Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së tejzgjatjes së procedurës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Gjakovë, përkitazi me lëndën [C.nr.546/18]

Nr. të lëndës KI64/23

Parashtruesit: Mejrem Qehaja Rexha

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 26​​ shtator​​ 2023

Nr.ref.: AGJ 2281/23

 

 

AKTGJYKIM

 

 

rastin nr. KI64/23

 

Parashtrues​​ 

 

 

Mejrem Qehaja Rexha​​ 

 

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së​​ tejzgjatjes së​​ procedurës gjyqësore​​ në Gjykatën Themelore​​ në Gjakovë, përkitazi me lëndën [C. nr. 546/18]​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi,​​ zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe​​ 

Enver Peci, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga Mejrem Qehaja Rexha, me vendbanim në Gjakovë,​​ e​​ përfaqësuar nga Ylli Bokshi, avokat nga Gjakova (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesja​​ e​​ kërkesës​​ e​​ konteston tejzgjatjen e procedurës gjyqësore në rastin [C. nr. 546/18], që është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore në Gjakovë [në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore].

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së procedurës së lartcekur, me të cilin​​ parashtruesja e​​ kërkesës pretendon shkeljen e të drejtave të​​ saj, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], të Kushtetutës së Republikës së Kosovës [në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta], në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt], të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut [në tekstin e mëtejmë: KEDNJ].

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • ​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më 15 mars 2023, parashtruesja​​ e​​ kërkesës​​ e​​ dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë Gjykata).​​ 

 

  • Më 31 mars​​ 2023, Kryetarja e Gjykatës me Vendimin Nr.GJR.KI64/23 caktoi gjyqtarin Radomir Laban,​​ gjyqtar raportues dhe me Vendimin KSH.KI64/23 caktoi anëtaret e Kolegjit shqyrtues​​ ​​ përbërë nga gjyqtarët: Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe Safet Hoxha (anëtarë).

 

  • Më 4 prill 2023, Gjykata​​ e​​ njoftoi​​ parashtruesen​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës. Të njëjtën datë, një kopje​​ e​​ kërkesës së parashtrueses​​ së kërkesës​​ iu dërgua Gjykatës Themelore.

 

  • ​​ 27 prill 2023, Gjykata kërkoi nga parashtruesja e​​ kërkesës dokumente shtesë, përkatësisht dosjen e plotë​​ dhe​​ origjinale​​ ​​ lëndës [C.nr.546/18].

 

  • Më 10 maj 2023, Gjykata Themelore​​ e​​ dorëzoi në Gjykatë dosjen e plotë dhe origjinale të lëndës.

 

  • ​​ 31 gusht ​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës​​ pranueshmërinë ​​​​ e kërkesës.​​ Të njëjtën ditë, Gjykata njëzëri konstatoi se (i) kërkesa e parashtrueses së kërkesës është e pranueshme; (ii) se ka pasur shkelje të paragrafit 2 të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNJ-së, përkitazi me të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Më 11 dhjetor​​ 2008, parashtruesja​​ e​​ kërkesës parashtroi në Gjykatën komunale në Gjakovë [në tekstin e mëtejmë: Gjykata Komunale] padi për vërtetimin e të drejtës në pronësi në paluajtshmëri, kundër të paditurve (R.B.), (A.D.), (I.D.), (I.D.) [në tekstin e mëtejmë: të paditurit].​​ Parashtruesja​​ e​​ kërkesës nëpërmjet kërkesëpadisë pretendonte​​ se, paluajtshmërinë me numër [5018/3], në sipërfaqe prej 0.05.96 ha, arë e klasës së IV, e kishte blerë nga një person me emrin (SH.B.). Ky i fundit, pronën e kishte blerë nga të paditurit, më 19 prill 1996. Megjithatë, të paditurit refuzuan bartjen e pronësisë së kësaj paluajtshmërie te parashtruesja​​ e​​ kërkesës.​​ 

​​ 

  • Parashtruesja​​ e​​ kërkesës kërkoi nga Gjykata Komunale që të vërtetojë të drejtën e​​ saj​​ ndaj pronësisë së lartcekur, dhe të detyrojë të paditurit që ta bartin pronësinë e paluajtshmërisë te ai. Gjithashtu, parashtruesja​​ e​​ kërkesës propozoi caktimin e masës së përkohshme, me dyshimin se paditësit mund​​ ta​​ shisnin apo tjetërsonin pronën në fjalë.​​ 

 

  • ​​ 4 qershor 2009, Gjykata Komunale nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.863/08], ftoi të​​ paditurit që​​ ​​ dorëzonin përgjigjen e tyre në​​ padi, me të​​ gjitha provat, në​​ afat prej 15 ditësh. Gjykata Komunale paralajmëroi të​​ paditurit se në​​ rast të​​ mos përgjigjes në​​ padi, ajo do të​​ merrte aktgjykim për shkak të​​ mosbindjes.​​ 

 

  • Më 25 qershor 2009,​​ të paditurit parashtruan në Gjykatën Komunale përgjigjen e tyre në padi. Këta të fundit pretendonin se, prona në fjalë ishte shitur nga babi i tyre te personi me emrin (SH.B.), me një çmim shumë të lirë, me kushtin që personi (SH.B.) nuk mund ta shiste apo tjetërsonte atë pronë te personat e tjerë. Të paditurit pretendonin se personi (Sh.B.), pa pëlqimin e tyre, ia kishte shitur pronën një personi tjetër me emrin (N.Q.). Të paditurit pretendonin se parashtruesja​​ e​​ kërkesës nuk kishte legjitimitet aktiv në këtë çështje juridike.

 

  • ​​ 22 korrik 2009, Gjykata Komunale mbajti seancën mbi shqyrtimin kryesor të​​ çështjes, në​​ ​​ cilën​​ morën​​ pjesë​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës, dy nga të​​ paditurit dhe i autorizuari i tyre, ndërsa​​ dy​​ ​​ paditurit e tjerë​​ munguan. U konstatua që​​ ​​ paditurit jetonin në​​ Gjermani së​​ bashku me familjet e tyre. Parashtruesja​​ e​​ kërkesës mbrojti kërkesëpadinë​​ e​​ saj​​ dhe propozoi që​​ Gjykata Komunale​​ t’ia caktojë​​ dy të​​ paditurve përfaqësuesin e përkohshëm, për shkak të​​ pamundësisë​​ ​​ ardhjes së​​ tyre në​​ Kosovë.​​ Gjykata Komunale nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.863/08], e shtyu seancën gjyqësore për 29 shtator 2009.​​ 

 

  • ​​ 29 shtator 2009, Gjykata Komunale mbajti seancën gjyqësore, në​​ ​​ cilën​​ morën​​ pjesë​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës, njëri nga të​​ paditurit dhe i autorizuari i tij, ndërsa tre të​​ tjerët munguan. U konstatua që​​ ​​ paditurit ishin ftuar në​​ mënyrë​​ ​​ rregullt, por nuk e kishin arsyetuar mungesën e tyre.​​ Gjykata Komunale nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.863/08], e shtyu seancën për 27 tetor 2009, u njoftuan palët verbalisht dhe u detyrua i autorizuari i të​​ paditurit që​​ ​​ siguronte​​ adresat e të​​ paditurve, për të cilët u kuptua që jetonin në botën e jashtme.

  • ​​ 7 tetor 2009, i autorizuari i dy të​​ paditurve, e njoftoi Gjykatën Komunale për adresat e dy të​​ paditurve të​​ tjerë.​​ ​​ 26 janar 2010, i njëjti e njoftoi përsëri Gjykatën Komunale që​​ dy të​​ paditurit e tjerë​​ nuk i kishin dorëzuar autorizim të​​ vlefshëm, prandaj kërkoi që​​ ftesat për seancën e radhës gjyqësore t’i dërgoheshin personalisht atyre.​​ 

 

  • Më 27 tetor 2009, Gjykata Komunale mbajti seancën përgatitore në të cilën morën pjesë parashtruesja​​ e​​ kërkesës dhe i autorizuari i dy të paditurve. Palët propozuan që​​ ​​ shtyhej seanca, sepse ishin në​​ bisedime për ta zgjidhur kontestin në​​ mënyrë​​ jashtëgjyqësore. Gjykata Komunale nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.863/08] shtyu seancën për 27 janar 2010, dhe u njoftuan palët verbalisht.​​ 

 

  • ​​ 27 janar 2010, Gjykata Komunale mbajti seancën e radhës gjyqësore, në​​ ​​ cilën​​ morën​​ pjesë​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës,​​ ndërsa munguan të​​ paditurit dhe i autorizuari i njërit prej tyre. Gjykata komunale​​ nëpërmjet​​ Aktvendimit [C.nr.863/09] shtyu seancën gjyqësore dhe vendosi që​​ dy të​​ paditurit​​ ​​ ftoheshin​​ nëpërmjet​​ Ministrisë​​ ​​ Drejtësisë.

 

  • ​​ 6 janar 2016, Gjykata Themelore në​​ Gjakovë​​ mbajti seancën përgatitore në​​ ​​ cilën​​ morën​​ pjesë​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës dhe njëri nga të​​ paditurit, ndërsa tre të​​ tjerët munguan. U konstatua që​​ njëri nga të​​ paditurit që​​ mungoi e kishte pranuar ftesën në​​ mënyrë​​ ​​ rregullt, ndërsa për​​ dy të​​ tjerët nuk kishte prova se ishin ftuar në​​ mënyrë​​ ​​ rregullt.​​ Gjykata Themelore nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.863/08], e shtyu seancën për 1 shtator 2016,​​ njoftoi​​ verbalisht​​ palët që​​ ishin prezent, ndërsa u vendos që​​ dy të​​ paditurit të​​ ftoheshin përmes Ministrisë​​ ​​ Drejtësisë.

 

  • ​​ 1 shtator 2016, Gjykata Themelore mbajti seancën e radhës​​ përgatitore, në​​ ​​ cilën mori pjesë​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës, ndërsa të​​ gjithë​​ ​​ paditurit munguan. U konstatua që​​ i autorizuari i dy të​​ paditurve kishte pranuar ftesën dhe nuk e kishte arsyetuar mungesën, ndërsa dy të​​ paditurit e tjerë​​ A.D.​​ dhe I.D., ishin ftuar nëpërmjet Ministrisë​​ ​​ Drejtësisë. Nuk ishte e qartë nëse këta të​​ fundit ishin ftuar në​​ mënyrë​​ ​​ rregullt, sepse notat verbale ishin në​​ gjuhën gjermane, dhe kërkohej përkthimi në​​ gjuhën shqipe për ta konstatuar një​​ gjë​​ ​​ tillë. Gjykata Themelore nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.863/08],​​ shtyu​​ seancën, dhe vendosi që​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës duhej ta përkthente notën verbale në​​ gjuhën shqipe.

 

  • ​​ 20 nëntor 2017, Gjykata Themelore nxori aktvendim nëpërmjet​​ ​​ cilit​​ kërkoi nga parashtruesja​​ e​​ kërkesës përkthimin e notës verbale në​​ gjuhën shqipe, të​​ cilën ky i fundit​​ nuk e kishte përkthyer me kohë. Në​​ ​​ kundërtën, padia do të​​ konsiderohej e tërhequr.

 

  • ​​ 29 dhjetor 2017, parashtruesja​​ e​​ kërkesës kërkoi nga Gjykata Themelore një​​ afat shtesë​​ për përkthimin e notës verbale.​​ 

 

  • ​​ 21 shkurt 2018, Gjykata​​ Themelore nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.863/08],​​ ndërpreu​​ procedurën kontestimore për shkak të​​ vdekjes së​​ ​​ paditurës R.D., deri në​​ momentin kur trashëgimtarët e të​​ paditurës do të​​ merrnin​​ përsipër​​ procedurën, apo kur Gjykata Themelore do të​​ vendoste t’i thërriste ata.

 

  • ​​ 14 qershor 2018, parashtruesja​​ e​​ kërkesës​​ bëri kërkesë​​ për vazhdimin e procedurës së​​ ndërprerë. Trashëgimia e të​​ paditurës së​​ vdekur nuk ishte kryer, mirëpo parashtruesja​​ e​​ kërkesës i përcaktoi trashëgimtarët e saj, I.D, A.D, I.D., dhe e njoftoi Gjykatën Themelore​​ për adresat e tyre.​​ Gjithashtu, u propozua caktimi i masës së​​ sigurisë​​ ndaj pronës së​​ kontestuar.​​ 

 

  • Emërtimi i procedurës kontestimore u ndryshua nga​​ [C.nr.863/08],​​ në një emërtim të ri ​​ [C.nr.546/18].

 

  • ​​ 6 shtator 2018,​​ Gjykata Themelore nxori aktvendimin [C.nr.546/18]​​ nëpërmjet​​ të cilit​​ kërkoi nga parashtruesja​​ e​​ kërkesës që​​ ​​ përkthente aktvendimin në​​ gjuhën gjermane, menjëherë​​ pas pranimit.​​ U​​ kërkua që​​ ​​ përkthehej edhe kërkesa e​​ saj​​ për vazhdimin e procedurës së​​ ndërprerë, në​​ mënyrë​​ ​​ ​​ komunikohej me të​​ paditurit në​​ gjuhën që​​ ata e kishin në​​ përdorim. Në​​ ​​ kundërtën, padia do të​​ konsiderohej e tërhequr.​​ ​​ njëjtën datë, Gjykata Themelore nëpërmjet një​​ aktvendimi tjetër ftoi të​​ paditurit që​​ brenda një​​ afati 7 (shtatë) ditor t’i paraqisnin përgjigjet e tyre në​​ lidhje me propozimin për caktimin e masës së​​ sigurimit.

 

  • ​​ 26 shtator 2018, parashtruesja​​ e​​ kërkesës ia përcolli Gjykatës Themelore dokumentet e përkthyera në​​ gjuhën​​ gjermane.​​ 

 

  • ​​ 27 shtator 2018, Gjykata Themelore kërkoi nga Ministria e Drejtësisë​​ ​​ t’ia dorëzojë​​ ​​ paditurve​​ A.D.​​ dhe I.D.​​ dokumentet relevante, përkatësisht aktvendimin e 6 shtatorit 2018 dhe kërkesën për vazhdimin e procedurës së​​ ndërprerë, përkitazi me kërkesëpadinë​​ dhe propozimin për caktimin e masës së​​ sigurimit.

 

  • ​​ 15 shtator 2020, Gjykata Themelore nëpërmjet një​​ shënimi zyrtarë​​ njoftoi që​​ seanca e planifikuar të​​ mbahej më​​ 1 korrik 2020, nuk u mbajt për shkak të​​ sëmundjes infektive COVID-19.​​ 

 

  • ​​ 28 shtator 2020, u mbajt seanca e radhës përgatitore​​ ​​ Gjykatën Themelore, në​​ ​​ cilën munguan parashtruesja​​ e​​ kërkesës dhe të​​ paditurit. U konstatua që​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës, më​​ 25 shtator 2018 kërkoi shtyrjen e seancës për shkak​​ ​​ pamundësisë​​ për të​​ marrë​​ pjesë, ndërsa i padituri I.D., përkundër ftesës së​​ rregullt që​​ e kishte pranuar, nuk e kishte arsyetuar mungesën e tij. Nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.546/18] u vendos që​​ seanca të​​ shtyhej për​​ 22 tetor 2020.

 

  • ​​ 22 tetor 2020,​​ u mbajt seanca e radhës përgatitore​​ ​​ Gjykatën Themelore, në​​ ​​ cilën mori​​ pjesë​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës, ndërsa mungoi i padituri I.D., i cili kishte autorizim edhe për të​​ paditurit e tjerë, përkundër që​​ ftesën e kishte pranuar në​​ mënyrë​​ ​​ rregullt.​​ Nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.546/18] u vendos që​​ seanca të​​ shtyhej për​​ 11 janar 2021.

 

  • ​​ 11 janar 2021, u mbajt seanca e radhës përgatitore në​​ Gjykatën Themelore, në​​ ​​ cilën​​ mori​​ pjesë​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës ndërsa munguan të​​ paditurit A.D., I.D.​​ dhe I.D. U konstatua që​​ nuk kishte prova që​​ dëshmonin nëse të​​ paditurit i kishin pranuar ftesat në​​ mënyrë​​ ​​ rregullt. Parashtruesja​​ e​​ kërkesës kërkoi shtyrjen e seancës në​​ mënyrë​​ ​​ ajo​​ personalisht të​​ siguronte pjesëmarrjen e tyre në​​ seancën e radhës. Nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.546/18] u vendos që​​ seanca të​​ shtyhej për​​ 29 mars 2021.​​ 

 

  • Gjykata Themelore nëpërmjet një​​ shënimi zyrtarë​​ njoftoi që​​ seanca e paraparë​​ ​​ mbahej më​​ 29 mars 2021, shtyhej për një​​ kohë​​ ​​ pacaktuar, për shkak të​​ sëmundjes infektive COVID-19.

 

  • ​​ 20 maj 2021, u mbaj seanca e radhës përgatitore në​​ Gjykatën Themelore, në​​ ​​ cilën​​ morën​​ pjesë​​ i autorizuari i parashtrueses​​ ​​ kërkesës dhe i padituri I.D. U konstatua që​​ ky i fundit i kishte autorizimet edhe për dy të​​ paditurit e tjerë​​ dhe do t’i sillte në​​ seancën e radhës. Parashtruesja​​ e​​ kërkesës kishte kërkuar paraprakisht​​ shtyrjen​​ e seancës për një​​ datë​​ tjetër, për të​​ cilën u pajtua edhe i padituri I.D. Nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.546/18] u vendos që​​ seanca të​​ shtyhej për​​ 3 qershor 2021.

 

  • ​​ 3 qershor 2021, u mbajt seanca e radhës përgatitore në​​ Gjykatën Themelore, në​​ ​​ cilën​​ morën​​ pjesë​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës, i padituri I.D.​​ i cili e kishte autorizimin edhe për të​​ paditurin A.D., ndërsa i padituri i tretë​​ I.D.​​ mungoi. U konstatua që​​ nuk kishte prova nëse ky i fundit ishte ftuar në​​ mënyrë​​ ​​ rregullt. Nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.546/18] u vendos që​​ seanca të​​ shtyhej për​​ 13 shtator 2021.​​ Palët u njoftuan verbalisht në​​ vend të​​ thirrjes së​​ rregullt.

 

  • ​​ 13 shtator 2021, u mbajt seanca e radhës përgatitore në​​ Gjykatën Themelore,​​ ​​ ​​ cilën​​ mori​​ pjesë​​ i padituri I.D., që​​ e kishte autorizimin edhe për dy të​​ paditurit e tjerë​​ A.D.​​ dhe I.D., ndërsa mungoi parashtruesja​​ e​​ kërkesës. U konstatua që​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës kishte kërkuar paraprakisht​​ shtyrjen​​ e​​ seancës​​ për arsye shëndetësore. Nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.546/18] u vendos për shtyrjen e​​ seancës për​​ 18 tetor 2021, dhe u njoftuan palët verbalisht.

 

  • ​​ 18 tetor 2021, u mbajt seanca e radhës përgatitore në​​ Gjykatën Themelore, në​​ ​​ cilën​​ morën​​ pjesë​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës dhe të​​ paditurit. Parashtruesja​​ e​​ kërkesës deklaroi që​​ tërhiqej nga kërkesa për caktimin e masës së​​ sigurimit, ndërsa të​​ paditurit deklaruan që​​ do të​​ sillnin aktvendimin për trashëgiminë​​ dhe kërkuan shtyrjen e seancës.​​ Nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.546/18] u vendos për tërheqjen e propozimit për masën e sigurimit; që​​ seanca e radhës të​​ mbahej më​​ 9 dhjetor 2021, dhe palët u ​​ njoftuan verbalisht; dhe që​​ ​​ paditurit të​​ sillnin aktvendimin për trashëgiminë​​ ​​ seancën e radhës.​​ 

 

  • ​​ 9 dhjetor 2021, u mbajt seanca e radhës përgatitore në​​ Gjykatën Themelore, në​​ ​​ cilën​​ mori​​ pjesë​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës ndërsa munguan të​​ paditurit, përkundër ftesës së​​ rregullt. U vendos që​​ seanca të​​ mbahej pavarësisht mungesës së​​ ​​ paditurve.​​ Parashtruesja​​ e​​ kërkesës propozoi që​​ ​​ seancën e radhës të​​ shikohej vendi i ngjarjes dhe të​​ ftoheshin dëshmitarët e propozuar. Nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.546/18] u vendos që​​ shikimi në​​ vendin e ngjarjes të​​ bëhej me​​ 27 janar 2022;​​ ​​ ftoheshin me ftesë​​ ​​ rregullt të​​ paditurit; dhe të​​ dëgjoheshin dëshmitarët e​​ propozuar.

 

  • ​​ 27 janar 2022, u mbajt seanca e radhës, përkatësisht shikimi në​​ vendin e ngjarjes. Të​​ pranishëm ishin parashtruesja​​ e​​ kërkesës dhe eksperti i gjeodezisë, ndërsa munguan të​​ paditurit, për të​​ cilët nuk kishte prova nëse ishin ftuar në​​ mënyrë​​ ​​ rregullt. Nëpërmjet Aktvendimit [C.nr.546/18] u vendos që​​ ​​ shtyhej seanca për​​ 24 mars 2022, dhe të​​ ftoheshin të​​ paditurit me ftesë​​ ​​ rregullt.

 

  • ​​ 28 shkurt 2022, Gjykata Themelore nëpërmjet njoftimit zyrtarë​​ lajmëroi se gjyqtari i​​ çështjes​​ M.K., ishte avancuar në​​ Gjykatën e Apelit,​​ prandaj​​ mbajtja e seancës së paraparë​​ u shty për një​​ datë​​ ​​ pacaktuar.​​ 

 

  • ​​ 22 qershor 2022, 24 janar 2023 dhe 13 mars 2023, parashtruesja​​ e​​ kërkesës dorëzoi kërkesa në​​ Gjykatën Themelore, në​​ mënyrë​​ ​​ ​​ caktohej seanca e radhës gjyqësore,​​ për shkak​​ se, sipas​​ saj,​​ ishin plotësuar të​​ gjitha kushtet e nevojshme ligjore për një​​ gjë​​ ​​ tillë.

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesja​​ e​​ kërkesës pretendon që tejzgjatja e procedurës [C.nr.546/18] në Gjykatën Themelore, ka shkelur të drejtat e​​ saj​​ kushtetuese të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me​​ nenin​​ 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesja​​ e​​ kërkesës pretendon se:​​ “Gjykata Themelore në Gjakovë, për vërtetim pronësie, kundër Rabije Derri etj, për vërtetim të pronësisë, me propozim për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë, edhe pse Gjykata Komunale, tash Themelore në Gjakovë në kuptim të nenit 306.​​ par.1 të LPK ka mundur që masën e përkohshme mund ta caktojë edhe pa njoftim dhe dëgjim paraprak të kundërshtarit të sigurimit, po që se propozuesi i sigurimit e bënë të besueshëm pretendimin se masa e sigurimit është e bazuar dhe urgjente dhe se me veprim ndryshe do të humbte qëllimi i masës së sigurimit, prej nga del se Gjykata kontestimore është dashur që të veproj urgjentisht duke vepruar apo duke e refuzuar propozimin për caktimin e masës së përkohshme”.

 

  • Parashtruesja​​ e​​ kërkesës i referohet praktikës së Gjykatës, Aktgjykimit në rastin KI06/21, të 22 dhjetorit 2022, në lidhje me parimet e përgjithshme për tejzgjatjen e procedurave gjyqësore.

 

  • Parashtruesja​​ e​​ kërkesës pretendon se:​​ “...vonesa në veprim dhe procedim të çështjes juridiko kontestimore C.nr.546/18 të Gjykatës Themelore në Gjakovë me vonesë të paarsyeshme ka pasur shkelje të paragrafit 2 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 [E drejta për një proces të rregullt], të Konventës, përkitazi me të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm, andaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i propozoj që të bie këtë Aktgjykim: Të deklarojë kërkesën të pranueshme; të konstatojë se ka pasur shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës; që Republika e Kosovës t’i kompensojë parashtruesit të kërkesës shumën prej 10.0000.00 euro, me kamatë dhe shpenzime në afatin prej 15 dite nga dita e marrjes së këtij Aktgjykimi; ta urdhërojë Gjykatën Themelore në Gjakovë që ta informojë Gjykatën Kushtetuese sa më shpejt që është e mundur, por jo më larg se 6 muaj, lidhur me masat e ndërmarra për zbatimin​​ e Aktgjykimit të kësaj Gjykate”.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të mediave, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik​​ ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

​​ […]

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt gjyqësor)

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht ​​ dhe ​​ brenda ​​ një ​​ afati ​​ ​​ arsyeshëm ​​ nga ​​ një ​​ gjykatë ​​ e ​​ pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]

 

LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

Neni 79

[...]

79.3 Gjykata do t’i caktoj palës së paditur përfaqësuesin e përkohshëm edhe në këto raste:

​​ a) në qoftë se vendqëndrimi i të paditurit është i panjohur, kurse i padituri nuk ka përfaqësues me prokurë;

​​ b) në qoftë se i padituri ose përfaqësuesi ligjor i tij, nuk kanë përfaqësues me prokurë, ndodhën jashtë shtetit, kurse dërgimi i shkresave nuk ka mundur tu bëhet.

​​ 79.4 Për caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm gjykata do ta njoftoj pa shtyrje organin e kujdestarisë, si dhe palën kur kjo është e mundshme.

 

Neni 81

81.1 Gjykata e cakton përfaqësuesin e përkohshëm nga radha e avokatëve.

[..]

 

Neni 82

82.1 Përfaqësuesi i përkohshëm i ka në procedurë, për të cilën është caktuar, të gjitha të drejtat dhe detyrat e përfaqësuesit ligjor.​​ 

82.2 Përfaqësuesi i përkohshëm të drejtat dhe detyrat e përmendura i ushtron derisa të paraqiten në gjykatë i padituri apo përfaqësuesi me prokurë i tij, gjegjësisht derisa organi i kujdestarisë ta njoftojë gjykatën se e ka caktuar kujdestarin.

 

Neni 83

Ne qoftë se përfaqësuesi i përkohshëm i është caktuar të paditurit për shkaqe të treguara në nenin 79 paragrafi 3 pika a) dhe b) të këtij ligji, gjykata brenda afatit prej​​ shtatë ditësh do të japë shpallje e cila do të botohet në gazetën zyrtare dhe afishohet në tabelën e gjykatës së çështjes, sipas nevojës edhe në ndonjë mënyre tjetër të përshtatshme.

 

Neni 105

105.1 Kur dorëzimi i shkresave duhet t’u bëhet personave ose institucioneve në botën e jashtme, apo të huajve që gëzojnë të drejtën e imunitetit, dërgimi i tyre do të bëhet në rrugë diplomatike, në qoftë se në kontratën ndërkombëtare, apo në këtë ligj nuk është përcaktuar mënyrë tjetër e komunikimit.​​ 

105.2 Dërgimi personit juridik që e ka selinë në botën e jashtme mund t’i bëhet edhe nëpërmjet përfaqësisë së tij në Kosovë.

 

Neni 110

110.1 Padia, përgjigjja në padi, letërthirrja për në seancë, urdhërpagesa, aktgjykimi dhe aktvendimi, kundër të cilit lejohet ankim i veçantë, mjeti i goditjes së vendimit, i dorëzohet personalisht palës, gjegjësisht përfaqësuesit ligjor apo përfaqësuesit me prokurë të saj. Shkresat e tjera do t’i dorëzohen personalisht adresatit kur një gjë e këtillë shprehimisht parashihet me këtë ligj apo kur gjykata konkludon se për shkak të dokumenteve origjinale që i janë bashkangjitur shkresës që duhet dorëzuar, ose nga ndonjë shkak tjetër, nevojitet kujdes i shtuar.​​ 

110.2 Në qoftë se personi të cilit duhet dorëzuar personalisht shkresa nuk gjendet atje ku duhet bërë dorëzimi, dorëzuesi do të njoftohet se kur dhe ku do të mund ta gjejë këtë person dhe do t’ia lejë ndonjë personi të theksuar në nenin 111 paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji njoftimin me shkrim që për marrjen e shkresës të jetë në ditën dhe në orën e caktuar në banesën e vet, përkatësisht në vendin e vet të punës.​​ 

110.3 Po që se edhe pas kësaj dorëzuesi i shkresës nuk e gjen personin të cilit duhet dorëzuar shkresa, atëherë ai do të veprojë sipas dispozitave të nenit 111 të këtij ligji, dhe kështu dorëzimi do të konsiderohet i kryer.

 

KREU XVIII​​ 

Ndërprerja e gjykimit dhe pushimi i gjykimit​​ 

Neni 277

Procesi gjyqësor ndërpritet: a) kur pala ndërgjyqëse vdes ose e humbë zotësinë procedurale, e nuk ka të caktuar përfaqësues me prokurë në gjykim;

[...]

 

Neni 279

279.1 Si rezultat i ndërprerjes së gjykimit, afatet për zhvillimin e veprimeve procedurale, po ashtu ndërpriten.​​ 

279.2 Gjatë kohës sa zgjatë ndërprerja e gjykimit, gjykata nuk mund të kryejë kurrfarë veprimesh procedurale, por po që se ndërprerja është shkaktuar pas përfundimit të seancës për shqyrtim kryesor të çështjes, gjykata mund të jep vendimin meritor në bazë të materialit procedural nga shqyrtimi i bërë.​​ 

279.3 Veprimet procedurale të kryera nga njëra palë gjatë kohës sa zgjatë ndërprerja e gjykimit nuk prodhojnë kurrfarë efekti juridik ndaj palës kundërshtare. Efekti i tyre fillon vetëm pasi të vazhdojë procesi gjyqësor i ndërprerë.

 

Neni 280

280.1 Procedura që është ndërprerë për shkaqe të treguara në nenin 277 paragrafi 1 pika a)–d) të këtij ligji do të vazhdohet kur trashëgimtari, apo kujdestari i pasurisë trashëgimore, përfaqësuesi i ri ligjor, administratori i falimentimit apo pasardhësi​​ juridik i personit juridik, e marrin përsipër procedurën apo kur i thërret gjykata ta bëjnë këtë, me propozimin e palës kundërshtare.

[...]

 

Neni 306

306.1 Me propozim të propozuesit të sigurimit të paraqitur me propozim për caktimin e masës së sigurimit gjykata mund ta caktojë masën e përkohshme të sigurimit pa njoftim dhe dëgjim paraprak të kundërshtarit të sigurimit, po që se propozuesi i sigurimit e bënë të besueshëm pretendimin se masa e sigurimit është e bazuar dhe urgjente dhe se me veprim ndryshe do të humbte qëllimi i masës së sigurimit.​​ 

306.2 Vendimin nga paragrafi 1 të këtij neni gjykata ia dërgon kundërshtarit të sigurimit menjëherë. Kundërshtari i sigurimit brenda afatit prej tre (3) ditësh në përgjigjen e tij mund t’i kontestojë shkaqet për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit, e pas kësaj gjykata duhet të caktojë seancë në tri ditët e ardhshme. Përgjigja e kundërshtarit të sigurimit duhet të përmbajë pjesën arsyetuese.​​ 

 

KREU XXIII PËRGATITJA E SHQYRTIMIT KRYESOR

​​ Dispozita të përgjithshme

Neni 386

386.1 Gjykata menjëherë pasi t’i arrij padia i fillon përgatitjet për shqyrtim kryesor të çështjes.​​ 

386.2 Përgatitjet e këtilla i përfshijnë ekzaminimin paraprak të padisë, dërgimin e padisë palës së paditur për përgjigje të domosdoshme, mbajtjen e seancës përgatitore dhe caktimin e seancës për shqyrtim kryesor të çështjes.​​ 

386.3 Gjatë përgatitjes së shqyrtimit kryesor palët mund të dërgojnë parashtresa në të cilat i tregojnë faktet dhe provat të cilat mendojnë ti propozojnë për marrje.

 

Neni 387

387.1 Me qëllim që çështja të përgatitet sa më mirë për t’u zgjidhur shpejt e drejt, gjykata që nga momenti i arritjes së padisë e deri në momentin e caktimit të seancës për shqyrtim kryesor të çështjes me aktvendim vendosë për: a) dhënien e përgjigjes në padi nga pala e paditur; b) sigurimin e provës; c) tërheqjen e padisë; d) ndryshimin e padisë; e) ndërprerjen e procedurës; f) pjesëmarrjen e ndërhyrësit; g) hyrjen e paraardhësit juridik në procesin gjyqësor; h) veçimin apo bashkimin e dy proceseve gjyqësore; i) caktimin apo zgjatjen e afateve gjyqësore; j) caktimin apo shtytjen e seancave; k) rivendosjen në gjendjen e mëparshme; l) masat e përkohshme të sigurimit; m) sigurimin e shpenzimeve procedurale; n) lirimin e palës nga pagimi i shpenzimeve procedurale; o) deponimin e paradhënies për shpenzimet e veprimeve procedurale; p) caktimin e ekspertit; q) emërimin e përfaqësuesit të përkohshëm; r) dërgimin e shkresave gjyqësore; s) masat për përmirësimin dhe plotësimin e parashtresave; 77 t) rregullsinë e përfaqësimit dhe të prokurës; u) mos kompetencën e gjykatës; v) bashkimin e padive; w) pushimin e gjykimit kur hedhet poshtë padia apo kur tërhiqet ajo, si dhe të gjitha çështjeve tjera që kanë të bëjnë me drejtimin e gjykimit.

SEANCA PËRGATITORE​​ 

a) Dispozita të përgjithshme

Neni 400

400.1 Pasi të arrijë përgjigja në padi gjykata e konvokon seancën përgatitore. ​​ 

400.2 Po që se i padituri nuk ka paraqitur përgjigje në padi, e nuk janë plotësuar kushtet për dhënien e aktgjykimit kontumacional, gjykata do ta konvokojë seancën përgatitore pas skadimit të afatit ligjor për paraqitjen e përgjigjes në padi.​​ 

400.3 Datën e mbajtjes së seancës përgatitore gjykata do ta caktojë, sa herë që është e mundur, pasi të jetë konsultuar me palët ndërgjyqëse.​​ 

400.4 Seanca përgatitore mbahet, si rregull, më së voni brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën gjykatës i ka arritur përgjigja në padi e të paditurit.

Neni 402

402.1 Në letërthirrjen për në seancë përgatitore gjykata i njofton palët për pasojat e mosardhjes në seancë, si dhe për detyrën që më së voni në seancën përgatitore duhet t’i parashtrojnë të gjitha faktet në të cilat i mbështesin kërkesat e tyre, si dhe t’i propozojnë të gjitha provat që dëshirojnë të merren gjatë procedurës, por edhe që në seancë t’i sjellin të gjitha shkresat dhe sendet që dëshirojnë t’i përdorin si mjete provuese. 402.2 Letërthirrja për në seancë përgatitore, si rregull, u dërgohet palëve së paku shtatë (7) ditë para ditës në të cilën mbahet ajo.

 

Neni 409

409.1 Në qoftë se në seancën përgatitore nuk vjen pala paditëse, edhe pse është thirrur rregullisht, padia konsiderohet e tërhequr, përveç kur i padituri kërkon që seanca të mbahet. 409.2 Po që se në seancën përgatitore nuk vjen i padituri që është thirrur rregullisht shqyrtimi vazhdon të bëhet me palën paditëse të pranishme.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse​​ parashtruesja e​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

[...]

 

Neni 21

[Parimet e përgjithshme]

[...]

4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen më tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”

 

Neni 49

[Afatet]

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura,​​ Gjykata vlerëson se parashtruesja e​​ kërkesës është palë e autorizuar, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës;​​ ajo e​​ konteston kushtetutshmërinë e një akti të një autoriteti publik, përkatësisht​​ tejzgjatjen e procedurës gjyqësore në rastin [C. nr. 546/18], që është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit;​​ i​​ ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe ​​ kërkesën e ka parashtruar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, siç parasheh neni 49 i Ligjit.

 

  • Gjykata konstaton se kërkesa e parashtrueses së​​ kërkesës​​ i​​ plotëson​​ kriteret e​​ pranueshmërisë​​ ​​ përcaktuara​​ përmes​​ paragrafit (1)​​ ​​ rregullit​​ 39​​ ​​ Rregullores​​ ​​ punës,​​ dhe nuk mund​​ ​​ shpallet qartazi e pabazuar​​ mbi​​ bazën​​ e paragrafit (2)​​ ​​ rregullit 39 ​​ ​​ Rregullores​​ ​​ punës.​​ Gjykata konstaton se​​ kërkesa është​​ e pranueshme dhe duhet​​ ​​ shqyrtohet​​ ​​ merita.​​ 

 

Meritat​​ ​​ 

 

  • Gjykata rikujton se,​​ parashtruesja e kërkesës kishte dorëzuar padi në Gjykatën Komunale në Gjakovë më 11 dhjetor 2008, për vërtetim të pronësisë, kundër 4 (katër) të paditurve të cilët jetonin jashtë Kosovës. Ajo pretendonte që e kishte blerë një pronë të paluajtshme në sipërfaqe prej 0.0596 ha, mirëpo të paditurit refuzonin bartjen e pronësisë në emrin e saj. Nëpërmjet kërkesëpadisë ajo kërkonte caktimin e masës së përkohshme dhe njohjen e pronësisë ndaj pronës në fjalë. Të paditurit në anën tjetër, pretendonin që pronën e kishte shitur babai i tyre te një person tjetër dhe jo te parashtruesja e kërkesës, prandaj kjo e fundit nuk kishte legjitimitet juridik në këtë kontest.

 

  • Gjykata​​ më tutje thekson​​ se, të paditurit jetonin jashtë Kosovës dhe u vendos që komunikimi me ata të bëhej nëpërmjet ftesave të dërguara nga Ministria e Drejtësisë. Më 21 shkurt 2018 Gjykata Themelore e ndërpreu procedurën kontestimore për shkak të vdekjes së njërës nga të paditurit, deri në momentin kur të përcaktoheshin trashëgimtarët e saj apo kur Gjykata Themelore do të vendoste t’i thërriste ata. Procedura kontestimore u rinis përsëri me kërkesë të parashtrueses së kërkesës më 6 shtator 2018. ​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se, Gjykata Komunale dhe Gjykata Themelore mbajtën gjithsej 17 (shtatëmbëdhjetë) seanca gjyqësore, shumica prej tyre me karakter përgatitor. Në shumicën e rasteve, seancat gjyqësore u shtynë për shkak të mungesës së të paditurive, në pak raste për shkak të mungesës së parashtrueses së kërkesës, e ndonjëherë për arsye objektive. Seanca e fundit gjyqësore u mbajt më 27 janar 2022. Parashtruesja e kërkesës paraqiti kërkesa në Gjykatën Themelore për caktimin e seancave të reja gjyqësore dhe vazhdimin e procedurës kontestimore, mirëpo çështja mbeti pezull dhe nuk u mor asnjë vendim për meritat e kërkesëpadisë.

 

Pretendimi për shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të Konventës

 

  • Gjykata ripërsërit​​ se, parashtruesja e kërkesës pretendon që Gjykata Themelore ka mundur të caktonte masën e përkohshme ndaj pronës në fjalë, të kërkuar nga ajo, sepse ekzistonin të gjitha provat se kërkesa për masë të përkohshme ishte e bazuar dhe se Gjykata Themelore duhej të vepronte në mënyrë urgjente.​​ 

 

  • Gjykata​​ konstaton​​ se, parashtruesja e kërkesës pretendon që Gjykata Themelore është vonuar pa arsye në trajtimin e kontestit pronësor, dhe ka dështuar të zgjidhë çështjen brenda një afati të arsyeshëm kohor. Parashtruesja e kërkesës pretendon se Gjykata Themelore ka shkelur të drejtën e saj për një proces të rregullt gjyqësor, të garantuar me nenin 31.2 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6.1 të KEDNJ-së. Ajo kërkon që Gjykata: (i) të konstatojë se ka pasur shkelje kushtetuese; (ii) të kompensoj parashtruesen e kërkesës në shumën prej 10.000.00 (dhjetëmijë) euro; dhe (iii) të urdhëroj Gjykatën Themelore që në një afat prej 6 (gjashtë) muajsh të njoftoj Gjykatën në lidhje me masat e ndërmarra për zbatimin e aktgjykimit.​​ 

 

  • Gjykata në vijim do të vlerësojë meritat e kërkesës. Gjatë vlerësimit Gjykata do të:​​ (i) pasqyrojë të gjitha parimet e përgjithshme në lidhje me tejzgjatjen e procedurës gjyqësore, sipas praktikës së GJEDNJ-së dhe praktikës së Gjykatës; dhe (ii) do të aplikoj parimet e përgjithshme në rrethanat e rastit konkret.

 

  • Përcaktimi i kohëzgjatjes së procedurës​​ 

 

  • Gjykata rikujton se, bazuar në praktikën e saj dhe të GJEDNJ-së, përllogaritja e kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore fillon nga momenti kur gjykata kompetente vihet në lëvizje me kërkesë të palës për vendosjen e një të drejtë apo interesi legjitim të pretenduar (rasti i GJEDNJ-së,​​ Poiss kundër Austrisë, nr.9816/82, Aktgjykim i 23 prillit 1987, para. 50; shih rastin e Gjykatës​​ KI127/15, parashtrues Mile Vasović, Aktvendim për papranueshmëri i 5 qershorit 2017; rasti​​ KI19/17, parashtrues Fatos Dervishaj, Aktvendim për papranueshmëri i 20 shkurtit 2018).​​ 

 

  • Në përllogaritjen e kohëzgjatjes së procedurës, merret për bazë​​ e​​ gjithë procedura në tërësi, përfshirë këtu edhe procedurat e apelimit (rasti i GJEDNJ-së,​​ Konig kundër Gjermnisë,​​ nr.6232/73, Aktgjykim i 28 qershorit 1978, para. 98).​​ Procesi gjyqësor konsiderohet i përfunduar në momentin e nxjerrjes së vendimit përfundimtar nga instanca e fundit gjyqësore (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Eckle kundër Republikës Federale të Gjermanisë, nr.8130/78, Aktgjykim i 15 korrikut 1982, para. 74; rasti i Gjykatës,​​ KI177/19, parashtrues NNT “Sokoli”, Aktgjykim i 29 marsit 2021; rasti i GJEDNJ-së,​​ Poiss kundër Austrisë, nr.9816/82, Aktgjykim i 23 prillit 1987, para. 50).

 

  • Ekzekutimi i një vendimi gjyqësor konsiderohet pjesë integrale e gjithë procedurës, dhe përfshihet në përllogaritjen ​​ e kohës e zgjatjes së asaj procedure (rasti i GJEDNJ-së,​​ Martins Moreira kundër Portugalisë, nr.11371/85, Aktgjykim i 26 tetorit 1988, para. 44). Përllogaritja e kohëzgjatjes së procedurës nuk ndërpritet deri në momentin kur e drejta e fituar bëhet efektive (rasti i GJEDNJ-së,​​ Estima Jorge kundër Portugalisë, nr. 24550/94, Aktgjykim i 21 prillit 1998, para. 36-38).

 

  • Parimet e përgjithshme të kohëzgjatjes së procedurës

  • Gjykata rikujton se është detyrim i shtetit që të organizojë sistemin e drejtësisë në mënyrë të tillë që gjykatat të mund të garantojnë të drejtat e secilit për një vendim përfundimtar gjyqësor, në lidhje me të drejtat dhe obligimet civile të tyre brenda një afati të arsyeshëm kohor (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Comingersoll kundër Portugalisë, nr.35382/97, Aktgjykim i 6 prillit 2000, para. 24; rasti i GJEDNJ-së,​​ Lupeni Greek​​ Catholic Parish dhe të tjerët kundër Rumanisë, nr.76943/11, Aktgjykim i 29 nëntorit 2016, para. 142).

 

  • Gjykata rikujton se, administrimi i drejtësisë pa vonesa është shumë i rëndësishëm për të mos e rrezikuar efikasitetin dhe kredibilitetin e sistemit të drejtësisë (rasti i GJEDNJ-së,​​ Scordino kundër Italisë​​ (no.1), nr.36813, Aktgjykim i 29 marsit 2006, para. 224-225). Zgjatja e tepruar e administrimit të drejtësisë, përbën një nga rreziqet kryesore kundër sundimit të ligjit. Kur shkeljet në lidhje me zgjatjen e procedurave gjyqësore bëhen të shpeshta ​​ dhe nuk janë raste të izoluara, atëherë akumulimi i këtyre shkeljeve përbën një praktikë e cila nuk është në përputhje me KEDNJ-në (rasti i GJEDNJ-së, ​​ Bottazzi kundër Italisë, nr.34884/97, Aktgjykim 28 korrik 1999, para. 22).

 

  • Arsyeshmëria e zgjatjes së një procesi gjyqësor duhet të vlerësohet duke u bazuar në rrethanat përkatëse të secilit rast (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Frydlender kundër Francës, nr.30979/96, Aktgjykim i 27 qershorit 2000, para. 43) Vlerësimi për arsyeshmërinë e zgjatjes së procedurave gjyqësore duhet të bëhet mbi bazën e karakteristikave të një rasti: për shembull, në çështjen e ndarjes së trashëgimisë ndërmjet pasardhësve të një personi të vdekur, që zgjati më shumë se 22 vite (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Omdahl kundër Norvegjisë, nr.46371/18, Aktgjykim i 6 shtatorit 2021, para. 471, 54-55).

 

  • Arsyeshmëria e zgjatjes së procedurës gjyqësore matet duke u bazuar në këto kritere kryesore: kompleksiteti i rastit, sjellja e palës, sjellja e autoriteteve shtetërore, dhe rëndësia e asaj se çfarë është në rrezik për palën në kontestin gjyqësor (rasti i GJEDNJ-së,​​ Surmeli kundër Gjermanisë,​​ nr.75529/01, Aktgjykim i 8 qershorit 2006, para. 128; rasti i GJEDNJ-së,​​ Nicolae Virgiliu Tanase kundër Rumanisë, nr.41720/13, Aktgjykim i 25 qershorit 2019, para. 209).

 

  • Kriteret e vlerësimit të arsyeshmërisë së kohëzgjatjes së procedurës

 

  • Kompleksiteti i rastit

  • Sipas praktikës së GJEDNJ-së, kompleksiteti i rastit mund të ndërlidhet me çështjet faktike dhe ligjore; me përfshirjen e disa palëve në procedurë; me një numër të caktuar provash që duhet trajtuar para gjykatave të rregullta; apo edhe me një numër më të madh të raporteve të ekspertëve që kërkohen (rasti i GJEDNJ-së,​​ Papachelas kundër Greqisë, nr. 31423/96, Aktgjykim i 25 marsit 1999; rasti i GJEDNj-së,​​ Katte Klitsche de la Grange kundër Italisë, nr. 12539/86, Aktgjykim i 27 tetorit 1994, para. 55; rasti i GJEDNj-së,​​ H. kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 9580/81, Aktgjykim i 8 korrikut 1987, para. 72; rasti i GJEDNJ-së,​​ Humen kundër Polonisë, nr. 26614/95, Aktgjykim i 15 tetorit 1999, para. 63;​​ rasti i GJEDNJ-së,​​ Nicolae​​ Virgiliu Tanase kundër Romanisë, nr. 41720/13, Aktgjykim i 25 qershorit 2019, para. 210).

 

  • Edhe në rastet kur nuk një procedurë nuk është komplekse, mungesa e qartësisë dhe parashikueshmërisë në legjislacionin vendor, mund të vështirësojë zgjidhjen e rastit dhe të kontribuojë në kohëzgjatjen e procedurës (rasti i GJEDNj-së,​​ Lupeni Greek Catholic Parish dhe të tjerët kundër Rumanisë, nr. 76943/11, Aktgjykim i 29 nëntorit 2016, para. 150).

 

  • Sjellja e palës

  • Sipas GJEDNJ-së, neni 6 i KEDNJ-së nuk kërkon nga pala bashkëpunim aktiv me autoritetet gjyqësore, e as nuk mund të fajësohet për përdorimin e mjeteve juridike sipas legjislacionit në fuqi. Megjithatë, autoritetet shtetërore nuk mund të mbahen përgjegjëse nëse këto veprime ndikojnë në kohëzgjatjen e procedurës (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Erkner dhe Hofauer kundër Austrisë, nr. 9616/81, Aktgjykim i 23 prillit 1987, para. 68; rasti i GJEDNJ-së,​​ Nicolae Virgiliu​​ Tanase​​ kundër Rumanisë, cituar më lart, para. 211).

 

  • Nga pala kërkohet vetëm të jetë i vëmendshëm në ndërmarrjen e hapave procedurale, dhe të mos përdor taktika për të shtyrë në favor të tij procedurën (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Union Alemntaria Sanders S.A kundër Spanjës, nr. 11681/85, Aktgjykim i 7 korrikut 1989, para. 35). Sjellja e palës përbën një fakt objektiv që nuk mund t’i mveshet autoriteteve shtetërore, dhe duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit nëse procedura ishte kryer brenda një periudhe të arsyeshme kohore (rasti i GJEDNJ-së,​​ Eiesinger kundër Austrisë,​​ nr. 11796/85, para. 57). Vetëm vonesat që i atribuohen shtetit mund të ndikojnë në përcaktimin nëse procedurat nuk kishin përfunduar brenda një afati të arsyeshëm kohor (rasti i GJEDNJ-së,​​ Humer kundër Polonisë, cituar më lart, para. 66).​​ 

 

  • Disa shembuj që kanë të bëjnë me sjelljen e palës: mungesa e vullnetit të palës për të dorëzuar shkresat mund të ndikojë në ngadalësimin e procedurës; ndryshimi i shpeshtë i avokatit; përpjekjet për të arritur marrëveshje jashtëgjyqësorë; nisja e procedurës përpara gjykatës që nuk ka juridiksion për çështjen; mungesa e kujdesit në ndërmarrjen e hapave procedurale (rasti i GJEDNJ-së,​​ Vernillo kundër Francës, nr. 11889/85, Aktgjykim i 20 shkurtit 1991, para. 34; rasti i GJEDNJ-së,​​ Konig kundër Gjermanisë, cituar më lart, para. 103; rasti i GJEDNJ-së,​​ Pizzetti kundër Italisë,​​ nr. 12444/86, Aktgjykim i 26 shkurtit 1993, para. 18; rasti i GJEDNJ-së,​​ Beaumartin kundër Francës, nr. 15287/89, Aktgjykim i 24 nëntorit 1994, para. 33; rasti i GJEDNJ-së,​​ Keaney kundër Irlandës, nr. 72060/17, Aktgjykim i 30 prillit 2020, para. 95).

 

  • Sjellja e autoriteteve kompetente

  • Shteti mban përgjegjësi për të gjitha autoritetet: jo vetëm për sistemin gjyqësor, por për të gjitha institucionet publike (rasti i GJEDNJ-së,​​ Martins Moreira kundër Portugalisë,​​ cituar më lart, para. 60) Gjatë vlerësimit nëse procedura është kryer brenda një afati të arsyeshëm kohor, Gjykata duhet të vlerësojë procedurën në tërësi: përkundër që shteti mund të jetë përgjegjës për defekte të caktuara procedurale, megjithatë, kjo nuk e përjashton mundësinë që të ketë vepruar në përputhje me detyrat e veta për ta shqyrtuar rastin në mënyrë të shpejtë (rasti i GJEDNJ-së,​​ Nicolae Virgiliu Tanase kundër Rumanisë, cituar më lart, para. 211).

 

  • Shkaktimi i vonesave nga ndërrimi i shpeshtë i gjyqtarëve, nuk e shmangë përgjegjësinë e shtetit për kryerjen e procedurave brenda afateve të arsyeshme kohore, sepse është detyrë​​ e shtetit që të organizojë sistemin e drejtësisë në mënyrë të përshtatshme (rasti i GJEDNJ-së,​​ Lechner dhe Hess kundër Austrisë, nr. 9316/81, Aktgjykim i 23 prillit 1987, para. 58). Mbingarkesa kronike e lëndëve nuk mund të shërbejë si arsyetim për tejzgjatjen e procedurave (rasti i GJEDNJ-së,​​ Probtstmeier kundër Gjermanisë, nr. 20950/92, Aktgjykim i 1 korrikut 1997, para. 64). Vonesat e shkaktuara nga reformat që synojnë të përshpejtojnë zgjidhjen e rasteve, nuk mund poashtu të shërbejnë si arsyetim për tejzgjatje të procedurës, për shkak se është përgjegjësi dhe detyrë e shtetit të organizojë sistemin e drejtësisë në mënyrë që të shmang tejzgjatjen e procedurave në rastet e mbetura pa u zgjidhur (rasti i GJEDNJ-së,​​ Fisanotti kundër Italisë,​​ nr. 32305/96, Aktgjykim i 23 prillit 1998, para. 22).

 

  • Gjykata në praktikën e vet ka theksuar se gjykatat e rregullta duhet të kenë parasysh obligimin kushtetues dhe ligjor, që çështjet t’i finalizojnë brenda një afati të arsyeshëm, në mënyrë që vonesat e tejzgjatura të mos shkaktojnë pasiguri tek palët. Gjykatat nuk mund të lejojnë që rasti të bartet pafundësisht prej një instance gjyqësore te tjetra. Në të kundërtën, besimi i publikut ndaj rendit juridik do të rrezikohej (rasti i Gjykatës,​​ KI06/21,​​ parashtrues Dragan Mihajlović, Aktgjykim i 22 dhjetorit 2022, para. 67).

 

  • Rëndësia e asaj se çfarë është në rrezik për palën në​​ kontest

  • Sipas praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, ekzistojnë kategori të caktuara të rasteve, të cilat, për nga natyra e tyre duhet të trajtohen me kujdes të veçantë dhe të vendosen me shpejtësi më të madhe. Shembuj të këtyre kategorive të rasteve përfshijnë:​​ 

 

  • Rastat që ndërlidhen me statusin civil (çështja e divorcit, vërtetimi i atësisë) (rastet e GJEDNJ-së:​​ Bock kundër Gjermanisë, nr.11118/84, Aktgjykim i 29 marsit 1989, para. 49;​​ Mikulić​​ kundër Kroacisë, nr.53176/99, Aktgjykim i 7 shkurtit 2002, para. 44).

 

 

 

  • Rastet që ndërlidhen me persona të cilët vuajnë nga “sëmundje të pashërueshme” dhe kanë “pritje të reduktuar të jetëgjatësisë” (rastet e GJEDNJ-së:​​ X kundër Francës, nr.18020/91, Aktgjykim i 31 marsit 1992, para. 47;​​ A dhe të tjerët kundër Danimarkës, nr.20826/92, Aktgjykim i 8 shkurtit 1996, para. 78-81).

 

  • Rastet që lidhen me pretendimet për ushtrim të dhunës nga zyrtarët policor (rasti i GJEDNJ-së,​​ Caloc kundër Francës, nr.33951/96, Aktgjykim i 20 korrikut 2000, para. 120).

 

 

  • Disa raste të tjera nuk kërkojnë vëmendje të shtuar, për shembull, rastet që lidhen me kompensimin e dëmit të shkaktuar në aksidente rrugore, apo rastet që kanë të bëjnë me ndarjen e trashëgimisë ndërmjet trashëgimtarëve të personit të vdekur (rastet e GJEDNJ-së,​​ Nicolae Virgiliu Tanase kundër Romanisë, nr.41720/13, Aktgjykim i 25 qershorit 2019, para. 213;​​ Omdahl kundër Norvegjisë, nr.46371/18, Aktgjykim i 22 prillit 2021, para. 63-64).​​ 

 

Aplikimi i këtyre parimeve​​ ​​ rrethanat e rastit konkret

(i) Përcaktimi i kohëzgjatjes së procedurës​​ 

  • Gjykata vëren se, parashtruesja e​​ kërkesës për herë të parë parashtroi padi në Gjykatën Themelore, më 11 dhjetor 2008. Seanca e fundit gjyqësore e mbajtur nga Gjykata Themelore, ishte më 27 janar 2022. Gjykata vëren se, procedura gjyqësore në Gjykatën Themelore ende nuk ka vazhduar që nga koha e mbajtjes së seancës së fundit gjyqësore, deri në momentin kur parashtruesja e​​ kërkesës e dorëzoi kërkesën e​​ saj​​ në Gjykatë, më 15 mars 2023. Gjykata vlerëson se, periudha që do të merret parasysh për përllogaritjen e afatit fillon nga 11​​ dhjetori 2008 (kur parashtruesja e​​ kërkesës ka parashtruar padinë në Gjykatën Komunale), deri më 15 mars 2023 (kur parashtruesja e​​ kërkesës​​ e​​ dorëzoi kërkesën në Gjykatë). Pra, më shumë se 14​​ vjet.

 

(ii) Kriteret e vlerësimit të arsyeshmërisë së kohëzgjatjes së procedurës

  • Kompleksiteti i rastit

  • Gjykata vëren se, parashtruesja e kërkesës parashtroi padi për vërtetim të pronësisë në lidhje me​​ paluajtshmërinë​​ në sipërfaqe prej 0.05.96 ha. Ajo pretendonte që pronën në fjalë e kishte blerë nga një person me emrin SH.B., ndërsa ky i fundit e kishe blerë paraprakisht nga të paditurit, më 19 prill 1996. Megjithatë, të paditurit refuzuan bartjen e pronësisë së paluajtshmërisë te parashtruesja e kërkesës.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se, në anën tjetër, të paditurit nëpërmjet përgjigjes​​ në padi pretendonin se babai i tyre ia kishte​​ shitur​​ paluajtshmërinë personit SH.B.​​ me një çmim simbolik, me kushtin që ky i fundit të mos e tjetërsonte​​ pronën te personat e tretë pa pëlqimin paraprak të tij.

 

  • Gjykata vëren se, parashtruesja e kërkesës ia bashkëngjiti disa prova kërkesëpadisë: fletëposedimin e pronës, kontratën e nënshkruar ndërmjet të paditurve dhe personit SH.B., si dhe propozoi të dëgjoheshin katër dëshmitarë. Ndërsa, të paditurit propozuan dëgjimin e një dëshmitari, dhe sipas nevojës të thirreshin edhe dëshmitarë të tjerë.​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se, çështjet që lidhen me vërtetimin e pronësisë mund të jenë të komplikuara dhe jo të lehta për tu zgjidhur. Megjithatë, bazuar në rrethanat e rastit, provat​​ e paraqitura dhe numrin jo të madh të dëshmitarëve të propozuar, Gjykata vlerëson se rasti në fjalë nuk mund të konsiderohet i komplikuar për tu vendosur.​​ 

 

(b) Sjellja e palës

 

  • Gjykata vëren se, parashtruesja e kërkesës kishte parashtruar kërkesëpadinë në Gjykatën Komunale, nëpërmjet së cilës kërkonte vërtetimin e pronësisë dhe caktimin e masës së sigurimit në lidhje me paluajtshmërinë e kontestuar. Ky ishte mjeti i parë juridik të cilën e kishte përdorur parashtruesja e kërkesës, me të cilin e kishte filluar procedurën gjyqësore ndaj të paditurve.

 

  • Gjykata vëren se, Gjykata Komunale, pastaj Gjykata Themelore, mbajtën gjithsejtë 17 seanca gjyqësore në lidhje me këtë çështje: në 15 sosh parashtruesja e kërkesës kishte marrë pjesë, ndërsa kishte munguar në ​​ vetëm dy seanca gjyqësore. Në rastet e mungesës, parashtruesja e kërkesës kishte njoftuar paraprakisht Gjykatën Themelore për arsyet e mospjesëmarrjes, përfshirë këtu edhe gjendjen e rënduar shëndetësore të avokatit të saj.​​ 

 

  • Gjykata vëren se, parashtruesja e kërkesës dhe të paditurit kishin propozuar shtyrjen e një seance, sepse ishin në bisedime për ta zgjidhur kontestin në mënyrë jashtëgjyqësore.​​ 

 

  • Gjykata vëren se, Gjykata Themelore në seancën e 1 shtatorit 2016, kishte kërkuar nga parashtruesja e kërkesës përkthimin e notave verbale, nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe, për të konstatuar nëse të paditurit ishin ftuar në mënyrë të rregullt nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, Gjykata Themelore nxori aktvendim nëpërmjet​​ të cilit​​ e njoftoi palën për pasojat juridike në rast të mos përkthimit. Parashtruesja e kërkesës kishte kërkuar një afat shtesë për të kryer përkthimin e kërkuar. Gjykata vëren se, pastaj ishte ndërprerë procedura kontestimore, për shkak të vdekjes së njërës nga të paditurit.​​ 

 

  • Gjykata vëren​​ se, parashtruesja e kërkesës parashtroi kërkesë për vazhdimin e procedurës së ndërprerë. Gjykata Themelore kërkoi nga kjo e fundit që të përkthente kërkesën në fjalë, në mënyrë që të komunikohej me të paditurit në gjuhën që ata e kishin në përdorim. Parashtruesja e kërkesës ia përcolli Gjykatës Themelore dokumentet e përkthyera në gjuhën gjermane, duke e përmbushur obligim e saj.​​ 

 

  • Gjykata vëren se, parashtruesja e kërkesës kishte kërkuar edhe në një rast tjetër shtyrjen e seancës gjyqësore, në të cilën kishin munguar të paditurit, dhe kishte kërkuar afat shtesë në mënyrë që ajo personalisht të siguronte pjesëmarrjen e tyre.

 

  • Gjykata vëren se, nga 27 janari 2022 kur u mbajt seanca e fundit gjyqësore, parashtruesja e kërkesës kishte paraqitur në Gjykatën Themelore tre kërkesa për caktimin e seancës së re, me pretendimin se ishin plotësuar të gjitha kushtet ligjore. Përkundër kësaj, nuk ishte caktuar ndonjë seancë e re deri në momentin kur parashtruesja​​ e kërkesës​​ e paraqiti ankesën në Gjykatë.​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se parashtruesja e kërkesës kishte marrë pjesë pothuajse në të gjitha seancat gjyqësore. Edhe në rastet kur kishte munguar, avokati i saj kishte paraqitur arsye bindëse për mospjesëmarrje. Në dy raste të tjera, ajo kishte kërkuar shtyrjen e seancës, sepse ishin përpjekur me të paditurit të gjenin zgjidhje jashtëgjyqësore, respektivisht kishte marrë përsipër sigurimin e pjesëmarrjes së të paditurve në seancë, përkundër që nuk ishte përgjegjësia e saj ligjore për ta bërë një gjë të tillë. Megjithatë, Gjykata vlerëson se këto veprime nuk kishin për qëllim zvarritjen e procedurës gjyqësore, por më shumë tregojnë​​ për interesimin e parashtrueses​​ së kërkesës​​ për përfundimin e procedurës në një afat sa më të shpejtë kohor.​​ 

 

  • Së dyti, Gjykata vlerëson se, parashtruesja e kërkesës pas vendimit për pezullimin e procedurës, për shkak të vdekjes së njërës nga të paditurve, kishte parashtruar kërkesë për vazhdimin e procedurës kontestimore. Përpos që i përcaktoi trashëgimtarët e të paditurës së vdekur, parashtruesja​​ e kërkesës​​ e kishte njoftuar Gjykatën Themelore edhe për adresat e tyre. Gjithashtu, Gjykata vlerëson se parashtruesja e kërkesës kishte kryer obligimet e përcaktuara nga Gjykata Themelore në lidhje me përkthimin e dokumenteve në gjuhën gjermane, përkatësisht kërkesën e saj dhe aktvendimin. ​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se, parashtruesja e kërkesës që nga parashtrimi i padisë ishte treguar aktive dhe e interesuar gjatë gjithë procedurës gjyqësore, dhe nuk mund t’i atribuohen vonesat veprimeve të saj.​​ Gjykata vlerëson se, parashtruesja e kërkesës nuk kishte kontribuar në vonesat dhe shtyrjet e seancave gjyqësore. Përkundrazi, ajo u tregua e vëmendshme me rrjedhën e procedurës dhe bëri të gjitha përpjekjet për përfundimin e saj. Nga koha kur u mbajt seanca e fundit gjyqësore, parashtruesja​​ e kërkesës​​ kishte parashtruar tre kërkesa për vazhdimin e procedurës kontestimore dhe caktimin e seancës së radhës.​​ 

 

(c)​​ Sjellja e autoriteteve

 

  • Gjykata vëren se, Gjykata Komunale, pastaj Gjykata Themelore, mbajtën një numër të madh të seancave gjyqësore, 17 gjithsej. Pothuajse të gjitha seancat kishin karakter përgatitor dhe u shtynë në të shumtën e raste për shkak të mospjesëmarrjes së të paditurve.​​ 

 

  • Gjykata vëren se, në seancën e parë gjyqësore të mbajtur nga Gjykata Komunale, u konstatua se dy nga të paditurit jetonin në botën e jashtme. Gjatë procedurës gjyqësore, komunikimi me të paditurit u bë nëpërmjet ftesave të dërguara në Ministrinë e Drejtësisë.​​ 

 

  • Gjykata vëren se, nga 27 janari 2010 deri më 6 janar 2016, nuk u mbajt asnjë seancë gjyqësore, në një periudhë prej 6 (gjashtë) vitesh. Kjo ishe periudha më e gjatë brenda së cilës nuk u zhvillua procedura kontestimore. Ndërsa, nga 21 shkurti 2018, kur u ndërpre procedura gjyqësore, seanca e radhës u mbajt më 28 shtator 2020, një periudhë prej më shumë se 2 (dy) vitesh.​​ 

 

  • Gjykata vëren se, Gjykata Themelore mbajti seancën e fundit gjyqësore, shikimin në vendin e ngjarjes, në të cilën mori pjesë parashtruesja e kërkesës dhe eksperti i gjeodezisë. Seanca u shty për shkak të mungesës së të paditurve.

 

  • Gjykata vëren se, Gjykata Themelore nuk mbajti dy seanca gjyqësore të përcaktuara paraprakisht, për shkak të sëmundjes infektive COVID-19. Ndërsa, seanca e fundit e paraparë më 24 mars 2022, nuk u mbajt për shkak se gjyqtari i çështjes ishte avancuar në Gjykatën e Apelit.​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se, Gjykata Komunale, pastaj Gjykata Themelore, mbajtën numër të konsiderueshëm të seancave përgatitore, pa arritur që të shqyrtohen meritat e kërkesëpadisë. Gjykata e pranon faktin që të paditurit jetonin në botën e jashtme dhe pjesëmarrja e tyre në seanca ishte e vështirë të sigurohej. Megjithatë, Gjykata vlerëson se nuk mund të konsiderohet e arsyeshme një periudhë kaq e gjatë kohore, më shumë se 14​​ (katërmbëdhjetë) vjet, brenda së cilës gjykatat e shkallës së parë të mos mund të nxjerrin një vendim meritor mbi çështjen.​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se, në seancën e parë të mbajtur në Gjykatën Komunale, parashtruesja e kërkesës kishte kërkuar caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm për të paditurit që jetonin në botën e jashtme. Gjykata vlerëson se, gjykatat e shkallës së parë morën veprime për të komunikuar me të paditurit, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, mirëpo në shumë raste nuk arritën të vërtetonin nëse ftesat ishin dërguar me rregull. Gjykata vlerëson se, gjykatat e rregullta kishin mundur të caktonin përfaqësuesit e përkohshëm për të paditurit që nuk merrnin pjesë në seancat gjyqësore, apo kur​​ komunikimi me ta ishte i vështirë. Në këtë mënyrë, do të dinamizohej procedura gjyqësore dhe të paditurit nuk do të mund të zvarritnin çështjen me mungesat e tyre.​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se, Ligji për Procedurës Kontestimore parasheh mundësinë që gjykatat e rregullta t’i caktojnë palës së paditur përfaqësuesin e përkohshëm, në rastet kur i padituri ndodhet jashtë shtetit, kurse dërgimi i shkresave nuk ka mundur të bëhej. Sipas Ligjit, përfaqësuesi i përkohshëm që caktohet nga radha e avokatëve, i ka të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë e përfaqësuesit ligjor. Në rastet e tilla, bëhet shpallja publike e cila botohet në gazetën zyrtare dhe afishohet në tabelën e gjykatës së çështjes. Gjykata vlerëson se, gjykatat e shkallës së parë nuk e përdorën këtë mundësi dhe kjo shkaktoi tejzgjatje të​​ procedurës​​ gjyqësore.

 

  • Gjykata e merr parasysh faktin që procedura kontestimore në këtë çështje ishte ndërprerë për shkak të vdekjes së njërës nga të paditurit; në një rast palët kishin provuar të merreshin vesh në​​ mënyrë​​ jashtëgjyqësore;​​ që dy seanca ishin shtyrë për shkak të​​ sëmundjes infektive COVID-19 dhe një​​ tjetër për shkak të​​ avancimit të​​ gjyqtarit të​​ çështjes. Megjithatë, asnjëra nga këto fakte nuk përbën arsyetim për gjykatat e shkallës së parë, në masën sa të kenë ndikuar në tejzgjatje të procedurave.​​ 

 

(d)​​ Rëndësia e asaj se çfarë është në rrezik për palën në kontekst

  • Gjykata​​ ripërsërit​​ se, bazuar në​​ praktikën e GJEDNJ-së, ekzistojnë​​ kategori të​​ caktuara të​​ rasteve të​​ cilat kërkojnë​​ vëmendje të​​ shtuar dhe vendimmarrje më​​ ​​ shpejtë, për shembull:​​ çështjet e statusit civil, rastet e kujdestarisë​​ ​​ fëmijëve, rastet nga marrëdhënia e punës.​​ 

 

  • Gjykata vëren se, rasti në​​ fjalë​​ nuk bën pjesë​​ ​​ kategorinë​​ e rasteve që​​ për nga natyra juridike kërkon zgjidhje më​​ ​​ shpejtë​​ dhe kujdes të​​ shtuar. Megjithatë, Gjykata vlerëson se kjo nuk nënkupton që​​ rastet e tjera duhet zgjidhur me neglizhencë​​ dhe në​​ afate të​​ tejzgjatura kohore, të​​ cilat nuk mund të​​ konsiderohen të​​ arsyeshme.

 

  • Gjykata vlerëson se, gjykatat e rregullta duhet t’i trajtojnë​​ pretendimet për pronësi në​​ afate sa më​​ ​​ arsyeshme kohore, të​​ ndërmarrin veprime dhe të​​ tregohen aktive deri në​​ zgjidhjen përfundimtare të​​ çështjes, bazuar edhe në​​ kompleksitetin​​ e rastit.​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se, periudha prej 14 vitesh është tejet e gjatë sa për ta konsideruar të arsyeshme, aq më tepër kur nuk u morë asnjë vendim meritor mbi çështjen në gjykatën e shkallës së parë.

​​ 

  • Gjykata konstaton se ka pasur shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

Efektet​​ juridike të këtij Aktgjykimi

 

  • Gjykata​​ ripërsërit​​ se, nuk ka autorizime ligjore për caktimin e ndonjë​​ lloji të​​ kompensimit për rastet në​​ të​​ cilat konstaton shkelje të​​ Kushtetutës dhe​​ KEDNj-së​​ (rastet e Gjykatës,​​ KI10/18,​​ parashtrues​​ Fahri Deqani, Aktgjykim i 8 tetorit 2019, para. 119;​​ KI108/18, parashtrues​​ Blerta Morina, Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri​​ i 5 shtatorit 2019, para. 197;​​ KI19/21, parashtrues​​ Sadik Pllana, Aktgjykim i 18 korrikut 2022 para. 115;​​ KI06/21, parashtrues​​ Dragan Mihajlović, Aktgjykim i 22 dhjetorit 2022).

 

  • Gjykata​​ ripërsërit​​ se, në​​ disa raste, gjetja e shkeljes kushtetuese paraqet një​​ lloj të​​ “shpërblimit të​​ drejtë, sidomos kur parashtruesi ka mundur të​​ pësoj një​​ dëm jo material. Megjithatë, individët mund të​​ kërkojnë​​ dëmshpërblim nga autoritetet publike në​​ rast të​​ konstatimit të​​ shkeljes së​​ të​​ drejtave dhe lirive të​​ tyre kushtetuese. Në​​ rastet kur vetëm konstatimi i shkeljes nuk mjafton dhe kompensimi monetar​​ është​​ i domosdoshëm, individët kanë​​ të​​ drejtë​​ të​​ përdorin mjetet juridike në​​ dispozicion për realizimin e të​​ drejtave të​​ tyre, përfshirë​​ kompensimin e dëmit material dhe​​ jo material​​ pranë​​ gjykatave të​​ rregullta (rastet e​​ Gjykatës​​ KI113/21, parashtruese​​ Bukurije Haxhimurati, Aktgjykim i 20 dhjetorit 2021, para. 145-151;​​ KI10/18,​​ parashtrues​​ Fahri Deqani, cituar​​ ​​ lart;​​ KI108/18, parashtrues Blerta Morina, cituar​​ ​​ lart;​​ KI06/21, parashtrues​​ Dragan Mihajlović, cituar​​ ​​ lart).

 

  • Gjykata vlerëson se,​​ pas këtij aktgjykimi nëpërmjet​​ të cilit​​ konstatohet shkelja e nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, gjykatat e rregullta duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për ta përmbyllur çështjen juridike me​​ dinamikë​​ të shtuar dhe brenda një afati sa më të shpejtë kohor.​​ 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, të neneve 27​​ dhe​​ 49​​ të Ligjit dhe në pajtim me rregullat​​ 48​​ (1) (a)​​ të Rregullores së punës, më​​ 31​​ gusht​​ 2023, njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

 

  • TË KONSTATOJË se ka pasur shkelje të​​ paragrafit 2 të​​ nenit 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përkitazi me të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm kohor;

 

  • Të urdhërojë Gjykatën Themelore që ta informojë Gjykatën Kushtetuese sa më shpejt që është e mundur,​​ por jo më larg se 6 (gjashtë) muaj, përkatësisht deri më 29 shkurt 2024,​​ lidhur me masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të kësaj Gjykate, në pajtim me rregullin 60​​ të Rregullores së punës;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë Aktgjykim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë Aktgjykim​​ në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   ​​ Gresa Caka-Nimani

 

1

Parashtruesit:

Mejrem Qehaja Rexha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile