Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit AC-II-21-0058, të 23 majit 2022

Nr. të lëndës KI177/22

Parashtruesit: Pashk Bibaj

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Prishtinë, më 20 shtator​​ 2024

Nr. Ref.:AGJ 2539/24

 

 

 

 

 

 

 

AKTGJYKIM

 

 

rastin nr. KI177/22

 

Parashtrues

 

Pashk Bibaj​​  ​​​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ [AC-II-21-0058],​​ ​​ 23​​ majit​​ 2022  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ ​​ 

 

 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar dhe

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Pashk​​ Bibaj​​ nga Komuna e​​ Gjakovës​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi​​ ​​ kërkesës),​​ i​​ përfaqësuar nga​​ Prek Kola,​​ avokat në​​ Komunën e Gjakovës.

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit​​ [AC-II-21-0058] të​​ 23​​ majit​​ 2022, të​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ Dhomës së​​ Posaçme të​​ Gjykatës Supreme​​ për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-së).

 

  • Parashtruesi i kërkesës vendimin e kontestuar e ka pranuar më​​ 2 nëntor​​ 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit [AC-II-21-0058] të​​ 23​​ majit​​ 2022, të​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ DHPGJS-së,​​ për të​​ cilin parashtruesi i kërkesës pretendon se i​​ janë shkelur të drejtat e​​ tij të​​ garantuara me​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për proces të rregullt gjyqësor) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ)​​ dhe​​ 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët​​ 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Ligji), si dhe në rregullin 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • ​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi 15 ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht,​​ gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform​​ rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 16 nëntor​​ 2022, parashtruesi i kërkesës​​ përmes postës​​ dorëzoi kërkesën, të cilën ​​ Gjykata Kushtetuese e​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata)​​ e pranoi më​​ 18 nëntor 2022.​​ 

 

  • ​​ 2 dhjetor 2022, Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrim të​​ kërkesës.​​ 

 

  • Më 2 dhjetor 2022, Gjykata njoftoi DHPGJS-në​​ për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi fletëkthesën që dëshmon se kur parashtruesi​​ i kërkesës ka pranuar​​ aktgjykimin e kontestuar të​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ DHPGJS-së.​​ ​​ 

 

  • ​​ ​​ 5 dhjetor 2022, Kryetarja e​​ Gjykatës​​ përmes​​ Vendimit​​ [nr. GJR. KI177/22]​​ caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi,​​ gjyqtar​​ raportues dhe​​ përmes Vendimit [nr. KSH. KI177/22]​​ caktoi​​ Kolegjin shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Safet Hoxha (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 5​​ dhjetor 2022,​​ DHPGJS dorëzoi në​​ Gjykatë​​ ​​ fletëkthesën e kërkuar, e cila dëshmon se​​ përfaqësuesi​​ ligjor i parashtruesit të​​ kërkesës Aktgjykimin e kontestuar të​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ DHPGJS-së​​ e ka pranuar më​​ 2 nëntor​​ 2022.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’​​ rast filloi mandati i tij në Gjykatë. ​​ 

 

  • Më 29 maj 2023, Gjykata kërkoi nga DHPGJS dosjen e plotë të lëndës.

 

  • Më 1 qershor 2023,​​ DHPGJS​​ dorëzoi në​​ Gjykatë​​ dosjen e kërkuar të​​ lëndës. ​​ 

 

  • Më 14 qershor 2023,​​ Gjykata fillimisht njoftoi Gjykatën Themelore për regjistrimin e kërkesës dhe të njëjtën kohë kërkoi që​​ ta​​ njoftojë​​ Gjykatën nëse parashtruesi i kërkesës ka paraqitur përgjigje ndaj ankesës së Agjencisë Kosovare për Privatizim (në tekstin e mëtejmë: AKP).

 

  • Më 26 qershor 2023, Gjykata Themelore​​ dorëzoi sqarimet dhe​​ dokumente plotësuese.

 

  • Më 1 gusht 2023, Gjykata i dërgoi DHPGJS-së​​ një​​ shkresë, përmes të​​ cilës​​ i kërkoi​​ ​​ dhënien e përgjigjes apo informatave ndaj pyetjeve​​ si në vijim:​​ 

 

“(i)A është njoftuar parashtruesi i kërkesës lidhur me zhvillimin e procedurës gjyqësore ndaj rastit të tij para Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës?​​ 

 

(ii)A ka paraqitur parashtruesi i kërkesës ndonjë dokument/përgjigje në mbrojtje të rastit të tij para Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës?”. ​​​​ 

 

  • Më 2 gusht 2023, DHPGJS​​ dorëzoi përgjigjet e saja ndaj pyetjeve të​​ Gjykatës, të​​ cilat do të​​ pasqyrohen në​​ vijim të​​ këtij Aktgjykimi.​​ 

 

  • Më 18​​ janar 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe vendosi që rasti të shtyhet për shqyrtim në një nga seancat e radhës, me kërkesë që i njëjti të plotësohet​​ me sqarime shtesë.

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’​​ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 7​​ maj 2024, Gjykata i dërgoi një shkresë​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit duke kërkuar​​ përgjigje​​ si në vijim:

 

“(i) Në rastin konkret, përkatësisht në lidhje me kompetencën lëndore, a ka nxjerrë gjykata e juaj vendim, përmes të cilës e ka shpallur veten jokompetente? Nëse ky është rasti, atëherë a është njoftuar parashtruesi i kërkesës në lidhje me këtë vendim?; dhe

 

(ii) Në vijim të kësaj, në rast të nxjerrjes së një vendimi të tillë, përmes të cilit Gjykata e Apelit ka shpallur veten jokompetente, luteni që Gjykatës t’ia dorëzoni kopjen e vendimit dhe informatën nëse parashtruesi i kërkesës ​​ është njoftuar për vendimin për transferimin e lëndës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit”.

 

  • Më 8 maj 2024, Gjykata e Apelit​​ dorëzoi në​​ Gjykatë​​ kopjen e Aktit përcjellës​​ [Ac.​​ nr.​​ 5176/19]​​ ​​ dorëzuar në​​ ​​ DHPGJS​​ ​​ 28​​ shtator​​ 2021.​​ 

 

  • ​​ 6 qershor 2024, Gjykata i ktheu dosjen e rastit DHPGJS-së.

 

  • ​​ 4 shtator​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit​​ raportues dhe​​ njëzëri i rekomandoi Gjykatës pranueshmërinë e kërkesës.​​ Në të njëjtën ditë, Gjykata njëzëri​​ vendosi që​​ (i) të​​ shpallë​​ kërkesën e​​ pranueshme​​ dhe (ii) të​​ konstatojë​​ se​​ Aktgjykimi [AC-II-21-0058] i 23 majit 2022​​ i​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ DHPGJS-së​​ nuk është në​​ përputhshmëri​​ me​​ paragrafin 1 të​​ nenit 31 [E Drejta​​ për​​ Gjykim​​ të​​ Drejtë dhe​​ të Paanshëm] të​​ Kushtetutës​​ në​​ lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta​​ për një​​ proces​​ të​​ rregullt)​​ të​​ KEDNJ-së;​​ dhe (iii) të​​ kthejë​​ Aktgjykimin [AC-II-21-0058] të 23 majit 2022, të​​ Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-së​​ për rivendosje sipas konstatimeve të Aktgjykimit të Gjykatës.​​ 

 

Përmbledhje e fakteve​​ 

 

  • ​​ 23 prill 2001, parashtruesi i kërkesës në​​ cilësinë​​ e blerësit dhe​​ Kooperativa Bujqësore​​ “Bec”, me seli në​​ Komunën​​ e Gjakovës​​ – në​​ cilësinë​​ e shitësit,​​ lidhën​​ Kontratën​​ ​​ ​​ shitblerjes​​ ​​ paluajtshmërive,​​ përkatësisht​​ ngastrat nr. 731, nr. 732 dhe nr. 733.

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton që​​ më 14 mars 2002, Gjykata Komunale në Pejë përmes Vendimit [Vr.​​ nr.​​ 2073/2002]​​ vërtetoi Kontratën e shitblerjes​​ (në tekstin e mëtejmë: Kontrata e shitblerjes).

 

  • Më 3 mars 2005​​ dhe 5 korrik 2006,​​ Agjencia Kosovare e Mirëbesimit​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ AKM)​​ kërkoi​​ nga Drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi në​​ Komunën e​​ Gjakovës​​ ​​ mos të implementohen ndryshimet kadastrale​​ bazuar në​​ kontratën e shitblerjes,​​ ​​ emër dhe titull të​​ parashtruesit të​​ kërkesës. ​​ 

 

  • Më 7 mars 2005, AKM përmes një shkrese​​ njoftoi​​ Kryetarin ​​ e Gjykatës Komunale në Pejë për anulimin​​ e​​ kontratës së​​ lartcekur​​ ​​ shitblerjes,​​ duke​​ specifikuar se​​ AKM administron me të gjitha ​​ ndërmarrjet​​ ​​ pronësi shoqërore ose publike ​​ të regjistruara ose që veprojnë në territorin e Kosovës në përputhje​​ me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12 mbi themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit.

 

  • Bazuar në​​ shkresat e​​ lëndës,​​ përkatësisht​​ sipas​​ certifikatave​​ mbi të drejtat pronësore të lëshuar nga​​ Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi në Komunën e Gjakovës​​ ​​ 4 mars 2019, përkatësisht​​ certifikatat​​ [nr.​​ 459/19]​​ lidhur me ngastrat​​ 731-0 dhe​​ [nr. 459/19]​​ lidhur me ngastrën 734-0,​​ dhe​​ të cilat janë objekt i​​ Kontratës, së​​ 23 prillit 2001,​​ ​​ njëjtat​​ janë​​ lëshuar në​​ emër të​​ parashtruesit të kërkesës, si pronar i këtyre​​ ngastrave.

 

  • ​​ 28​​ prill 2016, Agjencia Kosovare e Privatizimit (në​​ tekstin e​​ mëtejmë: AKP), parashtroi padi për anulimin e​​ kontratës​​ ​​ kontestuar​​ ​​ Gjykatën Themelore në​​ Gjakovë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ AKP​​ përmes padisë së​​ paraqitur​​ pretendoi​​ se​​ Kooperativa Bujqësore “Bec”​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: KB “Bec”)​​ është​​ ndërmarrje shoqërore e vendosur nën administrimin e AKP-së, rrjedhimisht AKP ka zotësi të​​ plotë​​ juridike për të​​ marrë, mbajtur ose shitur pronën “si dhe ka të​​ gjitha kompetencat e vetëkuptueshme për përmbushjen në​​ tërësi të​​ detyrave dhe kompetencave të​​ dhëna me Ligjin Nr. 04/L-034 mbi AKP-në;​​ si dhe​​ të​​ padisë​​ e të​​ paditet në​​ emër të​​ saj”.​​ Ndër të tjera, AKP theksoi​​ se në​​ përputhje​​ me​​ vendimin e Bordit të​​ AKP-së, sipas nenit 9​​ (Likuidimi i kryer nga Agjencia)​​ ​​ Ligjit 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të​​ vitit 2011 (në​​ tekstin e mëtejmë: Ligji për AKP-në), likuidimi i ndërmarrjes KB “Bec”​​ ka hyrë​​ ​​ fuqi​​ ​​ 9 shtator​​ 2013 dhe se​​ kjo​​ ndërmarrje​​ administrohet nga Autoriteti i Likuidimit.​​ 

 

  • AKP padinë​​ e saj​​ për anulimin e kontratës​​ ​​ kontestuar​​ e​​ arsyetoi se​​ (i)​​ kontrata e lidhur​​ është​​ ​​ kundërshtim të​​ plotë​​ me Ligjin mbi AKP-në​​ ;​​ (ii)​​ kontrata nuk ka bazë​​ ligjore dhe​​ është​​ lidhur​​ ​​ kundërshtim të​​ plotë​​ me nenin 6 të​​ Rregullores​​ nr.​​ 2000/54 të​​ UNMIK-ut,​​ ​​ 27 shtatorit 2000 dhe nenin 5 të​​ Rregullores​​ nr. 2002/12​​ ​​ ​​ UNMIK-ut të​​ 13 qershorit 2002;​​ (iii)​​ kontrata​​ është​​ nënshkruar nga personi i paautorizuar dhe kjo ka për pasojë​​ pavlefshmërinë​​ absolute të​​ kontratës;​​ dhe​​ (iv)​​ Gjykata Komunale​​ ​​ Pejë​​ – që​​ ka​​ vërtetuar​​ kontratën, nuk ka qenë​​ kompetente në​​ aspektin territorial pasi që​​ objekti i kontratës kanë​​ qenë ngastrat kadastrale në​​ territorin e​​ Gjakovës.​​ ​​ vijim, AKP-ja pretendoi​​ se:​​ në​​ bazë të​​ nenit 86 të​​ Ligjit​​ r​​ Marrëdhënie​​ Pronësore​​ Juridike forma e kësaj kontrate ka​​ qenë​​ objekt i legjislacionit​​ të​​ Kosovës, Ligji në fuqi, përkatësisht neni 26,​​ pika 14 i Ligjit​​ për​​ gjykatat e rregullta​​ (Gazeta zyrat e KSAK-së 2178) ashtu se i dhe neni 13 të Ligjit të procedurës jokontestimore (Gazeta e KSAK 422/39) përcakton se​​ për të qenë​​ e vlefshme kontrata duhet të​​ vërtetohej në​​ Gjykatën​​ Kompetente, që në rastin konkret ishte Gjykata Komunale Gjakovë, e asnjë Gjykatë tjetër, kjo kontratë​​ është vërtetuar në​​ Gjykatën e Pejës”, dhe “kjo gjykatë nuk ka qenë​​ kompetente në​​ aspektin territorial​​ për​​ vërtetimin e​​ kontratës​​ së​​ shitblerjes pasi që​​ objekti i​​ kësaj​​ kontrate​​ janë ngastrat kadastrale ​​ të​​ evidentuara në​​ Brekoc pronë​​ e KB “Bec” e cila është në Komunën ​​ e Gjakovës, rrjedhimisht ​​ është dashur​​ që në pikëpamje ligjore e kompetencës territoriale e jo kontratë​​ e shitjes për këto asete të vërtetohej pranë Gjykatës Komunale në Gjakovë , aty ku de facto dhe de jure ndodhet pasuria dhe objekti i kontratës”.​​ ​​ fund, AKP​​ specifikoi se:​​ “Korniza ligjore relevante ​​ pas vitit 1999,​​ duke filluar nga 10 qershori i vitit 1999 ka përcaktuar ​​ që të gjitha pronat e luajtshme dhe të paluajtshme në Kosovë, janë​​ nën administrimin ​​ e UNMIK-ut rregullorja 1999/1 neni 6 zotërues i së​​ drejtës së​​ shfrytëzimit pra kësaj kohe është ai në​​ emër të​​ cilit gjendet prona e regjistrit publik.​​ ​​ 

 

  • ​​ 2 shkurt 2018, parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ përgjigje​​ ndaj​​ padisë​​ ​​ AKP-së,​​ duke kundërshtuar në​​ tërësi padinë,​​ me arsyetimin se​​ (i)​​ i njëjti, si palë​​ laike në​​ këtë​​ marrëdhënie detyrimore,​​ nuk​​ ka pasur dhe nuk ka mundur të​​ ketë​​ dijeni se objekti i kontratës administrohet nga AKP;​​ (ii)​​ shitësi – nënshkruesi i kontratës​​ është​​ dashur të​​ njoftohet nga AKP, se ​​ nuk ka kompetenca që​​ ta tjetërsojë​​ pasurinë​​ e paluajtshme të​​ KB “Bec”;​​ (iii)​​ Gjykata Komunale në​​ Pejë​​ është​​ dashur të​​ ketë​​ njohuri se kontrata e tillë​​ nuk mund të​​ legalizohet;​​ (iv)​​ parashtruesi i kërkesës,​​ duke mos pasur njohuri rreth këtyre ndalesave, në​​ mirëbesim ka hyrë​​ ​​ marrëdhënien kontraktuale.​​ ​​ vijim të​​ kësaj, parashtruesi i kërkesës gjithashtu specifikoi se pas​​ nënshkrimit​​ ​​ kontratës, prona​​ në regjistrat respektiv kadastralë​​ ishte regjistruar​​ ​​ emër të​​ tij.​​ 

 

  • ​​ 2 gusht 2019, Gjykata Themelore​​ përmes Aktgjykimit​​ [C. nr. 210/16]​​ vendosi​​ ​​ ​​ (i)​​ refuzojë​​ kërkesëpadinë​​ e AKP-së si të pabazuar, përmes të​​ cilës​​ ka kërkuar që​​ kontrata e​​ vërtetuar​​ ​​ 14​​ mars​​ 2002 të​​ shpallet e pavlefshme; (ii)​​ ​​ refuzojë​​ kërkesëpadinë​​ e AKP-së si të pabazuar, përmes të​​ cilës​​ ka kërkuar të​​ detyrohet parashtruesi i kërkesës​​ që ngastrat kadastrale t’ia dorëzojë AKP-së​​ në posedim; dhe (iii) detyroi AKP-në që parashtruesit të kërkesës t’i paguajë shpenzimet procedurale.​​ 

 

  • Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit të lartcekur​​ vërtetoi​​ se (i) parashtruesi i kërkesës​​ është​​ blerës​​ i paluajtshmërive​​ me mirëbesim, të​​ cilat​​ janë​​ objekt i kontratës; (ii) paluajtshmëritë​​ edhe sot evidentohen në​​ emër të​​ parashtruesit të​​ kërkesës; (iii) “vet​​ [AKP]​​ ka neglizhuar shitjet e tilla për faktin se nuk ka mundur ti menaxhoj ndërmarrjet pasi që​​ fillimisht e njëjta është themeluar në​​ bazë​​ të​​ Rregullores së​​ UNMIK-ut 2002/12 e cila ka hyrë​​ në​​ fuqi me dt.13.06.2002, ndërsa kontrata është lidhur me dt.14.03.2002;​​ (iv)​​ “nuk dihet se​​ [kur]​​ Sh.A "Bec" kur është marrë​​ në​​ menaxhim pasi që​​ e njëjta ka qenë​​ e regjistruar si​​ Shoqëri Aksionare, kurse ndërmarrjen me vendim nga AKP ka hyrë​​ në​​ likuidim me dt.09.09.2013, po ashtu paditësja tek në​​ vitin 2005 me dy shkresa ka ndërmarrë veprime dhe atë duke iu drejtuar me Njoftim te dt. 07.03.2005, drejtuar Kryetarit të Gjykatës Komunale në Pejë, me kërkesë për anulimin​​ e​​ kontratave​​ e cila​​ është​​ objekt ne​​ këtë​​ çështje​​ duke cekur se AKM administron me të​​ gjitha ndërmarrjet në​​ Pronësi​​ Shoqërore​​ ose Publike të​​ regjistruar ose veprojnë në​​ territorin e​​ Kosovës​​ në​​ përputhje me rregulloren ​​ e UNMIK-ut 2002/12 mbi themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit”​​ dhe​​ (v)​​ Njoftimi i dt. 05.07.2006 drejtuar Drejtorit për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi në​​ Gjakovë,​​ [....]​​ ​​ ku​​ është​​ cekur se ju kemi dërguar letër me dt. 03.03.2005 që mos të implementoni ndryshimet kadastrale nga kontrata në​​ titull të​​ z. Pashk Bibaj, e të​​ gjitha këto veprime rrethanore pasi që​​ nuk​​ është​​ njoftuar i padituri po ashtu nuk janë marrë​​ masat​​ ndaj menaxhmentit ​​ në ndërmarrjes (apo të​​ paktën nuk janë prezantuar) të​​ cilët kanë​​ bërë​​ shitjen e paluajtshmërisë​​ e cila​​ është​​ objekt i​​ kësaj​​ kontrate.​​ 

 

  • Më specifikisht,​​ Aktgjykimi i Gjykatës Themelore sqaron se: “[Gjykata Themelore]​​ vërtetoi​​ faktin se i padituri ka qenë​​ blerës me mirëbesim dhe i njëjti i ka kryer obligimet e veta​​ kontraktuese; (ii) paluajtshmëritë​​ para kontratës së​​ shitblerjes kanë​​ qenë​​ të​​ evidentuara​​ në​​ emër​​ të​​ ​​ SH.A.​​ Bec;​​ dhe​​ (iii) kjo ndërmarrje​​ fillimisht ka formuar Komisionin​​ për​​ shtije,​​ e cila ka marrë​​ vendim se paluajtshmëritë​​ të cilat janë objekt i kontratës së​​ shitblerjes​​ t’i shiten parashtruesit të​​ kërkesës.

 

  • ​​ 16 shtator​​ 2019,​​ kundër Aktgjykimit [C. nr. 210/16] të Gjykatës Themelore,​​ AKP paraqiti ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit​​ për shkak të​​ shkeljeve​​ esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore,​​ vërtetimit​​ ​​ gabuar apo jo të​​ plotë​​ ​​ gjendjes faktike si dhe​​ zbatimit​​ ​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale.​​ 

 

  • Më 19 shtator 2019, Gjykata Themelore​​ i​​ dorëzoi parashtruesit të​​ kërkesës​​ kopjen​​ e​​ ankesës​​ së​​ AKP-së për përgjigje në ankesë.​​ 

 

  • Më 16 tetor 2019,​​ Gjykata Themelore ia dërgoi Gjykatës së​​ Apelit dosjen e rastit, përkatësisht Aktgjykimin [C. nr. 210/16] e Gjykatës Themelore dhe ankesën e AKP-së.​​ 

 

  • ​​ 5 nëntor​​ 2019, parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti përgjigjen në ankesë, përmes të​​ cilës​​ ​​ kundërshtoi​​ ankesën​​ e AKP-së​​ me arsyetimin se​​ (i)​​ pretendimet e AKP-së​​ janë​​ deklarative dhe të​​ pabazuara në​​ prova dhe fakte;​​ (ii)​​ AKP në​​ asnjë​​ moment në​​ ankesë​​ nuk ka potencuar shkeljet konkrete të​​ cilat pretendon se i ka bërë​​ Gjykata Themelore, por thirret vetëm në​​ supozimet e saja dhe nuk ofron asnjë​​ argument lidhur me​​ shkeljet​​ esenciale procedurale;​​ si dhe​​ (iii) Gjykata Themelore​​ ​​ mënyrë​​ ​​ drejtë​​ dhe të​​ plotë​​ ka vërtetuar gjendjen faktike duke u bazuar në​​ provat​​ dhe faktet të​​ cilat gjinden në​​ shkresat e lëndës,​​ si dhe në​​ dëshminë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës.​​ 

 

  • Më 6 nëntor 2019,​​ Gjykata Themelore​​ përcolli​​ përgjigjen në ankesë​​ të parashtruesit të​​ kërkesës në Gjykatën e Apelit për “veprime të mëtejmë”.​​ 

 

  • Më 7 nëntor 2019, Gjykata e Apelit pranoi përgjigjen në ankesë të parashtruesit të kërkesës.  ​​​​ 

 

  • Më 28 shtator 2021, Gjykata e Apelit përmes aktit përcjellës [Ac.​​ nr.​​ 5176/19] dosjen e rastit e​​ përcolli​​ në DHPGJS, duke e konsideruar se në bazë​​ ​​ nenit​​ 5​​ (Juridiksioni)​​ paragrafi 4 të​​ Ligjit​​ nr. 06/L-086 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për​​ çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji për DHPGJS-në),​​ DHPGJS-ja ka kompetencë​​ lëndore të vendosë​​ lidhur me ankesën​​ e AKP-së.

 

  • ​​ aktin përcjellës të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ dorëzuar në​​ Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së, theksohet se:​​ Palë në procedurë në këtë çështje kontestimore janë Ndërmarrja Shoqërore 'Bec', me seli në fshatin Bec, Komuna e Gjakovës, të cilën e përfaqëson Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), Zyra Rajonale, si-paditës​​ dhe Pashk Bibaj nga Gjakova, si i paditur, me objekt të padisë anulimin e kontratës mbi shitblerjen dhe dorëzim të​​ paluajtshmërisë. Ligji​​ Nr.06/L-086,​​ për Dhomën e Posaçme​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që ndërlidhen me AKP-në, nenin 5, parag. 4, ka paraparë se për secilën kërkesë, lëndë, rast, apo procedurë (bashkërisht të emëruar më​​ tutje në​​ tekst si lëndë) të referuara tek gjykatat e tjera, para​​ datës​​ së​​ hyrjes në fuqi​​ të këtij ligji, ajo gjykatë​​ vazhdon​​ kompetencën mbi lëndën derisa​​ aktvendimet dhe aktgjykimet në lidhje me atë lëndë, i nënshtrohen shqyrtimit nga Dhoma e​​ Posaçme, me kushtin e parashtrimit me kohë të​​ parashtresës​​ nga pala apo pala e tretë e prekur.​​ Andaj, mbi bazën e të cekurave më​​ lart, ju​​ dorëzojmë​​ në kompetencë të​​ mëtejmë​​ lëndën civile Ac.nr.5176119, me të​​ gjitha shkresat e saj, në​​ mënyrë​​ që të vendosni sipas​​ ankesës​​ së palës paditëse, të ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë C.nr.21 0116, të​​ datës​​ 02.08.2019.

 

  • Më 4 tetor 2021,​​ DHPGJS e pranoi​​ dosjen​​ e dorëzuar nga Gjykata e Apelit dhe rastin e regjistroi pranë​​ ​​ Kolegjit të​​ Apelit të DHPGJS-së​​ me numër​​ AC-II-21-0058.​​ 

 

  • Bazuar në​​ dosjen e rastit të​​ dorëzuar nga​​ DHPGJS-ja​​ rezulton që​​ kjo e fundit​​ nuk e​​ kishte pranuar përgjigjen e parashtruesit të​​ kërkesës ndaj ankesës së​​ AKP-së.​​ 

 

  • Për më​​ tepër, bazuar në​​ përgjigjen e Gjykatës së​​ Apelit, të​​ dorëzuar në​​ Gjykatë​​ ​​ 8​​ maj 2024, rezulton që​​ parashtruesi i kërkesës​​ gjithashtu​​ nuk ishte njoftuar në​​ lidhje me​​ transferimin e rastit të tij​​ ​​ Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së.​​ 

 

  • Më 23 maj 2022, Kolegji i Apelit i DHPGJS-së​​ përmes Aktgjykimit [AC-II-21-0058] vendosi që​​ ​​ (i) aprovojë​​ ankesën e AKP-së​​ si të​​ bazuar; (ii) të​​ ndryshojë​​ Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 210/16] të​​ 2 gushtit 2019 të​​ Gjykatës Themelore; ​​ (iii) të​​ anulojë​​ kontratën e shitblerjes​​ [Vr.​​ nr.​​ 2073/2002]​​ ​​ vërtetuar më​​ 14 mars 2002;​​ dhe​​ (iv)​​ ​​ detyrojë​​ parashtruesin e kërkesës që​​ AKP-së​​ t’​​ ia dorëzojë​​ ​​ posedim paluajtshmëritë,​​ të cilat janë​​ objekt​​ i kontratës​​ ​​ shitblerjes. ​​​​ 

 

  • Në lidhje me mbajtjen e seancës dëgjimore, Kolegji i Apelit​​ (i) vendosi që të mos mbajë seancë gojore; dhe (ii) në lidhje me përgjigjen ndaj ankesës së AKP-së, Kolegji i Apelit specifikoi se: “në bazë të fletëdorëzimit që ekziston në dosje, ankesën e AKP-së e ka pranuar avokati i të paditurit me datë 19.09.2019, mirëpo në dosje nuk ka dëshmi që është dhënë ndonjë përgjigje në këtë ankesë”.

 

  • Përderisa,​​ në lidhje me juridiksionin e DHPGJS-së për të vendosur mbi padinë e AKP-së, Kolegji i Apelit​​ ​​ DHPGJS-së​​ specifikoi se: “Objekt kontesti është kërkesa për njohjen e të drejtës së pronësisë lidhur me ngastrat e cekura. Këto ngastra para shitjes së tyre ishin në emër të NSH KB “BEC”, Gjakovë. Për këtë padi kishte juridiksion lëndor Gjykata Themelore në Gjakovë, e po ashtu edhe ankesa e paraqitur nga ana e paditësit ndaj Aktgjykimit të kësaj gjykate C. Nr. 210/16 të datës 02.08.2019, pa të drejtë i është drejtuar Gjykatës së Apelit në Prishtinë, pasi që në kohën e paraqitjes së ankesës me 16 shtator 2019, kjo Gjykatë nuk kishte juridiksion të vendos lidhur me këtë ankesë”.​​ Në vijim të kësaj, Kolegji ​​ Apelit​​ konstatoi se bazuar në nenet​​ 5, 6 dhe paragrafin 1 të nenit 76 (Konfliktet dhe Interpretimi) të Ligjit për DHPGJS-në, DHPGJS​​ “ka juridiksion lëndor edhe për paditë e këtilla siç është ajo e këtij rasti.

 

  • Në fund, në lidhje me meritat e ankesës, Kolegji i Apelit (i) mbështeti si të bazuara pretendimet e AKP-së për pavlefshmërinë e Kontratës së​​ shitblerjes, të vërtetuar më 14 mars 2002 për shkak se “në bazë të nenit 6 të Rregullores së UNMIK-ut 2000/54 të datës 27.09.2000, e cila e plotëson dhe e ndryshon Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/1 të datës 26.06.1999, Përfaqësuesi Special i UNMIK-ut ishte autoriteti i vetëm pas përfshirjes së Kosovës nën protektoratin ndërkombëtarë në qershorin e vitit 1999, që të administrojë pronat publike përfshirë edhe pronat shoqërore.”,​​ dhe si e tillë është lidhur në kundërshtime me dispozitat e kësaj Rregulloreje; (ii) kontrata e shitblerjes është vërtetuar nga një gjykatë jokompetente; (iii) Kolegji i Apelit nuk e konteston​​ “ndershmërinë dhe ndërgjegjshmërinë e [parashtruesit të kërkesës] i cili kishte hyrë në marrëdhënie kontraktuese, duke mos i njohur paraprakisht disa fakte që ishin të rëndësishme në procesin e shitjes së këtyre pronave. Mirëpo,​​ vetëm për shkak të​​ ndershmërisë së të paditurit kontrata e shitblerjes nuk ka baza ligjore të mbettë në fuqi në bazë të ligjit që ishte në fuqi në kohën e lidhjes së saj”.​​ Dhe nëse [parashtruesi i kërkesës] e ka paguar çmimin e kontraktuar në bazë të kësaj kontrate​​ siç​​ pohon ai, gjë që për këtë në dosje të lëndës nuk ka dëshmi, ai është e qartë se del i dëmtuar nga kjo marrëdhënie kontraktuese. Mirëpo,​​ ai ka mundësi që në një procedurë të veçantë gjyqësore të kërkoj kompensimin dhe kthimin e mjeteve të paguara nëse kjo ka ndodhur.

 

i)​​ Përgjigjja e Gjykatës Themelore​​ në Gjakovë, e​​ dorëzuar më​​ 26 qershor 2023

 

  • ​​ 26 qershor 2023,​​ Gjykata pranoi​​ përgjigjet në pyetjet e Gjykatës nga Gjykata Themelore në Gjakovë.​​ 

 

  • Lidhur​​ me pyetjen nëse parashtruesi i kërkesës ka paraqitur përgjigje ndaj ankesës së AKP-së në Gjykatën e Apelit, Gjykata Themelore sqaroi si në vijim: (i) ndaj Aktgjykimit të​​ Gjykatës Themelore, të​​ 2 gushtit 2019, AKP më​​ 16 shtator 2019 paraqiti ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit; (ii) më​​ 19 shtator 2019, përfaqësuesi​​ i parashtruesit të​​ kërkesës ka pranuar ankesën e AKP-së; (iii) “Meqenëse pala ka afat prej 7 ditësh për të parashtruar ankesë dhe nuk e ka bërë këtë në bazë të aktit shoqërues të datës 16.10.2023, shihet se gjykata lëndën së bashku me të gjitha shkresat e saja, përfshirë edhe ankesën, ia ka dërguar për vendosje Gjykatës së​​ Apelit”.​​ (iv) Gjykata e Apelit lëndën e dorëzuar nga Gjykata Themelore e ka​​ pranuar​​ ​​ 18 tetor [2019]; (iv) më​​ 5 nëntor 2019,​​ përfaqësuesi ligjor i parashtruesit të​​ kërkesës​​ ​​ Gjykatën Themelore ka paraqitur përgjigje në​​ ankesë; (v) Gjykata Themelore përgjigjen në​​ ankesë​​ Gjykatës së​​ Apelit ia ka dorëzuar më​​ 6 nëntor 2019,​​ dhe kjo e fundit këtë​​ përgjigje e ka​​ pranuar​​ ​​ 7 nëntor 2019; dhe​​ (vi) “Lidhur me vendimin e shkallës se dytë se a është përfshirë përgjigja në ankesë, ne nuk mund ta analizojmë, pasi që është vendim i shkallës së dytë, sa i përket procedurës ne​​ si gjykatë i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet të​​ cilat janë në kompetencën tonë”.

 

ii) Përgjigja e Dhomës se Posaçme e Gjykatës Supreme, e dorëzuar me 2 gusht 2023

 

  • ​​ 2 gusht 2023,​​ DHPGJS​​ ndaj pyetjes nëse parashtruesi i kërkesës​​ është​​ njoftuar në​​ lidhje me transferimin e rastit në​​ DHPGJS, kjo e fundit u përgjigj si në​​ vijim:​​ 

 

“Në lidhje me kërkesën tuaj lidhur me​​ lëndën​​ AC-II-21-0058,​​ ju njoftojmë se lëndën origjinale se bashku me shkresat përcjellëse është dorëzuar​​ ​​ Gjykatën Kushtetuese me datë 01.06.2023”.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ Aktgjykimi [AC-II-21-0058]​​ i​​ Kolegjit të Apelit të​​ ​​ DHPGJS-së​​ i 23 majit 2022,​​ është​​ nxjerrë​​ ​​ shkelje të​​ ​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ tij të​​ garantuara me​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së​​ dhe​​ nenin​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës​​ thekson se​​ pas dorëzimit të​​ lëndës në​​ DHPGJS:​​ “[...]​​ ne si palë​​ e paditur asnjëherë​​ nuk jemi njoftuar​​ për​​ rrjedhën e kësaj procedure dhe nuk​​ është​​ dhënë​​ mundësia që​​ në​​ Kolegjin e Apelit​​ të​​ Gjykatës​​ Supreme të​​ paraqesim prova dhe faktet që​​ shkojnë​​ në​​ favor të​​ paditurit në​​ mënyrë​​ që​​ të​​ krijohet barazia e armëve dhe kundërshtimit procedural”.

 

  • Lidhur me anulimin e kontratës, parashtruesi i kërkesës thekson se:​​ “Kolegji i Apelit në Aktgjykimin e tij ka anuluar Kontratën VR.nr.2073/2002 të dt.14.03.2002,​​ pra kjo kontratë nuk është e specifikuar drejt në Aktgjykimin e​​ lartcekur​​ se kur është lidhur kjo kontratë pasi sipas kontratës është dt.23.04.2001 dhe e përpiluar me​​ dt.20.04.2001 dhe e vërtetuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë më dt.28.02.2002, pra nga kjo gjendje faktike nuk dihet se për cilën kontratë bëhet fjalë pasi datat janë të ndryshme, dhe ky aktgjykim në këtë formë nuk mund të prodhoj efekt juridik pasi është në kundërshtim me gjendjen faktike reale sipas kontratës”.  ​​ ​​ ​​​​ 

 

  • Në këtë kontekst, parashtruesi i kërkesës thekson se​​ “]...] konsiderojmë që ky Aktgjykim është i përfshirë me shkelje të nenit 31 të Kushtetutës së Kosovës për një gjykim të drejtë, sepse Kolegji i Apelit është​​ dashur të hapë seancë shqyrtimi për shkak të ndryshimit të kompetencave​​ dhe ndryshimit të Aktgjykimit në dëm të paditurit që i njëjti t’i paraqesë pretendimet e tij lidhur me faktet dhe provat të cilat ka vendosur Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që secila palë të jetë e barabartë në procedurë”.

 

  • Sa i përket pretendimit për shkelje të​​ nenit 32 të​​ Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës thekson se​​ ​​ Shkeljet tjera procedurale janë​​ sepse i padituri nuk​​ është​​ njoftuar​​ me kohë​​ me Aktgjykimin e Kolegjit të​​ Apelit [Ac-II-21-0058] edhe pse në​​ këtë​​ procedurë​​ ka pasur të​​ angazhuar av. Prek Kola nga Gjakova, me autorizim në​​ shkresë​​ të​​ lëndës, ky Aktgjykim i ka prekur të​​ drejtat e paditurit edhe pa u njoftuar me vendimin gjyqësor deri me dt.02.11.2022”. ​​ ​​​​ 

 

  • Në​​ fund, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ “ne​​ si palë e paditur asnjëherë nuk jemi njoftuar për rrjedhën e kësaj procedure dhe nuk është dhënë mundësia që në Kolegjin e Apelit të Gjykatës Supreme​​ të paraqesim prova dhe faktet që​​ shkojnë në favor të paditurit në mënyrë që të krijohet barazia e armëve dhe kundërshtimit procedural”.​​ 

 

 

Dispozita relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”.

 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë”.

[...]

 

Ligji​​ Nr. 03/L-006​​ Për Procedurën Kontestimore

 

Neni 5

(pa titull)

 

“5.1 ​​ Gjykata ​​ do ​​ t’i ​​ jep ​​ mundësi ​​ secilës ​​ palë ​​ ​​ të deklarohet ​​ rreth ​​ kërkesave ​​ dhe ​​ thënieve ​​ ​​ palës kundërshtare.​​ 

5.2 ​​ Vetëm ​​ ​​ rastet ​​ e ​​ përcaktuara me këtë ​​ ligj ​​ gjykata ​​ ka ​​ drejtë ​​ ​​ ​​ vendos ​​ mbi kërkesën ​​ për ​​ ​​ cilën palës kundërshtare nuk i është dhënë mundësia që të deklarohet”.

 

 

Neni 187

(pa titull)

 

“187.1 Një ekzemplar të ankesës së paraqitur me kohë, të lejueshme dhe të plotë, gjykata e shkallës së parë ia dërgon palës kundërshtare, e cila mundet, brenda afatit prej shtatë ditësh, të paraqesë po në këtë gjykatë përgjigje në ankesë.​​ 

 

187.2 Një ekzemplar të përgjigjes në ankesë gjykata e shkallës së parë ia dërgon ankuesit menjëherë, ose më së voni brenda afatit shtatë ditor nga arritja e saj në gjykatë.

 

[...]”

 

Neni 188​​ 

(pa titull)

 

“188.1 Pas pranimit të përgjigjes në ankesë, apo pas skadimit të afatit për përgjigje në ankesë, gjykata e shkallës së parë ankesën dhe përgjigjen në ankesë, nëse është paraqitur me të gjitha shkresat e lëndës ia dërgon gjykatës së shkallës së dytë në afat prej shtatë ditësh më së shumti.​​ 

 

188.2 Po që se ankuesi pretendon se në procedurën e shkallës së parë janë shkelur dispozitat e procedurës kontestimore, gjykata e shkallës së parë mund të jep shpjegime lidhur me thëniet në ankesë që i përkasin shkeljeve të tilla, e sipas nevojës mund të bëjë hetime me qëllim të verifikimit të saktësisë së thënieve përkatëse në​​ ankese”.

 

 

LIGJI Nr. 06/L – 054 PËR GJYKATAT

 

Neni 26

Kompetencat e Gjykatës Supreme

 

1.Gjykata Supreme është kompetente të vendosë lidhur me:

 

[...]

 

1.6. në Dhomën e Posaçme, lëndët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ose të​​ 

Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, siç parashihet me ligj;

 

 

 

LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT

 

Neni 5

Juridiksioni

 

1. Dhoma e Posaçme ka kompetencë ekskluzive mbi gjitha rastet dhe procedurat në lidhje me fushat në vijim:

 

1.1. kundërshtimi ndaj një vendimi apo ndonjë veprimi tjetër nga AKM-ja apo Agjencia, ndërmarrë në bazë të Rregullores së AKM-së, apo përkatësisht në bazë të Ligjit mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

1.2. kërkesa kundër AKM-së apo Agjencisë të cilat rrjedhin nga dështimi apo refuzimi i AKM-së apo Agjencisë për të kryer një akt apo për të përmbushur një obligim që kërkohet me ligj apo kontratë;​​ 

 

1.3. kërkesa kundër AKM-së apo Agjencisë për humbjet financiare që pohohen të jenë shkaktuar nga një vendim a veprim i ndërmarrë nga AKM-ja apo Agjencia, në bazë të autoritetit administrativ të përcaktuar me Rregulloren e AKM-së apo Ligjin mbi Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, në lidhje me një Ndërmarrje apo Korporatë;

1.4. kërkesa kundër një Ndërmarrjeje apo Korporate që pohohet të ketë lindur gjatë apo para kohës kur ajo Ndërmarrje apo Korporatë i është nënshtruar autoritetit administrativ të AKM-së,​​ apo Agjencisë;

 

1.5. kërkesa që pretendojnë një të drejtë, titull apo interes në lidhje me:

 

1.5.1. çfarëdo pasurie apo prone mbi të cilën Agjencia apo AKM-ja ka apo ka ​​ shpallur autoritetin administrativ;

1.5.2. pronësinë e një Ndërmarrjeje apo Korporate;

1.5.3. pronësinë mbi kapitalin e një​​ Ndërmarrjeje apo Korporate, ose

1.5.4. çfarëdo prone apo pasurie në posedim apo kontroll të një Ndërmarrjeje​​ apo Korporate, nëse një e drejtë, titull apo interes​​ i tillë pohohet të ketë lindur​​ gjatë apo para kohës kur ajo Ndërmarrje apo Korporatë i është nënshtruar​​ autoritetit administrativ të AKM-së apo Agjencisë;

 

1.6. kërkesa apo ankesa që kundërshtojnë apo sfidojnë cilindo aspekt të një liste​​ 

zyrtare të punëtorëve me të drejtë legjitime të një Ndërmarrjeje, lëshuar nga AKM-ja apo Agjencia, sipas nenit 10 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13, apo legjislacionit ​​ pasardhës që rregullon përpilimin e listave të tilla;

 

Neni 69

Procedurat e ankesës me gojë

 

1. Me nismë të tij apo në bazë të kërkesës me shkrim nga një palë, Kolegji i Apelit vendos nëse do të mbajë një apo më shumë seanca dëgjimore lidhur me ankesën gjegjëse. Kolegji i Apelit merr parasysh çfarëdo kërkese për procedurë gojore që parashtrohet nga ndonjëra palë, e cila paraqet arsyet e saja për parashtrimin e kërkesës për procedurë gojore. Kërkesa e tillë parashtrohet para përfundimit të procedurave të ankesës me shkrim.​​ 

2. Gjatë seancës​​ dëgjimore me gojë,​​ Kolegji i​​ Apelit kryesohet nga gjyqtari kryesues. Kryesuesi është përgjegjës për mbarëvajtjen e seancës. Në fillim të çdo seance dëgjimore, Kryesuesi përcakton praninë e palëve dhe avokatëve të tyre.​​ 

3. Pala që përfaqësohet në seancë përmes avokatit, mund t’i drejtohet Kolegjit të Apelit vetëm përmes atij, përveç nëse ndonjë anëtar i Kolegjit të Apelit ia​​ parashtron asaj pale një​​ pyetje drejtpërdrejt​​ 

4. Pas hapjes së seancës me gojë, gjyqtari kryesues paraqet një hyrje të shkurtër të ankesës, çështjeve ligjore të kontestuara dhe çfarëdo gjetje faktike të konstatuar nga vendimmarrësi i Aktvendimit apo Aktgjykimit gjegjës, për të cilin pala pretendon se është “qartazi i pasaktë”.​​ 

5. Në dëgjimin me gojë, palëve mund​​ t’u jepet mundësia për të bërë një prezantim të shkurtër verbal të argumenteve të tyre ligjore. Palët kufizojnë prezantimet e tyre në faktet dhe provat që pasqyrohen në shënimet që janë të rëndësishme për ankesën dhe çështjet ligjore që janë të rëndësishme për ankesën. Kolegji i Apelit mund të caktojë një afat të arsyeshëm kohor për secilën palë për prezantimet e tilla.

​​ 6. Përveç nëse lejohet në mënyrë të veçantë në bazë të nenit 70 të këtij ligji, gjyqtari(ët) nuk do të nis procedurat për vlerësimin e provave.​​ 

7. Procesmbajtësi kujdeset që procesverbali fjalë-për-fjalë i të gjitha seancave mbahet dhe regjistrohet nga raportuesi i gjykatës. Procesverbali i tillë nënshkruhet nga Kryesuesi.

 

Neni 70

Paraqitja e provave të reja

 

Në rrethana të jashtëzakonshme dhe për arsye që dëshmohen mirë, Kolegji i Apelit mund t’i lejoj një pale paraqitjen e provave të reja që nuk kanë qenë në dispozicion të palës gjatë procedurës së shkallës së parë për vlerësimin e provave. Kërkesa me shkrim për një leje të tillë duhet së pari t’i dorëzohet Kolegjit të​​ Apelit dhe duhet t’i dorëzohet palëve tjera jo më​​ pak se pesëmbëdhjetë (15) ditë para datës së seancës kur propozohet paraqitja e këtyre provave. Kolegji i Apelit mund të autorizojë paraqitjen e provave të reja nëse vlerëson se në këtë mënyrë drejtësia do të vihet në vend.

 

 

 

 

 

Neni 76

Konfliktet dhe interpretimi

 

1. Dispozitat e këtij ligji mbizotërojnë mbi secilën dispozitë që nuk përputhet me të në cilëndo rregullore, ligj apo akt tjetër nënligjor. Megjithatë, në rast të ndonjë konflikti mes këtij ligji dhe Ligjit nr. 04/L-035 për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së tyre apo të legjislacionit pasardhës të saj (cilido që të jetë në fuqi në atë kohë), ky i fundit do të mbizotërojë.​​ 

2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Kryetari i Gjykatës Supreme në bashkëpunim me Gjyqtarin Mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme dhe me Administratorin pa vonesë ndërmarrin hapat e nevojshëm për riorganizimin e punës pranë gjyqtarëve të vetëm dhe Kolegjeve të Apelit si dhe caktimin e menjëhershëm të lëndëve tek gjyqtarët.​​ 

3. Në interpretimin dhe zbatimin e këtij ligji, kudo që është e nevojshme për të zgjidhur një çështje procedurale që nuk trajtohet mjaftueshëm me këtë ligj, Dhoma e Posaçme do të zbatojë mutatis mutandis dispozita përkatëse të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë​​ së​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur​​ kriteret​​ e ​​ pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata,​​ fillimisht​​ i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.[…]

 

Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në vazhdim, Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohet me Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata së pari i referohet neneve 47​​ (Kërkesa individuale),​​ 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

     Neni48

    (Saktësimi i kërkesës)

 

"Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj".

 

     Neni 49

     (Afatet)

 

"Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor ...".​​ 

 

  • Sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës është palë e​​ autorizuar, i cili konteston një​​ akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin [AC-II-21-0058] e 23 majit​​ 2022 të​​ Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së,​​ dhe i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që ai pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Gjykata gjithashtu konstaton se kërkesa i plotëson kriteret e pranueshmërisë, të ​​ përcaktuara me paragrafin 1 të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës. E njëjta nuk mund të shpallet e papranueshme mbi bazën e kushteve të përcaktuara përmes paragrafit 3 të rregullit 34 të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Për më tepër,​​ dhe në fund, Gjykata​​ thekson se kërkesa nuk mund të shpallet e papranueshme mbi asnjë bazë tjetër. Prandaj, ajo duhet deklaruar e pranueshme dhe duhet të vlerësohen meritat e saj.

 

 

Meritat​​ 

 

  • Gjykata fillimisht rikujton se​​ rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me​​ atë​​ se parashtruesi i kërkesës dhe​​ Kooperativa Bujqësore​​ “SH.A. Bec”​​ ​​ vitin 2001​​ kishin lidhur kontratën, të​​ regjistruar në​​ Gjykatën Komunale në​​ Pejë​​ ​​ 14 mars 2002​​ me numër​​ [V. nr. 2073/2002]​​ për shitblerjen e​​ paluajtshmërive, pronë​​ e “SH.A.​​ Bec”.​​ ​​ 3 mars 2005 dhe 5 korrik 2006, AKM në​​ Zyrën​​ Kadastrale​​ ​​ Gjakovë​​ kishte​​ paraqitur​​ kërkesë​​ për mosimplementimin,​​ përkatësisht mosregjistrimin​​ e​​ paluajtshmërive​​ ​​ emër të​​ parashtruesit të​​ kërkesës. Më​​ 28 prill 2016, AKP​​ ​​ Gjykatën Themelore në​​ Gjakovë​​ kishte paraqitur padi, përmes të​​ cilës kishte kërkuar​​ shpalljen e pavlefshme të​​ kontratës së​​ shitblerjes​​ dhe dorëzimin e paluajtshmërive​​ ​​ posedim të​​ AKP-së,​​ me arsyetimin​​ se kontrata e shitblerjes ishte lidhur dhe vërtetuar në​​ kundërshtim me dispozitat ligjore në​​ fuqi dhe në​​ kundërshtim me rregullat për shitjen e aseteve të​​ ndërmarrjeve shoqërore.​​ ​​ ​​ anën tjetër, ndaj padisë​​ ​​ AKP-së​​ kishte parashtruar përgjigje në​​ padi, përmes të​​ cilës​​ kundërshtoi​​ pretendimet e AKP-së​​ duke pretenduar​​ se​​ kontrata e shitblerjes​​ është​​ lidhur në​​ pajtim me dispozita e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve.​​ ​​ vijim të​​ padisë​​ ​​ parashtruar nga ana e AKP-së,​​ Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C. nr. 210/16] të​​ 2​​ gushtit 2019​​ kishte refuzuar​​ kërkesëpadinë e AKP-së​​ me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës​​ është blerës i paluajtshmërive​​ të cilat janë objekt i kontratës.​​ Kundër këtij vendimi, AKP​​ ​​ 16 shtator 2019,​​ paraqiti​​ ankesë në Gjykatën e Apelit.​​ ​​ lidhje me këtë,​​ nga shkresat e lëndës rezulton që​​ parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur përgjigje ndaj ankesës së​​ AKP-së. Megjithatë,​​ nga shkresat e lëndës rezulton që​​ ​​ 16 tetor 2019,​​ Gjykata​​ Themelore dosjen e​​ rastit, përfshirë​​ Aktgjykimin [C. nr. 210/16] e Gjykatës Themelore dhe ankesën e AKP-së​​ e kishte dorëzuar në​​ Gjykatën e Apelit.​​ ​​ ndërkohë, më 5 nëntor 2019, parashtruesi i kërkesës paraqiti përgjigje​​ ndaj ankesës së​​ AKP-së,​​ ​​ cilën Gjykata Themelore më​​ 6 nëntor 2019 ia përcolli Gjykatës së​​ Apelit.​​ Në vijim​​ ​​ kësaj, më​​ ​​ 28 shtator 2021, Gjykata e Apelit përmes​​ Aktit përcjellës [Ac.​​ nr.​​ 5176/19]​​ drejtuar Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së​​ deklaroi se bazuar në​​ paragrafin​​ 4​​ ​​ nenit 5 (Juridiksioni)​​ ​​ Ligjit për DHPGJS-në, kjo e fundit ka kompetencë​​ lëndore që​​ të vendosë​​ lidhur me ankesën e AKP-së, dhe si rezultat i kësaj​​ i dorëzoi edhe dosjen e rastit, që​​ përfshinte ankesën e AKP-së, por duke mos përfshirë​​ përgjigjën e parashtruesit të​​ kërkesës ndaj ankesës së​​ AKP-së. Po ashtu, bazuar në​​ shkresat​​ e lëndës, të​​ pranuara si nga DHPGJS, po ashtu edhe nga Gjykata e Apelit, rezulton që​​ parashtruesi i kërkesës nuk ishte njoftuar në​​ lidhje me transferimin e lëndës në​​ Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së.​​ Si rezultat i transferimit të​​ çështjes​​ ​​ Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së, kjo e fundit përmes Aktgjykimit​​ [AC-II-21-0058],​​ pasi konstatoi​​ kompetencën​​ lëndore në​​ lidhje me padinë​​ e AKP-së,​​ aprovoi​​ ankesën e AKP-së​​ si të bazuar​​ dhe​​ ndryshoi​​ Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 210/16] e Gjykatës Themelore të 2 gushtit 2019.

 

  • ​​ vijim të​​ konstatimeve të​​ lartcekura,​​ parashtruesi​​ i kërkesës në​​ kërkesën e tij në​​ Gjykatë​​ konteston Aktgjykimin​​ [AC-II-21-0058] e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së,​​ duke pretenduar,​​ në esencë shkelje të​​ të drejtave të tij të​​ garantuara​​ me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së,për shkak se si​​ rezultat i mos​​ njoftimit​​ nga ana e instancave gjyqësore​​ për transferimin e​​ çështjes​​ së tij​​ ​​ Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së,​​ atij i​​ (i)​​ ishte pamundësuar paraqitja e provave​​ ​​ favor të​​ tij​​ dhe (ii) po ashtu i ishte pamundësuar që të kërkojë mbajtjen e​​ seancës dëgjimore në​​ këtë​​ instancë​​ gjyqësore.​​ ​​ lidhje me këtë​​ ​​ fundit, Gjykata vëren se bazuar në​​ paragrafin 1 të nenit​​ 69 (Procedurat e ankesës me gojë)​​ ​​ Ligjit për DHPGJS-në​​ përcaktohet që:​​ “Me nismë të tij apo në bazë të kërkesës me shkrim nga një palë, Kolegji i Apelit vendos nëse do të mbajë një apo më shumë seanca dëgjimore lidhur me ankesën gjegjëse. Kolegji i Apelit merr parasysh çfarëdo kërkese për procedurë gojore që parashtrohet nga ndonjëra palë, e cila paraqet arsyet e saja për parashtrimin e kërkesës për procedurë gojore. Kërkesa e tillë parashtrohet para përfundimit të procedurave të ankesës me shkrim.

 

  • Gjykata,​​ marrë​​ për bazë​​ rrethanat e rastit konkret dhe pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës në​​ kërkesën e tij në​​ Gjykatë, vlerëson se pretendimet e tij ndërlidhen me parimin e kontradiktoritetit në​​ procedurë​​ gjyqësore dhe të​​ drejtën e tij për t’u dëgjuar, si pjesë​​ përbërëse të​​ ​​ drejtës për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm, të​​ garantuar me​​ ​​ paragrafin 1 të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNJ-së.​​  ​​​​ 

 

A.​​ Parimet e përgjithshme të​​ GJEDNJ-së​​ dhe të​​ Gjykatës

 

  • Rrjedhimisht, në​​ vlerësimin e​​ pretendimeve​​ ​​ lartcekura,​​ Gjykata ​​ do të shtjellojë (i) parimet e përgjithshme përkitazi me​​ (a)​​ parimin e kontradiktoritetit​​ dhe​​ ​​ (b)​​ ​​ drejtën për një​​ seancë​​ dëgjimore​​ ​​ të garantuar me paragrafin 1 të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNJ-së, për aq sa janë relevante në rrethanat e rastit konkret, për të vazhduar me (ii) aplikimin e këtyre parimeve të përgjithshme në rrethanat e rastit konkret.​​ Këto kategori pretendimesh, Gjykata do t’i shqyrtojë duke u bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës dhe të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Gjykata​​ bazuar në​​ praktikën e saj të​​ konsoliduar gjyqësore,​​ bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së,​​ fillimisht​​ e konsideron të rëndësishme të ritheksojë qëndrimin e përgjithshëm se “drejtësia” e kërkuar nga nenet e lartpërmendura​​ të​​ Kushtetutës, dhe të​​ KEDNJ-së,​​ nuk është drejtësi “substanciale”, por drejtësi “procedurale”. Në rrafshin praktik, koncepti i “drejtësisë procedurale” nënkupton: (i) mundësinë e procedurave kontradiktore/parimi i kontradiktoritetit procedural; (ii) mundësinë e palëve që në faza të ndryshme të procedurës të paraqesin argumente dhe dëshmi që i konsiderojnë të rëndësishme për rastin përkatës; (iii) mundësinë e kontestimit efikas të argumenteve dhe dëshmive të paraqitura nga pala kundërshtare; dhe (iv) të drejtën që argumentet e tyre të cilat, shikuar në mënyrë objektive, janë të rëndësishme për zgjidhjen e rastit, të dëgjohen dhe shqyrtohen nga gjykatat e rregullta në mënyrë të duhur​​ (shih, në​​ mënyrë​​ të​​ ngjashme,​​ rastin e GJEDNJ-së​​ Barbera, Messeque dhe Jabardo​​ kundër​​ Spanjës,​​ nr.​​ 10590/83,​​ Aktgjykim i 6 dhjetorit 1988, paragrafi 68; dhe rastet e Gjykatës​​ KI42/16, me parashtrues​​ Valdet Sutaj, Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 17 nëntorit 2016,​​ paragrafi​​ 41;​​ dhe rastet e​​ Gjykatës​​ Kushtetuese:​​ KI128/19,​​ me​​ parashtrues​​ Artan Mala, Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri, i 25 shkurtit 2021, paragrafi 58;​​ KI22/19, parashtrues​​ Sabit Ilazi, Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri, i 7 qershorit 2019, paragrafi 42;​​ dhe​​ KI148/21, me parashtrues​​ Fatos Dervishaj, Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 8 tetorit 2019,​​ paragrafi​​ 58).

 

  • Bazuar në të lartcekurat, Gjykata rithekson rëndësinë e drejtës për një proces kontradiktor, si pjesë përbërëse e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm, ​​ në përputhje me të cilin palët duhet të​​ kenë mundësinë jo vetëm që të bëjnë të​​ ditur ndonjë dëshmi të​​ nevojshme për të pasur sukses në pretendimet e tyre, por gjithashtu të kenë njohuri dhe​​ të​​ kenë mundësi të​​ komentojnë të​​ gjitha dëshmitë e prezantuara në ​​ çështjen e që mund të kenë ndikim ne vendimin e Gjykatës​​ dhe është në kompetencë të gjykatave që të informojnë dhe ju mundësojnë palëve ndërgjyqëse qasje në informata​​ (shih, ndër​​ të​​ tjera, rastet GJEDNJ-​​ Krčmář dhe të tjerët kundër Republikës Çeke,​​ nr. 35376/97, Aktgjykim i 3 marsit 2000, paragrafi 40;​​ Nideröst-Huber kundër Zvicrës, nr. 18990/91, Aktgjykim i 18 shkurtit 1997, paragrafi 24; dhe​​ Mantovanelli kundër Francës, nr. 21497/93, Aktgjykim i 18 marsit 1997, paragrafi 33;  dhe rastin e Gjykatës​​ KI159/17,​​ me parashtrues​​ Ismet Miftari, Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 10 prillit 2019).

 

 

  • Në vijim të kësaj,​​ Gjykata​​ duke vendosur theksin në pretendimin thelbësor të parashtruesit të kërkesës e që ndërlidhet me të​​ drejtën për mbajtjen e seancës dëgjimore,​​ vë në dukje se​​ praktika gjyqësore e GJEDNJ-së ka vendosur parimet themelore përkitazi​​ me të drejtën për një seancë dëgjimore. Bazuar në këtë praktikë gjyqësore, Gjykata gjithashtu ka përcaktuar parimet dhe përjashtimet përkatëse, bazuar në të cilat vlerësohet domosdoshmëria e mbajtjes së një seance​​ dëgjimore, varësisht nga rrethanat e rasteve përkatëse. Në​​ vijim të​​ kësaj, përmes një numri aktgjykimesh, Gjykata ka vënë theks në këto parime, duke konstatuar shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së për shkak të mungesës së një seance dëgjimore para DHPGJS-së, përkatësisht edhe para Kolegjit të Specializuar edhe Kolegjit të Apelit (shih, ndër​​ të​​ tjera, rastet e Gjykatës​​ KI145/19, KI146/19, KI147/19, KI149/19, KI150/19, KI151/19, KI152/19, KI153/19, KI154/19, KI155/19, KI156/19, KI157/19 dhe KI159/19,​​ me parashtrues​​ Et-hem Bokshi dhe të Tjerët, Aktgjykim, i 10 dhjetorit 2020;​​ KI160/19, KI161/19,​​ KI162/19, KI164/19, KI165/19, KI166/19,KI167/19, KI168/19, KI169/19, KI170/19,​​ KI171/19, KI172/19, KI173/19 dhe KI178/19,​​ me parashtrues​​ Muhamet Këndusi dhe të tjerët, Aktgjykim i 27 janarit 2021;​​ KI181/19, KI182/19 dhe KI183/19, me parashtrues​​ Fllanza Naka, Fatmire Lima dhe Leman Masar Zhubi, Aktgjykim i 27 janarit 2021; ​​ KI220/19, KI221/19, KI223/19 dhe KI234/19,​​ me parashtrues​​ Sadete Koca Lila dhe të tjerët, Aktgjykim, i 25 marsit 2021; dhe​​ KI186/19; KI187/19, KI200/19 dhe KI208/19, me parashtrues​​ Belkize Vula Shala dhe të tjerët;​​ Aktgjykim, i 28 prillit 2021 dhe​​ KI01/20, me parashtrues​​ Momir Marinković, Aktgjykim, i 29 korrikut 2021).​​ 

 

B.​​ Vlerësimi i Gjykatës

  • Ashtu​​ siç​​ u theksua edhe​​ ​​ lart, në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të​​ kërkesës, Gjykata do të​​ fokusohet në​​ pretendimin e​​ parashtruesit të​​ kërkesës për të​​ kërkuar mbajtjen e​​ një​​ seance dëgjimore para Kolegjit të​​ Apelit​​ të​​ DHPGJS-së, e mundësuar sipas dispozitave të​​ Ligjit për DHPGJS-në​​ si rezultat i mosnjoftimit të​​ transferimit​​ të​​ çështjes​​ në​​ Kolegjin e Apelit në​​ DHPGJS.

 

  • Ashtu​​ siç​​ është​​ specifikuar edhe në​​ pjesën e procedurës para Gjykatës, si rezultat i​​ pretendimeve​​ të​​ parashtruesit të​​ kërkesës dhe në​​ dritën e procedurës së​​ zhvilluar para gjykatave të​​ rregullta, Gjykata i ka​​ kërkuar këtyre të​​ fundit, specifikisht edhe Gjykatës së​​ Apelit nëse parashtruesi i kërkesës ishte njoftuar në​​ lidhje me transferimin e​​ çështjes​​ së​​ tij në​​ Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së,​​ megjithatë​​ Gjykata e Apelit​​ përveç​​ dorëzimit të​​ Aktit Përcjellës të​​ transferimit të​​ çështjes​​ në​​ Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së​​ nuk dorëzoi informatë​​ specifike në​​ Gjykatë​​ nëse parashtruesi ishte njoftuar në​​ lidhje me transferimin e lëndës. Për më​​ tepër, bazuar edhe në​​ dosjen e plotë​​ të​​ lëndës nga ana e Kolegjit të​​ Apelit të​​ DHPGJS-së​​ po ashtu nuk rezulton që​​ parashtruesi i kërkesës nga kjo instancë​​ gjyqësore ishte njoftuar se​​ çështja​​ që​​ ndërlidhej me kërkesëpadinë​​ dhe ankesën e AKP-së, respektivisht në​​ të​​ cilën parashtruesi i kërkesës ishte palë e paditur ishte transferuar në Kolegjin e Apelit të DHPGJS-së.

 

  • Prandaj, në dritën e të lartcekurave dhe bazuar në parimet e shtjelluara më lart, Gjykata në vijim fillimisht duhet të vlerësojë nëse në rrethanat e rastit konkret, fakti që parashtruesi​​ i​​ kërkesës nuk kishte mundësi të​​ kërkonte mbajtjen e seancës dëgjimore, të​​ mundësuar përmes​​ paragrafit 1 të nenit 69 (Procedurat e ankesës me gojë) të Ligjit për DHPGJS-në atij i ka shkelur të​​ drejtën e tij për të​​ paraqitur argumentet dhe dëshmitë​​ përkatëse në​​ favor të​​ tij.

 

  • Gjykata fillimisht vë në dukje se bazuar në dispozita e LPK-së,​​ e që ndërlidhen me kompetencën lëndore, ndaj vendimeve apo akteve përcjellëse ​​ të gjykatave të rregullta për transferimin e lëndëve në gjykata tjera, në këtë rast në DHPGJS,​​ nuk rezulton që palët të parashtrojnë mjete juridike. Për më tepër,​​ bazuar në paragrafin 4 të nenit ​​ 5 të Ligjit të lartcekur për DHPGJS-në,​​ përcaktohet që:​​ “Për secilën kërkesë, lëndë, rast apo procedurë (bashkërisht të emëruara më tutje në tekst si: “lëndë”) të referuar tek gjykatat e tjera para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, ajo gjykatë vazhdon të ketë​​ kompetencë mbi lëndën, derisa aktvendimet dhe aktgjykimet në lidhje me atë lëndë i​​ nënshtrohen shqyrtimit nga Dhoma e Posaçme me kushtin e parashtrimit me kohë të parashtresës nga pala apo pala e tretë e prekur”.

 

  • Në​​ kuptim të​​ kësaj të​​ fundit, përkatësisht në lidhje me juridiksionin e DHPGJS-së për të vendosur mbi padinë e AKP-së, Gjykata vëren se Kolegji i Apelit​​ përmes Aktgjykimit të saj kishte theksuar se: “Objekt kontesti është kërkesa për njohjen e të drejtës së pronësisë lidhur me ngastrat e cekura. Këto ngastra para shitjes së tyre ishin në emër të NSH KB “BEC”, Gjakovë. Për këtë padi kishte juridiksion lëndor Gjykata Themelore në Gjakovë, e po ashtu edhe ankesa e paraqitur nga ana e paditësit ndaj Aktgjykimit të kësaj gjykate C. Nr. 210/16 të datës 02.08.2019, pa të drejtë i është drejtuar Gjykatës së Apelit në Prishtinë, pasi që në kohën e paraqitjes së ankesës më​​ 16 shtator 2019, kjo Gjykatë nuk kishte juridiksion të vendos lidhur me këtë ankesë”.​​ Në vijim të kësaj, Kolegji​​ i ​​​​ Apelit konstatoi se bazuar në nenet​​ 5, 6 dhe paragrafin 1 të nenit 76 (Konfliktet dhe Interpretimi) të Ligjit për DHPGJS-në, DHPGJS​​ “ka juridiksion lëndor edhe për paditë e këtilla siç është ajo e këtij rasti”.

 

  • Thënë​​ këtë, Gjykata nuk vë​​ në​​ diskutim detyrimin e përcaktuar me​​ dispozitën​​ e lartcekur, bazuar në​​ të​​ cilën Gjykata e Apelit e transferoi lëndën në​​ Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së. Megjithatë, në​​ rrethanat e rastit, ashtu​​ siç​​ është​​ pretenduar edhe nga vetë​​ parashtruesi i kërkesës,​​ kontestuese​​ është​​ detyrimi që​​ parashtruesi i kërkesës të​​ njoftohej në​​ lidhje me transferimin e​​ çështjes​​ së​​ tij në​​ Kolegj të​​ Apelit të​​ DHPGJS-së, në​​ mënyrë​​ që​​ ai të​​ ushtrojë​​ të​​ drejtën e tij për të​​ kërkuar mbajtjen e seancës dëgjimore në​​ këtë​​ instancë​​ të​​ DHPGJS-së​​ ashtu​​ siç​​ përcaktohet me​​ nenin​​ 69​​ të​​ Ligjit për​​ DHPGJS-në.​​ 

 

  • ​​ Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton se paragrafi​​ 1 i nenit 69 të Ligjit për DHPGJS-në përcakton që:​​ Kolegji i Apelit​​ merr parasysh çfarëdo kërkese për procedurë gojore që parashtrohet nga ndonjëra palë, e cila paraqet arsyet e saja për parashtrimin e kërkesës për procedurë gojore. Kërkesa e tillë parashtrohet para përfundimit të procedurave të ankesës me shkrim.

 

  • Në​​ vijim,​​ paragrafi​​ 4​​ i po të​​ njëjtit​​ nen përcakton që: “Pas hapjes së seancës me gojë, gjyqtari kryesues paraqet një hyrje të shkurtër të ankesës, çështjeve ligjore të kontestuara dhe çfarëdo gjetje faktike të konstatuar nga vendimmarrësi i Aktvendimit apo Aktgjykimit gjegjës, për të cilin pala pretendon se është “qartazi i pasaktë”.​​ Përderisa​​ paragrafi​​ 5 i nenit 69 të​​ Ligjit, në​​ kuptim të​​ parimit të​​ kontradiktoritetit​​ dhe barazisë​​ së​​ armëve palëve i mundëson​​ ofrimin e​​ ​​ “[...] një prezantim të shkurtër verbal të argumenteve të tyre ligjore. Palët kufizojnë prezantimet e tyre në faktet dhe provat që pasqyrohen në shënimet që janë të rëndësishme për ankesën dhe çështjet ligjore që janë të rëndësishme për ankesën. Kolegji i Apelit mund të caktojë një afat të arsyeshëm kohor për secilën palë për prezantimet e tilla”.

 

  • Ngjashëm edhe bazuar në​​ dispozitat e Ligjit për DHPGJS-në, në​​ fuqi që​​ nga viti 2019, dhe i aplikueshëm në rrethanat e rastit konkret,​​ Gjykata vëren se​​ bazuar në​​ nenin 66​​ (Përmbajtja e ankesës) dhe nenin 70 (Paraqitja e provave të​​ reja) të​​ këtij ligji,​​ palët, ndër​​ ​​ tjera, kanë mundësinë që të ngritin ankesat para Kolegjit të Apelit edhe përkitazi me çështjet e ligjit dhe të fakteve, duke përfshirë edhe mundësinë që të paraqiten prova të reja dhe për pasojë​​ Kolegji i Apelit​​ ka​​ kompetencën e vlerësimit të​​ çështjeve​​ ​​ ligjit dhe të​​ faktit, dhe të​​ kompetencës së​​ plotë​​ për të​​ vlerësuar mënyrën se si i ka vlerësuar faktet autoriteti më​​ i ulët, në​​ rastin konkret të​​ parashtruesit të​​ kërkesës,​​ Gjykata Themelore.​​ Për pasojë, Gjykata vlerëson se është e pakontestueshme që çështja në shqyrtim para Kolegjit të Apelit, nuk është (i) as çështje ekskluzivisht ligjore; dhe (ii) as e natyrës teknike. Përkundrazi, çështja në shqyrtim para Kolegjit të Apelit ngërthente çështje të rëndësishme faktike dhe ligjore.​​ 

 

 

  • Në kuptim të kësaj të fundit, Gjykata merr në konsideratë faktin që Aktgjykimi i Gjykatës Themelore duke refuzuar kërkesëpadinë e AKP-së kishte vendosur në favor të parashtruesit të kërkesës, përderisa si rezultat i transferimit të çështjes në Kolegjin e Apelit të DHPGJS-së nga ana e ​​ Gjykatës së Apelit, përmes Aktgjykimit të kontestuar të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së,​​ kërkesëpadia e AKP-së ishte pranuar si e bazuar, dhe për pasojë kontrata e shitblerjes ishte anuluar si e pavlefshme duke e detyruar parashtruesin e kërkesës që paluajtshmëritë​​ objekt i kontratës së shitblerjes dhe​​ tashmë të regjistruara në emër të tij​​ t’ia dorëzonte në posedim AKP-së.​​ 

 

  • Gjykata,​​ duke iu rikthyer konstatimeve të Kolegjit të Apelit përmes Aktgjykimit të saj, vëren se në​​ lidhje me mbajtjen e seancës dëgjimore, Kolegji i Apeli kishte​​ (i) vendosur​​ ​​ ​​ mos mbajë​​ seancë​​ gojore; dhe (ii) në​​ lidhje me përgjigjen ndaj ankesës së​​ AKP-së, Kolegji i Apelit kishte​​ konstatuar​​ se:​​ [...]​​ në​​ bazë​​ të​​ fletëdorëzimit që​​ ekziston në​​ dosje, ankesën e AKP-së​​ e ka pranuar avokati i të​​ paditurit me datë​​ 19.09.2019, mirëpo në​​ dosje nuk ka dëshmi që​​ është​​ dhënë​​ ndonjë​​ përgjigje në​​ këtë​​ ankesë.

 

  • Në lidhje me të parën, Gjykata gjithashtu vë theks në faktin se Kolegji i Apelit nuk kishte arsyetuar​​ “heqjen dorë​​ nga seanca",​​ por ishte mjaftuar vetëm me referimin në nenin 69 të Ligjit për DHPGJS-në. Ky i fundit, siç është sqaruar më​​ lart, thjesht përcakton kompetencën e Kolegjit të​​ Apelit për të vendosur për mbajtjen e seancës dëgjimore bazuar në nismën e tij ose me kërkesë të palës. Aktgjykimi përkatës nuk përmban asnjë sqarim shtesë​​ lidhur me vendimin e Kolegjit të​​ Apelit për​​ “të hequr dorë nga seanca".​​ Në këtë kontekst, Gjykata thekson se bazuar në​​ praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, në vlerësimin e pretendimeve që ndërlidhen me mungesën e një seance dëgjimore, duhet të shqyrtohet edhe nëse refuzimi i mbajtjes së një seance të tillë​​ është i arsyetuar (shih,​​ edhe rastet e GJEDNJ-së,​​ Pönkä kundër Estonisë,​​ kërkesa nr. 64160/11,​​ Aktgjykim, i 8 nëntorit 2016, paragrafët 37-40 dhe​​ Mirovni Inštitut kundër Sllovenisë,​​ nr. 32303/13),​​ Aktgjykim i 13 marsit 2018, ​​ paragrafi 44 dhe referencat e përdorura aty).

 

  • Në vijimin e​​ ​​ dytës,​​ bazuar në përgjigjet e Gjykatës Themelore, rezulton që si rezultat i ankesës së AKP-së, ​​ parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar përgjigje në ankesë, e cila nuk ishte pjesë e dosjes së dorëzuar nga Gjykata e Apelit në Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së. Në lidhje me këtë, Gjykata pa paragjykuar nëse përgjigjja ndaj ankesës së AKP-së nga ana e parashtruesit të kërkesës ishte dorëzuar brenda afatit të përcaktuar me ligj apo jo, gjithsesi e​​ njëjta​​ në kuptim të respektimit të parimit të kontradiktoritetit, përfshirë​​ këtu edhe respektimin e parimit të​​ barazisë së armëve, si pjesë​​ përbërëse​​ ​​ ​​ drejtës për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm, kjo përgjigje do duhej të ishte pjesë e dosjes, për të cilën Kolegji i Apelit të DHPGJS-së duhej të ofronte vlerësimin dhe konstatimin e saj, përfshirë këtu edhe konstatimin në kuptim të pranueshmërisë së saj apo dorëzimit të përgjigjes ndaj ankesës brenda afatit të përcaktuar me ligj.

 

  • Gjykata​​ në​​ vijim të​​ elaborimit të​​ parimeve dhe standardit të​​ zhvilluar përmes praktikës gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, të​​ afirmuar edhe përmes praktikës gjyqësore të​​ vet Gjykatës dhe​​ shqyrtimit​​ të​​ ​​ pretendimeve të​​ parashtruesit të kërkesës,​​ në​​ kuptim të​​ së​​ drejtës për mbajtjen e seancës dëgjimore e që​​ ndërlidhet​​ ngushtë​​ me parimin e kontradiktoritetit,​​ konstaton​​ se në​​ rrethanat​​ e rastit konkret parashtruesi i​​ kërkesës (i)​​ nuk e konteston apo vë në pikëpyetje juridiksionin​​ apo kompetencën lëndore të​​ DHPGJS-së​​ për të​​ vendosur në​​ lidhje me ankesën e AKP-së​​ (ii) megjithatë, në​​ kuptim të​​ parimit të​​ kontradiktoritetit​​ konstaton​​ se parashtruesit të​​ kërkesës i​​ është​​ pamundësuar apo mohuar e drejta për të​​ kërkuar mbajtjen e seancës dëgjimore, si rezultat​​ i​​ mosnjoftimit të​​ transferimit ​​ të​​ çështjes​​ së​​ tij në​​ Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së.​​ Rrjedhimisht,​​ Gjykata konstaton se Aktgjykimi i kontestuar, përkatësisht Aktgjykimi [AC-II-21-0058] të 23 majit 2022, të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, është nxjerrë në kundërshtim me parimet dhe garancitë e mishëruara në nenin 31 të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, e që ​​ ka​​ rezultuar në shkeljen e të drejtës së parashtruesit të kërkesës për të kërkuar mbajtjen e seancës dëgjimore.​​ 

 

  • Konstatimi i Gjykatës për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, në​​ rrethanat e rastit konkret, ndërlidhet ekskluzivisht me të drejtën e parashtruesit të kërkesës për të parashtruar kërkesë për mbajtjen e seancës dëgjimore,​​ ashtu​​ siç​​ është sqaruar në këtë Aktgjykim.​​ ​​ Megjithatë, bazuar në konstatimin e saj e që ndërlidhet me parimin​​ e kontradiktoritetit​​ dhe të​​ drejtat e parashtruesit të​​ kërkesës të​​ garantuara me ligj dhe Kushtetutë, Gjykata rithekson​​ se​​ Kolegji i Apelit, në procedurë të rivendosjes,​​ dhe në​​ kuptim të​​ ​​ drejtës së​​ tij për t’u dëgjuar​​ duhet që​​ parashtruesit të​​ kërkesës t’i mundësojë​​ paraqitjen e të​​ gjitha argumenteve​​ përkitazi me​​ çështje​​ ​​ ligjit dhe të​​ fakteve,​​ përfshirë edhe mundësinë që të paraqiten prova të reja.​​ Në vijim,​​ ​​ marrë​​ për bazë​​ faktin që​​ konstatimi​​ i Aktgjykimit të​​ Gjykatës Themelore ishte në​​ favor të​​ parashtruesit të​​ kërkesës,​​ Kolegji i Apelit​​ duhet​​ ​​ shqyrtojë​​ dhe vlerësojë​​ mënyrën se si​​ kjo gjykatë​​ ka vlerësuar​​ faktet​​ ​​ rrethanat​​ e rastit,​​ duke iu mundësuar palëve në procedurë që t’i paraqesin të gjitha argumentet​​ dhe dëshmitë përkatëse që ndërlidhen me procesin e shitblerjes dhe pronësinë e paluajtshmërive në këtë rast.

 

  • Rrjedhimisht, në​​ rrethanat e rastit konkret, Gjykata​​ konstatoi​​ se:​​ (i) bazuar në​​ nenin 69 të​​ Ligjit të​​ aplikueshëm për DHPGJS-në, parashtruesi i kërkesës ka të​​ drejtë​​ t’i parashtrojë​​ Kolegjit të​​ Apelit kërkesë​​ për mbajtje të​​ seancës dëgjimore, përmes të​​ cilës i​​ njëjti​​ ​​ kuptim dhe në​​ kuadër të​​ parimit të​​ kontradiktoritetit​​ ka të​​ drejtë​​ ​​ paraqesë​​ argumentet dhe dëshmitë​​ e tij që​​ ndërlidhen me kërkesëpadinë​​ e AKP-së; (ii) megjithatë​​ një​​ kërkesë​​ e tillë, parashtruesit të​​ kërkesës i ishte pamundësuar për shkak se i​​ njëjti​​ nuk ishte njoftuar në​​ lidhje me transferimin e​​ çështjes​​ ​​ tij nga Gjykata e Apelit në​​ Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së, qoftë​​ nga Gjykata e​​ Apelit​​ apo vetë​​ Kolegji i Apelit të​​ DHPGJS-së.​​ 

 

  • Përfundimisht, Gjykata konstaton se Aktgjykimi​​ [AC-II-21-0058] i 23 majit 2022, i​​ Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së ​​ është nxjerrë në shkelje të ​​ paragrafit​​ 1 të​​ nenit 31 [E Drejta​​ për​​ Gjykim​​ të​​ Drejtë dhe​​ të Paanshëm] të​​ Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ së​​ Kosovës​​ në​​ lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta​​ për një​​ proces​​ të​​ rregullt)​​ të​​ KEDNJ-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafin 7 të​​ nenit​​ 113​​ të Kushtetutës, të neneve 20 dhe 47 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 48 (1)​​ (a)​​ të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ 4 shtator​​ 2024,​​ njëzëri

 

 

VENDOS

 

  • ​​ DEKLAROJË,​​ kërkesën të pranueshme;

 

  • TË KONSTATOJË, se​​ Aktgjykimi [AC-II-21-0058] i 23 majit 2022, i​​ Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ nuk është në​​ përputhshmëri​​ me​​ paragrafin​​ 1 të​​ nenit 31 [E Drejta​​ për​​ Gjykim​​ të​​ Drejtë dhe​​ të Paanshëm] të​​ Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ së​​ Kosovës​​ në​​ lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta​​ për një​​ proces​​ të​​ rregullt)​​ të​​ Konventës Evropiane​​ për të​​ Drejtat e Njeriut;

 

  • TË SHPALLË TË PAVLEFSHËM,​​ Aktgjykimin [AC-II-21-0058] të 23 majit 2022,​​ ​​ Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit;​​ 

 

  • TA​​ KTHEJË,​​ Aktgjykimin [AC-II-21-0058] të 23 majit 2022, të Kolegjit të​​ Apelit të​​ Dhomës se Posaçme të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës​​ për rivendosje sipas konstatimeve të​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës;​​ 

 

  • TË URDHËROJË Kolegjin e Apelit të Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës​​ që ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 60​​ (5) të Rregullores së punës, deri më​​ 4 mars​​ 2024,​​ për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës;

 

  • TË MBETET e përkushtuar në këtë çështje në pajtim me këtë urdhër;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve dhe, në pajtim me​​ paragrafin 4 të​​ nenit 20​​ të Ligjit, ta publikojë në Gazetën Zyrtare;

 

  • TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës se Kosovës, në pajtim me​​ paragrafin 4 të​​ nenit 20të​​ Ligjit.

 

 

Gjyqtari raportues    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Bajram Ljatifi ​​    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

Parashtruesit:

Pashk Bibaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile