Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit C. nr. 84/2022, të 23 nëntorit 2022 të Gjykatës Themelore në Mitrovicë 

Nr. të lëndës KI67/23

Parashtruesit: Ejup Koci

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

Prishtinë, më​​ 2 shtator​​ 2024

Nr. Ref.: RK 2519/24

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI67/23

 

Parashtrues

 

Ejup Koci

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ 

Aktvendimit C.​​ nr. 84/2022 të 23 nëntorit 2022

të Gjykatës Themelore në Mitrovicë​​ ​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga Ejup Koci,​​ me vendbanim në fshatin Polac, komuna e​​ Skenderajt​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e Aktvendimit [C.​​ nr. 84/2022], të 23 nëntorit 2022 të Gjykatës​​ Themelore në Mitrovicë, të​​ cilin e ka pranuar​​ më​​ 28​​ nëntor 2022.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekti i çështjes së kësaj kërkese është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ [C.​​ nr. 84/2022] të 23 nëntorit 2022 të Gjykatës Themelore Mitrovicë, nëpërmjet të cilit parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të të drejtave​​ të tij, të garantuara me​​ nenet​​ 3 dhe 24 [Barazia para Ligjit],​​ paragrafët 1 dhe​​ 3​​ të​​ nenit 21​​ [Parimet e Përgjithshme], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale], 46 [Mbrojtja e Punës], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave],​​ 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët​​ 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 01/2023 u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht, gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur, e cila ka shfuqizuar Rregulloren e punës së Gjykatës nr. 01/2018. Lidhur me këtë, konform rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më 21 mars 2023, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën​​ ​​ Gjykatë.​​ 

 

  • ​​ 31 mars 2023, Kryetarja e Gjykatës,​​ me Vendimin​​ GJR. KI67/23,​​ caktoi gjyqtarin Enver Peci gjyqtar raportues dhe​​ me Vendimin​​ KSH.​​ KI67/23​​ caktoi​​ anëtarët e Kolegjit​​ shqyrtues,​​ të përbërë nga​​ gjyqtarët:​​ Gresa​​ Caka-Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe Radomir Laban (anëtarë).

 

  • ​​ 4 prill 2023, Gjykata​​ për regjistrim të kërkesës​​ njoftoi parashtruesin​​ e kërkesës.​​ Të njëjtën ditë,​​ një kopje e​​ kërkesës​​ iu dërgua​​ Gjykatës Themelore​​ në Mitrovicë.

 

  • ​​ 3 gusht 2023 dhe​​ 20 shkurt 2024, parashtruesi i kërkesës kërkoi​​ përshpejtimin e vendimmarrjes në​​ lidhje me kërkesën e tij. ​​ 

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

 

  • ​​ 17 korrik​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit raportues dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Gjykata vë në pah se parashtruesi i kërkesës​​ parashtron për herë të​​ gjashtë​​ (6) kërkesë​​ në​​ Gjykatë. Më parë,​​ i njëjti​​ kishte parashtruar kërkesat KI109/17,​​ KI161/18,​​ KI64/19,​​ KI104/20,​​ dhe​​ KI183/21.​​ Kërkesat​​ e lartcekura,​​ përfshi​​ kërkesën​​ e tanishme​​ KI67/23,​​ ngërthejnë çështje​​ të​​ kompostimit të​​ pronës, mbi të​​ cilat është ndërtuar​​ një​​ rrugë​​ ndërkomunale. Më​​ konkretisht,​​ objekti i çështjes ndërlidhet​​ me​​ procedurat e shpronësimit​​ ​​ dy ngastrave kadastrale:​​ P-72015036-00358-1 dhe P-72015036-00354-0, ZK-Skenderaj​​ për qëllime të​​ ndërtimin e rrugës Skenderaj-Vushtrri, segmenti​​ rrugor​​ Polac-Vushtrri, rrugë​​ e cila​​ kishte përfunduar​​ së ndërtuari në vitin 2006.​​ Paluajtshmëritë në fjalë​​ fillimisht​​ kanë qenë të​​ regjistruara në emër të babait të paditësve, derisa u regjistruan në emër të nënës së ndjerë H.​​ K. nëpërmjet Aktvendimit [T.​​ nr.​​ 58/85] të 6 dhjetorit 1985. Nga 27 prilli 2018,​​ ngastrat janë të regjistruara në emër​​ të parashtruesit të kërkesës, A. K.​​ dhe M.​​ K.​​ 

 

  • Përmbledhje e fakteve të​​ kërkesës së​​ parë​​ (I)​​ KI109/17​​ 

  • ​​ 14 qershor 2010, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi kërkesë​​ pranë autoriteteve të​​ Komunës së Skenderajt, nëpërmjet së cilës kërkoi​​ kthimin e​​ pronës dhe​​ kompensimin​​ e​​ dëmit.

 

  • Më 21 qershor 2010, Kryetari i Komunës së Skenderajt e dërgoi​​ lëndën​​ për shqyrtim të​​ mëtejmë​​ pranë​​ Drejtorisë​​ për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi.

 

  • Më 11 tetor 2010, Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi,​​ nëpërmjet Aktvendimit nr.​​ 02/464-584,​​ e refuzoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës për kompensimin​​ e​​ pronës së​​ paluajtshme për shkak të mungesës së kompetencës.​​ Për rrjedhojë, Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi e njoftoi parashtruesin e kërkesës se​​ i njëjti​​ duhet t’i drejtohet Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke​​ qenë se është në kompetencën e kësaj të fundit​​ për të vendosur lidhur me shpronësimet që ndërlidhen me ndërtimin e rrugëve ndërkomunale.

 

  • Më 17 gusht 2011, parashtruesi i kërkesës, së bashku me vëllezërit A.​​ K.​​ dhe M.​​ K., ushtruan kërkesëpadi në Gjykatën Komunale në Skenderaj, kundër të paditurës së parë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (në tekstin e mëtejmë: Ministria e Infrastrukturës), dhe të paditurës së​​ dytë,​​ Komuna e Skenderajt, për të realizuar kompensimin​​ për ngastrat e​​ shfrytëzuara për ndërtimin e rrugës Skenderaj-Vushtrri, segmenti rrugor Polac-Vushtrri.

 

  • Më 25 shtator 2012, Gjykata Komunale në Skenderaj, nëpërmjet​​ Aktvendimit [C.​​ nr.​​ 0355/2011],​​ shpalli veten jokompetente dhe​​ lëndën​​ ia dërgoi​​ Gjykatës Supreme​​ të Republikës së Kosovës​​ për trajtim të mëtejmë.​​ 

 

  • Në ndërkohë,​​ ndodhi​​ riorganizimi i gjykatave sipas​​ Ligjit​​ nr. 03/L-199 për gjykatat (plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-171 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-199 për gjykatat), dhe lënda e parashtruesit të kërkesës​​ ishte dërguar për trajtim​​ ​​ Gjykatën​​ Themelore në Prishtinë, Departamenti​​ për Çështje Administrative.​​ 

 

  • Më 27 shkurt 2015, Gjykata Themelore në Prishtinë,​​ nëpërmjet Aktvendimit A. nr. 1342/2012, e shqyrtoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës​​ dhe kërkoi​​ nga i njëjti​​ që: i) të bëjë precizimin e kërkesëpadisë; ii) të precizojë saktësisht se cili është organi administrativ i paditur; si dhe iii)​​ akti​​ administrativ të cilin e konteston. Gjykata në fjalë,​​ vuri në​​ pah se parashtruesi i kërkesës kishte​​ cekur në​​ kërkesëpadi​​ që objekt i kontestit​​ në rastin e tij​​ është​​ “kthimi i pronës së paluajtshme dhe kompensimi i dëmit” ndërsa në​​ referatin e padisë flitet për procedurën e shpronësimit, çka e bënë të paqartë kërkesëpadinë e padisë, e rrjedhimisht edhe kompetencën e gjykatës në këtë çështje”.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës​​ kishte​​ bërë​​ plotësimin e​​ kërkesëpadisë​​ dhe të njëjtën e kishte dorëzuar​​ në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pas​​ rishikimit​​ të kërkesëpadisë,​​ gjykata në fjalë​​ iu drejtua​​ me kërkesë​​ Gjykatës së Apelit,​​ për të​​ vendosur​​ se cila gjykatë kishte​​ kompetencë lëndore dhe territoriale për​​ ta trajtuar​​ këtë çështje juridike.​​ ​​ 

 

  • Më 23 prill 2015, Gjykata e Apelit nëpërmjet Aktvendimit AA. nr. 1/2015, caktoi Gjykatën Themelore​​ në Mitrovicë (dega në Skenderaj),​​ si gjykatë kompetente për të​​ trajtuar​​ lëndën e​​ parashtruesit të kërkesës.

 

  • Më 14 mars 2016, Gjykata Themelore në Mitrovicë, nëpërmjet Aktvendimit C.​​ nr.​​ 145/2015,​​ ndërprenë​​ procedurën kontestimore derisa të zgjidhej çështja​​ e​​ trashëgimisë​​ përkitazi me ngastrat​​ ​​ ishin objekt i lëndës.​​ Parashtruesi i kërkesës këtë aktvendim e kishte apeluar në Gjykatën e Apelit.​​ 

 

  • Më 8 shtator 2017, parashtruesi i kërkesës e​​ dorëzoi​​ kërkesën e parë​​ [KI109/17]​​ ​​ Gjykatë, nëpërmjet​​ së​​ cilës​​ kërkoi vlerësimin e tejzgjatjes së procedurës për vendosjen e lëndës​​ kontestimore​​ [C.​​ nr.​​ 0355/2011],​​ e cila ndërlidhej​​ me​​ shfrytëzimin​​ e​​ dy ngastrave​​ për​​ ndërtimin e​​ rrugës ndërkomunale Skenderaj-Vushtrri. Parashtruesi​​ i kërkesës​​ në Gjykatën Kushtetuese​​ pretendoi se autoritetet publike shkelën​​ të drejtat e tij​​ të​​ garantuara me nenet, 22 [Zbatimi i drejtpërdrejt i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 23 [Dinjiteti i Njeriut] dhe 46 [Mbrojta e Pronës] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt], në lidhje me nenin 13 [E drejta​​ për zgjidhje efektive] të KEDNj-së.​​ Meqë lënda ndodhej në Gjykatën e Apelit për shqyrtim, Gjykata nga kjo e fundit kërkoi informata​​ lidhur me statusin e lëndës.​​ ​​ Më 15 nëntor 2017, Gjykata e Apelit​​ informoi Gjykatën se: “...​​ kjo lëndë me nr. C. nr. 0355/11, me Aktvendim të datës 25.09.2012 Gjykata Komunale në Skenderaj, shpallet jokompetente. Pastaj lënda kalon në kompetencë të Gjykatës Themelore në Prishtinë Departamenti për Çështje Administrative. Ky Departament vepron për plotësim të padisë, dhe pastaj kërkon për vendosjen e kompetencës. Gjykata e Apelit e Kosovës me AA. nr. 1/15 të datës 23.04.2015 e cakton Gjykatën Themelore në Mitrovicë -​​ dega Skenderaj për të vendosur, dhe lënda këtu merr numrin C. nr. 145/15, dhe vendoset për atë, me Aktvendimin e datës 14.03.2016,​​ pastaj kemi ankesën kundër këtij aktvendimi dhe lënda tash gjendet te ne për vendosje me numrin Ac. nr. 2176/2016”.​​ Më 30 maj 2018, Gjykata​​ e deklaroi kërkesën​​ e​​ parashtruesit të kërkesës​​ të​​ papranueshme,​​ duke konkluduar se​​ i​​ njëjti​​ nuk dëshmoi në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij për shkelje​​ të së​​ drejtës për vendim gjyqësor brenda një​​ afati të​​ arsyeshëm.

 

  • Përmbledhje e fakteve të kërkesës së​​ dytë​​ (II)​​ KI161/18​​ ​​ 

  • Më 7 shkurt 2018, Gjykata e Apelit, nëpërmjet Aktvendimit Ac. nr. 2176/2016, refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi në tërësi Aktvendimin​​ [C. nr. 145/2015] të​​ 14 marsit 2016 të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.​​ 

 

  • Kundër​​ aktvendimit të​​ lartcekur, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme, për shkak të zbatimit të gabuar të ligjit​​ material dhe procedural.

 

  • Më 4 maj 2018, Gjykata Supreme​​ nxori Aktvendimin Rev. nr.​​ 105/2018, me të​​ cilin e hedhë​​ poshtë si të palejueshme kërkesën për revizion,​​ me arsyetimin se sipas paragrafit 1 të nenit 228​​ të Ligjit për Procedurën Kontestimore, kundër Aktvendimit të Gjykatës së Apelit nuk mund të ushtrohej kërkesë për revizion.

 

  • Më 22 tetor 2018,​​ parashtruesi i kërkesës​​ e dorëzoi kërkesën e dytë​​ [KI161/18]​​ në Gjykatën Kushtetuese, nëpërmjet së​​ cilës​​ kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit [Rev.​​ nr.​​ 105/2018] të Gjykatës Supreme, me pretendimin se gjykatat e rregullta shkelën​​ ​​ drejtat​​ e tij,​​ të gramatura​​ me nenet:​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të​​ Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 46 [Mbrojtja e Pronës], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave], 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor] dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-.​​ Më 23 korrik 2019, Gjykata​​ e deklaroi​​ kërkesën​​ të papranueshme,​​ për shkak të​​ parashtrimit të​​ saj jashtë afatit​​ kohor prej katër (4) muajve.​​ Më​​ 6 qershor 2019, Gjykata e deklaroi kërkesën e parashtruesit, si të​​ paafatshme pasi e njëjta nuk ishte dorëzuar në​​ pajtim me kërkesat e nenit 49 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

 

  • Përmbledhje e fakteve të kërkesës së​​ tretë​​ (III)​​ KI64/19

  • Më 27 prill 2018, Gjykata Themelore në Mitrovicë, nëpërmjet​​ Aktvendimit [CT.​​ nr.​​ 33/2018]​​ shpalli​​ parashtruesin e kërkesës dhe vëllezërit e tij A.​​ K.​​ dhe M.​​ K.​​ trashëgimtarë të​​ paluajtshmërive.​​ ​​ 

 

  • Më 17 maj 2018, parashtruesi i kërkesës nga Gjykata Themelore në​​ Mitrovicë, kërkoi vazhdimin e procedurës së ndërprerë​​ me Aktvendimin [C.​​ nr.​​ 204/2015]. Këtë kërkesë parashtruesi i kërkesës​​ e kishte përsëritur​​ sërish​​ ​​ 4 qershor​​ dhe 14 gusht 2018.

 

  • Më 11 shkurt 2019, Gjykata Themelore​​ në​​ Mitrovicë, nëpërmjet Aktgjykimit [C.​​ nr. 145/2015],​​ (i) aprovoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës dhe vëllezërve të tij A.​​ K.​​ dhe M.​​ K; (ii) vetëtoi se e paditura e parë Ministria e Infrastrukturës, me rastin e implementimit të projektit të​​ rrugës​​ ndërkomunale (R105) Polac-Vushtrri në vitin 2003, pa zbatim të elaboratit për shpronësim​​ ua​​ ka marrë paditësve pronën e​​ paluajtshme nga parcelat​​ P-72015036-00358-1 në ZK-Skenderaj, ​​ në sipërfaqe prej 1032 m2 dhe nga kjo parcelë me dheun e qitur është mbuluar edhe sipërfaqja prej 166 m2, në sipërfaqen​​ e tërësishme​​ prej 1198 m2; (iii) detyroi të paditurën që për sipërfaqen​​ e paluajtshme të evidentuar tua​​ kompensojë​​ paditësve​​ shumën prej 11.980 euro, përfshi​​ kamatën​​ ligjore; (iv) refuzoi si të pabazuar​​ kërkesëpadinë​​ ndaj të paditurës​​ së​​ dytë​​ Komuna e​​ Skenderajt,​​ në mungesë të​​ legjitimitetit pasiv.

 

  • ​​ 6​​ mars​​ 2019,​​ parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë,​​ parashtroi​​ kërkesë për korrigjimin e Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 145/2015], duke pretenduar në përllogaritje të​​ gabuar të dëmit.​​ Parashtruesi i kërkesës pohoi​​ se​​ meqë nuk​​ kishte marrë​​ përgjigje nga Gjykata Themelore në​​ Mitrovicë,​​ aktgjykimin e kishte apeluar​​ në Gjykatën e Apelit.​​ 

 

  • Më 7 shkurt 2019, parashtruesi i kërkesës​​ sërish​​ kishte përsëritur kërkesën e 17 majit 2018 për përshpejtimin e procedurës.​​ 

 

  • Më 25 shkurt 2019, Gjykata Themelore​​ ​​ Mitrovicë,​​ njoftoi parashtruesin e kërkesës se​​ lënda​​ [C.​​ nr.​​ 204/2015] është në procedurë dhe se​​ e njëjta​​ është regjistruar​​ me​​ numrin e ri​​ [C.​​ nr. 256/2018].​​ 

 

  • Më 17 prill 2019, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën e tretë​​ [KI64/19]​​ në Gjykatën Kushtetuese,​​ nëpërmjet së​​ cilës​​ kërkoi​​ vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ C.​​ nr.​​ 204/2015​​ të Gjykatës Themelore​​ në Mitrovicë, duke pretenduar​​ në shkelje​​ ​​ ​​ drejtave të tij​​ kushtetuese.​​ Megjithatë,​​ i njëjti​​ ​​ 26 korrik 2019​​ kërkoi​​ nga Gjykata që​​ kërkesa e tij​​ ​​ tërhiqej nga lista e shqyrtimit​​ të rasteve. Më 25 shtator 2019, Gjykata​​ e​​ miratoi kërkesën​​ e tij​​ për tërheqje, duke vlerësuar se​​ nuk ka​​ ndonjë​​ arsye​​ apo interes publik​​ për vazhdimin e shqyrtimit të​​ kësaj kërkese.​​ 

 

  • Përmbledhje e fakteve të kërkesës së​​ katërt​​ (IV)​​ KI104/20​​ 

  • Më 4 prill​​ dhe 21 qershor​​ 2019, parashtruesi i kërkesës​​ sërish​​ kishte​​ kërkuar​​ nga Gjykata​​ Themelore​​ në Mitrovicë,​​ përshpejtimin e shqyrtimit të lëndës​​ [C.​​ nr.​​ 256/2018].​​ 

 

  • Më 9 korrik 2019, Gjykata Themelore në Mitrovicë, mbajti seancë përgatitore, e cila ishte shtyrë për shkak të mungesës së adresës së​​ palës​​ kundërshtare,​​ duke kërkuar​​ nga parashtruesi i kërkesës, që​​ në​​ afat prej 15 ditësh​​ të​​ dorëzonte adresën e saktë​​ të palës​​ kundërshtare, në mënyrë që​​ të mundësohej dërgimi i ftesës​​ për​​ pjesëmarrje në​​ seancë.

​​ 

  • Më 15 korrik 2019, parashtruesi i kërkesës nga Gjykata Themelore në Mitrovicë​​ kërkoi​​ lëshimin e​​ një​​ certifikate​​ gjyqësore,​​ nëpërmjet​​ ​​ cilës do të​​ sigurohej adresa​​ e saktë e​​ palës kundërshtare.​​ 

 

  • Më 29 tetor​​ dhe 11 nëntor​​ 2019, parashtruesi i kërkesës nga Gjykata Themelore​​ në Mitrovicë,​​ kërkoi​​ sërish​​ ​​ informata përkitazi​​ me​​ ecurinë e lëndës [C.​​ nr.​​ 256/2018].​​ 

 

  • Më 23 janar 2020, Gjykata Themelore​​ në Mitrovicë,​​ njoftoi parashtruesin e kërkesës se​​ lënda​​ [C.​​ nr.​​ 256/2018]​​ është duke u shqyrtuar me prioritet dhe se së shpejti​​ ​​ lidhje​​ me​​ këtë lëndë​​ do të caktohej seancë​​ shqyrtuese.​​ 

 

  • Më 4 shkurt 2020, Gjykata Themelore​​ në Mitrovicë,​​ kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që të​​ bënte​​ precizimin dhe​​ plotësimin e kërkesëpadisë​​ në kuptimin subjektiv.​​ ​​ 

 

  • Më 19 shkurt 2020, Policia e Republikës së Kosovës,​​ në Gjykatën Themelore​​ në Mitrovicë,​​ dorëzoi​​ të dhënat e adresës së palës​​ kundërshtare.

 

  • Më 21 shkurt 2020, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës; Gjykatën Themelore në Mitrovicë,​​ dhe tek​​ gjyqtari i lëndës A.​​ M., për shkak të tejzgjatjes së procedurës lidhur me vendosjen e lëndës​​ kontestimore​​ [C.​​ nr.​​ 256/2018], duke kuruar, mes tjerash,​​ edhe përjashtimin e gjyqtarit A.​​ M. nga shqyrtimi i lëndës së tij.

 

  • Më 22 qershor 2020, Gjykata Themelore në Mitrovicë, urdhëroi parashtruesin e kërkesës që të​​ paguante taksën​​ gjyqësore në vlerë​​ prej njëzet (20) euro, në emër të kërkesës së tij, të 21 shkurtit 2021 për përjashtimin e gjyqtarit A.​​ M., nga rasti, duke e njoftuar atë se në rast të mospagesës së​​ taksës,​​ kërkesa​​ do​​ ​​ konsiderohet e tërhequr.​​ 

 

  • Më 2 korrik 2020, Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, nëpërmjet Njoftimit [GJA nr.5/20], njoftoi parashtruesin e kërkesës se lënda e tij [C.​​ nr.​​ 256/2018] do​​ të kthehet në procedim te​​ gjyqtari A.​​ M., për shkak se​​ i njëjti​​ nuk kishte​​ bërë pagesën​​ e​​ taksës​​ gjyqësore.

 

  • Më 13 korrik 2020, parashtruesi i kërkesës në shkresën e tij drejtuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë,​​ mes tjerash,​​ theksoi:​​ “Sipas këtij vlerësimi të Kryetarit të Gjykatës, i cili është joligjor, sepse i njëjti nuk ka bazë ligjore për vlerësim të tillë, sipas nenit 46 të Rregullores​​ [Nr.02/2020]​​ të 8 korrikut 2020, e cila bazohet në ligjin Nr.06/L-054, sepse​​ sipas tij​​ njoftimi​​ nuk krijon pasoja juridike ndaj paditësit, e aq më​​ tepër që​​ kërkesa nuk i është drejtuar​​ kryetarit,​​ por​​ Gjykatës Themelore në Mitrovicë, duke shtuar se i mbetet gjyqtarit të lëndës të vendos nëse do të procedojë tutje me lëndën apo t’i paraqesë kërkesë kryetrarit të GJTHM për vet-tërheqje”.​​ 

 

  • Më 21 shtator 2020, Gjykata e Apelit, nëpërmjet Aktvendimit [Ac.​​ nr.​​ 1933/2019], (i) aprovoi​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës; (ii) prishi​​ Aktgjykimin e 11 shkurtit 2019 të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dhe (iii) çështjen e kthen në rivendosje.​​ Në arsyetimin​​ të aktvendimit​​ theksohet:​​ “[...]. Gjykata e Apelit vlerëson se aktvendimi i atakuar është marrë me shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore të parapara me​​ nenin 182, paragrafi 2, pika n, të LPK-së, për të cilat shkelje gjykata e shkallës së dytë kujdeset sipas detyrës zyrtare [...].

 

  • Më 28 shtator 2020, Gjykata Themelore​​ ​​ Mitrovicë, nëpërmjet​​ Aktvendimit [C.​​ nr. 256/2018],​​ vendosi që parashtruesin e kërkesës ta lirojë​​ nga​​ pagesa e taksës​​ gjyqësore.

 

  • ​​ 30 qershor 2020 parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën e katërt​​ [KI104/20]​​ ​​ Gjykatën Kushtetuese, nëpërmjet​​ ​​ cilës​​ kërkoi​​ vlerësimin e​​ tejzgjatjes​​ ​​ procedurave​​ përkitazi​​ me​​ vendosjen​​ e​​ lëndës​​ kontestimore [C.​​ nr.​​ 256/2018]​​ nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.​​ Më 22 mars​​ 2021,​​ Gjykata e deklaroi kërkesën​​ e parashtruesit të kërkesës​​ të papranueshme,​​ duke​​ konstatuar se Gjykata Themelore​​ ​​ Mitrovicë ishte aktive,​​ nuk kishte qëndruar e heshtur dhe​​ se​​ kishte ndërmarrë veprime procedurale për rastin e parashtruesit të kërkesës.​​ Për këto arsye​​ pretendimin e​​ tij,​​ për shkelje​​ të së​​ drejtës për vendim gjyqësor brenda afatit​​ të arsyeshëm, në baza kushtetuese, e deklaroi qartazi të​​ pabazuar.

 

  • Përmbledhje e fakteve të kërkesës së pestë​​ (V)​​ KI183/21

  • ​​ 29 shtator 2020,​​ gjyqtari A.​​ M., i paraqiti Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë kërkesë për përjashtimin e tij nga shqyrtimi​​ i​​ lëndës [C.​​ nr.​​ 256/2018], sipas kërkesës së parashtruesit të kërkesës.

 

  • ​​ 8 tetor 2020, Kryetari i​​ Gjykatës​​ Themelore në Mitrovicë,​​ nëpërmjet​​ Aktvendimit [GJA.​​ nr.​​ 5/2020],​​ aprovoi kërkesën​​ e gjyqtarit A.​​ M.,​​ dhe​​ lëndën ia cakton​​ gjyqtarit B.​​ F., gjyqtar​​ në​​ Gjykatën​​ Themelore në Mitrovicë,​​ dega në​​ Vushtrri.​​ Në​​ arsyetim​​ të aktvendimit,​​ theksohet:​​ “...​​ duke marrë parasysh dyshimin e [parashtruesit të kërkesës] i cili nga vetja ka formuar bindje i propozon Kryetarit të Gjykatës që ti ketë parasysh pretendimet e [parashtruesit të kërkesës] me qëllim të eliminimit të dyshimit të tij, andaj në bazë të dispozitave të nenit 67,​​ par. (g) të LPK-së konsideron se janë plotësuar kushtet ​​ për përjashtimin nga kjo​​ lëndë.

 

  • Më 9 tetor 2020, si rezultat i Aktvendimit [GJA.​​ nr.​​ 5/2020] të Kryetarit​​ të saj, Gjykata​​ Themelore​​ në​​ Mitrovicë,​​ lëndën​​ [C.​​ nr.​​ 256/2018] ia​​ dërgoi për shqyrtim dhe vendosje, degës së saj në​​ Vushtrri.​​ 

 

  • ​​ 22 dhjetor 2020,​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë, mbajti​​ seancën​​ kryesore, e cila​​ është shtyrë​​ për shkak​​ të​​ mungesës së​​ të​​ paditurës​​ së parë​​ Ministria e Infrastrukturës, e cila​​ paraprakisht​​ kishte​​ lajmëruar​​ për​​ mospjesëmarrjen​​ në​​ këtë​​ seancë. ​​ 

 

  • Më 16 shkurt 2021, parashtruesi i kërkesës kërkoi nga​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë, informata për​​ ecurinë​​ e lëndës​​ [C.​​ nr.​​ 256/2018], pasi sipas tij​​ nga pranimi i Aktvendimit [GJA.​​ nr.​​ 5 2020] të 8 tetorit 2020, nuk kishte​​ pranuar ndonjë informacion për​​ këtë çështje kontestimore.​​ 

 

  • ​​ 25​​ shkurt 2021, Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ njoftoi parashtruesin e​​ kërkesës​​ se​​ lënda​​ [C.​​ nr.​​ 256/2018]​​ i​​ është dërguar​​ për​​ vendosje​​ degës së saj​​ në Vushtrri.

 

  • Më 18 mars 2021, Gjykata​​ Themelore​​ ​​ Mitrovicë,​​ sipas detyrës zyrtare, kishte​​ caktuar​​ ekspertin​​ H.​​ M.,​​ për​​ të vlerësuar dëmin e​​ shkaktuar​​ parashtruesit të kërkesës​​ dhe për të​​ përcaktuar çmimin​​ e tregut të​​ pronës​​ ​​ paluajtshme, si​​ dhe llogaritjen e​​ saktë të​​ shumës së kompensimit.

 

  • Më 29 mars 2021, eksperti​​ H.​​ M.,​​ ia kishte dorëzuar raportin​​ me shkrim​​ Gjykatës ​​​​ Themelore në Mitrovicë.​​ 

 

  • Më 13 prill 2021, parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Themelore në​​ Mitrovicë,​​ parashtroi​​ sërish​​ kërkesë​​ për tu njoftuar lidhur me​​ ecurinë e lëndës​​ [C.​​ nr.​​ 256/2018].​​ 

 

  • ​​ njëjtën kërkesë,​​ parashtruesi i kërkesës​​ e kishte përsëritur më​​ 9 dhe 25 gusht, si​​ dhe​​ më 29 tetor 2021.​​ 

 

  • Më 11 tetor 2021, parashtruesi i kërkesës​​ e​​ dorëzoi​​ kërkesën e tij​​ të​​ pestë​​ [KI183/21]​​ në Gjykatën Kushtetuese, nëpërmjet së​​ cilës​​ kërkoi​​ vlerësimin e tejzgjatjes së procedurës lidhur me lëndën​​ kontestimore [C.​​ nr.​​ 256/2018], që po trajtohej nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me pretendimin se për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të kësaj të fundit, atij i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet:​​ 21, 22, 24, 31 dhe 46 të Kushtetutës. Parashtruesi​​ i kërkesës​​ në kërkesën e tij theksoi se,​​ deri​​ më​​ 11 tetor 2021,​​ nga​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ nuk kishte pranuar asnjë informatë në lidhje me lëndën​​ kontestimore​​ [C.​​ nr. 256/2018].​​ Gjykata më​​ 30 mars 2022,​​ pasi analizoi pretendimet dhe shkresat e lëndës​​ konstatoi se kohëzgjatja e procedurës pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega​​ në​​ Skenderaj dhe kohëzgjatja e procedurës pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri,​​ përkitazi me shqyrtimin e lëndës​​ kontestimore [C.​​ nr.​​ 256/2018] të​​ parashtruesit të kërkesës,​​ nuk mund të konsiderohej​​ e paarsyeshme. Rrjedhimisht,​​ Gjykata kërkesën​​ e pestë​​ KI183/21,​​ të​​ parashtruesit të​​ kërkesës e deklaroi të​​ papranueshme për shkak të​​ mungesës së dukshme ose evidente të shkeljeve​​ të të drejtave të garantuara me Kushtetutë. ​​ 

 

Përmbledhje e​​ fakteve të​​ kërkesës së​​ tanishme​​ KI67/23

 

  • Më 28 prill 2021, Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ nxori​​ Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 502/2020], me të cilin:​​ (i) detyroi të paditurën Ministrinë e Infrastrukturës që paditësve në emër të shpronësimit faktik të pronës së paluajtshme, respektivisht parcelës kadastrale P-72015036-000358-1, e cila gjendet në vendin e quajtur "Zhizhiq", me kulturë arë dhe klasifikim të pestë (5) ZK Kralicë, për sipërfaqen e shpronësuar prej 1032 m2, që të paguaj shumën prej 11,352 euro, për pjesën e mbetur të paluajtshme në anën e majtë të rrugës në drejtim Vushtrri-Polac sipërfaqen prej 1288 m2 që e ka humbur vlerën për 15% t’i paguaj shumën prej 2,123.20 euro dhe për sipërfaqen prej 947 m2 që gjendet në anën e djathtë të drejtimit të njëjtë të rrugës për vlerën e humbur prej 30%, t’i paguaj shumën prej 3,125.10 euro, gjithsej shumën prej 16,602 euro; (ii) Për fitimin e humbur nga viti 2006 e deri në vitin 2020 për çdo vit shumën prej 90 euro në vit, gjithsej shumën prej 1,260 euro. Ku gjithsej në shumën e përgjithshme prej 17,862 euro; (iii) refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë në shumën prej 1.162,480 euro, për arsye se shuma e kërkuar është tejet e lartë; si dhe (iv) refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë ndaj të paditurës Komuna e Skenderajt​​ në mungesë të legjitimitetit pasiv në këtë çështje juridiko-civile.

 

  • Më 26 maj 2021,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ e apeloi​​ Aktgjykimin​​ [C.​​ nr.​​ 502/2020]​​ e​​ 28 prillit​​ 2021​​ të​​ Gjykatës Themelore​​ në​​ Mitrovicë, në Gjykatën e Apelit,​​ sërish​​ për​​ shkak të përllogaritjeve të gabuara në lidhje me kompensimin e​​ dëmit​​ dhe çështjet tjera në ndërlidhje​​ me kërkesëpadinë​​ e tij.​​ 

 

  • Më 14 korrik 2021, parashtruesi i kërkesës​​ kërkoi informata nga​​ Gjykata​​ Themelore në Mitrovicë, nëse ankesa e tij,​​ e ushtruar më​​ 26 maj 2021, i ishte percjellur Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • Më 10 dhjetor 2021,​​ parashtruesi i kërkesës​​ e​​ përsëriti kërkesën​​ e​​ tij të​​ 14 korrikut 2021.​​ 

 

  • Më 17 shkurt 2022, Gjykata e Apelit, nëpërmjet Aktgjykimit​​ [Ac.​​ nr.​​ 4319/2021], (i) aprovoi ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe prishi Aktgjykimin​​ [C.​​ nr.​​ 502/2020],​​ e​​ 28 prillit 2021 të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, duke e kthyer çështjen në rivendosje pranë kësaj të fundit.​​ 

 

  • Më 17 shkurt 2022, Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ kërkoi plotësimin e provave, nëpërmjet një ekspertize adekuate. Për këtë çështje kjo gjykatë caktoi​​ një ekspert të​​ pavarur të gjeodezisë​​ (B.​​ G.),​​ për​​ ​​ bërë identifikimin e ngastrave kadastrale P-358-1 dhe P-354-0, dhe për të konstatuar sipërfaqen e saktë që iu është marrë paditësve me rastin e ndërtimit të rrugës. ​​ 

 

  • Më​​ 6 prill 2022, parashtruesi i​​ kërkesës​​ kërkoi​​ nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, që:​​ ​​ “...​​ t'u përmbahet procedurave dhe dispozitave ligjore dhe lëndën​​ ta trajtoj konform Ligjit dhe në mënyrë,​​ si ka vepruar gjykata edhe me lëndë tjera, me materie lëndore të​​ ngjashme”.

 

  • Më 11 prill 2022, parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi​​ një parashtresë në​​ Gjykatën Themelore në​​ Mitrovicë,​​ nëpërmjet së cilës kërkoi​​ përcaktimin e lartësisë së çmimit të​​ tregut për pronën e paluajtshme dhe​​ aprovimin e shumës së​​ përgjithshme,​​ siç kishte propozuar në​​ seancën​​ shqyrtuese.

 

  • Më 4 maj 2022, parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ rishikimin e tetëmbëdhjetë (18) kërkesave të​​ parashtruara, që​​ ndërlidheshin​​ me:​​ (i)​​ kompensimin e dëmit jomaterial,​​ (ii)​​ humbjen e të drejtës për ta shitur, dhënë me qera dhe për ta vënë në hipotekë pronën,​​ (iii)​​ kompensimin për humbjen e të lashtave,(iv)​​ fitimin e humbur nga viti 2006 e gjer më​​ 2022,​​ (v)​​ shpenzimet e procedurës,​​ (vi)​​ përcaktimin e çmimit të tregut sipas rregulloreve të komunës për caktimin e tatimit në pronë,​​ (vii)​​ vërtetimin​​ e saktë të sipërfaqes së​​ shpronësuar të ngastrave, dhe​​ (viii)​​ ekspertizën e ekspertit H.​​ M.

 

  • Më 5 maj 2022, Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ bazuar në rekomandimet e Gjykatës së Apelit dhe propozimet e parashtruesit të kërkesës,​​ mbajti​​ seancë​​ dëgjimore​​ me qëllim të​​ vërtetimit​​ të plotë të gjendjes faktike, nëpërmjet​​ nxjerrjes​​ ​​ provave me ekspertizë adekuate.​​ 

 

  • Më 6 maj 2022, parashtruesi i kërkesës nga Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ kërkoi korrigjimin ​​ e procesverbalit të​​ seancës​​ dëgjimore​​ ​​ 5 majit 2022, të​​ cilin thekson se e kishte nënshkruar pa e lexuar.

 

  • ​​ 11 maj 2022, parashtruesi i kërkesës​​ i është drejtuar​​ sërish​​ Gjykatës Themelore në Mitrovicë, duke ia rikujtuar të gjitha parashtresat e dorëzuara​​ nga viti 2011 deri më 6 maj 2022, gjithsej katër dhjetë e tetë (48) parashtresa të ndryshme.

 

  • Më 22 maj 2022, parashtruesi i kërkesës përsëriti​​ kërkesën e​​ tij të 6 majit 2022,​​ nëpërmjet së​​ cilës kishte kërkuar korrigjimin e procesverbalit të seancës​​ dëgjimore​​ ​​ mbajtur​​ ​​ 5 maj​​ 2022.

 

  • Më 26 maj 2022,​​ sipas urdhrit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë​​ u bë​​ shikimi i vendit të​​ pronës së paluajtshme​​ nga eksperti i gjeodezisë.

 

  • ​​ 31 maj 2022, parashtruesi i kërkesës kërkoi korrigjimin e procesverbalit të 26 majit 2022,​​ me arsyetimin se kërkesëpadia ishte (i) kthim i pronës së​​ paluajtshme dhe kompensimi i dëmit, ndërsa më​​ vonë​​ ishte vetëm (ii) kompensimi​​ i pronës​​ së paluajtshme të​​ shpronësuar,​​ dhe assesi kompensimi​​ i pronës së​​ pashpronësuar.

 

  • Më​​ 1 qershor 2022,​​ Gjykata​​ Themelore në Mitrovicë,​​ e pranoi​​ raportin e​​ përpiluar​​ nga eksperti i gjeodezisë. Ky raport,​​ mes tjerash, theksonte:​​ “Me qenë se paraprakisht në​​ Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, nuk ka pasur plane të azhuruara me kufi dhe koordinata (pika kufitare) të cilat i vërtetojnë sipërfaqet dhe përputhen me të dhënat e paraqitura në Certifikatën e Pronës që është në shkresat e lëndës, gjykatës nuk mund t’i ofroj të dhënat e kërkuara pasi që parcelat nuk kanë kopje të planit dhe koordinata të Pikave Kufitare të vërtetuara nga organet kompetente, Zyra Kadastrale në Skenderaj apo Agjencia Kadastrale e Kosovës. Në terren kam arritur që të bëj identifikimin pjesërisht pasi parcela P- 00381-1 është krijuar nga parcela amë P-00381-0, ka kufi të verifikuar vetëm në tri anë, ku në lindje kufizohet me parcelën P-357-0, në veri me parcelën P-359-0 dhe P-360-0, në perëndim me rrugën P-887-0, kurse i mungon kufiri i brendshëm në pjesën jugore që e bën të pamundur matjen e sipërfaqes që është marr apo dëmtuar me rastin e ndërtimit të rrugës rajonale Vushtrri-Polac. Sa i përket parcelës P-00354-0​​ me rastin e identifikimit të të dhënave aktuale që posedon Zyra Kadastrale në Skenderaj të paraqitura në skicën 2 gjatë identifikimit, ka mospërputhje në mes të gjendjes kadastrale dhe asaj faktike në terren si në aspektin e pozicionimit grafik ashtu edhe mospërputhje sipërfaqeje prej 3535 m2 kurse në sipërfaqen grafike ka sipërfaqe prej 2525 m2”.​​ 

 

  • ​​ 6 qershor 2022, raporti i ekspertit​​ iu​​ komunikua​​ parashtruesit të kërkesës dhe të paditurës.

 

  • Më 4 korrik 2022,​​ parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë vazhdimin​​ e shqyrtimit të lëndës​​ [C.​​ nr.​​ 84/2022],​​ dhe ndërprerjen e​​ zvarritjeve, që nga​​ viti 2011.​​ 

 

  • Më 11 korrik 2022, parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë​​ në​​ Gjykatën Themelore në​​ Mitrovicë,​​ nëpërmjet​​ së​​ cilës kërkoi zbatimin e Ligjit për Eksproprijim,​​ të vitit 1978,​​ i​​ ndryshuar dhe plotësuar në vitin 1986, si dhe llogaritjen e çmimit të​​ tregut,​​ sipas rregullores së​​ Komunës​​ së​​ Skenderajt për përcaktimin e tatimit në​​ pronën e​​ paluajtshme, dhe llogaritjen e dëmeve sipas ekspertizave të mëhershme.​​ 

 

  • Më 8 gusht 2022, parashtruesi i kërkesës​​ i propozoi Gjykatës​​ Themelore​​ ​​ Mitrovicë,​​ ​​ eksperti​​ i gjeodezisë​​ i caktuar nga​​ e njëjta​​ të​​ kryente ekspertizën​​ konform ligjit ose të caktohej​​ një ekspert tjetër.

 

  • Më 23​​ gusht​​ 2022, parashtruesi i kërkesës​​ sërish​​ parashtroi kërkesë​​ në Gjykatën Themelore në Mitrovicë,​​ për t’u informuar lidhur me​​ ecurinë​​ e lëndës​​ [C.​​ nr.​​ 84/2022].

 

  • ​​ 4​​ shtator 2022, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë​​ tek Kryetari i​​ Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ndaj gjyqtarit​​ ​​ rastin H.​​ A., me pretendimin për zvarritje të lëndës​​ [C.​​ nr.​​ 84/2022].

 

  • Më​​ 7 shtator 2022,​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ me Aktvendimin​​ [C.​​ nr.​​ 84/2022],​​ konstatoi​​ se ekzistojnë pengesa të cilat e bëjnë të pamundur dhënien e mendimit dhe konstatimit për sipërfaqen e pronës së paluajtshme që u është marrë paditësve në këto dy ngastra me rastin e ndërtimit të rrugës Polac - Vushtrri, ngase sipas ekspertit, paditësit janë të obliguar që të bëjnë fillimisht caktimin e kufijve të këtyre parcelave me parcelat tjera që​​ kufizohen. Gjykata në fjalë tutje theksoi se caktimi i kufijve duhet bërë nga paditësit në procedurë administrative, sipas paragrafit 1, nenit 18 të Ligjit Nr.04/L-013 për Kadastër, ku thuhet:​​ ​​ “Pronarët e dy parcelave fqinjë mund të kërkojnë caktimin e kufijve. Caktimi i kufijve mund gjithashtu të kryhet me kërkesën e një pronarit, kur ai ka interes në caktimin e lokacionit të saktë të kufirit kadastral”.​​ Në fund, Gjykata Themelore​​ në​​ Mitrovicë theksoi se konform nenit 142,​​ dhe paragrafit 1 të nenit 387 të LPK-së, u vendos si në dispozitivin, dhe se bazuar në paragrafin 2 të nenit 387 të LPK-së, kundër të njëjtit nuk lejohet. Dispozitivi i këtij aktvendimi, përcakton: ​​ “Obligohen paditësit E.K., A.K.​​ dhe M.K.​​ që në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së këtij​​ Aktvendimi të bëjnë caktimin e kufijve të parcelave kadastrale P-358-1 dhe P-354-0 të cilat gjenden në ZK Kralicë, në vendin e quajtur “Zhizhiq” me kultura bujqësore ara, me pronat fqinjë ashtu që kufijtë të regjistrohen në (Sistemin e Integruar të Tokës në Kosovë) në Librat për regjistrimin e paluajtshmërisë në Drejtorinë për Kadastër dhe Pronë në Skenderaj”.​​ 

 

  • ​​ 9 shtator 2022,​​ parashtruesi i kërkesës përsëriti kërkesën e tij të 23​​ gushtit​​ 2022 për t’u informuar lidhur me​​ ecurinë​​ e lëndës​​ [C.​​ nr.​​ 84/2022].

 

  • Më 26 shtator 2022, parashtruesi​​ i kërkesës​​ kërkoi nga Gjykata​​ Themelore në Mitrovicë,​​ që të​​ thirrej në​​ seancë dëgjimore, për t’u deklaruar lidhur me ekspertizën e ekspertit të gjeodezisë.​​ 

 

  • Më 30 shtator 2022, parashtruesi i kërkesës,​​ sipas kërkesës së​​ 7 shtatorit 2022 të​​ Gjykatës Themelore në Mitrovicë,​​ dorëzoi një shkresë me të​​ cilën sqaroi​​ se ngastrat​​ P-72015036-00358-1 dhe P-72015036-00354-0, janë regjistruar në librat kadastrale​​ dhe se certifikatat e pronësisë ndodhen në​​ dosjen e lëndës. Ndërsa,​​ përkitazi me sigurimin e kopjes së planit​​ kadastral parashtruesi​​ i kërkesës​​ theksoi se nuk ishte në​​ kompetencën​​ e tij, për të​​ përditësuar hartat​​ kadastrale,​​ por e organeve kompetente.​​ 

 

  • Më 30 shator 2022, parashtruesi​​ i kërkesës​​ kërkoi​​ zgjatje të afatit​​ për plotësimin e dokumentacionit, sipas kërkesës së​​ 7 shatorit 2022 të​​ Gjykatës​​ Themelore në Mitrovicë.

 

  • Më​​ 6 tetor 2022,​​ parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ ankesë ndaj​​ gjyqtarit​​ ​​ rastit​​ H.​​ A.,​​ të Gjykatës​​ Themelore​​ në​​ Mitrovicë.

 

  • ​​ 7 tetor 2022, eksperti i gjeodezisë, B.​​ G.,​​ dorëzoi raportin e punuar​​ në Gjykatën Themelore​​ ​​ Mitrovicë.​​ Pas matjeve​​ ​​ terren​​ B.​​ G.,​​ kishte konstatuar​​ se​​ ngastra​​ P-358-1 është​​ e​​ ndarë nga​​ ngastra​​ P-354-0, por kufiri i brendshëm që është dashur të përkufizojë​​ sipërfaqen prej 32.67 m2 nuk ekziston, dhe se​​ gjendja faktike në terren nuk përputhet me të dhënat kadastrale sipas planit kadastral.

 

  • Më 11 tetor 2022, Kryetari i GjThM-së​​ iu drejtua​​ subjektit të​​ hetimit, përkatësisht​​ gjyqtarit H. A., për t’u​​ deklaruar​​ me shkrim lidhur me ankesën​​ e parashtruesit të​​ kërkesës.

 

  • ​​ 25 tetor 2022,​​ gjyqtari​​ H.​​ A.,​​ deklaroi​​ se lënda kontestimore​​ [C.​​ nr.​​ 84/2022],​​ për​​ kompensimin​​ e tokës​​ është​​ kthyer në​​ rivendosje me Aktvendimin Ac.​​ nr.​​ 4319/2021, e 17​​ shkurtit​​ 2022​​ dhe se për këtë çështje është caktuar seancë.​​ 

 

  • Më 26 tetor 2022,​​ Kryetari i​​ Gjykatës​​ Themelore​​ ​​ Mitrovicë,​​ kërkoi nga parashtruesi i​​ kërkesës​​ që të bënte plotësimin e ankesës,​​ pasi​​ ankesa kishte mangësi dhe paqartësi​​ ​​ lidhje​​ me aspektet faktike dhe juridike që duhet të përmbante​​ një ankesë.​​ 

 

  • Më 27 tetor 2022, parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë​​ ​​ ftohej​​ ​​ seancë dëgjimore, e cila ishte caktuar​​ ​​ 1 nëntor 2022.​​ 

 

  • Më​​ 1 nëntor 2022,​​ Gjykata Themelore​​ në​​ Mitrovicë,​​ pas dëgjimit​​ ​​ palëve,​​ nxori​​ Aktvendimin [C.​​ nr.​​ 84/2022], nëpërmjet​​ ​​ cilit,​​ sipas detyrës zyrtare,​​ caktoi një ekspert të agronomisë.​​ Dispozitivi i​​ aktvendimit,​​ përmbante urdhrin, si në vijim:​​ ​​ “Obligohet eksperti i fushës së agroekonomisë A.​​ Ç.,​​ nga Prishtina, që të përgatit mendim dhe konstatim me shkrim për vlerësimin e paluajtshmërisë në parcelën kadastrale nr. 358-1, në përputhje me ekspertizën gjeodezike të dhënë nga eksperti i gjeodezisë, B.G, si dhe dëmit- fitimin e munguar që iu ka shkaktuar paditësve me rastin e ndërtimit të rrugës​​ Polac-Vushtrri në vitin 2003-2004 në pronën e tyre -​​ parcelën kadastrale të lartcekur në Zonën Kadastrale Kralica”.

 

  • ​​ 2 nëntor 2022, parashtruesi i kërkesës​​ e​​ përsëriti kërkesën​​ e tij të​​ 4 majit​​ 2022, nëpërmjet​​ së cilës kishte​​ parashtruar​​ tetëmbëdhjetë (18)​​ kërkesa​​ të ndryshme.

 

  • Më 15 nëntor 2022, eksperti i​​ agronomisë​​ A.​​ Ç, ia​​ dorëzoi Gjykatës Themelore në Mitrovicë,​​ raportin e ekspertizës​​ përkitazi me​​ vlerësimin e​​ paluajtshmërive​​ dhe fitimin e humbur.

 

  • Më 21 nëntor 2022, parashtruesi i kërkesës​​ e​​ kontestoi ekspertizën e ekspertit​​ A.​​ Ç.​​ 

 

  • Më 21 nëntor 2022, Gjykata Themelore​​ në​​ Mitrovicë,​​ nëpërmjet​​ Aktvendimit [AD-GJTHM nr.​​ 12/2022],​​ vendosi si në vijim:​​ “Refuzohet ankesa disiplinore e datës 06 tetor 2022, e regjistruar me numër të lëndës GJTM.nr.12/2022, e parashtruar nga pala E.K,​​ (parashkruesi​​ i kërkesës),​​ kundër gjyqtarit H.A, gjyqtar në Gjykatën Themelore Mitrovicë-dega Skenderaj,​​ si e pabazuar”.​​ Në pjesën e arsyetimit të aktvendimit, theksohet​​ se gjyqtari H.​​ A.​​ kishte​​ bërë një përmbledhje të rastit,​​ që ka për objekt​​ çështjen e kompensimit të pronës​​ ​​ paluajtshme,​​ sipas lëndës​​ me numër [C.​​ nr.​​ 84/2022], duke rikujtuar​​ se​​ Gjykata e Apelit me Aktvendimin [Ac.​​ nr.​​ 4319/21], të 17 shkurtit 2022, e kishte​​ kthyer​​ në rivendosje​​ lëndën​​ [C.​​ nr.​​ 84/2022] pranë kësaj gjykate, për​​ të​​ cilën ishte caktuar seanca më 5 maj 2022.​​ 

 

  • Më 23 nëntor 2022, Gjykata Themelore​​ në​​ Mitrovicë​​ -​​ dega në Skenderaj,​​ nëpërmjet Aktvendimit​​ [C.​​ nr.​​ 84/2022]:​​ (i) e konsideron si të tërhequr padinë​​ e paditësve,​​ kundër të paditurave në çështjen juridike për kompensimin e pronës së paluajtshme të marrë pa shpronësim; (ii) obligon paditësit që ekspertit të agroekonomisë A.Ç., në emër të shpenzimeve për përpilimin e ekspertizës, t’i paguajnë shumën prej 150 euro brenda afatit prej 7 ditëve pas pranimit të po këtij aktvendimi, nën kërcënim të përmbarimit.​​ Në pjesën e arsyetimit të​​ aktvendimit,​​ gjykata respektive​​ arsyeton​​ vendimmarrjen​​ e saj bazuar​​ ​​ paragrafin​​ 3 të nenit 423 të Ligjit​​ për Procedurën Kontestimore (LPK),​​ që​​ përcakton:​​ “po që se në seancën e shqyrtimit kryesor, nuk vjen paditësi, edhe pse është thirrur rregullisht, konsiderohet se e ka tërhequr padinë”​​ dhe duke theksuar​​ se​​ janë plotësuar kushtet ligjore sipas dispozitës së​​ lartpërmendur,​​ sepse​​ përfaqësuesi i paditësve​​ ishte​​ thirrur​​ në mënyrë të rregullt për​​ pjesëmarrje në​​ seancë të​​ 23 nëntorit​​ 2022,​​ megjithatë i njëjti nuk e arsyetoi mungesën dhe nuk​​ paralajmëroi​​ për pamundësinë e pjesëmarrjes​​ së paditësve​​ në këtë seancë.​​ ​​ 

 

  • Gjykata nuk ka informata nëse ndaj​​ Aktvendimit C.​​ nr.​​ 84/2022​​ është ushtruar e drejta e ankesës në​​ Gjykatën e Apelit​​ nga ana e parashtruesit të kërkesës.​​ ​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ se autoritetet publike kanë shkelur të drejtat​​ dhe​​ liritë​​ themelore të​​ tij të​​ garantuara me​​ nenet​​ 3 dhe​​ 24 [Barazia para Ligjit],​​ 21​​ [Parimet e Përgjithshme], 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E​​ Drejta për Mjete Juridike],​​ 33​​ [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale], 46 [Mbrojtja e​​ Pronës], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ dhe​​ 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës.

 

I. Pretendimet për shkelje të dispozitave të nenit 31 të Kushtetutës, në ndërlidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNj-së​​ 

 

i.​​ Pretendimet përkitazi me​​ tejzgjatjen e​​ procedurës​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se lënda e tij​​ po zvarritet nëpër gjykatat e​​ rregullta​​ për vite me​​ radhë​​ dhe se i njëjti​​ është duke kërkuar të drejtat​​ e tij​​ pronësore, për pronat e​​ shfrytëzuara​​ nga​​ Qeveria e Republikës së Kosovës,​​ në vitet 2003-2004-2006,​​ tani e 19​​ vite.​​ ​​ këtë kontekst, parashtruesi i kërkesës thekson se nuk ka​​ qenë e​​ nevojshme​​ të​​ caktohej​​ numër​​ kaq i madh i ekspertizave​​ ​​ gjeodezisë dhe agronomisë, të cilat veç se e kanë zgjatur​​ procesin gjyqësor,​​ për të​​ cilën​​ çështje​​ pohon se mori​​ pjesë​​ 30 deri në 40 seanca, përgjatë​​ 12 viteve.​​ Rreth mënyrës së sjelljes nga ana e tij dhe e paditësve tjerë, parashtruesi i kërkesës thekson se​​ ata​​ nuk kanë kontribuar me sjelljet e tyre në tejzgjatjen​​ e procedurave dhe​​ as në nxjerrjen e vendimeve të gjykatës, pasi sjellja e tyre ishte plotësisht etike dhe ligjore, duke shtuar se​​ të​​ njëjtit​​ vetëm kanë shfrytëzuar të drejtën​​ e tyre​​ për mjete juridike,​​ me qëllim të realizimit të drejtave të tyre të garantuara​​ me ligj dhe Kushtetutë.​​ ​​ këtë kontekst,​​ parashtruesi​​ i kërkesës i referohet rastit të GjENDj-së​​ McFarlane v Irlandës,​​ nr.​​ 31333/06.​​ Bazuar në nenin 6 të KEDNj-së, nenin 7 të​​ Ligjit​​ nr. 06/L-054 parashtruesi i kërkesës thekson se​​ “edhe 'laiku mund të konstatojë se ka tejzgjatje të procedurave”.

 

ii. Pretendimet përkitazi me​​ mënyrën e administrimit të provave​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ ndër të tjera​​ konteston​​ dhe​​ ekspertizën​​ e​​ ekspertit​​ B.​​ G., me pretendimin se​​ e​​ njëjta​​ është kontradiktore në​​ vetvete, sepse​​ “...​​ nuk është bërë ndarja në mes të pjesës së marrë për ndërtimin e rrugës sipas projektit, si dhe pjesës së mbuluar me dhe. [...]. Tani janë kryer edhe disa përmirësime në shënimin e pjesëve të parcelës të cilat më parë ishin të shënuara S1, S1, S1, kurse tani janë S1, S2 dhe S3, e që mund të kuptohet se pjesa për kompensim sipas ekspertit është S2=1149,00​​ m2”.​​ [...]​​ “Unë në seancën e datës 01 nëntor 2022, mendova që do të kompensohet e gjithë ngastra pasi që ishte e shënuar me S1 e tëra”.​​ Duke pretenduar në fund: “Nga këto që u thanë mund të konstatohet që nuk qëndron konstatimi se duhet kompensuar vetëm S2=1149,00​​ m2 por edhe sipërfaqja S3= 851,00 m2, sepse është pamundësuar qasja për të shfrytëzuar atë pjesë”. Së fundmi parashtruesi i kërkesës thekson​​ se nëse eksperti tërhiqet nga konstatimet e shënuara në procesverbalin e 26 majit 2022 atëherë kjo paraqet mashtrim.​​ Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ pretendon se ekspertiza e nxjerrë nga i njëjti është punuar në mënyrë joprofesionale si dhe pa asnjë provë të vetme, duke shtuar​​ se: “Çmimi i caktuar nga eksperti ishte shumë më i ulët në krahasim me çmimet të cilat i kisha ofruar gjykatës si bazë për atë, si dhe prova për çmimet e kompensimeve të kryera në territorin e komunës Skenderaj dhe komunat e rajonit të Mitrovicës. [...].”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ mëton​​ se çmimi i tregut duhet​​ të merrej nga rregulloret e​​ Komunës së Skenderajt, fakt ky të cilin gjykatat nuk e kishin ndjekur. Ndërsa përkitazi me​​ gjetjet e​​ ekspertit të agronomisë A.​​ Ç., parashtruesi i kërkesës pretendon se çmimi i tregut nuk mund të jetë assesi, siç është ​​ caktuar nga​​ i njëjti. Parashtruesi​​ i kërkesës​​ tutje​​ pretendon se Gjykata Themelore​​ në​​ Mitrovicë,​​ fillimisht ka kërkuar që prona e cila nuk ishte në emër të​​ tij,​​ por​​ e​​ prindërve të tij, fillimisht babait,​​ e më pas​​ e​​ nënës,​​ të​​ regjistrohej në​​ emër të tij dhe të​​ vëllezërve​​ të tij,​​ nëpërmjet procedurave jokontestimore​​ (trashëgimore),​​ dhe se ky proces kishte​​ përfunduar​​ më​​ 27 prill 2018,​​ dhe se nga​​ kjo​​ datë kanë​​ kaluar më​​ shumë se​​ katër (4)​​ vite,​​ që​​ nuk mund të​​ shfrytëzojnë pronën​​ e tyre dhe​​ të​​ realizojnë​​ kompensimin​​ për humbjen e pronës. ​​ 

 

  • Përkitazi​​ me Aktvendimin [C.​​ nr.​​ 84/2022]​​ e 23 nëntorit 2022​​ të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin është konsideruar​​ e tërhequr​​ kërkesëpadia e tij​​ dhe e bashkëpaditësve,​​ parashtruesi i kërkesës, thekson​​ se:​​ “Paditësi nuk merr pjesë në seanca në të cilat nuk respektohen procedurat ligjore dhe nuk respektohet dinjiteti i palës paditëse,​​ duke e quajtur​​ aktvendimin në fjalë​​ të kundërligjshëm.​​ Përveç tjerash​​ ai​​ ankohet edhe për mënyrën e caktimit të kamatës ligjore, për çfarë i referohet dispozitave të Ligjit​​ nr.​​ 03/L-139, për caktimin e kamatës dhe kompensimit, duke shtuar se kamata tek pagesa e kompensimit,​​ shpërblimit për paluajtshmëritë​​ e​​ shpronësuara​​ është kamatë​​ ligjore e cila nuk mund të ndryshohet dhe e ka vlerën prej shtatë për qind (7%) sipas Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme dhe Ligjit​​ Nr.​​ 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve, dhe se as koha e rrjedhjes së kamatës nuk mund të ndryshohet nga gjykata,​​ në kundërshtim me dispozitat​​ ligjore që e përcaktojnë​​ atë. ​​ Parashtruesi i kërkesës në​​ këtë kontekst përmend nenet: 170 (Kur arrin për pagesë detyrimi i shpërblimit), 173 (Dëmi i real dhe fitimi i humbur), 378 (Përkufizimi i kamatës), 382 (Kamatëvonesa) të​​ LMD-së,​​ ndërsa sa i përket dispozitave, LShPP i njëjti përmend paragrafin 1 dhe 1.5 të nenit 4 (Qëllimi i Ligjshëm Publik; Domosdoshmëria; Mosdiskriminimi; Organi Shpronësues),​​ 5 (Punët përgatitore), paragrafët 6.1, 6.1.(1) 6.1.(2) 6.3 të nenit 6 (Kompensimi për dëmin e shkaktuar nga punët përgatitore),​​ paragrafët​​ 1 dhe 4 si dhe paragrafin 4.1 të nenit 7 (Inicimi dhe Përfundimi i Procedurës së Shpronësimit), paragrafi 8.3 të nenit 8 (Kërkesa për shpronësim),​​ 9 (Pranimi i Komenteve dhe Dëgjimi Publik), paragrafin 10.1.3 të nenit 10 (Vendimi Preliminar mbi Ligjshmërinë e Shpronësimit të Propozuar),​​ paragrafin 9, 11.9.2, 11.11 të nenit 11 (Vendimi Përfundimtar për Shpronësim),​​ paragrafin 2 të nenit 15 (Rregullat themelore për përcaktimin e shumës së kompensimit),​​ paragrafin 2.1 dhe 2.2 të nenit 16 (Pagesa e kompensimit),​​ paragrafin 14.2.1 si dhe 14.2.2 të nenit 35 (Ankesa Kundër Vendimit Preliminar mbi Ligjshmërinë e Shpronësimit të Propozuar),​​ 40 (Procedurat e iniciuara),​​ 44 (Interpretimi).​​ Në ndërlidhje me nenin 9 (Pranimi i Komenteve dhe Dëgjimi Publik)​​ të LSH të​​ lartpërmendur, në shkresat e lëndës parashtruesi i kërkesës ka pretenduar që “nuk është kryer fare”.

 

ii. Pretendimet përkitazi me “qasjen në​​ drejtësi” ​​ 

 

  • Në​​ lidhje me këtë pretendim,​​ parashtruesi i kërkesës thekson se ka parashtruar kërkesa të shumta për korrigjimin​​ e​​ gabimeve nga ana e gjykatave, e ku asnjëra nga këto kërkesa nuk u shqyrtuan. Duke u thirrur në të drejtat e tij,​​ parashtruesi i kërkesës, thekson:​​ ​​ të drejtën evropiane të të drejtave të njeriut, koncepti i aksesit - qasjes në drejtësi, përcaktohet nga nenet 6 dhe 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ-ECHR) dhe neni 47 i Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së. Këto nene garantojnë të drejtën për një gjykim të drejtë dhe një mjet efektiv, ashtu siç interpretohen nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ-ECHR) ose Gjykata e Bashkimit Evropian (EUC-GJBE)”.​​ Në ndërlidhje me këto,​​ duke shtuar më tej: “Por, këto të drejta parashikohen edhe nga instrumentet ndërkombëtare si neni 2, paragrafi 3 dhe neni 14 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (PNDCP) të Kombeve të Bashkuara dhe nenet 8 dhe 10 të Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut (DUDNJ-UDHR) të OKB-së”.

 

II. Pretendimet për shkelje të nenit 3 dhe 24​​ [Barazia para Ligjit]​​ të Kushtetutës​​ 

 

  • Përkitazi me shkeljen e të​​ drejtës për barazi​​ para ligjit,​​ parashtruesi i kërkesës thekson se Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk ka respektuar paragrafin 2 të nenit 3, si dhe nenin 24 të​​ Kushtetutës, duke arsyetuar se​​ nuk ka asnjë rast në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, që si materie lëndore ka eksproprijimin (shpronësimin),​​ i cili është tejzgjatur kaq shumë,​​ sikurse rasti i tij, për rreth njëmbëdhjetë (11) vite.

 

III. Pretendimet përkitazi me​​ shkeljen e nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të​​ Kushtetutës, në​​ ndërlidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNj-së​​ 

 

  • Sa i përket pretendimit për shkeljen e nenit 46 të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ “e drejta e pronës është e garantuar” dhe se në rastin e tij në mënyrë flagrante është shkelur paragrafi 3 i këtij neni, i cili përcakton se​​ “askush nuk mund të privohet në mënyrë arbitrare nga prona”​​ dhe se shpronësimi, pa zbatim të procedurave ligjore është në kundërshtim me Ligjin për Eksproprijim të KSAK-së dhe Ligjin Nr. 03/L-139 për Shpronësim, dhe se kjo sipas tij përbën ndërhyrje arbitrare në pronën e paditësve.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ tutje​​ thekson​​ se​​ e drejta e pronës​​ është e garantuar dhe se​​ është e tepërt që 20 vite​​ ​​ privohesh​​ nga e drejta​​ e garantuar me Kushtetutë,​​ duke iu referuar​​ ​​ paragrafit 11 të​​ nenit​​ 11 (Vendimi Përfundimtar për Shpronësim)​​ të ligjit​​ për shpronësim, i cili​​ përcakton:​​ “Nëse Organi Shpronësues nuk e merr formalisht Vendimin Përfundimtar brenda Periudhës Përfundimtare të Vendosjes,​​ siç është përcaktuar në përputhje me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, atëherë sipas këtij ligji kjo konsiderohet si Vendim Përfundimtar për refuzimin e kërkesës në tërësi. Ky refuzim hyn në fuqi në ditën e parë të punës e cila vjen menjëherë pas ditës së fundit të Periudhës 15 Përfundimtare të Vendosjes. Subjekti Kërkues mund ta kundërshtojë këtë Vendim Përfundimtar në përputhje me dispozitat e aplikueshme të Ligjit për Procedurën Administrative siç është përcaktuar në nenin 39 të këtij ligji”,​​ ...​​ “konsiderohet se është anuluar shpronësimi në tërësi, edhe nga kjo dispozitë si në ato të tjera, do të thotë se shpronësimi është faktik,​​ arbitrar si dhe i jashtëligjshëm, në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, Kushtetutës, KEDNj-së,​​ si dhe Konventave të tjera Ndërkombëtare”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës tutje thekson se paragrafi 2 i nenit 44 (Interpretimi)​​ i Ligjit​​ për shpronësim, parasheh që​​ dispozitat e këtij ligji​​ duhet të​​ interpretohen dhe zbatohen në pajtim me​​ KEDNj-në, duke përfshirë protokollet​​ e saj.​​ Andaj, sipas tij,​​ Ministria e Infrastrukturës,​​ gjatë shpronësimit ka vepruar​​ në kundërshtim me nenin 1 të Protokollit nr. 1, si dhe nenin 6.1​​ të KEDNj-së.​​ Për këto arsye,​​ moszbatimi i procedurave të parapara me Ligjin për​​ Eksproprijim​​ të KSAK-së si dhe Ligjin për Shpronësim​​ të Republikës së​​ Kosovës. Në këtë kontekst,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ i referohet rasteve të​​ GjEDNj-së,​​ Mazurek​​ kundër​​ Frances, dhe​​ Merger dhe Cross​​ kunder​​ Frances,​​ duke theksuar se​​ e drejta e trashëgimtarëve​​ për të marrë trashëgiminë e tyre mbrohet nga neni 1 i Protokollit​​ nr.​​ 1​​ i KEDNj-së, kur​​ ajo përcaktohet​​ qartë nga ligji i brendshëm.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës,​​ sa i përket kompensimeve​​ të pronës, theksoi se:​​ "Kur bëhet fjalë për rastin e marrjes së tokës nga pronarët e mëparshëm, pa procedurë të duhur dhe pa vendim të autoritetit kompetent, si dhe pronari i mëparshëm nuk dëmshpërblehet në mënyrë adekuate, pavarësisht nga fakti se ligji nuk e njeh termin shpronësim faktik, ky i fundit ekziston gjithmonë kur bëhet fjalë për marrjen ose kufizimin e të drejtave pronësore të individëve nga ana e shtetit i cili e bën këtë për interes publik, por pa procedurë të rregullt dhe marrjen e një vendimi zyrtar mbi të, pa pagesë të kompensimit. E drejta e kompensimit në këso raste nuk parashikohet. (GjNDNj-ECHR) ... Humbja e çdo mundësie të posedimit me pronën e vet, si dhe pamundësia që situata e tillë të riparohet, çon deri te pasojat serioze që kjo situatë​​ të konsiderohet si DE FACTO eksproprijim në mënyrë të tillë e cila nuk është në harmoni me gëzimin e qetë të pasurisë. Një situatë​​ e tillë paraqet shkelje të​​ të​​ drejtave nga​​ neni 1 i Protokollit​​ nr.​​ 1."​​ 

 

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ "Bazuar në të gjitha ato që u përmendën​​ më lart, kërkoj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës që të shqyrtojë kërkesën time dhe të nxjerrë një Aktgjykim mbi bazën e Fakteve dhe Provave të bashkangjitura me këtë kërkesë. Kjo është hera e katërt (që​​ nuk pretendoi të​​ vendoset vetëm për këtë arsye), por gjithashtu, është edhe viti i 11-të (gati edhe viti i 12, që fillon që nga 17 gushti​​ 2011). Gjatë kësaj kohe, kam përjetuar sfida nëpër Gjykatat e Kosovës. Për kompensimin ë pronës së uzurpuar-eksproprijuar në mënyrë arbitrare pa zbatimin e procedurave ligjore - shpronësim faktik që ka ndodhur në vitet 2003-2004 dhe përfundimi i saj në​​ vitin 2006." ​​ Duke shtuar në fund se "Çfarë është kjo - nëse jo shkelje e të drejtave të njeriut?"

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 24​​ 

[Barazia para Ligjit]

1. “Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.​​ 

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,​​ 

mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë​​ 

komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së​​ 

kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.​​ 

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.”

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

1. ​​ Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.​​ 

Neni 32

[E Drejta për Mjete Juridike]

”Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj”.

 

Neni 33

[Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale]

“[...]

​​ 4. Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për kryesin e veprës”.

 

Neni 46

[Mbrojtja e Pronës]

“[...]

​​ 3. Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.​​ 

[...]”

 

Neni 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

“Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur”.

 

Neni 55

[Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]

​​ 1. “Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj.​​ 

2. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.​​ 

3. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat janë përcaktuar.​​ 

4. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.​​ 

5. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar”.

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6

(E Drejta për një proces të rregullt)

1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]” ​​ 

 

Ligji Nr. 03/L-139 PËR SHPRONËSIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME

 

Neni 4

Qëllimi i Ligjshëm Publik; Domosdoshmëria; Mosdiskriminimi; Organi Shpronësues

 

1. “Organi Shpronësues është i autorizuar të bëjë shpronësimin e pronës së paluajtshme vetëm pas përmbushjes së të gjitha kushteve në vijim.

1.5. Organi Shpronësues i ka përmbushur të gjitha dispozitat e aplikueshme të këtij ligji”.

 

Neni 6

Kompensimi për dëmin e shkaktuar nga punët përgatitore

1. “Çdo person i cili është pronar ose zotërues i një interesi në pronën e paluajtshme e cila është objekt i punëve përgatitore ka të drejtën e kompensimit për:​​ 

1.1. humbjen e të drejtës për shfrytëzimin ose gëzimin e pronës ose cilësdo pjesë të saj gjatë kryerjes së punëve përgatitore; dhe

​​ 1.2. të gjitha dëmet tjera ndaj pronës ose personit të cilat janë shkaktuar si rezultat i punëve përgatitore.​​ 

[...]

3. Kompensimi i cili kërkohet sipas paragrafit 1. të këtij neni është i veçantë nga kompensimi i shpronësimit nëse prona bëhet objekt i një vendimi për shpronësim.​​ 

[...]”.

Neni 7

Inicimi dhe Përfundimi i Procedurës së Shpronësimit

“[...]

4. Procedura e Shpronësimit në tërësi ose pjesa përkatëse e saj, përmbyllet ose ndalohet: 4.1. kur e drejta pronësore në pronën e paluajtshme regjistrohet në mënyrë të ligjshme në emër të Komunës (kur Shpronësimi është kryer nga Organi Shpronësues i Komunës) ose Republikës së Kosovës (kur Organi Shpronësues është Qeveria) pas ushtrimit të procedurës dhe pagimit të kompensimit të paraparë me këtë ligj;

[...]”

 

Neni 8

Kërkesa për shpronësim

“[...]

3. Kërkesës për Shpronësim i bashkëngjitet dokumentacioni përmes së cilit dëshmohet në masë të kënaqshme se ka ose do të ketë mjete të mjaftueshme financiare për pagimin me kohë të kompensimit i cili në mënyrë të arsyeshme llogaritet se do të jetë i nevojshëm në rast se kërkesa miratohet.

[...]”

 

Neni 9

Pranimi i Komenteve dhe Dëgjimi Publik

“1. Duke filluar nga data e përmbushjes së kushteve për njoftim dhe shpallje sipas paragrafit 8, të nenit 8 të këtij ligji, do të ketë një periudhë prej tridhjetë (30) ditëve kalendarike gjatë të cilës Personat e interesuar kanë të drejtë të paraqesin në Organin Shpronësues komentet e tyre me shkrim mbi Shpronësimin e kërkuar.​​ 

2. Menjëherë pas përfundimit të periudhës së lartpërmendur kohore për paraqitjen e komenteve me shkrim, do të ketë një periudhë prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike gjatë të cilave Organi Shpronësues do të mbajë një dëgjim publik lidhur me shpronësimin e kërkuar në secilën Komunë në të cilën ndodhet prona/t përkatëse. Personat të cilët janë zyrtarë publik të Komunës në të cilën mbahet dëgjimi si dhe Pronarë ose Zotërues të Interesave në pronën e cila gjendet brenda Komunës në të cilën mbahet dëgjimi, ose avokat ose përfaqësues të​​ këtyre personave, kanë të drejtë të marrin pjesë në dëgjimin publik. Secilit Person të lartpërmendur i epet mundësi e arsyeshme për t’i shprehur gojarisht mendimet e tij/saj lidhur me shpronësimin e kërkuar.​​ 

3. Përfaqësuesi i Organit Shpronësues mundet në çdo kohë të kërkojë nga Personi i cili dëshiron të marrë pjesë ose është duke marrë pjesë në dëgjimin publik që të paraqesë prova të arsyeshme me shkrim se ai/ajo është në fakt zyrtar publik i Komunës në të cilën mbahet dëgjimi publik, ose Pronar ose Zotëruesi i interesit në pronën përkatëse e cila gjendet brenda Komunës në të cilën mbahet dëgjimi publik. E njëjta vlen edhe për avokatët ose përfaqësuesit e zyrtarit të lartpërmendur publik, Pronarit ose Zotëruesit të Interesit. Personit i cili nuk paraqet provat e kërkuara nga përfaqësuesi i Organit Shpronësues, me vendimin e këtij të fundit:

​​ 3.1. mund t’i refuzohet hyrja ose të largohet nga dëgjimi publik; ose

​​ 3.2. t’i lejohet pjesëmarrja vetëm në cilësinë e vëzhguesit.​​ 

4. Personit i cili dëshmon se i plotëson kërkesat e paragrafit 2. të këtij neni duhet t’i epet mundësi që të paraqesë mendimin e tij/saj lidhur me shpronësimin e kërkuar. Përfaqësuesi i Organit Shpronësues i cili organizon dëgjimin publik mund të kufizojë​​ kohën në dispozicion të secilit Person për shprehjen e mendimeve të tyre nëse dhe vetëm deri në masën e nevojshme për t’i lejuar secilit person të pranishëm që të shprehë mendimin e tij/saj. Koha në dispozicion të secilit person në asnjë rast nuk duhet të jetë më pak se pesë (5) minuta.

​​ 5. Në dëgjimin publik të organizuar nga Organi Shpronësues duhet të jetë i pranishëm një zyrtar i lartë i zgjedhur i Organit Shpronësues. Ky zyrtar duhet të sigurojë:​​ 

5.1. mbajtjen e procesverbalit dhe nëse është e nevojshme video-incizimin e dëgjimit publik; dhe

​​ 5.2. caktimin e një numri të arsyeshëm të Zyrtarëve të Uniformuar të Shërbimit Policor të Kosovës për ruajtjen e sigurisë gjatë dëgjimit. Në dëgjim publik duhet të merr pjesë një avokat i Organit Shpronësues dhe nëse Organi Shpronësues nuk është duke vepruar me vetiniciativë, në dëgjim publik duhet të marr pjesë edhe një avokat i Subjektit Kërkues. Përfaqësues tjerë të këtyre institucioneve gjithashtu mund të marrin pjesë.”

 

Neni 10

Vendimi Preliminar mbi Ligjshmërinë e Shpronësimit të Propozuar

“1. Brenda tridhjetë (30) ditëve pas përmbushjes së kushteve të përcaktuara në nenin 9 të këtij ligji, Organi Shpronësues do t’i shqyrtojë komentet e pranuara dhe mendimet e shprehura gjatë dëgjimit(eve) publik dhe:

​​ 1.1. do të miratojë një vendim me shkrim “Vendimi Preliminar” në të cilin përcakton nëse – dhe deri në ç’​​ masë – është konstatuar nga Organi Shpronësues se shpronësimi i kërkuar i plotëson secilin nga kushtet e parapara në nën-paragrafët 1.1 deri 1.4 të nenit 4 të këtij ligji; 1.2. do të përfshijë në Vendimin Preliminar një njoftim me të cilin informohet Subjekti Kërkues, Pronari ose Zotëruesi i Interesit në pronën e prekur nga vendimi mbi të drejtën e tyre për të paraqitur ankesë kundër vendimit, ose cilësdo pjesë të tij pranë gjykatës kompetente në përputhje me nenin 35 të këtij ligji dhe brenda periudhës tridhjetë (30) ditore të përcaktuar në atë nen; dhe​​ 

1.3. do të përfshijë një njoftim se Vendimi Preliminar hyn në fuqi në datën e shpalljes në përputhje me paragrafin 4. të nenit 10 dhe nenin 43 të këtij ligji.

[...].”

Neni 11​​ 

Vendimi Përfundimtar për Shpronësim

 

“[...].​​ 

9. Personat të cilët janë pronarë ose posedues të pronës në fjalë nuk do të detyrohen që ta lirojnë ose dorëzojnë pronën tridhjetë (30) ditë pas datës në të cilën është paguar plotësisht kompensimi i përcaktuar në Vendimin Përfundimtar, në përputhje me nenin 16 të këtij ligji.

[...]

11. Nëse Organi Shpronësues nuk e merr formalisht Vendimin Përfundimtar brenda Periudhës Përfundimtare të Vendosjes siç është përcaktuar në përputhje me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, atëherë sipas këtij ligji kjo konsiderohet si Vendim Përfundimtar për refuzimin e kërkesës në tërësi. Ky refuzim hyn në fuqi në ditën e parë të punës e cila vjen menjëherë pas ditës së​​ fundit të Periudhës 15 Përfundimtare​​ të Vendosjes. Subjekti Kërkues mund ta kundërshtojë këtë Vendim Përfundimtar në përputhje me dispozitat e aplikueshme të Ligjit për Procedurën Administrative siç është përcaktuar në nenin 39 të këtij ligji”.

 

Neni 15

Rregullat themelore për përcaktimin e shumës së kompensimit

“1. Kompensimi bëhet në bazë të vlerës së tregut të pronës, e cila përcaktohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe aktet nënligjore të miratuara në përputhje me paragrafin 6. të këtij neni.​​ 

2. Kompensimi përfshin kompensimin e drejtpërdrejtë të dëmit i cili mund të dëshmohet, i cili i shkaktohet personit të shpronësuar si pasojë e shpronësimit plus vlerën e pronës së paluajtshme të shpronësuar, duke përfshirë – nëse është e aplikueshme - pjesët akcesore dhe frutat e saj.

[...]”

 

Neni 16

Pagesa e kompensimit

“[...]

2. Organi Shpronësues ia paguan, ose kërkon nga parashtruesi i kërkesës ose Përfituesi i pritur – nëse ka të këtillë – që t’ua paguajë shumën e kompensimin të përcaktuar në Vendimin Përfundimtar, Pronarit të prekur ose Zotëruesit të Interesit. Kompensimi i kërkuar në Vendimin Përfundimtar do të jetë:

​​ 2.1. shuma e përcaktuar në aktin përkatës të vlerësimit plus; ​​ 

2.2. interesi në atë shumë i cili është akumuluar duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të Vendimin Përfundimtar deri në datën e pagesës. Ky interes akumulohet në shkallë prej shtatë përqind (7%) interes i thjeshtë vjetor dhe kapitalizohet në bazë vjetore

[...]”

 

Neni 35

Ankesa Kundër Vendimit Preliminar mbi Ligjshmërinë e Shpronësimit të Propozuar

“[...]

12. Nëse parashtruesi i ankesës e fiton rastin gjatë apelit,​​ Gjykata e​​ Apelit 12.1. nëse Organi Shpronësues ende nuk e ka nxjerrë Vendimin Përfundimtar lidhur me pronën dhe/ose të drejtat në fjalë (ose cilëndo pjesë të tyre) –​​ Gjykata e​​ Apelit do të nxjerrë aktgjykim me të cilin urdhërohet Organi Shpronësues që ta përjashtojë pronën ose të cilat në atë kohë nuk janë objekt i Vendimit Përfundimtar, nëse​​ Gjykata e​​ Apelit konstaton se shpronësimi i kësaj prone​​ dhe/ose këtyre të drejtave do të ishte në kundërshtim me një ose më shumë kushte të përcaktuara në paragrafin 1. të nenit 4 të këtij ligji; dhe/ose​​ 

12.2. nëse Organi Shpronësues ka nxjerrë Vendimin Përfundimtar lidhur me pronën ose të drejtat përkatëse (ose cilëndo pjesë të tyre) –​​ Gjykata e​​ Apelit nxjerr një aktgjykim me të cilin e urdhëron Organin Shpronësues që t’i paguajë parashtruesit të ankesës:​​ 

12.2.1. kompensimin e shpronësimit dhe kompensimet për dëmet tjera sipas dispozitave të këtij ligji nëse ato nuk janë paguar deri në atë kohë; dhe​​ 

12.2.2. një shumë shtesë e cila është e barabartë​​ me dyfishin (2) e kompensimit për shpronësim i cila kërkohet sipas këtij ligji, për të gjitha pronat dhe/ose të drejtat të cila​​ Gjykata e​​ Apelit vendos se janë shpronësuar në kundërshtim me paragrafin 1. të nenit 4 të këtij ligji.

[...]”.

 

Neni 40

Procedurat e iniciuara

“Lidhur me procedurat e shpronësimit të filluara para hyrjes në fuqi të këtij ligji zbatohen dispozitat ligjore që kanë qenë në fuqi në ditën e fillimit të tyre. Nëse nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kompensimi për pronën ose të drejtat e shpronësuara në bazë të një procedure të shpronësimit të iniciuar brenda periudhës paraprake tri (3) vjeçare nuk është paguar, shuma e kompensimit do të përcaktohet në përputhje me këtë ligj”.

 

Neni 44

Interpretimi

“1. Dispozitat e këtij ligji interpretohen dhe zbatohen në pajtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e dhe Liritë Themelore të Njeriut (duke përfshirë Protokollet përkatëse) siç është interpretuar dhe zbatuar Konventa e sipërcekur nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.​​ 

2. Ky ligj nuk zbatohet në raport me Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit ose veprimet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit të cilat janë në përputhje me mandatin e saj sipas atij ligji. Ky ligj nuk do të interpretohet ose zbatohet me qëllim të kufizimit ose pengimit të pjesëve ose efektit të atij ligji sa ka të bëjë me shpronësimit, dhe ligjshmëria e qëllimit publik i cili e arsyeton atë pjesë ose efekt, i cili është përcaktuar në preambulën e atij ligji, ripohohet.”

 

LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

 

Neni 170

“Kur arrin për pagesë detyrimi i shpërblimit Detyrimi i shpërblimit të dëmit konsiderohet se ka arritur, për pagesë që nga momenti i shkaktimit të dëmit”.

 

Neni 173

Dëmi i real dhe fitimi i humbur

​​ “1. I dëmtuari ka të drejtë si për shpërblimin e dëmit të rëndomtë, ashtu edhe për shpërblimin e fitimit të humbur.​​ 

2. Lartësia e shpërblimit të dëmit caktohet sipas çmimeve në kohën e nxjerrjes së vendimit gjyqësor, përveç nëse me ligj parashihet diçka tjetër.​​ 

3. Gjatë vlerësimit të lartësisë së fitimit të humbur merret në konsiderim fitimi që ka mundur të pritej në mënyrë të bazuar sipas rrjedhjes së rregullt të gjërave ose sipas rrethanave të veçanta, e realizimi i të cilit është penguar nga veprimi i dëmtuesit ose nga lëshimi që të ndërmerr veprimin.​​ 

4. Kur sendi është shkatërruar ose dëmtuar me vepër penale të kryer me dashje, gjykata mund të caktojë lartësinë e shpërblimit sipas vlerave që ka pasur sendi për të dëmtuarin”.

 

Neni 378

Përkufizim

​​ “Përveç borxhit kryesor (kryegjëja), debitori po ashtu ka për detyrim edhe kamatën, në qoftë se e njëjta është përcaktuar nga ligji ose në rast se kreditori dhe debitori ashtu kanë kontraktuar”.

Neni 382

Kamatëvonesa

“ 1. Debitori që vonon në përmbushjen e detyrimit në të holla debiton, përpos borxhit kryesor, edhe kamatën.​​ 

2. Lartësia e kamatëvonesës është tetë përqind (8%) në vit, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj të veçantë”.

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe të parapara me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata, fillimisht, i referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:

 

Neni​​ 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[…]

 

  • Gjykata, gjithashtu, shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të kërkuara me nenet: 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, që përcaktojnë:

 

Neni 47​​ 

​​ (Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo​​ individ​​ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast​​ se​​ pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.​​ Individi​​ mund​​ të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe​​ liri​​ pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

(Afati)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga​​ dita​​ kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor [...]”.

 

  • Përkitazi​​ me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata​​ fillimisht​​ vlerëson​​ se parashtruesi i​​ kërkesës​​ është palë e autorizuar, i cili në​​ esencë​​ konteston tejzgjatjen e procedurës përkitazi​​ me gjykimin e lëndës [C.​​ nr. 84/2022]​​ në​​ Gjykatën​​ Themelore në Mitrovicë.

 

  • Në kuadër të pretendimeve të tij,​​ për​​ vendosje të​​ çështjes​​ brenda afatit të arsyeshëm kohor​​ nga Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ të garantuar me paragrafin 2 të nenit 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës, në​​ ndërlidhje​​ me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNj-së, parashtruesi i kërkesës, ngrenë pretendime​​ edhe për​​ shkeljen e të​​ drejtave​​ ​​ tij, të​​ garantuara​​ me​​ nenet 3 dhe 24 [Barazia para Ligjit],​​ nenin​​ 21 [Parimet e Përgjithshme],​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ nenin​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike],​​ nenin​​ 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale],​​ nenin​​ 46 [Mbrojtja e Pronës],​​ nenin​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave],​​ dhe​​ nenin​​ 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, si dhe paragrafin​​ 1 të nenit 6, nenin 13, dhe nenin​​ 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNj-së.

 

  • Në lidhje me​​ këto​​ pretendime​​ ​​ fundit, Gjykata nuk​​ mund të vendosë​​ në këtë fazë,​​ përderisa​​ gjykatat e rregullta​​ ende nuk kanë​​ vendosur​​ për themelin e kërkesëpadisë​​ me një vendim përfundimtar.​​ Në këtë kontekst,​​ Gjykata​​ konsideron se​​ janë të​​ parakohshme​​ pretendimet e​​ parashtruesit të kërkesës​​ për shkelje të neneve​​ 3, 24,​​ 31 (në​​ ndërlidhje​​ me qasjen në​​ drejtësi dhe administrimin e provave),​​ 32, 46, 54 dhe 55 të​​ Kushtetutës,​​ dhe​​ ​​ nenit​​ 13,​​ dhe 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNj-së.​​ 

 

  • Në kontekst të kritereve kushtetuese dhe ligjore për (i) shterimin e mjeteve juridike,​​ të​​ përcaktuara​​ me paragrafin​​ 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe​​ paragrafit 2 të nenit​​ 47 të Ligjit,​​ Gjykata rikujton se gjykimi​​ i​​ lëndës​​ [C.​​ nr.​​ 84/2022] ende​​ nuk ka përfunduar me një vendim përfundimtar​​ të gjykatave të rregullta,​​ andaj​​ në këtë fazë​​ nuk mund ti trajtojë​​ pretendimet tjera​​ për shkelje të​​ të​​ drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNj.​​ Andaj, Gjykata bazuar në praktikën e saj gjyqësore thekson se nëse procedurat janë në zhvillim e sipër pranë gjykatave të rregullta, atëherë kërkesat e parashtruesve​​ te kërkesës​​ në Gjykatën Kushtetuese konsiderohen të parakohshme (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës,​​ KI09/19,​​ parashtrues​​ Leutrim Hajdari, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 shkurtit 2019, paragrafi 41;​​ KI23/10, parashtruese​​ Jovica Gadžić, Aktvendim për papranueshmëri, i 19 shtatorit 2013, paragrafi 47; dhe​​ KI102/16, parashtrues​​ Shefqet Berisha,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 2 marsit 2017, paragrafi 39, dhe së​​ fundmi rastin​​ KI49/22,​​ parashtrues:​​ Zejnel Ninaj,​​ Aktvendim​​ për papranueshmëri,​​ i 30 gushtit 2023, paragrafi​​ 64).​​ 

 

  • Gjykata potencon se​​ asgjë​​ nuk e pengon parashtruesin e kërkesës që në të ardhmen, sërish, të dorëzojë kërkesë kushtetuese brenda afatit ligjor 4 (katër) mujor nga dita që ka pranuar vendimin e fundit​​ nga gjykatat e rregullta.​​ Gjykata​​ konstaton se​​ tani për tani, kërkesa e parashtruesit​​ të kërkesës​​ është e parakohshme për arsye se legjislacioni në fuqi parasheh mjete efektive juridike​​ nëpërmjet​​ të cilave parashtruesi i kërkesës mund të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të tij ligjore dhe kushtetuese,​​ sa i përket​​ pretendimeve të lartcekura.​​ ​​ 

 

  • Përkitazi me pretendimin për​​ tejzgjatje të procedurës, gjegjësisht vendosjes​​ ​​ rastit ​​ brenda​​ një afati​​ të arsyeshëm​​ kohor,​​ të garantuar me paragrafin 2 të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNj-së, Gjykata​​ vlerëson se kërkesa​​ e​​ parashtruesit të​​ kërkesës,​​ saktëson​​ shkeljen e pretenduar nga ana e autoriteteve publike,​​ ashtu siç kërkohet me nenin 48 të Ligjit. Përkitazi me çështjen e afatshmërisë së​​ kërkesës, Gjykata​​ duke​​ pasur​​ parasysh natyrën e pretendimit,​​ gjegjësisht​​ tejzgjatjen e procedurës pranë instancave gjyqësore të rregullta, thekson​​ se​​ ​​ këto​​ rrethana​​ nuk aplikohet kriteri i përcaktuar me nenin 49 [Afatet] të Ligjit,​​ përkatësisht kriteri​​ për dorëzimin​​ e kërkesës​​ brenda afatit kohor prej​​ katër​​ (4) muajve.​​ 

 

  • Në vijim, Gjykata po ashtu do të vlerësojë nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriterin e përcaktuar me​​ nënrregullin 2 të rregullit 34​​ [Kriteret e Pranueshmërisë] të Rregullores së punës, i cili ​​ përcakton: ​​ 

 

Rregulli 34

(Kriteret e​​ pranueshmërisë)

[...]

2 Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.

[...]

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të​​ Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë:​​ GjEDNj), por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si​​ “qartazi e pabazuar”​​ në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave,​​ si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të​​ GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta:​​ (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ atëherë kur plotësohet njëri nga dy nënkriteret në vijim:​​ a) kur parashtruesi i kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit qartazi duket shkelja e Kushtetutës dhe KEDNj-së (shih rastin e​​ GjEDNj-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03, vendimi i 31 majit 2005; shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008); dhe b) kur parashtruesi i kërkesës nuk paraqet ose refuzon të paraqesë prova materiale, me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë atë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih rastin e Gjykatës​​ KI166/20, parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri i 5 janarit 2021, paragrafi 43), dhe​​ në fund (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmache kundër Francës, nr. 17621/91, kategoria (i),​​ Juta Mentzen kundër Lituanisë, nr. 71074/01, kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, nr. 4241/03, kategoria (iii)).​​ Për me tepër, praktika e​​ GjEDNj-së​​ është përvetësuar​​ edhe​​ nga Gjykata (shih, rastet​​ KI40/20,​​ parashtrues​​ Sadik Gashi, Aktvendim i 20 janarit 2021;​​ KI163/18, parashtrues​​ Kujtim Lleshi, Aktvendimi​​ i 24​​ qershorit 2020; dhe​​ KI21/21,​​ parashtrues,​​ Asllan Meka, Aktvendimi​​ i 28 prillit 2021).

 

  • Gjykata​​ në vazhdim​​ do e​​ trajtojë​​ pretendimin e parashtruesit të kërkesës për shkelje të​​ së drejtës për vendime brenda​​ një afati​​ të arsyeshëm kohor,​​ ​​ bazë të​​ parimeve të përgjithshme​​ të përcaktuara​​ nëpërmjet​​ praktikës së​​ GjEDNj-së,​​ të cilën​​ kjo Gjykatë dhe gjykatat e rregullta,​​ në​​ bazë të nenit​​ 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës,​​ janë të obliguara​​ që:​​ Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se përkitazi me​​ tejzgjatjen e procedurës​​ pranë​​ Gjykatës Themelore​​ në​​ Mitrovicë, parashtruesi i kërkesës​​ ishte ankuar edhe më​​ parë në Gjykatën Kushtetuese,​​ nëpërmjet kërkesës së parë,​​ KI109/17, kërkesës së katërt​​ KI104/20, dhe kërkesës së pestë​​ KI183/21, pas vlerësimit​​ të​​ të​​ cilave Gjykata nuk kishte konstatuar shkelje të së drejtës në​​ gjykim brenda afatit të​​ arsyeshëm kohor, nga​​ arsyet e cekura në pjesën e përmbledhjes së fakteve.​​ Gjykata​​ vëren​​ se nga 13 prilli 2021, përkatësisht nga data e parashtrimit të kërkesës​​ së pestë​​ KI183/21,​​ e deri më 30 mars 2022 kur Gjykata​​ kishte​​ vendosur për kërkesën, parashtruesi i kërkesës​​ nuk kishte dorëzuar tutje informata në lidhje me ecurinë e procedurave pranë gjykatave të rregullta. Andaj, këtë periudhë kohore Gjykata do​​ e​​ plotësojë bazuar në​​ shkresat e lëndës, që​​ i janë bashkëngjitur kërkesës së tanishme KI67/23.​​ 

 

  • Prandaj, marrë për bazë faktin që Gjykata ka trajtuar çështjen e tejzgjatjes së procedurave​​ pranë​​ Gjykatës Themelore​​ në​​ Mitrovicë, në rastet e​​ përmendura, në​​ rastin​​ konkret do të vendosë theksin në​​ vlerësimin e​​ tejzgjatjes së procedurës​​ pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë,​​ bazuar në​​ faktet të cilat​​ nuk​​ janë përfshirë​​ në kërkesën e pestë​​ KI183/21​​ dhe të​​ cilat nuk i ishin nënshtruar vlerësimit kushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese.​​ 

 

  • Për të vlerësuar bazueshmërinë e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës në lidhje me shkeljet e të drejtave dhe lirive kushtetuese që kanë të bëjnë me gjykimin e rasteve brenda afatit të arsyeshëm kohor, Gjykata merr në konsideratë parimet dhe kriteret e vendosura​​ nëpërmjet praktikës së GjEDNj-së,​​ të afirmuara edhe​​ nëpërmjet​​ praktikës së​​ Gjykatës. Rrjedhimisht, gjatë shqyrtimit të pretendimit të parashtruesit të kërkesës, Gjykata do të merr parasysh: (i) vërtetimin e periudhës së kohëzgjatjes së procedurës në tërësi, të​​ autoriteteve​​ kompetente; (ii) parimet relevante në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave; dhe (iii) arsyeshmërinë e kohëzgjatjes së procedurave​​ pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

 

  • Periudha që do të merret parasysh

 

  • Gjykata,​​ bazuar në praktikën​​ e​​ GjEDNj-se dhe praktikën e​​ saj, ka vlerësuar se​​ llogaritja e shtrirjes në kohë të procedurave fillon në momentin kur gjykata kompetente vihet në lëvizje me kërkesë të palëve për vendosjen e një të drejte apo interesi legjitim​​ të pretenduar (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Erkner dhe Hofauer kundër Austrisë,​​ nr. 9616/81,​​ Aktgjykim i 23 prillit 1987, paragrafi 64;​​ Poiss kundër Austrisë,​​ , nr. 9816/82,​​ Aktgjykim i 23 prillit 1987, paragrafi 50). Ky proces konsiderohet i përfunduar me nxjerrjen e një vendimi gjyqësor përfundimtar nga një instancë kompetente gjyqësore e fundit (shih rastin e GjEDNj-se​​ Eckle kundër Republikës Federale të Gjermanisë,​​ nr. 8130/78,​​ Aktgjykim i 15 korrikut 1982, paragrafi 74 dhe rastin​​ KI177/19,​​ parashtrues​​ NNT “Sokoli”, Aktgjykim i 16 prillit 2019, paragrafi 98).​​ 

 

  • Në rastin konkret, Gjykata vëren se më 7 korrik 2015, parashtruesi i kërkesës në kuadër të procedurës kontestimore kishte parashtruar​​ kërkesëpadi​​ në Gjykatën Themelore​​ në​​ Mitrovicë, dega në Skenderaj për​​ verifikimin e​​ kufirit të​​ pronës së​​ paluajtshme​​ dhe lirimin e​​ pronës së uzurpuar​​ nga e paditura, e cila kërkesëpadi në këtë gjykatë ishte regjistruar​​ me numër [C.​​ nr.​​ 204/2015]. Procedura​​ kontestimore ishte​​ ndërprerë​​ me Aktvendimin​​ [C.​​ nr.​​ 204/2015], të 27 prillit 2017​​ të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj,​​ me arsyetimin se përveç parashtruesit të kërkesës, në këtë procedurë kontestimore​​ kishte​​ edhe trashëgimtarë tjerë,​​ të cilët kishin​​ interes të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e rastit.​​ Ky fakt u vërtetua në procedurë​​ jokontestimore​​ me​​ Aktvendimin​​ [Ct.​​ nr.​​ 33/2018] të 17 majit 2018 të​​ Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.​​ Pas përfundimit të​​ trashëgimisë, Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj kishte rifilluar procedurën kontestimore dhe lëndën​​ e kishte regjistruar me numër të ri rendor [C.​​ nr. 256/2018].​​ 

 

  • Gjykata rikujton​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ kishte dorëzuar në Gjykatë,​​ një​​ kërkesë​​ ​​ pestë​​ KI183/21,​​ me pretendimin​​ për tejzgjatje të procedurës, për shkak të moszgjidhjes​​ ​​ lëndës (C.​​ nr. 256/18) nga​​ Gjykata​​ Themelore në Mitrovicë.​​ Kjo kërkesë​​ ishte dorëzuar​​ ​​ Gjykatë​​ më 13 prill​​ 2021, për​​ të​​ cilën Gjykata​​ vendosi më​​ 30 mars 2022,​​ dhe​​ konstatoi​​ se​​ pretendimi i parashtruesit të kërkesës për​​ tejzgjatje të​​ procedurës​​ pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë,​​ në baza​​ kushtetuese,​​ ishte qartazi i pabazuar.​​ 

 

  • Duke iu rikthyer rrethanave të kërkesës së tanishme, Gjykata​​ vëren se pas parashtrimit të kërkesës​​ së pestë​​ KI183/21, më​​ 13 prill 2021, e deri me datën e vendosjes​​ për​​ kërkesën, ​​ respektivisht deri më​​ 30 mars 2022, pranë​​ Gjykatës Themelore në Mitrovicë,​​ janë ndërmarrë​​ disa veprime​​ procedurale, dhe​​ shumë​​ veprime​​ të tjera​​ nga​​ vetë​​ parashtruesi i​​ kërkesës, të​​ cilat Gjykata do t’i elaborojë dhe vlerësojë​​ në kuadër të kësaj kërkese. ​​ 

 

  • Gjykata marrë për bazë konstatimin e saj,​​ në rastin​​ KI183/21,​​ për qëllime të​​ rcaktimit të periudhës kohore në​​ lidhje​​ me kërkesën e tanishme, do ta marrë​​ parasysh​​ procedurën kontestimore të rifilluar në vitin 2018 në Gjykatën Themelore në Mitrovicë,​​ duke​​ përfshi​​ degët​​ Skenderaj​​ dhe Vushtrri,​​ e deri në​​ datën kur​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ vendosi​​ përfundimisht​​ për kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës, nëpërmjet​​ Aktvendimit [C.​​ nr.​​ 84/2022],​​ të​​ 23 nëntorit​​ 2022, me të cilin e konsideroi të tërhequr kërkesëpadinë e​​ parashtruesit të kërkesës dhe të​​ bashkëpaditësve​​ të tij.​​ 

 

  • Gjykata​​ ​​ vijim​​ thekson se​​ arsyeshmëria e kohëzgjatjes së procedurës duhet të vlerësohet në dritën e rrethanave të rastit, duke marrë parasysh kriteret që i referohen: (a) ndërlikueshmërisë së rastit; (b) sjelljes së palëve në procedurë; (c) sjelljes së gjykatës kompetente ose autoriteteve të tjera publike; si dhe (d) rëndësisë së asaj çfarë është në rrezik për parashtruesin në kontest (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Mikulić kundër Kroacisë,​​ nr.​​ 5376/99,​​ Aktgjykim i 7 shkurtit 2002, paragrafi 38;​​ Comingersoll S.A. kundër Portugalisë,​​ nr.​​ 35382/97,​​ Aktgjykim i 6 prillit 2000;​​ Frydlender kundër Francës,​​ nr.​​ 30979/96,​​ Aktgjykim i 27 qershorit 2000, paragrafi 43;​​ Sürmeli kundër Germany,​​ nr.​​ 755529/01,​​ Aktgjykim i 8 qershorit 2006, paragrafi 128;​​ Famullia Katolike Greke Lupeni dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ nr. 78943/11,​​ Aktgjykim i 29 nëntorit 2006, paragrafi 143;​​ Nicolae Virgiliu Tănase kundër Rumanisë,​​ nr. 41720/13,​​ Aktgjykim i 25 qershorit 2019, paragrafi 209). Shih gjithashtu rastet e Gjykatës:​​ KI07/15, parashtrues​​ Shefki Zogiani, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 23 shtatorit 2016, paragrafët 53-62;​​ KI23/16,​​ parashtrues​​ Qazim Bytyqi dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 5 majit 2017, paragrafi 58;​​ KI18/18, parashtrues​​ Isuf Musliu,​​ Aktvendimi i​​ 11 qershorit 2018, paragrafi 43;​​ KI13/19, parashtrues​​ Fevzi Hajdari, Aktvendimi​​ i 10 qershorit 2019, paragrafët 65-72;​​ KI177/19,​​ cituar më lart,​​ paragrafët 96-106;​​ KI104/20, parashtrues​​ Ejup Koci,​​ Aktvendimi​​ i 22 marsit 2021, paragrafi 46;​​ KI135/20, parashtruese​​ Hava​​ Behxheti, paragrafët 39-54, dhe rastin​​ KI183/21,​​ parashtrues​​ Ejup Koci,​​ Aktvendimi i 30 marsit 2022,​​ paragrafët​​ 80).

 

(iii) Analiza​​ e arsyeshmërisë së kohëzgjatjes së procedurës

 

  • Ashtu siç është elaboruar më sipër, për të konstatuar nëse kohëzgjatja e procedurës ka qenë e arsyeshme, Gjykata duhet të merr​​ për bazë:​​ (a) ndërlikueshmërinë e rastit; (b) sjelljen e parashtruesit të kërkesës; (c) sjelljen e autoriteteve relevante gjyqësore; dhe (d) rëndësinë e asaj çfarë është në rrezik për parashtruesin e kërkesës në kontest.

 

  • Ndërlikueshmëria e rastit

​​ 

  • Në rastin konkret, Gjykata​​ fillimisht nuk do t’i përsërisë veprimet procedurale të ndërmarra nga parashtruesi i kërkesës​​ dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë, të cilat ishin objekt i trajtimit në rastin​​ KI183/21, por​​ do të analizojë​​ veprimet​​ pasuese​​ nga 13 prilli 2021, e deri më 23 nëntor 2022, kur​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë, vendosi për kërkesëpadinë​​ e parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Përkitazi me​​ ndërlikueshmërinë​​ e rastit, Gjykata i referohet praktikës së GjEDNj-së dhe asaj të Gjykatës​​ nëpërmjet së​​ cilës​​ ishte theksuar se ndërlikueshmëria e rastit mund të ndërlidhet me çështje të faktit dhe të ligjit​​ por gjithashtu​​ edhe​​ me përfshirjen e disa palëve në procedurë apo me një numër të caktuar provash që duhet trajtuar para gjykatave të rregullta (shih,​​ ngjashëm rastet e GjEDNj-së,​​ Katte Klitsche de la Grange kundër Italisë,​​ nr. 12539/86, Aktgjykim i 19 shtatorit 1994, paragrafi 55;​​ Humen kundër Polonisë,​​ nr.​​ 26614/95,​​ Aktgjykim i 15 tetorit 1999, paragrafi 63; shih rastet e Gjykatës,​​ KI18/18, cituar më lart, paragrafi 45; dhe​​ KI104/20,​​ cituar më lart, paragrafi 48,​​ dhe​​ KI183/21,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 83).

  

  • Gjykata duke u bazuar në faktin se kërkesëpadia e​​ parashtruesit të kërkesës​​ ndërlidhej​​ me​​ kompensimin e dy ngastrave​​ kadastrale,​​ vërtetimin​​ e uzurpimit të një pjesë të​​ pronës së​​ paluajtshme​​ nga e paditura,​​ rikujton se​​ zgjidhja e çështjeve të tilla​​ në parim shqyrtohet​​ nëpërmjet një procesi kompleks, i cili​​ fillimisht​​ shpërfaq nevojën​​ e​​ dëgjimit​​ ​​ palëve ndërgjyqëse, daljen​​ ​​ terren (vendngjarje),​​ vlerësimin​​ e​​ dëmit të shkaktuar nëpërmjet​​ një​​ ekspertizave adekuate, caktimin e​​ bonitetit të tokës, e më​​ pas të çmimit të tokës, po ashtu​​ me ekspertizë përkatëse, në​​ vetvete​​ e​​ bën​​ rastin​​ tejet kompleks. Prandaj,​​ duke​​ pasur​​ parasysh të gjithë faktorët e përmendur,​​ Gjykata konsideron se rasti i parashtruesit të kërkesës​​ është mjaftueshëm i ndërlikuar.​​ 

 

  • ​​ Sjellja e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata​​ përsërit​​ se parashtruesit​​ e kërkesës​​ në parim kanë të drejtë të ndjekin të gjithë hapat proceduralë​​ të vënë në dispozicion nga ligjet në fuqi. Megjithatë,​​ ata​​ duhet të kenë parasysh, gjithashtu pasojat në rast se mjetet ligjore të shfrytëzuara mund të ndikojnë në kohëzgjatjen e shqyrtimit të rastit​​ të tyre. Sjellja e parashtruesve​​ (palëve)​​ përbën një fakt objektiv që nuk mund t’u atribuohet gjykatave dhe që duhet marrë parasysh në konstatimin, nëse procedurat vazhduan më gjatë se sa afati i arsyeshëm kohor, i garantuar me paragrafin 2 të nenit 31 të Kushtetutës dhe paragrafit 1 të nenit​​ 6 të KEDNj-së (shih rastet e GjEDNj-së,​​ McFarlane kundër Irlandës,​​ nr. 313333/06,​​ Aktgjykim i 10 shtatorit 2010, paragrafin 148;​​ Eckle kundër Gjermanisë,​​ nr. 8130/78,​​ Aktgjykim i 15 korrikut 1982, paragrafi 82; shih gjithashtu rastin e Gjykatës​​ KI07/15, cituar më lart, paragrafi 55).​​ 

 

  • Sipas praktikës gjyqësore të GjEDNj-së, disa shembuj të sjelljes së parashtruesit të kërkesës që mund të kontribuojnë në zvarritje të procedurës janë:​​ (i)​​ Mungesë e gatishmërisë/vullnetit të palëve në paraqitjen e parashtresave mund të kontribuojë në ngadalësimin e procedurës (shih rastin​​ GjEDNj-,​​ Vernillo​​ kundër Francës,​​ nr. 11889/85,​​ Aktgjykim i 20 shkurtit 1991, paragrafi ​​ 34);​​ (ii)​​ Ndërrimi i shpeshtë i përfaqësuesit ligjor (shih rastin​​ König kundër Gjermanisë,​​ nr. 6232/73,​​ Aktgjykim i 28 qershorit 1978, paragrafi 103);​​ (iii)​​ Kërkesa apo mosveprime që kanë ndikim në zhvillimin e procedurës (shih rastin​​ Acquaviva kundër Francës,​​ nr. 19248/91,​​ Aktgjykim i 21 nëntorit 1995, paragrafi 61), ose mungesë e kujdesit për ndjekjen e hapave proceduralë (shih rastin​​ Keaney kundër Irlandës,​​ nr. 72060/17,​​ Aktgjykim i 30 prillit 2020, paragrafi 95);​​ (iv)​​ Inicimi gabimisht i një procedure​​ para një gjykate të cilës i mungon juridiksioni (shih rastin​​ Beaumartin kundër Francës,​​ nr. 15287/89,​​ Aktgjykim i 24 nëntorit 1994, paragrafi 33);​​ dhe (v)​​ sjellje të dëmshme të dëshmuara nga parashtresa të shumta dhe pretendime të tjera (shih rastin​​ Pereira da Silva kundër Portugalisë,​​ nr. 77050/11,​​ Aktgjykim 22 marsit 2016, paragrafët 76-79).

 

  • Gjykata,​​ duke u bazuar në shkresat e lëndës,​​ vëren se parashtruesi i kërkesës ishte​​ tejet aktiv​​ me kërkesa të njëpasnjëshme për përshpejtim dhe informacion lidhur me statusin e rastit [C.​​ nr.​​ 256/2018] të tij, të cilat i parashtroi​​ gjatë periudhës së 4 qershorit​​ 2018​​ deri më​​ 23 nëntor 2022.​​ Duke shkëputur procedurat që​​ janë zhvilluar pas 13 prillit 2021 pranë autoriteteve publike,​​ Gjykata​​ vëren​​ se​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ ka​​ ndërmarrë​​ njëzetë​​ e tre (23)​​ verime procedurale të ndryshme​​ për çështjen e tij, duke parashtruar tre (3) ankesa, katër (4) kërkesa për​​ ecurinë​​ e lëndës​​ [C.​​ nr.​​ 84/2021], tetë (8) parashtresa të ndryshme në​​ ndërlidhje​​ me​​ vërtetimin e fakteve, zbatimin e ligjit dhe​​ ​​ ekspertizave​​ ​​ ekspertëve, dy (2) kërkesa për përshpejtim​​ ​​ procedurës, tre (3) kërkesa për pjesëmarrje​​ ​​ seanca​​ dëgjimore, dhe tri​​ (3) kërkesa për korrigjim të procesverbaleve. ​​ 

 

  • Përkitazi​​ me veprimet procedurale të​​ ndërmarra nga parashtruesi i​​ kërkesës, Gjykata i referohet praktikës së GjEDNj-së,​​ ku​​ kjo e fundit​​ kishte sqaruar se parashtruesit​​ ​​ kërkesës i kërkohet të tregojë kujdes në ndërmarrjen e hapave proceduralë​​ dhe për t’u përmbajtur nga përdorimi i taktikave të vonimit të shqyrtimit të​​ rastit të tyre (shih rastin e GjEDNj-së,​​ Union Alimentaria Sanders S.​​ A. kundër Spanjës,​​ nr. 11681/85,​​ Aktgjykim i 7 korrikut 1989, paragrafi 35).​​ 

 

  • Në vijim dhe bazuar në veprimet e lartcekura të parashtruesit të kërkesës që nga data e rifillimit të procedurës kontestimore në vitin 2018, e​​ deri në ditën e​​ vendosjes për kërkesëpadinë nga​​ ana e Gjykatës Themelore në Mitrovicë,​​ më 23 nëntor​​ 2022,​​ Gjykata konsideron se​​ njëzetë e tre (23)​​ veprimet​​ procedurale të​​ ndërmarra nga​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ kanë ndikuar​​ dukshëm​​ ​​ vendimmarrjen e​​ Gjykatës Themelore në Mitrovicë,​​ e cila kishte ndërmarrë gjashtëmbëdhjetë​​ (16)​​ veprime​​ procedurale përkitazi​​ ​​ parashtresat e parashtruesit të​​ kërkesës, para se​​ ​​ vendoste​​ për​​ çështjen juridike​​ në fjalë.​​ Për me tepër, Gjykata rikujton se​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ se fundmi ishte ftuar në​​ mënyrë të​​ rregullt​​ për​​ ​​ marrë​​ pjese në​​ seancën​​ kryesore. Megjithatë i njëjti​​ kishte injoruar ftesën e​​ Gjykatës Themelore në Mitrovicë,​​ për​​ pjesëmarrje në​​ seancë​​ kryesore, pas së​​ cilës kjo e fundit vendosi me Aktvendimin e 23 nëntorit​​ 2022,​​ duke e konsideruar të​​ tërhequr​​ kërkesëpadinë e​​ tij​​ (shih, paragrafin 94 e këtij Aktvendimi).​​ 

 

  • Thënë këtë,​​ Gjykata​​ gjen se sjellja e parashtruesit të​​ kërkesës,​​ qartazi​​ ka ndikuar​​ ​​ shtyrjen e vendimmarrjes,​​ pranë​​ Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila në​​ përmbushje​​ ​​ kërkesave​​ për një​​ gjykim​​ ​​ drejtë dhe të​​ arsyeshëm,​​ me​​ kërkesë​​ të vetë parashtruesit të​​ kërkesës​​ ndërmori​​ një​​ mori​​ veprimesh​​ procedurale,​​ siç​​ janë​​ elaboruar me lartë dhe këto vonesa,​​ si të​​ tilla nuk mund t’i atribuohen gjykatës në fjalë.​​ 

 

  • Sjellja e autoriteteve relevante gjyqësore

 

  • Në​​ lidhje me sjelljen e autoriteteve,​​ Gjykata vë​​ në dukje qëndrimin parimor të GjEDNj-së,​​ i​​ cili përcakton​​ se paragrafi 1 i nenit 6 të KEDNj-së kërkon nga shtetet kontraktuese që të organizojnë sistemet e tyre ligjore, në mënyrë të atillë që autoritetet kompetente të përmbushin kërkesat e nenit në fjalë, duke përfshirë edhe detyrimin për të shqyrtuar çështjet brenda një afati të arsyeshëm kohor (shih, rastet,​​ Luli dhe të tjerët kundër Shqipërisë, Aktgjykim i 1 prillit 2014, paragrafi 91;​​ Abdoella kundër Holandës,​​ nr. 12728/87,​​ Aktgjykim i 25 nëntorit 1992, paragrafi 24,​​ Mishgjoni kundër Shqipërisë,​​ nr. 18381/05,​​ Aktgjykim, i 7 dhjetorit 2010).

 

  • GjEDNj​​ kishte theksuar se nuk mund të merret në konsideratë arsyetimi i gjykatave për mbingarkesën me lëndë të pazgjidhura (shih rastin​​ GjEDNj,​​ Cappello kundër Italisë,​​ nr. 12783/87,​​ Aktgjykim i 24 janarit 1992, paragrafi 17). GjEDNj, megjithatë kishte theksuar se mbingarkesa e përkohshme e rasteve nuk përfshin përgjegjësinë e shteteve kontraktuese, me kushtin që ato, me shpejtësinë e domosdoshme, ndërmarrin veprime korrigjuese të përballen me një situatë të tillë të veçantë (shih rastet,​​ Buchholz kundër Gjermanisë,​​ nr. 7759/77,​​ Aktgjykim i 6 majit 1981,​​ Zimmerman dhe Steiner kundër Zvicrës,​​ nr. 8737/79,​​ Aktgjykim i 13 korrikut 1983, paragrafi 29).​​ Në vijim, GjEDNj​​ ka specifikuar se:​​ “Metodat që mund të konsiderohen, si të përshtatshme dhe përkohshme, përfshijnë zgjedhjen për të trajtuar rastet sipas një radhe të veçantë, bazuar jo vetëm në datën kur ato janë parashtruar, por duke marrë në konsideratë ​​ shkallën e tyre të urgjencës dhe të rëndësisë dhe, në veçanti, në atë që është në rrezik për palët e interesuara”​​ (shih,​​ rastin​​ e​​ GjEDNj-së,​​ Zimmerman dhe Steiner kundër Zvicrës, cituar më lart, paragrafi 29).

 

  • Gjykata po ashtu edhe​​ nëpërmjet​​ praktikës së vet gjyqësore,​​ ka theksuar se gjykatat e rregullta​​ duhet të kenë​​ parasysh obligimin kushtetues dhe ligjor, që çështjet t'i finalizojnë brenda një afati të arsyeshëm kohor, në mënyrë që të mos shkaktojnë huti dhe pasiguri. Gjykatat e rregullta nuk mund të lejojnë që rasti të bartet pafundësisht​​ nga​​ një instancë​​ gjyqësore tek​​ tjetra. Përndryshe, besimi i publikut ndaj tërë rendit juridik do të​​ vihej në​​ pikëpyetje​​ (shih në lidhje me këtë,​​ rastet​​ e mëparshme​​ KI104/20​​ dhe KI183/21).

 

  • Në​​ rrethanat e tanishme të​​ parashtruesit të kërkesës, Gjykata vëren se Gjykata Themelore në Mitrovicë, pas parashtrimit të kërkesës KI183/21​​ në Gjykatën Kushtetuese,​​ kishte​​ nxjerrë​​ Aktvendimin​​ [C.​​ nr.​​ 502/2020], me të cilin:​​ (i) detyroi të paditurën Ministrinë e Infrastrukturës që paditësve në emër të shpronësimit faktik të pronës së paluajtshme, respektivisht parcelës kadastrale P-72015036-000358-1, e cila gjendet në vendin e quajtur "Zhizhiq", me kulturë arë dhe klasifikim të pestë (5) ZK Kralicë, për sipërfaqen e shpronësuar prej 1032 m2, që të paguaj shumën prej 11,352​​ euro, për pjesën e mbetur të paluajtshme në anën e majtë të rrugës në drejtim Vushtrri-Polac sipërfaqen prej 1288 m2 që e ka humbur vlerën për 15% t’i paguaj shumën prej 2,123.20 euro dhe për sipërfaqen prej 947 m2 që gjendet në anën e djathtë të drejtimit të njëjtë të rrugës për vlerën e humbur prej 30%, t’i paguaj shumën prej 3,125.10 euro, gjithsej shumën prej 16,602 euro; (ii) Për fitimin e humbur nga viti 2006 e deri në vitin 2020 për çdo vit shumën prej 90 euro në vit, gjithsej shumën prej 1,260 euro. Ku gjithsej në shumën e përgjithshme prej 17,862 euro; (iii) refuzoi si të pa bazuar kërkesëpadinë në shumën prej 1.162,480 euro, për arsye se shuma e kërkuar është tejet e lartë; si dhe (iv) refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë ndaj të paditurës Komuna e Skenderajt​​ në mungesë të legjitimitetit pasiv në këtë çështje juridiko-civile.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ nuk ishte​​ pajtuar​​ me këtë aktvendim,​​ dhe​​ si rezultat​​ i​​ njëjti​​ kishte parashtruar ankesë në​​ Gjykatën e Apelit, për të cilën kjo​​ gjykatë​​ me Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr.​​ 4319/2021] e 26 majit 2022,​​ kishte aprovuar​​ ankesën e​​ tij,​​ duke prishur Aktgjykimin​​ [C.​​ nr.​​ 502/2020],​​ e 28 prillit 2021 të​​ Gjykatës​​ Themelore në Mitrovicë,​​ dhe duke e​​ kthyer çështjen në rivendosje pranë kësaj të fundit.​​ Në shkurt​​ të​​ vitit​​ 2022,​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ bazuar në​​ gjetjet e​​ Apelit,​​ kishte​​ kërkuar​​ plotësimin e provave, nëpërmjet një eksperti​​ të​​ pavarur të gjeodezisë, i cili do​​ e​​ bënte verifikimin​​ e ngastrave P-358-1 dhe P-354-0, për të konstatuar sipërfaqen e saktë që iu​​ ishte​​ marrë paditësve me rastin e ndërtimit të rrugës.​​ Për​​ këtë çështje,​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë, më​​ 5 maj 2022​​ mbajti seancë dëgjimore, për të vazhduar më pas më​​ 1 qershor​​ 2022​​ me shqyrtimin e raportit të​​ ekspertit të gjeodezisë,​​ i cili theksoi se kishte​​ mospërputhje në mes të gjendjes kadastrale​​ të regjistruar​​ dhe asaj faktike në terren,​​ si në aspektin e pozicionimit grafik ashtu edhe mospërputhje​​ të sipërfaqeve.​​ Ky raport​​ u ishte komunikuar palëve ndërgjyqëse.​​ ​​ 

 

  • Gjykata tutje​​ vëren​​ se​​ më 7 shator 2022,​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë, konstatoi se​​ ekzistonin​​ pengesa​​ që​​ e​​ bënin​​ të pamundur dhënien e mendimit dhe të konstatimit për sipërfaqen e​​ pronës së​​ paluajtshme,​​ që u​​ ishte​​ marrë paditësve​​ nga​​ dy ngastrat,​​ me rastin e ndërtimit të rrugës Polac-Vushtrri, ngase sipas ekspertit, paditësit​​ nuk kishin bërë​​ fillimisht caktimin e kufijve të​​ ngastrave​​ të​​ tyre,​​ me​​ ngastrat​​ tjera që​​ kufizoheshin.​​ Më​​ 30 shtator 2022,​​ parashkruesi i​​ kërkesës​​ i​​ ishte​​ përgjigjur​​ kërkesës​​ së​​ Gjykatës​​ Themelore në Mitrovicë, duke​​ theksuar​​ se ngastrat​​ P-72015036-00358-1 dhe P-72015036-00354-0, janë regjistruar në librat kadastral, ndërsa përkitazi me sigurimin e kopjes së planit (hartave) kadastrale,​​ kishte theksuar se nuk ishte​​ detyrë​​ e tij​​ që​​ të përditësonte hartat​​ kadastrale, por e organeve kompetente.​​ Megjithatë,​​ më​​ 30 shtator 2022,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kishte​​ kërkuar​​ zgjatje të​​ afatit​​ për plotësimin e dokumentacionit.​​ Më​​ këtë rast,​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë​​ kishte caktuar ekspert​​ të ri për​​ identifikimin e saktë të​​ ngastrave kadastrale.​​ Në ndërkohë,​​ më 6 tetor 2022, parashtruesi​​ i kërkesës​​ kishte parashtruar​​ ankesë në​​ Gjykatën​​ Themelore në Mitrovicë,​​ ndaj gjyqtarit të​​ rastit​​ H.​​ A.,​​ për​​ të​​ cilën​​ e njëjta,​​ më 26 tetor 2022​​ i​​ kërkoi​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ të qartësonte ankesën,​​ sepse e njëjta ishte e paqartë​​ dhe e mangët.​​ Më 7 tetor 2022,​​ eksperti i​​ gjeodezisë​​ B.​​ G.,​​ kishte dorëzuar raportin e tij, duke konstatuar​​ se​​ ngastra​​ P-358-1 ishte e ndarë nga parcela P-354-0, por kufiri i brendshëm që është dashur të​​ përkufizonte​​ sipërfaqen prej 32.67 m2 nuk ekzistonte, dhe se gjendja faktike në terren nuk​​ përputhej​​ me të dhënat kadastrale sipas planit kadastral.​​ Më​​ 27 tetor 2022,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ kërkoi​​ ​​ mbahej seancë​​ dëgjimore. Më​​ 1​​ nëntor​​ 2022,​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë, me​​ Aktvendimin​​ [C.​​ nr.​​ 84/2022], kishte aprovuar​​ kërkesën​​ e​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ për​​ caktimin e​​ një eksperti të agronomisë, për të bërë vlerësimin e pronës së paluajtshme,​​ si dhe llogaritjen e fitimit të humbur, sipas​​ gjetjeve​​ të​​ ekspertit​​ të​​ gjeodezisë B.​​ G. Ky i fundit,​​ më​​ 15​​ nëntor​​ 2022,​​ i​​ kishte​​ dorëzuar​​ Gjykatës​​ Themelore në Mitrovicë,​​ raportin e kërkuar.​​ Raporti i ekspertit më​​ 21​​ nëntor​​ 2022​​ u kontestua nga parashtruesi i kërkesës.​​ ​​ 

 

  • Në​​ një​​ datë​​ të​​ paspecifikuar,​​ Gjykata​​ vëren​​ se​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë​​ e kishte ftuar në​​ mënyrë​​ të​​ rregullt parashtruesin e kërkesës​​ ​​ seancë​​ gjyqësore.​​ Në​​ ndërkohë,​​ ​​ 21 nëntor 2022,​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ nëpërmjet Aktvendimit C.​​ nr.​​ 84/2022, e​​ kishte refuzuar​​ ankesën​​ e parashtruesit​​ të​​ kërkesës,​​ ndaj​​ gjyqtarit të​​ rastit​​ (H.​​ A).​​ Përfundimisht,​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ më 23 nëntor 2022,​​ nëpërmjet​​ Aktvendimit​​ C.​​ nr.​​ 84/2022:​​ (i) e konsideroi,​​ si të tërhequr​​ kërkesëpadinë​​ e paditësve, kundër të paditurave në çështjen juridike për kompensimin e pronës së paluajtshme të marrë pa shpronësim; (ii) obligoi​​ paditësit që ekspertit të agronomisë A.​​ Ç., në emër të shpenzimeve për përpilimin e ekspertizës, t’ia​​ pagunin​​ shumën prej 150 euro brenda afatit prej 7 ditëve pas pranimit të aktvendimit.​​ 

 

  • Gjykata, bazuar në​​ zhvillimet e mësipërme,​​ vë në pah faktin se​​ prej​​ veprimeve të​​ fundit të​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ [13 prilli 2021],​​ e​​ deri në​​ vendosjen për kërkesëpadinë​​ [23 nëntor 2022] e​​ parashtruesit të kërkesës​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë​​ ka​​ ndërmarrë​​ gjithsej​​ gjashtëmbëdhjetë (16)​​ veprime procedurale,​​ në harkun kohor prej​​ një (1) viti, gjashtë​​ (6) muaj, e dhjetë​​ (10) ditë,​​ ​​ cilat që të​​ gjitha ndërlidheshin me shqyrtimin​​ përfundimtar të​​ kërkesëpadisë së tij.​​ 

 

  • Në dritën e të lartcekurave, Gjykata konsideron se çështja e zgjidhjes së rasteve nga gjykatat e rregullta brenda një afati të​​ arsyeshëm kohor, të​​ garantuar me paragrafin 2 të nenit 31 të Kushtetutës kërkon veprime dhe adresim më të përshpejtuar​​ dhe të​​ përshtatshëm në​​ zgjidhjen​​ e kontesteve.​​ Megjithatë, Gjykata duke iu rikthyer rrethanave të rastit konkret dhe bazuar​​ në aktivizimin e GjThM,​​ ​​ shumicën e rasteve me kërkesë të vetë parashtruesit të kërkesës, ka ndërmarrë​​ gjashtëmbëdhjetë (16)​​ veprime​​ procedurale, nga 13 prilli 2021, deri me 23 nëntor 2022, periudhë​​ kjo e cila i ishte nënshtruar vlerësimit për tejzgjatje nga ana e Gjykatës.​​ 

 

(d) Rëndësia e asaj çfarë është në rrezik për parashtruesin në kontest

 

  • Lidhur me kriterin e asaj çfarë është në rrezik për parashtruesin në kontest, Gjykata i​​ rikujton praktikën​​ e GjEDNj-së, e cila sqaron se një kategori e rasteve kërkon zgjidhje të veçantë ekspeditive. Sipas kësaj praktike, shembujt​​ që kërkojnë kujdes të veçantë dhe zgjidhje me prioritet janë rastet që ndërlidhen me statusin dhe kapacitetin civil, rastet rreth kujdestarisë së fëmijëve dhe marrëdhënies prind-fëmijë, kontestet nga marrëdhënia e punës, rastet e parashtruesve që vuajnë nga​​ “sëmundje të pashërueshme”​​ dhe kanë​​ “pritje të reduktuar të jetëgjatësisë”, si dhe rastet rreth të drejtës për arsim (shih rastet e GjEDNj-së,​​ Bock kundër Gjermanisë,​​ nr. 11118/84,​​ Aktgjykim i 21 shkurtit 1989, paragrafi 49;​​ Laino kundër Italisë,​​ nr. 33158/96,​​ Aktgjykim i 18 shkurtit 1999, paragrafi 18,​​ Mikulić kundër Kroacisë, i cituar më lart,​​ paragrafi​​ 44;​​ Hokkanen kundër Finlandës,​​ nr. 19823/92,​​ Aktgjykim​​ i 23 shtatorit 1994,​​ paragrafi 72;​​ Niederböster kundër Gjermanisë,​​ nr. 39547/98,​​ Aktgjykim i 27 majit​​ 2003, paragrafi 39,​​ Frydlender kundër Francës, i cituar më lart, paragrafi 45,​​ Vocaturo kundër Italy, cituar më lart, paragrafi 17; ​​ X kundër Francës,​​ nr.18020/91,​​ Aktgjykim i 31 marsit​​ 1992, paragrafi 47;​​ dhe​​ Oršuš dhe të tjerët kundër Kroacisë,​​ nr. 15766/03,​​ Aktgjykim i 16 marsit 2010, paragrafi 109).​​ 

 

  • Gjykata rikujton që kërkesa e parashtruesit​​ të kërkesës​​ ka të bëjë me​​ kërkesëpadinë​​ e tij​​ për​​ shpronësim​​ nga ana e autoriteteve publike, kompensim dëmi, vërtetim kufijsh të ngastrave tjera,​​ dhe vërtetim​​ të pretendimit nëse​​ një pjesë e paluajtshmërisë së tij​​ ishte​​ uzurpuar nga e paditura. Ashtu siç është specifikuar edhe më lart,​​ është në diskrecionin edhe të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të​​ vlerësojë​​ nëse kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës është e një rëndësie të konsiderueshme që kërkon urgjencë të veçantë nga ana e kësaj gjykate.​​ Tashmë​​ kjo​​ gjykatë ka vendosur për kërkesëpadinë e tij dhe të bashkëpaditësve, më​​ 23 nëntor 2022.

 

Përfundim​​ 

 

  • Si përfundim, Gjykata gjen se kohëzgjatja e procedurës pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, përkitazi me shqyrtimin e lëndës​​ kontestimore​​ [C.​​ nr.​​ 84/2022],​​ të parashtruesit të kërkesës nuk mund të konsiderohet e paarsyeshme. Rrjedhimisht, në dritën e kritereve të lartcekura të vendosura​​ nëpërmjet praktikës gjyqësore të GjEDNj-së dhe të afirmuara edhe​​ nëpërmjet​​ praktikës gjyqësore të vet Gjykatës,​​ përkitazi me të drejtën për gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor, të garantuar me paragrafin 2 të nenit 31 të Kushtetutës,​​ në lidhje me​​ paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNj-së, Gjykata​​ konstaton​​ se pretendimi i parashtruesit të kërkesës lidhur me tejzgjatjen e procedurës dhe moszgjidhjen e rastit brenda një afati të arsyeshëm të lëndës​​ kontestimore [C.​​ nr. 84/2022], është​​ qartazi i pabazuar në bazë kushtetuese në “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”​​ dhe duhet të deklarohet i papranueshëm në pajtim me paragrafin 2​​ të rregullit​​ 34​​ të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, në pajtim me nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe në pajtim me nënrregullin (2) të rregullit 34 si dhe shkronjën (b) të nënrregullit (1) të rregullit 48 të Rregullores së punës, në seancën e saj të mbajtur më​​ 17 korrik​​ 2024, njëzëri:

 

VENDOS​​ 

 

  • ​​ DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • ​​ PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

Enver​​ Peci  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

1

 

Parashtruesit:

Ejup Koci

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile