Vendimet e publikuara gjatë muajit qershor 2023

18.07.2023

Gjatë muajit qershor 2023, në Gjykatën Kushtetuese:

• janë shqyrtuar 14 raste;
• janë marrë vendimet për 10 raste;
• janë publikuar 22 vendime;

Në ueb-faqen e Gjykatës janë publikuar: tri (3) Aktgjykime dhe nëntëmbëdhjetë (19) Aktvendime për papranueshmëri.

Aktgjykimet
________________________________________________

1. KO139/21
Parashtrues: Fadil Nura dhe 9 deputetë tjerë
Publikuar më: 16 qershor 2023

Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Vendimit [nr. 08-V-040] të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të 21 korrikut 2021, për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. Gjykata gjeti, mes tjerash, se me rastin e shkarkimit të anëtarëve të Bordit të Hekurudhave, Kuvendi ka vepruar në rolin mbikëqyrës të përcaktuar me Kushtetutë dhe ka ushtruar funksionin e përcaktuar në Ligjin nr. 04/L -063 për Hekurudhat e Kosovës. Rrjedhimisht Gjykata konstatoi se Vendimi i lartcekur i Kuvendit të Republikës së Kosovës është në pajtueshmëri me paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] të Kushtetutës
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu

2. KI212/21
Parashtrues: Behar Emini
Publikuar më: 22 qershor 2023

Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 382/2021], të 22 shtatorit 2021, që ndërlidhej me procedurën për eksproprijim/shpronësim të paluejtshmërisë së parashtruesit të kërkesës. Gjykata gjeti se trajtimi i revizionit të palës kundërshtare nga Gjykata Supreme në mungesë të juridiksionit të përcaktuar me ligj, cenon parimin e “gjykatës së themeluar me ligj” si pjesë përbërëse e një gjykimi të drejtë. Gjithashtu, Gjykata gjeti se vonesa në dhënien e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për shpronësimin e paluajtshmërisë të parashtruesit të kërkesës përbën shkelje të së drejtës në pronë. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se Aktvendimi i lartcekur i Gjykatës Supreme nuk ishte në përputhshmëri (i) me paragrafin 2 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe (ii) me paragrafin 3 të nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu

3. KI82/22
Parashtrues: Valon Loxhaj
Publikuar më: 29 qershor 2023

Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev.nr.103/2022 të 30 marsit 2022. Gjykata gjeti se mos adresimi nga gjykatat e rregullta i pretendimeve thelbësore të parashtruesit të kërkesës lidhur me kompensimin e të ardhurave që burojnë nga marrëdhënia e punës, ndërprerja e të cilës ishte vërtetuar si e kundërligjshme, ka rezultuar në shkelje të së drejtës për vendim të arsyetuar, si pjesë përbërëse e një gjykimi të drejtë. Rrjedhimisht Gjykata konstatoi shkelje të paragrafit 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Aktvendimet për papranueshmëri
________________________________________________

I.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesa e parashtruesit nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë para Gjykatës, pasi që nuk janë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafit 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

1. KI35/23
Parashtrues: Pajtim Shabani
Publikuar më: 29 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [PN.nr.1047/2022], të 13 tetorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu 

II.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesa e parashtruesit përkatës është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (c) të paragrafit (1), paragrafin (2) dhe pikën (b) të paragrafit (3) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, pjesërisht për shkak se (i) pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 24 të Kushtetutës, i takojnë kategorisë së “shkallë së katërt” dhe pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”; dhe (ii)pjesërisht për shkak të mos paraqitjes së saj brenda afatit katër (4) mujor, dhe pjesërisht për shkak se nuk është ratione materiae, në pajtim me Kushtetutën.

2. KI86/22
Parashtrues: Pjetër Boçi
Publikuar më: 14 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.151/2022], të 14 prillit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

III.
Në tre (3) nga Aktvendimet për papranueshmëri, të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi që kërkesa e parashtruesit përkatës është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) dhe nenin 49 (Afatet) të Ligjit dhe nënëparagrafin (c) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës, për shkak të mos paraqitjes së tyre brenda afatit katër (4) mujor.

3. KI88/23
Parashtrues: Mehmet Mehmeti
Publikuar më: 27 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac.nr.585/2021], të 23 shtatorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

4. KI61/23
Parashtrues: Hedie Bylykbashi
Publikuar më: 13 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ.UZVP.nr.137/2021], të 20 dhjetorit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

5. KI98/22
Parashtrues: Shefki Dibra
Publikuar më: 2 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac.nr.9276/2021], të 18 nëntorit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu 

IV.
Në katërmbëdhjetë (14) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se pretendimet e parashtruesve të kërkesave janë të pabazuara, bazuar në paragrafin 2 të rregullit 39 (Kriteret e provueshmërisë) të Rregullores së punës sepse pretendimet e parashtruesve të kërkesave përkatëse hyjnë në kategorinë e shkallës së katërt; reflektojnë pretendime me mungesë të dukshme të shkeljes ”, dhe/ose të njëjtat janë të pambështetura apo të paarsyetuara.

6. KI71/23
Parashtrues: Mehmet Hoti
Publikuar më: 7 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [PML. nr. 31/2023], të 23 shkurtit 2023.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

7. KI13/22
Parashtrues: “Flori Print” sh.p.k.
Publikuar më: 9 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ-UZVP. nr. 82/2021], të 26 gushtit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar në këtu

8. KI150/22
Parashtrues: Blerim Gashi
Publikuar më: 9 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 284/2022], të 28 korrikut 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

9. KI128/22
Parashtrues: Shqiprim Xheladini
Publikuar më: 9 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë [Pml.nr.141/2022], të 11 majit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

10. KI29/23
Parashtrues: Bashkim Kuquku
Publikuar më: 13 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AC-I-22-0713-A0001], të 26 janarit 2023 për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu 

11. KI159/22
Parashtrues: Besarta Isufi
Publikuar më: 16 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AC-I-22-0385] për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 31 gushtit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu 

12. KI45/23
Parashtrues: Kujtim Amurllahi
Publikuar më: 16 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 6822/22], të 27 dhjetorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

13. KI160/22
Parashtrues: Asllan Kika
Publikuar më: 16 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 574/2021], të 2 qershorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

14. KI195/21
Parashtrues: Besnik Berisha
Publikuar më: 20 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ-UZVP. nr. 15/2021], të 28 janarit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

15. KI146/21
Parashtrues: Bukurije Maksutaj
Publikuar më: 22 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 483/2020], të 18 marsit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

16. KI16/23
Parashtrues: Gjok Gega dhe Bajram Sinani
Publikuar më: 27 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [AC. nr. 5597/2022], të 8 shtatorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

17. KI212/22
Parashtrues: Agron dhe Arben Hadri
Publikuar më: 29 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.380/2022], të 5 dhjetorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

18. KI50/23
Parashtrues: Brikenda Kryeziu
Publikuar më: 29 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.387/2022], të 22 nëntorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

19. KI28/23
Parashtrues: Rrahim Haliti
Publikuar më: 29 qershor 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 331/21], të 19 shtatorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Vërejtje:

Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.