Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [PN.nr.808/22] të Gjykatës së Apelit të 5 gushtit 2022 

Nr. të lëndës KI146/22

Parashtruesit: Ruzhdi Sefa

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 29 prill​​ 2024

Nr. Ref.:​​ RK​​ 2422/24

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

​​ 

 

rastin nr.​​ KI146/22

 

Parashtrues

 

Ruzhdi​​ Sefa

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ ​​ Aktvendimit​​ [PN.nr.808/22]​​ ​​ Gjykatës​​ së Apelit​​ ​​ 5​​ gushtit 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar​​ dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesit e​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ Ruzhdi​​ Sefa​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi​​ i​​ kërkesës)​​ përfaqësuar nga​​ Ilir Rogova, avokat nga Gjakova.​​  ​​​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktvendimit​​ [PN.nr.808/22]​​ ​​ të Gjykatës​​ së Apelit i 5 gushtit 2022 në ndërlidhje me Aktvendimin [PKR.nr.53/2022]​​ ​​ të Gjykatës Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore) të 8 korrikut 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit​​ [PN.nr.808/22] ​​ ​​ të Gjykatës​​ së Apelit të 5 gushtit 2022,​​ përmes​​ të cilit​​ pretendohet se parashtruesit​​ të kërkesës​​ i​​ janë shkelur të drejtat​​ themelore​​ të garantuara me​​ nenet​​ 16 [Epërsia e Kushtetutës],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 36​​ [E Drejta e Privatësisë]​​ dhe 116 [Efekti Juridik i Vendimeve]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

  • Parashtruesi i kërkesës kërkon caktimin e masës së përkohshme për shkak se mund të “pësojë dëm të pariparueshëm” dhe mos zbulim të identitetit për shkak se “vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të qasshme për publikun dhe mund të pësojë dëm të reputacionit.”​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ nenin 113 (1) dhe (7)​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47​​ (Kërkesa Individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ ​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • ​​ Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më​​ 26 shtator​​ 2022, parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ përmes postës​​ dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata).

 

  • Më 5 tetor 2022, parashtruesi i kërkesës u njoftua për regjistrim të kërkesës dhe një kopje iu dërgua Gjykatës​​ së Apelit. ​​​​ 

 

  • Më​​ 10 tetor​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes vendimit GJR. Nr. KI146/22 caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi Gjyqtar​​ raportues​​ dhe​​ Kolegjin​​ shqyrtues​​ KSH. Nr. KI146/22,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban​​ dhe​​ Remzije Istrefi-Peci​​ (anëtarë).

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dhe betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç ‘rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 27 shkurt 2023, Gjykata kërkoi nga Gjykata Themelore në Gjakovë që​​ ta dorëzon dosjen e plotë të lëndës.

 

  • Më 6 mars 2023, Gjykata Themelore në Gjakovë dorëzoi dosjen e plotë të lëndës.

 

  • Më 31 janar 2024, Kolegji shqyrtues vlerësoi se kërkesa ka nevojë për shqyrtim të mëtutjeshëm dhe do të shqyrtohet sërish në një seancë të ardhshme.

 

  • ​​ Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me​​ ç ‘rast​​ filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më ​​ ​​ 20 mars​​ ​​ 2024, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe njëzëri shumicë i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhje e fakteve

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se Policia e Kosovës më 7.12.2021 kishte ushtruar Kallëzim Penal kundër parashtruesit të kërkesës​​ dhe të tjerëve. Prokuroria Themelore në Gjakovë (në tekstin e mëtejmë: Prokuroria Themelore) ​​ më 14.12.2021 kishte nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimeve. Gjykata Themelore​​ në Gjakovë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore) më​​ ​​ 16.12.2021, përmes Urdhrit për Masa të Fshehta PPr.KR.nr.215/2021 kishte urdhëruar regjistrimin e hyrje-daljeve telefonike si dhe sms-ve, tekstet e mesazheve dhe mesazhet tjera elektronike nga numrat e telefonit në përdorim nga parashtruesi i kërkesës të kompanisë “Vala” për periudhën prej 01.07.2021 deri 31.07.2021.​​ Ndërkohë, pasi që​​ Prokuroria​​ Themelore​​ kishte​​ siguruar​​ Urdhrin PPr.Kr.nr.215/2021 nga Gjykata Themelore,​​ kjo e para i ishte drejtuar menaxhmentit të​​ kompanisë “Vala” duke​​ ​​ urdhëruar​​ nxjerrjen​​ e hyrje-daljeve dhe​​ hartografinë​​ për​​ numrin e telefonit​​ të parashtruesit të kërkesës.​​ Gjithashtu, Prokuroria Themelore përmes Urdhëresës për Masa të Fshehta​​ PP.I.nr.261/2021, dt.28.12.2022, i​​ ishte​​ drejtuar​​ kompanisë telefonike “Ipko” duke​​ urdhëruar​​ nxjerrjen​​ e hyrje-daljeve dhe​​ hartografinë​​ për​​ numrin​​ e telefonit në përdorim​​ nga​​ një​​ palë​​ e tretë,​​ por​​ e cila e inkriminonte​​ edhe​​ parashtruesin e kërkesës.​​ Me këto prova të siguruara, Prokuroria Themelore më 01.04.2022, kishte ngritur aktakuzën PP.I.nr.261/2021, të​​ datës 31.03.2022 në Gjykatën Themelore​​ kundër parashtruesit të kërkesës, për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 1 të Kodit​​ Penal të​​ Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPRK), si dhe ndaj​​ palës së tretë​​ Sh.N., për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.​​  ​​​​ 

 

  • Pas pranimit të aktakuzës, kryetari i trupit gjykues​​ të Gjykatës Themelore​​ në lëndën [PKR.nr.53/2022]​​ kishte​​ mbajtur shqyrtimin fillestar, me datën 05.05.2022, në të cilën seancë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale për të cilat akuzohen, me​​ ç ‘rast Gjykata​​ Themelore​​ kishte​​ marr aktvendim me të cilin ka vendos që​​ të​​ mos mbahet shqyrtimi i dytë​​ në​​ këtë​​ çështje​​ penale,​​ mirëpo​​ ka​​ udhëzuar​​ të​​ akuzuarit dhe​​ mbrojtësit​​ e tyre, që​​ në​​ afat prej tridhjetë​​ (30)​​ ditësh​​ nga dita e shqyrtimit fillestar, mund të​​ paraqesin​​ kundërshtimet​​ e tyre​​ për​​ provat e cekura në​​ aktakuzë, të​​ paraqesin​​ kërkesë​​ për​​ hedhjen e​​ aktakuzës​​ nëse​​ është​​ e ndaluar​​ ligjërisht​​ dhe të​​ paraqesin​​ kërkesë​​ për​​ hedhjen e​​ aktakuzës​​ për​​ shkak të​​ mos​​ përshkrimit​​ të​​ veprës​​ penale. Po ashtu ka obliguar edhe Prokurorin e Shtetit që​​ në​​ afat prej shtatë​​ (7)​​ ditëve, pas pranimit të​​ kërkesës​​ për​​ hedhjen e​​ aktakuzës​​ dhe​​ kundërshtimin​​ ndaj provave të​​ paraqitura nga të​​ akuzuarit apo​​ mbrojtësit​​ e tyre, të​​ jep​​ përgjigje​​ me shkrim lidhur me​​ kërkesat​​ e pranuara, në​​ të​​ kundërtën​​ do të​​ konsiderohet se ka hequr dorë​​ nga e drejta e​​ dhënies​​ së​​ përgjigjes​​ lidhur me​​ kërkesën​​ për​​ hedhjen e​​ aktakuzës​​ dhe​​ kundërshtimin​​ ndaj provave.

 

  • Më 2 qershor 2022,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës në​​ Gjykatën Themelore kishte​​ kërkuar​​ përjashtimin​​ e provave​​ me arsyetimin se Prokurori nuk i ka marr provat në​​ mënyrë​​ ​​ ligjshme, duke cekur se​​ kundërligjshmëria​​ rezulton në​​ saje të​​ urdhëresës​​ për​​ masë të​​ fshehtë​​ PP.I.​​ nr.261/21 të​​ datës​​ 28.12.2022 nga Prokuroria​​ Themelore, e po ashtu në​​ saje të​​ Kërkesës PP/I.nr.261/21 drejtuar​​ nga​​ Prokuroria Themelore nga çka ka rezultuar urdhri​​ për​​ masa të​​ fshehta teknike PPr.Kr.nr.215/21 i​​ datës​​ 16.12.2021, sipas së​​ cilit​​ është​​ urdhëruar​​ regjistrimi i hyrje-daljeve telefonike, sms-ve, tekstet e mesazheve ose mesazhet tjera elektronike, në​​ mënyrë​​ retroaktive nga data 01.07.2021 e deri me​​ datën​​ 31.07.2021.​​ 

 

  • Më​​ 8 korrik 2022,​​ ​​ Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [PKR.nr.53/2022]​​ vendosi:​​ I.REFUZOHET​​ si e pabazuar kërkesa e paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit Sh.N., avokat I.I., për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, e datës 26.05.2022, në çështjen penale ndaj të pandehurit Sh.N., për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së, i akuzuari sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë-Departamenti për Krime të Rënda, PP/I.nr.261/2021 të datës 31.03.2022.​​ II.REFUZOHET​​ i pabazuar kundërshtimi i provave, i paraqitur nga parashtruesi i kërkesës të datës 02.06.2022, në çështjen penale ndaj parashtruesit të kërkesës, për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 1 i KPRK-së, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë-Departamenti për Krime të Rënda, me numër PP/I.nr.261/2021 të datës​​ 31.03.2022.

 

  • Gjykata Themelore kishte theksuar se​​ kundërshtimet ndaj provave dhe kërkesën për hedhje të aktakuzës të përshkruara si më lartë, i refuzoi si të pabazuar, duke vlerësuar se nuk ka ndonjë provë e cila mund të jetë e papranueshme apo e cila është marr në kundërshtim me dispozitat ligjore të KPPRK-së, përkatësisht nuk përmbajnë asnjërën prej bazave ligjore për të cilat mund të përjashtohet si provë ashtu siç kërkohet me nenin 249 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.1, 1.2 dhe 1.3 të KPPRK-së. Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ nuk përmbajnë asnjërën prej bazave ligjore për të cilat mund të​​ hedhet aktakuza ashtu siç​​ kërkohet​​ me nenin 250 paragrafi.1 nënparagrafi ​​ 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të​​ KPPRK-së.

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës paraqiti ankesë​​ bazuar në nenet 97, 98, 408 dhe 415 të KPPRK-së​​ në Gjykatën e Apelit duke pretenduar​​ se gjykata e shkallës së​​ parë​​ duke refuzuar​​ kundërshtimin​​ e provave të​​ parashtruara​​ nga​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka shkelur të​​ drejtën​​ ​​ privatësi​​ si dhe të​​ drejtën​​ ​​ gjykim të​​ drejtë, të​​ drejta​​ këto të​​ garantuara​​ me​​ Kushtetutë,​​ përpos​​ këtyre​​ parashtruesit të kërkesës​​ i​​ janë​​ shkelur të​​ drejtat procedurale të​​ parashikuara me KPPRK-së​​ dhe​​ atë​​ nxjerrja e​​ provës​​ ​​ kundërshtim​​ me dispozitat që​​ i referohen masave​​ ​​ fshehta dhe teknike të​​ vëzhgimit​​ dhe hetimit.​​ 

 

  • Më 5 gusht 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [PN.nr.808/22] e refuzoi të pabazuara ankesat e parashtruesit të kërkesës dhe të akuzuarit tjetër Sh. N., ndërsa e vërtetoi Aktvendimin e Gjykatës Themelore [PKR.nr.53/2022]​​ ​​ të datës 08.07.2022.​​ 

 

  • Gjykata e Apelit​​ vërtetoi​​ konstatimet e gjykatës së shkallës së parë dhe ​​ arsyetoi:​​ (i)​​ sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet e ankimore nuk janë të bazuara, sepse gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e atakuar për hedhjen e aktakuzës është kujdesur sipas pretendimeve nga kundërshtimet që të vlerësoj dhe në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye te mjaftueshme se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se parashtruesi i kërkesës dhe iu akuzuari tjetër kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen, ndërsa tani nuk ka argumente bindëse dhe që nuk përmbajnë asnjërën prej bazave ligjore për të cilën mund të hedhet aktakuza, ashtu siç kërkohet me dispozitat e nenit 250 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të KPPRK-së;​​ (ii)​​ sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit ​​ në aktvendimin e kundërshtuar, gjykata e shkallës së parë​​ ka dhënë në mënyrë të zgjeruar arsye lidhur me dyshimin e bazuar, rreth provave të kundërshtuara dhe drejtë ka vërtetuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme të​​ pranueshme, duke u bazuar në provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës se nga veprimet e përshkruara në aktakuzë, tani ekzistojnë elementet qenësore të veprës penale për të cilën janë akuzuar parashtruesi i kërkesës dhe i akuzuari tjetër dhe se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë dyshimin e bazuar mirë se janë​​ kryer veprat penale me të cilat ngarkohen parashtruesi i kërkesës dhe i akuzuari tjetër;​​ (iii)​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës se nxjerrja e provave është në kundërshtim me dispozitat që i referohen masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, janë​​ pretendime të pa bazuara​​ (iv)​​ në raport me këto pretendime gjykata e shkallës së parë në arsyetimin e aktvendimit ka dhënë arsye e për të cilat pajtohet edhe kjo gjykatë;​​ (v)​​ se a do të vërtetohet fajësia e parashtruesit të kërkesës mbetet të shqyrtohet gjatë fazave të ardhshme të procedurës penale dhe shqyrtimit kryesor të çështjes, e që në këtë fazë të procedurës penale fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata e as nga palët;​​ (vi)​​ gjykata e shkallës së​​ parë​​ ka vepruar drejtë​​ kur ka refuzuar​​ kërkesën​​ e​​ mbrojtësit​​ të​​ parashtruesit të kërkesës​​ për​​ hedhjen e​​ aktakuzës, si të​​ pabazuar në​​ bazë​​ të​​ nenit 249 par.3 të KPPRK-së, meqë​​ nuk paraqiten​​ asnjë nga rrethanat e parapara në​​ nenin 250 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të​​ KPPK-së.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ pretendon​​ se i janë shkelur të drejtat themelore të garantuara​​ me nenet 16 [Epërsia e Kushtetutës], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 36 [E Drejta e Privatësisë] dhe 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ pretendon: “Gjate fazës hetimore, Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte urdhëruar masën e fshehtë dhe teknike të vëzhgimit-regjistrimin e hyrjeve-daljeve telefonike SMS-ve, tekstet e mesazheve ose mesazhet tjera telefonike në Kompaninë e Telefonisë “IPKO Telecommunications LLC”; si dhe, - në anën tjetër, - kishte paraqitur Kërkese për Urdhër për Masë të Fshehtë Teknike pranë gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gjakovë; që të dyja këto kundër Ushtruesit të Kërkesës. Gjyqtari i procedurës paraprake nëpërmjet Urdhrit për Masa të Fshehta Teknike Ppr.Kr.nr. 215/2021, me 16.12.2021, në mënyrë retrokative kishte autorizuar nxjerrjen e shënimeve nga Kompania “VALA” dhe atë: “SMS; regjistrimin e hyrje-daljeve telefonike; tekstet e mesazheve; si dhe mesazhet tjera telefonike” për periudhën kohore nga 01.07.2021. Ushtruesi i Kërkesës, në fazën procedurale-penale të kundërshtimit të ligjshmërisë së provave, kishte kërkuar përjashtimin e të​​ gjitha provave që​​ kanë​​ rezultuar nga ky regjistrim, nga Masa e Fshehtë​​ Teknike,​​ për​​ shkak se e​​ njëjta​​ është​​ nxjerrë​​ në​​ kundërshtim,-përpos​​ Kodit te​​ Procedurës​​ Penale-me​​ Kushtetutën​​ e​​ Republikës​​ së​​ Kosovës.”​​ ​​ 

 

  • Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës pretendon: “I tërë arsyetimi i këtij Kundërshtimi, paraqitur me Parashtresën dt. 02.06.2022, është mbështetur, përpos në dispozitat e KPPRK-së, edhe në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës AGJ 1932/22, dt. 05.01.2022, në rastin KI 113/21 me parashtruese Bukurije Haxhimurati. Kryesisht, pretendimet tona kanë qenë se ndalohet marrja e provave në mënyrë retroaktive për pesë (5) muaj, sepse urdhrat për masa të fshehta dhe teknike të vëzhgimit zbatohen ex post, 60 ose 90 ditë që nga dita e lëshimit. Në rastin konkret, gjykata ka urdhëruar që të nxjerrën regjistra dhe shënime e të dhëna të tjera duke u kthyer pesë (5) muaj prapa, e kjo në kundërshtim me KPPRK-në, si dhe në kundërshtim me praktikën e Gjykatës Kushtetuese, të njohur si KI 113/21 Bukurije Haxhimurati.”​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit nuk kanë marrë parasysh pretendimet: (1) efektin ex post të zbatimit të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit; (2) Praktikën gjyqësore te Gjykatës Kushtetuese, me theks të veçantë: “KI 113/21 Bukurije Haxhimurati”; (3)​​ Hierarkia e Kushtetutës​​ në raport me​​ Ligjin për Komunikimet Elektronike; ​​ (4) Ndalesa e marrjes së provave në mënyrë retroaktive, pra, përmes masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit.

 

  • Për sa i përket obligimit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit për të nxjerrë vendime të arsyetuara, parashtruesi i kërkesës pretendon: “Ushtruesi i Kërkesës vlerëson se të dy vendimet gjyqësore, kanë lëshuar vendime arbitrare. Arbitrariteti i vendimeve të tyre konsiston në atë që si Gjykata Themelore në Gjakovë, ashtu edhe Gjykata e Apelit të Kosovës, nuk i kanë trajtuar pretendimet bazike të subjektit,- me theks të veçantë ajo e Apelit nuk ia ka kushtuar fare (asnjë rresht) pretendimeve të Ushtruesit të Kërkesës dhe si rrjedhim që të dy vendimet, nuk e kalojnë standardin bazik të vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në lidhje me arsyetimin e Vendimit. Ushtruesi i Kërkesës, të drejtën e tij kushtetuese për Gjykim të Drejtë, në raport me arsyetimin e vendimit, e mbështet në praktiken e pasur të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës: (l) KI 72/12 Veton Berisha, et al.; (2) KI 135/14 IKK Classic; (3) KI 22/16 Naser Husaj; (4) KI 24/17 Bedri Salihu; (5) KI 123/19 SUVA Rechtsabteilung, e edhe disa Vendime të tjera, të natyrës së​​ njëjtë.

 

  • Përkitazi me caktimin e masës së përkohshme, parashtruesi i kërkesës pretendon:​​ ​​ Ushtruesi i Kërkesës kërkon nga Gjykata Kushtetuese vendosjen e masës së përkohshme, për shkak se në mungese të kësaj mase të përkohshme, i njëjti do të pëson dëm të pariparueshëm. Ky dëm rezulton në sajë të mundësisë së Prokurorisë që ti përdor regjistrat (komunikimin) retroaktiv për ta ballafaquar me prova të tjera; e po ashtu, këto prova, të cilat për momentin konsiderohen të pranueshme sipas palëve kundërshtare, mund të shërbejnë si prova për ta mbështetur Aktgjykimin penal-dënues.”

 

  • Lidhur me caktimin e masës së përkohshme, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata:​​ “(1) TA MIRATOJË Masën e Përkohshme, duke filluar që nga dita e shpalljes së saj e deri në zgjidhjen meritore të Kërkesës; (2) TA PEZULLOJ (NDËRPREJË) menjëherë mbajtjen e seancës gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjakovë, e evidentuar sipas radhorit PKR.nr.53/2022, kundër të pandehurit-Ushtruesit të Kërkesës, sipas Aktakuzës PP/I.nr. 261/2021, dt. 31.03.2022, e kjo deri në kohëzgjatje si në paragrafin I të këtij Vendimi.”

 

  • Lidhur me kërkesën për mos zbulim të identitetit, parashtruesi i kërkesës pretendon: “Ushtruesi i Kërkesës, është ish-profesor universitar, doajen i fushës së inxhinierisë elektrike në​​ Kosovë. I​​ njëjti, tani edhe pse​​ është në​​ pension, ushtron, kohë-pas-kohe,​​ detyrën​​ e ekspertit​​ gjyqësor,​​ meqenëse​​ është​​ i licencuar.​​ Për​​ shkak se vendimet e​​ Gjykatës​​ Kushtetuese,​​ janë​​ të​​ qasshme​​ për tërë publikun, e në veçanti,​​ për​​ këto​​ vendime​​ raportojnë​​ edhe mediat vendore,​​ Ushtruesi i​​ Kërkesës​​ mund të​​ pësoj dëm në​​ reputacion;​​ pavarësisht​​ vendimit. U shtruesi i​​ Kërkesës​​ kërkon​​ konsideratë​​ nga Gjykata Kushtetuese, që​​ të​​ mos e raportoj emrin e tij, por ti raportoj​​ vetëm​​ inicialet “R.S.”. I​​ njëjti​​ vlerëson​​ se raportimi i plotë​​ i emrit do të​​ kishte impakt negativ​​ për​​ karrierën​​ e tij, por edhe aktualisht në​​ angazhimet e tij si ekspert​​ gjyqësor.​​ 

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës, kërkon nga Gjykata: (1) TA DEKLAROJË kërkesën të pranueshme; (2) TË KONSTATOJË që ka pasur shkelje kushtetuese të Neneve 16 [Epërsia e Kushtetutës]; 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë​​ dhe të Paanshëm]; 36 [E Drejta e Privatësisë]; 116 [Efekti i Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese] në lidhje me Nenin 8 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut; (3) T’I DEKLAROJË të pavlefshëm Aktvendimin PN.nr. 808/22, dt. 05.08.2022 të Gjykatës së Apelit të Kosovës, si dhe Aktvendimin PKR.nr. 53/2022, dt. 08.07.2022 të Gjykatës Themelore në Gjakovë; (4) T’IA KTHEJË Gjykatës Themelore në Gjakove çështjen, në rishqyrtim, në pajtim me parametrat që i vendos Gjykata Kushtetuese; ​​ (5) Gjykata Themelore në Gjakovë Obligohet që ta informoj Gjykatën Kushtetuese në lidhje me​​ masat e marra për zbatimin e këtij Vendimi.​​ 
     ​​​​ 

 

Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

 

Neni 36

[E Drejta e Privatësisë]

 

“1. Çdokush gëzon të drejtën që t’i respektohet jeta private dhe familjare, pacenueshmëria e​​ 

banesës dhe fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe e komunikimeve të tjera.

 

2. Kontrollet e cilësdo banese ose cilitdo objekti privat, që mendohet se janë të domosdoshme për hetimin e krimit, mund të bëhen vetëm deri në shkallën e domosdoshme dhe vetëm pas miratimit nga ana e gjykatës, pas shpjegimit të arsyeve pse një kontroll i tillë është i domosdoshëm. Shmangia nga kjo rregull lejohet, nëse është e domosdoshme për arrestim të ligjshëm, për mbledhjen e provave që ka rrezik të humbasin ose për mënjanimin e rrezikut të drejtpërdrejtë dhe serioz për njerëzit dhe për pasuri, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Gjykata duhet që të miratoj veprimet e tilla në mënyrë retroaktive.

 

3. Fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe komunikimit tjetër, është e drejtë e​​ 

pacenueshme. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm përkohësisht, në bazë të vendimit​​ 

gjyqësor, nëse është e domosdoshme për ecurinë e procedurës penale ose për mbrojtjen e​​ 

vendit, në mënyrën e parashikuar me ligj.

 

4. Secili person gëzon të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale. Mbledhja, ruajtja, qasja, korrigjimi dhe shfrytëzimi i tyre rregullohet me ligj.”

 

Neni 53​​ 

[Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]

 

“Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”​​ 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.”

 

 

Neni 8

(E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare)

 

“1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.

 

2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.”

 

 

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 421

Marrja e ryshfetit

 

“1. Personi zyrtar ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.​​ 

 

2. Personi zyrtar ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj të veprojë ose të mos veprojë, në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.​​ 

 

3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi materiale në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.”

 

Neni 422

Dhënia e ryshfetit

 

“1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për vete apo për një person tjetër i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet.​​ 

 

2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për vete apo për një person tjetër i​​ 

premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.​​ 

 

3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon​​ 

pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

 

4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni e ka dhënë dhuratën e​​ 

paarsyeshme apo përfitimin me kërkesë të personit zyrtar apo personit përgjegjës dhe e​​ 

lajmëron veprën para fillimit të procedurës penale ose para se ta dijë që ka filluar procedura penale, gjykata mund ta lirojë nga dënimi.”

 

KODI NR. 04/L-123 I PROCEDURËS PENALE​​ ​​ I​​ REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ aplikueshëm nga​​ 1​​ janari 2013 deri​​ ​​ 17 janar​​ 2023 derisa nuk është​​ shfuqizuar me​​ KODIN E PROCEDURËS PENALE​​ NR. 08/L-032.​​ 

 

 

Neni 329

Rregullat e përgjithshme të paraqitjes së provave

 

“1. Prezentimi i provave përfshin të gjitha faktet që gjykata i konsideron të rëndësishme për një gjykim të saktë dhe të drejtë.​​ 

 

[...]

3. Deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, palët dhe i dëmtuari mund të propozojnë shqyrtimin e fakteve të reja, mbledhjen e provave të reja dhe të përsërisin propozimet të cilat gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues më herët i ka refuzuar.​​ 

 

[...]”.

Neni 384

Shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale

 

“1. Shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale konsiderohet nëse:​​ 

 

[...]

 

1.8. aktgjykimi bazohet në provë të papranueshme;​​ 

 

[...].”

Neni 432

Arsyet për paraqitje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë

 

“1. Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka paraprirë marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë mund të paraqitet kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastet vijuese:​​ 

 

1.1. në rast të shkeljes së ligjit penal;​​ 

 

1.2. në rast të shkeljes esenciale të ligjit të procedurës penale nga neni 384, paragrafi 1. i këtij Kodi; ose​​ 

 

1.3. në rast të shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.

 

2. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të ushtrohet për shkak të konstatimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, as kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilën është vendosur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë.​​ 

 

3. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, Kryeprokurori i Shtetit mund të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për cilëndo shkelje ligjore.​​ 

 

4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqitet, gjatë procedurës penale e cila nuk ka përfunduar në formë të prerë, vetëm kundër vendimeve të formës së prerë lidhur me caktimin ose vazhdimin e paraburgimit.”

 

KODI E PROCEDURËS PENALE​​ NR. 08/L-032

 

Neni 325

Rregullat e përgjithshme të paraqitjes së provave

 

“1. Paraqitja e provave përfshin të gjitha faktet që gjykata i konsideron të rëndësishme për një gjykim të saktë dhe të drejtë.​​ 

 

[...]​​ 

 

3. Deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, palët mund të propozojnë shqyrtimin e fakteve të reja, mbledhjen e provave të reja dhe të përsërisin propozimet të cilat gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues më herët i ka refuzuar.​​ 

 

[...].”

 

Neni 384

Shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale

 

 

“[...]

 

2. Sipas propozimit të palëve shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale konsiderohet vetëm ajo shkelje e cila ka ndikuar në marrjen e një aktgjykimi të ligjshëm dhe të drejtë, në rastet në vijim:

 

[...]

 

2.5. aktgjykimi është bazuar në prova të papranueshme;

 

[...]”

 

Neni 432

Arsyet për paraqitje së kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë

 

“1. Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka paraprirë marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë mund të paraqitet kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastet vijuese:​​ 

 

1.1. në rast të shkeljes së ligjit penal;​​ 

 

1.2. në rast të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384, paragrafit 1 i këtij Kodi; ose​​ 

 

1.3. në rast të shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.​​ 

 

2. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të ushtrohet për shkak të konstatimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, as kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilën është vendosur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë.​​ 

 

3. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, Kryeprokurori i Shtetit mund të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për cilëndo shkelje ligjore.​​ 

 

4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqitet, gjatë procedurës e cila nuk ka përfunduar në formë të prerë, vetëm kundër vendimeve të formës së prerë lidhur me caktimin, vazhdimin ose ndërprerjen e paraburgimit.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa​​ i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me​​ Ligj dhe​​ të specifikuara më tej​​ me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë drejtim,​​ Gjykata​​ i​​ referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113 [Juridiksioni​​ dhe Palët e​​ Autorizuara]​​ të​​ Kushtetutës,​​ i cili përcakton:

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të  ​​ ​​ ​​​​ drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në vazhdim, Gjykata​​ gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj​​ dhe Rregullore të punës.​​ Në lidhje​​ me këtë, Gjykata së pari i referohet​​ neneve, 47​​ (Kërkesa individuale)​​ dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit​​ ​​ 34​​ të Rregullores së punës, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Rregulli​​ ​​ 34

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

“1. Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

 

[…]

 

(b) janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me​​ ​​ ligj kundër ​​ aktit​​ të kontestuar.”

 

  • Gjykata rikujton se rregulli për shterimin e mjeteve juridike sipas paragrafit 7 të nenit 113. të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe rregullit​​ ​​ 34​​ (1) (b) të Rregullores së punës i obligon ata që dëshirojnë të paraqesin rastin e tyre ne Gjykatën Kushtetuese që së pari duhet të shfrytëzojnë mjetet juridike efektive në dispozicion në pajtim me ligjin, kundër një aktgjykimi ose vendimi të kontestuar.

 

  • Para se të vazhdohet me vlerësimin e kriterit të shterimit të mjeteve juridike,​​ Gjykata vëren se nga shkresat e lëndës rezulton se Policia e Kosovës më 7.12.2021 kishte ushtruar Kallëzim Penal kundër parashtruesit të kërkesës. Prokuroria Themelore më 14.12.2021 kishte nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimeve. Gjykata Themelore më ​​ 16.12.2021, përmes Urdhrit PPr.kr.nr.215/2021 kishte urdhëruar regjistrimin e hyrje-daljeve telefonike si dhe sms-ve, tekstet e mesazheve dhe mesazhet tjera elektronike nga numrat e telefonit në përdorim nga parashtruesi i kërkesës të kompanisë “Vala” për periudhën prej 01.07.2021 deri 31.07.2021. Ndërkohë, pasi që Prokuroria Themelore kishte siguruar Urdhrin PPr.Kr.nr.215/2021 nga Gjykata Themelore, kjo e para i ishte drejtuar menaxhmentit të kompanisë “Vala” duke ​​ urdhëruar nxjerrjen e hyrje-daljeve dhe hartografinë për numrin e telefonit të parashtruesit të kërkesës. Ngjashëm, Prokuroria Themelore përmes Urdhrit PP.I.nr.261/2021, dt.28.12.2022, i ishte drejtuar kompanisë telefonike “Ipko” duke urdhëruar nxjerrjen e hyrje-daljeve dhe hartografinë për numrin e telefonit në përdorim nga një palë e tretë, por e cila e inkriminonte edhe parashtruesin e kërkesës. Me këto prova të siguruara, Prokuroria Themelore më 01.04.2022​​ kishte ngritur aktakuzën PP/1.nr.261/2021, të datës 31.03.2022 në Gjykatën Themelore kundër parashtruesit të kërkesës, për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe ndaj palës së tretë Sh.N., për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.​​ Parashtruesi​​ i kërkesës, kishte kërkuar përjashtimin e provave të cekura si në kërkesën për kundërshtimin e provave, me arsyetimin se prokurori nuk i ka marr provat në mënyrë të ligjshme për shkak se është urdhëruar regjistrimi i hyrje-daljeve telefonike, sms-ve, tekstet e mesazheve ose mesazhet tjera elektronike, në mënyrë retroaktive nga data 01.07.2021 e deri me datën 31.07.2021.​​ Gjykata Themelore e refuzoi të​​ pabazuar kundërshtimin e provave, të paraqitur nga parashtruesi i kërkesës, për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 1 i KPRK-së. Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e​​ Apelit duke pretenduar se gjykata e shkallës së parë duke refuzuar kundërshtimin e provave të parashtruara nga parashtruesi i kërkesës ka shkelur të drejtën në privatësi si dhe të drejtën në gjykim të drejtë.​​ Gjykata e Apelit e refuzoi të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës ndërsa e vërtetoi Aktvendimin e Gjykatës Themelore.​​ Gjykata e Apelit​​ vërtetoi​​ konstatimet e gjykatës së shkallës së parë dhe​​ arsyetoi se pretendimet e ankimore nuk janë të bazuara, sepse gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e atakuar ka dhënë arsye te mjaftueshme se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore, ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprën penale për të cilën​​ akuzohet.​​ Gjykata e Apelit konstatoi se procedurale penale kundër parashtruesit të kërkesës është në fazën pas ngritjes së aktakuzës dhe se a do të vërtetohet fajësia e tij, mbetet të shqyrtohet gjatë fazave të ardhshme të procedurës penale dhe shqyrtimit kryesor të çështjes. ​​ 

 

  • Gjykata​​ ​​ rikujton që parashtruesi i kërkesës në thelb pretendon​​ shkelje të​​ neneve 31 dhe​​ 36 të Kushtetutës​​ në ndërlidhje me nenet 6 dhe​​ 8 të KEDNJ-së, për shkak se​​ Prokuroria Themelore përmes Urdhrit për masë të fshehtë [PP.I. nr.261/21] të datës 28.12.2022, si dhe Gjykata Themelore përmes Urdhrit për masa të fshehta teknike [PPr.Kr.nr.215/21] të datës 16.12.2021, kanë autorizuar-në mënyrë retroaktive pesë-mujore-regjistrimin e hyrje-daljeve telefonike, sms-ve, tekstet e mesazheve ose mesazhet tjera elektronike, nga data 01.07.2021 e deri me datën 31.07.2021.Urdhrat e kontestuara gjatë zhvillimit të procedurës për kundërshtimin e provave janë vërtetuar nga Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit.

 

  • Gjykata, në vijim dhe në kuptim të vlerësimit të detyrimit për shterimin e të gjitha mjeteve “efektive” juridike rikujton se vlerësimi nëse ky detyrim është përmbushur, është mirë i përcaktuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së,​​ në harmoni me të cilën, sipas nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, Gjykata është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë. Të njëjtat parime, janë shtjelluar dhe aplikuar në praktikën e konsoliduar të Gjykatës që përfshijnë kërkesat e shqyrtuara si në procedurë civile, penale dhe ​​ administrative.

 

  • Siç është sqaruar përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ, të afirmuar edhe përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës, bazuar në parimin e subsidiaritetit, qëllimi dhe arsyetimi i detyrimit për të shteruar mjetet juridike ose rregulli i shterimit, është që t'u ofrojë autoriteteve përkatëse, para së gjithash gjykatave të rregullta, mundësinë për të parandaluar ose për të korrigjuar shkeljet e pretenduara të Kushtetutës. Ky detyrim bazohet në supozimin që pasqyrohet në nenin 32 [E drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës dhe në nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së, se rendi juridik i Republikës së Kosovës siguron mjete efektive për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë. Ky është një aspekt i rëndësishëm i karakterit subsidiar të makinerisë së drejtësisë kushtetuese (shih rastet e Gjykatës;​​ KI106/21, parashtrues​​ Bujar Shehu dhe të tjerët, Aktvendim për Papranueshmëri i 20 janarit 2022;​​ KI43/20, parashtruese​​ Fitore Sadikaj, Aktvendim për papranueshmëri i 31 gushtit 2020, paragrafi 37; dhe​​ KI42/20, parashtrues​​ Armend Hamiti, Aktvendim për papranueshmëri i 31 gushtit 2020, paragrafi 44; dhe shih gjithashtu rastet e GJEDNJ-së​​ Vernillo kundër Francës,​​ nr. 11889/85, Aktgjykimi i 20 shkurtit 1991, paragrafi 27;​​ Selmouni kundër Francës, nr. 25803/94, Aktgjykim, i 28 korrikut 1999;​​ Kudła kundër Polonisë​​ [DHM], nr.​​ 30210/96,​​ Aktgjykim, i 26 tetorit 2000,​​ paragrafi ​​ 152,​​ Andrášik dhe të tjerët kundër Sllovakisë, nr.​​ 57984/00 dhe 6 kërkesa të tjera, Vendim i 22 tetorit 2022).

 

  • Nga sa më sipër,​​ rezulton se dhënia e përparësisë se mbrojtjes gjyqësore të të drejtave para gjykatave te rregullta dhe e drejta për mjete efektive juridike, është një aspekt shumë i rëndësishëm i mbrojtjes së të drejtave të njeriut që duhet të merret parasysh nga​​ gjykatat e rregullta dhe e cila merret parasysh edhe nga Gjykata Kushtetuese nëse një rast i tillë paraqitet para saj nga palët e autorizuara dhe pas plotësimit të​​ kritereve të​​ pranueshmërisë, duke përfshirë​​ edhe shterimin e mjeteve juridike.

 

  • Gjykata në vlerësimin nëse pretendimet e lartcekura të parashtruesit të kërkesës mund të ngritën​​ edhe në procedurat e mëtejme të procedurës penale, e cila është ende në zhvillim e sipër do ti referohet: (i) dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale e ​​ që përcaktojnë fazat e ndryshme të zhvillimit të procedurës penale; (ii) arsyetimit të Aktvendimit të kontestuar të Gjykatës së Apelit, të nxjerrë në procedurë të hudhjes së aktakuzës; (iii) parimit, i cili përcakton që drejtësia e procedurës penale duhet të shqyrtohet në tërësinë e saj; dhe (iv) detyrimit të gjykatave të rregullta që përgjatë gjithë zhvillimit të procedurës penale të aplikojnë standardet dhe garancitë e përcaktuara​​ me nenet​​ 31​​ dhe 36​​ ​​ Kushtetutës, në lidhje me nenet​​ 6​​ dhe 8​​ të KEDNJ-së dhe parimet e vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së.

 

  • Gjykata i referohet dispozitave të Kodit të Procedurës Penale në fuqi në rastin e parashtruesit të kërkesës.​​ Bazuar në nenin 68 (Fazat e procedurës penale) të Kodit Nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, Gjykata vë në pah se “procedura penale ka katër faza të ndryshme: (i) fazën e hetimit, (ii) fazën e ngritjes së aktakuzës dhe deklarimit, (iii) fazën e shqyrtimit gjyqësor dhe (iv) fazën e mjetit juridik.”​​ Në vijim të kësaj,​​ Gjykata vëren se bazuar në nenin 240 (Gjykimi penal që zbatohet vetëm pas ngritjes së aktakuzës)​​ të KPPRK-së, pas përfundimit të hetimeve fillon procedura ​​ e ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë. Bazuar në nenin 242 (Procedura për ngritjen e aktakuzës) të KPPRK-së, aktakuza i dorëzohet gjykatës kompetente, e cila brenda tridhjetë (30) ditëve ​​ cakton mbajtjen e seancës së shqyrtimit fillestar.​​ Në vijim, neni 250 (Kërkesa për hudhje të aktakuzës) të KPPRK-së përcakton që pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar dhe konfirmimit të aktakuzës, të pandehurit kanë të drejtë të iniciojnë​​ procedurën e hudhjes së aktakuzës. Në vijim, bazuar në nenin 253 ​​ (Hudhja e aktakuzës), gjyqtari i ​​ vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues mund të aprovojë kërkesën për hudhje të aktakuzës nëse: (i)​​ vepra me të cilën akuzohet i pandehuri nuk përbën vepër penale; (ii) ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinë penale; (iii) ka kaluar afati i parashkrimit të veprës penale, vepra është përfshirë me amnesti apo falje, ose ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e pengojnë ndjekjen; ose (iv) nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në aktakuzë.​​ Në​​ bazë​​ të nenit 254 (Shqyrtimi i dytë dhe caktimi i shqyrtimit gjyqësor) pas përfundimit të procedurës për hudhje të aktakuzës, dhe në rastin kur kundërshtimet dhe ankesat e të pandehurve përkitazi me hedhje të aktakuzës janë refuzuar filloni shqyrtimi i dytë apo shqyrtimi kryesor i procedurës penale.

 

  • Ashtu siç është sqaruar edhe më lart, Gjykata rikujton se në rrethanat e parashtruesit të kërkesës (i) nga ana e Prokurorisë Themelore është zhvilluar dhe përfunduar procedura e hetimeve; (ii) si rezultat i përfundimit të hetimeve nga ana e Prokurorisë ​​ Themelore është ngritur aktakuza ndaj parashtruesit të kërkesës për kryerjen e veprës penale​​ “marrja e ryshfetit”; (iii) si rezultat i ngritjes së aktakuzës dhe shqyrtimit fillestar, parashtruesi i kërkesës ka iniciuar procedurën për​​ kundërshtim të provave dhe​​ ​​ hudhje të aktakuzës, e cila ka përfunduar me nxjerrjen e Aktvendimit të kontestuar të Gjykatës së Apelit, përmes të cilit është vërtetuar Aktvendimi i Gjykatës Themelore për refuzim të kërkesës së tij​​ për​​ kundërshtim të provave dhe​​ hudhje të aktakuzës. Në vijim, të kësaj, Gjykata konstaton se procedura penale ndaj parashtruesit të kërkesës është në fazën e shqyrtimit gjyqësor, në të cilën të pandehurit bazuar në parimin e kontradiktoritetit ​​ kanë mundësi që të ngrenë​​ pretendimet e tyre në lidhje me ligjshmërinë e procedurës së zhvilluar hetimore, të kundërshtojë dëshmitë ​​ dhe të kërkojë edhe marrjen e pyetjeve të dëshmitarëve (shih nenet 254-373 të KPPRK-së). Pas përfundimit të procedurës së shqyrtimit gjyqësor, palët në procedurë kanë drejtë të parashtrojnë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme (nenet 432-438 të KPPRK-së).​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, të afirmuar edhe nga vet Gjykata është theksuar se drejtësia e procedurës duhet të shqyrtohet në tërësinë e saj, e cila në kontekstin e rrethanave të parashtruesit të kërkesës përfshin mënyrën e marrjes së provave, respektimin e të drejtave të mbrojtjes, por gjithashtu edhe interesin e publikut dhe të viktimave, dhe, kur është e nevojshme, edhe të drejtat e dëshmitarëve (shih rastin​​ e Gjykatës​​ KI14/18,​​ parashtrues​​ Hysen Kamberi,​​ Aktgjykim i 15 janarit 2020,​​ paragrafi 43).

 

  • Në vijim, Gjykata, rikujton se parashtruesi i kërkesës në mbështetje të pretendimeve të tij për shkelje të të drejtave të tij të garantuara me​​ nenet​​ 31​​ dhe 36​​ të Kushtetutës, në lidhje​​ me​​ nenet​​ 6​​ dhe 8​​ të KEDNJ-së i referohet praktikës gjyqësore​​ të Gjykatës në rastin KI113/21, përkatësisht rastit​​ që përfshin shqyrtimin dhe konstatimin e kësaj të fundit në lidhje me garancitë procedurale në procedurë penale, përfshirë edhe​​ pranimin dhe administrimin e provave gjatë procedurës penale. Në lidhje me këtë​​ rast të referuar nga parashtruesi i kërkesës,​​ Gjykata vëren se kërkesa në rastin KI113/21​​ ishte​​ dorëzuar​​ pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike efektive të përcaktuar me legjislacionin vendor​​ përkatësisht pas përfundimit të procesit penal me vendim të formës së prerë me ç ‘rast ishte vendosur për përgjegjësinë penale të parashtrueses së kërkesës. Logjikë e njëjtë është​​ ndjekur​​ edhe nga​​ GJEDNJ-ja në jurisprudencën e saj të konsoliduar​​ ​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ ​​ Trofimov kundër Rusisë​​ nr.​​ 1111/02, Aktgjykim i 4 dhjetorit 2008;​​ ​​ Sadak dhe Të Tjerët kundër Turqisë (nr.1);​​ nr. 29900/96, 29901/96, 29902/96 dhe 29903/96, Aktgjykim i 17 korrikut 2001;​​ Popov kundër Rusisë​​ nr. 26853/04, Aktgjykim i 13 korrikut​​ 2006;​​ Bocos-Cuesta kundër ​​ Holandës,​​  ​​​​ nr. 54789/00, Aktgjykim i 10 nëntorit 2005;​​ Wierzbicki kundër Polonisë,​​ nr. 24541/94, Aktgjykim i 18 qershorit 2002; dhe​​ Vidal kundër Belgjikës,​​ nr. 12351/86, Aktgjykim i 22 prillit 1992).

 

  • Duke iu kthyer rrethanave të rastit nën shqyrtim, Gjykata vëren se KPPRK nr. 04/L-123 ka qenë ligj procedural penal i aplikueshëm nga​​ 1​​ janari 2013 derisa nuk është shfuqizuar​​ ​​ më 17 janar​​ 2023 nga KPPRK nr. 08/L-032.​​ 

 

  • Gjykata po ashtu vëren se hetimet kundër parashtruesit të kërkesës kanë filluar bazuar në Aktvendimin e Prokurorisë Themelore [PP/I.nr.261/2021] dt. 14.12.2021 derisa ky proces penal paraprak i hetimeve dhe kundërshtimit të provave është finalizuar përmes Aktvendimit të Gjykatës së Apelit [PN.nr.​​ 808/22]​​ dt. 5.8.2022. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se ligj procedural i aplikueshëm për periudhën relevante 14.12.2021 deri 5.8.2022, ka qenë KPPRK nr. 04/L-123. ​​  ​​ ​​​​ 

 

  • Gjykata​​ vlerëson se​​ ​​ KPPRK nr. 04/L-123​​ i ka mundësuar parashtruesit të kërkesës që të ankohej në procedurë pranë gjykatave të rregullta.​​ ​​ Në këtë kontekst, Gjykata vëren se: (i)​​ paragrafi 3 i nenit 329 të KPPRK​​ nr. 04/L-123​​ ​​ (Rregullat e përgjithshme të​​ paraqitjes së provave)​​ parashikonte​​ se palët, deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësorë mund të përsërisin propozimet të cilat më herët janë refuzuar​​ ​​ nga kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues; (ii) paragrafi 1.1.8 i nenit 384 (Shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale) parashikonte që palët mund të ankoheshin​​ kundër aktgjykimit të bazuar në provë​​ papranueshme; (iii) po ashtu neni 432 (Arsyet për paraqitje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë) parashikonte​​ që pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë mund të paraqitet kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë​​ për shkelje esenciale të procedurës penale dhe shkeljet tjera që kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësorë.​​ 

 

  • Gjykata po ashtu vlerëson se parashtruesi i kërkesës në kontekst të ligjit procedural në fuqi​​ KPPRK nr. 08/L-032 dhe në pajtim me parimin e subsidiaritetit akoma mund të​​ ​​ ngre pretendimet e tija gjatë shqyrtimit kryesor penal në procedurë pranë gjykatave​​ të rregullta siç edhe parashikohet​​ me dispozitat përkatëse të KPPRK​​ nr. 08/L-032,​​ përkatësisht neni 325​​ (Rregullat e përgjithshme të​​ paraqitjes së provave), neni 384 (Shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale) dhe neni 432 (Arsyet për paraqitje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë) që po ashtu mund të paraqitet ​​ pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë përkitazi me shkeljet esenciale të procedurës penale dhe shkeljet tjera që kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësorë. ​​​​ ​​ ​​ 

 

  • Në fund, Gjykata vë në pah detyrimin kushtetues, të përcaktuar me paragrafin 3 të nenit 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës që gjykatat ​​ gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit. Thënë këtë, Gjykata po ashtu vë në pah se ​​ detyrimi për interpretimin e të drejtave të njeriut në pajtim me praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, të përcaktuar me nenin 53 të Kushtetutës vlen po ashtu edhe për gjyqësorin e rregullt. Andaj, Gjykata vlerëson se gjykatat e rregullta në pajtim me parimin e kontradiktoritetit dhe atij të barazisë së armëve duhet që të aplikojnë parimet dhe standardet e zhvilluara përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së e që i referohen garancive të përcaktuara me ​​ nenet​​ 31​​ dhe 36​​ të Kushtetutës, në lidhje​​ me nenet​​ 6​​ dhe 8​​ të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Në dritën e të lartcekurave, Gjykata marrë për bazë faktin që procedura penale ndaj parashtruesit të kërkesës, përkatësisht shqyrtimi gjyqësor në procedurë penale ndaj tij është në zhvillim e sipër dhe bazuar në parimin e mirë të vendosur që procedura penale duhet të vlerësohet në tërësinë e saj, parashtruesi i kërkesës, pretendimet e tij që ndërlidhen me zhvillimin e procedurës hetimore e që i kanë paraprirë ngritjes së aktakuzës ndaj tij: (i) mund t’i ngre​​ në procedurë të shqyrtimit gjyqësor; (ii) duke iu referuar garancive të përcaktuara​​ me nenet​​ 31​​ dhe 36​​ të Kushtetutës në lidhje me nenet​​ 6​​ dhe 8​​ të KEDNJ-së; dhe (iii) parimeve dhe standardeve të vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së në harmoni me të cilën, sipas nenit 53 të Kushtetutës, gjykatat janë të detyruara të interpretojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata tashmë ka përcaktuar në jurisprudencën e saj se nëse procedurat janë në zhvillim e sipër tek gjykatat e rregullta atëherë kërkesa e parashtruesve konsiderohet e parakohshme (shih rastin e Gjykatës​​ KI35/23​​ parashtrues​​ Pajtim Shabani, Aktvendim për papranueshmëri i 7 qershorit 2023, paragrafi 54).​​  ​​​​ 

 

  • Prandaj në kuptim të respektimit të parimit të subsidiaritetit, Gjykata vlerëson se kërkesa e parashtruesit të kërkesës në këtë fazë të procedurës është e parakohshme.

 

  • Gjykata thekson se ky konstatim i Gjykatës nuk e pengon parashtruesin e​​ kërkesës​​ që në të ardhmen, sërish, të dorëzojë kërkesë kushtetuese brenda afatit ligjor pas përfundimit të procedurës penale ndaj tij dhe shterimit të të gjitha mjeteve efektive juridike të përcaktuar me legjislacionin në fuqi. ​​ 

 

  • Përfundimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e parakohshme dhe bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 47 të Ligjit si dhe në rregullin​​ ​​ 34​​ (1) (b) të Rregullores së punës duhet të refuzohet si e papranueshme.

 

Kërkesa për masë të përkohshme​​ 

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës kërkon caktimin e masave të përkohshme me​​  ​​​​  ​​ ​​​​ qëllim të shmangies së dëmit të pariparueshëm.

 

  • Duke qenë se parashtruesi i kërkesës​​ nuk ka paraqitur dëshmitë e nevojshme për vendosje të masës së përkohshme si dhe bazuar në faktin se Gjykata veçse ka konstatuar se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është​​ e parakohshme, e njëjta konstaton se kërkesa për masë të përkohshme duhet të refuzohet​​ në pajtim me rregullat 44 dhe 45 të​​ Rregullores së punës​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KI65/22​​ parashtrues,​​ Shoqëria “Fitorja” sh.p.k.,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 23 shkurtit 2023, paragrafi 71).​​ 

 

  • Për këto arsye,​​ kërkesa për masë të përkohshme duhet të refuzohet.

 

Kërkesa për mos zbulim të identitetit

 

60.​​  Lidhur me kërkesën për mos zbulim të identitetit, Gjykata​​ bazuar në rregullin 24​​ ​​ (Moszbulimi i identitetit të palëve)​​ vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit të kërkesës për mos zbulim të identitetit.​​ 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenet 113 (1) dhe (7)​​ dhe 116 (2)​​ të Kushtetutës, me nenet 20, 27 dhe 47 të Ligjit dhe me rregullin ​​ 48 (1) (b)​​ të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ ​​ 20 mars​​ 2024,​​ ​​ 

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË, njëzëri,​​ kërkesën e papranueshme;

 

  • ​​ REFUZOJË, me pesë (5) vota për dhe katër (4) kundër,​​ ​​ kërkesën për mos zbulim të identitetit;

 

  • TË REFUZOJË, njëzëri,​​ kërkesën​​ për caktim të masës së përkohshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi​​ ​​ në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

Gjyqtari raportuesKryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Bajram Ljatifi  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

1

 

Parashtruesit:

Ruzhdi Sefa

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale