Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml. nr. 280/2022] të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 21 korrikut 2022 

Nr. të lëndës KI165/22

Parashtruesit: Besim Hajdari

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 26 shkurt​​ 2024

Nr. Ref.:RK​​ 2375/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

 

rastin nr. KI165/22

 

Parashtrues

 

Besim Hajdari

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [Pml.​​ nr.​​ 280/2022]​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës,​​ të​​ 21 korrikut 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Besim Hajdari, nga​​ Komuna e Podujevës​​ (​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i​​ kërkesës), të​​ cilin e​​ përfaqëson Naim Rudari, avokat nga Prishtina.

 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës konteston​​ kushtetutshmërinë​​ e​​ Aktgjykimit​​ [Pml.​​ nr.​​ 280/2022]​​ ​​ Gjykatës Supreme të​​ Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme),​​ të 21 korrikut 2022.

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes​​ është shqyrtimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar të Gjykatës Supreme, me të cilin pretendohet të je​​ shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës, të garantuara me nenet​​ 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 33​​ [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNj).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa​​ bazohet​​ në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e​​ Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22 [Procedimi i kërkesës]​​ dhe​​ 47​​ [Kërkesa individuale]​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • ​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,​​ nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi 15​​ (pesëmbëdhjetë)​​ ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht,​​ gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform​​ rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës,​​ nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës,​​ nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më 1​​ nëntor​​ 2022,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 11 nëntor 2022, Gjykata​​ njoftoi​​ parashtruesin e​​ kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës​​ dhe një​​ kopje të​​ kërkesës​​ ia​​ dërgoi​​ Gjykatës Supreme.

 

  • Më 14​​ nëntor​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ me vendimin [nr. GJR. KI165/22]​​ e caktoi gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi,​​ gjyqtare raportuese​​ dhe​​ ​​ me vendimin [nr. KSH. KI165/22]​​ Kolegjin​​ shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani, (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Remzije Istrefi-Peci​​ (anëtarë).

 

  • Më​​ 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’​​ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 17 janar 2024,​​ Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e​​ gjyqtares​​ raportuese dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Më​​ 29 shtator 2021, Prokuroria Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Prokuroria Themelore)​​ në​​ Prishtinë​​ ngriti Aktakuzën​​ [PP/I.​​ nr.​​ 544/20] ndaj parashtruesit të​​ kërkesës me dyshimin se ka kryer​​ (i)​​ veprën penale “Vrasja në​​ tentativë” nga neni 172 në lidhje​​ me nenin 28 të​​ Kodit Penal të​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: KRPK) dhe​​ (ii)​​ veprën penale​​ “Mbajtja në​​ pronësi, kontroll ose posedim​​ të​​ paautorizuar të​​ armëve”​​ nga neni 366,​​ par.1 i KRPK-së, duke kërkuar nga Gjykata që​​ pas përfundimit të​​ shqyrtimit gjyqësor të​​ shpallet fajtor dhe të​​ dënohet në​​ bazë​​ të​​ ligjit.​​ 

 

  • Më​​ 21 mars, Gjykata Themelore në​​ Prishtinë​​ – Departamenti për Krime të​​ Rënda (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore) përmes Aktgjykimit [PKR.​​ nr.​​ 586/2021], e​​ shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës lidhur me (i)​​ veprën​​ penale “Vrasja në​​ tentativë” nga neni 172,​​ lidhur me nenin 28 të​​ KPRK-së​​ dhe (ii)​​ “Mbajtja në​​ pronësi,​​ kontroll​​ ose​​ posedim të​​ paautorizuar të​​ armëve”​​ nga neni 366,​​ paragrafi​​ 1 të​​ KPRK-së, duke i shqiptuar​​ dënimin me burgim në​​ kohëzgjatje prej 3 viteve e 6 muaj për veprën e parë​​ të​​ lartcekur, ndërsa për veprën e dytë​​ të​​ lartcekur​​ dënimin me burgim në​​ kohëzgjatje prej 1 viti. Rrjedhimisht,​​ Gjykata Themelore ndaj parashtruesit të​​ kërkesës kishte​​ (i)​​ shqiptuar dënimin unik​​ me burgim në​​ kohëzgjatje prej 4 viteve, (ii)​​ kishte​​ obliguar parashtruesin e kërkesës të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë të gjykatës dhe atë në emër të paushallit gjyqësor në shumë prej 50​​ euro, në emër të Ekspertizës Forenzike në shumë prej 450€, si dhe shumën prej 50€ për Fondin për kompensimin e viktimave të krimit në afat prej 15 ditësh, (iii)​​ ndërsa i kishte vazhduar​​ masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar dhe (iv) të dëmtuarin H.​​ G.,​​ e kishte udhëzuar në kontest civil lidhur me realizimin e kërkesës pasurore juridike. ​​ 

 

  • Gjykata Themelore​​ ​​ arsyetimin e Aktgjykimit [PKR.​​ nr.​​ 586/2021] kishte theksuar se:​​ 

 

“Pas pranimit të​​ fajësisë​​ nga i pandehuri dhe deklarimit të​​ Prokurorit të​​ Shtetit, gjykata ka vërtetuar se janë​​ përmbushur kërkesat nga neni 248,​​ par.1, nënpar. 1.1, 1.2, dhe 1.3, të​​ KPPRK-së, përkatësisht ka vlerësuar se i akuzuari e ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të​​ fajësisë, se ky pranim​​ është​​ bërë​​ ​​ baza vullnetare dhe pas konsultimit të​​ mjaftueshëm me mbrojtësin e tij, av.​​ Naim Rudari (...) Po ashtu ka vërtetuar se aktakuza nuk përmban asnjë​​ shkelje të​​ qartë​​ ligjore ose gabime faktike, të​​ paraparë​​ me nenin 248,​​ par. 1, nënpar. 4 të​​ KPPRK-së, apo ndonjë​​ rrethanë​​ nga neni 250, par.1 nënparagrafi 1.1 deri 1.4 të​​ KPPRK-së​​ ...”.​​ 

 

“Gjykata e ka shqyrtuar pranimin e fajësisë, të​​ cilin e ka deklaruar i akuzuari Besim Hajdari, e në​​ mbështetje të​​ nenit 248,​​ par.4 të​​ KPPRK-së, ka vlerësuar se janë​​ përmbushur kushtet ligjore për pranimin e fajësisë​​ për të​​ pandehurin. Po ashtu Gjykata, gjen se pranimi i fajësisë​​ nga i pandehuri mbështetet në​​ tërësi në​​ provat që​​ përmban kjo akuzë​​ dhe shkresat përcjellëse të​​ lëndës (...)”.

 

  • Gjykata Themelore,​​ duke iu referuar llojit dhe lartësisë​​ së​​ dënimit,​​ kishte vlerësuar se:

 

“Me rastin e caktimit dhe individualizimin e dënimit, kjo Gjykatë​​ mbështetur në​​ rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit konform nenit 69,​​ par.1, par.2 dhe par.3 të​​ KPRK-së, mori në​​ konsideratë​​ minimumin dhe maksimumin e dënimit të​​ paraparë​​ për veprat penale​​ (...) si dhe faktin se i pandehuri ka pranuar fajësinë”.​​ 

 

[...]

 

“Si rrethanë rënduese konform nenit 70,​​ par.2 pika 2.1 të KPRK-së, ka marrë në konsideratë shkallën e lartë të pjesëmarrjes së personit të dënuar, e cila rezulton nga veprimet aktive të ndërmarra nga i akuzuari Besim Hajdari dhe vendosmëria për të kryer veprën penale. Nga shkresat e lëndës rezulton se i akuzuari ka shtënë tre herë në trupin e të dëmtuarit H.G.​​ dhe kjo tregon një vendosmëri të lartë për të realizuar veprën penale të lartëcekur. Ndërsa,​​ si rrethanë lehtësuese konform nenit 70,​​ par.3 pika 3.11 të KPRK-së, Gjykata ka vlerësuar keqardhjen e shprehur nga i pandehuri në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur me datë 17.03.2022 nga e cila rezulton se tani pas kryerjes së veprës penale i akuzuari është penduar”.

 

“Mbështetur në​​ rrethanat​​ e​​ lartpërmendura, kjo Gjykatë bazuar në nenin 71,​​ par.1 nënpar. 1.3 të KPRK-së dhe 72 par.​​ 1 nënpar.​​ 1.3 të KPRK-së (...) vlerëson se në rastin konkret duhet zbatuar dispozita ligjore për zbutjen e dënimit nën kufirin e paraparë me ligj, ngase një dënim i tillë i shqiptuar ndaj të akuzuarit në raport me shkallën e përgjegjësisë, rrezikshmërisë së veprës penale dhe rrethanat e tjera që kemi cekur, është adekuat​​ [...]”.

 

  • Kundër Aktgjykimit të lartcekur, parashtruesi​​ i​​ kërkesës paraqiti​​ ankesë​​ në​​ Gjykatën e Apelit​​ për shkak të​​ vendimit mbi sanksionin penal, konfiskimit të​​ dobisë​​ pasurore, shpenzimet e procedurës penale, kërkesave pasurore​​ juridike dhe publikimit të​​ aktgjykimit,​​ duke kërkuar që​​ (i)​​ t​​ i​​ aprovohet ankesa dhe (ii)​​ të​​ ndryshohet aktgjykimi i atakuar, me pretendimin se nuk janë​​ zbatuar drejtë​​ dispozitat për zbutjen e dënimit.​​ 

 

  • Prokuroria Themelore​​ gjithashtu​​ kishte parashtruar ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit​​ kundër Aktgjykimit [PKR.​​ nr.​​ 586/2021] të​​ Gjykatës Themelore,​​ për shkak të​​ vendimit mbi sanksionin penal, duke kërkuar që​​ (i) të​​ aprovohet ankesa; dhe (ii) aktgjykimi i goditur të​​ ndryshohet sa i përket sanksionit penal, ashtu që​​ ndaj parashtruesit të​​ kërkesës​​ ​​ shqiptohet dënim më​​ i ashpër, përkatësisht me burgim​​ efektiv.​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ tutje ndaj kërkesës së​​ Prokurorisë Themelore​​ kishte paraqitur​​ përgjigje​​ ​​ ankesë, ku kishte kërkuar që​​ ​​ refuzohet ankesa e kësaj të fundit.​​ 

 

  • ​​ 26 prill 2022, Prokuroria e Apelit kishte paraqitur parashtresën​​ [PPA/I.​​ nr.​​ 231/22]​​ ​​ Gjykatën e Apelit,​​ me propozimin që​​ (i)​​ ​​ aprovohet si e bazuar ankesa e Prokurorisë​​ Themelore, ashtu që​​ ​​ ndryshohet​​ aktgjykimi i atakuar dhe ndaj parashtruesit të​​ kërkesës të​​ shqiptohet dënim më​​ i lartë​​ dhe (ii) të​​ refuzohen ankesa dhe përgjigjja në​​ ankesë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës.​​ 

 

  • Më​​ 19 maj 2022, Gjykata e Apelit​​ nëpërmjet​​ Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 228/2022] vendosi që të​​ (i)​​ aprovoi ankesën e Prokurorisë​​ Themelore duke ndryshuar Aktgjykimin [PKR.​​ nr.​​ 586/21] të​​ Gjykatës Themelore të​​ 21 marsit 2022​​ në​​ pjesën e dënimit,​​ duke i shqiptuar parashtruesit të​​ kërkesës dënim me burgim në​​ kohëzgjatje prej 5 vitesh për veprën penale​​ “Vrasje në​​ tentativë, kurse e kishte marrë​​ si të​​ vërtetuar dënimin në​​ kohëzgjatje prej 1 viti për veprën​​ penale “Mbajtja në​​ pronësi, kontroll ose​​ posedim i paautorizuar i armëve”​​ dhe kësisoj kishte shqiptuar dënim unik në​​ kohëzgjatje prej 5 vite e 6 muaj ndaj parashtruesit të​​ kërkesës,​​ duke i llogaritur kohën e kaluar në​​ paraburgim prej 16 prillit 2021 e deri në​​ momentin kur ky aktgjykim do të​​ merrte formën e prerë; (ii) pjesa tjetër e aktgjykimit mbeti e pandryshuar;​​ si​​ dhe​​ në fund​​ (iii)​​ refuzoi ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës si të​​ pabazuar.​​ 

 

  • Gjykata e Apelit, në​​ arsyetimin e Aktgjykimit [ PAKR.nr.228/2022],​​ kishte theksuar​​ ​​ se​​ nuk janë​​ objekt vlerësimi shkeljet esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës penale dhe vërtetimi i gabuar dhe jo i plotë​​ i gjendjes faktike, por​​ lidhur me​​ ankesën e Prokurorisë​​ Themelore të​​ cilën e kishte aprovuar​​ “Gjykata e Apelit vlerësoi​​ pretendimet ankimore dhe arsyet e aktgjykimit për sa i përket lartësisë​​ së​​ dënimit​​ që​​ i​​ është shqiptuar të akuzuarit për veprën penale për të cilën është shpallur fajtor.​​ Kjo Gjykatë​​ pajtohet me vlerësimin e rrethanave​​ lehtësuese​​ nga gjykata e shkallës së​​ parë, por nuk pajtohet me vlerësimin e rrethanave rënduese.​​ Me të drejtë mbrojtësi i të akuzuarit pretendon se nga rrethanat si është kryer vepra penale dhe veprimet konkrete të​​ akuzuarit nuk bëhet fjalë​​ për shkallën e lartë​​ të​​ pjesëmarrjes​​ së​​ të​​ akuzuarit në​​ veprën penale, prandaj as që mund të vlerësohet si rrethanë renduese”.

 

  • Më​​ 7 korrik 2022,​​ parashtruesi i​​ kërkesës kishte paraqitur kërkesë​​ për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ në​​ Gjykatën Supreme të​​ Kosovës kundër Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 228/2022] të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ 19 majit 2022, për shkak të​​ (i)​​ shkeljes të​​ ligjit penal; (ii)​​ shkeljes esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës penale; dhe (iii)​​ shkeljeve të​​ tjera të​​ dispozitave të​​ procedurës penale​​ të cilat​​ kanë​​ ndikuar në​​ ligjshmërinë​​ e vendimit gjyqësor, duke kërkuar që​​ të​​ anulohet Aktgjykimi [PAKR.​​ nr.​​ 228/2022] i Gjykatës së​​ Apelit i 19 majit 2022 dhe më​​ pas të​​ ndryshohet Aktgjykimi [PKR.​​ nr.​​ 586/21] i Gjykatës Themelore,​​ i​​ 4 prillit 2022,​​ në​​ favor të​​ parashtruesit të​​ kërkesës, ashtu që​​ të​​ njëjtit t’i shqiptohet dënim më​​ i ulët sesa ai që​​ ishte shqiptuar paraprakisht.

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ në​​ kërkesën për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ lidhur me vlerësimin e rrethanave rënduese nga Gjykata​​ Themelore, kishte theksuar se “Në​​ rastin konkret ne konsiderojmë​​ dhe vlerësojmë​​ se pikësëpari nuk kishte shkallë​​ të​​ lartë​​ të​​ pjesëmarrjes së​​ personit të​​ dënuar (...) Rasti​​ ka ndodhur papritmas dhe se nuk ishte Besim Hajdari iniciator i kacafytjes e as i përleshjes fare. Fillimisht, F.​​ S.​​ ia kishte zënë​​ rrugën Besim Hajdarit dhe më​​ pas H.​​ G.​​ kishte ndërhyrë​​ kinse për të​​ shpëtuar F.S., por F.​​ S.​​ nuk kishte qenë​​ fare aty kur kishte dal H.G.​​ dhe i ishte kacafytur Besimit (...)”. Sa i përket rrethanës rënduese “vendosmërisë​​ për të​​ kryer veprën penale”, ai kishte vlerësuar se “Para së​​ gjithash kjo rrethanë​​ nuk parashihet fare si rrethanë​​ rënduese në​​ renditjen e rrethanave të​​ parapara në​​ nenin 70 të​​ KPRK-së. Besim Hajdari nuk kishte vendosur asgjë​​ më​​ herët dhe se ai vetëm kishte vendosur që​​ të​​ dal me të​​ dashurën e tij dhe se në​​ rast se do të​​ rezultonte pozitiv testi i shtatëzënisë, ai ka vendosur që​​ të​​ festonte (...).​​ Rrjedhimisht, parashtruesi i​​ kërkesës kishte​​ pretenduar​​ se nëse do të​​ merreshin​​ parasysh: a)Rrethanat të​​ cilat për pak nuk arrijnë​​ të​​ jenë​​ bazë​​ për përjashtimin e përgjegjësisë​​ penale si aftësia e zvogëluar mendore; b)​​ Dëshmia për provokim nga ana e viktimës;​​ c)​​ Rrethanat personale dhe karakteri i personit të​​ dënuar; d)​​ Mosha e personit të​​ dënuar; e) Bashkëpunimi vullnetar i personit të​​ dënuar në​​ hetimin ose ndjekjen penale; f) Pranimin e fajit; g) Keqardhjen e shfaqur nga personi i dënuar; h)​​ Sjelljen e personit të​​ dënuar pas konfliktit, nga ana e gjykatës, e njëjta do të​​ mund të​​ shqiptonte një​​ dënim shumë​​ më​​ të​​ butë.

 

  • ​​ 15 korrik 2022, Zyra e Prokurorit të​​ Shtetit të​​ Kosovës, nëpërmjet shkresës​​ [KLMP.​​ II.​​ nr.​​ 173/2022]​​ kishte propozuar që​​ kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë​​ e paraqitur nga parashtruesi i​​ kërkesës të​​ refuzohet si e pabazuar.​​ 

 

  • ​​ 21 korrik 2022, Gjykata Supreme e Kosovës nxori​​ Aktgjykimin [Pml.​​ nr.​​ 280/2022], me të​​ cilin ​​​​ e​​ refuzoi si të​​ pabazuar kërkesën për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ ​​ paraqitur nga përfaqësuesi i parashtruesit të​​ kërkesës kundër Aktgjykimit [PKR.​​ nr.​​ 586/2021] të​​ Gjykatës Themelore të​​ 4 prillit 2022​​ dhe Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 228/2022] të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ 19 majit 2022.​​ 

 

  • Gjykata Supreme në​​ Aktgjykimin [Pml.​​ nr.​​ 280/2022] kishte​​ arsyetuar si në​​ vijim:

 

“Sipas vlerësimit të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës, pretendimet e mbrojtësit të​​ ​​ dënuarit janë​​ ​​ pabazuara, ngase aktgjykimet kundër të​​ cilave​​ është​​ parashtruar​​ kërkesa, nuk përmbajnë​​ shkelje për të​​ cilat pretendohet”.

 

“Duke vlerësuar pretendimet e mbrojtësit të të dënuarit fillimisht duhet theksuar faktin se i dënuari në shqyrtim gjyqësor​​ kishte​​ bërë pranimin e fajësisë (...), dhe i cili pranim është konstatuar se është në harmoni të plotë me dispozitën e nenit 248,​​ par.1 të KPPRK-së. Nga kjo del se edhe përpilimi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë si rezultat i pranimit të fajësisë nuk​​ përmban​​ arsyet për faktet e vërtetuara dhe të pavërtetuara pasi që këto janë çmuar me rastin e aprovimit të pranimit të fajësisë. Kurse fakti se gjykata e shkallës së dytë ka shqyrtuar shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale (...) në asnjë rrethanë nuk paraqesin shkelje, siç pretendohet ...”.

 

“Gjykata Supreme e Kosovës,​​ duke vlerësuar pretendimet e theksuara përkitazi me shkeljen e ligjit penal (...), vlerësoi​​ se në mënyrë të drejtë është zbatuar ligji penal nga të dy gjykatat e instancave më të ulëta dhe të dënuarit i është shqiptuar dënimi i përcaktuar brenda kornizës së minimumit dhe maksimumit të dënimit për veprën penale të shpallur fajtor. Megjithatë, bazuar në dispozitën e nenit 385,​​ par.5 të KPPK-së (...) nuk është në​​ kompetencë të Gjykatës Supreme të Kosovës shqyrtimi i lartësisë së shqiptuar, por e rëndësishme është se me rastin e shqiptimit të dënimit nuk janë tejkaluar kompetencat ligjore dhe arsyet e dhëna për vendim për dënim, nuk janë të përfshira në shkelje procedurale”.

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon që vendimet e gjykatave të​​ rregullta​​ janë​​ nxjerrë në shkelje​​ të të​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ garantuara me​​ nenet 29 [E Drejta e Lirisë​​ dhe Sigurisë], 31​​ [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 33​​ [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në​​ Rastet​​ Penale] të Kushtetutës në lidhje me​​ nenin 6 të​​ KEDNj-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ thekson​​ se​​ Gjykata e Apelit (...) ka nxjerrë​​ Aktgjykimin PAKR.​​ nr.​​ 228/2022 të​​ datës 19/05/2022,​​ me të​​ cilin ka​​ aprovuar​​ ankesën e Prokurorisë​​ dhe se ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së​​ parë​​ (...),​​ duke e specifikuar se nuk ka gjetur vërtetim të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ të​​ gjendjes faktike, por aktgjykimin e ka ndryshuar për shkak të​​ vendimit mbi dënimin”.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ tutje​​ thekson:​​ “Ne kemi parashtruar​​ kërkesë​​ për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ ndaj​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës së​​ Apelit në​​ Gjykatën Supreme duke kundërshtuar atë​​ aktgjykim pasi që​​ Gjykata e Apelit aktgjykimin e shkallës së​​ parë​​ mund ta ndryshojë​​ vetëm nëse gjen se ka vërtetim të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ të​​ gjendjes faktike e që​​ në​​ këtë​​ rast nuk kishte,​​ dhe vetë​​ Gjykata ka​​ konstatuar​​ se nuk ka gjetur”.

 

  • Në lidhje me refuzimin e kërkesës​​ për mbrojtje të​​ ligjshmërisë, parashtruesi thekson se​​ “(...) i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për ta pasqyruar gjendjen me të​​ cilën kundërligjshëm​​ është​​ ndryshuar aktgjykimi i shkallës së​​ parë​​ dhe më​​ pas Gjykata Supreme ka refuzuar padrejtësisht kërkesën tonë.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, parashtruesi i kërkesës pretendon​​ shkelje të​​ nenit​​ 403 të Kodit të Procedurës Penale,​​ me arsyetimin​​ se:​​ “Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së shkallës së parë kundërligjshëm pasi që ai mund të ndryshohet vetëm sa i përket vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike,​​ siç përcakton neni 403 i KPPRK-së (...) Në këtë rast,​​ vetë Gjykata kishte vlerësuar se nuk ka vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, ndërsa Gjykata Supreme me aktgjykimin e saj e kishte përligjur një aktgjykim të paligjshëm duke e vlerësuar si të drejtë dhe të ligjshëm”. ​​​​ 

 

  • Përfundimisht,​​ parashtruesi i​​ kërkesës kërkon nga Gjykata:​​ “që të vlerësojë​​ ligjshmërinë e aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe atë të Gjykatës së​​ Apelit pasi që​​ ishin të​​ kundërligjshme, të anulojë​​ të​​ njëjta dhe se Besim Hajdarit t'i kthehet çështja në​​ Gjykatën e Apelit e që​​ e njëjta ta zbutë​​ dënimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore nëse gjen arsye dhe mundësi e assesi mos të​​ shqiptohet dënim më​​ i lartë​​ nga ai i gjykatës së​​ shkallës së​​ parë ngase nuk kemi të​​ bëjmë me vërtetim të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ të​​ gjendjes faktike për çka do të mund të​​ ndryshonte Gjykata e Apelit​​ Aktgjykimin e Gjykatës së​​ shkallës së​​ parë (neni 403 i KPPRK-së)”.

 

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

Neni 31​​ 

[E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • ​​ “Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

 

  • ​​ Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”.​​ 

 

[...]

 

Neni 32

[E Drejta për Mjete Juridike]

 

“Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj”.

 

Neni 33​​ 

[Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale]

 

  • Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit.​​ 

 

  • Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës.

 

  • Ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale.​​ 

 

  • Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për kryesin e veprës.

 

 

 

KODI PENAL NR. 04/L-082 I REPUBLIKËS SË​​ KOSOVËS

 

 

 

KAPITULLI XVI

VEPRAT PENALE KUNDËR JETËS DHE TRUPIT

 

Neni 178

Vrasja

 

“Kushdo që e privon personin tjetër nga jeta dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim”.

 

Neni 28

Tentativa

 

“1. ​​ Kushdo që me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale por vepra nuk është kryer ose elementet e veprës penale nuk janë realizuar, konsiderohet se ka tentuar të kryejë vepër penale.​​ 

 

2. ​​ Tentativa për të kryer vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënimi me tre ose më shumë vjet burgim dënohet. Tentativa për të kryer ndonjë vepër penale tjetër, dënohet vetëm nëse shprehimisht parashihet me ligj.​​ 

 

3.Personi që tenton të kryejë vepër penale dënohet si të kishte kryer veprën penale, por dënimi mund të zbutet”.

 

Neni 366

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

 

​​ “1. Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500)​​ euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

 

​​ 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin më shumë se katër (4) armë ose më shumë se katërqind (400) fishekë, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.​​ 

 

3. Arma në pronësi, kontroll apo posedim në kundërshtim të këtij neni konfiskohet”.

 

Neni 70

Rregullat e përgjithshme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimit

 

“1. Kryesit të veprës penale i shqiptohet dënimi i paraparë për veprën e kryer penale, ndërsa dënimi më i butë ose më i rëndë mund të shqiptohet vetëm në pajtim me kushtet e parapara me këtë​​ kod.​​ 

 

2. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e mëposhtme rënduese:​​ 

 

    • shkallën e lartë të pjesëmarrjes së personit të dënuar në veprën penale;​​ 

 

    • shkallën e lartë të dashjes nga ana e personit​​ të dënuar;​​ 

 

    • prezencën e dhunës ose kanosjes me dhunë në kryerjen e veprës penale;

​​ 

    • nëse vepra penale është kryer në mënyrë posaçërisht mizore;​​ 

 

    • nëse vepra penale përfshin disa viktima;​​ 

 

    • nëse viktima e veprës penale ka qenë posaçërisht e pambrojtur apo e ndjeshme;​​ 

 

 

    • mosha e viktimës, nëse është i ri apo i moshuar;​​ 

 

    • shkallën e dëmit të shkaktuar nga personi i dënuar, përfshirë vdekjen, lëndimin e përhershëm, transmetimin e sëmundjes tek viktima apo çfarëdo dëmi tjetër të shkaktuar viktimës ose familjes së tij;

 

 

    • çfarëdo keqpërdorimi të pushtetit ose pozitës zyrtare nga personi i dënuar në kryerjen e veprës penale;​​ 

 

    • dëshmi të shkeljes së besimit nga ana e personit të dënuar;​​ 

 

    • nëse vepra penale është kryer si pjesë e veprimtarisë së grupit të organizuar kriminal;​​ 

 

    • nëse vepra penale është akt i urrejtjes, që nënkupton cilëndo vepër penale të kryer ndaj personit, grupit të personave, ose pronës, motivuar në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, identitetit gjinor, gjuhës, fesë, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronë, gjendjes ekonomike, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal, ose për shkak të afërsisë me personat me karakteristikat e lartpërmendura, përveç nëse ndonjë nga këto karakteristika përbën element të veprës penale;​​ 

 

    • ​​ ndonjë dënim penal të mëparshëm të personit të dënuar; dhe/ose​​ 

 

    • ​​ nëse vepra penale kryhet brenda marrëdhënies familjare.​​ 

 

  • Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e mëposhtme lehtësuese:​​ 

 

    • rrethanat të cilat për pak nuk arrijnë të jenë bazë për përjashtimin e përgjegjësisë penale, si për shembull, aftësia e zvogëluar mendore;​​ 

 

    • ​​ dëshmia për provokim nga ana e viktimës;

 

    • ​​ rrethanat personale dhe karakteri i personit të dënuar;​​ 

 

    • dëshmia që personi i dënuar ka luajtur rol relativisht të vogël në veprën penale;​​ 

 

    • ​​ fakti që personi i dënuar ka marrë pjesë në veprën penale jo si kryes kryesor por përmes ndihmës, inkurajimit ose duke ndihmuar tjetrin në ndonjë mënyrë tjetër;​​ 

 

    • mosha e personit të dënuar, i ri apo i moshuar;​​ 

 

    • dëshmia që personi i dënuar ka bërë restituimin apo kompensimin e viktimës;​​ 

 

    • ​​ bashkëpunimi i përgjithshëm i personit të dënuar me gjykatën, përfshirë dorëzimin vullnetar;

 

    • bashkëpunimin vullnetar të personit të dënuar në hetimin ose ndjekjen penale;​​ 

 

    • ​​ pranimin e fajit;​​ 

 

    • ​​ keqardhjen e shfaqur nga personi i dënuar;​​ 

 

    • ​​ sjelljen e personit të dënuar pas konfliktit;​​ 

 

    • në rastet kur personi është i dënuar për veprën penale të marrjes së pengjeve, rrëmbimit apo privimit të kundërligjshëm nga liria ose siç përcaktohet në nenet 169, 191 ose 193 të këtij​​ kodi, kontributi në mënyrë efektive për lëshimin ose për ta sjellë të gjallë personin e rrëmbyer, marrë apo ndalur ose dhënia vullnetare e informatave që kontribuojnë në identifikimin e përgjegjësve të tjerë për vepër penale; dhe/apo​​ 

 

    • në lidhje me veprat penale të terrorizmit të përcaktuara në këtë​​ kod, fakti që kryesi i veprës penale heq dorë nga veprimtaria terroriste para se të ketë pasoja të rënda prej saj dhe i ofron policisë, prokurorëve ose autoriteteve gjyqësore informata të cilat ato nuk do të kishin mundësi t’i siguronin; ndihmon në parandalimin ose zbutjen e efekteve të veprës penale; identifikon me detaje të mjaftueshme për të lejuar arrestimin ose ndjekjen penale të ndonjë terroristi apo grupi terrorist; gjen prova apo parandalon vepra të tjera terroriste”.

 

Neni 71

Zbutja e dënimeve

 

“1. Gjykata mund të shqiptojë dënim nën kufirin e paraparë me ligj apo të shqiptojë lloj më të butë të dënimit:

 

    • kur ligji parasheh që dënimi i kryesit mund të zbutet apo të zvogëlohet;

 

    • ​​ kur gjykata konstaton se ekzistojnë rrethana posaçërisht lehtësuese të cilat tregojnë se qëllimi i dënimit mund të arrihet edhe me shqiptimin e dënimit më të butë; ose​​ 

 

    • në rastet kur kryesi pranon fajësinë ose ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë”.

 

Neni 72

Kufijtë e zbutjes së dënimeve

 

  • “Kur ekzistojnë kushtet për zbutjen e dënimit nga neni 71 i këtij Kodi, gjykata mund të zbusë dënimin brenda kufijve në vijim:​​ 

 

    • nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet, dënimi mund të zbutet deri në pesë (5) vjet burgim;​​ 

 

    • nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej së paku pesë (5) vjet, dënimi mund të zbutet deri në tre (3) vjet burgim;​​ 

 

    • nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej së paku tre (3) vjet, dënimi mund të zbutet deri në një (1) vit burgim;​​ 

 

    • nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej dy (2) vjet, dënimi mund të zbutet deri në gjashtë (6) muaj burgim;​​ 

 

    • nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej një (1) viti, dënimi mund të zbutet deri në tre (3) muaj burgim;​​ 

 

    • nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim me më pak se një (1) vit, dënimi mund të zbutet deri në tridhjetë (30) ditë burgim;

 

    • nëse për veprën penale nuk është paraparë masa më e ulët e dënimit, atëherë mund të shqiptohet dënimi me gjobë në vend të dënimit me burgim;

 

    • ​​ nëse për veprën penale nuk është paraparë shuma më e ulët e gjobës, gjoba mund të zbutet deri në njëqind (100)​​ euro.​​ 

 

  • Me rastin e vendosjes së shkallës së zbutjes së dënimit sipas paragrafit 1 të këtij neni, gjykata në veçanti merr parasysh shkallën më të ulët dhe më të lartë të dënimit të paraparë për vepër penale”.

 

 

 

 

KODI Nr. 04/L-123 I PROCEDURËS PENALE

 

 

Neni 403

Ndryshimi i​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës​​ Themelore

 

1. Gjykata e Apelit e ndryshon​​ Aktgjykimin e​​ Gjykatës​​ Themelore me aktgjykim kur vërteton se​​ Gjykata​​ Themelore ka bërë vërtetim të gabuar apo jo të plotë të fakteve, dhe për këtë qëllim:

 

1.1. në bazë të kërkesës së palëve ose sipas detyrës zyrtare, zbaton shqyrtim për të marrë​​ 

prova të reja apo për të përsëritur shqyrtimin e provave në mënyrë që të vlerësojë drejtë​​ 

dhe të çmojë provat materiale; ose

 

1.2. mund të vërtetojë dhe të çmojë provat materiale pa mbajtur shqyrtim, nëse nuk ka​​ 

nevojë për të marrë prova të reja apo për të përsëritur shqyrtimin e provave.

 

2. Kur Gjykata e Apelit çmon se ekzistojnë kushtet ligjore për shqiptimin e vërejtjes gjyqësore, e ndryshon​​ Aktgjykimin e​​ Gjykatës​​ Themelore me aktgjykim dhe shqipton vërejtjen gjyqësore.

 

3. Kur për shkak të ndryshimit të​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës​​ Themelore ka arsye për caktimin ose heqjen e paraburgimit, për këtë Gjykata e Apelit merr aktvendim të posaçëm. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë.

 

 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë​​ së​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe të​​ parapara me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata, fillimisht, i referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:

 

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[…]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata,​​ gjithashtu, shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të kërkuara me nenet 47 [Kërkesat individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, që përcaktojnë:

 

 

Neni 47​​ 

​​ [Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo​​ individ​​ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast​​ se​​ pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.​​ Individi​​ mund​​ të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe​​ liri​​ pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afati]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga​​ dita​​ kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor [...]”.

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kërkesave, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin [Pml.​​ nr.​​ 280/2022] e 21 korrikut 2022, të Gjykatës Supreme, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka qartësuar të drejtat dhe liritë që pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kriteret e nenit 48 të Ligjit dhe i kanë dorëzuar kërkesat në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në paragrafin (2) të rregullit 34​​ (Kriteret e​​ pranueshmërisë) të Rregullores së punës. Rregulli 34​​ (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të të cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Rregulli 34​​ (2) specifikisht përcakton që:

 

Rregulli 34

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

"(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar,​​ kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.

 

  • Rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe në praktikën e Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si​​ “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”;​​ dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, dhe në vijim, me qëllim të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës në rrethanat e këtij rasti, vlerësimit nëse e njëjta është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të rikujtojë pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Gjykata fillimisht sjellë në vëmendje se parashtruesi i kërkesës pretendon se vendimet e gjykatave të rregullta, respektivisht Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme, është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij, të garantuara përmes neneve 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë],​​ 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së.

 

  • Gjykata fillimisht rikujton se parashtruesi i kërkesës​​ përmes Aktgjykimit [PKR.​​ nr.​​ 586/2021] të Gjykatës Themelore ishte shpallur fajtor lidhur me veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprën​​ “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”​​ nga neni 366,​​ paragrafi 1 të KPRK-së, duke i shqiptuar dënimin unik me burgim në​​ kohëzgjatje prej 4 viteve. Kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit përkitazi me sanksionin penal.​​ Gjithashtu, edhe Prokuroria Themelore dhe ajo e Apelit kishin paraqitur ankesë lidhur me sanksionin penal duke kërkuar që ndaj parashtruesit të shqiptohet dënim më​​ i lartë. Gjykata e Apelit​​ nëpërmjet Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 228/2022] e aprovoi ankesën e Prokurorisë Themelore duke ndryshuar Aktgjykimin [PKR.​​ nr.​​ 586/21] të Gjykatës Themelore të 21 marsit 2022 përkitazi me dënimin duke i shqiptuar parashtruesit të kërkesës dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 vitesh për veprën penale​​ “Vrasje në tentativë”, kurse e kishte marrë si të vërtetuar dënimin në kohëzgjatje prej 1 viti për veprën penale​​ “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”​​ dhe kësisoj kishte shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 5 vite e 6 muaj ndaj parashtruesit të kërkesës. Në ndërkohë, parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme. Gjykata Supreme përmes ​​ Aktgjykimit [Pml.​​ nr.​​ 280/2022] refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë me arsyetimin se “se në mënyrë të drejtë​​ është zbatuar ligji penal nga të dy gjykatat e instancave më​​ të ulëta dhe të dënuarit i është shqiptuar dënimi i përcaktuar brenda kornizës së​​ minimumit dhe maksimumit të dënimit të përcaktuar për veprën penale të shpallur fajtor”.

 

  • Konstatimet e gjykatave të rregullta, parashtruesi i kërkesës i konteston para Gjykatës duke pretenduar se të njëjtat janë në kundërshtim me nenin​​ 30,​​ 31, 32 si dhe 33​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së,​​ si rezultat i mos aplikimit të duhur të nenit 403 të KPPRK-së​​ me arsyetimin e vetëm që​​ Gjykata e Apelit në kundërshtim me nenin 403 të KPPRK-së​​ ka ndryshuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore.​​ 

 

  • Nën​​ dritën e kësaj, Gjykata vëren se​​ parashtruesi i kërkesës në esencë​​ pretendon:​​ (i)​​ shkelje të nenit 31 të Kushtetutës,​​ si rezultat i mënyrës së​​ interpretimit dhe zbatimit të ligjit material,​​ meqë sipas​​ tij​​ nuk është interpretuar​​ dhe zbatuar​​ drejtë​​ neni​​ 403 i KPPRK-së​​ me rastin e ndryshimit të sanksionit penal nga Gjykata e Apelit në dëm të parashtruesit të​​ kërkesës; si​​ dhe​​ (ii)​​ pretendimet për shkelje të tjera të të​​ drejtave kushtetuese​​ të​​ garantuar me nenin 29, 32 dhe 33 të Kushtetutës. ​​​​ 

 

Përkitazi me ​​ pretendimin​​ për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata​​ ren se parashtruesi i​​ kërkesës​​ në​​ esencë pretendon shkelje të nenit 31 të Kushtetutës,​​ duke kontestuar mënyrën​​ e interpretimit dhe zbatimit të ligjit material​​ me arsyetimin kryesor​​ se​​ nuk është interpretuar dhe zbatuar drejtë neni ​​ 403 i​​ KPPRK-së​​ me rastin e ndryshimit të​​ sanksionit penal nga Gjykata e Apelit në dëm të parashtruesit të​​ kërkesës.​​ 

 

  • Gjykata fillimisht rikujton qëndrimin e saj të përgjithshëm se vërtetimi i drejtë dhe i plotë i gjendjes faktike, si dhe interpretimet përkatëse të dispozitave ligjore a ligjit, si rregull hyjnë brenda juridiksionit të gjykatave të rregullta. Roli i Gjykatës Kushtetuese është që të sigurojë respektimin e standardeve dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe rrjedhimisht, ajo nuk mund të veprojë si gjykatë “e shkallës së katërt”​​ (shih, në lidhje me doktrinën e​​ “shkallës së katërt”,​​ rastin e GjEDNj-së,​​ Garcia Ruiz kundër​​ Spanjës, kërkesa​​ ​​ nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28).

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata thekson se interpretimi i së drejtës materiale dhe procedurale është detyrë parësore dhe bie brenda juridiksionit të gjykatave të rregullta (çështje e ligjshmërisë). Roli i Gjykatës Kushtetuese është vetëm të përcaktojë nëse efektet e interpretimit të tillë janë në përputhje me normativat dhe standardet kushtetuese.

 

  • Në lidhje me këtë pretendim, parashtruesi i​​ kërkesës​​ thekson se:​​ “Gjykata e Apelit (...) ka nxjerrë​​ Aktgjykimin PAKR.​​ nr.​​ 228/2022 të datës 19/05/2022 me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë dhe se ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë (...) duke e specifikuar se nuk ka​​ gjetur vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, por aktgjykimin e ka ndryshuar për shkak të vendimit mbi dënimin”. ​​​​ 

 

  • Sipas parashtruesit të kërkesës​​ në substancë​​ e gjitha kjo përbën shkelje të nenit​​ 31 të​​ Kushtetutës​​ dhe nenin​​ 403 të KPPK-së, pasi që​​ Gjykata e Apelit e ndryshon Aktgjykimin e Gjykatës themelore me aktgjykim​​ pa​​ vërtetuar​​ se​​ Gjykata themelore ka bërë vërtetim të gabuar apo jo të plotë të fakteve.​​ 

 

  • Në rastin konkret, parashtruesi pretendon se​​ Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së​​ parë​​ përkitazi​​ me sanksionin penal pa gjetur​​ shkelje​​ lidhur me​​ vërtetimin​​ e gabuar​​ ​​ gjendjes faktike ashtu​​ siç​​ kërkon​​ neni 403 i KPPRK-së.​​ ​​ 

 

  • Gjykata vëren se​​ parashtruesi i kërkesës përmes Aktgjykimit [PKR.​​ nr.​​ 586/2021] të Gjykatës Themelore ishte shpallur fajtor​​ dhe i ishte ​​​​ shqiptuar dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 viteve.​​ 

 

  • Gjykata vëren se​​ kundër​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës​​ Themelore, Prokuroria Themelore dhe Prokuroria e Apelit kishin paraqitur ankesë​​ përkitazi​​ me sanksionin penal duke​​ kërkuar​​ ashpërsimin​​ e​​ dënimit​​ ndaj​​ parashtruesit të​​ kërkesës.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se Gjykata e Apelit nëpërmjet Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 228/2022] e aprovoi ankesën e Prokurorisë Themelore duke ndryshuar Aktgjykimin [PKR.​​ nr.​​ 586/21] të Gjykatës Themelore të 21 marsit 2022 përkitazi me dënimin,​​ duke i shqiptuar parashtruesit të kërkesës dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 vitesh për veprën penale​​ “Vrasje në tentativë”,​​ kurse e kishte marrë si të vërtetuar dënimin në kohëzgjatje prej 1 viti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”​​ dhe kësisoj​​ i​​ kishte shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 5 vite e 6 muaj ndaj parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Në këtë​​ kontekst, Gjykata do t​​ i referohet​​ pjesës​​ relevante të Aktgjykimit të​​ Gjykatës​​ së​​ Apelit,​​ i cili thekson:​​ “Gjykata e Apelit vlerësoi pretendimet ankimore dhe arsyet e aktgjykimit për sa i përket lartësisë së dënimit (...) Kjo Gjykatë pajtohet me vlerësimin e rrethanave lehtësuese​​ nga gjykata e shkallës së parë, por nuk pajtohet me vlerësimin e rrethanave rënduese.​​ Më të drejtë,​​ mbrojtësi i të akuzuarit pretendon se nga rrethanat si është kryer vepra penale dhe veprimet konkrete të​​ akuzuarit nuk bëhet fjalë​​ për shkallën e lartë​​ të​​ pjesëmarrjes​​ së​​ të akuzuarit në​​ veprën penale, prandaj as që mund të vlerësohet si rrethanë rënduese.​​ Nga gjendja e fakteve e përshkruar në​​ dispozitiv të​​ aktgjykimit rezulton se në​​ kryerjen e veprës penale ishte i përfshirë​​ vetëm i akuzuari, ndërsa shkalla e lartë​​ e pjesëmarrjes​​ së​​ personit të dënuar në vepër penale​​ mund të vlerësohet në format …”.​​ 

 

  • Gjithashtu, Gjykata​​ vëren​​ se edhe Gjykata Supreme​​ përmes​​ Aktgjykimit të saj kishte theksuar si në​​ vijim:

 

“Duke​​ vlerësuar​​ pretendimet e​​ mbrojtësit të të​​ dënuarit​​ fillimisht duhet theksuar faktin se i ​​ dënuari​​ në​​ shqyrtimin​​ gjyqësor​​ kishte​​ bërë​​ pranimin e​​ fajësisë​​ dhe​​ si rezultat i konstatimit të​​ gjykatës​​ se​​ janë​​ përmbushur​​ kriteret e​​ përcaktuara, pranimi i​​ fajësisë​​ është​​ aprovuar.” [...]​​ 

 

“Gjykata Supreme e​​ Kosovës,​​ vlerësoi​​ se në​​ mënyrë​​ të​​ drejtë​​ është​​ zbatuar ligji penal nga të​​ dy gjykatat e instancave më​​ të​​ ulëta​​ dhe të​​ dënuarit​​ i​​ është​​ shqiptuar​​ dënimi​​ i​​ përcaktuar​​ brenda​​ kornizës​​ së​​ minimumit dhe maksimumit të​​ dënimit​​ të​​ përcaktuar​​ për​​ veprën​​ penale të​​ shpallur fajtor​​ ...​​ me rastin e shqiptimit të​​ dënimit​​ nuk​​ janë​​ tejkaluar kompetencat ligjore dhe arsyet e​​ dhëna​​ për​​ vendimin​​ për​​ dënim, nuk​​ janë​​ të​​ përfshira​​ në​​ shkelje procedurale. [...] Për më​​ tepër,​​ është​​ brenda​​ kompetencës​​ së​​ gjykatës​​ së​​ shkallës së​​ parë​​ aspekti i​​ vlerësimit​​ të​​ rrethanave​​ lehtësuese​​ dhe renduese,​​ dhe kjo,​​ duke marrë​​ parasysh faktin se Prokuroria Themelore në​​ Prishtinë​​ kishte parashtruar ankesë​​ pikërisht​​ për​​ shkak të​​ vendimit​​ të​​ sanksionit penal dhe si rezultat i​​ kësaj​​ edhe​​ është​​ bërë​​ ndryshimi i vendimit​​ për​​ dënimin​​ me raport me aktgjykimin e​​ gjykatës​​ së​​ shkallës së​​ parë”.

 

  • Gjykata gjithashtu​​ do t​​ i referohet edhe nenit​​ 383​​ [Arsyet për ushtrimin e ankesës ndaj aktgjykimit​​ të KPPRK-së,​​ i cili​​ përcakton:

 

  • Ndaj aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë:

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ […]​​ 

 

    • për shkak të vendimit lidhur me sanksionet penale [...]

 

  • Ndaj aktgjykimit nuk mund të ushtrohet ankesë për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike kur ka marrëveshje mbi pranim të fajësisë apo kur i akuzuari ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzës dhe trupi gjykues është pajtuar me pranimin e tillë.

 

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon mosaplikim dhe mungesë interpretimi​​ të​​ duhur​​ të​​ nenit 403 të KPPRK-së​​ me rastin e ndryshimit të Aktgjykimit të​​ Gjykatës​​ Themelore nga Gjykata e Apelit. Megjithatë, Gjykata​​ vëren​​ se (i) Gjykata e​​ Apelit​​ nëpërmjet Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 228/2022] kishte ndryshuar Aktgjykimin [PKR.​​ nr.​​ 586/21] të Gjykatës Themelore të 21 marsit 2022 vetëm përkitazi me dënimin duke iu referuar​​ nenit​​ 383 të KPPRK-së, pasi Prokuroria​​ Themelore dhe ajo e Apelit kishin paraqitur ankesë; (ii) Gjykata Supreme​​ kishte sqaruar se Gjykata e Apelit nuk​​ e​​ kishte kontestuar ​​ çështjen​​ e gjendjes faktike,​​ meqë parashtruesi i​​ kërkesës​​ në shqyrtimin​​ gjyqësor​​ kishte​​ bërë​​ pranimin e​​ fajësisë; (iii) si dhe Gjykata Supreme kishte konstatuar se në bazë të nenit 385 të KPPRK-së​​ nuk ishin​​ tejkaluar​​ kompetencat ligjore lidhur me shqiptimin e​​ dënimit.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu​​ vëren​​ se​​ neni 387 [Ankesa kundër aktgjykimit lidhur me vendimin mbi sanksionin penal dhe vendimeve të tjera] të KPPRK-së,​​ përcakton​​ se​​ “Ndaj aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë lidhur me vendimin mbi shqiptimin e dënimit [...]”.

 

  • Gjykata vëren se gjykatat e rregullta përmes vendimeve të tyre kanë​​ dhënë arsye bindëse dhe të mjaftueshme duke shtjelluar në detaje bazën ligjore të aplikueshme mbi të cilën i kanë mbështetur vendimet e tyre, duke arsyetuar në mënyrë logjike se përse në rrethana të këtilla të parashtruesit të kërkesës aplikohen dispozitat ligjore të lartpërmendura.

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës kërkon “që të vlerësoje ligjshmërinë e aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe atë të Gjykatës se Apelit,​​ pasi që​​ ishin të​​ kundërligjshme [...]”.

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata rikujton se ajo vet nuk mund të shndërrohet në gjykatë të​​ shkallës​​ ​​ katërt​​ faktit dhe t’u tregojë gjykatave të rregullta se cila do të ishte mënyra më e përshtatshme e zbatimit të së drejtës materiale, sepse një kompetencë e tillë, si rregull, i takon gjykatave të juridiksionit të rregullt që ta bëjnë. Gjykata thekson se ajo mund të ndërhyjë vetëm atëherë kur i vendimeve të gjykatave të rregullta është tejet arbitrar dhe i pajustifikueshëm, çfarë në rrethanat konkrete nuk kemi të bëjmë me vendime qartazi arbitrare ose të pajustifikuara.

  • Gjykata, megjithatë, thekson se praktika gjyqësore e GJEDNJ-së dhe e Gjykatës ​​ gjithashtu përcaktojnë rrethana nën të cilat duhet të bëhen përjashtime nga ky qëndrim. Siç u theksua më​​ lart, përderisa gjykatat e rregullta kanë detyrë primare të​​ zgjidhin problemet rreth interpretimit të ligjit të aplikueshëm, roli i Gjykatës është që të sigurohet apo të verifikojë​​ që efektet e këtij interpretimi të jenë kompatibile me Kushtetutën dhe KEDNJ-në (shih rastin e GJEDNJ-se,​​ Miragall Escolano dhe të​​ tjerët kundër Spanjës,​​ Aktgjykim i 25 majit 2000, paragrafët 33­39; dhe shih, gjithashtu, rastin e Gjykatës​​ KI154/17 dhe KI05/18, cituar më​​ lart, paragrafi 63).

 

  • Andaj, Gjykata nga shtjellimet e mësipërme konsideron se parashtruesi i kërkesës thjeshtë është i pakënaqur me rezultatin e procedurës pranë gjykatave të rregullta, megjithatë pakënaqësia e tij nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë, kërkesa nr. 5503/02, Aktgjykimi i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).

 

  • Në këtë kuptim, Gjykata, shikuar procedurën si tërësi, në kuptim të së drejtës për “gjykim të drejtë”, këtë pretendim të parashtruesit të kërkesës e cilëson se i takon kategorisë së parë (i), pretendime “të shkallës së katërt”,​​ andaj të njëjtin, Gjykata, si të tillë, në baza kushtetuese e deklaron qartazi të pabazuar dhe rrjedhimisht të papranueshme, në pajtim me rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës.​​ 

 

Përkitazi​​ me pretendimet për​​ shkelje të nenit 29, 32 dhe 33 të Kushtetutës​​ 

 

  • Sa i përket pretendimeve të parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me nenet 29, 32, 33 të Kushtetutës, Gjykata rikujton se sipas praktikës së konsoliduar gjyqësore të GjEDNj-së, Gjykata e shpall kërkesën të papranueshme si qartazi të pabazuar në pajtim me kriterin (iii), pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara” kur plotësohet një nga dy kushtet karakteristike, përkatësisht:

 

 

  • kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk paraqet ose refuzon të paraqesë provat materiale me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih rastin​​ KI166/20,​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 42).

 

  • Përkitazi​​ me këto pretendime, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës vetëm i përmend nenet përkatëse, por nuk shtjellon më tutje se si dhe përse ka ardhur deri te shkelja e këtyre neneve përkatëse të Kushtetutës.​​ Gjykata rikujton se ajo​​ ka theksuar vazhdimisht se​​ vetëm referimi dhe përmendja e neneve të Kushtetutës dhe të KEDNj-së nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të tilla të Kushtetutës, parashtruesit e kërkesës duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës Kushtetuese​​ KI136/14,​​ parashtrues:​​ Abdullah Bajqinca, Aktvendim për papranueshmëri, paragrafi 33;​​ KI187/18 dhe KI11/19, parashtrues:​​ Muhamet Idrizi,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 29 korrikut 2019, paragrafi 73, dhe​​ së fundmi rastin​​ KI125/19​​ parashtrues:​​ Ismajl Bajgora, Aktvendim për papranueshmëri, i 11 marsit 2020, paragrafi 63).​​ 

 

  • Gjykata, në fund, gjithashtu thekson se pakënaqësia e parashtruesit të kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat​​ kundër Hungarisë, nr. 5503/02, Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton se sa i përket pretendimeve të parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me këto nene të Kushtetutës,​​ konkludon se kërkesa duhet të deklarohet qartazi e pabazuar, sepse​​ këto pretendime cilësohen si pretendime që i takojnë kategorisë (iii), pretendime “të pambështetura ose të paarsyetuara”, sepse parashtruesi i kërkesës thjesht i përmend këto dispozita të Kushtetutës, pa shpjeguar se si janë shkelur ato.​​ 

 

Përfundim

 

  • Si përmbledhje, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me nenet e sipërcekura të Kushtetutës dhe të KEDNj-së,​​ janë qartazi të pabazuara, sepse të njëjtat​​ cilësohen si pretendime që i takojnë kategorisë së parë (i) të​​ “shkallës së katërt”​​ dhe kategorisë së tretë (iii) pretendime “të pambështetura ose të paarsyetuara” në baza kushtetuese.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata konkludon se kërkesa, në tërësinë e saj, duhet të deklarohet qartazi e pabazuar dhe rrjedhimisht e papranueshme në baza kushtetuese, në pajtim me rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës.​​ 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës, më​​ 17 janar 2024, njëzëri​​ 

 

VENDOS​​ 

 

    • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

    • T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve;​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

 

    • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese​​  ​​  ​​  ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 ​​ 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ ​​ ​​    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

 

 

 

 

 

Parashtruesit:

Besim Hajdari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale