Rešenje o neprohvatljivosti

Ocena ustavnosti Rešenja Vrhovnog suda Kosova PML br. 386/2021 od  15. novembra 2021. godine

br. predmeta KI35/22

podnosiocu: Xheladin Beka

Preuzimanje:
llogo_gjkk_png_2

 ​​​​ Prishtinë,​​ më 11 nëntor 2022

​​ Nr.ref.:RK 2073/22

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastet nr. KI35/22

 

Parashtrues

 

Xheladin Beka

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ 

Aktvendimit​​ PML nr. 386/2021 të​​ 15 nëntorit 2021 të​​ Gjykatës Supreme të Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i​​ kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Xheladin Beka,​​ i​​ përfaqësuar me autorizim nga​​ Musa Damati,​​ avokat në​​ Mitrovicë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i​​ kërkesës).

 

 

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës e konteston Aktvendimin,​​ PML, nr. 386/21021 të​​ 15 nëntorit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • ​​ Objekt i​​ çështjes​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit të kontestuar, përmes të cilit pretendohet se parashtruesit të​​ kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të​​ tij​​ të garantuara me nenet​​ 30 [Të​​ Drejtat e të​​ Akuzuarit] dhe​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet​​ në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës); dhe 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin​​ 32 (Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatë​​ 

 

  • Më​​ 15 mars 2022, parashtruesi i​​ kërkesës​​ përmes postës​​ e dorëzoi kërkesën në​​ Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 24 mars​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes Vendimit Nr. GJR.KSH 35/22​​ e caktoi gjyqtaren​​ Remzije Istrefi-Peci​​ Gjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete​​ Gërxhaliu-Krasniqi, Safet Hoxha​​ dhe Radomir Laban.

 

  • Më​​ 24 mars​​ 2022, Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës​​ dhe Gjykatën Supreme​​ për regjistrimin e kërkesës.​​ 

 

  • ​​ 6 shtator​​ 2022, Gjykata i kërkoi përfaqësuesit ligjor të​​ parashtruesit të​​ kërkesës që​​ ​​ dorëzojë: kopjen e​​ ankesës​​ kundër​​ Aktgjykimit [P.nr.236/1S] te 26 shtatorit 2016 të​​ Gjykatës​​ Themelore të​​ dorëzuar​​ në​​ Gjykatën​​ e Apelit; kopjen e Aktgjykimit [PAKR. Nr.​​ 681/2016] të​​ 31​​ janarit 2017 të​​ Gjykatës​​ së​​ Apelit; dhe kopjen e​​ kërkesës​​ se tij​​ për​​ mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ të​​ dorëzuar​​ në​​ Gjykatën​​ Supreme.

 

  • Më 20 shtator 2022, përfaqësuesi ligjor i parashtruesit të kërkesës dorëzoi në Gjykatë vetëm kopjet e Aktgjykimit [PAKR. Nr. 681/2016] të 31 janarit 2017 te Gjykatës së Apelit dhe të kërkesës së tij për mbrojtje të ligjshmërisë të dorëzuar në Gjykatën Supreme, përderisa nuk dorëzoi kopjen e ankesës në emër të parashtruesit.

 

  • ​​ 13 tetor​​ 2022, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtares raportuese dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • ​​ 26 shtator 2016, Gjykata Themelore në​​ Prizren,​​ Departamenti​​ për Krime të​​ Rënda​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ përmes Aktgjykimit​​ [P.nr.236/1S]​​ shpalli parashtruesin e kërkesës fajtor për kryerjen e veprës penale​​ “kontrabandim me migrantë” në​​ bashkëkryerje​​ ​​ paraparë​​ me paragrafin​​ 1 të​​ nenit 176 në​​ lidhje me​​ nenin​​ 31 të​​ Kodit Penal të​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: KPRK)​​ dhe të​​ njëjtin​​ e dënoi​​ me 1000 EUR​​ gjobë​​ dhe burgim në​​ kohëzgjatje​​ prej dy (2) viteve,​​ duke​​ i​​ llogaritur​​ edhe kohën​​ e​​ kaluar në​​ paraburgim​​ dhe arrest shtëpiak nga 13 korriku 2015 deri më​​ 4 shkurt 2016.

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ pasaktësuar, kundër Aktgjykimit të​​ lartcekur​​ ​​ Gjykatës Themelore parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit.​​ Parashtruesi i kërkesës në Gjykatë ka dorëzuar vetëm kopjen e ankesës në emër të të akuzuarit tjetër, por jo kopjen e ankesës në emër të tij.​​ Marrë​​ për bazë​​ këtë fakt,​​ megjithatë​​ nga përmbajtja e Aktgjykimit të​​ Gjykatës së​​ Apelit rezulton që​​ parashtruesi i kërkesës vetëm​​ ka pretenduar:​​ “[shkelje] esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës penale, shkeljes së​​ Ligjit penal, vërtetimit të​​ gabuar​​ dhe jo të​​ plotë​​ ​​ gjendjes faktike dhe vendimit për sanksionin penal me propozim që​​ aktgjykimi i kundërshtuar të​​ ndryshohet ashtu që​​ i akuzuari të​​ lirohet nga akuza apo​​ çështja​​ ​​ anulohet dhe të​​ kthehet në​​ rigjykim.”

 

  • ​​ 31 janar 2017, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [PAKR. Nr. 681/2016] refuzoi ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës dhe​​ vërtetoi​​ aktgjykimin e​​ lartcekur​​ ​​ Gjykatës Themelore.

 

  • Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit të​​ saj duke ofruar arsyetim në​​ lidhje me pretendimet për shkelje të​​ dispozitave të​​ procedurës penale,​​ vërtetimit​​ ​​ gabuar të​​ gjendjes​​ faktike dhe vendimit për sanksionin penal konkludoi se: (i)​​ Aktgjykimi i Gjykatës Themelore nuk përmban shkelje​​ ​​ dispozitave të​​ procedurës​​ penale; (ii)​​ se​​ ​​ rastin konkret në​​ mënyrë​​ ​​ drejtë​​ dhe të​​ plotë​​ është​​ vërtetuar​​ gjendja faktike, përkatësisht​​ është​​ vërtetur se parashtruesi i​​ kërkesës brenda territorit të​​ Republikës së​​ Kosovës ka transportuar shtetas sirian, të​​ hyrë​​ ilegalisht në​​ këmbim të​​ ​​ hollave, dhe për pasojë​​ kishte konkluduar se në​​ bashkëkryerje​​ kishte​​ kryer​​ veprën​​ penale kontrabandimit me migrantë, duke​​ vërtetuar​​ se ai dhe E.G “[...] kishin​​ njohuri jo​​ vetëm për hyrjen e paligjshme të​​ personave me shtetësi të​​ huaj në​​ shtetin e​​ Kosovës​​ por kishin njohuri se këta shtetas të​​ huaj edhe matej kishin qëllim të​​ vazhdonin me kalime ilegale.”​​ ; dhe (iii)​​ Gjykata Themelore po ashtu i ka vlerësuar të​​ gjitha rrethanat që​​ ndikojnë​​ ​​ llojin dhe lartësinë​​ e sanksionit penal.

 

  • ​​ 13 tetor 2021,​​ kundër Aktgjykimit të​​ lartcekur të​​ Gjykatës​​ Themelore,​​ parashtruesi​​ i kërkesës parashtroi kërkesë​​ për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ ​​ Gjykatën Supreme.​​ ​​ kërkesën e tij për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ parashtruesi i kërkesës pretendoi se në​​ procedurën e zhvilluar në​​ Gjykatën Themelore: (i) atij i është pamundësuar përkthimi në gjuhën turke, pasi që i njëjti nuk e kupton mirë gjuhën shqipe dhe (ii) se palët e dëmtuara [shtetas sirianë] nuk ishin ftuar në seancën e shqyrtimit kryesor në këtë​​ gjykatë, në mënyrë që në cilësinë e të akuzuarit të ketë mundësinë e paraqitjes së pyetjeve.

 

  • ​​ 28 tetor 2021, ndaj kërkesës për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ ​​ parashtruesit të​​ kërkesës, Prokurori i Shtetit​​ propozoi​​ ​​ e njëjta të​​ hedhet poshtë​​ si e pasafatshme.

 

  • ​​ 15 nëntor 2021,​​ Gjykata​​ Supreme përmes​​ Aktvendimit​​ [PML. Nr. 386/2021]​​ kërkesën​​ për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ ​​ parashtruesit të​​ kërkesës e hodhi poshtë​​ si të​​ pasafatshme.

 

  • Gjykata Supreme​​ duke u bazuar në fletë-dorëzimet në dosje të lëndës arsyetoi​​ se Aktgjykimi Gjykatës së​​ Apelit, i 31​​ janarit​​ 2017​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës dhe​​ përfaqësuesit​​ ​​ tij ligjor i​​ është​​ dorëzuar më​​ 23 shkurt​​ 2017. E njëjta në​​ vijim konstatoi se: “Mbrojtësi​​ i​​ [parashtruesit të kërkesës] kërkesën​​ për​​ mbrojtje te​​ ligjshmërisë​​ ka paraqitur me​​ datën​​ 13.10.2021. Kjo date e​​ dorëzimit​​ është​​ vërtetuar nga vula e pranimit të​​ kërkesës​​ ​​ gjykatën​​ e shkallës së​​ parë. Andaj,​​ kërkesa​​ për​​ mbrojtjen e​​ ligjshmërisë​​ është​​ paraqitur pas skadimit​​ ​​ afatit tremujor,​​ siç​​ kërkohet​​ me​​ dispozitën​​ e​​ lartpërmendur​​ ligjore.”​​ 

 

Pretendimet e​​ parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës pretendon se aktgjykimi i​​ Gjykatës Themelore​​ është​​ nxjerrë​​ ​​ shkelje të​​ ​​ drejtave dhe lirive të​​ tij​​ themelore të​​ garantuara​​ me nenet​​ 30 [Të​​ Drejtat e të​​ Akuzuarit] dhe​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.

 

  • ​​ lidhje me nenin 30 të​​ Kushtetutës,​​ parashtruesi​​ i kërkesës pretendon se gjatë​​ shqyrtimit​​ kryesor në​​ procedurë​​ para Gjykatës Themelore atij i​​ është​​ pamundësuar përkthimi në​​ gjuhën turke, pasi që​​ i​​ njëjti​​ nuk e kupton mirë​​ gjuhën shqipe.​​ 

 

  • Përderisa në​​ lidhje me të​​ drejtën e tij për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm, të​​ garantuar​​ me nenin 31 të​​ Kushtetutës​​ parashtruesi i kërkesës pretendon se palët e dëmtuara [shtetas sirianë] nuk janë​​ ftuar në​​ seancën e​​ shqyrtimit​​ kryesor në​​ Gjykatën Themelore, në​​ mënyrë​​ ​​ ​​ cilësinë​​ e të​​ akuzuarit​​ ​​ ketë​​ mundësinë​​ e paraqitjes së​​ pyetjeve.​​ Si rrjedhojë​​ e kësaj, parashtruesi i kërkesës pretendon që​​ Aktgjykimi i Gjykatës Themelore është i bazuar vetëm në deklarata të viktimave, të cilat ai i cilëson si​​ prova të​​ papranueshme.

 

  • ​​ fund, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës nuk​​ e​​ konteston Aktvendimin e Gjykatës Supreme përmes të​​ cilës kërkesa e tij ishte hedhur poshtë​​ si e pasafatshme, por​​ kërkon nga Gjykata që​​ ​​ anulojë​​ Aktgjykimin​​ [P.nr. 216/15] të​​ 26 shtatorit 2016​​ ​​ Gjykatës Themelore​​ dhe të çështjen të ia kthejë të​​ njëjtës gjykatë​​ për rishqyrtim në mënyrë që ai të ketë mundësinë e përkthimit në gjuhën turke pa pagesë gjatë shqyrtimit të çështjes së tij.​​ 

 

Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore

 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 30

[Të Drejat e të Akuzuarit]

 

​​ “Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim:

​​ (1) të njoftohet menjëherë në gjuhën që kupton, për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër saj/tij; (2) të njoftohet për të drejtat e tij/saj sipas ligjit;​​ 

(3) të ketë kohë, mundësi dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet;​​ 

(4) të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi;

​​ (5) të ketë ndihmën e një mbrojtësi që e zgjedh, të komunikojë lirisht me të dhe, nëse nuk ka mjete të mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas;

​​ (6) të mos shtrëngohet për të dëshmuar kundër vetvetes ose për të pranuar fajësinë e vet.”

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet​​ kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së​​ kërkesës

         

  • Gjykata së pari shqyrton nëse janë përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese​​ vendos​​ vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

​​ […]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kërkesave, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik përkatësisht Aktvendimin​​ [PML nr. 386/2021] të​​ 15 nëntorit 2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës. Në vijim, Gjykata do të vlerësojë nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës ka plotësuar kriterin e shterimit të mjeteve juridike, siç përcaktohet përmes paragrafit 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafit 2 të nenit 47 të Ligjit dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Gjykata, i referohet nenit 47 (Kërkesat individuale)​​ të Ligjit​​ dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 39​​ të Rregullores së punës, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast​​ se​​ pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

 

 

Rregulli 39​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)​​ 

 

“1. Gjykata mund​​ ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

 

[…]

 

(b)​​ janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me Ligj kundër aktgjykimit ose vendimit të kontestuar.”

 

  • Gjykata fillimisht rikujton se rregulli​​ për​​ shterimin e mjeteve juridike sipas nenit 113.7 të​​ Kushtetutës, nenit 47 te Ligjit dhe rregullit 39 (1) (b) të​​ Rregullores se​​ punës​​ i obligon ata që​​ dëshirojnë të​​ paraqesin rastin e tyre ne Gjykatën Kushtetuese që​​ ​​ pari duhet të​​ shfrytëzojnë mjetet juridike efektive ne dispozicion ne pajtim me ligjin,​​ kundër një​​ aktgjykimi ose vendimi te kontestuar.

 

  • Gjykata rikujton se​​ bazuar në parimin e subsidiaritetit, qëllimi dhe arsyetimi i detyrimit për të shteruar mjetet juridike ose rregulli i shterimit, është t'u ofrojë autoriteteve përkatëse, para së gjithash gjykatave të rregullta, mundësinë për të parandaluar ose për të korrigjuar shkeljet e pretenduara të Kushtetutës. Ai bazohet në supozimin që pasqyrohet në nenin 32 të Kushtetutës dhe në nenin 13 të KEDNJ-së, se rendi juridik i Republikës së Kosovës siguron mjete efektive për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastet e Gjykatës KI43/20, paragrafi 44; shih gjithashtu rastet e GJEDNJ-së​​ Weis​​ kundër Sllovenisë, nr.37169/03, Vendim i 14 shkurtit 2012 dhe​​ Aksoy​​ kundër​​ Turqisë, nr. 21987/93, Aktgjykimi i 18 dhjetorit 1996, paragrafi 51).Ky parim nënkupton se mekanizmi mbrojtës i krijuar nga Gjykata Kushtetuese të jetë subsidiar në raport me sistemin e rregullt gjyqësor që mbron të drejtat e njeriut (shih, ndër të tjera,​​ KI09/19, parashtrues​​ Leutrim Hajdari, Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri, i 16 marsit 2020, paragrafi 36;​​ dhe rastin KI210/19 me parashtrues​​ Sabri Ismajli, Aktvendim për Papranueshmëri, i 15 korrikut 2020, paragrafi 33).

 

  • Megjithatë,​​ Gjykata duke u bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së ka theksuar se​​ përderisa detyrimi për shterjen e mjeteve juridike duhet të zbatohet me një shkallë të fleksibilitetit dhe pa formalizëm të tepruar, ky detyrim nuk kërkon thjeshtë vetëm që kërkesat të parashtrohen para gjykatave të rregullta por kërkon po ashtu që parashtruesi i kërkesës para se të paraqesë kërkesën, që ka për qëllim që pastaj ta paraqesë​​ para Gjykatës​​ duhet: a) ti ketë ngritur të njëjtat pretendime para gjykatave të rregullta, të paktën në substancë; dhe b) të ketë respektuar kërkesat formale dhe afatet e parapara me legjislacionin në fuqi (shih rastin e Gjykatës KI210/19, me parashtrues​​ Sabri Ismajli, të cituar më lart dhe referencat e përdorura në këtë rast, përkatësisht rastet e GJEDNJ-së:​​ Gäfgen kundër Gjermanisë​​ [DHM]​​ nr.​​ 22978/05​​ Aktgjykim i 1 qershorit 2010, paragrafi 142;​​ Kunert kundër Polonisë,​​ nr.​​ 8981/14,​​ Aktgjykim i 4 korrikut 2019, paragrafi 42; dhe​​ Gadd kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr.​​ 181/14,​​ Vendim i 28 shtatorit 2017, paragrafi 54).

 

  • Sa i përket pikës​​ a) të cekur më lart, që parashtruesi ti ketë ngritur të njëjtat pretendime para gjykatave të rregullta, të paktën në substancë para se ti drejtohet Gjykatës,​​ kjo e fundit​​ thekson se parimi i subsidiaritetit kërkon që parashtruesi​​ i kërkesës​​ të shterojë të gjitha mundësitë procedurale në procedurë të rregullt, në mënyrë që të parandalohet shkelja e Kushtetutës apo, nëse ka shkelje, të korrigjohet shkelja e tillë e të drejtave​​ dhe lirive themelore, tw garantuar me Kushtetutë. Përndryshe, parashtruesi i kërkesës është përgjegjës kur rasti i tij shpallet i papranueshëm nga Gjykata Kushtetuese nëse dështon të shfrytëzojë procedurat e rregullta, apo dështon të raportojë shkeljen e Kushtetutës në procedurë të rregullt. Mosshfrytëzimi i kësaj mundësie do të kuptohet si heqje dorë nga e drejta për të kundërshtuar më tej shkeljen dhe për t’u ankuar (shih rastin KI210/19, me parashtrues​​ Sabri Ismajli, të cituar më​​ lart, paragrafi 35 dhe referencat e përdorura aty).​​ 

 

  • Në lidhje me këtë të fundit, Gjykata​​ ​​ bazë​​ ​​ dokumentacionit të​​ dorëzuar në​​ Gjykatë​​ vëren se parashtruesi i kërkesës pretendimet e tij për shkelje të​​ nenit 30 të​​ Kushtetutës, si​​ rezultat​​ i mospranimit të​​ kërkesës së​​ tij për përkthim në​​ gjuhën turke gjatë​​ seancës së​​ shqyrtimit​​ kryesor​​ ​​ Gjykatën Themelore​​ dhe​​ shkelje​​ ​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës, për shkak të​​ mungesës së​​ dëshmitareve​​ ​​ seancën e​​ shqyrtimit​​ kryesor​​ ​​ po të​​ njëjtën gjykatë​​ dhe pamundësinë​​ e marrjes së​​ tyre në​​ pyetje nga ana e tij,​​ i kishte ngritur në​​ kërkesën​​ e tij për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ ​​ parashtruar në​​ Gjykatën​​ Supreme kundër Aktgjykimit të​​ Gjykatës Themelore.​​ 

 

  • Ndërsa,​​ sa i përket kriterit b) që parashtruesi të ketë respektuar kërkesat formale dhe afatet e parapara me legjislacionin në fuqi para se ti drejtohet Gjykatës,​​ kjo e fundit​​ duke u bazuar edhe në​​ praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së​​ ka theksuar se​​ mjetet juridike nuk janë shterur në rastet kur ankesa nuk është pranuar për shqyrtim nga gjykatat e rregullta për shkak të lëshimeve procedurale të parashtruesit të kërkesës (shih​​ rastin KI210/19 me parashtrues​​ Sabri Ismajli, të​​ cituar më​​ lart,​​ paragrafi​​ 36,​​ në këtë kontekst​​ shih edhe​​ rastet e GJEDNJ-së:​​ Gäfgen kundër Gjermanisë,​​ i​​ cituar​​ më lart, paragrafi 143;​​ Kunert kundër Polonisë,​​ i cituar më​​ lart, paragrafi 42; dhe​​ Gadd kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ i cituar më​​ lart, paragrafi 54).​​ Në​​ këtë​​ kuptim, Gjykata përmes praktikës së​​ saj gjyqësore në​​ vazhdimësi ka theksuar se​​ rregullat që përcaktojnë hapat procedural që kërkohet të ndërmerren, si​​ dhe afatet kohore të cilat duhet të respektohen​​ për paraqitjen e një​​ ankese​​ i shërbejnë​​ administrimin​​ të​​ mirëfilltë​​ të​​ drejtësisë​​ dhe​​ parimin e sigurisë juridike (shih rastet e Gjykatës KI54/21, me parashtrues​​ Kamber Hoxha, Aktgjykim, i​​ 4 nëntorit 2021,​​ paragrafi​​ 66, rastin e sipërcituar KI210/19,​​ paragrafi​​ 37 dhe rastin​​ e GJEDNJ-së​​ Ben Salah Adraqui​​ dhe​​ Dhaime kundër Spanjës,​​ nr.​​ 45023/98,​​ Vendim i 27 prillit 2000).

 

  • Në këtë kontekst, në rastin​​ KI210/19,​​ Gjykata​​ konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës, edhe pse ai formalisht ka ndjekur procedurat gjyqësore për të kontestuar vendimin e KPPK-se, nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë para Gjykatës, pasi që parashtruesi nuk i kishte shteruar mjetet juridike lidhur me shkeljet e pretenduara për shkelje të të drejtës në pronë, për shkak të lëshimeve të tij procedurale fillimisht para KPPK-së e pastaj para Gjykatës Supreme, dhe si e tillë​​ ishte​​ shpallur​​ e papranueshme.

 

  • Gjykata në vazhdim do të vlerësojë nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e shterimit të mjeteve juridike, sipas standardeve të përcaktuara më lart.

 

  • Lidhur me këtë​​ Gjykata​​ vëren se parashtruesi i kërkesës para Gjykatës​​ nuk e konteston Aktvendimin e Gjykatës Supreme, si vendim të fundit të nxjerrë në këtë procedurë​​ sa i përket​​ afatshmërisë së ankesës të paraqitur para​​ kësaj gjykate, por konteston faktin që​​ Gjykata Themelore​​ gjatë​​ seancës së​​ shqyrtimit​​ kryesor​​ atij i kishte pamundësuar përkthim në gjuhën turke dhe viktimat nuk kishin qenë të ftuar në këtë seancë​​ për ti mundësuar atij marrjen e tyre në pyetje.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës përkundër faktit që Gjykata Supreme nuk kishte trajtuar​​ kërkesën e tij për mbrojtje të​​ ligjshmërisë, pasi​​ kjo e fundit​​ ishte paraqitur jashtë afatit ligjor, kërkon nga Gjykata që të​​ shqyrtojë​​ Aktgjykimin​​ e Gjykatës Themelore dhe të​​ konstatojë​​ se kjo e fundit ka cenuar të​​ drejtat​​ e tij të​​ garantuara​​ me nenin 30 dhe 31 të​​ Kushtetutës.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se Gjykata Supreme​​ kërkesën për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ ​​ parashtruesi të​​ kërkesës e kishte hedhur poshtë​​ si të​​ pasafatshme, pasi që​​ i​​ njëjti​​ këtë​​ kërkesës në​​ Gjykatë​​ Supreme e kishte​​ parashtruar​​ tri vite​​ pas kalimit të​​ afatit tre-mujor të​​ përcaktuar me ligj.​​ Në fakt, Gjykata rikujton se as Gjykata Supreme e as Gjykata e Apelit nuk janë lëshuar në vlerësimin e pretendimet e lartcekura të parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Në​​ fund, Gjykata​​ konstaton​​ se​​ Gjykata Supreme nuk kishte mundësi të trajtonte pretendimet​​ e parashkruesit të kërkesës për shkak të paraqitjes së​​ kërkesës për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ jashtë​​ afatit ligjor.

 

  • Rrjedhimisht, bazuar në si më sipër Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë para Gjykatës, pasi që parashtruesi nuk i ka shterur mjetet juridike lidhur me shkeljet e pretenduara​​ ​​ ngritura në​​ kërkesën e tij në​​ Gjykatë.​​ 

  • Përfundimisht,​​ Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës lidhur me pretendimin për shkelje të​​ neneve 30 dhe 31 të​​ Kushtetutës​​ është​​ e papranueshme për shkak​​ ​​ mosshterimit të​​ mjeteve​​ juridike​​ ashtu​​ siç​​ përcaktohet​​ me​​ paragrafin 7 të nenit​​ 113 të Kushtetutës, paragrafin​​ 2​​ të nenit 47 të Ligjit dhe​​ pikën​​ (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet​​ 47 të Ligjit dhe​​ në pajtim me rregullat 39 (1) (b) të Rregullores së punës, më​​ 13 tetor 2022, njëzëri:

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesat të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Remzije Istrefi-Peci  ​​   Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

1

podnosiocu:

Xheladin Beka

Vrsta zahteva:

KI – Individualni zahtev

Vrsta akta:

Rešenje o neprohvatljivosti

Nisu iscrpljena pravna sredstva

Vrsta postupka koji je sproveden pred drugim institucijama :

Krivični