Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 340/2022, të 13 shtatorit 2022

Nr. të lëndës KI197/22

Parashtruesit: Afërdita Gjonbalaj Stublla

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 6 qershor 2024​​ 

          Nr. ref.: RK 2444/24

       

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM​​ PËR​​ PAPARANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI197/22

 

Parashtrues

 

Afërdita Gjonbalaj - Stublla

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ Rev. nr. 340/2022​​ të 13 shtatorit​​ 2022​​ të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës​​ 

 

 

GJYKATA​​ KUSHTETUESE E REPUBLIKËS​​ SË​​ KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Afërdita Gjonbalaj​​ -​​ Stublla​​ me vendbanim në​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesja e​​ kërkesës),​​ e​​ cila përfaqësohet nga​​ Skënder​​ Musa, avokat.​​ 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ konteston Aktgjykimin​​ [Rev.nr.340/2022]​​ e​​ 13 shtatorit​​ 2022​​ ​​ Gjykatës Supreme të​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Supreme), në ndërlidhje me Aktvendimin​​ [Ac.nr.8041/2021] e​​ 31 majit 2022 të​​ Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimin​​ [C.nr.3730/2018]​​ e 18 nëntorit 2019​​ të​​ Gjykatës Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes​​ së​​ kësaj​​ kërkese​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të​​ kontestuar​​ të​​ Gjykatës Supreme,​​ me​​ të cilin​​ parashtruesja e​​ kërkesës pretendon​​ shkeljen e​​ të​​ drejtave të​​ saj​​ të garantuara me nenet:​​ 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 49 [E​​ Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]​​ dhe​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-21 (në tekstin e mëtejmë: Ligji)​​ dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri​​ në​​ fuqi​​ pesëmbëdhjetë (15)​​ ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese​​ e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata)​​ i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur, e cila ka shfuqizuar Rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese nr. 01/2018Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më 12​​ dhjetor​​ 2022,​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ e dorëzoi kërkesën në postë, e cila​​ në Gjykatë​​ arriti​​ dhe u regjistrua​​ më 14 dhjetor 2022.​​ 

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 20 dhjetor 2022, Kryetarja e Gjykatës, me Vendimin GJR.KI197/22​​ caktoi​​ gjyqtarin Safet Hoxha,​​ gjyqtar raportues dhe me Vendimin KSH.KI197/22 caktoi anëtarët e Kolegjit shqyrtues, në përbërje të gjyqtarëve:​​ Selvete Gerxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban dhe Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • Më 23 janar​​ 2023, Gjykata,​​ për regjistrimin e kërkesës,​​ njoftoi parashtruesen e kërkesës​​ dhe një kopje të​​ kërkesës​​ ia​​ dërgoi​​ Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • ​​ 14​​ nëntor​​ 2023, Kolegji shqyrtues​​ e shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ ​​ t deklarojë kërkesën​​ të papranueshme.

Përmbledhja e fakteve​​ të rastit

 

  • Kërkesa ka të bëjë me një kontest​​ civil, respektivisht kontest nga marrëdhënia e punës​​ ​​ në​​ mes të parashtrueses së kërkesës dhe​​ Bankës për Biznes, dega në Prishtinë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: punëdhënësi). Parashtruesja e kërkesës me këtë të fundit kishte lidhur kontratën​​ [nr. 1190]​​ e punës, më 3 korrik 2013 për pozitën e Drejtoreshës së degës së Prishtinës,​​ pozitë të​​ cilën​​ e kishte ushtruar deri më 30 shtator 2013.​​ 

 

  • Më 18​​ shtator 2013,​​ punëdhënësi​​ nëpërmjet njoftimit nr. 1641​​ informoi​​ parashtruesen e kërkesës​​ se​​ kontrata e saj e punës i skadon​​ më 30 shtator 2013 dhe se për shkak të​​ rrethanave të krijuara​​ në këtë bankë​​ nuk do i​​ vazhdohet​​ kontrata e punës,​​ respektivisht​​ marrëdhënia e punës me punëdhënësin i shkëputet.​​ ​​ 

​​ 

  • Më 10 tetor 2013, parashtruesja e kërkesës parashtroi padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë Gjykata Themelore),​​ kundër njoftimit​​ [nr. 1641]​​ ​​ punëdhënësit​​ për kthim në vendin e punës, duke pretenduar​​ ​​ shkelje​​ ​​ dispozitave qe rregullojnë​​ marrëdhënien​​ e punës.​​ 

 

  • ​​ 30 tetor 2013, parashtruesja e kërkesës parashtroi ankesë​​ pranë​​ Komisionit​​ për Ankesa​​ të Bordit drejtues të​​ punëdhënësit, kundër njoftimit​​ [nr. 1641]​​ për mos vazhdimin e kontratës së punës.

 

  • Më 5 janar 2016,​​ Gjykata​​ Themelore​​ me Aktgjykimin​​ C.nr.3391/2013,​​ (i)​​ aprovoi padinë e parashtrueses së kërkesë për anulimin e​​ njoftimit/vendimit të​​ 18​​ shtatorit 2023 të​​ punëdhënësit, për mos vazhdimin e kontratës së punës dhe (ii) detyroi këtë të fundit​​ që​​ ​​ njejtën​​ ta kthejë në​​ vendin e​​ mëparshëm të​​ punës, si dhe​​ t’ia​​ kompensojë​​ të​​ ardhurat​​ personale, për periudhën kohore​​ prej​​ 1 nëntorit​​ 2013,​​ deri​​ më​​ 20 korrik 2015, në​​ shumën​​ e përgjithshme prej 22.658,74 Euro, përfshi​​ kamatën​​ ligjore prej 10 tetorit 2013, deri në​​ pagesën​​ definitive, si​​ dhe shpenzimet e procedurës​​ gjyqësore​​ ​​ shumën​​ prej 1.384,00 Euro.​​ 

 

  • Punëdhënësi,​​ në afat​​ ligjor,​​ parashtroi​​ ankesë në Gjykatën Apelit, ndaj Aktgjykimi të​​ 5 janarit 2016​​ të Gjykatës Themelore, me pretendimin se padia e parashtrueses së kërkesës është​​ e​​ parakohshme.​​ 

 

  • Më​​ 9 nëntor 2018, Gjykata e Apelit me​​ Aktvendimit​​ CA.nr.1322/2016,​​ (1)​​ aprovoi ankesën e​​ punëdhënësit​​ dhe​​ (ii)​​ prishi​​ Aktgjykimin​​ e 5 janarit 2016 të​​ Gjykatës Themelore, duke e kthyer lëndën​​ në​​ rigjykim​​ në gjykatën e shkallës së parë.​​ Me këtë rast Gjykata e Apelit ka konsideruar qe​​ “gjykata e shkalles se parë​​ nuk i ka sqaruar ne​​ mënyrë​​ të​​ duhur dhe krejtësisht​​ ​​ qartë​​ nuk e ka eliminuar dilemën​​ nëse​​ padia u paraqit në​​ gjykatë​​ para së​​ paditësja​​ ti drejtohet organeve​​ ​​ paditurës​​ dhe të​​ shteronte mjetet e brendshme​​ juridike....

 

  • ​​ 18 nëntor 2019,​​ Gjykata Themelore,​​ nxori​​ Aktvendimin​​ C.nr.3730/18,​​ nëpërmjet të cilit​​ hedhë​​ poshtë, si të parakohshme​​ padinë e parashtrueses së kërkesës. Në​​ aktvendimin​​ e saj,​​ Gjykata Themelore,​​ arsyetoi​​ se​​ “...paditësi ka​​ pasur​​ të drejtë​​ ligjore​​ që​​ në​​ mënyrë​​ të lirshme të ushtrojë​​ mjetet​​ juridikë,​​ qoftë brenda të​​ paditurës,​​ qoftë edhe në​​ rruge​​ gjyqësore​​ (nëse nuk kishte marrë​​ përgjigje nga e paditura), mirëpo​​ përdorimi i​​ këtyre​​ mjeteve​​ juridikë​​ është​​ dashur të bëhet brenda afateve ligjore të​​ përcaktuara.​​ Andaj,​​ mos​​ shfrytëzimi i këtyre mjeteve juridikë, brenda afateve të caktuara (afate prekluzive), ka si pasojë edhe humbjen të drejtës për mbrojtje gjyqësorë dhe jo për​​ shkak se kjo e drejtë​​ i është mohuar paditësit, por për shkak se ky i fundit ka dështuar​​ ​​ më kohë ti shfrytëzoj këto mjete juridikë të cilat i ka pasur në​​ dispozicion ...”​​ 

 

  • Më 29 nëntor 2019, parashtruesja e​​ kërkesës​​ parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit,​​ ndaj​​ Aktgjykimit të​​ 18​​ nëntorit 2019​​ të Gjykatës Themelore,​​ për shkak të​​ (i)​​ vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike,​​ (ii)​​ aplikimit të gabuar të​​ ​​ drejtës materiale​​ dhe​​ (ii)​​ aplikimit​​ ​​ gabuar të​​ dispozitave të procedurës kontestimore, duke kërkuar aprovimin​​ e​​ ankesës​​ në tërësi​​ dhe anulimin e aktvendimit të goditur me ankesë si​​ joligjor. ​​ 

 

  • ​​ 31 maj 2022, Gjykata e Apelit,​​ me​​ Aktvendimin​​ AC.nr.8041/21, refuzoi​​ si të​​ pathemeltë​​ ankesën e parashtrueses së kërkesës,​​ dhe konfirmoi Aktvendimin​​ e 18​​ nëntorit 2019​​ ​​ Gjykatës Themelore.​​ Në arsyetimin e aktvendimit​​ të saj, Gjykata e Apelit,​​ konsideroi​​ se,​​ Gjykata e shkallës së parë,​​ duke vepruar sipas udhëzimeve të gjykatës së apelit,​​ ka vërtetuar faktin se padia është ushtruar në​​ gjykatën e shkallës së parë, para se paditësja t’i drejtohet organit përkatës të së paditurës, dhe t’i shfrytëzojë mjetet e brendshme juridike, e sidomos ku paditësja ka pasur të autorizuar avokatin e saj për përfaqësim nëpër të gjitha institucionet e Kosovës,​​ që nga dt.​​ 03.10.2013, ashtu që gjykata e shkallës së parë​​ është udhëzuar nga gjykata e Apelit të​​ vërtetoj​​ afatshmëirnë​​ e padisë,​​ dhe në​​ procedurën e rigjykimit ka vërtetuar​​ me të drejtë​​ se padia e paditëses është e parakohshme.

 

  • Më 7 korrik 2022,​​ parashtruesja e​​ kërkesës parashtroi​​ kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme,​​ ndaj​​ Aktvendimit të 31 majit 2022​​ të Gjykatës së​​ Apelit,​​ për shkak të​​ (i)​​ ​​ aplikimit të gabuar të​​ ​​ drejtës​​ material dhe​​ (ii)​​ aplikimit të gabuar të​​ dispozitave të procedurës kontestimore,​​ me propozimin që​​ Gjykata​​ Supreme të​​ aprovojë​​ kërkesën për​​ revizion​​ dhe​​ të​​ ndryshojë​​ aktvendimet e​​ instancave​​ më​​ të ulëta. ​​ 

 

  • Më​​ 13 shtator​​ 2022, Gjykata​​ Supreme​​ me Aktgjykimin​​ e kontestuar​​ Rev.​​ nr.​​ 340/2022, refuzoi,​​ si të pathemeltë,​​ kërkesën​​ për revizion të​​ parashtrueses​​ së kërkesës, me arsyetimin​​ se​​ gjykatat e instancës​​ më​​ ​​ të​​ ulët​​ kanë​​ zbatuar​​ në mënyrë të​​ drejtë dispozitat e procedurës kontestimore dhe​​ kanë aplikuar në mënyrë korrekte​​ ​​ drejtën materiale, kur kanë​​ gjetur se padia e​​ parashtrueses​​ së kërkesës​​ është e parakohshme.​​ 

 

Pretendimet e​​ parashtrueses së kërkesës

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ pretendon se​​ Aktgjykimi i​​ kontestuar​​ i​​ Gjykatës Supreme, sikundër dhe aktvendimet e gjykatave​​ më​​ të ulëta shkelin​​ të drejtat e saj të garantuara me nenet:​​ 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 49 [E​​ Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.

 

  • Pretendimet për shekeje të nenit 31 të Kushtetutës

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon se​​ e drejta për gjykim të drejtë​​ i është shkelur, sepse​​ ​​ tri instancat​​ gjyqësore​​ nuk morën​​ për bazë nenin 144 të​​ Ligjit​​ për​​ Procedurën Kontestimore​​ (LPK), për​​ ti​​ siguruar​​ asaj​​ mbrojtje​​ gjyqësore të të drejtave,​​ por​​ ato​​ vetëm u mjaftuan me​​ faktin​​ se padia​​ ishte e parakohshme,​​ duke mos vërtetuar​​ faktin se e paditura nuk​​ e kishte​​ njoftuar​​ atë​​ sipas​​ ligjit të​​ punës, përkatësisht njoftimi për​​ shkëputjen​​ e marrëdhënies së punës nuk kishte​​ këshillë juridike, dhe e​​ tërë​​ kjo është bë​​ me​​ qëllim që​​ ti pamundësohet mbrojtja e të drejtave​​ të saj​​ ​​ garantuara me Kushtetutë. ​​ 

 

  • Tutje,​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ thekson​​ se​​ ankesën kundër njoftimit​​ [nr. 1641]​​ të punëdhënësit​​ e​​ ​​ ka ushtruar​​ më 30 tetor 2013, nga i cili​​ asnjëherë​​ nuk ka marrë​​ përgjigje. Në ndërkohë​​ padinë për kthim në​​ vendin e punës e kishte​​ parashtruar më 10 tetor 2013, duke pas parasysh që​​ njoftimi​​ [nr. 1641]​​ i 18 shatorit 2013 nuk​​ përmbante këshillë​​ juridike​​ për mjet juridik, duke shtuar tutje​​ se gjykatat sipas​​ nenit 144 të​​ LPK,​​ kanë qenë të obliguara të​​ shqyrtojnë​​ meritorisht​​ çështjen,​​ e jo ta hedhin​​ padinë​​ si të​​ parakohshme. Ky fakt sipas saj​​ mund të​​ vërehet​​ kur​​ analizohet fakti se​​ ajo, më 30 tetor​​ 2013​​ e​​ ka​​ paraqitur ankesën​​ kundër njoftimit​​ për​​ ndërprerjen e​​ marrëdhënies së​​ punës, dhe nga kjo datë kanë​​ kaluar​​ më​​ shumë se 15 ditë,​​ dhe nuk kishte marrë përgjigje​​ nga​​ punëdhënësi. Në këtë kontekst,​​ parashtruesja​​ pretendon​​ se i ka shterur​​ mjetet juridike​​ të​​ brendshme​​ dhe se padia​​ e saj është bërë​​ e realizueshme para​​ përfundimit​​ të shqyrtimit​​ gjyqësorë,​​ përkatësisht para 17​​ dhjetorit​​ 2016,​​ në​​ pajtim me Ligjin e​​ punës​​ dhe nenin 144 të​​ LPK-së.​​ Për​​ më​​ tepër​​ parashtruesja e kërkesës​​ thekson se​​ gjykatave u është dashur 10 vite që​​ ta hedhin padinë​​ si të​​ parakohshme, duke vepruar kësisoj në​​ kundërshtim​​ me nenin 391, pikën f të​​ LPK-së.

 

  • Pretendimet​​ tjera​​ për shkelje të të drejtave kushtetuese

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës,​​ përveç​​ pretendimit të mësipërm, ajo gjithashtu pretendon se i është shkelur edhe neni 24 i​​ Kushtetutës,​​ sepse Gjykata Supreme ka refuzuar të shqyrtojë pretendimet e​​ saj​​ të​​ ngritura​​ nëpërmjet kërkesës për revizion,​​ duke vërtetuar vetëm pretendimet e palës së paditur. Po ashtu​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës​​ pretendon​​ se gjykatat e rregullta shkelën edhe të drejtat e saj të garantuara me nenet 32, 49 dhe 54 të​​ Kushtetutës,​​ si rezultat i refuzimit të​​ shqyrtimit të padisë në​​ merita,​​ që​​ ka rezultuar nga aplikimi i gabuar i dispozitave të​​ procedurës kontestimore dhe i së drejtës materiale.​​ Në​​ lidhje me këto pretendime parashtruesja e kërkesës vetëm i ka përshkruar​​ nenet përkatëse, duke e ndërlidhur​​ shkeljen e tyre​​ me rregullsinë e procesit të zhvilluar ndaj saj.

 

Dispozitat relevante​​ 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 24​​ 

[Barazia para Ligjit]

  • Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.

[...]

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

[…]

Neni 32

[E Drejta për Mjete Juridike]

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me lig

 

 

Neni 49

[E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]

1. E drejta e punës garantohet.​​ 

2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.

 

Neni 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

  • Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.

 ​​ ​​ ​​ ​​​​ […]

 

Ligji nr. 03/212 i Punës

 

Neni 78

Mbrojtja e të drejtave për të punësuarit

1. I punësuari i cili vlerëson se punëdhënësi ka shkelur të drejtën e marrëdhënies së punës, mund të paraqesë kërkesë te punëdhënësi apo organi përkatës i punëdhënësit nëse ekziston, për realizimin e të drejtave të shkelura.​​ 

2. Punëdhënësi është i obliguar për të vendosur sipas kërkesës së të punësuarit, në afatin brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga​​ data e pranimit të kërkesës.​​ 

3. Vendimi nga paragrafi 2. i këtij neni, i dorëzohet të punësuarit në formë të shkruar brenda afatit prej tetë (8) ditësh.​​ 

 

Neni 79

Mbrojtja e të punësuarit në Gjykatë

Çdo i punësuar i cili nuk është i kënaqur me vendimin me të cilin mendon se i janë shkelur të drejtat e tij, ose nuk merr përgjigje brenda afatit nga neni 78 paragrafi 2. të këtij ligji, në afatin vijues prej tridhjetë (30) ditësh, mund të inicioj kontest pune në Gjykatën Kompetente.

 

Ligji nr.03/L-006 për Procedurën Kontestimore

 

Neni 144

144.1 Gjykata mund ta urdhërojë palën e paditur që ta përmbushë premtimin e caktuar vetëm po që se kërkesa e paditësit është bërë e realizueshme para se të përfundojë shqyrtimi kryesor i çështjes.​​ 

[…]

144.3 Po që se premtimi që është objekt i kërkesëpadisë nuk është bërë i kërkueshëm deri në përfundimin e shqyrtimit kryesor, gjykata e refuzon kërkesëpadinë si të parakohshme.

 

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[…]

 

  • Gjykata​​ gjithashtu më tej i referohet kritereve të pranueshmërisë, siç specifikohen më tej në Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata së pari i referohet neneve 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47​​ 

[Kërkesa individuale]

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

“Parashtruesja e​​ kërkesës​​ ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor​​ [...]”.

 

  • Sa i përket përmbushjes së kritereve​​ të lartcekura, Gjykata​​ vlerëson​​ se​​ parashtruesja e kërkesës​​ është​​ palë e autorizuar​​ dhe se​​ e​​ njëjta​​ konteston​​ Aktgjykimin​​ [Rev.nr. 340/2022]​​ ​​ 13 shtatorit 2022​​ të​​ Gjykatës Supreme,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.​​ Parashtruesja e​​ kërkesës gjithashtu​​ ka sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që pretendon​​ se​​ i​​ janë shkelur​​ nga autoritetet publike, në​​ pajtueshmëri​​ me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtueshmëri​​ me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Përveç​​ kritereve të lartcekura,​​ Gjykata shqyrton​​ po ashtu​​ nëse​​ kërkesa i​​ përmbushë​​ kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht nënrregullin (2),​​ të Rregullores së punës, që përcakton:

 

 

Rregulli 34

[Kriteret e pranueshmërisë]

“(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, por edhe të​​ vet​​ Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që​​ ajo​​ mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ atëherë kur plotësohet njëri nga dy nënkriteret, në vijim:​​ a) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit qartazi duket shkelja e Kushtetutës dhe KEDNj-së (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03, vendimi i 31 majit 2005; shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008); dhe b) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës nuk paraqet ose refuzon të paraqesë prova materiale, me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë atë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih, rastin e Gjykatës​​ KI166/20,​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 43);​​ dhe​​ në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmache kundër Francës,​​ nr. 17621/91, Aktgjykimi i 24 nëntorit 1994, kategoria (i),​​ Juta Mentzen kundër Lituanisë,​​ nr. 71074/01, vendimi i 7 dhjetorit 2004, kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, Aplikimi nr. 4241/03, kategoria (iii).

 

  • Fillimisht,​​ Gjykata rikujton se sipas​​ jurisprudencës së​​ Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: GJEDNj),​​ një ankesë karakterizohet nga faktet e përfshira në të, dhe jo vetëm nga baza ligjore dhe argumentet në të cilat palët thirren shprehimisht (Shih,​​ në këtë kuptim rastin e​​ GjEDNj-së:​​ Talpis kundër Italisë, nr. 41237/14, Aktgjykimi i 18 shtatorit 2017, paragrafi 77 dhe referencat e cituara aty).​​ 

 

  • Në vazhdim,​​ Gjykata,​​ rikujton se​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ pretendon​​ se​​ Aktgjykimi i​​ kontestuar​​ i Gjykatës Supreme, në ndërlidhje me vendimet e​​ Gjykatës së Apelit dhe​​ të Gjykatës Themelore,​​ shkel​​ të​​ drejtat e saj​​ të garantuara me​​ nenet​​ 24, 31, 32, 49​​ dhe​​ 54​​ të Kushtetutës.

 

  • Referuar shkresave të​​ lëndës,​​ Gjykata​​ vëren​​ se esenca e​​ ankesës​​ që​​ ngërthen​​ kërkesa​​ e parashtrueses së​​ kërkesës,​​ ka të bëj​​ veçanërisht​​ me​​ parregullsinë e procesit respektivisht me​​ të​​ drejtën​​ për​​ gjykim të drejtë,​​ të​​ garantuar me nenin 31 të​​ Kushtetutës në ndërlidhje me​​ paragrafin 1 të nenit 6​​ të​​ Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë KEDNj).​​ 

 

  • Andaj, pretendimin thelbësor​​ të parashtrueses së kërkesës, Gjykata do e​​ shqyrtojë dhe analizojë​​ nga pikëpamja e të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës, në dritën e interpretimit të nenit 6.1 të KEDNj-së,​​ duke aplikuar parimet e përcaktuara nga GjEDNj-ja, në bazë të së cilave kjo Gjykatë dhe gjykatat e rregullta në pajtim me nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës janë të​​ obliguara që:​​ Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

 

I.​​  ​​ ​​ ​​​​ Vlerësimi i Gjykatës përkitazi me pretendimet për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës

 

  • Gjykata vëren se thelbi i ankesës së parashtrueses së​​ kërkesës ndërlidhet me faktin​​ se gjykatat e rregullta në mënyrë të gabuar kanë vërtetuar faktet e rastit dhe në mënyrë të gabuar kanë aplikuar​​ dispozitat​​ e Ligjit të punës dhe të LPK-së,​​ kur kanë vendosur​​ për​​ hedhjen e padisë​​ së​​ saj​​ si të parakohshme. Në të vërtetë i gjithë arsyetimi i shkeljes së të drejtës për​​ gjykim të drejtë, si kundër edhe i neneve tjera të sipërcekura​​ nga parashtruesja e kërkesës​​ është ndërtuar në kuadër të pretendimeve​​ të natyrës​​ së “shkallës së katërt”.​​ 

 

  • Prandaj,​​ në vazhdim Gjykata do i shtjellojë parimet e përgjithshme​​ të përcaktuara nga GjEDNj, nëpërmjet të cilave​​ saktësohet​​ nëse një pretendim​​ i ngritur nga​​ parashtruesit​​ e kërkesës​​ bie në fushëveprimin e​​ paragrafit 1 të​​ nenit 6 të KEDNj-së,​​ apo i takon pretendimeve që në​​ vetvete ngrenë çështje ligjshmërie, respektivisht​​ çështje të​​ shkallës së katërt.

 

  • Parimet e përgjithshme përkitazi​​ me pretendimet e “shkallës​​ së katërt”

 

  • Gjykata​​ duke​​ iu referuar praktikës gjyqësorë të GjEDNj-së​​ dhe të​​ saj, përsërit se sipas Kushtetutës​​ nuk është detyrë e saj​​ si Gjykatë Kushtetuese​​ të veprojë si​​ “shkallë e​​ katërt​​ përkitazi me vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta.​​ Është roli i​​ këtyre të fundit që​​ t’i interpretojnë dhe zbatojnë​​ dispozitat​​ përkatëse të së drejtës​​ materiale dhe​​ procedurale (shih,​​ në lidhje me këtë​​ rastin e​​ GjEDNj-së,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96, Aktgjykimi i 21 janarit 1999). Gjykata Kushtetuese vetëm mund të shqyrtojë nëse provat janë paraqitur në mënyrë të drejtë dhe nëse procedurat në përgjithësi, të shikuara në tërësinë e tyre, janë mbajtur në mënyrë të tillë sa që parashtruesi/ja të ketë pasur gjykim të drejtë (Shih,​​ rastin e​​ GjEDNj-së,​​ Edwards kundër​​ Mbretërisë​​ së Bashkuar,​​ nr. 13071/87; dhe rastin e Gjykatës​​ KI192/13, me parashtrues​​ Hatixhe Avdyli, Aktvendimi i 24 shkurtit 2014).

 

  • Gjykata në​​ mënyrë​​ konsistente​​ ka mbajtur qëndrimin se​​ nuk është detyrë e saj​​ si Gjykatë​​ që të merret me gabimet e fakteve ose​​ të ligjit (ligjshmërisë)​​ që pretendohet të jenë kryer nga gjykatat e rregullta, përveç nëse ato i kanë shkelur të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë dhe KEDNj. Andaj, Gjykata nuk duhet të veprojë si gjykatë e “shkallës së katërt”, kur shqyrtohen vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta.​​ Çështjet që lidhen me vlerësimin e provave dhe peshimin e tyre nga ana e gjykatave​​ e rregullta, nuk janë në kompetencën e Gjykatës​​ Kushtetuese​​ që​​ të rishikohen (Shih,​​ rastin e GjEDNj-së,​​ Lupeni Greek Catholic Parish dhe të tjerët kundër Rumanisë, Aktgjykim i 29 nëntorit 2016; dhe rastin e Gjykatës​​ KI70/11,​​ me parashtrues​​ Faik Hima, Magbule Hima, Bestar Hima, Aktvendimi i 12 dhjetorit 2011).​​ 

 

  • Gjykata, megjithatë, thekson se jurisprudenca ​​ e GJEDNj-së dhe e Gjykatës gjithashtu përcaktojnë rrethana nën të cilat duhet të bëhen përjashtime nga ky qëndrim. Siç u theksua më lart, përderisa gjykatat e rregullta kanë detyrë primare të zgjidhin problemet rreth interpretimit të ligjit të aplikueshëm, roli i Gjykatës është që të sigurohet apo të verifikojë që efektet e këtij interpretimi të jenë kompatibile me Kushtetutën dhe KEDNj-në (Shih, në këtë drejtim, rastin e GJEDNj-së,​​ Miragall Escolano dhe të tjerët kundër Spanjës, Aktgjykim i 25 majit 2000.). Në parim, një përjashtim i tillë ndërlidhet me rastet​​ të cilat rezultojnë të jenë dukshëm arbitrare, duke përfshirë ato në të cilat, një gjykatë ka​​ “aplikuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar”,​​ në një rast specifik dhe i cili mund të ketë rezultuar në​​ “konkluzione arbitrare”​​ apo “qartazi të paarsyeshme” për parashtruesin përkatës.​​ 

 

  • Ky qëndrim është mbajtur vazhdimisht nga Gjykata, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, që në mënyrë të qartë thekson se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë konkluzionet e gjykatave të rregullta në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale (shih rastin e Gjykatës​​ KI49/19, me parashtrues​​ Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”, ​​ Aktvendimi i 10 shtatorit 2019, dhe​​ KI08/23,​​ cituar​​ më​​ lart, paragrafi 35).

 

  • Gjykata, si rregull ka theksuar që​​ ajo​​ nuk mund të vë në dyshim gjetjet e gjykatave të rregullta që kanë të bëjnë me: (i) vërtetimin e fakteve të rastit; (ii) interpretimin dhe zbatimin e ligjit; (iii) pranueshmërinë dhe vlerësimin e provave në gjykim; (iv) drejtësinë substanciale të rezultatit të një kontesti civil; apo edhe (v) fajin ose pafajësinë e të akuzuarit në procedurën penale.

 

  • Gjykata rikujton se neni 31 i Kushtetutës nuk i garanton askujt rezultat të favorshëm në​​ një​​ proces gjyqësor dhe as nuk përcakton që Gjykata ta vë në diskutim zbatimin e së drejtës materiale nga gjykatat e rregullta në një kontest civil, ku kryesisht njëra prej palëve fiton dhe tjetra humb. Gjykata, gjithashtu thekson se pakënaqësia e parashtrueses së kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund të ngrejë vetvetiu pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (Shih rastin e GjEDNj-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë, Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21;​​ rastin e​​ Gjykatës​​ KI96/21, parashtrues​​ Xhelal Zherka, Aktvendim i 10 shtatorit 2021).

 

  • Aplikimi i parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret

 

  • Duke iu referuar pretendimit thelbësor​​ ​​ parashtrueses së kërkesës,​​ Gjykata vëren se argumenti kryesor i​​ saj​​ i ngritur në​​ kërkesë​​ është se​​ gjykatat e rregullta në mënyrë të gabuar vërtetuan faktet kur​​ ​​ konstatuan​​ se padia​​ e saj​​ ishte e parakohshme, dhe në​​ këtë​​ mënyrë ato vepruan në​​ kundërshtim me dispozitat përkatëse të​​ ligjit materiale dhe procedural, duke shtuar se sipas nenit 144 të​​ LPK-së​​ padia është dashur të​​ shqyrtohej​​ meritorisht dhe jo të​​ hidhej​​ poshtë​​ si e parakohshme.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë pretendim​​ dhe shikuar procedurat në tërësinë e tyre, në kuptim të rregullsisë së procesit​​ gjyqësor, Gjykata fillimisht i referohet Aktvendimit​​ të Gjykatës​​ Themelore, e cila arsyetoi se:​​ “...paditësi​​ (paditësja)​​ ka pasur të drejtë ligjore​​ që​​ në mënyrë të lirshme të ushtrojë mjetet juridikë, qoftë brenda të paditurës, qoftë edhe në rruge gjyqësore​​ (nëse nuk kishte marrë​​ përgjigje nga e paditura), mirëpo përdorimi i këtyre mjeteve juridikë është dashur të bëhet brenda afateve ligjore të përcaktuara. Andaj, mos shfrytëzimi i këtyre mjeteve juridikë, brenda afateve të caktuara (afate prekluzive), ka si pasojë edhe humbjen të drejtës për mbrojtje gjyqësorë dhe jo për shkak se kjo e drejtë i është mohuar paditësit, por për shkak se ky i fundit ka dështuar që më kohë ti shfrytëzoj këto mjete juridikë të cilat i ka pasur në​​ dispozicion ...”

 

  • Gjykata​​ verën se gjendja faktike e vërtetuar nga​​ Gjykata​​ Themelore​​ është​​ pranuar​​ ​​ tërësi​​ edhe​​ nga​​ Gjykata​​ e Apelit, e cila në Aktvendimin​​ e saj​​ [AC.nr.8041/21]​​ ​​ 31 majit 2022,​​ arsyetoi​​ se,​​ Gjykata Themelore, duke vepruar sipas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit, ka vërtetuar​​ tashmë​​ faktin se padia​​ në​​ gjykatën e​​ shkallës​​ së parë​​ ishte ushtruar,​​ para se paditësja t’i drejtohej​​ organit përkatës të​​ punëdhënësit,​​ respektivisht para se​​ t’i shfrytëzonte​​ mjetet e brendshme juridike,​​ dukës shtuar se​​ aq me tepër​​ ku​​ paditësja​​ ishte​​ e përfaqësuar nga avokati i saj,​​ në​​ të gjitha​​ proceset​​ relevante,​​ që​​ nga​​ 3 tetori 2013​​ e tutje. Në​​ këtë kuptim, Gjykata e Apelit, arsyetoi​​ se gjykata e shkallës së parë​​ ishte​​ udhëzuar me​​ Aktvendimin​​ e saj​​ [CA.nr.1322/2016],​​ të​​ 9 nëntorit​​ 2018,​​ që të vërtetojë​​ respektimin e​​ aspekteve​​ procedurale të përcaktuara​​ me dispozitat e nenit 78 dhe 79 të Ligjit të Punës, dhe​​ se​​ gjykata e shkallës se parë​​ në procedurën e rigjykimit, bazuar në këto rekomandime​​ ka vërtetuar​​ më të​​ drejtë se padia e paditëses​​ ishte​​ e parakohshme.

 

  • Për​​ ​​ tepër,​​ Gjykata verën​​ se në linjë​​ me konkluzionet e​​ Gjykatës​​ Themelore dhe të​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit,​​ ishte edhe Gjykata Supreme,​​ e cila,​​ mes tjerash,​​ arsyetoi se​​ qëndrimet juridike të​​ instancave me të ulëta​​ janë​​ ​​ pranueshme​​ dhe të​​ drejta, sepse​​ të njëjtat​​ duke zbatuar​​ dispozitat​​ e procedurës​​ kontestimore dhe dispozitat​​ e së drejtës​​ materiale kanë​​ vendosur​​ drejtë​​ se padia e paditëses​​ është​​ e​​ parakohshme. Tutje në​​ arsyetim theksohet​​ se Aktvendimi i goditur​​ me revizion nuk​​ është përfshirë​​ me​​ shkelje​​ thelbësore të dispozitave të​​ procedurës kontestimore edhe as me​​ shkelje​​ të së​​ drejtës​​ materiale,​​ siç​​ pretendohet në​​ kërkesën për​​ revizion​​ dhe as me​​ shkelje​​ tjera​​ për​​ ​​ cilat​​ kjo​​ gjykatë kujdese,​​ sipas detyre zyrtare.​​ ​​ 

 

  • Në fund, Gjykata​​ Supreme,​​ arsyetoi se​​ gjykatat​​ e​​ instancës​​ me​​ ​​ ulët,​​ kanë zbatuar drejtë​​ dispozitat e nenit 78 dhe 79 të​​ Ligjit të​​ Punës.​​ ​​ lidhje me këtë rast,​​ Gjykata Supreme konstatoi​​ se​​ paditësja, gjegjësisht parashtruesja e kërkesës​​ nuk ka​​ vepruar​​ ​​ përputhje​​ me​​ këto​​ dispozita dhe kjo ka bërë​​ qe gjykatat e instancës​​ me të​​ ulët, në​​ mbështetje​​ të nenit 71 paragrafit​​ 1 dhe 2,​​ ​​ nenit 79, dhe​​ ​​ nenit​​ 391, pika f)​​ ​​ vendosin​​ si në dispozitiv të​​ aktvendimit.

 

  • Sa me sipër, Gjykata​​ vlerëson se parashtruesja e kërkesës​​ në të vërtetë​​ nuk ka arritur të ngrejë nivelin e argumentimit të shkeljeve të pretenduara në nivel kushtetues,​​ duke​​ aluduar​​ se​​ në vend të një norme ligjore do duhej aplikuar një tjetër, në rastin​​ e​​ saj. Nga arsyetimi i dhënë nga gjykatat e rregullta,​​ parashtrueses së kërkesës i është bërë e qartë se për të kërkuar mbrojtje​​ gjyqësorë​​ në gjykatë,​​ sipas ligjit të aplikueshëm, kundër shkeljeve nga sfera e të drejtave të​​ punës,​​ duhet përmbushur​​ disa kritere​​ procedurale, siç​​ është ai i shterimit të​​ mjeteve​​ të​​ brendshme​​ juridike,​​ brenda afateve kohore, në mënyrë që padia të behej e realizueshme në kuptim​​ të​​ shqyrtimit të meritave të​​ saj. ​​ 

 

  • Duke pasur​​ përsysh​​ ketë,​​ Gjykata​​ konsideron​​ se​​ parashtruesja e​​ kërkesës nuk ka arritur ta mbështes mjaftueshëm pretendimin e saj​​ për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë, sepse bazuar në parimet e​​ lartcekura dhe në konkluzionet e arsyetuara të gjykatave të rregullta,​​ në rastin konkret nuk është përmbushur kriteri përjashtues, kur interpretimi i ligjit të aplikueshëm nga ana e gjykatave të rregullta mund të ketë qenë​​ “qartazi i gabuar”,​​ duke rezultuar kësisoj në​​ “konkluzione arbitrare”​​ apo​​ “qartazi të paarsyeshme”​​ apo se si procedurat pranë gjykatave të rregullta, në tërësinë e tyre, mund të kenë qenë të padrejta apo arbitrare. (Shih​​ ngjashëm​​ rastin GjEDNj-së,​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96, Aktgjykimi i 21 janarit 1999, paragrafët 29 dhe 30;​​ shih​​ gjithashtu rastet​​ e Gjykatës​​ KI22/19, parashtrues​​ Sabit Ilazi, Aktvendim për papranueshmëri i 7​​ qershorit 2019, paragrafi 42;​​ KI64/20, parashtrues​​ Asllan Meka, Aktvendim për papranueshmëri, i 3 gushtit 2020, paragrafi 41; dhe​​ KI22/19, cituar më lart, paragrafi 43).

 

  • Andaj, nga​​ të gjitha​​ shtjellimet e mësipërme, Gjykata konstaton​​ se pretendimet​​ e parashtrueses së kërkesës​​ për shkelje të nenit 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës,​​ i takojnë​​ kategorisë së​​ parë​​ (i) të pretendimeve që kategorizohen si pretendime​​ të natyrës së​​ “shkallës së katërt”,​​ dhe​​ si të tilla të njëjtat,​​ në baza kushtetuese,​​ shpallen​​ qartazi të pabazuara.

 

II.​​  ​​ ​​ ​​ ​​​​ Përkitazi me​​ pretendimet​​ tjera

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ se përveç pretendimeve për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës,​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ pretendon​​ edhe​​ shkelje të​​ neneve​​ 24, 32, 49 dhe 54​​ të​​ Kushtetutës.​​ Megjithatë,​​ Gjykata​​ rithekson​​ se ajo vazhdimisht ka​​ potencuar​​ se vetëm​​ referimi dhe përmendja e neneve të Kushtetutës dhe të KEDNj-së,​​ ose ndërlidhja​​ e tyre​​ me ndonjë të​​ drejte tjetër​​ të Kushtetutës,​​ nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim për shkelje​​ të atyre neneve​​ specifike.​​ Kur pretendohen shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNj, parashtruesi/ja​​ ​​ i/e​​ ​​ kërkesës duhet të siguroj pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (Shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës: KI175/20, me parashtrues:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 22 prillit 2021, paragrafi 81; KI04/21, me parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 11 majit 2021, paragrafët 38-39, dhe rastin KI139/22,​​ cituar me lart,​​ paragrafi 86).​​ 

 

  • Për këto arsye, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtrueses së​​ kërkesës për shkelje të​​ neneve 24, 32, 49 dhe 54 të​​ Kushtetutës,​​ i përkasin kategorisë së tretë (iii), nënkategorisë (a), të pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”,​​ andaj​​ ​​ njëjtat në baza kushtetuese shpallen qartazi të pabazuara.

 

Përfundime

 

  • Si përmbledhje, Gjykata, duke i marrë parasysh të gjitha shtjellimet dhe konstatimet e mësipërme, konkludon​​ se:​​ (I)​​ pretendimet​​ e parashtrueses së kërkesës,​​ përkitazi me shkeljen e​​ të drejtës​​ për​​ gjykim të drejtë,​​ të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNJ-së,​​ i takojnë​​ kategorisë së parë​​ (i) të pretendimeve që kategorizohen si pretendime të natyrës së​​ “shkallës së katërt”,​​ dhe si të tilla të njëjtat, në baza kushtetuese, shpallen qartazi të pabazuara; (II)​​ pretendimet e parashtrueses së kërkesës,​​ përkitazi me​​ shkeljet tjera të​​ ​​ drejtave kushtetuese,​​ bien​​ në​​ kategorinë e​​ tretë​​ (iii),​​ nënkategorinë​​ a),​​ të pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”, andaj edhe këto,​​ në baza kushtetuese,​​ shpallen qartazi të pabazuara. ​​​​ Rrjedhimisht, kërkesa në tërësinë e saj, duhet​​ shpallur e papranueshme, në pajtim me​​ rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafët 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113 të Kushtetutës,​​ në pajtim​​ me​​ nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe me rregullat​​ 34 (2) dhe 48 (1) (b) të Rregullores së punës, në​​ seancën e mbajtur, më​​ 14 nëntor​​ 2023, njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

    • TË DEKLAROJË ​​ kërkesën të papranueshme;  ​​​​ 

 

    • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve; ​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare​​ të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

 

    • Ky aktvendim hyn në fuqi​​ hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së​​ Kosovës, në pajtim me nenin 20.5 të Ligjit.

 

 

 

Gjyqtari raportues​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Safet Hoxha​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

Afërdita Gjonbalaj Stublla

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile