Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, [Rev.nr.295/2022], të 27 shkurtit 2023

Nr. të lëndës KI128/23

Parashtruesit: Ilirjana Shabanaj

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 5 gusht​​ 2024

Nr. Ref.:​​ RK 2498/24

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI128/23

 

Parashtrues​​ 

 

 

Ilirjana Shabanaj​​ 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ ​​ Gjykatës​​ Supreme,​​ [Rev.nr.295/2022],​​ ​​ 27 shkurtit​​ 2023​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar,

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Ilirjana Shabanaj​​ (në tekstin e mëtejmë: Parashtruesja e​​ kërkesës), e cila​​ përfaqësohet nga​​ Hajzer Salihu, avokat nga Prishtina.

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesja​​ e kërkesës konteston Aktgjykimin​​ [Rev.nr.295/2022],​​ e 27 shkurtit​​ 2023,​​ (në tekstin e​​ mëtejmë: Aktgjykimi​​ i kontestuar)​​ ​​ Gjykatës Supreme të​​ Republikës​​ ​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Supreme). ​​ 

 

  • Aktgjykimi i kontestuar i është dorëzuar​​ parashtrueses së kërkesës më 30​​ mars​​ 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ të kontestuar, me të cilin parashtruesja e​​ kërkesës pretendon shkeljen e të drejtave​​ të saj, të garantuara me nenet:​​ 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të​​ Drejtave] të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës [në​​ tekstin e mëtejmë: Kushtetuta], dhe nenin 6​​ [E drejta për një​​ proces të​​ rregullt gjyqësor]​​ ​​ Konventës Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut [në​​ tekstin e mëtejmë:​​ KEDNJ].

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi​​ i kërkesave dhe përgjigjeve] të​​ Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 12 qershor​​ 2023, parashtruesja e​​ kërkesës​​ dorëzoi kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë Gjykata).​​ 

 

  • Më​​ 15 qershor​​ 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës me Vendimin Nr.GJR.KI128/23,​​ caktoi gjyqtaren​​ Selvete​​ Gërxhaliu-Krasniqi,​​ gjyqtare raportuese dhe me Vendimin​​ Nr.KSH.KI128/23,​​ caktoi anëtarët​​ e Kolegjit shqyrtues​​ ​​ përbërë nga gjyqtarët:​​ Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzije Istrefi​​ -​​ Peci​​ dhe​​ Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 22 qershor​​ 2023,​​ Gjykata njoftoi parashtruesen​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ Të njëjtën datë,​​ një​​ kopje​​ e​​ kërkesës​​ së parashtrueses​​ iu​​ dërgua​​ Gjykatës Supreme.

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 29 prill​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportuese dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • ​​ 15 qershor 2011, u nënshkrua kontrata e punës ndërmjet parashtrueses së​​ kërkesës dhe Bankës “ProCredit”, me adresë​​ kryesore në​​ Prishtinë​​ [në​​ tekstin e mëtejmë: Punëdhënësi]. Sipas kësaj​​ kontrate, parashtruesja e kërkesës e mbante pozitën e punës: Këshilltar për​​ Klientë​​ për Biznese të​​ Vogla dhe Analist për Kredi të​​ Vogla. Parashtruesja kishte marrëdhënie pune me punëdhënësin nga​​ viti 2006.

 

  • ​​ 10 shtator 2012,​​ Bordi i Drejtorëve i​​ Punëdhënësit​​ miratoi propozimin e Bordit Menaxhues për ristrukturim, duke u bazuar në​​ ndryshimet ekonomike, teknologjike, organizative dhe strukturale të punëdhënësit. Ndryshimet parashihnin, ndër të​​ tjera, rritjen e produktivitetit të​​ përgjithshëm të​​ stafit dhe pikave të​​ shërbimit.

 

  • ​​ 20 shkurt 2014, Bordi Menaxhues i Punëdhënësit mori vendim për riorganizimin e pikave​​ ​​ shërbimit, përkatësisht u shua pozita e zyrtarit për shërbime bankare.

 

  • ​​ 5 maj 2014, punëdhënësi mori vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës me parashtruesen e kërkesës për shkak të​​ riorganizimit të​​ shërbimeve dhe pamundësisë​​ ​​ transferimit në​​ një​​ vend tjetër të​​ punës. Vendimi parashihte që​​ ndërprerja e marrëdhënies së​​ punës fillonte nga 20 qershori 2014.​​ Sipas arsyetimit, me shuarjen e pozitës së​​ parashtrueses së​​ kërkesës, nuk ishte​​ ​​ nevoja për shërbimet e saj.​​ Punëdhënësi theksoi se kishte konsideruar mundësinë​​ e transferimit të​​ parashtrueses së​​ kërkesës në​​ një​​ pozitë​​ tjetër të​​ përshtatshme për kualifikimin e saj, megjithatë​​ një​​ gjë​​ e tillë​​ nuk ishte e mundur.

 

  • ​​ 6 maj 2014, punëdhënësi e njoftoi parashtruesen e kërkesës për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës për shkak të​​ riorganizimit të​​ punës.

​​ 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, parashtruesja e kërkesës​​ dorëzoi​​ ankesë​​ tek punëdhënësi, kundër vendimit​​ për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës. Punëdhënësi nuk kishte dhënë​​ përgjigje në​​ lidhje me ankesën e parashtruar.

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, parashtruesja e kërkesës​​ dorëzoi​​ kërkesë​​ ​​ Inspektoratin e Punës, me pretendimin se vendi i saj i punës nuk ishte shuar nga punëdhënësi por vetëm i ishte ndërruar emërtimi. Ajo kërkoi nga​​ Inspektorati i Punës të​​ ndërmerrte të​​ gjitha veprimet juridike për mbrojtjen e të​​ drejtave të​​ saj nga marrëdhënia e punës.​​ 

 

  • ​​ 21 korrik 2014, Inspektorati i Punës nëpërmjet Vendimit [01 Nr.08-41/2014], miratoi kërkesën e parashtrueses së​​ kërkesës dhe obligoi punëdhënësin që​​ ​​ ndërmerrte disa veprime për eliminimin e​​ parregullsive​​ ​​ konstatuara nga inspektorët e punës,​​ përkatësisht​​ ​​ rishqyrtonte vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës dhe të​​ përcaktonte obligimet që​​ dalin nga neni 70 i Ligjit të​​ Punës.​​ 

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, punëdhënësi parashtroi ankesë​​ kundër​​ Vendimit të​​ Inspektoratit të​​ Punës, në​​ shkallën e dytë​​ ​​ këtij institucioni, për shkak të​​ konstatimit të​​ gabuar të​​ gjendjes faktike dhe propozoi anulimin e vendimit të​​ shkallës së​​ parë.

 

  • Më​​ 23 shtator 2014,​​ Trupi Ekzekutiv i Inspektoratit të​​ Punës, si shkallë​​ e dytë, nëpërmjet Vendimit [80/2014],​​ refuzoi ankesën e punëdhënësit dhe vërtetoi vendimin e shkallës së​​ parë, duke arsyetuar se punëdhënësi​​ bëri​​ shkelje të​​ dispozitave ligjore të​​ ligjit të​​ punës, sepse vendimi i bordit të​​ bankës të​​ datës 20.02.2014 për shuarjen e vendit të​​ punës pozita e zyrtarit për shërbime bankare nuk ka të​​ bëjë​​ fare me pozitën këshilltarë​​ për klientë​​ për​​ biznese​​ të​​ vogla dhe analist për​​ kredi të​​ vogla për të​​ cilin vend pune kërkuesja ka lidhur Kontratë​​ pune”.​​ Po ashtu, punëdhënësi​​ “nuk e ka precizuar me aktet e veta se cilat vende pune për shkaqe ekonomike, teknike dhe organizative do të​​ shuhen dhe cilat masa do të​​ ndermirën​​ për ty mundësuar transferimin e punonjësve në​​ një​​ vend tjetër të​​ punës ose ta trajnoj a ta kualifikoj​​ atë​​ për të​​ kryer punën ose ndonjë​​ punë​​ tjetër,​​ dhe​​ nuk i ka dhënë​​ udhëzime juridike palës dhe​​ është​​ marrë​​ nga organi​​ jo kompetent.

 

  • ​​ 14 qershor 2016, parashtruesja e kërkesës dorëzoi padi në​​ Gjykatën Themelore në​​ Prishtinë​​ [në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore], nëpërmjet së​​ cilës kërkonte​​ anulimin e vendimit të​​ punëdhënësit për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës. Së​​ pari, parashtruesja pretendonte se punëdhënësi nuk e kishte arsyetuar faktin që​​ ishte shuar pozita e saj e punës.​​ Sipas saj, vetëm ishte ndryshuar emërtimi i pozitës dhe se nuk bëhej fjalë​​ për shuarje. Së​​ dyti, parashtruesja argumentonte se vendimi nuk ishte marrë​​ ​​ përputhje me kërkesat ligjore të​​ Ligjit të​​ Punës, nenit 70 dhe 71, në​​ lidhje me obligimin e punëdhënësit për të​​ paralajmëruar paraprakisht punëtorin për largimin nga puna. Së​​ treti, parashtruesja pretendonte që​​ punëdhënësi​​ nuk kishte zbatuar asnjë​​ procedurë​​ ​​ vlerësimit për largimin e saj nga puna. Një​​ vendim i tillë,​​ shkruante​​ ajo, ishte bazuar në​​ konstatim të​​ gabuar të​​ gjendjes faktike dhe shkelje të​​ ligjit material.

 

  • Më​​ 21 mars 2019, Gjykata Themelore nëpërmjet Aktgjykimit [C.nr.1732/2014],​​ vendosi si në​​ vijim: (i) aprovoi në​​ tërësi kërkesëpadinë​​ e parashtrueses së​​ kërkesës; (ii) anuloi si të​​ kundërligjshëm vendimin e punëdhënësit për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës; (iii) Punëdhënësi u detyrua që​​ t’ia paguante parashtrueses së​​ kërkesës të​​ gjitha pagat të​​ cilat do t’i kishte realizuar nga momenti i largimit nga puna, përfshirë​​ edhe pagesën e trustit pensional, tatimin në​​ pagë​​ dhe kamatën, në​​ vlerë​​ të​​ tërësishme prej 43.283.33 euro, dhe​​ që​​ të​​ rikthente në​​ vendin e punës apo në​​ një​​ pozitë​​ tjetër të​​ përshtatshme parashtruesen e kërkesë; (iv) detyroi punëdhënësin​​ që​​ t’ia kompensonte parashtrueses së​​ kërkesës shpenzimet e procedurës kontestimore​​ në​​ vlerë​​ prej 1.490.00 euro.​​ Gjykata Themelore​​ konstatoi se “vendimi nr. 14/488 të​​ datës 05.05.2014 me të​​ cilën paditëses i​​ është​​ ndërprerë​​ marrëdhënia e punës përfundimisht me datë​​ 20.06.2014,​​ është​​ vendim i kundërligjshëm dhe pa mbështetje në​​ prova dhe fakte”.​​ Gjykata Themelore arsyetoi se “paditësja nuk ishte paralajmëruar për qëllimin se do të ndërpritej marrëdhënia e punës ashtu siç kërkohet me dispozitat e cekura ligjore. Kjo argumentohet me faktin se paditëses njoftoi për takim me zyrtarët e të paditurës i është dorëzuar me datë 05.04.2014 takime ishte caktuar për datën 06.05.2014, ndërsa edhe vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ishte marrë të njëjtë ditë kur paditëses i ishte dorëzuar njoftimi për takim që është në kundërshtim me nenin e cekur më lart”.​​ Gjykata Themelore​​ vlerësoi​​ se “arsyet të​​ cilat i ka cekur e paditura se paditëses i​​ është​​ ndërprerë​​ marrëdhënia e punës për arsye ekonomike,​​ teknike​​ dhe organizative nuk janë​​ argumentuar se për cilën situatë​​ ligjore bëhet fjalë​​ në​​ rastin konkret”,​​ dhe që “shuarjen e vendit të​​ punës nuk e parasheh as vendimi i Bordit Menaxhues i të​​ paditurës i datës 20 shkurt 2014 e as memoja e datës 27.01.2014”.

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, punëdhënësi parashtroi ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit, kundër​​ Aktgjykimit​​ ​​ Gjykatës Themelore, për shkak të​​ vërtetimit të​​ gabuar dhe jo të​​ plotës të​​ gjendjes faktike dhe aplikimit të​​ gabuar të​​ ligjit material, dhe kërkoi anulimin e këtij​​ Aktgjykimi dhe kthimin e​​ çështjes​​ ​​ rivendosje.

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, parashtruesja e kërkesës paraqiti ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit, kundër​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës Themelore, vetëm në​​ lidhje me caktimin e lartësisë​​ ​​ kamatës.

 

  • Më​​ 26 janar 2022, Gjykata e Apelit nëpërmjet Aktgjykimit [AC.nr.6056/2022],​​ vendosi si në​​ vijim: (i) vërtetoi​​ Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në​​ lidhje me anulimin e vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës; (ii) anuloi​​ Aktgjykimin e Gjykatës Themelore, në​​ lidhje me kthimin e parashtrueses së​​ kërkesës në​​ vendin e punës dhe kompensimin e pagave, trustit pensional dhe kamatës; (iii) anuloi​​ Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në​​ lidhje me pagesën e shpenzimeve të​​ procedurës kontestimore​​ nga​​ ana e​​ punëdhënësit.​​ Gjykata e Apelit​​ theksoi se “vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës ishte marrë​​ të​​ njëjtën ditë​​ kur paditëses i ishte dorëzuar njoftimi për takim me qëllim të​​ diskutimit të​​ arsyeve për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës, gjë​​ që​​ është​​ në​​ kundërshtim me​​ kërkesat​​ ligjore që​​ rrjedhin nga dispozita e cekur e Ligjit të​​ Punës”.​​ Gjykata e Apelit​​ vlerësoi​​ se “me të​​ drejtë​​ ka konstatuar gjykata e shkallës së​​ parë​​ se e paditura nuk ka​​ ofruar​​ prova të​​ mjaftueshme me të​​ cilat do të​​ provohej fakti se me të​​ vërtetë​​ për arsye të​​ futjes në​​ përdorim të​​ teknologjisë​​ është​​ dashur të​​ shuhet vendi i punës i paditëses dhe se e njëjta konform dispozitës së​​ cekur më​​ lart, të​​ ketë​​ bërë​​ përpjekje që​​ nëse​​ është​​ e përshtatshme për punëdhënësin që​​ ta transferojë​​ të​​ punësuarin në​​ një​​ vend pune tjetër, ta trajnojnë​​ a ta kualifikojë​​ atë​​ për ta kryer punën ose ndonjë​​ punë​​ tjetër”.​​ Gjykata e Apelit vuri në pah se “gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë sqarime të nevojshme se në rastin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës paditëses a ka pasur diskriminim nga e paditura, ashtu siç është e përcaktuar me nenin 80, lidhur me nenin 5 të Ligjit të Punës”.

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, punëdhënësi parashtroi revizion në​​ Gjykatën Supreme, kundër​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës së​​ Apelit, për shkak të​​ shkeljeve të​​ dispozitave ligjore dhe zbatimit të​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale.​​ 

 

  • Më​​ 22 shkurt 2023, Gjykata Supreme nëpërmjet Aktgjykimit [Rev.nr.295/2022],​​ refuzoi në​​ tërësi kërkesëpadinë​​ e parashtrueses së​​ kërkesës dhe anuloi​​ Aktgjykimet​​ e Gjykatës Themelore dhe të​​ Gjykatës së​​ Apelit, në​​ pjesët ku i kishin dhënë​​ të​​ drejtë​​ parashtrueses së​​ kërkesës. Gjykata Supreme arsyetoi​​ se​​ “nga gjendja faktike e vërtetuar nga gjykata e shkallës së parë, shihet qartë se e paditura ka qenë e detyruar të bënë ndërprerjen e marrëdhënies së punës për paditësen, për faktin se ka bërë ristrukturimin apo organizimin e ri të punës, për shkak të mbylljes së pozitës ku ka punuar paditësja”.​​ Gjykata Supreme mori parasysh “se e paditura ka shqyrtuar mundësinë e transferimit apo sistemimin e paditëses në një vend tjetër të punës, por për shkak të ​​ pamundësisë së transferimit, për shkak të numrit të madh të punëtorëve, dhe faktit se në të gjitha njësitë ka pasur zvogëlim të numrit të punëtorëve, ka qenë e detyruar në ndërprerjen e marrëdhënies së punës të paditëses”.​​ Prandaj, Gjykata Supreme theksoi se “në rastin e ndërprerjes​​ së marrëdhënies së punës të paditëses i ka respektuar në mënyrë të drejtë dispozitat ligjore të lartcekura, pasi që më datë 05.05.2014, e njëjta e ka ftuar paditësen paraprakisht për riorganizimin dhe ristrukturimin e sistemit të punës, dhe konkretisht mbylljen e pozitës në të cilën ka punuar paditësja dhe njoftimin e pamundësisë së transferimit në një pozitë tjetër të punës, për shkak të numrit të madh të punëtorëve edhe në njësit e tjera”.​​ Gjykata Supreme vlerësoi se “edhe pse paditësja në​​ të​​ njëjtë​​ ditë​​ që​​ është​​ ftuar për njoftimin mbi ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës, i​​ është​​ dorëzuar vendimi​​ mbi ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës, vendimi i të​​ paditurës ka qenë​​ me efekt prej datës 20.06.2014, që​​ do të​​ thotë​​ se​​ është​​ përmbushur afati i njoftimit paraprak prej 30 ditësh”.

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon se:​​ Konsiderojmë​​ se paditësja nuk ishte paralajmëruar për qëllimin se do ti ndërpritej marrëdhënia e​​ punës​​ siç​​ kërkohet me dispozitën e cekur ligjore. Kjo argumentohet me faktin se paditëses njoftim për takim me zyrtarët e të​​ paditurës i​​ është​​ dorëzuar me datë​​ 05.05.2014, takimi ishte caktuar për datën 06.05.2014, ndërsa edhe vendimi për ndërprerje të​​ marrëdhënies​​ së​​ punës ​​ mban datën e dorëzimit të​​ njoftimit 05.05.2014. Pra vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës ishte nxjerrë​​ të​​ njëjtë​​ ditë​​ kur paditëses i ishte dorëzuar njoftimi për takim...Fryma e normës dikton që​​ takimi i punëdhënësit me të​​ punësuarin​​ detyrimisht duhet të​​ mbahet para se të​​ jepet vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës, dhe se në​​ atë​​ takim punëdhënësi duhet të​​ shpjegoj se cilat janë​​ arsyet dhe shkaqet që​​ kanë​​ sjellë​​ deri te qëndrimi për ta ndërprerë​​ marrëdhënien e punës me të​​ punësuarin. Kjo pastaj supozohet që​​ ti jep të​​ punësuarit hapësirë​​ që​​ ti kundërshtoj argumentet e punëdhënësit, dhe të​​ bëjë​​ përpjekje që​​ ta ndryshoj qëllimin e tij”.

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon se: “Gjithashtu avancimet teknologjike në​​ të​​ cilat​​ është​​ thirrur e paditura, nuk kanë​​ qenë​​ me ndikim në​​ shuarjen e vendit të​​ punës së​​ paditëses, sepse kryeja e punëve ka ​​ qenë​​ caktuar ajo, analizimi i​​ dokumenteve​​ të​​ klientëve-kërkesave​​ për kredi të​​ vogla, nuk mund të​​ zëvendësohen me futjen e teknologjisë. E nëse për shkak të​​ futjes së​​ teknologjisë​​ së​​ re janë​​ shuar vende pune, atëherë​​ del të​​ jenë​​ shuar ato vende të​​ punës ku teknologjia e zëvendëson punën e njeriut, e kjo nuk vlen për vendin e punës në​​ të​​ cilin ka punuar paditësja, kurse​​ po ashtu​​ e paditura nuk ka bërë​​ përpjekje që​​ ta sistemoj​​ paditësen​​ në​​ ndonjë​​ vend tjetër pune...”

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon se: “Po​​ ashtu​​ e paditura kur kishte ndërprerë​​ marrëdhënien e punës se​​ parashtrueses​​ së​​ kësaj kërkese, kishte vepruar edhe në​​ kundërshtim me nenin 53 të​​ Ligjit të​​ Punës, i cili përcakton se “Gjatë​​ kohës së​​ shtatzënisë, pushimit të​​ lehonisë​​ dhe mungesës në​​ punë​​ për shkak të​​ përkujdesjes së​​ veçantë​​ ndaj fëmijës, punëdhënësi nuk mund t’ia shkëpusë​​ kontratën të​​ punësuarit dhe t’ia ndërrojë​​ vendin e punës”, pasi që​​ nuk kishte marrë​​ për bazë​​ fare faktin që​​ znj. Shabani kishte qenë​​ në​​ pushim të​​ lehonisë, për shkak se me datë​​ 01.07.2013 kishte​​ sjellë​​ në​​ jetë​​ djalin e saj E.V,​​ e i cili lindjen e kishte me probleme për​​ çfarë edhe ishte transferuar nga Spitali Bahceci ku kishte kryer lindjen, në​​ QKUK Prishtinë​​ për trajtim të​​ foshnjës, i cili kishte zgjatur deri me dt. 10.08.2013. Po të​​ merrej​​ për bazë​​ ky fakt, punëdhënësi nuk do duhej që​​ të​​ ndërmerrte veprime që​​ e dërgojnë​​ në​​ shkeljen e kësaj të​​ drejte, e cila​​ është​​ e sanksionuar edhe përmes dispozitave të​​ Konventës për Eliminimin e të​​ Gjitha Formave të​​ Diskriminimit ndaj Gruas, e cila gjen zbatim të​​ drejtpërdrejtë​​ edhe në​​ vendin tonë, ashtu​​ siç​​ parashihet me nenin 22 pika 6 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës”.

 

Parashtruesja e kërkesës pretendon se:​​ “Shkelja e nenit 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të​​ Drejtave] të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës, si dhe nenit 6 [E drejta për një​​ proces të​​ rregullt] të​​ Konventës Evropiane për​​ Mbrojtjen​​ e të​​ Drejtave dhe Lirive Themelore të​​ Njeriut, konsiderojmë​​ se​​ është​​ bërë​​ me rastin e nxjerrjes së​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës Supreme Rev.nr.295/22​​ të​​ dt. 27.03.2023, për shkak se duke vërtetuar gabimisht si të​​ drejtë​​ zbatimin e dispozitave materiale ligjore nga organi punëdhënës, parashtrueses së​​ kërkesës përmes këtij aktgjykimi i​​ është​​ mohuar e drejta e​​ garantuar​​ me nenin 22 dhe 49 të​​ Kushtetutës, si dhe i​​ është​​ mohuar e drejta e garantuar me nenin 53 dhe nenin 70 paragrafi 3 të​​ Ligjit të​​ Punës. Po ashtu edhe​​ tej zgjatja​​ e procesit gjyqësor për gati 10 vite konsiston në​​ shkeljen e nenit 6 paragrafi 1 të​​ Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të​​ Drejtave dhe Lirive Themelore të​​ Njeriut.”

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ kërkon​​ nga Gjykata që​​ ​​ shpallë​​ kërkesën e pranueshme,​​ ​​ konstatojë​​ ​​ Aktgjykimi i Gjykatës Supreme [Rev.nr.295/2022],​​ i datës 27 mars 2023,​​ është​​ ​​ kundërshtim me Kushtetutën​​ dhe ta kthejë​​ ​​ rivendosje.

 

Dispozitat relevante​​ kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Neni 22​​ 

[Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare]

Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike:

[...]

(6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;

[...]

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të​​ mediave, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

​​ […]

 

Neni 54

[Mbrojtja​​ Gjyqësore​​ e​​ ​​ Drejtave]

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt gjyqësor)

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht ​​ dhe ​​ brenda ​​ një ​​ afati ​​ ​​ arsyeshëm ​​ nga ​​ një ​​ gjykatë ​​ e ​​ pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]

   

LIGJI Nr. 03/L-212 I PUNËS

Neni 5​​ 

Ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit

1. Diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi.​​ 

2. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i personave me aftësi të kufizuara gjatë punësimit, avancimit në punë dhe avancimit profesional, nëse për atë vend pune është i aftë ta kryejë punën në mënyrë adekuate.​​ 

3. Nuk konsiderohet diskriminim, çdo dallim përjashtim ose dhënie e përparësisë, përkitazi me ndonjë vend të caktuar pune, në bazë të kritereve të caktuara që kërkohen për atë vend pune.​​ 

4. Punëdhënësi është i obliguar që në rastin e punësimit të punëtorëve, për të njëjtin vend pune të përcaktojë kritere dhe mundësi të barabarta si për femra ashtu edhe për meshkuj.​​ 

5. Dispozitat e Ligjit nr. 2004/3 Kundër Diskriminimit, do të zbatohen drejtpërsëdrejti kur është në pyetje marrëdhënia e punës e lidhur në mes të të punësuarit dhe punëdhënësit.

 

Neni​​ 69​​ 

Ndërprerja e marrëdhënies së punës nga i punësuari

1. I punësuari ka të drejtën e ndërprerjes së Kontratës së Punës në mënyrë të njëanshme;

2. I punësuari me kontratë në kohë të caktuar për ndërprerjen e kontratës së punës, duhet ta informojë punëdhënësin paraprakisht në formë të shkruar në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, ndërsa i punësuari me kontratë në kohë të pacaktuar në afatin prej tridhjetë (30) ditësh.

[...]

 

Neni 70​​ 

Ndërprerja e Kontratës së Punës nga ana e punëdhënësit

1. Punëdhënësi mund t’ia ndërpresë kontratën e punës të punësuarit me një periudhë paralajmërimi, atëherë kur: ​​ 

1.1. ndërprerja e tillë arsyetohet për arsye ekonomike, teknike ose organizative;

[...]

 

Neni 71​​ 

Koha e njoftimit për ndërprerjen e kontratës së punës

1. Punëdhënësi mund të ndërpresë kontratën e punës në kohë të pacaktuar në bazë të nenit 70, të këtij ligji ne këto intervale kohore të njoftimit:​​ 

1.1. prej gjashtë (6) muaj deri në dy (2) vite punësim, tridhjetë (30) ditë kalendarike; 1.2. prej dy (2) deri në dhjetë (10) vite punësimi, dyzetepesë (45) ditë kalendarike;​​ 

1.3. mbi dhjetë (10) vite punësim, gjashtëdhjetë (60) ditë kalendarike.

[...]

 

Neni 72​​ 

Procedura para ndërprerjes së Kontratës

1. Vendimi për të ndërprerë kontratën e punës duhet të bëhet me shkrim dhe duhet të përfshijë arsyetimin për ndërprerje.

[...]

 

Neni 78

[Mbrojtja e të drejtave për të punësuarit]

1. I punësuari i cili vlerëson se punëdhënësi ka shkelur të drejtën e marrëdhënies së punës, mund të paraqesë kërkesë te punëdhënësi apo organi përkatës i punëdhënësit nëse ekziston, për realizimin e të drejtave të shkelura.​​ 

2. Punëdhënësi është i obliguar për të vendosur sipas kërkesës së të punësuarit, në afatin brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e pranimit të kërkesës. ​​ 

3. Vendimi nga paragrafi 2. i këtij neni, i dorëzohet të punësuarit në formë të shkruar brenda afatit prej tetë (8) ditësh.

 

Neni 79

[Mbrojtja e të punësuarit në Gjykatë]

Çdo i punësuar i cili nuk është i kënaqur me vendimin me të cilin mendon se i janë shkelur të drejtat e tij, ose nuk merr përgjigje brenda afatit nga neni 78 paragrafi 2. të këtij ligji, në afatin vijues prej tridhjetë (30) ditësh, mund të inicioj kontest pune në Gjykatën Kompetente.

 

Neni 80​​ 

Vendosja gjyqësore lidhur me ndërprerjen e kontratës së punës

1. Nëse gjykata konstaton se ndërprerja e kontratës së punës nga ana e punëdhënësit është joligjore, në bazë të dispozitave të këtij ligji, Kontratës Kolektive ose Kontratës së Punës, atëherë do të urdhërojë punëdhënësin që të ekzekutoj njërën prej këtyre dëmshpërblimeve: 1.1.​​ 

t’i paguajë të punësuarve kompensimin, përveç shtesave dhe shumave tjera të cilat i takojnë punonjësit në bazë të këtij ligji, Kontratës së Punës, Kontratës Kolektive ose Aktit të Brendshëm, në shuma të tilla që gjykata i konsideron të drejta dhe adekuate, por të cilat nuk duhet të jenë më pak se dyfishi i vlerës së çdo dëmshpërblimi që i takon punonjësit në kohën e shkarkimit; ose​​ 

1.2. nëse largimi nga puna vlerësohet si i paligjshëm sipas nenit 5 të këtij ligji, Gjykata mund ta rikthej të punësuarin në vendin e tij të punës dhe urdhëron kompensimin e të gjitha pagave dhe përfitimeve tjera të humbura gjatë gjithë kohës së largimit të paligjshëm nga puna.

[...]

 

LIGJI Nr. 05/L -021 PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

KREU I​​ 

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME​​ 

Neni 1​​ 

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore,​​ shtatëzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.

[...]

 

Vlerësimi​​ i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Jurisdiksioni​​ dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara]

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

[...]

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen më tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”

 

Neni 49

[Afatet]

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura,​​ Gjykata vlerëson se parashtruesja e​​ kërkesës është palë e autorizuar, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; ajo konteston kushtetutshmërinë e​​ një​​ akti të një autoriteti publik,​​ përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [Rev.nr.295/2022],​​ e 27 shkurtit 2023, ​​ ​​ Gjykatës Supreme​​ , pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe ​​ kërkesën e ka parashtruar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajve,​​ siç parasheh neni 49 i Ligjit.

 

  • Përveç ​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesja e​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin​​ 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht me​​ nënrregullin​​ (2),​​ të rregullit 34​​ të Rregullores së punës, që përcakton:​​ 

 

Rregulli​​ 34

[Kriteret e pranueshmërisë]

(2)​​ “Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme​​ nëse kërkesa është qartazi e pabazuar,​​ kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.”

[...]

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ atëherë kur plotësohet njëri nga dy nënkriteret, në vijim:​​ a) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit qartazi duket shkelja e Kushtetutës dhe KEDNJ-së (shih, rastin e GJEDNJ-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03,​​ Vendimi i 31 majit 2005; shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04,​​ Vendimi i 25 shtatorit 2008); dhe b) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës nuk​​ paraqet ose refuzon të paraqesë prova materiale, me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë atë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih, rastin e Gjykatës​​ KI166/20,​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 43), dhe​​ në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih, rastet e GJEDNJ-së,​​ Kemmache kundër Francës,​​ nr.​​ 17621/91, Aktgjykimi i 24 nëntorit 1994, kategoria (i),​​ Juta Mentzen kundër Lituanisë,​​ nr. 71074/01,​​ Vendimi i 7 dhjetorit 2004, kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, Aplikimi nr. 4241/03, kategoria (iii).

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesja​​ e​​ kërkesës pretendon që​​ akti i kontestuar i ka shkelur të​​ drejtat e​​ saj​​ kushtetuese të​​ garantuara me nenet:​​ 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor] të KEDNJ-së.

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata do t’i shqyrtojë dhe analizojë këto pretendime, në pajtueshmëri me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ), në harmoni me të cilën, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, gjykatat e rregullta dhe Gjykata Kushtetuese është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

(i)​​ Vlerësimi i Gjykatës përkitazi me pretendimet për shkeljen e nenit 31 të​​ Kushtetutës dhe nenit 6 të​​ KEDNJ-së

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon se vendimi i punëdhënësit për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës ishte në​​ kundërshtim me dispozitat e Ligjit të​​ Punës. Sipas saj,​​ Aktgjykimi i Gjykatës Supreme që​​ miratoi revizionin e​​ punëdhënësit​​ dhe konstatoi ligjshmërinë​​ e largimit nga puna​​ ishte arbitrar.

 

  • Gjykata vëren se punëdhënësi ndërpreu marrëdhënien e punës me parashtruesen e kërkesës, me arsyetimin se pozita që​​ ajo e mbante u shua si rezultat i ndryshimeve organizative dhe teknologjike.

 

  • Parashtruesja e kërkesës kishte dorëzuar ankesë​​ ​​ Inspektoratin e Punës me të​​ cilën e kontestonte ligjshmërinë​​ e vendimit për largimin nga puna. Ajo e fitoi rastin në​​ ​​ dy shkallët e Inspektoratit të​​ Punës, që​​ kishin konstatuar se punëdhënësi bëri shkelje ligjore kur e kishte ndërprerë​​ marrëdhënien e punës. Inspektorati i punës arsyetoi se punëdhënësi nuk kishte argumentuar me saktësi se pozita e punës që​​ e mbante parashtruesja e kërkesë​​ ishte shuar, e as nuk kishte bërë​​ përpjekje për ta transferuar në​​ ndonjë​​ pozitë​​ tjetër të​​ punës. Gjithashtu,​​ Inspektorati i​​ Punës konstatoi se vendimi për ndërprerjen e​​ marrëdhënies​​ ​​ punës ishte marrë​​ nga një​​ organ​​ jo kompetent​​ brenda punëdhënësit.​​ 

 

  • Pas kësaj parashtruesja dorëzoi kërkesëpadi në​​ Gjykatën Themelore, me të​​ cilën kërkoi anulimin e vendimit të​​ punëdhënësit për largim nga puna. Ajo arsyetoi se vendimi nuk ishte marrë​​ ​​ përputhje me Ligjin e Punës, për shkak se punëdhënësi nuk e kishte​​ arsyetuar​​ shuarjen e pozitës së​​ saj të​​ punës për shkak të​​ riorganizimit teknologjik e strukturor, e as nuk e kishte paralajmëruar paraprakisht për largimin nga puna.

​​ 

  • Gjykata vëren se Gjykata Themelore miratoi në​​ tërësi kërkesëpadinë​​ e parashtrueses së​​ kërkesës;​​ vendosi për kthimin e saj në​​ vendin e punës dhe akordoi një​​ kompensim financiar në​​ vlerë​​ prej 43.282.33 euro. Gjykata Themelore arsyetoi se punëdhënësi nuk e kishte​​ paralajmëruar​​ parashtruesen e kërkesës për largimin nga puna,​​ siç​​ kërkohej nga neni 71 i Ligjit të​​ Punës dhe as nuk kishte arsyetuar​​ shuarjen​​ e pozitës së​​ saj të​​ punës për shkak të​​ riorganizimit.

 

  • Pas ankesës së​​ punëdhënësit, Gjykata e Apelit konstatoi që​​ vendimi për largim nga puna ishte i jashtëligjshëm, mirëpo nuk u pajtua me​​ Gjykatën​​ Themelore për kthimin e parashtrueses së​​ kërkesës në​​ vendin e punës dhe​​ kompensimin​​ financiar të​​ caktuar. Sipas arsyetimit të​​ Gjykatës së​​ Apelit, në​​ rastet kur konstatohet që​​ largimi nga puna​​ është​​ i jashtëligjshëm, nuk mund të​​ vendoset për kthimin e të​​ punësuarit në​​ vendin e punës,​​ përveç​​ kur largimi nga puna​​ është​​ diskriminues, ndërkaq kompensimi financiar i akorduar duhej rivlerësuar.

 

  • Gjykata Supreme, duke vendosur mbi​​ revizionin​​ e punëdhënësit, i anuloi aktgjykimet e dy gjykatave më​​ të​​ ulëta dhe vendosi në​​ favor të​​ punëdhënësit. Sipas​​ Gjykatës​​ Supreme, punëdhënësi kishte vepruar në​​ përputhje me dispozitat e Ligjit të​​ Punës kur kishte ndërprerë​​ marrëdhënien e punës.​​ Në​​ lidhje me paralajmërimin e punëdhënësit për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës,​​ Gjykata Supreme vlerësoi se punëdhënësi e kishte përmbushur kërkesën ligjore për paralajmërim për faktin se vendimi për largim nga puna ishte marrë​​ më​​ 5 maj 2014, mirëpo kishte hyrë​​ në​​ fuqi më​​ 20 qershor 2014. Ndërkaq, sa i përket arsyeve për largimin nga puna, Gjykata Supreme vlerësoi se punëdhënësi kishte dëshmuar që​​ për shkak të​​ riorganizimit teknologjik​​ dhe organizativ ishin shuar disa pozita të​​ punës,​​ përfshirë atë të parashtrueses së kërkesës.

 

  • Gjykata rithekson se, në parim, gjykatat e rregullta kanë autoritetin për t’i vlerësuar të gjitha faktet dhe provat e rastit, si dhe të bëjnë interpretimin e dispozitave ligjore.​​ Gjykata ripërsërit që nuk është gjykatë e shkallës së katërt dhe roli i saj në vlerësimin e çështjes, gabimeve të faktit dhe interpretimeve ligjore të gjykatave të rregullta është shumë i kufizuar.​​ Gjykata nuk mund të ndërhyjë në vlerësimet dhe interpretimet e gjykatave të rregullta, përveç në rastet kur vendimet e tyre janë marrë në mënyrë arbitrare dhe shkelin të drejtat kushtetuese të palëve. (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96, Aktgjykim,​​ i 21 janarit 1999, paragrafi 28;​​ Tommaso kundër Italisë, nr. 43395/09, Aktgjykim,​​ i 23 shkurtit 2017, paragrafi 170;​​ Hasan Tunç dhe të tjerët kundër Turqisë, nr. 19074/05, Aktgjykim,​​ i 31 janarit 2017, paragrafi 54-56; rasti i Gjykatës,​​ KI96/21,​​ parashtrues Xhelal Zherka, Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri, i 10 shtatorit 2021, para. 49-51;​​ KI49/19, parashtrues Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”,​​ Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri,​​ i 10 shtatorit 2019, para. 47-51).  ​​​​ ​​ ​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se parashtruesja e kërkesës kishte mundësinë​​ ​​ gjatë​​ procesit gjyqësor t’i adresonte të​​ gjitha​​ pretendimet dhe argumentet​​ juridike​​ ​​ lidhje​​ me​​ ndërprerjen​​ e​​ marrëdhënies​​ ​​ punës. Gjykata thekson se​​ pakënaqësia​​ e parashtrueses së​​ kërkesës​​ lidhet me​​ rezultatin e​​ procesit gjyqësor dhe vlerësimin e​​ fakteve dhe provave nga gjykatat e rregullta. Parashtruesja e kërkesës nuk përmend ndonjë​​ ​​ metë​​ procedurale që​​ do të​​ mund të​​ ngritë​​ çështje​​ ​​ procesit të​​ rregullt gjyqësor. Gjykata rithekson se roli i saj​​ është​​ shumë​​ i kufizuar për të​​ vlerësuar nëse vendimet e gjykatave të​​ rregullta ishin të​​ drejta në aspektin përmbajtësor, ndryshe do të vepronte si gjykatë e shkallës së katërt.​​ Për më tepër, gjykatat e rregullta nuk morën veprime arbitrare por vepruan në kuadër të juridiksionit të tyre duke i vlerësuar provat dhe interpretuar ligjin.

 

  • Gjykata konstaton se pretendimi i parashtrueses​​ ​​ kërkesës​​ për​​ interpretimin e gabuar​​ ​​ ligjit dhe​​ të provave, i përket pretendimeve​​ “të shkallës së katërt”​​ dhe duhet shpallur si qartazi të pabazuara.

 

(ii)​​ Vlerësim i Gjykatës përkitazi me pretendimin për shkeljen e nenit 24 të​​ Kushtetutës​​ ​​ lidhje me​​ Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas

 

  • Gjykata vëren se parashtruesja e kërkesës pretendon që​​ vendimi për largim nga puna ishte marrë​​ ​​ kohën kur ajo ndodhej në​​ pushimin e lehonisë. Ajo thekson se​​ ky veprim paraqet​​ një​​ akt diskriminues, duke u bazuar​​ ​​ Konventën​​ për​​ Eliminimin e të​​ Gjitha Formave të​​ Diskriminimit ndaj Gruas e cila​​ është​​ e​​ përfshirë​​ ​​ Kushtetutë. Për të​​ mbështetur​​ këtë​​ pretendim,​​ ajo​​ ka​​ dorëzuar​​ dokumente shëndetësore që​​ vërtetojnë​​ kohën e lindjes të djalit​​ ​​ saj.

 

  • Gjykata e ka​​ ​​ qartë​​ pretendimin e parashtrueses​​ së kërkesës, por shterimi i mjeteve juridike përveç detyrimit të shterimit të mjeteve juridike në kuptimin formal-procedural, që nënkupton mundësinë e përdorimit të mjetit juridik kundër një akti të një autoriteti publik, në një instancë më të lartë me juridiksion të plotë, ngërthen në vete​​ edhe detyrimin për shterimin e​​ mjetit​​ në kuptimin substancial, që nënkupton raportimin e shkeljeve kushtetuese në “substancë” para gjykatave të rregullta në mënyrë që këto të fundit të kenë mundësinë e parandalimit dhe të korrigjimit të shkeljes së të drejtave të njeriut të mbrojtura me Kushtetutë dhe KEDNJ. Gjykata i konsideron si të shterura mjetet juridike vetëm atëherë kur parashtruesit e kërkesës, në pajtueshmëri me ligjet në fuqi, i kanë shfrytëzuar ato në të dy kuptimet (shih, rastet e Gjykatës,​​ KI71/18,​​ parashtrues​​ Kamer Borovci, Mustafë Borovci dhe Avdulla Bajra, Aktvendim për papranueshmëri​​ i 21 nëntorit 2018, paragrafi 57;​​ KI119/17,​​ parashtrues​​ Gentian Rexhepi, Aktvendim për papranueshmëri​​ i 3 prillit 2019, paragrafi 73; rastin​​ KI154/17 dhe KI05/18, parashtrues Basri Deva, Afërdita Deva dhe Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar “BARBAS”,​​ Aktvendim për papranueshmëri​​ i 22 korrikut 2019,​​ paragrafi 94; dhe​​ rastin​​ KI163/18, parashtrues Kujtim Lleshi, Aktvendim për papranueshmëri​​ i 24 qershorit 2020,​​ paragrafi 61).

 

  • Në një kontekst të tillë, kur pretendimet e parashtruesit të kërkesës as formalisht por as në substancë/përmbajtje nuk janë ngritur para gjykatave të rregullta, Gjykata i referohet praktikës së saj gjyqësore dhe asaj të GJENDJ-së, sa i përket kriterit për shterjen e mjeteve juridike në kuptimin substancial dhe​​ rikujton​​ se në rrethana të tilla, pretendimet e tilla nuk mund të shqyrtohen nga gjykata për mungesë të shterimit të mjeteve juridike në kuptim substancial. Bazuar në po të njëjtën praktikë gjyqësore, Gjykata kishte refuzuar shqyrtimin e pretendimeve përkatëse sepse të njëjtat nuk ishin ngritur asnjëherë para gjykatave​​ të rregullta (shih, ndër të tjerash, rastet e Gjykatës KI119/17, me parashtrues​​ Gentian Rexhepi,​​ cituar më lart, paragrafi 71; KI154/17 dhe KI05/18, me parashtrues​​ Basri Deva, Aferdita Deva dhe Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar "BARBAS",​​ cituar më lart, paragrafi 92;​​ KI155/18,​​ parashtrues​​ Benson Buza, Aktvendim për papranueshmëri​​ i 25 shtatorit 2019; paragrafi 50; KI163/18, me parashtrues​​ Kujtim Lleshi,​​ cituar më lart, paragrafi 59; dhe​​ KI40/20,​​ parashtrues​​ Sadik Gashi, Aktvendim për Papranueshmëri​​ i 20 janarit 2021, paragrafët 66-69).

 

  • Sipas praktikës gjyqësore të Gjykatës dhe të GJEDNJ-së, edhe nëse parashtruesi i kërkesës nuk ka përmendur ndonjë nen specifik të Kushtetutës nga Kapitulli II, të paktën ai është dashur të ngritë argumente me efekt të ngjashëm ose të njëjtë bazuar në legjislacionin në fuqi pranë gjykatave të rregullta (shih, në mënyrë të ngjashme rastin e Gjykatës KI40/20,​​ parashtrues​​ Sadik Gashi, i cituar më lart, paragrafi 68, dhe rastet e GJEDNJ-së​​ Gäfgen kundër Gjermanisë, cituar më lart,​​ paragrafi 142, 144​​ dhe​​ 146;​​ Radomilja dhe të tjerët kundër Kroacisë, cituar më lart, paragrafi  117;​​ Karapanagiotou dhe të tjerët kundër Greqisë, nr. 1571/08, Aktgjykim,​​ i 28 tetorit 2010, paragrafi 29).​​ 

 

  • Gjykata vëren se parashtruesja e kërkesës nuk​​ e​​ ka ngritur pretendimin për diskriminim në lidhje me Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas në asnjë instancë.​​ ​​ ankesën drejtuar punëdhënësit dhe Inspektoratit të​​ Punës,​​ parashtruesja e kërkesës ngriti​​ pretendime dhe argumente tjera​​ juridike.​​ Edhe në​​ kërkesëpadinë​​ e parashtruar në​​ Gjykatën Themelore parashtruesja e kërkesës nuk​​ ka​​ ​​ ngritur​​ çështjen​​ e diskriminimit.

 

  • Gjykata vëren se ankesën në​​ Gjykatën e Apelit dhe revizionin në​​ Gjykatën Supreme e kishte ngritur punëdhënësi dhe jo parashtruesja e​​ kërkesës.​​ Megjithatë, në​​ përgjigjen ndaj ankesës dhe revizionit të​​ punëdhënësit, parashtruesja e kërkesë​​ ka​​ pasur mundësi të​​ ngrejë​​ çështjen​​ e diskriminimit, mirëpo nuk e kishte përmendur fare.​​ 

 

  • ​​ rastin konkret, parashtruesja e kërkesës për herë​​ ​​ parë​​ solli​​ çështjen​​ e diskriminimit në​​ Gjykatë​​ dhe jo më​​ herët te gjykatat e​​ rregullta. Kështu, ajo nuk u ofroi gjykatave të​​ rregullta, përfshirë​​ Gjykatën Supreme, mundësinë​​ ​​ trajtonin pretendimet e saj për diskriminim në​​ lidhje me Konventën për Eliminimin e të​​ Gjitha Formave të​​ Diskriminimit​​ ndaj Gruas.

 

  • Gjykata konstaton se​​ pretendimi​​ për diskriminim​​ duhet​​ refuzuar si i papranueshëm​​ për​​ shkak​​ ​​ mos​​ shterimit​​ ​​ mjeteve juridike.​​ 

 

(iii) Vlerësimi i Gjykatës përkitazi me pretendimet e tjera​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon​​ shkeljen e nenit​​ 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]​​ dhe​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të​​ Kushtetutës.​​ Po ashtu,​​ parashtruesja e kërkesës​​ përmend edhe shkeljen e nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të​​ Kushtetutës përkitazi me tejzgjatjen e procedurës gjyqësore.

 

  • Gjykata thekson se nenet e lartcekura​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ vetëm​​ i ka​​ përmendur​​ dhe cituar, duke i​​ ndërlidhë​​ me pretendimin e saj kryesor​​ ​​ ka​​ ​​ bëjë​​ me interpretimin e gabuar​​ ​​ ligjit.​​ Po ashtu,​​ Gjykata vëren se parashtruesja e kërkesës​​ thekson edhe tejzgjatjen e procedurës gjyqësore​​ mirëpo​​ vetëm​​ e​​ përmend​​ këtë​​ pretendim pa ofruar argumente juridike.

 

  • Gjykata rithekson se vetëm përmendja dhe citimi i neneve të​​ Kushtetutës apo të​​ KEDNJ-së​​ nuk mjafton për të​​ ngritur pretendime për shkelje të​​ të​​ drejtave kushtetuese. Parashtruesit e kërkesave duhet të​​ paraqesin dëshmi dhe argumente juridike që​​ mbështesin pretendimet e tyre (shih,​​ rastet e Gjykatës:​​ KI175/20,​​ parashtrues:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri​​ i 22 prillit 2021, paragrafi 81;​​ KI166/20,​​ parashtrues​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale,​​ Aktvendim për papranueshmëri​​ i 17 dhjetorit 2020, paragrafi 52;​​ KI04/21,​​ parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri​​ i 11​​ majit 2021, paragrafët 38-39; rastet e GJEDNJ-së,​​ Trofimchuk kundër Ukraninës, nr. 4241/03, Vendim i 31 majit 2005;​​ Baillard kundër Francës, nr. 6032/04, Vendim i 25 shtatorit 2008).

 

  • Bazuar në​​ praktikën e GJEDNJ-së, një​​ pretendim i ngritur nga parashtruesit e kërkesave përbëhet nga dy elemente:​​ rrethanat​​ faktike dhe argumentimet juridike​​ që​​ i mbështesin ato pretendime. Kërkesat duhet të​​ përmbajnë, ndër të​​ tjera, përshkrimin e fakteve dhe shkeljet e pretenduara, bashkë​​ me argumentet përkatëse. Në​​ të​​ kundërtën, kërkesa refuzohet dhe mund të​​ mos trajtohet nga Gjykata. Nëse kërkesa përmban vetëm fraza të​​ paqarta apo fjalë​​ të​​ “izoluara”, nuk mund të​​ konsiderohet se​​ është​​ ngritur​​ një​​ pretendim (rastet e GJEDNJ-së,​​ Rustavi 2 Broadcasting Comany LTD dhe të​​ tjerët kundër Gjeorgjisë, nr. 16812/17, Aktgjykim i 18 korrikut 2019, paragrafi 244-246; Ilias dhe Ahmed kundër Hungarisë, nr. 47287/15, Aktgjykim i 21 nëntorit 2019, paragrafi 82-8).

 

  • Gjykata konstaton se pretendimi i​​ parashtrueses​​ së kërkesës për shkelje​​ të​​ neneve të lartcekura i përket kategorisë së tretë (iii), nënkategorisë (a), të pretendimeve “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ andaj, si të tilla, në baza kushtetuese edhe këto pretendime duhet shpallur qartazi të pabazuara.​​ 

 

Përfundime

 

  • Si përmbledhje, Gjykata, duke i marrë parasysh të gjitha shtjellimet dhe konstatimet e mësipërme, konkludon se: (I) pretendimet​​ për shkelje të nenit​​ 31​​ të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 të​​ KEDNJ-së,​​ i përkasin kategorisë së​​ parë​​ (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (II) pretendimet​​ për​​ shkelje​​ ​​ nenit 24 dhe 22​​ ​​ Kushtetutës, refuzohen​​ për​​ shkak​​ ​​ mos shterimit substancial​​ ​​ mjetit juridik; (III)​​ pretendimet e​​ parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 49, 54, 31 të Kushtetutës,​​ përkitazi​​ me​​ tej zgjatjen​​ e procedurës,​​ i përkasin​​ kategorisë së tretë (iii), nënkategorisë (a), të pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”,​​ andaj, si të tillë,​​ në baza kushtetuese edhe këto​​ pretendime​​ ​​ baza kushtetuese​​ shpallen​​ qartazi të pabazuara.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, kërkesa në tërësinë e saj,​​ në pajtueshmëri me rregullin 34​​ (2) të​​ Rregullores së punës, duhet deklaruar e papranueshme​​ si qartazi e pabazuar.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 dhe 47 të Ligjit dhe me rregullin​​ 34​​ (2) dhe​​ 48​​ (1)​​ (b) të Rregullores së punës,​​ ​​ 29 prill​​ 2024, njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve dhe në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit, ta publikojë në Gazetën Zyrtare;

 

  • Ky​​ aktvendim hyn në fuqi​​ në​​ ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi  ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​​​ Gresa Caka-Nimani

Parashtruesit:

Ilirjana Shabanaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile