi me të drejtën për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, të garantuar me paragrafin 2 të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNJ-së, Gjykata konstaton se pretendimi i parashtruesit të kërkesës lidhur me​​ ​​ tejzgjatjen​​ e procedurës dhe moszgjidhjen brenda një afati të arsyeshëm të çështjes [A.nr.546/2021], është​​ qartazi i pabazuar në bazë kushtetuese në “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”​​ dhe duhet të shpallet i papranueshëm në pajtim me paragrafin 2 të rregullit 39 të Rregullores së punës.​​ 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese në pajtim me nenet 113. 7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit dhe rregullat 39 (2),​​ dhe 59 (2) të Rregullores së punës, më​​ ​​ 12 prill​​ 2023, me shumicë

 

VENDOS

 

  • TË SHPALL kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi menjëherë.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese   Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi   Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Parashtruesit:

“Elektrosever” sh.p.k.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative