Mahkeme Kararı

Kosova Cumhuriyeti Meclis Başkanı’nın 24 Ekim 2018 tarih ve 06/2156/DO-1156 sayılı yazısı ile sunulan anayasa değişiklik önergesinin teyidi

Başvuru No KO 162/18

Özet

KO162/18, Parashtrues: Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vlerësim i amendamentit të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 (tetëdhjetë) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 24 tetor 2018, me shkresën nr. 06/2156/DO-1156

KO162/18, Aktgjykim i miratuar më 19 dhjetor 2018, publikuar më 07.02.2019

Fjalët kyç: Kërkesë institucionale, amendament i propozuar kushtetues, Kapitulli II i Kushtetutës, kërkesë e pranueshme

Më 24 tetor 2018, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenet 113.9 dhe 144.3 të Kushtetutës, i referoi Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, një amendament të Kushtetutës, të propozuar nga 80 (tetëdhjetë) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar nga Gjykata të bëjë vlerësim paraprak nëse amendamenti i propozuar zvogëlon ndonjë nga të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.

Amendamenti i propozuar parasheh që të shtohet një paragraf i ri pas paragrafit 8 të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] të Kushtetutës, respektivisht të shtohet edhe paragrafi 9, si në vijim:

“(9) Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.

Propozuesit e amendamentit pretendojnë se amendamenti i propozuar përcakton standarde të rëndësishme në fushën e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje dhe ka për qëllim mbrojtjen e grave nga të gjitha  format e dhunës, dhe parandalimi, ndjekja penale dhe eliminimi i dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.

Gjykata konstatoi se formulimi i amendamentit të propozuar nuk zvogëlon asnjë nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës. Për më tepër, ajo vetëm i avancon dhe i zhvillon këto të drejta.

Başvurucu:

Kosova Cumhuriyeti Meclis Başkanı

Başvuru Türü:

KO - Devlet Kurumu Başvurusu

Karar Türü:

Mahkeme Kararı