Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev. nr. 451/2022, të 23 nëntorit  2022, të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI137/23

Parashtruesit: Naim Berisha

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 15​​ shkurt 2024

Nr. Ref.: AGJ 2366/24

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTGJYKIM

 

 

rastin nr. KI137/23

 

Parashtrues

 

Naim Berisha ​​​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ Rev.​​ nr.​​ 451/2022​​ ​​ 23 nëntorit​​ ​​ 2022​​ të Gjykatës Supreme​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e​​ përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  •  ​​ ​​​​ Kërkesa është​​ dorëzuar​​ nga​​ Naim Berisha, me vendbanim në​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [Rev.nr.​​ 451/2022] të​​ 23 nëntorit​​ 2022​​ të Gjykatës Supreme​​ të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme),​​ në ndërlidhje me Aktgjykimin​​ [Ac.nr.​​ 3544/15]​​ ​​ 15 nëntorit 2019​​ të Gjykatës së Apelit të​​ Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit)​​ dhe Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 2906/12]​​ ​​ 28 prillit 2015​​ të Gjykatës Themelore​​ ​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

  • Aktgjykimi i kontestuar​​ i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës​​ ​​ 22 shkurt 2023.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar,​​ [Rev.nr.​​ 451/2022]​​ të Gjykatës Supreme,​​ me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendon se i ​​ janë shkelur​​ nenet​​ 22​​ [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare],​​ 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe​​ 49​​ [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ si dhe nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe​​ 14​​ (Ndalimi i diskriminimit)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNj).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ në​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,​​ nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji),​​ në rregullin 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe ​​ përgjigjeve) dhe 44 (Kërkesa për masë të përkohshme)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,​​ nr. 01/2023 u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi​​ 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht, gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese e Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur, e cila ka shfuqizuar Rregulloren e punës nr. 01/2018. Lidhur me këtë, konform​​ rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës​​ nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës​​ nr. 01/2018 do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë, para shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatë

 

  • ​​ 21​​ qershor 2023,​​ parashtruesi i kërkesës​​ e​​ dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatë.

 

  • Më 26 qershor 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ Të njëjtën datë,​​ një kopje e kërkesës iu dërgua Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • ​​ 27​​ qershor 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës,​​ me vendimin​​ GJR.​​ KI137/23,​​ caktoi gjyqtarin​​ Radomir Laban​​ gjyqtar raportues dhe​​ me vendimin KSH.​​ KI137/23 emëroi​​ anëtarët e​​ Kolegjit​​ shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Safet Hoxha​​ (anëtarë).

 

  • Më 14​​ shtator 2023, Gjykata kërkoi nga Gjykata Themelore që​​ ​​ dorëzojë fletëkthesën,​​ si dëshmi e dorëzimit të Aktgjykimit të kontestuar te​​ parashtruesi i kërkesës.

 

  • ​​ 15​​ shtator​​ 2023, Gjykata Themelore dorëzoi​​ dokumentin e lartpërmendur, me të cilin u vërtetua se parashtruesit të kërkesës iu dorëzua​​ Aktgjykimi i​​ kontestuar​​ më 22​​ shkurt 2023.

 

  • Më​​ 18 janar​​ 2024, Kolegji shqyrtues​​ e shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit raportues​​ dhe me shumicë​​ votash​​ i rekomandoi Gjykatës​​ që​​ ta deklarojë​​ kërkesën të pranueshme dhe të​​ konstatojë​​ shkelje të të​​ drejtave të​​ garantuara me paragrafin​​ 1​​ të nenit 31 të Kushtetutës,​​ në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të​​ KEDNj-së.

 

Përmbledhja​​ e fakteve​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës ka qenë i angazhuar si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: TKK). Nga viti​​ 2009,​​ deri​​ ​​ vitin​​ 2014,​​ parashtruesi i kërkesës​​ ishte i angazhuar me kontratë​​ mbi vepër​​ ​​ TKK. Në​​ vitin 2015​​ parashtruesi i kërkesës​​ lidhi kontratë të rregullt në kohë​​ ​​ caktuar​​ me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: MKRS).

 

  • Më 23 qershor 2011, Qeveria e Kosovës nxori Rregulloren nr.​​ 05/2011, me qëllim të përcaktimit të sistemit të gradimit dhe​​ ​​ pagave të krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe të punonjësve profesionistë​​ të trashëgimisë kulturore, që janë nën varësi të MKRS-së.

 

  • Më 3 korrik 2012, TKK-ja​​ nëpërmjet​​ shkresës nr.​​ 245​​ ia​​ dërgoi MKRS-së listën​​ e nëntë (9) punëtorëve, që kishin arritur tre (3)​​ vite pune të pandërprerë, me kërkesë që​​ ​​ njëjtit​​ ​​ përfshiheshin në kontratën e rregullt të punës, në përputhje me Rregulloren përkatëse.​​ ​​ mesin​​ e këtyre punëtorëve ishte edhe parashtruesi i kërkesës.

 

  • Më 12 tetor 2012, me anë të shkresës nr.​​ 308, TKK i kërkoi MKRS-së që parashtruesit të kërkesës t’i ngritët koeficienti nga pesë (5) në gjashtë (6).

 

  • ​​ 9 nëntor 2012, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ padi në​​ Gjykatën​​ Themelore, me kërkesë që të obligohet e paditura​​ MKRS, të lidhë kontratë të rregullt​​ të punës​​ , duke pretenduar se​​ i plotëson kriteret ligjore​​ për të kaluar nga kontrata mbi vepër në kontratë të rregullt,​​ dhe​​ t’ia kompensojë​​ dëmin​​ material,​​ si pasojë​​ e diskriminimit​​ në koeficient dhe pagë,​​ ​​ raport​​ me​​ kolegët​​ e tij​​ aktorë.​​ Parashtruesi i kërkesës argumentoi se në bazë të Ligjit të​​ punës​​ dhe Rregullores nr.​​ 05/2011, ai ka fituar të drejtën për të lidhur kontratë të rregullt, ngase më 1 korrik 2012 i ka mbushur​​ tre (3)​​ vjet​​ përvojë pune, duke pretenduar se ky kriter ishte zbatuar për kolegët e tij,​​ theksoi se​​ moszbatimi i të njëjtit për të do të paraqiste diskriminim. Në fund, parashtruesi e kërkoi kompensimin për dëmin​​ e shkaktuar, në vlerë të përgjithshme prej gjithsej 12,201.00​​ euro.

 

  • Më​​ 28​​ prill 2015,​​ Gjykata​​ Themelore,​​ me​​ Aktgjykimin​​ [C.​​ nr.​​ 2906/12]​​ e refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës.​​ Për sa i përket​​ çështjes së​​ mos-legalizimit të vendit të punës kjo gjykatë,​​ theksoi:​​ “Sipas nenit 19 të​​ Rregullores nr.05/2011, veç tjerash përcaktohet që vendet e punës në institucionet e kulturës dhe trashëgimisë kulturore legalizohen me automatizëm [..] kriteret për legalizim janë: dëshmia për marrëdhënien e punës me kontratë​​ mbi vepër pa shkëputje në tre vitet e​​ fundit [...]. Pas vlerësimit të kritereve të përcaktuara në Rregulloren sa i përket legalizimit të vendeve të punës, gjykata ka gjetur se në kohën e miratimit të Rregullores, paditësi nuk e ka plotësuar kriterin - marrëdhënie e punës me kontratë mbi vepër pa shkëputje në tre vitet e fundit, pasi nga vetë deklarimi i paditësit ka rezultuar se ai në atë kohë kishte kontratë për vepër, dy vite pa ndërprerë. Prandaj, duke marrë për bazë kohën e parashtrimit të padisë dhe duke vendosur brenda kufijve të kërkesëpadisë, gjykata gjeti se kërkesëpadia për legalizimin e vendit të punës dhe kompensimin e diferencës së pagës është e pabazuar, pasi paditësi nuk ka plotësuar kushtin nga neni 19”.

 

  • Përkitazi me pretendimin për diskriminim, Gjykata​​ Themelore, theksoi:​​ Gjykata i vlerësoi edhe pretendimet e paditësit për trajtim diskriminues në raport me kolegët tjerë aktorë, e në​​ veçanti me aktorin Sh.​​ K., e që​​ ky i​​ fundit sipas pohimeve, duke qenë në​​ situatë të njëjtë​​ me paditësin pra, edhe pse kishte dy vite kontratë​​ të pandërprerë​​ për vepër, me të​​ paditurën ka lidhur kontratën e rregullt të punës. Në këtë kontekst, gjykata përkujton se nuk ishte kontestues që​​ e paditura, në​​ rastin konkret gabimisht ka konstatuar gjendjen faktike, ashtu që​​ rreth tetë​​ muaj më​​ vonë, kontratën e rregullt të​​ punës të​​ aktorit Sh.​​ K., e ka shkëputur, duke vazhduar që​​ atë ta angazhoj në teatër sërish me kontratë​​ për vepër.​​ 

 

  • Më 12 maj 2015, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi ankesë në Gjykatën e​​ Apelit, duke pretenduar se Aktgjykimi [C.​​ nr.​​ 2906/12]​​ i Gjykatës Themelore​​ ishte përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave ligjore, zbatim të gabuar të së drejtës materiale dhe vërtetim jo të plotë apo të gabuar të gjendjes faktike.

 

  • Më 15 nëntor 2019,​​ Gjykata e Apelit​​ nëpërmjet Aktgjykimit [Ac.nr.​​ 3544/15], e refuzoi si të pathemeltë ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe e vërtetoi Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 2996/12] e Gjykatës Themelore.​​ Gjykata e Apelit, lidhur​​ me pretendimet për diskriminim, theksoi se​​ “Pretendimi për diskriminim në​​ vendin e punës​​ është po ashtu i pathemeltë​​ sepse gjykata e shkals së​​ parë​​ ka dhënë​​ arsye të​​ qarta se paditësi nuk​​ është​​ trajtuar në​​ mënyrë​​ të​​ pabarabartë​​ dhe të​​ pafavorshme, krahasuar me kolegët tjerë​​ ​​ TKK, të​​ cilët kanë​​ qenë​​ në​​ situatë​​ të​​ njëjtë​​ me paditësin.​​ 

 

  • Më 28 tetor 2022, parashtruesi i kërkesës paraqiti revizion në Gjykatën Supreme, me pretendimin se Aktgjykimi [Ac.nr.​​ 3544/15] i Gjykatës së Apelit ishte marrë në zbatim të gabuar të së drejtës materiale dhe shkeljeve tjera.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës nëpërmjet kërkesës për revizion theksoi se​​ “duke marrë parasysh se çështja e legalizimit të vendit të punës të paditësit është realizuar më 12.05.2015, me ç'rast paditësi ka kaluar nga kontrata mbi vepër në kontratë me afat të caktuar, kjo çështje nuk ngelet më kontestuese mes palëve. Kontestuese ndërmjet palëve ndërgjyqëse ngelet çështja e kompensimit të dëmit në​​ pagë, për shkak të diskriminimit në pagë​​ të paditësit prej datës 01.07.2011, deri më​​ 30.04.2015, që​​ në total si periudhë​​ diskriminuese, i bie 3 vite e 9 muaj”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës,​​ po ashtu​​ pretendoi se Gjykata e Apelit, “...​​ ashtu sikurse Gjykata Themelore, ka​​ dështuar ta vërtetoj diskriminimin në pagë të paditësit në raport me aktorin Sh.​​ K., për shkak se kjo çështje nga paditësi është referuar në kontest të diskriminimit në pagë​​ përkatësisht në lartësi të koeficientit, kurse Gjykata e ka trajtuar dhe përmendur në kontest tjetër, në atë të kontratës së punës.​​ Kurse paditësi në ankesën e ushtruar në Gjykatën e Apelit, duke goditur Aktgjykimin e Gjykatës Themelore thekson: "Gjykata ka dështuar të vërtetoj se çështja e aktorit Sh.​​ K., është referuar nga paditësi në kontest të koeficientit, ndërsa gjykata e ka përmendur në kontest tjetër, në atë të kontratës së punës". Sa i takon pretendimeve të​​ cekura​​ në​​ paragrafin e mësipërm se paditësi nuk ka arritur të​​ vërtetoj​​ diskriminimin në vendin e punës, nuk qëndrojnë sepse paditësi ka qenë i saktë​​ dhe preciz në​​ pretendimin e tij për diskriminim, duke arritur të​​ dëshmoj para gjykatës nëpërmjet provave konkrete këtë diskriminim përfshirë: kontratat e tij të​​ punës, kontratat e aktorit Sh​​ .K. dhe listat e pagave, ku lehtësisht mund të​​ vërtetohet diskriminimi i tij në pagë​​ në​​ periudhën kohore 01.07.2011 deri më​​ 30.04.2015 në​​ raport me të​​ gjithë aktorët tjerë, përfshirë rastin e njëjtë ​​ Sh.​​ K., e ku diferenca në pagë në mes të paditësit dhe aktorit Sh.​​ K., përfshirë gjithë periudhën​​ diskriminuese të​​ lartpërmendur, në​​ total është 5,020.02 ... euro bruto.​​ 

 

  • Më 23 nëntor 2022, Gjykata Supreme nxori Aktgjykimin [451/2022],​​ nëpërmjet të cilit refuzoi​​ si të pabazuar revizionin e parashtruesit të kërkesës.​​ Gjykata Supreme​​ ​​ lidhje me pretendimin për diskriminim,​​ arsyetoi:​​ të pabazuara janë pretendimet e theksuara në revizion që kanë të bëjnë me diskriminimin, ngase gjykata e shkallës së parë në mënyrë të qartë dhe precize ka arsyetuar se paditësi nuk është trajtuar në mënyrë të pabarabartë dhe të pafavorshme në raport me kolegët tjerë aktorë që kanë qenë në situatë të njëjtë si paditësi në TKK. Gjykata Supreme i ka vlerësuar pretendimet e përsëritura në revizion, se parashtruesi i revizionit ka qenë i diskriminuar në veçanti në raport me aktorin Sh.​​ K., mirëpo duke marrë parasysh dispozitat e nenit 3 pika a) dhe b) të Ligjit nr.​​ 2004/3 kundër Diskriminimit, si dhe vendimet e gjykatave të instancës më të ulët,​​ Gjykata Supreme nuk ka konstatuar se parashtruesi i revizionit​​ është​​ trajtuar​​ në mënyrë të​​ pabarabartë​​ dhe të​​ disfavorshme në raport me kolegun e përmendur këtu.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të​​ neneve​​ 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin​​ 14​​ (Ndalimi i diskriminimit) të KEDNj-së.​​ 

 

i.​​ Pretendimet përkitazi me shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës

 

​​ Përkitazi me të drejtën për “vendim të arsyetuar”

 

  • Për sa i përket këtij pretendimi parashtruesi i kërkesës, thekson:​​ “Refuzimin e revizionit Gjykata Supreme e bën nëpërmjet një arsyetimi krejtësisht të paqëndrueshëm dhe jashtë kontestit të pretendimeve të paraqitura në revizion nga paditësi. Paditësi në revizion e informon Gjykatën Supreme se ndërmjet palëve ndërgjyqëse nuk është më kontestuese çështja e legalizimit të vendit të punës së paditësit për shkak se këtë çështje e paditura e kishte zgjidhur në vitin 2015, por kontestuese mbetet çështja e dëmtimit në pagë si rezultat i diskriminimit dhe kompensimi i këtij dëmtimi. Çuditërisht në arsyetim thuhet se paditësi ka kërkuar, kalimin nga kontrata me afat të caktuar në kontratë me afat të pacaktuar, gjë që paditësi nuk e ka kërkuar dhe përmendur asnjëherë në asnjë instancë dhe që s'ka të bëjë fare me këtë kontest, e ku si rrjedhojë kjo Gjykatë i referohet gabimisht edhe​​ Rregullores nr.​​ 05/2011, e cila sipas saj, nuk e zgjidh çështjen e llojit të kontratës.​​ 

 

  • Për më​​ tepër, parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata Supreme nuk e adresoi​​ çështjen e diskriminimit, duke theksuar:​​ “...​​ sa i takon kontestit të diskriminimit në pagë dhe diferencës në lartësi të pagës së paditësit dhe aktorit Sh.​​ K., kjo instancë nuk merret fare.​​ 

 

Përkitazi me “zbatimin e ligjit të gabuar material”

 

  • Në lidhje me këtë pretendim, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ “Gjykata në aktgjykim thekson se paditësi marrëdhënien e punës mund ta themelojë vetëm bazuar në nenin 8 të Ligjit të​​ punës, por Gjykata nuk e merrte për bazë se paditësi kishte krijuar marrëdhënie pune me të paditurën një vit e gjysmë para se ky ligj të hipte në fuqi.​​ 

 

Përkitazi me “paanshmërinë e gjykatës” ​​ 

 

  • Sipas parashtruesit të kërkesës:​​ “Kjo e drejtë është shkelur me rastin e procedurës gjyqësore për shkak se vet gjykata me rastin e nxjerrjes së aktgjykimeve është e anshme, përfshirë Gjykatën Themelore, sipas të cilës neni 8.2 i Ligjit të Punës vlen për paditësin por nuk vlen për kolegët e tij edhe pse paditësi kishte plotësuar në proces kriterin e përcaktuar në rregullore, bazuar në të cilin iu ishin legalizuar vendet e punës kolegëve të tij.​​ 

 

ii.​​ Pretendimet përkitazi me shkeljen e nenit 24 të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 14 të KEDNj-së

 

  • Për sa i përket këtij pretendimi,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ thekson:​​ ...​​ ky nen është shkelur...​​ për shkak se ai nuk është trajtuar njëjtë me kolegët së pari​​ në​​ pagë, duke u diskriminuar me një diferencë të konsiderueshme dhe për një periudhë të gjatë kohore, përfshirë rastin me kualifikim, pozitë dhe status të njëjtë të përshkruar në​​ rezyme;​​ në kontratë të punës, për shkak se edhe pas përmbushjes së kriterit të përcaktuar në rregullore, për dy vite e dhjetë muaj shtesë paditësit nuk i mundësohet legalizimi i vendit të punës sikur kolegëve të​​ tij.​​ Në kohën e hyrjes në​​ fuqi të​​ rregullores, paditësi i kishte dy vjet​​ marrëdhënie​​ pune pa​​ shkëputje kontratë​​ mbi vepër dhe nuk e plotëson kriterin prej tre vjetësh kontratë​​ mbi vepër pa​​ shkëputje të​​ përcaktuar në​​ nënparagrafin 2.2 të​​ nenit 19 të​​ rregullores në​​ fjalë. Por MKRS rastit të njëjtë me paditësin (i cili poashtu i kishte dy vjet marrëdhënie pune pa​​ shkëputje kontratë​​ mbi​​ vepër), Sh.K., ia legalizon vendin e punës, përkatësisht duke ia lidhur kontratën me afat të​​ caktuar. Shtatë​​ muaj pas lidhjes së​​ kontratës së​​ rregullt të​​ punës, MKRS e revokon kontratën e rregullt për​​ Sh.​​ K., me​​ ç’rast​​ edhe ky aktor kalon në​​ kontratë​​ mbi vepër. Por​​ Sh.K.​​ paguhet njëjtë​​ sikurse të​​ gjithë​​ aktorët tjerë​​ që​​ kishin kaluar nga kontrata mbi vepër në​​ kontratë​​ me afat të​​ caktuar në​​ shumën prej 350,000 euro bruto, kurse paditësi vazhdon të​​ paguhet me pagë​​ prej 163,000 euro bruto. Diferenca e lartësisë​​ në​​ nivelin e pagës e aktorit Naim​​ Berisha dhe rastit të​​ njëjtë​​ me pozitë të​​ punës dhe me​​ përgatitje​​ akademike, Sh.K.​​ (i cili​​ është​​ paguar njëjtë​​ si të gjithë​​ kolegët tjerë​​ aktorë) ka zgjatur prej datës 01.07.2011 deri më​​ datë​​ 05.04.2011 dhe përbën një​​ diferencë​​ (përkatësisht dëmtim) prej 5,020,02 euro”.

 

iii.​​ Pretendimet përkitazi me shkeljen e nenit 22 të Kushtetutës

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson:​​ “Ky nen është shkelur duke mos u zbatuar dhe marrë parasysh nga e paditura dhe Gjykata zbatimi i KEDNj-së, përkatësisht kapitullit 14”.​​ 


iv.​​ Pretendimet përkitazi me shkeljen e nenit 23 të Kushtetutës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon:​​ “Diskriminimi në pagë nga të gjithë kolegët i paditësit me pozitë të punës aktor dhe me titull akademik MA i Aktrimit në Teatër, si dhe degradimi, zhvlerësimi dhe poshtërimi i tij, duke ia barazuar në nivel identik pagën me dy pastruesit të cilët punojnë në të njëjtin institucion, të cilët kanë pozitë me përgjegjësi shumë më të vogël dhe kanë të përfunduar shkollën fillore, përbën shkelje flagrante të këtij neni, për shkak se paditësi është zhvlerësuar dhe është bërë të ndjehet me vlerë shumë më të ulët nga ajo që e ka realisht.​​ 

 

v.​​ Pretendimet përkitazi me shkeljen e nenit 49 të Kushtetutës

 

  • Sa i përket të drejtës së punës dhe ushtrimit të profesionit, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ “Duke e marrë parasysh se e drejta e punës përfshin edhe të drejtën e kompensimit për punën e kryer, madje duke marrë parasysh parimin ligjor se në institucionet publike të Republikës së Kosovës për punën me vlerë të njëjtë pagesa duhet të jetë e njëjtë, në këtë rast duke marrë parasysh se paditësi është diskriminuar në mënyrë evidente në pagën bazë, edhe ky nen i Kushtetutës është shkelur, përkatësisht paditësit i është mohuar edhe kjo e drejtë e garantuar me aktin më të lartë juridik të vendit. Gjykata e ka privuar të njëjtin nga e drejta për pushim vjetor dhe atë mjekësor, ashtu siç e kanë shfrytëzuar kolegët e tij”. ​​​​ 

 

Dispozitat​​ relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore​​ 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 22​​ 

[Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve

Ndërkombëtare]

“Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike:
[...]
2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj”

[...]

 

Neni 23

[Dinjiteti i Njeriut]

“Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 24

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [Barazia para Ligjit]

“1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.​​ 

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato”.

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”.

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

Neni 49

[E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]

“1. E drejta e punës garantohet.

2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës”.

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni​​ 14

(Ndalimi i diskriminimit)

“Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër”.

 

​​ LIGJI NR.2004/3 KUNDËR DISKRIMINIMIT

 

Neni 2

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Parimet

Rregullimi i çështjeve që kanë të bëjnë me mosdiskriminimin​​ mbështetet në këto parime:

a) Parimin e trajtimit të barabartë që nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj personit, në bazë të gjinisë, moshës, gjendjes martesore, gjuhës, paaftësisë fizike apo mendore, orientimit seksual, kombit, mendimit apo bindjes politike, religjionit apo besimit, përkatësisë etnike apo sociale, racës, pronës, lindjes ose statuseve tjera;

[...]

​​ 
Neni 3

Termet

Për qëllimet e nenit 2.a, termet në vijim kanë këto kuptime:

a). Diskriminimi i drejtpërdrejt nënkuptohet kur një person trajtohet, është trajtuar, ose do të trajtohet në mënyrë të pabarabartë në krahasim me tjetrin, duke u bazuar në një apo më shumë nga bazat e përshkruara nën 2 a;​​ 

b). Diskriminimi i tërthortë nënkuptohet kur nga bazat e përshkruara nën 2 a, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në shikim të parë e vënë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerë, duke u bazuar në një apo më shumë nga bazat që e ndalojnë diskriminimin, përveç në rastet kur dispozita e tillë, praktika apo kriteri mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim dhe me mjete legjitime, të domosdoshme për arritjen e qëllimit;

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

Rregullore nr.
​​ 05/2011 për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe​​ performuesve​​ të kulturës dhe punonjësve profesionalë të trashëgimisë kulturore

 

Neni​​ 19

Procedura e legalizimit

1. Vendet e punës në institucionet e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore legalizohen me automatizëm.​​ 

2. Kriteret për legalizim janë:​​ 

2.1 Kërkesa për legalizimin e vendeve të punës, e parashtruar nga secili institucion veç e​​ veç.​​ 

2.2 Dëshmia për​​ marrëdhënien​​ e punës me kontratë mbi vepër pa shkëputje në tre vjetët e fundit.

[...]

LIGJI Nr. 03/L-147 PËR PAGAT E NËPUNËSVE CIVILË

 

Neni 3

Mbrojtja e të drejtave për pagë

[...]

2. Institucionet e administratës publike të Republikës së Kosovës janë të detyruara të paguajnë pagë të njëjtë për punën me vlerë të njëjtë.​​ 

[...]

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.​​ 

  • Në këtë drejtim, Gjykata​​ së pari​​ u referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“(1) Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

(7) Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[...]

 

  • Tutje,​​ Gjykata u referohet neneve 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet)​​ të Ligjit, që parashohin:​​ 

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

1.“Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të këtë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestojë”.

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.[...]”.

 

  • Në vlerësimin e përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë siç janë cekur më lart, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës ka specifikuar se konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [Rev.​​ nr.​​ 451/2022] të Gjykatës Supreme të​​ 23​​ nëntorit 2022, pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu ka qartësuar të drejtat dhe liritë që ai pretendon se janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë të parapara në rregullin​​ 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës.​​ Gjykata rikujton se nënrregulli (2) i rregullit​​ 34 të​​ Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave,​​ Gjykata mund të shqyrtojë​​ kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar.​​ Për më​​ tepër,​​ nënrregulli (2), përcakton:

 

2.​​ Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/a nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.​​ 

 

  • Gjykata rikujton që rregulli i lartcekur, bazuar në​​ praktikën gjyqësore të GjEDNj-së si dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të​​ fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në bazë të dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në nënrregullin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës (shih rastin​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih gjithashtu rastin​​ KI175/20,​​ parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 27 prillit 2021, paragrafi 37).​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu konsideron se kërkesa nuk mund të konsiderohet qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç parashihet me paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës, dhe për pasojë, kërkesa shpallet e pranueshme për shqyrtim në merita (shih, gjithashtu rastin​​ e GjEDNj-së,​​ Alimuçaj kundër Shqipërisë, nr. 20134/05, ​​ Aktgjykim i 9 korrikut 2012, paragrafi 144, si dhe shih rastet ​​ e Gjykatës​​ KI75/21,​​ parashtrues “Abrazen LLC”, “EnergyDevelopmentGroup Kosova LLC”, “Alsi&Co. Kosovë LLC” dhe “BuildingConstruction LLC”,​​ Aktgjykim i 19 janarit 2022, paragrafi 64;​​ KI27/20,​​ parashtrues, ​​ Lëvizja VETËVENDOSJE!, Aktgjykim i 22 korrikut 2020, paragrafi 43, dhe së​​ fundmi​​ KI82/22,​​ parashtrues​​ Valon Loxhaj,​​ Aktgjykimi i 7 qershorit 2023, paragrafi 59).

 

Meritat e kërkesës​​ 

 

  • Fillimisht, Gjykata rikujton se sipas jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNj), një ankesë karakterizohet nga faktet e përfshira në të, dhe jo vetëm nga baza ligjore dhe argumentet në të cilat palët thirren shprehimisht (shih, në këtë kuptim rastin e GjEDNj-së:​​ Talpis kundër Italisë, nr. 41237/14, Aktgjykimi i 18 shtatorit 2017, paragrafi 77 dhe referencat e cituara aty).​​ 

 

  • Gjykata thekson se rrethanat e rastit​​ konkret,​​ ​​ nga fillimi i procedurave,​​ ndërlidheshin​​ me​​ dy çështje:​​ (i) me legalizimin e vendit​​ ​​ punës,​​ gjegjësisht​​ me kalimin nga kontrata​​ mbi​​ vepër, në​​ kontratë​​ të rregullt të punës, bazuar në​​ ndryshimet​​ e mëvonshme të legjislacionit, dhe (ii)​​ me​​ kompensimin​​ e​​ dëmit material, të shkaktuar si pasojë​​ e​​ diskriminimit​​ ​​ koeficient​​ dhe pagë. Këto​​ kërkesa​​ u refuzuan​​ fillimisht nga MKRS. Kundër kësaj të fundit,​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ kishte​​ parashtruar padi në​​ Gjykatën​​ Themelore, duke i ngritur​​ si kontestuese​​ këto​​ dy​​ çështje.​​ Gjykata Themelore​​ përkitazi me të parën, e​​ kishte refuzuar padinë, me arsyetimin se nuk ishte plotësuar kriteri​​ ligjor​​ për ndryshim të kontratës. Ndërsa sa i përket​​ ​​ dytës,​​ kishte konstatuar se nuk ka diskriminim në vendin e punës, në​​ raport me​​ kolegët tjerë aktorë të TKK-së.​​ I​​ pakënaqur​​ me​​ këtë​​ konstatim, parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ kishte​​ paraqitur​​ ankesë në​​ Gjykatën​​ e Apelit,​​ e cila​​ i​​ kishte​​ dhënë​​ ​​ drejtë gjetjeve të​​ Gjykatës​​ Themelore, duke​​ vërtetuar​​ kështu​​ aktgjykimin e saj.​​ ​​ 12 maj 2015,​​ e paditura​​ MKRS,​​ kishte​​ miratuar​​ kërkesën​​ e parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ për​​ kalimin e kontratës​​ nga kontrata​​ mbi​​ vepër në​​ kontratë​​ të rregullt të punës. Parashtruesi​​ i​​ kërkesës, kundër​​ Aktgjykimit​​ të Gjykatës së Apelit,​​ kishte​​ ushtruar​​ kërkesë​​ për​​ revizion në Gjykatën​​ Supreme, dhe kjo e fundit e kishte​​ trajtuar​​ kërkesën e tij​​ ​​ dy​​ aspekte, e para sa i​​ përket​​ kërkesës për legalizimin​​ të vendit​​ ​​ punës, dhe e dyta për​​ sa i përket​​ diskriminimit në vendin e punës,​​ ​​ raport me​​ kolegët​​ e tij aktorë, ashtu siç kishin konstatuar gjykata e shkallës së parë​​ dhe ajo e shkallës së dytë.​​ 

 

  • Duke mos u pajtuar me​​ konstatimin​​ e Gjykatës​​ Supreme, parashtruesi i kërkesës​​ me ​​ 21 qershor 2023 ka dorëzuar​​ kërkesën​​ ​​ Gjykatë,​​ me pretendimet se Aktgjykimi i​​ kontestuar i​​ Gjykatës Supreme​​ shkeli​​ të drejtat e tij të garantuara me nenet 22, 23, 24,​​ 31 dhe 49 të Kushtetutës dhe​​ të​​ drejtat e garantuara me​​ nenin 6 dhe 14 të KEDNj-së.​​ 

 

  • Referuar shkresave të lëndës, Gjykata vëren se esenca e pretendimeve që ngërthen kërkesa e parashtruesit të​​ kërkesës, ka të bëj me​​ pretendimin​​ për​​ shkelje të së drejtës në​​ “gjykim të​​ drejtë​​ për shkak se Gjykata Supreme​​ nuk​​ e​​ ka​​ arsyetuar​​ ​​ mënyrën​​ e​​ duhur aktgjykimin e saj në​​ lidhje me​​ pretendimin për​​ diskriminim​​ në pagë.​​ 

 

  • Nisur nga natyra dhe problematikat që i ngre ky rast, Gjykata konsideron se pretendimet e parashtruesit të kërkesës duhet të vlerësohen në kuadër të së drejtës për një vendim të arsyetuar,​​ siç garantohet​​ me​​ paragrafin 1 të nenit​​ 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës,​​ në lidhje me​​ paragrafin​​ 1 të​​ nenit​​ 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)​​ të KEDNj-së. Gjykata po ashtu konsideron se në rrethanat e rastit konkret zbatimi i drejtë i aspektit procedural që ka të bëj me të drejtën për një vendim të arsyetuar mund ta afektojë aspektin material të kësaj kërkese ashtu që të ketë epilog ndryshe në dobi të parashtruesit të kërkesës. ​​ 

 

  • Gjatë vlerësimit të meritave të rastit nën shqyrtim, Gjykata do të zbatojë standardet e praktikës gjyqësore​​ të GjEDNj-së,​​ në përmbushje të kërkesave të nenit​​ 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, në bazë​​ të të cilit Gjykata dhe jo vetëm,​​ është e detyruar që të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë t’i interpretojë në harmoni​​ me vendimet gjyqësore të GjEDNj-së.

 

I.​​ Vlerësimi i Gjykatës, përkitazi me pretendimin​​ për shkelje​​ të së​​ drejtës për një​​ “vendim të arsyetuar”,​​ të garantuar​​ me nenin 31 të Kushtetutës

 

  • Parimet e përgjithshme​​ 

  • Garancitë e mishëruara në nenin 6, paragrafin 1 të KEDNJ-së, përfshijnë edhe detyrimin e gjykatave që të paraqesin arsyetim të mjaftueshëm për vendimet e tyre (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ H. kundër Belgjikës,​​ nr.​​ 8950/80,​​ Aktgjykim i 30 nëntorit 1987, paragrafi 53). Vendimi i arsyetuar gjyqësor u tregon palëve se rasti i tyre është shqyrtuar me të vërtetë.

 

  • Përkundër faktit që gjykata e brendshme ka një liri të caktuar të vlerësimit lidhur me përzgjedhjen e argumenteve dhe vendosjes për pranueshmërinë e dëshmive, ajo është e detyruar të justifikojë veprimet e saj duke arsyetuar të gjitha vendimet e saj (shih, rastet e GJEDNJ-së:​​ Suominen kundër Finlandës,​​ nr. 37801/97, aktgjykim i 24​​ korrikut 2003, paragrafi 36; si dhe rastin​​ Carmel Saliba kundër Maltës, nr. 24221/13, aktgjykim i 24 prillit 2017, paragrafi 73).

 

  • Gjykata më e ulët ose autoriteti shtetëror, nga ana tjetër, duhet të japin arsye dhe arsyetime të tilla të cilat do t'u mundësojnë palëve të shfrytëzojnë në mënyrë efektive çdo të drejtë ekzistuese të ankesës (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Hirvisaari kundër Finlandës, nr. 49684/99, i 25 dhjetorit 2001, paragrafi 30).

 

  • Neni 6,​​ paragrafi 1 i detyron gjykatat të japin arsye për vendimet e tyre, por kjo nuk do të thotë se kërkohet përgjigje e detajuar lidhur me secilin argument​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Van de Hurk kundër Holandës,​​ nr.​​ 16034/90, aktgjykim i 19 prillit 1994, paragrafi 61;​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ aktgjykim i 29 ​​ janarit 1999, paragrafi 26;​​ Perez kundër Francës,​​ nr.​​ 47287/99,​​ aktgjykim i 12 shkurtit 2004, paragrafi 81).

 

  • Nga natyra e vendimit që merr gjykata varet nëse Gjykata është e detyruar ta arsyetojë atë, dhe kjo mund të vendoset vetëm në dritën e rrethanave të rastit në fjalë: është e nevojshme të merren parasysh, ndër të tjera, llojet e ndryshme të parashtresave që një palë mund t'i paraqesë gjykatës, si dhe dallimet që ekzistojnë midis sistemeve juridike të vendeve në lidhje me dispozitat ligjore, rregullat zakonore, pozicionet juridike dhe paraqitjen dhe hartimin e aktgjykimeve (shih rastet e GJEDNJ-së​​ KI202/21,​​ nr. 18390/91, aktgjykim i 9 dhjetorit 1994, paragrafi 29;​​ Hiro Balani kundër Spanjës, nr.​​ 18064/91, aktgjykim​​ i 9 dhjetorit 1994, paragrafi 27).

 

  • Megjithatë, nëse parashtresa e një pale është vendimtare për rezultatin e procedurës, ajo kërkon që t'i përgjigjet në mënyrë specifike dhe pa vonesë (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Ruiz Toria kundër Spanjës, të cituar më lart, paragrafi 30;​​ Hiro Balani kundër Spanjës​​ , të cituar më lart, paragrafi 28).

 

  • Prandaj, gjykatat janë të obliguara që:

 

 

  • të shqyrtohen me shumë rigorozitet dhe kujdes të veçantë kërkesat në lidhje me të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, KEDNJ dhe Protokollet e saj (shih rastet e GJEDNJ-së:​​ Fabris kundër Francës,​​ 16574/08,​​ aktgjykim i 7 shkurtit 2013, paragrafi 72;​​ Wagner i JMWL kundër Luksemburgut,​​ nr. 76240/01, Aktgjykim i 28 qershorit 2007, paragrafi 96).

 

  • Neni 6, paragrafi 1, nuk kërkon që Gjykata Supreme të japë një arsyetim më të detajuar kur ajo thjesht zbaton një dispozitë të caktuar ligjore lidhur me bazën ligjore për refuzimin e ankesës sepse ajo ankesë nuk ka një perspektivë për sukses (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Burg dhe të tjerët kundër Francës, nr. 34763/02; vendim i 28 janarit 2003;​​ Gorou kundër Greqisë (nr. 2),​​ nr.​​ 12686/03, vendim​​ i 20 marsit 2009,​​ paragrafi 41).

 

  • Në mënyrë të ngjashme, në një rast ku bëhet fjalë për një kërkesë që të lejohet parashtrimi i ankesës, që është një parakusht për procedurën te një gjykatë më e lartë, si dhe për një vendim të mundshëm, neni 6, paragrafi 1, nuk mund të interpretohet në atë kuptim që të urdhëron një arsyetim të detajuar të vendimit për refuzimin e kërkesës për parashtrimin e ankesës (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Kukkonen kundër Findlandës​​ (nr. 2),​​ nr. 47628/06, aktgjykim i 13 prillit 2009, paragrafi 24;​​ Bufferne kundër Francës, nr. 54367/00, vendimi i 26 shkurtit 2002).

 

  • Përveç kësaj, kur refuzon një ankesë,​​ Gjykata e​​ Apelit, në parim, thjesht mund të pranojë arsyetimin e vendimit të dhënë nga gjykata më e ulët (shih rastin e GJEDNJ-së, ​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ cituar më lart, paragrafi 26; shih, në kundërshtim me këtë,​​ Tatishvili kundër Rusisë, nr. 1509/02, aktgjykim i 9 korrikut 2007, paragrafi 62). Megjithatë, koncepti i procedurës së drejtë nënkupton që gjykata vendase që ka dhënë një shpjegim të ngushtë për vendimet e saj, qoftë duke përsëritur arsyetimet e dhëna më parë nga një gjykatë më e ulët ose në ndonjë mënyrë tjetër, në fakt merrej me çështje të rëndësishme brenda juridiksionit të saj, që do të thotë se nuk i pranoi thjesht dhe pa përpjekje shtesë konkluzionet e arritura nga gjykata më e ulët (shih rastin e GJEDNj-së,​​ Helle kundër Finlandës​​ , nr. (157/1996/776/977), aktgjykim i 19 dhjetorit 1997, paragrafi 60). Kjo kërkesë është aq më e rëndësishme nëse pala në kontest nuk ka pasur mundësi t'i paraqesë argumentet e saj gojarisht në procedurën para gjykatës vendase.

 

  • Megjithatë, gjykatat e apelit (në shkallën e dytë) të cilat kanë juridiksion për të hedhur poshtë ankesat e pabazuara dhe për të zgjidhur çështjet faktike dhe juridike në procedurën kontestimore, janë të obliguara të arsyetojnë se përse refuzuan të vendosin për ankesën (shih, rastin e GJEDNj-së,​​ Hansen kundër Norvegjisë, nr. 15319/09, aktgjykim i 2 janarit 2015, paragrafët 77–83).

 

  • Përveç kësaj, GJEDNj​​ nuk përcaktoi se ishte shkelur e drejta në një rast në të cilin nuk është dhënë një sqarim specifik në lidhje me një pohim që i referohej një aspekti të parëndësishëm të rastit, përkatësisht mungesës së nënshkrimit dhe vulës, që është një gabim i një natyre më shumë formale sesa materiale dhe ai gabim u korrigjua menjëherë (shih rastin e GJEDNj-së,​​ Mugoša kundër Malit​​ të Zi, nr. 76522/12, aktgjykim i 21 shtatorit 2016, paragrafi 63).

 

  • Aplikimi i parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret

  • Gjykata sjellë​​ në vëmendje pretendimin e parashtruesit të kërkesës​​ i cili thekson​​ se Aktgjykimi​​ i​​ Gjykatës Supreme​​ nuk përmban një​​ arsyetim të qëndrueshëm, meqë​​ kjo e fundit ishte​​ informuar​​ se​​ nuk është më kontestuese çështja e legalizimit të vendit të punës së paditësit për shkak se këtë çështje e paditura e kishte zgjidhur në vitin 2015, por kontestuese mbetet çështja e dëmtimit në pagë si rezultat i diskriminimit dhe kompensimi i këtij dëmtimi. Çuditërisht në arsyetim thuhet se paditësi ka kërkuar kalimin nga kontrata me afat të caktuar në kontratë me afat të pacaktuar, gjë që paditësi nuk e ka kërkuar dhe përmendur asnjëherë në asnjë instancë dhe që s'ka të bëjë fare me këtë kontest”.​​ Me këtë rast,​​ parashtruesi i kërkesës thekson se​​ Gjykata Supreme e ka injoruar çështjen e diskriminimit​​ në pagë​​ dhe nuk është marrë fare me të.​​ 

 

  • ​​ lidhje me​​ këtë,​​ Gjykata​​ i referohet Aktgjykimit​​ të kontestuar​​ ​​ Gjykatës​​ Supreme dhe​​ vëren​​ se lidhur me​​ pretendimin për​​ diskriminim,​​ kjo​​ e fundit kishte arsyetuar,​​ si në​​ vijim:​​ “Sipas dispozitave të nenit 19,​​ paragrafi 2 të kësaj Rregullore të përmendur, në të cilin paditësi thirret janë paraparë procedurat dhe kriteret e legalizimit,​​ nparagrafi 2 përcakton, citohet: "Dëshmia​​ për​​ marrëdhënien​​ e​​ punës​​ me kontratë​​ mbi​​ vepër​​ pa​​ shkëputje​​ në​​ tre vjetët e fundit.​​ Bazuar në​​ të​​ gjitha shkresat e lëndës, dhe në​​ vet​​ deklaratën​​ e​​ paditësit,​​ paditësi​​ në​​ kohën e nxjerrjes së​​ kësaj​​ Rregullore​​ ka qenë në​​ marrëdhënie​​ të​​ pandërprerë​​ të​​ punës​​ me të​​ paditurën,​​ për​​ dy vjet, që do të​​ thotë​​ se nuk e​​ përmbushur​​ kriterin e​​ kërkuar​​ dhe se nga ky​​ aspekt, i​​ njëjti​​ nuk ka qenë​​ i diskriminuar nga e paditura.

 

  • Për më​​ tepër,​​ Gjykata​​ vëren​​ se​​ Gjykata Supreme, tutje arsyetoi se,​​ Të pabazuara janë pretendimet e theksuara në revizion që kanë të bëjnë me diskriminimin, ngase gjykata e shkallës së parë në mënyrë të​​ qartë dhe precize ka arsyetuar se paditësi nuk është trajtuar në​​ mënyrë të​​ pabarabartë dhe të pafavorshme në raport me kolegët tjerë aktorë​​ që kanë qenë në situatë të njejtë si paditësi në Teatrin Kombëtar të​​ Kosovës. Gjykata Supreme​​ i ka vlerësuar pretendimet e përsëritura në revizion, se parashtruesi i revizionit ka qenë i diskriminuar në veçanti në raport me aktorin Sh.​​ K., mirëpo duke marrë parasysh dispozitat e nenit 3 pika a) dhe b) të Ligjit nr.​​ 2004/3 kundër Diskriminimit, si dhe vendimet e gjykatave të instancës më të ulët, Gjykata Supreme nuk ka konstatuar se parashtruesi i revizionit është trajtuar në mënyrë të pabarabartë dhe të disfavorshme në raport me kolegun e përmendur këtu”.

 

  • Në anën tjetër, bazuar në shkresat e lëndës, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës, nëpërmjet kërkesës për revizion theksoi:​​ “duke marrë​​ parasysh se çështja e legalizimit të vendit të punës të paditësit është realizuar më 12.05.2015, me ç'rast paditësi ka kaluar nga kontrata mbi​​ vepër në kontratë me afat të caktuar, kjo çështje nuk ngelet më kontestuese mes palëve. Kontestuese ndërmjet palëve ndërgjyqëse ngelet çështja e kompensimit të dëmit në pagë, për shkak të diskriminimit në pagë të paditësit prej datës 01.07.2011, deri me 30.04.2015, që në total si periudhë diskriminuese, i bie 3 vite e 9 muaj”.

 

  • Sa​​ më lart, Gjykata​​ vëren​​ se përfundimet e Gjykatës Supreme​​ janë​​ të ndërlidhura​​ me konkluzionet​​ e​​ gjykatës​​ ​​ shkallës së​​ parë​​ dhe të dytë, të​​ cilat trajtuan​​ vetëm​​ çështjen e​​ diskriminimit​​ mes​​ parashtruesit të kërkesës​​ dhe kolegëve të tij aktorë​​ për mos-legalizimin e vendit të punës, gjegjësisht​​ për​​ mos-shndërrimin e​​ kontratës mbi vepër, në​​ kontratë të rregullt,​​ çështje e cila ishte​​ rregulluar​​ përfundimisht​​ në vitin 2015​​ nga​​ vetë​​ e paditura​​ MKRS.​​ Në lidhje me këtë fakt, Gjykata rikujton se​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ kishte​​ njoftuar​​ Gjykatën​​ e Apelit​​ dhe kishte kërkuar të trajtohet veçmas diskriminimi në pagë, e cila kishte mbetur si çështje kontestuese mes palëve.​​ Në këtë kontekst, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës duke mos marr përgjigje nga Gjykata e Apelit, i njëjti nëpërmjet kërkesës për revizion shprehimisht kishte theksuar:​​ “Gjykata (Apeli) në AKTGJYKIM,​​ dështon​​ ta​​ vërtetoj diskriminimin në pagë të​​ paditësit, në​​ raport me rastin e​​ njejtë​​ Shpejtim Kastrati, edhe pse​​ paditësi​​ ia ka ofruar si​​ dëshmi​​ Gjykatës kontratat e tij, dy kontrata të​​ Sh.K​​ dhe​​ listën​​ e pagave, ku​​ qartësisht​​ konstatohet diskriminimi.​​ Përkundrazi, edhe pse​​ paditësi​​ çështjes​​ së​​ aktorit Sh. K.,​​ i​​ është referuar në kontest të​​ pagës, Gjykata ka devijuar duke e​​ përmendur​​ në​​ kontest​​ tjetër, në​​ atë të​​ kontratës​​ së​​ punës”.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se pranë​​ Gjykatës​​ Supreme parashtruesi i​​ kërkesës​​ ​​ mënyrë​​ specifike kishte kërkuar​​ ​​ trajtohej pretendimi​​ përkitazi me diskriminimin​​ ​​ pagë,​​ për periudhën​​ 1 korrik​​ 2011​​ -​​ 30 prill 2015, duke argumentuar se​​ përgjatë​​ kësaj periudhe​​ ai​​ është​​ paguar sikurse janë paguar edhe dy (2)​​ punëtorët (pastruesit)​​ e​​ TKK-së,​​ dhe jo sa kolegët tjerë aktorë​​ të teatrit kombëtar.​​ 

 

  • Gjykata​​ rikujton se çështja​​ (i) e​​ legalizimit​​ ​​ vendit të​​ punës​​ për​​ parashtruesin​​ e kërkesës​​ ishte kontestuese deri në​​ momentin​​ kur​​ e paditura MKRS,​​ ​​ 12 maj​​ 2015, e​​ kishte miratuar​​ kërkesën​​ për​​ kalimin nga kontrata mbi vepër në kontratë të​​ rregullt​​ ​​ punës. Ky fakt nuk ishte më​​ çështje​​ kontestuese​​ për​​ parashtruesin e​​ kërkesës​​ dhe​​ për​​ të paditurën​​ MKRS.​​ Çështje​​ kontestuese​​ edhe më​​ tej​​ kishte​​ mbetur​​ diskriminimi në pagë, i cili në mënyrë specifike i referohej periudhës 1 korrik 2011 - 30 prill 2015,​​ për të cilën ai kishte dorëzuar​​ pranë gjykatave si dëshmi listat e pagave,​​ ​​ mbështetje të këtij pretendimi specifik. Për më​​ tepër,​​ parashtruesi i​​ kërkesës,​​ përveç dispozitave kundër​​ diskriminimit, iu​​ referua edhe​​ paragrafit 2​​ ​​ nenit 3 (Mbrojtja e të​​ drejtave për pagë) të Ligjit 03/L-147 për pagat e nëpunësve civilë, si ligj në​​ fuqi atë​​ periudhë, që​​ përcaktonte: “2. Institucionet e administratës publike të Republikës së Kosovës janë të detyruara të paguajnë pagë të njëjtë për punën me vlerë të njëjtë.

 

  • Andaj,​​ Gjykata​​ vlerëson se thelbi i pretendimit të​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës që​​ kërkonte​​ përgjigje​​ specifike​​ nga ana e​​ Gjykatës​​ Supreme​​ nuk ishte më​​ çështja​​ (i)​​ e legalizimit të​​ vendit​​ ​​ punës,​​ gjegjësisht​​ e​​ kalimit​​ nga kontrata mbi vepër në​​ kontratë​​ ​​ rregullt,​​ e cila ishte trajtuar nga gjykata e shkallës së parë dhe e shkallës së dytë,​​ por​​ (ii)​​ çështja​​ e diskriminimit në​​ pagë,​​ për periudhën e lartcekur kohore.​​ ​​ këtë kontest,​​ Gjykata Supreme është dashur të​​ trajtojë​​ pretendimin e parashtruesit të kërkesës​​ me saktësi ashtu siç​​ parashtruesi i kërkesës specifikisht​​ e kishte ngritur në kërkesën​​ e tij​​ për revizion, duke i dhënë​​ kështu​​ përgjigje pretendimeve për diskriminim në​​ pagë​​ dhe jo​​ ​​ trajtonte çështjen e diskriminimit në​​ kontekst të​​ legalizimit​​ ​​ vendit të punës​​ mes tij dhe kolegëve të​​ tij, sepse kjo çështje nuk ishte më​​ kontestuese, nga viti 2015,​​ me​​ vetë​​ faktin se kontrata e tij e punës​​ edhe në​​ kuptim të koeficientit të pagës​​ tashmë​​ ishte barazuar me kolegët e tij aktorë.​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se pretendimi i parashtruesit​​ të kërkesës​​ ishte​​ thelbësor​​ dhe vendimtar për​​ të zgjidhur kontestin​​ mes tij dhe MKRS-së, për​​ periudhën​​ kontestuese​​ 1 korrik​​ 2011​​ -​​ 30 prill 2015.​​ Për më​​ tepër pretendimi i tij ishte​​ specifik, i argumentuar dhe​​ i mbështetur në​​ dëshmi materiale.​​ Adresimi i duhur i​​ këtij pretendimi specifik ​​ nga ana e gjykatave të rregullta,​​ sidomos​​ nga​​ Gjykata​​ Supreme​​ do të​​ forconte bindjen tek​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës se​​ ai është​​ dëgjuar në mënyrën e duhur dhe​​ në pajtueshmëri me kërkesat e​​ paragrafit 1 të​​ nenit 31 të Kushtetutës,​​ në​​ ndërlidhje me paragrafin​​ 1 të​​ nenit 6​​ të KEDNj-së.

 

  • Sikur,​​ Gjykata​​ Supreme​​ të adresonte pretendimin thelbësor të​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ në​​ kuadër​​ të diskriminimit​​ në pagë,​​ atëherë​​ kushti i palës së dëgjuar​​ dhe i administrimit të duhur të drejtësisë​​ do të​​ ishte përmbushur.​​ Vetëm duke dhënë një vendim të arsyetuar mund të ketë shqyrtim publik të administrimit të drejtësisë. (Shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastet e GjEDNj-së​​ Hirvisaari kundër Finlandës, kërkesa nr. 49684/99, 27 shtator 2001,​​ paragrafi​​ 30;​​ Tatishvili kundër Rusisë, kërkesa nr. 1509/02, Aktgjykimi i 22 shkurtit 2007,​​ paragrafi​​ 58; dhe​​ Suominen kundër Finlandës, kërkesa nr. 37801/97, Aktgjykimi i 1 korrikut 2003, paragrafi 37).

 

  • Gjykata vë në pah se nuk është detyrë​​ e Gjykatës të ekzaminojë deri në çfarë mase janë të arsyeshme pretendimet e parashtruesve​​ ​​ kërkesave,​​ në procedurat pranë gjykatave të rregullta. Megjithatë, drejtësia procedurale e kërkon që pretendimeve​​ specifike dhe thelbësore gjykatat​​ duhet dhënë përgjigje​​ konkrete dhe të duhur,​​ posaçërisht​​ kur shqyrtimi i thelbit të tyre mund të sjellë një rezultat të favorshëm për parashtruesin e kërkesës.​​ 

 

  • Thënë këtë dhe pas​​ vlerësimit të procedurave në tërësi, dhe posaçërisht nga leximi i Aktgjykimit të​​ Gjykatës​​ Supreme, Gjykata konstaton se​​ mosadresimi​​ dhe mosarsyetimi​​ i pretendimit​​ thelbësor​​ të parashtruesve të kërkesës​​ ​​ rrethanat​​ e​​ këtij​​ rasti konkret,​​ përbën një të metë​​ procedurale​​ të pakapërcyeshme​​ e cila nuk është në pajtueshmëri me të drejtën për një vendim të arsyetuar dhe të arsyeshëm gjyqësor.

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata konstaton​​ se​​ Aktgjykimi​​ [Rev.​​ nr.​​ 451/2022] i​​ 23 nëntorit 2022​​ ​​ i​​ Gjykatës​​ Supreme​​ nuk është në​​ pajtueshmëri me kërkesat e paragrafit 1,​​ të​​ nenit​​ 31 të Kushtetutës dhe​​ të paragrafit 1, të​​ nenit​​ 6 të​​ KEDNj-së, për arsyet e lartcekura.

 

Përkitazi me pretendimet tjera​​ 

 

  • Gjykata sapo ka konstatuar se Aktgjykimi i Gjykatës​​ Supreme,​​ është​​ marrë​​ në shkelje të së​​ drejtës​​ për​​ një vendim të​​ arsyetuar dhe të​​ arsyeshëm,​​ andaj nuk e konsideron të​​ nevojshëm të trajtojë​​ pretendimet tjera të ngritura në kërkesë​​ të​​ cilat në substancë ndërlidhen në çështjet​​ e diskriminimit në kuptim të​​ neneve 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) të KEDNj-së,​​ pasi që​​ nga​​ Gjykata Supreme​​ pritet që​​ në​​ procedurën e​​ rigjykimit të trajtojë specifikisht​​ çështjen e diskriminimit, në​​ përputhje me gjetjet e Gjykatës në këtë Aktgjykim.​​ 

 

Përfundim

 

  • Gjykata përfundon se në rastin konkret ka konstatuar shkelje të së drejtës për një vendim të arsyetuar,​​ si një​​ nga komponentët e të drejtës së përgjithshme për një gjykim të drejtë që garanton drejtësi procedurale të mishëruar në paragrafin 1 të nenit 31 të Kushtetutës, në​​ ndërlidhje me​​ ​​ paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNj-së.​​ Gjykata rithekson se e drejta për një vendim të arsyetuar​​ dhe të arsyeshëm​​ kërkon që pretendimeve thelbësore të ngritura nga parashtruesi i kërkesës në gjykatat e rregullta duhet dhënë përgjigje​​ të duhur dhe konkrete, aq më​​ tepër kur probabiliteti për një rezultat​​ ​​ favorshme për​​ parashtruesit e keqësueseve​​ është​​ i pritshëm dhe​​ i mundur.​​ 

 

  • Sa​​ më sipër, Gjykata​​ nëpërmjet këtij Aktgjykimi​​ obligon Gjykatën Supreme​​ që në rigjykimin e kësaj çështjeje,​​ në mënyrë të saktë dhe pa dykuptimësi të konstatojnë​​ nëse në rastin e parashtruesit të​​ kërkesës, referuar​​ periudhës​​ kohore​​ 1 korrik 2011 - 30 prill 2015,​​ ekziston diskriminim në pagë, duke e trajtuar këtë​​ çështje​​ në përputhje me parimin e efektshmërisë së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut,​​ siç garantohen me paragrafin 1 të nenit 31 të Kushtetutës,​​ në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNj-së.​​ 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafët​​ 1 dhe 7 të nenit​​ 113​​ të Kushtetutës,​​ ​​ nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe me rregullin 48 (1) (a) të Rregullores së punës, në seancën e saj të mbajtur, më​​ 18 janar​​ 2024:

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË,​​ me pesë (5) vota për dhe tri (3) kundër,​​ kërkesën të pranueshme;

 

  • TË KONSTATOJË,​​ me pesë (5) vota për dhe tri (3) kundër,​​ se ka pasur shkelje të paragrafit 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në ndërlidhje me  paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

 

  • TË SHPALLË,​​ me pesë (5) vota për dhe tri (3) kundër,​​ të pavlefshëm Aktgjykimin [Rev. nr. 451/2022] e 23 nëntorit 2022​​  të Gjykatës Supreme; ​​ 

 

  • TË KTHEJË,​​ me pesë (5) vota për dhe tri (3) kundër,​​ çështjen për rishqyrtim në Gjykatën Supreme, në pajtim me Aktgjykimin e kësaj Gjykate; ​​ 

 

  • TË URDHËROJË Gjykatën Supreme që ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me nënrregullin (5) të rregullit 66 (Zbatimi i vendimeve) të Rregullores së punës, deri më 18 korrik 2024, për masat e ndërmarra për zbatimin e këtij Aktgjykimi të Gjykatës;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve dhe, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit, ta publikojë në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës;

 

  • TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës,​​ në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

Gjyqtari raportuesKryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban   ​​   Gresa Caka-Nimani

 

 

1

Parashtruesit:

Naim Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile