Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës Rev. nr. 70/2022 të 6 majit 2022

Nr. të lëndës KI161/22

Parashtruesit: Ekrem Breznica

Shkarko:

Prishtinë, më 2 maj​​ 2023

Nr. ref.:RK 2158/23

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

rastin nr. KI161/22

 

Parashtrues

 

Ekrem​​ Breznica

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 70/2022​​ ​​ 6​​ majit​​ 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Ekrem Breznica​​ nga fshati​​ Miradi e Epërme,​​ komuna e Fushë Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi​​ i​​ kërkesës),​​ ​​ cilin e​​ përfaqësojnë​​ avokatët,​​ Feim​​ Alaj​​ dhe​​ Durim Osmani.

 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës​​ konteston​​ kushtetutshmërinë​​ e aktgjykimit​​ [Rev.​​ nr. 70/ 2022]​​ ​​ 6​​ majit​​ 2022​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Supreme)​​ në lidhje me aktgjykimin​​ [A.​​ C.​​ nr. 1139/2018]​​ ​​ 12​​ janarit​​ 2021​​ të Gjykatës së Apelit​​ dhe aktgjykimin​​ [P.​​ nr.​​ C.​​ nr. 1468/13]​​ ​​ 31​​ majit​​ 2017​​ të Gjykatës Themelore​​ ​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ e​​ pranoi vendimin e kontestuar më​​ 21​​ korrik​​ 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të lartcekur​​ të Gjykatës​​ Supreme,​​ përmes të cilit,​​ sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës,​​ janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 31 [E​​ Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ dhe​​ 46​​ [Mbrojtja e Pronës]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ nenin​​ 6 [E drejta për një proces të rregullt]​​ të​​ Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ)​​ si dhe nenin​​ 10​​ të Deklaratës Universale për të Drejta të Njeriut (në tekstin e mëtejmë: DUDNJ).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa​​ bazohet​​ në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të​​ Republikës​​ së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 19​​ tetor​​ 2022,​​ parashtruesi i kërkesës​​ e dorëzoi kërkesën​​ e tij​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 26​​ tetor​​ 2022,​​ Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit​​ GjR.​​ KSH.​​ KI161/22​​ caktoi Gjyqtarin​​ Radomir​​ Laban​​ Gjyqtar​​ raportues​​ dhe​​ Kolegjin​​ shqyrtues​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese), Safet​​ Hoxha​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi (anëtarë).

 

  • ​​ 31​​ tetor​​ 2022,​​ Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin​​ e kërkesës​​ dhe kërkoi nga Gjykata Themelore në Prishtinë​​ kopjen e fletëkthesës​​ me datën e pranimit të vendimit të kontestuar nga ana e parashtruesit të kërkesës.​​ Të njëjtën ditë,​​ një kopje e kërkesës iu​​ dërgua​​ Gjykatës Supreme.

 

  • ​​ 3​​ nëntor​​ 2022,​​ Gjykata Themelore në Prishtinë dorëzoi në Gjykatë fletëkthesën e kërkuar me​​ datën e pranimit​​ 21 korrik 2022​​ të vendimit të kontestuar nga ana e parashtruesit të kërkesës.

 

  • ​​ 16​​ dhjetor​​ 2022,​​ gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç'rast filloi mandati i tij në Gjykatë.​​ 

 

  • Më​​ 7 mars​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin​​ e Gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga​​ shkresat​​ e lëndës​​ rezulton​​ se parashtruesi i kërkesës është​​ në marrëdhënie të punës​​ në Policinë e Kosovës si zyrtar policor që nga viti 2000, i angazhuar në detyra dhe​​ obligime​​ të ndryshme.

 

Procedura penale

 

  • Më 16​​ shkurt​​ 2012,​​ Prokuroria e​​ EULEX-it filloi një hetim kundër​​ parashtruesit të kërkesës​​ me dyshimin se ai kishte kryer veprën penale të zbulimit të​​ fshehtësisë​​ zyrtare.

 

  • Më 16​​ janar​​ 2013, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria e EULEX-it​​ nxori aktvendimin​​ (PP.​​ II-117/13) për pezullimin e hetimeve kundër​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ për shkak të mungesës së provave.

 

Procedura disiplinore

 

  • Më 18​​ qershor​​ 2012, sipas shkresave të lëndës, njësiti i standardeve profesionale të Policisë së Kosovës​​ inicioi​​ procedurë disiplinore kundër​​ parashtruesit të kërkesës​​ për sjellje joprofesionale dhe zbulim të​​ fshehtësisë​​ zyrtare, për çka EULEX-i ka zhvilluar një hetim kundër tij.

 

  • Më 10 prill 2013, Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë së Kosovës (përmes​​ vendimit​​ 195KBD/13) e shpalli parashtruesin​​ e kërkesës​​ fajtor për kundërvajtje disiplinore dhe​​ i shqiptoi​​ masën​​ degradim​​ dhe masën shtesë​​ transfer​​ administrativ. Në vendimin e tij, Komisioni i Brendshëm Disiplinor​​ sqaroi​​ se,​​ I​​ akuzuari Rreshter​​ E.B.,​​ derisa kishte qenë kryerjen e detyrës zyrtare,​​ në pozitën​​ Udhëheqës i Njësisë së Hetimeve, në Policinë Kufitare, kishte zbuluar fshehtësi Zyrtare duke i​​ transmetuar informata te​​ personi K.L.​​ dhe​​ V.B.​​ për kohën e bastisjes. Po​​ ashtu​​ ai​​ është shoqëruar me personin​​ K.L.​​ dhe kishte mbajtur kontakt të vazhdueshëm me të​​ duke ditur për të kaluarën e tyre kriminale,​​ Me këtë i akuzuari ka kryer shkeljen disiplinore nga Kreu i II-të​​ i​​ Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2008- MPB, lidhur me nenin 46 pika a & e të Ligjit për​​ Policinë.​​ Prandaj, Komisioni i Brendshëm Disiplinor bazuar në Udhëzimin Administrativ 06/2012, neni 58,​​ pika 3, punonjësit të akuzuar i shqipton masën disiplinore”.

 

  • Në një datë të pacaktuar, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë kundër vendimit të Komisionit të Brendshëm Disiplinor të Policisë së Kosovës në Komisionin Policor për Ankesa dhe Shpërblime, duke përmendur shkeljet procedurale, shkeljet e së drejtës materiale dhe vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike.

 

  • Më 15 maj 2013, Komisioni i Policisë për Ankesa dhe Shpërblime (vendimi 67-KA-2013) e refuzoi ankesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ si të pabazuar dhe e vërtetoi​​ në tërësi​​ vendimin e shkallës së parë.

 

  • Më 22 maj 2013, Policia e Kosovës (me vendimin 07/1-01A/3051) e zbriti​​ parashtruesin e kërkesës​​ nga grada​​ “Rreshter”​​ në gradën​​ “Zyrtar​​ policor”​​ dhe (me vendimin 07/1-01A/ 3052)​​ e​​ transferoi​​ parashtruesin e​​ kërkesës​​ nga Departamenti i Policisë Kufitare-Njësia e Hetimit me seli në Prishtinë në Administratën Rajonale Veriore të Policisë Kufitare në Lluzhan. Në këtë mënyrë Policia e Kosovës ka respektuar vendimin (05/016/23171) të Komisionit të Brendshëm Disiplinor të Policisë së Kosovës dhe vendimin (67-KA-2013) të Komisionit Policor për Ankesa dhe Shpërblime.

 

Procedurat gjyqësore​​ lidhur me​​ kontestin e​​ punës

 

  • Më 21 qershor 2013, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë​​ kundër​​ vendimit (05/016/23171) të Komisionit të Brendshëm Disiplinor të Policisë së Kosovës dhe vendimit (67-KA-2013) të Komisionit​​ ​​ Policisë për Ankesa dhe​​ Shpërblime​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore),​​ duke kërkuar anulimin e këtyre vendimeve dhe në këtë mënyrë rikthimin e gradës dhe kthimin në pozicionin e mëparshëm si dhe diferencën​​ e​​ të ardhurave​​ për periudhën e kontestuar.

 

  • Më 31 maj 2017, Gjykata Themelore (me​​ aktgjykimin​​ C.​​ nr.​​ 1468/13)​​ aprovoi​​ kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës, duke anuluar si të kundërligjshme​​ vendimet: nr. 07/1.01A 3051​​ ​​ 22.05.2013, nr. 07/1-01A/3052​​ ​​ 22,05.2012, nr. 195/KBD/2013​​ ​​ 10.04.2013. viti dhe nr. 67-KA-2013​​ të 15.05.2013​​ të Policisë së Kosovës dhe (II)​​ obligoi​​ Policinë e Kosovës që ta kthejë​​ parashtruesin e kërkesës​​ në pozitën e rreshterit në Policinë e Kosovës dhe për periudhën e kontestuar t'i paguajë​​ atij​​ diferencën në pagë në mes të pozitës së zyrtarit policor dhe rreshterit, si dhe kontributet​​ pensionale​​ dhe tatimin​​ mbi të ardhurat.

 

  • ​​ arsyetimin​​ e saj, Gjykata Themelore, ndër të tjera, theksoi se meqenëse procedura penale kundër​​ parashtruesit të kërkesës​​ është pezulluar, nuk ka asnjë provë që parashtruesi​​ i kërkesës​​ ka zbuluar informata​​ konfidenciale dhe akuza​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ është shoqëruar​​ me persona me histori kriminale​​ është e pabazuar.

 

  • Në një datë të pacaktuar, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (në tekstin e mëtejmë: MPB e Kosovës) parashtroi ankesë kundër aktgjykimit (C.​​ nr.​​ 1468/13) të Gjykatës Themelore, duke konsideruar se​​ e njëjta​​ është​​ përfshirë me​​ shkelje​​ esenciale​​ të dispozitave​​ procedurale,​​ vërtetim të gabuar dhe jo të plotë​​ të gjendjes faktike​​ dhe zbatim​​ ​​ gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Më 12 janar 2021, Gjykata e Apelit (me aktgjykimin A.C. nr. 1139/2018) e refuzoi si të pabazuar ankesën e MPB-së së Kosovës dhe e vërtetoi​​ në tërësi​​ aktgjykimin e Gjykatës Themelore.​​ (C.​​ nr.​​ 1468/13).​​ 

 

  • Në një datë të pacaktuar, kundër aktgjykimit të lartpërmendur të Gjykatës së Apelit, MPB-ja e Kosovës​​ parashtroi revizion​​ në Gjykatën Supreme për shkak të​​ vërtetimit të gabuar të​​ gjendjes faktike, shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës​​ kontestimore​​ dhe zbatimit​​ të gabuar të së drejtës​​ materiale.

 

  • Më 9 shkurt 2021, Policia e Kosovës (me urdhrin​​ 07/1-01SAP-P/0929) filloi të ekzekutojë aktgjykimin (C. nr. 1468/13)​​ e​​ Gjykatës​​ Themelore​​ dhe aktgjykimin (A.C. nr. 1139/2018) të Gjykatës së Apelit.

 

  • Më 6 maj 2022, Gjykata​​ Supreme me aktgjykimin​​ Rev. nr. 70/2022​​ aprovoi si të bazuar​​ revizionin​​ e MPB-së​​ së Kosovës, në atë mënyrë që​​ ndryshoi​​ aktgjykimet e shkallës së parë (C.​​ nr.​​ 1468/13) dhe të shkallës së dytë (A.C.​​ nr. 1139/2018) dhe​​ refuzoi​​ si të pabazuar kërkesëpadinë​​ e​​ parashtruesit të kërkesës​​ për anulimin e vendimeve: nr. 07/1.01A 3051, nr. 07/1-01A/3052, nr. 195/KBD/2013 dhe nr. 67-KA-2013 të Policisë së Kosovës.

 

  • Gjykata Supreme arsyetoi, ndër të tjera, se,

 

Për dallim nga përgjegjësia disiplinore për shkeljen e detyrave të punës dhe obligimeve paraqet një aspekt specifik të përgjegjësisë ligjore dhe aplikohet vetëm për personat fizik që janë në marrëdhënie të punës, Respektimi i rregullave të sjelljes të parapara për shërbimet e caktuara, në veçanti për shërbimet që kanë specifika në punën e tyre, siç është Policia e Kosovës, është parakusht për një procesi të papenguar të punës dhe i ekzekutimit të suksesshëm të detyrave të punës​​ të këtyre shërbimeve. Detyrat e punës të të punësuarve në polici janë të përcaktuara me ligj, mirëpo edhe me aktet adekuate nënligjore, në mënyrë të njëjtë është përcaktuar edhe forma e sjelljes së pjesëtarve të policisë dhe kufizimet që i kanë pjesëtarët e këtyre shërbimeve për shkak të specifikave të punës që kryejnë. Për dallim nga përgjegjësia penale, ku baza ¢ përgjegjësisë qëndron në veprën e rrezikshme shoqërore të kryer, dhe ku qëllimi i sanksioneve penale është parandalimi i përgjithshëm dhe i veçantë, tek përgjegjësia disiplinore bazë për përgjegjësi paraqet shkelja e detyrës së punës, përkatësisht shkelja e detyrimit të sjelljes dhe respektimit të kufizimeve të cilat në rastin konkret kanë të bëjnë me pjesëtarët e policisë, ndërsa qëllimi i këtyre sanksioneve është që një sjellje e tillë të dënohet dhe të pengohet përsëritja e të njëjtës. Ajo që prokurori publik kompetent ka gjetur se nuk ka vend për ndjekje penale të paditësit këtu, nuk ka ndikim në përgjegjësinë disiplinore të paditësit këtu, si dhe në rezultatin e procedurës disiplinore. Përgjegjësia disiplinore është shumë më komplekse nga përgjegjësia penale, dhe mund të ekzistoj edhe atëherë kur nuk ka përgjegjësi penale, qoftë për shkak të rrezikshmërisë së pamjaftueshme shoqërore, qoftë për shkak të mungesës së fajësisë së kryesit ose provave të pamjaftueshme. Vendimi disiplinoré në rastin konkret bazohet në gjendjen faktike të vërtetuar në procedurën disiplinore. Fjala është për ato faktet e njëjta që janë vërtetuar edhe gjatë hetimit të prokurorit publik kompetent par kanë qenë të pamjaftueshme për të iniciuar dhe zhvilluar procedurë penale. Mirëpo, faktet e njëjta paraqesin bazë të mjaftueshme ligjore kur bëhet fjalë për përgjegjësinë disiplinore.”

 

  • Më 21 korrik 2022, Policia e Kosovës (me urdhrin​​ 07/1-01SAP-P/5713)​​ filloi​​ përmbarimin e aktgjykimit (Rev. nr. 70/2022) të Gjykatës Supreme të 6 majit​​ 2022 dhe e shfuqizoi​​ (me​​ urdhrin​​ 07/1-01SAP-P/0929)​​ e​​ Policisë së​​ Kosovës​​ ​​ 9 shkurtit​​ 2021.

 

  • Më 3 gusht 2022, parashtruesi i kërkesës,​​ kundër​​ urdhrit (07/1-01SAP-P/5713) të Policisë së Kosovës të 21 korrikut​​ 2022,​​ parashtroi​​ ankesë në Komisionin për Ankesa të Policisë së Kosovës, duke kërkuar anulimin e​​ të njëjtit.

 

  • Më 18 gusht 2022, Komisioni për Ankesa në Policinë e Kosovës (me​​ vendimin​​ 1332-KA-2022) e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe e vërtetoi​​ në tërësi​​ urdhrin (07/1-01SAP-P/5713)​​ e Policisë së Kosovës.​​ të 21 korrikut​​ 2022.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se​​ aktgjykimi​​ i kontestuar i Gjykatës​​ Supreme​​ cenon të drejtat e tij​​ ​​ garantuara me​​ nenet 31, 32, 46 të Kushtetutës, nenin​​ 6​​ ​​ KEDNJ-së​​ dhe nenin​​ 10​​ të DUDNJ-së.

 

  • Sa i përket pretendimit për shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6.1 të​​ KEDNJ-së,​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka disa pretendime, përkatësisht:

 

  • se Gjykata​​ Supreme​​ në këtë rast ka vepruar në mënyrë arbitrare dhe jashtë ligjit, konkretisht nenit 211 të Ligjit të Procedurës​​ Kontestimore, sepse në këtë rast nuk bëhet fjalë për një​​ kontest​​ pune, por një kontest​​ në lidhje​​ me uljen​​ në detyrë​​ dhe se vlera e​​ kontestit​​ në këtë​​ rast nuk është specifikuar as nga​​ parashtruesi i kërkesës​​ dhe as nga gjykata, gjë që sipas​​ parashtruesit të kërkesës​​ nënkupton se vlera e​​ kontestit​​ është nën 3000 euro,​​ përkatësisht​​ vlera në bazë të së cilës nuk lejohet​​ revizioni.

 

  • se në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 15/2008, procedura disiplinore në këtë rast është​​ parashkruar​​ sepse, „shkelja supozohet se ka ndodhur ne vitin 2011, ne anën tjetër vendimi përfundimtar administrativ është nxjerr me date 15.05.2013,​​ qe do te thotë se kane kaluar me shume se dy vite nga koha e supozuar e shkeljes deri tek nxjerrja e vendimit përfundimtar”.

 

  • se procedura disiplinore është zhvilluar në bazë të procedurës​​ penale të pezulluar për​​ shkak të​​ mungesës së provave, e cila sipas​​ parashtruesit të kërkesës​​ paraqet mungesë​​ të provave​​ materiale në​​ dosjen disiplinore.

 

  • se​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk ka kryer shkelje disiplinore nga kapitulli i dytë, neni 5, paragrafi 7,​​ përkatësisht​​ se personi me të cilin​​ parashtruesi i kërkesës​​ shoqërohej (për të​​ cilën arsye​​ parashtruesit të kërkesës i​​ ishte​​ shqiptuar masa disiplinore) nuk ishte dënuar për një​​ vepër penale “të rëndë.

 

  • Në lidhje me pretendimet e tjera të​​ parashtruesit të kërkesës​​ që i referohen shkeljeve të neneve 32, 46 të Kushtetutës dhe nenit 10 të​​ DUDNJ-së,​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk​​ arsyeton​​ pse janë shkelur këto dispozita, por vetëm i përmend ato në kërkesën e tij.

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që​​ të,

 

​​ „​​ I.​​ SHPALLET​​ e pranueshme​​ kërkesa e parashtruesve

 

​​ II.​​ KONSTATON​​ se ka pasur shkelje të nenit 3​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe nenit 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike]​​ të Kushtetutës së Kosovës.​​ 

 

​​ III.​​ ANULOHET​​ Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës​​ Rev.​​ nr. 70/2022​​ u datës​​ 06.05.2022.

 

IV.​​ I KTHEHET​​ Gjykatës Supreme në rigjykim dhe rivendosje.“.

 

Dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së​​ Kosovës

 

Kapitulli​​ II

[Të drejtat dhe liritë themelore]

 

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

1.​​ Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2.​​ Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

[...]

 

Neni​​ 32

[E Drejta për Mjete Juridike]

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

 

Neni 46​​ [Mbrojtja e Pronës]

 

  • E drejta e pronës është e garantuar.​​ 

  • Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.​​ 

  • Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.​​ 

  • Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë ekspropriimin, do të zgjidhen nga gjykata kompetente.

  • Prona intelektuale mbrohet me ligj.

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

[E Drejta për një proces të rregullt]

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

Deklarata Universale për të Drejta të Njeriut

 

Neni 10

Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.

 

Ligji për Procedurën Kontestimore

 

[...]

MJETET E JASHTËZAKONSHME TË GODITJES

REVIZIONI

Neni 211

 

211.1​​ Kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë, palët mund të paraqesin revizion brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën u është dorëzuar aktgjykim.

 

211.2​​ Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesat në të holla, me dorëzimin e sendit, ose me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit nuk i kalon 3.000 Euro;

 

211.3​​ Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia nuk ka të bëjë me kërkesat në para, me dorëzimin e sendit apo me përmbushjen e​​ ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit e treguar në padinë e paditësit nuk e kalon shumën prej 3.000 Euro

 

211.4​​ Përjashtimisht edhe kur është fjala për kërkesëpadinë nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, revizioni gjithmonë është i lejuar:

a)​​ në kontestet për ushqim;

b)​​ në kontestet për shpërblimin e dëmit për ushqimin e humbur, për shkak të vdekjes së dhënësit të ushqimit;

c)​​ në kontestet nga marrëdhëniet e punës të cilat i fillon i punësuari kundër vendimit për shuarjen e marrëdhënies së punës.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa​​ i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë drejtim,​​ Gjykata​​ i​​ referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e​​ Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në vazhdim, Gjykata​​ gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata së pari i referohet neneve 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët parashohin:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1.​​ Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Për sa i përket përmbushjes së kritereve​​ të pranueshmërisë, siç janë përcaktuar më lart, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cii konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht aktgjykimin e Gjykatës Supreme​​ [Rev.​​ nr. 70/ 2022]​​ ​​ 6​​ majit​​ 2022,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.​​ Parashtruesi i kërkesës gjithashtu ka qartësuar të drejtat dhe liritë që ai pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata​​ shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 39 [Kriteret e Pranueshmërisë]​​ të Rregullores së punës.​​ Rregulli​​ 39​​ i​​ Rregullores së punës​​ përcakton kushtet në bazë të të cilave​​ Gjykata mund ta shqyrtojë kërkesën,​​ duke përfshirë kushtin​​ ​​ kërkesa nuk është qartazi e pabazuar.​​ Rregulli​​ 39 (2)​​ përcakton:

 

​​ Gjykata mund ta konsideroj kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, si dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin 2 të rregullit 39 të Rregullores së punës (shih rastin:​​ KI04/21,​​ parashtruese​​ Nexhmije Makolli, aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih gjithashtu rastin:​​ KI175/20,​​ parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi​​ 37).

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si „qartazi e pabazuar“ në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t'iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendimet​​ që kualifikohen si pretendime “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih: më saktësisht për konceptin e papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi të pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara”, Udhëzuesi Praktik i GJEDNJ-së për Kriteret e Pranueshmërisë i 31 gushtit 2019; pjesa III. Papranueshmëria bazuar në merita; A. Kërkesat qartazi të pabazuara, paragrafët 255 deri më 284; shih gjithashtu rastin:​​ KI04/21,​​ cituar më lart, paragrafi 27 si dhe rastin​​ KI175/20,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 38).

 

  • Në mënyrë që të vlerësojë pranueshmërinë e kërkesës,​​ përkatësisht​​ vlerësimit nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtoj thelbin e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë (shih rastin:​​ KI04/21,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 28).

 

  • Gjykata vëren se thelbi i këtij rasti i referohet ankesës së parashtruar nga parashtruesi​​ i kërkesës​​ në Komisionin e Policisë për Ankesa dhe Shpërblime kundër vendimit të Komisionit të Brendshëm Disiplinor të Policisë së Kosovës, i cili e shpalli parashtruesin​​ e kërkesës​​ fajtor për kryerjen e kundërvajtjes disiplinore​​ dhe​​ i shqiptoi​​ masë disiplinore. Komisioni i Policisë për Ankesa dhe​​ Shpërblime​​ e hodhi poshtë ankesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ si të pabazuar, me arsyetimin se vendimi i kontestuar nuk bazohej në gabime faktike dhe materiale.​​ Parashtruesi i kërkesës​​ u ankua në Gjykatën Themelore kundër vendimit të Komisionit të Policisë për Ankesa dhe Shpërblime. Gjykata Themelore e​​ aprovoi​​ kërkesëpadinë e parashtruesit, duke anuluar si të kundërligjshme vendimet e Komisionit të Brendshëm Disiplinor të Policisë së Kosovës dhe Komisionit Policor për Ankesa dhe Shpërblime dhe anuloi dënimin e shqiptuar disiplinor. Kundër vendimit të Gjykatës Themelore, Policia e Kosovës, përkatësisht MPB-ja​​ parashtroi​​ ankesë në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit e​​ refuzoi​​ ankesën e MPB-së si të pabazuar dhe​​ vërtetoi​​ vendimin e Gjykatës Themelore, me arsyetimin se vendimi i kontestuar nuk ka karakteristika të shkeljes​​ esenciale​​ procedurale dhe se e drejta materiale është zbatuar drejt.​​ MPB-ja​​ parashtroi​​ kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme kundër vendimeve të Gjykatës Themelore dhe të Apelit për shkak të​​ vërtetimit të gabuar të​​ gjendjes faktike, shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës​​ kontestimore​​ dhe zbatimit​​ të gabuar​​ të së drejtës materiale. Gjykata Supreme​​ aprovoi si​​ të bazuar​​ revizionin​​ e MPB-së, në atë mënyrë që​​ ndryshoi​​ vendimin e Gjykatës Themelore dhe të Apelit dhe​​ refuzoi​​ si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit​​ të kërkesës​​ për anulimin e vendimit të​​ Komisionit​​ të Brendshëm​​ Disiplinor​​ ​​ Policisë së Kosovës dhe Komisionit​​ ​​ Policisë për Ankesa dhe Shpërblime.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se thelbi i pretendimeve të​​ parashtruesit të kërkesës​​ në fakt i referohet parregullsisë së procesit gjyqësor, që​​ ka të bëjë me mënyrën e​​ zbatimit të së drejtës materiale dhe procedurale dhe​​ vërtetimit të gabuar të​​ gjendjes faktike,​​ përkatësisht​​ administrimit​​ të gabuar​​ të dëshmive​​ nga Gjykata Supreme.

 

  • Gjykata, si çështje paraprake, përsërit se vlerësimi​​ i procedurës në tërësi,​​ përkatësisht​​ nëse procedurat janë të drejta apo jo, përcaktohet duke i shqyrtuar ato në tërësinë e tyre​​ (shih,​​ rastet e GJEDNJ-së:​​ Ankerl​​ kundër​​ Zvicrës,​​ nr. 17748/91,​​ aktgjykim i 23​​ tetorit​​ 1996,​​ paragrafi​​ 38;​​ dhe​​ Centro​​ Europa 7 S.r.l.​​ dhe​​ Di Stefano​​ kundër​​ Itali,​​ nr. 38433/09,​​ aktgjykim i​​ 7​​ qershorit​​ 2012,​​ paragrafi​​ 197).​​ Prandaj,​​ çdo mangësi në drejtësinë e procedurës, në kushte të caktuara, mund të korrigjohet në një fazë të mëvonshme, ose në të njëjtin nivel​​ (shih,​​ rastin e​​ GJEDNJ-së:​​ Helle​​ kundër​​ Finlandës​​ ,​​ nr. 157/1996/776/977,​​ aktgjykim i​​ 19​​ dhjetorit​​ 1997,​​ paragrafi​​ 54),​​ ose nga një gjykatë më e lartë​​ (shih, rastin e GJEDNJ-së:​​ Schuler​​ Zgraggen​​ kundër​​ Zvicrës​​ ,​​ nr. 14518/89,​​ aktgjykim i​​ 24​​ qershorit​​ 1993,​​ paragrafi​​ 52).​​ 

 

(i) Lidhur me shkeljet e pretenduara të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së​​ në lidhje me​​ lejueshmërinë​​ e​​ revizionit

 

  • Gjykata​​ në vijim​​ rikujton se parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ se në këtë rast nuk lejohet revizioni,​​ përkatësisht​​ në bazë të nenit 211 të Ligjit për Procedurën​​ Kontestimore, aiështë i ndaluar për shkak se​​ nuk ishte specifikuar​​ kontesti i vlerës sipas padisë dhe nuk është iniciuar kundër vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, andaj në këtë rast, siç thotë ai,​​ revizioni nuk ishte i​​ lejuar.

 

  • Në​​ vijim, lidhur me pretendimin e mësipërm të​​ parashtruesit të kërkesës, Gjykata thekson se paragrafi 2 i nenit 211 të Ligjit për Procedurën​​ Kontestimore​​ përcakton: “Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesat në të holla, me dorëzimin e sendit, ose me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit nuk i kalon 3.000 Euro”.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, në rastin konkret, Gjykata vëren se revizioni i paraqitur nga pala e interesuar ishte​​ parashtruar​​ në procedurën në të cilën vlera e​​ objektit të kontestit​​ pjesës së kontestuar të aktgjykimit ishte në​​ shumë​​ prej 4,231.92 euro. Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se është përmbushur​​ pragu​​ minimal i kërkuar nga kjo dispozitë ligjore. Prandaj, ky pretendim i​​ parashtruesit të kërkesës​​ është qartazi i pabazuar sepse i përket kategorisë (ii)​​ së pretendimeve të kategorizuara​​ me​​ mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes.​​ 

 

  • Përkitazi me shkeljet e pretenduara të nenit​​ 31​​ të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së​​ në lidhje me​​ çështjet e faktit dhe ligjit

 

  • Duke iu referuar këtyre pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata rikujton se ai ankohet se,​​ (a)​​ se procedura penale​​ e zhvilluar​​ kundër​​ parashtruesit të kërkesës​​ u pezullua për shkak të mungesës së provave dhe se nuk është e mundur të fillohet​​ procedura​​ disiplinore bazuar në këtë procedurë​​ dhe prova,​​ (b)​​ nuk është vërtetuar se​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka kryer​​ kundërvajtje​​ disiplinore të shoqërimit me persona të dënuar për​​ vepra të rënda penale,​​ sepse personi që​​ vendoset në lidhje​​ me të nuk është dënuar për​​ një vepër të rëndë penale, por për një​​ vepër​​ të lehtë,​​ dhe (c)​​ se është aplikuar gabimisht​​ Udhëzimi​​ Administrativ nr.​​ 15/2008​​ i​​ Policisë së Kosovës, i cili përcakton se përgjegjësia disiplinore​​ parashkruhet​​ brenda 2 viteve pas kryerjes së shkeljes së pretenduar disiplinore.

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet pjesëve përkatëse të aktgjykimit të Gjykatës​​ Supreme, ku​​ është arsyetuar: „Për dallim nga përgjegjësia disiplinore për shkeljen e detyrave të punës dhe obligimeve paraqet një aspekt specifik të përgjegjësisë ligjore dhe aplikohet vetëm për personat fizik që janë në marrëdhënie të punës, Respektimi i rregullave të sjelljes të parapara për shërbimet e caktuara, në veçanti për shërbimet që kanë specifika në punën e tyre, siç është Policia e Kosovës, është parakusht për një procesi të papenguar të punës dhe i ekzekutimit të suksesshëm të detyrave të punës të këtyre shërbimeve. Detyrat e punës të të punësuarve në polici janë të përcaktuara me ligj, mirëpo edhe me aktet adekuate nënligjore, në mënyrë të njëjtë është përcaktuar edhe forma e sjelljes së pjesëtarve të policisë dhe kufizimet që i kanë pjesëtarët e këtyre shërbimeve për shkak të specifikave të punës që kryejnë. Për dallim nga përgjegjësia penale, ku baza ¢ përgjegjësisë qëndron në veprën e rrezikshme shoqërore të kryer, dhe ku qëllimi i sanksioneve penale është parandalimi i përgjithshëm dhe i veçantë, tek përgjegjësia disiplinore bazë për përgjegjësi paraqet shkelja e detyrës së punës, përkatësisht shkelja e detyrimit të sjelljes dhe respektimit të kufizimeve të cilat në rastin konkret kanë të bëjnë me pjesëtarët e policisë, ndërsa qëllimi i këtyre sanksioneve është që një sjellje e tillë të dënohet dhe të pengohet përsëritja e të njëjtës. Ajo që prokurori publik kompetent ka gjetur se nuk ka vend për ndjekje penale të paditësit këtu, nuk ka ndikim në përgjegjësinë disiplinore të paditësit këtu, si dhe në rezultatin e procedurës disiplinore. Përgjegjësia disiplinore është shumë më komplekse nga përgjegjësia penale, dhe mund të ekzistoj edhe atëherë kur nuk ka përgjegjësi penale, qoftë për shkak të rrezikshmërisë së pamjaftueshme shoqërore, qoftë për shkak të mungesës së fajësisë së kryesit ose provave të pamjaftueshme. Vendimi disiplinoré në rastin konkret bazohet në gjendjen faktike të vërtetuar në procedurën disiplinore. Fjala është për ato faktet e njëjta që janë vërtetuar edhe gjatë hetimit të prokurorit publik kompetent par kanë qenë të pamjaftueshme për të iniciuar dhe zhvilluar procedurë penale. Mirëpo, faktet e njëjta paraqesin bazë të mjaftueshme ligjore kur bëhet fjalë për përgjegjësinë disiplinore.

 

  • Gjykata Supreme në​​ arsyetimin​​ e saj,​​ gjithashtu deklaroi​​ e​​ pakontestueshme​​ është​​ 

se paditësi ka qenë në raporte shoqërore me​​ K. L.,​​ i cili për disa herë nga Policia e​​  Kosovës​​ është dyshuar për veprën penale​​ Falsifikimi i dokumenteve”,​​ dhe se ky​​ person dhe​​ V. B,​​ kanë marrë informatën në lidhje me planin operativ​​ të policisë për​​ t'i bastisur ata, si dhe për kohën kur do të bëhet bastisja.”

 

  • Përveç kësaj, Gjykata vëren se shkelja disiplinore ka ndodhur në periudhën​​ prej​​ 27 majit​​ 2011 deri më 4 nëntor 2011, dhe se procedura disiplinore kundër​​ parashtruesit të kërkesës​​ ka filluar më 18 qershor 2012, ndërsa vendimi i shkallës së parë (195KBD/13 i Komisionit të Brendshëm Disiplinor)​​ është nxjerrë​​ më 10 prill 2013,​​ përkatësisht​​ brenda periudhës 2-vjeçare të përmendur nga​​ parashtruesi i kërkesës.

 

  • Gjykata vëren nga konkluzionet e Gjykatës Supreme se​​ e njëjta​​ iu përgjigj pretendimeve të parashtruesit të kërkesës lidhur me​​ çështjen​​ nëse vendimet e kontestuara të autoriteteve të Policisë së Kosovës ishin marrë në​​ pajtim​​ me dispozitat ligjore në fuqi. Gjykata Supreme​​ arsyetoi​​ më tej dallimin ndërmjet përgjegjësisë penale dhe disiplinore dhe​​ mënyrës​​ së përcaktimit të përgjegjësisë disiplinore. Në këtë kontekst, Gjykata vlerëson se​​ parashtruesi i kërkesës​​ thjesht nuk​​ pajtohej​​ me konkluzionet e Gjykatës​​ Supreme​​ lidhur me faktet e vërtetuara dhe të drejtën​​ e aplikuar​​ materiale dhe procedurale.

 

  • Bazuar në sa më sipër, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës në​​ të vërtetë​​ e ka ndërtuar​​ rastin​​ e tij në bazë të ligjshmërisë dhe jo në bazë të kushtetutshmërisë. Gjykata rikujton se​​ vetëm​​ një pretendim​​ i​​ ngritur në nivelin e kushtetutshmërisë mund ta​​ vë në lëvizje​​ atë për të korrigjuar shkeljen e të drejtave të garantuara​​ me​​ Kushtetutë​​ dhe instrumentet ndërkombëtare që janë drejtpërdrejt të zbatueshme në rendin juridik të brendshëm (shih, në këtë drejtim, Gjykata Kushtetuese, rasti:​​ KI76/21,​​ Parashtrues:​​ Qemajl Babuni,​​ aktvendim​​ i 10​​ nëntorit​​ 2021,​​ paragrafi​​ 33).

 

  • Gjykata rikujton se​​ bazuar në praktikën gjyqësore te​​ GJEDNJ-së, e cila ndërlidhet me doktrinën e shkallës së katërt, vazhdimisht ka theksuar dallimin në mes të “kushtetutshmërisë” dhe “ligjshmërisë” dhe ka pohuar se nuk është detyre e saj të​​ merret me gabime të​​ fakteve ose të​​ interpretimit dhe aplikimit të​​ gabuar të​​ ligjit, që​​ pretendohet se janë​​ bërë​​ nga gjykatat e rregullta,​​ përveç​​ dhe për aq sa gabimet e tilla mund të​​ kenë​​ shkelur të​​ drejtat dhe liritë​​ e mbrojtura me Kushtetutë​​ dhe me KEDNJ​​ (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës​​ KI179/18,​​ parashtruese:​​ Belgjyzar​​ Latifi,​​ aktvendim për papranueshmëri​​ i​​ 23​​ korrikut​​ 2020,​​ paragrafi​​ 68;​​ KI49/19,​​ parashtrues:​​ Shoqëria Aksionare Limak Kosovo International Airport SH.A.​​ „Adem Jashari“,​​ aktvendim i​​ 31​​ tetorit​​ 2019,​​ paragrafi​​ 47;​​ KI56/17,​​ parashtruese;​​ Lumturije Murtezaj,​​ aktvendim për papranueshëri i​​ 18​​ dhjetorit​​ 2017,​​ paragrafi​​ 35;​​ dhe​​ KI154/17​​ dhe​​ KI05/18,​​ parashtrues:​​ Basri Deva, Afërdita Deva​​ dhe​​ Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar​​ "BARBAS",​​ aktvendim për papranueshmëri i​​ 12​​ gushtit​​ 2019,​​ paragrafi​​ 60,​​ dhe rasti i fundit​​ KI76/21,​​ parashtrues:​​ Qemajl Babuni,​​ aktvendim i​​ 10​​ nëntorit 2021,​​ paragrafi​​ 34).

 

  • Gjykata gjithashtu ka pohuar vazhdimisht se nuk është roli i saj të rishikojë konkluzionet e gjykatave të rregullta në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale dhe se ajo nuk mund të​​ vlerësojë​​ vetë faktet të cilat e kanë bërë një gjykatë të rregullt të marrë një vendim e jo një tjetër. Në​​ të​​ kundërtën, Gjykata do të​​ vepronte si gjykatë​​ e e​​ shkallës së​​ katërt, që​​ do të​​ rezultonte në​​ shpërfilljen e kufijve të​​ vendosur në​​ juridiksionin e saj (shih, në​​ këtë​​ kontekst, rastin e GJEDNJ-së:​​ García Ruiz​​ kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ aktgjykim i 21​​ janarit​​ 1999,​​ paragrafi​​ 28​​ dhe​​ referencat​​ e përdorura​​ aty;​​ dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës:​​ KI49/19,​​ cituar më​​ lart, paragrafi​​ 48​​ dhe​​ KI154/17​​ dhe​​ KI05/18,​​ cituar me lart, paragrafi​​ 61,​​ dhe rasti i fundit​​ KI76/21,​​ parashtrues:​​ Qemajl Babuni,​​ aktvendim i​​ 10 nëntorit 2021,​​ paragrafi​​ 35).​​ 

 

  • Gjykata, megjithatë, thekson se praktika gjyqësore e GJEDNJ-së dhe​​ gjithashtu ajo​​ e Gjykatës përcaktojnë rrethana nën të cilat duhet të bëhen përjashtime nga ky qëndrim. Siç u theksua më lart, përderisa gjykatat e rregullta kanë detyrë primare të zgjidhin problemet rreth interpretimit të ligjit të aplikueshëm, roli i Gjykatës është që të sigurohet apo të verifikojë që efektet e këtij interpretimi të jenë​​ në përputhje​​ me Kushtetutën dhe KEDNJ-në​​ ( shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Miragall​​ Escolano​​ dhe të tjerët kundër Spanjës,​​ nr.​​ 38366/97,​​ 38688/97,​​ 40777/98,​​ 40843/98,​​ 41015/98,​​ 41400/98,​​ 41446/98,​​ 41484/98,​​ 41487/98 dhe​​ 41509/98,​​ Aktgjykim i 25 majit 2000, paragrafët 33-39; shih gjithashtu edhe rastin e Gjykatës​​ KI154/17 dhe KI05/18,​​ cituar me lart, paragrafi​​ 63).​​ Ne parim, një përjashtim i tillë, ndërlidhet me raste të cilat rezultojnë të jenë dukshëm arbitrare, duke përfshirë ato në të cilat, një gjykatë ka​​ aplikuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar​​ në një rast specifik dhe i cili mund të ketë rezultuar me​​ “konkluzione arbitrare”​​ apo​​ “qartazi të paarsyeshme”​​ për parashtruesin përkatës (për një sqarim më të detajuar përkitazi me konceptin e​​ “aplikimit të​​ ligjit ne mënyrë qartazi te gabuar”, shih, ndër të tjera, Udhëzuesin e GJEDNJ-së për nenin 6 të Konventës Evropiane (aspekti civil), të 31 gushtit 2020, Pjesa IV. Kriteret Procedurale; 3. Shkalla e Katërt; b. Fushëveprimi dhe Kufizimet e Mbikëqyrjes së Gjykatës, paragrafët 329-333; dhe rastin e Gjykatës​​ KI154/17​​ dhe​​ KI05/18,​​ cituar më​​ lart, paragrafët​​ 60​​ deri në​​ 65​​ dhe referencat e përdorura aty,​​ dhe rasti i fundit​​ KI76/21,​​ parashtrues:​​ Qemajl Babuni,​​ aktvendim i​​ 10 nëntorit 2021,​​ paragrafi​​ 36).

 

  • Bazuar në sa më sipër,​​ Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk​​ ka dëshmuar​​ se efektet e interpretimit dhe zbatimit të së drejtës materiale dhe procedurale janë të papajtueshme me të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe KEDNJ.​​ Për më tepër, nga konkluzionet e gjykatave të rregullta, shihet qartë se sa i përket rrethanave të rastit konkret, nuk bëhet fjalë​​ as​​ për​​ aplikimin e ligjit​​ në mënyrë qartazi të gabuar“,​​ dhe as​​ me konkluzione“arbitrare”​​ apo​​ “qartazi të paarsyeshme”​​ nga ana e tyre.​​ 

 

  • Duke marrë parasysh këtë, Gjykata​​ konstaton​​ se pretendimet e​​ parashtruesit të kërkesës, në lidhje me këtë pjesë të kërkesës, i përkasin kategorisë së parë (i) të pretendimeve të​​ shkallës së katërt​​ dhe si të tilla pasqyrojnë​​ pretendimet në​​ nivel të​​ ligjshmërisë, sepse nuk janë të argumentuara në nivel​​ të​​ kushtetutshmëri,​​ prandaj,​​ të njëjtat​​ duhen​​ të deklarohen​​ qartazi​​ të pabazuara, në baza kushtetuese.

 

iii)​​ Përkitazi me shkeljet e pretenduara të neneve​​ 32, 46​​ të Kushtetutës​​ dhe​​ nenin​​ 10​​ të DUDNJ-së

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ gjithashtu​​ pretendon shkelje të të drejtave të garantuara​​ me​​ nenet 32, 46 të Kushtetutës dhe nenin​​ 10​​ të DUDNJ-së, megjithatë,​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk jep një​​ arsyetim​​ më të detajuar se​​ si ka ardhur deri te shkelja e garancive​​ kushtetuese.​​ Gjykata rikujton se ajo ka theksuar vazhdimisht se referimi i thjeshtë i neneve të Kushtetutës dhe​​ të KEDNJ-së​​ dhe përmendja e tyre nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të tilla të Kushtetutës, parashtruesit e kërkesës duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (shih, në këtë kontekst, rastet​​ KI175/20​​ parashtruese e kërkesës:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri, i 27 prillit 2021, paragrafi​​ 81,​​ KI166/20​​ parashtruese e kërkesës:​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale,​​ Aktvendim për papranueshmëri i​​ 5​​ janarit 2021,​​ paragrafi​​ 52,​​ KI 04/21​​ parashtruese e kërkesës:​​ Nexhmije​​ Makolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri i​​ 12​​ majit​​ 2021,​​ paragrafët​​ 38- 39).​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata arrin në përfundimin se​​ përkitazi me​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje​​ të të​​ drejtave të garantuara​​ me nenet​​ 32, 46​​ ​​ Kushtetutës​​ dhe​​ nenin​​ 10​​ të DUDNJ-së,​​ kërkesa duhet të deklarohet si qartazi​​ e pabazuar,​​ sepse​​ ato i​​ takojnë kategorisë​​ (iii)​​ së pretendimeve​​ të pambështetura apo të paarsyetuara.

 

Përfundim

 

  • Shkurtimisht, Gjykata, duke marrë parasysh të gjitha shtjellimet dhe konkluzionet e lartpërmendura, konstaton se: pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ në lidhje me shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 të KEDNJ-së,​​ që kanë të bëjnë me​​ lejueshmërinë e revizionit​​ hyjnë në kategorinë e dytë​​ të pretendimeve me​​ (ii)​​ 

mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes​​ ndërsa çështjet e vërtetimit të fakteve dhe zbatimit të ligjit,​​ i përkasin​​ kategorisë së tretë (iii)​​ të​​ pretendimeve​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ prandaj në baza kushtetuese të njëjtat duhet të deklarohen si qartazi të pabazuara, ndërsa​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkeljen e neneve 32, 46 të Kushtetutës dhe nenit 10 të DUDNJ-së, i përkasin gjithashtu​​ kategorisë​​ ​​ tretë​​ të pretendimeve​​ (iii)​​ të pambështetura apo të paarsyetuara,​​ sepse​​ parashtruesi i kërkesës​​ thjesht​​ ka​​ deklaruar dispozitën e Kushtetutës, pa arsyetuar se si ka ardhur deri te shkelja e neneve të përmendura.

 

  • Prandaj,​​ kërkesa në tërësi,​​ në pajtim me rregullin​​ 39 (2)​​ të Rregullores së punës,​​ deklarohet e papranueshme.

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata​​ Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7​​ të Kushtetutës, nenin 20 dhe 47​​ të Ligjit dhe rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, më​​ 7 mars​​ 2023,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TA PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky​​ aktvendim hyn në fuqi menjëherë.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban     Gresa Caka-Nimani

 

 

 

1

Parashtruesit:

Ekrem Breznica

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale