Aktgjykim

Vlerësim i  kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Rev. nr. 434/2022] të 24 majit 2022 për plotësimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme [Rev. nr. 426/2021] të 29 qershorit 2021 dhe Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit [Ac. nr. 1148/2018], të 4 marsit 2020

Nr. të lëndës KI121/22

Parashtruesit: Mexhid Asllani, Ekrem Asllani dhe Nuredin Xhaferi

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 16​​ maj 2024

Nr. ref.:​​ AGJ 2428/24

 

 

 

 

 

 

AKTGJYKIM

 

 

rastin nr. KI121/22

 

Parashtrues

 

Mexhid Asllani, Ekrem Asllani dhe Nuredin Xhaferi

 

 

Vlerësim​​ i​​ ​​ kushtetutshmërisë së​​ 

Aktvendimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 434/2022]​​ të​​ 24​​ majit​​ 2022​​ për plotësimin​​ e Aktgjykimit [Rev. nr. 426/2021] të 29 qershorit 2021 të​​ Gjykatës Supreme​​ dhe​​ 

Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 1148/2018]​​ të​​ 4 marsit 2020​​ të​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Mexhid Asllani, Ekrem Asllani​​ dhe​​ Nuredin Xhaferi, të gjithë nga fshati Komogllavë, komuna e Ferizajt​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesit​​ e kërkesës), të​​ përfaqësuar​​ nga​​ Arbër Istrefi,​​ avokat​​ nga Prishtina.

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës​​ e​​ kontestojnë​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktvendimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 434/2022] të​​ 24​​ majit​​ 2022​​ për plotësimin e Aktgjykimit [Rev. nr. 426/2021] të 29 qershorit 2021​​ ​​ Gjykatës​​ Supreme​​ ​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Supreme)​​ dhe​​ kushtetutshmërinë e Aktgjykimit​​ [Ac.​​ nr.​​ 1148/2018] të 4 marsit 2020 të Gjykatës së Apelit,​​ në ndërlidhje me​​ Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 395/2015]​​ e​​ 23 qershorit 2017 të Gjykatës Themelore në Ferizaj​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ vendimeve​​ të​​ lartcekura, me të​​ cilat​​ parashtruesit e​​ kërkesës​​ pretendojnë​​ se​​ u​​ janë shkelur të drejtat e​​ tyre​​ të garantuara me nenet​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ si​​ dhe​​ me​​ paragrafin 1 të​​ nenit​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNj).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1​​ dhe​​ 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara],​​ në​​ nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin​​ 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht,​​ gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese​​ e Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata)​​ i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur, e cila ka shfuqizuar Rregulloren​​ e punës Nr. 01/2018 të​​ Gjykatës. Lidhur me këtë, konform​​ rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 4 gusht​​ 2022, parashtruesit e​​ kërkesës​​ e​​ dorëzuan​​ kërkesën​​ në Gjykatë.

 

  • Më 8 gusht​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës,​​ me​​ vendimin GJR.​​ KI121/22,​​ caktoi gjyqtarin​​ Nexhmi Rexhepi,​​ gjyqtar raportues dhe​​ me​​ vendimin KSH.​​ KI121/22 caktoi anëtarët e Kolegjit​​ shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Safet Hoxha dhe Radomir Laban​​ (anëtarë).

 

  • Më 15​​ gusht​​ 2022, Gjykata​​ njoftoi​​ përfaqësuesin e parashtruesve të kërkesës​​ për regjistrimin​​ e kërkesës​​ dhe një kopje të kërkesës ia​​ dërgoi​​ Gjykatës Supreme.

 

  • ​​ 6​​ dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prizren njoftoi​​ Gjykatën se​​ aktvendimi​​ i kontestuar i Gjykatës Supreme​​ i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës më 15 shkurt 2022.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’​​ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 26 korrik 2023, Gjykata kërkoi informata shtesë​​ nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Themelore në​​ Ferizaj,​​ ​​ lidhje​​ me​​ ankesën e parashtruar më 31 korrik 2017​​ nga​​ parashtruesit e kërkesës​​ në Gjykatën e Apelit.​​ 

 

  • Më 28 korrik​​ 2023, Gjykata e Apelit​​ e​​ informoi​​ Gjykatën​​ se në shkresat e lëndës të cilat mbesin në këtë gjykatë nuk ka pasur ankesa tjera, dhe se​​ Për​​ informata shtesë​​ nëse​​ ka pasur​​ ankesa të​​ tjera i drejtohemi​​ Gjykatës​​ Themelore në​​ Ferizaj,​​ për​​ shkresat e​​ lëndës​​ C.nr.395/2015”.

 

  • Më​​ 3 gusht 2023, Gjykata Themelore​​ e​​ informoi​​ Gjykatën:​​ “...​​ se mjeti​​ juridik-ankesa e palëve paditëse Mexhid Asllani, Ekrem Asllani dhe Nuredin Xhaferi​​ është​​ dorëzuar dhe protokolluar​​ ​​ Gjykatën​​ Themelore-Ferizaj, më​​ datë 5 shtator 2017”.

 

  • ​​ 8​​ shtator 2023, Gjykata sërish kërkoi informata shtesë nga​​ Gjykata​​ Themelore,​​ për të kuptuar​​ nëse kjo e​​ fundit​​ e kishte​​ proceduar​​ ankesën e parashtruesve të kërkesës në Gjykatën e Apelit​​ për shqyrtim​​ dhe vendimmarrje.​​ 

 

  • Më 25 shtator 2023, Gjykata Themelore​​ e​​ informoi Gjykatën se, ankesat e parashtruara​​ nga parashtruesit e kërkesës dhe nga Sigal Uniqua Group Austira​​ (e padituara),​​ kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore janë protokolluar në Gjykatën Themelore​​ më 5 shtator 2017​​ dhe pasi që është kompletuar lënda,​​ të njëjtat​​ janë dorëzuar​​ në Gjykatën e Apelit,​​ për procedim të mëtutjeshëm.

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 21 mars​​ 2024, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe​​ njëzëri i rekomandoi Gjykatës që ta deklarojë kërkesën të pranueshme për shqyrtim në merita. Të njëjtën ditë,​​ Gjykata në përbërje të plotë pas këshillimit,​​ me​​ pesë (5) vota​​ “për”​​ dhe katër (4)​​ “kundër”​​ konstatoi​​ shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në ndërlidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenit​​ 6 të​​ KEDNj-së.​​ Në këtë rast,​​ gjyqtari Jeton Bytyqi​​ deklaroi​​ se në​​ lidhje me konstatimet e shumicës do të paraqes​​ mendim​​ mospajtues, të cilit i është​​ ​​ bashkuar​​ dhe gjyqtari Enver Peci.

 

Përmbledhja e fakteve ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 

  • Kërkesa ka​​ të bëjë me një kontest civil​​ ndërmjet​​ parashtruesve​​ ​​ kërkesës dhe​​ kompanisë së​​ sigurimeve Sigal Uniqua Group Austria,​​ me seli në Prishtinë, në​​ lidhje me një​​ aksident​​ komunikacioni​​ ​​ kishte​​ ndodhur në​​ magjistralen​​ Ferizaj​​ -​​ Kaçanik,​​ nga​​ i cili parashtruesit e kërkesës​​ pësuan lëndime.​​ Në këtë rast,​​ për shkaktimin e aksidentit​​ ishte gjetur fajtor i siguruari​​ i kompanisë​​ Sigal Uniqua Group Austria.​​ Pas kësaj ngjarjeje parashtruesit e kërkesës kanë ndjekur​​ procedurat,​​ si më poshtë.

 

  • ​​ 15 korrik 2015,​​ parashtruesit e​​ kërkesës​​ parashtruan kërkesëpadi në Gjykatën Themelore, duke kërkuar​​ kompensimin​​ e dëmit material dhe jomaterial​​ ​​ shkaktuar nga​​ aksidenti​​ i komunikacionit në aksin rrugor ​​ Ferizaj – Kaçanik.​​ Parashtruesi i kërkesës M. Asllani në emër të dëmit kishte kërkuar 5389,00 euro, E.​​ Asllani, shumën prej 5768.00 euro dhe N. Xhaferi shumën prej 5434,00, euro.

 

  • Më 7 qershor​​ 2017, parashtruesit e kërkesës​​ e precizuan padinë​​ e tyre.​​ 

 

  • Më 23​​ qershor​​ 2017, Gjykata Themelore,​​ duke vendosur sipas kërkesëpadisë së parashtruesve të kërkesës, nxori​​ Aktgjykimin​​ C.​​ nr.​​ 395/2015, nëpërmjet të cilit:​​ 

 

I.​​  ​​​​ Aprovoi pjesërisht​​ kërkesëpadinë e parashtruesve të kërkesës;​​ 

 

II. Detyroi të​​ paditurën​​ Sigal Uniqua Group Austria,​​ ​​ ​​ emër​​ ​​ dëmit​​ jomaterial dhe​​ material​​ t’i​​ paguaj:

 

  • parashtruesit​​ të kërkesës​​ Mexhid Asllani:​​ a)​​ për​​ dhimbje trupore​​ -​​ fizike​​ shumën prej 1200,00​​ euro, b) për​​ frikë​​ ​​ pësuar​​ shumën prej 950,00​​ euro,​​ ​​ dhe c) në​​ emër të dëmit material​​ shpenzimet e​​ mjekimit​​ ​​ shumën prej 809,00​​ euro. Gjithsej nga shuma 5389,00 euro: 2959 të aprovuara dhe 2430,00 të refuzuara;

 

  • parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ Ekrem Asllani:​​ a) për dhimbje​​ trupore​​ -​​ fizike shumën prej 1400,00​​ euro, b)​​ për​​ frikë​​ të​​ pësuar shumën prej​​ 1050,00​​ euro, dhe​​ c)​​ në emër të dëmit material shpenzimet​​ e​​ mjekimit në shumë​​ prej 668,00​​ euro. Gjithsej nga shuma 5768,00 euro: 3118,00 të aprovuara dhe 2650,00 të refuzuara;​​ dhe​​ 

 

  • parashtruesit​​ të kërkesës​​ Nuredin Xhaferi:​​ a) për dhimbje trupore-fizike shumën​​ prej 1700,00​​ euro, b) për frikë​​ të pësuar shumën prej 1000,00​​ euro, c) për ndihmë nga personi tjetër​​ shumën prej 30,00​​ euro,​​ dhe d) për ushqim të përforcuar shumën prej 30,00​​ euro.​​ Gjithsej nga shuma​​ 5434,00 euro:​​ 2674,00​​ të aprovuara dhe​​ 2760,00 të refuzuara.

 

III. Detyroi të paditurën që​​ parashtruesve të kërkesës tua paguaj shumat e caktuara​​ sikurse​​ ​​ pikën II​​ të​​ dispozitivit, e në​​ shumën e përgjithshme prej 8751.00​​ euro, kamatën​​ ligjore në​​ lartësinë prej 8%​​ (tetë​​ përqind),​​ nga 15 korriku 2015,​​ deri në​​ pagesën​​ definitive, si​​ dhe shpenzimet e procedurës​​ gjyqësore​​ në shumën prej 1618,00​​ euro, të gjitha në​​ afat​​ prej​​ pesëmbëdhjetë (15)​​ ditësh nga plotfuqishmëria e vendimit.​​ Marrë në përgjithësi vlera e përgjithshme e refuzuar nga kjo gjykatë​​ është gjithsej​​ 7,840.00 euro.

 

  • Gjykata Themelore,​​ ndër të​​ tjera,​​ theksoi​​ se në rrethanat e rastit​​ konkret nuk ishte kontestuese​​ baza juridike e kërkesëpadisë,​​ por lartësia e saj, sepse​​ ishte​​ vërtetuar se i siguruari i të paditurës​​ ishte​​ fajtor për shkaktimin e aksidentit në komunikacion.​​ Për më​​ tepër,​​ në arsyetim theksohet:​​ Gjykata lidhur me lartësinë e dëmit jomaterial dhe material ka vendosur sipas vlerësimit të lirë në kuptim të nenit 323 LPK-së, dhe në​​ kuptim të dispozitave të neneve 136, 159, 169, 174, 182, dhe 961 të​​ LMD-së, duke u bazuar në mendimin e ekspertëve mjekësor Dr. B.I, ortoped​​ -​​ traumatolog dhe Dr. M.A,​​ neuropsikiatër,​​ të cilëve gjykata ia ka falur besimin në tërësi, mendimin e tyre e kanë dhënë në​​ procesverbalin e dt.17.05.2017 dhe në​​ seancën e dt.31.05.2017, si dhe dokumentacionit mjekësor i cili gjendet në​​ shkresat e lëndës​​ të​​ cilat janë​​ të​​ administruara si prova në​​ këtë çështje juridike”.

 

  • ​​ 4 korrik 2017, e​​ paditura​​ Sigal Uniqua Group Austria​​ parashtroi ankesë​​ ​​ Gjykatën​​ e Apelit,​​ ndaj​​ Aktgjykimit të​​ 23 qershorit 2017​​ të Gjykatës Themelore,​​ për shkak të pretendimeve për vërtetim të gabuar​​ të gjendjes faktike, shkeljes së​​ dispozitave të procedurës dhe aplikimit​​ të gabuar të​​ ​​ drejtës​​ materiale.​​ 

 

  • ​​ 31 gusht​​ 2017, parashtruesit e kërkesës​​ parashtruan ankesë në​​ Gjykatën e Apelit,​​ ndaj​​ Aktgjykimit​​ të 23 qershorit 2017 të Gjykatës Themelore​​ për shkak të​​ mospajtimit me lartësinë e kompensimit​​ (dëmshpërblimit), duke kërkuar​​ aprovimin e kërkesëpadisë në tërësi.​​ Në​​ ankesën e tyre parashtruesit e kërkesës,​​ ndër të tjera,​​ potencuan:​​ Theksojmë​​ edhe​​ njëherë​​ faktin se​​ paditësit​​ megjithëse​​ sipas​​ ekspertizës​​ mjekësore kanë​​ pësuar​​ lëndime të​​ lehta trupore, ekspertët por edhe provat​​ vërtetojnë​​ se​​ këto​​ lëndime​​ janë të​​ shumta dhe​​ si të​​ tilla​​ paraqitet​​ ende nevoja​​ për​​ rehabilitim në të​​ ardhmen​​ meqenëse​​ paditësit​​ shpeshherë​​ janë​​ udhëzuar të​​ vizitojnë​​ tretmane fizioterapeutike dhe prandaj edhe shpenzimet e​​ shërimit​​ janë të​​ larta, porse shuma e gjykuar nuk​​ paraqet​​ satisfakcion​​ e merituar​​ për të​​ gjitha​​ këto​​ lëndime të​​ pësuara.

 

  • Më 4 mars 2020, Gjykata e Apelit nxori Aktgjykimin Ac. nr. 1148/2018, duke vendosur vetëm përkitazi me ankesën e të paditurës Sigal Uniqua Group Austria. Nëpërmjet këtij aktgjykimi, gjykata në fjalë: (i) refuzoi ankesën e të paditurës, dhe (ii) konfirmoi Aktgjykimin [C. nr. 395/2015] e 23 qershorit 2017 të Gjykatës Themelore, me arsyetimin se:​​ “... pretendimet ankimore të palës së paditur lidhur me atë se aktgjykimi i atakuar është rrjedhojë e vërtetimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike, janë të pathemelta dhe vlerëson se gjykata e shkallës së parë pas vlerësimit të provave të administruara të ofruara nga palët ndërgjyqëse, ka marrë aktgjykimin i cili sipas vlerësimit të kolegjit të Gjykatës së Apelit është i drejtë dhe i ligjshëm dhe se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye konkrete edhe për faktet vendimtare, duke dhënë shpjegimet dhe arsyet adekuate për një vendosje të këtillë, bazuar në dispozitat përkatëse ligjore që i referohen kësaj çështjeje kontestuese”.

 

  • ​​ 29 qershor 2020,​​ parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ parashtruan​​ kërkesë për​​ revizion në​​ Gjykatën​​ Supreme​​ ndaj​​ Aktgjykimit [Ac. nr. 1148/2018] të 4 marsit 2020 të Gjykatës së Apelit,​​ për​​ shkak​​ të​​ zbatimit të​​ gabuar​​ të ligjit​​ material, përfshirë këtu​​ edhe shkeljen e​​ të​​ drejtës për ankesë, si rezultat i​​ mosshqyrtimit​​ të ankesës së tyre​​ të parashtruar më​​ 31 gusht 2017​​ nga Gjykata​​ e​​ Apelit, duke theksuar se me:​​ Aktgjykimin e​​ Gjykatës​​ së​​ Apelit të Kosovës,​​ Ac.​​ nr. 1148/2018 të​​ datës​​ 04.03.2020,​​ është​​ vërtetuar​​ Aktgjykimi i​​ Gjykatës Themelore në​​ Ferizaj,​​ C.nr. 395/15, duke e refuzuar​​ ankesën​​ e të​​ paditurës,​​ ndërsa​​ sa i​​ përket​​ ankesës së​​ paditësve​​ Gjykata e Apelit nuk ka vendosur fare.

 

  • Kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme, brenda afatit ligjor kishte parashtruar edhe e paditura Sigal Uniqua Group Austria, ​​ ndaj Aktgjykimit [Ac. nr. 1148/2018] të 4 marsit 2020 të Gjykatës së Apelit, për shkak të zbatimit të gabuar të ligjit material.​​ 

 

  • Më 29 qershor​​ 2021, Gjykata Supreme,​​ me​​ Aktgjykimin Rev.​​ nr.​​ 426/2021,​​ (i)​​ refuzoi​​ si të pabazuar kërkesën​​ për revizion të​​ ushtruar nga​​ e paditura​​ Sigal Uniqua Group Austria, duke lënë në​​ fuqi Aktgjykimin [Ac.​​ nr.​​ 1148/2018]​​ e​​ 4 marsit 2020 të​​ Gjykatës së Apelit,​​ me arsyetimin​​ se:​​ “Në​​ revizionin e paraqitur nga pala e paditur, nuk ka pasur pretendime sa i përket shkeljeve thelbësore të procedurës, por vetëm sa i përket aplikimit të gabuar të​​ së​​ drejtës materiale, pa theksuar se cilat dispozita ligjore janë shkelur nga gjykatat e instancave më​​ të ulëta, por vetëm duke u kufizuar në​​ pretendimin sa i përket shumave të gjykuara, pa arsyetuar pse të​​ njëjtat shuma janë të larta”.​​ [...].​​ Gjykata Supreme e Kosovës, e ka pranuar qëndrimin e gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë edhe për zbatimin e të​​ drejtës materiale, duke vlerësuar se në përputhje me gjendjen faktike të provuar e drejta materiale është zbatuar në mënyrë të drejtë dhe të​​ ligjshme, kur aktgjykimi është bazuar në dispozitat e nenit 183,​​ dhe 961, të​​ Ligjit mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve (LMD), duke e detyruar të paditurën, që​​ paditësve tua kompensoj shumat e gjykuara, si në​​ dispozitivin​​ e aktgjykimit ​​ të​​ shkallës së parë.

 

  • Më​​ 2 gusht 2021,​​ parashtruesit​​ e kërkesës,​​ pasi​​ pranuan​​ Aktgjykimin​​ [Rev.​​ nr. 426/2021]​​ e 29 qershorit 2021 të Gjykatës Supreme, pranë kësaj të fundit,​​ parashtruan kërkesë​​ për​​ shqyrtimin e kërkesës​​ së​​ tyre​​ për revizion,​​ me pretendimin se​​ kërkesa e​​ tyre për revizion,​​ e​​ ushtruar​​ në Gjykatën Supreme​​ ​​ 29 qershor 2020,​​ nuk ishte shqyrtuar​​ fare​​ nga kjo e fundit.​​ ​​ ​​ kërkesën​​ për shqyrtim​​ ​​ revizionit,​​ parashtruesit e kërkesës,​​ theksuan:​​ “...​​ me datën 31.08.2017 kemi ushtruar edhe ankesë në Gjykatën e Apelit për​​ të cilën Gjykata e Apelit të Kosovës nuk e ka shqyrtuar ankesën tonë,​​ andaj kopjen e​​ ankesës​​ dhe revizionit po e​​ bashkëngjisim​​ me parashtresë,​​ megjithëse​​ origjinali​​ është në shkresat e lëndës,​​ propozojmë​​ që​​ lënda​​ të​​ ekspedohet​​ edhe​​ njëherë në​​ Gjykatën Supreme të​​ Kosovës,​​ për​​ t'u vendosur​​ përkitazi​​ me revizionin e​​ paditësve​​ ​​ dorëzuar në​​ afat ligjor, e​​ për të​​ cilin Gjykata Supreme nuk​​ është deklaruar në Aktgjykimin e saj të​​ datës​​ 29.06.2021”.

 

  • Më​​ 24 maj 2022, Gjykata Supreme nxori​​ Aktvendimin​​ [Rev.​​ nr.​​ 434/2021]​​ për plotësimin e Aktgjykimit të saj [Rev.​​ nr.​​ 426/2021] të 29 qershorit 2021.​​ Nëpërmjet​​ këtij​​ aktvendimi plotësues​​ e njëjta e​​ hodhi​​ poshtë,​​ si​​ ​​ palejuar,​​ kërkesën​​ për​​ revizion​​ ​​ parashtruesve të kërkesës, me arsyetimin​​ vijues:​​ Gjykata Supreme duke e marrë​​ parasysh dispozitën e nenit 211.2 të LPK-së, ku parashihet​​ që në kontestet pasurore juridike në të cilat kërkesëpadia ka të bëjë me të holla, me dorëzimin e sendit, ose me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që​​ se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit nuk i kalon 3.000 €. [...]​​ Gjykata Supreme e Kosovës, me rastin e shqyrtimit të lejueshmërisë së revizionit sipas nenit 211.2 dhe 221, të​​ LPK-së, ka gjetur se: Revizioni i të​​ autorizuarit të​​ paditësve është i palejuar.​​ 

 

Pretendimet e​​ parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesit e kërkesës​​ në​​ Gjykatë​​ pretendojnë se​​ Aktvendimi​​ plotësues​​ [Rev.​​ nr.​​ 434/2022] i 24​​ majit​​ 2022, në ndërlidhje​​ me​​ Aktgjykimin [Rev. nr. 426/2021] e 29 qershorit 2021 të Gjykatës​​ Supreme,​​ dhe Aktgjykimi​​ [Ac.​​ nr.​​ 1148/2018]​​ i​​ 4 marsit 2020​​ ​​ Gjykatës së​​ Apelit shkelin të​​ drejtat e tyre të​​ garantua​​ ​​ nenet:​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), si dhe me​​ paragrafin 1 të​​ nenit​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNj).

 

  • Pretendimet në​​ lidhje me shkeljen e të​​ drejtës për​​ gjykim të drejtë”​​ 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës​​ fillimisht theksojnë​​ se​​ Gjykata e Apelit nuk e kishte trajtuar fare ankesën​​ e tyre të​​ ushtruar​​ kundër Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 395/15] të 23 qershorit 2017 të Gjykatës Themelore, i cili​​ sipas​​ tyre nuk​​ akordoi​​ shpërblim​​ ​​ drejtë,​​ ​​ do​​ t’u​​ ​​ shërbente atyre​​ si satisfakcion i merituar material​​ për​​ këtë​​ të​​ keqe që​​ iu​​ është​​ shkaktuar, e​​ pikërisht​​ për​​ këto​​ shkaqe​​ është​​ ushtruar​​ ankesa në​​ Gjykatën e shkallës​​ ​​ dytë, por që​​ e​​ njëjta​​ nuk​​ është shqyrtuar fare nga kjo gjykatë. Andaj,​​ në rastin konkret kemi të​​ bëjmë​​ me​​ një gjykim jo të drejtë, e në të mirë të​​ palës​​ së paditur-​​ kundërshtare,​​ e në​​ rastin konkret​​ është shkelur edhe parimi i barabarësisë së​​ palëve, pasi që​​ Gjykata e shkallës së​​ dytë​​ nuk ka qenë​​ objektive kur​​ ka​​ vendosur​​ vetëm​​ për​​ ankesën​​ e të​​ paditurës,​​ ndërsa​​ ankesën​​ e​​ palës​​ paditëse​​ nuk e ka shqyrtuar fare, duke rënë​​ kështu​​ në​​ kundërshtim me dispozitat e cekura më​​ lart, duke ua shkelur​​ palëve​​ paditëse​​ të​​ drejtat e garantuara me Kushtetutë​​ të​​ Republikës​​ së​​ Kosovës.​​ 

 

  • Mbi këtë bazë,​​ parashtruesit e kërkesës theksojnë se​​ ​​ qëndrimi​​ i Gjykatës së​​ Apelit nuk mund të pranohet dhe nuk mund të​​ qëndrojë,​​ duke pasur parasysh faktin se e drejta​​ për mjete juridike dhe shqyrtim të​​ tyre​​ është​​ e rregulluar me​​ Kushtetutën​​ e​​ Republikës​​ së​​ Kosovës, në​​ rastin konkret parashtruesve të​​ kërkesës​​ iu​​ është mohuar kjo e drejtë​​ fillimisht nga​​ Gjykata e Apelit,​​ për​​ më​​ tepër​​ në arsyetim të​​ këtij​​ vendimi nuk​​ është cekur fare se​​ palët​​ paditëse​​ kanë​​ parashtruar ankesë.

 

  • Parashtruesit e kërkesës​​ pretendojnë se​​ edhe​​ Gjykata Supreme,​​ duke hedhur poshtë si të palejuar kërkesën e​​ tyre për revizion, me Aktvendimin [Rev.​​ nr.​​ 434/2022] të​​ 24​​ majit​​ ​​ 2022,​​ për plotësimin e Aktgjykimit [Rev. nr. 426/2021] të 29 qershorit 2021​​ ua​​ mohoi​​ atyre​​ ​​ drejtat e garantuara​​ me Kushtetutë​​ dhe KEDNj.​​ Në​​ këtë kontekst,​​ parashtruesit e​​ kërkesës​​ theksojnë:​​ ...​​ në rastin konkret të​​ dy gjykatat, me​​ aktgjykimet e tyre,​​ duke shqyrtuar​​ vetëm​​ ankesën​​ e të​​ paditurës​​ e jo edhe​​ ankesën​​ e​​ paditësve kanë​​ shkaktuar mosrespektimin​​ e parimit të​​ barabarësisë​​ së​​ mjeteve nga​​ palët në procedurë, në rastin konkret parashtruesve të​​ kërkesës​​ iu​​ janë​​ shkelur​​ të​​ drejtat dhe​​ liritë​​ individuale të​​ garantuara me Kushtetutë​​ (kushtetutshmëria), respektivisht neni 31 - [E drejta​​ për​​ Gjykim të Drejtë dhe të​​ Paanshëm] i​​ Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ së​​ Kosovës, në​​ lidhje me nenin 6 - [E drejta​​ për​​ një​​ proces të rregullt] të​​ Konventës​​ Evropiane​​ për​​ të​​ Drejtat e Njeriut - KEDNj, neni 32 [E Drejta​​ për​​ Mjete Juridike], neni 54 [Mbrojtja​​ Gjyqësore​​ e të​​ Drejtave], neni 102 [Parimet e​​ Përgjithshme​​ të​​ Sistemit​​ Gjyqësor], paragrafët​​ 3 dhe 5 të​​ Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ së​​ Kosovës.

 

  • Në​​ fund,​​ parashtruesit​​ e kërkesës​​ kërkojnë​​ nga​​ Gjykata​​ që​​ (i)​​ të deklarojë kërkesën të​​ pranueshme;​​ (ii)​​ të​​ konstatojë se ka pasur shkelje të​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës,​​ ​​ lidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenin 6​​ ​​ KEDNj-së,​​ shkelje të​​ nenit 32​​ dhe​​ 54 të​​ Kushtetutës;​​ (iii)​​ të shpallet i​​ pavlefshëm​​ Aktgjykimi​​ [Ac.​​ nr.​​ 1148/18] i 4 marsit​​ 2020​​ i​​ Gjykatës së​​ Apelit​​ dhe Aktvendimi​​ [Rev.​​ nr. 434/2021]​​ i​​ 24 majit​​ 2022​​ për plotësimin e Aktgjykimit [Rev. nr. 426/2021] të 29 qershorit 2021​​ të​​ Gjykatës Supreme; duke e kthyer​​ lëndën​​ pranë​​ Gjykatës së Apelit​​ për të​​ vendosur lidhur me​​ ankesën e tyre​​ të​​ 31 gushtit 2017, ose në​​ Gjykatën​​ Supreme​​ për​​ të vendosur për meritat​​ e çështjes dhe aprovimin​​ e tërësishëm​​ të​​ kërkesëpadisë lidhur me shumat e kërkuara si dëmshpërblim, për​​ shkak të​​ lëndimeve të​​ pësuara nga aksidenti.​​ 

 

Dispozitat relevante kushtetuese​​ 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Nenin 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

“1.Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2.Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

 

Neni​​ 32

[E​​ Drejta për Mjete Juridike]

Secili​​ ​​ person​​ ​​ ka​​ ​​ të​​ ​​ drejtë​​ ​​ të​​ ​​ përdorë​​ ​​ mjetet​​ ​​ juridike​​ ​​ kundër​​ ​​ vendimeve​​ ​​ gjyqësore dhe administrative​​ ​​ cilat​​ cenojnë​​ ​​ drejtat​​ ose interesat​​ e​​ saj/tij​​ ​​ mënyrën​​ e​​ përcaktuar​​ me​​ ligj.

 

Neni 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)

“1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij.​​ Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë”.

[...]

 

LIGJI NR.​​ 03/L-006​​ PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

 

Neni 32

32.1 Në qoftë se një padi e ngritur kundër një të padituri përfshihen disa kërkesa që mbështetën në të njëjtën bazë faktike dhe juridike, atëherë vlera e objektit të kontestit caktohet​​ sipas shumës së përgjithshme​​ të vlerës së të gjitha kërkesave.

 

32.2​​ Në qoftë se kërkesat në padi rezultojnë nga baza të ndryshme, apo në qoftë se janë ngritur kundër disa të paditurve, vlera e objektit të​​ kontestit caktohet sipas vlerës së secilës kërkesë veç e veç.

 

Aktgjykimi plotësues

 

Neni 162

162.1 Po që se gjykata nuk ka vendosur mbi të gjitha kërkesat që është dashur të përfshihen me aktgjykim, ose kur vetëm një pjesë e kërkesës ka mbetur pa u përfshirë me të, pala mundet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur i është dorëzuar aktgjykimi t’i propozojë gjykatës që të bëjë plotësimin e tij.

 

MJETET E ZAKONSHME TË GODITJES​​ 

 

ANKESA KUNDËR AKTGJYKIMIT​​ 

Shkaqet nga të cilat mund të goditet​​ Aktgjykimi​​ 

 

Neni 181​​ 

181.1 Aktgjykimi mund të goditet:​​ 

​​ a) për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore;​​ 

 

MJETET E JASHTËZAKONSHME TË GODITJES​​ 

REVIZIONI​​ 

 

Neni 211

211.1 Kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë, palët mund të paraqesin revizion brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën u është dorëzuar aktgjykimi.​​ 

211.2 Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesat në të holla, me dorëzimin e sendit, ose me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit nuk i kalon 3.000​​ euro.​​ 

[...]

 

Neni 218

1. Revizioni i paraqitur pas kohe, i palejueshëm apo jo i plotë, hudhet poshtë me aktvendim të Gjykatës së shkallës së parë pa mbajtur seancë gjyqësore.​​ 

2. Revizioni është i palejueshëm nëse:​​ 

a) e ka paraqitur personi i cili nuk është i autorizuar për paraqitjen e revizionit;​​ 

b) revizionin e ka paraqitur personi i cili e ka tërhequr revizionin

c) nëse personi i cili ka paraqitur revizionin nuk ka interes për paraqitjen e tij;​​ 

d) është paraqitur revizioni kundër aktgjykimit kundër të cilit sipas ligjit nuk mund të paraqitet.

 

Neni 221​​ 

Revizionin e vonuar, jo të plotë dhe të palejueshëm me, aktvendim e hedhë poshtë gjykata e revizionit, po që se një gjë të tillë nuk e ka bërë gjykata e shkallës së parë brenda kufijve të autorizimeve të saja (neni 218 i këtij ligji).

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve​​ 1 dhe 7 të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me​​ paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7.​​ Individët​​ janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[...]

 

  • Gjykata në​​ vazhdim​​ shqyrton​​ nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, siç përcaktohen tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi​​ mund​​ ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat të drejta dhe liri​​ pretendon​​ se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur​​ parashtruesit​​ i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht ...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës: i. legjitimohet si palë e autorizuar, në kuptim të​​ paragrafit 7 të nenit​​ 113 të Kushtetutës; ii. ai konteston kushtetutshmërinë​​ e Aktvendimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 434/2022] të 24​​ majit​​ 2022 të Gjykatës Supreme dhe të Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 1148/2018] të 4 marsit 2020 të Gjykatës së Apelit; iii. ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, në kuptim të​​ paragrafit 2, të​​ nenit 47 të Ligjit; iv. ka specifikuar qartë të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur​​ nga gjykatat, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe v. kërkesën e ka dorëzuar brenda afatit ligjor prej​​ katërt (4)​​ muajve, siç përcakton neni 49​​ i Ligjit.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç​​ kësaj,​​ Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht me dispozitat​​ (1) (d) dhe (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës, që përcaktojnë:​​ 

 

(1) “Gjykata mund ta konsideroj një kërkesë të pranueshme, nëse:

[...]

(d) kërkesa qartëson saktësisht dhe në mënyrë adekuate paraqet faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese.

 

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.

[...]

 

  • Gjykata rikujton që rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së si dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në nënrregullin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës (shih,​​ rastin​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri, i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih,​​ gjithashtu rastin​​ KI175/20,​​ parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri, i 27 prillit 2021, paragrafi 37).​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu konsideron se kërkesa nuk mund të konsiderohet qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç parashihet me paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës, dhe për pasojë, kërkesa shpallet e pranueshme për shqyrtim në merita (shih, gjithashtu rastin e GjEDNj-së,​​ Alimuçaj kundër Shqipërisë, nr. 20134/05, ​​ Aktgjykim i 9 korrikut 2012, paragrafi 144, si dhe shih rastet ​​ e Gjykatës​​ KI75/21,​​ parashtrues “Abrazen LLC”, “EnergyDevelopmentGroup Kosova LLC”, “Alsi&Co. Kosovë LLC” dhe “BuildingConstruction LLC”,​​ Aktgjykim i 19 janarit 2022, paragrafi 64;​​ KI27/20,​​ parashtrues, ​​ Lëvizja VETËVENDOSJE!, Aktgjykim i 22 korrikut 2020, paragrafi 43, dhe së fundmi​​ KI82/22,​​ parashtrues​​ Valon Loxhaj,​​ Aktgjykimi i 7 qershorit 2023, paragrafi 59).

 

  • Gjykata, sa më​​ sipër,​​ vlerëson​​ se kërkesa​​ e parashtruesve​​ të kërkesës​​ ngrenë pretendime serioze​​ të nivelit​​ ​​ kushtetues, andaj e njëjta nuk mund të shpallet e papranueshme mbi bazën e kritereve të përcaktuara në​​ nënrregullin (2) të​​ rregullit​​ 34​​ të Rregullores së​​ punës. Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se kërkesa e parashtruesit të kërkesës i përmbush kushtet e pranueshmërisë për vlerësim në merita.

 

Meritat e kërkesës

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ se​​ parashtruesit e kërkesës, si pasojë​​ e një aksidenti në komunikacion ​​ pësuan​​ lëndime trupore,​​ shkaktari​​ i të cilit ishte​​ i siguruari i​​ ​​ paditurës​​ Sigal Uniqua Group Austria.​​ Parashtruesit e kërkesës,​​ ndaj​​ kompanisë​​ në fjalë,​​ ushtruan​​ kërkesëpadi​​ në​​ Gjykatën Themelore,​​ nëpërmjet së cilës​​ kërkuan​​ kompensimin​​ e dëmeve​​ materiale​​ dhe​​ jomateriale​​ për​​ shkak të​​ lëndimeve​​ trupore dhe shpirtërore​​ të​​ pësuara.​​ Kjo e fundit,​​ kishte aprovuar​​ pjesërisht​​ kërkesëpadinë e tyre​​ dhe kishte​​ detyruar​​ të paditurën​​ Sigal Uniqua Group Austria​​ që​​ tua paguaj​​ atyre​​ shumat e caktuara,​​ sikurse​​ janë reflektuar​​ në pikën II të dispozitivit të​​ Aktgjykimit​​ të​​ Gjykatës​​ Themelore,​​ përkatësisht​​ shumën e përgjithshme prej 8751.00​​ euro.​​ Parashtruesit e kërkesës por edhe e​​ paditura​​ Sigal Uniqua Group Austria,​​ parashtruan ankesë në Gjykatën e Apelit kundër​​ Aktgjykimit​​ ​​ Gjykatës Themelore.​​ Gjykata e Apelit,​​ në të vërtetë​​ kishte vendosur vetëm​​ për​​ ankesën e të paditurës​​ Sigal Uniqua Group Austria,​​ duke e refuzuar si të pabazuar​​ ​​ të​​ njëjtën. Me​​ të pranuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit parashtruesit e kërkesës kuptuan se ankesa e tyre nuk ishte shqyrtuar fare nga kjo e fundit.​​ 

 

  • Për​​ pasojë,​​ parashtruesit e kërkesës​​ parashtruan kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme,​​ ku përveç shkeljeve ligjore të njëjtit​​ shprehimisht​​ ngritën​​ pretendime për shkelje të së drejtës për ankesë.​​ Në​​ ndërkohë​​ edhe e​​ paditura​​ Sigal Uniqua Group Austria​​ kishte parashtruar kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme,​​ kundër Aktgjykimit​​ të​​ Gjykatës së​​ Apelit,​​ e cila me Aktgjykimin​​ [Rev.​​ nr. 426/2021]​​ e​​ 29 qershorit​​ 2021,​​ kishte​​ refuzuar revizionin e​​ saj.​​ Me​​ Aktgjykimin​​ e 29 qershorit 2021​​ Gjykata Supreme​​ nuk​​ e kishte​​ trajtuar revizionin​​ e​​ parashtruesve të kërkesës.​​ Për​​ pasojë,​​ të njëjtit​​ iu drejtuan​​ sërish Gjykatës Supreme, duke kërkuar nga e njëjta që​​ ​​ merrte në shqyrtim​​ revizionin e tyre, të ushtruar më 29 qershor 2020.​​ Lidhur me këtë,​​ Gjykata Supreme, më 24​​ maj​​ 2022,​​ nxori​​ Aktvendim​​ [Rev.​​ nr. 434/2022],​​ për plotësimin e Aktgjykimit [Rev. nr. 426/2021]​​ ​​ 29 qershorit 2021. Nëpërmjet aktvendimit plotësues, Gjykata Supreme e​​ hedhë​​ poshtë​​ kërkesën​​ për​​ revizionin​​ ​​ parashtruesve​​ të kërkesës,​​ bazuar në​​ nenet 221 dhe 162 të​​ LPK-së,​​ duke e mos e trajtuar fare pretendimin përkitazi me shkeljen e të drejtës në ankesë,​​ gjegjësisht mjetin​​ juridik të rregullt nga ana e Gjykatës së Apelit.​​ 

​​ 

  • Në shqyrtimin e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës,​​ Gjykata​​ merr parasysh praktikën​​ gjyqësore të GjEDNj-së dhe të saj, e cila përcakton se​​ një ankesë/kërkesë​​ karakterizohet nga faktet e përfshira në të, dhe jo vetëm nga baza ligjore dhe argumentet në të cilat palët thirren shprehimisht (shih,​​ rasti i GjEDNj-së:​​ Talpis kundër Italisë, nr. 41237/14, Aktgjykimi i 18 shtatorit 2017, paragrafi 77 dhe referencat e cituara aty).​​ 

 

  • Bazuar në shkresat e lëndës, Gjykata​​ vëren se esenca e pretendimeve për shkelje të të drejtave kushtetuese të​​ parashtruesve​​ të kërkesës ka të bëjë me:​​ (i)​​ mosshqyrtimin e​​ ankesës​​ së 31 gushtit 2017​​ nga​​ ana e Gjykatës së​​ Apelit,​​ dhe me​​ (ii)​​ mosshqyrtimin​​ ​​ merita të​​ kërkesës për revizion,​​ nga ana e Gjykatës Supreme,​​ nëpërmjet së​​ cilës​​ parashtruesit e kërkesës​​ në​​ mënyrë​​ shprehimore​​ pranë kësaj të fundit​​ ngritën​​ çështjen e​​ mohimit​​ të drejtësisë dhe të​​ mjetit juridik​​ nga Gjykata e Apelit.​​ 

 

  • Nga sa më lart,​​ Gjykata​​ vëren​​ se​​ thelbi i​​ pretendimeve​​ për shkelje të të drejtave​​ të​​ garantuara me Kushtetutë dhe​​ KEDNj,​​ i ngritur në kërkesë nga​​ parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ ndërlidhet kryesisht me​​ (i)​​ mohimin e të drejtës për​​ gjykim të drejtë, përkatësisht​​ me mohimin e të​​ drejtës për​​ qasje në​​ gjykatë/drejtësi”​​ të garantuar​​ me​​ nenin​​ 31 të Kushtetutës, në ndërlidhje me​​ paragrafin 1 të nenit​​ 6 të KEDNj-së.

 

  • Andaj, Gjykata​​ në vazhdim​​ do t’i shqyrtojë pretendimet e parashtruesve​​ të kërkesës​​ nga​​ këndvështrimi i​​ të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës,​​ në lidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenit​​ 6 të KEDNj-së, duke aplikuar parimet​​ përkatëse​​ të​​ përcaktuara,​​ nëpërmjet praktikës gjyqësore të GjEDNj-së, në bazë të të cilave Gjykata në pajtim me nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës është e obliguar​​ që:​​ Të drejtat​​ e​​ njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata​​ rikujton​​ që​​ drejtësia e procedurës vlerësohet në bazë të procedurës si tërësi (shih rastet e Gjykatës​​ KI62/17, parashtruese:​​ Emine Simnica, Aktgjykim i 29 majit 2018; paragrafi 41 dhe​​ KI20/21, parashtruese:​​ Violeta Todorović, Aktgjykim i 13 prillit 2021, paragrafi 38; shih, gjithashtu, Aktgjykimi i GjEDNj-së,​​ Barbera, Messeque dhe Jabardo kundër Spanjës, nr.​​ 10590/83, Aktgjykim i 6 tetorit 1988, paragrafi 68). Prandaj, në procedurën e vlerësimit të bazueshmërisë së pretendimeve të parashtruesve​​ të kërkesës, Gjykata do​​ t’​​ iu përmbahet këtyre parimeve.

 

  • Vlerësimi i Gjykatës,​​ përkitazi me​​ pretendimin për shkelje të​​ së drejtës për “qasje në​​ gjykatë/drejtësi”​​ 

 

  • Parimet e përgjithshme

 

  • E drejta për të pasur qasje në gjykatë për qëllime të nenit 6 të KEDNj-së është definuar në rastin​​ Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 4451/70, Aktgjykimi i 21 shkurtit 1975. Duke iu referuar parimit të sundimit të ligjit dhe shmangies së pushtetit arbitrar, GjEDNj-ja ka konstatuar se “e drejta për qasje në gjykatë” është aspekt thelbësor i garancive procedurale të mishëruara në nenin 6.1​​ të KEDNj-së. Sipas GjEDNj-së, kjo e drejtë i siguron çdokujt të drejtën e adresimit të çështjes përkatëse që ndërlidhet me “të drejta dhe detyrime civile”, para një gjykate (shih rastin e GjEDNj-së,​​ Lupeni Greek Catholic Parish dhe të tjerët kundër Rumanisë, nr.​​ 76943/11, Aktgjykim i 29 nëntorit 2016, paragrafi 84).

 

  • Gjykata në këtë kontekst thekson se e “drejta në gjykatë”, si pjesë përbërëse e të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, siç garantohet me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6.1 të KEDNj-së, përcakton që ndërgjyqësit duhet të kenë një mjet efektiv juridik që ua mundëson mbrojtjen e të drejtave të tyre civile (shih,​​ rastet e GjEDNj-së,​​ Běleš dhe të tjerët kundër Republikës Çeke, nr.​​ 47273/ 99, Aktgjykim i 12 nëntorit 2002, paragrafi 49; dhe​​ Naït-Liman kundër Zvicrës,513557/07, Aktgjykim i 15 marsit 2018, paragrafi 112).

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, çdokush ka të drejtë që të paraqesë “padi” lidhur me të “drejtat dhe detyrimet civile” përkatëse, në një gjykatë. Neni 31 i Kushtetutës në lidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenit​​ 6​​ të KEDNj-së mishërojnë të “drejtën për gjykatë” përkatësisht “të drejtën e qasjes në gjykata”, e që nënkupton të drejtën​​ për të filluar procedurat tek gjykatat në çështjet civile (shih, ndër të tjera, rastin e GjEDNj-së,​​ Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar, cituar më​​ lart, paragrafi 36).​​ 

 

  • Sipas praktikës gjyqësore të GjEDNj-së, së pari duhet të ekzistojë një “e drejtë civile” dhe së dyti, duhet të ketë një “kontest” lidhur me ligjshmërinë e një ndërhyrje, që prekë​​ vetë ekzistencën apo fushëveprimin e “të drejtës civile” të mbrojtur. Dëfinimi i këtyre dy koncepteve duhet të jetë përmbajtjesor dhe joformal (shih, në këtë aspekt, rastet e GJEDNj-së,​​ Le Compte, Van Leuven and De Meyere kundër Belgjikës, nr.​​ nr. 6878/75, 7238/75,​​ Aktgjykim i 23 qershorit 1981, paragrafi 45;​​ Moreira de Azevedo kundër Portugalisë, nr.​​ 12686/03,​​ Aktgjykim i 23 tetorit 1990, paragrafi 66;​​ Boulois kundër Luksemburgut​​ nr. 37575/04,​​ Aktgjykim i 20 marsit 2009, paragrafi 29; dhe​​ Boulois​​ kundër Luksemburgut,​​ nr. 37575/04,​​ Aktgjykim i 3 prillit 2012, paragrafi 92).​​ Neni 31 i Kushtetutës në lidhje me nenin 6.1 të KEDNj-së, garantojnë jo vetëm të drejtën për të filluar procedura, por edhe të drejtën për të marrë një zgjidhje të “kontestit” përkatës nga një gjykatë​​ (shih,​​ rastet e GjEDNj-së,​​ Kutić kundër Kroacisë, nr. 48778/99, Aktgjykim i 1 marsit 2002, paragrafët 25-32;​​ Lupeni Greek Catholic Parish dhe të tjerët kundër Rumanisë, cituar më lart, paragrafi 86 dhe referencat në të;​​ Aćimović kundër Kroacisë, nr. 61237/00, Aktgjykim i 9 tetorit 2003, paragrafi 41; dhe​​ Beneficio Cappella Paolini kundër San Marinos, nr. 40786/98, Aktgjykim i 13 korrikut 2004, paragrafi 29).

 

  • Megjithatë, parimet e lartpërmendura nuk nënkuptojnë që e drejta për gjykatë dhe e drejta e qasjes në gjykatë janë të drejta absolute. Ato mund të jenë subjekt i kufizimeve, të cilat janë qartë të përcaktuara nga praktika gjyqësore e GjEDNj-së. Këto kufizime nuk mund të shkojnë deri në atë masë sa të kufizojnë qasjen e individit, duke cenuar vetë thelbin e të drejtës (shih GjEDNj,​​ Baka kundër Hungarisë,​​ nr. 20261/12,​​ Aktgjykim i 23 qershorit 2016, paragrafi 120; dhe​​ Lupeni Greek Catholic Parish dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ cituar më​​ lart, paragrafi 89). Kurdo që qasja në gjykatë kufizohet nga ligji ose praktika përkatëse gjyqësore, Gjykata shqyrton nëse kufizimi i tillë prekë thelbin e të drejtës dhe, në veçanti, nëse ky kufizim ka ndjekur një “qëllim legjitim”, si dhe nëse ekziston “një marrëdhënie e arsyeshme e proporcionalitetit ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit që synohet të arrihet” (shih,​​ rastet e GjEDNj-së,​​ Ashingdane kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 8225/78, Aktgjykim i 28 majit 1985, paragrafi 57;​​ Naït-Liman kundër Zvicrës,​​ Aktgjykim​​ i 21​​ shtatorit 1990, paragrafi 65; dhe​​ Marković dhe të tjerët kundër Italisë, nr.​​ 1398/03,​​ Aktgjykim i 14 dhjetorit 2006, paragrafi 99). E drejta për qasje në gjykatë mund t’i nënshtrohet në rrethana të caktuara, disa kufizimeve legjitime, të tilla si afatet ligjore të parashkrimit, urdhrave që kërkojnë pagesën e një garancie, një kërkesë përfaqësimi (rastet e GjEDNj-së,​​ Stubbings​​ dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 22095/93, Aktgjykim i 22 tetorit​​ 1996;​​ Tolstoy Miloslavsky kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 18139/91, Aktgjykim i 13 korrikut 1995;​​ R.P dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 38245/08, Aktgjykim i 9 tetorit 2012).

 

  • Të gjitha këto parime të përcaktuara nga​​ GjEDNj-ja përkitazi me të drejtën për “qasje në​​ gjykatë/drejtësi”, janë përdorur dhe etabluar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, në zgjidhjen e rasteve konkrete kur palët kanë pretenduar mohimin e të drejtës për “qasje në drejtësi” (shih rastet,​​ në të cilat Gjykata ka konstatuar shkelje të së drejtës për qasje në drejtësi,​​ KI10/22, parashtrues​​ Sindikata e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aktgjykim i 18 korrikut 2022;​​ KI224/19, parashtrues Islam Krasniqi, Aktgjykim i 10 dhjetorit 2020;​​ KI143/21,​​ parashtrues​​ Avdyl Bajgora, Aktgjykim i 25 nëntorit​​ 2021;​​ KI80/19,​​ parashtrues​​ Radomir Dimitrijević, Aktgjykim i 10 nëntorit​​ 2020;​​ KI214/21,​​ parashtrues​​ Avni Kastrati, Aktgjykim i 7 dhjetorit 2022, dhe rastet në të cilat nuk është konstatuar shkelje e së​​ drejtës​​ për “qasje në drejtësi”,​​ KI133/17,​​ parashtrues​​ Ali Gashi, Aktvendim i 29 korrikut​​ 2019;​​ KI62/18, parashtrues​​ Nadlije Gojani, Aktvendimi i 27 shtatorit 2018,​​ KI78/18,​​ parashtrues​​ Pashk Malota, Aktvendimi i 27 shkurtit​​ 2019,​​ KI92/21,​​ parashtrues​​ Fadil Ponosheci, Aktvendim i 21 tetorit 2021.​​ 

 

  • Aplikimi​​ i parimeve të​​ lartcekura​​ në rrethanat e rastit konkret​​ 

 

  • Gjykata​​ bazuar në​​ shkresat e lëndës rikujton se​​ esenca e shkeljes së të drejtës për të pasur​​ qasje në​​ gjykatë/drejtësi”​​ si rrjedhojë​​ edhe​​ për mjet​​ efektiv​​ juridik dhe mbrojtje efektive​​ gjyqësore, ka të bëjë me (i) mosshqyrtimin e ankesës së​​ parashtruesve të kërkesës​​ nga ana e Gjykatës së Apelit,​​ të dorëzuar​​ ​​ 31 gusht 2017​​ nëpërmjet Gjykatës Themelore, dhe (ii) mosshqyrtimin​​ e kërkesës për revizion në merita nga​​ ana e Gjykatës​​ Supreme,​​ i cili ndërlidhej me​​ shkeljen e të drejtës për ankesë, gjegjësisht mjet juridik, si rezultat i ​​ mosshqyrtimit​​ ​​ ankesës së​​ 31 gushtit​​ 2017​​ nga ana e Gjykatës së​​ Apelit.

 

  • Gjykata,​​ në kontest të​​ thelbit të​​ pretendimeve​​ fillimisht​​ rikujton se,​​ “çdokush që konsideron se ka pasur ndërhyrje të kundërligjshme në ushtrimin e të drejtave civile të tij/saj dhe pretendon se​​ i është kufizuar mundësia për të kontestuar një pretendim specifik para një gjykate, mund t’i referohet nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 të KEDNj-së, duke u thirrur në të drejtën për “qasje në drejtësi”​​ (shih, rastin​​ e GjEDNj-së,​​ Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar, cituar më​​ lart, paragrafi 36).​​ 

 

  • Bazuar​​ në​​ parimet e lartpërmendura, Gjykata thekson se e drejta për qasje në gjykatë/drejtësi, në parim, është e garantuar përkitazi me “kontestet”​​ në lidhje me një “të drejtë civile”.​​ Në këtë kuptim, Gjykata vlerëson se për të përcaktuar aplikueshmërinë e nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenit​​ 6 të KEDNj-së, duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me dy çështje esenciale. E para ndërlidhet me “të drejtën civile”, ndërsa e dyta me ekzistencën e një “kontesti” mosmarrëveshjeje​​ reale​​ e cila kërkon zgjidhje​​ në rrugë​​ gjyqësore.

 

  • Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata​​ vlerëson​​ se​​ parashtruesit e kërkesës i kanë plotësuar​​ të​​ dy kriteret e lartcekura,​​ për faktin se​​ kemi​​ një​​ “kontest”​​ real​​ mes​​ tyre​​ dhe të paditurës​​ Sigal Uniqua Group Austria,​​ ku ndaj kësaj të fundit parashtruesit e kërkesës ushtruan kërkesëpadi, nëpërmjet së cilës kërkuan dëmshpërblim monetar,​​ kërkesa të cilat​​ sipas ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve​​ hyjnë në të “drejtat civile” për shkak të natyrës​​ së kontestit.​​ 

 

  • Meqë janë përmbushur kriteret e mësipërme, Gjykata në vazhdim​​ do të analizojë nëse mohimi i kësaj të drejte themelore që u garantohet individëve me nenin 31 të Kushtetutës dhe paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNj-së,​​ ka ndodhur si pasojë​​ e neglizhencës së​​ gjykatave të​​ rregullta.​​ 

 

i.​​ Përkitazi me pretendimin për shkelje të​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës, nga ana e Gjykatës​​ ​​ Apelit​​ 

 

  • Në kontekst​​ të argumentimit të pretendimeve të ngritura në kërkesë, Gjykata rikujton se parashtruesit e kërkesës pretendojnë se​​ Gjykata e Apelit, nuk e kishte trajtuar fare ankesën e tyre​​ ​​ parashtruar​​ pranë​​ kësaj të fundit,​​ më 31​​ gusht​​ 2017,​​ kundër​​ Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 395/15] të 23 qershorit 2017 të Gjykatës Themelore,​​ duke theksuar​​ se​​ pretendimet e tyre kanë ngelur pa u adresuar​​ në themel.​​ ​​ 

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata​​ iu​​ referua​​ shkresave të lëndës dhe​​ vërejti si​​ qëndron fakti se​​ parashtruesit e kërkesës,​​ kundër Aktgjykimit​​ [C.​​ nr.​​ 395/15] të 23 qershorit 2017 të Gjykatës Themelore,​​ më 31 gusht 2017​​ kishin​​ parashtruar​​ ankesë në Gjykatën e Apelit, nëpërmjet Gjykatës Themelore.​​ Megjithatë kjo e fundit,​​ më​​ 4 mars 2020​​ nëpërmjet​​ Aktgjykimit​​ [Ac. nr. 1148/2018],​​ kishte vendosur​​ vetëm për ankesën e të paditurës Sigal Uniqua Group Austria, por jo edhe për ankesën e parashtruesve të kërkesës​​ (paditësve),​​ nëpërmjet së cilës​​ ​​ njëjtit kishin ngritur pretendime për shkelje të të drejtave të tyre nga ana e​​ Gjykatës Themelore.

 

  • Më​​ këtë rast, Gjykata e Apelit duke pasur​​ parasysh faktin që parashtruesit e kërkesës ishin palë paditëse në këtë çështje, ia​​ kishte percjellur atyre​​ Aktgjykimin​​ [Ac. nr. 1148/2018]​​ e​​ 4 marsit 2020. Nga ky moment,​​ parashtruesit e kërkesës​​ kuptuan​​ se ankesa e tyre​​ e parashtruar më​​ 31​​ gusht​​ 2017,​​ kundër Aktgjykimit​​ [C. nr. 395/15] të 23 qershorit 2017​​ të Gjykatës​​ Themelore,​​ nuk​​ ishte​​ trajtuar fare nga Gjykata e Apelit, sikundër​​ edhe​​ pretendimet e tyre​​ për akordimin e shumës së ulët të dëmeve materiale​​ dhe jomateriale​​ mbeten pa u adresuar​​ meritorisht​​ nga kjo e fundit.​​ Referuar përmbajtjes së​​ aktgjykimit​​ të​​ lartcekur​​ të Gjykatës së​​ Apelit, Gjykata​​ vëren​​ se në tekstin e​​ Aktgjykimit​​ [Ac. nr. 1148/2018] të 4 marsit 2020 të Gjykatës së Apelit​​ nuk përmendet​​ fare, si fakt,​​ se parashtruesit e kërkesës, kundër​​ Aktgjykimit​​ [C.​​ nr.​​ 395/15] të 23 qershorit 2017 të Gjykatës Themelore,​​ kishin parashtruar​​ ankesë​​ më 31 gusht 2017.​​ 

 

  • E​​ ndodhur para rrethanave të​​ këtilla,​​ Gjykata​​ Kushtetuese​​ më 26 korrik 2023​​ nga Gjykata Themelore dhe​​ ajo e​​ Apelit,​​ kërkoi​​ informata shtesë për të kuptuar arsyet e mostrajtimit të ankesës​​ së​​ parashtruesve të kërkesës. Në​​ lidhje me kë,​​ më 28 korrik 2023,​​ Gjykata e Apelit informoi​​ Gjykatën​​ se​​ në shkresat e lëndës të cilat mbesin në këtë gjykatë nuk ka pasur ankesa tjera, dhe se​​ për informata shtesë,​​ nëse​​ ka pasur ankesa të​​ tjera,​​ Gjykata duhet t’i​​ drejtohet​​ Gjykatës​​ Themelore në​​ Ferizaj.

 

  • Në ndërkohë, më 3 gusht 2023, Gjykata Themelore në Ferizaj, në​​ përgjigjen e​​ saj​​ dërguar​​ Gjykatës,​​ theksoi:​​ “...​​ se mjeti juridik​​ - ankesa e palëve paditëse Mexhid Asllani, Ekrem Asllani dhe Nuredin Xhaferi është dorëzuar dhe protokolluar në Gjykatën Themelore Ferizaj, me datë 5 shtator 2017”,​​ duke i bashkëngjitur përgjigjes një kopje të ankesës së​​ parashtruar nga parashtruesit e kërkesës më​​ 31 gusht 2017, e cila në këtë gjykatë ishte protokolluar më 5 shtator 2017.​​ Meqë nga përgjigjja e Gjykatës Themelore, nuk kuptohej nëse ankesa e parashtruesve të kërkesës ishte proceduar për trajtim në Gjykatën e Apelit, Gjykata më 8 shtator 2023 nga Gjykata Themelore sërish kërkoi sqarime shtesë dhe kjo​​ e fundit​​ më 25 shtator 2023 informoi Gjykatën se, edhe ankesa e parashtruesve të​​ kërkesës​​ edhe​​ ajo e të​​ paditurës​​ Sigal Uniqua Group Austira,​​ pasi​​ ​​ ishte​​ kompletuar lënda​​ (dosja)​​ dhe​​ ishin​​ plotësuar kushtet për procedim,​​ lënda i është​​ dorëzuar Gjykatës së​​ Apelit për​​ trajtim​​ të mëtutjeshëm.

  • Sa më​​ sipër,​​ Gjykata​​ rikujton​​ se​​ edhe​​ parashtruesit e kërkesës por edhe​​ ​​ paditura​​ Sigal Uniqua Group Austria,​​ paralelisht​​ apeluan​​ Aktgjykimin​​ [C.​​ nr.​​ 395/15] e 23 qershorit 2017 të Gjykatës Themelore,​​ në Gjykatën e Apelit.​​ E paditura për shkak të (i) shumës së lartë të akorduar, ndërsa parashtruesit e kërkesës për shkak të (i) shumës së ulët të akorduar në raport me dëmet e pësuara nga aksidenti.​​ Megjithatë,​​ Gjykata​​ vëren​​ se Gjykata e Apelit​​ me Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr.​​ 1148/2018] e 4 marsit 2020,​​ kishte​​ vendosur​​ vetëm​​ për ankesën​​ e të​​ paditurës​​ Sigal Uniqua Group Austria, por​​ jo edhe për ankesën e 31 gushtit 2017 të parashtruesve të kërkesës.​​ Në këtë kontekst​​ është i pakontestueshëm fakti​​ se​​ Gjykata​​ e Apelit me aktgjykimin e​​ 4 marsit 2020​​ ka trajtuar vetëm pretendimet e të​​ paditurës Sigal Uniqua Group Austria​​ dhe kësisoj​​ ankesa e parashtruesve të kërkesës, por edhe​​ pretendimet​​ e ngritura​​ në ankesë​​ kanë​​ ngelur​​ pa u adresuar​​ në themel​​ nga kjo instancë​​ gjyqësore.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata​​ vëren​​ se kërkesëpadia e parashtruesve të kërkesës në aspektin përmbajtësor (substancial) është shqyrtuar vetëm nga një instancë gjyqësore, përkatësisht vetëm nga Gjykata Themelore në Ferizaj, dhe nga asnjë instance tjetër gjyqësore, përfshi​​ këtu edhe Gjykatën Supreme, pranë së​​ cilës parashtruesit e kërkesës në mënyrë shprehimore kanë ngritur shkeljen e të drejtës së​​ tyre për mohim të drejtësisë dhe të mjetit të rregullt juridik (ankesës) nga ana e Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • Marrë​​ parasysh faktin se parashtruesit e kërkesës​​ ​​ 31 gusht 2017​​ kanë ushtruar​​ ankesë​​ në​​ Gjykatën e​​ Apelit,​​ dhe kjo e fundit nuk​​ e​​ ka trajtuar​​ fare​​ atë,​​ as​​ me​​ Aktgjykimin​​ [Ac. nr. 1148/2018]​​ e​​ 4 marsit 2020​​ dhe​​ as veçmas, Gjykata konsideron se​​ parashtruesve të​​ kërkesës​​ u​​ është​​ pamundësuar​​ shqyrtimi i​​ thelbit​​ të​​ pretendimeve të​​ ngritura​​ nëpërmjet​​ ankesës së tyre, kundër Aktgjykimit​​ [C. nr. 395/15] të 23 qershorit 2017​​ të Gjykatës Themelore.​​ 

 

  • Gjykata​​ përsëritë​​ se nuk është detyrë e saj të vlerësojë nëse gjykatat e rregullta kanë interpretuar dhe zbatuar drejtë rregullat përkatëse të së drejtës materiale dhe​​ procedurale. Megjithatë, në rastet kur një pretendim ngrenë çështje kushtetuese, përkatësisht parregullsi të procesit gjyqësor, Gjykata është e detyruar të ndërhyjë dhe të riparojë shkeljet e shkaktuara nga gjykatat e rregullta, për t’i siguruar individit një gjykim të drejtë në pajtueshmëri me nenin 31 të Kushtetutës dhe​​ paragrafin 1 të nenit 6​​ të KEDNj-së.​​ (shih, rastin e​​ Gjykatës​​ KI214/22,​​ parashtrues​​ Avni Kastrati, Aktgjykimi 7 dhjetorit 2022,​​ paragrafi 127).

 

  • Duke iu referuar rrethanave të rastit konkret, Gjykata konstaton se​​ mosshqyrtimi i ankesës së​​ parashtruesve të kërkesës​​ në merita​​ nga ana e​​ Gjykatës së​​ Apelit, përbën një të metë procedurale të pakapërcyeshme e cila është në kundërshtim me të drejtën për qasje në drejtësi.​​ Thënë këtë, Gjykata vlerëson se​​ Gjykata e Apelit ua ka​​ mohuar parashtruesve të kërkesës të drejtën për​​ qasje në​​ gjykatë/drejtësi​​ të​​ garantuar me​​ paragrafin​​ 1, të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 1​​ të nenit 6 të KEDNj-së.

 

ii.​​ Përkitazi me pretendimin për shkelje​​ ​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës,​​ nga ana e​​ Gjykatës​​ Supreme​​ 

 

  • Përveç pretendimeve për​​ mohimin e​​ drejtësisë​​ dhe të​​ mjetit juridik​​ nga ana e​​ Gjykatës së​​ Apelit, parashtruesit e​​ kërkesës​​ të njëjtat pretendime i​​ kanë​​ ngritur​​ edhe në Gjykatën​​ Supreme.​​ Në këtë​​ kontest,​​ referuar shkresave të lëndës,​​ Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesit e kërkesës,​​ pasi​​ e kanë​​ pranuar​​ Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr.​​ 1148/2018]​​ e​​ 4 marsit 2020,​​ ​​ Gjykatës së Apelit,​​ me​​ të​​ cilin​​ ishte vendosur për ankesën e të paditurës Sigal Uniqua Group Austria,​​ por jo edhe për ankesën e tyre,​​ i janë drejtuar Gjykatës Supreme me kërkesë për revizion,​​ të bindur​​ se kërkesa e tyre do të trajtohej meritorisht,​​ duke​​ pasur​​ parasysh natyrën e shkeljes së​​ shkaktuar​​ nga​​ Gjykata e Apelit.​​ Në kërkesën​​ e tyre​​ për revizion​​ të 29 qershorit 2020 dhe atë të përsëritur më​​ 2 gusht 2021,​​ parashtruesit e kërkesës në mënyrë specifike ngritën​​ shkeljen e të drejtës në ankesë, e cila për pasojë ka rezultuar me mosshqyrtimin e thelbit të pretendimeve të tyre, të ngritura​​ kundër​​ Aktgjykimit të Gjykatës Themelore. ​​ 

​​ ​​ 

  • Gjykata vlerëson​​ se​​ rasti konkret është specifik për nga​​ rrethanat​​ faktike dhe juridike,​​ prandaj dhe duhet trajtuar, si i tillë nga ana e Gjykatës, kur​​ bëhet fjalë për​​ vlerësimin e kritereve të pranueshmërisë.​​ ​​ Në rastin para nesh​​ kemi të bëjmë me​​ një​​ kërkesëpadi​​ të ngritur nga​​ disa parashtrues​​ (bashkëpaditës),​​ kundër një të paditure,​​ për​​ shkak të dëmeve​​ materiale dhe jomateriale​​ të shkaktuara​​ nga​​ i siguruari i​​ saj,​​ ku​​ përmbajtja e normës së​​ ligjit​​ dallon në varësi​​ ​​ specifikave​​ që​​ ngërthen vetë​​ rasti,​​ për sa i përket përmbushjes së​​ kushteve​​ ligjore​​ për të paraqitur kërkesë për revizion​​ në Gjykatën​​ Supreme.​​ Rrethanat e rastit konkret​​ flasin për një të metë procedurale, e cila është shkaktuar thjeshtë nga neglizhenca e gjykatës​​ së shkallës së​​ dytë, e cila ka rezultuar në cenimin e të drejtës për qasje në gjykatë/drejtësi të parashtresave të kërkesës, e cila​​ kërkon​​ zgjidhjen​​ e​​ çështjes​​ ​​ themel.

 

  • Andaj,​​ duke​​ pasur​​ parasysh​​ natyrën e shkeljes​​ ​​ ka​​ ndodhur përgjatë gjykimit të këtij rasti,​​ Gjykata konsideron se​​ do të​​ ishte paragjykuese nga ana e​​ saj,​​ po​​ të vlerësonte​​ se​​ pranë​​ Gjykatës​​ Supreme,​​ parashtruesit e​​ kërkesës​​ nuk​​ kanë pasur​​ ​​ dispozicion të​​ tyre​​ një​​ mjet efektiv​​ për të​​ përdorur​​ për shkeljet e shkaktuara nga ana e Gjykatës së Apelit në këtë rast. Kjo​​ marrë​​ parasysh​​ natyrën e shkeljes​​ kushtetuese​​ e cila ka ndodhur në​​ Gjykatën e Apelit,​​ siç është e drejta për të apeluar vendimet e gjykatës së shkallës së parë​​ pranë​​ kësaj të fundit.​​ Mbi këto​​ baza,​​ parashtruesit e kërkesës kanë​​ besuar në​​ efektivitetin e mjetit​​ ​​ përdoruar​​ (revizionit)​​ dhe​​ ​​ riparimin e shkeljes së​​ shkaktuar​​ nga​​ Gjykata e​​ Apelit.​​ Për​​ më​​ tepër,​​ Gjykata rikujton se​​ edhe​​ në rastet​​ kur palët kanë​​ mëdyshje​​ rreth​​ efektivitetit​​ të mjetit juridik,​​ praktika​​ gjyqësore e GjEDNj-së,​​ përcakton që:​​ “në rastet​​ kur​​ parashtruesit e​​ kërkesës ka​​ mëdyshje për efektivitetin e mjetit​​ juridik,​​ ai​​ duhet të përdoret dhe se për përdorimin e tij nuk mund të mbahet përgjegjës​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës,​​ për faktin se​​ e ka përdorur​​ atë​​ (shih, rastin e GjENDj-së,​​ Červenka kundër Republikës Çekisë,​​ nr. 62507, Aktgjykimi i 13 janarit 2017, paragrafi 121).​​ ​​ 

 

  • Gjykata​​ rikujton se për​​ revizionin e​​ parashtresave të kërkesës Gjykata Supreme, kishte vendosur me​​ Aktvendimin​​ [Rev.​​ nr.​​ 434/2021],​​ e​​ 24 majit 2022,​​ për plotësimin e​​ Aktgjykimit të​​ mëparshëm​​ [Rev.​​ nr.​​ 426/2021]​​ të 29 qershorit 2021,​​ duke​​ e​​ hedhur​​ poshtë​​ kërkesën​​ e tyre,​​ me arsyetimin vijues: “Gjykata Supreme duke e marrë parasysh dispozitën e nenit 211.2 të LPK-së, ku parashihet që në kontestet pasurore juridike në të cilat kërkesëpadia ka të bëjë me të holla, me dorëzimin e sendit, ose me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit nuk i kalon 3.000 €. [...].​​ Gjykata Supreme e Kosovës, me rastin e shqyrtimit të lejueshmërisë së revizionit sipas nenit 211.2 dhe 221, të LPK-së, ka gjetur se: Revizioni i të autorizuarit të paditësve është i palejuar”.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se,​​ arsyetimin​​ e hedhjes​​ poshtë,​​ si të palejuar,​​ ​​ kërkesës për revizion​​ të parashtruesve të kërkesës, Gjykata Supreme e bazoi në​​ paragrafin 2 të nenin 211 dhe​​ në​​ nenin 221 të​​ LPK-së. I pari​​ ndërlidhet me vlerën e​​ objektit​​ të​​ kontestit, ndërsa​​ i​​ dyti,​​ përcakton​​ se:​​ Revizionin e vonuar, jo të plotë dhe të palejueshëm me, aktvendim e hedhë poshtë gjykata e revizionit,​​ po që se një gjë të tillë nuk e ka bërë gjykata e shkallës së parë brenda kufijve të autorizimeve të saja (neni 218 i këtij ligji)”.​​ Gjykata​​ në këtë kuptim i referohet përmbajtjes së​​ nenit​​ 218 të​​ LPK-së,​​ dhe​​ rikujton​​ se ky nen​​ përcakton:​​ “Revizionin e paraqitur pas skadimit të afatit ligjor,​​ apo atë jo të plotë, me anë të aktvendimit e hedhë poshtë gjykata e shkallës së parë, pa mbajtur seancë gjyqësore”.​​ 

 

  • Duke iu referuar​​ gjithnjë​​ përmbajtjes së​​ aktvendimit plotësues,​​ Gjykata​​ vëren​​ se​​ Gjykata​​ Supreme,​​ ndër të tjera,​​ kishte konstatuar që:​​ I autorizuari i​​ paditësve pas pranimit të vendimit të aktgjykimit të​​ Gjykatës Supreme Rev.426/2020 të​​ datës​​ 29.06.2021, i​​ është​​ drejtuar​​ gjykatës​​ me parashtresë​​ për​​ shqyrtimin e revizionit të​​ paditësve,​​ duke i bashkangjitur në​​ kopje revizionin e ushtruar nga i autorizuari i​​ paditësve, dhe duke bashkëngjitur​​ provën​​ se revizionin e ka​​ dorëzuar​​ brenda afatit ligjor.​​ Kundër aktgjykimit të​​ gjykatës​​ së​​ shkallës së dytë, i autorizuarit i​​ paditësve, me kohë​​ ka paraqitur revizion,​​ për shkak të zbatimit të gabuar të së​​ drejtës​​ materiale, me propozim​​ ​​ aktgjykimi i shkallës së dytë dhe të parë të​​ ndryshohen dhe​​ kërkesat​​ e​​ paditësve të aprovohen në​​ tërësi sipas precizimit të​​ kërkesëpadisë.​​ Megjithatë, askund në aktvendim nuk theksohet që​​ parashtruesit e kërkesës​​ kanë ngritur çështjen e mohimit të​​ së​​ drejtës në ankesë, gjegjësisht mjet juridik.

 

  • Gjykata vëren se​​ Gjykata Supreme​​ gjatë​​ vlerësimit​​ të kritereve ligjore​​ e​​ kishte marrë​​ si​​ të mirëqenë Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr.​​ 1148/2018] e 4 marsit 2020​​ të Gjykatës së Apelit,​​ edhe përkundur faktit​​ se​​ Gjykata​​ e Apelit​​ nuk kishte vendosur fare për ankesën​​ e parashtruesve të kërkesës,​​ me ç’rast​​ pretendimet e tyre kanë mbetur pa u shqyrtuar meritorisht.​​ Në këtë kontekst,​​ shtrohet pyetja se cili do të ishte rezultati​​ dhe epilogu​​ i​​ vendimit të Gjykatës së​​ Apelit, në qoftë se​​ kjo e fundit​​ do​​ t’i​​ shqyrtonte në​​ substancë​​ pretendimet e ngritura​​ në ankesë​​ nga parashtruesit e kërkesës,​​ më 31 gusht 2017. Pra​​ në rrethanat e rastit konkret,​​ cili​​ është​​ efekti​​ juridik dhe​​ logjik i​​ ushtrimit të​​ ankesës nga parashtruesit e kërkesës,​​ kur është e qartë se Gjykata e Apelit​​ nxori​​ Aktgjykimin e saj​​ [Ac.​​ nr.​​ 1148/2018]​​ ​​ 4 marsit 2020,​​ vetëm​​ mbi bazën e​​ ankesës, dhe​​ pretendimeve të ngritura​​ aty,​​ nga pala kundërshtare,​​ gjegjësisht​​ nga e paditura​​ Sigal Uniqua Group Austria,​​ kur qartazi dukej se kjo e fundit,​​ nëpërmjet ushtrimit të ankesës kishte​​ kërkuar ulje​​ të shumës së dëmshpërblimit, në ndërkohë​​ që​​ parashtruesit e kërkesës nëpërmjet ankesës​​ së​​ tyre të​​ 31 gushtit 2017 kërkuan të kundërtën, përkatësisht rritjen e vlerës së​​ dëmshpërblimit, të caktuar nga gjykata e shkallës së parë.​​ 

 

  • Në këtë kontekst,​​ Gjykata vlerëson se​​ nga Gjykata e Apelit nuk mund të​​ pritej​​ që të akordonte​​ dëmshpërblim më​​ të madh​​ për parashtruesit e kërkesës, ngase para saj objekt i kontestuar me ankesë nga​​ ana e të paditurës​​ Sigal Uniqua Group Austria,​​ ishte shuma e lartë​​ e dëmshpërblimit​​ e caktuar nga gjykata e shkallës së parë​​ për parashtruesit e​​ kërkesës, të​​ cilën​​ shumë​​ detyrohej​​ ta paguante e paditura. Prandaj,​​ duke​​ pasur​​ parasysh këto rrethana, Gjykata Supreme do të duhej fokusuar në thelbin e shkeljes së​​ pretenduar nga​​ parashtruesit​​ e​​ kërkesës, që ishte e drejta në ankesë (mjet juridik)​​ dhe jo të​​ pranonte​​ si të mirëqenë Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr.​​ 1148/2018] e 4 marsit 2020​​ të Gjykatës së Apelit,​​ me të cilin nuk u vendos për të​​ drejtat dhe detyrimet civile të parashtruesve të kërkesës, por për ato të të paditurës.​​ Të mjaftuarit e Gjykatës Supreme për të vendosur për revizionin e parashtruesve të kërkesës,​​ vetëm mbi bazën e asaj se çfarë​​ kishte​​ vendosur​​ Gjykata e Apelit,​​ sipas ankesës​​ së​​ të paditurës​​ Sigal Uniqua Group Austria,​​ me​​ Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr.​​ 1148/2018] e 4 marsit 2020,​​ ka bërë që​​ të prejudikohet​​ rezultati​​ i meritave të çështjes,​​ ​​ potencialisht​​ do të​​ mund​​ ​​ dilte nga marrja në shqyrtim e​​ ankesës së​​ parashtruesve të kërkesës,​​ për​​ të​​ cilën nuk është vendosur​​ asnjëherë​​ nga Gjykata e Apelit.​​ ​​ 

 

  • Gjykata rikujton se​​ parashtruesit e​​ kërkesës në Gjykatën Supreme shprehimisht e ngritën​​ shkeljen e të drejtës në ankesë.​​ Megjithatë​​ edhe përkundër​​ këtij​​ fakti​​ Gjykata​​ Supreme,​​ nuk e kishte​​ trajtuar fare pretendimin thelbësor​​ ​​ tyre.​​ Gjykata,​​ duke u bazuar në​​ rrethanat​​ specifike,​​ faktike dhe juridike​​ të rastit​​ konkret,​​ rikujton se​​ në bazë të​​ paragrafit 3 të​​ nenit​​ 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës,​​ qartazi dhe shprehimisht​​ parashihet që:​​ “3. Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit,​​ që nënkupton se gjykatat e rregullta,​​ kur​​ interpretojnë dhe​​ zbatojnë norma ligjore​​ përkatëse,​​ duhet të kujdesen që​​ të mos ​​ shkelin vetë​​ thelbin e të​​ drejtës së​​ garantuar me Kushtetutë dhe KEDNj.​​ Për​​ më​​ tepër,​​ gjykatat e rregullta,​​ duke​​ përfshi​​ edhe​​ Gjykatën Supreme, si instancë përfundimtare​​ e gjyqësorit të rregullt,​​ janë të obliguara nga​​ neni 53​​ [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]​​ i Kushtetutës, që:​​ Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

 

  • Sa më​​ lart,​​ Gjykata​​ vlerëson se neglizhenca për ti trajtuar në mënyrën e duhur parashtresat e parashtruesve​​ të​​ kërkesës​​ dhe pretendimet e ngritura​​ në to,​​ në​​ rrethanat e​​ rastit​​ konkret,​​ rendon​​ mbi gjykatat​​ e rregullta​​ të cilat janë të thirrura për të ofruar drejtësi.​​ Parashtruesit e kërkesës​​ kanë bërë​​ gjithçka çka u është kërkuar​​ nga​​ ligji​​ për​​ të​​ ushtruar të drejtën e tyre​​ në ankesë (mjet juridik) në mënyrë efektive pranë gjykatave të rregullta​​ dhe kjo qartazi vërtetohet me faktin e protokollimit të ankesës së tyre në Gjykatën Themelore, më 5 shtator 2017​​ dhe të procedimit​​ të ankesës​​ së tyre​​ për shqyrtim në Gjykatën e Apelit. Nuk mund​​ tu kërkohet​​ parashtruesve të​​ kërkesave​​ që​​ të​​ shndërrohen në​​ kujdestarë​​ të ecurisë së​​ procesit, duke e ndjekur​​ ecurinë e​​ çështjes,​​ se ku kanë përfunduar​​ parashtresat​​ e​​ tyre,​​ dhe​​ nëse​​ kanë​​ mbërritur në vendin e duhur apo jo, përderisa​​ ankesa e tyre është​​ dorëzuar në mënyrë të rregullt në​​ Gjykatën e Apelit, nëpërmjet Gjykatës Themelore.

 

  • Gjykata,​​ ​​ rastin​​ konkret,​​ konsideron​​ se pamundësia për të adresuar pretendimet​​ specifike të​​ ngritura​​ nga parashtruesit e kërkesës nëpërmjet ankesës së​​ parashtruar më​​ 31 korrik 2017​​ në Gjykatën e Apelit,​​ dhe​​ mosriparimi i shkeljes së​​ të drejtës në ankesë​​ ​​ nga​​ ana e Gjykatës​​ Supreme,​​ përbën një​​ të metë​​ procedurale,​​ e cila​​ si rrjedhojë ka​​ cenuar​​ vetë​​ thelbin e​​ të​​ drejtës​​ së parashtruesve të kërkesës​​ për​​ të marrë​​ një përgjigje​​ meritore​​ dhe të arsyetuar për çështjen e tyre.​​ (Shih, rastin​​ e GjEDNj-së,​​ Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar, cituar më​​ lart, paragrafi 36, dhe​​ rastin e Gjykatës,​​ KI214/22, me parashtrues,​​ Avni Kastrati, Aktgjykimi i 7 dhjetorit 2022, paragrafi 128, dhe rastet​​ e cituara aty).

 

  • Thënë këtë, Gjykata konstaton se mosshqyrtimi i ankesës, si rrjedhojë dhe i ​​ pretendimeve të ngritura në​​ të nga​​ ana e​​ parashtruesve të​​ kërkesës në Gjykatën e Apelit,​​ dhe mostrajtimi i pretendimit thelbësor​​ nga Gjykata Supreme,​​ në lidhje me mohimin e të​​ drejtës së ankesës​​ nga Gjykata e Apelit,​​ ka cenuar të drejtën e tyre për “qasje në drejtësi”, si rrjedhojë edhe të drejtën për mjet efektiv juridik​​ dhe mbrojte gjyqësore të të drejtave​​ pranë këtyre instancave gjyqësore.​​ 

 

Përfundime

 

  • Gjykata​​ bazuar në​​ analizën e mësipërme, konkludon​​ se​​ Aktvendimi [Rev. nr. 434/2022] i 24​​ majit​​ 2022,​​ për plotësimin​​ e Aktgjykimit​​ [Rev. nr. 426/2021] të​​ 29 qershorit 2021 të Gjykatës​​ Supreme,​​ dhe​​ Aktgjykimi ​​ [Ac.​​ nr.​​ 1148/2018] i 4 marsit 2020 i​​ Gjykatës së​​ Apelit​​ janë​​ nxjerrë në shkelje​​ të​​ të drejtave​​ kushtetuese të parashtruesve​​ të kërkesës,​​ të garantuara​​ me​​ paragrafin 1 të​​ nenit​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me​​ paragrafin 1​​ të nenit 6​​ [E drejta për një​​ proces të rregullt] të KEDNj-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, në pajtim me nenin 20 dhe 47 të Ligjit, si dhe rregullin 48 (1) (a) të Rregullores së punës, më 21 mars 2024:​​ 

 

vendos

 

  • TË DEKLAROJË,​​ me pesë (5) vota për dhe katër (4) kundër,​​  kërkesën të pranueshme;

 

  • TË KONSTATOJË,​​ me pesë (5) vota për dhe katër (4) kundër,​​ se ka pasur shkelje të paragrafit 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut;

 

  • TË SHPALLË,​​ me pesë (5) vota për dhe katër (4) kundër,​​ të pavlefshëm​​ Aktvendimin e 24 majit 2022​​ [Rev. nr. 434/2022],​​ dhe Aktgjykimin e 29 qershorit 2021 [Rev. nr. 426/2021] të Gjykatës Supreme​​ dhe Aktgjykimin e 4​​ marsit​​ 2020​​ [Ac. nr. 1148/2018] të Gjykatës së Apelit;

 

  • TË​​ KTHEJË,​​ me pesë (5) vota për dhe katër (4) kundër,​​ Aktgjykimin​​ [Ac. nr. 1148/2018] e 4 marsit 2020 të Gjykatës së Apelit, në rivendosje pranë kësaj të fundit, në pajtim me konstatimet e Gjykatës,​​ në këtë Aktgjykim;

 

  • TË URDHËROJË Gjykatën e Apelit, që të njoftojë Gjykatën, në pajtim me nënrregullin (5) të rregullit 60 të Rregullores së punës, për masat e ndërmarra për ta zbatuar Aktgjykimin e Gjykatës, jo më larg se më​​ 23 shtator​​ 2024;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 2 të Ligjit;​​ 

 

  • TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

​​ 

 

 

 

Gjyqtari raportues ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi ​​ Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

Mexhid Asllani, Ekrem Asllani dhe Nuredin Xhaferi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile