Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Ac. nr. 530/2016 të 30 marsit 2023 të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI118/23

Parashtruesit: Shehide Muhadri

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 23 dhjetor​​ 2024

Nr. Ref.:​​ AGJ 2596/24

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTGJYKIM

 

 

 

rastin nr.​​ KI117/23

 

Parashtrues

 

Exclusive Sh.p.k.

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit [E.​​ Rev.​​ nr.​​ 1/2023] të 17 janarit 2023​​ të Gjykatës​​ Supreme​​ ​​ Kosovës

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Bajram Ljatifi, gjyqtar

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ Exclusive Sh.p.k.​​ me seli në Gjilan​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i​​ kërkesës),​​ i përfaqësuar nga Faton Qirezi avokat nga Prishtina.

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ konteston​​ Aktvendimin​​ [E.​​ Rev.​​ nr.​​ 1/2023]​​ e​​ 17 janarit 2023, të​​ Gjykatës​​ Supreme​​ të​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata​​ Supreme).

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ e ka pranuar​​ aktvendimin e kontestuar të Gjykatës Supreme më 3 shkurt 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është​​ vlerësimi​​ i​​ kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit​​ të kontestuar, me të​​ cilin pretendohet se parashtruesit​​ të​​ kërkesës i janë shkelur të drejtat​​ e garantuara me nenet​​ 31​​ [E​​ Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të​​ Paanshëm]​​ dhe​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ të​​ Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ dhe nenin 6 (E​​ drejta për​​ një​​ proces të​​ rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë:​​ KEDNJ).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafin​​ 4​​ të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme]​​ dhe​​ paragrafët 1 dhe 7 të nenit​​ 113​​ [Juridiksioni​​ dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet​​ 20​​ [Vendimet]​​ dhe​​ 22​​ [Procedimi i kërkesës]​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,​​ nr.​​ 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe​​ në​​ rregullin​​ 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së​​ punës​​ së​​ Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura​​ në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 1​​ qershor 2023, parashtruesi i​​ kërkesës​​ e​​ dorëzoi​​ kërkesën​​ në postë, e cila arriti dhe u regjistrua më 5 qershor 2023​​ në Gjykatën Kushtetuese të​​ Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 8 qershor 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës​​ përmes Vendimit​​ [nr.​​ GjR.​​ KI117/23]​​ caktoi gjyqtaren​​ Remzije Istrefi-Peci​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe​​ përmes​​ Vendimit [nr.​​ KSH.​​ KI117/23]​​ caktoi​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-​​ Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Safet Hoxha​​ dhe​​ Radomir Laban​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 14 qershor​​ 2023,​​ Gjykata​​ e​​ njoftoi​​ përfaqësuesin e​​ parashtruesit të​​ kërkesës për regjistrimin e kërkesës​​ dhe​​ ia​​ dërgoi​​ një​​ kopje​​ ​​ kërkesës​​ Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç​​ ’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 5 nëntor 2024,​​ Kolegji shqyrtues​​ e shqyrtoi raportin e gjyqtares​​ raportuese​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës pranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

  • Në të njëjtën ditë, Gjykata, njëzëri, vendosi që (i)​​ ta​​ deklarojë kërkesën të pranueshme; (ii) të konstatojë se​​ Aktvendimi [E. Rev. nr.1/2023] i 17​​ janarit​​ 2023 i Gjykatës Supreme, nuk është në përputhje me paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të​​ KEDNJ-së.

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Bazuar në shkresat e lëndës, parashtruesi i kërkesës​​ kishte lidhur kontratë me​​ Qeverinë​​ e Republikës së Kosovës – Ministrinë​​ e Shëndetësisë -​​ Agjencia e​​ Kosovës​​ për Produkte Medicinale​​ (Agjencia e​​ Kosovës​​ për Produkte Medicinale),​​ për furnizim me barna dhe materiale shpenzuese medicinale nga kompania​​ Zdravlje​​ Actavis,​​ kompani nga Serbia,​​ me​​ numër​​ të​​ biznesit në​​ Serbi, 07204817,​​ në​​ ​​ Leskovc, Serbi(në tekstin e mëtejmë:​​ Zdravlje​​ Actavis​​ Leskovc).​​ Parashtruesi i kërkesës kishte pranuar kontingjentin me mallra nga Zdravlje​​ Actavis​​ Leskovc sipas marrëveshjes për importimin e mallrave nga kjo kompani. Në janar të vitit 2012,​​ Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës kishte pezulluar përkohësisht certifikatën e autorizim marketingut për produktet medicinale të Serbisë,​​ duke përfshirë firmën Zdravlje​​ ​​ Actavis Leskovc​​ me motivacionin se duhet të konfirmohet​​ CPP-ja​​ (Certificate Parmaceutical Product/Certifikata​​ e Produktit Farmaceutik),​​ lëshuar nga autoritetet​​ e​​ Serbi.​​ Parashtruesi​​ i kërkesës​​ gjithashtu, me qëllim të​​ përmbushjes së​​ kontratës me​​ Agjencinë e​​ Kosovës​​ për Produkte Medicinale, furnizim me​​ produktet​​ medicinale​​ me të​​ cilat parashtruesi do​​ t'i​​ përmbushte obligimet e veta kontraktuale ndaj​​ Zdravlje Actavis Leskovc,​​ kishte lidhur marrëveshje me​​ Actavis International Limited, kompani nga Malta me numër të​​ biznesit në​​ Maltë​​ nr.​​ 10​​ C33922, Zejtun, Malta, (me degën e saj në​​ Kosovë​​ -​​ Actavis International​​ LTD,​​ Prishtinë, me numër të​​ regjistrimit të​​ biznesit në​​ Kosovë,​​ 70570793).

 

  • ​​ 26 tetor 2017,​​ parashtruesi i kërkesës​​ ​​ parashtroi​​ padi për​​ kompensimin​​ e dëmit​​ dhe fitimin e humbur​​ pranë​​ Gjykatës Themelore në​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore), ndaj të​​ paditurve​​ Actavis International Limited,​​ ​​ Zdravlje Actavis​​ Leskovc​​ dhe​​ Agjencinë​​ e​​ Kosovës​​ për Produkte Medicinale,​​ për shkak se me pezullimin e certifikatave të autorizim marketingut për​​ Zdravlje Actavis Leskovc, atij i kanë mbetur stoqe të barnave dhe pajisjeve medicinale të magazinuara të cilat nuk ka mundur t’i plasojë në treg,​​ për shkak se atyre iu ka munguar dokumentacioni që kërkohet me ligj, duke pretenduar se i është shkaktuar dëm material dhe fitim i humbur.​​ Parashtruesi i kërkesës përmes padisë nga Gjykata Themelore kishte kërkuar: (i) të aprovohet në tërësi si e bazuar kërkesëpadia e tij; (ii) të detyrohen​​ ​​ paditurit​​ Actavis​​ International Limited,​​ Zdravlje Actavis Leskovc, Qeveria e Republikës së​​ Kosovës - Ministria e Shëndetësisë dhe​​ Agjencia e​​ Kosovës​​ për​​ Produkte Medicinale që​​ në mënyrë​​ solidare, në​​ emër të​​ kompensimit​​ të dëmit material, dëmit​​ jo material​​ dhe fitimit të​​ humbur, t'ia​​ paguajnë​​ parashtruesit të kërkesës​​ shumën​​ ​​ euro që​​ do të​​ caktohet gjatë​​ shqyrtimit të​​ kësaj çështjeje​​ juridike, bashkë​​ me kamatën​​ vjetore prej 3.5% të​​ llogaritur nga 19​​ janari​​ 2012​​ e deri më​​ 1​​ janar​​ 2013, si dhe me kamatën​​ vjetore prej 8% të​​ llogaritur nga 1​​ janari​​ 2013, e​​ deri në​​ përmbarimin e këtij​​ Aktgjykimi; (iii) detyrohet​​ i​​ padituri​​ Agjencia e​​ Kosovës​​ për Produkte Medicinale, që​​ t'i tërheqë mallrat me afat të​​ skaduar nga stoqet e magazinuara të​​ paditësit dhe t'i shkatërrojë ato sipas​​ procedurave në​​ fuqi;​​ (iv) detyrohen​​ ​​ paditurit​​ Actavis​​ International Limited,​​ Zdravlje Actavis Leskovc, Ministria e Shëndetësisë së​​ Republikës së​​ Kosovës dhe​​ Agjencia e Kosovës​​ për Produkte Medicinale që​​ në mënyrë​​ solidare, t'ia​​ paguajnë​​ parashtruesit të kërkesës​​ ​​ gjitha shpenzimet gjyqësore​​ ​​ këtij kontesti.

 

  • Më 19 mars 2018, parashtruesi i kërkesës me anë​​ të një parashtrese drejtuar Gjykatës Themelore, ndryshoi padinë duke e tërhequr padinë ndaj​​ ​​ paditurës së​​ parë Actavis International Limited.

 

  • Më 18 shtator 2019, në seancën përgatitore​​ të zhvilluar në Gjykatën Themelore, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës kishte propozuar nxjerrjen e provës me ekspertizë financiare, në mënyrë që të përcaktohet saktë lartësia e dëmit. Gjykata Themelore​​ konstatoi se parashtruesi i kërkesës​​ kishte​​ tërhequr​​ padinë për të paditurën​​ e parë Actavis International Limited, dhe​​ refuzoi​​ propozimin e përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës​​ për nxjerrjen e ekspertizës financiare.

 

  • Më 23 shtator 2019,​​ parashtruesi i kërkesës me anë të parashtresës​​ në​​ fjalën​​ përfundimtare precizoi kërkesëpadinë, përmes së cilës kërkoi: (i) të detyrohen​​ të​​ paditurat​​ Zdravlje Actavis​​ Leskovc, Qeveria e Republikës se Kosovës - Ministria e Shëndetësisë dhe​​ Agjencia e Kosovës​​ për Produkte Medicinale​​ që​​ në mënyrë​​ solidare, në​​ emër​​ të kompensimit​​ të​​ dëmit material real për produktet e importuara të​​ vëna më​​ vonë​​ jashtë qarkullimit​​ juridik, t'ia paguajnë​​ parashtruesit të kërkesës​​ shumën prej​​ 318.340,98 euro​​ (treqind e tetëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet euro e nëntëdhjetë e tetë), duke ia bashkëngjitur​​ kamatën vjetore prej 3.5% të​​ llogaritur nga 19​​ janari​​ 2012 e deri më​​ 1​​ janar​​ 2013, si dhe me kamatën​​ vjetore prej​​ 8% të​​ llogaritur nga 1​​ janari​​ 2013, e deri në​​ përmbarimin e këtij Aktgjykimi; (ii) detyrohen të​​ paditurat​​ Zdravlje Actavis Leskovc, Qeveria e Republikës​​ së​​ Kosovës - Ministria e Shëndetësisë dhe​​ Agjencia e Kosovës​​ për Produkte Medicinale që​​ në mënyrë​​ solidare, në​​ emër të​​ kompensimit të​​ fitimit të​​ humbur për produktet e importuara të​​ vëna më​​ vonë​​ jashtë qarkullimit​​ juridik, t'ia paguajnë​​ parashtruesit të kërkesës​​ shumën prej​​ 125.000,00 euro​​ (njëqind e njëzetë e pesë mijë euro), si dhe kamatën vjetore prej 8% të​​ llogaritur nga 1​​ janari​​ 2013, e deri në​​ përmbarimin e këtij​​ Aktgjykimi; (iv) detyrohen​​ të​​ paditurat Qeveria e Republikës së​​ Kosovës - Ministria e Shëndetësisë dhe​​ Agjencia e Kosovës​​ për​​ Produkte Medicinale që ​​​​ në​​ emër​​ të​​ kompensimit të​​ qirasë së​​ paguar për mallrat e​​ pashkatërruara​​ deri më​​ 2018, t'ia paguajnë​​ parashtruesit të kërkesës​​ shumën prej​​ 50.000,00 euro​​ (pesëdhjetë mijë), si dhe kamatën vjetore prej 8% të​​ llogaritur nga 1​​ janari​​ 2013, e deri në​​ përmbarimin e këtij​​ Aktgjykimi; (v) detyrohen të​​ paditurit​​ Zdravlje Actavis Leskovc, Ministria e Shëndetësisë së​​ Republikës​​ së​​ Kosovës dhe​​ Agjencia e Kosovës​​ për​​ Produkte Medicinale që​​ t'ia paguajnë​​ parashtruesit të kërkesës​​ shumën prej​​ 2360 euro​​ (dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë),​​ ​​ emër​​ të​​ shpenzimeve gjyqësore​​ të​​ këtij kontesti.

 

  • ​​ 30 shtator 2019,​​ Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [III.​​ Ek.​​ nr.​​ 489/2017] vendosi:​​ (i)​​ Refuzoi​​ në​​ tërësi si​​ ​​ pabazuar kërkesëpadi​​ e​​ parashtruesit të kërkesës të​​ paraqitur kundër të paditurve:​​ 1.​​ Actavis International Limited me seli në​​ Malta;​​ 2.​​ Zdravlje Actavis Leskovc​​ me seli në​​ Serbi;​​ 3.​​ Qeveria​​ e​​ Republikës​​ së​​ Kosovës-Ministria e​​ Shëndetësisë;​​ dhe 4.​​ Agjencia e Kosovës​​ për​​ Produkte Medicinale me seli në​​ Prishtinë, me të​​ cilën​​ ka​​ kërkuar​​ kompensimin e dëmit material dhe fitimin e humbur, me kamatë​​ ligjore prej 3.5 % të​​ llogaritur nga 19​​ janari​​ 2012 e deri më​​ 1​​ janar​​ 2013, si dhe​​ kamatën​​ vjetore prej 8% të​​ llogaritur nga 1​​ janari​​ 2013 e deri në​​ pagesën​​ definitive, si dhe​​ ka​​ kërkuar​​ që​​ të​​ detyrohet e paditura,​​ Agjencia e Kosovës​​ për​​ Produkte Medicinale,​​ që​​ t'i​​ tërheqë​​ mallrat​​ me afat të​​ skaduar nga stoqet e magazinuara të​​ paditësit​​ dhe t'i​​ shkatërrojë​​ ato​​ sipas​​ procedurës në​​ fuqi;​​ (ii)​​ Konstatoi​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka​​ tërhequr​​ padinë ndaj të​​ paditurit të​​ pa​​ Actavis International Limited me seli në​​ Malta në​​ këtë çështje civile juridike.​​ Gjykata Themelore në aktgjykimin e saj,​​ ndër të tjera,​​ theksoi “...​​ Gjykata,​​ duke u bazuar në​​ provat e administruara dhe nga deklarimet e palëve në​​ procedurë​​ gjeti se kërkesa për kompensimin e dëmit dhe fitimi i humbur​​ i​​ dalë​​ nga kontrata me numër 71300 10 647 111,​​ e nënshkruar dhe vulosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Exclusiv me datë​​ 25.02.2011 dhe për pezullimin e​​ certifikatave e autorizim marketingut për prodhuesit e kompanive serbe është në​​ dijeni nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale të​​ Republikës së​​ Kosovës në​​ bazë​​ të​​ shkresës elektronike me datë​​ 19.01.2019, andaj duke qenë​​ se për dëmin e pretenduar është vënë​​ në​​ dijeni paditësi me datë​​ 19.01.2019, ndërsa padia e paditësit është paraqitur në​​ gjykatë​​ me datën 26.10.2017, andaj sipas vlerësimit të​​ kësaj gjykate lidhur me kohën e afatshme për paraqitjen e kërkesës lidhur me kompensimin e dëmit dhe fitimin e humbur është e parashkruar sipas nenit 355,​​ paragrafi 1 i LMD-së, e cila parasheh në​​ mënyrë decidive se "Kërkesat reciproke nga kontratat komerciale si dhe kërkesat e shpërblimit të​​ shpenzimeve të​​ ra lidhur me këto kontrata, parashkruhen​​ për tri (3) vite", në​​ të​​ cilin thirret e paditura se afati i parashkrimit të​​ kërkesëpadisë është 3 vjet. Po ashtu,​​ Gjykata gjeti se kërkesëpadia e paditësit është e parashkruar edhe në​​ bazë​​ të​​ nenit 357,​​ paragrafi 1 të​​ LMD-së, në​​ të​​ cilin parashihet në​​ mënyrë decidive se "Kërkesa për shpërblimin e dëmit të​​ shkaktuar parashkruhet për tri (3) vite nga data kur i dëmtuari ka marrë​​ dijeni për dëmin dhe për personin, i cili e ka shkaktuar dëmin".

 

  • ​​ 9 tetor 2019,​​ parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi ankesë​​ pranë​​ Gjykatës së​​ Apelit​​ kundër​​ Aktgjykimit​​ [III.​​ Ek.​​ nr.​​ 489/2017]​​ të 30 shtatorit​​ 2019 të​​ Gjykatës Themelore, për shkak të shkeljeve të dispozitave të procedurës kontestimore,​​ vërtetimit​​ të gabuar​​ dhe​​ jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • ​​ 17 dhjetor 2020, Gjykata e Apelit në​​ Prishtinë​​ përmes Aktvendimit​​ [Ae.​​ nr.​​ 380/19], aprovoi të​​ themeltë​​ ankesën e parashtruesit​​ të kërkesës, prishi Aktgjykimin​​ [III.​​ Ek.​​ nr.​​ 489/2017]​​ e​​ 30 shtatorit​​ 2019 të​​ Gjykatës Themelore dhe ktheu lëndën në​​ shkallë​​ ​​ parë​​ ​​ rigjykim dhe rivendosje.​​ Gjykata e Apelit në Prishtinë​​ me atë rast arsyetoi​​ se gjykata e shkallës së​​ parë​​ ka bërë​​ shkelje të​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore​​ ​​ parapara me nenin 182, paragrafin 2, pika n), të​​ LPK-së, të​​ cilat në​​ riprocedurë​​ duhet të​​ eliminohen;​​ si dhe gjykata e​​ shkallës​​ ​​ parë​​ duhet të​​ vlerësojë​​ ​​ gjitha faktet me rëndësi vendimtare sipas kërkesave dhe kundërshtimeve të​​ palëve dhe pastaj të​​ nxjerr​​ një​​ vendim të​​ ligjshëm dhe të​​ drejtë,​​ duke dhënë​​ arsye konkrete për secilin fakt vendimtar.

 

  • Më 16 mars 2021, gjatë seancës së shqyrtimit përgatitor në Gjykatën Themelore, i autorizuari i parashtruesit të kërkesës,​​ ndër të tjera,​​ kishe theksuar:​​ “I autorizuari i paditësit deklaron se mbes në​​ tërësi pranë​​ padisë dhe kërkesëpadisë, me aktvendimin e Gjykatës së​​ Apelit, në​​ arsyetimin e aktvendimit e ka udhëzuar gjykatën që ti vlerësoj​​ të​​ gjitha faktet me rëndësi vendimtare sipas kërkesave dhe kundërshtimeve të palëve, duke u bazuar në​​ këtë e përsëris propozimin që​​ të​​ caktohet ekspertiza nga lëmia financiare e cila do të​​ vlerësonte dëmin real dhe fitimin e humbur,​​ të​​ cilin e ka pësuar paditësi nga provat tjera të​​ dorëzuara në​​ gjykatë​​ vërtetohet se e paditura e parë​​ ka shitur barna​​ pa CRY​​ të​​ vlefshme,​​ përgjegjësia e​​ të​​ paditurave të​​ dytës​​ dhe​​ të​​ tretës​​ konsiston​​ në​​ faktin se ato me kontratën për furnizim me barna po ashtu në​​ shkresat e lëndës në​​ fq. 2, e kanë​​ obliguar paditësen që të importoj llojet e caktuara të​​ barnave pikërisht nga prodhuesi Zdravlje, konsideroj se këto dy rrethana e bëjnë të justifikueshme caktimin e një ekspertize​​ financiare edhe nga shkaku se në këtë rast nuk qëndron pretendimi i​​ të​​ paditurës së​​ parë​​ se kërkesa është e parashkruar ngase dëmi realisht për paditësen ka ndodhur​​ në​​ momentin e përmbarimit të​​ vendimit gjyqësor sipas faturës, po ashtu lidhur me pretendimin parashkrim mendoj se duhet pasur​​ parasysh edhe faktin se barnat e importuara kanë qenë jashtë qarkullimit juridik për shkak të​​ mungesës së​​ CRP-, dhe kjo e bënë kontratën nule, dhe një kontratë​​ nule nuk ka afat parashkrimi.

 

  • Më​​ 19 mars 2021,​​ Gjykata Themelore​​ në​​ rivendosje​​ përmes Aktgjykimit​​ [III.​​ Ek.​​ nr.​​ 31/2021],​​ vendosi:​​ (i)​​ Refuzoi​​ në tërësi si​​ ​​ pabazuar kërkesëpadi​​ e​​ parashtruesit të kërkesës​​ ​​ paraqitur kundër të paditurave:​​ 1.​​ Zdravlje Actavis Leskovc​​ me seli në​​ Serbi;​​ 2.​​ Qeveria​​ e Republikës së​​ Kosovës-Ministria e Shëndetësisë;​​ dhe 3.​​ Agjencia e Kosovës​​ ​​ për​​ Produkte Medicinale me seli në​​ Prishtinë, me të​​ cilën ka kërkuar kompensimin e dëmit material dhe fitimin e humbur, me kamatë​​ ligjore prej 3.5 % të​​ llogaritur nga 19​​ janari​​ 2012 e deri më​​ 1​​ janar​​ 2013, si dhe kamatën vjetore prej 8% të​​ llogaritur nga 1​​ janari​​ 2013 e deri në​​ pagesën definitive, si dhe​​ ka kërkuar që të detyrohet e paditura,​​ Agjencia e Kosovës​​ për Produkte Medicinale,​​ që​​ t'i​​ tërheqë​​ mallrat me afat të​​ skaduar nga stoqet e magazinuara të​​ paditësit dhe t'i shkatërrojë ato​​ sipas procedurës në​​ fuqi;​​ (ii)​​ konstatoi​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka​​ tërhequr​​ padinë ndaj të​​ paditurit të​​ parë​​ Actavis International Limited me seli në​​ Malta në​​ këtë çështje civile juridike.​​ Gjykata Themelore në aktgjykimin e saj,​​ ndër të tjera,​​ theksoi:​​ “...​​ Gjykata,​​ pas shtjellimit të​​ çështjes juridike lidhur me kompensimin e​​ dëmit në shumën prej 378,340.98 euro, dhe të fitimit të​​ humbur në shumë​​ prej 50.000 euro nuk​​ është​​ lëshuar në​​ administrimin e provave të​​ tjera,​​ për​​ faktin se kur kemi të​​ bëjmë​​ me parashkrimin e​​ kërkesës​​ atëherë​​ nuk mund të​​ vlerësohen​​ provat​​ tjera të​​ cilat nuk mund të​​ jenë valide në​​ marrjen e​​ një​​ vendimi meritor, dhe​​ për​​ këtë​​ arsye gjykata ka refuzuar propozimin​​ për​​ caktimin e​​ ekspertizës​​ financiare.

 

  • Më​​ 6 prill 2021,​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ parashtroi ankesë​​ pranë​​ Gjykatës së Apelit​​ kundër Aktgjykimit​​ [III.​​ Ek.​​ nr.​​ 31/2021] të 19 marsit 2021 të Gjykatës Themelore, për shkak të shkeljeve të dispozitave të procedurës kontestimore,​​ vërtetimit​​ të gabuar​​ dhe​​ jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.​​ Ndër të tjera,​​ parashtruesi i kërkesës në ankesën e tij theksoi:​​ “Gjykata e shkallës së​​ parë, në​​ seancën e datës 16.03.2021, padrejtësisht ka refuzuar propozimin e përfaqësuesit të​​ paditësit për një ekspertizë​​ financiare, e cila, pos që​​ do të​​ saktësonte lartësinë e dëmit financiar të​​ pësuar nga ana e paditësit, po ashtu do të​​ saktësonte edhe momentin se kur është pësuar ky dëm, që​​ do të​​ ishte me rëndësi vendimtare për përcaktimin e momentit të​​ fillimit të​​ rrjedhjes së​​ parashkrimit, e cila është arsyeja e refuzimit të​​ kërkesëpadisë nga ana e Gjykatës së ​​ shkallës së parë.

 

  • Më 1 gusht 2022, Gjykata Komerciale kishte filluar funksionimin e saj, dhe ankesa e dorëzuar në Gjykatën e Apelit kishte kaluar për shqyrtim në Gjykatën Komerciale – Dhoma​​ e​​ shkallës së​​ dytë.

 

  • ​​ 13 tetor 2022,​​ Gjykata Komerciale – Dhoma e​​ shkallës së​​ dytë​​ përmes Aktgjykimit​​ [K.​​ DH.​​ SH.​​ II.​​ nr.​​ 802/22], refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit​​ të kërkesës​​ ​​ 6 prillit​​ 2021, ndërsa vërtetoi​​ Aktgjykimin​​ [III.​​ Ek.​​ nr.​​ 31/2021]​​ e​​ 19 marsit​​ 2021 të Gjykatës Themelore në Prishtinë - Departamenti për Çështje Ekonomike.

 

  • ​​ 1 nëntor 2022,​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ paraqiti​​ revizion pranë Gjykatës Supreme të Kosovës,​​ kundër​​ Aktgjykimit​​ [K.​​ DH.​​ SH.​​ II.​​ nr.​​ 802/22]​​ të Gjykatës Komerciale – Dhoma e Shkallës së Dytë,​​ për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale,​​ me propozimin që të aprovohet revizioni dhe të ndryshohet aktgjykimi i atakuar dhe çështja të kthehet në rigjykim në Gjykatën Komerciale – Dhoma e​​ Shkallës së​​ Parë.

 

  • Me 17 janar 2023, Gjykata Supreme përmes​​ Aktvendimit​​ [E.​​ Rev.​​ nr. 1/2023], hodhi si të​​ palejuar revizionin e parashtruesit​​ të kërkesës,​​ ​​ paraqitur kundër Aktgjykimit​​ [K.​​ DH.​​ SH.​​ II.​​ nr.​​ 802/22]​​ ​​ 13 tetorit​​ 2022,​​ të​​ Gjykatës Komerciale – Dhoma e Shkallës së Dytë në Prishtinë. Me arsyetimin se nuk​​ është​​ plotësuar kushti për​​ lejueshmërinë​​ e revizionit,​​ sepse​​ vlera e objektit të​​ kontestit duhet të​​ jetë​​ mbi 3000 euro.​​ Gjykata Supreme,​​ ndër të tjera,​​ theksoi:​​ “...​​ Në rastin konkret,​​ kërkesa e paditëses ka të bëjë​​ me kompensimin e dëmit material dhe fitimit të​​ humbur, pa u precizuar fare lartësia e këtij kompensimi të kërkuar, as në​​ padi e as gjatë​​ zhvillimit të​​ mëtejmë​​ të​​ procedurës. Në​​ padi nuk është treguar vlera e kontestit, ani pse në​​ nenin 30.1 parashihet që​​ paditësi ka për detyrë​​ që​​ në​​ kontestet pasurore-juridike, në​​ padi të përcaktojë vlerën e objektit të​​ kontestit, ku si vlerë e objektit të​​ kontestit merret parasysh vetëm vlera e kërkesës kryesore, kamatat, shpenzimet procedurale dhe kërkesat tjera aksesore nuk merren parasysh nëse nuk përbëjnë kërkesë kryesore​​ ...​​ Lejueshmëria e këtij revizioni, edhe po që​​ se vlerësohet​​ në​​ pajtim me paragrafin 2 të​​ nenit 211 të​​ LPK-së, për arsyet e njëjta​​ të​​ dhëna​​ më​​ lart,​​ rezulton se nuk do të​​ ishte i lejuar revizioni për​​ shkak të​​ vlerës​​ së​​ ulët​​ të tij të​​ vlerësuar nga baza e taksës gjyqësore prej 20​​ euro​​ e paguar nga paditësja për padinë e saj e cila lartësi i referohet vlerës​​ së​​ kontestit prej 1,000.00€.​​ Për shkak se edhe në​​ këtë paragraf është​​ paraparë​​ se​​ në​​ pjesën​​ e goditur të​​ aktgjykimit vlera e​​ objektit të​​ kontestit duhet të jetë mbi 3.000​​ euro​​ si kusht për lejueshmërinë​​ e revizionit, në​​ situatën konkrete nuk do të​​ ishte i​​ lejuar​​ revizioni edhe sipas nenit 211,​​ paragrafi 2 të​​ LPK-së.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se i janë shkelur të drejtat e garantuara​​ me nenin 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe nenin​​ 32 [E Drejta për​​ Mjete Juridike] të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës​​ pretendon se Gjykata Supreme i ka shkelur të​​ drejtën për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm nga neni 31​​ i Kushtetutës, duke mos​​ shqyrtuar​​ të gjitha provat​​ e paraqitura në​​ revizionin e parashtruesit dhe duke e hedhur poshtë​​ vetëm në​​ bazë​​ të​​ lartësisë​​ së​​ taksës së​​ paguar gjyqësore.​​ Lidhur me këtë,​​ parashtruesi i kërkesës thekson se “Sikur Gjykata Supreme të​​ shqyrtonte edhe provat tjera, jo vetëm taksën e paguar, ajo do ta vërente se kontesti është me vlerë​​ shumëfish më​​ të​​ madhe se që​​ ka pretenduar ajo. Krahas kësaj, Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendimin e kontestuar me këtë kërkesë, fare nuk e ka marrë​​ parasysh faktin se paditësi gjatë​​ procedurës e ka precizuar kërkesëpadinë në​​ mbi 500.000,00​​ euro. Andaj, Gjykata Supreme e Kosovës, me aktvendimin e saj E. Rev. nr. 1/2023 një akti të​​ administratës së​​ gjykatës lidhur me taksën i ka dhënë peshën më​​ të​​ madhe se sa provave në​​ shkresa të​​ lëndës dhe peshën më​​ të​​ madhe se sa veprimit procedural të​​ palës me rastin e precizimit të​​ kërkesëpadisë. Në​​ këtë mënyrë,​​ Gjykata Supreme, duke shfrytëzuar në​​ mënyrë selektive shkresat e lëndës, për të​​ marrë​​ një vendim sa më​​ të lehtë për të, i ka shkelur paditësit të​​ drejtën për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm nga neni 31.1 i Kushtetutës, ngase i ka mohuar paditësit të​​ drejtën e mbrojtjes së​​ të​​ drejtave të​​ tij në​​ procedurë​​ gjyqësore”.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës​​ pretendon se Gjykata Supreme​​ i ka​​ cenuar​​ të​​ drejtën për mjete juridike të​​ garantuara me nenin 32 të​​ Kushtetutës,​​ siç thekson:​​ “​​ ...​​ sepse pa shqyrtim serioz dhe të​​ kujdesshëm të​​ lëndës, padrejtësisht e ka hedhur revizionin e paditësit, duke u bazuar në​​ arsyetime të​​ pabazuara dhe në​​ fakte të​​ paqena apo të​​ parëndësishme. Në​​ këtë mënyrë, Gjykata Supreme e Kosovës, duke u bazuar në​​ vendimin për lartësinë e taksës, të marrë​​ nga vet administrata e gjykatës, mjetin juridik të​​ jashtëzakonshëm -​​ revizionin, e ka shndërruar në një mjet juridik joefektiv, vetëm nga shkaku se fare nuk e ka shqyrtuar me kujdes lëndën për të​​ cilën është​​ dashur​​ të​​ vendoste”.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i​​ publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

6. Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi.

7. Procedurat gjyqësore që përfshijnë të miturit rregullohen me ligj, duke respektuar rregullat dhe procedurat e veçanta për të miturit.

 

Neni 32​​ 

[E Drejta Për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT  ​​​​ 

 

Neni 6.1

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1.  ​​ ​​ ​​​​ “Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme ..., e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile​​ ...”.

[...]

 

 

LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE​​ 

 

4. Përcaktimi i vlerës së objektit të kontestit​​ 

 

Neni 30

(pa titull)

 

“30.1 Paditësi ka për detyrë që, në kontestet pasurore-juridike, në padi ta përcaktoj vlerën e objektit të kontestit. Si vlerë e objektit të kontestit merret parasysh vetëm vlera e kërkesës kryesore”. ​​ 

 

Neni 36

(pa titull)

 

“Në qoftë se paditësi nuk e ka përmendur fare vlerën e objektit të kontestit në padinë e paraqitur në gjykatë, apo në qoftë se ai vlerën e tillë e ka caktuar tepër të lartë apo shumë më të vogël se që është ajo realisht, atëherë gjykata sipas detyrës zyrtare, apo sipas prapësimit të palës së paditur, më së voni në seancën përgatitore, e nëse kjo nuk është mbajtur, atëherë në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes juridike, por para se të filloj shqyrtimi i çështjes kryesore, shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme do ta caktoj, përkatësisht do ta verifikojë saktësinë e vlerës së treguar në padi nga paditësi. Në​​ një​​ rast të këtillë gjykata vendosë me aktvendim kundër të cilit nuk lejohet ankimi”.

 

REVIZIONI

Neni 211​​ 

 

211.1​​ “Kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë, palët mund të paraqesin revizion brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën u është dorëzuar aktgjykimi”.​​ 

211.2 Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesat në të holla, me dorëzimin e sendit, ose me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit nuk i kalon 3.000 Euro.

211.3 Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia nuk ka të bëjë me kërkesat në para, me dorëzimin e sendit apo me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit e treguar në padinë e paditësit nuk e kalon shumën prej 3.000 Euro.

 

Neni 253

[Përmbajtja e padisë]

 

[...]

253.4 Paditësi ka për detyrë që padisë t’ia bashkëngjis vërtetimin mbi taksën gjyqësore të paguar.

 

253.5 Në qoftë se paditësi nuk e paguan taksën gjyqësore të përcaktuar për padinë as pas vërejtjes së dërguar nga gjykata, edhe pse nuk ekzistojnë konditat për lirim nga detyrimi i pagimit të taksës gjyqësore, do të konsiderohet se padia është tërhequr.

 

 

Neni 468​​ 

[Lirimi nga pagimi i shpenzimeve]

 

[...]

468.3 Gjykata mund ta lirojë palën vetëm nga taksat gjyqësore po që se me pagimin e tyre do të pakësoheshin dukshëm mjetet për ushqimin e saj dhe të familjes së ngushtë të saj.

 

 

[…]

KREU XXX​​ 

PROCEDURA NË KONTESTET TREGTARE​​ 

 

[…]

 

Neni 508

(pa titull)

 

“Revizioni në kontestet tregtare nuk lejohet në qoftë se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit të formës së prerë nuk i kalon 10.000​​ euro“.​​ 

 

 

UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 01/2017 PËR UNIFIKIMIN E TAKSAVE GJYQËSORE

 

Neni 2

[Përkufizimet]

 

[...]

2.4 "Parashtresë" do të thotë padi, kundërpadi, ​​ ankesë, kundërshtim, ​​ kërkesë, revizion, propozim për përmbarim.

 

Neni 3

[Përcaktimi i taksave për parashtresat lidhur me kërkesat civile]

 

Përcaktimi i lartësisë së taksave gjyqësore që duhet paguar në kohën e dorëzimit të parashtresës, bëhet në bazë të vlerës së kontestit, gjegjësisht llojit të parashtresës, duke u bazuar në Tarifën për taksa gjyqësore të këtij Udhëzimi (TTGJ)”.

 

Neni 5

[Mbledhja e taksave dhe pasojat e mospagesës]

 

[...]

5.5 Pala duhet ta paguajë taksën në afatin e caktuar nga gjykatësi, gjegjësisht kryetari i trupit gjykues, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se 15 ditë. Nëse kjo taksë nuk paguhet në kohën e caktuar, gjykata zbaton procedurat e parapara, si në vijim:

 

5.5.1 Nëse taksa për parashtresë nuk paguhet deri në datën përfundimtare sipas këtij neni dhe kur nuk ekzistojnë kushtet për lirim nga detyrimi për pagesën ​​ e saj, gjykata do të hedh poshtë parashtresën me përjashtim të parashtresave lidhur me mjetet e goditjes.  ​​​​ 

 ​​ ​​​​ 

Neni 8

[Lirimi nga pagesa e taksave]

 

8.1 Lirohen nga pagesa e taksës kategoritë e personave si në vijim:

 

8.1.1 personi i cili parashtron kërkesën që ka të bëjë me marrëdhënien e punës, përveç kërkesave në të holla.

8.1.2 personi me gjendje të vështirë ekonomike, nëse pagesa e taksës ndikon drejtpërdrejt në rrezikimin e ekzistencës së tij, respektivisht të anëtarëve të familjes së tij apo të personave tjerë të cilët varen nga ai.

​​ [...]​​ 

 

8.3 Kategoritë e personave nga neni 8.1, për t’u liruar nga taksat duhet të sigurojnë këto prova:

8.3.1 dëshmi se ai/ajo është përfitues i ndihmës sociale nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.​​ 

8.3.2 dëshmi se ai/ajo është duke marrë ndihmë ligjore nga Zyra ​​ për Ndihmë juridike falas.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë​​ ​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

21

​​ [Parimet e Përgjithshme]

 

“4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.”

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

[...]

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen​​ ​​ tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht ...”.

 

  • Gjykata fillimisht vëren se në pajtim me paragrafin 4 të nenit 21 të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës ka të drejtë të paraqesë ankesë kushtetuese, duke iu referuar shkeljeve të pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të tij, të vlefshme për individët dhe personat juridikë​​ (shih rastin e Gjykatës Kushtetuese nr.​​ KI41/09, parashtruesi i kërkesës​​ Universiteti AAB-RIINVEST L.L.C.,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 3 shkurtit 2010, paragrafi 14; dhe​​ KI35/18, me parashtrues​​ “Bayerische Versicherungsverbrand”,​​ Aktgjykim ​​ i 11 dhjetorit 2019, paragrafi 40).

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës: i. është palë e autorizuar, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; ii. ai konteston kushtetutshmërinë e Aktvendimit​​ [E.​​ Rev.​​ nr. 1/2023]​​ të Gjykatës Supreme, të​​ 17 janarit 2023; iii. ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; iv. ka specifikuar qartë të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe v. kërkesën e ka dorëzuar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, siç përcakton neni 49 i Ligjit.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu konstaton se​​ kërkesa​​ i​​ plotëson​​ kriteret e​​ pranueshmërisë,​​ të​​ përcaktuara​​ me paragrafin 1​​ të​​ rregullit 34 (Kriteret e​​ pranueshmërisë)​​ të​​ Rregullores​​ së​​ punës. E​​ njëjta​​ nuk mund​​ të​​ shpallet e papranueshme mbi​​ bazën​​ e kushteve​​ të​​ përcaktuara përmes​​ paragrafit 3​​ të​​ rregullit 34​​ të​​ Rregullores​​ së​​ punës.​​ Për​​ më​​ tepër, dhe​​ në​​ fund, Gjykata thekson se​​ kërkesa​​ nuk mund​​ të​​ shpallet e papranueshme mbi​​ asnjë​​ bazë​​ tjetër. Prandaj, ajo duhet​​ të deklarohet​​ e pranueshme dhe duhet​​ të​​ vlerësohen​​ meritat e saj.​​ 

 

Meritat e kërkesës

 

  • Në kontekst të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit si dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë. ​​ 

 

  • Në fillim, Gjykata rikujton se thelbi i kontestit gjyqësor pranë gjykatave të rregullta ka të bëjë me​​ mos përmbushjen​​ e detyrimeve​​ ose kompensimin​​ nga ndërmarrja​​ Actavis International Limited,​​ Zdravlje Actavis​​ Leskovc, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës – Ministria e Shëndetësisë -​​ Agjencia e Kosovës​​ për Produkte Medicinale si të paditura​​ nga​​ parashtruesii​​ kërkesës. Më konkretisht, parashtruesi i kërkesës,​​ kishte lidhur kontratë me Qeveri​​ e Republikës së Kosovës – Ministria e Shëndetësisë -​​ Agjencia e Kosovës​​ për Produkte Medicinale për​​ furnizim​​ me barna dhe materiale shpenzuese medicinale nga kompania Zdravlje Actavis​​ Leskovc.​​ Parashtruesi​​ i kërkesës kishte pranuar kontingjentin me mallra nga Zdravlje​​ Actavis​​ Leskovc sipas kontratës. Në janar të vitit 2012,​​ Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës kishte​​ pezulluar përkohësisht certifikatën e autorizim marketingut për produktet medicinale të​​ Serbisë,​​ duke përfshirë firmën Zdravlje​​ Actavis Leskovc​​ me motivacionin se duhet të konfirmohet CPP-ja​​ lëshuar nga autoritetet​​ e​​ Serbi.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës inicioi procedurën gjyqësore pranë​​ Gjykatës Themelore,​​ për shkak se me pezullimin e certifikatave të autorizim marketingut për​​ Zdravlje​​ Actavis​​ Leskovc,​​ atij i​​ kishin​​ mbetur stoqe të barnave dhe pajisjeve medicinale të magazinuara të cilat nuk ka mundur ti plasojë në treg sepse​​ iu ka munguar dokumentacioni që kërkohet me ligj, duke pretenduar se i është shkaktuar dëm material dhe fitim i humbur, duke paraqitur kërkesëpadinë në të cilën nuk e precizoi vlerën e kontestit, por kërkoi pranë gjykatës kompetente që​​ t’i paguhet kompensimi i dëmit​​ material dhe fitimin e humbur​​ me kamatë ligjore​​ prej 3.5%​​ të llogaritur nga 19​​ janari​​ 2012 e deri më​​ 1​​ janar​​ 2013, si dhe kamatën vjetore prej 8% të llogaritur nga 1​​ janari​​ 2013 e deri në pagesën definitive, si dhe kishte kërkuar që të detyrohet​​ Agjencia e Kosovës​​ për Produkte Medicinale,​​ që ti​​ tërheqë​​ mallërat me afat të skaduar nga stoqet e magazinuara të paditësit dhe ti shkatërrojë ato sipas procedurës në fuqi.​​ Më 23 shtator 2019, parashtruesi i kërkesës me anë të parashtresës në fjalën përfundimtare precizoi kërkesëpadinë, përmes të cilës caktoi vlerën e dëmit​​ në shumë mbi 500 mijë euro, ndërsa​​ kishte tërhequr padinë sa i përket të paditurës Actavis International Limited.

 

  • Kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës​​ ishte​​ refuzuar në tërësi nga Gjykata Themelore. Kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit, duke kontestuar gjetjet e Gjykatës Themelore.​​ Ndër pretendimet kryesore parashtruesi i kërkesës kishte cekur edhe refuzimin e propozimit të përfaqësuesit të tij për ekspertizë financiare, e cila sipas tij pos që do të saktësonte lartësinë e dëmit financiar të pësuar, po ashtu do të saktësonte edhe momentin kur është pësuar dëmi e që do ishte me rëndësi vendimtare për përcaktimin e momentit të fillimit të rrjedhjes së parashkrimit.​​ Pasi që ishte formuar Gjykata Komerciale, lënda kishte kaluar nga Gjykata e Apelit në Gjykatën Komerciale – Dhoma e shkallës së dytë, për shqyrtimin e ankesës së parashtruesit të kërkesës, ku kjo e fundit e kishte refuzuar ankesën dhe kishte vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur revizion në Gjykatën Supreme, i cili revizion ishte hedhur poshtë si i palejuar për shkak të vlerës së kontestit.

 

  • Pasi që​​ Gjykata Supreme refuzoi kërkesën e parashtruesit për revizion për arsye procedurale,​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ e parashtroi​​ kërkesën në Gjykatë, duke pretenduar se ky aktvendim i Gjykatës Supreme cenon të drejtën e tij për “qasje në gjykatë” të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të​​ KEDNJ-së. Më konkretisht, parashtruesi​​ i kërkesës​​ theksoi se ai shfrytëzoi mjetin juridik në dispozicion sipas legjislacionit në fuqi dhe se Gjykata Supreme i cenoi qasjen në gjykatë,​​ duke refuzuar revizionin​​ dhe​​ duke u bazuar në taksën gjyqësore të paguar, sepse​​ pa shqyrtim serioz dhe të​​ kujdesshëm të​​ lëndës, padrejtësisht e ka hedhur revizionin e paditësit, duke u bazuar në arsyetime të pabazuara dhe në fakte të​​ paqena apo të​​ parëndësishme. Në​​ këtë mënyrë, Gjykata Supreme e Kosovës, duke u bazuar në​​ vendimin për lartësinë e taksës, të marrë​​ nga vet administrata e gjykatës, mjetin juridik të​​ jashtëzakonshëm -​​ revizionin e ka shndërruar në një mjet juridik joefektiv, vetëm nga shkaku se fare nuk e ka shqyrtuar me kujdes lëndën për të​​ cilën është dashtë të​​ vendoste.

 

  • Bazuar në sa më sipër, parashtruesi i kërkesës thekson se revizioni mund të hidhet poshtë vetëm nëse vlera e kontestit nuk e kalon shumën prej 3,000​​ euro, ndërsa në kontestet tregtare nëse nuk e kalon shumën prej 10,000​​ euro, por në rastin konkret shuma e vlerës së kontestit është përcaktuar dhe për këtë arsye i njëjti nuk mund të hidhet poshtë. Lidhur me këtë, parashtruesi i kërkesës pretendon: “Sikur Gjykata Supreme të​​ shqyrtonte edhe provat tjera, jo vetëm taksën e paguar, ajo do ta vërente se kontesti është me vlerë shumëfish më të madhe se që​​ ka pretenduar ajo. Krahas kësaj, Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendimin e kontestuar me këtë kërkesë, fare nuk e ka marrë​​ parasysh faktin se paditësi gjatë​​ procedurës e ka precizuar kërkesëpadinë në​​ mbi 500.000,00​​ euro. Andaj, Gjykata Supreme e Kosovës, me aktvendimin e saj E. Rev. nr. 1/2023 një akti të administratës së​​ gjykatës lidhur me taksën i ka dhënë peshën më​​ të​​ madhe se sa provave në​​ shkresa të lëndës dhe peshën​​ më të​​ madhe se sa veprimit procedural të palës me rastin e precizimit të kërkesëpadisë. Në​​ këtë mënyrë Gjykata Supreme, duke shfrytëzuar ne mënyrë selektive shkresat e lëndës, për të marrë​​ një vendim sa më​​ të lehtë për të, i ka shkelur paditësit të drejtën për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm nga neni 31.1 i Kushtetutës, ngase i ka mohuar paditësit të​​ drejtën e mbrojtjes së të drejtave të tij në procedurë​​ gjyqësore.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata, para se të analizojë pretendimet e parashtruesit të kërkesës, potencon se ajo në këtë kërkesë nuk do të merret me marrëdhënien kontraktuese ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe të​​ paditurave, por do të fokusohet ekskluzivisht në çështjen e shkeljes së mundshme të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së, në kontekstin e shkeljes së të drejtës për qasje në gjykatë, përkatësisht nëse lëshimet procedurale të gjykatave të rregullta rezultuan me situatën që kërkesa e parashtruesit të hidhet poshtë nga Gjykata Supreme për arsye se kjo e fundit, kur vendosi për lejueshmërinë e revizionit, mori një qasje formaliste, duke mos marrë parasysh lëshimet e mundshme procedurale të gjykatave të shkallës më të ulët.  ​​ ​​​​ 

 

  • Rasti konkret i cili shqyrtohet nga Gjykata lidhet me mënyrën në të cilën kushtet ekzistuese​​ ratione valoris​​ kanë vepruar në çështjen e parashtruesit të kërkesës. Konkretisht, rasti ka të bëjë me çështjen nëse Gjykata Supreme, në rrethanat e veçanta të rastit, duke e deklaruar revizionin e parashtruesit të kërkesës të palejuar, ka zbatuar formalizëm të tepruar dhe ka ndikuar në mënyrë joproporcionale në mundësinë e saj për të gjykuar për thelbin e rastit në kontestin e​​ iniciuar nga parashtruesi i​​ kërkesës​​ për​​ kompensim​​ dëmi​​ dhe fitimin e humbur, siç garantohet me përcaktimet ligjore. Në kontekst të lartcekurave, Gjykata do të shqyrtojë nëse veprimi i gjykatave të shkallës më të ulët dhe ndërmarrja/mosndërmarrja e veprimeve procedurale nga këto të fundit, kanë rezultuar me kufizimin e qasjes në gjykatën më të lartë.​​ 

 

  • Në zbatimin e kësaj analize, Gjykata fillimisht do t’i referohet praktikës gjyqësore të Gjykatës, si dhe praktikës gjyqësore të​​ GJEDNJ-së lidhur me kufizimet e qasjes në gjykatë, duke përfshirë praktikën gjyqësore lidhur me kufizimet e qasjes në gjykatat më të larta. Më pas do të​​ aplikojë​​ parimet e vendosura​​ ​​ praktikën gjyqësore lidhur me çështjen e kufizimit​​ ratione valoris​​ të qasjes në gjykatat më të larta, si dhe me çështjet e veçanta të proporcionalitetit që shtrohen në këtë rast, gjegjësisht, kush duhet t’i bartë pasojat e dëmshme të gabimeve të bëra gjatë procedurës, dhe me çështjen e ekzistencës së formalizmit të tepruar.​​ 

 

  • Duke pasur parasysh këtë, Gjykata fillimisht vë në dukje se çështja e refuzimit apo moslejimit të revizionit për shkak se e njëjta nuk e arrin vlerën e përcaktuar me ligj hyn në kuadër të parimit apo të drejtës për qasje në gjykatë, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së (shih rastin e Gjykatës​​ KI96/22, parashtrues​​ Naser Husaj dhe Uliks Husaj, Aktvendim për papranueshmëri, i 29 gushtit 2023, paragrafi 49). Rrjedhimisht, mohimi i së drejtës për qasje në gjykatë mund të ketë si pasojë edhe mohimin e mjetit efektiv juridik dhe të mbrojtjes gjyqësore të të drejtave, për të cilat parashtruesi i kërkesës pretendon se i janë shkelur nga konkluzioni arbitrar i Gjykatës Supreme, në lidhje me vlerësimin e vlerës së objektit të kontestit, si parakusht për të vlerësuar meritat e rastit (shih rastin e Gjykatës​​ KI143/21, parashtrues​​ Avdyl Bajgora, Aktgjykim i 25 nëntorit 2021, paragrafi 60;​​ KI199/22​​ parashtrues​​ N.P.T.​​ “Arta XH”,​​ Aktgjykim i 24 korrikut 2024, paragrafi 64).​​ 

 

  • Thënë këtë, Gjykata i referohet përfundimit të Gjykatës Supreme se revizioni i parashtruesit të kërkesës nuk është i lejuar për arsye se, “[...]​​ revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të​​ cilat kërkesëpadia​​ nuk ka të bëjë​​ me kërkesat​​ në​​ para, me dorëzimin e sendit​​ apo​​ me përmbushjen e ndonjë premtimit tjetër, po​​ që se vlera e objektit të kontestit e treguar në padinë​​ e paditësit​​ nuk e kalon shumën prej 3.​​ 000​​ ”, ku​​ Lejueshmëria e këtij revizioni, edhe po që​​ se vlerësohet në pajtim me paragrafin 2 të​​ nenit 211 të​​ LPK-së, për arsyet e njëjta të dhëna më​​ lart rezulton se nuk do të​​ ishte i lejuar revizioni për shkak të vlerës së ulët të tij të vlerësuar nga baza e taksës gjyqësore prej 20euro​​ e paguar nga paditësja për padinë e saj e cila lartësi i referohet vlerës së​​ kontestit prej 1,000.00​​ euro. Për shkak se edhe në​​ këtë paragraf është paraparë se në pjesën e goditur të​​ aktgjykimit vlera e objektit të​​ kontestit duhet të jetë mbi 3.000​​ euro​​ si kusht për lejueshmërinë e revizionit, në situatën konkrete nuk do të​​ ishte i lejuar revizioni edhe sipas nenit 211,​​ paragrafi 2 të​​ LPK-së.

 

  • Duke marrë parasysh sa më sipër, rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me faktin nëse Gjykata Supreme, duke e shpallur​​ “të palejuar revizionin”​​ për çështje tërësisht ligjore/procedurale, ka ndikuar në mënyrë joproporcionale në mundësinë e parashtruesit të kërkesës për të marrë një vendim meritor për rastin e tij nga Gjykata Supreme (shih rastin e Gjykatës​​ KI96/22, parashtrues​​ Naser Husaj dhe Uliks Husaj, cituar më lart, paragrafi 50).​​ 

 

  • Gjykata, duke u bazuar në praktikën e saj gjyqësore dhe atë të​​ GJEDNJ-së,​​ në parim ka theksuar se e drejta e qasjes në gjykatë duhet të jetë "praktike dhe efektive" dhe jo "teorike dhe iluzore" (shih, ndër të tjera, rastet e Gjykatës​​ KI20/21,​​ parashtruese​​ Violeta Todorović,​​ Aktgjykim i 13 prillit 2021, paragrafi 43 dhe​​ KI224/19, parashtrues​​ Islam Krasniqi, Aktgjykim i 10 dhjetorit 2020, paragrafi 39;​​ KI199/22​​ parashtrues​​ N.P.T.​​ “Arta XH”,​​ Aktgjykim i 24 korrikut 2024, paragrafi​​ 67; shih gjithashtu rastin e​​ GJEDNJ-së​​ Famullia Katolike Greke e Lupenit kundër Rumanisë [DHM],​​ nr. 76943/11, Aktgjykim i 29 nëntorit 2016, paragrafi 84). Sipas praktikës gjyqësore të Gjykatës dhe asaj të​​ GJEDNJ-së kjo e drejtë nuk është absolute, por mund t'i nënshtrohet kufizimeve të cilat nuk guxojnë të zvogëlojnë qasjen në gjykatë në atë mënyrë apo deri në një masë që cenojnë vetë thelbin e së drejtës. Kufizimet e tilla nuk do të jenë të arsyetuara nëse ato nuk ndjekin një qëllim legjitim ose nëse nuk ekziston një raport i arsyeshëm i proporcionalitetit midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit që kërkohet të arrihet përmes tyre (shih rastet e Gjykatës KI96/22, parashtrues​​ Naser Husaj dhe Uliks Husaj, cituar më lart, paragrafi 51; KI20/21, parashtruese​​ Violeta Todorović, cituar më lart, paragrafi 45; dhe​​ KI54/21, parashtrues​​ Kamber Hoxha, Aktgjykim i 4 nëntorit 2021, paragrafët 63-64; shih, gjithashtu, rastet e​​ GJEDNJ-së:​​ Sotiris dhe Nikos Koutras ATTEE kundër Greqisë, nr.​​ 39442/98,​​ Aktgjykim i 16 nëntorit 2000, paragrafi​​ 15;​​ Běleš dhe të tjerët kundër Republikës Çeke,​​ nr. 47273/99, Aktgjykim i 12 nëntorit 2002, paragrafi​​ 61; dhe​​ Famullia Katolike Greke e Lupenit kundër Rumanisë, cituar më lart, paragrafi 89).​​ 

 

  • Parimet e përgjithshme të qasjes në gjykatat më të larta dhe kufizimet​​ ratione valoris​​ në këtë aspekt​​ janë trajtuar në​​ rastet e kësaj Gjykate​​ (shih rastet​​ e Gjykatës​​ KI143/21, parashtrues​​ Avdyl Bajgora, Aktgjykim i 25 nëntorit 2021;​​ KI199/22​​ parashtrues​​ N.P.T.​​ “Arta XH”,​​ Aktgjykim i 24 korrikut 2024; KI43/24 parashtrues​​ Merita Visoka, Eroll Visoka, dhe Melinde Visoka, Aktgjykim i 24 shtatorit 2024)​​ ku në ato raste Gjykata​​ duke aplikuar parimet​​ e pergjithshme​​ ​​ qasjes​​ ​​ gjykatat​​ më të​​ larta dhe kufizimet​​ ratione​​ valoris​​ në këtë​​ aspekt​​ duke u​​ referuar rastit​​ ​​ Dhomës​​ ​​ Madhe​​ të GJEDNJ-së​​ Zubac​​ kundër Kroacisë​​ [nr. 40160/12, Aktgjykim i 5 prillit 2018, si dhe rasteve​​ të praktikës së​​ vet​​ gjyqësore,​​ përmes së cilës në​​ lidhje me​​ çështjen​​ e​​ lejueshmërisë së​​ revizionit e​​ që ndërlidhet​​ me pragun e​​ vlerës së përcaktuar​​ me ligj,​​ kishte konstatuar​​ shkelje të paragrafit 1 të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin​​ 1 të nenit 6 të KEDNJ-së,​​ ​​ ndërlidhet vetëm me parimin e qasjes në gjykatë.​​ ​​ 

 

  • Gjykata rikujton​​ që​​ GJEDNJ​​ po​​ ​​ rastin​​ Zubac​​ kundër Kroacisë, dhe ne lidhje me zbatimin e kufizimeve ligjore​​ ratione valoris​​ për​​ qasje në​​ gjykatat​​ më të​​ larta, zhvilloi​​ një​​ test tre​​ hapësh,​​ përmes të​​ cilit duhet​​ ​​ shqyrtohen dhe​​ ​​ vlerësohen: (i)​​ ​​ parashikueshmëria​​ e kufizimeve; (ii)​​ çështja nëse​​ parashtruesi apo shteti duhet​​ t’i bartë​​ pasojat e​​ dëmshme të​​ gabimeve​​ ​​ kryera​​ gjatë procedurës; dhe (iii)​​ çështja​​ e​​ formalizmit te tepruar​​ ​​ zbatimin e kufizimeve (shih​​ paragrafët​​ 80-86​​ ​​ Aktgjykimit​​ ​​ rastin​​ Zubac​​ kundër Kroacisë, dhe referencat e​​ përdorura në këtë​​ Aktgjykim)​​ të njëjtat​​ parime, u afirmuan dhe​​ janë​​ aplikuar edhe​​ përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës​​ (shih, rastet e​​ Gjykatës​​ ​​ KI96/22, parashtrues​​ Naser Husaj dhe Uliks Husaj, cituar​​ ​​ lart, paragrafi 53; KI199/22, parashtrues: P.T.P. ''Arta​​ XH'', i cituar​​ ​​ lart, paragrafi 74, KI43/24, paragrafi 56).​​ Në këtë​​ kuptim, dhe bazuar​​ ​​ si​​ më lart,​​ Gjykata​​ do të aplikojë këto parime​​ në ​​​​ këtë rast, të cilat ndërlidhen me: (i)​​ parashikueshmëria e procedurës e cila zbatohet në lidhje me revizionin; (ii)​​ se kush duhet t’i bartë pasojat e dëmshme të gabimeve të kryera gjatë procedurës; dhe (iii)​​ përdorimin e formalizmit të tepruar gjatë interpretimit dhe zbatimit të dispozitave ligjore në fuqi lidhur me pragun e lejueshmërisë së revizionit.

 

Zbatimi i parimeve të përgjithshme në rrethanat e rastit konkret​​ 

 

  • Përkitazi me​​ parashikueshmërinë​​ e procedurës e cila zbatohet në lidhje me revizionin

 

  • Duke iu rikthyer rrethanave të rastit konkret, lidhur me (i) çështjen e parashikueshmërisë së kufizimit, Gjykata,​​ së pari, do të vlerësojë me kujdes mënyrën se si Gjykata Supreme e shqyrtoi revizionin e​​ parashtruesit​​ të kërkesës për të përcaktuar nëse Gjykata Supreme ka një praktikë të konsoliduar gjyqësore në lidhje me pragun ligjor për lejueshmërinë e revizionit. Në mbështetje të kësaj, Gjykata vëren se në rendin juridik, qasja në Gjykatën Supreme në çështjet civile sigurohet përmes revizionit në bazë të nenit 211 të LPK-së. Revizioni i referohet kontesteve në të cilat pjesa e goditur e aktgjykimit tejkalon një prag të caktuar të vlerës. Atëherë kur arrihet ky prag i vlerës, qasja në Gjykatën Supreme bëhet çështje e së drejtës individuale. Në kuadër të revizionit, Gjykata Supreme mund të anulojë aktgjykimet e gjykatave më të ulëta dhe​​ ta​​ kthejë rastin në rigjykim ose, në raste të caktuara, të ndryshojë aktgjykimin e kontestuar.​​ Në çdo rast, Gjykata Supreme është e autorizuar të shpallë të palejuar çdo revizion i cili nuk i përmbush kushtet përkatëse ligjore.​​ 

 

  • Në këtë rast, parashtruesi i kërkesës parashtroi revizion në Gjykatën Supreme, duke pretenduar​​ shkelje​​ thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe për shkak të zbatimit të​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale.​​ Më tej,​​ Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të palejuar revizionin e paraqitur nga parashtruesi​​ i kërkesës, duke arritur në përfundimin se vlera përkatëse e objektit të kontestit është nën minimumin ligjor. Gjatë vlerësimit të pranueshmërisë​​ ratione valoris,​​ Gjykata Supreme në këtë çështje juridike kontestimore fillimisht vlerësoi lejueshmërinë​​ e revizionit bazuar në nenin 211.3 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, ku është përcaktuar se: "Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia​​ nuk ka të bëjë​​ me kërkesat​​ në​​ para, me dorëzimin e sendit​​ apo​​ me përmbushjen e ndonjë premtimit tjetër, po​​ që se vlera e objektit të kontestit e treguar në padinë​​ e paditësit​​ nuk e kalon shumën prej 3. 000​​ .​​ Më tej,​​ Gjykata Supreme arsyetoi​​ se​​ “...​​ Në rastin konkret,​​ kërkesa e paditëses ka të bëjë​​ me kompensimin e dëmit material dhe fitimit të​​ humbur, pa u precizuar fare lartësia e këtij kompensimi të kërkuar, as në​​ padi e as gjatë​​ zhvillimit të​​ mëtejmë​​ të​​ procedurës. Në​​ padi nuk është treguar vlera e kontestit, ani pse në​​ nenin 30.1 parashihet që​​ paditësi ka për detyrë​​ që​​ në​​ kontestet pasurore-juridike, në​​ padi të përcaktojë vlerën e objektit të​​ kontestit, ku si vlerë e objektit të​​ kontestit merret parasysh vetëm vlera e kërkesës kryesore, kamatat, shpenzimet procedurale dhe kërkesat tjera aksesore nuk merren parasysh nëse nuk përbëjnë kërkesë kryesore ... Lejueshmëria e këtij revizioni, edhe po që​​ se vlerësohet në pajtim me paragrafin 2 të​​ nenit 211 të​​ LPK-së, për arsyet e njëjta të dhëna më​​ lart,​​ rezulton se nuk do të​​ ishte i lejuar revizioni për shkak të vlerës së ultë​​ të tij të vlerësuar nga baza e taksës gjyqësore​​ prej 20​​ euro​​ e paguar nga paditësja për padinë e saj e cila lartësi i referohet vlerës së​​ kontestit prej 1,000.00​​ euro. Për shkak se edhe në​​ këtë paragraf është paraparë se në pjesën e goditur të​​ aktgjykimit vlera e objektit të​​ kontestit duhet të jetë mbi 3.000​​ euro​​ si kusht për lejueshmërinë e revizionit, në situatën konkrete nuk do të​​ ishte i lejuar revizioni edhe sipas nenit 211,​​ paragrafi 2 të​​ LPK-së”.

 

  • Bazuar në një konkluzion të tillë të Gjykatës Supreme është më se e qartë se Gjykata Supreme me rastin e vendosjes në lidhje me revizionin ka refuzuar kërkesën për revizion në bazë të dispozitave ligjore të​​ paragrafit​​ 2 dhe​​ 3 të​​ nenit 211​​ të LPK-së, duke mos hyrë në thelbin e pretendimeve​​ ankimore të parashtruesit​​ të kërkesës.

 

  • Prandaj, përkundër shpjegimit​​ në kërkesën për revizion është më se evidente se Gjykata Supreme ka vepruar plotësisht në përputhje me dispozitën ligjore​​ të paragrafit 1​​ të nenit​​ 30 dhe​​ paragrafin​​ 2 dhe​​ 3 të nenit​​ 211​​ të LPK-së, të cilat në mënyrë konkrete përcaktojnë kufizimet ligjore të shqyrtimit të revizionit, nëse vlera e kontestit nuk​​ e tejkalon vlerën 3000 euro apo nuk​​ është përcaktuar fare nga parashtruesit e​​ kërkesës. ​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se dispozitat ligjore të referuara nga Gjykata Supreme sigurisht përmbajnë kufizime në lidhje me aprovimin e revizionit në kuptimin formal dhe si i tillë, ai është i qartë dhe i parashikueshëm si për parashtruesit​​ e kërkesës ashtu edhe për Gjykatën. Mirëpo, parashikueshmëria e kufizimeve ligjore dhe zbatimi i tyre varen sipas rastit, dhe ato, si të tilla, duhet të jenë objekt i një vlerësimi gjithëpërfshirës, ku në vlerësimin e tyre duhet shmangur qasja formaliste kur kufizimet zbatohen në një rast konkret.​​ 

 

  • ​​ Përkitazi me atë se kush duhet t’i bartë pasojat e dëmshme të gabimeve të kryera gjatë procedurës​​ 

 

  • Duke shqyrtuar me kujdes kushtin e dytë (ii)​​ nëse kufizimi i qasjes në Gjykatën Supreme mund t’i atribuohet gabimeve të parashtruesit të kërkesës,​​ Gjykata, për të arritur një përgjigje, duhet të ketë parasysh vetë fillimin e paraqitjes së kërkesëpadisë si dhe dispozitat ligjore të LPK-së, të cilat rregullojnë çështjen dhe procedurën e përcaktimit të vlerës së kontestit me rastin e paraqitjes së kërkesëpadisë.​​ 

 

  • Pikërisht në mbështetje të kësaj, Gjykata rikujton se kufizimi i qasjes në Gjykatën Supreme mbulohet nga qëllimi legjitim i pranuar përgjithësisht i pragut ligjor​​ ratione valoris​​ për ankesat në Gjykatën Supreme, qëllimi i të cilit është të sigurojë se Gjykata Supreme, duke pasur parasysh vetë thelbin e rolit të saj, të merret vetëm me çështjet me rëndësi. Në mbështetje të kësaj, Gjykata rikujton se roli i Gjykatës Supreme, ndër të tjera, është të sigurojë zbatim unik të ligjit, si dhe barazinë e të gjithëve në zbatimin e tij. Duke pasur parasysh këtë funksion, Gjykata e sheh të nevojshme të vlerësojë nëse vendimi i Gjykatës Supreme ndjek një qëllim legjitim, përkatësisht respektimin e sundimit të ligjit dhe funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë. ​​ 

 

  • Lidhur me këtë, Gjykata do të shqyrtojë me kujdes shkallën në të cilën rasti i parashtruesit të kërkesës është adresuar para gjykatave më të ulëta, më konkretisht sa është adresuar kërkesa e tij për përcaktimin e vlerës së kontestit, si dhe natyrën e rolit të Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Prandaj, për Gjykatën nuk është kontestues fakti se parashtruesi i kërkesës ka paraqitur padi në Gjykatën Themelore pa specifikuar vlerën e kërkesëpadisë, edhe pse neni 30.1 i LPK-së thotë se “Paditësi ka për detyrë që, në kontestet pasurore-juridike, në padi të përcaktojë vlerën e objektit të kontestit […]”.​​ Megjithatë, Gjykata i referohet përcaktimeve të nenit 36 të LPK-së, i cili përcakton si në vijim:

 

Neni 36

 

Në qoftë se paditësi nuk e ka përmendur fare vlerën e objektit të kontestit në padinë e paraqitur në gjykatë, apo në qoftë se ai vlerën e tillë e ka caktuar tepër të lartë apo shumë më të vogël se që është ajo realisht, atëherë gjykata sipas detyrës zyrtare, apo sipas prapësimit të palës së paditur, më së voni në seancën përgatitore, e nëse kjo nuk është mbajtur, atëherë në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes juridike, por para se të filloj shqyrtimi i çështjes kryesore, shpejtë dhe në mënyrë të përshtatshme do ta caktoj, përkatësisht do ta verifikojë saktësinë e vlerës së treguar në padi nga paditësi. Në rast të këtillë gjykata vendosë me aktvendim kundër të cilit nuk lejohet ankimi.

 

  • Rrjedhimisht, nga teksti i dispozitës ligjore të nenit 36 të LPK-së shihet se vlera e objektit të kontestit është një nga elementet e padisë, përcaktimi i së cilës është element i cili është i përcaktuar me ligj, por nuk është parakusht i domosdoshëm për ngritjen e padisë. Prandaj, edhe në rastet kur pala nuk e ka përcaktuar vlerën e objektit të kontestit në momentin e paraqitjes së kërkesëpadisë,​​ Gjykata nuk do ta refuzojë padinë dhe as nuk do t’ia kthejë padinë paditësit për korrigjim.​​ 

 

  • Me fjalë të tjera, në rastet kur paditësi nuk e ka caktuar vlerën e objektit të kontestit ose në qoftë se e ka caktuar vlerën e tij shumë të vogël ose tepër të lartë,​​ Gjykata sipas detyrës zyrtare apo sipas prapësimit të palës së paditur, më së voni në seancën përgatitore, e nëse seanca përgatitore nuk është mbajtur, atëherë para fillimit të shqyrtimit kryesor përshtatshmërisht cakton vlerën e objektit të kontestit, duke marrë parasysh rrethanat objektive të kërkesëpadisë në fjalë.​​ 

 

  • Gjykata gjen se dispozita ligjore e nenit 36 të LPK-së është mjaft e qartë, si në aspektin e të drejtave ashtu edhe në aspektin e veprimeve dhe detyrimeve procedurale, dhe përcakton qartë se Gjykata Themelore ka detyrimin që sipas detyrës zyrtare të caktojë vlerën e kontestit në 3 situata të ndryshme, dhe ato janë:​​ i) kur paditësi nuk e ka caktuar vlerën e kontestit,​​ ii) kur paditësi e ka caktuar vlerën shumë të vogël të kontestit;​​ dhe​​ iii) kur paditësi e ka caktuar vlerën tepër të lartë të kontestit.​​ Për më tepër, detyrimi i Gjykatës Themelore, kur paraqitet një kërkesëpadi nga neni 36 i LPK-së, është të caktojë vlerën e objektit të kontestit sipas detyrës zyrtare dhe atë me aktvendim para fillimit të seancës së shqyrtimit kryesor. Prandaj, parakushti që Gjykata të mund të veprojë sipas kërkesëpadisë në merita është që fillimisht të caktojë vlerën e kontestit në fjalë përmes një aktvendimi të veçantë në një seancë të posaçme.​​ 

 

  • Për sa i përket mënyrës së përcaktimit dhe verifikimit të vlerës së objektit të kontestit, gjykata është e detyruar që sipas kritereve objektive të përcaktojë ekuivalentin monetar të kërkesëpadisë në bazë të të dhënave nga padia dhe vetëm nëse kjo është e mundur për nga natyra e çështjes, gjegjësisht të përcaktojë paraprakisht vlerën e objektit të kontestit, përkatësisht nëse vlera e objektit të kontestit është shënuar dhe nëse ajo është shënuar si tepër e lartë apo shumë e ulët. Ky verifikim zbatohet deri në kufirin e probabilitetit të pranueshëm, sepse çdo shqyrtim më i thellë i problemit, përkatësisht kërkesëpadisë, do të rrezikonte realizimin e detyrës themelore të gjykatës, që është sigurimi i mbrojtjes juridike.​​ ​​ 

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës​​ më 18 shtator 2019,​​ përkatësisht 16 mars 2021​​ gjatë seancave përgatitore​​ kishte propozuar nxjerrjen e provës me ekspertizë financiare, në mënyrë që të përcaktohet saktë lartësia e dëmit.​​ Ndërsa, Gjykata po ashtu vëren që parashtruesi i kërkesës​​ në parashtresën e tij të 23 shtatorit 2019, dorëzuar Gjykatës Themelore ku kishte precizuar kërkesëpadinë, shprehimisht kishte precizuar vlerën e​​ kompensimit, ku kishte kërkuar nga të paditurit Zdravlje Actavis​​ Leskovc, Qeveria e Kosovës – Ministria e Shëndetësisë dhe​​ Agjencia e Kosovës​​ për Produkte Medicinale,​​ kompensimin e dëmit material në shumë prej 378,340,98​​ euro​​ (treqind e shtatëdhjetë e tetë mijë, e treqind e dyzet​​ euro, e nëntëdhjetë e tetë), ndërsa për fitimin e humbur kishte kërkuar shumën prej 125.000,00 ​​ (njëqind e njëzet e pesë mijë euro), si dhe në emër të shpenzimeve shumën prej 2360 (dy mijë e tre qind e gjashtëdhjetë euro). Parashtruesi i kërkesës bazuar në shkresat e lëndës dhe thënieve të lartcekura i kishte propozuar Gjykatës Themelore që të aprovojë kërkesëpadinë dhe të detyrojë të paditurit që t’ia kompensojnë shumën e lartcekur.​​ 

 

  • Bazuar në sa më sipër, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës e ka precizuar shumën prej​​ 378,340,98​​ euro​​ (treqind e shtatëdhjetë e tetë mijë, e treqind e dyzet, e nëntëdhjetë e tetë)​​ ,​​ të cilën e ka kërkuar në emër të kompensimit për dëmin material, si dhe shumën prej 125.000,00 euro (njëqind e njëzet e pesë mijë) në emër të fitimit të humbur.​​ Është e qartë se vlera e objektit të kontestit, precizohet nga pala e dëmtuar, nëpërmjet ushtrimit të padisë. Pra, është e drejtë diskrecionale e palës së dëmtuar të vendosë nëse dëshiron ta cekë vlerën e kontestit, gjë të cilën e ka bërë me precizimin e kërkesëpadisë, ku parashtruesi i kërkesës ishte i qartë në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Themelore me të cilën kishte precizuar kërkesëpadinë e tij duke cekur shumën e vlerës monetare të kërkuar. ​​ 

 

  • Gjykata në vazhdim i referohet Aktgjykimit të Gjykatës Themelore, i cili​​ kishte theksuar: “Gjykata pas shtjellimit të​​ çështjes juridike lidhur me kompensimin e dëmit në​​ shumën prej 378,340.98 euro, dhe të​​ fitimit të​​ humbur në​​ shumë​​ prej 50.000 euro nuk është lëshuar në​​ administrimin e provave të​​ tjera, për faktin se kur kemi të​​ bëjmë me parashkrimin e kërkesës atëherë nuk mund të​​ vlerësohen provat tjera të​​ cilat nuk mund të​​ jenë​​ valide në​​ marrjen e një vendimi meritor, dhe për këtë arsye gjykata ka refuzuar propozimin për caktimin e ekspertizës financiare​​ ...”.​​ 

 

  • Në rastin konkret, vërehet se parashtruesi i kërkesës e ka cekur vlerën e kontestit​​ gjatë precizimit të kërkesëpadisë. Rrjedhimisht atij i është refuzuar vlera prej 378,340.98 €, e kërkuar me precizimin e kërkesëpadisë, që në rastin konkret përbën vlerën e objektit të kontestit në kuptim të nenit 211 paragrafi 2 dhe 3​​ të LPK-së​​ dhe nenit 508 të LPK-së.​​ 

 

  • Gjykata thekson që​​ as fakti se parashtruesi​​ i​​ kërkesës ka paguar taksën në shumë prej​​ 20​​ € me rastin e paraqitjes së kërkesëpadisë në Gjykatën Themelore, nuk mund t’i atribuohet si gabim i tij dhe të jetë fakt përcaktues që mund të përdoret gjatë caktimit të vlerës së objektit të kontestit, për arsye se për Gjykatën nuk është fakt kontestues se parashtruesi​​ i​​ kërkesës me rastin e paraqitjes së kërkesëpadisë në pajtim me vlerën e objektit të kontestit, duhet të paguajë edhe taksën gjyqësore të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.​​ ​​ Në thelb, pagesa e taksës në shumë prej​​ 20​​ euro nuk mund të shërbejë si parametër i vetëm për caktimin e vlerës së kontestit në fjalë, sidomos për arsye se parashtruesi i kërkesës ka paguar taksën gjyqësore në vlerë prej​​ 20​​ euro si një shumë të kushtëzuar që pala është e detyruar të paguajë kur nuk dihet vlera e kontestit, ndërsa vetë taksa në shumë prej​​ 20​​ euro është kusht i cili i mundëson palës që kërkesëpadia e saj të pranohet nga gjykata në kuptimin procedural, dhe jo të hidhet poshtë si një kërkesëpadi e paplotë para fillimit të procedurës.​​ Për më tepër, vlera e objektit të kontestit duhet të marrë parasysh shkaktimin e dëmit të tërësishëm që mund t’i bëhet një parashtruesi në një proces gjyqësor dhe jo vetëm vlerën e taksës gjyqësore të cilën e ka paguar parashtruesi i kërkesës.

 

  • Në përputhje me sa më sipër, duket se parashtruesi i kërkesës ka treguar kujdesin e duhur në përpjekje për të përcaktuar vlerën e kontestit, gjë që është në pajtim me​​ dispozitat përkatëse ligjore. Nga kjo rezulton se gabimet e kryera​​ gjatë​​ procedurave​​ nuk mund t’i​​ atribuohen​​ parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

iii)​​  përkitazi​​ me përdorimin e formalizmit të tepruar gjatë interpretimit dhe zbatimit të dispozitave ligjore në fuqi lidhur me pragun e lejueshmërisë së revizionit​​ 

 

  • Për sa i përket vlerësimit të përmbushjes së kriterit të tretë, respektivisht nëse është përdorur formalizëm i tepruar gjatë interpretimit dhe zbatimit të dispozitave ligjore në fuqi lidhur​​ me pragun e lejueshmërisë së revizionit,​​ Gjykata thekson se respektimi i rregullave formale të procedurës kontestimore, përmes së cilës palët sigurojnë vendimmarrjen për kontestin civil, është i vlefshëm dhe i rëndësishëm sepse kështu mund të kufizohet liria diskrecionale, të sigurohet barazia e armëve, të parandalohet arbitrariteti dhe të sigurohen efektiviteti gjatë vendimmarrjes për kontestin dhe gjykimi brenda një afati të arsyeshëm, si dhe siguria juridike dhe respektimi i gjykatës. ​​ 

 

  • Megjithatë, në praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së është përcaktuar se “formalizmi i tepruar” mund të jetë në kundërshtim me kërkesën për të siguruar të drejtën praktike dhe efektive për qasje në gjykatë bazuar në nenin 6, paragrafi 1 të​​ KEDNJ-së. Kjo zakonisht ndodh në rastet e një interpretimi të rreptë të një rregulli procedural që pengon shqyrtimin e meritave të padisë së parashtruesit të kërkesës, me rrezikun përkatës se do të cenohet e drejta e tij apo e saj për mbrojtje efikase gjyqësore (shih rastet e​​ GJEDNJ-së​​ Běleš dhe të tjerët kundër Republikës Çeke, nr. 47273/99, Vendim i 12 nëntorit 2002, paragrafët 50-51 dhe 69, dhe​​ Walchli​​ kundër Francës, ​​ nr. 35787/03, Aktgjykim i 26 korrikut 2007, paragrafi 29).

 

  • Prandaj, për Gjykatën nuk është kontestues fakti se parashtruesi i kërkesës ka paguar taksën prej 20 eurove kur e ka paraqitur padinë e tij.​​ Megjithatë,​​ siç​​ edhe​​ ​​ ësh​​ cekur​​ më​​ lart​​ vërehet se parashtruesi i kërkesës e ka cekur vlerën e kontestit gjatë precizimit të kërkesëpadisë,​​ vlerë​​ kjo e cila ishte refuzuar në​​ rivendosje​​ nga Gjykata Themelore​​ ​​ përmes​​ Aktgjykimit [III.​​ Ek.​​ nr.​​ 31/2021],​​ të​​ cilin parashtruesi e kishte ankimuar para​​ Gjykatës​​ së​​ Apelit, respektivisht​​ Gjykatës​​ Komerciale​​ – Dhomat e Shkallës së Dytë,​​ e​​ përfundimisht​​ me​​ kërkesën për​​ revizion​​ pranë Gjykatës​​ Supreme, Aktvendimin e​​ të cilës​​ e konteston​​ pranë Gjykatës.​​ Në​​ rrethanat e​​ rastit​​ konkret​​ si​​ më​​ lart, Gjykata Supreme nuk do​​ të​​ duhej të ishte e lidhur nga gabimet e gjykatave më të ulëta gjatë vendosjes nëse do t’i mundësojë qasjen parashtruesit të kërkesës, por duhet të kishte shqyrtuar nëse qasja tek ajo ishte pamundësuar nga lëshimet procedurale të gjykatave të shkallës më të ulët.​​ 

 

  • Gjykata thekson që nuk është kontestuese kompetenca e​​ Gjykatës Supreme, e përcaktuar me ligj, që para vlerësimit të revizionit në merita të shqyrtojë lejueshmërinë e revizionit në kuptim të pragut​​ ratione valoris. Megjithatë, Gjykata thekson se ​​ thirrja e Gjykatës Supreme në dispozitën ligjore të​​ paragrafit 3 të​​ nenit​​ 211​​ të LPK-së dhe dhënia e arsyetimit pa shqyrtimin paraprak të lëshimit të mundshëm procedural,​​ se​​ revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia nuk ka të bëjë me kërkesat në para, me dorëzimin e sendit apo me përmbushjen e ndonjë premtimit tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit e treguar në padinë e paditësit nuk e kalon shumën prej 3. 000​​ euro,​​ duke e kaluar përgjegjësinë dhe gabimin vetëm mbi parashtruesin e kërkesës dhe duke e arsyetuar këtë me faktin se në bazë të nenit 30, paragrafi 1 të LPK-së është përcaktuar se:​​ revizioni është i palejuar, paditësi ka për detyrë që, në kontestet pasurore-juridike, në padi të përcaktoj vlerën e objektit të kontestit​​ ...”.​​ Sipas konkluzionit të Gjykatës,​​ kjo​​ përbën formalizëm të tepruar në interpretimin e rregullimeve​​ ligjore, sidomos për arsye se Gjykata Supreme nuk ka marrë parasysh nenin 36 të LPK-së​​ dhe nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.​​ 01/2017 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore​​ dhe, në qoftë se do të kishte bërë këtë dhe sikur të​​ kishte shqyrtuar dispozitat​​ në rrethanat e rastit konkret, ajo mund të kishte arritur në përfundimin e saj për lëshimet ose gabimet e mundshme të kryera në radhë të parë nga Gjykata Themelore, në procedurën e mëtejshme edhe nga Gjykata​​ Komerciale – Dhomat e Shkallës së Dytë, të cilat nuk kishin kërkuar që parashtruesi i kërkesës ta​​ paguaj taksën shtesë,​​ pasi​​ ​​ ai​​ e​​ kishte precizuar kërkesëpadinë e tij dhe kishte cekur vlerën monetare të kontestit – dëmit të kërkuar.​​ ​​ ​​ 

 

  • Në këto rrethana, duke marrë parasysh se për rastin e parashtruesit të kërkesës kanë vendosur dy instanca të gjykatave të rregullta, ajo Themelore dhe​​ Komerciale, të cilat kishin juridiksion të plotë në këtë rast, se parashtruesi i kërkesës ngriti çështjen e lëshimit të tyre të dukshëm, dhe se roli i Gjykatës Supreme është edhe rishikimi i zbatimit të ligjit në fuqi nga gjykatat e shkallës më të ulët,​​ rezulton​​ se vendimi i Gjykatës Supreme në rastin konkret përbënte një pengesë joproporcionale që cenon vetë thelbin e të drejtës së parashtruesit të kërkesës, të garantuar me nenin 31, paragrafin 1 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6, paragrafin 1 të​​ KEDNJ-së.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu thekson se konstatimi nga ana e saj i shkeljes së paragrafit 1 të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, vlen vetëm për rrethanat specifike të rastit konkret, vlerësimi i të cilave duhet të bëhet rast pas rasti, si dhe ndërlidhet vetëm me të drejtën e qasjes në gjykatë, përkatësisht në Gjykatën Supreme, ashtu që në asnjë mënyrë nuk paragjykon rezultatin e meritave të rastit.​​ 

 

Përfundim

 

  • Si përmbledhje, Gjykata, duke u bazuar në analizën e mësipërme,​​ konkludon​​ se Aktvendimi i kontestuar [E.​​ Rev.​​ nr.​​ 1/2023] i Gjykatës Supreme i 17 janarit 2023, shkel të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës të garantuara me​​ paragrafin 1 të nenit​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 [E drejta për një proces të rregullt] të​​ KEDNJ-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, në përputhje me nenet 20 dhe 47 të Ligjit si dhe me rregullin 48 (1) (a) të Rregullores së punës, më​​ 5 nëntor 2024, njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

  • TA​​ DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

 

  • TË KONSTATOJË​​ se ka pasur shkelje të paragrafit 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në​​ lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

 

  • TA​​ SHPALLË të pavlefshëm Aktvendimin [E.Rev.​​ nr.​​ 1/2023] e​​ 17 janarit 2023 të​​ Gjykatës Supreme të Kosovës; ​​ 

 

  • TA KTHEJË Aktvendimin [E.Rev.​​ nr.1/2023) e​​ 17 janarit 2023 të ​​ Gjykatës Supreme të Kosovës të , për rivendosje, në pajtim me konstatimet e Gjykatës në këtë Aktgjykim;

 

  • TA​​ URDHËROJË Gjykatën Supreme që ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me paragrafin (5) të rregullit 60 të Rregullores së punës, lidhur me masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës,​​ më së largu,​​ deri më​​ 5 maj 2025;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

 

  • TA​​ PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit;

 

  • TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit. ​​ 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ​​ 

 

 

 

 

Remzije Istrefi-Peci    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  Gresa Caka-Nimani

 

1

​​ 

Parashtruesit:

Shehide Muhadri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 24 - Barazia para Ligjit, Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile