Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev.nr.243/22] të Gjykatës Supreme të 17 tetorit 2022

Nr. të lëndës KI59/23

Parashtruesit: Fehmi Grajçevci

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

Prishtinë, më 29​​ shtator 2023

Nr.ref.: RK 2275/23

 

 

​​ 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI59/23

 

Parashtrues

 

Fehmi Grajçevci​​ ​​  ​​​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [Rev.nr.243/22]​​ 

të Gjykatës​​ Supreme​​ ​​ 17 tetorit 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Fehmi​​ Grajçevci​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi​​ i​​ kërkesës), përfaqësuar nga ​​ Jeton Osmani, avokat nga Prishtina.​​ ​​ 

 

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës konteston​​ kushtetutshmërinë e Aktgjykimit​​ [Rev.nr.243/22]​​ ​​ 17 tetorit​​ 2022​​ të Gjykatës​​ Supreme.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ Vendimin e kontestuar e ka pranuar më​​ 16 nëntor 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë​​ së Aktgjykimit​​ [Rev.nr.243/22] të​​ 17 tetorit​​ 2022​​ të Gjykatës​​ Supreme​​ përmes të cilit sipas pretendimeve të parashtruesit​​ të kërkesës janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet​​ 3​​ dhe 24​​ [Barazia para Ligjit],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) në ndërlidhje me nenet​​ 6​​ (1)​​ (E drejta për një proces të rregullt), 13 (E drejta për zgjidhje efektive)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ ​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 7 mars​​ 2023, parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ përmes postës​​ dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 6 shkurt 2023, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit​​ [Nr. GJR. KI59/23]​​ caktoi gjyqtarin Nexhmi Rexhepi Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 31 mars​​ 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ Të njëjtën ditë, një kopje e kërkesës iu dërgua Gjykatës​​ Supreme​​ dhe Gjykatës​​ Themelore në​​ Prishtinë​​ dhe kësaj të fundit iu kërkua që të dorëzojë dëshminë (fletë-kthesën) që tregon datën kur parashtruesi i kërkesës ka pranuar vendimin e kontestuar.

 

  • ​​ 3 prill​​ 2023, Gjykata Themelore​​ ​​ Prishtinë​​ dorëzoi dëshminë që tregon se parashtruesi i kërkesës ka pranuar vendimin e kontestuar më​​ 16 nëntor​​ 2022.

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi 15 ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.  ​​​​ 

 

 

  • Më​​ ​​ 30​​ gusht​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues​​ dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhje e fakteve​​ 

 

  • ​​ bazë​​ ​​ shkresave të​​ lëndës,​​ përkatësisht Kontratës së​​ punës [Nr. 5666/0] dhe Kartelës së​​ Punëtorit [Nr. 5666] të​​ 28 majit 2019,​​ rezulton se parashtruesi i kërkesës​​ ka më​​ shumë​​ se 30 vite​​ përvojë​​ pune në​​ Korporatën​​ Energjetike të​​ Kosovës​​ Sh.A​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: KEK). Parashtruesi i kërkesës vitin jubilar (30 vite të​​ përvojës së​​ punës) e ka arritur më​​ 21 prill 2016.

 

  • ​​ 14 maj 2019, parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë​​ për pagesën e tri pagave jubilare sipas përvojës së​​ punës, në​​ Divizionin e Burimeve Njerëzore të​​ KEK-ut.

 

  • ​​ 27 qershor 2019,​​ KEK-u përgjigjet në​​ kërkesën e parashtruesit të​​ kërkesës duke e konsideruar si të​​ pabazë.​​ 

 

  • Më​​ 3 qershor 2019, parashtruesi i kërkesës përmes përfaqësuesit të​​ tij, parashtroi padi në​​ Gjykatën Themelore në​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore) dhe kërkoi nga e njëjta që​​ të:​​ (i)​​ Aprovohet në​​ tërësi kërkesëpadia e paditësit Fehmi Grajçevci si e bazuar;​​ (ii) ​​ detyrohet e paditura Korporata Energjetike e Kosovës që​​ paditësit ti paguaj në​​ emër të​​ tri pagave jubilare shumën e tërësishme prej ...... euro dhe atë​​ me kamatë​​ ligjore prej 8% që​​ nga dita e paraqitjes së​​ kërkesës dt. 21.05.2019 e gjerë​​ në​​ pagesën definitive;​​ dhe,​​ (iii) obligohet e paditura që​​ t’i paguaj të​​ gjitha shpenzimet e procedurës deri në​​ përfundim të​​ kontestit, [...]”.​​ 

 

  • ​​ 25 korrik 2019, KEK-u u përgjigj në​​ padi duke e kontestuar atë​​ si për nga baza ashtu edhe nga lartësia, me arsyen se padia​​ është​​ ushtruar pas çdo afati ligjor të​​ paraparë​​ me dispozitat e nenit 376 dhe 357, të​​ Ligjit Nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve (në​​ tekstin e mëtejmë: LMD), si dhe kërkesa e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ e parashkruar në​​ bazë​​ ​​ nenit 90.4 të​​ Ligjit Nr. 03/L-212 të​​ Punës (në​​ tekstin e mëtejmë: Ligji i Punës).

 

  • Më​​ 11 shtator 2019, Gjykata Themelore​​ në Prishtinë​​ përmes Aktgjykimit​​ [C.nr.1799/19] vendosi:​​ I.APROVOHET​​ PJESËRISHT​​ e​​ bazuar​​ kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës;​​ II.​​ DETYROHET​​ e paditura KEK që parashtruesit e kërkesës, në emër të shpërblimit jubilar, t’ia paguajë 3 (tri) paga mujore, në shumë të përgjithshme prej 4,110.00 euro, me kamatë ligjore prej 8% ligjore ​​ duke filluar nga data 11.09.2019, kur është marrë aktgjykimi e deri në pagesën definitive, si dhe shpenzimet e procedurës në shumë prej 259.00 euro, të gjitha këto në afat prej 7 ditësh nga dita e marrjes së aktgjykimit;​​ III.​​ REFUZOHET​​ e pabazuar pjesa e kërkesëpadisë​​ së parashtruesit të kërkesës mbi shumën e gjykuar dhe atë në shumë prej 240.61 euro.

 

  • Gjykata Themelore​​ arsyetoi:​​ (i)​​ parashtruesi i kërkesës ka plotësuar kushtet për të​​ fituar shpërblimin jubilar në​​ bazë​​ të​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme​​ Kolektive të​​ Kosovës (në​​ tekstin e​​ mëtejmë:​​ MPKK), rrjedhimisht të​​ njëjtit i takon shpërblimi jubilar në​​ vlerë​​ prej tri pagave mujore, të​​ drejtë​​ kjo të​​ cilën KEK-u nuk ia ka njohur;​​ (ii)​​ kompensimi i shpërblimit jubilar​​ është​​ i paraparë​​ edhe me Kodin e Punës së​​ KEK-ut;​​ (iii)​​ sa i përket​​ vendosjes në​​ lidhje me lartësinë​​ e​​ pagave mujore, Gjykata Themelore, në​​ bazë​​ të​​ kontratës së​​ punës së​​ lidhur mes parashtruesit të​​ kërkesës dhe​​ KEK-ut,​​ morri pagën​​ bazë​​ mujore të​​ KEK-ut, vlera e së​​ cilës​​ është​​ 1,370.00 euro;​​ dhe,​​ (iv)​​ nuk​​ është​​ arritur parashkrimi i kërkesës për arsyen se MPKK ka qenë​​ në​​ fuqi deri më​​ 31 dhjetor 2017, ndërsa KEK ua ka njohur të​​ drejtën në​​ shpërblim jubilar të​​ gjithë​​ të​​ punësuarve që​​ kanë​​ plotësuar kushtet, deri më​​ 31 dhjetor 2019.​​ 

 

  • Më​​ 10 tetor 2019, KEK-u paraqiti ankesë​​ kundër​​ Aktgjykimit të Gjykatës Themelore duke pretenduar:​​ (i)​​ shkelje esenciale të​​ dispozitave të​​ LPK-së;​​ dhe,​​ (ii)​​ vërtetim​​ jo të plotë të​​ gjendjes faktike;​​ (iii)​​ aplikim​​ të​​ gabuar të së drejtës materiale.​​ Pretendimet e tyre i bazuan në​​ arsyet:​​ (i)​​ Aktgjykimi i atakuar​​ është​​ marrë​​ me shkelje esenciale të​​ LPK-së;​​ (ii)​​ parashtruesit të​​ kërkesës i​​ është​​ parashkruar e drejta në​​ shpërblim jubilar;​​ dhe,​​ (iii)​​ padia​​ është​​ parashtruar pas afatit ligjor në​​ kuptim të​​ dispozitave të​​ nenit 79 të​​ Ligjit të​​ Punës të​​ Kosovës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës u përgjigj në​​ ankesë​​ të​​ KEK-ut, duke e kundërshtuar atë​​ mbi bazën se:​​ (i)​​ parashtruesi i kërkesës të​​ drejtën për shpërblim jubilar e ka fituar sa ishte në​​ fuqi MPKK, me​​ përmbushjen​​ e kritereve që​​ i ​​ përcakton e njëjta;​​ (ii)​​ e drejta në​​ shpërblim jubilar parashtruesit të​​ kërkesës​​ i njihet edhe duke u bazuar në​​ dispozitat e nenit 53.4 të​​ Kodit të​​ Punës së​​ KEK-ut;​​ (iii)​​ KEK-u ia njohu këtë​​ të​​ drejtë​​ parashtruesit të​​ kërkesës me Vendimin [Nr. 2244] e 10 prillit 2019​​ i plotësuar më​​ vonë​​ me Vendimin [Nr. 8261] e 23 gushtit 2019;​​ dhe,​​ (iv)​​ sipas nenit 87 të​​ Ligjit të​​ Punës, parashtruesi i kërkesës “ka kohë​​ deri në​​ 3 vite nga dita e paraqitjes së​​ kërkesës që​​ të​​ kërkoj​​ që​​ t’i njihet kjo e drejtë, e që​​ e paditura nuk ia ka njohur një​​ të​​ drejtë​​ të​​ tillë​​ paditësit as me rastin​​ e ​​ paraqitjes së​​ kërkesës e që​​ nënkupton se nga ky moment rrjedh afati i parashkrimit, [...]”.​​ 

 

  • Më​​ 6 shtator 2021, Gjykata​​ e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.nr.2859/2020] e​​ REFUZOI​​ si​​ të pathemeltë ankesën e të paditurës KEK ndërsa e​​ VËRTETOI​​ Aktgjykimin e Gjykatës Themelore [C.nr.1799/19] të 11 shtatorit 2019.

 

  • Gjykata e Apelit​​ në përgjithësi miratoi konstatimet e gjykatës së shkallës së parë duke vlerësuar se qëndrimi dhe përfundimi​​ juridik i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe i ligjshëm, pasi që aktgjykimi i atakuar nuk është i përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe se e drejta materiale është zbatuar drejtë.  ​​​​ ​​ 

 

  • Më​​ 14 mars 2022, KEK-u paraqiti revizion kundër Aktgjykimit [Ac.nr.2859/2020] të​​ 6 shtatorit​​ 2021,​​ të​​ Gjykatës së​​ Apelit,​​ për shkak të:​​ (i)​​ shkeljeve esenciale të​​ dispozitave të​​ LPK-së; dhe,​​ (ii)​​ zbatimit të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale. Pretendimet për shkeljet e​​ lartcekura, KEK-u i arsyetoi si në vijim:​​ (i)​​ me rastin e dhënies së​​ aktgjykimit, Gjykata e Apelit​​ është​​ bazuar vetëm në​​ pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës, pa bërë​​ ballafaqimin e nevojshëm të​​ pretendimit të​​ palëve, kështu duke ​​ krijuar “pabarazi mes palëve ndërgjyqëse sa i përket vlerësimit të​​ pretendimeve të​​ tyre në​​ dëm të​​ të​​ paditurës​​ [...]”;​​ (ii)​​ Padia​​ është​​ bërë​​ në​​ gjykatë​​ nga ana e parashtruesit të​​ kërkesës pas kalimit të​​ afatit prej 3 viteve, ashtu si parashihet me nenin 87 të​​ Ligjit të​​ Punës; dhe,​​ (c)​​ ​​ si pasojë​​ e zbatimit të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale, Gjykata e Apelit ka vërtetuar në​​ mënyrë​​ të​​ gabueshme edhe gjendjen faktike, duke vendosur se parashtruesit të​​ kërkesës i takon shpërblimi jubilar në​​ vlerë​​ prej tri pagave mujore.

 

  • Parashtruesi i kërkesës u përgjigj në​​ revizion, duke​​ e kundërshtuar të​​ njëjtin​​ mbi këto​​ arsye:​​ (i)​​ parashtruesi i kërkesës të​​ drejtën për shpërblim jubilar e ka fituar sa ishte në​​ fuqi MPKK, me përmbushjen e kritereve që​​ i ​​ përcakton kjo marrëveshje;​​ (ii)​​ parashtruesit të​​ kërkesës, e drejta në​​ shpërblim jubilar i njihet edhe duke u bazuar në​​ dispozitat e nenit 53.4 të​​ Kodit të​​ Punës së​​ KEK-ut;​​ ​​ (iii)​​ Gjykata​​ e Apelit​​ nuk ka krijuar pabarazi mes palëve pasi që​​ KEK-u kishte​​ shterur​​ të​​ gjitha mundësitë​​ ligjore dhe në​​ asnjë​​ fazë​​ të​​ procedurës nuk i​​ është​​ mohuar asnjë​​ e drejtë​​ që​​ i takon; dhe,​​ (iv)​​ ​​ KEK-u të​​ gjithë​​ punëmarrësve të​​ vet ua njeh kohën kontestuese si periudhë​​ pune të​​ pandërprerë, ku të​​ njëjtën e rikonfirmoi përmes Vendimit [Nr. 2244] të​​ 10 prillit 2019, më​​ vonë​​ të​​ plotësuar me Vendimin [Nr. 8261] e 23 gushtit 2019, me​​ ç ‘rast​​ mund të​​ konsiderohet se KEK-u veçse ka bërë​​ pohimin e kërkesëpadisë.

 

  • Më​​ 17 tetor 2022, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Rev. nr. 243/22],​​ PRANOI​​ revizionin e KEK-ut;​​ NDRYSHOI​​ Aktgjykimin e Gjykatës së​​ Apelit​​ [Ac.nr.2859/2020] të​​ 6 shtatorit​​ 2021 dhe Aktgjykimin e Gjykatës Themelore [C.nr.1799/19] të​​ 11 shtatorit 2019; dhe​​ REFUZOI​​ në​​ tërësi si të​​ pabazuar kërkesëpadinë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës.

 

  • Gjykata Supreme arsyetoi:​​ (i) ​​​​ Aktgjykimet e instancave më​​ të​​ ulëta nuk janë​​ përfshirë​​ në​​ shkeljet e pretenduara dhe as me shkeljet të​​ cilat shikohen sipas detyrës zyrtare​​ siç​​ përcaktohen me nenin 215 të​​ LPK-së​​ që​​ kanë​​ të​​ bëjnë​​ me zotësinë​​ për të​​ qenë​​ palë​​ dhe përfaqësimin e rregullt;​​ mirëpo,​​ (ii)​​ gjykatat e instancës më të ulët, bazuar në provat e administruara dhe gjendjen faktike të vërtetuar, gabimisht kanë zbatuar të drejtën materiale kur kanë aprovuar në tërësi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës;​​ (iii)​​ duke u bazuar në​​ nenet 87, 90.1 dhe 90.3 të​​ Ligjit të​​ Punës, nenin 52.1 të​​ MPKK-së, kërkesëpadia e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ parashkruar, pasi që​​ kanë​​ kaluar më​​ shumë​​ se 3 vite nga dita kur parashtruesit të​​ kërkesës i ka lindur e drejta për të​​ kërkuar kompensimin e​​ shpërblimit​​ jubilar;​​ (iv)​​ Gjykata Supreme kishte shpjeguar se me nenin 87 të ligjit të punës përcaktohet se të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para parashkruhen brenda afatit ​​ prej 3 vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës;​​ (v)​​ më konkretisht, Gjykata Supreme shpjegoi se kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës duhet të refuzohet në tërësi sepse:​​ a)​​ parashtruesi i kërkesës vitin jubilar (30 vite përvojë pune) e ka arritur me datë 21.04.2016;​​ b)​​ ndërsa padia është paraqitur​​ në gjykatë me datë 30.06.2019;​​ c)​​ nga kjo rezulton se nga momenti që parashtruesi i kërkesës ka fituar të drejtën për të kërkuar kompensimin për shpërblimin jubilar e deri në paraqitjen e padisë në gjykatë kanë kaluar 3 vite, 1 muaj e 13 ditë; çka do të thotë se kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës është parashkruar.​​ ​​ ​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës pretendon shkelje të neneve​​ 3 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenet 6 (1) (E drejta për një proces të rregullt), 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon se Gjykata Supreme padrejtësisht ka refuzuar kërkesëpadinë​​ e tij, rrjedhimisht atij i​​ është​​ pamundësuar që​​ ​​ merr një​​ përgjigje përfundimtare nga gjykatat sa i përket meritave të​​ rastit të​​ tij.​​ 

 

  • Lidhur me​​ të​​ drejtën për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm, parashtruesi i kërkesës shprehet se “nuk​​ është​​ trajtuar si duhet dhe në​​ mënyrë​​ të​​ barabartë​​ në​​ këtë​​ procedurë, ndaj dhe i​​ është​​ shkelur e drejta ne gjykim të​​ drejtë​​ […]”. I njëjti pretendon se “i​​ është​​ refuzuar kërkesëpadia kur​​ është​​ aprovuar revizioni pa u marrë​​ fare për bazë​​ aktet e brendshme të​​ të​​ paditurës​​ që​​ nënkupton se ky revizion nuk​​ është​​ shqyrtuar meritorisht”. Rrjedhimisht parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon se të​​ njëjtit i​​ është​​ shkelur edhe e drejta e garantuar me nenin 6.1 të​​ KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës tutje pretendon se i​​ është​​ shkelur edhe e drejta e garantuar me nenin 13 të​​ KEDNJ-së,​​ për arsye se:​​ “Aktgjykimi i​​ Gjykatës​​ Supreme, me të​​ cilën​​ është​​ aprovuar Revizioni i të​​ paditurës dhe​​ është​​ refuzuar​​ kërkesëpadia​​ e paditësit​​ është​​ marrë​​ në​​ kundërshtim me Gjendjen faktike dhe me zbatim të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale duke mos zbatuar fare gjatë​​ marrjes së​​ vendimit aktet e brendshme të​​ të​​ paditurës, prandaj,​​ është​​ i pa kontestueshëm fakti se në​​ rastin konkret parashtruesit të​​ kërkesës i​​ është​​ cenuar jo vetëm parimi i administrimit të​​ drejtësisë​​ por edhe barazia e armëve që​​ konsiston në​​ mos zbatimin e drejtë​​ të​​ së​​ drejtës materiale gjatë​​ vendosjes lidhur me mjetin juridik në​​ mënyrë​​ efektive që​​ është​​ si pasojë​​ e Refuzimit të​​ kërkesëpadisë​​ së​​ paditësit si në​​ vendimin e theksuar.”​​ 

 

  • Sipas parashtruesit të​​ kërkesës, Gjykata Supreme si dhe Gjykata e Apelit “kanë​​ vendosur për raste të​​ ngjashme si të​​ paditësit duke i aprovuar ato, me​​ ç ‘rast gjykatat e rregullta kanë​​ lejuar qëndrime të​​ ndryshme për raste të​​ ngjashme si të​​ paraqitësit të​​ kësaj kërkese dhe me këtë​​ edhe kanë​​ krijuar pasiguri juridike, andaj edhe në​​ kuptim të​​ kësaj paditësin e ka vënë​​ në​​ pozitë​​ të​​ pabarabartë​​ para ligjit në​​ kuptim të​​ nenit 24 të​​ Kushtetutës së​​ Kosovës pasi që​​ të​​ gjithë​​ janë​​ të​​ barabartë​​ para ligjit dhe se çdokush gëzon të​​ drejtën e mbrojtjes së​​ barabartë​​ ligjore, pa diskriminim”.​​ Bazuar në​​ këtë​​ pretendim, parashtruesi i kërkesës gjithashtu deklarohet se të​​ njëjtit i​​ është​​ shkelur e drejta për mjete efektive në​​ kuptim të​​ nenit 32, në​​ ndërlidhje me nenin 54 të​​ Kushtetutës.​​ 

 

  • Lidhur me pretendimin se Gjykata Supreme dhe e Apelit kanë​​ vendosur ndryshe​​ për raste të​​ ngjashme si të​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ duke aprovuar kërkesëpaditë​​ ​​ e tyre​​ kundër KEK-ut.​​ 

 

Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 24​​ 

[Barazia para Ligjit]

 

“1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.

 

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

 

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.”

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

 

Neni 32

[E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Neni 54

​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

 

“Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.”

 

 

Neni 53​​ 

[Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]

 

“Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.”

[...]

 

Neni 13

(E drejta për zgjidhje efektive)

 

“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.

 

 

LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

 

Neni 182

[Pa titull]​​ 

 

“[...]

182.2 Shkelja thelbësore e dispozitave të procedurës kontestimore ekziston gjithmonë:​​ 

a) në qoftë se gjykata është përbërë jo sipas dispozitave ose në çoftë se në nxjerrjen e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari që nuk ka marrë pjesë në seancën kryesore;​​ 

b) në qoftë se është vendosur për kërkesën e cila nuk bënë pjesë në juridiksionin gjyqësor;​​ 

[...]

g) në çoftë se në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, gjykata e ka bazuar vendimin e vetë në disponimin e palejueshëm të palëve, (neni 3 paragrafi 3 i këtij ligji);​​ 

[...]

j) në qoftë se në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, gjykata e ka refuzuar kërkesën e palës, që në procedurë të përdorë gjuhën dhe shkrimin e vet e të ndjek procesin në gjuhën e vet, kurse për këtë arsye ankohet;​​ 

k) në qoftë se në procedurë si paditës, ose i paditur, ka marrë pjesë personi që nuk mund të jetë palë në procedurë, apo në qoftë se palën që është person juridik nuk e ka përfaqësuar personi i autorizuar, ose në 38 qoftë se palën me pazotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor ose në qoftë se përfaqësuesi ligjor, respektivisht përfaqësuesi me prokurë i palës nuk ka pasur autorizim të nevojshëm për zhvillimin e procedurës apo për kryerjen e ndonjë veprimi në procedurë, në qoftë se zhvillimi i procedurës, respektivisht ushtrimi i veprimeve te veçanta në procedurë nuk është lejuar më vonë;

[...].”

 

Neni 194

[Pa titull]​​ 

 

Gjykata e ankimit ekzaminon aktgjykimin e shkallës së parë në atë pjesë në të cilën është goditur me ankesë dhe atë brenda kufijve të shkaqeve të treguara në ankesë, duke u kujdesur sipas detyrës zyrtare për zbatimin e së drejtës materiale si dhe për shkeljen e dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 182 paragrafi 2, pika b), g), j), k) dhe m) të këtij ligji.”

 

Neni 215​​ 

[Pa titull]​​ 

 

Gjykata e revizionit e shqyrton aktgjykimin e goditur vetëm në pjesën e tij të goditur me anë të revizionit dhe vetëm brenda kufijve të shkaqeve të treguara në revizion, por duke u kujdesur sipas detyrës zyrtare për zbatimin e drejtë të së drejtës materiale dhe për shkeljet e dispozitave të procedurës kontestimore që kanë të bëjnë me zotësinë për të qenë palë dhe përfaqësimin e rregullt.”

 

 

LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

 

Neni 245​​ 

(Përmbushja e detyrimit dhe pasojat e mos përmbushjes)

 

1. Kreditori në marrëdhënien e detyrimit ka të drejtë që prej debitorit të kërkojë përmbushjen e detyrimit, ndërsa debitori ka për detyrë ta përmbushë atë me ndërgjegje dhe në tërësi, në përputhje me përmbajtjen e tij.​​ 

2. Kur debitori nuk e përmbush detyrimin ose vonohet me përmbushjen e tij, kreditori ka të drejtë të kërkojë edhe shpërblimin e dëmit që ka pësuar për këtë shkak.​​ 

3. Për dëmin për shkak të vonesës të përmbushjes së detyrimit përgjigjet edhe debitori të cilit kreditori i ka dhënë një afat të ri të arsyeshëm për përmbushjen e detyrimit.​​ 

4. Debitori përgjigjet edhe për pamundësinë e pjesshme apo të plotë të përmbushjes edhe pse kjo pamundësi nuk është shkaktuar me fajin e tij, në qoftë se është shkaktuar pas rënies në vonesë për të cilën përgjigjet.​​ 

5. Mirëpo, debitori shkarkohet nga përgjegjësia për dëmin në qoftë se provohet se sendi që është objekti i detyrimit është shkatërruar rastësisht dhe se ai detyrimin e vet e ka përmbushur në kohë.”

 

Neni 354

(Parashkrimi i vet të drejtës)

 

“1. Vetë e drejta nga e cila rrjedhin kërkesat periodike parashkruhet për pesë (5) vite duke llogaritur nga arritja për pagesë e kërkesës më të vjetër të pa përmbushur pas së cilës debitori nuk ka kryer dhënie.

 

2. Kur parashkruhet e drejta nga e cila rrjedhin kërkesat periodike, atëherë kreditori humb të drejtën jo vetëm të kërkojë prestime të ardhshme periodike, por edhe prestime periodike të cilat kanë arritur për pagesë para këtij parashkrimi.

 

3. Nuk mund të parashkruhet e drejta e ushqimit e caktuar me ligj.”

 

LIGJI NR. 03/L-212 I PUNËS

 

Neni 87

(Afati i parashkrimit)

 

Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës.”

 

Neni 90

(Marrëveshja Kolektive)

 

“1. Marrëveshja Kolektive mund të lidhet ndërmjet:​​ 

1.1. organizatës së punëdhënësve ose përfaqësuesit të tij, dhe​​ 

1.2. organizatës së të punësuarve ose kur nuk ekzistojnë organizata, marrëveshjen mund ta lidhin edhe përfaqësuesit e të punësuarve;​​ 

2. Marrëveshja Kolektive mund të lidhet në:​​ 

2.1. nivel të vendit,​​ 

2.2. nivel të degës,​​ 

2.3. nivel të ndërmarrjes.​​ 

3. Marrëveshja Kolektive duhet të jetë në formë të shkruar, në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.​​ 

4. Marrëveshja Kolektive mund të lidhet për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri (3) vjet.​​ 

5. Marrëveshja Kolektive vlen për ata punëdhënës dhe punëmarrës të cilët marrin përsipër detyrimet e përcaktuara me Marrëveshjen e tillë Kolektive.​​ 

6. Marrëveshja Kolektive nuk mund të përfshijë dispozita të tilla që kufizojnë të drejtat e të punësuarve që kanë si pasojë kushte më pak të favorshme të punës sesa ato të përcaktuar në këtë ligj.​​ 

7. Punëdhënësi u’a vë në dispozicion të punësuarve një kopje të Marrëveshjes Kolektive.​​ 

8. Marrëveshja Kolektive regjistrohet në Ministri, në pajtim me kushtet dhe kriteret e paracaktuar me aktin nënligjor.​​ 

9. Për zgjidhjen e kontesteve të ndryshme në mënyrë paqësore dhe zhvillimin e konsultave nga fusha e punësimit, mirëqenies sociale dhe politikave ekonomike të punës nga përfaqësuesit punëdhënësve, punëmarrësve dhe Qeverisë në cilësi të partnerëve social me akt te veçantë ligjor-nënligjor themelohetKëshilli Ekonomiko Social.​​ 

10. Çështjet e tjera të dialogut social rregullohen me akt ligjor ose nënligjor, varësisht nga marrëveshja e arritur nga partnerët social.”

 

MARRËVESHJEN E PËRGJITHSHME KOLEKTIVE TË KOSOVËS

 

Neni 52​​ 

(Shpërblime jubilare)

 

1. I punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë: 1.1.për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij; 1.2.për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy paga mujore të tij; 1.3.për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri paga mujore të tij.​​ 

2.Punëdhënësi i fundit është ai që paguan shpërblime jubilare.

3.Shpërblimi jubilar, paguhet në afat prej një muaji, pas plotësimit të kushteve nga ky paragraf.”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës i ka​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara​​ me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:

 

1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala​​ e autorizuar.

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet nenit 47​​ (Kërkesa individuale)​​ 48​​ (Saktësimi i kërkesës)​​ dhe 49​​ (Afatet)​​ të​​ Ligjit, që parashikojnë:

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 47

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ (Kërkesa individuale)

 

“Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

“Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”

 

  • Në vlerësimin e përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë siç janë cekur më lart, Gjykata vëren se parashtruesi​​ i kërkesës ka​​ specifikuar se konteston​​ një​​ vendim​​ ​​ Gjykatës Supreme, përkatësisht​​ Aktgjykimin [Rev. nr. 243/2022] e 17 tetorit 2022, pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi​​ i kërkesës​​ gjithashtu ka qartësuar të drejtat dhe liritë që​​ ai​​ pretendon​​ se janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.

 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të parapara në rregullin​​ ​​ 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë)​​ të Rregullores së punës. Rregulli​​ ​​ 34​​ (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Rregulli​​ ​​ 34​​ (2) specifikon:

 

“Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme nëse kërkesa është qartazi e pabazuar,​​ ​​ kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.​​ 

 

  • Gjykata rikujton që​​ rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së si dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në bazë të dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit​​ ​​ 34​​ të Rregullores së punës​​ (shih​​ rastin​​ KI04/21,​​ parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih gjithashtu rastin​​ KI175/20, parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi 37).​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”. (Shih: më saktësisht për konceptin e papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi të pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara”, Udhëzuesin Praktik të GJEDNJ-së për Kriteret e Pranueshmërisë të 31 gushtit 2019; Pjesa III. Papranueshmëria bazuar në merita; A. Kërkesat qartazi të pabazuara, paragrafët 255 deri më​​ 284, shih gjithashtu rastin​​ KI04/21, cituar më lart, paragrafi 27, si dhe rastin​​ KI175/20, cituar më lart, paragrafi 38).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të​​ rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e​​ të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë (shih rastin​​ KI04/21,​​ cituar më lart, paragrafi 28).

 

  • Gjykata vëren se esenca e këtij rasti ndërlidhet me​​ padinë​​ që​​ parashtruesi i kërkesës parashtroi për kompensim të​​ pagave për shpërblim jubilar,​​ kundër​​ KEK-ut,​​ si​​ rezultat i​​ mos-njohjes së​​ kësaj të​​ drejte​​ nga ana e​​ KEK-ut. Parashtruesi i kërkesës, mbështetet në​​ MPKK si bazë​​ ligjore për realizimin e kësaj të​​ drejte, dhe​​ njëherësh​​ pretendon se plotëson​​ të​​ gjitha​​ kriteret​​ e​​ përcaktuara​​ nga ky akt për shpërblim jubilar.​​ Nga ana tjetër, KEK pretendon se padia e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ e​​ paafatshme, pasi që​​ kanë​​ kaluar më​​ shumë​​ se tre​​ (3) vite​​ nga momenti që​​ parashtruesi ka fituar të​​ drejtën për të​​ kërkuar kompensimin e shpërblimit jubilar.​​ Gjykata Themelore​​ aprovoi kërkesëpadinë​​ e parashtruesit dhe detyroi të​​ paditurën​​ KEK​​ që​​ t’ia paguaj tre (3) paga mujore në​​ emër të​​ shpërblimit jubilar. Pala e paditur​​ KEK, parashtroi ​​ ankesë​​ në​​ Gjykatën e Apelit​​ duke pretenduar shkelje​​ esenciale të​​ dispozitave​​ të​​ LPK-së,​​ vërtetim​​ jo të plotë​​ të gjendjes faktike dhe aplikimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozimin që të aprovohet ankesa​​ dhe të​​ ndryshohet​​ vendimi i shkallës së parë.​​ Gjykata e Apelit miratoi konstatimet e gjykatës së shkallës së parë, duke vlerësuar se qëndrimi dhe përfundimi juridik ishin të drejtë dhe ligjshëm. Sipas Gjykatës së​​ Apelit, Aktgjykimi i atakuar nuk shkelë​​ dispozitat themelore të procedurës kontestimore dhe​​ se​​ e drejta materiale është zbatuar drejtë.​​ Pala e paditur​​ KEK paraqiti revizion kundër vendimit​​ të​​ Gjykatës së​​ Apelit,​​ për shkak të​​ shkeljeve esenciale të​​ dispozitave​​ të​​ LPK-së​​ dhe zbatimit të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale. Gjykata Supreme pranoi revizionin e KEK-ut​​ dhe ndryshoi​​ vendimet​​ e​​ gjykatave të​​ instancës më​​ të​​ ulët, duke refuzuar në​​ tërësi kërkesëpadinë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës. Gjykata Supreme​​ konkludoi se në​​ bazë​​ të​​ dispozitave relevante ligjore, padia e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ në​​ tërësi e pabazuar, pasi që​​ nga momenti që​​ ky i fundit​​ ka fituar të​​ drejtën për të​​ kërkuar kompensimin e shpërblimit jubilar, kanë​​ kaluar saktësisht 3 vite, 1 muaj e 13 ditë,​​ çfarë​​ do të​​ thotë​​ padia​​ është​​ e parashkruar.​​ ​​  ​​​​ 

 

  • Gjykata rikujton që parashtruesi​​ i​​ kërkesës në thelb​​ ngre​​ pretendime​​ në kuadër të​​ barazisë​​ para ligjit, siç​​ garantohet​​ me nenin 24 [Barazia para Ligjit]​​ ​​ Kushtetutës, të​​ ​​ drejtës së përgjithshme për gjykim të drejtë dhe të paanshëm​​ ​​ garantohet me​​ nenin​​ 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës,​​ ​​ drejtës për mjete juridike​​ nga​​ neni 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike]​​ i Kushtetutës, mbrojtjes gjyqësore​​ ​​ ​​ drejtave​​ nga​​ neni 54​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ i Kushtetutës dhe parimeve të​​ përgjithshme​​ ​​ sistemit gjyqësor​​ nga​​ neni 102​​ [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]​​ i Kushtetutës​​ ​​ ndërlidhje me nenet​​ 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)​​ dhe 13​​ (E drejta për zgjidhje efektive)​​ ​​ KEDNJ-së.​​ Parashtruesi i kërkesës pohon se në​​ rastin e tij: (i)​​ i është pamundësuar që të marrë​​ një përgjigje përfundimtare nga gjykatat sa i përket meritave të rastit; (ii) i​​ është​​ cenuar parimi i barazisë​​ ​​ armëve dhe administrimit të​​ drejtë të​​ drejtësisë.

 

  • Lidhur me të gjitha pretendimet specifike të parashtruesit të kërkesës, Gjykata rithekson​​ se​​ korrektësia e procedurave gjithmonë vlerësohet duke i shqyrtuar në tërësinë tyre, ashtu që një parregullsi e izoluar mund të mos jetë e mjaftueshme për t’i bërë procedurat në tërësi të padrejta (shih rastin e Gjykatës​​ KI107/22,​​ parashtrues​​ Valdet Avdiu, Aktvendim për papranueshmëri i 18 janarit 2023, paragrafi 42; dhe rastin e GJEDNJ-së​​ Mirolubovs kundër Letonisë, nr. 798/05, Aktgjykim i 15 shtatorit 2009, paragrafi 103).​​ ​​ 

 

  • Në këtë kontekst,​​ Gjykata​​ sërish vë në pah konstatimet e Gjykatës​​ Supreme:​​ (i) ​​​​ aktgjykimet e instancave më të ulëta nuk janë përfshirë në shkeljet e pretenduara dhe as me shkeljet të cilat shikohen sipas detyrës zyrtare siç përcaktohen me nenin 215 të LPK-së që kanë të bëjnë me zotësinë për të qenë palë dhe përfaqësimin e rregullt; mirëpo,​​ (ii)​​ gjykatat e instancës më të ulët, bazuar në provat e administruara dhe gjendjen faktike të vërtetuar, gabimisht kanë zbatuar të drejtën materiale kur kanë aprovuar në tërësi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës;​​ (iii)​​ duke u bazuar në nenet 87, 90.1 dhe 90.3 të Ligjit të Punës, nenin 52.1 të MPKK-së, kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës është parashkruar, pasi që kanë kaluar më shumë se 3 vite nga dita kur parashtruesit të kërkesës i ka lindur e drejta për të kërkuar kompensimin e shpërblimit jubilar;​​ (iv)​​ Gjykata Supreme kishte shpjeguar se me nenin 87 të ligjit të punës përcaktohet se të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para parashkruhen brenda afatit ​​ prej 3 vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës;​​ (v)​​ më konkretisht, Gjykata Supreme shpjegoi se kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës duhet të refuzohet në tërësi sepse:​​ a)​​ parashtruesi i kërkesës vitin jubilar (30 vite përvojë pune) e ka arritur me datë 21.04.2016;​​ b)​​ ndërsa padia është paraqitur në gjykatë me datë 30.06.2019;​​ c)​​ nga kjo rezulton se nga momenti që parashtruesi i kërkesës ka fituar të drejtën për të kërkuar kompensimin për shpërblimin jubilar e deri në paraqitjen e padisë në gjykatë kanë kaluar 3 vite, 1 muaj e 13 ditë; çka do të thotë se kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës është parashkruar.

 

  • Gjykata vëren se Gjykata​​ Supreme:​​ (i)​​ ​​ ka dhënë një arsyetim​​ gjithëpërfshirës të të gjitha çështjeve qendrore të çështjes së parashtruesit​​ të kërkesës çka lë të kuptohet se parashtruesit i​​ është​​ ofruar një​​ arsyetim​​ dhe i​​ është mundësuar paraqitja e argumenteve kundrejt palës​​ së​​ paditur;​​ (ii)​​ ka analizuar gjendjen faktike dhe të​​ gjitha provat relevante, rrjedhimisht konkludoi se gjykatat e instancës më​​ të​​ ulët​​ gabimisht​​ kanë​​ zbatuar të​​ drejtën materiale;​​ (iii)​​ ka arsyetuar qëndrimin e saj lidhur me mos-pranimin e konstatimeve të​​ gjykatave të​​ instancës më​​ të​​ ulët, duke sqaruar se edhe pse MPKK ka qenë​​ në​​ fuqi në​​ momentin kur parashtruesi ka arritur vitin jubilar, i​​ njëjti​​ padinë​​ e ka​​ parashtruar​​ pas afatit që​​ përcaktohet nga​​ dispozitat​​ relevante të​​ cituara​​ në​​ aktgjykimin e​​ kontestuar.​​ 

 

  • Gjykata thekson se sa i përket gjyqësorit të rregullt, Gjykata Supreme është autoriteti më i lartë gjyqësor në Republikën e Kosovës (shih neni 103.2 i Kushtetutës) dhe se interpretimi i saj i dispozitave përkatëse ligjore dhe çështjeve tjera të ligjit mbizotëron ndaj interpretimeve ligjore të gjykatave të instancës më të ulët si dhe ndaj vet palëve ndërgjyqëse. Në rastin konkret, vlerësimi dhe interpretimi i dispozitave ligjore nuk ngre çështje të garancive procedurale nga neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 (1) i KEDNJ-së (shih rastin e Gjykatës​​ KI37/21​​ parashtrues​​ Isa Tusha, Naser Tusha dhe Miradije Tusha,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 8 shtatorit 2021, paragrafi 65 dhe referencat e përmendura aty).​​ 

 

  • Në​​ lidhje me këtë, Gjykata duke u bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ saj dhe të​​ GJEDNJ-së,​​ vazhdimisht e ka theksuar​​ se nuk​​ është​​ detyrë​​ e​​ Gjykatës​​ të​​ merret me gabime të​​ fakteve ose interpretimit dhe aplikimit të​​ gabuar të​​ ligjit, që​​ pretendohet se janë​​ bërë​​ nga gjykatat​​ e rregullta, përveç​​ dhe për aq sa gabimet e tilla mund të​​ kenë​​ shkelur të​​ drejtat dhe liritë​​ e mbrojtura me Kushtetutë​​ (shih, në​​ këtë​​ kontekst, ndër të​​ tjera, rastet e Gjykatës​​ KI128/18,​​ parashtrues​​ Shoqëria Aksionare Limak Kosovo International Airport SHA., ''Adem Jashari", Aktvendim i 28 qershorit 2019, paragrafi 55;​​ KI62/19,​​ parashtrues​​ Gani Gashi, Aktvendim për papranueshmëri i 19 dhjetorit 2019,​​ paragrafët​​ 56-57;​​ KI110/19,​​ parashtrues​​ Fisnik Bajtijari, Aktvendim për papranueshmëri i 07 nëntorit 2019, paragrafi 40).​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu ka pohuar vazhdimisht se nuk​​ është​​ roli i kësaj Gjykate të​​ rishikojë​​ konkluzionet e gjykatave të​​ rregullta në​​ lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të​​ drejtës materiale dhe se ajo nuk mund të​​ vlerësojë​​ vetë​​ faktet të​​ cilat e kanë​​ bërë​​ një​​ gjykate të​​ rregullt të​​ marrë​​ një​​ vendim e jo një​​ tjetër. Në​​ të​​ kundërtën, Gjykata do të​​ vepronte si gjykatë​​ e​​ "shkallës së​​ katërt",​​ që​​ do të​​ rezultonte në​​ shpërfilljen e kufijve të​​ vendosur në​​ juridiksionin e saj. (Shih: në​​ këtë​​ kontekst, rastin e GJEDNJ-së​​ së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe referencat e përdorura aty; dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës​​ KI128/18, cituar më​​ lart, paragrafi 56; dhe​​ KI62/19, cituar më​​ lart, paragrafi 58).​​ 

 

  • Lidhur me pretendimin për​​ barazi të​​ armëve,​​ duke vlerësuar procedurat e zhvilluara në​​ tërësi në​​ gjykatat e rregullta, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës përfitoi nga procedura kontradiktore dhe se ai ishte në​​ gjendje të​​ paraqes në​​ faza të​​ ndryshme të​​ procedurës pretendimet dhe provat që​​ ai i konsideroi të​​ rëndësishme për rastin e tij; ai ka pasur mundësinë​​ të​​ hedhë​​ poshtë​​ në​​ mënyrë​​ efektive pretendimet dhe provat e paraqitura nga pala kundërshtare; gjykatat e rregullta dëgjuan dhe shqyrtuan të​​ gjitha pretendimet e tij, të​​ cilat, shikuar objektivisht, ishin të​​ rëndësishme për zgjidhjen e rastit; arsyet faktike dhe ligjore për vendimin e kontestuar janë​​ dhënë​​ në​​ hollësi dhe procedurat, shikuar në​​ tërësinë​​ e tyre, ishin të​​ drejta (shih​​ mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-së,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, cituar më​​ lart,​​ paragrafët​​ 29 dhe 30, shih gjithashtu rastet e Gjykatës nr.​​ KI215/21​​ parashtrues​​ Arbër Shkreli dhe të​​ tjerët, cituar me lart, paragrafi 91; nr.​​ KI22/19,​​ parashtrues​​ Sabit Ilazi,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 7 qershorit 2019, paragrafi 42 si dhe rasti​​ KI128/18, cituar më​​ lart, paragrafi 58).

 

  • Sa i përket pretendimit për mungesë të mjetit efektiv juridik, Gjykata vëren se bazuar në jurisprudencën e GJEDNJ-së, autoritetet vendore që vendosin në një rast duhet të shqyrtojnë meritat e ankesës lidhur me të drejtat e garantuara me KEDNJ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Smith dhe Grady kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 33985/96 33986/96, Aktgjykim i 25 korrikut 2000, paragrafi 138;​​ Peck kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 44647/98, Aktgjykim i 28 janarit 2003, paragrafët 105-106). Mjeti duhet t’i përfshijë meritat e ankesës siç janë parashtruar nga​​ ankuesi. Nëse​​ autoriteti ose gjykata vendore në fjalë e riformulon ankesën ose dështon që të marrë parasysh ndonjë element thelbësor të shkeljes së pretenduar të KEDNJ-së, atëherë mjeti do të jetë i pamjaftueshëm (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Glas Nadezhda EOOD dhe Elenkov kundër Bullgarisë, nr. 14134/02, Aktgjykim i 11 tetorit 2007, paragrafi 69).​​ 

 

  • Bazuar në jurisprudencën e GJEDNJ-së “efektshmëria” e një mjeti për qëllime të nenit 13 të KEDNJ-së nuk varet nga sigurimi i rezultatit të favorshëm për ankuesin (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Swedish Engine Drivers’ Union kundër Suedisë, nr. 5614/72, Aktgjykim i 6 shkurtit 1976, paragrafi 50;​​ Kudła kundër Polonisë, nr. 30210/96, Aktgjykim i 26 tetorit ​​ 2000, paragrafi 157).​​ Fjala mjet në kontekst të nenit 13 nuk nënkupton mjet që do të jetë i suksesshëm, por thjeshtë një mjet të qasshëm pranë autoritetit kompetent që do t’i shqyrtojë meritat e ankesës (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ C. kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 11882/85, Vendim për pranueshmëri i 7 tetorit 1987). Neni 13 garanton pasjen e mjetit në dispozicion por jo edhe rezultat të suksesshëm (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ R. kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 12039, Vendim për pranueshmëri i 18 korrikut 1986).​​ 

 

  • Duke iu kthyer rrethanave të rastit konkret, Gjykata vlerëson se Gjykata Supreme dhe ka përmbushur kushtin e mjetit efektiv juridik siç kuptohet me nenin 32 të Kushtetutës dhe nenin 13 të KEDNJ-së,​​ sepse​​ ​​ gjitha pretendimet e ngritura përgjatë​​ fazave të​​ ndryshme të​​ procedurës, janë​​ trajtuar nga të​​ gjitha instancat e gjykatave të​​ rregullta. Fakti se rezultati i rastit nuk është në dobi të parashtruesit të kërkesës në vetvete nuk ngre çështje të nenit 32 të Kushtetutës në kombinim me nenin 13 të KEDNJ-së.

 

  • Për sa i përket pretendimit të parashtruesit të kërkesës për ndalim të diskriminimit, Gjykata vëren se bazuar në jurisprudencën e konsoliduar të GJEDNJ-së në mënyrë që një çështje të ngrehet nën nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) aty duhet të ketë dallim në trajtim të personave në situata analoge ose që janë në mënyrë relevante të krahasueshme (shih, mes shumë autoritetesh tjera,​​ rastin e GJEDNJ-së​​ Khamtokhu dhe Aksenchik kundër Rusisë,​​ nr. 60367/08 961/11,​​ Aktgjykim​​ i 24 janarit​​ 2017 paragrafi 64). Me fjalë të tjera, kriteri për demonstrimin e pozitës analoge nuk kërkon që grupet e krahasuara​​ (comparator groups)​​ të jenë identike. Një parashtrues duhet të demonstrojë, duke pasur parasysh natyrën e veçantë të ankesës së tij apo të saj, që ai ose ajo ka qenë në një situatë që në mënyrë relevante është e krahasueshme​​ (relevantly similar situation)​​ me të tjerët që janë trajtuar ndryshe (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Clift kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr.7205/07,​​ Aktgjykim​​ i 13 korrikut​​ 2010, paragrafi 66). Megjithatë, jo çdo dallim në trajtim rezulton me shkelje të nenit 14​​ të KEDNJ-së. Së pari, GJEDNJ-ja në jurisprudencën e saj ka përcaktuar se vetëm dallimi në trajtim bazuar në karakteristika të identifikueshme, ose “status”, janë në gjendje të rezultojnë me diskriminim në kuadër të nenit 14 (shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ ​​ Carson dhe të tjerët​​ kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr.​​ 42184/05,​​ Aktgjykim i 16 marsit​​ 2010,​​  ​​ paragrafi 61). Së dyti, dallimi në trajtim është diskriminues nëse nuk ka justifikim objektiv dhe të arsyeshëm; thënë ndryshe, nëse nuk ndjek një qëllim legjitim ose nëse nuk ka marrëdhënie të arsyeshme të proporcionalitetit ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit që synohet të arrihet (shih rastin e Gjykatës nr.​​ KI215/21​​ parashtrues​​ Arbër Shkreli dhe të tjerët, aktvendim për papranueshmëri i 15 shkurtit 2022, paragrafi 87 dhe rastet e përmendura aty).​​  ​​​​ 

 

  • Në rastin konkret, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës nuk ka treguar apo identifikuar individin apo grupin në krahasim me të cilin është diskriminuar dhe me të cilin ai ka qenë në një situatë që në mënyrë relevante është e krahasueshme. Barra e të provuarit për trajtim diskriminues bie mbi parashtruesin e kërkesës çka bazuar në shkresat e lëndës është evidente se pretendimin për diskriminim ai nuk e ka provuar. (shih rastin​​ e Gjykatës​​ KI16/22​​ parashtrues​​ Hamit Gashi,​​ aktvendim për papranueshmëri i​​ 11 majit 2022, paragrafi 57 dhe referencat e përmendura aty).

 

  • Në kontekst të pretendimit për diskriminim, Gjykata rithekson se në vlerësim të procedurave në tërësi nuk ka vërejtur se parashtruesi i kërkesës është diskriminuar kundrejt palës së paditur KEK. Ndërsa, lidhur me pretendimin se parashtruesi i kërkesës është diskriminuar kundrejt palëve të treta sepse gjykatat e rregullta me vendimet e tyre në procedura tjera për çështjen e kompensimit jubilar kanë vendosur në dobi të palëve të treta kurse në rastin konkret kanë vendosur në dëm të parashtruesit të kërkesës.​​ Gjykata vlerëson se nevojiten shkaqe me peshë​​ (weighty reasons)​​ për të vlerësuar rastin e parashtruesit të kërkesës kundrejt procedurave që janë zhvilluar lidhur me palët e treta për shkak se një vlerësim i tillë del jashtë fushëveprimit të kësaj kërkese individuale kushtetuese dhe se në​​ rrethanat​​ e rastit konkret mungojnë shkaqet me peshë (shih​​ mutatis mutandis​​ rastin e Gjykatës​​ KI107/22​​ parashtrues​​ Valdet Avdiu,​​ Aktvendim për papranueshmëri i​​ 18 janarit 2023, paragrafi 47).

 

  • Prandaj,​​ Gjykata konkludon se pretendimet e​​ parashtruesit​​ të kërkesës për shkelje të​​ neneve 24, 31, 32 dhe 54​​ të Kushtetutës në lidhje me dhe nenet 6 (1), 13 dhe 14​​ të KEDNJ-së,​​ janë​​ qartazi​​ ​​ pabazuara​​ në baza kushtetuese, siç specifikohet në rregullin​​ ​​ 34​​ (2) të Rregullores së punës.

 

  • Për sa i përket pretendimit të parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 102 të Kushtetutës, Gjykata vlerëson se ky pretendim nuk do t’i nënshtrohet vlerësimit kushtetues për shkak se nuk ngre ndonjë çështje të re që nuk është vlerësuar më parë në kuadër të ​​ neneve 24, 31, 32 dhe 54 të Kushtetutës në lidhje me dhe nenet 6 (1), 13​​ dhe 14 të KEDNJ-së (shih rastin e Gjykatës​​ KI107/22​​ parashtrues​​ Valdet Avdiu, cituar më lart, paragrafi 50 dhe referencat e përmendura aty).​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës,​​ nenin​​ 47 ​​ të Ligjit dhe rregullin​​ 34 (2) dhe 48 (1) (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ ​​ 30 gusht​​ 2023, njëzëri

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TA PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi​​ ​​ në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit; ​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

Nexhmi Rexhepi    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   Gresa Caka-Nimani

 

 

 

Parashtruesit:

Fehmi Grajçevci

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile