Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme [CMLnr.11/2021] të 8 shkurtit 2022  

Nr. të lëndës KI116/22

Parashtruesit: Conzorciumi për Rindërtimin e Kosovës CRK. Sh.p.k.

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

Prishtinë, më​​ 14 tetor​​ 2024

Nr. ref.:RK 2558/24

 

 

​​ 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI116/22

 

Parashtrues

 

Conzorciumi​​ për​​ Rindërtimin e Kosovës​​ CRK.​​ Sh.p.k. ​​​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit të Gjykatës Supreme [CMLnr.11/2021] të 8 shkurtit 2022

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Bajram Ljatifi, gjyqtar​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar ​​ 

 

 

 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

 

  •  ​​ ​​​​ Kërkesa është dorëzuar nga​​ Conzorciumi për Rindërtimin e Kosovës CR. Sh.p.k.,​​ NUI:810485624, me drejtor z. Ismet Brajshori​​ ​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), përfaqësuar nga​​ Visar Vehapi,​​ avokat nga​​ Prishtina.

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [CML.nr.11/2021] të​​ 8 shkurtit 2022​​ të Gjykatës Supreme​​ të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme) në ndërlidhje me Aktvendimin​​ [Ac.nr.1401/2020], të​​ 29 korrikut 2019​​ të Gjykatës së Apelit të​​ Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe Aktvendimit​​ [PPP.nr. 1426/19] të​​ 15 janarit 2020​​ të Gjykatës Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

  • Parashtruesi i kërkesës vendimin e kontestuar e ka pranuar më​​ 1 prill 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [CML.nr.11/2021] të​​ 8 shkurtit 2022​​ të Gjykatës Supreme përmes të cilit sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 46 [Mbrojtja e Pronës], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) në ndërlidhje me nenet​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike

 

  •  ​​ ​​​​ Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] dhe paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • ​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  •  ​​ ​​​​ ​​ 30 korrik​​ 2022, parashtruesi i kërkesës përmes postës elektronike dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 8 gusht​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit​​ [nr. GJR. KI116/22]​​ caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi​​ Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët: ​​ Safet Hoxha​​ (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • Më 10​​ gusht​​ 2022, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës. Të njëjtën ditë, një kopje e kërkesës iu dërgua Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Themelore dhe kësaj të fundit iu kërkua që të dorëzojë dëshminë (fletë-kthesën) që tregon datën kur parashtruesi i kërkesës ka pranuar vendimin e kontestuar.

 

  • ​​ 15 gusht​​ 2022, Gjykata Themelore dorëzoi dëshminë​​ (fletë-kthesën)​​ që tregon se parashtruesi i kërkesës ka pranuar vendimin e kontestuar më​​ 1 prill 2022.

 

  • Më 16 dhjetor 2022,​​ ​​ gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç ‘rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 27 shkurt 2023, Gjykata kërkoi nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme që të njoftohet nëse shkalla e parë e Dhomës së Posaçme e Gjykatës Supreme kishte nxjerrë vendim siç ishte urdhëruar​​ përmes​​ Aktvendimit​​ [AC-I-20-0020]​​ ​​ Kolegjit të​​ Apelit të Dhomës së Posaçme e Gjykatës Supreme, të 17 shtatorit 2020.

 

  • Më 7 mars 2023, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme ishte përgjigjur: “Në lidhje me kërkesën tuaj KI116/22 me të cilën kërkoni se shkalla e parë e​​ DHPGJS-së a ka marrë ndonjë vendim sipas Aktvendimit të Kolegjit të Apelit AC-I-20-0020 dt.17.09.2020. Ju njoftojmë se lënda është në proces por​​ ende nuk është vendosur për çështjen (objektin).”​​ 

 

  • Më 31 gusht 2023, Kolegji Shqyrtues e shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe vendosi që kërkesa ka nevojë për shqyrtim të mëtejmë dhe se do të shqyrtohet sërish në një seancë të ardhshme.​​ 

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç 'rast filloi mandati i tij në Gjykatë.​​ 

 

  • Më 3 korrik 2024,​​ Kolegji Shqyrtues e shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe vendosi që kërkesa ka nevojë për shqyrtim të mëtejmë dhe se do të shqyrtohet sërish në një seancë të ardhshme.​​ 

 

  • Më 8 korrik 2024, Gjykata kërkoi nga DHPGJS-ja që të dorëzoi dosjen e plotë të lëndës si dhe të njoftojë nëse lënda e parashtruesit të kërkesës është mbyllur ose është akoma aktive në procedurë pranë DHPGJS-së.​​ 

 

  • Më 11 korrik 2024, DHPGJS-ja dorëzoi dokumentacion në vëllim prej 56 faqesh dhe njoftoi​​ se lënda ka marrë numër të ri [C-I-20-0004] dhe se gjyqtari i lëndës është avancuar në pozitë si gjyqtar i Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së. Rrjedhimisht lënda [C-I-20-0004] i është ndarë në punë gjyqtarit të ri më 1 shkurt 2024.

 

  • Më 24 shtator 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës. ​​​​ 

 

Përmbledhje e fakteve

 

  • Gjykata me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike​​ dhe koherencës së tekstit të këtij​​ ​​ aktvendimi​​ ka vendosur që procedurat e zhvilluara t’i pasqyrojë në mënyrë të mëvetësishme​​ për shkak se në këtë rast janë zhvilluar procedura paralele​​ ​​ në ndërlidhje me​​ njëra tjetrën ku disa prej tyre kanë filluar më herët ndërsa janë finalizuar më vonë.

 

  • procedura për të drejtën e parablerjes të ndërmarrjes Fapol që përfundoi me vendime​​ të​​ ​​ të DHPGJS-së​​ përkatësisht me​​ Aktgjykimit i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] i 16 gushtit 2017 dhe ​​ Aktgjykimit e Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018​​ 

 

 

 

  • ​​ 2 shkurt 2001,​​ ishte​​ lidhur një kontratë​​ koncesioni në​​ mes të​​ parashtruesit të kërkesës (paditësit)​​ dhe Misionit të​​ Administratës së​​ Përkohshme të​​ Kombeve të​​ Bashkuara në​​ Kosovë​​ (UNMIK) për​​ komercializimin e NSH “Fapol”​​ ​​ Podujevë,​​ ​​ për periudhën​​ 10 vjeçare, deri më​​ datë​​ 2 shkurt 2011.

 

  • ​​ 18 tetor 2011, në​​ mes palëve të lartpërmendura​​ lidhet Aneks kontrata me të​​ cilën vazhdohet Kontrata e koncesionit deri më​​ 30 qershor 2012. Detyrimet kryesore që​​ kanë​​ dalë​​ për​​ parashtruesin e kërkesës​​ nga Kontrata kryesore dhe nga Aneks kontrata, ishin investimet që​​ duhet t’i bëj parashtruesi i kërkesës​​ ​​ vlerë​​ prej 1.896.893,00 euro, punësimin në​​ NSH deri në​​ 180 punëtorë, si dhe qiranë vjetore prej 9.203,25 euro.

 

  • ​​ nëntor të​​ vitit 2011, ishte bërë​​ një raport i Auditimit lidhur me përmbushjen e obligimeve të​​ Kontratës. Raporti i Auditimit kishte zbuluar se zotimi për investime ishte përmbushur 57.67%, zotimi për punësim 71.86%, ndërsa qiraja ishte përmbushur 100%. Me nenin VIII pika Y të​​ Kontratës kryesore ishte paraparë​​ e drejta e​​ parashtruesit të kërkesës​​ për parablerjen e aseteve të​​ NSH-së, në​​ rast të​​ shitjes. Kjo e drejtë​​ ishte paraparë​​ edhe në​​ nenin 3 të​​ Aneks kontratës.

 

  • ​​ 1 gusht 2012, Agjencia​​ Kosovare e​​ Privatizimit (në tekstin e mëtejmë: AKP)​​ e dërgon një letër tek​​ parashtruesi i kërkesës​​ me të​​ cilin e njofton se afati i kontratës së​​ koncesionit i përcaktuar me nenin 2 të​​ Aneks kontratës ka skaduar më​​ datë​​ 30 qershor 2012, dhe kërkon nga​​ parashtruesi i kërkesës​​ ​​ ​​ bëjë​​ lirimin e objekteve të​​ NSH-së “Fapol”​​ ​​ Podujevë. Parashtruesi i kërkesës​​ pas kësaj letre nuk i kishte​​ liruar vullnetarisht objektet e NSH-së.​​ 

 

  • Më 17 gusht 2012, zyrtarët e AKP-së në praninë e zyrtarëve policorë e dëbuan parashtruesin e kërkesës​​ nga objektet dhe vet e merr kontrollin në objektet e NSH-së.

 

  • ​​ 25 prill 2013, AKP-ja kishte dërguar një letër tek​​ parashtruesi i kërkesës​​ me të​​ cilën e njofton​​ parashtruesin e kërkesës​​ se Bordi i Drejtorëve​​ i AKP-së, në​​ mbledhjen e mbajtur me 11 dhe 12 prill 2013 kishte​​ vendosur që​​ t’ia​​ njeh të​​ drejtën e parablerjes bazuar në​​ nenin VIII të​​ Kontratës mbi koncesionin.​​ ​​ 

 

  • ​​ 8 maj 2014, AKP-ja e kishte​​ shpallur valën e 60-të​​ ​​ privatizimit, në​​ ​​ cilën Valë​​ ​​ privatizimit janë përfshirë​​ edhe asetet e NSH “Fapol”​​ ​​ Podujevë.​​ 

 

  • ​​ 21 maj 2014,​​ parashtruesi i kërkesës​​ me kërkesën e protokolluar nr. 45/7, i drejtua​​ ​​ AKP-së​​ duke e bërë​​ me dije AKP-në,​​ se me vendimin për shitjen e aseteve të​​ NSH-së​​ po shkelet e drejta e​​ parashtruesit të kërkesës​​ ​​ parablerje të​​ aseteve të NSH-së​​ e para parë​​ me Kontratën e koncesionit dhe Aneks kontratën dhe ka kërkuar që​​ asetet të hiqen nga shitja.

 

  • Kërkesa​​ ​​ e lartpërmendur e parashtruesit të kërkesës ishte​​ miratuar nga Bordi i Drejtorëve​​ ​​ AKP-së dhe NSH “Fapol”​​ ​​ Podujevë​​ është hequr nga shitja ne Valën​​ e 60-të​​ e Privatizimit.

 

  • Më 23 maj 2014, parashtruesi i kërkesës dorëzoi ​​ padi në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme (në tekstin e mëtejmë: DHPGJS) së bashku me kërkesë për masë të përkohshme dhe kërkon që të anulohet vendimi i AKP-së për shitjen dhe t’i ndalohet AKP-së ndërmarrja e të gjitha hapave të mëtejme të privatizimit të NSH-së.

 

  • ​​ 6 gusht 2014, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së​​ me Aktvendimin​​ [C-I-14-0017]​​ e refuzon​​ kërkesën​​ e​​ parashtruesit të kërkesës për​​ masë​​ ​​ përkohshme, me arsyetimin që​​ pasi që​​ AKP-ja​​ kishte​​ vendosur të​​ anulojë​​ tenderin në​​ valën​​ e 60-të​​ ​​ Privatizimit,​​ DHPGJS-ja​​ konsideroi​​ se​​ kërkesa​​ për​​ mase të​​ përkohshme​​ duhet të​​ refuzohet si e pabazuar,​​ ngase​​ parashtruesit të kërkesës​​ nuk i kontestohet prapë​​ e drejta e parablerjes.

 

  • ​​ 31 gusht 2014, Bordi i AKP-së​​ kishte​​ marrë​​ vendim me të​​ cilin ka​​ filluar​​ procedura e likuidimit të​​ NSH-së “Fapol”​​ ​​ Podujevë.​​ Njoftimi​​ për​​ likuidim kreditorët​​ e​​ NSH-së​​ ishte publikuar​​ ​​ datë​​ 1 tetor 2014.

 

  • AKP-ja kishte​​ shpallur valën e 32-të​​ ​​ shitjes së​​ aseteve me likuidim për NSH​​ “Fapol”​​ ​​ Podujevë​​ dhe dita e ofertimit ishte caktuar të​​ jetë​​ deri më​​ 24 maj 2017.

 

  • Më 30 maj 2017, parashtruesi i kërkesës ​​ dorëzoi​​ edhe​​ një​​ padi në DHPGJS me të​​ cilën​​ kërkoi​​ ​​ ​​ anulohet vendimi i AKP-së​​ me të​​ cilën​​ është​​ shpallur shitja​​ përmes​​ likuidimit 32, pasi që​​ ai pretendon se ky vendim​​ është​​ ​​ kundërshtim​​ dhe ka shkelur të​​ drejtën​​ e parablerjes të​​ cilën​​ parashtruesi i kërkesës​​ e kishte në​​ bazë​​ ​​ Kontratës​​ ​​ koncesionit. Bashkë​​ me padi​​ parashtruesi i kërkesës​​ kishte paraqitur​​ edhe​​ një​​ kërkesë​​ për​​ masë​​ ​​ përkohshme​​ dhe ka​​ kërkuar​​ qe t’i ndalohet AKP-së​​ shitja e aseteve të​​ NSH-së​​ deri në​​ vendosjen në​​ merita lidhur me​​ padinë, dhe gjithashtu kishte​​ kërkuar​​ t’i ndalohet​​ Drejtorisë​​ për​​ Kadastër​​ Gjeodezi dhe Pronë​​ ​​ Komunës​​ ​​ Podujevës​​ regjistrimi i​​ çfarëdo​​ ndërrimi​​ ​​ pronësisë​​ mbi​​ asetet​​ e NSH-së.​​ 

 

  • ​​ 27 qershor 2017, Nën Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së​​ me Aktvendimin​​ [C-I-17-0016]​​ aprovoi​​ kërkesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ për masë​​ ​​ përkohshme dhe e obligon të​​ paditurën që​​ ​​ përmbahet nga kryerja e shitjes me likuidim, shitja nr. 32, njësia​​ nr. 75, “Fapol”​​ Podujevë, çdo kujt,​​ përpos​​ nëse​​ ia ka​​ dhënë​​ parashtruesi i kërkesës të​​ drejtën​​ për​​ ​​ zëvendësuar​​ blerësin​​ dhe i cili merr​​ përsipër​​ ​​ gjitha obligimet kontraktuale në​​ bazë​​ ​​ kushteve që​​ i ofron ofertuesi më​​ i lartë​​ ​​ afat prej 30​​ ditësh. Nën​​ Kolegji i Specializuar ka arsyetuar se pasi që parashtruesi i kërkesës ​​​​ është​​ deklaruar se e synon ta ushtroj të​​ drejtën​​ e parablerjes që​​ është​​ përcaktuar​​ me​​ kontratën​​ e koncesionit ai e ka të​​ drejtën​​ e mbrojtjes ndaj veprimeve të​​ AKP-së​​ ​​ e kanë​​ për​​ qëllim​​ tjetërsimin​​ e NSH-së​​ apo aseteve të​​ saj tek personat e tretë.​​ 

 

  • ​​ 14 korrik 2017, AKP-ja kishte​​ dorëzuar ankesë​​ kundër Aktvendimit të​​ Nën Kolegjit të​​ Specializuar të​​ DHPGJS-së​​ [C-I-17-0016], të​​ datës​​ 27 qershor 2017, me të​​ cilën​​ kërkon​​ ​​ ​​ anulohet Aktvendimi i Nën​​ Kolegjit të​​ Specializuar të​​ DHPGJS-së​​ dhe të​​ refuzohet​​ kërkesa​​ për​​ mase të​​ përkohshme, pasi që​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk ka​​ dëshmuar​​ se i ka​​ plotësuar​​ kushtet e nenit 55.1​​ (Urdhri paraprak gjyqësor)​​ ​​ Shtojcës​​ ​​ LDHP-së​​ për​​ ​​ caktuar masë​​ ​​ përkohshme.​​ 

 

  • Më 8 gusht 2017, Kolegji i​​ Apelit​​ të DHPGJS-së​​ me Aktvendimin​​ [AC-I-17-0412]​​ e refuzon ankesën e AKP-së​​ si të​​ pabazuar dhe e vërteton Aktvendimin e ankimuar të​​ Kolegjit të​​ Specializuar për masë​​ ​​ përkohshme.

 

  • ​​ 10 gusht 2017,​​ Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së​​ mbahet seance dëgjimore dhe shqyrtohen meritat e padisë​​ së parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Më 16 gusht 2017, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [I-C-I-17-0016] kishte vendosur:​​ (i)​​ pranohet tërheqja e padisë ndaj shitjes me likuidim të aseteve të Fapol Podujevë filluar në 2014, me shenjën C-I-14-0017;​​ (ii)​​ padia e filluar më 2017 me shenjën C-I-17-0016 është e bazuar, ashtu që parashtruesit të kërkesës i njihet e drejta e parablerjes në njësinë “Fapol Podujevë”;​​ (iii)​​ e paditura AKP obligohet ta zbatoj të drejtën e parablerjes ndaj parashtruesit të kërkesës për shitjen me likuidim, shitja nr.32, njësia nr.75 “Fapol Podujevë” PAK-ID PRN 023 me kushte të njëjta me çmim të njëjtë që i ofrohet ofertuesit më të lartë në afat prej 30 ditësh;​​ (iv)​​ kundërpadia e të paditurës AKP refuzohet e pabazuar.​​ ​​ 

 

  • Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së arsyetoi:​​ (i)​​ ​​ sipas​​ nenit 44.2 të Ligjit të Pronësisë dhe të drejtave sendore nr. 03/L-154 ​​ e drejta e parablerjes fitohet​​ vetëm​​ në​​ bazë​​ të​​ ligjit dhe në​​ bazë​​ të​​ kontratës; (ii)​​ ​​ Në rastin e kësaj lënde e drejta e parashtruesit të kërkesës​​ në parablerje, bazohet në Kontratën e koncesionit dhe në​​ aneks kontratë; (iii) ​​​​ Kolegji i Specializuar saktë ka konstatuar se AKP-ja i ka lëshuar një letër për parashtruesin e kërkesës, me çka i njëjti ishte njoftuar se bazuar në vendimin e Bordit të AKP-së i njihet e drejtat e parablerjes së ndërmarrjes “Fapol” bazuar në nenin 8 të kontratës mbi koncesionin; (iv)​​ bazuar në​​ dispozitat e cekura të​​ Kontratës së​​ koncesionit dhe në​​ vendimin e Bordit të​​ AKP-së​​ të​​ datës 25 prill 2013 mund të​​ konstatohet se parashtruesi i kërkesës ende e gëzon të​​ drejtën e parablerjes se aseteve të​​ NSH-së, edhe pse ai është larguar me forca policore nga objektet e NSH-së; (v) ​​ parashtruesi i kërkesës​​ të​​ drejtën në​​ parablerje nuk e kërkon ndaj palëve të​​ treta por e kërkon vetëm ndaj të​​ paditurës​​ AKP​​ e cila gabimisht ia ka mohuar​​ të drejtën e parablerjes; (vi)​​ e paditura​​ AKP​​ duke ia dhënë parashtruesit të kërkesës​​ të​​ drejtën e përparësisë në​​ blerje të​​ aseteve të​​ NSH-së​​ nuk ka mundësi të​​ pëso​​ ndonjë​​ dëm në​​ lidhje me kushtet dhe afatet e Kontratës të​​ privatizimit, pasi që​​ parashtruesi i kërkesës​​ ​​ ushtron te drejtën e përparësisë në​​ blerje​​ vetëm​​ nëse ai ​​ në​​ kohën e duhur çmimin e ofruar nga ofertuesi me i lart dhe paguan atë çmim në​​ afatin prej 30 ditësh siç është përcaktuar në​​ pikën​​ III të​​ dispozitivit të​​ Aktgjykimit të​​ ankimuar; (vii)​​ e drejta e parablerjes e parashtruesit të kërkesës​​ nuk ka mundësi të​​ mohohet pas vendimit të​​ AKP-së​​ për fillimin e procedurave të​​ likuidimit të​​ NSH-së,​​ sepse parashtruesi i kërkesës​​ ​​ dëshiron ta ushtron këtë të​​ drejtë​​ që​​ i garanton kontrata e koncesionit; (viii)​​ parashtruesi i kërkesës​​ ​​ ka zgjedhur të mos përfshihet në procedurat e likuidimit duke llogaritur qëndrimin ligjor të tij se ai ka një të drejtë valide të përparësisë në blerje bazuar në Kontratën e koncesionit dhe në vendimin e mëvonshëm të Bordit të AKP-së të datës 25 prill 2013, i cili nuk ka mundësi të revokohet pa një vendim gjyqësor, jashtë procedurave gjyqësore siç ka vepruar AKP-ja me letrën dhe Vendimin e Bordit të datës 21 janar 2017. ​​ ​​​​ 

 

  • Pala e paditur AKP paraqiti ankesë kundër aktgjykimit të lartpërmendur tek​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së.

 

  • Më 16 janar 2018, Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [AC-I-17-0559] kishte vendosur:​​ (i)​​ refuzohet e pabazuar ankesa e të paditurës AKP;​​ (ii)​​ vërtetohet​​ Aktgjykimit i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] i 16 gushtit 2017.

 

  • Kolegji i Apelit të DHPGJS-së kishte arsyetuar: ​​​​ (i)​​ Kolegji i Specializuar ka konstatuar se parashtruesi i kërkesës​​ nuk e kërkon të drejtën e parablerjes ndaj palëve të treta por ndaj të paditurës​​ AKP​​ me të cilën ishte bërë kontraktimi; (ii)​​ e paditura​​ AKP​​ nuk e ka njoftuar​​ parashtruesin e kërkesës si​​ ​​ kreditor për obligimin e tij që të njoftoj Autoritetin e Likuidimit nëse dëshiron ta mbanë të drejtën e përparësisë në blerje; (iii)​​ si​​ parashtruesi i kërkesës​​ po ashtu edhe e paditura​​ AKP​​ e kanë ditur se parashtruesi i kërkesës​​ kishte të drejtën e përparësisë në blerje, pasi që Bordi i Drejtorëve e kishte konfirmuar këtë të drejtë; (iv)​​ prandaj,​​ parashtruesi i kërkesës​​ ishte kreditor i njohur dhe kishte te drejtën e informimit individual si dhe te paralajmërimit siç ceket në​​ ​​ nenin 7 paragrafi 4 të​​ Shtojcës së​​ Ligjit të​​ AKP-së​​ por kjo dispozitë​​ nuk ishte respektuar nga e paditura​​ AKP; (v)​​ parashtruesi i kërkesës​​ është privuar nga mbrojtja ligjore, pasi që​​ kjo dispozitë​​ procedurale është projektuar për te mbrojtur në​​ mënyrë specifike kreditorët individual; (vi)​​ e paditura​​ AKP​​ nuk ka interes ligjor të​​ mbrojtur për të​​ përjashtuar parashtruesin e kërkesës​​ nga ushtrimi i së​​ drejtës në​​ përparësi në​​ blerje; (vii) është e mundur që​​ e paditura​​ AKP​​ ​​ i dëmton ofertuesit​​ nëse nuk i paralajmëron për të ​​ drejtën e blerjes së parashtruesit të kërkesës,​​ mirëpo pasojat ligjore të​​ kësaj nuk i interesojnë​​ parashtruesit të kërkesës; (viii)​​ e paditura​​ AKP​​ nuk pëson ndonjë dëm në​​ lidhje me kushtet dhe afatet e kontratës së​​ privatizimit.​​ 

 

  • Më 14 mars 2018, parashtruesi i kërkesës i ishte drejtuar me kërkesë​​ DHPGJS-së lidhur me vendosjen e vulës së plotfuqishmërisë për Aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] i 16 gushtit 2017 ​​ dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018. Të njëjtën datë, Kryetari S.S., i DHPGJS-së i ishte përgjigjur parashtruesit të kërkesës duke se sqaruar se në rregulloren e përshkruar në përgjigje DHPGJS-ja nuk ka vulë të përmbarimit dhe nuk ka pasur asnjëherë në historinë e saj 15 vjeçare.

 

  • Procedura e zhvilluara me iniciativë të parashtruesit të kërkesës me qëllim të zbatimit të vendimeve të DHPGJS-së​​ përkatësisht ​​ Aktgjykimit i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] i 16 gushtit 2017 dhe ​​ Aktgjykimit e Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018

 

 

  • Më 2 shkurt 2018, parashtruesi i kërkesës i ishte drejtuar AKP-Departamenti i shitjes, Kryetarit të Bordit të AKP-së, Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të AKP-së, me një​​ parashtresë​​ ​​ duke kërkuar zbatimin e​​ ​​ Aktgjykimit i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] i 16 gushtit 2017 dhe​​ ​​ Aktgjykimit e Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018.​​ ​​ 

 

  • Më 6 shkurt 2018,​​ ​​ Komisioni vlerësues i​​ AKP-së​​ përmes Vendimit [KV01/2018]​​ kishte​​ vendosur: “Diskualifikohet Ismet​​ Brajshori​​ me numër personal 1004330290, Drejtor dhe pronar i Conzorciumit për Rindërtimin e Kosovës “CRK” Sh.p.k. (me nr. Të biznesit 70027640) në cilësinë e shfrytëzuesit të së drejtës së parablerjes sipas Aktgjykimit AC-I-17-0599 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, për blerjen e asetit në shitjen nr.32, njësia nr.75, ​​ N.SH. Fapol në Podujevë.​​ Komisioni Vlerësues i AKP-së kishte theksuar se ​​ për zbatimin e​​ Aktgjykimit të​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018​​ duhet vlerësuar disa kushte ligjore që rregullojnë procedurën e pas tenderimit (ofertimit) sepse në rastin konkret rezulton: (i) parashtruesi i ​​ kërkesës nuk kishte përmbushur kushtet e kontratës në raport me AKP-në dhe; (ii) në procedurën e pas tenderimit duhet verifikuar palën që pretendon lidhjen e kontratës, identitetin e bartësit të së drejtës së parablerjes, zotësinë ligjore si dhe kushtet e përgjithshme të cilësisë kontraktuese të palës; (iii) në rastin konkret, siç duket, kemi të bëjmë me dy subjekte ekonomike të ndryshme, prandaj janë të nevojshme hulumtimet dhe shqyrtimet rreth përshtatshmërisë​​ dhe saktësisë së palëve për nënshkrimin e kontratave të shitjes.​​ 

 

  • Komisioni Vlerësues i AKP-së, ndër të tjera, kishte konstatuar:​​ Komisioni Vlerësues i AKP, për hir të transparencës administrative, ka marr parasysh edhe Parashtresën e palës (Konzociumit për Rindërtimin e Kosovës CRK), përmes të cilës pretendon se, e ka të drejtën e parablerjes sipas Kontratës për Komercializim të datës 02.02.2001, të vazhduar përmes Aneks Kontratës të datës 17.10.2011, Aktgjykimit (AC-I-17-0559), prandaj nuk ka pasur nevojë​​ të​​ para kualifikohet​​ në​​ mënyrë​​ që​​ të​​ jap ofertë.​​ Megjithëkëtë, AKP si organi publik administrativ, sipas procedurave të​​ veta administrative duhet të​​ kryej disa procedura rreth verifikimit të​​ palës e cila​​ pretendon të​​ lidhe kontratë në​​ këtë​​ rast, si identitetit të​​ bartësit​​ të​​ së​​ drejtës​​ se parablerjes,​​ zotësinë​​ ligjore si dhe kushtet e​​ përgjithshme​​ të​​ cilësisë​​ kontraktuese të​​ palës. Pra, në​​ këtë rast, nuk bëhet fjalë​​ për​​ procedurën​​ e para​​ kualifikimit apo kualifikueshmërisë​​ për​​ pjesëmarrje në​​ tender, por​​ procedurën​​ e pas tenderimit (ofertimit) dhe​​ përcaktimit​​ të​​ çmimit​​ më​​ të​​ lartë. Kjo procedurë​​ dhe praktike tashmë​​ është​​ ndjekur në​​ vazhdimësi.​​ Përveç​​ kësaj, gjatë​​ analizimit të​​ dokumentacionit,​​ vërehen​​ edhe disa​​ mospërputhje​​ substanciale në​​ lidhje me​​ atë​​ se,​​ nënshkrues​​ i​​ Kontratës​​ për​​ Komerciali​​ dhe Aneksit të​​ saj​​ është​​ shoqëria​​ e quajtur "Konzorciumi​​ për​​ Rindërtimin​​ e​​ Kosovës" me​​ numër​​ të​​ biznesit: 80425481. Rrjedhimisht, kjo​​ nënkupton​​ se​​ bartës​​ i të​​ drejtës​​ së​​ parablerjes kontraktuese​​ është​​ ky subjekt.​​ Ndërsa, Konzorciumi​​ për​​ Rindërtimin​​ e​​ Kosovës​​ CRK SH.P.K. i cili ka aplikuar​​ për shitblerje të asetit në​​ fjalë​​ është​​ me​​ numër​​ të​​ biznesit: 70027640. Pra, si duket kemi të​​ bëjmë​​ me subjekte të​​ ndryshme ekonomike. Prandaj,​​ është​​ e domosdoshme që​​ AKP gjate​​ gjithë​​ procedurës​​ deri në​​ nënshkrimin​​ e​​ kontratës​​ së​​ shitjes të​​ bëjë​​ shqyrtimet dhe hulumtimet e nevojshme rreth​​ përshtatshmërisë​​ dhe​​ saktësisë​​ së​​ palëve​​ për​​ nënshkrimin​​ e kontratave të​​ shitjes.

 

  • Më 9 shkurt 2018, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë kundër vendimit të lartpërmendur të palës së paditur AKP duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave procedurale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale.​​ 

 

  • Më 22 shkurt 2018, Drejtori​​ Menaxhues​​ ​​ i​​ AKP-së​​ përmes Vendimit [1003] e refuzon të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës:​​ “Refuzohet si e pabazuar ankesa e Ismet Brajshori, Drejtor i Conzorciumi për Rindërtimin e Kosovës “CRK” Sh.p.k.” ​​​​ Drejtori Menaxhues i AKP-së miratoi konstatimet e Komisionit Vlerësues të AKP-së ​​ dhe​​ ​​ theksoi: (i) parashtruesi i kërkesës kishte borxh të pashlyer ndaj AKP-së dhe se i njëjti hyn në kategorinë e personave me ndalesë ofertimit sipas nenit 4.1 të Rregullave ​​ të Tenderit të AKP-së; (ii)​​ në rastin konkret nuk bëhet fjalë për procedurën e para kualifikimit për pjesëmarrje në tender, por për procedurë të pas tenderimit dhe përcaktimit të çmimit më të lartë; dhe (iii) duhet verifikuar palën që pretendon lidhjen e kontratës, identitetin e bartësit të së drejtës së parablerjes, zotësinë ligjore si dhe kushtet e përgjithshme të cilësisë kontraktuese të palës. ​​  ​​​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës paraqiti padi në DHPGJS duke kërkuar që kërkesëpadia e tij të aprovohet dha të anulohen Vendimi i Komisionit Vlerësues për shqyrtimin e dokumenteve të AKP-së [KI01/2018] i datës 02.06.2018 dhe Vendimi i Drejtorit Menaxhues të AKP-së [1003] të datës 22.02.2018, si vendime të kundërligjshme dhe absolutisht nule.

 

  • Më 23 dhjetor 2019, Kolegji i shkallës së parë të DHPGJS-së përmes Aktgjykimit​​ [C-I-18-0011]​​ kishte refuzuar padinë e parashtruesit të kërkesës të pabazuar dhe kishte urdhëruar parashtruesin e kërkesës që t’i bart shpenzimet e procedurës.

 

  • Më 24 janar 2020, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë kundër Aktgjykimit​​ të Kolegjit​​ ​​ shkallës së parë të DHPGJS-së [C-I-18-0011] të datës 23.12.2019, duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave procedurale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatim të​​ gabuar të së drejtës materiale.

 

  • AKP-ja po ashtu kishte paraqitur përgjigjej ndaj ankesës së parashtruesit të kërkesës duke dhënë shpjegime përse nuk janë zbatuar Aktgjykimi i​​ Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] i 16​​ gushtit 2017 ​​ dhe Aktgjykimi ​​ i​​ Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018. ​​​​ AKP-ja kishte theksuar: (i)​​ është fakt​​ i pa​​ kontestueshëm​​ se​​ paditësja​​ Conzorciumi​​ për​​ Rindërtimin​​ e​​ Kosovës​​ Sh,p.k CRK në​​ vitin 2001 ka lidhur​​ Kontratën​​ e komercializimit me ish​​ Administratën​​ e​​ përkohshme​​ ​​ UNMIK-ut​​ për NSH "Fapol" në​​ kohëzgjatje​​ 10 vite, dhe se me anë​​ ​​ një​​ Aneks kontrate të​​ datës​​ 17.11.2011​​ janë​​ marrë​​ vesh​​ për​​ kohëzgjatjen​​ e​​ Kontratës​​ ​​ komercializimit deri me datë​​ 30.06,2012; (ii) Sipas​​ Kontratës​​ dhe Aneks​​ kontratës​​ paditësja​​ kishte marre zotime​​ për investime në​​ vlerë​​ 3,710,000.00 milion DM të​​ konvertuar në​​ € në​​ vlerë​​ prej 1,896,893.00 €, zotime​​ për​​ punësim​​ deri​​ ​​ 180​​ punëtor​​ si dhe​​ qiranë​​ vjetore prej 9,203.25 €; (iii)​​ e paditura AKP kishte angazhuar​​ një​​ auditor të​​ pavarur​​ për​​ ​​ konstatuar​​ përmbushjen​​ e zotimeve të​​ kontratës​​ se​​ Koncesionit​​ dhe Aneks​​ kontratës​​ dhe auditori kishte ardhur në​​ përfundim​​ se​​ paditësja​​ kishte​​ përmbushur​​ investimet prej 57.67%,​​ punësimin​​ e​​ punëtoreve​​ 71.86% dhe​​ qiranë​​ 103.88 %.​​ AKP-ja ka argumentuar se nisur nga ky auditim​​ është​​ ardhur në​​ përfundim​​ se​​ paditësja​​ vetëm​​ sa i​​ përket​​ zotimeve​​ për​​ investime ka​​ dëmtuar​​ ​​ paditurën​​ ​​ vlerë​​ prej 784027.00 €, pa e llogaritur​​ dështimin​​ e​​ paditëses​​ lidhur me zotimin​​ për​​ punësim; (iv) AKP-ja ka shtuar se mbi​​ bazën​​ e Aktgjykimit te Kolegjit te​​ Specializuar​​ C-I.-17-0016 të​​ datës​​ 16.08.2017 dhe atij të​​ Kolegjit të​​ Apelit AC-I-​​ ​​ 17-0559 të​​ datës​​ 16.01.2018 si dhe ne pajtim me Rregullat e tenderit, ka zhvilluar​​ procedurat​​ e​​ vlerësimit​​ ​​ mënyrë​​ ​​ rregullt, sikurse edhe​​ për​​ çdo ofertues​​ tjetër,​​ gjithnjë​​ pa e kontestuar të​​ drejtën e parablerjes si e drejtë​​ e​​ dhënë​​ me Aktgjykimet e lartcekura; (v) AKP-ja ka​​ pohuar se sipas nenit 4.1 të​​ Rregullave të​​ tenderit,​​ paditësja​​ bën​​ pjesë​​ ​​ kategorinë​​ e personave me ndalesa ofertimi. AKP-ja tutje ka argumentuar se bazuar në​​ këto​​ dispozita ajo ka vendosur ta diskualifikoj​​ paditësin​​ Ismet Brajshori, Drejtor dhe pronar i Konzorciumit​​ për​​ Rindërtimin​​ e​​ Kosovës, në​​ cilësinë​​ e​​ shfrytëzuesit​​ ​​ ​​ drejtës​​ se parablerjes​​ për​​ blerjen e asetit NSH "Fapol" Podujevë; (vi) AKP-ja shpjegoi se në këtë rast​​ nuk bëhet fjale​​ për​​ procedurën​​ e para kualifikimit apo​​ kualifikueshmërinë​​ për​​ pjesëmarrje​​ ​​ tender, por​​ për​​ procedurën​​ e pas tenderimit (ofertimit) dhe​​ përcaktimit të​​ çmimit me të​​ lartë, duke shtuar se kjo procedurë​​ dhe praktikë​​ tashmë​​ është​​ ndjekur në​​ vazhdimësi​​ nga AKP-ja; (vii)​​ AKP-ja po ashtu i ishte referuar​​ mospërputhjeve​​ substanciale​​ ​​ lidhje me​​ atë​​ se​​ nënshkruesi​​ i​​ Kontratës​​ për​​ Komercializim​​ dhe i Aneks​​ Kontratës​​ është​​ shoqëria​​ e quajtur Konzorciumi​​ për​​ Rindërtimin​​ e​​ Kosovës​​ me​​ numër​​ ​​ biznesit 80425481, ku rrjedhimisht kjo​​ nënkupton​​ se​​ bartës​​ i të​​ drejtës​​ ​​ parablerjes​​ është​​ ky subjekt.​​ Ndërsa​​ Konzorciumi​​ për​​ Rindërtimin​​ e​​ Kosovës​​ sh.p.k i​​ cili​​ ka aplikuar​​ për​​ shitblerjen e asetit në​​ fjalë​​ është​​ me​​ numër​​ ​​ biznesit 70027640; (viii)​​ AKP-ja ka argumentuar se bëhet fjalë​​ për​​ dy subjekte të​​ ndryshme ekonomike me numra të​​ ndryshëm​​ ​​ regjistrimit të​​ biznesit dhe me pronar të​​ ndryshëm​​ ​​ këtyre​​ subjekteve.​​ 

 

  • Më 17 shtator 2020, Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktvendimit [AC-I-20-0020]​​ ​​ kishte vendosur:​​ (i)​​ ankesa e parashtruesit të kërkesës është e bazuar;​​ (ii)​​ anulohet Aktgjykimi i Kolegjit të shkallës së parë të DHPGJS-së ​​ [C-I-18-0011] i datës 23.12.2019;​​ (iii)​​ padia kthehet në rigjykim në shkallën e parë të DHPGJS-së;​​ (iv)​​ nuk caktohen taksa gjyqësore për procedurën ankimore.​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së kishte konstatuar​​ (i)​​ duhet të vërtetohet dhe saktësohet identiteti i palës në dobi të të cilës duhet të zbatohen Aktgjykimi i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së ​​ C-I-17-00016 të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së AC-I-17-0059 të 16 janarit 2018;​​ (ii)​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së ka urdhëruar shkallën e parë të DHPGJS-së në procedurë të rigjykimit të ftohet edhe përfaqësuesi i Agjencisë Kosovare për Regjistrim të Biznesit (ARBK) me qëllim të heqjes së konfuzionit të krijuar dhe vërtetimit të plotë të gjendjes faktike në rastin e parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Procedurat e zhvilluara me iniciativë të AKP-së bazuar në propozimin për përsëritje të procedurës kundër vendimeve ​​ të DHPGJS-së​​ përkatësisht ​​ Aktgjykimit i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] i 16 gushtit 2017 dhe ​​ Aktgjykimit e Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018

 

  • Pala e paditur AKP paraqiti propozim për përsëritje të procedurës kundër Aktgjykimit​​ të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] të 16 gushtit 2017 i vërtetuar me Aktgjykimit e Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018.

 

  • Më​​ 20 gusht 2020,​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktvendimit [AC-I-18-0157-A0001] e hodhi poshtë të papranueshëm​​ propozimin e palës së paditur AKP për përsëritje të procedurës kundër Aktgjykimi të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] të 16 gushtit​​ 2017 i vërtetuar me Aktgjykimin​​ e Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018.​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së kishte përcaktuar: “Propozimi për përsëritje të​​ procedurës i datës 13 shkurt 2018, i parashtruar nga e paditura- AKP kundër Aktgjykimit të​​ Kolegjit të​​ Specializuar të​​ DHPGJSK-së​​ C-I.- 17-0016 të​​ datës 16 gusht 2017, i vërtetuar me Aktgjykimin e Kolegjit të​​ Apelit të​​ DHPGJSK-së, AC-I-17-0559 të​​ datës 16 janar 2018, hedhet poshtë si i pa pranueshëm.

 

  • Kolegji i Apelit të DHPGJS-së arsyetoi: “Kolegji i Apelit vlerëson se në​​ bazë​​ të​​ nenit 9 paragrafi 14 i Ligjit Nr. 06/L-086 të​​ Dhomës së​​ Posaçme të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës në​​ çështjet lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit të gjitha aktgjykimet dhe aktvendimet e Kolegjit të Apelit të DHPGJSK-së janë të prera dhe nuk i nënshtrohen asnjë apeli tjetër. LDHPGJSK (as i riu e as i vjetri) nuk parashohin mjetin e jashtëzakonshëm juridik kundër aktgjykimeve ose aktvendimeve të​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ DHPGJS. Kjo mundësi nuk i është dhënë palëve as me Rregullore të UNMIK-ut 2008/4 dhe as me Urdhëresën Administrative 2008/6.

 

  • Parashtruesi i kërkesës paraqiti propozim për përmbarim tek përmbaruesi i privat F.H., me qëllim të përmbarimit të dhunshëm të aktgjykimeve të formës së prerë dhe të ekzekutueshme të DHPGJS-së përkatësisht Aktgjykimin e​​ Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] të 16 gushtit 2017​​ dhe Aktgjykimin​​ e Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018.

 

  • Procedura përmbarimore e zhvilluar me iniciativë të parashtruesit të kërkesës​​ për përmbarimin e ​​ Aktgjykimit i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] i 16 gushtit 2017 dhe ​​ Aktgjykimit e Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018​​ 

 

  • Më 19 mars 2018, përmbaruesi privat F.H., përmes Urdhrit Përmbarimor [P.nr.109/2018] kishte lejuar përmbarimin duke përcaktuar​​ detyrimin e debitorit AKP që parashtruesit të kërkesës t’ia njeh dhe zbatoj të drejtën e parablerjes në njësinë Fapol në Podujevë, në shitjen nr.32, njësia nr. 75 “Fapol Podujevë” PAK ID PRN 023, nën kushte të njëjta dhe me çmim të njëjtë si të ofertuesit më të lartë, në afat prej 30 ditësh. ​​ 

 

  • Më 3 prill 2018, AKP-ja paraqiti prapësim kundër Urdhrit Përmbarimor [P.nr.109/2018] të datës 19.03.2018.

 

  • Më 10 prill 2018, parashtruesi i kërkesës paraqiti përgjigje në prapësim duke kundërshtuar të gjitha pretendimet e prapësimit të AKP-së.​​ 

 

  • ​​ 26 dhjetor 2018,​​ Gjykata Themelore në Prishtinë përmes Aktvendimit [PPP.nr.408/18] e refuzoi të pabazuar prapësimin e AKP-së të paraqitur kundër Urdhrit Përmbarimor [P.nr.109/2018] të 19 marsit 2018.

 

  • Më 31 dhjetor 2018, AKP-ja paraqiti ankesë kundër vendimit të lartpërmendur të Gjykatës Themelore duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave procedurale dhe konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. ​​ 

 

  • Më 11 janar 2019, parashtruesi i kërkesës paraqiti përgjigje ndaj ankesës së AKP-së lidhur me të gjitha pretendimet e theksuara në ankesë​​ të cilat i kishte kundërshtuar me prova materiale.​​ 

 

  • Më 9 korrik 2019, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [Ac.nr.358/19]​​ kishte aprovuar të themeltë ankesën e AKP-së dhe anuluar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ​​ [PPP.nr.408/18] të 26 dhjetorit 2018 dhe çështjen e kishte kthyer tek e njëjta gjykatë për procedim të sërishëm.

 

  • ​​ Më 15 janar 2020, Gjykata Themelore në Prishtinë përmes Aktvendimit [PPP.nr.​​ 1426/19]​​ vendosi:​​ I. APROVOHET​​ prapësimi i debitorit Agjencia Kosovare e Privatizimit AKP në Prishtinë e pranuar tek përmbaruesi privat më dt. 21.09.2015 dhe e regjistruar me nr. 928/2015.​​ II. ANULOHET​​ urdhri për përmbarim P.nr.109/18, lëshuar nga përmbaruesi privat në regjionin e Prishtinës F.H., për detyrimin e debitorit AKP-së së Kosovës në Prishtinë që kreditorit Conzorciumi për Rindërtim i Kosovës CRK Sh.p.k. në Prishtinë, ti njohë dhe të zbatojë​​ të drejtën e parablerjes në njësinë Fapol në Podujevë, në shitjen nr. 32, njësia nr. 75 “Fapol Podujevë” PAK ID PRN 023, nën kushte të njëjta dhe me çmim të njëjtë si të ofertuesit më të lartë, në afat prej 30 ditësh.​​ ​​ ​​ Gjykata Themelore vlerësoi: (i) AKP-ja nuk ka vënë në dyshim zbatimin e aktgjykimeve të DHPGJS-së por që sipas rregullave të tenderit e njëjta kishte për obligim që të verifikojë dokumentacionin lidhur me parashtruesin e kërkesës; (ii) nga përgjigja e ARBK-së lidhur me të drejtën e parablerjes së ndërmarrjes “Fapol” janë paraqitur subjekte ekonomike të ndryshme me numra të biznesit dhe pronarë të ndryshëm identiteti i të​​ cilëve​​ duhet të verifikohet;​​ dhe​​ (iii)​​ bazuar në​​ dispozitat përkatëse të LPP-së​​ ​​ mund të anulohet Urdhri Përmbarimor [P.nr.109/2018]​​ ​​ i datës 19.03.2018.​​ Pjesa relevante të arsyetimit të Gjykatës Themelore përcaktojnë:  ​​​​ “Nga përgjigjja e MTI-ARBK rezulton se biznesi i regjistruar me dt. 11.04.2001, “Conzorciumi për Rindërtimin e Kosovës-Prishtinë” me numër biznesi 80425481 me pronar B.S., është nënshkrues i kontratës për komercializimin e ndërmarrjes Fapol ​​ si dhe vazhdues i nënshkrimit të kontratës​​ të 2011. Nga e njëjta shkresë e MTI-së rezulton se në këtë Agjenci me dt. 27.03.2003 është regjistruar edhe biznesi me firmën “Conzorciumi për Rindërtimin e Kosovës” CRK shpk me numër biznesi 70027640 me pronar SM Commerc, Euro Kosova Global dhe N.R., që rezulton se subjektet e cekura ekomomike nuk janë biznese të njëjta, por subjekte të ndryshme me numra të ndryshëm të biznesit dhe pronar të ndryshëm.​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë kundër vendimit të lartpërmendur në Gjykatën e Apelit​​ duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave procedurale të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore (në tekstin e mëtejmë: LPP),​​ vërtetim​​ të gabuar të gjendjes faktike,​​ me propozim që Gjykata e Apelit, ankesën ta aporvoj në tërësi të bazuar, aktvendimin e goditur ta ndryshojë dhe të lejojë përmbarimin sipas urdhrit përmbarimor P.nr.109/18 të datës 19.03.2018, që parashtruesit të kërkesës t’ia njohë dhe zbatojë të drejtën e parablerjes për njësinë “Fapol” në Podujevë.​​  ​​​​ ​​ 

 

  • Më 29 korrik 2020, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [Ac.nr.1401/21] e refuzoi të pathemeltë ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe kishte vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [PPP.nr.1462/19] të 15 janarit 2020.​​ Gjykata e Apelit vlerësoi: (i)​​ vendimi i gjykatës së shkallës së parë ​​ është i drejtë pa shkelje të dispozitave procedurale; (ii) aktgjykimi i Kolegjit të Apelit [AC-I-17-0559] i 16 janarit 2018​​ nuk prodhon efekt juridik për shkak të vendimit të Komisionit Vlerësues të AKP-së [KV01/2018] të 6 shkurtit 2028 me të cilin vendim parashtruesit i kërkesës është​​ diskualifikuar në shfrytëzimin e të drejtës së parablerjes​​ së njësisë “Fapol” në Podujevë; (iii)​​ në rastin konkret parashtruesi i kërkesës ka shfrytëzuar të drejtën e parablerjes po është diskualifikuar për shkak të mos përmbushjes së kontratës në raport m AKP-në në procedurës e pas tenderimit.​​ 

 

  • Gjykata e Apelit në pjesën relevante përcaktoi:​​ Meqenëse kreditori ka paraqitur padi pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, për anulimin e vendimit KV01/2018 të datës 06.02.2018, lidhur me diskualifikimin për blerjen e asetit ne shitjen nr.32, njësia numër 75, NSH "Fapol" Podujevë, dhe se e njëjta padi është refuzuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, C-I-18-0011 të datës 23.12.2019, nga kjo rezulton se në rastin konkret kreditori ka shfrytëzuar të drejtën e parablerjes" mirëpo i njëjti është diskualifikuar për shkak të mos përmbushjes se kontratës, andaj gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur ka aprovuar prapësimin e debitorit si dhe ka anuluar urdhrin për përmbarim P.nr.109/18 të datës 19.03.2018.​​  ​​ ​​​​ 

 

  • Më 11 janar 2021, parashtruesi i kërkesës iu drejtua Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit me propozim për ngritjen e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë.

 

  • Më 20 janar 2021, ​​ Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kishte njoftuar parashtruesin e kërkesës për aprovim të propozimit dhe se kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë [PPP.nr.1462/19] të 15 janarit 2020 dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit [Ac.nr.1401/21] të 29 korrikut 2020.​​ 

 

  • Më 8 shkurt 2022, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [CML.nr.11/2021] e refuzoi të pabazuar​​ kërkesën e Prokurorit të Shtetit për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë [PPP.nr.1462/19] të 15 janarit 2020 dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit [Ac.nr.1401/21] të 29 korrikut 2020.​​ Gjykata Supreme vlerësoi​​ e parashtruesi i kërkesës bazuar në rregullat e ofertimit të AKP-së kishte pasur ndalesë të ofertimit për shkak të​​ mos përmbushjes​​ së kushteve të kontratës në raport me AKP-në, duke konstatuar: “kreditorit i është njohur e drejta e parablerjes duke zhvilluar rregullat e tenderit, duke e vlerësuar se cili ofertues tjetër me çmim ma të lartë, pa e kontestuar të drejtën e parablerjes së kreditorit dhe ne pajtim me nenin 4 .1, të Rregullave të tenderit, ku paditësja bën pjesë ne kategorinë e personave me ndalesa ofertimi, për shkak se kreditori nuk ka respektuar kushtet e kontratës lidhur me AKP. Mbi këtë bazë dhe në pajtim me Rregullat e tenderit, AKP-ja, ka zhvilluar procedurat e vlerësimit sikurse për çdo ofertues tjetër, pa e kontestuar të drejtën e parablerjes, sipas aktgjykimeve të​​ plotfuqishme, te cilat kane titull përmbarimit ne kuptim te nenit 22 te Ligjit te procedurës përmbarimore .​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të​​ të drejtat e garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 46 [Mbrojtja e Pronës], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës​​ në ndërlidhje me nenet​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive)​​ të KEDNJ-së.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ duke miratuar vendimet e Gjykatës së Apelit​​ [Ac.nr.1401/21] të 29 korrikut 2020​​ dhe të Gjykatës Themelore​​ [PPP.nr.1462/19] të 15 janarit 2020, Gjykata Supreme​​ përmes Aktgjykimit [CML.nr.11/2021] të 8 shkurtit 2022​​ ka shkelur parimin​​ res judicata​​ të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës ​​ dhe të drejtën e mbrojtjes së pronës të garantuar me nenin 46 të Kushtetutës.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon: “Parashtruesi i Kërkesës Conzorciumi Për Rindërtimin e Kosovës CRK Sh.p.k. e cila identifikohet me Numrin Unik Identifikues 810485624 - lëshuar nga ARBK-ja, (ndërsa sipas regjistrimit paraprak identifikohej me numrin e biznesit 70027640 -lëshuar nga ARBK-ja). Kishte parashtruar Padi pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtine me datën 30.05.2017. Kundër te Paditurës Agjencisë Kosovare për Privatizim, me te cilen Padi kishte kërkuar qe te APROVOHET Kërkesëpadia e ​​ Paditëses Konzorciumi për Rindërtimin e Kosovës CRK Sh.p.k. e cila tani evidentohet me numrin e biznesit 700276640 - lëshuar nga MTI-ja si e bazuar dhe NULOHET Vendimi i te Paditurës se dyte Agjencisë Kosovare për Privatizim me te cilin e ka shpallur për shitje Ndërmarrjen Fapol NSH "Fapol", Shitje përmes likuidimit 32, Lloji i shitjes Shitja me Likuidim me oferte te mbyllur si te kundërligjshëm duke e shkelur te drejtën e parablerjes te cilën e ka Paditësja si dhe NULOHEN te gjitha veprimet juridike te cilat kane rrjedhe nga ky vendim i kundërligjshëm. Si dhe te OBLIGOHET e Paditura Agjencia Kosovare për Privatizime qe Paditëses CRK Sh.p.k. te lidh Kontratën e shitblerjes me kushte te njëjta për shumen 555.000,00 Euro (Pesëqind e pesëdhjetë e pesë mijë euro), te cilën shume e kishte ofruar oferta me e larte për Ndërmarrjen Fapol ne procedurën e shitjes përmes likuidimit 32, si dhe te ia dorëzoi ne pronësi dhe posedim patundshmërinë e cila ishte objekt i këtij privatizimi.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se​​ Aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së​​ [C-I-17-00016] i​​ 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së​​ [AC-I-17-0059] i​​ 16 janarit 2018​​ janë vendime të formës së prerë​​ res judicata​​ që përbëjnë titull ekzekutiv dhe si të tilla janë të përmbarueshme.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon: “Me Aktgjykimin e Kolegjit te Specializuar I, C-I-17-0016 te datës 16.08.2017, është vendosur si ne vijim: 1. Gjykata e Pranon tërheqjen e padisë ndaj shitjes me likuidim te aseteve te Fapol Podujeve te filluar me 2014, me shenjen C-I-14-0017 2. Padia e filluar me 2017 me shenjen C-I-17-0016 është e bazuar, ashtu qe Paditësit i njihet e drejta e parablerjes ne njësinë "Fapol ne Podujeve". 3. E Paditura obligohet ta zbatoj te drejtën e parablerjes ndaj Paditësit për shitjen me likuidim, shitja ​​ 32, njësia nr.75, "Fapol Podujeve" PAK - ID PRN 023 ne kushte te njëjta me çmim te njëjtë qe i ofrohet ofertuesit me te larte me​​ një​​ afat prej 30 ditesh. 4. Kundërpadia refuzohet si e pa bazuar. 5. E Paditura obligohet t'i bart shpenzimet e procedurës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon:​​ Kolegji i Apelit i DHPGJSK-se ka nxjerre Aktgjykimin AC-I-17-0559 te datës 16 Janar 2018 është vendosur si ne vijim: I. Ankesa e te Paditurës refuzohet si e pabazuar. II. Aktgjykimi i Nen Kolegjit te Specializuar te DHPGJSK-se C-I-17-0016 i datës 16.08.2017 ne pikat e dispozitivit I, II, III, IV, VERTETOHET.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se mos përmbarimi i​​ Aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [C-I-17-00016] i​​ 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së​​ [AC-I-17-0059] i​​ 16 janarit 2018​​ përbën shkelje të neneve 31, 46 dhe 54 të Kushtetutës në lidhje me nenet 6 (1) dhe 13 të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktvendimi i Gjykatës së Apelit​​ ​​ Ac.nr.1401/2020 të 29 korrikut 2020​​ nuk përmban fare arsyetim sepse përkitazi me Aktgjykimin e ​​ Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së​​ [I-C-I-17-0016]​​ të 16 gushtit 2017 i cili ishte vërtetuar me Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së​​ [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018, Gjykata e Apelit ishte shprehur: “Apeli vlerëson se​​ në rastin konkret aktgjykimet e lartcekura nuk mund të përmbarohen, pasi që të njëjtat aktgjykime nuk prodhojnë efekt juridik duke u bazuar në Vendimin e Debitorit AKP-së KV01/2018 të datës 06.02.2018 me të cilin Kreditori (parashtruesi i kërkesës) është diskualifikuar.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se qëndrimet kontradiktore dhe “skandaloze” të Aktvendimit të Gjykatës së Apelit [Ac.nr.1401/2020] të 29 korrikut 2020 i ka përkeqësuar edhe më shumë nga Gjykata Supreme kur ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë dhe nuk ka “eliminuar shkeljet të cilat i ka bërë Gjykata e Apelit e Kosovës.”

 

  • Përkitazi me pretendimet e palës së paditur AKP gjatë zhvillimit të procedurës përmbarimore, parashtruesi i kërkesës pretendon: “Këto pretendime ishin konsumuar gjatë PROCEDURËS KONTESTIMORE para se të nxirren Aktgjykimi i Kolegjit të Specializuar C-I-17-0016 i datës 16.08.2017. dhe Aktgjykimi i Kolegjit të Apelit të DHPGJSK-së AC-I-17-00559 të datës 16 Janar 2018. Prandaj Aktgjykimet e lartcekura paraqesin TITULL EKZEKUTIV.”

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon: “Gjykata Supreme e Kosovës i ka lejuar të gjitha shkeljet të cilat i ka bërë Gjykata e Shkallës së parë dhe Gjykata e shkallës së dytë, madje shkeljet të cilat i ka bërë Gjykata Supreme e Kosovës janë edhe më të rënda se gjykatat e dy instancave gjyqësore!!!.”

 

  • Përkitazi me​​ Aktgjykimin e Gjykatës Supreme CML.nr. 11/2021 të 8 shkurtit 2022, parashtruesi i kërkesës pretendon se i njëjti është kundërthënës dhe shton:​​ “Gjykata Supreme e Kosovës ne pasuesin e trete te faqes se katërt thotë se AKP-ja ka qene e obliguar ti zbatoje aktgjykimet lidhur me te drejtën e kreditorit, ka zbatuar dhe respektuar procedurat e tenderimit pa i kontestuat kreditorit te drejtën e parablerjes ashtu qe ne procedure tenderimi kreditori eshte diskualifikuar dhe se kreditori i ka shtjerre mjetet juridike ne procedurat lidhur me anulimin e vendimit e AKP-se per diskualifikim ku me vendimin e Kolegjit te Specializuar te DHPGJSK-se C-18-011 i dates 15.05.2018 i cili është vërtetuar me aktvendimin e Kolegjit te Ankesave te DHPGJSK-se ACI-18-0229 te datës 20.12.2018 është refuzuar kërkesa e kreditorit.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ se​​ Aktgjykimin e Gjykatës Supreme CML.nr. 11/2021 të 8 shkurtit 2022​​ përveç se është kundërthënës​​ po ashtu është i paarsyetuar dhe thekson ​​​​ : “Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendimin e saj CML.NR.1112021 e ka nxjerre një aktvendim i cili është pothuajse pa arsyetim lidhur me faktet vendimtare dhe ai arsyetim qe është dhënë është kontradiktor me vete përmbajtjen e arsyetimit me çka edhe ka bere shkelje te se drejtës për gjykim te drejte dhe te paanshëm te garantuar me nenin 31 te Kushtetutës dhe me nenin 6 te Konventës Evropiane për te Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Kjo shkelje konsiston ne faktin se ne pasuesin e dyte te faqes se dyte te aktvendimit te sipërcituar, Gjykata Kushtetuese ka theksuar "kundër aktvendimeve te lartpërmendura prokurori i shtetit te Kosovës ne afat ligjor ka paraqitur kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, pa theksuar shkaqet e paraqitjes se kërkesës, me propozim qe dy aktvendimet te prishen dhe lënda te kthehet ne rigjykim ne gjykatën e shkalles se pare". Ndërsa, ne pasuesin e trete te faqes se trete te te njëjtin aktvendim, Gjykata Supreme ka theksuar se "Prokurori i Shtetit ne kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë pretendon se aktgjykimet e Dhomës se Posaçme te Gjykatës Supreme te Kosovës C-I-17-2016 e datës 16.08.2016 dhe AC-I-17-0559 e datës 16.01.2018 janë si dokumente te përmbarimit ne kuptim te nenit 21 te Ligjit për Procedurën Përmbarimore​​ dhe ne rastin konkret ka ardhe deri te shkelja e nenit 22 parag. 1 nen parag. 1.1, nenit 23 parag. 1 dhe nenit 21 parag. 2 te Ligjit për Procedurën Përmbarimore, si nga ana e gjykatës se shkalles së parë, ashtu edhe nga ana e gjykatës se shkalles se dyte.”​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit CML.nr.11/2021 të 8 shkurtit 2022 ka “fabrikuar” faktet sepse në pasuesin e tretë të faqes së katërt thotë: “AKP-ja ka qene e obliguar ti zbatoje aktgjykimet lidhur me te drejten e kreditorit, ka zbatuar dhe respektuar procedurat e tenderimit pa i kontestuat kreditorit​​ te drejtën e parablerjes ashtu qe ne procedure tenderimi kreditori​​ është​​ diskualifikuar dhe se kreditori i ka shtjerre mjetet juridike ne procedurat lidhur me anulimin e vendimit e AKP-se për diskualifikim ku me vendimin e Kolegjit te Specializuar te DHPG1SK-se C-18-011 i datës 15.05.2018 i cili është vërtetuar me aktvendimin e Kolegjit te Ankesave te DHPG1SK-se AC1- 18-0229 te datës 20.12.2018 është refuzuar kërkesa e kreditorit.”​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se qëndrimi i Gjykatës Supreme bie ndesh edhe jurisprudencën e Gjykatës lidhur me vendimet e formës së prerë dhe të përmbarueshme.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës iu referohet rasteve të kësaj Gjykate​​ ​​ ku ka mbajtur qëndrimin se vendimet e formës së prerë dhe të detyrueshme duhet të zbatohen siç janë ​​ KI50/12, KI33/16, KI65/15, KI94/13, KI10/17, KI80/12 dhe​​ KI90/12.

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata:(i) kërkesa të shpallet e pranueshme; (ii) të konstatojë shkelje të parimit​​ res judicata​​ siç garantohet me nenet 31 dhe 54 të Kushtetutës në lidhje me nenet 6 (1) dhe 13 të KEDNJ-së; (iii) të konstatojë shkelje të së drejtës në pronë siç garantohet me nenin 46 të Kushtetutës; (iv) të shpall të pavlefshëm Aktvendimin e Gjykatës Supreme CML.nr. 11/2021 të 8 shkurtit 2022; Aktvendimin e Gjykatës së Apelit Ac.nr.1401/2020 të 29 korrikut 2020 dhe Aktvendimin e Gjykatës Themelore PPP.nr.1426/19 të 15 janarit 2020; dhe (v) Aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së ​​ C-I-17-00016 të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së AC-I-17-0059 të 16 janarit 2018 të​​ kthehen​​ në rishqyrtim në Gjykatën Themelore duke ua njohur formën e prerë dhe të përmbarueshme të tyre.  ​​ ​​​​ ​​ ​​ 

 

Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

 

Neni 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]

 

“Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe​​ detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.”

[...]

 

LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT

 

Neni 31​​ 

Obligimet e palëve në procedurë

 

“1. Palët, në parashtresat e tyre me shkrim, duhet të paraqesin një pasqyrë gjithëpërfshirëse të fakteve që ato palë i dinë, apo me arsye besojnë të jenë relevante apo materiale për kërkesën, lëndën, procedurën apo rastin përkatës. Dhoma e Posaçme sipas detyrës zyrtare bën hetimin e fakteve vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.​​ 

 

2. Dhoma e Posaçme duhet t’i inkurajojë palët që të arrijnë zgjidhje me negociata para dhe gjatë cilësdo procedurë.​​ 

 

3. Në të gjitha fazat e procedurave gjyqësore, palët veprojnë në mënyrë të sinqertë.​​ 

 

4. Secila palë, në parashtresat e saj me shkrim, duhet të paraqesë një pasqyrë të hollësishme të fakteve dhe arsyetimit ligjor mbi të cilin vendos qëndrimin dhe argumentimin e saj.​​ 

 

5. Në rastin kur pala pohon të ekzistojë një fakt, ajo palë është e obliguar të paraqesë prova, fizike dhe/ose dëshmuese, për mbështetjen e atij pohimi.”

 

RREGULLORE NR. 06/2023 PËR RREGULLAT E PËRGJITHSHME TË TENDERIT​​ E AGJENCISË KOSOVARE TË PRIVATIZMIT​​ 

 

Neni 5

Ofertuesit me ndalesë ofertimi

 

“1.Për qëllime të këtij tenderi, ofertuesit në vijim do të kenë ndalesë:

[...]

 

1.6 Personat fizik dhe juridik që (i) nuk i kanë respektuar kushtet e ndonjë kontrate të lidhur me Agjencinë ose çfarëdo ndërmarrje që administrohet nga Agjencia (ekzistenca dhe natyra e atij mos respektimi do të përcaktohet nga Agjencia sipas zgjedhjes së saj), (ii) kanë borxh ose gjobë të pashlyer ndaj Agjencisë ose ndonjë ndërmarrje që administrohet nga Agjencia, (iii) të cilët nuk kanë paguar gjobat e caktuara nga Agjencia ose që i nënshtrohen ndonjë kërkesëpadie ose kontesti (pa marrë parasysh nëse çështja e tillë është ngritur në gjykatë apo tjetërkund). Përjashtimisht, palët​​ të cilat paguajnë borxhin ndaj Agjencisë ose NSH-ve para nënshkrimit të kontratës së shitblerjes nuk konsiderohen ofertues me ndalesë.”

 

Neni 10

Procedurat e verifikimit

 

“1. Agjencia në çdo kohë duke përfshirë edhe fazën e përmbylljes së kontratës së shitjes së subjektit të ri apo asetit të tenderuar, mund të kërkojë nga ofertuesi dorëzimin e informatave apo dëshmive shtesë në pajtim me këtë rregullore, të cilat i vlerëson si relevante për statusin e ofertuesit me çmimin më të lartë.

 

[...]

 

3.1 Komisioni vlerësues do të konstatojë nëse ofertuesi me çmimin më të lartë bie në kategorinë e ofertuesve me ndalesë (siç është përcaktuar me nenin 5 të kësaj rregullore0 dhe se i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara me këtë rregullore.​​ Nëse brenda një vale të shitjes, një ofertues ka aplikuar për më shumë se një aset dhe i njëjti është shpallur ofertues me çmimin më të lartë për më shumë se një aset, konstatimi si ofertues me ndalesë vlen për të gjitha rastet.”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse parashtruesit e kërkesës i kanë përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuar me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

 

  • Në këtë drejtim,​​ Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:

 

1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

 

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet paragrafit 4, të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ “Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.”

 

  • Në vazhdim, Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcakton me Ligj dhe Rregullore të punës.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata së pari i referohet neneve, 47 (Kërkesa individuale)​​ dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit ​​ 34 të Rregullores së punës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Rregulli ​​ 34

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

“1. Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

 

[…]

 

(b) janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me ​​ ligj kundër ​​ aktit të kontestuar.”

​​ 

 

  • ​​ 

 

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtij kriteri,​​ Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës, në cilësinë e personit juridik ka të drejtë të paraqes ankesë kushtetuese, duke u thirrur në shkelje të pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të tij, që vlejnë për individët dhe personat juridikë (shih rastin e Gjykatës​​ KI41/09,​​ parashtrues​​ Universiteti AAB-RIINVEST L.L.C., Aktvendim për papranueshmëri i 3 shkurtit 2010, paragrafi 14).

 

  • Gjykata rikujton se rregulli për shterimin e mjeteve juridike sipas paragrafit 7 të nenit 113. të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe rregullit ​​ 34 (1) (b) të Rregullores së punës i obligon ata që dëshirojnë të paraqesin rastin e tyre ne Gjykatën Kushtetuese që së pari duhet të shfrytëzojnë mjetet juridike efektive në dispozicion në pajtim me ligjin, kundër një aktgjykimi ose vendimi të kontestuar.

 

  • Para se të vazhdohet me vlerësimin e kriterit të shterimit të mjeteve juridike,​​ Gjykata vëren se esenca e këtij rasti ndërlidhet​​ me​​ ​​ kontratën e koncesionit të lidhur më ​​ 2 shkurt 2001 ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për komercializimin e NSH “Fapol” në Podujevë, ​​ për periudhën 10 vjeçare, deri më datë 2 shkurt 2011.​​ Më vonë palët lidhin ​​ Aneks kontratën ​​ me të cilën vazhdohet Kontrata e koncesionit deri më 30 qershor 2012. Detyrimet kryesore për parashtruesin e kërkesës nga Kontrata dhe Aneks kontrata, ishin investimet që duhet t’i bëj parashtruesi i kërkesës në​​ të holla,​​ punësimin në NSH​​ të numrit të caktuar të​​ punëtorëve​​ si dhe​​ pagesën e​​ qirasë​​ vjetore.​​ ​​ Ndërkohë, parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesëpadi për të ushtruar të drejtën e blerjes së aseteve të Fapol Podujevë.​​ Më 16 gusht 2017, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së vendosi në merita të çështjes dhe përcaktoi: (i) pranohet tërheqja e padisë ndaj shitjes me likuidim të aseteve të Fapol Podujevë filluar në 2014, me shenjën C-I-14-0017; (ii) padia e filluar më 2017 me shenjën C-I-17-0016 është e bazuar, ashtu që parashtruesit të kërkesës i njihet e drejta e parablerjes në njësinë “Fapol Podujevë”.​​ Ky vendim më vonë u vërtetua me Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018. Pala e paditur AKP paraqiti propozim për përsëritje të procedurës kundër Aktgjykimit të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016]​​ të 16 gushtit 2017 të vërtetuar me Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] ​​​​ të 16 janarit 2018. Kolegji i Apelit të DHPGJS-së e hodhi poshtë propozimin e AKP-së duke theksuar se vendimet e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së janë të prera dhe nuk i nënshtrohen asnjë apeli tjetër.​​ Parashtruesi i kërkesës i ishte drejtuar ​​ të AKP-së, me një parashtresë ​​ duke kërkuar zbatimin e ​​ Aktgjykimit i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] i 16 gushtit 2017 dhe ​​ Aktgjykimit e Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018.​​ AKP-ja e refuzoi të pabazuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës​​ me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës nuk kishte përmbushur kushtet e kontratës lidhur me investimet në të holla, punësimin në NSH të numrit të caktuar të punëtorëve si dhe pagesën e qirasë vjetore.​​ Pas ankesës së AKP-së,​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së kishte vendosur që padia e parashtruesit të kërkesës duhet të ​​ kthehet në rigjykim në shkallën e parë të DHPGJS-së dhe të vërtetohet dhe​​ saktësohet identiteti i palës në dobi të të cilës duhet të zbatohen Aktgjykimi i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së ​​ [C-I-17-00016] të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0059] të 16 janarit 2018.Ndërkohë, Parashtruesi i kërkesës paraqiti propozim për përmbarim tek përmbaruesi i privat F.H., me qëllim të përmbarimit të dhunshëm të aktgjykimeve të formës së prerë dhe të ekzekutueshme të DHPGJS-së përkatësisht Aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018.​​ AKP-ja paraqiti prapësim kundër Urdhrit Përmbarimor [P.nr.109/2018] të datës 19.03.2018. Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [PPP.nr.408/18] e refuzoi të pabazuar prapësimin e AKP-së të paraqitur kundër Urdhrit Përmbarimor [P.nr.109/2018] të 19 marsit 2018. AKP-ja paraqiti ankesë kundër vendimit të lartpërmendur të Gjykatës Themelore duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave procedurale dhe konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. ​​ Gjykata e Apelit aprovoi të themeltë ankesën e AKP-së dhe anuloi aktvendimin e Gjykatës Themelore dhe çështjen e kishte kthyer tek e njëjta gjykatë për procedim të sërishëm.​​ Gjykata Themelore​​ aprovoi prapësimin e AKP-së dhe anuloi Urdhrit Përmbarimor [P.nr.109/2018] të datës 19.03.2018. Gjykata Themelore vlerësoi​​ se​​ AKP-ja nuk ka vënë në dyshim zbatimin e aktgjykimeve të DHPGJS-së por që nga përgjigja e ARBK-së lidhur me të drejtën e parablerjes së ndërmarrjes “Fapol” janë paraqitur subjekte ekonomike të ndryshme me numra të biznesit dhe pronarë të ndryshëm identiteti i të cilëve duhet të verifikohet.​​ Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë kundër vendimit të lartpërmendur në Gjykatën e Apelit duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave procedurale të LPP-së.​​  ​​​​ Gjykata e Apelit e refuzoi të pathemeltë ankesën e parashtruesit të kërkesës ​​ vërtetoi​​ Aktvendimin e Gjykatës Themelore.​​ Parashtruesi i kërkesës iu drejtua Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit me propozim për ngritjen e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kishte njoftuar parashtruesin e kërkesës për aprovim të propozimit dhe se kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme. Gjykata Supreme e refuzoi të pabazuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit për mbrojtje të ligjshmërisë duke vlerësuar se parashtruesi i kërkesës bazuar në rregullat e ofertimit të AKP-së kishte pasur ndalesë të ofertimit për shkak të mos përmbushjes së kushteve të kontratës në raport me AKP-në.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon​​ shkelje të të drejtat e garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 46 [Mbrojtja e Pronës], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së.

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës në mënyrë specifike pretendon se në rastin e tij është cenuar parimi​​ res judicata​​ për shkak të mos ekzekutimit të vendimeve të  ​​​​ Aktgjykimit ​​ të​​ Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së ​​ [C-I-17-00016]​​ të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së​​ [AC-I-17-0059]​​ të 16 janarit 2018.

 

  • Gjykata po ashtu vëren se ​​ Aktgjykimi i ​​ Gjykatës Supreme [CML.nr.11/2021] i 8 shkurtit 2022 kontestohet nga parashtruesi i kërkesës në kontekst të shkeljes së parimit​​ res iudicata​​ përkatësisht mos përmbarim të​​ Aktgjykimit ​​ të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së ​​ [C-I-17-00016] të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0059] të 16 janarit 2018.

 

  • Gjykata, në vijim dhe në kuptim të vlerësimit të detyrimit për shterimin e të gjitha mjeteve “efektive” juridike rikujton se vlerësimi nëse ky detyrim është përmbushur, është mirë i përcaktuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së,​​ në harmoni me të cilën, sipas nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, Gjykata është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë. Të njëjtat parime, janë shtjelluar dhe aplikuar në praktikën e konsoliduar​​ të Gjykatës që përfshijnë kërkesat e shqyrtuara si në procedurë civile, penale dhe ​​ administrative.

 

  • Siç është sqaruar përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ, të afirmuar edhe përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës, bazuar në parimin e subsidiaritetit, qëllimi dhe arsyetimi i detyrimit për të shteruar mjetet juridike ose rregulli i shterimit, është që t'u ofrojë autoriteteve përkatëse, para së gjithash gjykatave të rregullta, mundësinë për të parandaluar ose për të korrigjuar shkeljet e pretenduara të Kushtetutës. Ky detyrim bazohet në supozimin që pasqyrohet në nenin 32 [E drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës dhe në nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së, se rendi juridik i Republikës së Kosovës siguron mjete efektive për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë. Ky është një aspekt i rëndësishëm i karakterit subsidiar të makinerisë së drejtësisë kushtetuese (shih rastet e Gjykatës;​​ KI106/21, parashtrues​​ Bujar Shehu dhe të tjerët, Aktvendim për Papranueshmëri i 20 janarit 2022;​​ KI43/20, parashtruese​​ Fitore Sadikaj, Aktvendim për papranueshmëri i 31 gushtit 2020, paragrafi 37; dhe​​ KI42/20, parashtrues​​ Armend Hamiti, Aktvendim për papranueshmëri i 31 gushtit 2020, paragrafi 44; dhe shih gjithashtu rastet e GJEDNJ-së​​ Vernillo kundër Francës,​​ nr. 11889/85, Aktgjykimi i 20 shkurtit 1991, paragrafi 27;​​ Selmouni kundër Francës, nr. 25803/94, Aktgjykim, i 28 korrikut 1999;​​ Kudła kundër Polonisë​​ [DHM], nr.​​ 30210/96,​​ Aktgjykim, i 26 tetorit 2000,​​ paragrafi ​​ 152,​​ Andrášik dhe të tjerët kundër Sllovakisë, nr.​​ 57984/00 dhe 6 kërkesa të tjera, Vendim i 22 tetorit 2022).

 

  • Nga sa më sipër, rezulton se dhënia e përparësisë se mbrojtjes gjyqësore të të drejtave para gjykatave te rregullta dhe e drejta për mjete efektive juridike, është një aspekt shumë i rëndësishëm i mbrojtjes së të drejtave të njeriut që duhet të merret parasysh nga gjykatat e rregullta dhe e cila merret parasysh edhe nga Gjykata Kushtetuese nëse një rast i tillë paraqitet para saj nga palët e autorizuara dhe pas plotësimit të kritereve të pranueshmërisë, duke përfshirë edhe shterimin e mjeteve juridike.

 

  • Gjykata vëren se​​ më 17 shtator 2020, Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktvendimit [AC-I-20-0020] ​​ kishte vendosur:​​ (i)​​ ankesa e parashtruesit të kërkesës është e bazuar;​​ (ii)​​ anulohet Aktgjykimi i Kolegjit të shkallës së parë të DHPGJS-së​​ [C-I-18-0011] i datës 23.12.2019;​​ (iii)​​ padia kthehet në rigjykim në shkallën e parë të DHPGJS-së;​​ (iv)​​ nuk caktohen taksa gjyqësore për procedurën ankimore.

 

  • Gjykata sërish vë në spikamë arsyetimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së:​​ “Kolegji i Apelit vëren se AKP-ja që ishte e obliguar t'i zbatoj aktgjykimet e cekura te DHPGJS-se, është e qarte se në bazë të Rregullave të tenderit e ka pas përgjegjësinë që të bëjë identifikimin e saktë të subjektit biznesor që ishte nënshkrues i Kontratës dhe i Aneks Kontratës së Komercializimit dhe i cili me Aktgjykimet e cekura e kishte fituar të drejtën e parablerjes. Kolegji i Apelit ka vërejtur se AKP-ja gjatë zbatimit të procedurave të cekura, ka hasur në vështirësi dhe pengesa pas dyshimeve të krijuara lidhur me identitetin e saktë të fituesit të së drejtës së parablerjes. AKP-ja në parashtresat e saja zyrtare gjatë komunikimit të saj me gjykatën në këtë lëndë, nuk e ka vënë në dyshim çështjen e zbatimit të aktgjykimeve të cekura të DHPGJS, por është e qartë se ajo ka shfaqur dyshime se paditësja e cila në fakt e kishte fituar të drejtën e parablerjes në bazë të aktgjykimeve të cekura, nuk është subjekti biznesor i cili ishte nënshkrues i Kontratës së komercializimit të vitit 2001 dhe i Aneks kontratës të vitit 2011. Kolegji i Apelit vëren se Kolegji i shkalles së parë i DHPGJS-së për qëllime të verifikimit të pohimeve kundërthënëse të dy palëve, ka lëshuar dy urdhra për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencinë për regjistrimin e bizneseve në Kosovë (ARBK). Me këto urdhra ka kërkuar të jepen informata nëse është i njëjti subjekt Conzorciumi për Rindërtimin e Kosovës “CRK” Sh.p.k ​​ me nr. të biznesit 70027640, me Conzorciumi për Rindërtim të Kosovës “CRK” me nr. të biznesit 80425481 i regjistruar​​ me datë 11.04.2001. Në bazë të urdhrave të lëshuar, ARBK-ja ka dhënë përgjigje dhe në shkresën zyrtare të saj me numër protokolli 450 të datës 24.04.2018, pohon se biznesi i regjistruar me datë 11.04.2001, Conzorciumi për rindërtimin e Kosovës, Prishtinë numri i biznesit 80425481 me pronarë Bujar Spahiu, si dhe biznesi i regjistruar me datë 27.06.2003 Conzorciumi për Rindërtimin e Kosovës SHPK ​​ me numër të biznesit 70027640 me pronar Sm-Comerc me NRB 80049951, Euro Kosova ​​ global me NRB 80050330 dhe Nail Reshidi me nr. personal 101472338,​​ nuk janë biznese të njëjta, pra bëhet fjalë për dy subjekte të ndryshme të cilat kanë numra të ndryshëm të regjistrimit te biznesit, po ashtu edhe pronar të ndryshëm. Duke vlerësuar këtë provë të administruar nga Kolegji i Shkallës së I-rë, Kolegji i Apelit vëren se janë tre numra të regjistrimit të biznesit në këtë përgjigje të ARBK-së, që dalin të jenë tri subjekte afariste, dhe kjo çështje duhet të sqarohet dhe të vërtetohen numrat e regjistrit të bizneseve të dhëna ne përgjigjen e ARBK-së nr. 450 të datës 24.04.2018. Tutje Kolegji i Apelit vëren se është e nevojshme të sqarohet nga ARBK-ja pse dy biznese të regjistruara me numra të ndryshëm të biznesit, janë regjistruar me emër të njëjtë të biznesit. Kolegji i Apelit konsideron se është e nevojshme që në seancën dëgjimore që duhet të mbahet nga Kolegji i Shkalles së I-rë, duhet të ftohet edhe përfaqësuesi i ARBK-së, për të dhënë sqarime të nevojshme lidhur me këtë konfuzitet të numrave të regjistrimit të bizneseve të dhëna në shkresën e saj zyrtare. Kolegji i Apelit po ashtu vëren edhe faktin vijues se AKP-ja në vendimin e saj nr. 687 të datës 7 shkurt 2018, me të cilin është diskualifikuar paditësja nga procedura e mëtejme e shitjes së aseteve, në faqen e dytë, në paragrafin e fundit të këtij vendimi, duke ju referuar nënshkruesit të Kontratës për komercializim dhe Aneksit të saj ka cekur se është Shoqëria Aksionare "Conzorciumi për rindërtimin e Kosovës", me numër të biznesit 80425481, ndërsa Kolegji i Apelit ka vërejtur se në Aneks-kontratën, nënshkruesi i saj "Conzorciumi për rindërtimin e Kosovës" kishte numrin e regjistrimit të biznesit 80425482, prandaj është e nevojshme të sqarohet pse ky dallim i numrave. Paditësja këmbëngulë se Vendimet e AKP-së për diskualifikimin e saj, të cilat e penguan atë të lidhet kontrata e shitjes, janë të pa drejta. Ky pretendim i paditëses nga Kolegji i Apelit, deri në këtë fazë të procedurës, ende nuk mund të vlerësohet si i bazuar, pasi që gjendja faktike e kësaj çështje kontestimore ende nuk është vërtetuar plotësisht dhe saktësisht.”

 

  • Gjykata lidhur me arsyetimin e mësipërm vlerëson:​​ (i)​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së në parim nuk kundërshton zbatimin e​​ Aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së ​​ C-I-17-00016 të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së AC-I-17-0059 të 16 janarit 2018;​​ (ii)​​ mirëpo,​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së ka konstatuar se duhet të vërtetohet dhe saktësohet identiteti i palës në dobi të të cilës duhet të zbatohen Aktgjykimi i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së ​​ C-I-17-00016 të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së AC-I-17-0059 të 16 janarit 2018;​​ (iii)​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së ka urdhëruar shkallën e parë të DHPGJS-së në procedurë të rigjykimit të ftohet edhe përfaqësuesi i Agjencisë Kosovare për Regjistrim të Biznesit (ARBK) me qëllim të heqjes së konfuzionit të krijuar dhe vërtetimit të plotë të gjendjes faktike në rastin e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vëren se në rastin e parashtruesit të kërkesës akoma nuk është vërtetuar plotësisht dhe saktësisht gjendja faktike çka është përcaktuese se në dobi të kujt duhet të zbatohen​​ Aktgjykimi i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së ​​ [C-I-17-00016]​​ të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së​​ [AC-I-17-0059]​​ të 16 janarit 2018.

 

  • Gjykata po ashtu vlerëson se AKP-ja në procedurë në DHPGJS​​ në lidhje me mos zbatimin e​​ Aktgjykimi i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së ​​ [C-I-17-00016] të 16 gushtit 2017 dhe​​ Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së​​ [AC-I-17-0059]​​ të 16 janarit 2018,​​ në procedurë të pas tenderit (ofertimit)​​ AKP-ja kishte konstatuar: (i)​​ parashtruesi i kërkesës nuk kishte përmbushur zotimet për investim, punësim të punëtorëve dhe pagesë të qirasë vjetore; (ii)​​ për shkak të mos përmbushjes së kushteve të kontratës parashtruesi i kërkesës bazuar në nenin 4.1 të Rregullave të tenderit bën pjesë në ​​ kategorinë e personave me ndalesë ofertimi: (iii)​​ ​​ AKP-ja po ashtu i ishte referuar mospërputhjeve substanciale në lidhje me atë se nënshkruesi i Kontratës për Komercializim dhe i Aneks Kontratës është shoqëria e quajtur Konzorciumi për Rindërtimin e Kosovës me numër të biznesit 80425481, ku rrjedhimisht kjo nënkupton se bartës i të drejtës së parablerjes është​​ ky subjekt; ndërsa Konzorciumi për Rindërtimin e Kosovës sh.p.k i cili ka aplikuar për shitblerjen e asetit në fjalë është me numër të biznesit 70027640; (iv) AKP-ja ka argumentuar se bëhet fjalë për dy subjekte të ndryshme ekonomike me numra të ndryshëm të regjistrimit të biznesit dhe me pronar të ndryshëm të këtyre subjekteve.

 

  • Gjykata vëren se arsyetimi i mësipërm i dhënë nga AKP-ja është miratuar nga DHPGJS-ja përkatësisht Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktvendimit [AC-I-20-0020] të 17 shtatorit 2020 kishte vendosur që kthehet në rigjykim në shkallën e parë të DHPGJS-së me qëllim të sqarimit dhe identifikimit të subjektit ekonomik që gëzon të drejtën e parablerjes së njësisë “Fapol” në Podujevë.

 

  • Gjykata po ashtu vëren se​​ arsyetimi i mësipërm i dhënë nga AKP-ja është miratuar​​ me​​ vendimet gjykatave të tri instancave​​ përkatësisht Aktvendimin [PPP.nr.1426/19] të Gjykatës Themelore të 15 janarit 2020, Aktvendimin [Ac.nr.1401/21]​​ të Gjykatës së Apelit të​​ 29 korrikut 2020 dhe Aktgjykimin [CML.nr.11/2021]​​ të Gjykatës Supreme të 8 shkurtit 2022.

 

  • Gjykata vë në spikamë pjesën relevante të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme: ​​ Kreditorit i është njohur e drejta e parablerjes duke zhvilluar rregullat e tenderit, duke e vlerësuar se cili ofertues tjetër me çmim ma të lartë, pa e kontestuar të drejtën e parablerjes së kreditorit dhe ne pajtim me nenin 4 .1, të Rregullave të tenderit, ku paditësja bën pjesë ne kategorinë e personave me ndalesa ofertimi, për shkak se kreditori nuk ka respektuar kushtet e kontratës lidhur me AKP. Mbi këtë bazë dhe në pajtim me Rregullat e tenderit, AKP-ja, ka zhvilluar procedurat e vlerësimit sikurse për çdo ofertues tjetër, pa e kontestuar të drejtën e parablerjes, sipas aktgjykimeve​​ të​​ plotfuqishme, të cilat kanë​​ titull përmbarimit në​​ kuptim të​​ nenit 22 të​​ Ligjit të​​ procedurës përmbarimore .

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata vëren se në procedurë​​ të rigjykimit​​ pranë DHPGJS-së kanë mbetur të sqarohet ​​ dhe të vërtetohet dhe identifikohet​​ subjektit ekonomik me të drejtë parablerjeje të njësisë “Fapol” në Podujevë, pasi që janë paraqitur disa subjekte ekonomike që pretendojnë të drejtën e parablerjes.

 

  • Gjykata vlerëson​​ se çështjet e shtjelluara më sipër janë​​ çështje tipike të​​ konstatimit të gjendjes faktike dhe interpretimit he zbatimit të ligjit-çka në​​ pajtim me karakterin subsidiar të​​ kërkesës individuale-​​ duhet të​​ ndriçohen dhe​​ zgjidhen​​ ​​ kuadër të procedurës që pritet të zhvillohet në DHPGJS.

 

  • Në këtë kontest, Gjykata vëren se DHPGJS-ja në përgjigjen e 11​​ korrikut​​ 2024 kishte theksuar se lënda e parashtruesit të kërkesës është në fazë të rigjykimit në shkallë të parë të DHPGJS-së​​ ​​ dhe se gjyqtari i lëndës është avancuar në pozitë si gjyqtar i Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së. Rrjedhimisht lënda i është​​ ndarë në punë gjyqtarit të ri që nga​​ 1 shkurti​​ 2024.

 

  • Gjykata vëren se neni 31 (Obligimet e palëve në procedurë) të Ligjit Nr. 06/L-086 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në Lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (në tekstin e mëtejmë:​​ Ligji për DHPGJS-në) lidhur​​ me obligimet dhe të​​ drejtat​​ e palëve në procedurë pranë DHPGJS-së përcakton: (i)​​ Palët, në parashtresat e tyre me shkrim, duhet të paraqesin një pasqyrë gjithëpërfshirëse të fakteve që ato palë i dinë, apo me arsye besojnë të jenë relevante apo materiale për kërkesën, lëndën, procedurën apo rastin përkatës; (ii)​​ ​​ Secila palë, në parashtresat e saj me shkrim, duhet të paraqesë një pasqyrë të hollësishme të fakteve dhe arsyetimit ligjor mbi të cilin vendos qëndrimin dhe argumentimin e saj; dhe (iii) Në rastin kur pala pohon të ekzistojë një fakt, ajo palë është e obliguar të paraqesë prova, fizike ose dëshmuese, për mbështetjen e atij pohimi.

 

  • Në dritën e të lartcekurave, Gjykata marrë për bazë faktin që procedura përkatësisht shqyrtimi gjyqësor në procedurë në DHPGJS është në zhvillim e sipër dhe bazuar në parimin e konsoliduar që procedura duhet të vlerësohet në tërësinë e saj, parashtruesi i kërkesës, pretendimet e tij: (i) mund t’i ngre në procedurë të shqyrtimit gjyqësor; (ii) duke iu referuar garancive të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së; dhe (iii) parimeve dhe standardeve të vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së në harmoni me të cilën, sipas nenit 53 të Kushtetutës, gjykatat janë të detyruara të interpretojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë. (shih rastin e Gjykatës KI146/22 parashtrues​​ Ruzhdi Sefa, cituar më lart, paragrafi 52).

 

  • Në fund, Gjykata vë në pah detyrimin kushtetues, të përcaktuar me paragrafin 3 të nenit 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës që gjykatat ​​ gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit. Thënë këtë, Gjykata po ashtu vë në pah se ​​ detyrimi për interpretimin e të drejtave të njeriut në pajtim me praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, të përcaktuar me nenin 53 të Kushtetutës vlen po ashtu edhe për gjyqësorin e rregullt. Andaj, Gjykata vlerëson se gjykatat e rregullta në pajtim me parimin e kontradiktoritetit dhe atij të barazisë së armëve duhet që të aplikojnë parimet dhe standardet e zhvilluara përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së e që i referohen garancive të përcaktuara me ​​ neni 31 ​​ të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 ​​ të KEDNJ-së. (shih rastin e Gjykatës KI146/22​​ parashtrues​​ Ruzhdi Sefa, Aktvendim për papranueshmëri i 20 marsit 2024, paragrafi 51).

 

  • Gjykata tashmë ka përcaktuar në jurisprudencën e saj se nëse procedurat janë në zhvillim e sipër tek gjykatat e rregullta atëherë kërkesa e parashtruesve konsiderohet e parakohshme (shih rastet e Gjykatës KI146/22 parashtrues​​ Ruzhdi Sefa, cituar më lart, paragrafi 53; dhe​​ KI35/23​​ parashtrues​​ Pajtim Shabani, Aktvendim për papranueshmëri i 7 qershorit 2023, paragrafi 54).

 

  • Prandaj në kuptim të respektimit të parimit të subsidiaritetit, Gjykata vlerëson se kërkesa e parashtruesit të kërkesës në këtë fazë të procedurës është e parakohshme.

 

  • Gjykata thekson se ky konstatim i Gjykatës nuk e pengon parashtruesin e​​ kërkesës​​ që në të ardhmen, sërish, të dorëzojë kërkesë kushtetuese brenda afatit ligjor pas përfundimit të procedurës në DHPGJS dhe shterimit të të gjitha mjeteve efektive juridike të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

 

  • Përfundimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e parakohshme dhe bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 47 të Ligjit si dhe në rregullin ​​ 34 (1) (b) të Rregullores së punës duhet të refuzohet si e papranueshme.

 ​​​​ 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata​​ Kushtetuese, në pajtim me nenet 21 (4) dhe 113 (1) dhe (7)​​ të Kushtetutës, me nenet 20, ​​ dhe 47 të Ligjit dhe me rregullin ​​ 48 (1) (b) të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ ​​ 24 shtator 2024,​​ 

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË ​​​​ kërkesën të​​ papranueshme;

 

 

  • T'UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi ​​ në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

Gjyqtari raportuesKryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

Bajram Ljatifi  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

 

 

 

 

 

Parashtruesit:

Conzorciumi për Rindërtimin e Kosovës CRK. Sh.p.k.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile