Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Ac.nr.47/2021 të 23 shtatorit 2022 të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës 

Nr. të lëndës KI27/23

Parashtruesit: Zeqir Simnica

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

Prishtinë, më​​ 9 shkurt​​ 2024

Nr. Ref.:RK​​ 2327/24

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI27/23

 

Parashtrues

 

Zeqir Simnica

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë

​​ Aktgjykimit​​ Ac.nr.47/2021​​ të​​ 23​​ shtatorit​​ 2022​​ të Gjykatës​​ së Apelit të Republikës së Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar.

 

​​ 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Zeqir Simnica​​ nga​​ Komuna e​​ Fushë Kosovës, i cili përfaqësohet para Gjykatës nga​​ Zenel Shala, avokat nga Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston​​ Aktgjykimin [Ac.nr.​​ 47/2021] të​​ 23​​ shtatorit​​ 2022​​ të Gjykatës​​ së Apelit të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit), në lidhje me Aktgjykimin [C.nr.1880/2019] e2 nëntorit 2020, të Gjykatës Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë Gjykata Themelore).

 

  • Parashtruesi i kërkesës Vendimin e kontestuar e ka pranuar më​​ 18​​ tetor​​ 2022.

 

Objekti i çështjes

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar​​ të Gjykatës së Apelit,​​ përmes​​ së cilit​​ pretendohet se parashtruesit​​ ​​ kërkesës i janë​​ shkelur të drejtat​​ dhe liritë e​​ tij​​ themelore të​​ garantuara me​​ nenet​​ 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 46​​ [Mbrojtja e Pronës]​​ të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ ​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët​​ 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47​​ (Kërkesa​​ individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 32​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës​​ së​​ Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 7​​ shkurt 2023,​​ parashtruesi i kërkesës​​ e​​ dorëzoi kërkesën në​​ Gjykatën​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 9 shkurt 2023, Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes​​ Vendimit​​ [nr.GJR.KI27/23],​​ caktoi gjyqtarin​​ Safet Hoxha​​ gjyqtar raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • Më 24 shkurt 2023,​​ Gjykata e njoftoi Gjykatën Themelore për regjistrimin e kërkesës si dhe kërkoi nga ajo që ta bashkëlidhte fletëkthesën që dëshmonte datën e pranimit të vendimit të kontestuar nga ana e parashtruesit të kërkesës.

 

  • ​​ 24​​ shkurt 2023, Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës, si dhe​​ Gjykatën e Apelit duke i dorëzuar​​ një kopje​​ ​​ kërkesës.

 

  • ​​ 28 shkurt​​ 2023, Gjykata Themelore dorëzoi në Gjykatë fletëkthesën, që dëshmon se parashtruesi i​​ kërkesës e kishte​​ pranuar Aktgjykimin e kontestuar më​​ 18​​ tetor 2022.

 

  • Më​​ ​​ 17 janar​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin​​ e gjyqtarit​​ raportues dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës kishte punuar në ndërmarrjen publike Korporata Energjetike e Kosovës Sh. A. (në tekstin e mëtejmë: ndërmarrja publike KEK), nga 25​​ maji​​ 1984, deri në arritjen e moshës së pensionimit, për më shumë se 36​​ vite respektivisht deri më 17​​ janar​​ 2019. ​​ 

 

  • Më 11 qershor 2019, parashtruesi i kërkesës parashtroi padi kundër të paditurës KEK Sh.A., për kompensimin e tre pagave për shpërblimin jubilar, në vlerë të secilës page nga 916 euro.​​ I njëjti e kishte bazuar kërkesëpadinë e tij në nenin​​ 52, paragrafi 1.3 dhe nenin​​ 53.4 të​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive si dhe​​ në Kodin​​ e​​ punës si dhe​​ Vendimet​​ [2244]​​ ​​ 10​​ prillit​​ 2019 dhe vendimit​​ [8261/2019]​​ ​​ 23​​ gushtit​​ 2019​​ të KEK-ut, të​​ cilat e​​ obligonin​​ ​​ parashtruesit​​ t'i paguaj tre paga jubilare.

 

  • Në anën tjetër, e paditura-pala e interesuar KEK Sh.A., përmes përgjigjes në padi e kishte kundërshtuar në tërësi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës, nën pretendimin se kemi të bëjmë me një kërkesë të parashkruar pasiqë parashtruesi i kërkesës, e kishte plotësuar kushtin prej 30 vite përvoje të punës në vitin 2013, e që i bie se në këtë vit nuk ka ekzistuar kjo e drejtë. KEK Sh.A., gjithashtu potencoi se edhe sikur të ekzistonte kjo e drejtë, duke pasur parasysh kohën e paraqitjes së padisë [11 qershor 2019] i bie se tashmë kishin kaluar mbi gjashte vite, çka nënkuptonte se padia e parashtruesit të kërkesës ishte ushtruar pas çdo afati ligjor​​ ​​ përcaktuar​​ me dispozitat e nenit 87 të​​ Ligjit të​​ Punës.​​ 

 

  • Më 2 nëntor​​ 2020, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.nr. 1880/19] vendosi që të: (I) Aprovohet në ​​ tërësi kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës, ashtu që detyrohet e​​ paditura KEK Sh.A., që​​ parashtruesit të kërkesës, në​​ emër të​​ tre pagave jubilare t'ia kompensoj shumen e tërësishme​​ prej 2,748.00 Euro, me kamatë​​ ligjore në​​ lartësi prej 8%, e cila llogaritet nga dita e paraqitjes së​​ padisë​​ (11.06.2019) e gjer​​ në​​ pagesën definitive, e të​​ gjitha se bashku në​​ afat prej shtatë​​ (7) ditësh nga pranimi i këtij aktgjykimi, nën kërcënim të​​ përmbarimit të​​ detyrueshëm;​​ (II) vendosi që të detyrohet e paditura KEK​​ Sh. A.,​​ që parashtruesit të kërkesës t'ia kompensoj shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë prej 260​​ euro.​​ 

 

  • Në një datë të pacaktuar dhe brenda afatit të paraparë ligjor, KEK në cilësi të palës së paditur, paraqiti ankesë: (i) për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore; (ii) konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike; dhe për shkak të (iii) zbatimit të gabuar të së drejtës materiale; me propozimin që Gjykata e Apelit ta aprovojë ankesën e të paditurës si të bazuar dhe ta ndryshoj Aktgjykimin​​ e atakuar duke refuzuar kërkesëpadinë​​ e parashtruesit të kërkesës​​ si të​​ pabazuar.

 

  • Në anën tjetër, parashtruesi i kërkesës paraqiti përgjigje në ankesë​​ me propozim që Gjykata e Apelit ankesën e të paditurës ta refuzoj si të pabazuar, ndërsa aktgjykimin e atakuar​​ ta vërtetoj.

 

  • ​​ 23​​ shtator​​ 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.nr. 47/2021]: (I) aprovoi si të themeltë ankesën e të paditurës KEK​​ Sh. A., dhe ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore [C.nr.1880/2019] të​​ 2​​ nëntorit 2020, duke gjykuar si vijon: refuzohet​​ si e pabazuar​​ kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës, me të cilën kishte kërkuar që të "detyrohet e paditura KEK​​ Sh.A., që atij t'ia paguaj tri (3) paga në emër të shpërblimit jubilar në shumë prej​​ 2,748.00€,​​ së bashku​​ me kamatën​​ ligjore​​ si dhe shpenzimet e procedurës kontestimore; dhe (II) Secila palë i bartë shpenzimet e veta procedurale. Në arsyetimin e saj Gjykata e Apelit kishte theksuar si në vijim:

 

 

Kolegji​​ vlerëson​​ se​​ ​​ rastin​​ e​​ tillë​​ kërkesa​​ e​​ paditësit nuk gjen mbështetje në​​ dispozitat​​ e Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive, për arsye se e njëjta ka hy ne fuqi me datë​​ 01.01.2015​​ dhe se e njëjta ka qenë​​ ​​ fuqi deri më​​ datë​​ 31.12.2017, ndaj dhe duke​​ qenë​​ se ajo ka skaduar së​​ implementuari nga​​ kjo​​ datë​​ (31.12.2017)​​ pas denoncimit të saj nga partneri social i punëdhënësit​​ (Oda Ekonomike), e njëjta​​ është​​ e pazbatueshme në​​ rastin​​ e​​ paditësit. Gjithashtu sa i​​ përket​​ vendimit të​​ ​​ paditurës nr.​​ 8261 të​​ datës 23.08.2019 për vazhdimin e dispozitave të​​ MPKK-së për njohjen e pagesave jubilare për punonjësit të cilët kanë arritur jubilenë​​ deri me datë​​ 31.12.2019,​​ ​​ rastin​​ konkret e​​ njëjta nuk qëndron dhe nuk​​ mund të​​ zbatohet, për faktin se paditësi ka 37 vite​​ përvojë​​ pune, jubilen i​​ njëjti e ka arritur në​​ vitin 2013,​​ e​​ drejta​​ e​​ paraqitjes së​​ kërkesës së​​ paditësit​​ në këtë rast,​​ ka filluar nga data e hyrjes në fuqi të MPKK-së, datë 01.01.2015 dhe afati i fundit për paraqitjen e kërkesës ka qenë data 31.12.2017.

 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon se​​ Aktgjykimi​​ [Ac.nr.47/2021]​​ i​​ Gjykatës​​ së Apelit,​​ i 23​​ shtatorit​​ 2022, që ndërlidhet​​ me​​ padinë e lartcekur për​​ shpërblimin e pagës jubilare, është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij kushtetuese,​​ konkretisht​​ nenet​​ 24 [Barazia para Ligjit] 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe 46 [Mbrojtja e Pronës]​​ të Kushtetutës.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës, si pretendim kryesor para Gjykatës Kushtetuese ka ngritur çështjen​​ e​​ shkeljes së pretenduar të dispozitave të nenit 31​​ të Kushtetutës, sepse thekson se bazuar në rregullativën normative të KEK Sh.a. të drejtën në shpërblim jubilar të tri pagave e ka fituar me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, e cila e drejtë sipas tij, nuk mund t'i mohohet në asnjë procedurë të mëvonshme me asnjë akt ligjor apo nënligjor, e aq më tepër kur edhe vet e paditura me Kodin e Punës nr. 1041​​ ​​ 5​​ qershorit​​ 2015 dhe Vendimet nr. 2244​​ ​​ 10​​ prillit​​ 2019 dhe 8261​​ ​​ 23​​ gushtit​​ 2019​​ duke e​​ rikonstituuar​​ këtë​​ ​​ drejtë​​ për të​​ gjithë​​ ​​ punësuarit e​​ saj.

 

  • Parashtruesi i kërkesës në vijim ngrit pretendime për moskonsistencë të praktikës gjyqësore, të cilat i ndërlidh me shkeljet e pretenduara të nenit 24 të Kushtetutës​​ duke theksuar që:​​ “Nuk ka gjykim të drejt, barazi para ligjit, e as siguri juridike, kur në gjykatën e apelit si organ i shkallës së II -të për çështje tërësisht identike kanë qëndrime diametralisht të kundërta dhe atë në relacionin shkalla e I-rë dhe e II-të dhe kolegjet e gjykatës së shkallës së II-të, ku njeri kolegj vendos ndryshe e tjetri ndryshe, për çështje tërësisht identike, veprime këto që janë shkelje të parimeve kushtetuese dhe diskriminuese ndaj atyre që u refuzohen kërkesat, me qe rast shkelen edhe parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

 

  • Lidhur me këtë pretendim parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar në Gjykatë 4 vendime të gjyqësorit të rregullt, prej të cilave 2 të Gjykatës së Apelit dhe 2 të Gjykatës Supreme, që sipas parashtruesit përcaktojnë divergjencën e praktikës gjyqësore.​​ 

 

  • Në vijim parashtruesi i kërkesës pretendon edhe shkelje të nenit 46 të Kushtetutës duke theksuar se kjo e drejtë është shkelur kur:​​ “[...] është shprehur Gjykata Kushtetuese e Kosovës kur ka gjykuar rastet e pensionimit të parakohshëm të një numri të ish punëtorëve të KEK Sh.a me që rast ka anuluar mbi 300 aktgjykime të Gjykatës Supreme, për faktin se është shkel e drejta e pronës kur ka gjet se: 1.Baza​​ juridike e detyrimit të kompensimit deri sa të formohet Fondi Pensional qëndron në rregullativën e brendshme të KEK Sh.a, e që është marrëveshja e nënshkruar me secilin individ veç e veç, kusht ky identik si i parashtruesit të kërkesës ku baza juridike për kompensimin e shpërblimeve​​ jubilare për të gjithë ata që i plotësojnë kushtet është rregullativa normative e KEK-ut, Kodit të Punës dhe Vendimet nr. 2244 dt. 10.04.2019 dhe 8261 dt. 23.08.2019. dhe 2.Detyrimi konsiderohet i përfunduar kur formohet Fondi Pensional, ose arrihet mosha për pensionim, kusht ky identik si i parashtruesit të kërkesës ku konsiderohet se detyrimi është përmbush kur kompensohet shpërblimi jubilar sipas kushteve të Vendimeve të cekura në pikën 1. Gjykata është e njohur me rastin e gjykuar prej saj për ish pensionistet e parakohshëm të KEK-ut, andaj nuk kemi nevoje t' ia bashkangjesim aktgjykimet e saja pasi të njëjtat i posedon. Parashkruesi i kërkesës është në dijeni që Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk vepron si shkallë e IV-të, por ka jurisdiksion kushtetues që ta prish-anuloj çdo akt juridik të cilit do organ qoftë nëse gjen se ka shkelje të dispozitave ligjore dhe atyre kushtetuese, e që për rastin konkret nuk është fare kontestuese se janë shkel dispozitat ligjore dhe ato kushtetuese të cekura më lartë.”

 

  • Përfundimisht, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që​​ kërkesën e tij: (1) ta aprovoj si të bazuar; (2) Aktgjykimi [Ac.nr. 47/2021] është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe kushtetuese dhe i njëjti të anulohet; (3) të detyrohet Gjykata e Apelit që ta rishqyrtojë Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit dhe të veprojë sipas sygjerimeve të Gjykatës Kushtetuese; (4) ta njoftojë gjykatën Kushtetuese lidhur me procedurën e rishqyrtimit të aktgjykimit të anuluar. ​​ 

 

Dispozitat​​ relevante​​ kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta e Republikës Kosovës

 

Neni 24 [Barazia para Ligjit]

 

1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë​​ ligjore, pa diskriminim.

 

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,

mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë

komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së

kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

 

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për​​ mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të​​ pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë​​ ato.

 

Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ 

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.​​ 

 

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.​​ 

 

[...]

 

Neni 46 [Mbrojtja e Pronës]

 

  • E drejta e pronës është e garantuar.

 

2. Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.

 

3. Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti​​ publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky​​ eksproprijim​​ është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik​​ ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm​​ dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.

 

4. Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së​​ Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë ekspropriimin, do të zgjidhen nga gjykata​​ kompetente.

 

5. Prona intelektuale mbrohet me ligj.

 

LIGJI NR.03/L-212 I PUNËS​​ 

 

Neni 87

[Afati i parashkrimit]

Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës.

 

Neni 90

Marrëveshja Kolektive

 

“[...]​​ 

 

4. Marrëveshja Kolektive mund të lidhet për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri ​​ (3) vjet.”

 

MARRËVESHJEN E PËRGJITHSHME KOLEKTIVE TË KOSOVËS

 

Neni 3​​ 

Aplikimi dhe përfshirja​​ 

Dispozitat e MPKK-së aplikohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës

 

Neni 52

Shpërblime jubilare

 

1. I punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë:

1.1.për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij;

1.2.për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy pagave mujore të tij;​​ 

 

1.3.për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri pagave mujore të tij.​​ 

2.Punëdhënësi i fundit është ai që paguan shpërblime jubilare.

3.Shpërblimi jubilar, paguhet në afat prej një muaji, pas plotësimit të kushteve nga ky paragraf.

 

Neni 53

Kompensimi në rast të pensionimit

 

I punësuari, me rastin e pensionimit, gëzon të drejtën në pagesën përcjellëse në lartësi prej tri (3) paga mujore, që i ka marrë për tre (3) muajt të fundit.

 

Vendimi [2244] i Mbledhjes së Menaxhmentit të KEK Sh.A. për “Pagat Jubilare për periudhën 2015-2017” i 10 prillit 2019

 

[...]

  • Baza juridike për këtë vendim është​​ Marrëveshja e Përgjithshme​​ Kolektive​​ e Kosovës (MPK) e lidhur nga Kryeministri i Kosovës, BSPK, OEK (anëtare e së cilës është edhe Korporata Energjetike ​​ e Kosovës), KES dhe AKB e nënshkruar me dt. 18.03.2014 e cila ka hyrë në fuqi me dt. 01.01.2015 në veçanti neni 52 aty;

 

  • Lidhur me vendimin nr 2244, dt. 10.04.2019 lidhur me pagat jubilare

 

  • Përfitues do të jenë punëmarrësit aktiv dhe pasiv.​​ 

  • Nëse kanë realizuar kushtin si është i​​ paraparë​​ në nenin 52 ​​ të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive (MPK), pra që kanë arritur përvojën e punës 10, 20 apo 30 vite (kushti) gjatë periudhës sa ka qenë në fuqi KPK-ja- 01.01.2015 deri 21.12.2017 (më tej periudha e vlefshmërisë).

  • [...]

 

Mendim Juridik për Shpërblimin Jubilar i Gjykatës Supreme të Kosovës, i 27 shkurtit 2023

 

Marrëveshja/Kontratat e aplikueshme

 

“II. Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës e lidhur me date 18.03.2014, dhe nënshkruar nga Organizatat e punëdhënësve (Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit), Organizatat e të punësuarve (Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës), si dhe Qeveria e Republikës se Kosovës, (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale), (në tekstin e me tejme: Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës) aplikohet ne periudhën kohore nga data 01.1.2015 - 31.12.2017.”

 

Kushtet për të fituar të drejtën shpërblimit jubilar:

 

“VI. I punësuari ne bazë të Marrëveshjes se Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë​​ në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin 52, të kësaj marrëveshje, nëse plotësohen këto kushte dhe atë: a) që viti jubilar i punësimit për 10,20 dhe 30 vjet të arrihet në kohen kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të këtij mendimi juridik, dhe b) përvoja e punës për 10, 20 dhe 30 vjet duhet te jete e pandërprere të punëdhënësi i fundit.”

 

Pranueshmëria e kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve​​ 1 dhe 7 të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ që përcaktojnë:​​ 

 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët​​ janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

[...]

 

  • Gjykata në​​ vazhdim​​ shqyrton​​ nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, siç përcaktohen tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi​​ mund​​ ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat të drejta dhe liri​​ pretendon​​ se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur​​ parashtruesit​​ i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht ...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës: i. është palë e autorizuar, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; ii. ai konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [Ac. nr. 47/2021] të 23 shtatorit 2022, të Gjykatës së Apelit; iii. ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; iv. ka specifikuar qartë të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe v. kërkesën e ka dorëzuar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, siç përcakton neni 49 i Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Rregulli 34​​ (2) i Rregullores së punës përcakton që:​​ 

 

Gjykata​​ mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.

 

  • Gjykata, fillimisht thekson që​​ rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Bazuar në​​ praktikën​​ gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”.​​ 

 

  • Në kontekst të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse e njëjta është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Kësisoj, Gjykata​​ fillimisht rikujton që rrethanat e rastit​​ ndërlidhen me kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës për pagesën e tri pagave jubilare nga KEK, e cila fillimisht ishte aprovuar nga Gjykata Themelore. Pas ankesës së KEK-ut në cilësi të të paditurës, Gjykata e Apelit e ndryshoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore, duke e refuzuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës, nën arsyetimin që parashtruesi i kërkesës përvojën e punës 30 vjeçare e kishte arritur në vitin 2013, kohë kjo në të cilën nuk ishte në fuqi Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, rrjedhimisht nuk kishte bazë ligjore për të aprovuar një kërkesë të tillë për 3 paga jubilare.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston konstatimin e Gjykatës së Apelit, duke ngritur pretendime në nivel ligjshmërie,​​ lidhur me vërtetimin e fakteve sa i përket Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, për sa i përket zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, të cilat sipas tij kanë rezultuar me shkelje të garancive procedurale të garantuara me nenet​​ 31​​ për sa i përket (i) zbatimit të gabuar të ligjit si dhe (ii) jo konsistenca e​​ vendimeve​​ gjyqësore, të cilën e ndërlidh me pretendimin për shkelje të nenit​​ 24​​ të Kushtetutës​​ si rezultat i​​ mos-pasjes së​​ barazi​​ para ligj.​​ Gjithashtu, parashtruesi i kërkesës ngrit edhe (iii) pretendime për shkelje të nenit​​ 46​​ të Kushtetutës, përkatësisht​​ cenim të të drejtave pronësore të tij si rezultat i pamundësimit të realizimit të pagave jubilare.

 

(i)​​ Lidhur me pretendimin për​​ shkelje të nenit 31 të Kushtetutës për sa i përket​​ interpretim të gabuar të ligjit

 

  • Parashtruesi i kërkesës, i konteston para Gjykatës konstatimet e Gjykatës së Apelit, duke pretenduar shkelje të nenit 31 të Kushtetutës. Në këtë aspekt, parashtruesi i kërkesës, ndër të tjera, vë theks në interpretimin e gabuar të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, sepse sipas parashtruesit Gjykata e Apelit do të duhej që ta merrte parasysh se e njëjta ishte​​ në fuqi edhe gjatë vitit 2019. Pra, parashtruesi pretendonte që Gjykata e Apelit ka vlerësuar që padia e tij ishte paraqitur jashtë afatit, rrjedhimisht ka shkelur garancitë procedurale​​ të nenit 31 të Kushtetutës.

 

  • Në shqyrtimin e këtyre pretendimeve, Gjykata thekson se të njëjtat në esencë ndërlidhen me zbatimin e gabuar të ligjit të aplikueshëm nga Gjykata e Apelit, pretendime të cilat, Gjykata në përputhje me praktikën e saj gjyqësore dhe atë të GJEDNJ-së, i konsideron si​​ "pretendime të shkallës së katërt”.

 

  • Në kontekst të kësaj kategorie pretendimesh, Gjykata thekson se bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por edhe duke marrë parasysh veçoritë e saj, siç janë përcaktuar përmes KEDNJ-së, parimin e subsidiaritetit dhe doktrinën e shkallës së katërt, ajo vazhdimisht e ka theksuar dallimin në mes të "kushtetutshmërisë" dhe "ligjshmërisë" dhe ka pohuar se nuk është detyrë e saj të merret me gabime të fakteve ose interpretimit dhe aplikimit të gabuar të ligjit, që pretendohet se janë bërë nga një gjykatë e rregullt, përveç dhe për aq sa gabimet e tilla mund të kenë shkelur të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë dhe/ose me KEDNJ. (Shih, në këtë kontekst, ndër të tjera, rastet e Gjykatës KI96/21, parashtrues Xhelal Zherka, Aktvendim për Papranueshmëri i 23 shtatorit 2021, paragrafi 49; KI145/20, parashtrues Hafize Gashi, Aktvendim për Papranueshmëri i 22 prillit 2021, paragrafi 33; KI179/18, parashtrues Belgjyzar Latifi, Aktvendim për papranueshmëri i 23 korrikut 2020, paragrafi 68; KI49/19, parashtrues Shoqëria Aksionare Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”, Aktvendim i 31 tetorit 2019, paragrafi 47; KI56/17, me parashtruese Lumturije Murtezaj, Aktvendim për papranueshmëri, i 18 dhjetorit 2017, paragrafi 35; dhe KI154/17 dhe KI05/18, me parashtrues, Basri Deva, Afërdita Deva dhe Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar “Barbas”, Aktvendim për papranueshmëri, i 12 gushtit 2019, paragrafi 60).

 

  • Gjykata gjithashtu ka pohuar vazhdimisht se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë konkluzionet e gjykatave të rregullta në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale dhe se ajo nuk mund të vlerësojë vetë faktet të cilat e kanë bërë një gjykatë të rregullt të marrë një vendim e jo një tjetër. Në të kundërtën, Gjykata do të vepronte si gjykatë e “shkallës së katërt”, që do të rezultonte në shpërfilljen e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj. (Shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNJ-së García Ruiz kundër Spanjës, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe referencat e përdoruar aty; dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës, KI145/20, cituar më lartë, paragrafi  34; KI49/19, cituar më lart, paragrafi 48; dhe KI154/17 dhe KI05/18, cituar më lart, paragrafi 61).

 

  • Gjykata, megjithatë, thekson se praktika gjyqësore e GJEDNJ-së dhe e Gjykatës gjithashtu përcaktojnë rrethana nën të cilat duhet të bëhen përjashtime nga ky qëndrim. Siç u theksua më lart, përderisa gjykatat e rregullta kanë detyrë primare të zgjidhin problemet rreth interpretimit të ligjit të aplikueshëm, roli i Gjykatës është që të sigurohet apo të verifikojë që efektet e këtij interpretimi të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe KEDNJ-në. (Shih rastin e GJEDNJ-së, Miragall Escolano dhe të tjerët kundër Spanjës, Aktgjykim i 25 janarit 2000, paragrafët 33-39; dhe shih, gjithashtu rastin e Gjykatës KI154/17 dhe KI05/18, cituar më lart, paragrafi 63). Në parim, një përjashtim i tillë, ndërlidhet me raste të cilat rezultojnë të jenë dukshëm arbitrare, duke përfshirë ato në të cilat, një gjykatë ka “aplikuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar” në një rast specifik dhe i cili mund të ketë rezultuar në “konkluzione arbitrare” apo “qartazi të paarsyeshme” për parashtruesin përkatës.​​ 

 

  • Për sa i përket pretendimeve të parashtruesit të kërkesës lidhur me vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes së Kontratës Kolektive dhe refuzimit të pabazuar të kërkesëpadisë së tij, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.nr.47/2021] të​​ 23​​ shtatorit 2022, kishte theksuar​​ ​​ si në vijim:​​ 

 

Kolegji vlerëson se​​ ​​ rastin​​ e​​ tillë​​ kërkesa​​ e​​ paditësit nuk gjen mbështetje në​​ dispozitat​​ e Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive, për arsye se e njëjta ka hy ne fuqi me datë​​ 01.01.2015​​ dhe se e njëjta ka qenë​​ ​​ fuqi deri më​​ datë​​ 31.12.2017, ndaj dhe duke​​ qenë​​ se ajo ka skaduar së​​ implementuari nga​​ kjo​​ datë​​ (31.12.2017)​​ pas denoncimit të saj nga partneri social i punëdhënësit​​ (Oda Ekonomike), e njëjta​​ është​​ e pazbatueshme në​​ rastin​​ e​​ paditësit. Gjithashtu sa i përket​​ vendimit të​​ ​​ paditurës nr.​​ 8261 të​​ datës 23.08.2019 për vazhdimin e dispozitave të​​ MPKK-së për njohjen e pagesave jubilare për punonjësit të cilët kanë arritur jubilenë​​ deri me datë​​ 31.12.2019,​​ ​​ rastin​​ konkret e​​ njëjta nuk qëndron dhe nuk​​ mund të​​ zbatohet, për faktin se paditësi ka 37 vite​​ përvojë​​ pune, jubilen i​​ njëjti e ka arritur në​​ vitin 2013,​​ e​​ drejta​​ e​​ paraqitjes së​​ kërkesës së​​ paditësit​​ në këtë rast, ka filluar nga data e hyrjes në fuqi të MPKK-së, datë 01.01.2015 dhe afati i fundit për paraqitjen e kërkesës ka qenë data 31.12.2017.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata konsideron se Gjykata e Apelit përmes vendimit të kontestuar kishte ndryshuar Aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, duke trajtuar dhe arsyetuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës dhe palës së paditur, duke përfshirë edhe ato që ndërlidhen me interpretimin e gabuar të dispozitave ligjore, përkatësisht të Kontratës së Përgjithshme Kolektive.​​ 

 

  • Nën dritën e të lartcekurave, Gjykata vëren se gjykatat e rregullta kishin sqaruar se: (i) parashtruesi i kërkesës kishte plotësuar kushtin për shpërblimin jubilar (përvojë pune 30 vjeçare më 2013) para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes se Përgjithshme Kolektive të Kosovës, e që është pika vendimtare për marrjen e vendimit të Gjykatës së Apelit; (ii) Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës ishte e aplikueshme në periudhën 1 janar 2015, deri më 31 dhjetor 2017; (iii) parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur kërkesën ​​ për kompensimin e shpërblimit jubilar më​​ 11​​ qershor​​ 2019, respektivisht pas skadimit të aplikueshmërisë se Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës.​​ 

 

  • Përveç elaborimeve të lartcekura, Gjykata gjen se vendimmarrja e Gjykatës së Apelit, në rrethanat faktike dhe juridike të rastit konkret është në pajtueshmëri edhe me mendimin juridik për shpërblimin jubilar të nxjerrë nga mbledhja e përgjithshme e Gjykatës Supreme, e 27 shkurtit 2023. Në këtë drejtim, Gjykata do të i referohet pjesës relevante të Mendimit Juridik të 27 shkurtit 2023 të Gjykatës Supreme, ​​ i cili përcakton se “VI.​​ I punësuari në bazë të Marrëveshjes se Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin 52, të kësaj marrëveshje, nëse plotësohen këto kushte dhe atë: a) që viti jubilar i punësimit për 10, 20 dhe 30 vjet të arrihet në kohen kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të këtij mendimi juridik [Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës aplikohet në periudhën kohore nga data ​​ 01.12015- 31. 12. 2017]; dhe b) përvoja e punës për 10, 20 dhe 30 vjet duhet të jetë e pandërprerë te punëdhënësi i fundit.”

 

  • Pra, Gjykata vëren se sipas Mendimit Juridik të Gjykatës Supreme për shpërblimin jubilar, element përcaktues i zbatuar edhe në rrethanat e rastit konkret është që viti jubilar i punësimit të jetë arritur gjatë periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2017, e që nuk përkon të jetë e plotësuar në këtë rast, pasiqë parashtruesi i kërkesës vitin jubilar e kishte arritur në vitin 2013, kur nuk kishte kontratë Kolektive në fuqi.​​ Rrjedhimisht, Gjykata gjeti që procedurat para Gjykatës së Apelit nuk ishin të padrejta ose arbitrare. (shih​​ mutatis mutandis​​ rastin e Gjykatës: KI199/18, me parashtrues​​ Hajriz Haxholli, Aktvendim për Papranueshmëri i 24 qershorit 2019, paragrafi 34).

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata rikujton se ajo vet nuk mund të shndërrohet në gjykatë të faktit dhe t’u tregojë gjykatave të rregullta se cila do të ishte mënyra më e përshtatshme e zbatimit të së drejtës materiale, sepse një kompetencë e tillë, si rregull, i takon gjykatave të juridiksionit të rregullt që ta bëjnë. Gjykata​​ thekson se ajo mund të ndërhyjë vetëm atëherë kur arsyetimi i vendimeve të gjykatave të rregullta është tejet arbitrar dhe i​​ pajustifikueshëm, çfarë në rrethanat konkrete nuk kemi të bëjmë me vendime qartazi arbitrare ose të pajustifikuara.

 

  • Lidhur me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për zbatim të gabuar të Kontratës Kolektive, Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës, përtej pretendimeve për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, si rezultat i vërtetimit të gabuar të fakteve dhe interpretimit të gabuar të ligjit, nuk mbështet mjaftueshëm dhe as nuk argumentoi para Gjykatës, se si ky interpretim i ligjit të aplikueshëm nga Gjykata e Apelit, mund të ketë qenë “qartazi i gabuar”, duke rezultuar në “konkluzione arbitrare” apo “qartazi të paarsyeshme” për parashtruesin e kërkesës apo se procedurat para gjykatave të rregullta, në tërësinë e tyre, mund të mos kenë qenë të drejta apo edhe arbitrare. Përveç kësaj, Gjykata vlerëson se Gjykata e Apelit ka marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e rastit, pretendimet e parashtruesit kërkesës dhe i ka arsyetuar të njëjtat (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës​​ KI64/20, parashtrues,​​ Asllan Meka, Aktvendim për papranueshmëri i 3 gushtit 2020, paragrafi 41; dhe​​ KI37/21​​ parashtrues,​​ Isa Tusha, Naser Tusha dhe Miradije Tusha, Aktvendim për papranueshmëri i 8 shtatorit 2021, paragrafi 67).

 

  • Andaj, Gjykata nga shtjellimet e mësipërme konsideron se parashtruesi i kërkesës thjeshtë është i pakënaqur me rezultatin e procedurës pranë gjykatave të rregullta, megjithatë pakënaqësia e tij nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat​​ kundër Hungarisë, kërkesa nr. 5503/02, Aktgjykimi i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).

 

  • Prandaj,​​ Gjykata konsideron se​​ parashtruesi i kërkesës nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij​​ se gjykatat e rregullta mund të kenë aplikuar ligjin në mënyrë të gabuar, dhe rrjedhimisht pretendimet e tij për interpretimin dhe aplikimin e gabuar të ligjit të aplikueshëm, kualifikohen si pretendime që bien në kategorinë e "shkallës së katërt" dhe si të tilla, reflektojnë pretendime në nivel të "ligjshmërisë" dhe nuk janë argumentuar në nivel të "kushtetutshmërisë". Për pasojë, të njëjtat janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar përmes paragrafit (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

(ii)​​ Përkitazi me​​ moskonsistencën e vendimeve gjyqësore​​ të ndërlidhur me shkelje të nenit 24 të Kushtetutës​​ 

 

  • Gjykata fillimisht rikujton që pretendimin për mos​​ konsistencë​​ të​​ vendimeve gjyqësore, parashtruesi i kërkesës i ndërlidh me pretendimin për shkelje të nenit​​ 24 të Kushtetutës si rezultat i​​ mos-pasje barazi para ligj.​​ Pra,​​ parashtruesi i kërkesës në substancë​​ pretendon se i) përmes vendimit​​ të​​ kontestuar​​ është trajtuar në mënyrë të pabarabartë në raport me​​ të tjerët;​​ si dhe​​ ii)​​ është​​ cenuar​​ parimi​​ i​​ sigurisë juridike si rezultat i vendimit​​ kundërthënës të​​ Gjykatës së Apelit.

 

  • Gjykata në vijim do t’i shtjellojë:​​ (i)​​ parimet dhe kriteret e vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës​​ përkitazi me mungesën e konsistencës të vendimeve gjyqësore; (ii) aplikimi i të njëjtave në rastin konkret.

 

Parimet dhe kriteret e vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës​​ përkitazi me mungesën e konsistencës të vendimeve gjyqësore

 

  • Lidhur me këtë,​​ Gjykata fillimisht​​ thekson se parimet dhe kriteret e vendosura nga GJEDNJ, kjo Gjykatë gjatë shqyrtimit të pretendimeve të parashtruesve për cenimin e parimit të sigurisë juridike, si rezultat i vendimeve kundërthënëse i ka zbatuar edhe në praktikën e saj gjyqësore (shih rastet e Gjykatës KI87/18, parashtrues “IF​​ Skadeforsikring, Aktgjykim i 27 shkurtit 2019 dhe KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand, Aktgjykim i 6 janarit​​ 2019, ku Gjykata, ndër të tjera, konstatoi shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së për shkak të cenimit të parimit të sigurisë juridike, si rezultat i divergjencës në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së).

 

  • Në dritën e zhvillimit të parimeve​​ të përgjithshme përkitazi me mungesën e konsistencës të vendosura përmes praktikës gjyqësore, Gjykata fillimisht i referohet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, e cila ka theksuar vazhdimisht se një nga komponentët thelbësorë të sundimit të ligjit është siguria juridike, e cila, ndër të tjera, garanton një siguri të caktuar në situata juridike dhe kontribuon në besim publik në gjykata (shih, rastin e GJEDNJ-së​​ Brumărescu kundër Rumanisë​​ [DHM], kërkesa​​ nr. 28342/95, paragrafi 61; rastin​​ Ştefănică dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ kërkesa​​ nr. 38155/02,​​ Aktgjykim i 2 nëntorit 2010,​​ paragrafi 38, dhe rastin​​ Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin kundër Turqisë,​​ kërkesa​​ nr.​​ 13279/05,​​ Aktgjykim i 20 tetorit 2011, paragrafi​​ 56).

 

  • Sipas GJEDNJ-së:​​ “prezenca e vendimeve kundërthënëse gjyqësore, në anën tjetër, mund të krijojë situata të pasigurisë juridike, e cila do ta ulte besimin e publikut në sistemin gjyqësor”.​​ (shih, rastin​​ Paduraru kundër Rumanisë,​​ kërkesa​​ nr. 63252/00, paragrafi 98;​​ Vinčić dhe të tjerët kundër Serbisë, kërkesat​​ nr. 44698/06, paragrafi 56, Aktgjykim i 1 dhjetorit 2009; dhe rasti​​ Ştefănică dhe të tjerët kundër Rumanisë, të cituar më lart,​​ paragrafi​​ 38). GJEDNJ, megjithatë, ka specifikuar se​​ nuk ka një të drejtë të fituar për konsistencë të praktikës gjyqësore. (shih, rastin​​ Unédic kundër​​ Francës, kërkesa​​ nr. 20153/04, paragrafi 74, 18 dhjetor 2008,​​ shih rastin e cituar më lart​​ Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin kundër Turqisë,​​ paragrafi​​ 56, shih po ashtu rastin e cituar më lart të Gjykatës KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand, paragrafi 65, si dhe rastin KI42/17, parashtrues​​ Kushtrim Ibraj, Aktvendim për papranueshmëri, i 25 janarit 2018, paragrafi 33).

 

  • Në vijim, GJEDNJ ka vendosur tri kritere themelore, të cilat janë pranuar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës për të përcaktuar nëse një divergjencë e vendimeve gjyqësore e pretenduar përbën shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së, dhe të cilat përcaktojnë si në vijim: (i) nëse ekzistojnë dallime “të thella dhe afatgjata” në praktikën gjyqësore; (ii) nëse ligji vendor përcakton mekanizma të aftë për të zgjidhur divergjenca të tilla; dhe (iii) nëse ata mekanizma janë zbatuar dhe me çfarë efekti (në këtë kontekst, shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Beian kundër Rumanisë​​ (nr.1), kërkesa​​ nr. 30658/05, Aktgjykim i 6 dhjetorit 2007, paragrafët 37-39;​​ Famullia Katolike Greke Lupeni dhe të tjerët kundër Rumanisë, kërkesa​​ nr. 76943/11,​​ Aktgjykimi i 29 nëntorit 2016, paragrafët 116 - 135;​​ Iordan Iordanov dhe të tjerët kundër Bullgarisë,​​ kërkesa​​ nr.​​ 23530/02,​​ Aktgjykim i 2 korrikut 2009, paragrafët 49-50;​​ Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin​​ kundër Turqisë,​​ cituar më lart, paragrafi 53; dhe shih rastin e Gjykatës, KI29/17, parashtrues​​ Adem Zhegrova,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 5 shtatorit 2017, paragrafi 51 dhe shih gjithashtu rastet e Gjykatës të cituar më lart, KI42/17, parashtrues​​ Kushtrim Ibraj, paragrafi 39, KI87/17 parashtrues “IF Skadiforsikring”, paragrafi 67, të cituar më lart, KI35/18​​ parashtrues “Bayerische Versicherungsverbrand”, të cituar më lart, paragrafi 70, KI107/19, parashtrues​​ Gafurr Bytyqi, Aktvendim për papranueshmëri, i 11 marsit 2020).​​ 

 

  • Gjykata vëren se GJEDNJ gjatë zhvillimit të konceptit të “dallimeve të thella dhe afatgjata” gjithashtu mori parasysh nëse mospërputhja është e izoluar apo afekton një numër të madh njerëzish​​ (shih, ndër të tjera,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Famullia Katolike Greke Lupeni dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ cituar më lart, paragrafi 135).​​ 

 

  • Gjykata,​​ në këtë drejtim,​​ gjithashtu thekson se GJEDNJ nuk ka konstatuar shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së në raste të praktikës divergjente gjyqësore edhe nëse e njëjta ka afektuar një numër të madh​​ njerëzish në lidhje me​​ të njëjtën çështje gjatë një periudhe të shkurtër kohore para se kundërthëniet përkatëse të zgjidheshin nga gjykatat më të larta, duke u​​ dhënë mundësi kështu mekanizmave shtetërorë që të sigurojnë konsistencën e duhur​​ (shih, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-së,​​ Albu dhe të tjerët kundër Rumanisë, Aktgjykim i 10 majit 2012, paragrafët 42 - 43).​​ 

 

  • Kjo e fundit ndërlidhet me kriterin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me ekzistencën e një mekanizmi të aftë për të zgjidhur mospërputhjet në praktikën gjyqësore dhe nëse ky mekanizëm është përdorur dhe me çfarë efekti. Në këtë drejtim, GJEDNJ fillimisht ka konstatuar se mungesa e një mekanizmi të tillë përbën shkelje të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor të garantuar me nenin 6 të KEDNJ-së (shih, në këtë kontekst,​​ Tudor Tudor kundër Rumanisë,​​ kërkesa​​ nr.​​ 21911/03​​ ,​​ Aktgjykim i 4 marsit​​ 2009, paragrafët 30-32; dhe​​ Ştefănică dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ Aktgjykim i 2 shkurtit 2010, paragrafët 37-38; dhe​​ Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin​​ kundër Turqisë,​​ cituar më lart, paragrafi 54).

 

Zbatimi i këtyre parimeve dhe kritereve në rrethanat e rastit konkret

 

  • Në vijim, Gjykata do të aplikojë parimet e elaboruara më lart në rrethanat e rastit konkret, duke aplikuar kriteret mbi bazën e të cilave Gjykata​​ dhe GJEDNJ trajton çështjet e divergjencës përkitazi me praktikën gjyqësore, duke filluar me vlerësimin nëse në rrethanat e rastit konkret, (i) divergjencat e pretenduara në praktikën gjyqësore janë “të thella dhe afatgjata”; dhe nëse ky është rasti, (ii) ekzistimin e mekanizmave të aftë për të zgjidhur divergjencën përkatëse; dhe (iii) vlerësimin nëse këta mekanizma janë zbatuar dhe me çfarë efekti në rrethanat e rastit konkret.

 

  • Fillimisht, Gjykata duhet gjithashtu të ritheksojë se, bazuar edhe në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe asaj të Gjykatës, nuk është funksioni i saj të krahasojë vendime të ndryshme të gjykatave të rregullta, edhe nëse merren në procedura dukshëm të ngjashme, pasi që pavarësia e tyre duhet të respektohet (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Adamsons kundër Letonisë, cituar më lart, paragrafi 118, shih po ashtu rastet e Gjykatës KI87/18 parashtrues​​ IF Skadeforsikring​​ dhe KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand,​​ të cituara më lart).

 

  • Për më tepër, parashtruesi i kërkesës lidhur me pretendimet për shkelje kushtetuese të të drejtave dhe lirive themelore si rezultat i divergjencave në praktikën​​ gjyqësore, duhet t’ia paraqes​​ Gjykatës argumentet përkatëse përkitazi me ngjashmërinë faktike​​ dhe juridike të rasteve të cilat pretendojnë se janë zgjidhur ndryshe nga gjykatat e rregullta, duke rezultuar në vendime kundërthënëse në praktikën gjyqësore dhe e cila mund të ketë rezultuar në shkelje të të drejtave dhe lirive të tyre kushtetuese të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së (shih rastin e cituar më lart KI35/18,​​ parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand, paragrafi 76).

 

  • Në këtë drejtim, GJEDNJ​​ pranon se mundësia e divergjencave në praktikën gjyqësore është karakteristikë e natyrshme në çdo sistem gjyqësor të bazuar në një sistem gjykatash nacionale që kanë autoritet mbi juridiksionin e tyre territorial. Ajo gjithashtu pranon se dallime të tilla mund të lindin, si në rastin konkret, brenda të njëjtit juridiksion. Kjo në vetvete nuk mund të jetë në kundërshtim me​​ të drejtën e garantuar me KEDNJ​​ (shih​​ rastin e GJEDNJ-së​​ Santos Pinto kundër Portugalisë, kërkesa nr.​​ 39005/04​​ Aktgjykim i 20 majit 2008 par.​​ 41).

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata së pari rikujton pretendimin e parashtruesit të kërkesës i cili thekson se rasti i tij nuk është trajtuar në mënyrë të njëjtë në raport​​ me​​ rastet e tjera të cilat sipas tij janë identike, edhe përkundër rrethanave të njëjta faktike dhe juridike, duke shtuar​​ se gjykatat e rregullta kishin nxjerrë vendime të ndryshme në raste të njëjta.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës kishte sjellur në Gjykatë 4 vendime të ndryshme, për të cilat ​​ konsideronte që kanë vendosur rastin në mënyrën e duhur, si në vijim: (1) Aktgjykimi [Ac.nr.1823/2021] i 19 prillit 2022, i Gjykatës së Apelit​​ (A.​​ M.); (2) Aktgjykimi [Ac.nr.7587/2021] i 7 korrikut 2022, i Gjykatës së Apelit (S.​​ B.); (3) Aktgjykimi [Rev.nr.639/2020] i 21 janarit 2021, i Gjykatës Supreme (B.F.); dhe (4)​​ Aktgjykim [Rev.nr.90/2020] i 4 majit 2020 i Gjykatës Supreme (S.​​ C.).​​ Në këtë drejtim, Gjykata vëren që të gjitha këto vendime ishin marrë nga gjykatat e rregullta, para datës së nxjerrjes së​​ Mendimit Juridik për shpërblimin jubilar, të 27 shkurtit 2023, të Gjykatës Supreme.

 

  • Prandaj, përveç elaborimeve të lartcekura​​ për sa i përket pretendimit​​ të parashtruesit​​ për zbatim të gabuar të së drejtës materiale, Gjykata gjen se vendimmarrja e Gjykatës së Apelit, në rrethanat faktike dhe juridike të rastit konkret është në pajtueshmëri edhe me mendimin juridik për shpërblimin jubilar të nxjerrë nga mbledhja e përgjithshme e Gjykatës Supreme, e 27 shkurtit 2023.​​ 

 

  • Pra, Gjykata vëren se sipas Mendimit Juridik të Gjykatës Supreme për shpërblimin jubilar, element përcaktues i zbatuar edhe në rrethanat e rastit konkret është që viti jubilar i punësimit të jetë arritur gjatë periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2017, e që nuk përkon të jetë e plotësuar në këtë rast, pasiqë parashtruesi i kërkesës vitin jubilar e kishte arritur në vitin 2013, kur nuk kishte kontratë Kolektive në fuqi.​​ Rrjedhimisht, Gjykata gjeti që procedurat para Gjykatës së Apelit nuk ishin të padrejta ose arbitrare. (shih​​ mutatis mutandis​​ rastin e Gjykatës:​​ KI199/18, me parashtrues​​ Hajriz Haxholli, Aktvendim për Papranueshmëri i 24 qershorit 2019, paragrafi 34).

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata konsideron se Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës​​ së Apelit​​ është i arsyetuar dhe se interpretimi i​​ kësaj të fundit, sa i përket fakteve të paraqitura për vlerësim nga parashtruesi i kërkesës, nuk mund të thuhet se ishte arbitrar, i paarsyeshëm apo të ketë mundur të ndikojë në gjykim të drejtë, por ishte thjesht çështje e interpretimit dhe zbatimit të ligjit (shih në mënyrë analoge, rastin KI29/17, parashtrues​​ Adem Zhegrova,​​ të cituar më lart, paragrafi 57).​​ 

 

  • Duke rikujtuar detyrimin e përcaktuar përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës që parashtruesit e kërkesës duhet t’i paraqesin Gjykatës argumentet përkatëse përkitazi me ngjashmërinë faktike dhe juridike të rasteve të cilat pretendojnë se janë zgjidhur ndryshe nga gjykatat e rregullta, duke rezultuar në vendime kundërthënëse në praktikën gjyqësore, Gjykata​​ vëren se përveç dorëzimit të​​ dy vendimeve të Gjykatës së Apelit si dhe dy vendimeve të Gjykatës Supreme, ku parashtruesi pretendon rrethanat faktike dhe juridike të ngjashme si ato në rastin e parashtruesit, parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur që Gjykatës t’i paraqesë argumente shtesë, apo raste tjera që janë vendosur ndryshe nga​​ Gjykata e Apelit, dhe rrjedhimisht ta mbështesë pretendimin e tij për cenim të sigurisë juridike, si rezultat i vendimeve kundërthënëse te gjykatat e rregullta.

 

  • Andaj, në dritën e praktikës së vet gjyqësore, Gjykata vlerëson se nuk është e mundur të konstatohet ekzistimi i​​ “dallimeve të thella dhe të vazhdueshme”​​ në praktikën gjyqësore të Gjykatës​​ së Apelit​​ që rrezikojnë parimin e sigurisë juridike, duke u thirrur në​​ dy aktgjykime të Gjykatës së Apelit​​ (shih,​​ në mënyrë analoge rastin KI29/17, parashtrues​​ Adem Zhegrova, të cituar më lart, paragrafi 53; shih gjithashtu rastin​​ KI28/23, me parashtrues​​ Rrahim Haliti, Aktvendim për Papranueshmëri i 26 qershorit 2023, paragrafi 81).

 

  • Prandaj, Gjykata​​ konsideron se as numri i aktgjykimeve të​​ paraqitura​​ si kundërthënëse, si dhe as mënyra se si Gjykata Apelit ka vlerësuar dhe trajtuar rastin e parashtruesit të kërkesës nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për të arsyetuar pretendimin për shkelje të parimit të sigurisë, si rrjedhojë e vendimeve kundërthënëse të gjykatave të rregullta (shih rastin KI29/17, të cituar më lart, paragrafi 58).

 

(iii)​​ Sa i përket pretendimit për shkelje të nenit 46 të Kushtetutës

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës gjithashtu thekson që vendimi i kontestuar është nxjerrë në kundërshtim me të drejtat e garantuara me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës.

 

  • Gjykata rikujton se neni 46 i Kushtetutës, sikundër edhe neni 1 i Protokollit Nr. 1 (Mbrojtja e Pronës) i KEDNJ nuk garanton të drejtën për fitimin e pronës (Shih rastet e Gjykatës: KI201/18, me parashtrues Selami Taraku, Aktvendim për papranueshmëri i 1 nëntorit 2019, paragrafi 39;​​ KI83/18, me parashtrues Ivica Milosevic, Aktvendim për papranueshmëri i 17 tetorit 2019, paragrafi 41; Shih gjithashtu rastet e GJEDNJ-së: Van der Mussele kundër Belgjikës, nr. 8919/80, Aktgjykimi i GJEDNJ-së i 23 nëntorit 1983, paragrafi 48; dhe Slivenko dhe të tjerët kundër Letonisë, kërkesa nr. 73049/01, Aktgjykimi i 9 tetorit 2003, paragrafi 121).

 

  • Në këtë kuadër, Gjykata i referohet interpretimeve të GJEDNJ, ku vihet në pah se Neni 1 i Protokollit Nr. 1 (Mbrojtja e Pronës) i KEDNJ-së vlen vetëm për​​ "zotërimet"​​ ekzistuese të një personi (shih Marckx kundër Belgjikës, nr. 6833/74, Aktgjykim i 13 qershorit 1979, paragrafi 50; Anheuser-Busch Inc. kundër Portugalisë,​​ ​​ nr. 73049/01, Aktgjykimi i 11 janarit 2007, paragrafi 64).

 

  • Parashtruesi i kërkesës më tej mund të pretendojë shkelje të nenit 46 të Kushtetutës vetëm për aq sa vendimet e kontestuara kanë të bëjnë me​​ "pronën"​​ e tij; brenda kuptimit te kësaj dispozite​​ "pronë"​​ mund të jetë​​ ''pasuria ekzistuese", duke përfshirë edhe pretendimet në bazë të të cilave parashtruesi i kërkesës mund të pretendojnë​​ "pritshmëri legjitime"​​ që do të fitojnë gëzimin efektiv të ndonjë të drejte pronësore.

 

  • Por, sipas praktikës së GJEDNJ, nuk mund të thuhet se lind ndonjë​​ "pritje legjitime"​​ atje ku ekziston një kontest në lidhje me interpretimin e drejtë dhe aplikimin e së drejtës së brendshme dhe atje ku parashtresat e parashtruesit janë hedhur poshtë më pas nga gjykatat kombëtare (shih: Kopecky kundër Sllovakisë, nr.​​ 44912/98,​​ Aktgjykim i 28 shtatorit 2004, paragrafi 50).

 

  • Gjykata, duke i trajtuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me parimet e lartpërmendura, vëren se parashtruesi nuk e ka arsyetuar në veçanti shkeljen e së drejtës së pronës dhe nuk i referohen konkretisht ndonjë prej parimeve të përmbajtura në nenin 46 të Kushtetutës, por konsideron se kjo e drejtë i është shkelur si pasojë e shkeljes së të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm (nenit 31 të Kushtetutës)​​ për sa​​ i përket mos pagimit​​ ​​ pagave jubilare të pretenduara nga ana e tij. Kjo për faktin se, sipas parashtruesit të kërkesës, gjykatat e rregullta kanë vërtetuar gabimisht gjendjen faktike dhe kanë zbatuar gabimisht të drejtën materiale dhe në këtë mënyrë nuk kanë vendosur për aprovimin e​​ kërkesëpadisë​​ së tij.

​​ 

  • Megjithatë, gjatë shqyrtimit të këtyre pretendimeve në kuadër të nenit 31 të Kushtetutës, Gjykata tashmë ka ardhur në përfundim se këto pretendime janë qartazi të pabazuara. Prandaj, Gjykata konsideron se në rastin konkret nuk dëshmohet se parashtruesi i kërkesës ka kërkesë të arsyetuar lidhur me shkeljen e të drejtës së pronës sipas nenit 46 të Kushtetutës.

 

  • Prandaj, kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe​​ cilësohet si pretendim që i takon kategorisë së pretendimeve​​ “të shkallës së katërt“,​​ prandaj deklarohet e papranueshme, në pajtim me rregullin 34​​ paragrafi (2) të Rregullores së punës.

 

Përfundim​​ 

 

  • Si përmbledhje, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me nenet e sipërcekura të Kushtetutës, janë qartazi të pabazuara, sepse:​​ (i) pretendimet për interpretim të gabuar të së drejtës materiale,​​ vlerësohen si qartazi të​​ pabazuara, sepse këto pretendime cilësohen si pretendime që i takojnë kategorisë së pretendimeve të​​ “shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendimet​​ për​​ moskonsistencën e vendimeve gjyqësore të ndërlidhur me shkelje të nenit 24 të Kushtetutës, vlerësohen si qartazi të pabazuara, që i takojnë kategorisë së pretendimeve të​​ “shkallës së katërt”;​​ dhe (iii)​​ pretendimet ​​ për shkelje të nenit​​ 46​​ të Kushtetutës, vlerësohen si qartazi të pabazuara. Prandaj, kërkesa në tërësi vlerësohet e papranueshme si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin​​ 20​​ të Ligjit dhe rregullat​​ 34​​ (2)​​ dhe​​ 48​​ (1)​​ (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 17 janar​​ 2024, njëzëri:​​ 

 

VENDOS​​ 

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë​​ Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë​​ Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn ne fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, ne pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtar​​ raportues​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetare​​ e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Safet HoxhaGresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

Zeqir Simnica

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile