KI 140/11 datë 24 korrik 2012- Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. 383/2008, të 10 qershorit 2011
Rasti KI 140/11, vendim i 12 korrikut 2012
Fjalët kyçe: Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, qeverisja lokale, kërkesë individuale, kërkesë qartazi e pabazuar, liritë dhe të drejtat individuale, e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilin u vërtetuan vendimet e Gjykatës së Qarkut dhe Gjykatës Komunale në Gjilan. Parashtruesi pretendoi se Gjykata Supreme ka cenuar të drejtën e garantuar me nenin 49 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për të drejtën e punës dhe ushtrimit të profesionit. Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e papranueshme bazuar në Rregullin 56.2 të Rregullores së Punës për shkak se parashtruesi nuk kishte dorëzuar ndonjë provë prima facie që tregon shkeljen e të drejtave kushtetuese. Gjykata vendimin e saj e arsyetoi duke përsëritur se nuk është detyrë e saj, sipas Kushtetutës, të veprojë si gjykatë e apelit, apo gjykatë e shkallës së katërt, lidhur me vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta. Duke cituar vendimin e GJEDNJ-së në rastin Vanek kundër Republikës Sllovake, Gjykata më tutje arsyetoi se pas shqyrtimit të procedurave në gjykatat e rregullta si tërësi, nuk vëren që procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare, dhe se Gjykata Supreme kishte dhënë arsye të mjaftueshme se përse kishte mbështetur vendimin e Gjykatës së Qarkut dhe Gjykatës Komunale në Gjilan. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme.
Habib Ymeri
KI - Bireysel Başvuru
Kabul
Medeni Usul