Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev.nr.558/21], të 2 qershorit 2022, të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI99/22

Parashtruesit: Arijeta Bara Abazi

Shkarko:

 

Prishtinë, më​​ 4 mars​​ 2024

Nr. Ref.:RK​​ 2380/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin​​ nr. KI62/22

 

Parashtrues​​ 

 

 

Rade Božović

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [Ac.​​ nr.​​ 532/2017]​​ ​​ Gjykatës së​​ Apelit​​ të Kosovës, të 13 gushtit 2021

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga Rade Božović me adresë të përhershme në Republikën e Serbisë, i përfaqësuar nga Osman Cucović, avokat nga Peja (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ konteston ​​​​ Aktgjykimin [Ac.​​ nr.​​ 532/17] e 13 gushtit ​​​​ 2021, të Gjykatës së​​ Apelit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) në lidhje me Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 110/14] e 27 dhjetorit 2016, të Gjykatës Themelore në Pejë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës Aktgjykimin e kontestuar e kishte pranuar më 12 janar 2022.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktgjykimit të kontestuar, përmes​​ të cilit pretendohet se parashtruesit të kërkesës i​​ janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore​​ të garantuara me nenin​​ 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe​​ 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza​​ juridike

 

  • Kërkesa bazohet​​ në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më​​ 7 korrik 2023,​​ Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi 15 ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht,​​ gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform​​ rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën​​ Kushtetuese​​ 

 

  • Më 6​​ maj 2022, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi​​ kërkesën përmes postës, të cilën Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e​​ mëtejmë: Gjykata) e pranoi më 11​​ maj​​ 2022.

 

  • ​​ 23 maj​​ ​​ 2022,​​ Kryetarja​​ e Gjykatës​​ përmes Vendimit [Nr.​​ GJR. KI62/2022]​​ caktoi​​ gjyqtaren Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe​​ Kolegjin​​ shqyrtues,​​ të përbërë​​ nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi dhe​​ Safet Hoxha (anëtarë).​​ 

 

  • Më 23 maj​​ 2022,​​ Gjykata​​ e​​ njoftoi​​ përfaqësuesin ligjor​​ ​​ për regjistrimin e​​ kërkesës.

 

  • Në të njëjtën ditë, Gjykata​​ njoftoi Gjykatën e Apelit për regjistrimin e kërkesës.

 

  • Më 23 shtator 2022, Gjykata njoftoi​​ Gjykatën Themelore​​ për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi​​ nga ajo​​ që të njoftojë Gjykatën lidhur me datën​​ se​​ kur parashtruesi i kërkesës e kishte​​ pranuar aktin e kontestuar. ​​ 

 

  • Më 6 tetor​​ 2022, Gjykata Themelore dorëzoi në Gjykatë fletëkthesën që tregon se parashtruesi i​​ kërkesës aktin e kontestuar e kishte​​ pranuar më 12​​ janar 2022.​​ 

 

  • ​​ 17 janar​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares​​ raportues​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Bazuar në dokumentacionin e bashkëngjitur,​​ lëndë e kontestit është banesa e cila gjendet në Pejë,​​ në​​ adresën​​ ish “APJ” nr. 44, (në tekstin e mëtejmë:​​ prona kontestuese).

 

  • Nga shkresat e lëndës​​ rezulton se​​ lidhur me pronën kontestuese është zhvilluar procedura para Drejtorisë për Çështje Pronësore Banesore,​​ e cila rezultoi​​ në nxjerrjen​​ e “Vendimit​​ nr. HPCC/195/2005; Vendimi mbi kërkesën për rishqyrtim nr. HPCC/REC/85/2006, Vendimi i Komisionit për kërkesa banesore dhe pronësore Nr. ref. 00309/13/fk; Nr. ref. 00521/14/g, dhe 00521/14/eg, si dhe CD me shkresat e lëndës DS500126 dhe DS600062”.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata​​ vëren se​​ vendimi i shkallës së​​ parë ka qenë në favor të palës paditëse [parashtruesit të kërkesës]​​ dhe pas apelimit, vendimi i shkallës së dytë ka qenë në favor të paditurës, me ç​​ ’rast​​ e paditura pas vendimit të​​ shkallës së​​ dytë​​ ka hyrë​​ në shfrytëzim të pronës kontestuese.​​ 

 

  • Në një datë të​​ pasaktësuar, parashtruesi i​​ kërkesës​​ në cilësinë​​ paditësit, përmes​​ përfaqësuesit​​ ​​ autorizuar, ushtroi​​ padi për vërtetimin e pronësisë​​ mbi pronën kontestuese​​ në Gjykatën Themelore​​ kundër​​ të paditurës,​​ V.​​ Gj.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës përmes padisë​​ së​​ tij kërkon​​ nga Gjykata Themelore​​ që ta shpall pronar të pronës kontestuese, konkretisht,​​ që paditësit t’ia​​ njoh të​​ drejtën e pronësisë​​ [...]​​ dhe ta liroj​​ ​​ njëjtën nga njerëzit dhe​​ sendet​​ dhe t’ia​​ dorëzoj​​ paditësit​​ në​​ posedim të​​ qetë​​ [...]”.

 

  • Më 27 dhjetor 2016, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 110/14] vendosi si në vijim:​​ 

 

REFUZOHET kërkesëpadia​​ e​​ paditësit R.B.​​ nga Peja, tani me vendbanim në​​ Mladenovc, R.​​ e Serbisë, me​​ të​​ cilën ka kërkuar që​​ : "VËRTETOHET se paditësi Rade Božović, nga Peja, tani me vendbanim ne Mladenovc, të​​ R.​​ e Serbisë, është pronar i banesës​​ në​​ Pejë, e cila gjendet në​​ rrugën ish "API", me numër 44, në​​ sip. prej 52m2, e që​​ përbëhet prej: dy dhomave; një kuzhine; një WC-je, një korridori dhe një terase (ballkoni)​​ të​​ brendshëm, në bazë të​​ kontratës së​​ shitblerjes​​ të​​ vërtetuar në​​ Gjykatën Komunale në Pejë, me shenjën Vr.nr. 1357/93 të​​ dt. 08.02.1993. DETYROHET e paditura V.Gj.​​ nga Peja, që​​ paditësit​​ t'ia njohë​​ të drejtën​​ e​​ pronësisë​​ si​​ është​​ cekur në​​ pikën 1 të​​ këtij​​ dispozitivi, dhe të liroj​​ të​​ njëjtën​​ nga​​ njerëzit dhe sendet dhe​​ t’ia dorëzoj​​ paditësit në posedim të qetë, në afat prej 15 ditë, pas marrjes​​ sč​​ këtij​​ aktgjykimi nën​​ kërcenim të​​ përmbarimit​​ me dhunë." SI E PABAZUAR.

 

OBLIGOHET pala​​ paditëse, që të​​ paditurës​​ t'ia paguaj​​ shumën​​ prej 1.652,5€, në​​ emër të ​​ shpenzimeve​​ gjyqësore në​​ afatin prej 15 ditësh​​ pas marrjes së​​ aktgjykimit”.

 

  • Kundër Aktgjykimit të​​ lartcekur, parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ ankesë në Gjykatën e Apelit​​ kundër Aktgjykimit [C. nr. 110/14] të Gjykatës Themelore, për shkak të​​ shkeljeve​​ esenciale​​ të dispozitave të procedurës kontestimore, konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit​​ të​​ gabuar të​​ së drejtës materiale, me propozimin që lënda të kthehet në rishqyrtim në shkallë të parë. ​​ 

 

  • Më 13 gusht 2021,​​ Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 532/2017] refuzoi​​ ankesën e parashtruesit​​ të​​ kërkesës,​​ duke konfirmuar në​​ tërësi​​ aktgjykimin e Gjykatës Themelore,​​ me arsyetimin​​ se aktgjykimi i kontestuar nuk është i përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore.​​ ​​ 

 

  • Më 15 prill 2022, ​​ parashtruesi i kërkesës​​ iu drejtua​​ Zyrës se Kryeprokurorit të Shtetit​​ duke propozuar që të iniciojë​​ kërkesë​​ për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër Aktgjykimit të Gjykatës së​​ Apelit.​​ 

 

  • Më 28 prill 2022, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit​​ përmes Njoftimit​​ [KMLC.​​ nr.​​ 29/22]​​ refuzoi​​ propozimin e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se ka kaluar afati tremujor për paraqitjen e kërkesës.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se përmes​​ aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës së Apelit,​​ janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës]​​ të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës në thelb​​ pretendon shkelje të nenit 46 në ndërlidhje me nenin 31​​ ​​ Kushtetutës,​​ me arsyetimin se gjykatat e rregullta me rastin e refuzimit ​​ të kërkesëpadisë së​​ tij për vërtetim të​​ pronësinë mbi pronën kontestuese​​ kishte privuar parashtruesin e​​ kërkesës nga e drejta pronësore.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës​​ pretendon:​​ Është shkelur neni 31 i Kushtetutës​​ (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm) dhe neni 46​​ (Mbrojta e Pronës). Tani i ndjeri I.​​ Xh.​​ ka qenë prokuror publik i qarkut në Pejë dhe më vonë është emëruar si zëvendës i prokurorit publik Krahinor. Sipas bazës së marrëdhënies së punës atij i është ndarë në shfrytëzim një banesë e cila është objekt i kontestit, e në të cilën ai ka banuar deri në vitin 1989, kur atij iu nda për shfrytëzim një banesë tjetër shumë më e madhe, si dhe garazhi, në Prishtinë. Pas marrjes së banesës i njëjti shpërngulet në Prishtinë dhe vullnetarisht e liron banesën në Pejë dhe në këtë mënyrë definitivisht vazhdon që me familjen e tij të jetojë në Prishtinë”.​​ 

 

  • Tutje, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ Për parashtruesin e kësaj​​ ankese, sipas bazës së marrëdhënies së punës, përkatësisht si punëtor i NPT-së në Pejë, merret vendimi nr. 05-360/1652 i datës 24.08.1989, dhe në mënyrë të përhershme atij i ndahet banesa kontestuese. Pas kësaj, natyrisht, me Entin për Banim në Pejë ai lidh kontratën për shfrytëzimin e banesës nr.1130 të datës 29.09.1989, dhe më pas vendoset me familje në banesë. Pas nxjerrjes së​​ Ligjit për Banim parashtruesi i kësaj ankese-fiton të drejtën-bazën juridike që banesën ta blej. Në këtë drejtim edhe u përpilua kontrata mbi blerjen e banesës, e cila është certifikuar në Gjykatën Themelore në Pejë nën numrin OV.nr.1357/93, më 08.02.1993.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës përgjatë pretendimeve të tij​​ thekson​​ “Në këtë banesë parashtruesi i ankesës ka banuar deri më 10.06.1999, kur së bashku me familjen tij, për shkaqe përgjithësisht të njohura, u shpërngul dhe tani jeton si person i zhvendosur në Mladenovac”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se “Banesa kontestuese i është ndarë në mënyrë legale dhe ligjërisht të bazuar. Të gjitha vendimet e nxjerra në lidhje me banesën në fjalë janë ende në fuqi, dhe vlefshmëria e tyre nuk është kontestuar deri në ditët e sotme. Pra,​​ parashtruesi i ankesës e ka fituar të drejtën e pronësisë së banesës në pajtim me nenin 20 , paragrafi 1, të Ligjit për Marrëdhëniet Pronësore–Juridike.​​ Sipas Ligjit për Marrëdhëniet Banesore, i cili ka qenë i aplikueshëm në atë kohë, një person i njëjtë në asnjë rast nuk ka mundur të ketë të drejtën e shfrytëzimit të dy banesave në të njëjtën kohë”.

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës kërkon​​ nga Gjykata që​​ vendimet e gjykatave të​​ rregullta të vlerësohen​​ jokushtetuese​​ dhe rasti të kthehet në rigjykim.​​ 

 

Dispozitat​​ relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 46

[Mbrojtja e​​ Pronës]

 

1. E drejta e pronës është e garantuar.

 

2.​​ Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.

 

3. Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj eksproprijimin e pronës nëse ky eksproprijim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave eksproprijohet.​​ 

 

4.​​ Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë eksproprijimin, do të zgjidhen nga gjykata kompetente.​​ 

 

5.​​ Prona intelektuale mbrohet me ligj.​​ 

 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Protokolli nr. 1​​ neni 1 [Mbrojtja e Pronës]

 

1. Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.

 

 

 

 

 

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e ​​ pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata fillimisht i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Në vazhdim, Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohet me Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata së pari i referohet neneve 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

Neni​​ 48

    (Saktësimi i kërkesës)

 

"Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

(Afatet)

 

"Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor ...".

​​ 

  • Sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës ​​ është palë e autorizuar, i cili konteston​​ një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin [Ac.​​ nr.​​ 532/2017] të 13 gushtit 2021​​ të Gjykatës së​​ Apelit​​ dhe i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka​​ sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që ai​​ pretendon​​ se​​ i​​ janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e kanë​​ dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Gjithashtu,​​ Gjykata shqyrton nëse parashtruesit e kërkesës i kanë përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në paragrafin (2) të rregullit 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës. Rregulli 34​​ (2) i Rregullores së punës​​ përcakton kriteret në bazë të të cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë​​ qartazi e pabazuar. Rregulli 34​​ (2) specifikisht përcakton që:

 

Rregulli 34

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

"(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa​​ është qartazi e pabazuar, kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj".

 

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës në esencë pretendon​​ shkelje të nenit 46​​ [Mbrojtja​​ e​​ Pronës]​​ në ndërlidhje me nenin 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës,​​ me arsyetimin se​​ gjykatat e rregullta​​ me rastin e refuzimit​​ ​​ ​​ kërkesëpadisë së​​ tij​​ për​​ vërtetim​​ ​​ pronësinë​​ mbi​​ pronën​​ e​​ kontestuar​​ kishte privuar parashtruesin​​ e kërkesës nga e drejta pronësore.

 

  • Gjykata, në vijim, do të​​ trajtojë​​ pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës, duke aplikuar praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mbi bazën e të cilës Gjykata, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata thekson se praktika e GJEDNJ-së përcakton se drejtësia e një procedure vlerësohet në bazë të procedurës si tërësi (shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNJ-së​​ Barbera, Messeque dhe Jabardo kundër Spanjës,​​ kërkesa​​ nr.​​ 10590/83,​​ ​​ Aktgjykim​​ i​​ 6 dhjetorit 1988, paragrafi 68). Rrjedhimisht, gjatë vlerësimit të pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, Gjykata gjithashtu do t’i përmbahet këtij parimi (shih rastin e Gjykatës​​ KI104/16,​​ parashtrues​​ Miodrag Pavić,​​ Aktgjykim i 4 gushtit 2017, paragrafi 38; dhe rastin​​ KI143/16,​​ parashtrues​​ Muharrem Blaku dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri, i 13 qershorit 2018, paragrafi 31).​​ ​​ 

 

    • Lidhur​​ me pretendimin​​ për shkelje​​ të së​​ drejtës​​ së pronës të garantuar me nenin 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1​​ të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së​​ 

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ vëren se parashtruesi i kërkesës pretendimin​​ për​​ shkelje të​​ nenit​​ 31​​ ​​ Kushtetutës​​ në​​ thelb​​ e ndërlidh me pretendimin për shkelje​​ të​​ nenit 46 të​​ Kushtetutës. Prandaj,​​ Gjykata​​ në vijim​​ do të vlerësojë​​ pretendimet e parashtruesit nga këndvështrimi i nenit 46 të Kushtetutës, duke rikujtuar fillimisht pretendimet e tij. ​​ 

 

  • Në​​ lidhje me këtë,​​ parashtruesi i kërkesës pretendon​​ se​​ refuzimi i padisë për vërtetim të​​ pronësi,​​ e​​ kishte​​ privuar​​ atë​​ nga e drejta pronësore mbi pronën kontestuese​​ dhe rrjedhimisht,​​ Aktgjykimi [Ac.​​ nr.​​ 532/2017] i Gjykatës së​​ Apelit​​ në​​ lidhje me Aktgjykimin [C. nr. 110/14] e Gjykatës Themelore​​ kanë​​ shkelur të drejtën​​ pronësore të parashtruesit​​ të kërkesës​​ që i​​ takon mbi pronën kontestuese​​ ​​ garantuar me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës.​​ 

 

  • Për të adresuar pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës lidhur me shkeljen e nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, Gjykata paraprakisht do të​​ citojë nenin 46 të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, duke i paraqitur​​ parimet e përgjithshme në bazë të praktikës gjyqësore të Gjykatës dhe të praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së përkitazi me të drejtën e pronës. Pas kësaj analize, Gjykata do të aplikojë​​ parimet e përgjithshme që rrjedhin nga praktika gjyqësore e Gjykatës dhe GJEDNJ-së në rrethanat e rastit konkret.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata së pari​​ rikujton përmbajtjen e nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të​​ ​​ Kushtetutës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së. ​​ 

 

    • “E drejta e pronës është e garantuar.​​ 

    • ​​ Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin​​ publik.​​  ​​ ​​​​ 

    • Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj eksproprijimin e pronës nëse ky eksproprijim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave eksproprijohet”.​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ [...]

 

Neni 1 [Mbrojtja e Pronës] të​​ Protokollit nr. 1 të​​ KEDNJ-së:​​ 

 

  • ​​ Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë ​​ së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveç se për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.​​ 

 

  • Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cenojnë​​ të drejtën e shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.​​ 

 

a.1 Parimet e përgjithshme të nenit 46 të Kushtetutës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së​​ 

 

  • Përmbajtja e nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së dhe zbatimi i tij, janë ​​ interpretuar nga GJEDNJ përmes praktikës gjyqësore të saj, të cilës ashtu siç është theksuar më lart, Gjykata do t'i referohet në lidhje me interpretimin e ​​ pretendimeve të parashtruesit​​ të kërkesës për shkeljen e nenit 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Sa i përket të drejtave të garantuara dhe të mbrojtura me nenin 46 të Kushtetutës, Gjykata së pari vlerëson se e drejta në pronë sipas paragrafit 1 të nenit 46 të Kushtetutës garanton të drejtën e posedimit të pronës; paragrafi 2 i nenit 46 të Kushtetutës përcakton mënyrën e shfrytëzimit të pronës, duke specifikuar qartë se shfrytëzimi i saj rregullohet me ligj dhe në pajtim me interesin publik; dhe, në paragrafin 3, garanton që askush nuk mund të privohet nga prona në mënyrë arbitrare, duke përcaktuar gjithashtu kushtet nën të cilat prona mund të shpronësohet (shih rastin e Gjykatës,​​ KI50/16, parashtrues​​ Veli Berisha dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 10 marsit 2017).

 

  • Ndërsa, sa i përket të drejtave të garantuara dhe të mbrojtura me nenin 1 të ​​ Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, Gjykata vëren se GJEDNJ ka konstatuar se e drejta pronësore përbëhet nga tri rregulla të ndryshme. Rregulli i parë, i cili përcaktohet në fjalinë e parë të paragrafit të parë dhe i cili ka natyrë të përgjithshme, formulon parimin e gëzimit paqësor të pronës. Rregulli i dytë, në fjalinë e dytë të të njëjtit paragraf përfshin privimin nga prona dhe ia nënshtron atë kushteve të caktuara.​​ Rregulli i tretë, i cili​​ përfshihet në paragrafin e dytë të këtij neni ua njeh shteteve, ndërmjet të tjerash, të drejtën për të kontrolluar shfrytëzimin e pronës në pajtim me interesin e përgjithshëm, me zbatimin e atyre ligjeve që ato i konsiderojnë të nevojshme për këtë qëllim (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Sporrong dhe Lonnrot kundër Suedisë,​​ kërkesa​​ nr. 7151/75, 7152/75, Aktgjykim i 23 shtatorit 1982, paragrafi 61; dhe rastin e Gjykatës, KI86/18,​​ parashtrues​​ Slavica Đordević, Aktgjykim i 3 shkurtit 2021, paragrafi 140).​​ 

 

  • Të tri rregullat e lartcekura nuk janë, megjithatë, "të ndryshme" në kuptim të të qenit të pandërlidhura. Rregulli dy dhe tre kanë të bëjnë me raste të veçanta të ndërhyrjes në të drejtën për gëzimin paqësor të pronës dhe prandaj duhet të interpretohen në dritën e parimit të përgjithshëm të parashtruar në rregullin e parë (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ James dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 8793/79,​​ Aktgjykim i 21 shkurtit 1986, paragrafi 37;​​ Beyeler kundër Italisë, nr. 33202/96, Aktgjykim i 5 janarit 2000, paragrafi 98; dhe shih rastin e Gjykatës,​​ KI29/16,​​ parashtrues​​ “KOSBAU GmBH”,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 13 nëntorit 2017, paragrafi 35).

 

a.2.​​ Aplikimi i parimeve të lartpërmendura në rastin konkret

 

  • Gjykata sjellë​​ në vëmendje pretendimin e parashtruesit​​ të kërkesës për shkelje të nenit 46 të Kushtetutës me arsyetimin se​​ përmes refuzimit​​ të padisë së​​ tij për vërtetim të​​ pronësisë​​ nga gjykatat​​ e​​ rregullta e​​ kishin​​ privuar​​ parashtruesin​​ nga pronësia mbi pronën kontestuese​​ me arsyetimin se pronën kontestuese e kishte fituar ligjërisht.​​ 

 

  • Në këtë aspekt,​​ Gjykata rikujton se​​ parashtruesi i​​ ​​ kërkesës​​ pretendon​​ se​​ Aktgjykimi [Ac.​​ nr.​​ 532/2017] i Gjykatës së​​ Apelit në lidhje me Aktgjykimin [C. nr. 110/14] e Gjykatës Themelore kanë shkelur të drejtën pronësore të parashtruesit që i takon mbi pronën kontestuese,​​ të garantuar me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës thekson se​​ Për parashtruesin e kësaj ankese, sipas bazës së marrëdhënies së punës, përkatësisht si punëtor i NPT-së në Pejë, merret vendimi nr. 05-360/1652 i datës 24.08.1989, dhe në mënyrë të përhershme atij i ndahet banesa kontestuese. Pas kësaj, natyrisht, me Entin për Banim në Pejë ai lidh kontratën për shfrytëzimin e banesës nr.1130 të datës 29.09.1989, dhe më pas vendoset me familje në banesë. Pas nxjerrjes së​​ Ligjit për Banim parashtruesi i kësaj ankese-fiton të drejtën-bazën juridike që banesën ta blej. Në këtë drejtim edhe u përpilua kontrata mbi blerjen e banesës, e cila është certifikuar në Gjykatën Themelore në Pejë nën numrin OV.​​ nr.​​ 1357/93, më 08.02.1993.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës pretendon se,​​ “Në këtë banesë​​ parashtruesi i ankesës ka banuar deri më 10.06.1999,​​ kur së bashku me familjen tij, për shkaqe përgjithësisht të njohura, u shpërngul dhe tani jeton si person i zhvendosur në Mladenovac”.

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ vëren​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ kërkon​​ kthimin e​​ paluajtshmërisë​​ ​​ cilën​​ e​​ ​​ kishte në​​ shfrytëzim​​ që nga viti 1989​​ deri në​​ vitin 1999​​ përmes kontratës mbi shfrytëzimin e banesës dhe kontratës mbi blerjen e banesës​​ [nr.Vr.1357/93], duke e iniciuar kështu një​​ kontest gjyqësor në​​ Gjykatën Themelore​​ për vërtetim​​ ​​ pronësisë.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se pretendimet​​ kryesore​​ ​​ parashtruesit​​ të kërkesës në thelb kanë të bëjnë me shkeljen e të​​ drejtave pronësore,​​ si pasojë e mosvërtetimit​​ të pronësisë​​ mbi​​ pronën​​ kontestuese nga ana e gjykatave të​​ rregullta.​​ 

 

  • Përkitazi me këto pretendime, përkatësisht​​ lidhur me​​ pretendimin​​ për pronësinë mbi pronën kontestuese, Gjykata thekson se të njëjtat janë trajtuar nga gjykatat e rregullta.

 

  • Në këtë kontekst, dhe specifikisht lidhur​​ me pretendimin e parashtruesit​​ të kërkesës se​​ për privimin nga pronësia të pronës​​ kontestuese,​​ Gjykata fillimisht rikujton se Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 110/14] të 7 dhjetorit 2016, duke trajtuar pretendimet e parashtruesit​​ ​​ kërkesës, ndër​​ të tjera, kishte theksuar si në​​ vijim:​​ 

 

“[...]Gjykata ka konstatuar se nuk është kontestues as fakti se lidhur me banesën lëndore është​​ zhvilluar procedura para Drejtorisë për çështje pronësore Banesore, dhe janë nxjerrë​​ vendimet, ku vendimi i parë​​ ka qenë​​ në​​ favor të​​ palës paditëse, dhe pas apelimit ky vendimi​​ i dytë​​ ka qenë​​ në​​ favor të​​ paditurës, me ç’​​ raste e paditura pas vendimit të​​ shkallës së​​ dytë​​ (të Drejtorisë për çështje Pronësore Banesore-HABITAT), ka hyrë​​ në​​ shfrytëzim dhe posedim të​​ kësaj banese ku ka bërë​​ adaptime. Ndërsa kontestuese në​​ mes të​​ palëve ndërgjyqëse është fakti se pala paditëse pretendon së është pronar i banesës lëndore me bazë​​ ligjore,​​ ndërsa pala e paditur pretendon se kjo banesë​​ i është marrë​​ pa bazë​​ ligjore”.

 

Gjykata për të​​ vërtetuar drejtë​​ gjendjen faktike, përveç provave të​​ administruara e të​​ cituara më​​ lart pati parasysh: edhe sugjerimet e shkallës së​​ dytë​​ dhe atë, se në​​ rigjykim duhet vërtetuar faktin​​ se Komisioni për çështje Pronësore Banesore, a ka pas dijeni për ekzistimin e kontratës për blerjen e banesës me shenjën VLnr.1357/93 të​​ dt.08.02.1993, andaj​​ gjykata duke pas konsideratë​​ për sugjerimet e cekura është drejtuar AKP-së, me shkresë​​ për t'i siguruar shkresat e lëndës dhe AKP është përgjigjur me shkrim, duke i siguruar provat në​​ formë​​ shkresore dhe në​​ CD.

 

[...]​​ 

 

Sikurse u theksua më​​ lart pretendimet e palëve ndërgjyqëse u vërtetuan nga provat që​​ i​​ kishte​​ administruar​​ ky Komision për çështje Pronësore Banesore, por edhe nga provat tjera të​​ administruara​​ nga ana e​​ gjykatës​​ siç​​ janë:​​ dëgjimi​​ i​​ dëshmitarëve, ekspertiza etj.,​​ u kuptua se nuk​​ ka dilema​​ se paditësi​​ është​​ pronar në​​ bazë​​ të​​ kontratës​​ së​​ shitblerjes, që​​ gjendet në​​ shkresa të​​ lëndës,​​ mirëpo, gjithashtu u​​ vërtetua​​ se edhe​​ paraardhësit​​ të​​ të​​ paditurës​​ kjo banesë​​ i​​ ishte ndarë​​ bazuar në​​ dispozitat ligjore që​​ ishin në​​ fuqi, dhe gj’​​ veshja nga kjo e drejtë​​ banesore, s'ishte bërë​​ sipas​​ procedurës​​ ligjore që​​ ishte e​​ paraparë me ligjet në​​ fuqi.

 

[...]

 

Andaj,​​ Gjykata duke u gjendur para një gjendje​​ të tillë​​ faktike,​​ veçanërisht pasi shqyrtoi shkresat nga​​ Agjencioni​​ Kosovar për Pronë, ka vërtetuar se për këtë çështje është marr një vendim përfundimtar i detyrueshëm dhe nuk mund të​​ rishqyrtohet nga asnjë trup tjetër juridik e as administrativ në Kosovë.​​ Gjykata, një bindje të tillë e ka forcuar, bazuar në​​ Rregulloren e UNMIK-ut 1999/23 dhe 2000/60, me të​​ cilën Drejtoria për çështje Pronësore dhe Banesore, ka pas kompetencë​​ ekskluzive për të​​ pranuar dhe zgjedhur kërkesat​​ pronësore​​ dhe banesore për periudhën 23 mars 1989-24 mars 1999, si dhe në​​ Rreg.2006/50 për Themelimin e Agjencionit Kosovar për Prona, të​​ ndryshuar me Ligjin m.03/L-079, të​​ aprovuar nga Kuvendi i Republikës së​​ Kosovës.

 

Nga shkresat u vërtetua se​​ paraardhësi i të​​ paditurës e kishte fituar të​​ drejtën banesore bazuar në dispozitën e nenit 11 të​​ Ligjit Mbi Marrëdhëniet Banesore​​ (Gazeta Zyrtare e KSAK nr.11/83, 29/86 dhe 42/86), sipas kontratës mbi ndërrimin e banesës në​​ Prishtinë​​ me banesën në​​ Pejë, të​​ lidhur me dt.13.11.1967.​​ Është konstatuar se ky ndërrim ishte bërë​​ me pëlqimin e palëve për ndërrimin e banesave, se paraardhësi i të​​ paditurës dispononte me kontratën mbi shfrytëzimin e banesës me m.02-1130 të​​ dt.05.12.1967. Gjykata ka vërtetuar edhe faktin se tani i ndjeri​​ Ise Gjocaj dhe familja e tij ishin në​​ shfrytëzim të​​ banesës lëndore deri ne vitin 1989. Nga shkresat është vërtetuar se i ndjeri​​ Ise Gjocaj kishte respektuar të​​ gjitha procedurat ligjore për fitimin e të​​ drejtës banesore​​ (si më​​ lart) dhe në​​ vitin 1989 e drejta e tij banesore​​ sa i​​ [...]  ​​ ​​ ​​​​ 

 

Në kuptim të​​ lartcekurave, gjykata rithekson faktin e vërtetuar se ndaj tani të​​ ndjerit Ise Gjocaj nuk është anuluar e drejta e banimit, në​​ procedurë​​ të​​ paraparë​​ sipas Ligjit Mbi Marrëdhëniet Banesore të​​ KSAK të​​ vitit 1986, i aplikueshëm sipas Rregullores së​​ UNMIK-ut 1999/23 dhe 2000/60 mbi Drejtoritë për​​ (çështje Pronësore dhe Banesore, kështu që​​ vërtetohet se paraardhësit të të​​ paditurës-Ise Gjocaj është larguar nga banesa lëndore në​​ mënyrë të​​ paligjshme, pa procedurë​​ gjyqësore​​ ​​ paraparë​​ me Ligjin e aplikueshëm, e duke marrë​​ parasysh faktin se paraardhësit të​​ paditurës siç është theksuar më​​ lart banesa lëndore i është ndarë​​ në​​ shfrytëzim, duke u bazuar në​​ Ligjin Mbi Marrëdhëniet Banesore, ku banesa i është dorëzuar në​​ posedim dhe shfrytëzim sipas kontratës së​​ përmendur më​​ lart, ku ka qëndruar gjer në​​ vitin 1989​​ (për 22 vite pa ndërprere).​​ Nga provat e siguruara nga AKP u vërtetua se banesa lëndore pa bazë​​ ligjore i ndahet paditësit për shfrytëzim. Paligjshmëria e ndarjes së​​ banesës paditësit, konsiston në​​ faktin se nuk u zhvillua procedura e duhur ligjore për mohimin e​​ së​​ drejtës banesore ndaj paraardhësit të​​ paditurës”.

 

  • Gjithashtu, Gjykata rikujton se Gjykata Apelit përmes Aktgjykimit [Ac. nr. 532/2017] të 13 gushtit 2021, në kontekst të këtij pretendimi specifik të parashtruesit të kërkesës, kishte theksuar si në vijim:​​ 


Gjykata e shkallës së​​ parë​​ po ashtu dhe nga​​ përgjigjet e dhëna nga AKP-ja, u vërtetua se paditësit banesa e tillë i është ndarë​​ pa bazë​​ ligjore, të dhëna të cilat u përforcuan edhe nga dëshmitë e dhëna nga disa dëshmitarë, andaj bazuar në​​ dispozitat ligjore të​​ Ligjit Mbi Marrëdhëniet Banesore të​​ KSAK-së​​ dhe Rregulloreve me nr.1999/24, 2000/23, dhe 2000/60, erdhi në​​ përfundim se kërkesëpadia e paditësit është e pabazuar.


  • Në këtë aspekt, Gjykata konsideron se gjykatat e rregullta, në rrethanat e rastit konkret, kishin trajtuar dhe arsyetuar pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës.​​ Të njëjtat, kishin trajtuar pretendimet thelbësore të parashtruesit​​ të kërkesës, dhe kishin sqaruar se​​ (i) ekziston​​ një vendim përfundimtar i detyrueshëm lidhur mbi​​ pronësinë​​ e pronës kontestuese i zhvilluar nga​​ Drejtoria për Çështje Banesore​​ në favor të të paditurës;​​ (ii)​​ paraardhësi i të​​ paditurës​​ kishte fituar të​​ drejtën pronësore​​ mbi pronën kontestuese bazuar në​​ nenin 11 të Ligjit mbi Marrëdhëniet Banesore sipas kontratës mbi ndërrimin e banesën në​​ Prishtinë​​ me​​ banesën​​ në Pejë të​​ lidhur më​​ 13​​ nëntor​​ 1967 (iii) dhe se parashtruesit të​​ kërkesës​​ prona​​ kontestuese i​​ ishte ndarë​​ pa bazë​​ ligjore,​​ duke ia​​ mohuar të​​ drejtën​​ paraardhësit të​​ palës​​ së​​ paditur.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se gjykatat e rregullta në rastin e parashtruesit​​ të kërkesës kishin​​ analizuar​​ gjerësisht provat e paraqitura dhe pretendimet e ngritura nga parashtruesi​​ i kërkesës,​​ dhe​​ në fund kishin refuzuar ankesën​​ ​​ duke u bazuar​​ në dispozitat përkatëse të​​ LPK-së dhe​​ Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridike​​ Pronësore të vitit 1980,​​ që ato​​ i kishin​​ konsideruar si relevante përkitazi me rrethanat e rastit konkret dhe me pretendimet thelbësore të ngritura nga parashtruesit e kërkesës.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se të gjitha vendimet e gjykatave të rregullta ofruan arsyetime përkatëse lidhur me refuzimin e ankesës së​​ parashtruesit​​ të kërkesës,​​ duke konstatuar se prona e kontestuar ishte​​ fituar në​​ mënyrë​​ të rregullt dhe​​ të ligjshme nga paraardhësi i të​​ paditurës.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se neni 46 i Kushtetutës nuk garanton të drejtën për fitimin e pronës. Një qëndrim i tillë mbështetet katërçipërisht në praktikën e GJEDNJ-së (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Van der Mussele kundër Belgjikës,​​ nr. 8919/80,​​ paragrafi 48, Aktgjykim i GJEDNJ-së, i 23 nëntorit 1983,​​ dhe​​ Slivenko dhe të tjerët kundër Letonisë,​​ nr. 48321/99,​​ paragrafi 121, Aktgjykim i GJEDNJ-së, i 9 tetorit 2003). Në fakt, neni 46 i Kushtetutës garanton të drejtën e pronës, por kjo e fundit nuk është e drejtë absolute dhe iu nënshtrohet kufizimeve. Në rastin konkret, gjykatat e rregullta kanë shpjeguar kufizimet e pronës​​ dhe pronësinë e pronës kontestuese​​ në raport me kërkesën e parashtruesve​​ të kërkesës.​​ 

 

  • Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës që ankohet për një ndërhyrje në një nga të drejtat e tij/saj pronësore duhet të tregojë fillimisht se një e drejtë e tillë ekzistonte (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Pištorová kundër Republikës Çeke, nr. 73578/01,​​ Aktgjykim i 24 tetorit 2004, paragrafi 38).

 

  • Prandaj, parashtruesi​​ i​​ kërkesës mund të pretendojë shkelje të nenit 46 të Kushtetutës vetëm për aq sa vendimet e​​ kontestuara​​ kanë të bëjnë me​​ “pronën”​​ e tij. Brenda kuptimit të kësaj dispozite, “pronë” mund të jetë “pasuria ekzistuese”, duke përfshirë edhe pretendimet në bazë të të cilave parashtruesit e kërkesës mund të pretendojnë “pritshmëri legjitime” që do të fitojnë gëzimin efektiv të ndonjë të drejte pronësore (shih,​​ rastet e Gjykatës​​ KI26/18,​​ parashtruesi i kërkesës​​ “Jugokoka” Aktvendim për papranueshmëri, i 6 nëntorit 2018, paragrafi 49,​​ dhe rastin​​ KI156/18, parashtrues i kërkesës​​ Verica (Aleksić) Vasić dhe Vojislav Čađenović, Aktvendim për papranueshmëri, i​​ 17 korrikut 2019, paragrafi 52). ​​ ​​ 

 

  • Në​​ dritën e fakteve të mësipërme,​​ Gjykata e konsideron të nevojshme të vë​​ në pah se parashtruesit​​ të kërkesës i është mundësuar zhvillimi i procedurës bazuar në parimin e kontradiktoritetit; se ai ka​​ mundur që gjatë fazave të ndryshme të​​ procedurës të paraqet argumente dhe dëshmi që ai​​ i​​ ka konsideruar të rëndësishme për rastin e tij; dhe se të gjitha argumentet, shikuar objektivisht, që ishin relevante për zgjidhjen e rastit të tij​​ janë dëgjuar e shqyrtuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat; se arsyet faktike e ligjore ndaj vendimeve të goditura ishin shtruar hollësisht; dhe se, në përputhje me rrethanat e rastit, procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta. Si rrjedhojë, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës ka​​ gëzuar garancitë procedurale të ngërthyera në konceptin e gjykimit të drejtë dhe të​​ paanshëm (shih,​​ mutatis mutandis, ndër të tjera, rastin e Gjykatës​​ KI118/17, parashtrues​​ Sani Kervan dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri, i 16 shkurtit 2018, paragrafi 35; po ashtu shih rastin e GJEDNJ-së​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96, Aktgjykim i​​ 21 janarit 1999, paragrafi 29).

 

  • Për sa më​​ sipër, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar se vendimet e gjykatave të​​ rregullta që​​ rezultuan në​​ refuzimin e ankesës së​​ tij janë marrë në mënyrë arbitrare. Rrjedhimisht, Gjykata arrin në përfundim se ky pretendim i parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të tyre pronësore, të garantuara me nenin 46 të Kushtetutës, është qartazi i pabazuar mbi baza kushtetuese. ​​ 

 

  • Gjykata, në fund, gjithashtu thekson se pakënaqësia e parashtruesit të kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim​​ të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat​​ kundër Hungarisë,​​ nr.​​ 5503/02,​​ Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).​​ 

 

  • Si përfundim, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk i ka​​ mbështetur me prova pretendimet e tij​​ për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë, sepse argumentet e paraqitura nga ai​​ në asnjë mënyrë nuk tregojnë që gjykatat e rregullta​​ ia​​ mohuan​​ atij​​ të drejtat e garantuara​​ me Kushtetutë, siç pretendohet nga parashtruesi i​​ kërkesës.

 

  • Bazuar në sa​​ ​​ sipër, Gjykata konstaton se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe deklarohet e papranueshme, në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113​​ të Kushtetutës dhe rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit​​ dhe rregullat​​ 34​​ (2) dhe​​ 48​​ (1​​ )​​ (b)​​ ​​ të Rregullores së punës, më​​ 17 janar 2024,​​ ​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit; dhe

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës,​​ në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

 

1

Parashtruesit:

Arijeta Bara Abazi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile