Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit PML nr. 386/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të  15 nëntorit 2021

Nr. të lëndës KI35/22

Parashtruesit: Xheladin Beka

Shkarko:

KI35/22, Parashtrues: Xheladin Beka, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit PML nr. 386/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të  15 nëntorit 2021

KI35/22, Aktvendim për Papranueshmëri, i 13 tetorit 2022, publikuar më 15 nëntor 2022

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, mosshterim i mjeteve juridike

Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me atë se parashtruesi i kërkesës përmes Aktgjykimit  të Gjykatës Themelore në Prizren, Departamentit të Krimeve të Rënda, të 26 shtatorit  2016 ishte shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “kontrabandim me migrantë” në bashkëkryerje të paraparë me paragrafin 1 të nenit 176 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtin e dënoi me 1000 EUR gjobë dhe burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, duke i llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga 13 korriku 2015 deri më 4 shkurt 2016.

Si rrjedhojë, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, dhe kjo e fundit përmes Aktgjykimit të saj, të 31 janarit 2017, ankesën e tij e kishte refuzuar si të pabazuar duke e vetëtuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Më 13 tetor 2021, përkatësisht më shumë se tri (3) vite pas nxjerrjes së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Supreme kishte parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore. Në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë, parashtruesi i kërkesës kishte pretenduar se gjatë seancës së shqyrtimit kryesor në Gjykatën Themelore nuk ishte pranuar kërkesa e tij për përkthim në gjuhën turke, dhe se viktimat nuk ishin ftuar në seancë shqyrtuese, në mënyrë që ai të ketë mundësi që atyre t’ju parashtrojë pyetje. Më 15 nëntor 2021, Gjykata kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës e hodhi poshtë si të pasafatshme.

Parashtruesi i kërkesës, para Gjykatës kontestoi vetëm Aktgjykimin e Gjykatës Themelore, tw 26 shtatorit 2016 duke pretenduar shkelje të neneve 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.

Gjykata rikujtoi se Gjykata Supreme kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruesi të kërkesës e kishte hedhur poshtë si të pasafatshme, pasi që i njëjti këtë kërkesës në Gjykatë Supreme e kishte parashtruar tri vite pas kalimit të afatit tre-mujor të përcaktuar me ligj dhe po ashtu rikujtoi se as Gjykata Supreme e as Gjykata e Apelit nuk janë lëshuar në vlerësimin e pretendimeve të lartcekura të parashtruesit të kërkesës. Rrjedhimisht, Gjykata konsideroi se nuk kishte mundësi të trajtonte pretendimet e parashkruesit të kërkesës për shkak të paraqitjes së kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë jashtë afatit ligjor. Përfundimisht, Gjykata duke u bazuar edhe në praktikën e saj gjyqësore konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë para Gjykatës, pasi që parashtruesi nuk i ka shterur mjetet juridike lidhur me shkeljet e pretenduara  të ngritura në kërkesën e tij në

Parashtruesit:

Xheladin Beka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale