Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AC-I-22-0707]të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 16 nëntorit 2023

Nr. të lëndës KI83/24

Parashtruesit: H.P.G. Sh.p.k.

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 19 shtator​​ 2024

Nr.​​ ref.:RK2523/24

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI83/24

 

Parashtrues

 

H.P.G.​​ Sh.p.k

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ [AC-I-22-0707]​​ të 16 nëntorit 2023,​​ të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës,​​ për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar​​ nga​​ subjekti (personi)​​ juridik​​ H.P.G.​​ Sh.p.k, me seli​​ në​​ Pejë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), të​​ cilin e përfaqëson Iliriana Osmani-​​ Serreqi,​​ avokate nga Prishtina.

 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë​​ e Aktgjykimit [AC-I-22-0707] të​​ 16 nëntorit 2023 të​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ Dhomës së​​ Posaçme​​ të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ Kolegji i Apelit​​ i DhPGjS-së).

 

  • Aktgjykimi i​​ kontestuar i është dorëzuar parashtruesit të​​ kërkesës​​ më​​ 19 dhjetor 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekti i çështjes së kësaj kërkese është vlerësimi i kushtetutshmërisë​​ së​​ aktgjykimit​​ të lartcekur​​ të​​ Kolegjit të​​ Apelit,​​ nëpërmjet së cilit​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se i janë shkelur të drejtat​​ e​​ garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 13 (E​​ drejta për zgjidhje efektive)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNj).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët​​ 1 dhe 7 të nenit 113 ​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara], ​​ në ndërlidhje me paragrafin 4 të nenit 21​​ të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës​​ së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 5​​ prill 2024, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 15 prill 2024, Kryetarja e Gjykatës,​​ me​​ Vendimin [GJR.​​ KI83/24] caktoi gjyqtarin Radomir Laban,​​ gjyqtar​​ raportues dhe me Vendimin [KSH.​​ KI83/24] caktoi​​ anëtarët e Kolegjit​​ shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët: Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe Jeton Bytyqi (anëtarë).

 

  • ​​ 29 prill 2024, Gjykata​​ e​​ njoftoi përfaqësuesen​​ e​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës dhe​​ Dhomën e​​ Posaçme​​ ​​ Gjykatës​​ Supreme të​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ DhPGjS), nga e cila kërkoi​​ dorëzimin e​​ fletëkthesës si dëshmi​​ e pranimit të​​ aktgjykimit të​​ kontestuar​​ nga parashtruesi i kërkesës.​​ ​​ 

 

  • ​​ 8 maj 2024,​​ DhPGjS​​ dorëzoi​​ ​​ Gjykatë​​ fletëkthesën,​​ nga​​ e cila vërtetohet​​ ​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ i është dorëzuar​​ aktgjykimi i​​ kontestuar, më​​ 19​​ dhjetor 2023.

 

  • Më 4 shtator​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri/me shumicë votash i rekomandoi Gjykatës​​ papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve të rastit

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës parashtron​​ për herë​​ të dytë​​ kërkesë në​​ Gjykatë.​​ Kërkesa​​ e​​ parë​​ ishte regjistruar​​ ​​ Gjykatë​​ me​​ numër​​ KI217/13,​​ nëpërmjet​​ ​​ cilës​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ kishte kontestuar​​ procedurat​​ për​​ refuzimin e lëshimit​​ ​​ urdhrit​​ paraprak​​ gjyqësor, gjegjësisht të masës së përkohshme​​ për​​ parandalimin e​​ shitjes​​ së​​ Ndërmarrjes së​​ Re Bankkos Pejë Sh.p.k.,​​ nëpërmjet​​ valës së 56​​ të privatizimit, për të​​ cilën​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ kishte​​ ofertuar​​ me një çmim të caktuar.​​ ​​ Parashtruesi i kërkesës, kundër vendimeve të kolegjeve të DhPGjS-së, më 27 nëntor 2013 e parashtroi kërkesën​​ KI217/13, në Gjykatën Kushtetuese, e cila ishte shpallur e papranueshme si qartazi e pabazuar, nëpërmjet Aktvendimit të 23 shtatorit 2014, me arsyetimin se e njëjta në thelb ngrenë çështje të “shkallës së katërt”.​​ Parashtruesi i kërkesës​​ thekson se​​ vendimet e DhPGjS-së,​​ ​​ ndërlidhen​​ me​​ trajtimin​​ e urdhrit paraprak gjyqësor​​ (masën e përkohshme),​​ nuk janë objekt shqyrtimi​​ ​​ kërkesën e​​ tanishme​​ KI83/24, por vetëm aspektet e shqyrtimit të padisë nga kolegjet e DhPGjS-së.

 

  • Më 18 qershor 2013,​​ parashtruesi i​​ kërkesë​​ parashtroi​​ padi në​​ DhPGjS,​​ nëpërmjet​​ së​​ cilës kërkoi​​ (i)​​ anulimin e Vendimit​​ [Ref.​​ BD-51/16] të 21 marsit 2013​​ ​​ Bordit të​​ Drejtorëve të​​ AKP-së,​​ dhe (ii)​​ të​​ detyrohet AKP për të​​ lidhur kontratë​​ me parashtruesin e​​ kërkesës​​ për​​ shitjen​​ e​​ asetit​​ ​​ saj, përkatësisht të Ndërmarrjes së Re Bankkos Pejë Sh.p.k.

 

  • ​​ 7 nëntor 2017,​​ AKP-ja,​​ ​​ cilësi​​ të palës së​​ paditur,​​ parashtroi​​ përgjigje​​ në padi, nëpërmjet së​​ cilës​​ theksoi se​​ më 11 prill 2013​​ ia kishte kthyer parashtruesit të​​ kërkesës​​ vlerën e depozituar​​ prej​​ dyqind mijë​​ (200.000)​​ euro.

 

  • ​​ 12 dhjetor 2017, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur​​ komente​​ ndaj​​ përgjigjes në padi, duke​​ argumentuar​​ se vendimi për anulimin e tenderit për blerjen e​​ asetit (Ndërmarrjes së Re Bankkos Pejë Sh.p.k.),​​ ka qenë​​ arbitrar​​ dhe i pambështetur në kritere të përcaktuara për vlerësime apo me ndonjë standard të çmimeve të ofertuara.​​ Në këtë​​ kontekst,​​ parashtruesi i kërkesës​​ ia​​ kishte paraqitur​​ AKP-së​​ një raport​​ të saj,​​ për​​ shitjen​​ e aseteve​​ ​​ Komunën e Pejës për qëllime të krahasimit të çmimeve,​​ përfshirë edhe fabrikat e privatizuara​​ për​​ të cilat​​ parashtruesi i kërkesës ka theksuar se​​ në të​​ shumtën​​ e rasteve kanë qenë shumë​​ ​​ ​​ ulëta se çmimi i​​ ofruar nga​​ kompania HPG Sh.p.k.

 

  • ​​ 21 dhjetor 2017,​​ AKP-ja​​ parashtroi​​ kundërpërgjigje në​​ përgjigjen e parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • ​​ 28 dhjetor 2017, parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi​​ komente​​ pranë​​ Kolegjit të specializuar të​​ DhPGjS-së,​​ ndaj​​ përgjigjes​​ ​​ AKP-së.

 

  • Më​​ 12 janar 2018, AKP-ja ka dorëzuar një​​ parashtresë​​ si plotësim të​​ kundërpërgjigjes, duke​​ pohuar se Bordi i AKP-së​​ në​​ përputhje​​ me​​ autorizimet​​ ligjore të​​ Ligjit​​ për ​​ AKP-në,​​ dhe​​ në​​ mbështetje të​​ nenit 17.1 të​​ Rregullave të​​ aplikueshme të​​ tenderit, ka anuluar tenderin për​​ asetin​​ e saj​​ (Ndërmarrjen e Re Bankkos Pejë Sh.p.k.),​​ me arsyetimin se:​​ “nuk ka asnjë​​ bazë​​ ligjore të​​ kontestohet ky vendim”.​​ Në mbështetje​​ të pretendimeve të​​ tij, parashtruesi i kërkesës kishte​​ dorëzuar​​ dy​​ vendime​​ të​​ Kolegjit të​​ Apelit​​ pranë​​ Kolegjit të specializuar të​​ DhPGjS-së,​​ që​​ ndërlidhen​​ me AKP-në,​​ për të​​ cilat​​ i njëjti​​ pretendon se Kolegji i Apelit​​ kishte​​ vendosur ndryshe​​ kur kishte anuluar tenderët​​ dhe krejtësisht ndryshe​​ në​​ rastin e tij.

 

  • ​​ 15 nëntor 2022, Kolegji i​​ specializuar i DhPGjS-së​​ mbajti​​ seancë​​ dëgjimore, me qëllim të​​ dëgjimit të​​ palëve​​ ndërgjyqëse.

 

  • Më​​ 5 dhjetor 2022,​​ Kolegji i specializuar i DhPGjS-së,​​ nxori Aktgjykimin​​ [C-I-13-0015]​​ nëpërmjet të​​ cilit:​​ (i) refuzoi si të​​ pabazuar​​ padinë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës,​​ nëpërmjet së​​ cilës ka kërkuar (i) anulimin e Vendimit [Ref.​​ BD-51/16] të 21 marsit 2013​​ të Bordit të Drejtorëve të AKP-së dhe (ii) që të detyrohet AKP​​ ​​ lidhë​​ kontratë​​ me parashtruesin e kërkesës për shitjen e​​ asetit të saj, përkatësisht të Ndërmarrjes së Re Bankkos Pejë Sh.p.k.​​ 

 

  • Në​​ arsyetimin​​ e​​ aktgjykimit,​​ theksohet​​ se:​​ Nuk është kontestuese se paditësi për blerjen e objektit që​​ përfshin sipërfaqen prej 2539 m2, ka ofertuar prej 564.40 € për m2.​​ Kontestuese,​​ sipas dy​​ palëve​​ është çmimi​​ i ofertuar​​ për​​ blerjen​​ e asetit kontraktues. Derisa paditësi ka ofruar çmimin e arsyeshëm për blerjen e asetit për m2, AKP​​ ​​ anën​​ tjetër​​ e​​ kundërshton me arsyetimin se çmimi​​ i ofruar​​ është​​ i​​ një​​ vlere​​ shumë​​ të ulët dhe nuk i përket çmimit të​​ tregut​​ për​​ atë zonë​​ afariste.​​ Nisur nga​​ këto​​ dhe nga provat e analizuara​​ në​​ shkresat lëndës,​​ Kolegj i​​ vlerëson​​ se nuk​​ qëndron​​ pretendimi i​​ paditësit​​ lidhur me krahasimet me​​ njësitë e tjera të​​ shitura,​​ shitjet e të​​ cilave i ka aprovuar Bordi i Drejtorëve,​​ meqë​​ këto shitje kanë​​ ndodhur në vende dhe kohë të​​ ndryshme​​ dhe me karakteristika të​​ ndryshme, të​​ cilat e​​ bëjnë​​ të​​ dallohet​​ një​​ aset​​ nga tjetri, andaj​​ një​​ krahasim i tillë​​ i​​ paditësit​​ nuk​​ është​​ i bazuar.​​ Gjykata gjithashtu nuk gjen që​​ procedura ka shkelur ligjin mbi detyrimet. Në​​ fakt, e paditura është e lirë​​ për të​​ themeluar kushtet për tenderin që​​ ofron për publikun dhe paditësi që​​ në​​ fillim i ka pranuar kushtet. Rregullat që​​ e paditura zgjedh për t'i vendosur nuk janë ligje; por dispozita kontraktuale që​​ i përkasin procedurës së tenderit.​​ [...].​​ Pretendimi tjetër i paditësit​​ referuar​​ rastit AC-I-17-0245, të​​ dt. 22 gusht 2019,​​ se Kolegji i Apelit ka shpreh​​ qëndrimin​​ se arsyet e anulimit në​​ vendim duhet të​​ shprehen saktë​​ pasi që​​ çdo​​ rast i ka specifikat e veta, gjykata ia​​ përkujton​​ paditësit​​ se tek rasti AC-I-17-0245, i​​ njëjti​​ person fizik ishte shpallur dy​​ herë​​ radhazi nga AKP-ja si ofertuesi më​​ i​​ lartë në​​ dy shitje të​​ njëpasnjëshme​​ për​​ një​​ aset​​ të​​ tenderuar dhe se dy herë​​ AKP-ja kishte refuzuar shitjen​​ për​​ asetin në​​ fjalë. Prandaj,​​ referimi i​​ paditësit i bërë​​ këtij​​ rasti, nuk​​ përkon​​ me rastin që​​ është​​ objekt i​​ këtij​​ gjykimi,​​ meqë​​ paditësi​​ ka​​ ofertuar​​ vetëm​​ një​​ herë​​ dhe​​ siç​​ thamë​​ më​​ lartë​​ secili rast i ka specifikat e veta.

 

  • Më 28 dhjetor 2022, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ ankesë​​ në Kolegjin e Apelit​​ të DhPGjS-së,​​ për shkak të: (i)​​ shkeljes​​ esenciale të​​ dispozitave​​ të procedurës,​​ sipas nenit 182.2 të​​ LPK-së,​​ si dhe nenit 9.4 të​​ Ligjit për Dhomën e​​ Posaçme,​​ lidhur me përmbajtjen e aktgjykimit; (ii) vërtetimit të​​ gabuar/​​ mos vërtetimit​​ ​​ duhur​​ ​​ gjendjes​​ ​​ fakteve; si dhe (iii) zbatimit të​​ gabuar të​​ ligjit​​ material.

 

  • ​​ 13 shkurt 2023, AKP,​​ në cilësi të palës së​​ paditur, pranë​​ Kolegjit të Apelit të​​ DhPGjS-së​​ dorëzoi përgjigje​​ ​​ ankesë, nëpërmjet​​ ​​ cilës​​ i kundërshtoi​​ ​​ gjitha pretendimet ankimore të​​ parashtruesit të​​ kërkesës,​​ si​​ ​​ pambështetura në​​ ligj​​ dhe​​ kërkoi vërtetimin​​ ​​ tërësi​​ të Aktgjykimit [C-I-13-0015] të​​ 15 dhjetorit 2022 të​​ Kolegjit të specializuar të DhPGjS-së.​​ 

 

  • Më​​ 16 nëntor 2023, Kolegji i Apelit​​ i DhPGjS-së,​​ duke vendosur për​​ ankesën​​ e parashtruesit të kërkesës,​​ nxori​​ Aktgjykimin​​ [AC-I-22-0707],​​ nëpërmjet të​​ cilit​​ (i)​​ refuzoi​​ ankesën​​ e​​ tij​​ dhe​​ (ii)​​ vërtetoi​​ në tërësi​​ Aktgjykimin​​ [C-I-13-0015] e​​ 5 dhjetorit 2022 të​​ Kolegjit të​​ specializuar​​ të​​ DhPGjS-së.​​ Në​​ arsyetimin e​​ aktgjykimit, Kolegji i Apelit ndër të tjera​​ arsyetoi:​​ “[...] paditësi ishte njoftuar me Rregullat e Tenderit, përfshirë​​ anulimin e​​ mundshëm​​ të​​ tenderit. [...] Kolegji i Apelit thekson se gjykata nuk​​ është​​ e autorizuar me ndonjë​​ dispozitë​​ ligjore ta obligoj AKP-në, që​​ të​​ nënshkruaj kontratën (siç​​ kërkohet nga paditësi),​​ sepse AKP-ja​​ është​​ organ i​​ pavarur​​ publik (neni 1.1 Ligji për AKP-në) dhe prandaj​​ është​​ e pavarur të​​ vendosë​​ me kë​​ të​​ futet në​​ marrëdhënie​​ kontraktuale”.

 

  • Duke​​ iu përgjigjur pretendimeve të​​ parashtruesit të​​ kërkesës, Kolegji i Apelit​​ i DhPGjS-së, theksoi:​​ “[...] për më​​ tepër, paditësi as para Kolegjit të​​ Shkallës së​​ I-rë, as para Kolegjit të​​ Apelit nuk ka ofruar asnjë​​ provë​​ me të​​ cilin ai do të​​ vërtetonte dëmin që​​ atij i​​ është​​ shkaktuar.​​ [...]. Në​​ procesin ritenderues paditësi si​​ çdo​​ ofertues tjetër ka mundësi të​​ marrë​​ pjesë​​ në​​ tender, dhe të​​ ofroj​​ një​​ çmim​​ tjetër, andaj në​​ këtë​​ rast nuk mund të​​ konsiderohet se ka ndonjë​​ kufizim apo ndonjë​​ dëm të​​ shkaktuar për paditësin.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se​​ aktgjykimi​​ i kontestuar i​​ Kolegjit të​​ Apelit,​​ në ndërlidhje me Aktgjykimin e 5 dhjetorit 2022 të Kolegjit të specializuar të DhPGjS, shkel të​​ drejtat​​ e tij,​​ të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike],​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të​​ rregullt) dhe​​ 13 (E​​ drejta për zgjidhje efektive)​​ të KEDNj-së.

 

I. Pretendimet për shkelje të​​ dispozitave të​​ nenit 31​​ ​​ Kushtetutës, në​​ ndërlidhje me paragrafin 1 të​​ nenit 6 të KEDNj-së​​ 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ aktgjykimi i​​ kontestuar i​​ Kolegjit të​​ Apelit​​ është nxjerrë në kundërshtim me​​ praktikën​​ gjyqësore të​​ këtij kolegji, duke vendosur​​ në mënyrë diametralisht të kundërt​​ për çështje faktike dhe juridike​​ të njëjta.​​ ​​ këtë kontekst, parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ aktgjykimi i​​ kontestuar,​​ ndër të tjera,​​ ​​ thekson​​ se:​​ (i)​​ Gjykata​​ nuk​​ është​​ e autorizuar me ndonjë​​ dispozitë​​ ligjore të​​ obligoj AKP-në​​ të​​ nënshkruaj Kontratën,​​ sepse AKP-ja​​ është​​ organi i pavarur publik (neni 1.1 i AKP-së) dhe prandaj e​​ pavarur​​ vendos me kë​​ futet në​​ marrëdhënie​​ kontraktuale;​​ (ii) Bordi i AKP-së​​ ka vendosur që​​ të​​ mos aprovoj shitjen për shkak të​​ çmimit të​​ lirë​​ të​​ ofruar. Sipas nenit 17,​​ paragrafi 1 të​​ Rregullave të​​ tenderit: ‘Bordi në​​ diskrecionin e vet, mund ta shty dhe anuloj tenderin në​​ çdo​​ moment dhe për​​ çfarëdo​​ arsye’. Kjo dispozitë​​ i lejon AKP-së​​ që​​ të​​ anuloj tenderin;​​ (iii) Paditësi ishte i njoftuar me Rregullat e tenderit, përfshirë​​ anulimin e mundshëm të​​ tenderit. Së​​ pari, AKP-ja informoi paditësin se ai ofroi çmimin më​​ të​​ lartë​​ dhe u shpall fitues i përkohshëm, dhe po ashtu ai​​ është​​ informuar se Bordi i AKP-së​​ ose do të​​ merr vendim mbi ofertuesin fitues, ose për anulimin e tenderit;​​ (iv)​​ Çdo​​ pjesëmarrje në​​ një​​ procedurë​​ tenderimi e ka të​​ qartë, sipas nenit 17 të​​ Rregullave të​​ tenderit, se vetëm Bordi i AKP-së​​ e ka autoritetin për aprovimin e një​​ shitje. Ndërsa shitja mund të​​ mos aprovohet edhe për shkak të​​ çmimit të​​ ultë​​ të​​ ofruar;​​ (v) Prandaj përkundër pritshmërisë​​ së​​ paditësit, sidomos pas​​ shpalljes​​ së​​ ofertës me çmimin më​​ të​​ lartë, anulimi i tenderit nuk mund të​​ konsiderohet si dëm i shkaktuar pikërisht për shkak të​​ nenit 17 të​​ Rregullave të​​ Tenderit, të​​ cilat parashohin anulimin e shitjes për shkak të​​ çmimit të​​ ulët të​​ ofruar;​​ (vi)​​ Është​​ e qartë​​ se​​ paditësi ka nënshkruar​​ rregullat e tenderit dhe kjo nënkupton se ai​​ është​​ pajtuar edhe për mundësinë​​ e anulimit të​​ tenderit”.

 

  • Në​​ mbështetje​​ të​​ pretendimeve​​ të tij,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ thirret në Aktgjykimin​​ [AC-I-0245] e 22 gushtit 2019​​ dhe Aktgjykimin​​ [AC-I-18-0395]​​ e​​ 22 tetorit 2021 të Kolegjit të Apelit të​​ DhPGjS-së,​​ me të​​ cilin​​ ishte vërtetuar​​ Aktgjykimi [C-IV-14-5448] i 12 gushtit 2018​​ i Kolegjit​​ të specializuar​​ ​​ DhPGjS-së.​​ Parashtruesi i kërkesës thekson se​​ në​​ përbërje​​ të​​ Kolegjit të​​ Apelit që​​ kishte vendosur​​ për padinë e tij,​​ kanë marrë​​ pjesë​​ dy gjyqtarë​​ të​​ njëjtë​​ që​​ ishin pjesë​​ e vendimmarrjes​​ në​​ nxjerrjen e​​ Aktgjykimit [AC-I-18-0395],​​ me të​​ cilin vërtetohet​​ se AKP-ja mund të​​ detyrohet të​​ lidhë​​ kontratë​​ me ofertuesit​​ e tenderit. Në​​ këtë kontekst,​​ i njëjti​​ mëton​​ se​​ anulimi i tenderit​​ është​​ bërë​​ në​​ mënyrë​​ krejtësisht arbitrare dhe​​ pa një analizë të mirëfilltë​​ të​​ bërë​​ nga Bordi i Drejtorëve të​​ AKP-së.​​ Në​​ aspektet krahasimore, parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ se​​ AKP-ja nuk ka pasur një​​ strukturë​​ të​​ përcaktuar​​ qartë​​ për vlerësim të​​ çmimeve të​​ tregut.​​ 

 

II. Pretendimet për shkelje të​​ nenit 32,​​ në ndërlidhje me nenin 54 të​​ Kushtetutës​​ dhe nenin 13 të KEDNj-së

 

  • Pretendimet për shkeljen e kësaj të drejte​​ të garantuar me Kushtetutë,​​ parashtruesi i kërkesës​​ i​​ ndërton​​ në formë​​ të​​ pyetjeve, duke theksuar:​​ (i) Në​​ çka​​ konsiston e drejta për mbrojtje​​ gjyqësore​​ në​​ rastet e tenderëve për privatizime,​​ kundër AKP-së?; (ii) Cili qenka efekti i mjetit juridik që​​ lejon kundërshtimin e vendimeve​​ të​​ Bordit të​​ AKP-së​​ me të​​ cilat ky i fundit anulon tenderët?;​​ dhe​​ (iii) A mos​​ është​​ kjo një​​ e drejtë​​ kushtetuese​​ dhe ligjore e palës dhe veprim i gjykatës “sa për sy e faqe” nëse gjykata nuk paska autorizimin të​​ urdhëroj palën në​​ procedurë​​ të​​ veproj apo të​​ korrigjojë​​ gabimet qofshin ato me dashje apo pa dashje?

 

  • Në​​ fund, parashtruesi i kërkesës​​ kërkon që të​​ vërtetohet fakti që​​ padia e tij nuk ka përmbajtur një​​ kërkesë​​ për kompensim dëmi,​​ duke​​ theksuar më​​ tej se:​​ një​​ arsyetim i tillë​​ në​​ përmbajtje të​​ aktgjykimit të​​ kontestuar mund të​​ kuptohet ose si shqyrtim i pa​​ vëmendshëm​​ i​​ kërkesëpadisë​​ në​​ procedurën pranë​​ gjykatës ose si​​ tendencë​​ që, përmes kërkesave të​​ paqena​​ në​​ kërkesëpadi, pozita e​​ paditësit​​ dhe fuqia​​ provuese​​ e provave të​​ dorëzuara të​​ paraqitet,​​ apriori e mangët apo e dobët, dhe në​​ anën tjetër të​​ anashkalohet, ashtu​​ siç​​ ka ndodhur [...]”.​​ Në këtë kontekst,​​ parashtruesi kërkon që ​​ Gjykata:​​ (i) TË DEKLAROJË​​ TË PRANUESHME​​ kërkesën e parashtruesit të​​ kërkesës H.P.G.​​ Sh.p.k, me seli në​​ Pejë; (ii) TË KONSTATOJË SE Aktgjykimi​​ [AC-I-22-0707]​​ i 16 nëntorit​​ 2023 i Kolegjit të​​ Apelit të​​ Dhomës së​​ Posaçme​​ të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës​​ është​​ marr në​​ shkelje të​​ nenit 31, 32 dhe 54 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës dhe nenit 6 dhe 13 të​​ Konventës Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut; (iii) Të​​ kthejë​​ Aktgjykimin AC-I-22-0707​​ e​​ 16 nëntorit​​ 2023 për rivendosje në​​ pajtim me​​ aktgjykimin e kësaj Gjykate.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

1. ​​ “Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”.​​ 

Neni 32​​ 

[E Drejta për Mjete Juridike]​​ 

“Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj”.

Neni 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

“Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur”.

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6

(E Drejta për një proces të rregullt)

1. “Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga​​ gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]”​​ 

Neni 13

(E drejta për zgjidhje efektive)

​​ “Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”

 

LIGJI Nr. 04/L-034 PËR AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT

 

Neni 1​​ 

Themelimi dhe statusi ligjor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit​​ 

1. “Agjencia Kosovare e Privatizimit (më tej “Agjencia”) është organ i pavarur publik i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht autonome. Agjencia ka zotësi të plotë juridike, posaçërisht për të bërë kontrata, për të marrë, mbajtur ose shitur pronën, si dhe ka të gjitha kompetencat e vetëkuptueshme për përmbushjen në tërësi të detyrave dhe kompetencave të dhëna me këtë ligj; si dhe të padisë e të paditet në emër të saj.​​ 

[...]”

Neni 30

Paditë gjyqësore kundër Agjencisë

1.​​ “Dhoma e Veçantë ka juridiksion ekskluziv për të gjitha paditë kundër Agjencisë. 2. Dhoma e Veçantë nuk do të pranojë asnjë padi kundër Agjencisë përveç nëse pala paditëse dorëzon dëshminë se e ka njoftuar kryesuesin e Bordit për dorëzimin e një padie të tillë së paku gjashtëdhjetë (60) ditë para dorëzimit të saj. Me kërkesën e Agjencisë Dhoma e Veçantë mund të pezullojë hapjen e procedurës së padisë që është bërë kundër Agjencisë për një afat i cili nuk mund ti kalojë​​ gjashtëdhjetë​​ (60) ditë nga dita e pranimit të padisë së tillë për të mundësuar një zgjidhje miqësore.

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe të parapara me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata, fillimisht i referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[…]

 

  • Gjykata, gjithashtu, shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të kërkuara me nenet: 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, që përcaktojnë:

 

Neni 47​​ 

​​ (Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo​​ individ​​ ka të drejtë të kërkoj nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast​​ se​​ pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.​​ Individi​​ mund​​ të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe​​ liri​​ pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

(Afati)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga​​ dita​​ kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor [...]”.

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se: (i) parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar në kuptim të​​ paragrafit​​ (7)​​ të nenit 113​​ të Kushtetutës; (ii)​​ i njëjti konteston një akt të​​ një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [AC-I-22-0707]​​ të 16 nëntorit 2023​​ të​​ Kolegjit të​​ Apelit​​ të​​ DhPGjS-së;​​ (iii)​​ ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj;​​ (iv) ka qartësuar të drejtat dhe liritë që pretendon se i janë shkelur,​​ ashtu siç kërkohet me dispozitat e​​ nenit 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit dhe; (v) kërkesën e ka dorëzuar në pajtim​​ me​​ kërkesat e nenit​​ 49 (Afatet) të Ligjit.

 

  • Përveç ​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të përcaktuara në​​ nënrregullin (2) të rregullit​​ 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë]​​ të Rregullores së punës, që përcakton:​​ 

 

 

Rregulli 34

(Kriteret e​​ pranueshmërisë)

[...]

“2.​​ Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.

[...]

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të​​ Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë:​​ GjEDNj), por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ atëherë kur plotësohet njëri nga dy nënkriteret, në vijim: a) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit qartazi duket shkelja e Kushtetutës dhe KEDNj-së (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03, vendimi i 31 majit 2005; shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës,​​ nr.​​ 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008); dhe b) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës nuk paraqet ose refuzon të paraqesë prova materiale, me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë atë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih, rastin e Gjykatës​​ KI166/20,​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 43), dhe në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmache kundër Francës,​​ nr. 17621/91, Aktgjykimi i 24 nëntorit 1994, kategoria (i),​​ Juta Mentzen kundër Lituanisë,​​ nr. 71074/01, vendimi i 7 dhjetorit 2004, kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, Aplikimi nr. 4241/03, kategoria (iii).

 

  • Siç është theksuar me lart, nëpërmjet​​ kërkesës së​​ tij,​​ parashtruesi i kërkesës​​ konteston kushtetutshmërinë e​​ Aktgjykimit​​ [AC-I-22-0707] të 16 nëntorit 2023​​ të​​ Kolegjit të Apelit​​ të​​ DhPGjS-së, në ndërlidhje me Aktgjykimin e 5 dhjetorit 2022 të Kolegjit të specializuar të DhPGjS-së,​​ duke pretenduar shkeljen e të drejtave​​ të tij, të garantuara me nenin 31​​ të Kushtetutës, në ndërlidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNj-se, nenin 32​​ dhe 54​​ të Kushtetutës,​​ në ndërlidhje me nenin​​ 13 të KEDNj-së.

 

  • Nga shkresat e lëndës, dhe nga mënyra​​ se si janë argumentuar​​ pretendimet​​ në kërkesë, Gjykata vëren se​​ esenca e ankesës që​​ ngërthen kjo kërkesë​​ e parashtruesit të kërkesës,​​ ka të bëjë me​​ moskonsistencën e praktikës​​ gjyqësore të​​ Kolegjit të​​ Apelit​​ të​​ DhPGjS-së,​​ ku sipas​​ parashtruesit të​​ kërkesës ky i fundit në​​ dy raste tjera​​ kishte vendosur​​ ndryshe​​ në​​ rrethana të​​ njëjta​​ faktike dhe​​ juridike, duke pretenduar në​​ kë​​ kuptim​​ shkeljen e të​​ drejtës​​ së​​ garantuar me​​ dispozitat e​​ nenit​​ 31 të​​ Kushtetutës, në​​ ndërlidhje me​​ ​​ paragrafin​​ 1 të​​ nenit​​ 6 të​​ KEDNj-së.​​ 

 

  • Andaj, në vazhdim, Gjykata do të analizojë këtë pretendim thelbësor të parashtruesit të kërkesës në pajtueshmëri me​​ standardet e praktikës gjyqësore të GjEDNj-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë.

 

I.​​ Përkitazi me pretendimet për​​ moskonsistencë të praktikës gjyqësore​​ nga ana e Kolegjit të Apelit të DhPGjS-së​​ 

 

  • Parimet e përgjithshme ​​ 

 

  • Përkitazi me parimet themelore që ndërlidhen me konsistencën e praktikës gjyqësore, Gjykata rikujton se praktika gjyqësore e GjEDNj-së ka rezultuar në katër parime themelore që e karakterizojnë analizën lidhur me konsistencën e praktikës gjyqësore, dhe atë si në vijim: (i) siguria juridike; (ii) nuk ka një të drejtë të fituar për konsistencë të praktikës gjyqësore; (iii) divergjenca nuk është domosdoshmërisht në kundërshtim me KEDNj-në; dhe (iv) përjashtimi i arbitraritetit të dukshëm.​​ 

 

  • Duke iu referuar parimeve të përcaktuara më lart, Gjykata më tej thekson se GjEDNj-ja përdor tri kritere themelore për të përcaktuar nëse një divergjencë e pretenduar përbën shkelje të nenit 6.1 të KEDNj-së, i pari (i), nëse divergjencat në praktikën gjyqësore janë “të thella dhe afatgjata” i dyti (ii), nëse ligji vendor përcakton mekanizma të aftë për të zgjidhur divergjenca të tilla; dhe i treti (iii), nëse ata mekanizma janë zbatuar dhe me çfarë efekti (në këtë kontekst, shih rastet e GjEDNj-së,​​ Beian kundër Rumanisë, nr. 30658/05, Aktgjykim i 6 dhjetorit 2007, paragrafët 37 -39;​​ Famullia Greko-Katolike e Lupenit dhe të tjerët kundër Rumanisë, nr. 76943/11, Aktgjykimi i 29 nëntorit 2016,​​ paragrafët 116 - 135;​​ Iordan Iordanov dhe të tjerët kundër Bullgarisë, nr. 23530/02,​​ Aktgjykim i 2 korrikut 2009, paragrafët 49-50;​​ Nejdet​​ Şahin​​ i Perihan​​ Şahin​​ kundër Turqisë,​​ nr. 13279/05, Aktgjykimi i 20 tetorit 2011, paragrafi 53; dhe shih gjithashtu rastin e Gjykatës,​​ KI175/20,​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendimi i 26 marsit 2021, paragrafi​​ 60).​​ 

 

  • GjEDNj, në lidhje me këtë, ka konstatuar se mundësia e vendimeve kontradiktore gjyqësore është një tipar i qenësishëm i çdo sistemi gjyqësor i cili bazohet në një rrjet të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit me autoritet mbi fushën e juridiksionit territorial të tyre. Divergjencat e tilla mund të paraqiten gjithashtu brenda të së njëjtës gjykatë. Kjo, në vetvete, nuk mund të konsiderohet në kundërshtim me KEDNj-në (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Nejdet​​ Şahin​​ i Perihan​​ Şahin​​ kundër Turqisë,, cituar më lart, paragrafi 51;​​ Albu dhe të tjerët kundër Rumanisë​​ dhe 63 (gjashtëdhjetë e tri) kërkesa tjera, Aktgjykim i 10 majit 2012, paragrafi 34;​​ Santo Pinto kundër Portugalisë,​​ nr. 39005/04,​​ Aktgjykim i 20 majit 2008, paragrafi 41; dhe​​ Famullia Greko-Katolike e Lupenit dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ paragrafi 122; dhe shih gjithashtu rastin e Gjykatës,​​ KI175/20,​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendimi i 26 marsit 2021, paragrafi 57).

 

  • GjEDNj ka theksuar vazhdimisht se, përveç rasteve të arbitraritetit të dukshëm, nuk është detyrë e saj të vë në pikëpyetje interpretimin e ligjit vendas nga ana e gjykatave vendore (shih, për shembull, rastet e GjEDNj-së​​ Ādamsons kundër Letonisë,​​ nr. 3669/03, Aktgjykim i 24 qershorit 2008, paragrafi 118; dhe​​ Nejdet​​ Şahin​​ i Perihan​​ Şahin​​ kundër Turqisë,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 50) dhe në parim, nuk është funksioni i saj të krahasojë vendime të ndryshme të gjykatave vendore, edhe nëse merren në procedura dukshëm të ngjashme. Ajo duhet të respektojë pavarësinë e gjykatave.

 

  • Gjykata, në këtë kontekst, tashmë ka një praktikë gjyqësore të konsoliduar për sa i përket çështjeve që ndërlidhen me shkeljen e të drejtës në gjykim të drejtë, si rezultat i praktikës gjyqësore jokonsistente, e cila cenon drejtpërdrejt parimin e sigurisë juridike. (shih, rastet e Gjykatës​​ KI35/18,​​ me parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand,​​ dhe​​ KI87/18, ​​ me parashtrues​​ IF Skadeforsikring, ku Gjykata konstatoi shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 të KEDNj-së, si rezultat i divergjencës në praktikën gjyqësore të Gjykatës Supreme, po ashtu shih edhe rastet e Gjykatës,​​ KI74/19,​​ KI111/19,​​ KI09/20​​ dhe​​ KI188/20, me parashtrues​​ Suva Rechtsabteilung, Aktgjykimet e 28 prillit 2021, në të cilat Gjykata në trajtimin e pretendimeve për divergjencë në praktikën gjyqësore të Gjykatës Supreme, nuk kishte konstatuar shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me​​ paragrafin 1 të nenit 6​​ të KEDNj-së.

 

  • Aplikimi i parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret

 

  • Në vijim, Gjykata do të aplikojë parimet e elaboruara më lart në rrethanat e rastit konkret, duke aplikuar kriteret mbi bazën e të cilave Gjykata dhe GjEDNj trajton çështjet e divergjencës përkitazi me praktikën gjyqësore, duke filluar me vlerësimin nëse në rrethanat e rastit konkret, (i) divergjencat e pretenduara në praktikën gjyqësore janë “të thella dhe afatgjata”; dhe nëse ky është rasti, (ii) ekzistimin e mekanizmave të aftë për të zgjidhur divergjencën përkatëse; dhe (iii) vlerësimin nëse këta mekanizma janë zbatuar dhe me çfarë efekti në rrethanat e rastit konkret.​​ 

 

  • Pretendimi thelbësor​​ i​​ parashtruesit të kërkesës​​ konsiston në faktin​​ se​​ Kolegji i Apelit i DhPGjS-së​​ ka shkelur të drejtat e tij kushtetuese, sepse ka vendosur​​ standarde të ndryshme​​ për raste me rrethana të njëjta faktike dhe juridike, duke treguar jokonsistencë në aktgjykimet e saj.​​ ​​ Në mbështetje të këtyre pretendimeve​​ parashtruesi i kërkesës​​ ia ka bashkëngjitur​​ kërkesës dy​​ aktgjykime të​​ Kolegjit të​​ Apelit​​ të DhPGjS-së​​ AC-I-0245, të 22 gushtit 2019 dhe​​ AC-I-18-0395​​ të​​ 22​​ tetorit​​ 2021.

 

  • Gjykata,​​ duke​​ u​​ bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së dhe​​ të vetë​​ Gjykatës,​​ si rregull thekson​​ se​​ nuk është funksioni i saj të krahasojë vendime të ndryshme të gjykatave të rregullta, edhe nëse​​ ato​​ merren në procedura dukshëm të ngjashme, pasi që pavarësia e tyre duhet të respektohet (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Ādamsons kundër Letonisë,​​ cituar më lart, paragrafi 118, shih po ashtu rastet e Gjykatës​​ KI87/18​​ dhe​​ KI35/18, të cituara më lart, dhe po ashtu rastin​​ KI102/22, me​​ parashtrues:​​ Faton​​ Aliu, Aktvendimi i​​ 5 prillit 2023, paragrafi 48).

 

  • Gjykata vazhdon të theksojë se​​ parashtruesit e​​ kërkesës​​ lidhur​​ me​​ pretendimet për shkelje kushtetuese të të drejtave dhe lirive themelore​​ të​​ tyre​​ si rezultat i divergjencave në praktikë gjyqësore, duhet t’i​​ paraqesin Gjykatës argumente​​ përkatëse përkitazi me ngjashmërinë faktike dhe juridike të rasteve të cilat pretendojnë se janë zgjidhur ndryshe nga gjykatat, duke rezultuar në vendime kundërthënëse në praktikën gjyqësore dhe e cila mund të ketë rezultuar në shkelje të të​​ drejtave dhe lirive të tyre kushtetuese të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me​​ paragrafin 1 të nenit​​ 6 të KEDNj-së (shih, rastin​​ KI35/18, cituar më lart, paragrafi 76, dhe​​ KI102/22, cituar më lart,​​ paragrafi​​ 49).

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata i referohet jurisprudencës së GjEDNj-së, e cila përcakton se​​ “...​​ është përgjegjësi e autoriteteve vendore për të organizuar sistemin juridik në atë mënyrë që të shmangen vendimet kundërthënëse, sidomos një kërkesë e tillë është më​​ e​​ fuqishme kur kundërthëniet e praktikës gjyqësore nuk janë një incident (rast) i izoluar, por kjo jokonsistencë mund të afektojë një numër më të madh të personave që paraqiten në gjykatë​​ (shih,​​ rastin e​​ GjEDNj,​​ Famullia Greko-Katolike e Lupenit dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ cituar më lart, paragrafi 129).​​ 

 

  • Gjykata,​​ duke iu rikthyer pretendimeve të parashtruesit të kërkesës rikujton praktikën e saj, ku kishte​​ mbrojtur qëndrimin se​​ nuk mund të konstatohet jokonsistencë në praktikën gjyqësore​​ të​​ instancës më​​ të​​ lartë​​ gjyqësore, në​​ këtë​​ rast​​ ​​ praktikën e​​ Kolegjit​​ të​​ Apelit të​​ DhPGjS-së,​​ në krahasimin e vetëm​​ dy (2) aktgjykimeve​​ të këtij​​ të fundit,​​ me rastin e parashtruesit​​ të​​ kërkesës,​​ edhe nëse te​​ këto​​ vendime mund të​​ përmbajnë​​ çështje​​ të njëjta faktike dhe juridike.​​ Në një rrethanë të tillë, ku parashtruesit e kërkesës i referohen vetëm një​​ apo dy vendimeve, të​​ cilat​​ përmbajnë​​ konstatim dhe përfundim ndryshe nga vendimi i nxjerrë në rastin e tyre, Gjykata nuk kishte konstatuar shkelje të​​ dispozitave të​​ nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me​​ paragrafin 1 të nenit 6​​ të KEDNj-së, përkatësisht shkelje të parimit të sigurisë juridike, si rezultat i praktikës gjyqësore jokonsistente (shih, rastet e Gjykatës:​​ KI29/17, parashtrues​​ Adem Zhegrova, Aktvendimi i 5 shtatorit 2017, paragrafi 53;​​ KI42/17, parashtrues​​ Kushtrim Ibraj, Aktvendimi i 5 dhjetorit 2017, paragrafi 44;​​ KI107/19, parashtrues​​ Gafurr Bytyçi,​​ Aktvendimi i 11 marsit 2020, paragrafi 76; dhe​​ KI139/19, parashtrues​​ Riad Bejtullahu, Aktvendimi i 10 nëntorit 2020, paragrafi 58, dhe​​ KI102/22, cituar më​​ lart, paragrafi​​ 59).​​ 

 

  • Duke rikujtuar detyrimin e përcaktuar​​ nëpërmjet​​ praktikës gjyqësore të Gjykatës që parashtruesit e kërkesës duhet t’i paraqesin Gjykatës argumentet përkatëse përkitazi me ngjashmëritë faktike dhe juridike të rasteve për të cilat pretendojnë se janë zgjidhur ndryshe nga gjykatat e rregullta, duke rezultuar në vendime kundërthënëse, Gjykata vëren se përveç dorëzimit të një​​ apo dy rasteve​​ të​​ vetme, dhe që i referohet rrethanave faktike dhe juridike të ngjashme,​​ parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur që Gjykatës t’i paraqesë argumente shtesë, apo raste tjera që​​ dëshmojnë​​ moskonsistencën në​​ vendimmarrje​​ nga​​ ana e​​ Kolegjit të​​ Apelit i​​ DhPGjS-së,​​ për​​ çështje tërësisht​​ ​​ njëjta faktike dhe juridike.​​ 

 

  • Në​​ kë​​ kontekst,​​ Gjykata​​ nuk e konsideron të nevojshme të​​ analizojë​​ rrethanat​​ faktike​​ dhe juridike​​ të​​ rasteve të bashkëngjitura, nëpërmjet​​ një analize​​ krahasuese,​​ sepse tashmë​​ ka praktikë​​ të​​ konsoliduar gjyqësore, të​​ mbështetur​​ në​​ parimet e përcaktuara nga​​ GjEDNj-ja, në lidhje me jokonsistencën,​​ e cila përcakton se​​ nuk është e mundur të konstatohet​​ ekzistenca e pasigurisë juridike​​ në praktikën gjyqësore të​​ instancës më të lartë​​ të gjyqësorit të​​ rregullt,​​ gjegjësisht të Kolegjit të Apelit të DhPGjS-së,​​ duke u thirrur vetëm​​ në​​ dy​​ vendime,​​ në​​ këtë​​ rast në​​ dy​​ aktgjykime të​​ këtij të fundit,​​ për​​ më​​ tepër​​ që​​ koha e​​ vendimmarrjes​​ ​​ tyre, nuk​​ i përgjigjet kriterit që​​ kërkon​​ “dallime​​ të thella dhe afatgjata”​​ ,​​ sepse edhe​​ nëse​​ do të​​ konfirmohej​​ kundërthënia në vendimmarrje ajo​​ për​​ përudhën kohore prej tri (3) viteve, e​​ dy​​ (2) muajve​​ (shih, në mënyrë analoge rastin e Gjykatës​​ KI29/17, cituar më lart, paragrafi 53, dhe​​ KI102/22, cituar më lart,​​ paragrafi 62).

 

  • Për më​​ tepër, bazuar në shkresat e lëndës, Gjykata ka vërejtur se aktgjykimi​​ [AC-I-0245] i 22 gushtit 2019​​ i Kolegjit të Apelit të DhPGjS-së​​ ishte objekt vlerësimi edhe pranë Kolegjit të specializuar të DhPGjS-së, i cili, mes tjerash, theksoi se:​​ Pretendimi tjetër i paditësit referuar rastit AC-I-17-0245, të dt. 22 gusht 2019, se Kolegji i Apelit ka shpreh qëndrimin se arsyet e anulimit në vendim duhet të​​ shprehen saktë pasi që​​ çdo rast i ka specifikat e veta, gjykata ia përkujton paditësit se tek rasti AC-I-17-0245, i njëjti person fizik ishte shpallur dy herë radhazi nga AKP-ja, si ofertuesi më​​ i lartë në dy shitje të​​ njëpasnjëshme për një aset të tenderuar dhe se dy herë AKP-ja kishte refuzuar shitjen për asetin në fjalë. Prandaj referimi i paditësit i bërë​​ këtij rasti, nuk përkon me rastin që është objekt i këtij gjykimi, meqë paditësi ka ofertuar vetëm një herë dhe siç thamë më​​ lart, secili rast i ka specifikat e veta”.​​ Po ashtu, Gjykata​​ vëren​​ se edhe Kolegji i Apelit i DhPGjS-së​​ ka adresuar pretendimin e parashtruesit të kërkesës përkitazi me vendimet kundërthënëses për çështje të njëjta faktike dhe juridike, duke theksuar se:​​ “Kolegji i Apelit konstaton se secili rast ka specifikat dhe rrethanat e veçanta, andaj ato konstatime të cilat thirret paditësi, nuk mund të jenë arsye dhe as bazë për të dhënë një rezultat tjetër lidhur me padinë​​ ...”.

 

  • Duke u bazuar në​​ të lartcekurat,​​ Gjykata konsideron se as numri i aktgjykimeve të pretenduara si kundërthënëse, dhe as periudha kohore brenda së cilës janë nxjerrë këto aktgjykime, si dhe as mënyra se si​​ Kolegji i Apelit i DhPGjS-së​​ ka vlerësuar dhe trajtuar rastin e parashtruesit të kërkesës nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për të arsyetuar pretendimin për shkelje të parimit të sigurisë juridike, si rrjedhojë e vendimeve kundërthënëse të​​ Kolegjit të Apelit të DhPGjS-së​​ (shih,​​ rastin​​ KI29/17, cituar më lart, paragrafi 58, dhe​​ KI102/22, cituar më lart, paragrafi​​ 63).

 

  • Gjykata, bazuar në standardet e evoluimit të praktikës gjyqësore,​​ përsërit qëndrimin e saj se​​ vendimmarrja e gjykatave të rregullta është dinamike, dhe ajo mund ndryshojë, duke iu përshtatur rrethanave të reja si dhe duke përmirësuar administrimin e drejtësisë. Është në diskrecionin dhe autoritetin e tyre për të vlerësuar dhe interpretuar të drejtën pozitive.​​ Megjithatë​​ edhe nga​​ arsyetimi​​ i instancave të​​ DhPGjS-së​​ lehtësisht kuptohet arsyet se ku dallojnë rastet në​​ krahasim për nga rrethanat​​ faktike dhe juridike.​​ 

 

  • Andaj, bazuar në të gjitha elaborimet e mësipërme,​​ Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me shkeljen e të drejtës për gjykim të drejtë, të garantuar me​​ dispozitat e nenit​​ 31 të Kushtetutës, në ndërlidhje me paragrafin 1 të nenit ​​ 6​​ të KEDNj-së, përkitazi me jokonstistencën e praktikës gjyqësore të​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ DhPGjS-së, i përkasin kategorisë së tretë (iii) të pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”,​​ andaj si të tilla në baza kushtetuese​​ të njëjtat​​ i shpallë qartazi të pabazuara.​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 

II.​​ Përkitazi me pretendimet e tjera​​ 

 

  • Në vlerësimin e pretendimeve të tjera, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës, përveç pretendimeve për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë, pretendon edhe shkelje të neneve​​ 32 dhe 54​​ të Kushtetutës​​ ​​ ndërlidhje me nenin 13 të KEDNj-së. Gjykata përsërit se vetëm përmendja e neneve të Kushtetutës dhe të KEDNj-së ose ndërlidhja e tyre me një nen tjetër të Kushtetutës nuk nënkupton me automatizëm edhe shkelje të neneve të tjera të Kushtetutës dhe KEDNj-së, nëse më tej nuk argumentohet dhe shtjellohet se si dhe përse ka ardhur deri te shkelja e tyre.

 

  • Gjykata vazhdimisht ka theksuar se vetëm referimi dhe përmendja e neneve të Kushtetutës dhe të KEDNj-së nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNj, parashtruesit e kërkesave duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës:​​ KI175/20, me parashtrues:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri, i 22 prillit 2021, paragrafi 81;​​ KI166/20​​ parashtrues​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 17 dhjetorit 2020, paragrafi 52;​​ KI04/21, me parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 11 majit 2021, paragrafët 38-39).​​ 

 

  • Andaj sa më sipër, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkeljen të neneve të lartcekura, i përkasin kategorisë së tretë (iii), nënkategorisë (a), të pretendimeve “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ andaj,​​ si të tilla në baza kushtetuese edhe këto pretendime duhet shpallur qartazi të pabazuara.​​ 

 

Përfundime

 

  • Si përmbledhje, Gjykata, duke i marrë parasysh të gjitha shtjellimet dhe konstatimet e mësipërme, konkludon se: (I) pretendimet për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenit 6​​ të KEDNj-së, për moskonsistencë në praktikën gjyqësore, i përkasin kategorisë së tretë (iii), të pretendimeve të​​ “pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ andaj si të​​ tilla,​​ në baza kushtetuese​​ të njëjtat​​ shpallen qartazi të pabazuara;​​ dhe​​ (II)​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të neneve​​ 32 dhe 54​​ të Kushtetutës,​​ si dhe 13 të​​ KEDNj-së,​​ i përkasin po ashtu kategorisë së tretë (iii), nënkategorisë (a), të pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”,​​ andaj​​ si të tilla,​​ në baza kushtetuese​​ të njëjtat​​ po ashtu shpallen qartazi të pabazuara.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, kërkesa në tërësinë e saj,​​ në pajtueshmëri me rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës, duhet shpallur e papranueshme si qartazi e pabazuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafët 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113​​ të Kushtetutës,​​ në pajtim me​​ nenin 20 dhe 47 të Ligjit dhe​​ nënrregullin (2) të rregullit​​ 34, si​​ dhe​​ rregullin​​ 48 (1) b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 4 shtator​​ 2024, njëzëri​​ 

 ​​​​ 

VENDOS ​​ 

 

    • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;  ​​​​ 

 

    • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve; ​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare​​ të Republikës së Kosovës, në pajtim me​​ paragrafin 4 të nenit 20​​ të Ligjit;​​ 

 

    • Ky​​ aktvendim hyn në fuqi​​ hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me​​ paragrafin 5 të nenit​​ 20​​ të Ligjit.

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Radomir Laban ​​​​  ​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

1

 

Parashtruesit:

H.P.G. Sh.p.k.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile