Prishtinë, më 22 maj 2023
Nr. Ref.:RK 2193/23
AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI
në
rastin nr. KI198/22
Parashtrues
Drita Gjonbalaj
Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr.38/2022] të Gjykatës Supreme të Kosovës të25 korrikut 2022
GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKËS SË KOSOVËS
e përberë nga:
Gresa Caka-Nirnani, kryetare
Bajrarn Ljatifi, zëvendëskryetar
Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare
Safet Hoxha, gjyqtar
Radornir Laban, gjyqtar
Rernzije Istrefi-Peci, gjyqtare
Nexhrni Rexhepi, gjyqtar dhe
Enver Peci, gjyqtar
Parashtruesja e kërkesës
Kërkesa është dorëzuar nga Drita Gjonbalaj me vendbanim në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: parashtruesja e kërkesës), e përfaqësuar nga Florim H. Shefqeti, avokat nga Prishtina (në tekstin e mëtejmë: përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës)
Vendimi i kontestuar
Parashtruesja e kërkesës konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [ARJ. nr. 38/2022] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 korrikut 2022.
Aktgjykimi i kontestuar është dorëzuar parashtrueses së kërkesës më 16 gusht 2022.
Objekti i çështjes
Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë sëAktvendimittë kontestuar, me të cilin pretendohet se parashtrueses së kërkesës i janë shkelur të drejtat e garantuara menenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) në lidhje me nenin 6.1 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ); dhe neneve 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës.
Baza juridike
Kërkesa bazohet në nenin 113 (1) dhe (7) [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), nenet 22 [Procedimi i kërkesës]dhe47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).
Procedura në Gjykatën Kushtetuese
Më 14dhjetor 2022, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:Gjykata).
Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.
Më 20 dhjetor 2022, Kryetarja e Gjykatës me vendimin [Nr.GJR.KI198/22] caktoi gjyqtarin Radomir LabanGjyqtar raportues dhe me vendimin [Nr.KSH.KI198/22] Kolegjin Shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Remzije Istrefi-Peci (kryesuese), Nexhmi Rexhepi dhe Enver Peci anëtarë.
Më 23 janar 2023, Gjykata (i) njoftoi përfaqësuesin e parashtrueses së kërkesës për regjistrimin e kërkesës me nr.KI198/22 dhe kërkoi nga i njëjti që të plotësojë formularin e kërkesës sipas versionit zyrtar të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që tëproecdojë tutje me kërkesën; (ii)i dërgoi një shkresë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore), ku kërkoi informacione shtesë që dëshmojnë se kur e ka pranuar parashtruesja e kërkesës Aktgjykimin [ARJ. nr. 38/2022] të 25 korrikut 2022; dhe (iii) i dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës Supreme të Kosovës.
Më 25 janar 2023, Gjykata pranoi fletë-kthesën nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që dëshmon se kur e ka pranuar Aktgjykimin [ARJ. nr. 38/2022] të 25 korrikut 2022, parashtruesja e kërkesës.
Më 7 shkurt 2023, Gjykata pranoi formularin e kërkesës të plotësuar nga përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës, sipas kërkesës së Gjykatës të 23 janarit 2023.
Më 27 prill 2023, Kolegji Shqyrtues e shqyrtoi raportin e Gjyqtarit Raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.
Përmbledhja e fakteve
Nga shkresat e lëndës, Gjykata vëren se esenca e çështjes ka të bëjë me refuzimin që Agjencia Kosovare e Privatizimit (në tekstin e mëtejmë: AKP) kishte bërë lidhur me kërkesën për avancim në karrierë nga parashtruesja e kërkesës. Në këtë drejtim, janë zhvilluar tri procedura: a) procedura administrative, b) procedura e parë gjyqësore për anulimin e vendimit A 02/58/2015 të 10 prillit 2015 të KPMShCK, më të cilin ishte hedhur poshtë ankesa e parashtrueses së kërkesës si e palejuar dhe c) procedura e dytë gjyqësore për anulimin e vendimit A 02/453/2017 të 16 prillit 2018 të KPMShCK, me të cilin ishte refuzuar ankesa e parashtrueses së kërkesës si e pabazuar. Në vazhdim, Gjykata do t’i trajtoj ndaras këto procedura.
Procedura administrative
Nga shkresa e lëndës rezulton se më 19 nëntor 2014, Zëvendës Drejtori Menaxhues i AKP-së përmes vendimit ZDM 266/2014, kishte refuzuar kërkesën e parashtrueses së kërkesës për rishikim të pozitës dhe pagës, me arsyetimin se gradimi apo avancimi në karrierë parashihet me Rregulloren nr. 21/2012 për Avancim në Karrierë me ç’rast konkurrenca do të duhej të ishte e hapur për të gjithë nëpunësit e AKP-së sipas Ligjit për Shërbimin Civil dhe për pozitën që ajo synonte nuk ishte hapur ndonjë konkurs.
Më 16 dhjetor 2014, parashtruesja e kërkesës kishte paraqitur ankesë tek Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave pranë AKP-së, si organ i shkallës së dytë.
Më 13 janar 2015, Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave si organ i shkallës së dytë në AKP, nxjerr vendimin me nr. KZKA-1/2015 me të cilin:(i) anuloi vendimin e kontestuar me nr. reference 266/2014 të 19 nëntorit 2014; dhe (ii) lëndën e ktheu në rishqyrtim tek Komisioni për Rishikimin e Pagave pranë AKP-së. Arsyetimi i këtij Komisioni ishte se vendimi nr.266/2014, përmban aplikim jo të drejtë të dispozitave në çështjen në fjalë, pasi ishte bazuar në Rregulloren nr. 21/2012, por që ky komision kishte vlerësuar se AKP-ja ka themeluar Rregulloren e posaçme në të cilën ka paraparë nivelet e kategorive funksionale të sistemit të pagave dhe u ka dhënë mundësinë nëpunësve që të bëjnë kërkesa për rishikimin e pagave të tyre.
Më 12 shkurt 2015, parashtruesja e kërkesës kishte parashtruar ankesëtek Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPMShCK), kundër vendimit Nr.KZKA-1/2015 të 13 janarit 2015 të Komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Parashtruesja e kërkesës në këtë ankesë kishte pretenduar se AKP-ja në të kaluarën kishte emëruar persona në pozitën që parashtruesja e kërkesës kërkonte pa shpallur konkurs të organizuar dhe se ristrukturimi që ishte bërë në vitin 2014 nuk bazohej në parimet e meritës ashtu siç kërkonte dispozita ligjore e nenit 3.9 të Ligjit për Shërbyes Civil.
Më 10 prill 2015, KPMSHCK-ja nxjerrë vendimin me nr. 1218/2015, me të cilin hodhi poshtë si të palejuar ankesën e parashtrueses së kërkesës, me arsyetimin se :
“Kolegji për shqyrtimin e ankesave ka konstatuar se ankuesja Drita Gjonbalaj vendimin e Komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave Nr. KZKA-1/2015 të datës 13.01.2015, e ka pranuar më 13.01.2015 nëpërmjet shkresës (e-mailit) nga zyra e personelit, ndërsa ankesën në Këshillin e pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e ka parashtruar me datë 12.02.2015. Kolegji për shqyrtimin e ankesave ka konstatuar se ankuesja ankesën në Këshill e ka parashtruar në ditën e tridhjetë e një (31), prej momentit kur e ka pranuar vendimin e Komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave , jashtë afatit ligjor të përcaktuar me nenin 4 paragrafi 1 të Rregullores Nr. 02/2014 për Rregullat dhe Procedurat e Ankesave në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ku thuhet : “Ankesa duhet të bëhet brenda afatit prej 30 ditëve nga data kur palës i është dorëzuar vendimi i Komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave “ dhe nenin 11 tëRregullorës Nr.05/2011 për Procedurat e Zgjidhjes së Kontesteve dhe Ankesave ku thuhet: “Kundër vendimit të Komisionit, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, brenda afatit prej 30 ditësh”.”
Procedura e parë gjyqësore
Më 8 maj 2015, parashtruesja e kërkesës ushtron padi në Gjykatën Themelore duke e kontestuar ligjshmërinë e vendimit të KPMShCK me nr. 1218/2015 të 10 prillit 2015.
Më 19 korrik 2016, Gjykata Themelore nëpërmjet Aktgjykimit [A. nr. 828/2015], refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtrueses së kërkesës, me arsyetimin se parashtruesja e kërkesës ka lëshuar afatin për paraqitjen e ankesës tek KPMSHCK.
Në një datë të pacaktuar, parashtruesja e kërkesësparashtroi ankesë ndaj Aktgjykimit [A. nr. 828/2015] të Gjykatës Themelore, për shkak të: (i) konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, (ii) aplikimit të gabuar të së drejtës materiale dhe (iii) shkeljeve të dispozitave të procedurës administrative.
Më 8 nëntor 2016, Gjykata e Apelit të Kosovës përmes Aktgjykimit [AA.nr.292/2016] refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtrueses së kërkesës dhe vërteton aktgjykimin e ankimuar të Gjykatës Themelore.
Në një datë të pacaktuar, parashtruesja e kërkesës paraqet kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor në Gjykatën Supreme të Kosovës duke e kontestuar në tërësi ligjshmërinë e aktgjykimeve të Gjykatës Themelore [A.nr.828/2015] të 19 korrikut 2016 dhe Gjykatës së Apelit [AA. nr. 292/2016] të 8 nëntorit 2016, dhe kërkoi që lënda t’i kthehet në rigjykim shkallës së parë.
Më 16 maj 2017, Gjykata Supreme e Kosovës mori Aktgjykimin [ARJ.nr.14/2017], me të cilin aprovoi si të bazuar kërkesën e parashtrueses së kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe anuloi aktgjykimet e kontestuara të Gjykatës Themelore dhe të Apelit, duke e kthyer çështjen në rigjykim gjykatës së shkallës së parë.
Në arsyetimin e Aktgjykimit [ARJ. nr. 14/2017], Gjykata Supreme theksoi se :
“Gjykata Supreme e Kosovës, duke vlerësuar pretendimet e paditëses rreth shkeljeve thelbësore të dispozitave procedurale, konstatoj se të njëjtat janë të bazuara. Kësisoj, gjykata konstatoj se aktgjykimi i atakuar i gjykatës së shkallës së dytë por edhe i shkallës së parë janë marrë me shkelje thelbësore të dispozitave procedurale nga neni 182.1 lidhur me nenin 126.2 të LPK-së, të aplikueshme sipas nenit 63 LKA-ës, nga se gjykatat e instancave më të ulëta gjatë procedurës kanë zbatuar në mënyrë jo të drejtë dispozitat e nenit 126.2 të LPK-së të aplikueshme sipas nenit 63 të LKA-së, kurse kjo ka pasur ndikim në nxjerrjen e aktgjykimit të ligjshëm e të drejtë.”
[...]
“Gjykata Supreme duke llogaritur afatin e ankesës dhe dispozitën e nenit 162.2 të LPK-së, konstatoi se si e e paditura ashtu edhe gjykatat gabimisht kanë llogaritur afatshmërinë e ankesës së paditëses nga se sipas kësaj dispozite shprehimisht është paraparë mes të tjerash, “nëse afati është caktuar me ditë, përjashtohet nga llogaritja dita në të cilën ka filluar ngjarja”, do të thotë në rastin konkret nuk llogaritet data 13.01.2015, por fillon prej datës 14 të atij muaji dhe meqenëse paditësja ankesën e ka ushtruar më 12.02.2015, kjo gjykatë konstatoi se paditësja në ditën e 30 e ka ushtruar ankesën e jo siç konstatojnë i padituri dhe gjykatat në ditën e 31, kështu që paditësja në afatin ligjor ka ushtruar ankesë.”
Më 20 korrik 2017, Gjykata Themelore pas kthimit të çështjes në rivendosje, mori Aktgjykimin [A. nr. 916/2017] me të cilin aprovoi si të bazuar kërkesëpadinë e parashtrueses së kërkesës dhe anulon vendimin e KPMSHCK me nr. A 02/58/2015 i 10 prillit 2015, duke e rikthyer çështjen në rishqyrtim dhe rivendosje tek KPMSHCK.
Në një datë të pacaktuar, KPMShCK parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit me pretendimin për shkelje të dispozitave ligjore të procedurës administrative dhe kontestimore, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozimin që të anulohet aktgjykimi i ankimuar dhe të mbetet në fuqi vendimi nr.1218/2015 i 10 prillit 2015, si i bazuar në ligj.
Më 19 dhjetor 2017, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [AA. nr. 413/2017] refuzoi si të pabazuar ankesën e KPMSHCK dhe vërtetoi aktgjykimin e ankimuar.
Në një datë të pacaktuar, KPMSHCK parashtroi kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit [AA. nr. 413/2017] të 19 dhjetorit 2017, për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, duke kërkuar që të ndryshohet aktgjykimi i kontestuar dhe të mbetet ne fuqi vendimi i saj me nr. A 02/58/2015 i 10 prillit 2015.
Më 14 mars 2018, Gjykata Supreme e Kosovës mori Aktvendimin [ARJ-UZVP.nr.24/2018] me të cilin hodhi poshtë kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm si të palejueshme me arsyetimin se çështja është kthyer tek KPMSHCK për rishqyrtim dhe rivendosje, andaj vendimi gjyqësor nuk është i plotfuqishëm.
Më 6 gusht 2018, parashtruesja e kërkesës kishte paraqitur ankesë tek Institucioni i Avokatit të Popullit me pretendime për diskriminim në baza gjinore në punë, për shkak të avancimit të saj në konkurset e brendshme në AKP. Në ankesën e saj, parashtruesja e kërkesës kishte potencuar se kishte aplikuar në konkursin e shpallur më 30 mars 2018 nga AKP-ja për pozitën Zyrtar i Lartë i Prokurimit, ku nuk kishte arritur të grumbullonte pikët e nevojshme për këtë pozitë, ndërsa kishte aplikuar edhe në konkursin e brendshëm të 19 korrikut 2018 për pozitën Drejtor i Marketingut, Marrëdhënieve me Investitorët dhe Publikun në AKP, por as në këtë konkurs sipas vlerësimeve ajo nuk kishte arritur pikët e nevojshme për këtë pozitë të punës. Në të dyja rastet, parashtruesja e kërkesës kishte pretenduar se është diskriminuar në baza gjinore nga AKP-ja.
Më 24 shkurt 2020, Institucioni i Avokatit të Popullit kishte dalë me rekomandime për AKP-në që të zbatojë obligimin ligjor të përcaktuar në Ligjin nr.05/L-020 për Barazi Gjinore, duke siguruar përfaqësim minimal prej 50% për secilën gjini, në të gjitha pozitat drejtuese dhe vendimmarrëse, sepse në bazë të të gjeturave dhe fakteve të mbledhura kishte konstatuar se ka diskriminim në baza gjinore në punësim, në pozitat udhëheqëse ekzistuese të shërbyesve civilë në AKP.
Procedura e dytë gjyqësore
Më 16 prill 2018, KPMSHCK nxjerrë vendimin A/02/453/2017 me të cilin refuzon si të pabazuar ankesën e parashtrueses së kërkesës duke e arsyetuar si në vijim:
“Kolegji për shqyrtimin e ankesave, lidhur me pretendimin ankimor të ankueses që në bazë të përvojës së punës duhet të avancohet në karrierë, ka konstatuar që në bazë të dispozitave ligjore në fuqi të shërbimit civil tëRepublikës së Kosovës avancimi në karrierë nuk mund të bëhet në mënyrëautormatike, por kjo është paraparë përmes procedurave të rekrutimit (konkursit) sipas nenit 18 paragrafit 13 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i cili përcakton se: “... Për pozicionet drejtuese dhe pozicionet e larta drejtuese, pranimi kryhet nëpërmjet procedurave të ngritjes në detyrë të nëpunësve civilë ekzistues...”, sipas nenit 4 dhe 5 të Rregullores Nr.21/2012 për Avancim në Karrierë të Nëpunësve Civilë dhe dispozitave tëRregullorës Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, mbi bazë të kësaj pretendimi ankimor i ankuesësështë i pabazuar.”
Më 18 maj 2018, parashtruesja e kërkesës parashtroi padipër konflikt administrativ në Gjykatën Themelore kundër KPMSHCK. Përmes kësaj padie, parashtruesja kishte kërkuar që: (i) të aprovohet padia e saj si e bazuar; (ii) të anulohet Vendimi [A/02/453/2017] i KPMSHCK i 16 prillit 2018; (iii) të anulohet Vendimi [A/02/58/2015] i KPMSHCK i 10 prillit 2015 dhe vendimi [ZDM 266/2014] i Zëvendës Drejtorit Menagjues të AKP-së i 19 nëntorit 2014; dhe (iv) kërkoi nga Gjykata që të detyrojë Komisionin për Rishikimin e Pagave pranë AKP-së të bëjë rishikimin e pozitës dhe ta avancoi në karrierë parashtruesen në vendin e punës si Shefe e Njësisë së Prokurimit pranë Departamentit të Prokurimit të AKP-së.
Në mes tjerash, në padinë e saj, parashtruesja e kërkesës kishte theksuar se :
“Ndaj paditëses, nuk është bërë gradimi i merituar në vendin e punës së shefes së Njësisë së Prokurimit pranë Departamentit të Prokurimit në AKP dhe vlerësimi i rezultateve të punës dhe aftësive profesionale në bazë të Ligjit për shërbyes civil, por në mënyrë kundërligjore dhe diskriminuese është refuzuar kërkesa e Drita Gjonbalajt për gradimin e saj...”. Tutje, parashtruesja kishte potencuar se : “Agjencia Kosovare e Privatizimit, përkatësisht Zëvendës Drejtori Menaxhues ka marrë vendimin e kundërligjshëm dhe diskriminues me numër ZDM 266/2014 të datës 19.11.2014 me të cilën është hedhur poshtë si e papranueshme kërkesa e paditëses Drita Gjonbalaj për gradim apo avancim në karrierë”. Ndërsa sa i përket vendimit [A/02/453/2017] të KPMSHCK i 16 prillit 2018, parashtruesja kishte pretenduar se i njëjti është nxjerrë në vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike dhe është kundërligjor.
Më 24 qershor 2020, Gjykata Themelore mori Aktgjykimin [A. nr. 1191/2018], me të cilin: (i) refuzoi si të pabazuar pikën e dytë të kërkesëpadisë së parashtrueses së kërkesës që kishte kërkuar të anulohet vendimi i kontestuar i KPMSHCK; (ii) hodhi poshtë si të pa lejuar pikën e tretë të kërkesëpadisë së parashtrueses së kërkesës me të cilën kishte kërkuar që të anulohet vendimi A/02/58/2015 i 10 prillit 2015 i KPMSHCK dhe vendimi nr. ZDM. 266/2014 i Zëvendës Drejtorit Menaxhues të AKP-së i 19 nëntorit 2014; dhe (iii) refuzoi si të pabazuar pikën e katërt të kërkesëpadisë së parashtrueses së kërkesës ku kishte kërkuar që të detyrohet Komisioni për Rishikimin e Pagave pranë AKP-së të bëjë rishikimin e pozitës dhe ta avancoi në karrierë parashtruesen e kërkesës, me arsyetimin vijues: “Nga provat e administruara në seancën e shqyrtimit kryesor gjykata ka gjetur se organi i punësimit në këtë rast Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka shpallur konkurs për pozitën e Shef i Njësisë së Prokurimit pranë Departamentit të Prokurorimit të AKP-së, pozitë të cilën e pretendon paditësja.” Lidhur me këtë, Gjykata Themelore kishte vlerësar si të drejtë dhe të ligjshëm vendimin e KPMSHCK. Ndërsa sa i përket pretendimeve tjera të parashtrueses së kërkesës, Gjykata Themelore kishte konstatuar se aktgjykimi [A.nr.916/2017] i 20 korrikut 2017 ishte çështje e gjykuar, kurse letër rekomandimi i Institucionit të Avokatit të Popullit kishte të bënte me dy konkurse të tjera të cilat parashtruesja e kërkesës kishte marrë pjesë, por jo për çështjen që ishte objekt kontesti para kësaj gjykate.
Brenda afatit ligjor, parashtruesja e kërkesës kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj Aktgjykimit [A. nr. 1191/2018] të Gjykatës Themelore të 24 qershorit 2020, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës administrative, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, duke kërkuar që të anulohet aktgjykimi i kontestuar dhe të kthehet çështja në rigjykim tek shkalla e parë. Tutje, në këtë ankesë parashtruesja e kërkesës thekson se Gjykata Themelore ka marrë për bazë Rregulloren nr. 21/2012 për Avancim në Karrierë të Nëpunësve Civil, kurse nuk ka përfillur vendimin e Komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave pranë AKP-së, i cili kishte konstatuar se Komisioni për Rishikimin e Pagave është themeluar me Rregulloren për pagat e nëpunësve civil të AKP-së që ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2014.
Më 21 mars 2022, Gjykata e Apelit nëpërmjet Aktgjykimit [AA. nr. 492/20] refuzoi si të pathemeltë ankesën e parashtrueses së kërkesës dhe vërtetoi Aktgjykimin [A.nr.1191/2018] të Gjykatës Themelore të 24 qershorit 2020, duke arsyetuar se: “Gjykata e Apelit nisur nga kjo gjendje e çështjes vlerëson se qëndrimi dhe përfundimi juridik i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe i ligjshëm, pasi që aktgjykimi i atakuar nuk është i përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 182 paragrafi 2, pika (b), (g), (j), (k), dhe (m) e LPK-së, dhe e drejta materiale është zbatuar në mënyrë të drejtë...”. Tutje, Gjykata e Apelit konsideroi se gjykata e shkallës së parë kishte arsyetuar mjaftueshëm faktet vendimtare, nga të cilat kishte ardhur në përfundimin për vendosje meritore .
Më 17 maj 2022, Gjykata e Apelit e korrigjon Aktgjykimin [AA.nr.492/20] të 21 marsit 2022 për gabime teknike në dispozitiv, ndërsa pjesa tjetër e aktgjykimit mbetet e pandryshuar.
Brenda afatit ligjor, parashtruesja e kërkesës paraqiti kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, me të cilin e konteston ligjshmërinë e të njëjtit për shkak të shkeljeve esencinale të procedurës së LPK-së, dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.
Më25 korrik 2022, Gjykata Supreme mori Aktgjykimin [ARJ.nr.38/2022] me të cilin refuzoi si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor me arsyetimin si në vijim:
“ ... Qëndrimin juridik të Gjykatës së Apelit, por edhe të Gjykatës Themelore në tërësi e aprovon edhe kjo gjykatë meqë aktgjykimet e kontestuara nuk janë të përfshirë me shkelje të dispozitave të procedurës apo të drejtës materiale, ashtu si pretendon kërkesen e saj paditësja. Aktgjykimet e kontestuara përmbajn arsye të mjaftueshme dhe bindëse për të gjitha faktet vendimtare tëvlefshme për gjykimin e drejtë të kësaj çështje, nga rezulton se drejtëështë vërtetuar gjendja faktike me refuzimin dhe hedhjen poshtë të kërkesëpadisë së paditëses...”
[...]
“Objekt i shqyrtimit dhe vendosjes sipas kompetencës së gjykatës ka qenë vendimi i organit të paditur të KPMSHCK, andaj nuk janë të qëndrueshme theksimet në drejtim të gjendjes faktike se gjykata është dashtë t’i anuloj vendimet e mëhershme të organit të punësimit të AKP-së, dhe të Komisionit për Rishikimin e Pagave të organit të punësimit, sepse gjykata gjykata nuk i shqyrton vendimet e organit të paditur, por vendimin e organit përfundimtar si në këtë rast të KPMSHCK.”
[...]
“Janë të qëndrueshme pretendimet, se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit i kontestuar me kërkesë gabimisht në dispozitiv e shkruan emrin e paditëses, por ky lëshim nuk është me ndikim për vendosjen ndryshe të çështjes, Gjykata e Apelit sipas kërkesës së palës paditëse me aktvendimin e saj AA.nr.492/20 të 17 majit 2022, e ka bërë korrigjimin e aktgjykimit të saj AA.nr.492/20 të 21 marsit 2022.”
[...]
“Pretendimet në kërkesë në drejtim të cenimit të së drejtës materiale, po ashtu nuk janë të qëndrueshme sepse, sipas neneve 18,26 dhe 27 të Ligjit për Shërbimin Civil (Ligjit nr.03/L-149) dhe Rregullores për Avancimin në Karrierë të nëpunësve civil, nenit 4 dhe 5, përcaktohen kushtet e avancimit në detyrë të nëpunësve civil, e që në këtë rast provohet se organi i punësimit nuk kishte shpallur konkurs të brendshëm duke u bazuar në dispozitat e lartëcekura, për pozitën e pretenduar nga paditësja në avancim në pozitën Shef i Njësisë për Prokurim në Departamentin për Prokurim të AKP-së”.
[...]
“Pretendimet në kërkesë që ndërlidhen me mos vërtetimin e gjendjes faktike nga gjykatat e instancave më të ulëta, në veçanti nga gjykata e shkallës së parë dhe kontestohen faktet në këtë drejtim, Gjykata Supreme nuk i shqyrtoi sepse sipas nenit 24 par.2 të Ligjit për Konflikte Administrative, kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm mund të paraqitet vetëm për shkelje të së drejtës materiale, ose shkeljes së dispozitave të procedurës që do të mund të kishin ndikim në zgjidhjen e çështjes materiale”
[...]
“Mbi këtë gjendje të fakteve Gjykata Supreme vlerëson se, gjykatat e instancave më të ulëta dhe organi administrativ i paditur si në vendimin e tij përfundimtar, drejtë kanë zbatuar dispozitat e LPA-së, LKA-së, të LPK-së si dhe të ligit material për Shërbimin Civil dhe akteve të tjera nënligjore të cekura më lartë.”
Pretendimet e parashtruesit të kërkesës
Përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës pretendon se Gjykata Supreme ka nxjerrë Aktgjykimin [ARJ. nr. 38/2022] në kundërshtim me të drejtat e garantuara me nenin 31 [ E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së, dhe neneve 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave të Njeriut] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës.
Përkitazi me pretendimin për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, parashtruesja e kërkesës konsideron se Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme dhe aktgjykimet e tjera të gjykatave të rregullta, karakterizohen nga mungesa e arsyetimit të mjaftueshëm lidhur me faktet vendimtare që kanë të bëjnë me të drejtën e avancimit në punë në institucionin ku parashtruesja e kërkesës punon. Në vazhdim, parashtruesja e kërkesës pretendon se: “Në esencë dhe për pasojë, arsyetimi i Aktgjykimit ARJ. nr. 38/2022, rezulton të ketë të njëjtat mangësi, përshkruar me arsyetim të pamjaftueshëm respektivisht me mungesë të justifikimit dhe shpjegimeve objektive që arsyetojnë këtë shmangie të konsistencës përkitazi me qëndrimet paraprake të kësaj Gjykate.”.
Përkitazi me pretendimin për shkelje të nenit 53 të Kushtetutës, parashtruesja e kërkesës pretendon se Gjykata Supreme ka dështuar në përmbushjen e detyrimit kushtetues për të trajtuar çështjen gjyqësore në kontekst të praktikës relevante të GJEDNJ-së për sa i përket domosdoshmërisë së arsyetimit të duhur të vendimeve gjyqësore dhe në këtë drejtim parashtruesja e kërkesës pretendon se është privuar nga kjo e drejtë.
Sa i përket pretendimeve të tjera për shkelje të të drejtave të parapara me nenet e tjera, parashtruesja e kërkesës vetëm i ka cituar dispozitat e neneve të Kushtetutës dhe ka përmendur raste të GJEDNJ-së, por që e njëjta nuk ka argumentuar ndërlidhjen e tyre me rastin konkret të saj.
Përfundimisht, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës kërkon nga Gjykata që (i) të deklarojë kërkesën të pranueshme, (ii) të konstatoj se aktgjykimet e gjykatave të rregullta janë në kundërshtim me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së; dhe (iii) çështja t’i kthehet në rivendosje Gjykatës Themelore.
Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 31
[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]
“Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.
Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”.
[...]
Neni 32
[E Drejta për Mjete Juridike]
“Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.”
Neni 53
[Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]
“Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të të Drejtat e Njeriut.”
Neni 54
[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]
“Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.”
Neni 55
[Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]
“Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj.
2. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.
3. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat janë përcaktuar.
4. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.
5. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar.”
KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT
Neni 6.1
(E drejta për një proces të rregullt gjyqësor)
1.“Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ..., çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme”.
[...]
Ligji Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
Neni 26
Gradimi
“1. Avancimi në karrierë në shërbimin civil zhvillohet përmes avancimit nga një kategori më e ulët funksionale në një kategori më të lartë, ose nga një gradë më e ulët në një gradë më të lartë brenda të njëjtës kategori funksionale.
2. Qasja, përmes gradimit, në nivele më të larta të hierarkisë funksionale në Shërbimin Civil të Kosovës bazohet ekskluzivisht në meritë, aftësi dhe përvojë, dhe është e hapur për të gjithë nëpunësit civilë të kualifikuar përmes konkurrencës, pa cenuar parimet e mosdiskriminimit të përcaktuara me këtë ligj dhe me Ligjin Kundër Diskriminimit.
3. Çdo pranim, avancim, punësim i cili është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji nuk është i lejueshëm.
4. Emërimi i drejtpërdrejtë në pozita të lira, në kundërshtim me parimin e meritës dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi, nuk është i lejueshëm.”
Neni 27
Avancimi në një pozitë më të lartë funksionale ose gradë
“1. Avancimi nga një pozitë më e ulët në pozitë më të lartë funksionale ose nga një gradë më e ulët në një gradë më të lartë brenda pozitës funksionale lejohet në bazë të:
1.1. disponueshmërisë së pozitave të lira;
1.2. plotësimit te të gjitha kushteve të caktuara për atë pozitë;
1.3. kalimit të kohës së caktuar minimale; dhe
1.4. kalimit me sukses të testimit, dëshmimit të meritës, aftësive dhe kompetencës profesionale.
2. Gradimi është i mundur vetëm për nëpunësit civilë të karrierës, të cilët janë të klasifikuar jo me poshtë se dy (2) gradë të punës nga pozita e shpallur e lirë, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe me këtë ligj.
3. Për kalimin në një (1) gradë më të lartë në kuadër të kategorisë së njëjtë funksionale nuk është inevojshëm testimi me shkrim.
4. Kushtet dhe procedurat për avancimin në karrierë të nëpunësve civilë rregullohen me akte të veçanta nënligjore nga Qeveria.”
RREGULLORE NR. 21/2012 PËR AVANCIMIN NË KARRIERË TË NËPUNËSVE CIVILË
Neni 4
Procedura për avancimin në karrierë
“1. Kërkesa për inicimin e procedurës për avancimin në karrierë bëhet nga udhëheqësi i njwsisw dhe dërgohet për aprovim të udhëheqësi më i lartë administrativ i institucionit.
Pas aprovimi të kërkesës nga udhëheqësi më i lartë administrativ i institucionit, njësia e personelit zhvillon procedurat e avancimit në pajtim me dispozitat e kësaj Rregulloreje.”
Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës
Gjykata së pari vlerëson nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.
Nëkëtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:
“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.
[...]
7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të tëdrejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.
[...]
Për më tepër, Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesja e kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata u referohet neneve 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët përcaktojnë:
Neni 47
(Kërkesa individuale)
“1.Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.
2.Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj”.
Neni 48
(Saktësimi i kërkesës)
“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”
Neni 49
(Afatet)
“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katë (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.
Sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesja e kërkesës është palë e autorizuar dhe konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin [ARJ.nr.38/2022] e Gjykatës Supreme të 25 korrikut 2022 dhe i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesja e kërkesës gjithashtu i ka sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.
Përveç kritereve të lartcekura, Gjykata po ashtu shqyrton nëse parashtruesja e kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në nënrregullin (2) të rregullit 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës, i cili përcakton:
Rregulli 39
(Kriteret e pranueshmërisë)
“(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi i kërkesës nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë tëmjaftueshme pretendimin e tij.”
Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”. (shih gjithashtu rastet e Gjykatës: KI04/21, paragrafi 27 dhe rastin KI175/20, paragrafi 38; shih, gjithashtu rastet e GJEDNJ-së: Kemmachev kundër Francës, Aplikimi nr. 17621/91, kategoria (i), Mentzen kundër Lituanisë, Aplikimi nr. 71074/01, kategoria (ii) dhe Trofimchuk kundër Ukrainës, Aplikimi nr. 4241/03, kategoria (iii)).
Në kontekst të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtrueses së kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.
Për sa më sipër, Gjykata sjell në vëmendje se parashtruesja e kërkesës pretendon për shkelje të të drejtave nga gjykatat e rregullta të parapara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6.1 të KEDNJ-së (E drejta për një proces të rregullt), 32 [ E Drejta për Mjete Juridike] 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut], 54 [Mbrojtja Gjyqësore] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës.
(i) Lidhur me pretendimin për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së
Gjykata, bazuar në shkresat e lëndës, vëren se thelbi i pretendimeve të parashtrueses së kërkesës për shkelje të nenit 31 [ E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, ka të bëjë kryesisht me të drejtën për vendim të arsyetuar gjyqësor nga gjykatat e rregullta. Lidhur me këtë, Gjykata në vazhdim do t’i referohet parimeve të përcaktuara nga GJEDNJ, në lidhje me të drejtën për një vendim të arsyetuar dhe të arsyeshëm gjyqësor.
Parimet e përgjithshme për të drejtën për një vendim të arsyetuar
Garancitë e përcaktuara në nenin 6 paragrafi 1 përfshijnë edhe detyrimin që gjykatat të japin arsye të mjaftueshme për vendimet e tyre (shih rastin e GJEDNJ-së, H. kundër Belgjikës, nr. 8950/80, Aktgjykim i 30 nëntorit 1987, paragrafi 53). Një vendim i arsyetuar u tregon palëve se çështja e tyre është dëgjuar me të vërtetë.
Përkundër faktit që gjykata e brendshme ka një liri të caktuar të vlerësimit lidhur me përzgjedhjen e argumenteve dhe vendosjes për pranueshmërinë e dëshmive , ajo është e detyruar të justifikojë veprimet e saj duke arsyetuar të gjitha vendimet e saj (shih rastet e GJEDNJ-së: Suominen kundër Finlandës, nr. 37801/97, Aktgjykim i 24 korrikut 2003, paragrafi 36; si dhe Aktgjykimin Carmel Saliba kundër Maltës, nr. 24221/13, Aktgjykim i 24 prillit 2017, paragrafi 73).
Gjykata më e ulët ose autoriteti shtetëror, nga ana tjetër, duhet të japin arsye dhe arsyetime të tilla të cilat do t’u mundësojnë palëve të shfrytëzojnë në mënyrë efektive çdo të drejtë ekzistuese të ankesës (shih rastin e GJEDNJ-së, Hirvisaari kundër Finlandës, nr. 49684/99, Aktgjykim i 25 dhjetorit 2001, paragrafi 30).
Në nenin 6 paragrafi 1 rrjedh detyrimi për gjykatat që të japin arsye për vendimet e tyre, por kjo nuk do të thotë se kërkohet përgjigje e detajuar lidhur me secilin argument. (shih rastin e GjEDNj-së, Van de Hurk kundër Holandës, nr. 16034/90, Aktgjykim i 19 prillit 1994, paragrafi 61; Garcia Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96, Aktgjykim i 29 janarit 1990, paragrafi 26; Perez kundër Francës, nr. 47287/99, Aktgjykim i 12 shkurtit 2004, paragrafi 81).
Nga natyra e vendimit që merr gjykata varet nëse Gjykata është e detyruar ta arsyetojë atë, dhe kjo mund të vendoset varësisht nga rrethanat konkrete të rastit në fjalë: është e nevojshme të merren parasysh, ndër të tjera, llojet e ndryshme të parashtresave që një palë mund t’i paraqesë gjykatës, si dhe dallimet që ekzistojnë midis sistemeve juridike të vendeve në lidhje me dispozitat ligjore, rregullat zakonore, pozicionet juridike dhe paraqitjen e hartimin e aktgjykimeve (shih rastet e GjEDNj-së: Ruiz Torija kundër Spanjës, nr. 18390/91, Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994, paragrafi 29; Hiro Balani kundër Spanjës, nr. 18064/91, Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994, paragrafi 27).
Megjithatë, nëse parashtresa e një pale është vendimtare për rezultatin e procedurës, ajo kërkon që t’i përgjigjet në mënyrë specifike dhe pa vonesë (shih rastet e GjEDNj-së: Ruiz Torija kundër Spanjës, të cituar më lart, paragrafi 30; dhe Hiro Balani kundër Spanjës, të cituar më lart, paragrafi 28).
Prandaj, gjykatat janë të obliguara që:
të shqyrtojnë argumentet kryesore të palëve (shih rastet e GjEDNj-së: Buzescu kundër Rumanisë, Aktgjykim i 24 gushtit 2005, nr. 61302/00, paragrafi 67; dhe Donadze kundër Gjeorgjisë, nr. 74644/01, Aktgjykim i 7 qershorit 2006, paragrafi 35);
të shqyrtohen me shumë rigorozitet dhe kujdes të veçantë kërkesat në lidhje me të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, KEDNj dhe Protokollet e saj (shih rastet e GjEDNj-se: Fabris kundër Francës, nr.16574/08, Aktgjykim i 7 shkurtit 2013, paragrafi 72; Wagner dhe JMWL kundër Luksemburgut, nr. 76240/01, Aktgjykim i 28 qershorit 2007, paragrafi 96).
Neni 6 paragrafi 1 nuk e detyron Gjykatën Supreme që të japë një arsyetim më të detajuar kur ajo thjesht zbaton një dispozitë të caktuar ligjore lidhur me bazën ligjore për refuzimin e ankesës, sepse ajo ankesë nuk ka një perspektivë për sukses (shih rastet e GjEDNj-së: Burg dhe të tjerët kundër Francës, nr. 34763/02, Vendim i 28 janarit 2003; dhe Gorou kundër Greqisë (nr. 2), nr. 12686/03, Vendim i 20 marsit 2009, paragrafi 41).
Në një mënyrë të ngjashme, në një rast ku bëhet fjalë që të lejohet parashtrimi i ankesës, që është një parakusht për procedurën të një gjykate më të lartë, si dhe për një vendim të mundshëm, neni 6, paragrafi 1, nuk mund të interpretohet në atë kuptim që të urdhëron një arsyetim të detajuar të vendimit për refuzimin e kërkesës për parashtrimin e ankesës (shih rastet e GjEDNj-së, Kukkonen kundër Finlandës (nr.2), nr. 47628/06, Aktgjykim i 13 prillit 2009,) paragrafi 24; Bufferne kundër Francës, nr. 54367/00, Vendim i 26 shkurtit 2002).
Përveç kësaj, kur refuzon një ankesë, gjykata e apelit, në parim, thjesht mund të pranojë arsyetimin e vendimit të dhënë nga gjykata më e ulët (shih rastin e GjEDNj-së, Garcia Ruiz kundër Spanjës, të cituar më lart, paragrafi 26; shih, në kundërshtim me këtë, Tatishvili kundër Rusisë, nr. 1509/02, Aktgjykim i 9 korrikut 2007, paragrafi 62). Megjithatë, koncepti i procedurës së drejtë nënkupton që gjykata vendase që ka dhënë një shpjegim të ngushtë për vendimet e saj, qoftë duke përsëritur arsyetimet e dhëna më parë nga një gjykatë më e ulët ose në ndonjë mënyrë tjetër, në fakt është marrë me çështje të rëndësishme brenda juridiksionit të saj, që do të thotë se nuk i pranoi thjesht dhe pa përpjekje shtesë konkluzionet e arritura nga gjykata më e ulët (shih rastin e GjEDNj-së: Helle kundër Finlandës, nr. (157/1996/776/977), Aktgjykim i 19 dhjetorit 1997, paragrafi 60). Kjo kërkesë është aq më tepër e rëndësishme nëse pala në kontest nuk ka pasur mundësi t’i paraqesë argumentet e saj gojarisht në procedurën para gjykatës vendase.
Megjithatë, gjykatat e shkallës së dytë të cilat kanë juridiksion për të hedhur poshtë ankesat e pabazuara dhe për të zgjidhur çështjet faktike dhe juridike në procedurën kontestimore, janë të obliguara të arsyetojnë se përse refuzuan të vendosin për ankesën (shih rastin e GJEDNJ-së, Hansen kundër Norvegjisë, nr. 15319/09, Aktgjykim i 2 janarit 2015, paragrafët 77-83).
Përveç kësaj, GJEDNJ nuk përcaktoi se ishte shkelur e drejta në një rast në të cilin nuk është dhënë një sqarim specifik në lidhje me një pohim që i referohej një aspekti të parëndësishëm të rastit, përkatësisht mungesës së nënshkrimit dhe vulës, që është nje gabim i një natyre më shumë formale sesa materiale dhe ai gabim u korrigjua menjëherë (shih rastin e GJEDNJ-së, Mugoša kundër Malit të Zi, nr. 76522/12, Aktgjykim i 21 shtatorit 2016, paragrafi 63).
b) Aplikimi i parimeve të përgjithshme në rrethanat e rastit konkret
Gjykata do t’i kthehet rastit konkret dhe sjell në vëmendje se parashtruesja e kërkesës pretendimin për shkelje të së drejtës për vendim të arsyetuar gjyqësor e cila garantohet me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6.1 të KEDNJ-së e ndërlidhë me mosadresimin e pretendimeve të saja, të ngritura nëankesë dhe padi, dhe kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, duke theksuar se avancimi i saj në karrierë nuk ështërealizuar për shkak të diskriminimit në baza gjinore dhe meritokracisë, si dhe gjykatat e rregullta kanë “aplikuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar” duke trajtuar vetëm pretendimet e palës së paditur.
Gjykata, duke iu referuar pretendimeve të lartcekura të parashtrueses së kërkesës, konsideron se duhet të analizojë nëse vendimet e kontestuara janë në pajtueshmëri me parimet e lartcektura të së drejtës për një vendim të arsyetuar.
Në këtë drejtim, Gjykata Themelore pasi kishte administruar të gjitha provat relevante dhe ishte bazuar në Ligjin Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores nr. 21/2012 për Avancim në Karrierë të Nëpunësve Civil, kishte dalë në konkludimin si në vijim :
“Nga provat e administruara në seancën e shqyrtimit kryesor gjykata ka gjetur se organi i punësimit në këtë rast Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka shpallur konkurs për pozitën Shef i Njësisë së Prokurimit pranë Departamentit të Prokurimit të AKP-së, pozitë për të cilën pretendon paditësja. Mbi këto arsye gjykata vlerëson se avancimi i nëpunësve në karrierë nuk mund të bëhet me kalimin e viteve në vendin e caktuar të punës, por avancimi apo gradimi mund të bëhet vetëm me konkurs të brendshëm të shpallur nga organi i punësimit për pozitat e lira brenda institucionit, duke u bazuar në dispozitat e sipërcituara të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, përkatësisht neneve 18, 26, dhe 27, si dhe duke u bazuar nëRregullorën Nr. 21/2012, për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil, përkatësisht neneve 4 dhe 5 të saj.”
[...]
“Nga provat e administruara si më lart Gjykata vëren se vendimi i kontestuar nga paditësja është i drejtë dhe i ligjshëm dhe se me të njëjtin vendim i është shkelur ndonjë e drejtë ligjore, ngase i padituri drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike, dhe drejtë ka zbatuar ligjin procedural dhe material, kur ka refuzuar ankesën e paditëses si të pa bazuar.
Gjykata ka hedhur poshtë si të palejuar pjesën e kërkesëpadisë.... me të cilën ka kërkuar nga Gjykata që të anulohet si i kundërligjshëm vendimi i të paditurit, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës me numër A/02/58/2015, i dt.10.04.2015, për faktin se të njëjtin vendim e ka gjykuar me aktgjykimin nën shenjën A.nr.916/2017 të dt.20.07.2017...”
[...]
“Po ashtu gjykata ka hedhur poshtë të palejuar edhe kërkesën e paditëses për anulimin e vendimit të Zëvendës Drejtorit Mengajues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit nr. ZDM. 266/2014 i dt. 19.11.2014, për faktin se i njëjti vendim është i anuluar në procedurë administrative nga organi i punësimit, përkatësisht AKP me vendimin e saj me nr. KZAK-1/2015 të dt. 09.01.2015, me të cilin ka aprovuar ankesën e paditëses dhe lëndën e ka kthyer në rishqyrtim në Komisionin për Rishikimin e Pagave pranë AKP-së.”
[...]
“Gjithashtu Gjykata e ka refuzuar edhe pjesën e katërt të kërkespadisë së paditëses me të cilën ka kërkuar nga Gjykata që të detyrohet Komisioni për Rishikimin e Pagave pranë Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që të bëjë rishikimin e pozitës dhe ta avancoi në karrierë..., për faktin se nuk ka autorizime ligjore që të vendosë për kërkesa të tilla, ngase ato janë kompetenca ekskluzive të organeve të punësimit...”
[...]
“Me letër rekomandimin e Avokatit të Popullit..., Gjykata vlerëson se paditësja në dy konkurset në të cilat ka konkurruar në AKP për pozitën; Zyrtar i Lartë i Prokurimit dhe për pozitën; Drejtor i Marketingut, Marrëdhënie me Investitorët dhe Publikun, nuk e ka ndjekur çështjen në Gjykatë me padi, për të vërtetuar pastaj Gjykata se a i janë shkelur të drejtat e saj gjatë procedurës së rekrutimit për këto dy pozita. Ndërsa në rastin konkret sipas vendimit të të paditurit të dt. 16.04.2018, të kontestuar me padi nga paditësja, paditëses i është refuzuar ankesa 12.02.0215, e cila ankesë i referohet kërkesës për ngritje në detyrë të dt. 20.06.2014, pa u shpallur ndonjë konkurs nga e paditura”.
Tutje, Gjykata vëren se Gjykata e Apelit, pretendimeve të parashtrueses së kërkesës të ngritura në ankesë iu është përgjigjur, si më poshtë:
“Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare të cilat duke i kualifikuar në pajtim me normat materialo-juridike, ... Nuk është fakt kontestues se paditësja ka përgatitje shkollore superiore dhe posedon përvojë të punës të gjatë në shërbimin civil, mirëpo avancimi në shërbimin civil bëhet vetëm kur të paraqitet nevoja dhe në bazë të shpalljes së konkursit të brendshëm publik, në bazë të kërkesës të cilën duhet t’a miratoj apo refuzoj udhëheqësi më i lartëadministrativ kjo e përcaktuar në Ligjin për Shërbimin Civil dhe në Rregulloren për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil. Është fakt që paditësja kishte bërë kërkesë për avancim mirëpo e njëjta nuk ishte aprovuar nga udhëheqësi më i lartë administrativ i institucionit dhe ishte fakt që konkursi i brendshëm për avancim ishte shpallur më herët, dhe se paditësja nuk ishte avancuar në bazë të këtij konkursi, po e njëjta ndaj konkursit nuk kishte ushtruar asnjë mjet juridik për anulimin e tij, ose për procesin e rekrutimit.”
[...]
“Po ashtu edhe kërkesëpadia për detyrimin e komisionit për rishikimin e pagave që të bëjë rishikimin e pozitës..., i është refuzuar me të drejtë pasi që nuk ishte në kompetencën e këtij komision avancimi i karrierës të shërbyesve civil, por një kompetencë të tillë e kishte “Zyra e Personelit” të organit të punësimit me shpalljen e konkursit dhe udhëheqjen e procedurave të rekrutimit, pas miratimit të kërkesës nga udhëheqësi i lartë administrativ.”
[...]
“Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme..., sa i përket hedhjes poshtë si të palejuar pikën tre të kërkesëpadisë për shkak se vendimi i KPMSHCK ishte anuluar me vendimin e Gjykatës A. nr. 916/2017...”.
Gjykata Supreme, si instanca e fundit e gjykatave të rregullta, kishte përshkruar dhe vlerësuar si të drejtë veprimin e Gjykatës së Apelit dhe kishte aprovuar qëndrimin juridik të Gjykatës Themelore dhe të Apelit, dhe për më tepër kishte vlerësuar se :
“Janë të qëndrueshme pretendimet, se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit i kontestuar me kërkesë gabimisht në dispozitiv e shkruan emrin e paditëses, por ky lëshim nuk është me ndikim për vendosjen ndryshe të çështjes, Gjykata e Apelit sipas kërkesës së palës paditëse me aktvendimin e saj AA.492/20 të dt.17.05.022, e ka bërë korrigjimin e aktgjykimit të saj AA.nr.492/20...”.
[...]
“...Gjykata Supreme vlerëson se, gjykatat e instancave më të ulëta dhe organi administrativ i paditur si në vendimin e tij përfundimtar, drejtë kanë zbatuar dispozitat e LPA-së, LKA-së, të LPK-së (ligj i zbatueshëm si në kuptim të nenit 63 të LKA-së), si dhe të ligjit material për Shërbimin Civil dhe të akteve tjera nënligjore të cekura si më lartë.”
Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata konkludon se vendimi i kontestuar i Gjykatës Supreme, në ndërlidhje me vendimet e gjykatave të instancave më të ulëta ishte mjaftueshëm i arsyetuar dhe i plotëson kriteret e vendimit të arsyetuar gjyqësor, të përcaktuara menenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 tëKEDNj-së. Për më tepër, Gjykata vëren se gjykatat e rregullta i kanë trajtuar me kujdes pretendimet e parashtrueses së kërkesës dhe kanë arsyetuar mjaftueshëm për sa i përket të drejtës së saj për avancim në karrierë, për të cilën i është refuzuar kërkesa nga AKP-ja.
Sa më sipër, Gjykata gjen se parashtruesja e kërkesës nuk ka arritur të bindë për pretendimet e saja as KPMSHCK-në dhe as gjykatat e rregullta se në rastin e saj do duhej marrë parasysh Rregullorja për Pagat e Nëpunësve Civilë të AKP-së e 2014, dhe se ristrukturimi do të duhej i AKP-së do të duhej të bëhej sipas nenit 3.9 të Ligjit për Shërbimin Civil. Nga shkresat e lëndës dhe rrjedha e procedurës, qartazi vërehet se të tri shkallët e gjyqësorët të rregullt i kanë pranuar si të drejta konstatimet e KPMSHCK-së, kurse kanë sqaruar mjaftueshëm së rekomandimi i Avokatit të Popullit i referohej dy rasteve të tjera ku parashtruesja e kërkesës kishte marrë pjesë në procesin e rekrutimit dhe jo për rastin konkret për të cilin kishte ngritur konflikt administrativ.
Gjykata rikujton se në lidhje vlerësimin e pretendimeve “të shkallës së katërt” e që ndërlidhen me shkelje të pretenduara të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 tëKEDNj-së, ajo vazhdimisht ka theksuar se “drejtësia” e kërkuar nga nenet e lartpërmendura nuk është drejtësi “substanciale”, por drejtësi “procedurale”. Ky koncept, kryesisht në aspektin praktik, në parim, nënkupton: (i)mundësinë e zhvillimit të procedurave sipas parimit të kontradiktoritetit; (ii) mundësinë e palëve që në faza të ndryshme të kësaj procedure, të paraqesin argumente dhe dëshmi që i konsiderojnë të rëndësishme për rastin përkatës; (iii) mundësinë e kontestimit efikas të argumenteve dhe dëshmive të paraqitura nga pala kundërshtare; dhe (iv) të drejtën që argumentet e tyre të cilat, shikuar në mënyrë objektive, janë të rëndësishme për zgjidhjen e rastit, të dëgjohen dhe shqyrtohen nga gjykatat e rregullta në mënyrën e duhur; dhe për pasojë, procedura, marrë në tërësi, do të rezultonte si e drejtë. Për më tepër, vlerësimi i drejtësisë në një procedurë në tërësinë e saj, është një ndër premisat kryesore të praktikës gjyqësore të Gjykatës dhe asaj tëGjEDNj-së (shih, në këtë kontekst, rastin e GjEDNj-së Barbera, Messeque dhe Jabardo kundër Spanjës, nr. 10588/83, 10589/83, 10590/83, Aktgjykim i 6 dhjetorit 1988, paragrafi 68; dhe rastet e Gjykatës KI128/19, Aktvendim i 28 qershorit 2019, paragrafi 58; dhe KI22/19, parashtrues i kërkesës Sabit Ilazi, Aktvendim për papranueshmëri i 7 qershorit 2019, paragrafi 42.)
Bazuar në këtë, Gjykata vlerëson se në rastin e parashtrueses së kërkesës janë respektuar të gjitha kriteret e lartcekura nga ana e gjykatave të rregullta. Megjithatë, Gjykata vëren se parashtruesja e kërkesës thjesht nuk është pajtuar me arsyetimet e gjykatave të rregullta dhe me rezultatin e gjykatave të rregullta. Por, ky mospajtim, nuk mund t’i shërbejë parashtrueses së kërkesës si e drejtë që të parashtrojë kërkesë të argumentueshme për shkelje të Kushtetutës (shih rastin e GJEDNJ-së: Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë, nr. 5503/02, Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21; si dhe rastin e Gjykatës KI125/11, Shaban Gojnovci, Aktvendim për papranueshmëri i 28 majit 2012, paragrafi 28).
Nga elaborimi i mësipërm, Gjykata konstaton se Gjykata Supreme, si instancë e fundit në hallkën e gjyqësorit të rregullt, ka respektuar kërkesat e nenit 31 të Kushtetutës dhe të nenit 6.1 tëKEDNj-së dhe vlerëson se nuk ka asgjë që tregon se Gjykata Supreme ka aplikuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar, aplikim i të cilit do të mund të rezultonte në konkluzione arbitrare apo qartazi të paarsyeshme për parashtruesën e kërkesës. Rrjedhimisht, pretendime e parashtrueses së kërkesës i përkasin kategorisë së parë (i) si “ shkalla e katërt”, prandaj, të njëjta konsiderohen se janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht janë të papranueshme, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullorës së punës.
(ii) Lidhur me pretendimin për shkelje të neneve tjera
Sa i përket shkeljes së pretenduar të neneve 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut],54 [Mbrojtja Gjyqësore], 55 [ Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, Gjykata rikujton se sipas praktikës së themeluar gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata e shpallë kërkesën e papranueshme si qartazi të pabazuar me kriterin (iii) e pretendimeve “të pambështetura apo të paarsyetuara” edhe në rastet kur plotësohet një nga dy kushtet karakteristike si në vijim:
kur parashtruesi i kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janëshkelur, përveç nëse kjo është qartazi e dukshme në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit (shih rastet e GJEDNJ-së: Trofimchuk kundër Ukrainës, nr. 4241/03, Vendim i 31 majit 2005 dhe Baillard kundër Francës, nr. 6032/04, Vendim i 25 shtatorit 2008);
kur parashtruesi i kërkesës nuk paraqet ose refuzon të paraqesë provat materiale me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij ( kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë ta bëjë këtë ( për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe ( shih rastin e Gjykatës, KI166/20, parashtrues Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 42).
Në rastin konkret, Gjykata vëren se parashtruesja e kërkesës thjesht pretendon shkelje të neneve 32, 53, 54 dhe 55 të Kushtetutës, por ai nuk arsyeton, përkatësisht nuk shpjegon fare se si në rastin e tij ka ardhur deri te shkelja e këtyretë drejtave. Prandaj, Gjykata konstaton se përkitazi me pretendimin e parashtrueses së kërkesës për shkelje të së drejtave të garantuara me nenet e lartcekura, kërkesa duhet të deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar pasi këto pretendime kualifikohen si pretendime që i takojnë kategorisë (iii) pretendime të kategorizuara si “ të pambështetura ose të paarsyetuara”, sepse parashtruesja e kërkesës thjesht citoi disa dispozita të Kushtetutës, pa shpjeguar se si janë shkelur.
Përfundime
Si përmbledhje, Gjykata duke i marrë parasysh të gjitha shtjellimet dhe konstatimet e mësipërme, konkludon se pretendimet e parashtrueses së kërkesës për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6.1 të KEDNJ-së i përkasin kategorisë së parë (i) të pretendimeve të kategorizuara si pretendime të “të shkallës së katërt”; prandaj konsiderohen si qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, dhe si rezultat të palejueshme, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
Në vazhdim, Gjykata, duke marrë në konsideratë elaborimin e mësipërm në konkluzion si dhe pretendimet për shkelje të neneve 32, 53, 54 dhe 55 të Kushtetutës, i përkasin kategorisë (iii) së pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”,prandaj, konsiderohen si qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, dhe si rezultat të palejueshme, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
Përfundimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtrueses së kërkesës në tërësinë e saj, deklarohet qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht e papranueshme në pajtueshmëri me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata Kushtetuese , në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më 27 prill 2023, njëzëri:
VENDOS
TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;
T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;
TË PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;
Ky aktvendim hyn në fuqi menjëherë.
Gjyqtari raportues Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese
Radomir Laban Gresa Caka-Nimani
Drita Gjonbalaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Administrative