Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit, Rev.nr.380/2022, të Gjykatës Supreme, të 5 dhjetorit 2022

Nr. të lëndës KI212/22

Parashtruesit: Agron dhe Arben Hadri

Shkarko:

KI212/22, parashtrues, Agron dhe Arben Hadri, Vlerësim i kushtetutshmërisë

së Aktgjykimit, Rev.nr.380/2022, të Gjykatës Supreme, të 5 dhjetorit 2022

KI212/22, Aktvendim për Papranueshmëri, i 25 majit 2023, publikuar më 29 qershor 2023

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë qartazi e pabazuar

Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me nënshkrimin e një marrëveshjeje hipotekare të nënshkruar nga vëllai i tyre në emër të parashtruesve të kërkesës në bazë të një prokure të përgjithshme dhe Bankës Ekonomike, të cilës i paraprinte marrëveshja për Kredi  në emër të ndërmarrjes së tyre private “Brehishta”. Marrëveshja hipotekare, e cila ishte vërtetuar në gjykatën kompetente ndër tjerash specifikonte se parashtruesit e kërkesës ishin bashkëhuamarrës dhe garantues të marrëveshjes dhe  dy paluajtshmëri të përbashkëta në emër të parashtruesve të kërkesës ishin ngarkuar si hipotekë. Nga shkresat e lëndës rezulton që si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve të kredisë ndaj Bankës Ekonomike nga ana e ndërmarrjes së lartcekur, palujatshmëritë e parashtruesve të kërkesës i ishin nënshtruar procedurës së shitjes. Në vitin 2012, kundër Bankës Ekonomike dhe Ndërmarrjes “Brehishta”, parashtruesit e kërkesës parashtruan padi në Gjykatën Themelore, përmes të cilës kërkuan: (i) shpalljen nule të marrëveshjes hipotekare me arsyetimin se përmes prokurës ata  nuk kishin autorizuar A.H. për lënien e paluajtshmërive në emër të tyre në hipotekë; dhe (ii) shlyerjen e hipotekës në paluajtshmërinë e tyre. Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.nr.140/12] të  16  gushtit 2007 (i) refuzoi  si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesve të kërkesës për shpalljen nule të marrëveshjes hipotekare dhe (ii) hudhi poshtë padinë e tyre për shlyerjen e hipotekës. Si rezultat i ankesës së tyre të parashtruar në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit përmes Aktgjykimit [AC.nr.1079/18] të 20 prillit 2022 refuzoi si të pathemeltë ankesën e parashtruesve të kërkesës. Kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesit ë kërkesës paraqitën revizion në Gjykatën Supreme. Kjo e fundit përmes Aktgjykimit [Rev.nr.380/2022] të 8 dhjetorit 2022, revizionin e parashtruesve të kërkesës e refuzoi si të pabazuar, duke konstatuar se (i) parashtruesit e kërkesës, si garantues të huamarrësit [A.H] personalisht nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen hipotekare mbi paluajtshmëritë e tyre e as marrëveshjen për lejimin e gjendjes negative në llogari, por të njëjtat i ka nënshkruar A.H. në cilësinë e Drejtorit të Ndërmarrjes “Brehishta” në bazë të prokurës së vërtetuar në gjykatë, dhe si rrjedhojë të njëjtit me asnjë provë nuk kanë mbështetur pretendimin e tyre se marrëveshje hipotekare është nule ashtu siç përcaktohet me nenin 103 të Ligjit mbi Marrëdhënien e Detyrimeve dhe (ii) në lidhje me kërkesën e tyre për shlyerje të hipotekës, të njëjtit bazuar në dispozitat e Ligjit për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme në Zyrën Kadastrale Komunale mund të kërkonin korrigjimin e regjistrit, vendimi i të cilës më pas mund të kontestohej në procedurë gjyqësore.

Parashtruesit e kërkesës i kontestojnë konstatimet e lartcekura përmes Aktgjykimit të Gjykatës Supreme duke pretenduar shkelje të të drejtave të tyre të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës. Të njëjtit në kërkesën e tyre para Gjykatës në thelb ngritin zbatim të gabuar të dispozitave relevante të Ligjit për Marrëdhënien e Detyrimeve dhe Ligjit mbi Hipotekat.

Gjykata vendosi që kërkesa e parashtruesve të kërkesës është e papranueshme, sepse pretendimet e tyre bien në kategorinë e pretendimeve të “shkallës së katërt” dhe rrjedhimisht janë qartazi të pabazuara në bazë kushtetuese ashtu siç është përcaktuar me rregullin 39 (2) të Rregullores së Punës.

llogo_gjkk_png_2

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Prishtinë, më​​ 19 qershor​​ 2023

Nr. ref.:​​ RK 2214/23

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

rastin nr. KI212/22

 

Parashtrues

 

Agron dhe Arben Hadri

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë

së​​ Aktgjykimit,​​ Rev.nr.380/2022,​​ të Gjykatës​​ Supreme,​​ të 5 dhjetorit 2022

 

 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është​​ parashtruar​​ nga​​ Agron dhe Arben Hadri, me vendbanim në fshatin Skivjan, komuna e Gjakovës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesit e​​ kërkesës), të​​ përfaqësuar nga​​ Avdi Rizvanolli, avokat​​ në​​ Gjakovë.​​ 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës​​ kontestojnë​​ Aktgjykimin​​ [Rev.nr.380/2022]​​ e​​ 5​​ dhjetorit​​ 2022 të Gjykatës Supreme​​ të​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme)​​ në ndërlidhje me Aktgjykimin [Ac.nr. 1079/17] e 20 prillit 2022 të Gjykatës së Apelit​​ të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit)​​ dhe Aktgjykimin [C.nr. 140/12] e 28 dhjetorit 2017 të Gjykatës Themelore në Gjakovë​​ (në​​ tekstin e​​ mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ vendimeve të​​ kontestuara,​​ për të​​ cilat​​ pretendohet se parashtruesve të kërkesës u​​ janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me​​ nenin 31 [E Drejta për Gjykim​​ të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ Kushtetutës së Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ) dhe​​ nenin​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 23​​ dhjetor​​ 2022 parashtruesit e kërkesës, përmes postës​​ dorëzuan​​ kërkesën e tyre​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 30 dhjetor 2022, Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes Vendimit [GjR.​​ KSH.KI212/22], caktoi gjyqtaren Remzije Istrefi-Peci gjyqtare raportuese​​ dhe kolegjin shqyrtues të​​ përbërë​​ nga:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi (kryesuese), Safet Hoxha dhe Radomir Laban (anëtarë).

 

  • Më​​ 25 janar 2023, Gjykata njoftoi parashtruesit e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe​​ iu​​ kërkoi​​ që​​ të​​ plotësojnë formularin e kërkesës.

 

  • Më​​ 8​​ shkurt​​ 2023,​​ parashtruesit e kërkesës dorëzuan formularin​​ e plotësuar të​​ kërkesës.

 

  • Më 10 shkurt 2023, Gjykata njoftoi parashtruesit​​ e kërkesës​​ se formulari i​​ dorëzuar i kërkesës​​ është i palexueshëm dhe​​ iu​​ kërkoi​​ të​​ njëjtëve​​ që​​ brenda shtatë​​ (7) ditësh të​​ dorëzojnë​​ formularin e kërkesës​​ të lexueshëm dhe të kuptueshëm​​ për Gjykatën.

 

  • ​​ 20 shkurt​​ 2023,​​ Gjykata pranoi formularin e kërkesës të dorëzuar nga​​ parashtruesit e kërkesës.

 

  • ​​ 3 prill​​ 2023, Gjykata i kërkoi parashtruesit të​​ kërkesës që​​ ​​ dorëzojë​​ ​​ Gjykatë​​ kopjet e:​​ (i) kërkesëpadisë se parashtruar ne Gjykatën Themelore; ankesës se parashtruar ne Gjykatën e Apelit dhe Revizionit të​​ parashtruar në​​ Gjykatën Supreme; dhe​​ ​​ (ii) Prokurës se përgjithshme.

 

  • Më 14 prill 2023, Gjykata pranoi dokumentet e dorëzuar nga parashtruesit e kërkesës.

 

  • ​​ 25 maj​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtares raportuese dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Më 5 korrik 2007,​​ A.H (vëllai i parashtruesve të​​ kërkesës),​​ në​​ cilësinë​​ e​​ Drejtorit të​​ Ndërmarrjes​​ prodhuese shërbyese tregtare​​ “Brehishta​​ (në tekstin e mëtejmë​​ Ndërmarrja​​ Brehishta)​​ në​​ emër të​​ kësaj ndërmarrjeje​​ dhe Banka Ekonomike​​ ​​ lidhën​​ marrëveshjen​​ hipotekare​​ për pasurinë​​ e​​ patundshme​​ të​​ cilës i paraprinte​​ lidhja e marrëveshjes për marrje të​​ kredisë.​​ Në​​ po të​​ njëjtën​​ marrëveshje​​ hipotekare, në emër të të cilëve bazuar në një prokurë të dhënë nga parashtruesit e kërkesës kishte nënshkruar vëllai i tyre A.H​​ specifikohej që​​ Q.H (babai i parashtruesve të kërkesës) ​​ dhe parashtruesit e​​ kërkesës​​ ishin bashkëhuamarrrës dhe garantues të​​ marrëveshjes.​​ Në​​ marrëveshjen​​ hipotekare,​​ të​​ vërtetuar​​ më​​ 15 gusht 2007​​ me numër [2861/07]​​ në​​ Gjykatën Komunale në​​ Gjakovë​​ ​​ ishin përfshirë​​ paluajtshmëria​​ në​​ emër të​​ Q.H,​​ palujatshmëria në​​ emër të​​ A.H dhe​​ dy paluajtshmëri të​​ përbashkëta në​​ emër të​​ parashtruesve të​​ kërkesës.

 

  • Bazuar në​​ dokumentacionin e dorëzuar​​ nga parashtruesit e kërkesës,​​ përmes prokurës së​​ përgjithshme,​​ të​​ nënshkruar nga Q.H dhe parashtruesit e kërkesës​​ ​​ A.H.​​ për qëllime të​​ ndërmarrjes​​ së veprimeve që ndërlidheshin me Ndërmarrjen “Brehishta” ndër tjerash autorizohej​​ që​​ :​​ Posaçërisht​​ autorizohet​​ që​​ të​​ ndërmerr​​ që​​ të​​ gjitha veprimet e nevojshme qe kane​​ të​​ bëjnë​​ ​​ me​​ paluajtshmëri​​ tone,​​ lidhur me to mundet me lidhe kontrate mbi shitjen,​​ ka të​​ drejtë​​ që​​ të​​ blejnë​​ paluajtshmëri​​ ne​​ emër tonin dhe kontratat të​​ i legalizoi​​ në​​ Gjykatë,​​ të​​ bënë​​ realizimin​​ ​​ e kontratave duke paguar shumat kontraktuese dhe​​ njehërit​​ nga​​ blerësi eventual të​​ pranon shumat kontraktuese.​​ Gjithashtu kjo Prokure vlen edhe​​ për​​ përfaqësimin​​ e​​ Subjektit​​ Afarist pronar​​ të të​​ cilit jam​​ N.P.SH.T."BREHISHTA"​​ me seli ne Dardani,​​ Gjakove me nr.​​ të​​ regjistrimit te subjektit 80065418, ashtu qe mund te afaroj,​​ te lidhe​​ marrëveshje​​ me subjektet tjera afariste,​​ te bene terhjekjen e mjeteve​​ financiare​​ nga gjirollogarit bankare,​​ të​​ bën​​ pagesat e tjera”.

 

  • ​​ 16 ​​ gusht 2007, Zyra Kadastrale e Komunës së​​ Gjakovës​​ (në tekstin e mëtejmë: ZKK), bazuar në​​ kërkesën​​ e Bankës Ekonomike nxori Aktvendimin [nr. 2880/07] për regjistrimin e Hipotekës.

 

  • Nga​​ shkresat​​ e lëndës rezulton që si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve të kredisë ndaj Bankës Ekonomike nga ana e Ndërmarrjes​​ “Brehishta” palujatshmëritë e parashtruesve të kërkesës i ishin nënshtruar procedurës së shitjes.

​​ 

  • Më 24 prill 2012,​​ kundër Bankës Ekonomike dhe Ndërmarrjes​​ Brehishta”,​​ parashtruesit e kërkesës​​ parashtruan​​ padi​​ në​​ Gjykatën Themelore​​ në​​ Gjakovë.

 

  • Në​​ kërkesëpadinë​​ e tyre, parashtruesit e kërkesës ndër tjerash pretenduan se​​ në​​ prokurën e përgjithshme nuk​​ ishte e përcaktuar​​ që​​ i autorizuari​​ mund ta ngarkojë​​ me hipotekë​​ paluajtshmërinë​​ e tyre; dhe rrjedhimisht​​ lëshimet ligjore dhe interpretimi i gabuar i prokurës së përgjithshme” nga ana e Bankës Ekonomike​​ dhe ZKK-së nuk duhet që të shkojnë në dëm të tyre. Në mbështetje të këtij pretendimi, parashtruesit e kërkesës në kërkesëpadinë ​​ e tyre konkluduan se​​ prokura e përgjithshme dhe​​ Aktvendimi mbi regjistrimin e hipotekës nga ana e ZKK-së i​​ lëshuar në bazë të ​​ marrëveshjes​​ hipotekare janë prova të papranueshme sepse janë nxjerrë në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit mbi Hipotekën dhe dispozitave të Ligjit për​​ ​​ Nr. 03/L-154 për Pronësinë dhe të Drejtat Sendore.​​ 

 

  • ​​ 15 shtator 2017, parashtruesit e kërkesës​​ precizuan kërkesëpadinë​​ e tyre, përmes të​​ cilës kërkuan:​​ (i) shpalljen nule të marrëveshjes hipotekare​​ me arsyetimin se​​ përmes​​ prokurës​​ ata​​ ​​ nuk kishin autorizuar A.H​​ për​​ lënien e paluajtshmërive​​ ​​ emër të​​ tyre​​ ​​ hipotekë;​​ dhe​​ (ii)​​ shlyerjen​​ e hipotekës​​ në paluajtshmërinë e​​ tyre​​ nga Zyra Kadastrale Komunale​​ në Gjakovë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ ZKK)​​ me arsyetimin se​​ dokumentacioni për regjistrimin e të drejtave të pronave të paluajtshme​​ ishte i pakompletuar dhe​​ nuk paraqiste​​ bazë për regjistrim.

 

  • Më​​ 28 dhjetor 2017,​​ Gjykata Themelore​​ përmes Aktgjykimit [C.nr.140/12]:​​ (i) refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesve të kërkesës për shpalljen nule të marrëveshjes hipotekare​​ dhe​​ (ii)​​ e hodhi poshtë padinë​​ e tyre​​ për shlyerjen e hipotekës.

 

  • Gjykata​​ Themelore​​ fillimisht​​ përmes Aktgjykimit të​​ saj konstatoi se parashtruesit e kërkesës:[...]​​ e kanë autorizuar A.H. t’i përfaqësojë​​ [ata]​​ para të gjitha institucioneve për të gjitha çështjet dhe me këtë autorizim kanë deklaruar se posaçërisht​​ [A.H]​​ autorizohet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që kanë të bëjnë me paluajtshmërinë e tyre dhe lidhur me to mund të lidhë kontratë mbi shitjen e të blejë paluajtshmëri në emrin e tyre. Prokura është e nënshkruar nga​​ [parashtruesit e kërkesës]​​ e vërtetuar në Gjykatë dhe është gjenerale, për kohë të pacaktuar dhe nuk është revokuar nga​​ [parashtruesit e kërkesës].”​​ 

 

  • ​​ dyti, në lidhje me​​ pretendimin​​ e parashtruesve të kërkesës​​ se lidhja e​​ marrëveshjes​​ hipotekare​​ është​​ në kundërshtim me​​ “rendin publik, dispozitat urdhëruese dhe moralin e shoqërisë”,​​ Gjykata​​ Themelore​​ vlerësoi​​ se kjo marrëveshje në​​ mes të​​ palëve​​ është​​ lidhur me vullnet të​​ lirë, pa ndonjë​​ kanosje apo​​ detyrim dhe si e tillë​​ nuk​​ është​​ ​​ kundërshtim me​​ “rendin publik, dispozitat urdhëruese dhe moralin e shoqërisë.” Në vijim të kësaj, Gjykata Themelore konstatoi se​​ marrëveshja hipotekare​​ përmes të​​ cilës ishin përfshirë​​ paluajtshmëritë​​ e parashtruesve të​​ kërkesës​​ është lidhur në pajtim me nenin​​ 26​​ (Kur kontrata quhet e lidhur?)​​ të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, të​​ 30 marsit​​ 1978 (në tekstin e mëtejmë: LMD) dhe​​ ​​ nenin 5​​ (Dokumenti i​​ Hipotekës)​​ ​​ ​​ Ligjit për Hipotekat Nr.2002/4​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji​​ për Hipoteka).

 

  • ​​ treti, Gjykata Themelore​​ i vlerësoi si të​​ pabazuara pretendimet​​ e parashtruesve të kërkesës për shkelje​​ ​​ nenit 103​​ (Nuliteti)​​ ​​ LMD-së për arsye se të​​ njëjtit​​ nuk kanë mbështetur me asnjë provë se marrëveshja hipotekare është nule.​​ 

 

  • Në​​ fund,​​ në​​ lidhje me kërkesën​​ e parashtruesve të​​ kërkesës​​ për​​ ​​ shlyerjen e hipotekës,​​ Gjykata Themelore vlerësoi se​​ bazuar në​​ nenet 3​​ (Regjistrimi i të drejtave të pronave të paluajtshme),​​ ​​ 4 (Rishqyrtimi),​​ ​​ 5​​ (Korrigjimi i Regjistrit)​​ dhe 6​​ (Rishqyrtimi i vendimeve të ZKK-ve)​​ të Ligjit nr. 2002/ 5 për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të Pronës së Paluajtshme​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme)​​ kjo çështje nuk hyn në kompetencën gjyqësore​​ por në​​ kompetencën​​ administrative​​ për​​ regjistrimin e​​ pronës dhe​​ të​​ shqyrtimit​​ të​​ ankesave nga ZKK​​ e​​ Komunës së​​ Gjakovës.

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar,​​ parashtruesit e kërkesës​​ kundër Aktgjykimit [C.nr.140/12]​​ ​​ 28 dhjetorit 2017,​​ ​​ Gjykatës Themelore​​ paraqitën ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit​​ për shkak të:​​ (i)​​ shkeljeve​​ të dispozitave të procedurës kontestimore;​​ (ii)​​ vërtetimit​​ të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike; dhe (iii)​​ zbatimit​​ të gabuar të së drejtës materiale.​​ 

 

  • Më​​ 20 prill 2022, Gjykata e Apelit,​​ përmes​​ Aktgjykimit [AC.nr.1079/18],​​ refuzoi si të pathemeltë ankesën e parashtruesve të kërkesës.​​ 

 

  • Së​​ pari, në​​ ​​ lidhje me​​ pretendimin​​ e​​ parashtruesve​​ të​​ kërkesës për shkelje të​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore, Gjykata e Apelit konstatoi se Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Themelore​​ është​​ i drejtë​​ dhe i ligjshëm dhe se i​​ njëjti​​ nuk​​ është​​ i përfshirë​​ në​​ shkelje​​ të​​ dispozitave të​​ Ligjit për Procedurën Kontestimore​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: LPK).​​ 

 

  • ​​ dyti, në​​ lidhje me pretendimin për zbatim të​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale, Gjykata​​ e Apelit​​ vlerësoi se Gjykata Themelore në​​ mënyrë​​ ​​ drejtë​​ ka​​ zbatuar dispozitat përkatëse ligjore. Më​​ specifikisht, Gjykata e Apelit theksoi se nuk ka gjetur asnjë​​ element, i cili marrëveshjen hipotekare do​​ ta​​ kualifikonte​​ si nule, pasi që​​ sipas​​ saj​​ e njëjta në​​ mes palëve ishte lidhur me vullnet të​​ lirë, pa shtytje apo​​ kanosje​​ dhe se e​​ njëjta​​ nuk ishte në​​ kundërshtim me​​ “rendin publik, dispozitat imperative dhe moralin e shoqërisë.”

 

  • ​​ fund, Gjykata e Apelit vërtetoi konstatimin e Gjykatës Themelore në​​ lidhje me​​ kërkesën për​​ shlyerje​​ ​​ hipotekës​​ pasi që​​ kjo​​ ​​ çështje nuk hyn ne kompetencën gjyqësore, por​​ ​​ kompetencën​​ administrative​​ ​​ ZKK-së​​ ​​ Gjakovë.

 

  • Më​​ 23 maj 2022, parashtruesit e kërkesës kundër Aktgjykimit​​ [AC.nr.1079/18]​​ të​​ 20 prillit 2022 të​​ Gjykatës së​​ Apelit​​ paraqitën revizion në​​ Gjykatën Supreme​​ për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, përkatësisht interpretimit​​ të​​ gabuar të​​ nenit 26 të​​ LMD-së​​ dhe nenit 5 të​​ Ligjit mbi Hipotekat.

 

  • Më​​ 8 dhjetor​​ 2022, Gjykata Supreme e Kosovës​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ [Rev.nr.380/2022]​​ revizionin e parashtruesve të kërkesës​​ ​​ e refuzoi​​ si të pabazuar.

 

  • Gjykata Supreme​​ fillimisht konstatoi se Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës së Apelit nuk është i përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Në vijim të këtij konstatimi, në lidhje me pretendimin për shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore, Gjykata Supreme​​ konsideroi se parashtruesit e kërkesës nuk kanë argumentuar mjaftueshëm këtë pretendim, dhe si i tillë​​ i njëjti​​ është i pabazuar.​​ 

 

  • Së dyti, në lidhje me pretendimin e parashtruesve të kërkesës për zbatim të gabuar të së drejtës materiale, Gjykata Supreme gjeti se​​ gjykatat e shkallës më të ulët nuk kanë​​ zbatuar gabimisht​​ nenin​​ 26​​ të​​ LMD-së​​ dhe as nenin​​ 5​​ të​​ Ligjit mbi Hipotekën. Në vijim të këtij konstatimi, Gjykata Supreme vërtetoi se ​​ parashtruesit e kërkesës,​​ si garantues të​​ huamarrësit​​ [A.H]​​ personalisht nuk e kanë​​ nënshkruar marrëveshjen hipotekare mbi​​ paluajtshmëritë e tyre​​ e as marrëveshjen për lejimin e gjendjes negative në​​ llogari, por​​ të njëjtat i​​ ka nënshkruar A.H.​​ në cilësinë e​​ Drejtorit të Ndërmarrjes​​ ​​ “Brehishta” në bazë të prokurës së vërtetuar në gjykatë.​​ 

 

  • ​​ Në vijim​​ të​​ kësaj,​​ Gjykata Supreme konstatoi se parashtruesit e kërkesës nuk mbështeten me asnjë provë pretendimin e tyre se marrëveshje hipotekare është nule​​ ashtu​​ siç​​ përcaktohet me nenin​​ ​​ 103 të LMD-së​​ dhe për pasojë​​ vërtetoi se:​​ 

 

Me të​​ drejtë​​ gjykatat kanë​​ konstatuar se nuk ka kushte ligjore që të aprovohet kërkesëpadia për​​ shpalljen nul të​​ marrëveshjes​​ hipotekare mbi pasurinë​​ e patundshme​​ dhe që​​ gjykata e shkallës së​​ parë​​ gabimisht ka hedhur poshtë​​ si të​​ palejuar padinë​​ në​​ të​​ cilën kërkohet që​​ aktvendimi për regjistrimin e hipotekës kontestuese, ndaj​​ [parashtruesve të​​ kërkesës]​​ nuk prodhon efekt juridik, për arsye se kjo pjesë​​ e kërkesës së​​ paditësve përfaqëson çështje administrative.​​ Neni 3 i Ligjit nr. 2002/5 Për Themelimin e Regjistrit të të​​ Drejtave të​​ Pronës​​ së​​ Paluajtshme përcakton mënyrën e regjistrimit të​​ drejtave të​​ pronave të​​ paluajtshme dhe marrjen e vendimit lidhur me​​ kërkesat e palëve që​​ paraqesin kërkesë​​ me shkrim para organit administrativ. Me nenin 5 të​​ këtij ligji​​ është​​ paraparë​​ mundësia e paraqitjes së​​ kërkesave për korrigjimin e regjistrit, ndërsa neni 6 i po këtij ligji përcakton: brenda 30 ditësh nga data e marrjes së​​ vendimit me shkrim të​​ ZKK-së​​ mbi refuzimin e regjistrimit të​​ drejtës së​​ pronës së​​ paluajtshme,​​ parashtruesi​​ i kërkesës mund të​​ kërkojë​​ nga AKK-ja të​​ bëjë​​ rishikimin e vendimit të​​ ZKK-së. Vendimi i AKK-së,​​ në​​ pajtim me nenin 6.1 më​​ lart, i nënshtrohet rishqyrtimit gjyqësor në​​ pajtim me ligjet në​​ fuqi.”.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës pretendojnë​​ se me​​ vendimin e kontestuar​​ të Gjykatës Supreme atyre iu​​ janë​​ shkelur​​ të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me​​ nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të​​ Kushtetutës,​​ në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së, si​​ dhe​​ nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës​​ fillimisht​​ theksojnë​​ se​​ të​​ njëjtit​​ ​​ A.H.-së​​ nuk i kishin dhënë​​ autorizim për​​ përfshirjen​​ e​​ paluajtshmërisë​​ së​​ tyre​​ në hipotekë​​ dhe në​​ lidhje me këtë​​ specifikojnë​​ se marrëveshja hipotekare​​ “është​​ përpiluar dhe nënshkruar sipas një​​ prokure të​​ mangët dhe në​​ kundërshtim me dispozitën e nenit 5 të​​ Ligjit për Hipotekën, si dhe nenit 26 të​​ LMD-së, që ka qenë në fuqi.”.​​ Rrjedhimisht, të​​ njëjtit​​ pretendojnë​​ se ata​​ “nuk janë​​ nënshkrues të​​ marrëveshjes hipotekare, edhe pse në​​ bazë​​ të​​ dispozitave ligjore hipotekëdhënësin dhe hipotekëmarrësin e obligojnë​​ që​​ personalisht të​​ nënshkruajnë..​​ Si rezultat i këtij​​ arsyetimi, parashtruesit e kërkesës​​ ritheksojnë​​ se aktgjykimet e kontestuara të​​ gjykatave të​​ rregullta janë​​ nxjerrë​​ në​​ kundërshtim me​​ dispozitat​​ e lartcekura​​ ligjore në​​ fuqi.​​ 

 

  • Në vijim,​​ parashtruesit e kërkesës theksojnë​​ se​​ Gjykata Themelore:“[...]​​ ka dhënë​​ arsye të​​ mangëta dhe jo thelbësore duke i bazuar pretendimet në​​ aktgjykim të​​ atakuar me paragjykim paraprak me supozim te​​ gjykatës së​​ shkallës së​​ parë​​ se​​ [parashtruesit e kërkesës]​​ kanë​​ ditur apo ka qenë​​ dashur​​ ta dinë​​ se​​ [A.H.]​​ ka nënshkruar​​ marrëveshje mbi hipotekë edhe pse të njëjtit kanë të ndarë bashkësinë​​ dhe pasurinë e tyre.”​​ 

 

  • Tutje,​​ parashtruesit e kërkesës​​ pretendojnë se​​ atyre nuk iu është dorëzuar​​ Aktvendimi​​ i Drejtorisë për Kadastër për​​ regjistrimin e hipotekës​​ dhe rrjedhimisht ata nuk kanë qenë në dijeni se​​ paluajtshmëria​​ në emër të tyre​​ është e ngarkuar me hipotekë.​​ Sipas tyre​​ Komuna Gjakovë, ka ndërmarrë​​ veprime kundërligjore pasi që​​ dokumentacioni për regjistrim te hipotekës​​ [nr. 288/07 i dt. 16.08.2007]​​ ​​ nuk iu​​ është​​ dërguar​​ [parashtruesve të kërkesës]​​ si pronarë​​ edhe pse ka pasur obligim ligjore konform nenit 2,5,6,7 te Ligjit nr.2002/4 për Hipotekat, si dhe nenit 2 pika a. te Ligjit mbi themelimin e Regjistrit të​​ të​​ Drejtave të​​ Pronës së​​ Paluajtshme Nr.2002/5 dhe 2003/13.”.

 

  • Në fund, parashtruesit e kërkesës kërkojnë nga Gjykata që​​ ti​​ anulojë​​ dhe​​ ti​​ shpallë​​ si në​​ papajtueshmëri me Kushtetutën:​​ Aktgjykimin​​ [C.nr.140/12],​​ e​​ 28 dhjetorit 2017​​ të​​ Gjykatës Themelore në Gjakovë,​​ Aktgjykimin​​ [Ac.nr.1079/18], e​​ 20 prillit 2022​​ të​​ Gjykatës së Apelit ​​ dhe Aktgjykimin​​ [Rev.nr.380/2022], e​​ 8 dhjetorit 2022,​​ të​​ Gjykatës Supreme.


 

 

Dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

[...]”.

 

Neni 54​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]


“Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të  ​​ ​​​​ ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.”.

 

 

KONVENTA​​ EUROPIANE​​ PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht ​​ dhe ​​ brenda ​​ një ​​ afati ​​ ​​ arsyeshëm ​​ nga ​​ një ​​ gjykatë ​​ e ​​ pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.”.

[...]

 

 

LIGJI MBI MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

[publikuar në Gazetën Zyrtare të ish-Jugosllavisë​​ më 30 mars 1978]

 

Neni 26

Kur kontrata quhet e lidhur?

 

“Kontrata quhet e lidhur kur palët kontraktuese të jenë marrë vesh mbi pjesët përbërëse  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ esenciale të kontratës.”.

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

[...]

 

 

 

 

Neni 103

Nuliteti

 

“Kontrata që është në kundërshtim me parimet e përcaktuara me kushtetutë të rreguilimit shoqëror me dispozitat e detyrueshme apo me moralin e shoqërisë vetëqeverisëse socialiste është nul, në qoftë se qëllimi i rregullës së shkelur nuk sjell ndonjë sanksion tjetër apo në qoftë se ligji në rastin e caktuar nuk parashikon diçka tjetër. Në qoftë se lidhja e kontratës së caktuar është e ndaluar vetëm për njerën anë kontrata do të mbetet në fuqi, në qoftë se në ligj nuk është parashikuar diçka tjetër për rastin e caktua ndërsa pala që e ka shkelur ndalesën ligjore do të pësojë pasoja përkatëse.”.

 

LIGJI NR. 2002/4 PËR HIPOTEKAT

[i publikuar më​​ 15 dhjetor 2006]

 

Neni 5

Dokumenti i Hipotekës

 

Për të qenë i vlefshëm, dokumenti i hipotekës duhet të jetë me shkrim dhe i vërtetuar në të njëjtën mënyrë si transaksionet e tjera që kanë të bëjnë me pronat e paluajtshme në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dokument i vlefshëm i hipotekës do të përfshijë:​​ 

(a) emrin, adresën dhe të dhënat e pengdhënësit dhe pengmarrësit;

(b) përshkrimin e detyrimeve të siguruara me hipotekë, ose, nëse detyrimi është parashtruar në një marrëveshje të veçantë kryesore, referimin e saktë të marrëveshjes kryesore;​​ 

[...]

(h) deklaratën me shkronja të zeza të spikatura qe tregon se procedura e ekzekutimit të​​  ​​ ​​​​ hipotekës mund të çojë në marrjen e pasurisë dhe dëbimin pengdhënësit nga prona;​​ 

(i) mënyrat për dërgimin e dokumenteve pengdhënësit në rast të mospërmbushjes së detyrimit ose procedurave të ekzekutimit së pasurisë të lënë peng;​​ 

(j) datën kur është nënshkruar dokumenti i hipotekës; nënshkrimet e autorizuara nga ose në emër të pengdhënësit dhe të pengmarrësit”.

 

Neni 6

Transferimi i të Drejtave të Hipotekës

 

“6.1. Transferimi i një hipoteke është kufizim i transferit të kërkesës së siguruar nga hipoteka. Transferi i së drejtave sipas dokumenteve të hipotekës, është subjekt i një njoftimi me shkrim për pengmarrësit nga pengdhënësi. Pengmarrësi do të jetë i kufizuar nga kushtet e hipotekës nga i autorizuari i pengdhënësit, pas regjistrimit të autorizimit në Regjistrin mbi të drejtën e pronës së paluajtshme”.

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 7

Efekti i Regjistrimit

 

“7.1. Regjistrimi i hipotekës në përputhje me ligjet në fuqi do të ketë ndikim në të drejtat dhe obligimet e palëve. Personat që fitojnë të drejta në objektin e hipotekës së regjistruar do të jenë të obliguar me të drejtat e themeluara më parë që i takojnë një hipoteke të tillë.​​ 

 

7.2. Një ndryshim i dokumentit të hipotekës do të ketë efekt pas regjistrimit të hipotekës se ndryshuar.”.

 

LIGJI​​ Nr. 03/L-154 PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [publikuar në​​ Gazetën Zyrtare më​​ 4 gusht 2009]

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 36​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Fitimi i pronësisë në paluajtshmëri

 

1. Për bartjen e pronësisë në paluajtshmëri është e nevojshme një punë juridike e vlefshme ndërmjet tjetërsuesit dhe fituesit si bazë juridike dhe regjistrimi i ndryshimit i pronësisë në Regjistrin e të drejtave në paluajtshmëri.

[...]

 

 

Neni 43

Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët në paluajtshmëri

 

Dispozitat e këtij ligji lidhur me pronësinë në një paluajtshmëri janë të zbatueshme edhe për bashkëpronësinë dhe pronësinë e përbashkët në një paluajtshmëri.

 

 

Neni 77

Pronësia e përbashkët

 

1. Nëse disa persona kanë të drejtë pronësie mbi një send në atë mënyrë që pjesët e tyre nuk janë të caktuara, atëherë ata janë pronarë të përbashkët.​​ 

 

2. Pronësia e përbashkët mund të krijohet përmes ligjit ose përmes kontratës. Marrëveshja me të cilën krijohet pronësia e përbashkët mund të lidhet vetëm nëse shprehimisht është e lejuar me ligj.​​ 

 

3. Pronarët e përbashkët disponojnë së bashku me pronësinë dhe përgjigjen së bashku për detyrimet në lidhje me këtë pronësi.

[...]

 

LIGJI Nr. 2002/5 PËR THEMELIMIN E REGJISTRIT TE TË DREJTAVE TË PRONËS SË PALUAJTSHME

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [publikuar në Gazetën Zyrtare më 1 gusht 2008]

 

Neni 3

Regjistrimi i të drejtave të pronave të paluajtshme

 

3.1​​ Kërkesat për regjistrimin e të drejtave të pronave të paluajtshme i parashtrohen me shkrim ZKK-së në territorin ku ndodhet prona e paluajtshme. ZKK-ja do të konfirmojë datën dhe kohën e pranimit të kërkesës për regjistrim.​​ 

 

3.2​​ Parashtruesi që kërkon regjistrimin e të drejtave të pronave të paluajtshme, kërkesës duhet t’ja bashkangjes dokumentacionin përkatës për të mbështetur të drejtën e pronës së paluajtshme siç kërkohet me ligjin në fuqi të përcaktuar me nenin 3.7 të këtij ligji.​​ 

 

3.3​​ ZKK-ja do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur dhe nëse ky dokumentacion nuk është i mjaftueshëm sipas ligjit në fuqi, ZKK-ja cakton afatin për parashtruesin për ta kompletuar dokumentacionin.​​ 

 

3.4​​ ZKK-ja e refuzon regjistrimin nëse dokumentacioni i paraqitur nuk është i mjaftueshëm të provojë se parashtruesi i kërkesës është bartës i:​​ 

(i) të drejtës së pronës së paluajtshme, të kërkuar për regjistrim;​​ 

(ii) nëse kërkesa dhe dokumentet mbështetëse përmbajnë parregullsi të dukshme;​​ 

(iii) nëse validiteti i kërkesës ose ndonjë nga dokumentet mbështetës është në pyetje; dhe​​ 

(iv) nëse dokumentacioni nuk është i kompletuar dhe nuk paraqet bazë për regjistrim.​​ 

 

3.5​​ ZKK-ja do të marrë vendim me shkrim në pajtim me nenet 3.3 deri 3.4.​​ 

 

3.6 Pa prejudikuar nenet 3.3 dhe 3.4, ZKK-ja bën regjistrimin e të drejtës mbi pronën e paluajtshme, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve, prej ditës së pranimit të kërkesës për regjistrim dhe lidhur me të do ta njoftojë parashtruesin e kërkesës. Regjistrimi hyn në fuqi kur vendimi për regjistrim i ZKK-së futet në Regjistër.

 

3.7 Pa prejudikuar nenin 1.2 (b) të Rregullores Nr. 1999/23, të UNMIK-ut (mbi Themelimin e Drejtorisë për Çështje pronësore-banesore dhe Komisionit për kërkesa pronësore-banesore) ZKK-ja do të regjistrojë të drejtën e pronës së paluajtshme në Regjistër vetëm nëse gjykata kompetente i ka dhënë dokumentin përkatës me shkrim ZKK-së për regjistrimin e të drejtës së pronës së paluajtshme në Regjistër.”.

 

Neni 5

Korrigjimi i Regjistrit

 

5.1 Cilido person që pretendon se regjistrimi i të drejtës mbi pronën e paluajtshme nuk është i ligjshëm dhe se i​​ cenon​​ të drejtat e tij/saj mbi pronën e paluajtshme (në tekstin e mëtejmë: ”Kundërshtuesi”), mund të kërkojë nga ZKK-ja që ta plotësojë Regjistrin në bazë të kërkesës së tij. Regjistri do të plotësohet me futjen e vërejtjes në Regjistrin mbi të drejtat e pronës së paluajtshme të regjistruara.​​ 

 

5.2 Parashtrimi i vërejtjes nuk do të krijojë dhe as nuk do të zvogëlojë të drejtat ligjore të asnjë personi. Aq më tepër, vërejtja nuk mund të shërbejë si ndalesë për shitje apo qarkullim të pronës së paluajtshme, por çdo blerës do të njoftohet për vërejtjen apo interesin e Kundërshtuesit mbi pronën e paluajtshme të regjistruar.​​ 

 

5.3 Kërkesa e Kundërshtuesit do të shoqërohet me dokumentet e përcaktuara me nenin 3.2 më sipër. Procedura e paraparë me nenin 3.3 e deri më 3.5 do të zbatojë parimin mutatis mutandis për futjen e vërejtjes. 3​​ 

 

5.4 Pas zgjidhjes së kërkesës nga gjykata kompetente ose vendimit të Drejtorisë për Çështje Pronësore-Banesore, përkatësisht Komisionit për Çështje Pronësore-Banesore ose të ndonjë organi tjetër kompetent i cili mund të themelohet me ligje të mëvonshme, ZKK-ja do ta bëjë korrigjimin e Regjistrit.

 

 

Neni 6

Rishqyrtimi i vendimeve të ZKK-ve

 

6.1 Brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e marrjes së vendimit me shkrim të ZKK-së mbi refuzimin e regjistrimit të të​​ drejtës së pronës së paluajtshme, parashtruesi i kërkesës mund të kërkojë nga AKK-ja të bëjë rishikimin e vendimit të ZKK-së.

​​ 

6.2 Vendimi i AKK-së në pajtim me nenin 6.1 më lartë i nënshtrohet rishqyrtimit gjyqësor në pajtim me ligjet në fuqi.

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse janë përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej​​ me Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata, fillimisht, i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

​​ 7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Gjithashtu, Gjykata vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e tjera të pranueshmërisë të përcaktuara në nenet 47 (Kërkesat individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, si dhe në rregullin 39 të Rregullores së punës, që përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1.​​ Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.​​ 

2.​​ ​​ Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestojë.”

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.”

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kërkesave, Gjykata konstaton se parashtruesit e​​ kërkesës​​ janë: palë e autorizuar; kontestojnë​​ Aktgjykimin​​ [Rev.nr.380/2022] e 5 dhjetorit 2022,​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës; ka​​ saktësuar të drejtat dhe liritë që pretendojnë​​ se i janë shkelur; ka​​ shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj, si dhe e ka​​ dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar ligjor.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesit e​​ kërkesës kanë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores se punës. Paragrafi 2 i rregullit 39 të Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtojë kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Specifikisht, paragrafi 2 i rregullit 39 të Rregullores së punës përcakton që:

 

"(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij".

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si​​ “qartazi e pabazuar”​​ në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”;​​ dhe në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”.​​ Këtë ​​ koncept të papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi të pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara”​​ të zhvilluara përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata i ka përvetësuar edhe në praktikën e saj gjyqësore përfshirë por duke mos u kufizuar në rastet KI40/20, parashtrues​​ Sadik Gashi, Aktvendim për Papranueshmëri, i 20 janarit 2021; KI163/18, parashtrues​​ Kujtim Lleshi, Aktvendim për Papranueshmëri, i 24 qershorit 2020; KI21/21, parashtrues,​​ Asllan Meka, Aktvendim për Papranueshmëri, i 28 prillit 2021, KI107/21, parashtrues​​ Ramiz Hoti, Aktvendim për Papranueshmëri, i 21 tetorit 2021).

 

  • Në kontekst të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse e njëjta është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, dhe fillimisht, Gjykata rikujton që​​ rrethanat e rastit konkret ndërlidhen​​ me​​ nënshkrimin e një marrëveshjeje​​ hipotekare të nënshkruar nga vëllai i tyre A.H. në emër të parashtruesve të kërkesës në bazë të një prokure të përgjithshme të cilës​​ marrëveshje​​ i paraprinte​​ marrëveshja​​ për marrje të kredisë. Në po të njëjtën marrëveshje hipotekare specifikohej që Q.H (babai i parashtruesve të kërkesës) ​​ dhe parashtruesit e kërkesës ishin bashkëhuamarrës dhe garantues të marrëveshjes, dhe në​​ po të njëjtën​​ marrëveshje,​​ ndër tjerash ishin përfshirë edhe dy paluajtshmëri të përbashkëta në emër të parashtruesve të kërkesës. Si rezultat i kësaj, dhe me kërkesë të Bankës Ekonomike, ZKK në Komunën e Gjakovës​​ kishte nxjerrë Aktvendimin për regjistrimin e Hipotekës. Nga shkresat e lëndës rezulton që si​​ pasojë e​​ mospërmbushjes së obligimeve të kredisë ndaj Bankës Ekonomike nga ana e Ndërmarrjes “Brehishta”,​​ palujatshmëritë e parashtruesve të kërkesës i ishin nënshtruar procedurës së shitjes. Në vitin 2012, kundër Bankës Ekonomike dhe Ndërmarrjes “Brehishta”, parashtruesit e kërkesës parashtruan padi në Gjykatën Themelore, përmes të cilës kërkuan: (i) shpalljen nule të marrëveshjes hipotekare me arsyetimin se përmes prokurën ata ​​ nuk kishin autorizuar A.H. për lënien e paluajtshmërive në emër të tyre në hipotekë; dhe (ii) shlyerjen e hipotekës në paluajtshmërinë e tyre.​​ Gjykata Themelore​​ përmes Aktgjykimit [C.nr.140/12] të 16 gushtit 2007 (i) refuzoi​​ ​​ si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesve të kërkesës për shpalljen nule të marrëveshjes hipotekare dhe (ii) hudhi​​ poshtë padinë e tyre për shlyerjen e hipotekës. Si rezultat i ankesës së tyre të parashtruar në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit përmes Aktgjykimit [AC.nr.1079/18] të 20 prillit 2022 refuzoi si të pathemeltë ankesën e parashtruesve të kërkesës. Kundër këtij Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ paraqitën​​ revizion në Gjykatën Supreme, përmes të cilit, ndër tjerash pretenduan interpretim të gabuar të nenit 26 të​​ LMD-së​​ dhe nenit 5 të Ligjit mbi Hipotekat.​​ Gjykata Supreme e Kosovës përmes Aktgjykimit [Rev.nr.380/2022] të 8 dhjetorit 2022, revizionin e parashtruesve të kërkesës ​​ e refuzoi si të pabazuar, duke konstatuar se​​ parashtruesit e kërkesës, si garantues të​​ huamarrësit [A.H] personalisht nuk e kanë​​ nënshkruar marrëveshjen hipotekare mbi paluajtshmëritë e tyre e as marrëveshjen për lejimin e gjendjes negative në llogari, por të njëjtat i ka nënshkruar​​ A.H. në cilësinë e Drejtorit të Ndërmarrjes ​​ “Brehishta” në bazë të prokurës së vërtetuar në gjykatë, dhe si rrjedhojë të njëjtit me asnjë provë nuk kanë mbështetur pretendimin e tyre se marrëveshje hipotekare është nule ashtu siç përcaktohet me nenin​​ ​​ 103 të​​ LMD-së. Përderisa​​ në lidhje me kërkesën e tyre për shlyerje të hipotekës,​​ Gjykata Supreme konstatoi se të​​ njëjtit bazuar në dispozitat e​​ Ligjit për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme në ZKK​​ e Komunës së Gjakovës​​ mund të kërkonin korrigjimin e regjistrit, vendimi i të cilës më pas mund të kontestohej në procedurë gjyqësore.

 

  • Gjykata vëren se thelbi i pretendimit të parashtruesve​​ të kërkesës ka të bëjë me aplikimin e gabuar të ligjeve të zbatueshme nga gjykatat e rregullta, përkatësisht të​​ Ligjit mbi Hipotekën​​ dhe​​ dispozitave të​​ LMD-së përkitazi me nulitetin e marrëveshjes hipotekare.

 

  • Gjykata, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por duke marrë parasysh edhe karakteristikat e saj, siç përcaktohen në KEDNJ, si dhe parimin e subsidiaritetit dhe doktrinën e shkallës së katërt, vazhdimisht ka theksuar ndryshimin midis “kushtetutshmërisë” dhe “ligjshmërisë” dhe ka theksuar se nuk është detyrë e saj të merret me gabimet e fakteve ose interpretimin e gabuar dhe zbatimin e gabuar të ligjeve, që pretendohet të jenë bërë nga një gjykatë e rregullt, përveç dhe për aq sa gabimet e tilla kanë mundur të shkelin të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë dhe/ose KEDNJ (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës​​ KI179/18,​​ parashtrues​​ Belgjyzar Latifi,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 23 korrikut 2020, paragrafi 68;​​ KI49/19, parashtrues​​ Shoqëria Aksionare Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”,​​ Aktvendim i 31 tetorit 2019, paragrafi 47;​​ KI56/17,​​ parashtruese​​ Lumturije Murtezaj, Aktvendim për papranueshmëri, i 18 dhjetorit 2017, paragrafi 35; dhe​​ KI154/17 dhe KI05/18,​​ parashtrues,​​ ​​ Basri Deva, Afërdita Deva dhe Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar “Barbas”, Aktvendim për papranueshmëri, i 12 gushtit 2019, paragrafi 60, dhe së fundmi rasti​​ KI76/21, parashtrues​​ ​​ Qemajl Babuni,​​ Aktvendimi i 10 nëntorit 2021, paragrafi 34).​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu vazhdimisht ka theksuar se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë gjetjet e gjykatave të rregullta në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale dhe se nuk mund të vlerësojë vetë ligjin që ka bërë që një gjykatë e rregullt të miratojë një vendim në vend të një vendimi tjetër. Nëse do të ishte ndryshe, Gjykata do të vepronte si gjykatë e​​ “shkallës së katërt”, që do të rezultonte në tejkalimin e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj. (shih, në këtë kontekst, rastin e GjEDNj-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ Aktgjykim i 21 janarit 1999,​​ paragrafi 28 dhe referencat e përdoruara aty; dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës,​​ KI49/19, rast i cituar​​ më lart, paragrafi 48; dhe​​ KI154/17 dhe KI05/18,​​ rast cituar​​ më lart, paragrafi 61, dhe së fundmi rasti​​ KI76/21, rast i cituar më lart, paragrafi 35).​​ 

 

  • Gjykata mund të bëjë vlerësimin e interpretimeve ligjore të gjykatave të rregullta përjashtimisht dhe atë vetëm nëse ato interpretime mund të kenë rezultuar në konkluzione arbitrare ose qartazi te paarsyeshme (shih rastin e Gjykatës​​ KI75/17, parashtrues​​ X, Aktgjykim i 30 janarit 2018, paragrafi 59).​​ 

 

  • Në lidhje me pretendimin e lartcekur të parashtruesve të​​ kërkesës, Gjykata vëren se të gjitha vendimet e gjykatave të​​ rregullta​​ ofruan arsyetimin përkatës për refuzimin e kërkesëpadisë së tyre. Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit vërtetuan se:​​ 

 

(i) parashtruesit të kërkesës A.H.​​ e kishin autorizuar që të ndërmarrë të gjitha veprimet në lidhje me paluajtshmëritë e tyre e në emër të tyre dhe për pasojë konkludoi se marrëveshja hipotekare përmes të cilës ishin përfshirë paluajtshmëritë e parashtruesve të kërkesës është lidhur në pajtim me nenin 26 të LMD-së dhe ​​ nenin 5 të Ligjit për Hipotekat. Rrjedhimisht të​​ dyja instancat gjyqësore i vlerësuan​​ si të pabazuara pretendimet e parashtruesve të kërkesës për shkelje të nenit 103 të LMD-së për arsye se​​ të njëjtit nuk kanë mbështetur me asnjë provë se marrëveshja hipotekare është nule; dhe​​ (ii)​​ ​​ lidhje me ​​ kërkesën e tyre për ​​ shlyerjen e hipotekës vlerësoi se bazuar në nenet 3, ​​ 5 dhe 6 të Ligjit për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme konkludoi se kjo çështje nuk hyn në kompetencën gjyqësore por në kompetencën administrative për regjistrimin e pronës dhe të shqyrtimit të ankesave nga ZKK në Komunën e Gjakovës

  • Në vijim, Gjykata rikujton se parashtruesit e​​ kërkesës në revizionin e​​ tyre​​ kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit,​​ ndër tjerash kishin pretenduar interpretim dhe aplikim të​​ gabuar të​​ nenit 5 të ​​​​ Ligjit mbi Hipotekave dhe nenit 103 të​​ LMD-së.​​ 

 

  • Në fund, Gjykata i referohet edhe Aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, përmes të cilës kjo e fundit, ndër tjerash, kishte vërtetuar​​ se​​ (i) gjykatat e shkallës më të ulët nuk kanë​​ zbatuar gabimisht nenin 26 të LMD-së​​ dhe as nenin 5 të Ligjit mbi Hipotekën.​​ 

 

  • Në vijim të këtij konstatimi, Gjykata Supreme vërtetoi se ​​ parashtruesit e kërkesës, si garantues të​​ huamarrësit [A.H] personalisht nuk e kanë​​ nënshkruar marrëveshjen hipotekare mbi paluajtshmëritë e tyre e as marrëveshjen për lejimin e gjendjes negative në llogari, por të njëjtat i ka nënshkruar A.H. në cilësinë e Drejtorit të Ndërmarrjes ​​ “Brehishta” në bazë të prokurës së vërtetuar në gjykatë dhe për pasojë​​ konstatoi se parashtruesit e kërkesës nuk mbështeten me asnjë provë pretendimin e tyre se marrëveshje hipotekare është nule ashtu siç përcaktohet me nenin​​ ​​ 103 të LMD-së. Ndërsa në​​ lidhje me kërkesën e parashtruesve të​​ kërkesës për​​ shlyerje​​ të​​ hipotekës,​​ Gjykata Supreme​​ duke u​​ bazuar në​​ “[nenin] 3 i Ligjit nr. 2002/5 Për Themelimin e Regjistrit të të​​ Drejtave të​​ Pronës së​​ Paluajtshme përcakton mënyrën e regjistrimit të​​ drejtave të​​ pronave të​​ paluajtshme dhe marrjen e vendimit lidhur me kërkesat e palëve që​​ paraqesin kërkesë​​ me shkrim para organit administrativ. Me nenin 5 të​​ këtij ligji​​ është​​ paraparë​​ mundësia e paraqitjes së​​ kërkesave për korrigjimin e regjistrit, ndërsa neni 6 i po këtij ligji përcakton: brenda 30 ditësh nga data e marrjes së​​ vendimit me shkrim të​​ ZKK-së​​ mbi refuzimin e regjistrimit të​​ drejtës së​​ pronës së​​ paluajtshme, parashtruesi i kërkesës mund të​​ kërkojë​​ nga AKK-ja të​​ bëjë​​ rishikimin e vendimit të​​ ZKK-së. Vendimi i AKK-së,​​ në​​ pajtim me nenin 6.1 më​​ lart, i nënshtrohet rishqyrtimit gjyqësor në​​ pajtim me ligjet në​​ fuqi.”.

 

  • Bazuar në arsyetimin e dhënë nga Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit të saj, Gjykata vëren se kjo e fundit ka arritur në këtë përfundim pas shqyrtimit të konstatimeve të dhëna përmes aktgjykimeve të Gjykatës Themelore dhe të Gjykatës së Apelit dhe adresimit të pretendimeve të parashtruesve të​​ kërkesës të ngritura në revizionin e​​ tyre​​ para kësaj gjykate.​​ 

 

  • Në dritën e fakteve të mësipërme,​​ Gjykata​​ e konsideron të nevojshme të vë në pah se parashtruesve të kërkesës iu është mundësuar zhvillimi i procedurës bazuar në parimin e kontradiktoritetit; se ata kanë mundur që gjatë fazave të ndryshme të procedurës të paraqesin argumente dhe dëshmi që ata i konsideronin të rëndësishme për rastin e tyre; dhe se të gjitha argumentet, shikuar objektivisht, që ishin relevante për zgjidhjen e rastit të tyre ​​ janë dëgjuar e shqyrtuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat; se arsyet faktike e ligjore ndaj vendimeve të goditura ishin shqyrtuar hollësisht; dhe se, në përputhje me rrethanat e rastit, procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta.​​ 

 

  • Prandaj, duke marrë për bazë atë që është cekur më lart, Gjykata konsideron se parashtruesit e kërkesës, nuk mbështesin mjaftueshëm dhe as nuk argumentojnë para Gjykatës, se si këto interpretime të dispozitave përkatëse ligjore, të bëra nga Gjykata Supreme dhe gjykatat e rregullta, kanë rezultuar në konkluzione arbitrare ose qartazi të paarsyeshme në rastin e tyre apo se si procedurat para gjykatave të rregullta, në tërësinë e tyre, mund të mos kenë qenë të drejta apo edhe të kenë qenë arbitrare.​​ 

 

  • Si përfundim, Gjykata vëren se parashtruesit e kërkesës​​ në kërkesën e​​ tyre​​ nuk kanë​​ arritur të dëshmojnë dhe të mbështesin​​ pretendimin e​​ tyre​​ se si​​ gjykatat​​ e rregullta gjatë​​ interpretimit të dispozitave përkatëse ligjore kanë​​ shkelur​​ të drejtat​​ e tyre të garantuara​​ me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së dhe nenin 54 të Kushtetutës.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata​​ konkludon se pretendimet e​​ parashtruesve të kërkesës​​ për​​ shkeljen e të drejtave të tyre, të garantuara​​ me nenin​​ 31 të Kushtetutës​​ në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së dhe nenin 54 të Kushtetutës​​ janë pretendime që bien në kategorinë e “shkallës së katërt” dhe si të tilla, këto pretendime janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin 2 të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113. 7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, më​​ 25 maj​​ 2023, njëzëri;​​ 

 

VENDOS

 

  • TË SHPALLË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin

20.4 të Ligjit;

 

  • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

Gjyqtare raportuese​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Remzije Istrefi-Peci  ​​​​    Gresa Caka-Nimani

 

 

1

Parashtruesit:

Agron dhe Arben Hadri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri